Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

Page 76

Qendra e Mendimit Pozitiv

50 mënyra për të shtuar lumturinë! Vendosni të jeni të lumtur – Ju bën mirë për shëndetin…

N

jerëzit më të lumtur vlerësojnë atë që kanë, qëndrojnë mendje hapur ndaj ideve dhe aventurave të reja, përdorin kohën e tyre të lirë si mjet zhvillimi, dhe pëlqejnë muzikën relaksuese, pikturat e bukura, shoqërinë dhe bisedat e ngrohta. Me fjalë të tjera, çdo ditë bëjnë gjëra të vogla që shtojnë lumturinë e tyre. Është shumë më e thjeshtë se duket. Çdo gjë që është pozitive dhe gazmore është vetë-ushqyese. Rezultati? Do të jeni më të lumtur, më të shëndetshëm. Më poshtë keni 50 ide të thjeshta që mund ti merrni në konsideratë për të shtuar lumturinë tuaj. 1.Veproni sikur sot është një ditë e mrekullueshme. – Bëni kështu, dhe kështu do të jetë. Studimet tregojnë që pavarësisht se ne mendojmë se veprojmë ashtu siç e ndjejmë, në fakt ndihemi ashtu për shkak të mënyrës se si veprojmë. Një sjellje e mirë çon drejt eksperiencave të mira. 2.Gjëja e parë që të bëni në mëngjes, buzëqeshni. – Është shumë e vështirë të ndiheni të trishtuara kur fytyra juaj është e lumtur. Mbusheni pasqyrën e banjos ose të dhomës së gjumit me shënime të shprehjeve tuaja më të preferuara, me qëllime, foto, etj. dhe pastaj reflektoni për disa minuta kur të zgjoheni. 3. Kaloni më shumë kohë me njerëz që ju bëjnë të buzëqeshni. – Kush ju mbështet më së shumti? Kaloni më shumë kohë me këta njerëz. Kaloni më shumë kohë me ata persona që reflektojnë atë që ju doni të bëheni – njerëz që bëjnë gjëra të mira dhe e bëjnë jetën tuaj më të ndritur thjesht duke qënë pjesë e saj. 4. Provoni të bëni diçka të re. – Shkoni diku ku nuk keni qënë kurrë më parë. Bëni diçka që nuk e keni bërë. Do tju ndryshojë vizionin që keni për botën dhe do tju japë një perspektivë tjetër. Varieteti do tju japë nuancë jetës tuaj. Ju mund të shikoni ose të bëni diçka me miliona herë por vetëm një herë mund ta shikoni dhe ta bëni për herë të parë. Si rrjedhojë, përvojat e para lënë në mendjen tonë një shenjë që do ta kemi për të gjithë jetën. Pra, jepini asaj nuanca. Sa më shumë përvoja që të keni, aq më e pasur do të jetë jeta juaj. 5. Punoni në diçka që ka shumë kuptim për ju. – Angazhohuni në një projekt personal, ose merrni përsipër të bëni diçka që keni dashur të bëni për një kohë të gjatë por nuk keni mundur. Jeta është e shkurtër. Sot është dita për të verpuar. 6. Ndiqni vetëm ato gjëra për të cilat jeni mirënjohës. – Nuk

mund të diheni veçse mirë kur të llogarisni të mirat tuaja. Filloni të shkruani një ditar mirënjohje ku të shprehni falenderime çdo ditë. 7. Ëndërroni. – Ju mund të bëni çdo gjë që i vini vetes synim. Përpiquni shumë që ëndrrat tju bëhen realitet. 8. Dëgjoni zërin tuaj të brëndshëm. – Instiktet tuaja ju tregojnë atë që duhet të bëni. Është shumë e rëndësishme të dëgjoni zemrën dhe mendjen tuaj. Mos i dëgjoni të tjerët gjithmonë. Bëni atë që zemra juaj ju thotë që është e drejtë. 9. Besojini vetes. – Ju jeni njerëz të mirë. Jeni inteligjent. Jeni të rëndësishëm. Zgjedhjet tuaja janë më të vlefshmet. 10. Vlerësoni të gjithë ata që janë pranë jush. – Thojuni miqve dhe shokëve që i falenderoni dhe i adhuroni, falni buzëqeshje për këdo, dhe përqafoni të gjithë të dashurit tuaj. Sa më shumë dashuri që të jepni aq më shumë do të merrni. 11. Bëni komplimente. – Bëni komplimete sa herë që tju jepet mundësia. Do të shikoni që me një gurë do të vrisni dy zogj, sepse kur personit që i bëni komplimente do të buzëqeshë, do të buzëqeshni edhe ju. 12. Takohuni me një shok të vjetër. – Nuk ka gjë më të kënaqshme se sa të kujtoni disa nga momentet më të bukura të jetës tuaj, me një shok që ka qënë pranë jush në ato momente. 13. Bëhuni energjik. – Shprehuni. Mbusheni atmosferën në punë dhe shtëpi me ngjyra të ndezura. Jo vetëm me rroba e mobilje, por edhe me fjalë dhe veprime. Botës i mjafton ajo gri që ka! Nuk është nevoja tja shtoni edhe ju. 14. Bëni disa prapësira. – Ndonjëherë e marrim veten shumë seriozisht. Harrojeni. Bëhuni më spontan dhe më të lirshëm. Ndonjëherë duhet të qeshni shumë që të gjallëroheni. 15. Ngadalsohuni. – Kur e jetoni jetën me një shpejtësi shumë të madhe, gjysmën e saj po e humbisni. Ndaloni dhe merrni frymë thellë. Kërkoni mënyra për të përshtatur me një ritëm më njerëzor. Kushtojini rëndësi asaj që po bëni. Mos humbisni kohë duke bërë gjëra që nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe, por përqëndrohuni më shumë tek ato gjëra që kanë rëndësi. 16. Jetoni momentin. – Jeta ndodh tani. Në vend që të qëndroni me mendjen nga e shkuara, ose të shqetësoheni për atë që do të sjellë e ardhmja, thjesht jetoni të “tashmen”. Nuk mund të mësoni diçka ose të zbuloni një mundësi të re nëse mendja juaj ka ngecur në një kohë tjetër. E tanishmja është koha e vetme që keni të garantuar. Jeta është tani. Mos e humbisni.

76 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

revista nr 13.indd 76

2/8/2013 1:44:31 PM


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.