Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 254

rregullat e qeverisjes janë në përmirësim e ndryshim nga risitë që sjellin korporatat. Janë pesë piketa themelore që stabilizojnë qeverisjen e korporatave e që koncentrohen si vijon:

 1.Të  

drejtat e aksion mbajtësve: Kuadri i qeverisjes së korporatave duhet të mbrojë dhe përkrahë të drejtat e aksionerëve. 2.Trajtimi i drejtë dhe i paanshëm i aksionerëve: Kuadri i qeverisjes së korporatave duhet të sigurojë trajtimin e paanshëm të aksionerëve,duke mos diskriminuar aksionerët në minorancë dhe aksionerët e jashtëm. 3.Roli i aksionerëve në qeverisjen e korporatës: Kuadri i qeverisjes së korporatave duhet të projektohet i tillë që të zbulojë në kohë çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me korporatën, duke përfshirë këtu situatën financiare, performancën, zotërimet e pronësisë dhe qeverisjen e korporatave (ose qeverisjen e përbashkët). 4.Deklarimet dhe transparenca: Kuadri i qeverisjes së korporatave duhet të jetë i tillë që të sigurojë në kohë çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me korporatën, duke përfshirë rezultatet e operacioneve financiare, objektivat e kompanisë, pjesët e zotëruara dhe votat, anëtarësimi në bord dhe shpërblimet, faktorët e riskut material të parashikueshëm, strukturat dhe politikat e qeverisjes, auditimin vjetor si dhe aksesin mbi informacionin nga përdoruesit e ndryshëm. 5. Përgjegjësitë e bordit: Përmes kuadrit të qeverisjes së korporatave duhet të sigurohen orientime e udhëzime strategjike të shkruara qartë, mbi strategjinë e kompanisë, monitorimin e rezultateve të drejtimit të saj nga bordi, përgjegjësinë e bordit si ndaj kompanisë ashtu dhe ndaj aksionerëve.Bordi duhet të informohet mbi gjithçka, të trajtojë me ndershmëri aksionerët dhe të sigurojë zbatimin e ligjshmërisë për çdo hap të ndërmarrë, të rishikojnë performancën dhe të analizojnë vazhdimisht risqet korrente.

253


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.