Gjyshi i verbër

Page 1

Gjyshi i verbĂŤr



Gjyshi i verbĂŤr


Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup. Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e Ambasadës Britanike në Shkup.


Gjyshi i verbër Autor i tekstit: Renata Dedova Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska


E

nisa, Markoja dhe Ana, atë ditë vërejtën se Luani s’kishte ardhur në shkollë. Pas mbarimit të mësimit radhën e kishte e ëma e Anës dhe Markos që ta sillte në shtëpi shoqërinë MELA, siç e quanin katër fëmijët shoqërinë e tyre sipas shkronjave të para të emrave të tyre. Por e ëma u befasua kur pa se sot nuk do të merrte me vete katër fëmijë, por vetëm tre. Si duket, prindërit e Luanin kishin harruar t’ia bënin me dije se biri i tyre nuk do të shkonte në shkollë, prandaj askush s’e dinte çfarë i kishte ndodhur Luanit. Duke u kthyer nga shkolla fëmijët e shoqërisë po hamendësonin se çfarë i kishte ngjarë Luanit, madje ata menduan që ai sigurisht është i sëmurë. Kështu, ata u morën vesh që ta vizitonin pasdite dhe të kuptonin gjendjen e tij.

4


5


M

irëpo, tek sa po i ngjisnin shkallët e ndërtesës ku banonte ai dhe po i afroheshin derës së banesës, ata dëgjuan një lehje qeni nga brenda. Çfarë befasie e madhe, ata s’e dinin që Luani po ruante një qenush! Sa shumë u gëzuan. Ja, më në fund, thanë ata me mend, do të sendërtohet dëshira e tyre që të kenë së paku një beniamin për të luajtur të gjithë. Me këto mendime ata nxituan drejt banesave të veta për t’u përgatitur sa më parë të shkonin te Luani.

6


7


M

e të arritur në shtëpi, fëmijët i cingëruan Luanit për ta njoftuar se dëshironin t’i bëjnë vizitë në banesë. Luani u tha të mos shqetësohen se nuk është i sëmurë, por sot i kishte ardhur një mysafir të veçantë, ndaj edhe e kishte lënë shkollën. Po kështu ai u kishte thënë se do të ishte shumë i lumtur po ta vizitonin ata pasdite dhe të njiheshin me mysafirin. Fëmijët tashmë e merrnin me mend – Luani dëshironte sigurisht t’i njihte me qenushin e tij. Ndonëse ai këtë gjë nuk ua tha, po fëmijët i kishin dëgjuar të lehurat e tij, apo!? Së këtejmi tre anëtarët e shoqërisë vendosën që të merrnin me vete disa topa të vegjël si dhuratë për qenushin që ai të luante me to derisa Luani ishte në shkollë. Ja ku erdhi më në fund edhe koha e vizitës. Tre fëmijët u takuan para derës së banesës ku rrinte Luani dhe ishin shumë kureshtarë. Mezi pritnin t’ua hapte derën ai! Sapo i ranë ziles, ata dëgjuan po ato të lehura – ishte përshëndetja e qenushit nga brenda! Kur e hapi derën Luani, të tre shokët e shtrënguan në përqafim, sepse e kishin ndier shumë mungesën e tij në shkollë, pastaj sytë u rrëshqitën poshtë...

8

Ata panë një qen bojëkafe shumë të bukur që filloi menjëherë t’u sillej rreth këmbëve, madje filloi edhe të tundte bishtin kur i pa topat e vegjël që mbanin në duar fëmijët! Po ç’e do! Kur ata i thanë se u gëzuan shumë që më në fund njëri prej tyre kishte një qenush në shtëpi, Luani i befasoi kur u tha se qenushi nuk ishte i tij!!! Fëmijëve nuk u hynte në kokë si mund të mos qe i tij, kur ai ishte në banesën e tij! Atëherë Luani ua rikujtoi se qysh kur biseduan me telefon ai u tha që sot kishte një mysafir të veçantë, i cili nuk qe pikërisht qenushi, por dikush tjetër me të cilin do t’i njihte më në fund shokët e vet. Fëmijët tash u çuditën edhe më shumë, a thua kush mund të ishte? Luani vuri buzën në gaz dhe ua bëri me shenjë ta ndiqnin drejt dhomës së ndejës.


9


K

ur hynë te dhoma, aty qëndronte një njeri që s’e kishin parë ndonjëherë! Luani nxitoi drejt tij dhe iu hodh në përqafim, pastaj u kthye nga shokët e vet dhe u tha se ai ishte gjyshi i tij! Fëmijët iu afruan një nga një, e përshëndetën dhe i treguan si quheshin. Ndërkohë Luani ia rikujtonte gjyshit ato që i kishte thënë me telefon për secilin fëmijë çfarë ka dëshirë më shumë të bëjë. Pasi u njohën me të, fëmijët u heshtën fare. U vinte çudi pse gjithë kohën gjyshi mbante syze të errëta dhe s’e dinin me saktësi se ku i mbante sytë. Gjyshi e ndjeu se fëmijët u hutuan, prandaj filloi t’u tregonte se në moshën e tyre ai kishte luajtur futboll para shtëpisë. Po një ditë kishte rënë keq, i kishte lënduar sytë dhe kishte humbur shikimin. Luani hetoi se shoqëria e tij edhe më shumë i kishte hapur sytë me habi duke pyetur veten se si ka mundësi që dikush të mos shikojë. Por Luani u tha që ata ta pyetnin lirisht gjyshin e tij për gjithçka që s’e kishin të qartë, sepse ai dinte shumë mirë t’u shpjegonte fëmijëve.

10


11


F

ëmijët e pyetën se kush shkon në dyqan t’ia blejë gjërat që i duhen, kurse ai iu përgjigj se vetë shkon e i blen. Po nëse duan ta dinë se si vete deri në dyqan, si del nga shtëpia dhe si i kalon gjithë ato rrugë, këto ja si ua rrëfeu gjyshi. Ai jetonte në katin e pestë të ndërtesës dhe së pari zbriste me ashensor deri te kati përdhes. Sa për butonat që duhej t’i shtypte, po s’kishte sy t’i shihte, ai u shpjegoi se meqë jetonte një kohë të gjatë në atë vend, sapo i prekte butonat, menjëherë e dinte renditjen e tyre. Pastaj, kur del përjashta e di përmendsh edhe udhën që shpie te dyqani, sepse andej shkon përditë dhe ecën me lehtësi me ndihmën e shkopit të bardhë, me të cilin e përcakton ku ndodhet trotuari dhe a ka ndonjë pengesë para tij. Kur shohin shkopin e bardhë e kanë të qartë edhe të tjerët se ky nuk shikon, ndaj kanë kujdes ndaj tij, ose madje në rast nevoje edhe e ndihmojnë. Kur vjen te udhëkryqi i prek me shkop disa toptha të ngritur që gjenden në tokë dhe e kupton se aty duhet të ndalet dhe të dëgjojë me vëmendje se a vjen ndonjë automjet. Gjyshi u tregoi edhe një gjë shumë të rëndësishme: në disa kryqëzime të mëdha rrugësh ka të instaluar edhe semaforë për të verbrit. Po fëmijët s’kishin parë ndonjëherë semaforë të tillë, prandaj e pyetën gjyshin se si punonin ata. Edhe këtë gjyshi ua sqaroi duke u thënë se kur ndizet ngjyra e gjelbër për të dalë kalimtarët andej rrugës, njëkohësisht dëgjohet edhe një zë që ia bën me dije se duhet ta kalojë rrugën, ndërkaq kur ndriçon e kuqja për kalimtarët, atëherë dëgjohet një zë krejt tjetër nga i pari dhe ashtu ai e di që duhet të ndalet. Tashmë fëmijët kuptuan shumë gjëra, por edhe më tej s’e kishin të qartë se ç’kërkon qenushi në banesën e Luanit. Edhe këtë ua shpjegoi gjyshi duke u thënë se kur binte borë dhe ishte e vështirë të ecje me shkopin e bardhë, ose kur duhet të shkojë më larg dhe vështirë udhëtohet, atëherë ecën me ndihmën e qenit. Ky qen stërvitet në mënyrë të posaçme që të dijë ta çojë deri te parku dhe atje t’i gjejë një karrige pa njeri, që ta shpjerë në spital, ose te ndonjë shok që do t’ia përmendë emrin me zë... Qeni di edhe si ta kalojë rrugën aty ku mungojnë semaforët me zë, ose ku nuk ka fare semaforë. Ky qen e di se duhet të presë deri sa të ndizet ngjyra e gjelbër, ose të shikojë djathtas-majtas dhe të presë derisa s’kalon kurrfarë automjeti, kurse mandej ta kalojë rrugën. Sa të befasuar qenë fëmijët – sa qen i mençur që di kaq shumë gjëra?!!! Gjyshi e përkëdheli qenin e tij dhe tha se atë e kishte shok shumë të mirë – edhe rrinin bashkë në shtëpi, edhe e ndihmonte për të ecur përjashta.

12

Ç’është e vërteta, tha gjyshi, atij i ndihmonte shumë edhe të dëgjuarit si duhet, kështu që varësisht se nga vinte ose si ishte ndonjë zë, ai mund të bënte ose të kuptonte shumë gjëra. Kështu, bie fjala, sipas zërit të njerëzve, ai mund ta kuptojë se a janë të gëzuar a të pikëlluar edhe pa parë fytyrën e tyre. Sërish fëmijët mbetën të habitur. Si mund ta bënte një gjë të tillë? Atëherë gjyshi i pyeti ata se si do ta kishin shqiptuar emrin e vet po të ishin të pikëlluar, kurse pastaj si kur do të ishin të gëzuar. Kështu, fëmijët u bindën se kishin zë të ndryshëm te rasti i parë nga i dyti.


13


G

jyshi dhe fëmijët e shoqërisë MELA biseduan gjatë kohë. Ishte shumë interesante për fëmijët të dëgjonin rreth jetës që bënte një njeri që nuk shikonte. Para se të ngriheshin e të shkonin, gjyshi sërish i befasoi fëmijët – propozoi që t’u lexonte një përrallë. T’u lexonte një përrallë?! Kjo gjë ishte e pamundur, menduan fëmijët. Ndërkohë gjyshi urdhëroi qenin t’i sillte çantën. Qeni vrapoi, e zuri çantën me buzë dhe ia pruri, kurse gjyshi nxori prej saj një libër me figura. Sakaq të gjithë fëmijë u mblodhën rreth gjyshit për të parë se ç’do të ndodhte. Gjyshi e hapi librin, ku në vend të shkronjave të shtypura që fëmijët i dinin, aty kishte shkronja të bëra për njerëzit e verbër. Ato ishin në formë kokrrizash speciale, të cilat gjyshi i prekte me shkathtësi me gishtat e tij dhe kështu e kuptonte atë që ishte e shkruar. Gjyshi ua lexoi një përrallë shumë të bukur për një fëmijë që edhe pse nuk shikonte, ai shoqërohej me shumë fëmijë dhe me ta bënte shumë gjëra. Kur i doli në fund përrallës gjyshi i Luanit, fëmijët e panë se ishte bërë natë dhe ata duhej të ktheheshin nëpër shtëpitë e veta. Ata u ngritën e përqafuan gjyshin dhe Luanin dhe thanë se me padurim do të pritnin deri sa të vinte gjyshi përsëri mysafir dhe të rrinin një kohë të gjatë së bashku.

14


15


Botues: UNICEF Për botuesin: Nora Shabani Redaktor: Violeta Petroska-Beshka Autor i tekstit: Renata Dedova Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska Dizajni: KOMA CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) DEDOVA, Renata Gjyshi e verbër / [Autor i tekstit Renata Dedova ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska]. - Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.) ISBN 978-9989-116-87-2 (кн.) 1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98852618

Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015


Të gjitha Tregimet me figura Shoqëria MELA Shoqëria MELA

Syzet e Enisës

Markoja në karrocë

Gjuha e Sarës

Gjyshi i verbër

Garat e shkollës

Familje të ndryshme

Gjuhë të ndryshme

Si për vajzat, si për djemtë

Hirushi

Andreja dhe macja e vogël

Dasma

Ndodhitë e Enisës

Pitër Pani

Bajrami

Shëngjergji

Pashkët

Loja me hije

Flluska sapuni



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.