Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 206

sinqerisht të pavarur dhe kur nuk janë sinqerisht vigjilentë,- rriskojnë në atë që quhet shkujdesje ose tolerim i mekanizmave për të zbuluar mashtrimet” – shkroi Peter Clapman, zëvendës presidenti më i moshuar dhe Shefi i Këshillit të TIIACREF, në raportin e analizës së këtij skandali. Ai nënvizoi se skandali i fundit u ekspozua si një problem global (botëror), e jo unik vetëm për Italinë. Clipman shtyn gjithë vendet për ndërmarrjen e reformave të “dizenjimit për minimizimin e riskut të këtyre ngjarjeve”. Njësitë duhet të rregullojnë autoritetin dhe vendosin sistemet në vend, që të rregullojnë drejtimin e korporatave dhe funksionimin e profesioneve të tilla si kontabilistët e juristët.”Kompanitë duhet të menaxhohen me synimin e zmadhimit të interesave të gjithë aksionarëve, e jo vetëm të një grupi të kufizuar”. Ken Bertsch, drejtor i korporatës “M.I.Service”, theksoi rolin e qeverisë si rregullator i regjimit të korporatave,kundrejt dritëhijeve dhe ngjarjeve të pa dëshirueshme. ”Unë mendoj se ajo që ndodhi është qartësisht kuptimplote”- shkroi Bertsch. Analisti Kavaljit Sing, në analizën e titulluar “Rrëzimi i Parmalatit: Enronit të Evropës”, thekson se imazhi i kësaj kompanie as që mund të vihej në dyshim: investime të fuqishme që krijonin një pikturë të stërmadhe. Të njëjtin mendim ndante dhe Luca Sala, ish kreu i Divizionit të Korporatave Italiane në “Bank of America”, që shprehet: ”Kur ju keni një klient si Parmalati dhe sjell gjithë këto para,që ka një industri kaq të madhe nëpër botë, ju nuk do t’i kërkoni atij të shikojë gjendjen e bankës”. Studimi i datës 29.10.2004, i realizuar nga “Qendra për Korporatat dhe Ligjet Tregtare”, pranë Universitetit të Kembrixhit dhe Lorenzo Stanghellini i Universitetit të Firences, përbëhet nga dy pjesë: kolapsi dhe shërimi i holdingut Parmalat. Ai është skanimi i tërë prerjeve të ajsbergut Parmalat. Kompania e falimentuar kryente operacione botërore në 140 qendra prodhuese. Rreth 36 mijë punëtorë të shpërndarë në gjithë botën grumbullonin dhe shpërndanin produktet e Parmalat. 5000 fermerë italianë ishin të varur nga kjo kompani për punët e biznesit të tyre. Historiku: Në vitin 1961, Calisto Tanzi, një 22 vjeçar që lë kolegjin, hap një fabrikë të vogël pasterizimi në Parma të Italisë. Katër dekada më vonë, kompania u shfaq brenda një gjigandi të shumëfishuar për nga aktivitet, në qumësht, djathra,pije, furra buke,dhe linja të tjera prodhuese në vitin 1980. Listohet në Bursën e Milanos në vitin 1990 dhe u zgjerua e shtri më tej pas viteve ’90-të. -Ekspansioni i fshehtë përfshiu:  Shtrirja në 30 vende: nga 6 që ishte hapja e saj gjer në vitin 1990;  Parma A.C: Djali i Tanzit, Stefano caktohet Presidenti i “PAC” dhe antar i bordit të “Parmalatit”;  Parma Tour: një grup udhëtimesh e shëtitjesh, i falimentuar. Franceska, antare e bordit, ishte dhe shefe ekzekutive e “P.T” ;  Rrjete televizive: Odeon Tv, (të shitura). -Mashtrimi financiar: Në fund të vitit 2003 shpërtheu skandali 8 miliardë € ishte zgavra financiare që u zbulua nga shënimet e llogarive financiare te korporatës.  Në vitin 1999, Parmalati krijoi një filial në Caymon të Islandës, që u quajt “Bonlat”.Ndikimi i parë në problemet financiare erdhi në fillim të vitit 2003, si një kompani e sprovuar të shesë 500 milionë € një kontratë...Pas kësaj, shefi financiar i 205


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.