Koha Ditore

Page 96

e Francës dhe të Britanisë së Madhe, dy vendet që edhe kishin bashkëkryesuar Konferencën e Rambouilletsë dhe ndiheshin se e kanë për borxh që ta çojnë punën deri në fund…

Nokia Communicator 9110 bën luftën, dhe punën… Në një fazë një telefon “Nokia 9110 Communicator” ishte bërë mjeti i vetëm me të cilin gazeta mbante lidhjen me këdo tjetër jashtë saj, përfshirë edhe mijëra lexuesit. “Nokia 9110 Communicator” në fillim është përdorur si modem për të lidhur kompjuterët në internet. Po atë telefon udhëheqësi i Qendrës Grafike të gazetës “Koha Ditore”, Sami Kçiku, është detyruar ta përdorte më vonë edhe pas kthimit në Prishtinë për të bërë të mundur dërgimin e faqeve të gazetës për botim në Perëndim, në mungesë të linjës tokësore dhe provajderëve të internetit. Zyra prej 34 metrash katrorë në katin e dytë të një ndërtese në rrugën “Marshall Tito” të Tetovës ku ndodhej “Koha Ditore” kishte 12 kompjuterë, nuk kishte linjë tokësore telefonike, ndërsa një lidhje interneti ishte siguruar nga një Internet-caffe në afërsi përmes një kablloje që zgjatej rreth 100 metra nga ai vend e direkt te “Koha Ditore”. Në kohën kur nisi botimi në Maqedoni gazeta kishte staf prej 23 vetash në Tetovë dhe Shkup ndërkaq nuk dihej për fatin e 31 të tjerëve që nga 24 marsi 1999. Mbase përshkrimin më të mirë të zyrës së kohës së ekzilit e ka dhënë foto-gazetari norvegjez, Thorne Anderson, në tekstin e tij për “International Press Institute” lidhur me ringjalljen e “Kohës Ditore” në Maqedoni. “Rreshtuar përballë 12 kompjuterëve, në një zyrë të stërngarkuar në katin e dytë të një ndërtese, që të gjithë të zënë dhe një tavoline të mbushur me filxhanë të kafesë, mbeturina nga fastfood-et dhe nëntë paketa të cigareve – këtu gjendet stafi i “Kohës Ditore”, shkruante Anderson. “Një këngë e bendit Iron Maiden kumbon nga bokset e një prej kompjuterëve të gazetës. Një redaktor i fotografisë i pëshpërit paralelisht vargjet e këngës: “Run to the hills. Run for your life”. (Ik maleve, ik për të shpëtuar), shkruan Anderson. Njëri prej redaktorëve bën një pauzë të shkurtër dhe zgjatet drejt meje. “Kur isha i ri, kam qenë 96

Shpërndarja e gazetës në kampin Stenkovec në Maqedoni

adhurues i heavy-metal-it”, thotë me buzë në gaz ai. “Kurrë nuk kam menduar se do të ik në mal, e ja që ika malit për në Maqedoni”, citonte në tekstin


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.