Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 228

5. Standartet për Auditimin e Qeverisjes, GAS.

Zyra e Kontabilistit të Përgjithshëm të SHBA-së, (GAO), ka punësuar shumë auditues të qeverisjes në SHBA si dhe ka emetuar një set rregullash të titulluar “Standartet e Auditimit të Qeverisë: Standartet për auditimin e organizatave qeveritare, programeve, aktiviteteve dhe funksioneve”, popullarizuar dhe referuar gjerësisht tanimë si “Libri i verdhë”. Ky punim shpjegon standartet dhe rregullimet e ndryshme ligjore të qeverive federale, si p.sh Aktin e Auditimit të Vetëm (të vitit 1984), amendimin e tij (në vitin 1986), Aktin kurikular A-133, ku përcaktohet se auditët qeveritar e joqeveritar të shtetit e të qeverisjes lokale, duhet të zbatojnë GAS si standarte të pranuara nga qeveritë federale. Këto standarte ishin publikuar fillimisht në vitin 1972 dhe janë rishikuar deri në vitin 1988, krahas disa përmirësimeve të ndërmarra sërish në 2006. Standartet e GAO-s janë të aplikueshme për auditët e jashtëm dhe kanë përfshirë (inkorporuar) standartet e auditimit të AICPA-s dhe janë në kohezion e pajtueshmëri me standartet e lëshuara nga IIA. Standartet e GAO-s evokojnë 2 tipe të auditimeve qeveritare: i. Auditimet financiare (përfshirë pasqyrat financiare dhe auditimin e marrëdhënieve financiare), si dhe ii. Auditimet e performancës (përfshirë auditimet e efektivitetit,eficensës dhe auditimin e programeve). Në mënyrë të strukturuar, renditen në vijim Standartet e Auditimit Qeveritar sipas GAO-s, qershor 2003: I.Standartet e Përgjithshme

1. Qëllimi 2. Kualifikimet 3. Kërkesa të vazhdueshme për arsimim 4. Kualifikimi i personelit 5. Pavarësia 6. Dëmtimet Profesionale 7. Dëmtimet e jashtme 8. Pavarësia organizative 9. Audituesit e brendshëm 10. Audituesit e jashtëm 11. Kujdesi i duhur profesional 12. Kontrolli i cilësisë II. Standartet e fushës së punës për Kontrollet Financiarë

1. Qëllimi, 2. Lidhja me Standartet e Kontabilistëve Publikë të Miratuar, 3. Planifikimi, 227


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.