Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 89

SUPOZIMI I GJASHTË: Qëllimi i auditimit është mjaftë i qartë, ndaj rezultatet e auditimit duhet gjithashtu të komunikohen në mënyrë të qartë. Qëllimi i auditimit është të shtojë vlerën e informacionit. Nëse natyra dhe qëllimi i informacionit nuk është i qartë në vetvete, atëherë ai nuk mund të auditohet. Nëse gjetjet e auditimit nuk mund të komunikohen në mënyrë efektive, vlera e auditimit do të zvogëlohet gradualisht. SUPOZIMI I SHTATË:Një auditim prodhon përfitime sociale dhe ekonomike. Që auditimi të shndërrohet në një mekanizëm të kontrollit shoqëror, duhet që përfitimet të kenë epërsi dhe të peshojnë më shumë se kostot. Kjo kërkon që auditët të sigurojnë përfitime me shpenzimet minimale. Në një audit, peshën më të madhe të kohës së punës e zë mbledhja e evidencave (provave) dhe ndërsa një nivel minimal i sigurisë duhet arritur, siguria absolute është e paarritshme. Ka një pikë ku harmonizohen përfitimet shtesë (margjinale) me kostot shtesë (margjinale). Problemi është se ndonëse shpenzimet në një proces auditimi janë direkte e të llogaritshme drejtpërdrejt, përfitimet nuk janë aq lehtësisht të llogaritshme Drejtimi i një kuadri konceptual mbi auditimin, vë në përballje profesorët Mautz & Sharaf dhe Flint me postulatet e parashtruara prej tyre:

88


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.