Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 43

duke implikuar kështu kontrolle të ndryshme kompensuese. Domosdoshmëri mbetet afishimi i parametrave të kompensimit. Të kësaj natyre janë proceset e rikapitalizimit, ristrukturimit të njësive, filialeve, degëve etj. “Kontrollet kompensuese ndikojnë në lartësimin e kontrolleve në një sistem 10-kanë nënvizuar profesorët C.L.Lousteau dhe M.E. Reid. Për shembull, shumica e firmave mbajnë të dhënat dhe regjistrimet e kontabilitetit në formë elektronike. Megjithatë, lypset që kopje të listës së klientëve ta administrojnë dhe në trajtë të printuar kohë pas kohe për të pasqyruar shtesat e reja të klientëve dhe për të zvogëluar ose provigjonuar klientët që vjetrohen dhe dalin nga skema. Në praktikat e kontrolleve kompensuese, rëndësi kanë sidomos forma e kompensimit dhe çfarë është duke u kompensuar (shitur, blerë, zëvendësuar etj).

• KONTROLLET KORRIGJUESE (KORREKTUESE):: Caktimi i procedurave me qëllim që të shërohen dhe kompensohen problemet e zbuluara nga kontrollet me anë të përcaktimit të: -rrugës që duhet ndjekur për zbulimin dhe korrigjimin e mangësive dhe parregullsive, -hapave që ndërmarrim për të identifikuar gabimet dhe për të mos lejuar që ato të transferohen në probleme e shqetësime. -shkallëve që duhen ngjitur për modifikimin e sistemit të përpunimit, me qëllim minimizimin e këtyre dukurive në të ardhmen. Për Shembull: raportimet mund të dëshmojnë një numër shumë të madh të stoqeve të dala. Investigimi nxjerr në shesh faktin se furnitori nuk e ka administruar dhe dokumentuar mallin në përputhje me procedurat e miratuara Kontrollet korrigjuese janë procedura, veprimtari, procese që synojnë ndreqjen, qortimin dhe rregullimin në kohë të proceseve të padëshirueshme, përmes ritrajnimit, spontimit, rishikimit, axhustimit etj. Profesorët e Universitetit të Nju Orelansit, C.L.Lousteau dhe M.E.Reid theksojnë se “kur shkelje të pavarësisë së auditorëve janë identifikuar, disa veprime korrigjuese disiplinare duhen ndërmarrë”. Të tilla janë trajnimet e posaçme plotësuese me temë pavarësinë e auditëve.

10

“ The CPA Journal” , viti 2006.

42


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.