Issuu on Google+

Moti min.

9

max.

VITI 3 | Nr. 615 | ÇMIMI: 15 DEN

www.zhurnal.mk

22

E MARTË, 29 TETOR 2013

Ta mbrojmë Shtëpinë e Nënë Terezës

U shkrep, s’u shkrep...!

Duma ose Shilegov në krye të KSHZ-së?

Historianët shqiptarë e kanë dënuar ashpër vendimin për shitjen e oborrit të shtëpisë ku ka lindur Nëna Terezë. Ata theksojnë se në këtë mënyrë po shkatërrohet edhe trashëgimia e vetme shqiptare në sheshin kryesor të Shkupit FQ.4

Nga kabineti i kryetari Gjorge Ivanov kanë thënë se të shtënat e dëgjuara nuk kanë qenë në drejtim të Rezidencës së Presidentit, ndërsa MPB-ja nuk ka gjetur as ndonjë të dyshuar e as gëzhoja në afërsi të saj FQ.2

Cili do të jetë “trashëgimtari” i kreut të dorëhequr të KSHZ-së, Boris Kondarko? Vetëm pak ditë para se Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM), të propozojë emrin e ri për kryetar të organit më të lartë zgjedhor FQ.4

FQ.3

KOSOVË

FQ.2

Gani Geci gjuan me armë Azem Sylën? FQ.8

FQ.5


K r o n ik ë

2

e martë, 29 tetor 2013

RAPORTI I KEsë DEBATOHET NË PARLAMENT Nga viti 2005 kur Maqedonia fitoi statusin kandidat, as Kosova, as Serbia e as Mali i Zi nuk ishin shtete të pavarura, “por shikoni ku janë ata, shikoni ku jemi ne”…Ka qenë ky reagimi i opozitës rreth Raportit të KEsë, derisa zv/kryeministri Fatmir Besimi tha se dokumenti, “mban rekomandimin për datë me shumë detyra shtëpie”

Pak “fakte” para Brukselit

Mali i Zi nuk ishin shtete të pavarura, por shikoni ku janë ata, shikoni ku jemi ne. “A nuk

e vret ndërgjegjja shumicën parlamentare apo të ndjej xhelozi se si të gjitha vendet e rajonit shkojnë para drejtë agjendës evropiane. Z.Fyle në fjalimin e tij nuk e përmendi fjalën progres, z.Orav theksoi fjalën implementim. A ka fuqi ky Parlament i cili ka humbur kredibilitetin, që të flas për gjërat themelore, për prioritetet dhe implementimet”, ka thënë Makraduli në Komisionin për çështje evropiane në Parlament. Ndërkohë, Hajrulla Misini nga BDI konsideron se Maqedonia vazhdon t’i përmbush kriteret politike për anëtarësim në BE, në mas të mjaftueshme dhe se agjenda e BE-së edhe më tej mbetet prioritet strategjik dhe synim për gjithë vendin tonë. “Vëmendje e veçantë duhet tu përkushtohet prioriteteve reformues në vitin e ardhshëm dhe duhet të kemi zbatim efikas dhe zbatim të ligjeve dhe politikave ekzistuese”, tha Misini. Madje, Merale Uzeiri-Ferati nga PDSH lidhur me Raportin e KEsë ku u debatua në Parlament tha se Maqedonia nuk bëri asgjë, nuk punoi gati në asgjë që të përmirësoj kushtet e saja në mënyrë që të bëhet anëtare e BE-së. “Qytetarët nuk kërkojnë arsyetime e as justifikime, por qytetarët kërkojnë rezultate. Sa më afër BE-së të jetë një shoqëri apo një shtet, aq më demokratike është ajo, dhe deficiti demokratik është element që një shoqëri apo një shtet e largon nga ky proces, gjegjësisht e çon drejt izolimit”, tha Uzeiri-Ferati. Në këtë seancë ka folur edhe kryetari i SHGM-së Naser Selmani i cili tha se rasti si me gazetarin Kezharovski do të përkeqësojë imazhin e Maqedonisë dhe do të ndikojë në forcimin e vetcenzurës. Por, ky rekomandim i cili jepet për të 5 herë me radhë vetëm dëshmon se Maqedonia ka mbetur në “status- quo”, dhe çmimin për këtë e paguajnë të gjithë qytetarët e vendit pavarësisht përkatësisë etnike, fetare dhe përcaktimit të tyre politik.

shkaqet e këtij incidenti”, ka thënë zëdhënësja e SPB-Shkupit Liza Bendevska. Ndërkohë, nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov kanë thënë se nuk kanë asnjë lidhje me incidentin. Të shtënat janë dëgjuar në malin mbi Rezidencën, në Vodno. “Nuk është shtënë kah rezidenca”, kanë thënë bashkëpunëtorët e presidentit. Por, njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se në shtetin tonë ka një nivel sigurimi të personave me funksion të lartë. “Këtu duhet të ndajmë se deri në vitin 1995 ka pasur një lloj sigurimi, ndërsa pas vitit 1995 dhe atentatit të kryetarit Gligorov tjetër lloj sigurimi. Deri vitin 1995 ne kemi siguri shumë të vogël, pas vitit 1995 është rritur siguria për funksionarët më të lartë edhe në vendet ku punojnë por edhe ku jetojnë, dhe numri i sigurimit dyfishohet”, thonë për “Zhurnal plus”, ekspertët për çështje sigurie. Sipas tyre rritje të nivelit të sigurisë ka pasur gjatë konfliktit në vitin 2001, ndërsa pasi gjërat kanë filluar të qetësohen niveli i sigurimit është kthyer

në atë të periudhës 1995-2001, që sipas tyre është i mjaftueshëm. “Në letër, sigurimi i funksionarëve më të madh ka një nivel që është standard: policë, sigurim, turpëroje, ndërsa nëse vlerësohet nga shërbimet mundet edhe më shumë se ky sigurim të jepet. Ky nivel i sigurisë është i mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë të ketë më shumë, sepse nuk ka luftëra përreth nesh nuk ka kanosje brenda, ndonjë pjesëmarrje për të qenë të rrezikuar nga aksione terroriste dhe nuk shoh arsye për rritje të sigurisë në vend“, thonë njohësit e rrethanave. Për dy muaj kjo është hera e dytë të ndizet alarmi në vilën në Vodno. Në gushtë të këtij vitit në duart e sigurimit të Presidentit ra një shtetas rus i cili kishte kërcyer gardhin dhe ka hyrë në Vilën. Shtetasi rus në polici është arsyetuar me atë se nuk e ka ditur nëse është duke hyrë në oborrin ku jeton presidenti i shtetit. Policia i shqiptoi kallëzim kundërvajtës për prishje të rendit dhe qetësisë, ndërsa ai ishte dëbuar nga Maqedonia.

Mefail ISMAILI mplementimi i Marrëveshjes së Ohrit, i marrëveshjes së Marsit, rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHIR-it, pastaj sundimi i së drejtës, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë vetëm disa nga pikat ku Maqedonia duhet t’u përqendrohet me më shumë seriozitet, pa mos lënë anësh edhe angazhimin për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ky ka qenë konstatimi i përbashkët i anëtarëve të Këshillit nacional për integrime gjatë debatit të djeshëm sa i takon progres -raportit të Komisionit Evropian (KE) pranë Parlamentit të Maqedonisë. I pranishëm ka qenë edhe zv/kryeministri për euro-integrime Fatmir Besimi i cili tha se ky është një dokument që e ka hartuar KE-ja, të cilin e kemi shkruar ne, “por do të shërbejë si dokument pune i cili do të shikohet përpara”. “Ne me admirim i shikojmë pjesët ku shënohet se ka pasur progres, mirëpo me përkushtim edhe më të madh dhe me vëmendje edhe më të madhe në pjesët ku apelohet apo rekomandohet punë më tepër për periudhën që vjen, me afate të caktuara dhe institucione të caktuara përkatëse. Dua të them që

I

Nga kabineti i kryetari Gjorge Ivanov kanë thënë se të shtënat e dëgjuara nuk kanë qenë në drejtim të Rezidencës së Presidentit, ndërsa MPB-ja nuk ka gjetur as ndonjë të dyshuar e as gëzhoja në afërsi të saj

QYTETARËT NUK KËRKOJNË ARSYETIME

ADMIRIM PËR PROGRESIN

“Qytetarët nuk kërkojnë arsyetime e as justi fikime, por qytetarët kërkojnë rezultate. Sa më afër BEsë të jetë një shoqëri apo një shtet, aq më demokratike është ajo, dhe deficiti demokratik është element që një shoqëri apo një shtet e largon nga ky pro ces, gjegjësisht e çon drejt izolimit”, tha Uzeiri Ferati nga PDSH.

“Ne me admirim i shikojmë pjesët ku shënohet se ka pasur progres, mirëpo me përkushtim edhe më të madh dhe me vëmendje edhe më të madhe në pjesët ku apelohet apo rekomandohet punë më tepër për peri udhën që vjen, me afate të caktuara dhe institucione të caktuara përkatëse. Dua të them që dokumenti në fakt mban rekomandimin për datë me shumë detyra shtëpie për ne këtu”, tha zv/kryeministri Fatmir Besimi.

BRUKSELI DO HAP RASTIN KEZHAROVSKI Raportuesi i Parlamentit evropian për Maqedoninë, Riçard Hovit ka shfaqur shqetësim serioz për lirinë e shprehjes dhe medieve në vend. “Do të ishte korrekte që para këtij Këshilli nacional të tregoj se ka nivel të lartë të shqetësimit, mes shumë kolegëve nga shumë vende në Bruksel pikërisht rreth lirisë së shprehjes dhe me dieve në këtë vend. Ne nga afër i ndjekim diskutimet për propozim Ligjet për media, këtu është edhe rasti me Kezharovskin, ka dokumenti në fakt mban rekomandimin për datë me shumë detyra shtëpie për ne këtu”, tha

edhe ndërprerje të diskutimeve mes Qev erisë dhe Shoqatës së Gazetarëve. Nuk do të tregoj shumë në fillim të vizitës time për këto çështje por patjetër duhet ta dini se do të dëgjojë gjithçka që do të më tregoni dhe në Bruksel t’i hapim çështjet”, tha Hovit. “Dëshiroj që njerëzit të diskutojnë për gjithë këtë dhe prandaj në mënyrë të barabartë do ta shfrytëzojë këtë vizitë për të gjitha çështjet, posaçërisht për pjesën e

zv/kryeministri Besimi. Ndërkohë, deputeti i LSDM-së Jani Makraduli ka

D

thënë se nga viti 2005 kur Maqedonia fitoi statusin kandidat, as Kosova, as Serbia e as

U shkrep, s’u shkrep...! paraqitur një qytetarë. Pas raportimit për të shtënat, pjesëtarët e njësitit policorë "Ujqit" kanë dalë në teren ku gjoja janë parë tre persona një prej të cilëve ishte grua, e cila ishte drejtuar drejt lagjes Zhdanec, ndonëse arsyet për këtë janë ende të panjohura. Rastin në fjalë e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme të cilët ende janë duke bërë hulumtime për zbardhjen e saj. “Është e vërtetë se janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po heton

Enis MURTEZI isa të shtëna të dëgjuara në afërsi të rezidencës presidenciale në Vodno ka qenë arsye e mjaftueshme për t’u ngritur në këmbë shërbimet e shtetit. Ditën e diel rreth orës 16 e 30 në afërsi të vilës presidenciale janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Rasti në policinë, në Sektorin për punë të brendshme në Shkup e ka

drejtësisë selektive. Ky nuk është problem vetëm në vendin tuaj, kjo është sfidë për shumë vende në këtë rajon, por rasti me Kezharovskin ngriti pyetje, nuk dëshiroj të komentoj për këto çështje, e respektojmë legjislativin, unë mbetem në atë pozicion, por fakti që pikërisht ato raste janë tepër të njohura dhe ka shumë kritika jo vetëm nga përfaqësuesit e Maqedonisë, por edhe nga Organizata ndërkombëtare, krijon për shtypje, të paktën në Bruksel ndërsa edhe në nivel ndërkombëtar, se ato procese janë pjesë e drejtësisë selektuese”, ka vijuar Hovit.

NUK KA ARSYE PËR RRITJE TË SIGURISË “Ky nivel i sigurisë është i mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë të ketë më shumë, sepse nuk ka luftëra përreth nesh nuk ka kanosje brenda, ndonjë pjesëmarrje për të qenë të rrezikuar nga aksione terroriste dhe nuk shoh arsye për rritje të sigurisë në vend“, thonë njohësit e rrethanave.


K r o n ik ë

e martë, 29 tetor 2013

3

BOSHLLËQE NË NDËRTIMIN E SHTETIT DEMOKRATIK

Tranzicioni, fajtore politika Tranzicioni i cili ende vazhdon në Maqedoni ka sjellë shtetin në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Papërgjegjësia e elitave politike të cilat qeverisën me shtetin gjatë këtyre 23 viteve bënë që vendi sot të mbetet larg integrimeve euro-atlantike. Analistët politik thonë se është turp që pas dy dekadash tranzicion ne ende flasim për lirinë e medieve, pavarësinë e gjyqësorit ndërsa është thelluar hendeku midis të pasurve dhe të varfërve Bekim BUÇI ranzicioni në Maqedoni i cili ende nuk ka përfunduar ka shkaktuar dhe është duke lënë pasoja të rënda në aspektin politik, ekonomik dhe shoqëror. Si pasojë e mospërfundimit të tranzicionit vendi gjendet në pozitë të rëndë ekonomike dhe me një stabilitet të brishtë në aspektin ndëretnik dhe social. Me fjalë të tjera tranzicioni është proces i cili ende vazhdon në Maqedoni. Tranzicioni u shndërrua në sistem shoqëror. Një pjesë e madhe e qytetarëve nuk ishin të vetëdijshëm se nga çfarë sistemi janë duke dalë dhe në cilin drejtim do të nisen, thonë analistët politik.

T

Demokracia e brishtë, partizimi i fuqishëm Profesori universitar Nano Ruzhin vlerëson se në Maqedoni shteti ende imponohet si aktor, për shkak se ende figuron si punëdhënës dhe lojtar ekonomik. Ai thotë se përgjegjësinë e bartin të gjithë. “Është i nevojshëm ndikimi më i madh i popullit. Ardhja e kohës së re nuk nënkuptoi pastrimin me vlerat e sistemit të vjetër. Maqedonisë i duhet në mënyrë plotësuese përforcimi i demokracisë dhe departizimi. Të rinjtë dhe intelektualët duhet të tregojnë revolt të caktuar”, thotë Ruzhin. Profesori universitar Ruzhin më tej shton se vazhdimi i tranzicionit ka të bëjë me modelin e pasuksesshëm të privatizimit dhe strukturës së pasuksesshme politike dhe marrëdhëniet mes partive politike. “Është qesharake sot të kthehemi në fillim të tranzicionit në vitet e para të 90’ve dhe në atë mënyrë të flasim për lirinë e medieve sot kur për dallim prej atëherë nuk pati gazetar të burgosur dhe vdekje të dyshimtë të gazetarëve. Ky tranzicion u shndërrua në regres të madh, një kthim i madh mbrapa në planin politik. Për këtë fajtore është dëshira e tepruar për kontroll politik dhe kontroll në të gjitha sferat nga ana e partive në pushtet, posaçërisht nga VMRO-DPMNE-ja. Pra, partitë në pushtet kanë pozicione të monopolit”, thekson Ruzhin. Ish diplomati Alajdin Demiri tregon se tranzicioni e ka dëmtuar rëndë funksionimin politik dhe ekonomik të shtetit, madje edhe në aspekt etnik ka sjellë diskrim-

TRANZICIONI FILLOI MBRAPSHT “Në Maqedoni specifika është se tranzicioni filloi mbrapsht dhe është duke vazhduar mbrapsht në aspektin etnik. Maqedonasit menduan se duhet të privatizohet shteti dhe se shteti duhet të jetë ekskluziv i maqedonasve ndërsa shqiptarët dhe të tjerë duhet të jenë qytetarë të rendit të dytë dhe ata jo rastësisht gjenden aty. Prandaj nuk ka tranzicionin demokratik kur bëhet fjalë për garantimin e të drejtave të barabarta”, vlerëson ish diplomati Alajdin Demiri. TRANZICIONI U SHNDËRRUA NË REGRES “Është qesharake sot të kthehemi në fillim të tranzicionit në vitet e para të 90’ve dhe në atë mënyrë të flasim për lirinë e medieve sot kur për dallim prej atëherë nuk pati gazetar të burgosur dhe vdekje të dyshimtë të gazetarëve. Ky tranzicion u shndërrua në regres të madh, një kthim i madh mbrapa në planin politik. Fajtore është dëshira e tepruar për kontroll politik dhe kontroll në të gjitha sferat nga ana e partive në pushtet, posaçërisht VMRODPMNEja”, thotë profesori univer sitar Nano Ruzhin. inime. Sipas tij, maqedonasit e kuptuan tranzicionin për ta privatizuar shtetin dhe për ta shndërruar atë në shtet ekskluziv të maqedonasve duke i trajtuar shqiptarët dhe bashkësitë tjera etnike si qytetarë të kategorisë së dytë. “Tranzicioni ishte një peri-

udhë e detyrimeve të cilat duheshe të bëhen dhe janë duke u bërë të rënda për këtë koncept. Edhe ndryshimet që duheshe të bëhen në konceptin e jetës politike, jetës ekonomike, privatizimi dhe të menduarit politik e ekonomike. Prandaj sot në aspekt

të tranzicionit kemi shumë modele që funksionojnë por edhe të privatizimit dhe formave tjera”, thotë ish diplomati Alajdin Demiri. Sipas tij, në Maqedoni specifika është se tranzicioni filloi mbrapsht dhe është duke vazhduar mbrapsht në aspektin

ZHDUKJA E “KLASËS SË MESME” Për fat të keq në ambient të apatisë to tale, ose më mirë thënë interesit të temave ditore politike edhe në opinion ky trend është bërë një lajm i cili nuk meri ton trajtim më të madh. të dhënat flasin

se 10 për qind e të pasurve kanë pothuaj 17 herë më tepër të ardhura nga po aq përqindje të qytetarëve të varfër dhe se 20 për qind e popullatës më të pasur disponon me 49 për qind të të ardhurave,

etnik. “Maqedonasit menduan se duhet të privatizohet shteti dhe se shteti duhet të jetë ekskluziv i maqedonasve, ndërsa shqiptarët dhe të tjerë duhet të jenë qytetarë të rendit të dytë dhe ata jo rastësisht gjenden aty. Prandaj nuk ka tranzicionin demokratik në kur bëhet fjalë për garantimin e të drejtave të barabarta dhe avancimit të të drejtave të minoriteteve përfshirë këtu edhe shqiptarët si komb apo si popull”, vlerëson Demiri. Duke folur për tranzicionin ekonomik Demiri potencon se në tranzicionin ekonomik u bënë metodat më të egra të privatizimit të cilat edhe sot e kësaj dite i mbajnë zvarrë. Ai shton se disa ndërmarrje të mëdha ende i mbajnë zvarrë disa probleme të hapura ndërsa edhe ato që janë mbyllur si probleme edhe sot e kësaj dite janë kontestuese apo nesër do të kontestohen. Në vijim profesori universitar Ruzhin thotë se e gjithë kjo situatë dëshmoi se në rastin e Maqedonisë nuk ka qenë e domosdoshme vetëm liria por edhe mekanizmi demokratik sepse ky mekanizëm nuk ekziston. “Si rezultat i asaj normale është që të ketë ndikime negative edhe në fushat tjera. Për shembull në sferën ekonomike nuk shihet parimi i përfitimit dhe suksesit të firmave por parimi i afërsisë politike të kompanive. Ne jemi shteti me paga më të ulëta në rajonin dhe shteti me pagë më të vogël të garantuar prej 6.000 denarë neto. Të gjitha këto elemente tregojnë vazhdimin e tranzicionit dhe modelin e pasuksesshëm politik”, thekson Ruzhin.

Maqedonasit e “privatizuan” shtetin në dëm të shqiptarëve Ai nënvizon mes tjerash se edhe në aspektin ndëretnike shteti s’ka shënuar asnjë përparim. “Me fjalë të tjera vendi nuk shënon progres në asnjë plan. Maqedonia ende mbetet

përderisa 20 për qind e popullatës më të varfër derdhen mezi 4,9 për qind (në Ru mani , të themi ky raport është 33 me 9 për qind). Ky trend në Maqedoni filloi në vitin 1995 dhe për fat të keq po përhapet si kancer. Të dhënat flasin qartë se ekzis ton tendenca që “klasa e mesme” në Maqedoni të zhduket.

“Maqedonia, investim i përbashkët i Brukselit e Uashingtonit” Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), kreu i partisë, Ali Ahmeti, ka takuar dje ambasadorin e ri të Suedisë në Maqedoni, Mat Staffansson. Ambasadori ka shprehur dëshirën për të vazhduar marrëdhëniet e mira të Ambasadës Suedeze në Shkup me Ahmeti, duke shtuar se “ai mbetet një mik i Suedisë”. Ahmeti i ka uruar ambasadorit Staffansson, për detyrën e

re, duke e siguruar për vazhdimësinë e bashkëpunimit të afërt e të ndërsjellë. Nga BDI njoftojnë se bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth çështjes së emrit, Marrëveshjes së Ohrit si dhe rekomandimeve të Komisionit Evropian për zgjerim si dhe dinamikës së integrimit të vendit në BE dhe në NATO. Ambasadori, madje ka nënvizuar mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Maqedonisë në

strukturat euroatlantike si dhe për plotësimin e standardeve të parapara në raportin e BE për përparimin e Maqedonisë. Në anën tjetër, Ahmeti ka theksuar nevojën që institucionet e BE-së të kyçen në procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit bashkë me vendet anëtare, në bashkëpunim me SHBA dhe NATO, sepse siç është shprehur, “Maqedonia është investim i përbashkët i Shkupit, Brukselit dhe

shumë larg integrimeve euroatlantike, peng është i emrit dhe politikës së pushtetit. Përreth nesh shohim se të gjitha shtetet na tejkalojnë si Shqipëria, Serbia, kurse Kroacia me të cilën ishim krah për krah para tetë vitesh tash është shumë larg nesh”, shprehet Ruzhin. Nga ana tjetër ish diplomati Demiri thotë se gjyqësori dhe jurisprudenca janë edhe një dëshmi se tranzicioni në Maqedoni është tepër i rëndë sepse pushteti edhe më tej dëshiron ti mbajë nën kontroll. “Tranzicioni i drejtësisë dhe i jurisprudencës është duke u bërë me shumë vështirësi. Procesi i emërimit dhe pozicionimit të gjykatësve dhe prokurorëve është i vështirë për arsye se pushteti ende dëshiron të mbajë në kontroll dhe të dirigjojë me këto procese me çka si gjykatësit si prokurorët nuk e fituan pavarësinë. E gjithë kjo tregon se ky tranzicion në Maqedoni është shumë i rëndë për arsye se vështirë hiqet dorë nga benefitet të cilat pushteti i ka ndërsa këto benefite socializmi i kishte definuar shumë fuqishëm”, thotë Demiri. Ai vlerëson se andaj edhe intenca e Bashkimit Evropian është që ky tranzicion të përfundojë dhe me përfundimin e këtyre proceseve Maqedonia të bëhet anëtare e strukturave evropiane. Të dhënat alarmante të Bankës Botërore kohë më parë qartë treguan trendin e rritje rapide të diferencës në shoqëri mes të pasurve dhe të varfërve në krahasim me vendet e rajonit Shqipërinë, Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi, Rumaninë. Për fat të keq në ambient të apatisë totale, ose më mirë thënë interesit të temave ditore politike edhe në opinion ky trend është bërë një lajm i cili nuk meriton trajtim më të madh. të dhënat flasin se 10 për qind e të pasurve kanë pothuaj 17 herë më tepër të ardhura nga po aq përqindje të qytetarëve të varfër dhe se 20 për qind e popullatës më të pasur disponon me 49 për qind të të ardhurave, përderisa 20 për qind e popullatës më të varfër derdhen mezi 4,9 për qind (në Rumani , të themi ky raport është 33 me 9 për qind). Ky trend në Maqedoni filloi në vitin 1995 dhe për fat të keq po përhapet si kancer. Të dhënat flasin qartë se ekziston tendenca që “klasa e mesme” në Maqedoni të zhduket. Profesori universitar Ilija Aceski thotë se tek ne stratifikimi intensiv është rezultat i tranzicionit 20 vjeçar dhe papërgjegjshmërisë së elitave politike. “Kjo strukturë sociale nuk është krijuar brenda natës, por është ndërtuar në kontinuitet. Shifrat janë të pamëshirshme. Maqedonia tani është në shkallën e lartë të pabarazisë. hendeku midis të pasurve dhe të varfërve gjithnjë po rritet, ndërsa numri, i atyre më të pasurve po zvogëlohet. kapitali përqendrohet në një rreth më të ngushtë”, thekson Aceski.

Uashingtonit”. “Por, tash Maqedonia gjendet para zgjidhjes së vazhdimit të sukseseve dhe të integrimit ose t’i rrezikojë këto të arritura të përbashkëta, andaj dhe nevojitet angazhim i shtuar i miqve ndërkombëtar për ta lehtësuar arritjen e kompromisit”, citohet të ketë thënë Ahmeti. Lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, Ahmeti ka informuar ambasadorin suedez për dallimet ndërmjet partive shqiptare dhe atyre maqedonase, në interpretimin e ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.


K r o n ik ë

4

e martë, 29 tetor 2013

PAS VENDIMIT PËR SHITJEN E PARCELËS SË SHTËPISË SË LINDJES SË NËNËS TEREZË Duma ose Shilegov në krye Historianët shqiptarë e kanë dënuar ashpër të KSHZsë?

Cili do të jetë “trashëgimtari” i kreut të dorëhequr të KSHZ-së, Boris Kondarko? Vetëm pak ditë para se Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM), të propozojë emrin e ri për kryetar të organit më të lartë zgjedhor, në opinion po qarkullojnë disa emra. Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, juristja dhe ish-gjykatëse Violeta Duma, avokati Igor Milev dhe Angel Solev, duket se janë opsionet e mundshme që po shqyrtohen ende në kampin opozitar të LSDM-së. Propozimi zyrtar do të bëhet sapo të shpallë Kuvendi konkursin për zgjedhjen e kreut të KSHZ-së. Ligjvënësit kanë konstatuar javën e kaluar dorëheqjen e Kondarkos, duke i hapur rrugën procedurës për zgjedhjen e kreut të ri. Kondarko u dorëhoq nga detyra pas polemikave publike me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe VMRO-DPMNE-në, lidhur me pastrimin e listës së zgjedhësve.

Lustrohet ish funksionari i vdekur i policisë

Komisioni për verifikimin e fakteve, në seancën e djeshme, me shumicë votash ka vendosur ta lustrojë ish sekretarin shtetëror të Punëve të Brendshme. Siç bëhet e ditur, ai që moti ka ndërruar jetë, dhe pikërisht ky fakt ka qenë kontestues për një pjesë të anëtarëve të Komisionit, por megjithatë, me shumicë votash, është konstatuar se ai ka dhënë urdhër për mbikëqyrjen sekrete të personave që mendojnë ndryshe nga shteti, ndërsa identiteti i tij, sipas ligjit do të publikohet pas tre ditësh.

Zaev “shkel” Cërvenkovskin

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev vetëm disa muaj pasi hyri në zyrën e kryetarit të partisë dukshëm e ka rritur rejtingun e vet. Lideri opozitar praktikisht e “shkeli” shefin e tij të mëparshëm në parti, Branko Cërvenkovski. Sipas anketës së fundit të IPIS, Zaev ka 7,2 për qind rejting mes të anketuarve përkundër 1,9 për qind sa ka Branko Cërvenkovski. Rejting të ulët ka edhe Radmilla Sheqerinska për të cilën janë deklaruar vetëm 1,7 për qind nga të anketuarit. Nën 1 për qind janë lideri i PLD-së dhe kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski tek i cili besojnë 0,6 për qind që është më pak se lideri i Opsionit qytetar për Maqedoninë, Stevçe Jakimovski tek i cili besojnë 1 për qind e të anketuarve.

vendimin për shitjen e oborrit të shtëpisë ku ka lindur Nëna Terezë. Ata theksojnë se në këtë mënyrë po shkatërrohet edhe trashëgimia e vetme shqiptare në sheshin kryesor të Shkupit, ndërsa bëjnë thirrje që edhe Tirana dhe Prishtina të bëhen bashkë me paritë shqiptare në Maqedoni. Në anën tjetër, pretendohet se trashëgimia do të mund të ruhej vetëm nëse restaurohet plotësisht shtëpia, edhe pse theksohet se kjo është pothuajse e pamundur për shkak se sheshi e ka humbur plotësisht pamjen e vjetër

Ta mbrojmë Shtëpinë e Nënë Terezës

Agim FAZLIU shte vetëm një pllakë që tregonte se vendi ishte shtëpia ku e kaloi rininë e saj Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur botërisht si Nëna Tereze. Por, tashmë nuk do të ketë as pllakë për të shënuar vendlindjes e nobelistes me famë botërore. Qyteti i Shkupit ka vendosur që këtë parcelë t'ia shesë një pronari privat, i cili pritet që aty të ndërtojë “shkallët spanjolle”. Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë, Muzafer Bislimi ka thënë se për këtë çështje ka pasur vazhdimisht reagime që prej kur është nisur Projekti Shkupi 2014, në vitin 2006. "Asokohe ishte në pushtet VMRO-ja me PDSH-në, ishte paraparë që në vend të ndërtohej një kishë. Kur erdhi BDI në Qeveri është bërë e pamundur dhe u prish ky plan. U arrit një kompromis që aty një herë për një herë të mos ndërtohet asnjë objekt fetar. Ndërsa, kisha është ndërtuar tjetërkund afër Shtëpisë së Armatës. Ndërsa, Nënë Terezës iu ndërtua Muzeu. Për Nënë Terezën, Qeveria e Maqedonisë ka ndarë një parcelë tjetër në shesh që t'i ndërtohet një përmendore e madhe", ka deklaruar Bislimi, duke sqaruar se këto janë qëndrime personale dhe nuk shprehin domosdoshmërish qëndrimin e Ministrisë.

I

TRASHËGIMIA RUHET NËSE RESTAUROHET SHTËPIA E NËNËS TEREZE "Ruajtja e trashëgimisë mund të mos jetë e mundshme nëse aty ndërtohet shtëpia në modelin si ka qenë përpara. Por, është pikëpyetje sa është e realizueshme kjo në kohën kur në Komunën Qendër në pushtet është një parti opozitare, ndërsa Min istrinë e Transportit e udhëheqë VMROja. Ata e shfrytëzojnë këtë rast për çështje të politikës ditore", thekson Muzafer Bislimi. PËR RUAJTJEN E SHTËPISË TË UNIFIKOHET FAKTORI SHQIPTAR "E vetmja mënyrë për ta stopuar krijimin e një historie të re të qytetit të Shkupit do të ishte unifikimi i subjekteve politike shqiptare për këtë çështje dhe reagimi i intelektualëve shqiptarë në Maqedoni. Për këtë çështje patjetër duhet që Tirana dhe Prishtina të reagojnë, sepse kemi të bëjmë me të vet min element të mbetur nga figura e madhe e Nënë Terezës", ka thënë Skën der Hasani. Duke komentuar akuzat se në këtë mënyrë po prishet trashëgimia kulturore shqiptare, Bislimi ka thënë se kjo mund të mos jetë plotësisht e vërtetë, nëse aty nuk ndërtohet shtëpia në modelin si ka qenë përpara. "Është pikëpyetje sa është e realizueshme kjo në kohën kur në Komunën Qendër në pushtet është një parti opozitare, ndërsa Ministrinë e Transportit e udhëheqë VMRO-ja. Ata e shfrytëzojnë këtë rast për çështje të politikës ditore. Është shumë keq që po politizohet kjo çështje edhe nga partitë shqiptare edhe ato

maqedonase", ka vlerësuar Bislimi. Gjithashtu, ai ka thënë se është vështirë që sheshit t'i kthehet pamja e vjetër, pasi që tashmë nuk ekziston asgjë nga ajo kohë. "Në këtë vend ka qenë Burmali Xhamia, e cila është rrënuar gati 100 vjet më parë. Shumë objekte që kanë qenë më parë nuk janë më. Kisha ka qenë më andej tek ndërtesa e EVN-së. I gjithë sheshi ka ndryshuar fizionominë e vet, është mbushë, nuk ka vend. Vetëm kjo hapësirë ka mbetur zbrazët, edhe ajo si do të bëhet do ta shohim", ka thënë Bislimi.

Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Skënder Hasani, thekson se ky është vendim në bazë të një politike të vazhdueshme antishqiptare. "Qarqet maqedonase nuk kishin sukses më herët në vitin 2006 për të ndërtuar Kishën Ortodokse për shkak të reagimeve të forta të shoqërisë civile dhe të Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë. Asokohe e alarmuam jo vetëm Prishtinën dhe Tiranën, por edhe bashkësinë ndërkombëtare dhe qendrat e vendosjes. Akti për ndërtimin e

Kishës është shtyrë, por Qeveria maqedonase nuk hoqi dorë nga synimi që të asgjësojë elementin e vetëm shqiptar në sheshin Shkupit, ku janë themelet e shtëpisë së Nënës Terezë", ka thënë Hasani, për "Zhurnal plus". Sipas tij, ky është një akt tinëzar i disa qarqeve në Maqedoni që përfundimisht duan ta ndryshojë pamjen e qytetit të Shkupit. "Është një akt vandal që ka për synim asgjësimin e elementit shqiptar në qytetin e Shkupit dhe sajimin e një pamjeje të një historie dhe të një kulture tjetër në këtë shesh", ka thënë Hasani. Historiani shqiptar ka thënë se e vetmja mënyrë për ta stopuar krijimin e një historie të re të qytetit të Shkupit do të ishte unifikimi i subjekteve politike shqiptare për këtë çështje dhe reagimi i intelektualëve shqiptarë në Maqedoni. Ai ka vlerësuar se për këtë çështje patjetër duhet që Tirana dhe Prishtina të reagojnë, sepse kemi të bëjmë me të vetmin element të mbetur nga figura e madhe e Nënë Terezës, që përmbledh vlerat e humanitetit. "Në qoftë se e lëmë këtë çështje në heshtje përfundimisht humbim gjurmët e Nënë Terezës, dhe krijohet një histori e sajuar në kuzhinat që nuk janë me konceptet e shekullit XI, në të cilin respektohet kultura dhe traditat e të tjerëve", ka thënë Hasani.

USHT, prezantohet projekti “Fulbright Scholar Program” Në Amfiteatrin e Fakultetit Filologjik të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, para stafit akademik dhe studentëve e prezantuan projektin Fulbright Scholar Program. Programin e lartpërmendur e prezantoi Kaitlin Turek – Atashe për arsim dhe kulturë në Ambasadën e SHBA-së dhe Gazmend Iliazi – Asistent për programe arsimore

në Ambasadën e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë. Profesorët dhe studentët e USHT-së shfaqën interesimin e tyre lidhur me këtë mundësi të çmuar që ju ofrohet për ndjekjen e studimeve pasuniversitare dhe kërkimeve shkencore në universitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kaitlin Turek i shpjegoi në detaje të gjitha përparësitë dhe kriteret e këtij programi dhe njëkohësisht konfirmoi se për

programin në fjalë aplikojnë studiues nga shtete të ndryshme në mbarë botën. Madje, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve i falënderuan drejtuesit e USHT-së për bashkëpunimin e frytshëm, dhe njëherit i falënderuan të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre. Përndryshe, për të gjithë të interesuarit, aplikimi online i projektit Fulbright Scholar Program do të zgjasë deri në fund të muajit dhjetor 2013.


K r o n ik ë

e martë, 29 tetor 2013

Pakësohen përmbaruesit, më pak pagesa Përmbaruesit do ta mbyllin vitin me më pak lëndë të realizuara, ndërsa pagesa, thonë, edhe më tej do të zvogëlohet. Numri i tyre reduktohet sepse shumica nuk shohin prosperitet në këtë veprimtari. Siç thonë nga Oda e Përmbaruesve, deri në fund të vitit 2013 pritet që edhe disa përmbarues të shkojnë në falimentim. "Kërkesat për pagesë rriten,

por realizimi po zvogëlohet. Në vitin 2006 numri i kërkesave të pranuara ishte 6.335 nga të cilat u realizuan 43,41 për qind, përderisa vitin e kaluar, nga gjithsej 164.055 kërkesa, janë realizuar vetëm 25,74 për qind", deklaroi kryetari i Odës, Gordan Stankoviq. Në nëntë muajt e parë të këtij viti në procedurë përmbaruese janë paguar 78,9 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar

104 milionë euro. "Nuk mund të them nëse deri në fund të vitit 2013 do të arrihet apo

tejkalohet numri i vitit të kaluar, por në krahasim me lëndët e pranuara, sipas të gjitha gjasave do të ketë zvogëlim. Në vitin 2012 u pranuan 164.000 lëndë, ndërsa këtë vit, deri në shtator, 100.564" theksoi Stankoviq. Borxhlinj më të shpeshtë janë personat fizik në pjesën e llogarive të papaguara për rrymë, ngrohej, ujë dhe shërbime telekomunikative, si dhe

5 pagesat lidhur me bankat. Ka edhe juristë borxhlinj, por përqindja e tyre është shumë më e ulët. Megjithatë, në vëllimin e pagesës ata dominojnë. Tek qytetarët, më së shumti borxhlinj janë ata të cilët nuk munden, e jo ata të cilët nuk duan ta shlyejnë borxhin. Kundër organeve shtetërore kërkesa për pagesë ngrehin personat fizik, për kompensime të dëmeve, dhe shpesh persona juridik pas aktvendimeve nga procedurat gjyqësore për përmbushje të marrëveshjeve, për borxhe...

DELEGACIONI I AVOKATIT TË POPULLIT QËNDRON TEK KEZHAROVSKI Ekspertët që kanë qëndruar në burgun ku ndodhet Kezharovski, kanë dalë me konstatimin e vjetër se gjendja është e rëndë dhe po ajo që është alarmuar në raportet vjetore të deritanishme. Ndërkohë, sot, Avokati i Popullit pritet të prezantojë në publik gjetjet nga vizita në qelinë ku ndodhet gazetari jë delegacion institucionit të Avokatit të Popullit ka vizituar dje në burgun e Shutkës gazetarin e paraburgosur, Tomislav Kezharovski. Pjesë e delegacionit nuk ka qenë drejtuesi i institucionit, Ixhet Memeti, por nga kabineti i tij kanë thënë se vizita është realizuar në emër të institucionit që përfaqëson z. Memeti. Ekspertët që kanë qëndruar në burg, kanë dalë me konstatimin e vjetër se gjendja e burgut është e rëndë dhe po ajo që është alarmuar në raportet vjetore të deritanishme. Ndërkohë, sot (e martë), drejtuesi i Avokatit të Popullit, Memeti, pritet të prezantojë në publik gjetjet nga vizita në qelinë ku ndodhet gazetari. Vizita u realizua me kërkesë të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonia, e cila denoncoi të premten kushtet jonjerëzore ku ndodhet i paraburgosuri. E lidhur me rastin “Kezharovski”, kryetarja e

Ekspertët konstatojnë mizorinë e burgut

N

DEKLARATAT PUBLIKE, PRESION OSE JO NDAJ GJYKATËS? “Deklaratat e fundit që po i dëgjojmë në opinion, edhe nga gazetarët, por edhe nga avokatët lidhur me vendimin, duhet komentuar në kontekst të praktikës gjyqësore të GJEDNJ. Konkretisht, nëse kjo liri e të shprehurit çon tek paragjykimi i vendimit gjyqësor dhe nëse deklaratat mund të kuptohen si presion ndaj gjyqësorit, për një vendim të caktuar, pasi bëhet fjalë për një vendim të shkallës së parë”, ka deklaruar Arnaudova. Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, nuk ka mundur të japë as edhe një ko-

ment. Drejtuesja e këtij institucioni, Aneta Arnaudova, ka thënë për mediat se deklaratat

publiket lidhur me vendimin gjyqësor duhet parë në kontekstin e praktikës gjyqësore të

Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Deklaratat e fundit që po i dëgjojmë në opinion, edhe nga gazetarët, por edhe nga avokatët lidhur me vendimin, duhet komentuar në kontekst të praktikës gjyqësore të GJEDNJ. Konkretisht, nëse kjo liri e të shprehurit çon tek paragjykimi i vendimit gjyqësor dhe nëse deklaratat mund të kuptohen si presion ndaj gjyqësorit, për një vendim të caktuar, pasi bëhet fjalë për një vendim të shkallës së parë”, ka deklaruar Arnaudova. Por, sa respektohet në Maqedoni praktika gjyqësore evropiane, si një pikëreferimi që do të shërbente edhe në rastin “Kezharovski”? Arnaudova thotë se në gjykatat tona, zbatimi i standardeve GJEDNJ është ende vetëm një proces. “Implementimi i standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe referimi i tyre gjatë aktvendimeve në Gjykatat e Maqedonisë është proces, kjo do të thotë që ne kemi filluar me një aktivitet intensiv të trajnimeve, përkatësisht përkthimit të aktvendimeve, dhe tani është obligim i gjykatësve që t’i lexojnë ato dhe të implementojnë në praktikë”, ka theksuar ajo.

LSDM, këngë serbe në Kuvendin e Rinisë LSDM-ja opozitare, të dielën, ka zgjedhur kryetarin e rinisë partiake. Në këtë post është zgjedhur Stefan Bogoev, i Fakulteti Filozofik në partneritet me Sektorin për reforma në arsim të OSBE-Misioni në Shkup, organizuan punëtorinë e parë për prezantimin e “Udhëzuesit për realizimin e mësimit praktik të studentëve të fakulteteve të mësuesisë. Në punëtori morën pjesë arsimtarë–mentorë të shkollave fillore të Tetovës, ku studentët e këtij fakulteti e realizojnë praktikën pedagogjike, të cilëve nga ana e profesorëve të Fakultetit Filozofiku iu prezantua ky udhëzues i cili përmban përshkrime të detajuara të mënyrës së realizmit të punës praktike të studentëve.

cili fitoi në garën me tre kandidatët. Bogoev vjen nga dega partiake e LSDM-së në Karposh.

Është interesante se pas zgjedhjes së kryetarit të të rinjve socialdemokrat, është zhvilluar një festë e madhe, ndërsa ka

qenë evidente edhe gëzimi i madh. Pra, festa është përcjellë me këngën serbe “Raçunajte na nas”, transmeton Netpres.

USHT, punëtori me OSBE për mësimin praktik Sipas dekanit të Fakultetit Filozofik, Prof.Dr.Fadbi Osmani, i cili në cilësinë e nikoqirit e hapi punëtorinë në fjalë, realizimi i mësimit praktik është një nga segmentet më të rëndësishme në procesin e arsimimit dhe aftësimit të edukatorëve, mësimdhënësve dhe pedagogëve të ardhshëm, si subjekte bartëse të shërbimit profesional në shkollë. Qëllimi i përgjithshëm i mësimit praktik është udhëzimi dhe pavarësimi i studentëve për pjesëmarrje aktive në procesin

edukativ-arsimor. Kjo e imponon nevojën për përmirësimin e vazhdueshëm të kualitetit dhe organizimin e vazhdueshëm të trajnimeve për edukatorët, mësimdhënësit dhe pedagogët e ardhshëm, të cilët nëpërmjet procesit edukativ-arsimor do t’i udhëzojnë gjeneratat e reja. “Udhëzuesi për realizimin e mësimit praktik të studentëve të fakulteteve të mësuesisë” u realizua si rezultat i bashkëpunimit institucional midis fakulteteve filozofike dhe pedagogjike të

"Pakomak", lider në grumbullimin e mbetjeve Një hulumtim i bërë me kërkesë të kompanisë PAKOMAK, ka rezultuar me të dhëna që flasin për një vetëdije dhe ndërgjegjësim ekologjik të kompanive private. Sipas këtyre të dhënave, 77.5 për qind e 151 kompanive që janë përfshirë në studim kanë thënë se janë të njoftuara me Ligjin për Menaxhim me Paketimin dhe Mbetjet nga Paketimi dhe vlerësojnë se ai sjell vetëm përfitime për kompanitë dhe mjedisin jetësor. Hulumtimi thotë, megjithatë, se janë rreth 45 për qind e kompanive që nuk janë anëtare të asnjë kompanie që menaxhon kolektivisht me mbeturinat, për arsye të sasisë së vogël të mbetjeve, të cilat, siç kanë saktësuar, munden t’i menaxhojnë edhe vetë. Por, në anën tjetër, 55 për qind e kompanive kanë thënë se janë anëtare të një kompanie të tillë, ndërsa 66 për qind e këtyre të fundit, kanë thënë se për këtë kanë zgjedhur kompaninë PAKOMAK. Në pyetjen drejtuar kompanive se cila do të ishte mënyra më e mirë për të menaxhuar me mbetjet, 46.4 për qind janë përgjigjur se do t’u pëlqente të kenë një grumbullues kolektiv, siç është PAKOMAK, 31.1 për qind do të preferonin të menaxhonin vetë mbetjet, ndërsa 20.5 për qind kanë thënë se do të zgjidhnin të paguanin shtetin për të menaxhuar mbetjet. Drejtori Ekzekutiv i PAKOMAK, Filip Ivanovski, ka thënë se studimi shërben për t’u njoftuar me mendimet dhe pritshmëritë e qytetarëve dhe kompanive, për shprehitë e tyre ekologjike dhe për vetëdijen ekologjike. “Jemi të kënaqur se studimi tregoi se PAKOMAK është asociacioni lider, kur bëhet fjalë për kompani grumbulluese të mbetjeve, dhe se numri më i madh i kompanive është anëtare e saj. Ne do të punojmë edhe më për të njoftuar kompanitë me obligimet ligjore, në raport me ruajtjen e mjedisit dhe menaxhimin me mbetjet”, ka deklaruar Ivanovski. universiteteve shtetërore të Maqedonisë, Universitetit Shtetëror të Tetovës, Universitetit “Kiril dhe Metodi” në Shkup, Universitetit “Goce Dellçe”në Shtip, Universitetit “Klimenti i Ohrit “ në Manastir, Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe Sektorit për reforma në arsim të OSBE, Misioni në Shkup, ndërsa lindi nga nevoja për një udhëzues i cili do t’i përmbajë hapat konkret për realizimin e mësimit praktik të këtyre studentëve, e që u identifikua nga të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë.


B iz n e s

6

e martë, 29 tetor 2013

Eurozona del nga recesioni, nis rimëkëmbja Ekonomia e Eurozonës doli nga recesioni i gjatë në tremujorin e dytë të këtij viti dhe studimet e fundit të tregut sugjerojnë për një rimëkëmbje, megjithëse ende anemike. Ekspertët e sektorit të hoteleri-turizmit mendojnë se dalja e Spanjës nga recesioni në tremujorin e tretë të këtij viti ishte falë perfor-

Rriten rezervat revizore, depozitat dhe kreditë Rezervat devizore në tremujorin e tretë shënojnë rritje dhe më 30 shtator paraqesin 2.064.500.00, që në krahasim me fundin e qershorit është rritje për 25,6 milionë euro, tregojnë të dhënat më të reja të Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë. Rritje prej 5,1 për qind ka edhe tek depozitat në banka, që ndërkaq, është nën projeksionet për tremujorin e tretë prej 7,3 për qind. Në bazë tremujore, prëfundimisht me 30 shtatorin e këtij viti, depozitet e përgjithshme janë rritur për 7.557.000.000 denarë që është dyfish më shumë nga rritja e planifikuar për tremujorin e tretë, në pajtim me projeksionine prillit. megjithatë, në fund të shtatorit depozitet e përgjithshme janë më të vogla në krahasim me projeksionin për shkak të bazës më të ulët krahasuese. Rritja e realizuar depozitare vjetore në pjesën më të madhe është rezultat i depozitave në denarë, gjatë rritjes së matur vjetore dhe të depozitave devizore. Depozitat në denarë shënojnë rritje edhe gjatë shtatorit, ndërsa pjesëmarrja e tyre në depozitat e përgjithshme është stabile dhe paraqet rretj 49 prë qind. Rritje të matur në krahasim me muajin e kaluar ka edhe tek depozitat devizore. Në gusht, shkallët e interesit në depozitat devizore dhe në denarë shënuan rënie mujore prej nga 0,1 për qind. Kreditë vazhduan të rriten gjatë shtatorit, por më fuqishëm se muajin e kaluar, si rezultat i rritjes mujore të kredive dedikuar për popullatën. Shkalla vjetore e rritjes së kredive të përgjithshme paraqet 3,8 për qind dhe është nën projeksionin për tremujorin e tretë prej 4,6 për qind.

rimëkëmbjes ekonomike për të punësuar staf të përhershëm. Një tjetër biznes i afërt me punësimin është edhe kompania franceze e menaxhimit të mbetjeve dhe ujit, Suez, deklaroi se rritja e qëndrueshme nuk ka mbërritur ende, por të paktën nuk po regjistrohet rënie e treguesve kryesorë. “Ne nuk po shohim

një rimëkëmbje të aktivitetit industrial, por po hyjmë në një fazë stabilizimi”, deklaroi Jean-Marc Boursier, kryefinancier i kompanisë Suez, e cila shikon një lidhje të afërt midis prodhimit industrial dhe volumit të mbetjeve të trajtuara. Edhe kompanitë që furnizojnë sektorin e ndërtimit, si francezja Saint-

MINISTRI I EKONOMISË, VIZITË DYDITORE ZYRTARE NË KROACI inistri i Ekonomisë Valon Saraçini gjatë ditës së parë të vizitës në Republikën e Kroacisë realizoi një takim bilateral me ministrin e ekonomisë së Kroacisë Ivan Vërdoljak. Duke i uruar personalisht anëtarësimin e Republikës së Kroacisë në Unionin Evropian, Saraçini theksoi se pas hyrjes së Republikës së Kroacisë në Bashkësinë Evropaine, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar do të vazhdoj në pajtim me Marrëveshjen për stabilizim dhe asocim midis Republikës së Maqedonisë dhe BE-së. Saraçini në kuadër të vizitës në Kroaci, prezantoi mundësitë e investimit në Maqedoni. Në prezantim krahas kompanive të cilat tani më janë të pranishme në Maqedoni ka pasur edhe kompani të cilët janë të interesuara për hapjen e fabrikave të reja në vendin tonë me qëllim të shfrytëzimit të kushteve të volitshme që i ofron marrëveshja CEFTA, të cilat vlejnë për Republikën e Maqedonisë pas hyrjes së Kroacisë në BE. “Maqedonia dhe Kroacia kanë marrëdhënie të mira politike, midis vendeve ekziston respektimi i posaçëm dhe miqësi e fortë, por duhet të veprohet më shumë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik”, deklaroi Saraçini duke shtuar se qëllimi i përbashkët është që brenda 5 viteve të ardhshme Kroacia të jetë në mesin e 5 partnerëve të parë tregtar të Republikës së Maqedonisë, për çka duhet të intensifikohet bashkëpunimi si midis odave ashtu edhe vetë kompanive. Kroacia në 3 vitet e fundit gjendet në vendin e 12-të në këmbimin e tërësishëm tregtar (në përqindje 2%), ndërsa vendet e para për eksport janë Gjermania, Kosova, Serbia, Bullgaria, Italia dhe Greqia. “Konkretisht me Republikën e Kroacisë, realisht kemi raport të balancuar tregtar, gjatë 8 muajve

M

Kreditë jofunksionale, tema e Bankekspo 2013 Rritja e kredive jofunksionale në rajon është tema për të cilën do të diskutojnë përfaqësuesit e bankave popullore nga rajoni në Forumin e dytë që do të organizohet në suaza të Bankekspo 2013 më 30 dhe 31 tetor në Shkup. Kreditë jofunksionale në Maqedoni përfundimisht me shtatorin, paraqesin 11,5 për qind, me ç'rast tek popullata është 6,9 për qind, ndërsa tek kompanitë 14,9 për qind. Rritja mesatare në krahasim me vitin e kaluar është një për qind. Tek popullata më 31 dhjetor jofunksional ishin 7,1 për qind, ndërsa tek ndërmarrjet 12,5 për qind. "Gjithkund në rajon ka trend të rritjes së kredive jo-

mancën mjaft të mirë të sezonit turistik, ku “të ardhurat për dhomë” kanë qënë më të larta krahasuar me një vit më parë edhe për shkak të mungesës së hapjes së hoteleve të rinj. Por problemi kryesor vazhdon të jetë punësimi, pasi ky sektor punëson staf të ri me kontrata sezonale, në pritje të shenjave reale të

Gobain apo britanikja Travis Perkins, gjithashtu shikojnë një përmirësim të të ardhurave të tyre nga rritja e shitjeve të shtëpive. Saint-Gobain, që është kompania më e madhe në Europë në prodhimin e materialeve të ndërtimit si dhe prodhon xhama për dritare dhe automjete, deklaroi se kushtet e tregut në Europë po stabilizohen gradualisht dhe parashikon një rritje të vazhdueshme në Britani dhe Gjermani.

funksionale, përkatësisht ato rriten më shumë nga ajo që është paraparë. Bankat valën e parë të krizës nuk e ndjenë, por recesioni tani ka ndikim. Ka arsye dhe dëshirojmë të dëgjojmë mendim për atë", tha Gjorgji Jançevski, kryetar i Shoqatës së Bankierisë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, e cila vitin e dytë me

Saraçini njofton nga Zagrebi investimin kroat Saraçini prezantoi mundësitë e investimit në Maqedoni, para kompanive të pranishme në Maqedoni dhe të atyre që kanë interes për hapjen e fabrikave të reja në vendin tonë me qëllim të shfrytëzimit të kushteve të volitshme që i ofron marrëveshja CEFTA

PRITET VIZITA E MINISTRIT KROAT NË MAQEDONI Deri në fund të këtij viti pritet vizita e ministrit Vrdoljak në Republikën e Maqedonisë së bashku me përfaqësuesit e shumë kompanive nga Republika e Kroacisë, me ç’rast pritet të nënshkruhet edhe aneks marrëveshja për bashkëpunim ekonomik dhe tregti me çka do të evitohen pengesat me të cilat ballafaqohen kompanitë. të parë të viti 2013 këmbimi i tërësishëm tregtar është 140 milionë dollarë, prej të cilave 65 milionë dollarë janë nga eksporti, ndërsa 75 milionë nga importi”, informoi Saraçini, ku kjo tregon se ekziston potencial për rritjen e këmbimit tregtar. Midis temave për të cilat është diskutuar në këtë takim ishte sektori i energjetikës me theks të

veçantë në projektet konkrete investuese, për projektet e infrastrukturës, por edhe për klimën e volitshme të biznesit të në Maqedoni për tërheqjen e investuesve të huaj si fuqi e lirë punëtore, tokë atraktive, ndërsa u paraqit interesimi i palës kroate edhe për sektorin e lëndëve minerale. Ministri Vërdoljak theksoi se kjo mënyrë e realizimit të

radhë e organizon Bankekspo. Ai theksoi se Maqedonia është në mesin e vendeve të cilat kanë përqindje më të ulët të kredive jofunksionale. Theksoi se bankat janë mjaft likuide dhe se nuk ka probleme rreth kreditimit të projekteve të mira që do t'i ofronin kompanitë. Ai theksoi se rritje ka edhe tek depozitat për 4 për qind apo për 147 milionë euro, me ç'rast tek kompanitë depozitat janë ulur për 1 për qind. “Deri në fund të vitit, sipas tij, mund të pritet rënie e interesave të depozitave, të cilat varësisht nga afatizimi është gjashtë për qind në denarë dhe diçka mbi 13 për qind tek devizat. "bankat dëshirojnë depozite afatgjata sepse munden prej tyre të plasohen më shumë në bono shtetërore dhe të arkës", tha Jançevski.

Me qëllim që shërbimet e reja të jenë sa më të pranishme te qytetarët, EVN Maqedoni para vendeve për pagesë në qendrën tregtare të Qytetit në Shkup organizon alternativë promovuese të shërbimeve. Në zonë të veçantë para punktit për pagesë shfrytëzuesit do të kenë mundësi të paraqiten për shërbimet e-faturë dhe të nënshkruajnë fleturdhëresë pa pagesë, pa pritur në rresht nëpër banka apo në zyrat e pranimit. Procedura e paraqitjes në bankat për fleturdhëresë pa pagesë e nënshkruar dhe evidentimit të shfrytëzuesve për shërbimin efaturë organizohet nga EVN Maqedoni. Me përdorimin e këtyre shërbimeve bëhet shmangja e

takimeve me ministrat është shumë e mirë për shkak të konkretizimit të potencialeve të bashkëpunimit ekonomik. “Sugjerojmë që sa më shumë të investojnë në Maqedoni, sipas shembullit të ‘Agrokor’, ‘Atlantik Group’, ‘Vindija’ etj, që do të thotë se në Maqedoni të hapen sa më shumë fabrika, të punësohen dhe të investohet“, tha Vërdoljak.

Në këtë drejtim nga ky takim si rezultat dolën edhe disa konkluzione. Së pari ministrat u morrën vesh për konkretizimin e personave nga të dy ministritë që të fillojnë këtë proces, në mënyrë që do të jenë në dispozicion sikur kompanive maqedonase ashtu edhe atyre kroate në aspektin e problemeve me të cilat ballafaqohen gjatë veprimtarisë së tyre. Deri në fund të këtij viti pritet vizita e minsitrit Vrdoljak në Republikën e Maqedonisë së bashku me përfaqësuesit e shumë kompanive nga Republika e Kroacisë, me ç’rast pritet të nënshkruhet edhe aneks marrëveshja për bashkëpunim ekonomik dhe tregti me çka do të evitohen pengesat me të cilat ballafaqohen kompanitë. Gjatë vizitës së tij në Zagreb, ministri Saraçini do të takohet edhe me ministrin për ndërmarrje dhe tregtisë Gordan Maras dhe ministrin e turizmit Darko Lorençin. Gjatë ditës së dytë, ministri Saraçini takimet do t’i vazhdojë në qytetet Sllavonski Brod dhe Osijek, ku do të vizitojë kompaninë "Guro Gjakoviç" dhe do të takohet me kryetarin e Osijekut, Ivan Vërkiç. Vizitën Ministri Saraçini do të shfrytëzon për takime me investiture potencial, në mënyrë që të informon ata nga afër me mundësitë e investimeve dhe me projektet më aktuale të investimeve në vend.

EVN promovon shërbimet Efaturë dhe Fleturdhëresa

pagesave me vonesë të energjisë elektrike të shpenzuar dhe kamata (interesi) eventuale, si dhe pasojat e tjera ligjore që rrjedhin nga pagesa e vonuar e faturave. Mbi mijëra qytetarë deri më tani kanë shfrytëzuar këtë mundësi

që të EVN Maqedonisë do të zgjasë deri në fund të nëntorit. Për informacion mbi shumën e faturës së fundit dhe borxhit të përgjithshëm, për shfrytëzuesit është në dispozicion numri i telefonit 089 089 089. Për të gjitha informacionet tjera, të hapur janë telefonat e Qendrës për Shfrytëzuesit të EVN Maqedoni: për informacione 08990 dhe për raportim të defekteve 0890 8888, info adresa elektronike: info@evn.mk dhe faqja e internetit në www.evn.mk .

Botues: Bexhet MUSLIJA Lajme të dorës së parë

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Zëvendëskryeredaktor: Shkëlzen LUSHAJ; Redaktorë: Bekim BUÇI, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: email: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17  815, 32 17  816, Fax: 32 17  817, Email: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210065405030191, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/64, 1000 Shkup, Maqedoni


K r o n ik ë

e martë, 29 tetor 2013

7

StrugëOhër, jepen 60 mijë kartela shëndetësore Gjithsej 60 mijë persona me sigurim shëndetësor në Ohër dhe në Strugë, janë pajisur me kartela elektronike shëndetësore. Lajmi bëhet i ditur nga drejtoresha e Fondit të Sigurimit të Shëndetësor,

Maja Parnarxhieva Zmejkova, ka thënë se kjo shifër përbën 60 për qind të numrit të përgjithshëm të të siguruarve në këto dy qytete. Ajo ka apeluar qytetarët që kanë të ardhura të ulëta, si

dhe pensionistët, të paraqiten në njësinë rajonale të Fondit dhe të tërheqin kartelën. Drejtoresha ka apeluar gjithashtu edhe të punësuarit në subjektet afariste, të tërheqin personalisht karte-

lat e tyre. Sipas të dhënave të Fondit, deri më 30 gusht janë lëshuar gjithsej 650 mijë kartela elektronike, ndërsa që atëherë e deri sot, ky numër ka shkuar në 881 mijë.

SHKUP, HAPET QENDRA PËR VIKTIMAT E DHUNËS FAMILJARE Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, ka informuar se në Qendër do të punojnë shtatë persona, një punëtor social dhe psikoterapeutët të cilët do t’u ndihmojnë autorëve dhe viktimave të dhunës në familje t'i tejkalojnë problemet dhe të ruajnë familjet ë Shkup u hap dje Qendra e parë për Viktimat e Dhunës në Familje, ku do të ofrohen shërbime të integruara për mbështetjen psikosociale të familjeve në të cilat ka marrëdhënie konfliktuoze, është bërë ose bëhet dhunë. Me qëllim që të zvogëlohet numri i rasteve të këtilla, psikologët dhe pedagogët të cilët do të punësohen në këtë Qendër, krahas viktimave, do të punojnë edhe me autorët e dhunës në familje. "Në qendër do të punojnë shtatë persona, një punëtor social dhe psikoterapeutët të cilët u ndihmojnë autorëve dhe viktimave të dhunës në familje t'i tejkalojnë problemet me të cilat ballafaqohen dhe të ruhen familjet", theksoi në hapjen e qendrës, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov. Hapja e një qendre të këtillë familjare, vlerëson ai, ka për qëllim ta përmirësojë qasjen e qytetarëve të qytetit të Shkupit deri te serviset psikosociale për dhunën në familje, të rriten prioritetet për ballafaqim me dhunën në familje,

Ndihmë për viktimat, por edhe për dhunuesit

N

DHUNA FAMILJARE, PROBLEM SHOQËROR Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski vlerëson se hapja e kësaj qendre famil jare është shumë e rëndësishme, pasi që, siç tha, dhuna në familje në shoqëritë bashkëkohore po bëhet problem i madh. "Ky nuk është vetëm problem familjar privat, por po bëhet problem serioz shoqëror në shtetet që ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të këtyre shteteve. Në pajtim me këtë dhe programeve të veta, Qyteti i Shkupit e përfshin këtë qendër familjare në programet e veta", theksoi Trajanovski. të ngrihet vetëdija publike rreth ekzistimit të dhunës së familje përmes promovimit më të madh medial, të përforcohen kapacitetet e viktimave dhe autorëve të dhunës në familje për komunikimin jo të dhunshëm

Edukimi seksual, Ristovski: Nisma nuk ka mbështetje Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski, ka vlerësuar se nisma e OJQ “HERA”, për përfshirjen në kurrikulat mësimore të lëndës Edukata Seksuale, nuk gëzon mbështetjen e qytetarëve. Nisma u dorëzua ditë më parë pranë MASH, me gjithsej 2.801 nënshkrime të mbledhura nga “HERA”. Për ministrin, ky numër i nënshkrimeve është i vogël dhe nuk reflekton mbështetjen e gjerë të opinionit. “Qytetarët nuk pranojnë të mësojnë lëndën shtesë, të përgatitur nga një organizatë joqeveritare, në kushte kur ka tashmë të hartuar një Udhëzues për Shkathtësitë e Jetës nga

MASH dhe UNICEF. Në të janë të përfshira elementët e nevojshëm për edukimin seksual të të rinjve, për procesin e rigjenerimit dhe për krijimin e familjes”, ka deklaruar ministri i Arsimit. Ai ka shprehur vendosmërinë e MASH për të mos iu nënshtruar asnjë presioni, për të përfshirë, siç sugjeron “HERA”, një libër të caktuar për këtë lëndë në procesin e arsimimit.

dhe zgjidhjen e problemeve familjare pa dhunë... Spasov kërkoi angazhim më të madh edhe të njësive të tjera të vetëqeverisjes lokale në ballafaqimin e dhunës në familje.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski vlerëson se hapja e kësaj qendre familjare është shumë e rëndësishme, pasi që, siç tha, dhuna në familje në shoqëritë bashkëkohore po bëhet prob-

lem i madh. "Ky nuk është vetëm problem familjar privat, por po bëhet problem serioz shoqëror në shtetet që ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të këtyre shteteve. Në pajtim me këtë dhe programeve të veta, Qyteti i Shkupit e përfshin këtë qendër familjare në programet e veta", theksoi Trajanovski. Shfrytëzues të qendrës mund të jenë persona të dërguar nga Qendra për punë sociale ose ndonjë Shoqatë e qytetarëve të cilët do të punojnë në dhunën familjare, por edhe për të gjithë të cilët do të ndjejnë se në familjen e tyre ka rrezik nga dhuna ose kanë qenë viktimë ose autor i dhunës në familje. Qendra familjare do të punojë çdo ditë nga katër orë, ndërsa shërbimet e mbështetjes së vazhdueshme psikosociale dhe trajtimit të qendrës familjare do të ofrohen nga psikologë të trajnuar, punonjës social dhe psikoterapeutë të cilët do të punojnë në pajtim me programin dhe protokollet për punë në Qendër. Qyteti i Shkupit edhe në të ardhmen do të japë mbështetje për hapjen dhe zhvillimin e serviseve të këtij lloji me qëllim të veprimit efektiv dhe efikas për ballafaqim me dhunën në familje. Hapja e qendrës është aktivitet i përbashkët i Asociacionit për edukim shëndetësor dhe hulumtim - H.E.R.A. dhe Qytetin e Shkupit.

"Paraja" merr çmimin e parë në Dibër Komedia "Paraja", e realizuar nga Trupa e Teatrit Shqiptar nga Shkupi ka fituar çmimin e shfaqjes më të mirë në edicionin e 12-të të Festivalit të Teatrove Shqiptare në Maqedoni të zhvilluar në Dibër, që sapo ka përfunduar. Kjo shfaqje është realizuar nga regjisori kosovar Ilir Bokshi, ndërsa bën fjalë për një farsë angleze të aktorit dhe shkruesit të teksteve Rej Kuni, dhe konsiderohet si një nga komeditë më intriguese të tij, transmeton Kultplus. Në këtë komedi, e tërë loja në skenë ndërlidhet me paranë, për çka, pjesëmarrësit jepin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur atë. Intriga ndodh rreth një çante që ngatërrohet në metro, një çantë, me afërsisht 2 milionë funta që ndryshon rrjedhën e jetës së Perkinsëve. Në këtë shfaqje luajnë: Luran Ahmeti, Zarije Jonuzi, Xhevdet Jashari, Amernis Jovanovska Nokshiqi, Blerim Dardhishta, Fisnik Zeqiri dhe Visar Etemi. Ndërkohë aktorja e cila

Kronikë e zezë

Grabit tinëzisht dy kalimtare, arrest të riut Një 19-vjeçar nga Shkupi ka përfunduar në arrest 30ditor, nën dyshimin se ka grabitur tinëzisht një kalimtare në rrugë. Ngjarja ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 15, kur i kallëzuari me inicialet A.R, i ka marrë forcërisht qaforen e arit S.P. Ai dyshohet se ka marrë po kështu, gjithashtu një qafore ari, nga L.T, në lagjen Aerodrom të Shkupit. Me stolitë që ka grabitur, i kallëzuari ka përfituar 43 mijë denarë.

Sulmon me sëpatë të ëmën Një rast dhune në familje ka ndodhur në Kriva Pallankë. I biri, 54-vjeçari B.A, ka sulmuar me sëpatë të ëmën e tij, pas një sherri për motive të dobëta. Sipas Policisë, incidenti i rëndë ka ndodhur kur i biri, kishte nisur të grindej me të ëmën në oborrin e kësaj të fundit, për vjeljen e mollëve. Grindja kishte agravuar dhe i biri i dhunshëm kishte sulmuar fizikisht, dhe madje më sëpatë, të ëmën, duke i shkaktuar lëndime në dorë. Policia ka ndaluar B.A dhe ndaj tij ka ngritur kallëzimin penale për veprën “lëndim i rëndë trupor”.

Vjedhja e laptopëve, dy të dyshuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ngriti kallëzime penale kundër 19vjeçarit nga Shkupi si dhe kundër 22 vjeçarit nga Prilepi të cilët akuzohen se më 23 tetor, kanë vjedhur gjithsej 61 laptopë nga shkolla fillore "Stiv Naumov". Sipas policisë, që të dy kanë hyrë në shkollë, pasi kanë arritur të futen në njërën nga dritaret e hapura. Më 25 tetor, policia, madje ka arrestuar njërin nga grabitësit i cili edhe ka pranuar fajin. Pasi kontrolluan shtëpinë e tij, ata kanë gjetur 47 kompjuterë laptopë, 5 mause, 52 mbushëse për laptopë dhe një çantë. Pas kësaj policia ka arrestuar edhe grabitësin tjetër në Prilep prej të cilit kanë konfiskuar një laptop, një maus dhe një mbushëse.

Posedonin drogë, kallëzime për dy të rinj luan në këtë shfaqje, Zarije Jonuzi është shpërblyer me çmimin aktorja më e mirë në rolin kryesor, nga juria profesionale e festivalit e përbërë nga Milto Kutani, Selajdin Salihu dhe Agim Selimi. Çmimi "Aktori më i mirë" i është ndarë Çun Lajçit për rolin në shfaqjen e regjisorit Ekrem Kryeziu "Përplasja" të realizuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës. Ndërsa për regjinë më të mirë është shpërblyer

Erson Zymberi me shfaqjen "Pacienti i dr. Frojdit" të Teatrit të Gjilanit. Juria ka ndarë edhe çmimin aktori me i mirë joprotagonist i cili i ka takuar Albano Prodanit si dhe çmimet speciale për aktorët Pajazit Murtishi dhe Arben Derhemi. Në festivalin "Teatri shqiptar në Maqedoni" gjatë 6 netëve të kaluara janë prezantuar shfaqje të ndryshme teatrale nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Policia e Shkupit ka ngritur kallëzim penal për veprën penale “prodhim dhe lëshim në qarkullim të drogës narkotike”, ndaj 23-vjeçarit A.F dhe 26-vjeçarit E.Sh nga Shkupi. Ata dyshohen për posedim dhe konsumim të drogës narkotike. Policia ka informuar se më 23 prill të këtij viti, në shtëpinë e E.Sh janë gjetur 1.6 gramë marijuanë, të cilën e kishte blerë nga A.F, për 300 denarë. Policia ka bërë më pas një kontroll tek shtëpia e këtij të fundit, ku ka gjetur 0.47 gramë.


Ko s ov ë

8

e martë, 29 tetor 2013

Gani Geci gjuan me armë Azem Sylën? Çitaku: Kosova nis kapitull të ri Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova është e përgatitur për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Ajo ka thënë se fillimi i negociatave për MSA-në është moment historik dhe shënon hapjen e një kapitulli të ri në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. “Hapja e negociatave për MSA-në në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian është moment historik dhe shënon hapjen e një kapitulli të ri në mes të Kosovës dhe BE-së. Ky proces shënon fillimin e një raporti kontraktual, i cili do të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në familjen evropiane. Ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë, e cila do të kërkojë shumë reforma dhe do të kërkojë shumë përpjekje”, ka thënë Çitaku në një intervistë për “Epokën e re”. Çitaku ka deklaruar se ky proces pritet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm dhe se destinacion ka anëtarësimin e Kosovës në familjen evropiane.

50 prokurorë për të ruajtur votën

Janë 50 prokurorë dhe po aq e më shumë policë hetues në të gjithë Kosovën, që në ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të qëndrojnë kujdestarë me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme. Prokurorët do të qëndrojnë në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokurori themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve. Në një bisedë për “Zërin”, koordinatore nacionale për zgjedhjet 2013, Laura Pula, sqaron detajet e planit të institucioneve të drejtësisë me qëllim që të mbrojnë votën, që të mos lejohen manipulimet e votave e që të punojnë për të parandaluar keqpërdorimin atë ditë. I tërë ky plan për të ruajtur votën është bërë duke pasur parasysh parregullsitë e zgjedhjeve të kaluara e për të cilat prokuroria është marrë me pasojat.

Ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Azem Syla duket se ka qenë në shënjestër të një rivali të vjetër në rajonin e Drenicës. Njëri prej anëtarëve të familjes Geci, Ganiu, ka shtënë me armë në drejtim të Sylës, ka thënë për Express një i afërm i

deputetit të PDK-së. Syla nuk është lënduar, ndërsa merret vesh se policia ka arrestuar Gecin, edhe pse Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar. Incidenti i sotshëm duket se ka ndodhur pasi që ata rastësisht

janë parë në një rrugë të Skenderajt. Të shtënat janë dëgjuar menjëherë pas përfundimit të tubimit elektoral të PDK-së. Mësohet se gjatë të shtënave Azem Syla është tërhequr nga makina e tij dhe është futur në postën e Skenderajt.

Hasmëritë ndërmjet Gani Gecit dhe Azem Sylës janë të

ANALISTËT KOSOVARË PARASHIKOJNË REZULTATIN ZGJEDHOR Blerim Burjani, njohës i këtyre proceseve, ka thënë për “Epokën e re” se zgjedhjet lokale nuk do të kenë ndryshime të mëdha në skenën politike në komunat e Kosovës. Sipas tij, edhe në këto zgjedhje gara kryesore do të zhvillohet në mes të PDK-së dhe LDK-së johësit e proceseve zgjedhore, Blerim Burjani dhe Leon Malazogu, kanë thënë se rezultati i zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit nuk pritet të jetë befasues. Njohësit e proceseve zgjedhore kanë vlerësuar në mënyra të ndryshme se si pritet të jetë rezultati i zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit. Blerim Burjani, njohës i këtyre proceseve, ka thënë për “Epokën e re” se zgjedhjet lokale nuk do të kenë ndryshime të mëdha në skenën politike në komunat e Kosovës. Sipas tij, edhe në këto zgjedhje gara kryesore do të zhvillohet në mes të PDK-së dhe LDK-së. “Pres disa lëvizje të aktorëve politikë në këto zgjedhje, por jo shumë të mëdha. Do të ketë dy ose tri befasi të mëdha. Sipas mendimit tim, gara kryesore në këto zgjedhje do të zhvillohet në mes të PDK-së dhe LDK-së. Mendoj se disa komuna që janë qeverisur nga partitë më të vogla do të ketë ndryshime për shkak të pakënaqësive. Në Komunën e Therandës mund të ketë ndryshime. Garë shumë interesante në mes të PDK-së dhe LDK-së do të zhvillohet në

Zgjedhjet e 3 nëntorit, nuk priten befasi

N

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë, Anne Meskanen. Ministri Hoxhaj e ka njoftuar Meskanen për progresin në Kosovë, forcimin e shtetë-

EFEKTI “VETËVENDOSJA” “Mendoj se hyrja e Vetëvendosje!s në këto zgjedhje ua ka imponuar edhe të tjerëve që programet e tyre të jenë me shkrim. Në zgjedhjet e kaluara asnjë parti nuk ka pasur program të shkruar në letër. Po mos të garonte Vetëvendosje! në këto zgjedhje sërish do të kishim pasur programe dhe deklarata verbale”, ka thënë analistit Malazogu Prizren dhe Gjilan. Edhe në Pejë do të jetë një garë shumë interesante, duke përfshirë edhe komunën e Kastriotit dhe Fushë-Kosovës”, ka thënë Burjani. Ai ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje! nuk do të mund ta fitojë asnjë komunë në këto zgjedhje. “Konsideroj se Vetëvendosje! nuk do të arrijë të marrë asnjë komunë, por pres të fuqi-

zohet në këto zgjedhje. Me fjalë të tjera, Vetëvendosje! do të ketë rritje të ndjeshme të elektoratit nëpër komuna”, është shprehur Burjani, duke shtuar se në Prishtinë do të ketë rënie të numrit të votuesve. “Në Prizren mund të ketë rritje të elektoratit, pra do të marrin pjesë qytetarët në zgjedhje. Në Prishtinë pres rënie të interesimit të qytetarëve që të dalin në zgjedhje. Nuk pres që LDKja do të votohet në Prishtinë

sikurse në vitin 2009”, ka thënë Burjani. Duke folur për ecurinë e fushatës elektorale, Burjani ka thënë se partitë politike në këto zgjedhje janë fokusuar më shumë në projektet për zhvillimin ekonomik të komunave. “Partitë janë përqendruar dhe janë zotuar se do të krijojnë fond të veçantë për zhvillimin e komunës, përfshirë edhe bujqësinë”, ka thënë Burjani.

sisë si dhe subjektivitetit ndërkombëtar. Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.

Ministri i Jashtëm kosovar ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e Finlandës në proceset integruese evropiane, duke kërkuar

të zbatojnë projektin e GPS për përdorimin e të veturave zyrtare. Edhe pse Qeveria ka nxjerrë vite më parë një udhëzim administrativ që rregullon përdorimin e këtyre automjeteve, kjo nuk është duke u respektuar as gjatë këtij viti. Aktualisht vetëm Ministria e Drejtësisë është duke zbatuar sistemin GPS, derisa ministritë e tjera këtë nuk e zbatojnë. Ky

është konstatim i dalë nga raporti vjetor i auditorit të përgjithshëm për Qeverinë, raporton Standardi.info. Një nga rekomandimet e auditorit dhe komisionit parlamentar për mbikqyrjen e financave publike, e cila obligon Qeverin, Kuvendin dhe institucionet e pavarura që të zbatojnë projektin e GPS për përdorimin e të veturave zyrtare.

“Projekti është i gatshëm dhe nuk zbatohet me përjash-

Ndërkaq njohësi tjetër i proceseve zgjedhore, Leon Malazogu, ka deklaruar për “Epokën e re” se në këto zgjedhje mund të ketë ngushtim të rezultatit në mes të pozitës dhe opozitës në çdo komunë. “Aty ku PDK-ja është shumicë, mendoj se do të dobësohet. E njëjta gjë vlen edhe për LDK-në dhe AAK-në. Faktikisht, gjithandej do të kemi një ngushtim të rezultatit. Në pesë ose gjashtë komuna shoh përmbysje të rezultateve”, ka thënë ai. Malazogu është shprehur i shqetësuar për premtimet milionëshe që janë duke bërë disa parti politike. “Këto shuma partitë janë duke i premtuar se do t’i investojnë nga xhepi i tyre. Për mua një fushatë e tillë është manipulim me qytetarin e varfër të Kosovës. Ky fenomen kryesisht është duke u vërejtur tek AKRja. Një veprim i tillë paraqet shkelje drastike të kodit të etikës”, ka deklaruar Malazogu, duke vlerësuar se në këto zgjedhje partitë politike kanë paraqitur programe më të detajuara. “Në këto zgjedhje programet e partive politike kanë qenë më të detajuara dhe kjo ka qenë e pritshme sepse gara është pak më e ashpër. Mendoj se hyrja e Vetëvendosje!-s në këto zgjedhje ua ka imponuar edhe të tjerëve që programet e tyre të jenë me shkrim. Në zgjedhjet e kaluara asnjë parti nuk ka pasur program të shkruar në letër. Po mos të garonte Vetëvendosje! në këto zgjedhje sërish do të kishim pasur programe dhe deklarata verbale”, ka thënë Malazogu.

mbështetje të mëtejshme në këtë rrugë. Duke vlerësuar lart marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, Hoxhaj theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës

për fuqizimin e shkëmbimeve në të gjitha fushat me Finlandën. E ngarkuara me punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen, vlerësoi progresin që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të Finlandës.

timi të Ministrisë së Drejtësisë. Pra obligohet që të gjithë ta

aplikojnë atë sistem”, ka thënë kryetari i Komisionit Ali Sadriu. MAP ka themeluar Njësinë specifike që monitoron se si përdoren automjetet qeveritare dhe OB-të duhet t'i dorëzojnë kësaj njësie raportin mujor mbi përdorimin dhe menaxhimin e automjeteve. Por kjo nuk po ndodhë. “Projekti është i gatshëm dhe nuk zbatohet me përjashtimi të Ministrisë së Drejtësisë. Pra obligohet që të gjithë ta aplikojnë atë sistem”, tha Sadriu.

Finlanda, partnere evropiane e Kosovës

Fushata me automjete zyrtare Aktualisht vetëm Ministria e Drejtësisë është duke zbatuar sistemin GPS, derisa ministritë e tjera këtë nuk e zbatojnë. Ky është konstatim i dalë nga raporti vjetor i auditorit të përgjithshëm për Qeverinë. Një nga rekomandimet e auditorit dhe komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike, e cila obligon Qeverinë, Kuvendin dhe institucionet e pavarura që

kahmotshme. Familja Geci nga fshati Llaushë e Skenderajt është e njohur si bastioni i vetëm i LDK-së në rajonin e Drenicës, i cili nuk është thyer nga presionet e ish-komandantëve të ish-UÇK-së, aktualisht drejtues të PDK-së në pushtet. Azem Syla është deputet i PDK-së dhe njëri prej njerëzve më të afërt të kryeministrit Hashim Thaçi.


S h q ip ë r i

e martë, 29 tetor 2013

Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë akuzat e ngritura nga Prokuroria e Përgjithshme kundër kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe vendimesh zyrtare në lidhje me dy pallate të ndërtuara në Vlorë. Rama tha se ndjehet mik me Gjikën dhe se personalisht do t’i

“Gjika”, Rama: Drejtësia deri në fund qëndrojë pranë në çfarëdolloj situate, por se ai nuk mund të ofrojë mbështetje politike për të dhe i kërkoi drejtësisë të bëjë punën e vet deri në fund. Akuzat e ngritura nga prokuroria, tha ai, janë të rënda

dhe duket se janë të faktuara. “Të gjithë duam të shpresojmë që akuza të tilla të rënda të mos jenë të vërteta. Por ne jemi të detyruar nga 1 milionë votat që na votuan për të luftuar korrupsionin dhe për këtë kërkojmë

që Drejtësia të bëjë punën e vet”, – tha rama. “Duhet të jetë e qartë për të gjithë, ne nuk do të bëhemi mburojë politike për korrupsionin, as sot dhe as kurrë. Ne duam një Shqipëri të drejtë dhe

E MAJTA, GJITHÇKA PËR FITORE Nënkryetari aktual i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, kandidon për postin e kryetarit në zgjedhjet e 3 nëntorit, përballë kandidatit të PD-së Sotiraq Stradobërdha. Fryma e Re Demokratike mbeti jashtë garës për Bashkinë e Korçës, pasi KQZ vendosi që të mos regjistrojë kandidaten Brikena Zeneli andidati i Partisë Socialiste për postin e kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ftoi për bashkëpunim Frymën e Re Demokratike dhe partitë e tjera. Në një takim elektoral të zhvilluar dje në Korçë, Filo theksoi: ''Të ecim në rrugën e drejtë, t'i bashkohemi progresit. Politika është shumë e vogël për të na ndarë, Korça është shumë e rëndësishme për të na bashkuar dhe ky është një moment vendimtar për të ardhmen e qytetit. Kjo është koha për Korçën dhe prandaj ftoj të gjithë qytetarët, të gjitha partitë politike si Fryma e re Demokratike që u përjashtua padrejtësisht nga gara elektorale dhe forca të tjera që mund të kenë bindje të ndryshme ideologjike t’i bashkohen progresit dhe sfidën sonë të zhvillimit europian të qytetit”, deklaroi Sotiraq Filo. Nënkryetari aktual i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, kandidon për postin e kryetarit në zgjedhjet e 3 nëntorit, përballë kandidatit të PD-së Sotiraq Stradobërdha. Fryma e Re Demokratike mbeti jashtë garës për Bashkinë e Korçës, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Korçë, PS fton për koalicion FRDnë

K

PROBLEMATIKA E KANDIDATURËS SË FRDsë Mësohet se Zeneli ka paraqitur 759 firma mbështetësish, pra më shumë sesa ka qenë limiti i kërkuar. Aktualisht, kandidati Sotiraq Filo mban detyrën e nënkryetarit në Bashkisë e Korçës, por për shkak se z. Peleshi dha dorëheqje për të mbajtur detyrën e zv.kryeministrit, në qytetin juglindor do të zhvillohen zgjedhjet vendore. vendosi që të mos regjistrojë kandidaten Brikena Zeneli. Partia Demokratike kishte depozituar në KQZ kërkesën ankimore për përjashtimin e kandidates së FRD-së nga gara, me argumentimin se kanë konstatuar një mangësi në regjistrimin e kandidates nga KZAZja e Korçës, kërkesë që u pranua nga institucioni i administrimit të zgjedhjeve. Sipas PD-së, regjistrimi i

Zenelit është bërë në kundërshtim me ligjin zgjedhor, pasi nuk janë respektuar përcaktimet që bën ai sa i përket paraqitjes së firmave mbështetëse për partitë që s'janë të përfaqësuara në Parlament. Më konkretisht ata argumentuan se Zeneli, si kandidate e mbështetur nga FRD-ja, e cila nuk përfaqësohet në Kuvend, duhej të paraqiste 1% të firmave të të gjithë zgjedhësve të Bashkisë Korçë, çka ko-

KLD voton Sokol Çomon si anëtarin më të ri Sokol Çomo është anëtari më i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, me votat e shumicës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e presidentit Bujar Nishani, votoi dje Sokol Çomon si anëtar të KLD-

9

së. Pas verifikimit të mandatit të tij nga komisioni i ngritur nga KLD-ja, rezultoi se procedura është bërë në përputhje me Kushtetutën. Sokol Çomo e ka përfunduar një mandat 5-vjeçar në KLD dhe ka të drejtën e rizgjedhjes për një mandat të dytë.

Çomo zëvendësoi Neshat Fanën, të cilit i kishte përfunduar afati. Pas votimit nga ana e të gjithë anëtarëve të KLD-së, Çomo u shpreh: “Do të përpiqem që veprimtaria ime të jetë në përputhje me kushtetutën dhe do të kontribuoj për etikën e Këshillit

rrespondojnë me rreth 712 firma. Mësohet se Zeneli ka paraqitur 759 firma mbështetësish, pra më shumë sesa ka qenë limiti i kërkuar. Aktualisht, kandidati Sotiraq Filo mban detyrën e nënkryetarit në Bashkisë e Korçës, por për shkak se z. Peleshi dha dorëheqje për të mbajtur detyrën e zv.kryeministrit, në qytetin juglindor do të zhvillohen zgjedhjet vendore. të Lartë të Drejtësisë”. Po ashtu Çomo u zotua se do të respektojë rekomandimet e Bashkimit Evropian. Sokol Çomo, vite më parë ka mbajtur postin e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës. Ai ka qenë gjyqtar, fillimisht në nivelet drejtuese të gjykatave dhe më pas ka mbajtur edhe postin e zv.Ministrit të Drejtësisë.

kjo vlen jo vetëm kur akuzohen kundërshtarët tanë, por edhe

Diplomatët grekë: Shqipëria, sjellje miqësore 23 ish-ambasadorë të Greqisë i kanë dërguar një letër Kryeministrit, Antonis Samaras. Letra e firmosur edhe nga ish-ambasadori grek në Shqipëri,Efthimios Stoforopoulos, bën fjalë për çështjet madhore të politikës së jashtme greke. Në letër flitet për të “vërteta të mëdha” dhe disa çështje të rëndësishme që sipas ish-ambasadorëve duket se janë harruar nga udhëheqësit. Letra është firmosur nga ishambasadorët në Turqi, Serbi, Shqipëri, Qipro dhe nga ishSekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme. Çështjet e parashtruara janë ndarë me pika për secilin vend, ku bën pjesë dhe Maqedonia që në letër quhen “Shkupjanët”. Sa i takon Shqipërisë në letër thuhet se vendi ynë është kthyer në vend problematik për fqinjët. Ambasadorët shprehen se, pa një “kompensim” për anëtarësimin në NATO dhe një mbështetje “të pakushtëzuar” për anëtarësimin në BE, Shqipëria ka paraqitur ambicie territoriale ndaj Greqisë. “Fqinji ynë verior, Shqipëria, e cila u krijua nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1913, ka treguar sjellë

për praninë e vëllait të Kryeministrit, Olsi Rama në një delegacion zyrtar në Izrael. Pyetjet që bëri Partia Demokratike janë pyetjet e cdo shqiptari. A është Olsi Rama përfaqësues i biznesit? A është ai përfaqësues i qeverisë, në këto takime? Pse gjendej në një delegacion me zv-Kryeministrin dhe Ministrin e Bujqësisë? Reagimi i Kryeministrit ishte zhgën-

jyes. Asnjë transparencë dhe asnjë përgjigje për pyetjet tona. Nga ver-

ifikimi, rezulton se Olsi Rama nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë biznes të regjistruar në Shqipëri. Atëherë, edhe një herë po pyesim sot, cili është roli i vëllait të Kryeministrit në të tilla vizita dhe në të tilla delegacione zyrtare jashtë vendit?” theksoi Vorpsi. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ka theksuar se vëllai i Kryeministrit Rama po çmonton

miqësore me vendin tonë që prej krijimit si shtet. Ky vend u bë shtet problematik për fqinjët pas festës së pavarësisë dhe zhvillimeve në Kosovë dhe Shkup duke rivalizuar Greqinë”, thuhet në letër. Në këtë rast, ish-ambasadorët i referohen deklaratës së Berishës bërë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku deklaroi se kufiri i saj shtrihet deri në Prevezë. Gjithashtu në letër flitet për rrëzimin e marrëveshjes për kufijtë detar dhe për çështjen çame që sipas ish-ambasadorëve është kthyer në një çështje “holokausti” për Shqiptarët. Në konkluzionin për marrëdhëniet me Shqipërinë, ish-ambasadorët propozojnë që Greqia të ndreqë gabimet e vjetra dhe të afrohet me Shqipërinë në rrugën e saj për anëtarësimin në BE.

Braçe: Basha po pret pemët për ndërtime

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për zgjerimin e rrugës “Faik Konica”, një rrugë dytësore, që të nxjerr nga mbrapa stadiumit “Qemal Stafa” tek Fakulteti Filologjik. Por, Partia Socialiste ka ngritur dje dyshime lidhur me këtë projekt, e cila akuzoi dje Bashkinë e Tiranës se pas projektit për zgjerimin e rrugës “Faik Konica” qëndrojnë interesat e klaneve të ndërtimit të lidhura me kryebashkiakun Lulzim Basha. Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erjon Braçe në një intervistë dhënë dje për “Top Channel” deklaroi dje se zgjerimi i kësaj rruge do të shërbejë për dy sheshe ndërtimi, që sipas tij,

PD kërkon sërish llogari për udhëtimin e Olsi Ramës Partia Demokratike ka kërkuar sërish nga kryeministri Edi Rama të deklarohet nëse vëllai i tij është pjesë e një delegacioni zyrtar në Izrael. Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi theksoi në një konferencë për shtyp se kryeministri nuk i është përgjigjur ende pyetjes nëse Olsi Rama është përfaqësues i biznesit. “Dy ditë më parë, Partia Demokratike ngriti shqetësimin

kur akuzohet njëri prej nesh,” vijoi Rama. “Si socialist dhe mik i Shpëtim Gjikës do të jem personalisht pranë tij edhe sikur ai të dalë fajtor,” tha Rama. “Por si kryeministër, unë vetëm mund ta inkurajoj prokurorinë dhe drejtësinë të bëjë punën e vet deri në fund,” tha më tej kryeministri.

me shpejtësi një nga një sekserët e vëllait të madh në pushtet dhe po ngjitet me sukses drejt postit të nënkryetarit të PS dhe të zëvëndës.kryeministrit në hije në qeveri. “Vëllaçko Olsi nuk shkoi vetë por e deshi Peleshi për nënkryetar në Izrael!Të dashur miq, vëlla Olsi, që jetoi në ekzil në SHBA për shumë vite, muajt e fundit

kreybashkiaku Basha do t’i japë sipër dhe poshtë kësaj rruge të re. “Lulzim Basha dhe karteli i betonit ka identifikuar një shesh të mundshëm ndërtimi, poshtë dhe sipër rrugës në park. Për këtë arsye duan ta bëjnë këtë rrugë, mbi 7 metra të gjerë, tërësisht vrasëse për banorët e zonës për shkak se arrin cep më cep në dyert e pallateve të tyre. Pa folur për zhurmat e trafikut, pisllëkun, prerjen e pemëve dhe parkimin”, – theksoi dje Braçe, duke shtuar se shtatë muaj më parë, banorët me anë të një letre i kërkuan Bashës që të mos e miratonte këtë projekt. “Me një projekt komplet të panjohur, të pabërë publik, të pakonsultuar me banorët e gjithë kësaj zone, Bashkia e Tiranës kërkon të ndërtojë një aks me tre vija kalimi dhe siç pretendojnë ata, edhe me trotuar. Thelbi i gjithë këtij aksi që po duan të ndërtojnë është pikërisht të kthejë në shesh ndërtimi të gjithë hapësirën që shihni”, tha dje Braçe në intervistën për “Top Channel”. është kthyer vrullshëm në Shqipëri. Ai po çmonton dhe zëvëndëson me shpejtësi një nga një sekserët e Vëllait të madh (në pushtet) dhe po ngjitet me sukses drejt postit të nënkryetarit të PS dhe të zëvëndës kryeministrit në hije në qeveri.Pas përfundimit me sukses të operacionit të lojrave të fatit, në të cilat Olsi me “Hakmarrjen për Drejtësi” pritet së shpejti të vendosë monopolin vllazëror, ai po studion fusha të tjera ndërmjetësimi” shprehet Berisha.


V ë s h t r im e

10

e martë, 29 tetor 2013

Kosova nuk ka qenë kurrë Turqi Andrea STEFANI os harroni, Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi”! Kjo deklaratë e Kryeministrit turk Erdogan ka ngjallur reagime të shumta kundërshtuese në Kosovë dhe Shqipëri. Dhe jo pa të drejtë. Sepse deklarata është absurde jo vetëm për stadin e sotëm kur kombet janë përkufizuar qartë, madje ashpër, por ajo nuk i qëndron dot edhe sfondit historik nga përpiqen ta huazojnë. Ndërkaq, si pjesë e një diplomacie neo-otomane, deklarata nuk mund ta fshehë dot themelin e një solidariteti pan-islamik që nuk mund të mos gërricet me orientimin e Kosovës, Shqipërisë, madje edhe të Turqisë vetë, drejt integrimit me BE-në që është një proces politik laik, domethënë indiferent ndaj dallimeve fetare. Historikisht Kosova nuk ka qenë Turqi edhe gjatë shekujve të sundimit të Perandorisë Otomane, për faktin e thjeshtë se atëherë Turqia vetë nuk ishte Turqi. Sikundër ka argumentuar Bernard Ljuis në librin e tij “Lindja e Turqisë moderne”, kemi pasur një proces të largimit të Perandorisë Otomane nga identiteti turk dhe kalimin drejt një identiteti islamik. Sipas tij, “Në shkrimet otomane, deri në fund të shekullit XIX dhe në shumë prej tyre edhe më vonë, fjala “Turqi” nuk përdoret”. Fjala e përdorur për të treguar atdheun ishte “Vatan”, ndërsa ajo që tregonte kombin “Millet”, por larg kuptimit që ato morën më vonë dhe që e ruajnë edhe sot. “Vatan” përdorej më

“M

Historikisht Kosova nuk ka qenë Turqi edhe gjatë shekujve të sundimit të Perandorisë Otomane, për faktin e thjeshtë se atëherë Turqia vetë nuk ishte Turqi. Sikundër ka argumentuar Bernard Ljuis në librin e tij “Lindja e Turqisë moderne”, kemi pasur një proces të largimit të Perandorisë Otomane nga identiteti turk dhe kalimin drejt një identiteti islamik shumë për vendlindjen, fshatin, qytetin, krahinën. Ndërsa termi “Millet” do të përdorej për të treguar bashkësitë fetare të organizuara dhe ligjërisht të njohura. “Në Perandori kishte një Millet mysliman, por jo Millete turke, arabe, apo kurde; ekzistonte Milleti grek, armen dhe çifut, por si bashkësi fetare dhe jo si kombe etnike… Do të pritej një datë relativisht e vonë, për të hasur idenë e njësive kombëtare, të cilat i kapërcenin dallimet fetare”. Lindja e vetëdijes kombëtare të turqve korrespondon thuajse me rënien e Perandorisë Otomane. Prandaj as Turqia nuk mund të qe Kosovë dhe as Kosova, Turqi. Sa qe Perandoria nuk kishte Turqi. Kur lindi Turqia, edhe Kosova doli përballë saj si Shqipëri. E vetmja mundësi për të ndërtuar një identitet Turqi-Kosovë duke revokuar traditën otomane, është interpretimi i termave Vatan dhe Millet si bashkësi e të gjithë nënshtetasve otomanë, pavarësisht nga feja, sipas kuptimit që ato morën në Dekretin e Kopshtit të Trëndafilave në vitin 1839. Por, në këtë rast, Erdogan mund të pretendonte që jo vetëm Kosova, por edhe Serbia, Greqia janë Turqi! Atëherë mbetet vetëm një mundësi, sado edhe kjo e pasaktë, për të huazuar identitetin artificial Kosovë-

Turqi nga e kaluara otomane. Rikthimi te termi “populli i islamit” që brenda Perandorisë Otomane, në një moment të caktuar, nisi të dallohej nga defini-

cionet “kombet e tjera” apo “kombet e huaja”. Dhe sipas atij koncepti, kosovarët, si edhe turqit, i kanë përkitur dhe i përkasin të njëjtit “popull të is-

Të lindet njeriu! Fitim SALIHU ë lindet njeriu!", kushtronte 70 vite më parë, më i madhi poet shqiptar, Migjeni. "Të lindet njeriu!" Por jo njeriu si individualitet e ego, e as si mbinjeri niçean. Por njeriu si kolektiv shoqëror në lëvizje që realizon ëndrrën e tij dhe detyrën historike që ka si brez në rrjedhën e furishme të materializmit historik e dialektikës emancipuese. Është kumt për Njeriun e Ri: të pakomprometuarin, të pakonformuarin, largpamësin. Është thirrje nga përgjumja e brezit të ri radikal, me vetëdije e moral të lartë, të pjekur në përpjekjen e antagonizmave sociale, vrulli rinor i të cilëve as nuk shitet e as nuk blihet. Çlirimin politik do e arrijmë duke ndjekur shëmbëlltyrën e Migjenit, “na të birtë e shekullit të ri”, që ndonëse jemi “vullnete të ndrydhura, vullnete të shtypura” do çlirohemi nga shtypja

"T

Të gjitha partitë politike i kontrollon e njëjta dorë. Të gjitha janë zgjatime të një oktopodi të madh e të tmerrshëm. Prandaj duhet t’i prishim fletëvotimet! Sepse kështu deklarohemi se ky brez i ri nuk po pranojmë të luftojmë me armën tuaj më të fortë, me zgjedhjet e votat, sepse ju tashmë e keni perfeksionuar vjedhjen industriale të votave. Që të gjithë!

vetëm atëherë kur të luftojmë kundër “hyut a dreqit me shigjetat tona të flakta” të “Zgjimit”. E çlirimi politik nuk do arrihet duke zgjedhur një herë në katër vite se cili politikan është më pak hajn, më pak kriminel e më pak i korruptuar. Sepse ne jemi të burgosur në burgun e madh të quajtur “Kosovë”, dhe po na ofrohet të zgjedhim mes shtretërve të burgut... ndërkohë që duhet t’i thyejmë prangat e ta fitojmë lirinë! Nuk guxon ky brez të shndërrohet në dele që çobani iu prin çdo katër vite në kuti votimi! As të shitet tek she-

fat e shefave për një pagë, përkundër kushteve të rënda sociale. Të gjitha partitë politike i kontrollon e njëjta dorë. Të gjitha janë zgjatime të një oktopodi të madh e të tmerrshëm. Prandaj duhet t’i prishim fletëvotimet! Sepse kështu deklarohemi se ky brez i ri nuk po pranojmë të luftojmë me armën tuaj më të fortë, me zgjedhjet e votat, sepse ju tashmë e keni perfeksionuar vjedhjen industriale të votave. Që të gjithë! Ne do luftojmë me armën Tonë më të fortë! Me for-

cën e idealit dhe me bindjen në drejtësinë historike të qëndrimit tonë. Lufta ndaj këtij sistemit shtypës po nis me prishjen e fletëvotimeve dhe bojkotimin e zgjedhjeve tuaja, farsës tuaj. Ky është akti i parë i rebelimit masiv, por pasiv. Akti i dytë do të vazhdojë në rrugë, si rebelim masiv, por edhe aktiv. Sepse, për fajin tuaj, e vetmja rrugë që na ka mbetur është Rruga! Në një shoqëri ku gjysma janë të papunë, gjysma në varfëri, 1 në 3 qytetarë jeton me më pak se 1 euro në ditë, 70% e rinisë nuk kanë vende pune e

lamit” sa kohë që i përkitnin dhe i përkasin të njëjtës fe islame. Shkurt, deklarata e Erdogan nuk mund të fshehë tendencat e një diplomacie që i jep përparësi përkatësisë fetare, një diplomaci me axhendë islamike. Por politikat e bazuara në solidaritetin njëfetar janë shumë të rrezikshme për kombe multifetare, sikundër është ai shqiptar. Shqiptarët kanë mundur të mbijetojnë, edhe sepse kanë arritur të vendosin kombin përpara feve, kanë bërë shqiptarinë fe të tyre. Prandaj më duket i drejtë shqetësimi i ngritur edhe nga deputetja kosovare, Alma Lama, që në një letër të hapur i shkruan Kryeministrit Erdogan se: “…axhenda islamike për ne është helm. Ky helm kontaminon botëkuptimin tonë për fenë, bashkëjetesën që kultivuam prej shekujsh, respektin për fenë e tjetrit… mos na e sillni atë helm këtu!”. Kosova është Shqipëri ashtu sikundër Turqia është Turqi! Asnjë përkufizim modern, qoftë i kombit, qoftë i popullit dhe sovranitetit, nuk përligj deklaratën e Erdogan. Njëherazi, ajo nuk sjell asnjë të mirë në rajonin e Ballkanit. Sinjali u dha me deklaratën e Daçiç, që nxitoi të kundërdeklaronte se Kosova është Serbi! Ndërkaq nuk mund të mos polemizosh edhe me pretendime që duan ta përligjin deklaratën e Kryeministrit turk me nevojën që paska Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët në rajon, për mburojën e Turqisë nga rreziku sllav apo grek. Është evidente se në politikën serbe, si dhe në atë greke, ka korrente ende të fuqishme shovene kundrejt Kosovës dhe Shqipërisë. Por është qesharake të mendosh se kërcënime të tilla (tashmë edhe ato vetë një farsë) duhen shmangur duke u vëllazëruar me

një diplomaci turke me axhendë islamike. Do të qe një si rikthim tek i ashtuquajturi rrezik sllav për shuarjen e kombit shqiptar që Ismail Kadare, shkrimtari më i shquar i shqiptarëve, e ka denoncuar si një përrallë, si “një shpikje osmanistësh dhe neoosmanistësh, shqiptarë dhe turq bashkë, e cila, nga njëra anë përligjte sundimin osman, e nga tjetra ledhatonte krekosjen sllave për kinse fuqinë tërheqëse të sllavizmit”. Por edhe nëse vërtet e ardhmja do të ofronte një rrezik të tillë, shqiptarët, myslimanë e të krishterë, e kanë mburojën e tyre dhe nuk kanë nevojë për mburojë tjetër dhe aq më pak atë otomane. Do e gjejnë pikërisht tek ajo që luftoi duke sfiduar solidaritetin fetar të krishterë (shtete me popullata në shumicë të krishtera bombarduan një shtet tjetër të tillë si Serbia, për t’i dhënë pavarësi një vendi me shumicë myslimane) për lirinë e shqiptarëve nga sundimi sllav në Kosovë. Do e gjejnë tek Europa, te SHBA, te NATO dhe Perëndimi. Edhe mbrojtjen turke mund ta përfitonin nëpërmjet NATO-s. Europa dhe Perëndimi me standardet e tyre të lirisë dhe të drejtës, janë garanci kundrejt çdo rreziku dhe pad rejtësie shoviniste në Ballkan. Edhe sikur ato të nxiteshin nga qarqe politike në një shtet anëtar i saj siç është Greqia. Sa më pranë Europës, standardeve të saj të lirisë, aq më të sigurt do të jenë shqiptarët, kudo në Republikën e Kosovës, në Republikën e Shqipërisë, në Maqedoni apo në Mal të Zi. Dhe axhendat islamike, ngado dhe sado vëllazërisht që të na serviren, nuk e afrojnë, por na e largojnë Europën. Madje, ndonjë ditë, mund të na nxirrnin kundër saj. (Shqip)

gjysma e të rinjve detyrohet të ik jashtë vendit për të punuar punët më të rënda skllavëruese; është më shumë se cinike dhe në rastin më të mirë është politikisht ironizuese të flasësh për alternativa të së keqes më të vogël, për investime miliardëshe (!?) apo për programe elektorale të mbushura me gënjeshtra. Klubi Politik i Studentëve, si një aleancë e madhe solidariteti e studentëve, punëtorëve dhe të papunëve, fton në bojkotim të kësaj farse, duke refuzuar që të pajtohemi me idenë se rinia shqiptare thjesht ka pranuar të zhytet në lumin e ndotur të kësaj jete të pashpresë. Po fillojmë të rebelohemi, duke refuzuar që të pajtohemi me idenë se populli shqiptar është kaq tragjikisht i lidhur me errësirën e frikshme dhe të pafund, aq sa agimi i lirisë, drejtësisë dhe barazisë nuk do të mund të lind kurrë. Disa “racionalistë” po na quajnë “irracionalë”, ndërkohë që vetë thirrjet e tyre racionaliste janë më irracionale sesa “irracionalja” jonë. Thonë se duhet të marrim pjesë në zgjedhje, se ashtu qenkan “rrethanat e tanishme”. Gjithmonë “e tanishmja” ishte e “pa rrethanë” për ne, e gjithmonë na premtohet “e nesërmja me rrethana”. Ne do ta bëjmë sot, e jo nesër! Si vullnet

i lirë i popullit. Sepse vetja jonë do të lartësohet mbi themelet e atij vullneti të lirë kantian, të pavarur prej çfarëdo determinizmi të jashtëm. Engelsi thoshte për Hegelin se ai quante reale çdo gjë të domosdoshme. Por jo çdo gjë që ekzistonte e pranonte si reale. Ky sistem politik në Kosovë ka humbur legjitimitetin e tij. Me bojkotim të zgjedhjeve do t’ia mohojmë qoftë edhe legjitimitetin statistikor. Dhe kështu, ai më nuk do të ekzistojë, sepse nuk do të jetë domosdoshmëri, dhe rrjedhimisht reale do të bëhet rebelimi ndaj tij. Duke nisur rebelimin edhe Ti bëhesh pjesë e ndryshimit të rrjedhës së historisë dhe pjesë e rrjedhës së historisë së ndryshimit. Se “liri dhe gaforrja gëzon, por, gaforre asht...”, por ne do ta “mkambim një Kohë të Re, ta krijojmë një Epope”, recitonte Migjeni. Boll ma me zgjedhje! Duam Zgjidhje! Nuk duam rotacion partiak e ndryshime estetike! Duam ndryshime rrënjësore! (Autori është Koordinator i Përgjithshëm i Klubit Politik të Studentëve)

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


V ë s h t r im e

e martë, 29 tetor 2013

11

Shenjat dygjuhëshe shkaktojnë tension etnik në Maqedoni

Sinisa Jakov Marusiq ryetari i Komunës së Strugës ka kërcënuar se do të hakmerret pasi komuna e afërt maqedonase ka hequr shenjat dygjuhëshe, shqiptaro-maqedonase, nga territori i saj. Kryetari i Komunës së Strugës në jugperëndim të Maqedonisë, Ziadin Sela, është shprehur i zemëruar pasi Komuna e Vevçanit, që gjendet në afërsi të Komunës së Strugës, ka hequr shenjat dygjuhëshe nga rruga rajonale që çon në komunën e tij, ku shumica e banorëve janë shqiptarë vendas. Autoritetet shtetërore të rrugëve hoqën së fundi shenjat dygjuhëshe në Vevçan dhe i zëvendësuan ato me shenja të shkruara vetëm në shkronja cirilike maqedonase. Heqja e shenjave është bërë me kërkesën e komunës së Vevçanit. Këto veprime bënë që Sela të kërcënojë me prishjen e një porte në hyrje Vevçanit dhe një kishe të ndërtuar rishtazi në kufirin mes dy komunave, nëse vërtetohet se janë ndërtuar në territorin e komunës së tij. “Duhet t’u bindemi ligjeve, pasi nuk ka logjikë legalizimi i objektit të paligjshëm”, tha Sela për mediat. “Nuk e di pse agjencia nxitoi me heqjen e shenjave. Kjo më

K

Autoritetet shtetërore të rrugëve hoqën së fundi shenjat dygjuhëshe në Vevçan dhe i zëvendësuan ato me shenja të shkruara vetëm në shkronja cirilike maqedonase. Heqja e shenjave është bërë me kërkesën e komunës së Vevçanit. kujton Republika Srpska, ku shenjat me germa latine po demolohen. Nuk dua që Struga të bëhet Republika Srpska, megjithatë do t’i respektojmë ligjet”, tha ai. Kryetari i Vevçanit, Cvetomir Ugrinoski shpjegoi se komuna e tij është “100 për qind e banuar nga Maqedonasit etnikë dhe kjo është arsyeja pse kërkuam nga agjencia heqjen e shenjave (në gjuhën shqipe)”. Ai akuzoi Selën për ngritjen e tensioneve etnike, duke këmbëngulur se porta Vevçanit, e cila është e zbukuruar me simbole etnike maqedonase, u ndërtua për qëllime turistike. Ministria e qeverisjes lokale u përpoq ta qetësojë situatën, por paralajmëroi se porta dhe kisha nuk duhet të shkatërrohen. “Porta e Vevçanit dhe kisha nuk janë në territorin e Strugës”, tha ministri Tahir Hani.

Por ministri shqiptar vendas, gjithashtu kritikoi kryetarin e Vevçanit për largimin e shenjave rrugore dygjuhësore. “Kryebashkiaku i Vevçanit nuk duhet të veprojë me paragjykim në lidhje me shenjat. Ato në fakt duhet të jenë në tri gjuhë (shqip, maqedonisht dhe turqisht), pasi rruga rajonale lidh njerëz të ndryshëm nga komunat e afërta dhe ata (Vevçanasit) duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos i zemërojnë të tjerët”, tha Hani. Në vitin 2001, Maqedonia u përshkua nga një konflikt i shkurtër i armatosur midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave të sigurisë. Konflikti përfundoi të njëjtin vit me nënshkrimin e një marrëveshje paqeje, e cila u dha më shumë të drejta shqiptarëve, të cilët përbëjnë një të katërtën e popullsisë së vendit.

Marrëveshja parasheh gjithashtu përdorim më të gjerë zyrtar të gjuhës shqipe dhe gjuhëve të tjera minoritare. Komunat që kanë më shumë se 20 për qind të popullsisë që nuk i takon shumicës në territorin e tyre duhet të lejojnë përdorimin e gjuhës së tyre krahas asaj maqedonase. Ky nuk është kërcënimi i parë për rrënimin e portës në Vevçan nga kryetari i Komunës së Strugës. Në nëntor të vitit të kaluar, Sela, i cili atëherë ishte deputet i partisë opozitare shqiptare, Partia Demokratike, kërcënoi se do ta digjte Parlamentin e vendit nëse dështojnë të gjitha përpjekjet për ndalimin e projektligjit kontrovers mbi ushtrinë, i cili zemëroi shqiptarët. Megjithatë projektligji i propozuar nga qeveria nuk kaloi.

Rruga turke e tenderëve Ibrahim REXHEPI ur ata që mendojnë ndryshe ia prishin disponimin Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe prej tij cilësohen si idiotë, apo kur Hashim Thaçi i rrëmbyer nga emocionet bën edhe gjestikulacione të papranueshme për një burrështetas, si ndodhi kur ai përcillte vizitën e”vëllait” të tij nga Turqia, kryeministrit Recep Tayip Erdoan, atëherë nuk mund të flitet më për qasje racionale dhe reale ndaj raporteve me Turqinë. Kryeministri i Turqisë u prit si shpëtimtar i Kosovës dhe si “vëlla” i madh. Por, jo edhe nga “idiotët”, apo ata që janë të bindur se “Kosova është Kosovë” dhe se kreu shtetëror i saj duhet të jetë më i matur në përcaktimin e strategjisë së politikës së jashtme, si edhe për vlerësimin real të pozicionit ekonomik të Kosovë në relacionet ndërkombëtare. Zhvillimet më të reja në fushën e marrëdhënieve ekonomike me botën viteve i kanë dhënë një prioritet Turqisë, megjithatë, ajo në Kosovë më shumë është e pranishme përmes disa tenderëve që vazhdimisht u kritikuan dhe mbetën nën

K

Po të mos ishin tenderët e mëdhenj dhe të dyshimtë të Qeverisë Thaçi, prania e Turqisë në Kosovë do të ishte minore, apo vetëm në tregti, në sektorin bankar, në arsim e shëndetësi

dyshimin për rregullsinë e tyre. Fillimisht ishte ndërtimi i autostradës Vërmicë- Besi, e pastaj koncesionimi i Aeroportit të Prishtinës dhe shitja e distribucionit të KEK-ut. Por, në këtë mandat kjo qeveri nuk ka bërë asgjë tjetër që mund të sillte

edhe investitorë të tjerë. Prandaj, bizneset e shtetit nga Bosfori këtu erdhën përmes rrugëve që përherë do të mbesin të dyshimta. Dhe, po të mos ishin këto punë e këta tenderë, prania e Turqisë do të ishte e padukshme, apo vetëm

në lëmin e bankave, arsimit dhe të shëndetësisë. Mirëpo, ekonomia e Turqisë është në ekspansion, ndonëse viteve të fundit edhe asaj iu nxehën motorët. Por, përkundër normës më të ulët të rritjes ekonomike, si edhe të in-

vestimeve jashtë vendit, ajo mbetet fuqia ekonomike numër një në rajon, por me ndikim edhe në rrafshin global. Po ashtu, në këtë drejtim ajo ka qenë mjaft agresive, ndonjëherë ndoshta edhe e pa kompromis drejt arritjes së synimeve të veta - që do ta bënte secili shtet i fuqishëm. Mirëpo, shtrirja e ndikimit të kapitalit turk deri te kufijtë ku kishte arritur kalorësia otomane, te popujt më të vegjël në numër dhe me ekonomi të dobët, normalisht që kanë zgjuar shqetësimin se kjo politikë ka rrënjët në të kaluarën, ndërsa synimet e saja tash nuk realizohen me ushtri, por me kapital. Këtë frikë edhe më shumë e rritë entuziazmi i dy “vëllezërve” më të rinj të kryeministrit Erdoan dhe fakti se ky takim i bën që ata të harrojnë rrugën për ku janë nisur – për në Bruksel. Shifrat tregojnë se prania e kapitalit turk është rritur në dy vitet e fundit. Sivjet, deri në fund të qershorit, 36,1 për qind të investimeve të huaja direkte erdhën nga ky vend, ndërsa Gjermania, si një shtet që tradicionalisht më shumë ka investuar në Kosovë tash ka pjesëmarrje minimale, ndërsa Anglia vetëm 14,4 për qind. Po ashtu, vjet Turqia te IHD-të merrte pjesë 28,6 për qind, kurse Gjermania- 22 për qind. Ndërkaq, viteve të mëhershme kjo pjesëmarrje ishte krejtë-

sisht e kundërt. Kjo tregon se kush e shfrytëzoi më mirë rrugën e tenderëve të Qeverisë Thaçi. Ndërkaq, marrëdhëniet tregtare, bindshëm dominon Bashkimi Evropian bashkë me Gjermaninë. Eksporti në këtë shtet evropian është në rënie dhe në total ai merr pjesë 5,4 për qind, nga 10,6 për qind sa ishte në vitin 2005, ndërsa importi nga 10,7 për qind u rrit në 12,1 për qind. Kurse me shtetin euro-aziatik vëllimi i shkëmbimeve është shumë më i ulët. Eksporti ka trend të rritjes, pasi nga pjesëmarrja prej 1,8 për qind arriti në 4,1 për qind, ndërsa importi mbeti gati i njëjtë - rreth tetë për qind. Në këtë raport të shifrave dalin disa probleme, të cilat në të ardhmen mund të reflektohen shumë keq në qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit. Posaçërisht kur janë në pyetje tenderët qeveritar dhe përgjithësisht qasja ndaj kapitalit të huaj. Pa marrë parasysh disponimin dhe interesin që ka Turqia për të investuar në Kosovë, megjithatë strategjia e vendit tonë duhet të mbështetet në rritjen e numrit të shteteve dhe të investitorëve që vijnë këtu. Kjo për faktin se së pari krijohen raporte më të mira politike e diplomatike edhe me shtete e tjera, por, që është edhe më me rëndësi, nuk duhet lejuar që tregu i Kosovës të krijojë varshmëri të madhe vetëm nga një shtet, sado që të jetë i fortë ai. Në këtë mënyrë ai koncentron rrezikun në një pikë, në vend se të bëhet shpërndarja e tij.

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


S h ow b iz

12

e martë, 29 tetor 2013

tani kam menduar t’i shes dhe këto të holla t’ua jap personave me nevojë. Kjo ide më ka lindur kaherë, duke parë që shumë njerëz në vendin tonë kanë nevojë për ndihmë. Në fakt unë jam e afërt me fansat e mi dhe shumë herë më ka ndodhë që veshjet e mia t’ua dhuroj atyre. Më kërkojnë edhe koleget që jetojnë nëpër Evropë që t’ua shes fustanet e mi pasi që t’i përdori unë kuptohet. Por më shumë i dhuroj se sa i shes (qesh). Pastaj disa i ruaj edhe për vajzën time Rozanën”, ka thënë ajo në një intervistë për Zërin.

Fustanet sexy te Gjystes shiten për bamirësi Këngëtarja Gjyste Vulaj ka vendosur që të merret me humanizëm. Ajo ka menduar që të nxjerr në shitje disa nga fustanet e saj të markës “Dolce Gabana” që i ka blerë nga 5000 dollarë dhe këto mjete t’ua dhuroj personave me nevojë. Përveç saj Gjysteja së fundi është bërë pjesë

Zani sjell projektin e ri Pas një sezoni të suksesshëm verorë këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili i është përveshur punës që para publikut të vijë me risi dhe e freskët. Ndonëse ka kohë që ka filluar të punojë në projektin e saj të ri, këngëtarja për gazetën Tribuna ka bërë të ditur se tashmë është finalizuar çdo gjë rreth këtij projekti. “Tani është gati gjithçka. Sa i përket punës sime është çdo gjë është e përfunduar. Po shpresoj që kënga do të dalë nesër mbrëma (e hënë) eventualisht të martën. Por sipas bashkëpunëtorëve të mi kënga pritet të lansohet nesër mbrëma”, ka thënë fillimisht këngëtarja, duke shpalosur për fansat e saj pak nga klipi që së shpejti do të jetë në duart e tyre. “Është një këngë e stilit tim do të thosha. Është realizuar me Zap and Criss dhe besoj që ka dalë një këngë e bukur. Do të ketë edhe risi brenda tij, por këto detaje do t’i lëmë surprizë për publikun”, ka thënë për fund këngëtarja duke mos harruar të theksojë që publiku është ai që e jep notën kryesore punës së saj.

e donacionit të një koncerti humanitarë i cili u organizua në Ulqin për fëmijët me aftësi të kufizuara. “Marka ime e preferuar e veshjes zakonisht është “Dolce & Gabana”. Para disa vitesh kam blerë dy fustane shumë të shtrenjtë të cilët kanë qenë nga 5000 dollarë secili dhe të cilët

“Kthimi” rrëfen migrimin e shqiptarëve

Afërdita Dreshaj, në lidhje të re? Kanë përfunduar xhirimet e filmit “Kthimi” i cili për herë të parë vjen si bashkëpunim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë. Ky film është nën skenar të Isa Qosjës dhe Kastriot Abdylit. Ndonëse ky i fundit vite më parë e kishte realizuar “Kthimin” në versionin e filmit të metrazhit të shkurtër, ku më pas kishte vendosur që të njëjtin film ta realizojë në metrazh të gjatë. Sipas tij, arsyeja se përse ai ka vendosur ishte mbështetja e Isa Qosjës ajo që e ka shtyrë ta bëjë këtë film, shkruan Tri-

buna. “Pas filmit të shkurtër me po të njëjtin emër që e xhirova në vitin 2007, dhe pas sugjerimeve të gazetarëve si dhe kritikëve të filmit gjatë Festivalit Inernacional të Filmit në Tiranës në 2008, ku filmi ishte pjesëmarrës si dhe në konsultë me mentorin tim e Isa Qosjës, vendosa që ta shkruaj skenarin po me të njëjtën temë, por të metrazhit të gjatë, duke e pas mbështetjen e Isa Qosjes në cilësinë e ko-skenaristit” është shprehur Abdyli..

Bloom dhe Kerr sërish bashkë Ata mund të kenë deklaruar publikisht se janë ndarë, por gjërat në realitet duket se janë pak më ndryshe. Dyshja e famshme Orlando Bloom dhe Miranda Kerr, të cilët së fundmi zbuluan lajmin e hidhur për ndarje, të shtunën janë parë duke shëtitur rrugëve dorë për dore dhe herë pas here duke shkëmbyer puthje, thuajse nuk ka ndodhur asgjë mes tyre. Çifti hollivudian për herë të parë janë takuar në korrik të vitit 2007, ndërsa u martuan në verën e vitit 2010. “Edhe pse zyrtarisht janë ndarë, ata vazhdojnë të jetojnë së bashku në një shtëpi dhe po sillen thuajse nuk ka ndodhur asgjë”, ka deklaruar një burim i afërt me dyshen.

reklama

Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj, duket të jetë shumë e zënë këto ditë vjeshte. Shumë shpeshë në udhëtime, sa e angazhuar në mbrëmje të ndryshme muzikore e sa në modelim. Afërdita e cila muaj më parë i dha fund edhe lidhjes së saj më Shpatin, tanimë nuk dihet se më kë është në lidhje.

Tani modele, por së shpejti edhe aktore

Megjithkëtë, ajo në profilin e saj në Twitter, ka postuar një foto, ku shihen dy duar të bashkuara. Nuk dihet nëse në këtë foto është dora e ish të fejuarit Shpat Kasapit, një këngëtari turk, apo dikujt tjetër? Ndoshta, Afërdita pas gjithë asaj rrëmuje nuk do të kthejë më kokën mbrapa, dhe do shikoj vëtëm përpara.

Adriana Lima ëndërron karrierën e aktrimit, ndërsa do të ishte më e kënaqura nëse do të fitonte një rol për të luajtur në një film epik. “Veten brenda dhjetë viteve e shoh si aktore. Më së shumti do ta pëlqeja të luaja në ndonjë film epik”, ka zbuluar Lima, e cila gjithashtu ka zbuluar se lindja e fëmijëve, respektivisht amësia, e ndryshuar shumë. “Fëmijët e mi më kanë ndryshuar shumë.Që prej se i kam ata, botën e shikoj më ndryshe dhe lirisht mund të them se tani jam shumë më e mençur dhe më e durueshme”, ka thënë Adriana, për të shtuar se është e suksesshme si në jetën private, ashtu edhe në punë dhe kjo për shkak se di mjaft mirë të organizohet. Ajo me këtë rast pohoi se fati ka luajtur rol të rëndësishëm në karrierën e saj, përkrah dëshirës dhe punës së madhe që ka bërë.


Fa s h io n

e martë, 29 tetor 2013

13

Xhemperët janë HIT absolut ëtë sezon xhemperët e gjatë në forma dhe nuanca të ndryshme janë shumë modernë. Në këtë periudhë të vitit, xhemperët gjithmonë kthehen në trend, ndërsa për këtë sezon nuk ekzistojnë kufizime në raport me gjatësinë e tyre.

K

Gjëja e vetme me rendësi është që ato të jene të thurura. Xhemperët janë zgjedhje e shkëlqyer për të gjithë ata që dëshirojnë veshje shtresore, që lehtë kombinohen me veshje të përditshme dhe variante elegante për në mbrëmje. Veçanërisht atraktivë duken xhemperët e gjatë që

mund të mbahen si fustan ose modelet me kapërthim të dyfishtë ku vijnë në shprehje vijat e trupit. Gjithashtu nuk ekzistojnë kufizime në raport me ngjyrën, kështu që lirisht mund të bëni kombinime interesante ose të zgjidhni gërsheta kolorite.


R a jo n / B o t ë

14

Rezultatet papraprake të zgjedhjeve presidenciale në Gjeorgji tregojnë fitues Georgi Margvelashvilin, aleatin e kryeministrit. Sipas këtyre rezultateve, 44-vjeçari ka marrë rreth 66-68% të votave. Rivali i tij më i afërt në këtë garë, ku morën pjesë 23 kandidatë, David Bakrace, i partisë

“Lëvizja e Bashkimit Kombëtar” e Mikail Shakashvilit, mori 20,2%. Sondazhet janë kryer nga organizata europiane GFK, për llogari të televisionit privat gjeorgjian “Rustavi2” dhe nga

qytetit turk nën akuzën ''vrasje përtej kuadrit të vetëmbrojtjes'' pasi ka qëlluar me plumb në kokë Ethemer Sarisülük, një punëtor komunist 26-vjeçar. Sarisülük vdiq më 14 qershor, si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri gjatë një demonstrate në sheshin kryesor të Kizilay-t në Ankara, më 1 qershor. Një video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale tregon një protestues, i cili përballet brutalisht me një agjent me kasketë, i cili i drejton më pas pistoletën. Oficeri i policisë u lirua pas seancës së parë.

Vdes ishkryeministri polak Mazowiecki Ndërron jetë kryeministri i parë polak i periudhës së pas komunizmit Tadeusz Mazowiecki. Mediat në Poloni njoftojnë se ai ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare. Mazowiecki ishte një nga liderët e lëvizjes për demokraci, dhe u bë kryeministër në vitin 1989. Mazowiecki konsiderohet një nga figurat kryesore të tranzicionit demokratik në këtë vend. Ai ishte lideri i parë jo komunist në Evropën qëndrore dhe atë lindore, pas dyzetë

vjetësh komunizëm. Ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski i ka thënë radios publike polake se Mazowiecki ishte një nga “baballarët e lirisë dhe pavarësisë së Polonisë”.

Të Drejtat e Njeriut në OKB, Izraeli fund bojkotit

Ministria e Jashtme e Izraelit bën të ditur se përfaqësuesit e saj do të marrin pjesë në punimet e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, të cilat mbahen në Gjenevë. Gjermania kishte paralajmëruar se Izraeli do të përballej “me dëme serioze diplomatike”

nëse nuk do të merrte pjesë në takimin e së martës. Në janar, Izraeli u bë vendi i vetëm në botë që e bojkotoi procesin e analizimit të të drejtave të njeriut nga ana e OKB-së. Në mars, ky vend shkëputi të gjitha marrëdhëniet me Këshillin për të Drejtat e Njeriut, kur zyrtarë nga ky këshill bënë të ditur se do të mund të vërtetonin se si shteti izraelit po shkelte të drejtat e palestinezëve. Izraeli është deklaruar zyrtarisht se beson që OKB-ja është paragjykuese në raport me të.

ACT, një grup gjeorgjian i opinionit publik. Zgjedhjet shënojnë fundin e një dekade në krye të vendit, të presidentit pro-perëndimor Mikail Sakashvili, të cilit i ndalohet të kandidojë për një

Sipas gjykatës, Silvano Scalise, i cili u dënua ashpër, ka shkelur ligjin “Mancino”, që ndëshkon aktet dhe diskriminimin me arsye raciste, etnike apo fetare. Gjykatësja Carla Scheidle, që ka shqyrtuar rastin, deklaroi se i pandehuri i ka

mandat të tretë. Ndërsa Gjeorgjia po shkon drejt një demokracie parlamentare, do të ketë ndryshime kushtetuese që do të kufizojnë pushtetin presidencial. Margvelashvili, filozof dhe

UASHINGTONI: MBLEDHIN INFORMACIONE SI ÇDO VEND TJETËR ''Informacionet e mbledhura nga SHBA-ja janë të po të njëjtit format me ato të vendeve të tjera'', theksoi zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë ër sa u përket rregullave tona, ''e kemi bërë të qartë dhe publike se SHBA-ja mbledh jashtë territorit të saj informacione të të njëjtit format dhe tip si ato që mbledhin të gjitha vendet e tjera'', deklaroi Caitlin Hayden, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë pas publikimeve më të fundit të bëra sot nga shtypi gjerman mbi përgjimet e realizuara në mbarë Evropën nga Agjencia Amerikane për Sigurinë Kombëtare, (NSA). ''Informacionet e mbledhura nga SHBA-ja janë të po të njëjtit format me ato të vendeve të tjera'', theksoi zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Një raport në revistën gjermane "Der Spiegel", thotë se agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara ndoshta e kanë monitoruar telefonin mobil të kancelares gjermane, Angela Merkel, prej vitit 2002. Sipas revistës, presidenti amerikan, Barack Obama, i ka thënë zonjës Merkel se është dashur t’i ndalte përgjimet sikur ta kishte ditur se ato po ndodhin. Në vitin 2002, Angela Merkel ishte lidere e Unionit Demokristian. Ajo u zgjodh kancelare në vitin 2005. Duke cituar një dokument sekret nga viti 2010, në raport theksohet se Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) e ka operuar sistemin e spiunimit në afro 80 lokacione në mbarë botën, përfshirë 19 në Evropë, në mesin e tyre edhe Berlinin, Parisin, Madridin dhe Pragën. Ky zbulim u bë në periudhën

SHBA mohon të ketë përgjuar Merkelin

P

PROTESTË NË UASHINGTON Nga ana tjetër, të shtunën në Uashington, disa mijëra njerëz janë mbledhur për të protestuar kundër programeve të vëzhgimit elektronik të Shteteve të Bashkuara. Gjatë këtij programi janë mbledhur miliona të dhëna për individë, biznese dhe ko munikime qeveritare në gjithë botën. Protesta ishte organizuar nga grupi “Stop vëzhgimit kundër nesh”. kur zyrtarët e inteligjencës gjermane po përgatiten të udhëtojnë për në Uashington, javën e ardhshme, për të diskutuar për aktivitetet e shërbimeve amerikane të spiunimit. Revista “Der Spiegel” tha se telefoni mobil i zonjës Merkel ishte paraqitur nën titullin “Kacelarja GE Merkel”, në dokumente të një njësie të NSA-së, që quhej Shërbimi Special i Koleksionit. Në raport theksohet se ky shërbim ishte operuar nga një “degë spiunimi jo e regjistruar legalisht”, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin, ku ishte përdorur pajisje

e avancuar për ta spiunuar qeverinë gjermane. Raporti thotë se Obama i ka kërkuar falje kancelares Merkel, kur ajo e kishte thirrur atë të mërkurën e kaluar, për të diskutuar për raportet lidhur me vëzhgimin e Shteteve të Bashkuara ndaj komunikimeve të saj. Qeveria gjermane dhe Shtëpia e Bardhë kanë refuzuar të komentojnë lidhur me raportin e fundit. Një zëdhënëse e Shteteve të Bashkuara tha se Uashingtoni “nuk do t’i komentojë detajet e diskutimeve tona diplomatike”. Më herët, Qeveria e Gjermanisë kishte thënë se beson se thirrjet

e kancelares Merkel tash janë të mbrojtura nga vëzhgimi i jashtëm, pasi ajo tash i përdorë telefonat me teknologji të koduar. Departamenti Amerikan i Shtetit të premten pranoi se raportet për spiunim kanë shkaktuar “tensione” me aleatët e Amerikës, përfshirë Gjermaninë, dhe tha se zyrtarët po i rishqyrtonin programet e monitorimit për të qenë të sigurt se ato nuk janë të zgjeruara. Në samitin e fundit të Bashkimit Evropian, liderët e BEsë kanë tërhequr vërejtjen se mungesa e besimit me Shtetet e Bashkuara mund ta dëmtojë luftën kundër terrorizmit.

Azerbajxhan, protestë kundër rezultatit zgjedhor Mijëra persona i janë bashkuar një proteste në shenjë pakënaqësie me zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Azerbajxhan gjatë këtij muaji. Votimet e 9 tetorit ishin kritikuar nga monitoruesit

Italiani dënohet për racizëm Nga qyteti verior i Bolzanos mbërrin një dënim shembullor për sjellje raciste. Një 43-vjeçar vendas është dënuar me një vit burg dhe me një gjobë prej 5 mijë eurosh, për dëmtime personale dhe akte persekutuese me natyrë raciste, ndaj një familjeje shqiptare.

ish-ministër i Arsimit, është pjesëtar i koalicionit “Ëndrra gjeorgjiane” e kryeministrit të Gjeorgjisë. Bidzina Ivanishvili pritet të japë dorëheqjen, duke thënë se qëllimet e tij u arritën. Ai i cilësoi zgjedhjet e së dielës në Gjeorgji si të parat e një stili europian.

Gjeorgji, rezultatet, fitues MargveIashvili

Turqi, gjyqi ndaj policit për vrasjen e protestuesit

Gjyqi i policit turk i akuzuar për vrasjen e një protestuesi në Ankara gjatë valës së protestave antiqeveritare verën e kaluar do të rifillojë ditën e hënën pas seancës së parë dëgjimore. Oficeri i policisë u paraqit herën e parë më 23 shtator në gjykatën e krye-

e martë, 29 tetor 2013

shkaktuar familjes një gjendje ankthi dhe frike, aq sa e ka detyruar të ndryshojë mënyrën e jetesës. Është vërtetuar se shtetasit shqiptarë evitonin të dilnin në rrugët kryeqore të qytezës, ku mund të takonin të pandehurin. Përveç fyerjeve dhe

ndërkombëtarë, pasi presidenti Ilham Aliyev fitoi bindshëm një tjetër mandat pesë vjeçar. Organizatori i protestës të së dielës, Jamil Hasanli, i quajti rezultatet e zgjedhjeve si “jolegjitime”. Hasanli, një profesor histo-

rie, garoi në zgjedhje si kandidati kryesor i opozitës, por arriti të fitonte vetëm 6 % të votave, në krahasim me rezultatin prej 85 % të Aliyevit. Protestuesit kërkuan edhe lirimin e atyre që i konsideruan si

të burgosur politikë, dhe kërkuan që qeveria të hiqte dorën nga presioni mbi mediat. Policia në Baku deklaroi se në protestë morrën pjesë vetëm njëmijë protestues dhe se ajo përfundoi e qetë. kërcënimeve të shumta, në muajt e kaluar, emigrantët kanë pësuar edhe sulme fizike. Një episod dhune është regjistruar kundër gruas së familjes, e cila ka pësuar një dëmtim në këmbë. Më pas, familja shqiptare ka vendosur të ngrejë padi kundër Silvano Scalise. Me vendim të gjykatës, ai nuk do të ketë mundësi të përfitojë as nga pezullimi i kushtëzuar i dënimit.


F e jt o n

e martë, 29 tetor 2013

15

MONOGRAFIA “HASAN PRISHTINA” (3)

Komiteti Shqiptar në Manastir Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski e qëllim organizimi të një luftë të armatosur, më të organizuar, kundër Turqisë, në vjeshtën e vitit 1905 Bajo Topulli formoi Komitetin Shqiptar në Manastir, që kishte degët në Shqipërinë e mesme dhe në atë të jugut, bashkë me çetat e armatosura. Çetat e Çerçiz Topullit dhe Mihail Gramenos, për shembull, vepronin me mjaft efikasitet në rajonet e Korçës dhe Gjirokastrës. Rol të rëndësishëm në aksionet e atëhershme ushtarake kishte edhe çeta e Kolonjës, e cila në maj të vitit 1906 shënoi fitore ndaj turqve. Çetat e armatosura shqiptar e rrethuan Korçën me qëllim që ta çlirojnë, por pësuan humbje nga ushtria turke në malin Vodicë. Të frikësuar nga lajmet se do t’ju merret toka me ndërtimin eventual të hekurudhës Sarajevë-Mitrovicë e Kosovës, për të cilën sulltani turk i kishte dhënë koncesion kapitalit austriak si dhe nga lajmet se në Kosovë do të shkojë ushtria austriake, një grup prej 20.000 fshatarëve shqiptarë, të udhëhequr nga Bajram Curri, u tubuan në Ferizaj, për t’iu kundërvënë Turqisë. Mirëpo, meqë atëherë shpërtheu revolucioni i xhonturqve të rinj, ajo tentoi që masat e shumta shqiptare dhe maqedonase t’i shfrytëzojë për qëllime të saj. Nisma për formimin e Komitetit për Lirinë e Shqipërisë në Manastir, 1905, u ndërmor nga disa intelektualë shqiptarë, të cilët edhe më herët vepruan në Manastiri. Ata ishin: 1. Bajo Topulli, profesor i Idadisë në Manastir; 2. Halid Berzeshta, kolonel, shef i njësisë mjekësore pranë Korpusit III në Manastir; 3. Sejfedin Novosella, inspektori i veterinarisë në Manastir; 4. Fehim bej Zavalani, njeri i shkolluar, i cili prej vitit 1895 jetonte në Manastir dhe 5. Gjergj Qiriazi, misionar i Shoqërisë biblike në Manastir, kurse një kohë edhe përkthyes i konsullit austriak. Pas disa mbledhjeve të veçanta ata vendosën të takohen në shtëpinë e Gjergj Qiriazit. Aty vendosën që të krijohet Komiteti shqiptar me emrin “Komiteti për Lirinë e Shqipërinë" si trup kolektiv udhëheqës. Sipas raporteve austriake shihet se edhe më herët pati përpjekje për krijimin e shoqatave kombëtare dhe komitete nga patriotët e shquar shqiptarë në gjithë Shqipërinë dhe një përpjekje për krijimin e udhëheqjes qendror pati edhe në Elbasan, por mbeti vetëm dëshirë e parealizuar, për shkak të ndjekjeve të nismëtarëve nga ana e qeveritarëve turq. Duke i pasur parasysh këto masa të ashpra, te themeluesit e Komitetit mbretëroi bindja se ata nuk guxojnë të dorëzohen para përdorimit të masave të rrepta kur bëhet fjalë për arritjen e qëllimit - çlirimi nga pushteti osman. (...) Gjatë konsultimeve që mbaheshin rreth formimit të Komitetit, ishin kristalizuar këto kërkesa kombëtare: 1. Pranimi zyrtar i gjuhës shqipe në shkolla dhe administratë;

Për aktivitetin e Komitetit Shqiptar në Manastir dhe ndikimi i saj në zonat tjera të banuara me shqiptarë, në raportin e tij flet konsulli austro-hungarez në Shkup, i cili thotë: “Në kohën e fundit më erdhën disa raporte sekrete për përparimin e propagandës shqiptare në Vilajetin e Kosovës…

M

Sipas raporteve austriake shihet se edhe më herët pati përpjekje për krijimin e shoqatave kombëtare dhe komitete nga patriotët e shquar shqiptarë në gjithë Shqipërinë dhe një përpjekje për krijimin e udhëheqjes qendror pati edhe në Elbasan, por mbeti vetëm dëshirë e parealizuar, për shkak të ndjekjeve të nismëtarëve nga ana e qeveritarëve turq. Duke i pasur parasysh këto masa të ashpra, te themeluesit e Komitetit mbretëroi bindja se ata nuk guxojnë të dorëzohen para përdorimit të masave të rrepta kur bëhet fjalë për arritjen e qëllimit  çlirimi nga pushteti osman. 2. Emërimi i zyrtarëve - shqiptarë në mjediset e banuara me elementin shqiptar; 3. Shërbimin ushtarak shqiptarët ta kryejnë në pjesën evropiane të Perandorisë osmane. Kështu u kristalizuan tri komponentët kryesorë të kërkesave kombëtare shqiptare, të cilat çonin kah jetësimi i vetëqeverisjes shqiptare në kuadër të Perandorisë osmane. Themeluesit e Komitetit e kishin të qartë se çfarë plane përgatiteshin për rajonet ku jetonin ata dhe popullata maqedonase. Njëkohësisht, në disa qarqe diplomatike si aktuale shtrohej edhe çështja e autonomisë së Maqedonisë dhe Shqipërisë. Duke u nisur nga këto njohur, patriotët shqiptarë vendosën të formojnë komitetin e tyre, e hartuan statutin, i cili u botua në gjuhën shqipe në shtypshkronjën “Laurasi” në Sofje, ndërkaq më vonë, përmes kanaleve të ndryshme, u shpërnda në vend. Pati ekzemplar edhe në gjuhën turke. Në nenin 1 të statutit thuhej: Qëllimi i këtij komiteti, i cili është përshëndetur nga të gjithë patriotët e vërtetë dhe nga individë të shquar në Stamboll, është rilindja e Shqipërisë përmes vëllazërimit, dashurisë dhe bashkimit, me hapjen e rrugëve kah civilizimi përmes arsimimit, botimit të librave dhe me dërgimin e njerëzve të saj në të gjitha rajonet e Shqipërisë për ringjalljen e këtyre ideve. Komiteti do të dërgojë çeta të saja të armatosura në zonat malore për t’i zbatuar qëllimet e saja dhe për t’i përdorur të gjitha mjetet për arsimimin e popullit dhe për çlirimin e tij nga zgjedha nën të cilën jeton. Në nenin 2 thuhej: Komitetin e përbënin 5 anëtarë. Ndërkaq më

tej paraqitet organizimi i brendshëm dhe veprimi i anëtarëve të Komitetit. Duke pretenduar në udhëheqjen qendrore të Lëvizjes kombëtare shqiptare, Komiteti për Lirinë e Shqipërisë menjëherë pas formimit iu qas formimit të rrjetit të saj të komiteteve lokale në të gjitha hapësirat ku jetonte popullata shqiptare. Për t’u arritur kjo, ishte e nevojshme që të krijohen lidhjet me të gjithë veprimtarët e

shquar dhe komitet e fshehta lokale që ekzistonin atëherë. Komiteti menjëherë vendosi korrespondencë me: Starovën, Ohrin, Elbasanin, Strugën, Dibrën, Korçën, Manastirin, Gramshin etj. Lidhjet u vendosën edhe me vilajetet e Janinës, Kosovës dhe Shkodrës. Nga të dhënat e ndryshme që gjenden në dokumentet austriake mund të përfundohet se pjesëmarrësit e lëvizjes dhe bashkëpunë-

torët e Komitetit u shquan patriotët shqiptarë nga të gjitha rajonet dhe përfaqësues të tri përkatësive fetare, që qartë flet se ndarja fetare te popullata shqiptare nuk mund të ishte pengesë kur bëhej fjalë për luftën nacional-çlirimtare. Ithtarë e Komitetit si në vend ashtu edhe jashtë saj, ishin të gatshëm të vihen në shërbim të Komitetit, t’i japin jo vetëm ndihmë materiale, por të flijojnë edhe më tepër për të mirën dhe përparimin e atdheut. Kjo shihet edhe prej letrave që i vinin Komitetit nga të gjitha vilajeteve, bile edhe prej kolonive, në të cilat patriotët shqiptarë shprehin kënaqësinë për formimin, duke i premtuar përkrahje morale, kurse sa i përket përkrahjes materiale ishin pak më të kufizuar. Duke e shqyrtuar mungesën e mjeteve, që nga themelimi i saj, Komiteti menjëherë iu qas krijimit të lidhjeve me kolonitë shqiptare jashtë Turqisë. Për këtë qëllim ata u lidhën me komitetet dhe shoqëritë shqiptare në Sofje dhe Bukuresht. Përmes redaktorit të gazetës “Drita” në Sofje, Shahin Kolonja, Komiteti kërkoi të grumbullohet ndihmë materiale në Sofje, Bukuresht, Kostancë dhe Egjipt. Kështu, qysh në muajt e para të vitit 1906, Komiteti për Lirinë e Shqipërisë iu qas zgjerimit të rrjetit të komiteteve të fshehta lokale, të udhëhequr nga Komiteti qendror në Manastir, kështu që në muajt e parë të vitit 1906 Lëvizja kombëtare shqiptare pati një përhapje të konsiderueshme. Kjo i përfshiu të gjitha forcat kombëtare dhe të vetëdijshme, si në administratën turke, ashtu edhe në radhët e oficerëve dhe ushtarëve që shërbenin në Korpusin III të Manastirit dhe në njësitë tjera ushtarake në fqinjësi. Pas vendimit të Komitetit në Sofje dhe Bukuresht u dërgua patrioti i shquar shqiptar Grigor

Pas vendimit të Komitetit në Sofje dhe Bukuresht u dërgua patrioti i shquar shqiptar Grigor Cilka, me qëllim që atje të kontribuojë në dobi të lëvizjes, të grumbullojë ndihmë materiale dhe ta njoftojë Komitetin për gjendjen me dërgimin e librave shqip dhe gaze tave në atdhe. Komiteti gjithashtu dërgoi njerëz të vetë, agjitatorë, në të gjitha hapësirat të banuar me shqiptarë. Me nenin 1 të Statutit ishte paraparë që Komiteti të ketë çeta të veta të armatosura, që do t’i zbatojë vendimet e veta. Duke u nisur nga kjo, me vendim të Komitetit, në pranverën e vitit 1906, si udhëheqës i parë i çetës u rebelua Bajo Topulli, me dy nxënës shqiptarë të vitit të fundit, kurse në rrethin e Kor çës u formua çeta e parë e armatosur në shërbim të Komitetit.

Cilka, me qëllim që atje të kontribuojë në dobi të lëvizjes, të grumbullojë ndihmë materiale dhe ta njoftojë Komitetin për gjendjen me dërgimin e librave shqip dhe gazetave në atdhe. Komiteti gjithashtu dërgoi njerëz të vetë, agjitatorë, në të gjitha hapësirat të banuar me shqiptarë. Me nenin 1 të Statutit ishte paraparë që Komiteti të ketë çeta të veta të armatosura, që do t’i zbatojë vendimet e veta. Duke u nisur nga kjo, me vendim të Komitetit, në pranverën e vitit 1906, si udhëheqës i parë i çetës u rebelua Bajo Topulli, me dy nxënës shqiptarë të vitit të fundit, kurse në rrethin e Korçës u formua çeta e parë e armatosur në shërbim të Komitetit. Çetat që i formoi Komiteti kishin për detyre ta mbrojnë popullatën nga mynxyrat e ndryshme të pushtetit turk si dhe nga bandat e armatosura greke, që u shërbenin Qeverisë dhe Kishës greke për përndjekjen e patriotëve shqiptarë të përkatësisë ortodokse, që përhapnin ide kombëtare te bashkatdhetarët e tyre. Çetat e Komitetit duhej ta pengonin propagandën greke, e cila angazhohej për zhvillimin e ndjenjave greke te shqiptarët ortodoks. Për aktivitetin e Komitetit Shqiptar në Manastir dhe ndikimi i saj në zonat tjera të banuara me shqiptarë, në raportin e tij flet konsulli austro-hungarez në Shkup, i cili thotë: “Në kohën e fundit më erdhën disa raporte sekrete për përparimin e propagandës shqiptare në Vilajetin e Kosovës... Këtu ka disa arsimtarë dhe dervishë të sektit bektashi, të cilët kanë ide përparimtare...Muajve të fundit këtu ndjehet një kthesë e dukshme, e cila është nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Komiteti për Lirinë e Shqipërisë, e cila ka degë të saja në Selanik dhe në Kosovë. Si rezultat i qëndrimeve të qartë të patriotëve shqiptarë, paraqitet ngjallja e ideve kombëtare te shumë nëpunës në shërbim civil dhe ushtarak të Administratës osmane”. Këta patriotë vepruan edhe më herë, mirëpo e kishin pritur momentin e duhur për t’i përfituar masat e gjëra. Një gjendje e tillë u krijua në Kosovë në fillim të viti 1906, kur autoritetet turke filluan grumbullimin e tatimeve të shtuara. Këtë moment për zgjerimin e ideve kombëtare e shfrytëzuan patriotët shqiptarë. Kjo shihet edhe nga raporti i konsullit serb nga Prishtina, i cili shkruante: “Me qëllim që t’i detyrojnë shqiptarët ta paguajnë tatimin e shtuar, me kërkesë të autoriteteve në Prishtinë është përforcuar ushtria edhe me dy taborë të reja. Njëkohësisht është shtuar numri i ushtarëve në Prizren, Pejë dhe Gjakovë, me qëllim që t’i detyrojnë shqiptarët të paguajnë , që qartë flet se një gjendje e tillë u shërbente patriotëve shqiptarë për ta cytur popullit kundër autoriteteve turke, duke i dhënë kështu luftës jo vetëm karakter social-ekonomik, por edhe politik. E gjithë kjo kontribuoi për masivizimin e lëvizjes kombëtare në Vilajetin e Kosovës dhe në atë të Manastirit. Pikërisht për këtë ishte mundësuar që të veprojnë komitetet lokale, qo do të punojnë sipas udhëzimeve të Komitetit qendror. Komitetet e tilla ishin të formuara në: Ohër, Elbasan, Strugë, Dibër, Tetovë, Korçë, Shkup, Gjakovë, Pejë dhe Prishtinë. (vijon)


S p e c ia le

16

e martë, 29 tetor 2013

BBC u përpoq të hapë një zyrë në Rusi gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ia doli vetëm 20 vjet më vonë, më 1963. Përgjatë gjysmëshekullit të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar për Njeriun e BBC në kryeqytetin e Rusisë Steve Rosenberg, BBC e vera e vitit 1942 dhe Uinston Çërçill (Winston Churchill) pati shkuar në Rusi për të gozhduar aleancën e kohës së luftës me Stalinin. “Ne do të vijojmë dorë për dore si shokë dhe vëllezër”, deklaroi Çërçilli pasi mbërriti, “derisa çdo gjurmë e regjimit nazist të jetë mposhtur në terren”. Një diskutim i tillë i dha shefit të BBC-së një ide. Nëse britanikët dhe bolshevikët qenë kaq papritur shokët më të mirë, ndoshta kishte ardhur koha për të pasur një korrespondent me kohë të plotë në Moskë? Ata pyetën sovjetët. Dhe përgjigjja që erdhi pas qe: “Njet!” Një memo nga ndihmëskontrollori i lajmeve e shkruar në atë kohë, thotë: “Drejtori dhe kryeredaktori shkuan të takohen me ambasadorin sovjetik një ditë më pas, por nuk arritën gjë. Ambasadori qe jashtëzakonisht i ftohtë. Drejtorit iu krijua përshtypja se nuk qe kurrsesi e mundur”. Por nuk qe vetëm refuzimi i Stalinit që hodhi poshtë këtë ide. “Unë mendoj se mbulimi i Moskës është një shpërdorim kohe dhe parash”, argumentoi Korrespondenti i BBC në Europën Qendrore. Qe puna e tij të raportonte mbi Rusinë nga Vjena e sigurt dhe e rehatshme.Por më 1961, ai u përpoq t’ia hidhte idenë redaktorit të vet përmes një memoje. “Është e pamundur që në BRSS të marrësh qoftë reagime zyrtare, qoftë jozyrtare mbi asgjë me përjashtim të faqeve të gazetave një ditë me vonesë. Megjithëse në Londër natyrisht supozohet se korrespondentët janë në gjendje të shkojnë dhe të flasin me këdo, në fakt ata nuk munden. Mundësitë për të qenë gazetar janë shumë të pakta për një njeri me eksperiencë dhe kjo është shumë e mërzitshme”. Por kur censura sovjetike u lehtësua në kohën e Nikita Krushovit, ideja për krijimin e një pranie të përhershme përtej Perdes së Hekurt u bë shumë joshëse dhe më 1963 më në fund, BBC hapi byronë e saj në Moskë. Erik de Mauny qe zgjidhja e parë për korrespondent rezident në BRSS. Jo vetëm që ai kishte shumë eksperiencë si reporter i huaj dhe pati qëndruar më herët në Vjenë, Bejrut e Uashington, por ai kishte edhe një diplomë universitare në rusisht. BBC i bleu atij një makinë, një Humber Super Snipe, e cila qe përshtatur për të punuar në kushtet e të ftohtit ekstrem rus. Dhe për ta mbajtur veten ngrohtë, reporteri mori disa gjëra të rëndësishme me vete,

Q

Vodka dhe spiunë, i parë i BBC në Mo një pallto deri te kyçet e këmbëve nga Moss Bros dhe një palë çizme që përdoreshin nga forcat ajrore gjatë fluturimeve. De Mauni shkroi eksperiencën e vet në Moskë në një libër, “Duke bërtitur përmes të pandryshueshmes”. Për fat të keq ai vdiq para se libri të publikohej. Dorëshkrimi të fut në një atmosferë të llojit Xhejms Bond. Veçanërisht përshkrimi i skupit të tij – intervista ekskluzive e vitit 1964 me spiunin Kim Filbi (Kim Philby). Të dy burrat kaluan gjashtë orë në suitën e hotelit të Filbit, duke u bërë tapë me vodka, verë dhe konjak armen, ndërsa roja që Filbi kishte nga KGB, priste me durim në korridor. Pastaj de Mauni pati një vendim të vështirë për të marrë… Ai shkroi… “Unë u zgjova në orën 9 mëngjesin tjetër me tëmtha që më thumbonin dhe kuptova menjëherë se isha në një dilemë. A duhet të dërgoj menjëherë një lajm në Londër mbi takimin tim me Kim? Dhe për më tepër, a duhej t’ia përmendja këtë takim ndonjë kolegu? E dija se kisha një skup, nëse zgjidhja ta luaja në këtë mënyrë, për shkak se Kim nuk pati folur me askënd dhe vetëm një gazetar i “Reuters” e kishte parë atë kalimthi në një rast të vetëm, jo më të kishte folur me të gjerë e gjatë si unë. Gjithsesi, unë vendosa të pres. Një lajm natyrisht që do të kishte ndikim, por me gjasa do të qe thjesht një lajm i bujshëm i ditës. M’u duk e arsyeshme ta mbaja barutin të thatë dhe të prisja për të parë nëse takimi me Kim do të më jepte përfitime më afatgjata”. Por pasi e peshova më mirë, gjithsesi, vendosa që ambasada duhej të informohej gjithsesi. Pra pak më vonë atë mëngjes, dhimbja e kokës nga pija u lehtësua paksa dhe unë i hipa makinës për të vajtur te pallati

KIM FILBI (1912 – 1988) Zyrtar i lartë i shërbimeve sekrete britanike që punonte si agjent i dyfishtë për au toritetet sovjetike. U zbulua se qe anëtar i një rrjeti spiunazhi që sot njihet si Të Pestët e Kembrixhit, më 1963. Anëtarët e tjerë të identifikuar të grupit janë Donald Meklin (Maclean), Gaj Burges (Guy Burgess) dhe Antoni (Anthony) Blunt. Qe oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike (OBE) nga viti 1946 deri më 1965. Publikoi kujtimet e karrierës së tij si spiun – Lufta Ime e Heshtur – më 1968 pseudo-gotik në bregun e lumit përballë Kremlinit. Gjeta ministrin Tom Brimelou (Brimelow), në zyrën e tij dhe bëra një bisedë të shkurtër pa lidhje para se t’i jepja një copë letër ku kisha shkruar paraprakisht: “Pashë Kim Filbin natën e kaluar. Mendova se duhet ta dish si informacion.” Tom e soditi letrën pa emocion, por pak çaste më vonë tha, “kjo më kujton mua – unë duhet të flas me ambasadorin. Nuk do të zgjasë shumë”. Ai u kthye pak minuta më vonë me ambasadorin, Sër Humfrei Trevelian (Humphrey Trevelyan), i cili më përshëndeti me kokë. Pastaj, me Tomin në krye, ne shkuam në heshtje te “dhoma e sigurt” e am-

basadës, një dhomë e vogël në bodrum e mbyllur me një mburojë elektronike për të garantuar se biseda nuk do të përgjohej. Një ditë më vonë, unë po kaloja kopshtin (në shtëpi), kur u ndalova nga një nga sekretarët nga ambasada, i cili më dha një copë letër. “Nga ambasadori”, tha ai me zë të ulët, “është mirë ta mbash ulur kur ta lexosh”. Unë hapa letrën dhe pashë se kishte vetëm një rresht të shkruar me makinë shkrimi: Londra këshillon të ndërpriten kontaktet”. Në rolin tim si korrespondent në Moskë, nuk kam rastisur kurrë të shkruajë shënime sekrete për zyrtarët e ambasadës apo të merrja pjesë në

mbrëmje pijeje me agjentë të fshehtë. Megjithatë, 50 vjet më pas, korrespondentët e Moskës vijojnë të gjurmojnë histori me spiunë. Në fund të fundit, spiunazhi nuk mori fund bashkë me Luftën e Ftohtë. Si shumica e gazetarëve të huaj në Moskë në atë kohë, De Mauni supozoi se apartamenti i tij qe nën përgjim. Dhe sado lodhëse që mund të ketë qenë për familjen e tij, kjo krijoi situata komike. Gjatë një vizite në Moskë nga drejtori i Përgjithshëm i BBC Hugh Grin (Greene), dhe kreut të zyrës së jashtme, Donald Stefenson (Stephenson), korrespondenti ftoi shefat e tij – dhe ambasadorin britanik Sër Trevelian – tek apartamenti i tij për të pirë. Ai vijon tregimin:

Papritur Donald kapi syrin tim. “Unë them, çuno, ka një gjë që unë kam ndërmend të të pyes, a është e vërtetë se zonjusha Furtseva është dashnorja e Kroshovit?” Para se unë të thosha ndonjë fjalë, ambasadori ndërhyri. “Zonjusha Furtseva është ministrja e Kulturës e Bashkimit Sovjetik”, tha ai prerë. “Po, e di”, tha Donaldi, pa e shkëputur muhabetin, “por a është dashnorja e Krushovit?” Ambasadori pa nga tavani dhe, kësaj here me zë të lartë dhe të vendosur deklaroi edhe një herë: “Zonjusha Furtseva është ministrja e Kulturës Sovjetike!” Pashë Donaldin të hapte gojën për të pyetur sërish. Pastaj, për fat të mirë, e kuptoi. Kishte një çast heshtjeje të sikletshme dhe ne kaluam në tema të tjera. Që nga zyra qendrore e Telegrafit në Rrugën Gorku vendi ku Erik de Mauni dërgoi shumë nga lajmet e tij. Ndërtesa e madhe qe një qendër komunikimi për Bashkimin Sovjetik – njerëzit shkonin aty për të dërguar telegram, telekse, letra dhe për të bërë biseda telefonike larg. De Mauni shpesh prenotonte linja telefonike drejt Londrës shumë orë më herët. Dhe shumë shpesh koha e vënë në dispozicion të tij qe më e shkurtër nga prenotimi, ndërsa cilësia qe shumë e keqe. Kjo shpjegohej si problem teknik. Në disa raste, linja nuk hapej fare. De Mauni i shkroi në një rast ministrit sovjetik të komunikimit për t’u ankuar. Që nga ajo kohë, natyrisht teknologjia ka ndryshuar. Sot korrespondenti i Moskës mund të përdorë celularin për transmetime në kohë reale në radio, madje edhe të transmetojë pamje televizive. Sa i përket Telegrafit Qendror, atje mund të vijosh të dërgosh letra. Por të gjitha kabinat e shumta të tele-


S p e c ia le

e martë, 29 tetor 2013

korrespondenti oskë fonave janë hequr dhe zëvendësuar me stolat e një kafeneje. Unë kontrollova kafenë. Ushqimi është i pranueshëm, por jo aq ekzotik sa disa nga pjatat me të cilat u trajtua de Mauni në vitet 1960. Të gjithë korrespondentët e huaj, si dhe korpusi i diplomatëve me bazë në Moskë ftoheshin shpesh në bankete luksi në Kremlin. De Mauni e interpretonte këtë si një përpjekje nga Krushovi për të krijuar përshtypje te bota. Ai thotë: Miqtë e përzgjedhur dhe anëtarët e byrosë politike u grumbulluan pas tavolinës kryesore, ndërsa pjesa tjetër qarkulloi mes dy tavolinave të gjata anësore. Të tria tavolinat qenë mbushur me bollëk me ushqimet më të shijshme të imagjinueshme, nga malet me haviarin iranian të prodhuar me vezë peshku nga Kaspiku i jugut – te gatimet e kristalta të rrethuara nga akull i shtypur – te pjatancat e mëdha të salmonit të tymosur me limonët… ndërsa kamerierët nxitonin mes miqve me tabakatë e mbushura me ushqime të nxehta, akullore apo shampanjë, kafe apo konjak armen. Korrespondentët e Moskës sot kanë më pak mundësi për të ngrënë darkë në dekadencë të tillë në zemër të fuqisë së Rusisë. Por, në anën pozitive, sot ka shumë më tepër mundësi zgjedhjeje për të ngrënë se sa në kohën e de Maunit – Moska sot është përplot me kafene e restorante. Supermarketet janë të furnizuara më mirë gjithashtu dhe shumë prej tyre janë të hapur përgjatë 24 orëve. Koncepti sovjetik i “defitsit” apo “mungesave”, për fat të mirë, ka kaluar në histori. Erik de Mauni kaloi tre vjet në Moskë. Gjatë kësaj kohe ai mbuloi ngjarje të tilla madhore si kozmonautja e parë në hapësirë dhe rënien nga

17

ALEKSANDËR SOLZHENICIN (19182008) Shërbeu në Ushtrinë Sovjetike në Luftën e Dytë Botërore dhe u dekorua dy herë për trimëri. U ar restua më 1945 për kritikimin e Stalinit – u dënua me tetë vjet në një kamp pune. Një Ditë në Jetën e Ivan Denisoviç u publikua fillimisht më 1962. Libra të tjerë janë Pavijoni i Kancerozëve dhe Arkipelagu Gulag, një vepër nga jeta reale me tri volume. Mori çmimin Nobel në Letërsi më 1970. U përzu nga Bashkimi Sovjetik më 1974. Iu rikthye nënshtetësia më 1990.

• Marc de Mauny: "Babai im ishte i hipnozuar plotësisht me Rusinë" pushteti të Nikita Krushovit. Më 1966 ai iku nga Moska dhe u zhvendos në byronë e BBC në Paris. Por gjashtë vjet më pas, u kthye sërish në Moskë. Më 1974 ai raportoi arrestimin e shkrimtarit disident, Aleksandër Solzhenicin. Vetëm pak orë më parë, de Mauni pati regjistruar Solzhenicinin ndërsa lexonte paragrafë nga libri i tij, Arkipelagu Gulag. Tashmë atij i duhej të dërgonte kasetën në Londër sa më parë. Qe bashkëshortja e Maunit, Elizabet, e cila qe gjithashtu gazetare, e cila gjeti një zgjidhje gjeniale. Në një dyqan suveniresh apo bleu një kasetë me korin e Ushtrisë së Kuqe. Ajo hoqi shiritin dhe e zëvendësoi me atë të Solzhenicinit. Një mik i familjes që po kthehej në Londër e trafikoi atë jashtë Rusisë. Bashkërisht ata kishin mposhtur sistemin me pak ndihmë nga zërat më të ëmbël të ushtrisë sovjetike. Pasi lexova kujtimet e de Maunit, unë jam i tronditur qoftë nga ato gjëra që kanë ndryshuar në Rusi në 50 vitet e fundit, qoftë nga ato gjëra që nuk kanë ndryshuar. Si korrespondent i huaj me bazë në Moskë, Erik de Mauni

nuk lejohej të udhëtonte më shumë se pak kilometra larg kryeqytetit sovjetik pa leje të posaçme nga autoritetet. Unë sot kam shumë më tepër liri të lëviz, megjithëse edhe sot disa pjesë të vendit janë ende të ndaluara për mua. Dhe sërish njësoj si më 1963, të merresh me zyrtarët është çështje problematike. Ndiej se shumë zyrtarë vijojnë t’i shohin gazetarët

perëndimorë me dyshime të thella. De Mauni shkroi se kishte kaq shumë “kontradiktë mes bujarisë dhe ngrohtësisë së miqve të caktuar dhe sistemit pa zemër”. Kjo tingëllon e vërtetë edhe sot. Rusët që nuk përshtaten me “sistemin” apo që hapur e kritikojnë atë rrezikojnë të identifikohen si njerëz telashi, madje edhe armiq të Rusisë.

Por ka një histori në Rusinë e sotme për të cilën jam i sigurt se Erik de Mauni do të kishte dëshirë dhe krenari të madhe ta tregonte. Dhe kjo histori është 1 mijë kilometra në lindje të Moskës. Unë fluturoj drejt qytetit Perm në malet Urale dhe shkoj te Teatri i Operës dhe baletit Perm. Kjo është një nga operat më të vjetra dhe më të suksesshme të Rusisë. Dhe menaxheri i përgjithshëm e producenti ekzekutiv këtu është Mark de Mauni(Marc de Mauny), djali i korrespondentit të parë të BBC në Moskë. Marku qe vetëm tre vjeç kur misioni i dytë i të atit

• Erik de Mauny dhe gruaja e j raportuan në një shou të modës së rrallë në Moskë

të tij në Moskë përfundoi më 1974. Por, vite më vonë, ai u kthye për të studiuar muzikë në Shën Petersburg. Ai u magjeps na Rusia njësoj si i ati. “Babai im dashuronte kulturën ruse, letërsinë dhe muzikën dhe mendoj se, në mënyrë të pavullnetshme, ma ka kaluar këtë edhe mua”, thotë Marku. “Unë nuk e kuptova këtë derisa u bëra 16 apo 17 vjeç dhe po vrisja mendjen se ku ta kaloja vitin bosh pas shkollës së mesme dhe çfarë të studioja në universitet. Më erdhi si rrufe mendimi që desha të studioja rusisht dhe të udhëtoja në Rusi e të zbuloj këtë vend për të cilin kam dëgjuar kaq shumë nga babai im. Por unë u rrita me Rusinë dhe Bashkimi Sovjetik qe sërish toka e stërmadhe dhe misterioze. Qe një aventurë emocionale. Rusia është një vend emocional”. Në një dhomë të vogël ushtrimesh, unë shoh një solist duke hedhur zemrën dhe shpirtin e tij në një pjesë të Madam Baterflaj. Dhe unë kam dakord – Rusia është një vend emocional. Ky është një vend me zemër të madhe dhe me talente madhështore. Por ka edhe probleme të stërmëdha e zhgënjime të tmerrshme. Rusia është bukuroshja dhe bisha. Për korrespondentin e Moskës sfida qe dhe gjithmonë do të jetë, paraqitja e një panorame të plotë.


S h p a llje

18

e martë, 29 tetor 2013

Në bazë të nenit 57, pika 2, nenit 108 pika 11 të Ligjit për Arsim të Lartë (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 35/08, 103/08, 26/09, 99/09, 115/10, 17/11, 51/11 dhe 15/13), nenit 144 të Statutit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Vendimit nga mbledhja e Këshillit të Rektoratit të datës 21.02.2013, në pajtim me Vendimin për organizimin e studimeve pasdiplomike në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Rregulloren për kushtet, kriteret dhe rregullat për regjistrimin e studentëve në studimet e ciklit të dytë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, si dhe në bazë të Vendimit të Qeverisë së RM-së me numër 41-4052/1 të datës 16.06.2013, Universiteti shpall:

KONKURS

për regjistrimin e studentëve në ciklin e dytë të studimeve në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në vitin akademik 2013/14 I. Numri i studentëve Universiteti Shtetëror i Tetovës në studimet e ciklit të dytë, në afatin e tretë për vitin akademik 2013/14 do të regjistrojë 1301 studentë të rregullt dhe me korrespodencë.

I.b. Programe studimore njëvjeçare të specializimit:

I.a. Programe studimore njëvjeçare: I.c. Programe studimore dyvjeçare:

*Programe në proces të akreditimit. Në këto programe regjistrimi i studentëve do të realizohet nëse për të njëjtat përfundon procedura e akreditimit. Programi studimor Marrëdhënie ndërkombëtare (të drejtat e njeriut ) ofrohet në bashkëpunim me Universitetin Shën Kirili dhe Metodij, Universitetin e Evropës Juglindore, Universitetin e Geteburgut dhe Akademinë Diplomatike të Vienës në korniza të Projektit Tempus 144787 “Studime ndëruniversitare të ciklit të dytë dhe të tretë në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Maqedoni”. Ky program studimor do të zhvillohet vetëm në gjuhë angleze dhe kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen intervistës së komisionit përkatës. Në studimet specialistike në zhvillim rural, mësimi do të realizohet në gjuhën angleze. Kandidatët do të intervistohen nga komisioni përkatës. II. Kushtet dhe kriteret për konkurrim a). Të drejtë për konkurrim kanë kandidatët që i plotësojnë këto kushte të përgjithshme: • Studimet e ciklit të dytë janë vazhdimësi e studimeve themelore. • Në programet studimore të ciklit të II-të mund të regjistrohet personi i cili ka mbaruar programe studimore përkatëse të ciklit të parë dhe i cili i plotëson të gjitha kushtet të cilat parashihen me Ligjin për Arsim të Lartë, Statutin e Universitetit dhe me këtë Rregullore si dhe në studime deridiplomike kanë arritur notën mesatare mbi 7,5 . Përcaktimi i notës mesatare, respektivisht pragu më i ulët i notës mesatare nuk vlen për studimet dyvjeçare të magjistraturës. • Në ciklin e dytë të studimeve universitare të specializimit profesional me kohëzgjatje prej 1 (një) viti ose dy semestra, respektivisht 60 kredi, mund të regjistrohen kandidatë të cilët kanë të kryer ciklin e parë të studimeve përkatëse në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetësh, respektivisht 180 kredi. • Kandidatët të cilët paraqiten për regjistrim në studimet specialistike në programin e Metodikën e mësimdhënies së besimit fetar duhet që të kenë studimet e ciklit parë të përfunduar në institucion të arsimit të lartë të akredituar në sferën e arsimimit të religjionit dhe përpos dokumenteve për aplikim duhet të dorëzojnë edhe certifikatë nga MASH i RM-së, për realizimin e seminarit për mësimin fetar në shkollat fillore. • Në ciklin e dytë të studimeve akademike universitare me kohëzgjatje prej 2 (dy) vite ose katër semestra, respektivisht 120 kredi, mund të regjistrohen kandidatë të cilët kanë të kryer ciklin e parë të studimeve përkatëse në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetësh, respektivisht 180 kredi. • Në ciklin e dytë të studimeve akademike universitare me kohëzgjatje prej 1 (një) viti ose dy semestra, respektivisht 60 kredi, mund të regjistrohen kandidatë të cilët kanë të kryer ciklin e parë të studimeve përkatëse në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjetësh, respektivisht 240 kredi.


e martë, 29 tetor 2013

S h p a llje

• Në ciklin e dytë të studimeve akademike universitare mund të regjistrohen edhe kandidatë të cilët kanë të kryer ndonjë program tjetër të ngjashëm pasi t’i ketë dhënë provimet diferenciale të Programit studimor në të cilin dëshiron të regjistrohet, me suksesin që është përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni. • Universiteti dhe njësitë e tij përcaktojnë se cilat studime janë të përshtatshme për regjistrim në programe të veçanta studimore të ciklit të II-të, si dhe kushtet për regjistrimin e kandidatëve të cilët kanë kryer programe të tjera studimore nga programi në të cilin aplikohet. • Regjistrimi në program të ndryshëm nga programi në të cilin studenti ka diplomuar, mund të bëhet me kusht që kandidati t’i ketë dëgjuar dhe t’i ketë dhënë provimet nga lëndët obligative para komisionit prej 3 (tre) anëtarësh. Kryetari i komisionit duhet të jetë nga lëmia e ngushtë profesionale. Përcjellja e ligjëratave nga këta kandidatë bëhet gjatë vitit akademik, ndërsa provimeve duhet t’u nënshtrohen në afatin e qershorit. • Kompatibiliteti i ciklit të parë të studimeve universitare për regjistrim në ciklin e dytë të studimeve universitare, si dhe kushtet plotësuese për regjistrim në studimet e ciklit të dytë përcaktohen me aktin e njësisë akademike i cili i organizon studimet me propozim të programit studimor.

19

të lartë të RM-së, në vitin akademik 2013/14, do të jenë të liruar nga pagesa e koofinancimit. IV. Procesi mësimor Mësimi në semestrin e parë të studimeve pasdiplomike do të fillojë më 15 Nëntor 2013. Këshilli i rektoratit do të sjell vendim për numrin minimal të studentëve të regjistruar me qëllim të fillimit të procesit mësimor në programin përkatës. V. Afatet për paraqitje, kontrollimin i njohurive dhe aftësive dhe regjistrimi

b). Shtetas të huaj Shtetasit e huaj kanë të drejtë regjistrimi në studimet e ciklit të II-të në mënyrë të njëjtë si edhe shtetasit e Republikës së Maqedonisë. c). Procedura e seleksionimit • Të drejtën e regjistrimit, në vitin e parë në studimet e ciklit të II-të, kandidati e fiton në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara me këtë Konkurs sipas pikëve të fituara në procesin e seleksionimit. • Në kushte të barabarta, përparësi gjatë regjistrimit kanë kandidatët me notë më të lartë mesatare mbi 7,5 nga suksesi i arritur gjatë studimeve, si dhe kohëzgjatje e përvojës së punës për kandidatët e paraqitur për studime me korrespondencë. • Komisioni për Konkurs i njësisë, në tabelat e shpalljeve të fakultetit e shpall rangimin, nga rezultatet e arritura në ciklin e parë të studimeve universitare si dhe rezultatet nga kontrollimi i njohurive nga programet studimore në të cilat ai zbatohet. • Pas shpalljes së ranglistës preliminare të kandidatëve për regjistrim nga Komisioni për Konkurs i njësisë, kandidati ka të drejtë për kundërshtim në afat prej 24 orësh. Ankesën kandidati ia parashtron Komisionit të njësisë i cili e shpall Listën preliminare. Në të kundërtën, e humb të drejtën për kundërshtim në procedurën e mëtejme të ankesave për rezultatet e shpallura. • Komisioni ka për obligim të sjell Vendim në afat prej 24 orëve, nga momenti i skadimit të afatit për parashtrim të ankesave. • Në rast se kandidati nuk është i kënaqur me vendimin e sjell nga ana e Komisionit të njësisë së Universitetit, në afat prej 24 orësh nga dita e shpalljes së vendimit të Komisionit, kandidati ka të drejtë të parashtrojnë ankesë deri te Komisioni Qendror. Vendimi i Komisionit Qendror universitar është përfundimtar. • Pas skadimit të afatit për parashtrimin e kundërshtimeve dhe shqyrtimit të tyre, Komisioni Qendror universitar në fakultetin përkatës shpall Aktvendim për pranimin e studentëve (Rang lista përfundimtare), në bazë të së cilës bëhet regjistrimi i studentëve. Kandidatët e pranuar si dhe ata të cilët nuk janë pranuar, pas shpalljes së Aktvendimit të Komisionit Qendror për pranim, nuk kanë të drejtë kundërshtimi ose ankimi. • Kandidatët të cilët në afatin kohor të paraparë për regjistrim nuk e bëjnë regjistrimin, respektivisht nuk dorëzojnë dokumentacionin e duhur për regjistrim (Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim) ose fare nuk paraqiten në shërbimet studentore në fakultetin në të cilin janë pranuar, do të konsiderohen se kanë hequr dorë nga regjistrimi. • Fakultetet të cilët edhe pas përfundimit të afatit të parë të regjistrimit mbeten vende të paplotësuara, bëjnë regjistrim të studentëve në afatin e dytë dhe të tretë regjistrues. d). Studime të rregullta dhe me korrespodencë • Studenti në studimet e ciklit të II-të mund të regjistrohet si student i rregullt dhe me korrespodencë. • Programi i studimeve të rregullta u dedikohet studentëve që nuk janë të punësuar dhe kanë mundësi t’i ndjekin rregullisht mësimet. • Njësitë akademike mund të organizojnë studime me korrespodencë nëse e lejon programi studimor dhe lënda studimore. Studentë me korrespodencë janë ata studentë të cilët programin studimor e ndjekin pjesërisht (përveç punës apo aktiviteteve tjera të cilat kanë nevojë për program specifik). • Rregullat e studimit si dhe detyrimet e studentit me korrespodencë janë të njëjtë me ato të studentëve të rregullt (regjistrimi dhe vërtetimi i semestrit, vijimi në ligjërata, ushtrime, punë laboratorike, përgatitja e punimeve seminarike, puna praktike etj). • Njësitë e Universitetit e përcaktojnë (me akreditim) formën e organizimit të aktiviteteve mësimore dhe vëllimin e ngarkesës në mësim për studentët me korrespodencë dhe studentët të cilët janë të kyçur në programin mësimor në distancë. • Programi i studimeve me korrespondencë është i dedikuar për personat e punësuar, për shkak të detyrave të punës, ose për personat, të cilët për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundësi t’i ndjekin mësimet e rregullta. Për shkak të karakterit të studimeve, kohëzgjatja e programit të studimeve me korrespondencë është më i gjatë se i studimeve të rregullta, por nuk duhet të jetë më i gjatë se dy vite akademike. • Kohëzgjatjen e programit të studimeve me korrespondencë e përcakton bartësi i programit studimor të fakultetit përkatës, në varësi të mundësive të studentëve me korrespondencë për ndjekjen e mësimit. III. Shpenzimet për studimet e rregullta dhe me korrespodencë në studimet e ciklit të II-të i mban vetë studenti me vetëfinancim të studimeve, sipas shumës së përcaktuar me pikën I të këtij konkursi, si taksë shkollimi. Për punimin e temës së magjistraturës, studentët paguajnë 500 euro, mjete të tjera plotësuese. Mjetet për punimin e magjistraturës, respektivisht specializimit, i paguajnë para mbrojtjes së punimit të magjistraturës, respektivisht të specializimit. Në secilin program studimor 5% e studentëve në përputhje me ndryshimet e Ligjit për arsim

VII. Dokumentet e nevojshme për paraqitje Paraqitja bëhet në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Rruga e Ilindenit p.n. 1200 Tetovë. Kandidati është i obliguar të parashtrojë fletëparaqitje për konkurrim në studimet e ciklit të IItë në afatin e përcaktuar të përcaktuar në pikën V, të këtij Konkursi. Në fletëparaqitje kandidati duhet ta përcaktojë programin studimor në të cilën konkurron si dhe statusin e studimit: student i rregullt ose me korrespodencë (nëse me konkurs është përcaktuar mundësia e studimit me korrespodencë). Krahas formularit për aplikim kandidatët duhet të dorëzojnë:  Fletëparaqitje për aplikim;  Diplomë për kryerjen e arsimit sipëror dhe Certifikatë për provimet e dhëna;  Biografi të shkurtër (CV);  Vërtetim për njohjen e së paku një gjuhe botërore, të dhënë nga institucioni arsimor adekuat.  Rekomandime nga profesorë ose punonjës shkencorë (nëse i posedon ato);  Vërtetim për përvojë në punë dhe për llojin e detyrave të cilat i ka ushtruar gjatë punës, si dhe kërkesë nga organizata e punës - institucioni, për regjistrim të studimeve pasdiplomike;  Listë të punimeve shkencore ose profesionale dhe kopje nga të njëjtat (nëse kandidatët kanë të tilla);  Dëshmi për çmime të fituara, mirënjohje dhe të ngjashme, si dhe dokumente të tjera (nëse të tilla janë paraparë me aktet e institucionit përkatës).  Vërtetim për pagesë të:  1050 denarë në xhiro-llogarinë e Universitetit: në emër të taksave administrative. Gjatë regjistrimit, kandidatët e pranuar duhet të dorëzojnë: 1. Fletëparaqitje për regjistrim (fletëparaqitjet merren në shërbimin për çështje studentore të fakultetit në të cilin studenti regjistrohet) 2. Tri fotografi ( dy fotografi 6 x 9 dhe një – 4 x 5 c. m.) 3. Vërtetim për pagesën e mjeteve:  1200 denarë, në xhiro-llogarinë e Universitetit: në emër të dhënies së Indexit.  Pagesën e mjeteve për semestrin e parë Të gjitha pagesat e lartpërmendura për ciklin e dytë do të kryhen në xhiro-llogarinë e Universitetit, në këtë mënyrë:  Në emri i marrësit (назив на примачот) - Universiteti Shtetëror i Tetovës,  Në ,,banka e marrësit” (банка на примач) – Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë,  Në ,,llogaria” (сметка) – 100000000063095,  Në ,,shuma” (износ) – shuma e mjeteve financiare që duhet të paguhen,  Në ,,llogaria e shfrytëzuesit buxhetor- subjekti shfrytëzues” (сметка на буџетски корисник – единка корисник) – 1600160054 788 25;  në ,,shifra dhe programi i të hyrave” (приходна шифра и програма) – 723012 43, ndërsa në ,,mënyra” (начин) – 2;  Në ,,thirrja në numrin” (повикување на број – задолжување) shënohet numri i fakultetit në të cilin studion, në këtë mënyrë: • 723012 – 01: Fakulteti Ekonomik, • 723012 – 02: Fakulteti Juridik, • 723012 – 03: Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, • 723012 – 04: Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë, • 723012 – 05: Fakulteti Filologjik, • 723012 – 06: Fakulteti Filozofik, • 723012 – 07: Fakulteti Shkencave të Zbatuara, • 723012 – 08: Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, • 723012 – 09: Fakulteti i Kulturës Fizike, • 723012 – 10: Fakulteti i Arteve, • 723012 – 11: Fakulteti i Administratës së Biznesit.  Në rubrikën qëllimi i realizimit të pagesës (цел на дознака) – qëllimi i pagesës (provim, semestri, certifikatë etj) Konkursi do të shpallet në faqen e internetit: http://www.unite.edu.mk

Tetovë, Tetor, 2013


Sport

20

Paraqitet si trajner i kombëtares plaçkit njerëzit

e martë, 29 tetor 2013

MEDIAT SPANJOLLE ANCELOTTIT

“Je trajner frikacak” Trajneri italian është quajtur frikacak nga mediat dhe specialistët e futbollit, ndërkohë që kritika të ashpra ka edhe për gjykimin. Ancelotti kritikohet për dy ndryshime, të cilat rezultuan fatale në formacion: vendosi si shkatërrues Sergio Ramosin, i cili prej tetë vitesh luante si mbrojtës te “galaktikët”, dhe Gareth Bale si qendërsulmues

Një person ende i panjohur nëpërmjet një profili të rrejshëm në Facebook ka mashtruar disa adhurues të kombëtares së Kroacisë në futboll. Selektori i kombëtares së Kroacisë në futboll, Niko Kovaç kishte porositur publikisht se nuk komunikon me njerëzit nëpërmjet rrjetit social në internet, Facebook një mashtrues ia ka dalur të arrijë popullaritet duke krijuar një profil të rrejshëm në emrin e tij. Një lex-

ues i portalit, Jutarnji.hr i cili nuk e ka hëngër mashtrimin, ka shpjeguar saktë se çfarë po ndodh. “Profili i Niko Kovaçit në Facebook është i rrejshëm. Në emër të tij dikush tjetër po pasurohet. Ai paraqitet si elektori dhe shpërndan fanella e gjëra të tjera të kombëtares. Kur paraqitesh në inbox, fillon procedura së pari duhet paguar shuma e kërkuar në bastore, pastaj arrijnë pajisjet”, tregoi ai.

RaikkonenLotus në luftë të hapur Të ndarë në shtëpi. Kimi Raikkonen dhe skuadra Lotus po përjetojnë momente tensioni që kulmuan me garën e Indisë ku finlandezi shfryn ndaj ambientin të skuadrës britanike që tashmë është bërë i padurueshëm për të. Ish kampioni i botës, nuk respektoi vendimin e drejtuesve për t’i lënë rrugë të lirë shokut të skuadrës Romain Grosjean. Menjëherë pas garës, drejtuesi i skuadrës, Eric Bouiller tha se gjithçka ndodhi pas një keqkuptimi por dielli nuk mund të fshihet me një gisht pasi situata në bokse po shkon drejt ekstremit. Mesazhet e “Ice Man” në Twitter ku shpesh herë është ankuar për një dhimbje në shpinë

dhe pakënqësia e tij për problemet me makinën, e kanë ftohur pothuajse lotësisht komunikimin e Raikkonen me inxhinierët dhe drejtuesit e Lotus. Në këtë pikë, nuk përjashtohen as masat ekstreme deri në largimin e parakohshëm të finlandezit që ka nënshkruar një kontratë me Ferrarin, skuadër me të cilën do të garojë duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

uk kanë kaluar veçse 10 javë kampionat dhe emri i Carlo Ancelottit ka filluar të vihet në diskutim. Aftësitë e trajnerit italian nuk vihen në dyshim, por mesa duket ai nuk ka një ilaç për të kuruar Realin e Madridit dhe këtë e vë në dukje e përditshmja “AS” që ndalet në disa nga gabimet e tij. Fillimisht është mbrojtja ajo që merret në analizë ku aktivizimi i Varane në krah të Sergio Ramos e Pepe shihet i paarsyeshëm sepse trajneri ndryshoi modulin duke mos pasur kurajon për të ulur në stol një prej dy emrave të fundit. Ndalesa e radhës është mesfushori Asier Ilarramendi i cili kushtoi plot 39 milionë Euro por nuk po e justifikon aspak rolin e zëvendësuesit të Xabi Alonsos, ndërsa sipas “AS”, Casemiro mbetet një mistër edhe pse u transferua me shumë bujë gjatë verës. “Sistemi i tij i preferuar është 4-3-2-1 por kjo skuadër nuk duhet të ketë një

N

rreshtim fiks sepse edhe Mourinho u detyrua ta modifikonte në 4-3-3”, shkruan më tej e përditshmja që shton se rotacioni i portierëve është një anomali. Sulmi është pjesa më e debatuar dhe sipas “AS”, Moratta nuk po gjen hapësira në dëm të Benzema pavarësisht formës së mirë që po tregon, ndërsa Isco u zhduk papritur pavarësisht startit stratosferik të sezonit. “Ndaj Barcelonës Cristiano Ronaldo u aktivizua në të gjtha pozicionet e sulmit por asnjë prej alternativave nuk dha rezultat”, thekson gazeta që nuk lë pa përmendur as çështjen Bale. “AS” e përfundon analizënduke theksuar se Bale nuk arriti ta përballonte presionin e Busquets dhe aktivizimi i uellsianit ishte i gabuar, ashtu siç bëri në ndeshjen e Champions League të PSG kundër Barcelonës duke lënë në stol Verratin për shkak të presionit që vjen nga sektori i marketingut.

PSG, ikën Nadal dhe Williams në Menez krye të klasifikimit vjen Robben?

Blic

United, 30 milionë për Pjanic Manchester United raportohet se është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Romës, Miralem Pjanic. Gazzetta dello Sport raporton se United është duke përgatitur ofertë në vlerën 3 30 milionë

eurove për Pjanic. Boshnjaku ende është vetëm 23-vjeçar, pavarësisht se ka kaluar nëpër klube si Metz, Olympique Lyon dhe Roma. Tottenham po ashtu është lidhur me transferimin e Pjanic këtë sezon.

Po, Botërori me 40 skuadra Presidenti i UEFA-s Michel Platini është dakord me Presidentin e FIFA-s Sepp Blatter përsa i përket idesë që Kupa e Botës të jetë me 40 skuadra, ndoshta duke filluar që nga edicioni i 2018-ës. "Jam absolutisht dakord me Blatter, kemi nevojë për një numër më të madh të skuadrave aziatike

dhe afrikane, por pa hequr skuadra nga Europa: duhet të arrijmë në 40 skuadra. Mund të shtojmë dy kombëtare afrikane, dy aziatike, dy amerikane dhe një më shumë nha Oqeania dhe Europa", është shprehur presidenti i UEFA-s Michel Platini. Aktualisht skuadrat pjesëmarrëse në një Botëror janë 32.

Pavarësisht startit pozitiv të sezonit, Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të ndalet në garën për të afruar lojtarët më të mirë të planetit. Sipas gazetës franceze “L’Equipe” drejtuesit e skuadrës kryeqytetase planifikojnë të bëjnë shopping në Gjermani për të zëvendësuar ish sulmuesin e Romës, Jeremy Menez, i cili nuk po gjen hapësira në formacionin e Blanc. Katër janë emrat në listën e sheikut Al Khelaifi Arjen Robben, Julian Draxler, Marco Reus e Juan Mata. Spanjolli i kërkuar edhe në verë nga drejtuesit e shoqërisë, vazhdon të mbetet në garë por vështirësitë për të hyrë në bisedime me Jose

forcon pozitat në krye pas suksesit në Mastersin e Stambollit ku mundi në finale kinezen Li Na. Amerikania ka grumbulluar plot 13.260 pikë, e ndjekur nga bjellorusja Victoria Azarenka që ruan pozitat e vendit të dytë. Kinezja Li Na fiton dy pozicione duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit, ndërsa Maria Sharapova zbret një vend më poshtë duke zbritur në vendin e katërt. Një pozicion humbet edhe Agnieszka Radwanska, e cila ndiqet nga Petra Kvitova, Sara Errani, Jelena Jankovic, Angelique Kerber dhe Caroline Wozniacki.

Muller: Jam i lumtur te Bayerni

E merituam fitoren ndaj Cityt Fernando Torres beson se Chelsea meritoi tre pikë në fitoren 2-1 ndaj Manchester Cityt gjatë të dielës. “Kur kjo ndodh në një ndeshje si kjo kundër një ekipi të madh si Manchester City, minutat e fundit të ndeshjes kanë një shije shumë më të mirë”. “Mendoj se 1-1 ndoshta nuk do të ishte rezultati i drejtë i ndeshjes. Mendoj se ne e kontrolluam ndeshjen shumicën e

Mourinhon e largojnë pistën që të çon drejt tij. Nga ana tjetër, Draxler dhe Reus janë dy elementë të rëndësishëm për Schalken dhe Borussian e Dortmundit, por paratë në Paris nuk mungojnë dhe një ofertë bindëse nga ana e kampionëve të Francës mund t’ua prishë mendjen drejtuesve të dy klubeve të Bundesligas. Hipoteza e fundit por jo për nga radha mbetet Arjen Robben. Sulmuesi holandez po kalon momente të vështira në Bavari ku marrëdhëniet me trajnerin Pep Guardiola po shkojnë drejt limitit dhe Paris Saint Germain kërkon të përfitojë nga situata e paqartë që është krijuar në “Allianz Arena”.

Rafael Nadal mbetet mbret në tenis. Spanjolli që edhe pse nuk ka fituar asgjë pas triumfit në US Open, vazhdon të ruajë pozitat në krye të klasifikimit të përgjithshëm ATP me 11.670 pikë, i ndjekur nga Djokovic me 11.120 dhe David Ferrer me 6600. Ndryshime nuk ka as në vendin e katërt që mbahet nga Andy Murray, ndërsa dhjetëshen e parë e plotësojnë Juan Martin Del Potro, Roger Federer, Tomas Berdych, Stanislav Wawrinka, Wilfried Tsonga e Richard Gasquet. E njëjta situatë paraqitet edhe në klasifikimin e përgjithshëm të femrave ku Serena Williams

kohës. Ne krijuam shanse, veçanërisht në pjesën e parë”. “Por siç mund ta shihni ata kanë gjithçka me lojtarë si Aguero. Ata mund të shënojnë një gol në çdo kohë”. “Në fund, mendoj se ne fituam një ndeshje të cilën e merituam ta fitojmë dhe jemi të lumtur pasi kjo është fitorja e parë ndaj një prej rivalëve tanë në Ligën Premier”, ka thënë sulmuesi për Sky Sports.

Thomas Muller thotë se ai nuk ka synime të largohet nga Bayern Munich pasi është i lumtur me jetën te kampionët e Bundesligës. Gjermani 24-vjeçar së fundi u lidh me një kalim te Barcelona pasi kishte vizituar qytetin spanjoll, por ka deklaruar se një transferim në Camp Nou nuk është një opsion në këtë fazë të karrierës së tij. “Isha në Barcelona për arsye

personale, por këto gjëra menjëherë dalin në intenet sot. Sigurisht, është ngazëlluese të lidhesh me një klub si Barcelona”. “Megjithatë, unë jam shumë i lumtur te Bayerni. Bayerni do të thotë shumë për mua dhe e kam në zemrën time. Shpresoj të qëndroj te Bayerni edhe për shumë vite të ardhshme”, ka thënë Muller për Sky90.


Sport

e martë, 29 tetor 2013

KK FORCA DHE KK DRINI PARAQITJE TË SUKSESSHME NË GJILAN

Binjaket Joni dhe Janina shkëlqejnë në Kosovë

• KK Forca nga Shkupi

Avdyl SALIHU ë dielën nën organizim të KK Dardania dhe Federatës së Karatesë së Kosovës u zhvillua turneu i VIII ndërkombëtar në karate “Katana Open 2013”. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 250 garues nga 25 klube nga: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Këtë të fundit e prezantuan edhe dy klubet shqiptare KK Drini nga Struga dhe KK Forca e Shkupit. Të kuqtë edhe kësaj radhe ishin në element duke fituar gjithsej 9 medalje (6 te arta dhe 3 bronze).

T

Lazio dhe Fiorentina. Këto janë dy stacionet e radhës për Massimilliano Allegrin dhe Milanin. Dy teste për të shkuar te përfundimet e një gjysmë sezoni të nisur me këmbën e gabuar ku renditja e ndikuar nga rezultatet e dobëta që kulmuan me disfatën në Parma, mund të pasohen nga ndryshime radikale ku nuk përjashtohet as stoli. Tekniku që ishte vetëm një hap larg Romës por zgjodhi qëndrimin në Milano, ka përpara një javë delikate ku të vetmit që mund ta mbrojnë janë lojtarët sepse dështimi në dy ndeshjet e radhës do të thotë lamtumirë ëndrra për zonën Champions League. Një nga detyrat e para të teknikut është mbajtja lart e moralit dhe rikthimi i qetësisë

• Trajneri Alim Hajredini dhe Shaban Murshi Për herë të parë në një turne jashtë shteti u paraqiten binjaket Jon dhe Janina Dardhishta (7 vjet), ata kishin paraqitje të bukur si ka kata ashtu edhe në kumite. Janina ne Kumite ishte e mrekullueshme dhe arriti të fitoj ari kurse ne kata edhe pse kishte paraqitje te bukur u dëmtua nga referet dhe deshi te pajtohet me medalje bronzi, kurse vëllai i saj Joni ne kumite pas paraqitjes te bukur u desh te pajtohet me medalje bronz. Talenti Suhejb Veseli në kata nuk ka konkurrencë dhe këtë ai e dëshmoi edhe në këtë aktivitet duke i mposht kundërshtarët me pikë maksimale, kurse në kumite

fitoi bronz. Ari nga ky klub ka fituar edhe Zubejr Bajrami (9 vjet, kumite), kurse pa probleme ka kaluar edhe kampionia e gjashtë fishtë nga Bursa e Turqisë, Jusra Ademi (9 vjet) e cila triumfoi në kata dhe në kumite. Vendin e parë e mori edhe Mevlud Memedi (12-13 vjet/52 kg). Nga ana tjetër, pa suksese nuk kanë mbetur as karateistët e KK Drinit të cilët në Gjilan morën pjesë me pesë garues. Prej tyre me medalje u stolisën tre garues. Kësaj radhe ka shkëlqyer Shaban Murtishi, i cili me meritë u ngjit në piedestalin më të lartë. Ai në luftën finale ishte më i mire se

Milan, dy ndeshje për stolin e Allegrit

në grupin kuqezi por mbi të gjitha marrja e 3 pikëve që do të jenë oksigjen për pjesën e mbetur të sezonit. Një lajm i mirë është rikthimi i mbro-

jtësit De Sciglio që mund të gjejë hapësira në modulin 4-33, ndërsa Balotelli mbetet njeriu hije në këtë skuadër dhe është pikërisht sulmuesi që po

Me 49 vjet mbron titullin Amerikani Bernard Hopkins, i cili është kampioni më i vjetër botëror, ka arritur të mbrojë titullin e kampionit në kategorinë gjysmëtërëndë në versionin IBF. Ai me vendimin unanim të referëve e mundi irakianin Karo Murat i cili bën boks me flamurin gjerman. Hokins i cili në janar mbushi 49 vjet, gjat kësaj luftë në disa raste dëshmoi se dëshiron të zbavitë publikun, por edhe të nervozojë kundërshtarin. Amerikani Hopkins, I cili karrierën e

kampioni i Kosovës, duke e fituar me rezultat 2:0. Zana Xheladini u stolis me dy medalje edhe atë: të argjendtë në Kumite dhe të bronztë në Kata. Pa medalje mbeten garuesit e tjerë, por pa fajin e tyre. „Garuesit e mi ishin shumë të mirë, por gjyqtarët ishin të pandërgjegjshëm, duke anuar për garuesit e tyre. Duhet të them se drejtësia në këtë aktivitet dhe në përgjithësi është pika më e dobët e karatesë kosovare. Në fund falënderoj Komunën e Strugës që u përkujdes të mbuloj harxhimet e rrugës“, tha trajneri i KK Drini, Alim Hajredini.

mban peng repartin e avancuar në kërkim të identitetit me një Robinho në ulje-ngritje dhe El Sharaëy-n dukshëm në vështirësi për shkak edhe të dëmtimeve që po e gozhdojnë në infermieri. Sinjalet e vetme pozitive në orkestrën kuqezi i japin Kaka dhe Matri, ku ky i fundit gjeti edhe golin e parë me skuadrën e tij të re. Këto faktorë por edhe shumë të tjerë jashtë fushës po mblidhen bashkë duke krijuar një mal me probleme për Allegrin, i cili duhet të përballet çdo ditë edhe me hijen e Pippo Inzaghit, i cili shihet si alternativa më e mundshme për të marrë drejtimin e skuadrës.

21

KK Shkumbini tregon kualitet në Shkup

Gjatë fundjavës në Shkup u mbajt turneu tradicional “Nikola Grdanovski – Nike”, në të cilin morën pjesë 40 klube, ndër to edhe KK Shkumbini. Tetovarët morën pjesë me 12 garues, prej tyre fituan 15 medalje. Me ari u stolisën: Betim Xhemaili (në kategorinë Kumite, 2001,- 50 kg), Drilon Bakia (në kategorinë Kumite, 2000,- 40 kg) dhe kampion i dyfishtë Vigan Xhabiri (në kategoritë Kata, 2000 dhe Kumite, - 50 kg), i cili i mposhti kundërshtaret e tij me një rezultat të thellë. Me argjend: Enes Cakri (në kategorinë Kumite, 2001,-40 kg), Amir Rexhepi (në kategorinë Kumite, 2001,+50 kg), (Bujar Idrizi, Enver Ismaili dhe Lorik Idrizi-në kategorinë Kata ekipore +2004), Arlind Mustafa nën kampion i dyfishtë (në kategorinë Kata,

2000 dhe Kumite 2000, 55kg), dhe Ilir Mehazi nënkampion i dyfishtë (në kategorinë Kata 1999 dhe Kumite kadet, -52 kg), kurse me bronz. Artin Ademi (në kategorinë Kata 2002), Ibrahim Alija (në kategorinë Kata 2003 dhe Kumite 2002/03,- 35kg), Jon Kurtishi ( në kategorinë Kumite, -55kg) dhe Bujar Idrizi (në kategorinë Kata 2004). “Jemi shumë të kënaqur nga paraqitja jonë në këtë turne. Kemi arritur të tregojmë aftësitë tona si dhe punën tonë të cilën po e bëjmë pa pushim, prandaj edhe rezultati nuk mungoi. Kemi fituar 4 vende të para, 7 të dyta dhe 5 të treta, ndërsa në plasmanin e përgjithshëm u renditëm në vendin e tretë, që padyshim është një sukses i madh për ne”, deklaroi trajneri i KK Shkumbini, Ylber Rexhepi. (A.S.)

Sukseset me ekipin janë Topi i Artë për mua Zlatan Ibrahimoviç ëndërron të fitojë trofe, por nuk mendon për Topin e Artë, edhe pse për trajnerin e Arsenalit, Wenger, suedezi për momentin qëndron mbi Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Numri 10 i Paris Saint Germain, sipas të gjitha parashikimeve, do të jetë në listën me 23 kandidatët për Topin e Artë, madje mediat franceze janë edhe më shumë ambicioze me hamendësimin se 32-vjeçari do të zbresë nga froni argjentinasin e Barçës. Gjithsesi, Ibrahimoviç qëndron me këmbë në tokë dhe pas barazimit me Saint Etienne deklaroi se prioritet kanë sukseset me klubin dhe jo pasurimi i CV-së së tij. “Jo, nuk mendoj për këtë çmim. Stërvitem çdo ditë për rezultate pozitive me Paris Saint Germain. Fitoret me skuadrën janë Topi i Artë për mua, nuk e ëndërroj këtë trofe. Cmimet individuale janë

thjesht një bonus”. Për Ibrën sezoni i kaluar ishte mjaft pozitiv jo vetëm për të por edhe për skuadrën. Parizienët fituan titullin e parë kampion që prej vitit 1994, ndërkohë që bomberi suedez e përfundoi kampionatin si golashënuesi më i mirë në Francë. Edhe sezoni aktual po ecën në rrugën e duhur për Ibrahimoviç, ka shënuar 5 herë në Ligue 1, ndërkohë që Parisi i drejtuar nga Blanc nuk e njeh fjalën humbje.

Mazzarri: Mund të mposhtim këdo tij profesioniste e nisi në vitin 1988 edhe më tej nuk po mendon të pensionohet. “Deri në ditëlindjen e 50-të, ka edhe 14 muaj, ndërsa fytyrën e kam të pastër.”, ka thënë Hopkins. Boksieri amerikan rekordin e moshave të cilin e mbante Xhorxh Foreman, e kishte thyer në vitin 2011, kur e mundi kanadezin Zhan Paskal. Për Hopkins kjo ishte fitorja e 54 në karrierën profesioniste, ndërsa për Murat kjo ishte humbja e dytë në 25 meçe profesioniste.

Walter Mazzarri beson se Interi ka kualitet për t’i shkaktuar probleme çdo skuadre në Serie A, përderisa ata mbeten të fokusuar. “Përderisa jemi të kujdesshëm dhe të fokusuar, mund t’i shkaktojmë probleme çdokujt. Atalanta gjithmonë ka qenë një skuadër e vështirë për t’u mposhtur, por jo vetëm për Interin”. “Ne duhet të jemi kre-

jtësisht të fokusuar. Të martën është një test tjetër për ne për të parë se sa larg jemi. Dy ndeshjet e ardhshme do të na tregojnë shumë se ku po shkojmë”, “Jam i ngazëllyer me mënyrën se si djelmoshat kanë marrë gjithçka në kontroll. Shikoj jo vetëm në rezultatet, por në mënyrën se si ne kemi luajtur dhe jam i kënaqur”, ka thënë Mazzarri.


Sport

22

e martë, 29 tetor 2013

ME EKIPIN E TIJ SHPRESON SE DO TË DALIN NË GARAT EVROPIANE “Edhe pse jemi eliminuar nga Kupa e Maqedonisë, ne jemi ekip me kualitet dhe po luftojmë për pjesën e lartë të tabelës. Tani jemi përqendruar në kampionat dhe mendoj se do ia arrijmë qëllimeve tona e ajo është dalja në garat evropiane”, tha Sadiku

Burim Sadiku i beson Renovës “Edhe pse jemi eliminuar nga Kupa e Maqedonisë, ne jemi ekip me kualitet dhe po luftojmë për pjesën e lartë të tabelës. Tani jemi përqendruar në kampionat dhe mendoj se do ia arrijmë qëllimeve tona e ajo është dalja në garat evropiane”. Në pyetjen tonë se sa është i kënaqur me formën e tij momentale, Sadiku tha se ndihet mirë andaj po jep maksimumin në fushë. “Jam i kënaqur nga forma ime, por gjithnjë mundem edhe më mirë. Mund të them lirisht se gjithnjë jap maksimumin dhe deri tani jam paraqit në të gjitha takimet”, tha mesfushori i Renovës. Ndryshe, të mërkurën ekipi i Renovës do të ndeshet me skuadrën e Pelisterit. “E dimë se gjithnjë fusha e Pelisterit është e nxehtë por ne kësaj radhe do shkojmë për mos të humbim edhe pse mendoj se do ta kemi të vështir. Jemi te kompletuar dhe mendoj se do të arrijmë të marrim pik”, pohoi Burim Sadiku. Ndryshe, për momentin ekipi i Renovës në tabelën e klasifikimit gjendet e gjashta me 18 pikë të tubuara.

Avdyl SALIHU as humbjes nga Shkëndija një javë më parë, ekipi i Renovës i është rikthyer fitoreve duke mposhtur të dielën skuadrën e Napredokut me rezultat 2:0. Njëri prej lojtarëve më të mirë në këtë përballje ka qen Burim Sadiku i cili për gazetën “Zhurnal Plus” tha se ndihet mirë me tre pikët e fituara. “Pas humbjes nga Shkëndija atmosfera në ekip ishte pak jo e mirë, por gjetëm forcë por edhe motiv dhe arritëm deri te fitorja. Gjatë gjithë takimit ne patëm iniciativ ku patëm edhe shumë raste për gol, por shfrytëzuam vetëm dy prej tyre”, tha Sadiku, duke shtuar se kanë ekip kualitativ dhe po luftojnë për kreun e tabelës.

P

KM Tefejuz në turne botëror

KM Tefejuz po vazhdon të merr pjesë në turnet e zhvilluar në Turqi, kurse aktiviteti i tyre i ardhshëm do të jetë kësaj fundjave ku shkupjanet do të paraqiten në turneun e fuqishëm “Turkish World Tournament” që zhvillohet në Stamboll. Në këtë aktivitet sipas koordinatorit të klubit Nazmi Aliu janë paraqit me shtatë mundës: Amar Murati (42kg), Abdulkadir Murati (50kg), Burak Ziberi (54kg), Erdoan Memeti (58kg), Jetmir Imeri (63kg), Bujamin Nuishi (69kg) dhe Shukri Asani (76kg). Bashkë me klubin ka udhëtuar edhe Nusret Xhaferi si dhe Bilgin Dzeladini të cilët do ti ndihmojnë mundësve pranë dyshemesë. “Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë garë, kështu që normal pres edhe medalje. Sipas informatave që kemi turneu do të jetë shumë i fortë pasi deri më tani janë paraqit mbi 200 mundës”, tha Nazmi Aliu. Në këtë garë pritet të marrin pjesë edhe mundës nga Kosova dhe Shqipëria. (A.S.)

Moyes: Adnan do të jetë një toplojtar Trajneri i kampionit anglez, Manchester United, David Moyes është i ngazëllyer që ka siguruar Adnan Januzajn me një kontratë pesëvjeçare. Pasi u inkuadrua nga stoli, Adnani i dha një energji skuadrës për të përmbysur rezultatin dhe për të fituar 32 ndaj Stoke Cityt. “Nënshkrimi me Adnan Januzaj për kontratë pesëvjeçare tregon

Në qytetin italian Firenc, katër ditë me radhë është zhvilluar një seminar për funksionimin e qendrës për edukimin e trajnerëve ku organizator ka qen Italia nën përkrahjen e UEFA-së. Në këtë aktivitet kanë marr pjesë 10 trajner nga Luksemburgu, Letonia dhe Maqedonia. Këtë të fundit e kanë prezantuar edhe dy trajnerët shqiptar Visar Ganiu dhe Mensur Jakupi. Strategët e futbollist gjatë qëndrimit në këtë vend kanë pasur mundësinë të njihen me punën që bëhet në njëren prej qendrave më të njohura në Evropë ku edhe për-

boksoi edhe boksieri tjetër shqiptar, Elvir Gashi, ai u mposht nga kampioni i Zvicrës, Stefan Rumpold. Gashi edhe pse pësoi, tregoi teknikë dhe për shkakë të një vërejtje publike humbi duelin, por ai la mbresa për të ardhmen duke u rikthyer në formën e vjetër. Në klubin e Rottveil trainer është Agim Krasniqi i cili me punën e tij ka arritur që klubin e Rottveilit ta bënë ndër më të njohurit në Gjermani.

gatitet seleksioni i Italisë. “Jemi tre struktura ku ka pasur anëtare për edukim dhe jemi njoftuar nga afër se si funksionon qendra italiane për trajner. Kemi pasur njoftime teorike si dhe praktike. Personalisht për mua kjo do të jetë përvoje e madhe pasi kam kuptuar se si punojnë qendrat e mëdha dhe te njejten duhet ta përcjellim edhe nivel të federatës poashtu dhe klubeve, pa marrë përsyshë cili ekip. Pra jemi të obliguar të njëjtën t’ia përcjellim ekipeve varësisht prej kërkesave që pranojmë”, tha Mensur Jakupi. (A.S.)

Jol: Kasami, për tri vite më i miri Martin Jol trajner i Fulhamit beson se strugani Pajtim Kasami mund të jetë “lojtar i madh” për klubin në tri vitet e ardhshme. Kasami ka dalur në skenë sidomos pas golit të shënuar një javë më parë me një voleje ndaj Crystal Palace. Jol mendon se mesfushori duhet të mbajë nivelin dhe të zhvillohet edhe më shumë. “Ai ende nuk është lojtari më i mirë në Angli, por mendoj se për dy-tri vite ai mund të bëhet lojtar i madh”, tha Jol për Daily Star. “Ndoshta, Juventus mudn të vijë dhe të paguajë shumë para për të. Kjo do të ishte

vullnetin e klubit për të dalë dhe për të nënshkruar me lojtarët më të mirë”, ka thënë Moyes. Futbollistët e rinj, sipas tij, fitojnë mundësi të vazhdojnë këtu te Manchester United. "Dhe unë nuk kam dyshime se, në të ardhmen, Adnan do të jetë një top-lojtar. Ai është 18-vjeçar, ai ka aftësi, plus pjekuri përtej viteve të tij”, ka thënë Moyes. "Të gjitha aspektet e lojës së tij do të vazhdojnë të përmirësohen sa më shumë që ai luan, por ai tashmë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në skuadër edhe duke krijuar edhe duke shënuar gola”, ka shkruar Moyes në kolumnën e tij për United Review.

Krasniqi mposht kampionin e Zvicrës Rrugëtimi i të riut Ardian Krasniqi është duke vazhduar me suksese të një pas njëshme, ku ai këtë fundjavë në një takim miqësor ndërmjet ekipit Rottveil dhe ekipit Brugg nga Zvicra, arriti të mposht kampionin e Zvicrës për junior Guiseppe Grimaldi. Ky meç i cili u zhvilluat në peshën deri 69 kg, ishte që zgjoi interesimin më të madh duke kënaqur të pranishmit. Në këtë mbrëmje

Jakupi dhe Ganiu në seminarin e Firencës

e mirë për të gjithë. I kam thënë se duhet të jetë i kënaqur për moshën që ka dhe luan në Premier League. Ai duhet të mbajë këmbët në tokë. Ai është djalosh shumë i urtë”, tha Jol. Kasami, 21 vjeçar ka shënuar 16 paraqitje në Premier League te skuadra e Fulham.

Xhila në Gana për titullin IBF Interkontinental Boksieri nga Struga, Agron Xhila për herë të dytë do të boksojë në Afrikë, ndërsa këtë herë përballet me Braimah Kamoko. Xhila ka pranuar një sfidë mjaft të madhe për datën 29 nëntor, kur në Accra të Ganës do të ndeshet me boksierin nikoqir të pamposhtur Braimah Kamoko. Dueli 12 i raundeve vlen për titullin vakant të peshës cruiser të versionit IBF Interkontinental (International Boxing Federation). Xhila në 20 duele ka dalur 19 herë fitimtarë nga ringu, ndërsa Kamoko 26 fitore dhe asnjë humbje. 25 vjeçari shqiptar që jeton në Zvicër, më 2010, kishte zhvilluar një duel tjetër në Kenia, kur fitoi ndaj Mustapha Noor me ndërprerje në rundin e pestë.

Prishtina e gatshme për sfidën izraelite Trajneri i bardhekaltërve është shprehur realist për sfidën me kampionin aktual të BIBL, por premtoi se lojtarët e tij janë të gatshëm. Pas dy fitoreve radhazi, Sigal Prishtina do të takohet me sfidën më të rëndësishme në ligën ballkanike të basketbollit, BIBL kur të mërkurën luan në Izarel ndaj KB Galil Gilboa. Ndeshja luhet të mërkurën në Gan Ner, ndërsa fillon në prën 18:40, sipas kohës lokale të Kosovës. Tekniku turk i Sigal Prishtinës, Cey-

hun Cadabak në konferencën e fundit për shtyp para nisjes së ekipit është shprehur realist, duke vlerësuar skuadrën nikoqire. “Ani pse do të luajmë me kampionët aktual të BIBL-së, ne jemi të gatshëm dhe motivuar për lojën ndaj Gilboas. Ata kanë një ekipë shumë të mirë dhe buxhet shumë më të madh se tonin, por ne jemi të gatshëm”, tha ai. “Rezultati i kësaj ndeshje nuk do të thotë diçka, por gjithsesi do të tentojmë të fitojmë”, zha Cadabak.


e martë, 29 tetor 2013

E n ig m a

23

HOROSKOPI DASHI

DEMI

Dite shume e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do shkoje ashtu si kishit menduar sepse debatet do jene te pafundme. As beqaret nuk do kenë fat ne dashuri dhe do mbeten serish vetëm edhe sot. Ne planin financiar duhet te luoni fort për t’i zgjidhur sa me pare problemet qe ju kane dale. Po i late pas dre situata mund te ndërlikohet.

BINJAKËT

Do përjetoni kënaqësi te reja sot ne jetën tuaj ne çi dhe për këtë arsye do ndiheni me se miri pranë aj qe dashuroni. Çdo surprize ai do e ketë menduar me maturi dhe kujdes. Beqaret do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë prej kohesh. Me financat tregohuni te matur sepse duhet t’ia dilni mbanë me aq sa keni. Nuk priten me hyrje te ardhurash për njëfarë kohe.

GAFORJA

Venusi premton një dite te lumtur dhe te mbushur me emocione shpërthyese gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni deri ne minutën e fundit sepse nuk do përsëriten shpesh çaste te tilla. Edhe për beqaret klima do jete e ngrohte dhe e përshtatshme për takime impresionuese. Ne planin financiar nuk është ende momenti për te kryer investime te mëdha.

LUANI

Do qëndroni me shume kohe me atë qe keni ne krah sot dhe do flisni gjere e gjate edhe për disa tema delikate. Edhe ata qe kane kaluar një periudhe te tensionuar do ndihen me te qete. Për beqaret do jete një dite plot ngjyra dhe risi. Shfrytëzojeni deri ne maksimum. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm me shpenzimet nëse nuk doni te keni probleme me vone.

VIRGJËRESHA

Lidhja juaj ne çift do jete me e bukur dhe me e veçante gjate kësaj dite. Do shkoni neper vende te reja dhe do përjetoni ndjesi te papërshkrueshme. Beqaret do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje serioze dhe mjaft te bukur. Ne planin financiar do keni tronditje te vogla, por situata do stabilizohet shpejt. Do jeni shume te zotet ne këtë sektor.

PESHORJA

Pasioni do rindizet ne çi gjate kësaj dite. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen disi me te qete dhe do i mendojnë gjerat me kujdes. Venusi do jete plane me i favorshëm për beqaret gjate kësaj dite. Ne momentet qe ata me pak e presin do takojnë princin e tyre te kaltër. Situata financiare do jete me e qëndrueshme sesa ju mendonit.

AKREPI

Tregohuni me te vëmendshëm ndaj detajeve te vogla ne jetën tuaj ne çi sot sepse edhe ato kane rëndësinë e tyre. pritet qe ndryshimet te jene rrënjësore dhe për mire. Beqaret nuk do tregohen aspak te hapur dhe serish do mbeten vetëm. Financat mund te kenë ndonjë tronditje për shkak te disa shpenzimeve te nevojshme qe do ju duhet te kryeni. Mos u alarmoni.

SHIGJETARI

Do i jepni rëndësinë e duhur jetës tuaj ne çi gjate kësaj dite dhe lidhja juaj do i kaloje te gjitha pengesat. Do ju duket sikur dashuroni me tepër se kurrë partnerin. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjitha premmeve qe do ju bëjnë disa persona. Situata financiare do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat qe keni. Tregohuni sa me te kujdesshëm.

BRICJAPI

Çastet e lumtura do jene te shumta sot ne jetën tuaj ne çi kështu qe nuk do keni çfarë te kërkoni me tepër. Beqaret nuk duhet ta humbasin opmizmin deri ne çasn e fundit sepse ne mbrëmje priten disa takime mbresëlënëse. Ne planin financiar është dita me e favorshme për te bere një riorganizim tërësor te buxhet. Kërkoni edhe ndihmën e specialisteve nëse mundeni.

UJORI

Nëse jeni ne një lidhje duhet te bëni shume përpjekje sot për t’i qëndruar besnik personit qe keni ne krah. Te shumte do jene ata qe do mundohen t’iu joshin dhe t’ju tërheqin pas vetes. Beqaret nga ana tjetër do i kenë te shumta mundësitë për takime, por do jene te pavendosur. Ne planin financiar kërkohet sa me tepër maturi dhe kujdes. Ju mund t’ia dilni mbanë edhe me pak shpenzime.

PESHQIT

Do jeni me humor shume te mire gjate kësaj dite dhe te gatshëm te bëni gjithçka qe lidhja juaj te jete emocionuese. Partneri nga ana e j do ketë menduar t’iu surprizoje me një propozim interesant. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirt binjak, por as sot nuk do arrijnë ta gjejnë. Ne planin financiar do kryeni operacione te rëndësishme sepse situata do jete e qëndrueshme.

Dite e mbushur me risi kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne çdo moment do përjetoni emocione te jashtëzakonshme dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret do joshin pa fund, por serish nuk do e gjejnë dot atë qe kane ëndërruar. Beni durim! Financat fatmirësisht nuk do jene shume te këqija, megjithatë nuk rekomandohen ende shpenzime marramendëse.

shpallje Në bazë të nenit 14. alineja 1, neni 22 alineja 1 dhe neni 23 nga Ligji për Marrëdhënie Pune dhe neni 9 nga Marrëveshja Kolektive për Veprimtari Komunale të R.M. Drejtori i Ndërmarrjes Publike NISKOGRADBA OHRID - OHËR, publikon:

SHPALLJE PUBLIKE

Për pranim të punëtorit me kohë të pacaktuar: NP NISKOGRADBA OHRID - OHËR ka nevojë për : 1. 2.

kontrollor- inkasator - 2 (dy) realizues ; Shofer- 1 (një) realizues;

Kandidatët, përpos kushteve të përgjithshme të parapara me Ligjin për Marrëdhënie Pune, duhet t’i plotësojnë edhe këto kushte të veçanta: 1. 2.

kontrollor- inkasator- SHMP Shofer- SHMP dhe kategorinë C

Kandidatët, lutjet me dokumentacioni e nevojshëm: -

Vërtetim për arsim të kryer; Fotokopje nga letërnjoftimi

t’i dorëzojnë në arkivin e NP NISKOGRADBA OHRIDOHËR në rrugën “Zheleznicka”, pa numër, në afat prej pesë ditëve nga dita e publikimit të shpalljes NP NISKOGRADBA OHRID-OHËR UD drejtor Ikonomovski Nikola



Zhurnal plus #615