Shëngjergji

Page 1

ShĂŤngjergji



ShĂŤngjergji


Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup. Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e Ambasadës Britanike në Shkup.


Shëngjergji Autor i tekstit: Filipina Negrievska Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska


M

oti tashmë u ngroh dhe fëmijët e shoqërisë MELA filluan të vishnin bluza krahëshkurtra. Po bleronte bari, pemët lulëzonin dhe dielli po merrte forcë shkëlqimi. Dalëngadalë po vinte behari dhe fëmijët po gëzoheshin që do të dilnin të rrinin përjashta më gjatë e të luanin te livadhi i gjelbër pas ndërtesës. Livadhi ishte mbushur me luleshqerra dhe fëmijët vendosën që së bashku të bënin kurora me lule – Ana deshi të bënte një për në kokë, Markoja për ta stolisur karrocën, kurse Luani mblidhte lule pa prajtur dhe vraponte nëpër livadh për t’i këputur ato që kishin çelur më shumë. Atë ditë kishte një gjallëri të madhe në lagjen e shoqërisë MELA. Buçiste muzika dhe rrugët vlonin nga të rinjtë e veshur solemnisht që po shkonin drejt lumit. Midis tyre Luani vërejti Enisën me një kushërirë të saj dhe e thirri: “Enisë, Enisë, ku po shkon? Eja te ne – do të bëjmë stoli me lule! Shiko sa shumë luleshqerra ka livadhi! – dhe bëri me dorë drejt livadhit. Enisa kur e dëgjoi Luanin, u mor vesh diçka me kushërirën dhe u nis drejt fëmijëve për t’i përshëndetur.

4


5


M

arkoja u befasua kur pa se edhe ajo kishte vënë një kurorëz me lule dhe e pyeti për ku është nisur ashtu e rregulluar dhe e stolisur me lule. Enisa iu përgjigj se sot së bashku me shumë fëmijë e të rinj do të shkojnë te lumi afër stacionit hekurudhor për t’u larë. Luani e pyeti me çudi: “Përse në lumë – a s’keni ujë sot? Eja te ne, kemi ujë sa të duash!” Enisa buzëqeshi dhe tregoi se ka disa ditë që kanë bërë pastërti në shtëpi pa ndërprerë – se kanë larë e kanë pastruar çdo gjë, edhe qilimat, edhe dyshemetë, madje edhe muret e dhomave dhe, kuptohet, edhe teshat. Po Luani ende nuk e kishte krejt të qartë dhe pyeti: “Dhe kështu e harxhuat krejt ujin dhe tani s’ke me se të lahesh?”

6


7


N

dërkohë te fëmijët e shoqërisë MELA ia mbërrini kushërira e Enisës, Esma, e cila i tha Enisën se duhej të nxitonin sepse pasi të shkonin te lumi, ata duhej t’i vizitonin gjyshin e gjyshen. Në këtë rast Luani iu kthye Esmës dhe e pyeti: “Ama ju lutem ma thoni se pse shkoni te lumi, madje kështu të stolisura me lule. A mos është sot ndonjë festë e ujit?” Esma vuri buzën në gaz dhe tregoi: “Tungjatjeta fëmijë! Unë jam Esma, kushërira e Enisës. Sot është festë e madhe për ne romët, është Herdelezi ose Shëngjergji – dita më e shënuar. Ne sot kremtojmë përfundimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës duke iu gëzuar çdo gjëje të re që ka lindur, ne i gëzohemi jetës. Para kësaj ne përgatitemi për festë duke pastruar shtëpinë, duke veshur rroba të pastra e të reja dhe duke shkuar vetë te lumi për t’u lagur pak me ujë e për të qenë të pastër.” Enisa shtoi: “Nuk marrim me vete shampo e sapun për t’u larë!!! Po vetëm pak e lagim fytyrën si adet për festën.”

8


9


N

dërkaq Markoja dëshironte të dinte përse ishin zbukuruar me aq shumë lule, kurse Enisa ia shpjegoi se lulet dhe degët e lulëzuara të pemëve i sjell vetëm pranvera dhe se me këtë festë shënohet fillimi i ngrohjes së motit, i kohës kur zgjohet natyra dhe vjen lindja e re, prandaj zbukurohen me lule.

10


11


L

uani vetëm po qeshej – ai i donte shumë lulet dhe i gufoi zemra kur kuptoi se paskësh një festë që kremtohet me aq shumë lule. Ai me gjithë zemër kishte dëshirë t’ua uronte festën dhe u tha: “E gëzofshi festën, Esma dhe Enisa! A po na tregoni si urohet në gjuhën rome?” Enisa dhe Esma falënderuan dhe u përgjigjën: “Bahtalo Herdelezi!” Ana i dëgjoi me vëmendje dhe kur mbaruan i pyeti a mund ta mësonin edhe atë si të thurte një kurorëz aq të bukur me lule. Por Esma po ngutej se krejt shoqëria e saj tashmë ishte nisur drejt lumit, po i premtoi se sapo të kthehen prej atje, do t’i tregonte si bëhen kurorëzat. Luani, Ana dhe Markoja u përshëndetën me Enisën dhe kushërirën e saj dhe vazhduan të mblidhnin lule. Pas një kohe pranë tyre kaluan nëna dhe babai i Enisës me qese të mbushura. Fëmijët e shoqërisë MELA vrapuan me gëzim drejt tyre dhe i uruan njëzëri: “Bahtalo Herdelezi!”, kurse prindërit e Enisën i falënderuan. Pastaj Markoja me shqetësim u tha se duhej të nxitoheshin pasi tashmë gjithë të tjerët kishin arritur te lumi, mirëpo xhaxhi Ramadani u tha se qenë nisur te do të afërm për t’u çuar pak mish e bakllava, mbasi për Herdelez (Shëngjergj) ushqimi duhet ndahet me ata që nuk janë në gjendje ta blejnë vetë.

12


13 13


F

ëmijët u ndanë edhe nga prindërit e Enisës. Pas pak u kthyen Enisa dhe Esma dhe së bashku me fëmijët e shoqërisë MELA filluan të thurnin kurorëza me lule. Ndërkohë atje te vendparkimi ushtoi muzika popullore rome, kurse shumë të rinj hidhnin valle e po argëtoheshin.

14


15


Botues: UNICEF Për botuesin: Nora Shabani Redaktor: Violeta Petroska-Beshka Autor i tekstit: Filipina Negrievska Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska Dizajni: KOMA CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) NEGRIEVSKA, Filipina Shëngjergji / [Autor i tekstit Filipina Negrievska ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska]. - Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.) ISBN 978-608-4787-09-9 (кн.) 1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98856202

Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015


Të gjitha Tregimet me figura Shoqëria MELA Shoqëria MELA

Syzet e Enisës

Markoja në karrocë

Gjuha e Sarës

Gjyshi i verbër

Garat e shkollës

Familje të ndryshme

Gjuhë të ndryshme

Si për vajzat, si për djemtë

Hirushi

Andreja dhe macja e vogël

Dasma

Ndodhitë e Enisës

Pitër Pani

Bajrami

Shëngjergji

Pashkët

Loja me hije

Flluska sapuni



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.