Travel Magazine 3 - I love Dhërmi

Page 13

2. Ne e kemi bërë hotelin të ri nga fillimi, shikojeni vetë godinën e re, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me të vjetrën, është një investim rrënjësor, që përfshin akomodimin luksoz me suita dhe apartamente të kategorisë së lartë, me tre ashensorë, me shërbime sportive dhe estetike, sallë konferencash, përveç restorantit, plazhit, picerisë dhe shërbimeve të tjera që kanë qenë. 3. Besojmë se janë të kënaqur. Ne kemi krijuar sivjet një atmosferë të mrekullueshme ku përveç shërbimeve të përvitshme, kemi përfshirë edhe muzikën live, të përzgjedhur me kujdes, pa thyer qetësinë publike por duke ofruar performance të shkëlqyera që i bën të mundura i mirënjohuri Gjergj Leka. Klientët përveç gjërave të zakonshme të argëtimit, plazhit etj, mund të bëjnë shëtitje me skaf, kuptohet brenda territorit të lejueshëm, të përdorin pajisjet sportive etj. 4. Në raport, i bie më shumë të huaj, dhe shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Neli Resort Pogradec

Enver Çollaku, pronar:

1. Nuk jemi të kënaqur nga koha, por jo nga njerëzit. Kanë ardhur aq shumë njerëz sa s’ka se si të mos jemi të kënaqur, por edhe ka rënë shumë shi në Pogradec. 2. Hoteli është i ri, ka vetëm një vit e gjysëm që është investuar rreth 1 milion euro, kështuqë s’mund të bëhen të tjera për momentin. 3. Nuk di nëse janë të kënaqur, por derisa vijnë, kthehen prapë, e madje edhe shtohen, mendoj se janë të kënaqur. 4.Shqiptarë, por edhe të huaj. Të huajt janë kryesisht nga Gjermania Çekia etj.

Mediterrane Hotel Sarandë

Astrit Zejno, adminsitrator:

1. Situata e sivjetme nuk ka qenë aq e mirë sa vjet, por gjithsesi tani që është gusht, jemi pak më mirë se në korrik. Ndihet shumë mungesa e fluksit. 2. Ne kemi investuar shumë vjet duke dyfishuar numrin e dhomave, duke i ndryshuar krejtësisht mobilimin edhe atyre ekzistuese, kemi vënë ashensorin panoramik, recepsion e ri me holl të madh që klientët e pëlqejnë shumë, se ka frymëmarrje (thonë ata), etj. 3. Është pak e vështirë të gjesh hotele që do të thoshin se klientët e tyre nuk janë të kënaqur. Megjithatë edhe po të themi që janë të pakënaqur, nuk e themi dot. Përveç falënderimeve, nuk kemi marrë ndonjë ankesë, po të mos kemi parasysh kërkesat për shërbime ose aksesorë të ndryshëm. 4. Ka shumë edhe të huaj edhe shqiptarë. Sivjet është rritur shumë numri i të huajve që na kanë ardhur në hotel por gjithsesi, vazhdojnë të dominojnë shqiptarët.

Nais Hotel Durrës

Hysen Myshketa, pronar:

1. Mund të themi se në të gjithë verën, vetëm muaji gusht është situate që kemi pritur ne për sivjet. Muajt e tjerë kanë qendë të dobët. Por vetëm gushti nuk mjafton për justifikuar situatën financiare. Megjithatë, duhet të themi mirë. 2. Ne kemi shtuar një hotel të ri komplet, në zonën më të frekuentuar të Durrësit, që është fundi I shëtitores Taulantia, ku kthen për tek Brryli. Hotelin tjetër e kemi buzë rrugës tregtare. Tek hoteli i ri, çdo gjë është e re, moderne, bashkëkohore, ka ashensor, kushtet janë të shkëlqyera por edhe pamja që ofrojnë dhomat është e bukur. 3. Besojmë se klientët janë të kënaqur, na falënderojnë aq shumë kur largohen, saqë ne ndihemi në siklet. Në fund të fundit, shërbimi i mirë është detyrim ndaj klientit se është ai që paguan. 4. Shumë të huaj kanë ardhur sivjet. Ndoshta edhe nga vetë emri i hotelit të vjetër, që është shumë i njohur si hotel biznesi, i shtyn të shkojnë drejt të sigurtës.

Paradise Beach Hotel Vlorë

Azem Selmanaj, administrator:

1. Hoteli është në parametrat e vjetshëm e të kënaqshëm, ndërsa puna në restorant ka rënë, në krahasim me një vit më parë. Fjala është për klientët nga jashtë hotelit. 2. Kemi bërë rregullime në ambientin e jashtëm, përmirësime, sistemime të imazhit të përgjithshëm, rinovim të pajisjve të ambientit të jashtëm, thjesht për kënaqësinë e klientëve. 3.Ne punojmë që prej 12 vjetësh me një klientelë fikse – përveç atyre që shkojnë e vijnë – dhe në një fare mase e kaluam me sukses provën. Veç kësaj, liberalzimi ka qenë një tjetër test prove, të cilën gjithshtu hoteli e kaloi me sukses. Kemi pasur shumë telefonata për prenotime nga Kosova, Maqedonia, Italia dhe Zvicra. Kryesisht shqiptarë që jetojnë në këto vende. 4. Kjo klientelë fikse që vjen thuajse çdo vit, krijon edhe një raport të ekuilibruar mes shqiptarëve dhe të huajve, dhe e ruan raportin përgjatë të gjithë vitit. Kështu që mund të themi se kemi shumë shqiptarë, por edhe shumë të huaj.

Perla Hotel Pogradec

Mimoza Shuli, administratore:

1. Mirë është, por jo aq mirë sa vjet. Ndihet kriza. 2. Nuk kemi bërë ende, por presim të bëjmë investime rrënjësore. 3.Janë të kënaqur, e pikërisht për t’i bërë qejfin pushuesve do të investojmë, sepse ata po i kërkojnë këto investime. Ndërsa për Shqipërinë, ka vende të shumta turistike ku duan të shkojnë, por mungon infrastruktura. Mungojnë rrugët për të shkuar deri tek Varret (tumat) e Selcës, Liqenet e Lukovës. Turistët janë gati t’i lënë paratë në Shqipëri, por nuk kanë rrugë për të shkuar deri aty ku ata duan. Ata thonë se është mëkat që kemi një vend kaq të bukur me dete, liqene e male, plot me atraksione turistike, të cilat nuk i viziton dot. Shteti duhet të bëjë më shumë në drejtim të infrastrukturës. 4. Më shumë kemi pushues shqiptarë, kryesisht nga Tirana dhe Elbasani, por në krahasim me vitin e kaluar është rritur shumë numri i të huajve që vijnë, pasi prenotojnë nëpërmjet internetit.

Dje gjithë ditën pa drita, sot po ashtu, ndërsa njerëzit vinin vërdallë dhe lanin sytë te lokali ynë, për shkak se meqë kemi gjenerator punon edhe pompa e ujit, pasi krejt zona ishte pa ujë e pa drita gusht 2011 travel 13


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Travel Magazine 3 - I love Dhërmi by Travel Magazine Balkans - Issuu