Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 260

 

o Instalojnë një kulturë organizative, e cila shpreh e demonstron gjithë kontrollet e brendshme mbi personelin. o Gjithë nivelet e stafit duhet të kuptojnë rolin e tyre dhe janë të angazhuar plotësisht në proceset e kontrollit të brendshëm. Kriteri 7: Menaxhimi i lartë siguron se risqet e brendshme e të jashtme dhe efektet e tyre negative janë identifikuar sistematikisht. Ky vlerësim duhet të shtrihet mbi gjithë llojet e risqeve të mundshme si, risku operacional, financiar, të pajtueshmërisë dhe të reputacionit. Kriteri 8: Bordi është i informuar sistematikisht mbi gjithë risqet që dalin përpara. Kriteri 9: Bordi nëpërmjet menaxherëve të lartë, periodikisht sigurohen se të gjithë zonat e aktivitetit zhvillohen në pajtueshmëri me politikat dhe procedurat e fiksuara. Historiku i shkurtër i qeverisjes së korporatave 74:

1600:

Shoqëria e Indisë Lindore krijoi Gjykatën e Drejtorëve, duke ndarë pronësinë nga kontrolli. 1776: Adam Smith në veprën “Pasuria e Kombeve” tërheq vëmendjen për kontrollet e dobëta dhe iniciativat për menaxhimin (Mbretëria e Bashkuar). 1844: Shoqëria e Parë me aksione të përbashkëta (Mbretëria e Bashkuar). 1931: Berle & Means botojnë punën e tyre gjashtëmujore “Korporatat Moderne dhe Pronësia Private” (SHBA). 1933-1934: Akti i letrave me vlerë në vitin 1933 dhe akti i parë për të rregulluar tregjet e letrave me vlerë, kryesisht bërjen publike të regjistrimit. Akti i 1934 i delegon SEC përgjegjësitë për zbatimin e tij (SHBA). 1968: BE miraton Direktivën e Parë “Për ligjin shoqërive”, (BE). 1987: Komisioni Treadway deklaron ekzistencën e raportimeve financiare mashtruese, konfirmon rolin dhe statusin e komiteteve të auditimit dhe zhvillon një kuadër për kontrollin e brendshëm, ose COSO, të botuar në vitin 1992 (SHBA). Fillim vitet 1990: Polly Peck (1,3 miliardë ₤ h umbje), BCCI dhe Maxwell (480 milionë₤ humbje)-perandoritë e biznesit shkatërrohen, duke kërkuar praktika të përmirësuara të Qeverisjes së Korporatave për të mbrojtur investitorët (Mbretëria e Bashkuar). 1992: Komiteti Cadbury boton Kodin e parë të Qeverisjes së Korporatave dhe në vitin 1993, të gjithë shoqëritë e listuara në Bursën e Mbretërisë së Bashkuar, janë të detyruar të bëjnë publike qeverisjen e tyre në bazë të “zbatimit ose shpjegimit” (Mbretëria e Bashkuar). 1992: Miratohet ligjit “Për shoqëritë tregtare” (Shqipëri). 1994: Botimi i Raportit të King (Afrika e Jugut). 74-

IFC (Korporata Financiare Ndërkombëtare), “Qeverisja e korporatave”, një përmbledhje e përgjithshme mbi strukturën e qeverisjes së korporatave (manual). 1988.

259


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.