Koha Ditore

Page 28

KMDLNJ-së për masakrën; informatën për shtimin e forcave serbe në këto dy fshatra dhe informatën për zbrazjen e fshatit Likoshan. Këto informata më vonë u zgjeruan edhe me shkrime dhe reagime të reja në një version të ri, të cilin e quajtëm “Edicioni special – Masakra në Drenicë”. Edicioni i radhës doli gjatë ditës, dhe përshkruante protestën gjithëpopullore që u mbajt në Prishtinë dhe ishte përcjellë me fotografi. Në mbrëmje, edicioni u plotësua me raporte nga Drenica dhe me fotografi të viktimave, të cilat sado të tmerrshme, konsiderohej se ishin të nevojshme të vendoseshin në këtë faqe. Ky ishte vërtetimi më tragjik i thënies se një fotografi flet më shumë se një milion fjalë, kurse për ekipin e ARTA-s, përcjellja e përshkrimeve të tmerreve me fotografi të këtilla, për fat të keq, u shndërrua në rutinë. Nuk i donim “edicionet speciale”, por lufta na i diktoi – dhe të tilla u detyruam t’i përgatisnim për Drenicën dy herë (Likoshani & Qirezi e më pas edhe Prekazi), për Dukagjinin (Lybeniqi dhe Vraniqi) dhe natyrisht për Reçakun... Krijuam galerinë e fotove të tmerrit kurse nga ana tjetër krijuam edhe rubrikën “Lufta e ilustruar” (“War Illustrated”), të cilin e përgatiti Jeton Mikullovci me përzgjedhjen e karikaturave më të mira që kishte botuar gjatë luftës në “Kohën Ditore”. Natyrisht, e gjithë puna e plasmanit të këtyre informatave dhe fotografive do të ishte e pamundur pa anëtarin e ekipit “në hije”, Mark Vuksanin, i cili çdo 28

mbrëmje priste së paku deri në orën 24:00 që tekstet të përfundonin, në mënyrë që më pas t’i rendiste e t’i dërgonte nëpërmjet internetit. Atëherë redaksia kishte siguruar një linjë telefonike, kurse komunikimi shkonte nëpërmjet një modemi të shkretë, i cili nuk ishte çdoherë shumë “i disponuar” për të funksionuar si duhet.

Ndërprerja e ARTA-s Puna në ARTA u pasurua edhe më kur filloi të botohej edhe gazeta e parë në Kosovë në gjuhën angleze “KD Times” – që zgjati tre muaj deri në bombardime. Intensiteti i punës nuk kishte rënë, përkundrazi, sa shkonte e shtohej me zhvillimet e përshpejtuara në terren. Në tre muajt e parë të vitit 1999, lëvizja e ekipit të “Kohës Ditore” bëhej gjithnjë më e vështirë, sikur në terren ashtu edhe në qytet. Largimi nga zyra për çdo mbrëmje ishte bërë jashtëzakonisht i vështirë, sidomos për djemtë e rinj, preja më atraktive për policinë, e cila rrinte e stacionuar përball lokaleve të “Kohës Ditore”. Jo rrallëherë, si Markut ashtu edhe kolegëve të tij nga thyerja grafike, u kishte rënë “hise” të flinin në zyra – atëherë vlerësohej se kjo ishte më e sigurt se të shkonin nëpër shtëpitë e tyre në terrin e dimrit të ftohtë të Prishtinës së para bombardimeve. Edicioni i fundit i ARTA-s u përgatit më 24 mars 1999 në orët e pasdites. Redaksia kishte kryer punën; gazeta ishte përgatitur për shtyp dhe ishte dërguar në


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.