Syzet e Enises

Page 1

Syzet e EnisĂŤs



Syzet e EnisĂŤs


Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup. Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e Ambasadës Britanike në Shkup.


Syzet e Enisës Autor i tekstit: Renata Dedova Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska


S

ot në shkollë Luani ftoi Enisën, Markon dhe Anën që të vinin pasdite tek ai në shtëpi, sepse atij i kishin dhënë dhuratë një kuti të madhe me rruaza. Ata u gëzuan shumë pasi që moti nuk kishin bërë vargje me rruaza. Gjatë gjithë rrugës për në shtëpi ata mendonin se çfarë do të bëjnë: vargje për në qafë ose për në këmbë, vargje për në dorë, ndonjë rruazë do të ngjisnin në letër e do të bënin kartolina për t’ia dërguar shokut a shoqes së shkollës, madje me to edhe mund të stolisnin disa nga saksitë ku Luani kishte mbjellë lule... Kështu, e gjithë shoqëria MELA, emërtim i dalë nga bashkimi i shkronjave me të cilat fillonin emrat e tyre, u mblodh pasdite në shtëpinë e Luanit. Luani mezi e solli kutinë deri te tavolina në dhomën e tij – ishte plot me rruaza ngjyrash dhe madhësish nga më të ndryshmet – nga shumë të mëdhatë e deri tek ato që ishin njëmend shumë të vogla. Aty kishte edhe penj që duhet t’i shkonin nëpër vrimëzën e çdo rruaze. Fëmijët filluan të bënin vargje e të argëtoheshin – ata mund të punonin diçka me dorë, po njëherazi edhe të tregonin histori të ndryshme për të qeshur. Sidomos nga ato që i kishin dëgjuar prej prindërve të tyre lidhur me atë se çfarë kanë mundur, e çfarë nuk kanë mundur të bëjnë kur kanë qenë të vegjël.

4


5


К

ur secili bëri nga disa gjëra, vendosën të hapnin një si tregtore për t’i shitur punimet e veta me rruaza – të gjitha gjërat i renditën bukur, u ngjitën edhe etiketa me çmimin. Kështu mblodhën edhe para dhe u morën vesh që Ana të bëhej shitëse, ndërsa Luani, Markoja dhe Enisa të jenë blerës. Pastaj „blerësit“ hynë në tregtore dhe i vështronin me kujdes të gjitha punimet para se të zgjidhnin çfarë do të blinin – e patën shumë vështirë të vendosnin, sepse të gjitha punimet ishin shumë të bukura. Mirëpo, për një çast, Enisa u pikëllua dhe kërkoi të ndalet loja. Të tjerët u çuditën dhe nuk e dinin se çfarë ndodhi përnjëherë. Ata luanin e argëtoheshin shumë mirë. Ndaj e pyetën Enisën se çfarë u bë – mos vallë u prek që nuk e caktuan atë shitëse. Por, Enisa mohoi me kokë. Asaj i erdhi inat kur vërejti se në të gjitha punimet kishte të renditura edhe nga rruazat më të vogla që ishin edhe më të bukura se shkëlqenin, kurse vetëm te punimet e saj nuk kishte pasur asnjë të tillë.

6


7


M

enjëherë Ana, Luani dhe Markoja morën nga kutia disa rruaza të tilla dhe ia dhanë Enisës që të qëndiste ndonjë nga punimet e saj. Enisa mori një prej rruazave të vockla dhe u mundua disa herë ta shkonte në pe, por nuk ia doli të qëllonte vrimëzën e saj. Luani u afrua dhe deshi ta ndihmonte, mirëpo ajo nuk pranoi – donte vetë ta bëjë atë. Ajo u mundua disa herë, por nuk i shkonte – çdo herë peri i shmangej për pak majtas ose djathtas dhe s’e qëllonte dot vrimën. Në fund, ajo u tha të tjerëve se rruazat e vockla i shikonte pakëz turbullt. Pastaj, Enisa i lejoi shokët t’i shkonin të vocklat në vend të saj dhe kështu ata i plotësuan punimet e saj me disa nga rruazat më të imëta, por më të shkëlqyeshme. Më në fund edhe punimet e Enisës u bënë shumë të bukura e tërheqëse për t’i blerë.

8


9


E

rdhi koha kur mysafirët duhej të shkonin në shtëpi. Babai i Enisës ia behu i pari për ta marrë atë, po para se të shkonin në shtëpi, ai u ul pak me ta në dhomë. Kur e panë fëmijët, të gjithë u bënë përnjëherë shitës, kurse ai u bë gjoja sikur ishte blerës. Pasi lozi pak me ta, babai i Enisës pyeti se kush çfarë kishte bërë. Të gjithë filluan t’i tregonin. Edhe Enisa ia tregoi gjërat e saj, por i tha gjithashtu se fëmijët e tjerë i kishin ndihmuar për t’i shkuar në pe rruazat më të imëta, sepse ajo nuk mund t’i shikonte aq mirë. Atëherë babai u interesua t’ia përshkruante pakëz më shumë se si dukej kjo gjë. Pasi e mori vesh mirë, ai tha se do të ishte më së miri që nesër ta çonte të bijën te mjeku i syve për t’ia kontrolluar shikimin. Enisa u frikësua. Vallë ç’mjek është ai? Çfarë do t’i bëjë? A thua do të kishte dhimbje gjatë kontrollimit? Babai e qetësoi duke i thënë të mos brengosej fare, sepse kontrollimi i syve nuk dhemb aspak, madje është edhe interesant, se ajo duhet t’ia qëllojë se çfarë sheh te figurat që do t’ia tregojë mjeku.

10


11


T

ë nesërmen Enisa shkoi me babanë e saj së pari herë te mjeku i syve. Para se të hynte te mjeku, Enisa ishte paksa e frikësuar, por për një kohë shumë të shkurtër mjeku arriti ta qetësonte. Ai i tregonte figura të ndryshme, disa më të mëdha e disa më të vogla, kurse ajo duhej ta qëllonte se çfarë shikonte. Pastaj mjeku me një palë syze të posaçme shikoi sytë e Enisës, madje duke i lëshuar edhe një dritëz të cilën ajo duhej ta ndiqte lart-poshtë, majtas-djathtas. Në fund, mjeku i tha se do të duhej të mbante syze. „Syze!?“, u tmerrua Enisa. „Nuk dua, nuk dua të mbaj syze!“ - tha ajo. Kur mjeku e pyeti përse, ajo i tha se me to nuk do të mund të luante me top, sepse mund t’i qëllonte me top dhe ato të thyheshin. Atëherë mjeku i tregoi në mur fotografinë e një basketbollisti me syze, i cili luante gjithë lojën pa pasur drojën se do t’i thyente, sepse ato ishin bërë nga një material i posaçëm që nuk thyhet aq lehtë.

12

Por Enisa s’u bind: „Nuk dua, nuk dua syze! Në shkollë kam dëgjuar se si e përqeshin një vajzë duke i thënë „qorrajkë!“. Mjeku u mendua pak e tha: „Enisë, këtë që po thua se disa fëmijë tallen me dikë që mban syze, mendoj se është shumë fyese. Nëse dikush mban syze, kjo do të thotë se me to shikon si duhet dhe mund t’i bëjë punët më mirë me syze se pa to. Ka shumë njerëz të vegjël e të mëdhenj që mbajnë syze. Edhe zjarrfikësit mbajnë syze të posaçme që të shikojnë më mirë kur ka zjarr dhe t’i shpëtojnë njerëzit. Edhe mjekët që bëjnë operacione mbajnë syze, se vetëm kështu i shohin edhe gjërat më të imëta gjatë ndërhyrjes kirurgjike. Po edhe shumë fëmijë që kanë ardhur për t’u kontrolluar këtu, është vërejtur se duhet të mbajnë syze. Disa prej tyre mund të përmirësojnë shikimin dhe kur të rriten mund të mos kenë nevojë për syze. A e di ti se ndodh shumë shpesh që disa njerëz nuk mbajnë syze për shkak se nuk e dinë që s’shikojnë si duhet, ndërsa me syze do ta kishin shumë më lehtë?!“ Enisa sikur u qetësua pak – e kuptoi se mbajtja e syzeve nuk është hata, po përkundrazi ato do t’i ndihmojnë t’i bëjë më mirë disa punë.


13


К

ur dolën nga ordinanca e mjekut, Enisa dhe babai i saj shkuan drejt e te dyqani i syzeve: ajo e kishte parë këtë dyqan edhe më parë, por asnjëherë nuk kishte hyrë brenda për të parë sa shumë syze kishte, me forma e me ngjyra të ndryshme. Ajo provoi disa prej tyre, por në fund zgjodhi një palë syze të larme. Kur u pa në pasqyrë me to, i pëlqyen shumë se i rrinin bukur. Duke u kthyer, kur mbërritën para ndërtesës, Enisa kërkoi leje prej babait që të trokiste te shokët për t’ua treguar syzet që kishte marrë. Ai nuk e kundërshtoi. Enisa u ngjit shkallëve me vrap dhe i ra ziles njëherë te Luani, pastaj edhe te Ana e Markoja. Kur e hapën derën, të gjithë ishin shumë të befasuar nga syzet aq të bukura që kishte zgjedhur ajo. Madje sa bukur i rrinin! Të gjithë qenë kureshtarë të kuptonin nga Enisa se si kishte kaluar te mjeku, sepse asnjëri prej tyre nuk kishte qenë të kontrollohet ndonjëherë te mjeku i syve. Kështu, e tërë shoqëria u mblodh te Enisa në shtëpi për të dëgjuar me vëmendje të gjitha ato që i kishin ndodhur gjatë vizitës së saj të parë te mjeku i syve.

14


15


Botues: UNICEF Për botuesin: Nora Shabani Redaktor: Violeta Petroska-Beshka Autor i tekstit: Renata Dedova Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska Dizajni: KOMA CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) DEDOVA, Renata Syzet e Enisës / [Autor i tekstit Renata Dedova ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska]. - Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.) ISBN 978-9989-116-81-0 (кн.) 1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98851850

Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015


Të gjitha Tregimet me figura Shoqëria MELA Shoqëria MELA

Syzet e Enisës

Markoja në karrocë

Gjuha e Sarës

Gjyshi i verbër

Garat e shkollës

Familje të ndryshme

Gjuhë të ndryshme

Si për vajzat, si për djemtë

Hirushi

Andreja dhe macja e vogël

Dasma

Ndodhitë e Enisës

Pitër Pani

Bajrami

Shëngjergji

Pashkët

Loja me hije

Flluska sapuni



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.