Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

Page 84

Qendra e Mendimit Pozitiv

Është koha për tu zgjuar!

A

snjëherë nuk duhet të besoni që disa situata të jashtme mund të kontrollojnë jetën tuaj. Ansjëherë nuk duhet të besoni që ajo që dëshironi është e gabuar. Asnjëherë nuk duhet të besoni se disa superfuqi po ju tërheqin. Ansjëherë nuk duhet të keni frikë nga “ajo” ose “ata”, kushdo qofshin , vetëm nëse vendosni ju të jeni në një situatë të tillë. Pra si ju futëm kësaj meseleje? Më shumë se gjashtë milion njerëz (plus atyre në shtetet që nuk janë studiuar) kanë lindur me frikë dhe fokusohen më shumë në atë që nuk e duan duke bërë që ashtu të ndodhë. Nuk ishte menduar të ishte ashtu, por nevoja jonë për të gjetur një arsye se përse gjërat asnjëherë nuk kanë shkuar siç kemi dashur ne, rezultoi që duhet të ishte faji i disa faktorëve të ndarë nga ne: qeveria, ekonomia, shefi, martesa, formimi ynë, edukimi, fati jonë i keq. Realiteti është që ne kemi ardhur të lulëzojmë e të përparojmë , si dhe të jetojmë këtë eksperiencë të madhe të kënaqësisë njerëzore, jo dhimbjen ose luftën. Kemi ardhur të kënaqemi ndërsa mësojmë, të rritemi pa vuajtur, të mbjellim dëshirat tona në dijen absolute që ne mund të mësojmë ti shfrytëzojmë en-

ergjitë tona …kuptimin….dhe emocionet më së miri. Ne arritëm këtu me një liri zgjedhje të garantuar urdhëruar nga natyra jonë e ekzistencës. Ka ardhur koha që ta ushtrojmë atë të drejtë që e kemi që nga lindja. Nuk jemi zënë në asnjë grackë. Nuk varemi nga asnjë rrethanë. Nuk jemi viktima të asnjë kushti. Por, jemi qënie që zotërojmë një aftësi të shenjtë për të përdorur çdo dëshirë të çuditshme që mendja jonë mund të sajojë sepse ne zotërojmë lirinë e pa kontestueshme, të pashtrënguar dhe të parregulluar të zgjedhjes, cilat do zgjedhje qofshin. Është koha për tu zgjuar. Është koha për tu kujtuar se si të vëmë në zbatim këta zgjedhje. Është koha ta zbulojmë kokën dhe të pranojmë që nuk ndodhin rastësisht ata që marrim nga jeta. Është koha që të ndalojmë krijimin nga pakujdesitë dhe kujtimet e thënieve të mënçura që dikur i kishim mësuar përmendësh që nga histortia e shkruar, mençuri që na lejuan të krijojmë pasionet me një qëllim të thjeshtë. Është koha e duhur! E meritoni. Meritoni tju realizohen të gjitha inspiratat tuaja sido qofshin. Ju duhet vetëm ta dëshironi dhe ta ndjeni atë, dhe e gjithë jeta e re me lumturi të jashtëzakonshme, do të jetë e juaja. Jo mund të jetë; por do të jetë! Ky është një garantim kozmik.

84 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

revista nr 13.indd 84

2/8/2013 1:44:36 PM


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.