Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 190

Deklarata e Standarteve të Auditimit nr. 61 (Standarti i Auditimit nr. 380), “Komunikimi me Komitetin e Auditimit”, përfshin detyrimin për të komunikuar me goje dhe shkrim rreth këtyre çështjeve themelore: 1. Struktura e kontrollit të brendshëm. 2. Parregullsitë materiale (thelbësore) të pasqyrave financiare. 3. Kontabilizimi i transaksioneve jo të zakonshme. 4. Efekti i politikave kontabile të diskutueshme apo kundërshtuese (kontraversale). 5. Vlerësimet kontabile. 6. Ndreqjet dhe rregullimet më të rëndësishme të rekomanduara nga auditimi. 7. Mosmarrëveshjet me menaxherët dhe çështjet respektive të fushës së kontabilitetit apo auditimit. 8. Shërbimet këshillimore që i janë ofruar drejtimit. 9. Vështirësitë serioze që kanë të bëjnë me drejtimin (pengimet, paaftësia etj). 4.

STANDARTET E AUDITIMIT TE BRENDSHEM DHE KUADRI I PRAKTIKAVE PROFESIONALE TE AUDITIMIT TE BRENDSHEM MBI IDENTIFIKIMIN, ZBULIMIN DHE KOMUNIKIMIN E PARREGULLSIVE DHE MASHTRIMEVE: 68

Standarti i Implementimit 1210.A nënvizon se auditit i brendshëm duhet të ketë njohuri të mjaftueshme për të identifikuar treguesit e mashtrimeve, por nuk pritet që ai të ketë ekspertizën e një personi që përgjegjësi primare ka zbulimin dhe hetimin e mashtrimit. Në zbërthim të këtij standarti, Këshilla Praktike 1210. A2-1 interpretoi përmbajtjen e kësaj norme të detyrueshme. Në pikën 5 të kësaj Këshille cilësohet se auditët janë përgjegjës për të asistuar në frenimin e mashtrimit, nga ekzaminimi dhe vlerësimi i përshtatshmërisë së sistemit të kontrollit të brendshëm, proporcionalisht me shtrirjen dhe ekspozimin e riskut në segmente të ndryshme të veprimeve të organizatës. Detyrim i auditëve të brendshëm, sipas kësaj këshille, mbetet informimi i autoriteteve brenda organizatës,për çdo rast dyshimi e keq bërje, krahas grumbullimit të informacionit të mjaftueshëm mbi detajet specifike të gjetjes (zbulimit).Kur auditët drejtojnë hetimet mbi mashtrimin, ato duhet:  Të vlerësojnë nivelin dhe shtrirjen e mundshme të pjesëmarrjes në mashtrimin brenda organizatës;  Të përcaktojnë njohuritë,aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për kryerjen efektivisht të hetimit;  Të hartojnë procedurat në përpjekje për të identifikuar shkelësit, shtrirjen e mashtrimit,teknikat e përdora dhe shkakun e mashtrimit.  Të koordinojnë aktivitetet me personelin e menaxhimit, këshilltarët ligjorë dhe specialistët e tjerë të domosdoshëm përgjatë kursit të hetimit.  Të ruhet konfidencialiteti i dëshmive të personelit brenda qëllimit të hetimit, për të mbrojtur reputacionin e organizatës. 5.

PERGJEGJESIA PROFESIONALE E AUDITUESVE QEVERITARE

-“Standartet dhe kuadri i praktikave profesionale për auditimin e brendshëm”, botimet “albpaper”, përgatitur për botim nga Gj.Ndreja dhe Q.Cibaku, Tiranë 2005, fq 73-81.

68

189


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.