Koha Ditore

Page 55

por edhe Agron Bajramin, atëbotë redaktor i gazetës dhe tani kryeredaktor. Me atë rast policia pati rrahur edhe dy gazetarë të tjerë shqiptarë, Avni Spahiun, kryeredaktor i gazetës “Bujku” dhe Sherif Konjufcën, gazetar në Televizionin Shqiptar. Policia gjithashtu kishte hyrë në zyrat e “Kohës Ditore”, duke rrahur ata që ndodheshin në redaksi, midis tyre edhe drejtorin e gazetës, Luan Dobroshi, ndërkaq regjisori Fatos

Berisha, i cili gjithashtu kishte qenë në redaksi atë ditë duke xhiruar protestën në ikje prej policisë kishte kërcyer për xhami nga kati i dytë i ndërtesës dhe kishte thyer këmbën. Gazeta raportonte se pesë gazetarë janë në gjendje të rëndë pasi ishin rrahur. Në protestë teksa rrinin këmbëkryq afër njëri-tjetrit ishin rrahur nga ana e policisë serbe edhe Veton Surroi, atëbotë kryeredaktor i gazetës bashkë me Fatmir Sejdiun, kryetarin aktual të Kosovës, pasi që policia me topa uji nuk kishte mundur t’i largonte fillimisht. Gazeta kishte sjellë ato ditë një pikëpamje të gazetës polake “Gazeta Wyborcza” sipas së cilës konkludonte në atë kohë se “diplomatët thonë se Milosheviqi siç duket e kishte marrë si dritë jeshile faktin se një vendim i ShBA-së për të cilësuar aksionet e UÇK-së si aksione terroriste ua linte serbëve duart e hapura për të goditur militantët shqiptarë në Kosovë”. Një muaj më vonë vetë Gelbard duke u përgjigjur në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit për këtë deklaratë, ka korrigjuar veten duke thënë: “Derisa UÇK-ja ka kryer akte terroriste ajo nuk është klasifikuar legalisht nga Qeveria e SHBA-së si organizatë terroriste”. Pa kaluar 96 orë prej apelit të Qeverisë në ekzil për formimin e Grupit Emergjent për Kosovën dhe thirrjes bërë popullatës për vetëmbrojtje, në një fushatë tjetër të rëndë ndëshkimi, pas sulmit të dyshuar të UÇK-së mbi një patrullë policore serbe në Skenderaj, ku thuhej të jetë plagosur një polic, për tri ditë e tri net prej 5 deri më 7 mars, forcat serbe rrethojnë dhe vrasin 52 anëtarë të familjes Jashari, midis tyre 12 fëmijë, 13 gra dhe pesë pleq. Adem Meta në kujtimet e tij për atë ditë rrëfen se sulmi në Lagjen e Jasharaëe kishte filluar herët në mëngjesin e 5 marsit 1998. Pas pak, banorët përreth kishin mundur të shihnin tymin e flakën duke dalë prej shtëpisë së Shaban Jasharit, e më vonë edhe shtëpive të tjera të lagjes. Meta kishte qëndruar në shtëpinë e Sherif Muçajt, një furrtar i fshatit. Ai rrëfen se nuk ka mundur të lidhej me familjen e Adem Jasharit, por ka mundur të flasë atë mëngjes me pjesëtarë të familjeve të tjera që jetonin në afërsi, e që sipas tij ishin kryesisht gra dhe fëmijë që strehoheshin bodrumeve. “Ka qenë moment i rëndë i jetës sime, biseda e fundit me njërin prej tyre, kur pasi më tregoi se policia u ka hyrë në oborr dhe se po tentonin të hynin në shtëpi, kërkoi t’u ndihmohet. 55


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.