Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 19

-Kontrollet valutore (foreign exchange controls, exchange controls): Janë kufizimet që një shtet vendos me anë të Bankës së tij Qendrore, mbi lëvizjen e lirë të valutave të huaja, me qëllim të përmirësimit të bilancit të pagesave, pengimit të “arratisjes” së kapitaleve jashtë vendit, ruajtjes së qëndrueshmërisë së kurseve valutore,etj. Kontrollet valutore përsa u përket veprimeve mbi të cilat ushtrohet, mund të kenë shtrirje të ndryshme, të ushtrohen mbi transaksionet korrent, mbi transaksionet e kapitale ose mbi të gjithë transaksionet valutore. -Kontrollet e cilësisë së produkteve (quality control of products): Është shërbimi dhe

veprimtaria që siguron tërësinë e karakteristikave dhe standardeve të domosdoshme për një produkt, sipas kërkesave e preferencave të klientëve e konsumatorëve në përgjithësi. Kontrolli përfshin cilësinë e materialeve prej të cilave prodhohet një produkt, projektimin e teknologjinë e prodhimit të tij, paraqitjen e jashtme e ambalazhimin, si dhe të gjitha karakteristikat e tjera të tij, që kanë rëndësi për pushtimin e tregut. Si faza kryesore e kontrollit të cilësisë së produktit të kryer, nga sektori ose shërbimi përkatës i një njësie prodhuese, konsiderohen: a) faza e përcaktimit të saktë të specifikimeve ose parametrave kryesorë cilësorë të produktit; b) mbikëqyrja e të gjitha hallkave të procesit teknologjik, kryerja e analizave dhe e provave të rëndësishme laboratorike, si dhe e seleksionimeve përkatëse gjatë procesit të prodhimit; c) studimi i të dhënave të marketingut, të anketimeve dhe të rejave shkencore që sigurojnë përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë; projektimi dhe futja në prodhim i produkteve me standarde të larta cilësore, si dhe lancimi i tyre në treg. Një nga sistemet bashkëkohore, që siguron rritjen e cilësisë së produkteve dhe të aftësisë konkurruese në treg, është sistemi i menaxhimit total të cilësisë. Thelbi i tij konsiston në krijimin e një sistemi të tillë stimulimi individual e kolektiv për të gjithë punonjësit e një kompanie (duke përfshirë në të dhe furnitorët e materialeve, blerësit e produkteve), që në fund të fundit, garanton cilësi më të lartë për çdo produkt. -Kontrolli i çmimeve (price control): Përfaqëson tërësinë e masave administrative, që detyrohet të marrë një qeveri,për të penguar rritjen e çmimeve të mallrave ose shërbimeve (të veçanta ose në tërësi), për zbutjen e presioneve inflacioniste dhe ruajtjen e nivelit jetësor të punonjësve e të fuqisë blerëse të monedhës së vendit. Këto masa mund të kenë forma dhe shtrirje të ndryshme si p.sh ngrirjen e përgjithshme të nivelit të çmimeve të shitjes me pakicë, caktim të një përqindje maksimale të lejueshme për ngritjen e tyre, përdorimi i metodave të kontrollit fizik. Në ekonominë e tregut këto masa mund të kenë vetëm karakter të përkohshëm, në shumicën e rasteve, përfshijnë mallrat e shërbimet e nevojës së parë, vendosen zakonisht si masa administrative ekstreme, për të ndaluar inflacionin galopant dhe zhvlerësimin e monedhës së vendit karshi valutave të huaja. Me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme e afatshkurtra, kontrolli i çmimeve mund të shkaktojë dëme në funksionimin normal të ekonomisë së tregut, sepse niveli i çmimeve duhet vendosur lirisht në përputhje me ligjin e kërkesës dhe ofertës. 18


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.