Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

Page 6

Personazh

Rosela mes këngës

dhe Parlamentit!

R

osela si këngëtare, a ndiheni nën presion nga publiku i cili pret gjithmonë prej jush, apo në «konkurencë» me kolegët e tjerë?

Kur zgjedh të bëhesh artiste nuk mendon për presionet apo konkurencën pasi një artist është një shpirt i lirë dhe në çdo gjë që ai bën udhëhiqet nga pasioni nga instikti dhe në momentin që merr feedback nga publiku, dashamirësit, sigurisht që i rritet përgjegjësia. rritet pritshmëria e tyre për të risjellë gjithmonë këngë të mira dhe kjo për mua personalisht kthehet në motivim për të bërë këngë sa me cilësore dhe për të qenë sa më pranë atyre që na ndjekin e na duan, për ato emocione të vërteta që un përpiqem të transmetoj. > Klipi juaj i fundit “Pafundësi» është shumë i klikuar në youtube, dhe kjo vetem për pak muaj, si ndjeheni, a e keni arritur pritshmërinë tuaj për këtë këngë?

Rosela Gjylbegy, diplomuar për Psikologji,artiste me një zë të jashtëzakonshëm, punon në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit të Shqipërisë në fushën e barazisë gjinore.

Klipi im i fundit aktualisht ka 1 milion e ca klikime, dhe është kenga ime më e klikuar, unë mendoj se kjo këngë i kaloj gjithë pritshmëritë e mia, superoi ate çka unë prisja dhe sigurisht që jam shuuuuumë e kënaqur e për këtë s’lë dot pa falenderuar kompozitorin Kledi Bahitin për talentin, për frymën e re muzikore që ai po sjell dhe për melodicitetin e tij të jashtëzakonshëm, kemi nevojë për të rinj që bëjnë të frymzohesh, si Kledi dhe unë i jam shumë mirënjohëse . Njiheni si një person që mbështetet shumë tek mendimi pozitiv dhe energjia pozitive gjatë ditës, ç’mund të na thoni diçka më shumë, a keni ju një «recetë» apo jeni person i cili nuk «nevrikoset» asnjëherë? Unë jam një njeri me temperament, dhe e dua jetën dhe dua ta jetoj atë me pozitivitet, çdo çast, çdo orë, çdo ditë ka vlerën e vet dhe ne Zoti na e ka dhënë këtë mundësi ta jetojmë, të luftojmë, të dashurojmë, të vuajmë, të lëndohemi, të zhgënjehemi, të çohemi përsëri në këmbë sepse ia vlen të vazhdosh përpara pavarsisht pengesave që hasim në jetë, ne duhet të mendojme pozitivisht. Unë jam rritur me sakrifica, më është dashur të punoj fort me veten, për veten, për të qenë kjo që jam, për të realizuar endrrat e mia, për tu shkolluar, formuar, për të qenë e pranueshme, për të dashur, për të gabuar, ndaj me gjithë këtë kaos problemesh të pafundme, që ne jetojmë çdo ditë, nga gjithë vuajtjet, sakrificat, kam kuptuar se pavarësisht të gjithave, jeta është një dhuratë e çmuar që vlen ta gëzosh në çdo moment dhe të buzeqeshësh e të falesh sa me shumë dashuri e të bësh sa më shumë të mira të mundesh

6 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

revista nr 13.indd 6

2/8/2013 1:43:37 PM


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.