Loja me hije

Page 1

Loja me hije



Loja me hije


Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup. Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e Ambasadës Britanike në Shkup.


Loja me hije Autor i tekstit: Renata Dedova Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska


I

shte stina e verës, kurse fëmijët e shoqërisë MELA, siç e quanin atë fëmijët sipas shkronjave me të cilat fillonin emrat e tyre, ishin shumë të gëzuar që mund të rrinin e të luanin përjashta gjatë kohë. Ata sot, meqë u lodhën shumë duke luajtur, u ulën te banka e parkut për të pushuar pak. Po bisedonin për gjëra të ndryshme, por Enisa ndërkohë hodhi vështrimin e saj te dritarja e ndërtesës fqinjë dhe lëshoi një klithmë: “Uaaa!” Fëmijët e tjerë u befasuan dhe e pyetën: “Çfarë ndodhi!? A mos pe gjë?”, kurse ajo vetëm shtoi: “Asgjë, si duket mua m’u fanit diçka!” Përsëri fëmijët e vazhduan bisedën, mirëpo pak më vonë Ana klithi: “Bah, atje vërtet ka një send të çuditshëm! Edhe unë tash e pashë!” Atëherë të gjithë përqendruan shikimin në atë dritare dhe vendosën t’i afrohen e të shikojnë nga afër se çfarë ishte ajo njëmend.

4


5


K

ur mbërritën para ndërtesës pranë, të gjithë mbetën gojëhapur: përbri dritares ndodhej një pëlhurë e bardhë, kurse në prapavijë kishte një hije fëmije dhe një hije Hëne që vallëzonin për mrekulli – shkonin majtas-djathtas, lart-poshtë, pastaj silleshin, largoheshin nga njëritjetri, por herë-herë edhe afroheshin shumë. Fëmijët e shoqërisë MELA kurrë s’kishin parë një gjë të tillë, andaj u ulën mbi bar për të parë se ç’do të bëhej. Kur mbaroi vallëzimi hijafëmijë e përqafoi hijen-Hënë dhe u zhdukën. Po fëmijëve fare s’u hynte në kokë se si mund të bëhej kjo gjë, ndonëse e kishin krejt të qartë se të gjithëve u pëlqeu pa masë. Ana tha: “Diçka të këtillë kurrë s’kam parë! Ishte një mrekulli! Sa me ëndje e shikoja!”, kurse Luani e plotësoi: “Bre, sa desha të kishte vazhduar edhe pak!” Markoja propozoi që të prisnin ca për të parë se mos vallë shfaqen hijet sërish pas pëlhurës, kurse të tjerët u pajtuan njëzëri. Por ata pritën e pritën, po hijet s’u dukën më.

6

Atëbotë Enisa tha: “Me gjithë mend dua ta di çfarë ishte ajo! Aq shumë më pëlqeu, saqë sonte do të ëndërroj sigurisht sikur jam ai fëmija që përqafon Hënën!” Këto fjalë i erdhën në vesh gjyshit që rrinte te ballkoni afër dritares, prandaj ai qeshi dhe u tha fëmijëve të shoqërisë MELA: “Selam, o fëmijë! Urdhëroni ejani te ne që ta zbuloni fshehtësinë!” Fëmijët kërcyen nga gëzimi dhe menjëherë ia kthyen përshëndetjen me “Selam!”, pastaj me vrap vajtën nëpër shtëpitë e veta për t’u treguar prindërve se ku do të shkonin.


7


K

ur u futën brenda, fëmijët u njohën edhe me gjyshen, e cila u tregoi atyre mbesën dhe nipin që këtë verë do të rrinin mysafirë një kohë të gjatë. Mbesa e kishte emrin Ada – që në turqisht kishte kuptimin “ishull”, kurse i vëllai quhej Deniz – që në turqisht do të thotë “det”. Shoqëria MELA u gëzua shumë që u njoh edhe me fëmijë të tjerë. Po kështu morën vesh se shokët e saponjohur ishin turq dhe në shtëpi flisnin turqisht. Ndërkohë Ana tha: “Oh sa mirë! Prej jush ne do të mësojmë ndonjë fjalë të gjuhës turke!”, kurse Enisa shtoi: “Ja, unë i mësova tashmë tri fjalë: ‘selam, do të thotë ‘përshëndetje’, ‘ada, do të thotë ‘ishull’ dhe ‘deniz’ do të thotë ‘det’!” Në këto e sipër, Marko e mori fjalën: “A e dini pse kemi ardhur? Ne pamë te dritarja juaj disa hije duke vallëzuar... Vërtet ishte bukuri e rrallë dhe të gjithë mbetëm shumë të kënaqur se na u duk si një shfaqje teatri, po s’na e rrok mendja se çfarë qe ajo gjë?!”

8


9


A

sokohe Ada dhe Denizi u qeshën të dy dhe i shoqëruan fëmijët mysafirë drejt dhomës ku ndodhej ajo dritarja. Kur hynë aty, fëmijët e shoqërisë MELA nuk panë asgjë të jashtëzakonshme – një dritare si gjithë të tjerat, kurse përbri qe varur një pëlhurë e bardhë. Ndërkaq Denizi u tha: “Vetëm pak pritni! Qëndroni para pëlhurës, ne tash po jua tregojmë të fshehtën!”, pastaj lidhi në rrjet një llambë të madhe me bateri për të bërë dritë pas pëlhurës së bardhë. Ada lëshoi muzikë dhe mori dy shkoptha të gjatë, një për vete e një për Denizin: majë njërit shkopth qe ngjitur një fëmijë i bërë prej letre, kurse te tjetri – Hëna, po kështu prej letre. Të dy shkuan pas pëlhurës dhe u ulën poshtë saj. Mandej secili e ngriti lart figurën e vet prej letre dhe nisën t’i lëviznin – pikërisht ashtu siç e kishin parë fëmijët kur kishin qenë përjashta. Pamje e magjishme! Vallja mbaroi sërish me përqafimin e fëmijës me Hënën. Kur Denizi e shoi llambën me bateri, hijet u zhdukën, ndërsa fëmijët e shoqërisë MELA i shpërblyen me një duartrokitje të madhe.

10


11


F

ëmijët hiç nuk e vunë re sa shpejt iku koha, por ata i mori uria. Ndërkohë gjyshi e gjyshja e Adës dhe Denizit i ftuan të hanin darkë të gjithë së bashku. Derisa po pritnin të shtrohen në tavolinë ushqimet, nga kuzhina po vinte një erë e këndshme që fëmijët e shoqërisë MELA e dinin, po asnjëri prej tyre s’mund t’ia qëllonte se nga ç’gatesë vinte. Kur e shtroi gjyshi mbi tavolinë, Markoja dhe Ana bërtitën me një zë: “Aha, ajo paska qenë aroma e sarmave! Oho, sa shumë i duam sarmatë ne dy!” Dhe Enisa lëshoi britmën e kënaqësisë: “Ho-ho, sa shumë më pëlqen ky ushqim!”, kurse Luani ia vuri kapakun me fjalët: “ Mendoj se askush në botë s’i do sarmatë më shumë se unë! Përditë ato mund t’i ha, po t’i kem në pjatë!” Ndërkaq gjyshi u shpjegoi se sarmaja (ndryshe quhet dhe japrak) është një ushqim me prejardhje turke, por atë e përgatitin edhe maqedonasit, edhe shqiptarët, edhe romët, si dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Maqedoni. Sarmatë ishin shumë të shijshme dhe të gjithë hëngrën nga shumë kokrra.

12


13


P

asi darkuan, fëmijët sërish u shpërngulën te dhoma, afër dritares. Ndërkaq Markoja tha: “Kam një ide! Ç’do të ndodhte po të bashkoheshim edhe ne në këtë valle hijesh? Mund të bëjmë një shfaqje të vërtetë dhe këtë ta japim para prindërve dhe fqinjëve tanë!” Luani e plotësoi: “Ne mund ta bëjmë shfaqjen edhe me bileta, kurse me paratë e mbledhura do të blejmë material për t’u bërë zogjve shtëpiza!” Të gjithë fëmijët e pëlqyen këtë ide, kurse pastaj Ada e Denizi nxorën ngjyra, letër dhe shkoptha, kështu të gjithë zunë të bëjnë figura të ndryshme prej letre dhe t’i ngjisin majë shkopthave. Sakaq u hap dera dhe u fut brenda gjyshja e Adës dhe Denizit për t’u sjellë ëmbëlsira. Përsëri ndodhi befasia: kishte sytliaç dhe bozë, kurse gjyshja tha se edhe këto ishin turke, por i hanin e i pinin jo vetëm turqit, por edhe romët, shqiptarët e maqedonasit, si dhe të gjithë të tjerët që jetonin në Maqedoni. Ana u lavdërua se ajo dinte si bëhet sytliaçi: zihet orizi me qumësht, i hidhet pak sheqer, mundet edhe kanellë dhe – t’i lëpish gishtërinjtë nga shija! Ndërkaq bozën të gjithë e blinin te një ëmbëltore aty afër.

14

U bë koha kur patjetër fëmijët e shoqërisë MELA duhej të ktheheshin në shtëpitë e veta. U përqafuan fort me Adën e Denizin dhe u morën vesh që të ushtrojnë përsëri shfaqjen për ta përgatitur sa më shpejt. Duke u nisur, Enisa tha: “Tani e di që ‘përshëndetje’ në gjuhën turke do të thotë ‘selam’, po si ta them tash turqisht ‘mirupafshim’?” Ndërkaq gjyshja u përgjigj duke thënë: “Është mjaft interesante – duhet të thuash: ‘Gjyle gjyle!’ Atëherë të gjithë fëmijët e shoqërisë MELA thanë me zë të lartë: ‘Gjyle gjyle!’ dhe vrapuan shkallëve drejt banesave të veta.


15


Botues: UNICEF Për botuesin: Nora Shabani Redaktor: Violeta Petroska-Beshka Autor i tekstit: Renata Dedova Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska Dizajni: KOMA CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) DEDOVA, Renata Loja me hije / [Autor i tekstit Renata Dedova ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska]. - Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.) ISBN 978-608-4787-13-6 (кн.) 1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98856714

Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015


Të gjitha Tregimet me figura Shoqëria MELA Shoqëria MELA

Syzet e Enisës

Markoja në karrocë

Gjuha e Sarës

Gjyshi i verbër

Garat e shkollës

Familje të ndryshme

Gjuhë të ndryshme

Si për vajzat, si për djemtë

Hirushi

Andreja dhe macja e vogël

Dasma

Ndodhitë e Enisës

Pitër Pani

Bajrami

Shëngjergji

Pashkët

Loja me hije

Flluska sapuni



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.