Flluska sapuni

Page 1

Flluska sapuni



Flluska sapuni


Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup. Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e Ambasadës Britanike në Shkup.


Flluska sapuni Autor i tekstit: Filipina Negrievska Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska


V

era sapo kishte arritur. Shoqërinë MELA, siç e quanin atë fëmijët sipas shkronjave me të cilat fillonin emrat e tyre, e prisnin shumë ditë të gjata e me vapë. Me t’u zgjuar fëmijët hanin mëngjesin shpejt e shpejt dhe dilnin te fusha e sportit – të gëzuar e pa brenga. Por atë mëngjes Luani u vonua pak dhe erdhi disi buzëvarur. Kur e vuri re, Ada e pyeti gjithë kureshtje: “Si mund të mos jesh i gëzuar në një ditë të këtillë? Gjyshi im më solli akullore për të gjithë ne – urdhëro merr, të kalon menjëherë zemërimi!” Po Luani s’e kishte mendjen tek akullorja, andaj Ada sërish i tha: “Hajde merr, urdhëro, e di që ta do zemra – s’kam dëgjuar ende të ketë ndonjë fëmijë që s’do akullore!” Ashtu ngathët-ngathët Luani mori akulloren, filloi ta lëpinte dhe i buzëqeshi fytyra. Akullore morën edhe fëmijët e tjerë dhe zunë vende te banka. Ana iu afrua Luanit dhe e pyeti: ”Na thuaj ç’ke, ne jemi shokë, këtu erdhëm për të luajtur, për t’u argëtuar, po edhe për ta ndihmuar njëri-tjetrin në vështirësi!”

4


5


L

uani shpërtheu: “Qe, po jua them brengën time! Jam shumë i mërzitur nga shkaku se sot do të vijnë do mysafirë nga Tetova, me ta edhe Roni, që është kaq sa unë, po s’di të luajë asnjë nga lojërat! Kështu qe edhe kur ishte më i vogël dhe, kur e pyeta njëherë mamin e Ronit se çka ka që sillet ashtu, ajo më tha: ‘S’ka asgjë! Shumë po pyet ti! Turp të kesh!’ Ndërkaq fare s’i bëhet vonë që flet si çilimi, që mezi vrapon, që m’i trazon gjithë gjërat në dhomë, ma përmbys shportën e bërllokut... Ç’të bëj unë! Vetëm vrenjtem dhe i bërtas: ‘Mjaft më! Pusho! Mos! Mos! Mos!’ Kur ishte te ne herën e fundit, vetëm i rendiste lodrat dhe pastaj i prishte me dorë a me këmbë!”

6


7


G

jyshi i Adës dhe Denizit rrinte ulur më tej dhe po dëgjonte me vëmendje bisedën e fëmijëve. Pastaj vendosi të ndërhynte: “Fëmijët dallohen mes vete për shumë gjëra – s’i gjen kund dy fëmijë të njëjtë dhe pikërisht kjo gjë e bën botën të jetë më interesante dhe më e këndshme. Nganjëherë fëmijët dallohen për gjëra të vogla – sikundër ngjyra e lëkurës, ose nga flokët e gjata, po ndonjëherë këto dallime janë më të ndjeshme – ka fëmijë që nuk arrijnë kurrë të flasin, ose madje të rrinë të qetë. Megjithatë, të gjithë fëmijët, sado që të dallohen, ata duan të jenë të gëzuar e të lumtur, të kenë shokë dhe të shijojnë dashurinë e të tjerëve”.

8


9


E

nisës i erdhi shumë keq – si për Luanin që ishte i nevrikosur dhe s’dinte ç’të bënte, ashtu edhe për Ronin, i cili s’do mend se nuk ndihet mirë kur sheh se Luani zemërohet dhe nuk dëshiron të luajë me të. Ajo po vriste mendjen me sytë përdhe dhe po luante me një gur të vogël nën këmbë. Pas pak ajo shtroi pyetjen: “Shokë, si ta ndihmojmë Luanin dhe Ronin për të qenë edhe ata të lumtur kur të jenë së bashku? Asgjë s’më bie ndër mend... Po një gjë e di, sado që të jenë të ndryshëm, prapëseprapë ata janë fëmijë dhe doemos të kenë edhe ngjashmëri”. Ndërkohë Ada e trazuar mori fjalën: “Te klasa jonë erdhi të mësonte një fëmijë dhe në fillim askush prej nesh nuk dinte, por as edhe nuk donte ta shoqëronte. Mirëpo, dalëngadalë me kalimin e kohës ne të gjithë gjetëm ndonjë gjë që na vinte mirë ta bënim së bashku me të!” Atëbotë Denizit i ra ndër mend se Ada i kishte treguar se një ditë kishin bërë flluska sapuni dhe kjo gjë e kishte gëzuar shumë atë fëmijë. Kur e dëgjuan këtë gjë, të gjithë u gëzuan, kurse Markoja përmendi se edhe ai kishte shumë dëshirë të bënte flluska sapuni. Edhe Enisa, edhe Denizi, edhe Luani, edhe Ana thanë se kjo ishte një lojë e këndshme e tyre. Pastaj Enisa i tha Luanit: “Shumë bukur! Kjo mund të jetë një nga lojërat që mund ta bësh së bashku me Ronin”. Pastaj edhe Adës i erdhi një ide tjetër dhe i propozoi Luanit: “Po sikur të provosh t’i shembësh lodrat me top? Ty të pëlqen të luash basketboll, kurse ai t’i renditë lodrat. Provoni t’i gremisni ato me topin e basketbollit! Në qoftë se Roni s’do ta hedhë topin, hidhe ti, kurse ai le t’i tubojë lodrat! Kështu, mendoj se edhe ti edhe Roni do të jeni të gëzuar!”

10


11


L

uani e pëlqeu idenë dhe premtoi se do ta provonte. Ndërkohë iu kujtua se Roni ishte shumë i urtë dhe i gëzuar kur e përqafonin atë nëna dhe babai; sa qejf kishte të qëndronte para tyre, t’i hapte krahët dhe t’u hidhej në grykë. Luani ja se ç’tha: “Edhe unë i dua përqafimet – do të provoj edhe unë ta përqafoj!” Por Ana u shpreh se nuk i donte aq shumë përqafimet, mirëpo nëse do ta kishte shok Ronin, ajo sigurisht do të provonte të vraponte nëpër livadh dhe të ndiqnin njëri-tjetrin duke u sjellë rreth pemëve. Sa më shumë që bisedonin, aq më shumë ide u vinin fëmijëve si të silleshin me Ronin ashtu që të gjithëve t’u vinte mirë e më mirë... Gjyshi i Adës e Denizit po i dëgjonte fëmijët dhe qeshte me ëmbëlsi. Ai qe shumë i gëzuar që fëmijët e shoqërisë MELA ishin aq të kujdesshëm dhe i tha gjyshit të Enisës: “Eh, fëmijë, mor fëmijë... Sa kisha dashur të kthej kohën mbrapsht dhe hop, përnjëherë të bëhem fëmijë përsëri!” Ndërkaq, gjyshi i Enisës i pëshpëriti diçka në vesh atij dhe të dy u ngritën nga vendi ku rrinin ulur. Pas disa minutash fëmijët panë me habi si binin rreth tyre flluska sapuni. Të gjithë po qeshnin e po gëzoheshin. Kur e ngritën kokën lart të shihnin se nga vinin ato – ata panë dy gjyshërit duke nxjerrë flluska sapuni dhe duke i përshëndetur me dorë nga ballkoni i ndërtesës.

12


13


N

ë fushën e sportit në atë kohë u shfaq Roni dhe prindërit e tij. Kur i pa Roni flluskat e sapunit, vrapoi gjithë gëzim dhe i zgjati duart për të zënë ndonjë. Por shumë shpejt iu mërzit kjo dhe filloi të vraponte rreth e qark, ndërsa Ana kur e pa, filloi ta nxiste me fjalët: “A mund të më zësh, hajdeeee!” dhe zuri të ikte duke qeshur. Roni e vuri re, nisi të qeshte edhe ai dhe iu vu pas me vrap. Kur pa se si luante Roni së bashku me fëmijët e tjerë, nëna e tij u pajtua që së pari herë ta linte Ronin vetë përjashta me fëmijët.

14


15


Botues: UNICEF Për botuesin: Nora Shabani Redaktor: Violeta Petroska-Beshka Autor i tekstit: Filipina Negrievska Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska Dizajni: KOMA CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) NEGRIEVSKA, Filipina Flluska sapuni / [Autor i tekstit Filipina Negrievska ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska]. - Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. - (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.) ISBN 978-608-4787-15-0 (кн.) 1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98856970

Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015


Të gjitha Tregimet me figura Shoqëria MELA Shoqëria MELA

Syzet e Enisës

Markoja në karrocë

Gjuha e Sarës

Gjyshi i verbër

Garat e shkollës

Familje të ndryshme

Gjuhë të ndryshme

Si për vajzat, si për djemtë

Hirushi

Andreja dhe macja e vogël

Dasma

Ndodhitë e Enisës

Pitër Pani

Bajrami

Shëngjergji

Pashkët

Loja me hije

Flluska sapuni



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.