Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 197

rregullimit të parë të rreptë. Fondacioni i Kontabilitetit, u ngrit si rezultat i këtij skandali e nisi punën në verë të vitit 2002 6. Baring Futures Singapore (BFS) -1995 Baring Futures Singapore (BFS) u ngrit për t’i krijuar lehtësira grupit Baring, që të tregtonte në Shkëmbimin Monetar Ndërkombëtar të Singaporit (SIMEX). Nick Leeson, një tregtar i pa përvojë qè punësuar për të drejtuar njëkohësisht si zyrën e tregtisë, ashtu dhe zyrën e shlyerjes së borxheve. Leeson ishte i padëshiruar për të tregtuar në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të një fature false të bërë në Entin Rregullues të Tregjeve Financiare, autoritetin kontrollues të tregut të letrave me vlerë dhe transaksioneve me afat. I caktuar në detyrë në BFS, ai hapi llogari të paautorizuara, të cilat i përdorte për të mbuluar humbjet e tij të mëdha në tregje, fakt ky që mbeti i pazbuluar e i pazbardhur deri sa Barings u rrënua përfundimisht në vitin 1995. BFS u rrënua në vitin 1995, duke regjistruar një gjendje borxhi prej rreth 850 milion £. Nick Leeson, mashtroi tregtarët dhe u kap pas ikjes fshehurazi dhe nxori në pah disa borxhe që arrinin në 800 milion £. Sasia e përgjithshme e humbur nga Leeson ishte rreth 1 miliardë $. Leeson ishte i aftë të fshihte humbje shumë të mëdha për shkak të mangësive në sistemin e kontrollit të brendshëm. Grupi Holandez ING e bleu Barings pas rrënimit dhe e nxori jashtë dorëzanisë. Nick Leeson u fajësua për mashtrim dhe u dënua me 6 vjet e gjysmë burg, në një burg të Singaporit, në vitin 1996, por ai kreu vetëm 3 vjet e gjysmë. “Coopers & Lybrand” audituesit e Barings në atë kohë vendosen, të padisin nëntë nga ishdrejtorët e bankave dhe nëpunësit e tyre, duke i fajësuar ata për rrënimin e kolapsin. Banka e Anglisë u kushtoi vëmendje udhëzimeve të Artur Andersenit, i cili harxhoi tetë muaj për të përpiluar një raport mbi supervizimin dhe konkludoi se kërkohej më shumë kohë për një supervizim argumentues. Autoriteti i Letrave me Vlere dhe Transaksioneve me Afat, nisi ndryshimin dhe përmirësimin e rregullave të veta, për t’i bërë administratorët e vjetër më të përgjegjshëm për kundravajtjet, prapësitë dhe keq bërjet e stafit të ri. 7. Metropolitan Police-1995 Anthony Willams, zëvendës drejtori i financës për Policinë Metropolitane u ekspozua si mashtrues. Ai vodhi 5 milion £ gjatë një periudhe prej tetë vitesh midis 1986 dhe 1994 nga një llogari bankare sekrete, që mbahej si pjesë e një operacioni shumë të ndjeshëm kundër terroristëve. Anthony Williams në mes të viteve 1980 iu kërkua të hapte këtë llogari bankare sekretë. Vetëm firma e tij ishte ajo që kërkohej për të autorizuar pagesat nga llogaria, megjithatë ai i kishte marrë dhe një bashkë nënshkrues në llogari. Kjo e ndihmonte atë që të vidhte nga llogaria për të blerë shtëpinë në Spanjë, në jug të Anglisë e Skocisë, ku përmes blerjes ai fitoi titullin e Pronarit të Tokave të Tomintoul-it dhe shpenzoi sasira të mëdha parash për ripërtëritjen e këtyre pronave. Kontrollet e brendshme nuk ishin të përshtatura në vendin dhe kohën e duhur, për të administruar rreziqet e mundshme dhe audituesit e jashtëm nuk arritën t’i zbulonin këto rreziqe mjaft herët, për të parandaluar kryerjen e mashtrimit. Mashtrimi u zbulua vetëm kur një bankier skocez shtroi disa pyetje rreth shkallës së harxhimit të llogarisë së Williamsit për ripërtëritjen 196


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.