Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 105

Inspektimi është një mjet dhe një qëllim në vetvete, ndërsa auditimi e përdor inspektimin si një nga mjetet dhe teknikat e shumta. 16. Auditimi është një shërbim i pavarur sigurie dhe si i tillë një profesion besimi me impakte publike. Te shërbimet e auditimit kërkohet që të kenë besim jo vetëm menaxheret, por edhe publiku i gjerë, ndërkohë që inspektimi nuk “merakoset” shumë për besimin e publikut. 17. Inspektimi është më së shumti i njohur si mjet dhe autoritet i mbrojtjes së interesave financiare kundrejt keqmenaxhimit financiar, mashtrimit dhe korrupsionit. Përndryshe, Auditimi konsiderohet si shkencë formale e abstrakte, përshkruese e përgjithshme,me prejardhje të përgjithshme,sinoptike dhe e aplikueshme.

Veçantitë ndërmjet Auditimit të Brendshëm, Vistimeve të Brendëshme dhe Kotrollit të Brendshëm:

-Veçantitë (distinkcionet) ndërmjet AUDITIT të brendshëm, KONTROLLIT të brendshëm dhe CEKIMEVE (VISTIMEVE, SHQYRTIMEVE) të brendshme. Secili nga këto terma e shprehje ka “korsinë” e vet dalluese. AUDITIMI I BRENDSHEM (internal audit): është një aktivitet i pavarur vlerësues në një organizatë, i ngritur për të rishikuar e analizuar operacionet e të dhënat, si shërbim për menaxhimin e që realizohet nga një personel i veçantë që zotëron aftësi e njohuri të caktuara. VISTIMET E BRENDSHME (internal check): nënkuptojnë një sistem sipas të cilit puna në lidhje me kryerjen dhe regjistrimin e transaksioneve është e rregulluar në atë mënyrë, që puna e një anëtari të stafit,është vijimësisht e mbikëqyrur dhe e kontrolluar në mënyrë automatike nga një pjesëtar tjetër i stafit. Kështu, përmes këtij sistemi mundësia për mashtrime, gabime dhe parregullsi është minimale, nëse nuk eliminohen plotësisht. Objektivat e vistimeve apo shqyrtimeve të brendshme listohen si më poshtë: 1. të parandalojnë dhe minimizojnë shanset për gabime,parregullsi e mashtrime. 2. të zbulojnë gabimet e mashtrimet, nëse ato kanë ndodhur dhe i kanë shpëtuar vigjilencës së mbikëqyrësve të operacioneve,përmes rishqyrtimit të librave e regjistrave të llogarive dhe korrigjimit të operacioneve. 3. të sigurojnë saktësi e kredibilitet të transaksioneve të biznesit. 4. të rishpërndajnë burimet njerëzore dhe të mundësojnë një çekim të punës së tyre nga persona të tjerë (zyrtarë eprorë) për të shmangur ndonjë gabim rastësor apo nga pakujdesia, që e prezanton sistemi,(mbikëqyrje e vëzhgim në mënyrë automatike të proceseve e operacioneve). 5. të përmirësojë efiçensën e përgjithshme të stafit, nga caktimi i detyrave në bazë të parimeve të ndarjes së punës. Operacionet dhe procedurat e çekimeve të brendshme: 104


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.