Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 182

tjetër arsyetim mbi rolin dhe përgjegjësitë e auditëve për raportimin e mashtrimeve financiare. Sipas Komisionit Cohen, auditët:

“kanë për detyrë të rrëmojnë për mashtrimet dhe duhet të pritet që të zbulojnë mashtrimet që përmes ekzaminimeve normalisht mund të zbulohen”. Më tej thuhet se auditët duhet të paracaktuar të tilla që të jepet siguri e arsyeshme se pasqyrat financiare nuk janë të prekura nga mashtrimet materiale. Në vitin 1977 u shpall SAS Nr. 16 “Përgjegjësitë e auditëve të pavarur për zbulimet e gabimeve dhe parregullsive”.Sipas parashikimeve në këtë Standart, përgjegjësia e auditëve të pavarur qëndron në kryerjen e ekzaminimeve mbi pasqyrat financiare sipas standardeve GAAS dhe dhënien e opinionit mbi këto deklarime. “si pasojë e Standarteve GAAS, përgjegjësi e auditëve, në kushtet e kufizimeve të qenësishme (të pandara) nga ky profesion, mbetet planifikimi i ekzaminimeve për të gjurmuar gabimet materiale dhe parregullsitë”. Në këtë mënyrë SAS Nr. 16 kërkon që auditët “të gjurmojnë dhe rrëmojnë për mashtrimet” dhe jo “për të zbuluar mashtrimet”. Pas një raportit të hartuar nga Komisioni Treadway, vijuan të dalin në dritë përpjekje mbi sqarimin e rolit të auditëve. Për këtë u emetua SAS Nr. 53, ku modifikoheshin përgjegjësitë dhe roli i audituesve , që ..

“të projektojnë siguri të arsyeshme se janë zbuluar gabimet dhe parregullsitë”. Pra, kërkohet dhënia e sigurisë së arsyeshme se parregullsitë materiale janë zbuluar. Raporti Special i Bordit të Mbikëqyrjes Publike (viti 1993), nxori në pah përgjegjësitë e kontabilistëve krahas audituesve për gjurmimin dhe nxjerrjen në dritë të mashtrimeve të menaxhimit. Në themel të këtij raporti qëndrojnë rekomandimet për forcimin e pavarësisë dhe profesionalizimit të audituesve si dhe përmirësimet në qeverisjen e korporatave. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ishte veçanërisht i interesuar për progresin potencial në mjeshtërinë e auditimit për zbulimin e mashtrimeve. Raporti i Bordit të Drejtorëve të AICPA-s (1993) propozoi ndërmarrjen e iniciativave për të asistuar auditët në zbulimin e parregullsive materiale në pasqyrat financiare; inkurajimin e çdo pjesëmarrësi që inkuadrohet në proceset e raportimit dhe vlerësimit të deklarimeve financiare- drejtorëve, këshilltarëve, rregullatorëve, auditëve të pavarur etj,- për të ndarë përgjegjësitë e veta në mënyrë të prerë. Shpallja mbi Standartin e Auditimit SAS Nr. 99 “Konsiderata mbi mashtrimet në auditimin e pasqyrave financiare”. Aty janë dhënë hollësi mbi karakteristikat e mashtrimeve, angazhimet profesionale për vlerësimin dhe analizën e risqeve dhe parregullsive materiale.

181


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.