Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 91

IV.

-KONCEPTET E AUDITIMIT.

Një koncept është një tërësi pikëpamjesh mbi një çështje ose dukuri të caktuar, një nocion abstrakt ose një ide që formon bazën me të cilat teoria artikulohet dhe futet në veprim. Konceptet janë ide të përgjithshme që përfitohen nga një mbikëqyrje e hollësishme dhe e gjatë. Ato e formësojnë modelin apo kallëpin e tyre gradualisht, duke u platformuar e stilizuar në vijimësi që nga shfaqja fillestare gjersa plotësohen përgjithësisht. Kështu për shembull, familjarizimi me konceptet e kontabilitetit përfshin nocione të tilla si “asetet”, “kontabiliteti rrjedhës”, “detyrime”, ”të ardhura”,”fitim”,”entitet ekonomik” e shumë të tjera. Nëse ndjekim gjurmën e akademikëve Robert Kuhn Mautz dhe Hussein Amer Sharaf 19, të cilët studiuan dhe piketuan përdorimin e këtij termi në kontekstin aktual të auditimit, konceptet në përgjithësi janë “forma ose kallëpe abstrakte, që përfitohen nga vëzhgime e eksperienca që gjenerojnë ide, të cilat na ndihmojnë të dallojmë ngjashmëritë, përkimet dhe dallimet si dhe të kuptojmë më mirë çështjet e subjektit nën hetim”. Konceptet që Mautz dhe Sharaf konsiderojnë primare për auditimin janë pak: evidenca, kujdesi i nevojshëm profesional nga auditët, prezantimi i ndershëm, pavarësia, sjelljet etike. Koncepte të tjera mbi auditimin që janë të rëndësishme për zhvillimin e auditimit si disiplinë çmohen objektiviteti, materialiteti, kompetenca, mjaftueshmëria, efiçensa e evidencave, rregullat e përgjithëshme kontabile të pranuara gjerësisht, eficensa e auditimit, siguria e arsyeshme, risku i auditimit (dhe komponentët e tij), efektiviteti i ciklit auditiv etj. V.

-STANDARTET E AUDITIMIT.

Standartet e Auditimit në kuptimin e gjerë janë udhëzues për realizimin e përgjegjësive profesionale të auditimit. Ato përkufizohen si tërësi kërkesash, cilësish dhe karakteristikash që përcaktohen si të detyrueshme. Organizma të ndryshme kanë shpallur e përhapur standartet e auditimit që janë projektuar për të siguruar cilësinë e logjikën e përputhjes së auditimit me raportet e auditimit. Standartet kryesore profesionale dhe trupat e angazhuara për to janë Standartet e Përgjithshme të Miratuara të Auditimit, GAAS; Standartet e Atestimit (ose Vërtetimit), SSAE; Standartet për Praktikat e Auditimit të Taksave; Standartet për Praktikat e Shërbimeve Këshilluese të Drejtimit, SSMAS; Standartet për Praktikat Profesionale të Auditimit të Brendshëm, ISPPIA; Standartet për Auditimin e Qeverisjes, GAS; Standartet e Auditimit të Institucioneve Supreme të Auditimit, INTOSAI. Më hollësisht këto standarte trajtohen në kapitujt vijues të këtij punimi.

19-

Robert Kuhn Mautz dhe Hussein Amer Sharaf, “The philosophy of auduting”, Sarasota, Florida,1961, botim i Shoqatës së Kontabilistëve Amerikanë

90


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.