Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

Page 59

për ekzistencën tonë? Sa prej nesh janë ende të pakënaqur edhe në qoftë se ne kemi një punë të mirë, një shtëpi të bukur dhe një llogari bankare të shëndetshme, por dëshirojmë akoma më shumë? Nuk ka asgjë të keqe nëse ne përmbushim dëshirat tona trupore për aq kohë sa nuk ka ekuilibër dhe harmoni te ne. Ky ekuilibër dhe kjo harmoni vjen me njohjen e veprimeve tona që kanë për qëllim që të kënaqin të pesë shqisat. Që të kthejmë ekuilibrin dhe harmoninë në jetë duhet të konsultohemi me mendjen tonë në fillim. Nëse ne jemi të ndershëm me veten kur i bëjmë pyetje asaj në mënyrë të ndershme, në një mënyrë të ngadaltë po i lejojmë mendjet tona që të rimarrin kontrollin mbi trupat tanë.

Truri

Nëse mund të thjeshtojmë jetën duke redaktuar dëshirat tona, ndoshta mund të hedhim një hap prapa dhe të lejojmë mendjet tona të kontollohen vetë në mënyrën sesi ato janë menduar të jenë. Mos harrroni se mendja kontrollon dhe ushqen trupin, trupi ushqen shpirtin dhe shpirti ushqen mendjen përsëri. Mendja që të rimarrë kontrollin ashtu siç duhet dhe për të gjetur qëllimin e saj përseri, duhet të bëjë gjëra dhe të ndërmarrë veprime që me të vërtetë ushqejnë trupin në mënyrë që trupi mund të ushqejë shpirtin. Duke lejuar shqisat e trupit të diktojnë veprimet, mendjet tona na kanë lejuar të bëhemi egoistë, lakmitarë dhe negativ. Vetë-përqëndrimi dhe grykësia kanë kontribuar në krizën ekonomike aktuale në botë. Ky negativitet manifestohet në forma të ndryshme, të tilla si humbja e shpresës, besimit, vetëpërmbajtjes dhe depresionit. Mendjet tona duhet të largojnë negativitetin, të punojnë për të zvogëluar vetë-përqëndrimin dhe të bëhen më bujare. Ne duhet te kemi vetëm mendime pozitive në mënyrë që energjia e mendimit pozitiv te drejtohet drejt gjërave dhe veprimeve që prodhojnë rezultate pozitive. Praktikat e “Feng Shui” i rrisin këto rezultate, por “Feng Shui” nuk mund ti krijojë ato. Hapi i parë që duhet bërë është të njohim se çfarë është brenda kontrollit tonë dhe çfarë nuk është. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për atë që

është jashtë kontrollit tonë dhe nuk duhet të lejojmë që këto gjëra të na mërzisin. Për shembull, ekonomia e botës është afër kolapsit. Shumë prej nesh ndihen të pafuqishëm dhe të shqetësuar për atë që shtrihet përpara. Shumë prej nesh kanë humbur punën, kursimet dhe shtëpitë. Si rezultat, shumica prej nesh kanë humbur besimin, shpresën dhe jetojnë në depresion. Çfarë duhet të bëjmë në situata të tilla? Si duhet të veprojmë për të arritur ekuilibrin e mendjes, trupit dhe shpirtit? Sigurisht, ne duhet të mësojmë nga veprimet tona të mëparshme dhe të mos përsëritim të njëjtat gabime. Por ne gjithashtu duhet të pranojmë se mendimet pozitive duhet të jenë shumë të forta që të ndikojnë në veprimet tona. Natyrisht , ne e dimë se mendimet pozitive nuk do vënë ushqim në tryezat tona ose të na paguajnë borxhet, por ato mund të na ndihmojnë të kemi një mendje të qartë në mënyrë që të mund ti vijmë në ndihmë vetes tonë. Mendimet pozitive duhet të na japin shpresë dhe besim për aq kohë sa mendjet tona, trupat dhe shpirtrat janë në ekuilibër. Ndërsa ne përpiqemi të largojmë mendimet negative, ne në një mënyrë po ushqejmë trupin tonë që të reduktojnë stresin dhe depresionin e panevojshëm. Shumë prej këtyre mendimeve negative mund të shkaktojnë pagjumësi, depresion, zemërim, mendime dhe emocione të tjera të dëmshme për trupat tanë.

Shpirti

Mendja ka një aftësi që kontrollon trupin dhe veprimet e tij. Një qëndrim me emocione dhe ndjenja pozitive sjell një veprim pozitiv. Të ndihmojmë të tjerët, duke shpenzuar nga koha , paratë ose nga energjitë tona. Në këtë mënyrë ne ndihmojmë veten në fillim duke u bërë njerëz më të mire e si rrjedhim ushqejmë dhe shpirtrat tanë me mirësi dhe pozitivitet. Kur kryejmë një vepër të mirë, ndjejmë një kënaqësi dhe lumturi në zemër. Kështu, ne duhet të kemi mendime pozitive dhe shpresëdhënëse për të ndihmuar të tjerët duke dhënë nga vetja jonë. Mendime përfundimtare Mos e shikoni krizën ekonomike si diçka që ka ndodhur për t’ju reduktuar juve konsumimin dhe shpenzimet e përditshme, por si një mundësi për të ndryshuar perspektivën tuaj në lidhje me qëndrimin tuaj. Mos shpenzoni dhe konsumoni më pak për shkak të krizës duke menduar se duhet të kurseni se mos humbisni të ardhurat tuaja. Punoni që mendja juaj të fitojë kontrollin e saj në mënyrë që shpirti juaj mund të ushqehet. Ushqyerja e shpirtit është çelësi për të arritur pushtetin e “Feng Shui-it”.

7 Dhjetor 2012... 59

revista nr 13.indd 59

2/8/2013 1:44:24 PM


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.