Koha Ditore

Page 130

Mirëpo, burime të tjera të KD-së në aeroport e patën konfirmuar se familja e kryetarit Rugova ishte kthyer nga Hanoveri i Gjermanisë, por një konfirmim zyrtar gazeta nuk ka pasur mundësi që ta siguronte nga zyrtarët e Presidencës së Kosovës, të cilët ka qenë e pamundur të kontaktoheshin dhe për këto shpenzime kryetari Rugova nuk u deklarua asnjëherë.

Ali Sadriu: E tërë Kosova janë nipër e dajë… Tutje gazeta vazhdoi të zbulojë keqpërdorimet që po i bënte ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ali Sadriu. Me muaj të tërë gazetarja Fatmire Tërdevci pasi kishte zbuluar se ministri Sadriu po e keqpërdorte pozitën e tij ajo shkroi një seri shkrimesh për dëmin që vetë ministri Sadriu po ia shkaktonte buxhetit të Kosovës. Në janar institucionet e vendit, vitin 2004 e kishin filluar me një nervozizëm. Pas publikimit të një artikulli “Ministri Sadriu nga buxheti i Kosovës, financon projektin e nipit”, udhëheqësi i kësaj ministrie kishte dhënë urdhër të prerë që për gazetaren Fatmire Tërdevci, e cila e kishte zbuluar keqpërdorimin e tenderit të ndalohej hyrja në MEF. Ky vendim i Sadriut ishte bërë pasi që gazetarja kishte raportuar për aferën e financimit të projektit në vlerë prej më shumë së 340 mijë eurosh për nipin e ministrit Sadriu për kompletimin e dhjetë ordinancave stomatologjike në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj. Financimi i projektit të nipit të ministrit kishte shkaktuar shkelje, pasi procedura e ndarjes së fondeve nuk ishte bërë përmes KK të Ferizajt, i cili ishte anashkaluar plotësisht, por ishte bërë drejtpërsëdrejti nga ministri. Burime nga KK i Ferizajt kanë pohuar për gazetën se projekti për kompletimin e dhjetë ordinancave asnjëherë nuk ishte vlerësuar si projekt prioritar i kësaj komune. Nipi i ministrit Sadriu përveç se ishte drejtor i Qendrës Stomatologjike në Ferizaj ishte edhe pronar i një ordinance stomatologjike private. Pas një kohe, nipi i ministrit kishte dhënë dorëheqje nga posti i shefit të Qendrës Stomatologjike në Ferizaj. 130

Dhe se qeveria mund të korruptohet në mënyrë publike dhe të mos përballet me ligjin, këtë më së miri e tregoi afera e ministri të MEF-it, Ali Sadriu, në vlerë mbi 340 mijë euro për tenderin e dhënë nipit të tij. Për këtë aferë Qeveria e Kosovës as që diskutoi ndonjëherë, por vetëm u shndërrua në strehimore të tij nga ndjekja e mundshme legale, e cila nuk ndodhi kurrë. Në artikullin e shkruar nga gazetarja Fatmire Tërdevci asnjë nga institucionet përkatëse nuk kanë shpjeguar nëse do të fillojnë hetimet ndaj ministrit Sadriu, i cili ka keqpërdorur postin e tij zyrtar. Por ministri Sadriu nuk e kurseu veten as për farefisin e tij të gjerë. Gjatë muajve të ardhshëm ai mendoi edhe për anëtarët e tjerë të familjes Sadriu. Ai e shndërroi MEF-in në Ministrinë e Familjes Sadriu. “Ministria e Ekonomisë dhe Financave: Ali Sadriu & Co”, ishte ky teksti vijues, i cili paraqet nepotizmin në institucionet qendrore. Sipas burimeve të “Kohës Ditore”, në MEF ishte tejet e theksuar kjo dukuri midis të punësuarve të kësaj


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.