Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

Page 12

tip gare. Adoleshenti ka nevojë për një mbështetje psikologjike dhe inkurajimin e vazhdueshëm si një pjesë integruese në programin e dobësimit. Adoleshenti ka nevojë për një mbështetje psikologjike dhe inkurajimin e vazhdueshëm për të evituar rënien e një cikli shkatërrimi dhe aktiviteti të fillimit dhe të ndalimit ose tërheqës së këtij program dobësimi. Dietat me kalori shumë të ulët.

Dietat me kalori shumë të ulta që i përdorin rëndom të rriturit duhen të shmangen tek fëmijët dhe adoleshentët. Ato mund të përdoren vetëm në raste shumë të veçanta për këtë kategori. Edhe pse këto llojë dietash mund të jenë efektive në promovimin fillestar të rënies në peshë, pacientët të cilët i kanë eksperimentuar këto lloj dietash të forta kanë shumë të ngjarë ta rifitojnë peshën që kanë humbur shumë shpejt. Dietat e forta të monitoruara nga afër nga një mjek me përvojë duhet të limitohen në raste të rralla tek pacientët të cilët kanë komplikacione patologjike të obezitetit për të cilët reduktimi i shpejtë i peshës është i domosdoshëm edhe këto lloj dietash duhet të kenë në përbërjen e tyre mjaftueshëm: proteina, minerale dhe vitamina. Epstain dhe Holleget (1994) raportuan që rreth 20 % e 137 të pacientëve ishin trajnuar për çrregullime psikiatrike gjatë një periudhe 10 vjeçare. Këto rezultate sugjeruan që fëmijët dhe adoleshentët që kërkojnë trajtim për obezitet mund të kenë risk për zhvillimin e problemeve psikiatrike dhe në mënyrë të veçantë ç’rregullime të të ngrënit dhe forma depresioni. Ndjekja dhe terapia mbi mënyrën e të sjellurit

Trajtimi më efikas kundrejt obezitetit është padyshim kombinimi i një regjimi dobësimi dhe modifikime të sjelljes

duke vënë theksin mbi identifikimin dhe eleminimin e zakoneve jo të mira të ushyerjes. Vlerësimi i efekteve për një kohë të gjatë të kësaj metode duket premtuese në trajtimin e obezitetit tek adoleshentët. Puna në grup. Për disa persona që vazhdojnë një program dobësimi mbështetja dhe inkurajimi i dyanshëm që gjen një grup personash që kanë të njëtin problem, i ndihmon ata të përshtaten më ndryshe për të pritur qëllimet e tyre të fituara, që nënkupton humbjen në peshë. Këto grupe mund të drejtohen nga profesionist të shëndetit, infermier ose klinikave speciale. Grupi nuk i kushton rëndësi vetëm humbjes në peshë por vë theksin mbi zhvillimin e një imazhi pozitiv për veten. Mbështetja dhe inkurajimi në grupe janë themelore. Parandalimi

Rritja e rasteve të obezitetit tek fëmijët dhe adoleshentët dhe efektiviteti i kufizuar i trajtimit të obezitetit ka bërë që kujdesi të fokuasohet në parandalimin primar të obezitetit. Gjithsesi shumë trajtime të së kaluarës për të parandaluar obezitetin kanë qenë jo efektive. Në përgjithësi nuk janë dhënë ndryshime domethënëse të dhjamosjes dhe efektet afatshkurtra në mënyrë konsistente prishen herë pas here. Janë duke u bërë studime të herë pas hershme për të testuar lloje të reja trajtimesh për të parandaluar obezitetin. Tendenca e tanishme është që të zhvillohen programe trajtimi afatgjata në drejtim të sjelljes individuale dhe faktorëve ambiental. Shumë nga këto programe janë të bazuara tek shkollat dhe përfshijnë familjen po aq sa edhe përpjekjet për të influencuar vaktet që fëmija ha në shkollë dhe edukimin fizik.

12 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

revista nr 13.indd 12

2/8/2013 1:43:40 PM


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.