Koha Ditore

Page 113

e strukturave legjitime në Kosovë. Dy ditë më vonë, pas një incidenti më 1 shkurt në Çubrel të Skenderajt, ku si pasojë e një sulmi me predhë në një autobus të UNHCR-së ishin vrarë dy serbë dhe ishin plagosur pesë të tjerë, më 4 shkurt 2000 ringriten tensionet në Mitrovicë kur serbët ndërmarrin një fushatë vrasjesh dhe dëbimi të shqiptarëve që jetonin në veri të Mitrovicës, duke vrarë katër shqiptarë dhe dy turq si dhe duke lënduar mbi 20 pjesëtarë të KFOR-it. Nga ana tjetër, të paktën 21 persona pësojnë lëndime në dy sulme me bomba në klubet në veri të Mitrovicës. Qindra shqiptarë dëbohen në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës. Një javë pas sulmit me predha mbi autobusin e UNHCR-së, më 8 shkurt “Koha Ditore” nxjerr intervistën me dëshmitarin, i cili pa se nga erdhën predhat dhe dëshmitë e tjera që tregonin qartë se autobusi është sulmuar nga një fshat i afërm i banuar me serbë. Dëshmitari Sefer Buliqi i ka deklaruar “Kohës Ditore” se ai i ka parë tre persona, të cilët pas sulmit me predha janë larguar nëpër një përrua që çon në Zubin Potok. Kjo, duket se kishte pak rëndësi më. Gjatë trazirave të shkurtit në veri të Mitrovicës, gazetarët ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes prej nga raportonin për gjendjen atje. Më 14 shkurt “Koha Ditore”, sjell fakte të reja që tregonin qartë se paramilitarët serbë kontrollojnë veriun e qytetit dhe dëbojnë me dhunë shqiptarët nga atje. Gazeta nxirrte në pah paramilitarin Preda Mërkiq si njeriun kryesor prapa strukturave serbe në veri dhe potenconte në ballinën e saj fjalët: “Bashkë me KFOR-in mposhtëm terroristët shqiptarë”. Duke mos ditur se është duke folur me gazetarë të “Kohës Ditore”, paramilitari Mërkiq ka treguar se një natë më parë kishte dëbuar banorë shqiptarë nga veriu i Mitrovicës. Protestat e shqiptarëve shpeshtohen dhe vazhdonin gjatë asaj periudhe me gjithë ndalesën specifike që ishte dhënë nga ana e Këshillit të Përkohshëm Administrativ për të mos protestuar në Mitrovicë për shkaqe të sigurisë së brishtë dhe më 24 shkurt 2000 rreth 50.000 shqiptarë, sipas raporteve të ndryshme, protestojnë në Mitrovicë. Pa kaluar as dy javë nga ky incident i rëndë në veri të Mitrovicës, një incident tjetër në Luginë të Preshevës nxjerr në pah një ushtri të re. Pas një incidenti të armatosur në Luginën e Preshevës, ku 113


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.