Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

Page 8

Sinensis Camellia,

e njohur ndryshe me emrin Çaji jeshil, e ka origjinën kryesisht nga Kina dhe Japonia. Shumë sëmundje të lidhura me anatominë e trupit të njeriut, mund të kurohen me këtë bimë.

Përdorimi

Përdorimi

Përgatitja e çajit bëhet në këtë mënyrë: Pasi pastrohet, hidhet në ujë të valuar. Mbulohet me kapak dhe pasi të marrë valë hiqet duke e lënë të mbuluar me kapak, që të mos i dalë aroma deri në momentin e servirjes. Kur serviret mund ti hidhet mjaltë dhe limon. Kjo bimë është përdorur për vetitë e saj aromatike në kuzhinat lokale.

Zieni uje dhe hidheni në një filxhan çaji. Vendosni brenda një bustinë me çaj dhe lëreni për 3 minuta. Ju sugjerojmë, që të pini një filxhan çaj përpara se të hani mëngjes dhe një filxhan përpara së të hani vaktin e darkës. Përdorni sheqer, nese do të nevojitet.

Vetitë e Çajit Jeshil: 1. Ul tensionin e larte te gjakut. Pirja e çajit jeshil shtyp ose ndrydh angiotenzin II, e cila ngre tensionin e lartë të gjakut. 2. Ul sheqerin në gjak. Polifenolet dhe karbohidratet e çajit jeshil janë efektive në uljen e sheqernave në gjak. 3. Lufton kancerin. Ka shumë studime që tregojnë që katekina e çajit jeshil është efektive në parandalimin e kancerit. 4. Çaji jeshil ngre sistemin e imunitetit, për arsye të përqendrimit të lartë të polifenoleve dhe flavenoideve. 5. Antioksiduesit e çajit jeshil ulin kolesterinën. 6. Çaji jeshil i grades së lartë përmban më shumë polifenole se çaji i zakonshëm. 7. Ai është gjithashtu i shijshëm. 8. Gjethet e pa fermentuara të çajit jeshil janë forma e proçesit më të mirë të çajit. 9. Pirja e çajit jeshil nga 100 % gjethe është rruga më e mirë natyrale për të dhënë mira të shumta në shëndet. 8 77 people&more ... 7tëDhjetor 2012

revista nr 13.indd 8

Çaji Jeshil

Çaji i malit

Sideritis syriaca,

i njohur ndryshe me emrin Çaji i malit, është një barishte e mirënjohur për vetitë mjekësore. Ajo rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht Ballkan. Sideritis është bima e njohur si çaj mali. Këto bimë janë të egra, që janë përshtatur për të mbijetuar me pak ujë dhe pak tokë. Çaji i malit rritet në shpate shkëmbore dhe kullota në lartësinë mbi 1.000 metra.

Vetitë e Çajit te Malit: 1. Ndihmon tretjen. 2. Forcon sistemin imunitar. 3. Trajton të ftohtin e zakonshëm, gripin dhe viruset e tjera, alergjitë dhe asmën, kongjestionet e sinozitit, madje dhe dhimbjet dhe ankthet e lehta. 4. Ndihmon në parandalimin e osteoporoses. 5. Në saj të vetive të tij anti-oksidante ndihmon në parandalimin e kancerit. 6. Ka efekt pozitiv në pothuajse çdo gjë që shkakton shqetësim në trup. 7. I njohur shkencërisht si anti-mikrobial, antiinflamator, dhe anti-oksidant. 8. Luan rol në parandalimin e gripit dhe alergjive.

2/8/2013 1:43:38 PM


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.