Koha Ditore

Page 123

foshnjave ishin edhe vetë infermieret, që nuk kujdeseshin për pastërtinë e duarve. Me gjithë shkallën e lartë të vdekshmërisë, qendra klinike nuk bënte obduksionin e foshnjave, kështu duke mos zbuluar deri në fund shkakun e vdekjes së tyre. E lartë sikur kishte vënë në pah edhe raporti ishte edhe vdekshmëria e foshnjave gjatë lindjes, në muajin e nëntë. Pasi ishte bërë një zgjedhje e rastit të vdekjeve të foshnjave nga libri i morgut në QKU, gazetarja e KD-së, Syzana Bytyçi, vizitoi disa familje që kishin pasur fatkeqësinë të humbnin foshnjat gjatë lindjes dhe kuptoi se përveç kësaj, jeta e nënave të reja po ashtu ka qenë në rrezik. Në anën tjetër, me ngjalljen e AQF-së në Prishtinë dhe Organit Rregullativ të Prokurimit Publik në vitin 2002 kishin filluar të dilnin në sipërfaqe edhe

skandale të ndryshme në Prishtinë. Kësisoj, dita e fundit e gushtit 2002, do të sillte të dhëna për keqpërdorime që ishin bërë nga hiç më pak se Zyra e kryetarit të vendit. Altin Ahmeti kishte siguruar një raport të Organit Rregullativ të Prokurimit Publik në Autoritetin Qendror Fiskal, që sillte dëshmi për parregullsi gjatë blerjeve të mobileve për zyrën e kryetarit Ibrahim Rugova. Parregullsitë kishin të bënin me procedurat e tenderimit në rastin e blerjes së mobileve për zyrën e njeriut të parë të vendit, e ku bëhej fjalë për dhjetëra mijë euro. Me qëllim që t’i ikej konkurrencës së hapur, tenderët për blerjen e mobileve nuk ishin publikuar në media, dhe kërkesa për mobile, marrja e ofertës dhe blerja e tyre ishte bërë brenda 24 orëve. Afera me tenderin e mobilieve, ishte vetëm njëra nga skandalet në të cilat ishte përfshirë Presidenca gjatë vitit 2002. Në këtë vit, saktësisht në gusht, kishte marrë fund edhe njëra nga pjesët e diskutueshme të ndërtesës që më vonë u shndërrua në rezidencë gjigante për kryetarin Rugova. Gazetarja Arbana Xharra pati sjellë detaje nga pjesa e sapopërfunduar e rezidencës, e për të cilën zyrtarët e presidencës ende mohonin të ishte pjese e rezidencës së kryetarit edhe pse ishin vënë në një pullaz. “Ky objekt nuk po ndërtohet për ne, ky objekt po ndërtohet për pronarin e shtëpisë Jusuf Krasniqin”, pati deklaruar atëbotë Skënder Hyseni, këshilltar i ish-kryetarit Rugova. Gazetarja ndërkaq kishte sjellë dëshmi se bëhej fjalë për një ndërtesë të vetme, atë të kryetarit të Kosovës. Kjo ndërtesë, me kalimin e viteve do të rritej edhe më tej, ndërsa do të vazhdonte të mbulohej me vellon e misterit kur bëhej fjalë për pronësinë e saj, nëse ishte ndërtesë zyrtare pasi ishte blerë fillimisht me para të Qeverisë së Kosovës në ekzil, apo ishte pronë private. Në shtator 2002 “Koha Ditore” për herë të parë sjell rrëfimin ekskluziv për njërin prej fenomeneve të moçme – atë të fajdesë dhe hollësi se si ky fenomen po hante me shpejtësi një qytet – Prizrenin. Me titullin “Do t’i vrisnin edhe Krishtin edhe Muhamedin A.S. për kamatë”, shkrimi hulumtues nxirrte në pah rrjetin e fajdexhinjve që vepron në Kosovë. Në shkrimin e saj në shtator 2002, ajo solli të dhënat se vetëm në Prizren vepronin më shumë se 200 fajdexhinj derisa numri i tyre në tërë Kosovën vlerësohej rreth 1.000 sish. 123


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.