Markoja ne karroce

Page 1

Markoja në karrocë



Markoja në karrocë


Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup. Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e Ambasadës Britanike në Shkup.


Markoja në karrocë Autor i tekstit: Renata Dedova Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska


I

shte një ditë e bukur me diell. Fëmijët e shoqërisë MELA, emërtim i dalë nga bashkimi i shkronjave me të cilat fillonin emrat e tyre, shkuan te terreni para ndërtesës për të luajtur basketboll. Po fusha e lojës qe e zënë nga një grup tjetër fëmijësh të ndërtesës pranë. Enisa pyeti njërin prej atyre që luanin se sa do të zgjaste ndeshja e tyre, që të mos pritnin kot. Sapo ajo mbaroi pyetjen ndodhi një hata e vërtetë – njëri prej fëmijëve që po luanin iu kthye asaj dhe me hakërrim i tha: “Ç’do? Mos është kjo fusha juaj? Mos kërkon të luajë edhe ky sakati? Pa shihni punën e mos na pengoni se, po deshëm, ne mund të luajmë deri nesër!” Enisa mbeti pa mend, kurse sytë iu mbushën me lot. Markoja vetëm nënqeshi ftohtë. Ana e përqafoi Markon dhe mërmëriti disa fjalë se s’ishte e hijshme një sjellje e tillë, por fëmija nevrik kishte shkuar me topin në krahun tjetër. U pa hapur që atij s’i bëhej vonë fare. Ndërkohë Luani u nis drejt anës tjetër ku kishte disa karrige dhe një tavolinëz. Atë e ndoqën edhe të tjerët.

4


5


К

ur u vendosën aty, çdonjëri hidhte ide se çfarë mund të luanin: bie fjala, domino, “mos u zemëro”, me letra, të tregonin përralla, të bënin vizatime ose ndonjë gjë tjetër. Papritmas ata dëgjuan një zhurmërimë që vinte nga një kaçubë aty pranë! Të parët vrapuan Ana e Luani për të parë nga vinin tingujt e pazakonshëm, pastaj mbërritën edhe Markoja dhe Enisa – ç’është e vërteta Enisa rrinte e fshehur pas karrocës së Markos, sepse kishte shumë frikë. Brenda tubës së gjetheve rrinte shtrirë një qenush. Ata panë fare qartë se qenushi e kishte të lënduar këmbën dhe nuk mund të ecte. Atij s’i kishte mbetur fuqi madje as të lehte. Qenushi u tremb shumë kur filluan t’i afrohen fëmijët. Markoja tha se duhet t’i ndihmohet qenushit menjëherë, sepse ai qe shumë keq. Ndërkohë Enisa shkoi fluturimthi të bjerë ujë, kurse Ana dhe Luani ia mbathën për në shtëpi të sjellin ndonjë kuti dhe pak ushqim për qenushin. Kur ia behën sërish rreth qenushit, ata provuan t’i afrohen më shumë për t’i dhënë të pijë e të hajë, po qenushi u frikësua edhe më shumë – ai druante se mos po e lëndojnë fëmijët, ndaj filloi të angullinte. Në çast Markos i punoi mendja: mori një shkopth të gjatë dhe nga njëra anë lidhi një enë me ujin e ushqimin, pastaj ia afroi qenushit te goja. Qenushi njëherë nuk i preku, por vetëm i shikonte fëmijët e dridhej nga frika e tyre. Pas pak Ana, ashtu qetë-qetë, iu afrua qenushit dhe me një butësi të pashoqe filloi ta ledhatonte. Po qenushi një herë u mblodh kruspull, kurse pastaj dalëngadalë filloi të lirohej. Ai si duket e kuptoi se këta fëmijë silleshin miqësisht me të dhe nuk dëshironin ta lëndonin, por t’i ndihmonin.

6


7


S

’kaloi shumë kohë dhe qenushi zuri ngadalë edhe të hajë. Kur mbaroi së ngrëni, Enisa e mbajti kutinë, kurse Ana e Luani u përpoqën disi ta ngrinin e ta futnin në kuti. Mirëpo qenushi sakaq filloi të kuiste shumë. Si duket kishte dhembje të padurueshme në këmbë, kështu që fëmijët nuk e vazhduan më tutje. Atëherë Markos i ra ndërmend diçka. Ai tha se do të shkonte te ndërtesa përbri ku po ndërtojnë diçka dhe do të kërkonte t’i huazonin një dërrasë, me të cilën do ta çonin nga vendi qenushin dhe do t’ia rregullonin disi këmbën e lënduar për ta futur në kuti. Pasi e përmbushi idenë e tij, Markoja ua dha dërrasën Anës e Luanit. Ata e ngritën qenushin dhe me anë të dërrasës e vendosën dalëngadalë në kutinë që e mbante Enisa. Pastaj të tre fëmijët ia dhanë kutinë Markos në karrocë, për të mos e mbajtur në dorë. Duke ecur rrugës ata u morën vesh që Markoja dhe Ana ta merrnin qenushin te banesa e tyre në tarracë. Aty ta kalonte natën, kurse ata t’i mjekonin këmbën me fasha. Nesër, dita e re shpresa e re.

8


9


S

apo u zgjuan të nesërmen, Markoja dhe Ana shkuan lart të shihnin qenushin. Ai nuk flinte dhe kur i pa fëmijët nisi edhe ta tundte ngadalë bishtin – si duket i shihte me admirim të vegjlit. Pas pak ia mbërritën edhe Enisa e Luani për të parë qenushin. Qenushi ishte në një gjendje shumë më të këndellur, po ende nuk mund të ngrihej në këmbë. Ata vendosën ta mjekonin edhe ndonjë ditë. Ndërkohë Markos i polli mendja një projekt: qenushit t’i bënin një shtëpizë, një stelë. Bëri vizatimin e saj dhe ua tregoi pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë. Të gjithëve u pëlqeu shumë kjo ide. Po ku të gjenin lëndë ndërtimi për të! Luani propozoi të nxirrte nesër për të shitur para dyqanit të lagjes disa luleshpata nga kopshti i tij dhe me paratë të blinin një pjesë materialesh. Nga ana tjetër, Enisa hodhi idenë se mund të shikonte ndonjë material në podrumin e gjyshit. Pasi morën edhe pëlqimin e prindërve, fëmijët filluan ta vinin në përdorim idenë e tyre. Luani dhe Ana shitën dhjetëra luleshpata dhe me të hollat morën lëndë të ndryshme te dyqani aty afër. Edhe Enisa gjeti disa gjëra në bodrum. E grumbulluan gjithë lëndën e ndërtimit dhe me ndihmën e nënës së Markosdhe Anës, e cila punonte si arkitekte dhe dinte si bëhen shtëpitë, ia dolën në krye të ndërtonin një shtëpizë pikërisht ashtu siç e kishte projektuar Markoja në kokën e vet.

10

Pasi e ndërtuan, Enisa mori ngjyrë të kuqe dhe e ngjyrosi gjithë pjesën e jashtme të saj. Luani vuri brenda një jastëk të vockël që e përdorte kur ishte i vogël, ndërkaq Ana dhe Markoja nxorën si dhuratë arushin e vogël që t’i bënte shoqëri qenushit. U mbeti vetëm të vendosnin se ku do ta linin shtëpizën e qenushit, po kjo mund të priste deri sa të mëkëmbej qenushi dhe ta nxirrnin prej kutisë.


11


P

as disa ditësh fëmijët e shoqërisë MELA dolën sërish te fusha e sporteve. Aty takuan të luanin përsëri ata fëmijët e pallatit përbri. Por midis tyre nuk ishte vetëm ai fëmija që e rëndoi Markon para disa ditësh. Ai qëndronte anash dhe po i shikonte të tjerët. Atij i kishte ndodhur diçka. Ndërkohë njëri nga fëmijët që luanin iu drejtua me zë të lartë me fjalët: “Hehe, çfarë qaramani paske qenë! Edhe sa kohë do të presim derisa të shfryhesh së qari? Qahet, mor, aq shumë për një qenush?!”. Kur dëgjuan këto qesëndisje, fëmijët e shoqërisë MELA u shikuan mes vete. Të gjithë e patën të qartë, pa belbëzuar as edhe një fjalë. Markoja iu qas fëmijës që rrinte vetë. Ai i mbante sytë përdhe. Markoja e pa njëherë dhe e pyeti: “ Çfarë ngjyre ka qenushi yt? A mos është bojëkafe me një rrip për qafe?”. Fëmija u pre në fytyrë dhe tha: “Prej nga e di ti?”. Ndërkaq Markoja ia ktheu: “Ehe, ne shokët po përkujdesemi tash disa ditë për të... E gjetëm të lënduar në park. Ndodhet tek unë në banesë, po deshe eja që tash ta marrësh!”. Po fëmija s’u besonte veshëve. Si është e mundur!? Pikërisht atëherë kur i humbi shpresat se do ta gjente qenushin! Atij i shkëlqyen sytë, kurse Markoja i dha shenjë atij dhe tre pjesëtarëve të shoqërisë MELA që të niseshin menjëherë.

12


13


M

e të mbërritur në tarracën e Markos e me ta parë qenushin e vet, fëmija ngarendi ta përqafojë, kurse qenushi tundi bishtin gjithë qejf. Ana, Luani, Markoja dhe Enisa rrinin e vështronin qenushin si u gëzua përnjëherë. Fëmija ia shikoi këmbën qenushit, kurse Markoja i shpjegoi si e kishin gjetur, duke i thënë se me siguri e kishte shkelur ndonjë veturë. Atëherë fëmija u tregoi se qenushi e ka pësuar pikërisht atë ditë kur ai e kishte fyer Markon. Pra, duke u ngutur të dalë sa më parë nga banesa, ai e kishte harruar derën hapur. Pas një kohe qenushi me siguri ka dalë pas tij dhe ja – ka hyrë nën rrotat e veturës... Pastaj fëmija iu hodh në qafë Markos dhe e përqafoi fort duke i kërkuar falje për fyerjen që i bëri atë ditë. Po kështu ai tha se ndërkohë e kishte vrarë mendjen shumë për ato që kishte thënë dhe se i vinte shumë keq për sjelljen e tillë të keqe. Ndërkaq Luani buzëqeshi dhe tha: “S’del gjë nga ky kërkim i faljes! Ejani atje poshtë te fusha e sporteve e të shohim se kush do të shënojë më shumë kosha, Markoja ose ti?! Markoja stërvitet në klub qe dy vjet me fëmijët e tjerë në karroca!”. Fëmija vuri buzën në gaz dhe pranoi ofertën e Luanit. Para se të dilnin, Markoja ua bëri me kokë pjesëtarëve të tjerë që të hiqnin mbulesën prej kartoni ku qe e fshehur shtëpia e qenushit. Fëmijës i rrodhën lot gëzimi. Ai tha se kjo ishte dita më e hareshme e jetës së tij – e kishte gjetur qenushin të gjallë, madje edhe me shtëpizë! Ai më parë e kishte mbajtur në një shportë, që tashmë mezi e nxinte! Po ku e kishin gjetur këtë shtëpizë kaq të bukur?! Ana nxori nga sirtari skicimet e Markos, pastaj Enisa tregoi si kishin gjetur lëndën e ndërtimit, kurse Luani rrëfeu shkurtimisht si e kishin ndërtuar stelën... Po fëmija s’u zinte besë as veshëve e as syve të vet: “Ti Marko nuk mund të vraposh, po sa për vizatim s’ta kalon njeri në botë!”

14

Të katër pjesëtarët e shoqërisë e ndihmuan fëmijën për t’i çuar në banesë qenushin së bashku me shtëpizën e vet. Para se të ndaheshin, ky fëmijë u tha se tash e tutje të gjithë e dinë se ku banon ai, kurse qenushi i vogël sa është i tij, aq është edhe i tyre, se ata ia shpëtuan jetën, andaj kur të kenë dëshirë mund të vijnë tek ai e të luajnë së bashku! Ndërkohë e bënë me fjalë që të nesërmen të takohen te fusha e sporteve dhe të bëjnë një lojë basketbolli së bashku.


15


Botues: UNICEF Për botuesin: Nora Shabani Redaktor: Violeta Petroska-Beshka Autor i tekstit: Renata Dedova Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska Dizajni: KOMA CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) DEDOVA, Renata Markoja në karrocë / [Autor i tekstit Renata Dedova ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska]. - Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. - (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.) ISBN 978-9989-116-83-4 (кн.) 1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98852106

Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015


Të gjitha Tregimet me figura Shoqëria MELA Shoqëria MELA

Syzet e Enisës

Markoja në karrocë

Gjuha e Sarës

Gjyshi i verbër

Garat e shkollës

Familje të ndryshme

Gjuhë të ndryshme

Si për vajzat, si për djemtë

Hirushi

Andreja dhe macja e vogël

Dasma

Ndodhitë e Enisës

Pitër Pani

Bajrami

Shëngjergji

Pashkët

Loja me hije

Flluska sapuni



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.