Issuu on Google+

VITI 3 | Nr. 639 | ÇMIMI: 10 DEN

www.zhurnal.mk

E ENJTE-E PREMTE, 28-29 NËNTOR 2013

Abuzim shumëmilionësh me drunj?!

Askush nuk mund ta bind Athinën

Kryeministri Nikolla Gruevski si edhe të tjerët, funksionarë të kësaj qeverie janë kyçur dje në aksionin, duke mbjell drunj në mbarë Maqedoninë. Ndërkohë, LSDM ka akuzuar se aksioni i këtillë është edhe një shpenzim abuziv FQ.4

Ministri për punë të jashtme, Nikolla Poposki, dje në Parlamentin Evropian është takuar me eurodeputetët Riçard Hovit, Çarls Tenok dhe Edvard Kukan, me të cilët ka biseduar për euro integrimet e Maqedonisë FQ.4

Sëmundjet neurofiziologjike rriten frikshëm Sëmundjet neurofiziologjike dita- ditës janë më të shpeshta tek qytetarët tanë. Por më të theksuara janë Migrena, sëmundja e Parkinsonit dhe ajo e T Ë Sklerozës. Dr. Taravari flet për “Zhurnal plus” INTERVIS

FQ.6

FQ.3

S P O R T

FQ.2

Asnjë fitore për ekipet shqiptare FQ.21

FQ.5


K r o n ik ë

2

e enjte, 28 nëntor 2013

ANALISTËT PËR DEKLARATËN E AMBASADORIT AMERIKAN

“Beneluksi Ballkanik” s’do të thotë “Shqipëri e Madhe” Në konferencën rajonale “Beneluksi Ballkanik” që u mbajt të martën në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup u tha se Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi duhet të bashkojnë forcat për të ndërtuar një strukturë të re dhe të përhershme bashkëpunimi, e cila do të synonte nxitjen e marrëdhënieve politike dhe ekonomike, me një qëllim final të përbashkët që do të përshpejtonte anëtarësimin në BE. Ideja për krijimin e një bashkëpunimi rajonal, sipas kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, nuk duhet të shihet si projekt për formimin e “Shqipërisë së Madhe” siç dëshirojnë ta paraqesin maqedonasit, por se “Beneluksi Ballkanik” mund të jetë modernizmi i urave lidhëse, qofshin këto infrastrukturore, energjike, bujqësore, për lëvizjen e mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe burimeve njerëzore. “Idetë e vjetra për krijimin e shteteve të mëdha na Ballkan janë të tejkaluara dhe nuk duhet të mbetemi peng të së shkuarës, por të shohin me guxim drejt së ardhmes. Prandaj për krijimin e tregut të përbashkët Ballkanik, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, nevojitet më tepër vullnet politik për të realizuar institucione mbikombëtare që të fokusohen dhe mbikëqyrin krijimin, lehtësimet ekonomike qofshin këto infrastrukturore, energjike, bujqësore, për lëvizjen e mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe burimeve njerëzore”, tha Mexhiti. Duke folur për idenë e formimit të “Beneluksit Ballkanik”, kryetari i Odës Ekonomike Veriperëndimore(OEMVP), Menderes Kuçi, tha se për të gjitha shtetet e ballkanik që synojnë integrimin në BE prioritet themelor mbetet bashkëpunimi ekonomik me vendet fqinje, si një rrugë që krijon interesa të përbashkëta dhe shton shanset e pajtimit dhe tejkalimit të problemeve të krijuara nga konfliktet e së shkuarës. Ndërkaq Adrian Shehu, kryetari i Grupit të Veprimit për Integrim Ekonomik Rajonal dhe Evropian (AGREEI), njehërit edhe një nga iniciatorët e krijimit të “Beneluksit Ballkanik” midis katër vendeve, projektin në fjalë e vlerësoi si tejet të dobishëm për formimin e tregut të përbashkët rajonal, duke e konsideruar si një paradhomë për anëtarësim në BE të vendeve aspirante. “Beneluksi Ballkanik do të krijonte një treg prej 8 milionë konsumatorësh me lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, duke sjellë përfitime të menjëhershme në vend të pritjes për anëtarësim në BE. Formimi i tregut të përbashkët rajonal me këto katër shtete aspak nuk ka për qëllim ndryshimin e kufijve. Është e rëndësishme të bindet audienca ndërkombëtare se kjo nuk është një lloj Shqipërie e Madhe në prapavijë, por se Beneluksi Ballkanik do të ofronte më shumë punë dhe kushte më të mira jetësorë për popullsinë e këtyre vendeve dhe njëherit do të ishte një arsye për të qëndruar në vendlindje dhe të mos kërkojnë fatin e tyre jashtë vendit”, deklaroi Shehu, kryetar i AGREEI-t me seli në Austri. Ish-zëvendësministër i Integrimit në qeverinë e Shqipërisë tha se nëse rajoni do të bashkohet për të rritur performancën dhe ekonominë e tij, “do të jetë shumë e lehtë që Evropa të përshpejtojë procesin e integrimit”. “Të gjithë e dimë që në të shkuarën rajoni ka pas shembuj të mirë të bashkëpunimit por mendoj se tani është koha që ky proces të jetë më i hapur dhe të përshpejtohet bashkëpunimi. Të jesh i hapur nënkupton liri ekonomike por gjithashtu edhe konkurrencë dhe aftësia e shteteve tona për të konkurruar është një nga kushtet e nevojshme që BE-ja kërkon për tu bërë anëtarë me të drejta të plota”, tha Edmond Hoxha.

Përderisa për analistët politik shqiptarë deklarata e diplomatit amerikan është dashamirës dhe mesazh për Qeverinë që të kthehet në binarët që i sigurojnë të ardhme vendit dhe qytetarëve të saj, analistët politik maqedonas ndryshe e kanë komentuar qëndrimin e ambasadorit duke thënë se në Ballkan popujt janë krijuar në forma të ndryshme

Mesazhi i Volersit ndan politikën

Bekim BUÇI eklarata e ambasadorit amerikan Pol Volers se krijimi i identitetit antik është qasje e rrezikshme ka ndarë mendimet e analistëve politik shqiptarë dhe ata maqedonas. Përderisa për analistët politik shqiptarë deklarata e diplomatit amerikan është dashamirës dhe mesazh për Qeverinë që të kthehet në binarët që i sigurojnë të ardhme vendit, analistët politik maqedonas nuk pajtohen me qëndrimet e ambasadorit duke thënë se në Ballkan popujt janë krijuar në forma të ndryshme. Sipas kryetarit të BDIsë Ali Ahmeti z.Volers ka bërë deklaratë në cilësinë e ambasadorin të SHBA-së, dhe ambasadori i SHBA-së pasqyron siç tha, “qëndrimet e shtetit, qëndrimet e Departamentit amerikan të shtetit, kështu që nuk do të bëj ndonjë koment tjetër më të detajuar...”

D

Maqedonia multietnike, e ngjashme si Amerika Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Pol Volers ditë më parë para studentëve të UEJL-së në Tetovë tha se identiteti nuk mund të ndërtohet duke shikuar mbrapa në histori, kjo është një gjë e rrezikshme. "Disa njerëz përpiqen që ta krijojnë identitetin e tyre duke u kthyer mbrapa në histori. Dhe siç e thash kjo është një mënyrë e rrezikshme t’i qasesh çështjes, sepse disa kanë për t’u ndjerë të përjashtuar dhe shumë njerëz aktualisht ndihen të lënë pas dore nga kjo qasje. Pra, duke pasur si qëllim apo vizion vlerat tuaja është një mënyrë më e suksesshme më afatgjate dhe po ashtu shumë vizionare dhe e shëndetshme dhe që është shumë e rëndësishme dhe e ndryshme nga ajo që të shikosh prapa historinë’, tha Volers. Ai theksoi se Maqedonia është shtet multietnik i ngjashëm deri diku me Amerikën. "Ne nuk mund të ndërtojmë identitetin tonë si amerikanë, bazuar në atë se si e kemi besimin fetar, e kaluara jonë se si është, pasi gjyshi im ishte gjerman, gjyshja ime ishte nga Danimarka, kështu që unë çfarë të jem gjerman apo danez, unë jam thjesht i brezit të tretë në Amerikë, prindërit e mi, xhaxhallarët kanë lindur në Amerikë dhe mund të quhen amerikanë. Kështu që Maqedonia është në të njëjtën situatë, ju duhet të vendosni se si të përcaktoni vetveten”, tha ambasadori Volers. Ai tha se ashtu siç SHBA-të që bazohen tek dokumentet themeltare, deklaratën e pavarësisë, Institucionet etj., edhe Maqedonia mund të bëjë të njëjtën gjë. “Ju duhet ta përcaktoni veten në bazë të vlerave sepse nuk mund ta përcaktoni veten në bazë të etnicitetit që jeni të ndryshëm, nuk mund të përcaktoni veten në bazë të besimit fetar që janë të ndryshëm, nuk mund ta përcaktoni veten në bazë të kulturës që janë të ndryshme. Kështu që ju duhet të gjeni se çfarë keni të përbashkët. Ajo duhet të jetë vlera juaj, ajo që ju mban ju bashkë”, tha Volers.

Deklarata dashamirëse nga një vend mik Analisti politik Arsim Sinani thotë se është një deklaratë nga një shtet mik i cili deri në këtë moment është një nga investitorët më të mëdhenj për demokracinë, zhvillimin e shoqërisë, ndërtimin e institucioneve, krijimin e mundësisë që Maqedonia të anëtarësohet në institucionet më të rëndësishme relevante, investimet në

VOLERS PASQYROI QËNDRIMET E SHBASË “Z.Volers ka bërë deklaratë në cilësinë e ambasadorin të SHBAsë, dhe ambasadori i SHBAsë pasqyron qën drimet e shtetit, qëndrimet e departamentit amerikan të shtetit, kështu që nuk do të bëj ndonjë koment tjetër më të detajuar”, ka thënë Ali Ahmeti, kryetar i BDIsë. NUK ARRITËM TË KRIJOJMË KOMB POLITIK “Ideja e ambasadorit ka qenë të potencojë problemin me të cilin ballafaqohemi qysh nga pavarësia e vendit. Ajo është se jo të gjithë që jetojnë në shtet ndjehen si pjesë e popullit të njëjtë. Volers aludon në atë se ne në Maqe doni nuk arritëm të krijojmë të ashtuquajturin komb politik dhe në një kontekst të tillë heterogjen kur flasim për identitetin e tërë shtetit do të jetë problematike nëse apostrofohet veçanërisht identiteti i njërit përballë identitetit të të tjerëve të cilët jetojnë në Maqedoni”, thotë analisti poli tik Stevo Pendarovski. VENDOSNI SE SI TA PËRCAKTONI VETVETEN “Ne nuk mund të ndërtojmë identitetin tonë si amerikanë, bazuar në atë se si e kemi besimin fetar, e kaluara jonë se si është, pasi gjyshi im ishte gjerman, gjyshja ime ishte nga Danimarka, kështu që unë çfarë të jem gjerman apo danez, unë jam thjesht i brezit të tretë në Amerikë, prindërit e mi, xhaxhallarët kanë lindur në Amerikë dhe mund të quhen amerikanë. Kështu që Maqedonia është në të njëjtën situatë, ju duhet të vendosni se si të përcaktoni vetveten”, ka thënë ambasadori amerikan Pol Volers. shkolla dhe investimet tjera që i kanë bërë SHBA-të në Maqedoni. “Vlerësoj se Volers na jep një sinjal të qartë, të sigurt në të cilin na thotë se ju duhet të shikoni para e nuk duhet të shikoni prapa. Nëse i kthehemi historive, nëse futemi në vorbullat e Ballkanit, atëherë secili popull ka historinë e vetë për çështje pak a shumë të njëjta apo të ngjashme. Mendoj se ambasadori Volers na thotë shikoni perspektivat tuaja, hapuni fëmijëve tuaj dyert drejt Evropës, drejt vlerave demokratike. Mesazhi është i qartë dhe vjen pikërisht në momentin kur në muajin dhjetor Maqedonia mund të marrë një mbyllje të negociatave me BE-në për shkak se pafundësisht nuk po zgjidhen problemet”, deklaroi analisti politik Arsim Sinani. Sipas tij, Volers jo vetëm qeverisë aktuale por edhe qytetarëve dëshiron t’u thotë se cila është rruga që duhet Maqedonia ta ndjekë, që të jetë pjesë e familjes evropiane dhe pjesë e strukturave të

rëndësishme të cilat i garantojnë vendit prosperitet. “Unë e kuptoj si një deklaratë dashamirëse. Është koha që qeveria e Maqedonisë me shumë seriozitet ti vlerësojë këto deklarata të ambasadorit amerikan dhe ambasadorëve tjerë të cilët na japin sinjale se cila është rruga jonë të cilën duhet ta ndjekim. Nëse futemi nëpër djerrina qytetarët e Maqedonisë pas dhjetorit jo që do të kenë krizë ekonomike, politike por përveç krizës identitare me Greqinë, do të kenë edhe krizë morale e cila do ta fut vendin në një cikël të rrezikshëm të krijimit të një autoritarizmi i cili do të na dëmtonte të gjithëve”, thekson analisti Sinani. Nga ana tjetër analisti politik Mersel Bilalli thotë se deklarata e ambasadorit amerikan është një komunikim pa dorëza. Sipas tij, kjo deklaratë duhej të jepet shumë më herët. “Tani edhe qeveria është bindur se antika nuk është më profitabile dhe plot tetë

vite u humbën duke e maskuar një realitet të hidhur përmes antikitetit dhe patriotizmit artificialisht i krijuar me qëllim që të mjegullohet realiteti. Qeveria jo vetëm ndaj këtyre deklaratave por edhe ndaj prononcimeve të niveleve më të larta mbetet e shurdhër, si ndaj Departamentit amerikan të shtetit ashtu edhe ndaj Brukselit. Ky është një fenomen i veçantë që meriton të trajtohet, a është vetëm problem mental apo i kriminalitetit të organizuar”, thekson analisti politik Mersel Bilalli. Ai më tej shton se fakt është se këto mesazhe i orientohen Maqedonisë dhe arsyeja që nuk dëshirojnë t’i pranojnë mesazhet diplomatike dhe sugjerimet janë një rast i veçantë. “Parashtrohet pyetja pse është kështu. A është vetëm problem mental apo imperativ i kriminalitetit të organizuar”, shprehet analisti Bilalli.

Problemi me të cilin ballafaqohemi që nga pavarësia Ndërkohë, analistët politik maqedonas e kanë komentuar ndryshe deklaratën e diplomatit amerikan duke potencuar se popujt e Ballkanit janë krijuar ndryshe dhe se nuk mund të bëhet paralele midis SHBA-ve dhe Maqedonisë. Ata theksojnë se Volers aludon në atë se ne në Maqedoni nuk arritëm të krijojmë të ashtuquajtur komb politik Profesoresha universitare Biljana Vankovska në profilin e saj në ‘Fejsbuk’ ka shkruar: “Lexoj, Volers ka mbajtur ligjërata në UEJL me rastin e 50 vjetorit të atentatit ndaj Kenedit (madje duke dhënë këshilla për identitetin – që nuk është punë e tij!!!). Është gabim të bëhet paralele midis kombit amerikan dhe kombeve të Ballkanit, sepse mënyra se si janë formuar popujt është krejtësisht e ndryshme”. Lidhur me qëndrimin e Volersit është prononcuar edhe analisti politik Stevo Pendarovski. Ai potencon se ideja e ambasadorit amerikan ka qenë që të potencojë problemin me të cilin ballafaqohemi qysh nga pavarësia e vendit, ndërsa ajo është se jo të gjithë që jetojnë në shtet ndjehen si pjesë e popullit të njëjtë. “Volers aludon në atë se ne në Maqedoni nuk arritëm të krijojmë të ashtuquajturin komb politik dhe në një kontekst të tillë heterogjen kur flasim për identitetin e tërë shtetit do të jetë problematike nëse apostrofohet veçanërisht identiteti i njërit përballë identitetit të të tjerëve të cilët jetojnë në Maqedoni”, thotë analisti politik Pendarovski. Ndryshe, deklarata e ambasadorit Volers vjen në kohën kur krerët shtetëror të Maqedonisë pikërisht identitetin e potencon si pengesë kryesore për tejkalimin e dallimeve për emrin me Greqinë. Autoritetet në Shkup vlerësojnë se me propozimin e ndërmjetësit Nimic identiteti do të vihet në pikëpyetje.


K r o n ik ë

e enjte, 28 nëntor 2013

3

KËRKOHET FESTË E BASHKUAR PËR 28 NËNTORIN Këtë vit manifestimi qendror për festën e Ditës së Flamurit do të mbahet në Zajaz të Kërçovës, ku do të inaugurimi i Qendrës Përkujtimore "Nëna Shqiptare". E vlerësuar si monument i përbashkët i shqiptarëve, pjesëmarrja në përurimin e "Nënës Shqiptare", do të ishte shenjë e bashkimit pa dallime partiake

Të gjithë bashkë te "Nëna Shqiptare"

Agim FAZLIU ita e Flamurit do të festohet edhe këtë vit në Maqedoni me manifestime të ndryshme, por manifestimi qendror parashihet që të mbahet në Zajaz të Kërçovës. Do të bëhet inaugurimi i Qendrës Përkujtimore "Nëna Shqiptare", që ngrihet me rastin e 100-vjetorit të luftërave ballkanike dhe në nderim të të gjitha viktimave shqiptare nga masakrat serbe të para 100 vjetëve, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Gjithashtu, Qendra Përkujtimore përfshin një përmendore katërmetërshe të Nënës Shqiptare, në shenjë respekti për kontributin e nënave shqiptare ndër vite. Do të ketë një kompleks varrezash, ku do të rivarrosen të gjitha ato viktima që do të nxirren nga varrezat e vjetra masive në territorin e komunës së Kërçovës, që janë viktima të krimeve serbe. Kompleksi memorial ka edhe një shtizë të flamurit 30 metra e gjatë, ndërkohë që dhe ish-ndërtesa e Komunës së Zajazit do të shndërrohet në Muze.

D

Ftesë publike deri te gjithë partitë I gjithë organizimi do të bëhet nën patronazhin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi, ka thënë për "Zhurnal plus" se u është bërë ftesë publike të gjithëve për të marrë pjesë në këtë organizim me karakter kombëtar. "Koordinatori i manifestimit, Musli Musliu i ftoi publikisht të gjitha partitë politike dhe qytetarët që të vijnë dhe ta nderojnë këtë manifestim që është i përmasave gjigante, sepse shënohet edhe Dita e Flamurit. Edhe përfaqësuesit e partive opozitare duhet që sikur që erdhën vitin e kaluar për manifestimin e 100-vjetorit në sallën 'Boris Trajkovski', edhe këtë vit do të duhej që ta shohin të arsyeshme dhe të vijnë, sepse është manifestim i hapur, manifestim popullor", ka theksuar Grubi. Por, nënkryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Artan Dika thotë se e keqja është se nuk marrin ftesa në raste të tilla. "Ne bojkotohemi nga partia shqiptare në pushtet, e cila i organizon këto manifestime, ndërsa ata dalin në opinion me pretendime se i ftojnë të gjithë. RDK në të gjitha rastet është konstruktive. Kemi marrë pjesë

DO TA FITOJMË EDHE KËTË BETEJË Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi ka uruar me një telegram të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit. Ai thekson se 28 Nëntori ka qenë dhe do të mbetet simbol i krenarisë, i qëndresës dhe i vendosmërisë së pop ullit shqiptar. “Duke shënuar këtë ditë asnjëherë nuk do të harrojmë gjurmët e së kaluarës sonë. Kjo ditë edhe një herë na mëson se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për të drejtat tona. Shqiptarët e Maqedonisë nuk do të lejojnë që vlerat e brezave të kaluar të zbehen e aq më tepër të nëpërkëmben. Ne si shqiptarë kemi fituar shumë beteja, andaj edhe këtë betejë do ta fitojmë”, thuhet në urimin e kreut të PDSHsë. OPOZITA TË MOS BËJË INAT "Koordinatori i manifestimit, Musli Musliu i ftoi publikisht të gjitha partitë politike dhe qytetarët që të vijnë dhe ta nderojnë këtë manifestim që është i përmasave gjigante, sepse shënohet edhe Dita e Flamurit. Edhe përfaqësuesit e partive opozitare duhet që sikur që erdhën vitin e kaluar për manifestimin e 100vje torit në sallën 'Boris Trajkovski', edhe këtë vit do të duhej që ta shohin të ar syeshme dhe të vijnë, sepse është manifestim i hapur, manifestim popullor", ka theksuar Artan Grubi. 28 NËNTORI, KURORËZIM I SAKRIFICËS Dita e flamurit kombëtar 28 Nëntori është kurorëzim i sakrificës dhe betejave të vazh dueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj me synim krijimin e shtetit shqip tarë në trojet etnike shqiptare. Është ky urimi i kreut të RDKsë Rufi Osmani për Ditën e flamurit, 28 Nëntori. “Pikërisht falë kësaj sakrifice të madhe dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtar më 28 Nëntor para 101 viteve në Vlorën historike i madhi i kombit Ismail Qemali me patriotët më të mëdhenj të kohës shpallën pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi kjo që u legjitimua ndërkombëtarisht në më pak se 50% të tokave shqiptare. Fundvitet e shekullit të kaluar falë rezistencës kombëtare dhe mbi të gjitha falë vendimmarrjes ndërkombëtare të favorshme për shqiptarët krijuan edhe shtetin e dytë shqiptarë Republikën e Kosovës. Sot në këtë ditë të madhe për kombin dhe për pasardhësit tonë duhet të konstatojmë objektivitetit se shqiptarët si komb vazhdojnë të jenë nën një betejë të vazhdueshme për të rikonfirmuar veten si anëtar respektabil në familjen e kombeve euroatlantike”, thuhet në urimin e kreut të RDKsë Rufi Osmani. në të gjitha manifestimet që nuk janë me qëllime partiake dhe provokuese. Qasja jonë është parë në rastin e manifestimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, vitin e kaluar kur PDSH-ja bojkotoi, ndërsa RDK-ja mori pjesë, përfshirë kryetarin Rufi Osmani", ka thënë Dika, për "Zhurnal plus". Ndërkohë, Dika thotë se delegacioni i RDK-së është ftuar që të marrë pjesë në manifestimet që do të organizohen në Tiranë, të ftuar direkt nga kryeministri Edi Rama për manifestimin që do të mbahet

në Vlorë dhe në Tiranë në organizimin e presidentit Bujar Nishani. "Kjo do të duhej të jetë shembull edhe për përfaqësuesit e BDI-së, të heqin dorë nga megalomania e të qenit partia më e madhe në pushtet. Sepse janë disa momente kur duhet të bashkohen të gjithë shqiptarët", ka thënë Dika. Por, Artan Grubi thekson se ftesa për të marrë pjesë në manifestime të tilla ekziston, sepse nuk bëhet fjalë për aktivitet partiak, por është në nivel të një feste kombëtare. "Po nderojmë disa viktima që kanë qenë para 100

vjetëve, e nuk kanë qenë as BDI, as PDSH e as RDK. Edhe përmendorja e Nënës Shqiptare është për të gjitha nënat", ka theksuar Grubi.

Flamuri i Skënderbeut ruajti idealet e bashkimit Historiani Vehbi Xhemaili, vlerëson se flamuri kombëtar tregon qëndresën e patundur patriotike, atdhetare, fisnike dhe burrërore në luftërat e rrepta për mbrojtjen e tokave

tona të shenjta. "Flamuri ynë është shenja e qëndresës, vendosmërisë, sakrificës, trimërisë dhe betimit, që i garantoi lirinë e merituar popullit dhe vendit. Flamuri ynë ka lundruar mbi lumenj, ka valuar në duart e heronjve dhe trimave mbi fushat e nderit, nëpër betejat e përgjakshme gjatë luftërave për fitore, ka kaluar male e suka, Alpe e bjeshkë, Daçiq, Shkëlzen e Ulqin, në Gjeravicë e Manastir, Boletinë e Bujanoc, Çakorr e Ohër, Çamëri e Luboten, Preshevë, Kumanovë e Sharr, Medvegjë e Mitrovicë, Shkup e Ohër, Prishtinë e Kërçovë, Gostivar e Tiranë, Dibër e Tuz, Plavë e Guci, pra në të gjitha ato vende ku me kënaqësi bukës i thonë bukë e ujit-ujë", thekson Xhemaili në një kumtesë për nder të kësaj feste. Ai thotë se Dita e Shpalljes së Pavarësisë, 28 Nëntori është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të mëdhatë e Rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Sipas tij, liria e arritur është vlera dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë njerëzore, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje e gjak dhe me vuajtje brezash. "Andaj heronjtë dhe dëshmorët shqiptarë me heroizmin e tyre u bënë pasuri kombëtare dhe janë më meritorët për gjatë gjithë historisë sonë për të tashmen dhe të ardhmen e kombit tonë që nga luftërat e Skënderbeut e deri më sot", ka theksuar Xhemaili. Ai vlerëson se festat e ditëve të mëdha, siç është 28 Nëntori u japin shpirt ngjarjeve historike, hise e të cilave është edhe liria jonë kombëtare të cilën deri më sot e kemi gëzuar pjesë-pjesë duke përjetuar të ndarë në disa shtete. "Gëzimi nuk ka qenë gjithkund i njëjtë dhe i plotë, ashtu siç është edhe vetë gjendja e tanishme e shqiptarëve të ndarë midis shteteve Ballkanit. Por, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë është ndër datat më kryesore të lirisë të kombit shqiptar kudo që jeton e vepron, e cila pas një periudhe të gjatë robërie prej më se 500-vjeçare, arriti në rilindjen e një shtetit të pavarur shqiptar edhe pse të vogël dhe të copëtuar nga të gjitha anët", ka theksuar Xhemaili. Hitoriani Xhemaili ka vlerësuar se shqteti shqiptar, edhe pse i cunguar i bëri shqiptarët më të fortë si komb, kur dihet se ata ishin të kërcënuar, të pushtuar dhe të rrezikuar nga të gjitha anët për zhdukje totale. Por, falë atij shteti sado të vogël e të brishtë, shpresat e shqiptarëve nuk u zhdukën kurrë, por u rritën duke na dhënë forcë dhe kurajë, për të arritur në qëllimin e duhur, në krijimin e dy shteteve të pavarura shqiptare që çojnë kombin drejt bashkimit kombëtar.

Nëntori i plotë, vetëm me festat kombëtare Një grup i studentëve të USHT-së, sponsorizuar nga Komuna e Çairit ka organizuar dje një aktivitet në shenjë të ditës së Flamurit. Aktiviteti ka filluar në hyrje të Çarshisë, ku fëmijët së bashku me organizatorët kanë defiluar rreth Çarshisë, dhe pastaj në sheshin Skënderbe ku ka pasur recitale, vallëzim, këndim dhe befasi për fëmijët me nevoja të veçanta, ndaj të cilëve edhe ka qenë e dedikuar. I pranishëm në këtë ngjarje ka qenë edhe kryetari i Çairit Izet Mexhiti i cili falënderoi për iniciativën që veç më në Komunën e Çairit është traditë. “Pa këto iniciativa, pa këto fëmijë nuk shënojmë më, festat kombëtare, festat më të mëdha tonat. Nuk është i plotë nëntori nëse nuk e kemi edhe një ngjarje ku bashkërisht festojmë fitoret shqiptare, festojmë festat shqiptare. Mendoj se kjo është një ndër ngjarjet më të veçantë do të quaj në Komunën e Çairit, në qytetin e Shkupit dhe në përgjithësi, sepse në këtë mënyrë dinjitoze në këtë vend pra në sheshin Skënderbe, festojmë festën e flamurit, festën e Alfabetit, festën e nëntorit në mënyrë më të mirë dhe dinjitoze. Shfrytëzoj rastin t’ua uroj festën e flamurit të gjithë juve fëmijë të dashur dhe ju prindër që jeni prezent, uroj që çdoherë të shihemi në festa dhe ngjarje të mira. Ndërkohë, Ilir Osmani, një ndër organizatorët, student i USHT-së tha se sa i përket aktivitetit kjo është iniciativë e pestë apo e gjashta me radhë që e bëjnë kësisoj. “Zakonisht mbështetjen e marrim prej komunës së Çairit dhe sponsor tjerë privat. Kemi ambicie që në të ardhmen të bëjmë aktivitete edhe më të mëdha në këtë fushë dhe në këtë drejtim, sepse fundja edhe këto janë pjesë e shoqërisë sonë. E kemi obligim moral dhe shoqëror, fundja e kemi obligim shpirtëror që edhe ata të jenë pjesë e gëzimeve tona e manifestimeve tona të ndjehen pjesë e shoqërisë dhe mos ndjehen inferior”, tha Osmani. Ai tha se është e rëndësishme që këto të jenë të inkuadruar në shoqëri sepse edhe ata janë bijtë e nënave tona, janë vëllezërit tanë dhe motrat tona. “Janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë. Aktivitet tona i zgjedhim më të rëndësishëm, datat ku kemi bashkim shpirtëror, bashkim të ideve dhe bashkim moral”, tha ai. (E.M.)


K r o n ik ë

4

Spanja mbështet integrimin e Maqedonisë

Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski i cili është në vizitë pune në Spanjë, sot është takuar me kryetarin e Senatit të mbretërisë spanjolle Pio Garsia Eskudero. “Veljanovski ka shprehur bindjen se diplomacia parlamentare gjithnjë e më shumë po e rimerr veten dhe se takimet e tilla kontribuojnë në këtë. Njëherësh ai ka theksuar se për Maqedoninë me rëndësi është mendimi dhe qendrimi i Mbretërisë spanjolle për zhvillimet dhe proceset në BE. Ai ka njoftuar bashkëbiseduesin me përkushtimin e Maqedonisë në rrugën drejt integrimit dhe anëtarësimit në NATO, me çka ka shfaqur bindjen se dy anëtarësimet së shpejti do të ndodhin, për të mirën e Maqedonisë, rajonin, por edhe Ballkanin”, thuhet në komunikatën e kabinetit të Veljanovskit,. Duke u theksuar në këtë drejtim mbështetja spanjolle për integrimet e vendit.

Kezharovski nuk duhej përndjekur

Përfaqësuesja e Lartë për Median pranë OSBE-së, Dunja Mijatoviq, ka deklaruar se pret nga Gjykata e Apelit të anulojë vendimin për dënimin me 4.5 vite burg të gazetarit Tomislav Kezharovski. Në një deklaratë për Balkan Insight, Mijatoviq ka theksuar se gazetari nuk do të duhej fare të ishte përndjekur nga autoritetet. “Ashtu si në shumë raste të tjera, ekzistojnë rrethana ku ligjet dhe sistemet juridike nuk kontribuojnë në lirinë e medias. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit politikë dhe gjyqësori duhet të gjejnë një zgjidhje”, ka deklaruar Mijatoviq. Ajo ka përshëndetur ndërkaq vendimin për lirimin nga paraburgim të gazetarit dhe caktimin e masës së arrestit të shtëpisë.

MAQEDONIA MË E PASUR PËR 5 MILIONË FIDANË

Abuzim shumëmilionësh me drunj?! Kryeministri Nikolla Gruevski si edhe të tjerët, funksionarë të kësaj qeverie janë kyçur dje në aksionin, duke mbjell drunj në mbarë Maqedoninë. Ndërkohë, LSDM ka akuzuar se aksioni i këtillë është edhe një shpenzim abuziv i mjeteve të qytetarëve Enis MURTEZI ën moton "Mbill shëndet! Mbille ardhmërinë tënde!" dje është mbajt aksioni i radhës "Dita e drurit - mbille ardhmërinë tënde!", ku o mbollën pesë milionë fidanë në sipërfaqe prej 1.150 hektarë nëpër gjithë Maqedoninë. Edhe kryeministri Nikolla Gruevski si edhe të tjerët, funksionarë të kësaj qeverie është kyçur në aksion, duke mbjell drunj në komunën e Aerodromit. Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi, ka mbjellë fidanë në oborrin e Ministrisë. Në aktivitetin e MM-së për shënimin e Ditës së Drurit, kanë marrë pjesë edhe Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral Koteski dhe zëvendësi i tij gjeneral Sejdini. “Ne si Ministri e Mbrojtjes, pavarësisht funksionit kushtetues, marrim pjesë dhe kontribuojmë në mbrojtjen e natyrës dhe si çdo vit ky aktivitet realizohet në bashkëpunim me atashetë ushtarak, gjë që nënkupton përpjekjen e përbashkët për kontribut në pasurimin e pyjeve të Republikës së Maqedonisë”, ka deklaruar Xhaferi. Ai shtoi se Ministria dhe Armata janë angazhuar maksimalisht këtë vit në fushatën për mbjelljen e fidanëve në mbarë vendin. Ndërkohë, Lidhja SocialDemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka akuzuar dje se aksioni Dita e Drurit është edhe një shpenzim abuziv i mjeteve të qytetarëve. Zëdhënësi i kësaj partie, Petre Shilegov ka faktuar

N

Miroslav Shipoviq ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e Prokurorisë Publike, duke mohuar përfshirjen në krimin e pretenduar në ndërmarrjen “Mashinopromet”, ku ishte për disa vite në krye të bordit drejtues. Shipoviq është dëgjuar dje nga gjykatësi hetues, në am-

me disa të dhëna se përkundër aksioneve për pyllëzim, sipërfaqet e gjelbra janë tkurrur. Duke iu referuar të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), Shilegov ka thënë se në vitin 2012 sipërfaqet e gjelbra janë zvogëluar me 211 hektarë, krahasuar me vitin 2002. Akuzat e tilla janë bërë nga fshati Rëzhaniçino, ku vitin e kaluar ishte zhvilluar gjithashtu aksioni i pyllëzimit. “Në këtë kodër nuk ka as edhe një fidanë nga miliona të tillë që u mbollën. Atëherë pyes , ku vajtën shumat milionëshe për to? Në periudhën 20082011, raportohet të jenë mbjellë 36.7 milionë fidanë. Nëse një fidan kushton 1 euro, a do të thotë kjo se janë shpenzuar mbi 36 milionë euro”, ka akuzuar Shilegov. Ai ka vazhduar akuzat, duke thënë se qeveria ka zhveshur tërësisht kryeqytetin prej sipërfaqeve të gjelbra, duke

lejuar ndërtimin e objekteve shtetërore dhe private. Zëdhënësi ka kujtuar gjithashtu autoritetet se mbajnë përgjegjësi për rritjen e ndotjes së ajrit. Këtë vit janë rreth 300 ushtarë të përfshirë në aksionin “Dita e Drurit - Mbill shëndet”. “Bora aspak nuk është e keqe kur bëhet pyllëzimi. Pra, ne nuk mbjellim lule, por fidanë të cilëve u nevojitet lagështi. Moti është ideal, është ngrohtë, në këso kushte mbjellën. Pra, druri patjetër të ndërpresë me ciklin vegjetativ për t’u pyllëzuar, gjendja tash është e tillë, dhe ju vetë mund të shihni se toka është e thatë”, ka thënë Zharko Karaxhovski, drejtor i “Pyjet e Maqedonisë”. Prioritete për pyllëzim janë sipërfaqet e djegura, pjesët e zhveshura në dhe jashtë pyllit në kuadër të "Njësive ekonomike pyjore", lokalitete në afërsi të mjediseve rurale dhe urbane,

gjithë në Bruksel e ndajnë vlerësimin se asnjëri nga aktorët nuk ka ndikim në procesin e vendimmarrjes në Athinë. “Me të gjithë që kemi biseduar në temën Këshilli Evropian t’i caktoj datë për fillim të negociatave Maqedonisë, ata nuk nd-

lokacione përreth liqeneve natyrore dhe artificiale në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe rrugë shtetërore. Do të mbillen fidane të stinëve të ndryshme nga llojet dushk, gështenjë e egër, frashër, panjë, katalpa, ulli i egër, blir, çempres, arrë e zezë, akacie, mështekër, pishë, tujë,...Afër brigjeve bregdetare të liqeneve në Ohër, Strugë dhe Dojran në periudhën e kaluar u mbollën 400 palma. Përzgjed-

JNANË SHPENZUAR MBI 36 MILIONË EURO? “Në këtë kodër nuk ka as edhe një fidanë nga miliona të tillë që u mbollën. Atëherë pyes , ku vajtën shumat milionëshe për to? Në periudhën 2008 2011, raportohet të jenë mbjellë 36.7 milionë fidanë. Nëse një fidan kush ton 1 euro, a do të thotë kjo se janë shpenzuar mbi 36 milionë euro”?, ka akuzuar Shilegov. NUK MBJELLIM LULE, POR FIDANË Pra, ne nuk mbjellim lule, por fidanë të cilëve u nevojitet lagështi. Moti është ideal, është ngrohtë, në këso kushte mbjellën. Pra, druri patjetër të ndërpresë me cik lin vegjetativ për t’u pyllëzuar, gjendja tash është e tillë, dhe ju vetë mund të shi hni se toka është e thatë”, ka thënë Zharko Karaxhovski, drejtor i “Pyjet e Maqedonisë”.

bientet e burgut “Shkup” në lagjen Shuto Orizare. Avokati i tij, Sterjo Zikov, ka thënë për mediat se provat e prezantuara janë të pabaza, ndërsa ka njoftuar se

jejnë mundësi të bindet Greqia se është e favorshme t’i fillojmë bisedimet dhe mendoj se pozita e Athinës është shumë e qartë, determinanta kyçe e cila ndikon në vendimin për fillim të bisedimeve. Ciklet e mëparshme vërejtëm se ka lëvizje

është ofruar garanci për lirimin nga paraburgimi të klientit të tij. Mediat maqedonase vërejnë se dëgjimi para gjykatësit hetues është bërë 5 ditë pas ekstradimit,

dhe tentime që të bindet Athina, por prej atje nuk pamë ndonjë sinjal pozitiv. Parashikimet e të

hjen e llojeve të fidaneve për pyllëzim e kryen "pyjet e Maqedonisë" në varshmëri nga kushtet klimatike, lartësia mbidetare dhe fenologjia e fidanëve. Për pjesëmarrje më masive në aksion Qeveria e shpalli ditën e sotme si ditë jopune. Në aksionin e 12-të theksi është vendosur në përfitimet nga pyllëzimi për shëndetin e njeriut, kafshët dhe bio-botën. Krahas klipit dhe materialit promovues, me disejn nga pllakati është brenduar edhe një autobus dykatësh i NQP-së. Fushata promovuese filloi të premten, kur fidanë mbollën ekspertët mjekësorë. Në aksionin dje u bashkëngjit edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe përfaqësues të korit diplomatik. Aksioni i parë "Dita e drurit" u realizua më 12 mars të vitit 2008 kur u mbollën dy milionë fidanë. Më 28 tetor të vitit 2008 kur u organizua edhe aksioni i dytë me mbjelljen e gjashtë milionë fidanëve, me ç'rast aksioni u bë tradicional dhe deri më tani janë pyllëzuar mbi 51.432.310 fidanë pyjore. duke shkelur afatin ligjor prej 24 orësh nga momenti i caktimit të masës së paraburgimit. Shipoviq u ekstradua nga Vjena, ku u arrestua me fletarrestim në të kthyer nga Nju Jorku. Ai akuzohet për një krim financiar në ndërmarrjen “Mashinopromet”, me vlerë rreth 1 milionë euro.

Shipoviq mohon akuzat

Askush nuk mund ta bind Athinën Ministri për punë të jashtme, Nikolla Poposki, dje në Parlamentin Evropian është takuar me eurodeputetët Riçard Hovit, Çarls Tenok dhe Edvard Kukan, me të cilët ka biseduar për euro integrimet e Maqedonisë. Popovski ka thënë se të

e enjte, 28 nëntor 2013

gjithë të kyçurve në sistemin e institucioneve evropiane është se atje nuk ka gatishmëri për ndonjë lëvizje në këtë drejtim”, thotë Poposki. “Në kuadër të njohjes të Parlamentit Evropian, gjegjësisht grupit të dedikuar për Ballkanin Perëndimor, do t’i informojë për arritjet tona në këtë periudhë. KE ka dal me raport në të cilin ka konstatuar se kemi

përparim në të gjithë kapitujt që ishin të definuar në dialogun të nivelit të lartë paraqasës. Mesazhet që na vinë nga Athina janë se nuk ka vullnet të tregojnë nivel më të lartë të konstruktivitetit përgjatë kohës së udhëheqjes Greke me Unionin, në lidhje me atë që ne ti fillojmë bisedimet:, ka shtuar ministri Poposki.


K r o n ik ë

e enjte, 28 nëntor 2013

5

Albafone edhe në Tetovë, ndahen 1.000 numra falas Dyqani më i ri i Albafone u hap dje në ora 10 në qendër të Tetovës. Sipas kompanisë, është shënuar një interesim jashtëzakonisht i madh i qytetarëve që madje kanë pritur radhë për të marrë numrin me prefiks 073. Kompania informon se ka ndarë

gjithsej 1.000 numra falas, ndonëse kishte njoftuar më herët se do të ndahen 500 numra. Tetovarët dëshmuan se duan të jenë konsumatorë të një operatori shqiptar dhe përuruan shumë kompaninë për hapin e bërë. Dyqani gjendet në qendër të

qytetit, rr. Marshall Tito, nr.23, në afërsi të restorantit Tivoli. "Duam të jemi shumë pranë konsumatorëve tanë, kjo pritje e ngrohtë e Tetovës sot na jep vullnet që të punojmë akoma më shumë dhe t'ju ofrojmë shërbime akoma më të mira", u shpreh

drejtori ekzekutiv, z. Ardian Hoxha. Po ashtu, për të shënuar den-

jësisht festën e flamurit kombëtar, Albafone mundëson çmimin më të lirë në treg me Shqipërinë

PUNËSIME TË REJA NË SHËNDETËSINË PUBLIKE

Spitalet hapin dyert për 400 mjekë dhe infermierë Ministri i Shëndetësisë, Nikola Todorov ka bërë më dije në spitalet dhe shtëpitë e shëndetit në vend në një afat prej dy vitesh veç janë pranuar rreth 1.200 punonjës shëndetësorë, personel mjekësor, infermierë dhe pastruese

inistri i Shëndetësisë Nikolla Todorov paralajmëroi 400 punësime të reja në shëndetësinë publike. Qeveria në fillim të vitit, theksoi ai, mori një vendim strategjik, por edhe historik për punësimin e 800 punonjësve shëndetësorë në shëndetësinë publike. "Me atë që u dakordua që 400 punësimet e para të jenë në gjysmën e parë të vitit, ndërsa 400 të tjerat në gjysmën e dytë, gjegjësisht nga fundi i këtij viti. Tashmë janë publikuar shpalljet për 400 punësime në shëndetësinë publike, prej të cilave gjysma janë kuadër mjekësh, gjegjësisht specialistë ose specializantë, ndërsa gjysma tjetër janë infermiere, akushere dhe personel tjetër mjekësor", shpjegoi ministri Todorov. Me 400 punësimet e reja,

M

MJEKËT E PRANUAR DO TË SPECIALIZOHEN JASHTË VENDIT “Ajo që këto 400 punësime i karakterizon është që për herë të parë po publikojmë sh pallje për punësim të mjekëve të cilët më pas do t'i dërgojmë në specializim jashtë shtetit. Ashtu publikohen edhe shpalljet, do të thotë qëndron në shpallje se kërkohet mjek i cili do të dërgohet në specializim jashtë shtetit, ndërsa pastaj do të ketë obligim të kthehet në Republikën e Maqedonisë", tha ministri i Shëndetësisë, Nikola Todorov. theksoi ai, në spitalet dhe shtëpitë e shëndetit në vend në një afat prej dy vitesh veç janë pranuar rreth 1.200 punonjës shëndetësorë, personel mjekësor, infermierë dhe pastruese. "Ideja për punësime në sferën e shëndetësisë është që të kontribuojmë në përforcimin e kapitalit njerëzor në shëndetësi dhe të mos lejojmë stanjim të

shëndetësisë së Maqedonisë. Ajo që këto 400 punësime i karakterizon është që për herë të parë po publikojmë shpallje për punësim të mjekëve të cilët më pas do t'i dërgojmë në specializim jashtë shtetit. Ashtu publikohen edhe shpalljet, do të thotë qëndron në shpallje se kërkohet mjek i cili do të dërgohet në specializim jashtë shtetit, ndërsa pastaj do të ketë

obligim të kthehet në Republikën e Maqedonisë", tha Todorov. Sipas tij, do të ketë specializime nga më shumë sfera si gjinekologji, kirurgji, anestezion, mjekësi interne, kardiologji, ndërsa ideja është që të mos kenë specializuar vetëm në Shkup ose nga ky vit në Universitetin "Goce Dellçev" në Shtip, por të munden të specializojnë në Beograd,

Sofje, Zagreb, Lubjanë, Ninberg, Hamburg dhe në numër më të madh të qyteteve që të sjellin dijeni të ndryshme dhe me këtë të imponohet një garë. "Këta mjekë, nuk do të sistemohen vetëm në Shkup, por në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë", tha Todorov. Ai vlerësoi se punësimet e reja, por edhe specializimet e mjekëve jashtë vendit do të kontribuojnë për përmirësim të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, ndërsa për mjekët krijim i kontakteve dhe rrjetit me kolegët e tyre nga vendet evropiane, që do të thotë edhe këmbim i mëtejshëm i përvojave. Ministri i Shëndetësisë Todorov paralajmëroi se së shpejti do ta promovojnë edhe projektin për ndërtimin e Spitalit Klinik në Shtip. "Projekti ideor veç është gati, tani po bëhet projekti themelor, i cili duhet të jetë gati deri në fund të këtij ose fillim të vitit të ardhshëm, pastaj pason periudhë e revizionit dhe pjesa e dytë e tenderit për ndërtim. Praktikisht presim siç edhe paralajmëroi edhe kryetari i Qeverisë Nikola Gruevski, diku në shkurt të fillojmë me ndërtim", deklaroi Todorov, duke shtuar se bëhet fjalë për koncept shumë modern, bashkëkohor i ndërtimit të spitalit, në të cilin do të ketë funksion të shkëlqyeshëm të vetë spitalit dhe sistemim të reparteve, që do të ndihmojë për funksionim më të mirë të vetë spitalit.

Llakavicë, 210 metra mur mbrojtës Korpusi i Paqes, do të betohen edhe dhe rrugë 34 vullnetarë Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta sëbashku me banorët e fshatit Llakavicë përuruan punët që janë bërë për ndërtimin e murit mbrojtjes në hyrje të fshatit. Muri do ta pengoje shembjen e dheut nga njëra anë e rrugës. Gjithashtu dukshëm është zgjeruar hyrja e rrugës së fshatit. “Ka qenë kërkesë e banorëve të fshatit që të ndërtohet muri mbrojtës dhe të bëhet zgjerimi i rrugës ku janë krijuar mundësitë edhe për parkimin e veturave. Muri shumë bukur është ndërtuar dhe e ka zbukuruar edhe hyrjen e fshatit. Distanca është 210 metra, kurse investimi ka kushtuar 900 mijë denar ose 15 mijë euro”, tha Bejta. Komuna e Gostivarit gjithashtu ka bërë edhe mbushjen e gropave në rrugën drejt

Llakavicës. “Ne e morëm për obligim dhe paraprakisht bëmë edhe mbushjen e gropave në drejtim të rrugës për në fshatin Llakavicë, edhe pse rrugën duhet ta mirëmbajë Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”, tha Bejta. Kreu i Gostivarit theksoi se gjitha punët të cilat bëhen me dëshirë dhe vullnet të banorëve shkojnë mbarë dhe punët e bëra në Llakavicë, janë bërë në interes të gjithë banorëve të fshatit.

Korpusi i paqes - Maqedoni me kënaqësi informon që më 29 nëntor 2012, 34 vullnetarë të rinj amerikanë të Korpusit të Paqes do të bëjnë betimin festiv para ambasadorit të SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë Paul D. Wohlers. Në mesin e të ftuarve janë ministri për punë dhe politikë sociale Dime Spasov, përfaqësues prej kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë Elisabeta Ivanova, kryetarë të komunave dhe miq të Korpusit të Paqes. Ceremonia e dhënies së betimit do të mbahet më 29 nëntor 2013, e premte, në restorantin Palace në Kumanovë (fshati Dobroshanë), prej orës 13:00 deri në ora 17:00. Kjo ceremoni shënon përfundimin e

suksesshëm të programit trajnues në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë javësh ku vullnetarët e rinj u janë nënshtruar kurseve për gjuhë maqedonase dhe shqipe, kanë mësuar për kulturën dhe kanë ndjekur trajnim teknik. Pas ceremonisë për dhënien e betimit, vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes do të fillojnë shërbimin e tyre dy-vjeçar në tërë territorin e Maqedonisë.

dhe Kosovën: vetëm 28 den./min. Kjo dhe oferta të tjera do të lansohen shpejt në treg. “Duke filluar që sot mund ta transferoni numrin që keni në Albafone. Vizitoni njërin nga dyqanet e Albafone ose partnerëve dhe plotësoni kërkesën për transferim të numrit. Ju do të keni transferim sa më të lehtë dhe do të merrni kartelë të re. Ndërsa, Albafone do t’i bart shpenzimet për kalimin tuaj në Albafone me numrin e vjetër”, njoftojnë nga Albafone.

Prezantohet sot revizioni i “Shkupit 2014”

Raporti i revizionit të projektit “Shkupi 2014” do të prezantohet sot, e enjte. Ekspertët Sllagjana Taseva dhe Dragan Malinovski, do të prezantojnë gjetjet e rishikimit të dokumentacioneve dhe shpenzimeve. Prezantimi do të bëhet në sallën e Këshillit të Komunës Qendër. Në një deklaratë të mëhershme, kryetari i Qendrës, Andrej Zhernovski, i kishte bërë thirrje kryeministrit Nikola Gruevski, të marrë pjesë personalisht në konferencën për shtyp. Ftesa e tillë mbeti pa koment nga kryeministri dhe nga Qeveria.

“Mbeturina” prangos 14 persona për evazion fiskal

Policia ka nisur mëngjesin e së mërkurës një aksion të gjerë, të koduar me emrin “Mbeturina”, për arrestimin e disa personave. Bëhet fjalë për disa të dyshuar për evazion fiskal. Sipas burimeve jozyrtare, të dyshuarit kanë shmangur taksat ndaj shtetit me skemën e formimit të subjekteve fiktive. Dëmi që përllogaritet t’i jetë bërë shtetit me veprimet e të dyshuarve, kap vlerën mbi 1 milionë euro. Në njoftimin zyrtar të MPB-së, informohet se janë arrestuar gjithsej 14 persona, kryesisht drejtues dhe pronarë të kompanive, veprimtaria e të cilëve mbulon riciklimin e mbeturinave. Të arrestuarit janë nga Velesi, Shkupi dhe Ohri. Ata dyshohen për veprat “evazion fiskal” dhe “shoqërim kriminal”.


In t e r v is t ë

6

e enjte, 28 nëntor 2013

Sëmundjet neuBISEDË ME DR. ARBEN TARAVARI, SHEF I REPARTIT TË NEUROFIZIOLOGJISË NË SHKUP rofiziologjike ditaditës janë më të shpeshta tek qytetarët tanë. Por më të theksuara janë Migrena, sëmundja e Parkinsonit dhe ajo e Sklerozës. Dr. Taravari flet për “Zhurnal plus” hipomimi. Hipomimi do të thotë për simptomat, mimikë e fytyrës shumë e zvogëluar. Sa më herët që të reagimet në kohën e zbulohet që pacienti ka parkinduhur dhe për shërson dhe të niset me terapi jemi në mundësi pacientëve tu bimet 24/7

Sëmundjet neurofiziologjike rriten frikshëm mundësohet kualitet të jetës shumë më të mirë në qoftë se përdorin barna. Ne nuk jemi në mundësi të stopojmë sëmundjen por e mundësojmë progrebidimin e ngadalshëm të sëmundjes.

Bisedoi: Mefail ISMAILI hurnal: Cilat janë sëmundjet kryesore të cilat i trajtoni në repartin e Neurofiziologjisë? Dr.Taravari: Klinika e Neurologjisë këtu në Shkup është e përbërë prej tre pjesëve, është pjesa e ambulancës , tjetra është pjesa e repartit ku përfshihen pacientët me sëmundje hiatuse apo me infarkte të trurit dhe pjesa e tretë është Neurofiziologjia ku i trajtojmë pacientët me migrenë, me sëmundjen e Parkinsonit, pacientët me sëmundjen e Allsajmerit dhe disa pacientë me epilepsi.

Z

Zhurnal: Cilat nga këto sëmundje janë më të shpeshta tek qytetarët e vendit tonë? Dr.Taravari: Me frekuencë më shpesh që vijnë këtu janë Mirgera dhe kokëdhimbjet. Me siguri të plot e them atë që kryesisht pacientët që lëvizin në pjesën e neurofiziologjisë janë pa centët me tipe të ndryshme të kokëdhimbjeve Zhurnal: Sëmundjet të para si më të shpeshta i përmendët sëmundjet e Migrenës, duke ditur se këto sëmundje shkaktojnë dhimbje të kokës. Si dallojnë këto sëmundje prej kokë dhimbjeve të tjera? Dr.Taravari: Migrenat janë tip i kokë dhimbjeve, në përgjithësi kokë dhimbjet ne i ndajmë në disa tipe dhe atë: tipe të kokë dhimbjeve primare ose parësore dhe kokë dhimbje sekondare. Cilat janë kokë dhimbjet parësore? Janë kokë dhimbje ku sëmundja është vetvetiu kokë dhimbe dhe nuk është si pasojë të ndonjë sëmundje tjetër. Ekzistojnë kokë dhimbje sekondare tek të cilat kemi simptomën e kokëdhimbjes si pasojë e sëmundjes tjetër. Por 90 për qind e kokëdhimbjeve janë parësore, vetëm 10 për qind e kokë dhimbjeve janë simptomë i dhimbjes së kokës si pasojë e ndonjë dhimbje tjetër si psh. Infarktit të trurit, gjak derdhjes së trurit infektimit të trurit, tumorit të trurit e kështu me radhë. Migrenat janë një tip i kokë dhimbjes të cilin në mjekësi i themi si ‘hemikrania’ ose dhimbja e gjysmës së kokës. Zakonisht manifestohet tek gjinia femërore, tre herë më shpesh se tek gjinia mashkullore.

Karakterizohet me dhimbje tipike që ne i themi se është dhimbje pulsative dhe dhimbje që zgjat përafërsisht 4 deri në 72 orë. Nëse dhimbja zgjat më pakë se 4 ose më shumë se 72 orë atëherë themi se m,e siguri nuk bëhet fjalë për migrenën. Përveç këtyre simptomave, migrena, dhimbja e kokës karakterizohet me disa simptome përcjellëse si: fotofobia, pacientëve gjatë kokë dhimbjes u pengon drita, zhurma, kanë vjellje, gërditje nga erërat ndryshme. Është mirë që pacientët që e kanë këtë së-

Zhurnal: Doktor, potencuar edhe sëmundjen e Parkinsonit. Çka është kjo sëmundje, a ka raste të shpeshta dhe si manifestohet? Dr.Taravari: Ekzistojnë më shumë tipe të parkinstonizmave por kryesori është Morvusi ose sëmundja ideopatike e Parkinsonit. Është sëmundje ku qelizat nervore vdesin masovikisht, numri i tyre, sidomos i atyre të cilëve prodhojnë neuro-transfiter i cili është përgjegjës për disponimin tonë nisin të zvogëlohen masovikisht në

dytë R-ja, do të thotë Rigjiditet, është shtangje e muskujve, arsye për të cilën tek shumica e pacientëve përfitojmë përshtypjen se janë të shtrënguar në trupin e tyre, e kemi përshtypjen se ecin si statuja, sikur trupa që nuk e kanë lirinë e lëvizjes si njerëzit e tjerë. A-ja ishte germa e tretë që do të thotë, Akinezia që është ngadalësim. Do të thotë të gjitha funksionet, motorët, ose funksionet e lëvizjes tek këto njerëz janë të ngadalësuara. Germa e katër tek TRAP është P-ja që do të thotë Postu-

MOSHA E PARAQITJES SË ALLCAJMERIT Parashtrohet edhe një dilemë, a paraqitet Allcajmeri vetëm tek njerëzit e moshuar, a paraqitet edhe tek njerëzit më të ri? Definitivisht po! Definitivisht kohën e fundit edhe me frekuencë më të madhe. Në literaturë është i përshkruar pacienti më i ri në moshën 29 vjeçar. Kemi pacient prej rrethit të Shkupit që është 49 vjeçar dhe veç i ka simp tomat e demencës, pra simptomat e zhvillimit rapid të Sklerozës. SËMUNDJA E PARKINSONIT DHE PASOJAT Ekzistojnë më shumë tipe të parkinstonizmave por kryesori është Morvusi ose së mundja ideopatike e Parkinsonit. Është sëmundje ku qelizat nervore vdesin masovik isht, numri i tyre, sidomos i atyre të cilëve prodhojnë neurotransfiter i cili është përgjegjës për disponimin tonë nisin të zvogëlohen masovikisht në trurin tonë. mundje të nisin me terapi sa më herët. Ekzistojnë disa faktorë të cilët ne i quajmë si “Triger faktor”, pra janë faktorë si ushqime të caktuara, ndryshime të kohës, gjendje të caktuara që ndihmojnë që Migrena të paraqitet më shpesh... Pacientët duhet të kenë regjim të caktuar të flejtjes dhe zgjimit, nuk është e preferuar të flenë shumë vonë nuk preferohet të zgjohen shumë herët, të rrinë në vende të tymosura e kështu me radhë. Ne jemi pandal këtu dhe të gjithë pacientët që kanë probleme të këtilla mund të paraqiten çdo të martë dhe të enjten në këtë pjesë të spitalit shtetëror, pra në Neurofiziologji...

trurin tonë. Manifestohet me katër simptome kryesore, të cilat, unë shpesh studentëve u them mbani mend si ‘TRAP simptom’. Çka do të thotë TRAP simptomi? Pra që formohet prej katër germave, T, R, A dh P. Çka është T-ja, T-ja është Trimori ose dridhja. Tipike për këto pacientë është se sëmundja nisën me manifestim të dridhjes në qetësi, do të thotë kur i kanë ekstremitetet të fiksuara, kur janë në qetësi, tek pacientët nisën dridhja. Kjo dridhje më së shumit potencohet kur pacientët janë pak më t ë shqetësuar ose të lodhur. Krejt kjo krijon tek pacienti pengesa në funksionimin e përditshëm. Germa e

raliostabilitet. Tek këto pacientë ekziston një gjeostabilitet gjatë zhvillimit të aktiviteteve të përditshme. Më së mirti atë e vërejmë kur ecin këto pacientë. Kanë një ndryshim karakteristik. Ne kur hecim vazhdimisht duart tona i lëvizim, ajo i jep një stabilitet lëvizjes tonë. Tek këto pacientë e kemi të fiksuar. Pra ana e cila është me tremor, me regjiditet me shtangje, ajo anë kur ecin pacientët, ajo dorë nuk lëviz si dora tjetër, të gjitha këto simptome na shtyjnë të mendojmë se pacienti ka sëmundjen e Parkinsonit. Gjë tjetër që është tipike për Parkinsonin është ajo që mund tu ndihmohet familjarëve është ajo që kanë

Zhurnal: Po ashtu theksuat edhe sëmundjen e Allsajmerit ose siç është e njohur në gjuhën popullore sëmundje e Sklerozës. A mund të na tregoni diçka më shumë rreth kësaj sëmundje dhe rasteve tek qytetarët tonë? Dr.Taravari: Sëmundja e Allsajmerit ose ne në shkencë u themi Demenca, në popull është e njohur si Sklerozë, që do të thotë njerëz që Harrojnë. Definitivisht janë sëmundjen neurodegjenerative më të shpeshta. Në qoftë se e analizojmë parkinsonizmin në moshën 60 vjeçare është diku një pacient në 100 në atë grup moshë, në 70 vjet është diku dy në 100, kurse Demenca është dyfish më shumë pasi mbi 70 vjet paraqitet tek pacientët diku 10 për qind. Njerëzit e moshën mbi 80 vjet, çdo i dyti njeri ka sklerozë, ndonjë tip të sklerozës. Definitivisht në Maqedoni nisëm të vetëdijesohemi, në shtetet perendimore që moti investohet në të madhe në sanimin, në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje me qëllim që zvogëlohen pasojat në shoqëri. Më parë i trajtofshim si sëmundje të tjera, vetëm në dy vitet e fundit mund të them se bëjmë investime të mëdha, investigime të mëdha në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje me të vetmin qëllim që ta përmirësojmë dhe t’i mundësojmë pacientit që të jetojë një periudhë më të gjatë e jetës me kualitet më të mirë. Pse them se demencat shkaktojnë problem të madh shoqëror. Për arsye se këto pacientë në fazë të zhvillimit të demencës nuk janë në mundësi të jetojnë të pavarur, janë të varur prej njerëzve, dikush duhet ti ushqejë, të rrijë vazhdimisht në kokën e këtyre, do të thotë komplet komoditeti familjar prishet me paraqitjen e këtyre sëmundjeve. Si i dallojmë këto pacientë? Zakonisht nisin simptomet e harresës së fjalive të caktuara, këto pacientë nisin të mos mund t’i njohin të gjithë njerëzit. Në fazat e para kur më shumti mund tu ndihmojmë këtyre të pacientëve paraqiten edhe

simptome të depresionit dhe mos disponimit. Se depresion dhe mosdisponim? për arsye se pacientët në këtë fazë janë kritik për atë që ndodh, do të thotë janë të vetëdijshëm se në moment nuk u kujtohet një fjalë që duhet ta theksojnë. Në qoftë se i ndërpresim gjatë bisedës harrojnë ku kanë mbetur dhe vazhdojnë me bisedë tjetër, por në këtë fazë janë komplet të vetëdijshëm për atë. Dhe kjo është arsyeja që ata fillojnë të tërhiqe, do të thotë mos duan të jenë mes njerëzve, mos duan shumë të flasin. Pse? sepse janë të vetëdijshëm që bëjnë gabime të tepërta të cilat shkaktojnë dyshime ose të qeshur tek njerëzit që bashkëjetojnë me atë. Me plotë përgjegjësi përsëri them se, do të ishte mirë, disa mediume në Maqedoni në nëntor organizuan dhe hapën një ueb faqe, e cila është edhe në gjuhën shqipe (www.alz.mk) dhe mund të gjinden informatat kryesore për këtë sëmundje. U kisha preferuar njerëzve të cilët kanë dyshime se dikush prej familjarëve të cilët janë më të moshuar, se kanë mundësi të kenë simptome të këtilla, t’i marrin informacionet si do i kishin dalluar këto pacientë. Parashtrohet edhe një dilemë, a paraqitet Allcajmeri vetëm tek njerëzit e moshuar, a paraqitet edhe tek njerëzit më të ri? Definitivisht po! Definitivisht kohën e fundit edhe me frekuencë më të madhe. Në literaturë është i përshkruar pacienti më i ri në moshën 29 vjeçar. Kemi pacient prej rrethit të Shkupit që është 49 vjeçar dhe veç i ka simptomat e demencës, pra simptomat e zhvillimit rapid të Sklerozës. Ne do të kishim mund të ndihmojmë që nëse mund t’i shërojmë fazën e parë dhe të dytë që zgjasin prej në një dhe dy vjet, mund t’i prolongojmë këto faza. Faza e parë dhe e dytë shumë shpesh zgjasin tre deri në katër vite. Më rrallë deri në shtatë apo tetë vite. Zhurnal: Për të biseduar për këto sëmundje dhe simptomat e tyre natyrisht se do të na duhej edhe shumë kohë, por cila do të ishte porosia juaj për të gjithë lexuesit tonë? Dr.Taravari: Unë këtu do të isha ekstrem i shkurtë. Të gjithë ata që kanë nevojë për çfarëdo lloj të konsultimit për rreth sëmundjeve neurologjike, ne jemi të hapur 24/7. Unë me bashkëpunëtorët e mi jemi këtu vazhdimisht për qytetarët që kanë halle ose probleme të caktuara të tipit të këtillë.

Botues: Bexhet MUSLIJA Lajme të dorës së parë

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Zëvendëskryeredaktor: Shkëlzen LUSHAJ; Redaktorë: Bekim BUÇI, Agim FAZLIU, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: email: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17  815, 32 17  816, Fax: 32 17  817, Email: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210065405030191, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/64, 1000 Shkup, Maqedoni


K r o n ik ë

e enjte, 28 nëntor 2013

7

Kronikë e zezë

Ademi: Pres një investitor për Çebrenin Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdylaqim Ademi pret të gjendet më në fund një investitor që do ta ndërtojë hidroelektranën Çebren të Lumit të Zi në rajonin e Mariovës. Ai ka informuar se vendimi për nisjen e procedurës për tender është miratuar nga Qeveria dhe se duhet publikuar

javën e ardhshme. " Pres që këtë herë të ketë të interesuar dhe të jetë i suksesshëm tenderi sepse disa nga kushtet janë ndryshuar dhe në ndonjë mënyrë janë balancë mes nevojave të shtetit dhe kërkesave të investitorëve", deklaroi Ademi. Ai potencoi se në kushtet e reja nuk është parashikuar ndërtimi i hidroelek-

tranës Galishte, por lihet mundësia që më vonë të ndërtohet nëse shteti është e interesuar. "Me ndërtimin e HCE-së Çebren nuk do ta zgjidhim problemin me prodhimin e energjisë elektrike, por do t'i zvogëlojmë efektet negative për ndryshimet klimatike dhe do t'i plotësojmë kushtet për rritjen e përqindjes për

Tentoi të pengonte vje dhjen, plagoset shfrytëzimin e burimeve të rinovuara të energjisë", potencon Ademi.

"4 stinët", është titulli PIKTORI NGA TIRANA, PARID DULE, EKSPOZITË NË SHKUP i ekspozitës së piktorit nga Tirana, që ka qëndruar e hapur për disa ditë në Shkup. Artdashësit nga Maqedonia kanë pasur mundësi që shijojnë gjuhën e artit që reflektohet nga pikturat, interesimi ka qenë i madh

Pikturat që pasuruan Ditën e Alfabetit

Agim FAZLIU mahnit natyra, e mundohet që atë mrekulli ta kthejë në art, në pikturë. Në shumë vjet, piktori Parid Dule ka rrëfyer për jetën, për brendësinë e njeriut, për ecjen përgjatë stinëve. Pikërisht, "4 stinët", është titulli i ekspozitës së piktorit nga Tirana, që ka qëndruar e hapur për disa ditë në Shkup. Artdashësit nga Maqedonia kanë pasur mundësi që shijojnë gjuhën e artit që reflektohet nga pikturat. E, Paridi thotë se interesimi ka qenë i madh për ekspozitën. "Në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës 'Koco Racin', realizuam këtë ekspozitë, në ditën e parë të hapjes solemne në Kinotekën e Qytetit të Shkupit u bë një ekspozim interesant, duke e futur publikun pranë artit për ta ndjerë më nga afër, për t'u bërë më i prekshëm për syrin e tij. Interesimi ishte i parezistueshëm, pasi për një orë publiku qëndroi në sallë duke përcjellë peizazhet në momente të ndryshme të stinëve", ka thënë Dule, për "Zhurnal plus". Dule thotë se përpiqet që t'i nxisë publikut dashurinë për natyrën, për dritën, ngjyrën e peizazhit shqiptar. Thotë se ky peizazh i mrekullon artistë përjetësisht. Gjithçka që na rrethon e kthejmë në art për t'ia

E

KUSH ËSHTË PARID DULE Parat Dule ka lindur në Tiranë në vitin 1969 dhe rrjedh nga një familje artistesh. Nga vitit 1990 deri 1994 kreu studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Që nga viti 1979 deri më sot ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive dhe ka gjithashtu edhe ekspozita personale brenda dhe jashtë vendit. Arti i tij është i shtrirë në të gjitha zhan ret e pikturës, portret, kompozim, natyrë e qetë dhe peizazh. "U bë një ekspozim in teresant, duke e futur publikun pranë artit për ta ndjerë më nga afër, për t'u bërë më i prekshëm për syrin e tij. Interesimi ishte i parezistueshëm, pasi për një orë publiku qëndroi në sallë duke përcjellë peizazhet në momente të ndryshme të stinëve", ka thënë Pardid Dule SHKUPJANËT MIRËPRITËN PIKTURAT "Pitori Dule shkëlqeu me pikturat e tij. Shtëpia e Kulturës 'Koco Racin', kësaj radhe pati mundësi që të ketë një piktor shumë të talentuar që me kënaqësi mund ta quaj vangogu shqiptar. Pikturat e tij të prezantuara në Shtëpinë e Kul turës i dhanë vlerë edhe më të madhe festes kombëtare Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe", ka thënë Safet Kamberi

Spahiu: Sllavët erdhën më vonë se të gjithë në Ballkan Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ditës së hënë u promovua libri i historianit shqiptar, që gjatë njëzet viteve të fundit jeton dhe vepron në Francë, Dr. Arsim Spahiu, me titull ,,Maqedonasit e vjetër dhe arkeologji e tyre". Profesoresha e katedrës së Gazetarisë, Doc. Dr. Aurora Ndrio Karameti, foli për jetën dhe veprën e autorit të lirit, Dr. Arsim Spahiu, me ç'rast, ndër të tjera theksoi se, Dr. Spahiu vjen nga një familje e njohur patriote nga zona e Lumës, në veriun e Shqipërisë dhe se shtëpia e tyre në Kolesjan të Kukësit është djegur pese herë: nga turqit, nga serbët dhe nga regjimi zogist, ndërkohë që vetë ai, nga ana e regjimit komunist në Shqipëri, për 29 vjet ka qenë i internuar, duke iu mohuar në këtë mënyrë edhe e drejta e shkollimit. Shkol-

limin universitar e filloi në Francë, në moshën 52 vjeçare, ku shkoi në migrim familjar pas shembjes së diktaturës komuniste. Po në Francë, ai doktoroi në moshën 64 vjeçare. Profesori i Katedrës së Historisë, Prof. dr. Nebi Dervishi, duke folur për promovimin e librit “Maqedonasit e vjetër dhe arkeologji e tyre", tha se ky promovim, këtu në USHT, nuk është pa domethënie, sepse Universiteti i ynë ndër vite, e sidomos këto 3 vitet e fundit, ka qenë gjithnjë i interesuar dhe i gatshëm, që në çdo kohë e në çdo moment t’i inkurajojë, t’i mbështesë e t’i ndihmojë forcat shkencore në tërë hapësirat shqiptare dhe në diasporë, të bindur dhe të palëkundur se, vetëm kështu, me forca të përbashkëta, mund të avancojë shkenca dhe historiografia

shqiptare. Sa i përket vetë librit dhe rëndësisë së tij, profesor Dervishi tha se “botimi i kësaj vepre pa mëdyshje duhet të konsiderohet si përmbushje fatlume e aspiratës së të parëve të autorit për të nxjerrë në dritë të vërtetën historike për të kaluarën e largët të Ilirisë dhe si një nderim për traditën intelektuale të fshatit të tij, Kolesjanit të Lumës, që për qëndresën heroike

antiturke e antiserbe, në fillim të shek. XX, është cilësuar me të drejtë si Termopile shqiptare". Ai ka shtuar më tej se "autori në libër shumë qartë e thotë dhe e dokumenton se banorët sllavë të Maqedonisë dhe sllavët bullgarë me prejardhje aziatike janë shumë më të vonshëm në Ballkan se disa popuj të tjerë indoevropianë, nuk kanë lidhje me të kaluarën parahistorike të popujve jo

sjellë publikut artdashës një copëz të universit që së bashku e ndajmë çdo ditë", deklaron piktori nga Tirana. Ekspozita "4 stinët" u realizua në Shkup me rastin e festes së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dhe është vazhdimësi e ekspozitës së mëparshme të mbajtur në Tiranë, në vitin 2012. Kjo ekspozitë qëndroi e hapur deri më 27 nëntor, ndërsa nuk munguan miqtë dhe dashamirësit e shumtë, të cilët gjatë këtyre ditëve përcollën dhe me uruan për ekspozitën. "Një falënderim të veçantë doja ta bëja për z. Jovan Lazarev që mundësoi ekspozitën, drejtorin e 'Koco Racin', Safet Kamberi dhe të gjithë stafin e Shtëpisë së Kulturës për mbështetjen dhe organizimin e kësaj ngjarjeje shumë të rëndësishme për mua", ka thënë piktori Dule. Në anën tjetër, drejtori i Shtëpisë së Kulturës "Koco Racin", Safet Kamberi thotë se punimet e piktorit nga Shqipëria Parid Dule janë pritur mirë nga publiku shqiptar në Maqedoni. "Ai me pikturat e tij shkëlqeu. Shtëpia e Kulturës 'Koco Racin'- Shkup, kësaj radhe pati mundësi që të ketë një piktor shumë të talentuar që me kënaqësi mund ta quaj vangogu shqiptar. Pikturat e tij të prezantuara në Shtëpinë e Kulturës i dhanë vlerë edhe më të madhe festes kombëtare Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe", ka thënë Kamberi, për "Zhurnal plus".

sllavë. Krejt ndryshe qëndron puna me gërmimet arkeologjike dhe botimet e viteve 50-60 e 70 të shekullit të kaluar, të Prof. Selim Islamit, Hasan Cekës, Franjo Prendit, Neritan Cekës e Myzafer Korkutit, që e mbushin zbrazëtirën e plotë të kërkimeve arkeologjike shqiptare të paraluftës dhe e vendosin Shqipërinë si shtet, ashtu siç duhet, në kornizat e parahistorisë mesdhetare dhe evropiane të gjysmës së dytë të shek XX. Kjo ka vlejtur shumë sidomos për arkeologët e njohur euro-amerikanë të atyre viteve". Autori i librit "Maqedonasit e vjetër dhe arkeologji e tyre", Dr. Arsim Spahiu, u shpreh mjaft i kënaqur dhe i emocionuar që promovimi i librit të tij është para një numri mjaft të madh të studentëve, kryesisht të Katedrës së Historisë, pasi siç u shpreh, ata janë e ardhmja e sigurt, jo vetëm për shkencën por në përgjithësi për zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

Një person është plagosur me dy plumba nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur kur viktima, që është 34-vjeçari A.N, ka tentuar t’i pengojë disa persona që po vidhnin karburant nga një kamion i parkuar afër pompës së benzinës “Integral Petrol” në Dobrosht të Tetovës. Viktima është transportuar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në deklaratën për Policinë, viktima ka thënë se kishte pikasur keqbërësit teksa po vidhnin karburantit dhe se kishte tentuar t’i përzinte, por më kot.

Sekuestrohen 36 kg marijuanë Në dy raste të ndara, në vendkalimet kufitare “Mexhitlia” dhe “Tabanoc” janë konfiskuar rreth 36 kilogram marihuanë, bëri të ditur Drejtoria doganore. Konfiskimi i parë i lëndës narkotike ndodhi kur në makinën “Volsfagen sharan” e drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë u zbuluan 30 kg marihuanë. Droga ka qenë e fshehur në pjesën e sipërme të makinës. Destinacioni i fundit i drogës ka qenë Selaniku, ndërsa për kontrabandën e lëndës narkotike shtetasit të Shqipërisë i është premtuar shpërblim prej 3.000 eurosh. Vlera e marihuanës së konfiskuar në tregun narkotik vlerësohet në rreth 120.000 euro. Ndërkohë në autostradën TabanocKumanovë në makinën “Alfa rome” me targa të Polonisë, të cilën e ka drejtuar një shtetas polak, në rezervuarin e lëndës djegëse, doganierët kanë zbuluar 6 kg drogë, me vlerë prej 23.000 euro. Bashkë me këto dy raste, nga fillimi i këtij viti, doganierët deri më tani kanë konfiskuar rreth 750 kg marihuanë.

Del në ballkon, sulmohet nga i panjohuri Një 46-vjeçare është hospitalizuar me lëndime koke, pasi ishte sulmuar nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja kishte ndodhur në ballkonin e shtëpisë, ku 46vjeçarja R.Z kishte dalë për punë të veta. Ajo kishte pikasur të panjohurin dhe kishte nisur e alarmuar të kërkonte ndihmë, ndërsa ai e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse vazhdonte të piskaste, dhe më pas e kishte goditur në kokë me një shufër hekuri. R.Z është hospitalizuar dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa Policia ka ndërmarrë masa për identifikimin dhe kapjen e sulmuesit.

Grabitet pompa e benzinës në aksin GradskoPrilep Persona të panjohur mbrëmë në orën 19:45 e kanë plaçkitur pompën e benzinës në rrugën magjistrale Gardsko-Prilep afër motelit "Drenovë". Informacionin e konfirmoi zëdhënësja e MPB-së Veles, Anita Stojkovska. "Tre persona të panjohur të maskuar me kaska në kokë kanë hyrë në pikën e karburantit. Njëri në dorë ka mbajtur thikë-satar, ndërsa tjetri shkop bejzbolli. Me kanosje verbale dhe me kanosje me pajisjet që i kanë pasur kanë kryer vjedhje mbi të punësuarin B.P., i lindur në vitin 1954. Me këtë rast kanë marrë 50.100 denarë nga qarkullimi ditor, e pastaj me automobil për udhëtarë "citroen berlingo" kanë ikur nga vendngjarja", deklaroi Stojkovska. Espertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip nga stacioni policor Kavadar. Ndërmerren masa për gjetje të kryerësve.


Ko s ov ë

8

Ka nisur seanca fillestare ndaj Sylejman Selimit dhe tre të tjerëve në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës. Të gjithë të akuzuarit në rastin e dytë për krime lufte janë deklaruar të pafajshëm. “Jo, nuk jam fajtor”, ka qenë përgjigja e Sylejman Selimit kur është pyetur nga gjyqtari për akuzën ndaj tij, raporton KTV-ja.

Avokati Tomë Gashi që mbron Selimin, ka kërkuar që lënda të bashkohet me atë të Grupit të Drenicës por gjyqtari ka thënë se kjo kërkesë të bëhet në fund. Prokurori italian, Mauricio Salustro po zëvendësohet nga një gjyqtare tjetër e EULEX-it. Seanca e dytë ndaj Selimit e të tjerëve është caktuar për datën 13 dhjetor.

Selimi: Jo, nuk jam fajtor! Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, dyshohet për cenim të integritetit trupor dhe shëndetit të dy dëshmitareve, në bazë të dëshmisë të së cilave edhe është ngritur aktakuza. Pos am-

Jashari: Nuk jemi në shërbim të politikës Përfaqësuesi i familjes Jashari nga Prekazi thotë se për më shumë se 100 vjet shtet, shqiptarët janë më të lirë, ndonëse të ndarë, me ç’rast ideja e rilindësve për bashkimin e trojeve shqiptare ende nuk është jetësuar. Sipas Murat Jasharit, nga jetëgjatësia në pushtet e politikanëve shqiptarë në Ballkan, ka bërë që ata të largohen nga realiteti në të cilin jetojmë. Gjatë një interviste për gazetën “Zërin”, Murati pohon se familja Jashari nuk e mbështet asnjë politikan, apo subjekt politik në Kosovë, ndonëse respekton funksionet kushtetuese shtetërore. Atij nuk i kujtohet as hera e fundit kur kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ta ketë vizituar Kullën e Jasharëve, ndonëse pranon se as nuk ndje-

e enjte, 28 nëntor 2013

hen të hendikepuar. “Po e them me sinqeritetin më të madh, familja Jashari i takon popullit dhe është e popullit shqiptar. Politikanët janë për ne figura që shkojnë e vijnë. Nëse një politikan do ta kryejë detyrën mirë do ta ketë urimin tonë dhe do ta ketë mbështetjen tonë”, thekson Jashari. Ai pranon se në bisedimet me Serbinë, Kosova u ka hyrë në hak shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

basadorit Sylejman Selimi në aktakuzë janë edhe Nexhat Qubreli, Ismet Haxha dhe Shefki Hyseni, i cili ballafaqohet me akuzën e dhunimit të Dëshmitares A. “Është e rëndësishme që të

gjithë të kuptojnë se çfarë po ndodh. Do të kujdesem që të gjithë të kuptojnë se këta zotërinj janë të pafajshëm deri sa nuk vërtetohet e kundërta”, ka thënë gjyqtari Philip Kanning.

THAÇI NË KOMITETIN DREJTUES PËR VIZAT

Të dëshmohet puna për liberalizimin

Krasniqi, homazhe për Adem Jasharin Kryeministri bëri të ditur se ky mision do të vlerësoj vetëm tri blloqet e para, do të vlerësoj zbatimin e kritereve që ndërlidhën me fushën e riatdhesimit, riintegrimit, sigurisë së dokumenteve personale, migrimit, dhe azilit

Me rastin e 28 NëntoritDitës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe përvjetorit të daljes në skenë të UÇK-ës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz dhe ka vendosur

kurorë lulesh tek varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari. Me këtë rast, kryeparlamentari Krasniqi vizitoi edhe Rezidencën e familjes Jashari, ku u prit nga Rifat Jashari, me të cilin bashkëbisedoi për çështje të aktualitetit politik dhe kombëtar.

Rama kërkoi nga Rumania njohjen e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në takimin e krerëve të qeverive të Evropës Qendrore në

Bukuresht. Në takimin që kryeministri Rama ka zhvilluar me homologun e tij rumun Ponta, i kërkoi atij që Rumania ta njohë sa më shpejt pavarësinë e Kosovës. Kjo sipas kryeministrit Rama, do të ishte një kontribut shtesë për forcimin e paqes dhe stabilitet në rajon, transmeton RTK.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, uron kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Në telegramin e urimit thuhet “Kaloi më shumë se një shekull pavarësi të shtetit shqiptar, akti më i rëndësishëm i historisë së kombit shqiptar, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, duke sublimuar kështu përpjekjet e pareshtura të popullit shqiptar për të qenë i lirë dhe i pavarur. 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së

ryeministri i vendit, Hashim Thaçi në takimin e Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave tha se më pak se tri ditë i ndajnë nga misioni faktmbledhës, i cili do ta vlerësojë zbatimin e kritereve të tri nga pesë blloqet për liberalizimin e vizave. Ai bëri të ditur se ky mision do të vlerësoj vetëm tri blloqet e para, do të vlerësoj zbatimin e kritereve që ndërlidhën me fushën e riatdhesimit, riintegrimit, sigurisë së dokumenteve personale, migrimit, dhe azilit. “Vetëm një mision të ngjashëm kemi pas, i cili është zhvilluar në tetor të vitit të kaluar. Pra, kanë kaluar më shumë se një vit prej kur Komisioni Evropian ka bërë vlerësimin e fundit dhe për këtë arsye jam më se i sigurt që zyrtarët me të cilët do të takohen ekspertët e BE-së do të jenë në gjendje të prezantojnë një situatë shumë të avancuar me atë që ka qenë para një viti dhe të dësh-

K

TAHIRI NË BRUKSEL, PËR ÇËSHTJET E ENERGJISË Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e radhës për çështjet e energjisë që u mbajt pardje në Bruksel me ndër mjetësimin e Bashkimit Evropian, njofton zyra për informim e Edita Tahirit. Në këtë takim sipas tyre u bisedua për procesin e zbatimit të marrëveshjes për energjinë. mojnë përkushtimin dhe seriozitetin që të gjithë e kemi treguar gjatë kësaj kohe”, tha ai. Thaçi tha se ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shtetin tonë, pasi që këto kritere në realitet janë reforma prej të cilave në çdo aspekt do të përfitojë vendi dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. “Besoj që të gjithë jemi të vetëdijshëm rreth rëndësisë që procesi i liberalizimit të vizave ka për vendin tonë. Gjithashtu rëndësia e këtij misioni fakt mbledhës është po ashtu shumë e rëndësishme. Për këtë arsye pres nga ju që javën që vjen pra prej 2-6 dhjetor të jeni maksimalisht të përgatitur, të siguroheni që stafi juaj të jetë i gatshëm

dhe në krye të detyrës të jenë të pajisur më të gjitha informatat dhe statistikat e nevojshme”, tha Thaçi. Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e radhës për çështjet e energjisë që u mbajt pardje në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, njofton zyra për informim e Edita Tahirit. Në këtë takim sipas tyre u bisedua për procesin e zbatimit të marrëveshjes për energjinë, përkatësisht për hapat që duhet të merren nga secila palë në mënyrë që procesi i zbatimit të jetë në koherencë me marrëveshjen dhe me afatet e parapara.

“Palët u fokusuan në diskutimet për të përafruar qëndrimet rreth planit për veprim, i cili do të shërbejë si udhërrëfyes përgjatë procesit të zbatimit të Marrëveshjes për energjinë të arritur me 8 shtator 2013. Palët janë pajtuar që të vazhdojnë konsultimet më qëllim që sa më parë të finalizohet plani për veprim dhe të fillojë zbatimi praktik i kësaj marrëveshje me të cilën synohet vendosja e një bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e energjisë mes Kosovës dhe Serbisë, në bazë të parimeve të Bashkimit Evropian dhe Traktatit të Komunitetit të Athinës për energji për Evropën Juglindore”, thuhet në njoftim.

Thaçi uron kryeministrin Rama për 28 Nëntorin Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar. Është vlerë që duhet të ruhet dhe kultivohet në shenjë respekti për paraardhësit tanë, për të tashmen dhe të ardhmen e brezave që do vijnë”. “Në këtë përvjetor Shqipëria gjendet

shumë më e konsoliduar si shtet me frymën e re të rilindjes, i anëtarësuar në NATO, me liberalizim të vizave dhe një prej vendeve që po kontribuon në forcimin e stabilitetit dhe paqes në rajon. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës shtetit shqiptar për kontributin që ka dhënë në të gjitha periud-

hat për Kosovën. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni urimet më të përzemërta me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar, për një Shqipëri me perspektivë evropiane”, thuhet në telegramin e urimit.


S h q ip ë r i

e enjte, 28 nëntor 2013

9

Skandali, 500 mijë lekë për të liruar një të arrestuar Pesë milionë lekë për të ndryshuar masën e sigurisë. Kjo është shuma që ka paguar një qytetar për lirimin e secilit prej pesë të afërmve të tij. “Fiks Fare” solli mbrëmjen e së martës fakte mbi mënyrën se si funksionon sistemi i Drejtësisë në vendin tonë. Me zë e figurë u paraqitën fakte që tregojnë se si hallexhinjtë përplasen dyerve të gjyqtarëve e prokurorëve. Historia e një familjeje, 6 anëtarët e së cilës u arrestuan gjatë një proteste për bukën e gojës, zbuloi hallkat e korrupsionit në sistemin gjyqësor. Investigimi nisi 3 muaj më parë pas denoncimit të një qytetari, i cili bashkë me pesë anëtarë të

familjes u arrestuan më 15 prill të këtij viti gjatë protestës që ata bënë ndaj kompanisë së përpunimit të bakrit në FushëArrëz, “BerAlb”. Për ndryshimin e masës së sigurisë për secilin prej të arrestuarve, shuma që kërkohej nga gjykata ishte 500 mijë lekë (të rinj). Madje, shuma për të liruar njërin prej djemve të qytetarit që denoncoi rastin korruptiv, ishte 600 mijë lekë të rinj. Dëfrim Premçi është personi që ka luajtur rolin e ndërmjetësit për lirimin e tij. Ai thotë se 600 mijë lekë ia ka dhënë prokurorit, i cili do të tërhiqej nga akuzat e ngritura. Ndërsa avokati Fariz

Xhuxhi pranon se një pjesë e shumës do t’i jepet edhe gjyqtarit. Avokati organizon edhe një takim me oficerin e Policisë gjyqësore të këtij prokurori, Hasan Alia. Ky i fundit del garant që është biseduar me prokurorin dhe se e kishin pasur shumë të vështirë që ta bindnin për të ndryshuar masën e arrestit. Në bisedat e transmetuara me video dhe figurë, sekretarja dhe kancelarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në një nga qytetet e Shqipërisë pranojnë se për lirimin e dy anëtarëve të familjes së qytetarit janë liruar kundrejt pagesës prej 500 mijë lekësh të rinj secili.

në rrugët e tjera nuk ka fare dekor. Vetëm pak ditë na ndajnë nga festimi i 101-vjetorit dhe, përveç Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, asgjë tjetër nuk i është bashkangjitur protokollit të Bashkisë së Vlorës. Kjo e fundit ka menduar të organizojë vetëm disa ekspozita dhe aktivitete të vogla kulturore dhe sportive. Mëngjesin e së enjtes, ditën e 28 Nëntorit, sipas protokollit është parashikuar vendosja e kurorave me lule në varrin monumental të Ismail Qemalit, fjalimet e rastit nga Sheshi i Flamurit dhe vizita në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë. Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Arben Beqiri, njëherësh edhe organizator i festës, shprehet për kushtet jo të mira ekonomike të Bashkisë. Për këtë shkak, sipas tij është përdorur dekori i vjetër. Sipas tij, fondet nga Bashkia janë të mjaftueshme vetëm për organizimin e disa aktiviteteve kulturore e artistike në qytet, si dhe organizimin e ceremonisë që do të mbahet në Sheshin e Flamurit, përfshirë këtu edhe vizitat që do të kryhen në vendet historike, si dhe vendosjen e kurorave me lule te varri i Ismail Qemalit. Ndërkaq, nuk konfirmohet nëse me rastin e kësaj feste kombëtare do të vijnë autoritete të shtetit.

Ndërsa mbeten vetëm disa ditë nga vendimi BE-së për marrjen ose jo të statusit të vendit kandidat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka përcjellë një mesazh vendeve të BE-së duke theksuar se Shqipëria e meriton statusin. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së Basha ka theksuar se Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë dhe se vendimi i BE-së për vendin tonë duhet të jetë realist dhe i drejtë. “Ne duam që në këtë fazë që Europa të marrë një mesazh të qartë, nga opozita dhe mazhoranca dhe mesazhi është ky: Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat, duhet ti jepet statusi. Shqipërisë duhet ti jepet statusi dhe duhet ti hapet drita jeshile për hapjen e negociatave si hapi që vjen pas marrjes së statusit. Ky qëndrim mbështetet edhe në vlerësimin pozitiv të Komisionit Europian për ti dhënë Shqipërisë statusin, mbështetet në bindjen se i kemi përmbushur detyrat e shtëpisë, mbështetet në besimin dhe pretendimin e drejtë për një vlerësim të drejtë të Shqipërisë nga vendet anëtare, mbështetet në pikëpamjen që ndajmë me Bashkimin Europian me përmbushjen e krietereve bazë” tha Basha. Basha theksoi më tej se Partia Demokratike do të paraqesë sot në Kuvend një rezolutë e cila kërkon që vendit tonë t`i jepet statusi për të treguar se kjo forcë politike është në funskion të ëndrrës europaine. “Seanca e sotme do të jetë për integrimin e vendit dhe hapjes së dritës jeshile që dha KE-ja, disa javë më parë. Shpresojmë në një rezolutë që do të miratohet me votë unanime. Këto janë pjesë e lobimit të PD-së, për integrimin e Shqipërisë. Ne jemi partia që lindi dhe u rrit, është dhe do mbetet partia e ëndërrës europiane. Ne kemi qenë protagonist të çdo hapi domethënës në integrimin e vendit. Me të njëjtin frymëzim dhe pasion po shërbejmë edhe sot në opozitë në funksion të ëndrrës europiane të shumicës dërrmuese të shqiptarëve” tha Basha.

kësaj pakice në hetim? A ka fajtorë për borxhet që nuk janë paguar, për detyrimet e prapambetura, për koncesione të padrejta dhe të dëmshme? A ka vjedhur kush në këtë vend? Kur do fillojmë ne t’i padisim ata që dyshohet se kanë abuzuar me të drejtën publike?”, pyeti deputeti socialist gjatë debatit për buxhetin faktik. Në të njëjtën kohë ai kërkoi të dijë nëse do të ketë në të ardhmen rrugë më të sigurta, nëse do të ketë më pak aksidente dhe nëse do të vendoset rendi brenda 300 ditëve. “A do ta vendosim rendin për 300 ditë, siç kemi premtuar? A do ndërhyjmë në Lazarat, sepse nuk ka ditë që nuk shkruhet në gazetat e botës për ishullin magjik të drogës, që helmon kaq shumë besueshmërinë

tonë dhe kaq shumë ushqen ekonominë informale të këtij vendi? Dhe është dita sot të them se nëse nuk ndërhyhet në Lazarat, çdo përpjekje për shtet ligjor në këtë vend është e kompromentuar”, theksoi më tej deputeti socialist. Në fund, pasi ngriti 39 pyetje për fushat kryesore, Blushi i kujtoi qeverisë se tani duhet të shohë nga e nesërmja dhe jo nga e shkuara. “Unë besoj se ne nuk mund të qeverisim pa krijuar besim se do bëjmë drejtësi, se do ndëshkojmë ata që duhet, se do rrisim cilësinë e qeverisjes duke bërë reforma. Prandaj dua ta mbyll duke i kërkuar qeverisë të shohë të nesërmen me shumë se të shkuarën. Të marrë vendime më shume se të flasë. Te veprojë më shumë se të tregojë”.

NË VLORË DO TË FESTOHET ME FLAMUJ TË GRISUR Burime nga Thesari i Shtetit në Vlorë konfirmuan se “nga qeveria shqiptare nuk ka ardhur asnjë fond për festën kombëtare të Pavarësisë. Kështu, ky 28 Nëntor, me sa duket do të kalojë më i vakët se kurrë më parë ë 101-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, në Vlorë do të tunden veç disa flamuj të grisur e të dalë boje. Dekori i një viti më parë, ku Vlora u vesh me flamurin kuq e zi, duket se do të përsëritet veç pas 100 viteve të tjera, atëherë kur të festohet 200-vjetori i shpalljes së shtetit shqiptar. Bashkia e këtij qyteti nuk ka shpenzuar asnjë lek për këtë festë. Ndërkaq, burime nga Thesari i Shtetit në Vlorë konfirmuan se “nga qeveria shqiptare nuk ka ardhur asnjë fond për festën kombëtare të Pavarësisë. Kështu, ky 28 Nëntor, me sa duket do të kalojë më i vakët se kurrë më parë”. 101-vjetori i krijimit të shtetit shqiptar, këtë vit do të kremtohet vetëm me dekorin e vjetshëm, pasi nga Bashkia konfirmohet se situata financiare nuk ia lejon lëvrimin e një fondi. Në Vlorë shihen vetëm disa flamuj të vegjël, që më së shumti janë përdorur për ditën e çeljes së sezonit turistik. Ndërsa nëpër shtylla janë vendosur disa flamuj kombëtarë, të cilët janë grisur dhe lagur nga shiu e moti i keq. Shumë prej tyre qëndrojnë të fshehur pas palmave, përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë, ndërsa

Qeveria “Rama”, asnjë lek për 101vjetorin

N

BASHKIA E VLORËS, AKTIVITETE PËR SHËNIMIN E FESTËS Mëngjesin e së enjtes, ditën e 28 Nëntorit, sipas protokollit është parashikuar vendosja e kurorave me lule në varrin monumental të Ismail Qemalit, fjalimet e rastit nga Sheshi i Flamurit dhe vizita në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë. Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Arben Beqiri, njëherësh edhe organizator i festës, shprehet për kushtet jo të mira ekonomike të Bashkisë. Për këtë shkak, sipas tij është përdorur dekori i vjetër

Blushi, 39 pyetje për qeverinë “Rama” Blushi kërkoi të dijë se çfarë do të bëjë qeveria e pas 23 qershorit lidhur me deficitin ekonomik, detyrimet e papaguara të shtetit, gjendjen në sistemin arsimor, rendin... “Debati për buxhetin faktik është akti i fundit për të cilin maxhoranca duhet të flasë se sa keq qeverisi e djathta”. Kështu u shpreh dje deputeti i PS-së, Ben Blushi, në debatin 9 orë në Parlament për treguesit ekonomikë të vitit 2012. Përmes 39 pyetjeve të ngritura në fjalimin e tij, Blushi kërkoi të dijë se çfarë do të bëjë qeveria e pas 23 qershorit lidhur me

deficitin ekonomik, detyrimet e papaguara të shtetit, gjendjen në sistemin arsimor, rendin, sistemin energjetik, gjendjen ekonomike të komunave dhe bashkive, korrupsionin dhe ndëshkimin e ish-zyrtarëve. “A ka të korruptuar ky vend? Ne po ankohemi gjithë ditën se sa keq u la Shqipëria. I pyes sot ministrat, shumë prej të cilëve i kam jo vetëm kolegë, por edhe miq. A do çoni ju anëtarë të

Basha, mesazh Brukselit: Shqipëria meriton Statusin


10

R e k la m a

e enjte, 28 nĂŤntor 2013


V ë s h t r im e

e enjte, 28 nëntor 2013

11

Kostoja e shprehjes Blerim RAMADANI iria e shprehjes është një nga të drejtat themelore e cila mbrohet me Konventat ndërkombëtare. Liria e shprehjes dhe komunikimi me publikun janë standarde ndërkombëtare që dallojnë shoqëritë demokratike nga ato autoritare dhe mosfunksionimi i tyre padyshim paraqet pasqyrën reale të një shoqërie demokratike. Republika e Maqedonisë me Kushtetutën e saj rregullon dhe garanton lirinë e mendimit, shprehjes dhe komunikimit. Neni 16 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë garanton të drejtën e shprehjes së mendimit në publik. Censura është formë e ndaluar. Shtypit i jepet e drejta që të jetë i mbrojtur sipas konventave kur ai mbulon çështje të interesit publik. Por e njëjta nuk mund të thuhet edhe për praktikën e përditshme të funksionimit të mediave. Sipas statistikave zyrtare situata tregon se në Maqedoni egziston një numër i madh i mediave, qofshin elektronike apo komerciale. Por në praktikë ato janë të ndara si në linja politike ashtu edhe etnike. Gjendja e këtillë i jep mundësi qeverisë që në mënyra të ndryshme lehtësisht të manipulojë me ato. Pikërisht duke u nisur nga numri i madh i mediave, një prej arsyeve të tilla është se mediat nuk mund të bazohen vetëm në tregun e tyre, por u duhen edhe donacione dhe sponzorime nga Qeveria, partitë politike ose kompani të lidhura me subjektet politike. Sponzorimi dhe reklamimi nga ana e Qev-

L

Sponzorimi dhe reklamimi nga ana e Qeverisë hap mundësinë për kontroll dhe selektim të mediumeve. Përderisa nuk ekzistojnë parime rreth shpërndarjes së reklamave, media e këtillë detyrimisht do të varet nga pushteti dhe do luaj rolin e shërbëtores erisë hap mundësinë për kontroll dhe selektim të mediumeve. Përderisa nuk ekzistojnë parime rreth shpërndarjes së reklamave, media e këtillë detyrimisht do të varet nga pushteti dhe do luaj rolin e shërbëtores. Nisur nga ky rregull, mediat janë të detyruara të mbështesin qeverinë, në vend se të sfidojnë atë duke rritur transparencën për punën e strukturave qeveritare. Këto parime të funksionimit, do të jepnin një ndihmesë të madhe për të gjitha shtresat e popullatës që ato të kenë qasje në informacionet për të zgjedhurit e tyre. Por në rastet e kundërta, që mediat kalojnë në rrafshin e tifozerisë ndaj pushtetit qendror, nuk i ndihmojnë ndërtimit të opinionit publik për çështjet që lidhen me vertikalen, zgjedhës-të zgjedhur. Thuajse në të gjitha vendet e Ballkanit, areali medial është i ndarë në media proqeveritare dhe opozitare. Në Maqedoni, zëri i mediave opozitare është i mekët. Janë të freskëta ngjarjet kur pushteti viteve të fundit ka treguar se mund të kërcënoj dhe ndërmarr “masa” të rrepta për t’u bërë trysni mediave të cilat janë kritike ndaj programeve qeveritare ose janë të afërta me opozitën. Përfituesit më të mëdhenj të gjithë kësaj loje pushteti shfaqen mediumet e afërta me pushtetin dhe gazetarët e tyre edhe përkundër faktit që nuk i plotëso-

jnë standardet profesionale dhe kodin gazetaresk rreth informimit, por në këmbim të benifiteve, ndarja e reklamave të institucioneve shtetërore kanë pranuar të kryejnë punën e buletinit të partisë më të madhe që udhëheq me shtetin. Po nga ky

diferencim preken edhe mediat shqipe të cilat shihen si më të shpërfillurat nga kjo qasje e veprimit të pushtetit. Mjetet e informimit, në veçanti ato kritike ndaj pushtetit dhe gazetarët hulumtues, janë nën trysni dhe të kërcënuar në mënyrë perma-

nente. Dhuna ndaj mediave dhe gazetarëve është bërë praktikë e zakonshme e pushtetit. Në vend që të mbrojë shprehjen e lirë dhe të drejtat themelore ajo pa fijen e përgjegjësisë bëhet abuzuese kryesore e tyre. Sipas meje është vështirë të gjesh një vend në Ballkan ku fjala e lirë është e nënshtruar deri në këtë masë siç është në Maqedoni. Errësira mediatike shkon edhe pak më larg sa që nuk dëgjohet as edhe zëri i atyre mediave të pakta që janë të afërta me opozitën. Sipas praktikës së përdorur, në Maqedoni, abuzimi ndaj shprehjes së lirë ka kaluar në dy faza. E para, përfshin mbylljen e mediave kritike ndaj politikave qeveritare. Çfarë çmimi ka mendimi ndryshe, këtë më së miri e tregon rasti i mbylljes së mediumit që sipas statistikave rezulton të ishte medium më i shikuar në Maqedoni si dhe disa gazeta të përditshme. Ndërsa, e dyta, përfshin arrestimin dhe frikësimin e gazetarëve, të cilët ndeshen me presion politik dhe kërcënime. Përdorimi i metodave të frikshme dhe kërcënuese ndaj kritikave dhe raporteve investigative kundër saj, e cila arriti kulminacionin e saj me burgosjen dhe privimin nga liria e gazetarit Kezharovski, duke përdorur njëkohësisht edhe gjykatat si pjesë e “kampanjës” qeveritare kundër shprehjes së lirë. Dënimi

Kush i vlerëson vlerat? Sherije DAUTI jeriu është qenia më e përsosur që e krijoi Zoti, sepse ia dha arsyen, ia dha ndërgjegjen dhe aftësinë për të gjykuar, për të ditur të ndajë të mirën nga e keqja dhe vlerën nga antivlera. Faktikisht njeriu nuk është i obliguar të ndajë edhe të mirën e nga e keqja edhe vlerën nga antivlera, se e mira nënkupton vlerë kurse e keqja antivlerë. Vlerë është liria jonë që të jetojmë ashtu siç dëshirojmë, vlerë është edhe patriotizmi, të duash kombin dhe vendin tënd por njëkohësisht të respektosh të tjerët, vlerë është edhe të jesh i ditur dhe i arsimuar, vlerë do të thotë të jesh i drejtë dhe vlerë do të thotë të dish të vlerësosh vlerat. Paramendoni se si do të ishte një njeri që është i lirë, që e donë kombin e vet dhe respekton popujt e tjerë, një njeri që fitimin e diturisë e ka një nga qëllimet kryesore të jetës, një njeri që tregon të vërtetën, që iu flet njerëzve para sysh, që nuk di të gjuajë dhe

N

Sikur fokusi i shoqërisë tonë të ishte respektimi dhe promovimi i vlerave, shoqëria jonë do të shquhej si një shoqëri me një nivel të lartë, një shoqëri ku edhe pse çdokush nuk mund ti ketë të gjitha vlerat e dëshiruara së paku do të ketë një motiv, një guxim, një forcë për të ndryshuar, për të fituar vlera të reja, apo mbase për ti përsosur ato ekzistueset nuk do të kishte guxuar kurrë të gjuajë prapa kurrizi dhe një njeri që si kriter kryesor për të vlerësuar dikë do ti merrte për bazë vlerat e tij. Një njeri i këtillë është si një muzë që do të frymëzonte edhe më tepër zhvillimin e vlerave. Por për zhvillimin e vlerave dhe manifestimin e tyre duhet të ekzistojë një shoqëri që do të mundësonte këtë. Ky është si ai shembulli i farës të mirë dhe tokës të thatë. Pa marrë parasysh se një bimë lëshon në tokë fara të mira, prej tyre nuk do të mbijë asgjë nëse toka është e thatë dhe e përshtatshme për tu rritur ferrat.

Sikur fokusi i shoqërisë tonë të ishte respektimi dhe promovimi i vlerave, shoqëria jonë do të shquhej si një shoqëri me një nivel të lartë, një shoqëri ku edhe pse çdokush nuk mund ti ketë të gjitha vlerat e dëshiruara së paku do të ketë një motiv, një guxim, një forcë për të ndryshuar, për të fituar vlera të reja, apo mbase për ti përsosur ato ekzistueset. Shoqëria luan një rol tepër të rëndësishëm në këtë fushë, sepse ajo ka atë rolin ku i tërheq vetëm ato persona të cilët kanë karakteristika të njëjta apo të ngjashme me shumicën, andaj duhet të ketë ku-

jdes se çfarë tërheq, se po qe se shtohen antivlerat, ato do të tërheqin antivlerat. Pra njeriu si një qenie që iu përshtatet ndryshimeve

shndërrohet në atë formë që do ti përshtatej më shumë qendrës të shoqërisë, që të kyçet diku në të, në kulm, në majë apo në fund të

i tij drastik zgjoi interesin e mediumeve prestigjioze ndërkombëtare duke e cilësuar atë si rast i paprecedent. Trysnia ndërkombëtare ishte ajo që ndikoj në zbutjen dhe lehtësimin e masave juridike për mbrojtjen e tij. Ekzistojnë raste kur gazetarë të afërt me pushtetin keqpërdorin të drejtën e mendimit duke mbjellë gjuhë të urrejtjes, sidomos asaj etnike dhe për to nuk ka sanksione. Jemi dëshmitar të situatave të caktuara kur nga mediat në gjuhën maqedonase është dëgjuar edhe thirrja për mobilizim ndaj një etnie tjetër. Këto media jo që nuk janë dënuar apo në rastin më të butë këshilluar për ndërprerjen e retorikës së urrejtjes ndërnacionale, por në saje të këtij zhargoni ofendues, janë privilegjuar dhe shpërblyer në forma dhe mënyra të ndryshme. Të gjitha këto paraqesin goditje të rëndë për lirinë e mediave në Republikën e Maqedonisë. Është trishtues mesazhi që përcjell ky veprim, të jenë të kujdesshëm se për çfarë informojnë, pavarësisht nëse kanë informuar drejtë dhe nëse kanë mbrojtur interesat e publikut. E vetme që i bëri ballë kësaj furtune dhe ngriti zërin për mos-nënshtrim ishte Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, e cila, akoma mbijeton presionin dhe kërcënimin e pushtetit i filluar më 24 dhjetor të 2012, kur ishte dëbuar kryetari i saj nga hapësirat e parlamentit. SHGM është një ndër të rrallat në Maqedoni të cilët nuk bëjnë lëshime kundrejt frikësimeve dhe presionit që bëjnë pushtet-mbajtësit për ti heshtur. Ajo ashpër kundërshton edhe propozim ligjin aktual mbi mediat të përgatitur nga Qeveria. Gjendja e këtillë e krijuar në sistemin mediatik ngriti vëmendjen dhe shqetësimin e ndërkombëtarëve dhe të institucioneve relevante siç janë OSBEja dhe Këshilli Evropian që të shqyrtojnë rekomandime dhe përforcim të këtij kushti me masa konkrete. saj varet nga ajo se sa është i gatshëm të heqë dorë nga respektimi i vlerave, sa më shumë që iu largohet respektimit të vlerave aq më lartë ndodhet. Pra nëse shoqëria i do hajdutët e endacakët, një njeri që iu jep përparësi vlerave normalisht që nuk do të mund të kyçet dhe të arrijë në majën e të mirave shoqërore, apo mbase edhe nuk dëshiron të arrijë, por gjithsesi ajo ka pak rëndësi sepse të tillët as që i dëgjon dikush, herë- herë i shkel, dhe kurrë nuk ia hedh sytë. A ju ka rastisur të dëgjoni fjalën vlerë? Me siguri po, por vetëm në rastet kur thuhet "kush pyet për vlerat sot, ata nuk kanë rëndësi". Kjo është fatkeqësia jonë, një fatkeqësi që nuk na ka mbytur aq shumë sot sa që do të na mbysë në të ardhmen, sepse akoma tek tuk ekzistojnë bimë që tentojnë të lëshojnë fara të dobishme në tokë, por nëse toka vazhdon ti japë përparësi rritjes të ferrave, atëherë jo që nuk do të respektohen vlerat si tani, por as që do të diskutohet dhe ceket fjala e tillë. Andaj duhet të fillohet prej diku, filloni me respektimin e një vlere si fillim nëse nuk mund ti respektoni të gjitha përnjëherë si fillestarë që jeni. Pra zgjedhja i takon shoqërisë, le ti vlerësojë ose njerëzit e ditur, ose të drejtët, ose patriotët, ose ata që i vlerësojnë vlerat, por njëkohësisht le të pushojë dalëngadalë respektimi i antivlerave, jo për gjë tjetër, por sepse është turp.

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


12

R e k la m a

e enjte, 28 nĂŤntor 2013


e enjte, 28 nĂŤntor 2013

R e k la m a

13


R a jo n / B o t ë

14

e enjte, 28 nëntor 2013

Kombet e Bashkuara caktuan datën 22 janar për zhvillimin e konferencës për Sirinë në Gjenevë, me synimin e përcaktuar të krijimit të një qeverie tranzicioni, për t’i dhënë fund konfliktit më tepër se 2 vjeçar, gjatë të cilit janë vrarë mbi 100 mijë njerëz dhe janë zhvendour miliona të tjerë.

Rebelët sirianë: Jo armëpushim për bisedime Komandanti i Ushtrisë për Sirinë e Lirë thotë se grupi që ai drejton nuk ka për të marrë pjesë në konferencën e paqes për Sirinë të planifikuar për t’u mbajtur në janar në Gjenevë dhe se synon ta

vazhdojë luftën për përmbysjen nga pushteti të presidentit Bashar al Assad. Gjenerali Salim Idriss i tha televizionit Al Jazeera se kushtet nuk janë të përshtatshme për mbajtjen e raundit

Ditëlindja e 53të, Ty moshenko në grevë urie

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim për shkak të abuzimit me detyrën zyrtare, mbushi dje 53 vjeç. Tymoshenko ndodhet në grevë urie, në mbështetje të protestuesve që vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e Qeverisë ukrainase për t’u zmbrapsur nga nënshkrimi i një marrëvesh-

jeje të tregëtisë së lirë me Bashkimin Evropian. Lirimi i Tymoshenkos ka qenë njëri nga kushtet që i ka vënë BE-ja Kievit për nënshkrimin e këtij pakti. Të martën, presidenti Viktor Yanukovych ka thënë se kushtet financiare që ka vënë BE-ja, kanë qenë poshtëruese për Ukrainën. Yanukovych ka thënë se BE ka ofruar ndihmë prej 610 milionë eurosh. Sipas tij, ekonomisë së Ukrainës do t’i duheshin 20 miliardë dollarë në vit për të arritur standardet evropiane. Rusia fqinje thuhet t’i ketë bërë presion Ukrainës për të shtyrë nënshkrimin e marrëveshjes.

OKB miraton rezolutën antipërgjim Një komitet për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën e së drejtës për privatësi, të paraqitur nga Gjermania dhe Brazili. Ambasadori i Gjermanisë në OKB, Peter Wittig, ka thënë se, edhe pse rezoluta është jodetyruese, ajo është një mesazh i rëndësishëm politik. Rezoluta, duke mos përmendur asnjë vend, thotë se mbikëqyrja apo përgjimi i të dhënave nga ana e qeverive dhe kompanive “mund të shkelë ose abuzojë të drejtat e njeriut”. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, kanë

reaguar me zemërim ndaj raporteve se Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara ka përgjuar thirrjet e tyre telefonike dhe komunikimet zyrtare. Rezoluta tani do të kalojë për votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Gjermani, arrihet mar rëveshja për koalicionin

Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe partia kryesore e qendrës së majtë kanë arritur marrëveshje në parim për formimin e qeverisë së re. Negociatorët nga

blloku i demokristianëve të Merkelit dhe social-demokratët kanë thënë se kanë rënë dakord për “koalicionin e madh” sot në mëngjes. Megjithatë, marrëveshja duhet të mbështetet në një votim nga anëtarët e socialdemokratëve. Nëse ajo miratohet, Merkel mund të betohet për mandatin e tretë në mes të dhjetorit. Blloku i saj ka fituar zgjedhjet kombëtare në muajin shtator, por nuk ka arritur shumicën parlamentare.

Qeveria rajonale skoceze publikoi 670 faqe dokument ku argumentohen avantazhet e pavarësisë dhe se çfarë do të përfitojë vendi në rast se e arrin këtë. Dokumenti, i quajtur “Scotland Future” (Skocia e së nesërmes), u njoftua nga Ministri i Parë skocez, Alex Salmond në Qendrën Shkencore të Gllasgout ditën e martë. Skocezët do të votojnë në një referendum duke u përgjigjur me “po” ose “jo” pyetjes nëse duan të jenë një shtet i pavarur. Data e referendumit është përcaktuar më 18 shtator. Lëvizja, që me shumë gjasa do t’i japë fund bashkëjetesës shekullore të skocezëve me pjesën tjetër të Bri-

të bisedimeve Gjeneva 2 dhe se Ushtria për Sirinë e Lirë nuk do t’i pushojë luftimet gjatë konferencës, apo pas saj. Grupimi kryesor i opozitës në mërgim, Koalicioni

Kombëtar Sirian, tha se nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me pjesëmarrjen në bisedime, duke këmbëngulur përsëri se zoti Assad nuk duhet të ketë rol në të ardhmen politike të vendit.

SEKRETARI I SHTETIT I DREJTOHET KONGRESIT AMERIKAN

Kerry: Nëse Irani prish marrëveshjen, sanksione I sapokthyer nga triumfi i tij diplomatik në Europë, Kerry dha mesazhin për legjislatorët, teksa i nxiti ata të mos zbatojnë masa të reja ekonomike ndaj Iranit, në një kohë kur SHBA-të dhe fuqitë e mëdha botërore janë duke hequr disa prej sanksioneve ekzistuese ekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka marrë masa të pazakonta duke shpërndarë një video-mesazh në Kongres, në përpjekje për të ndalur ligjvënësit amerikanë të tentojnë zhbërjen e marrëveshjes bërthamore të javës së fundit me Iranin. I sapokthyer nga triumfi i tij diplomatik në Europë, Kerry dha mesazhin për legjislatorët, teksa i nxiti ata të mos zbatojnë masa të reja ekonomike ndaj Iranit, në një kohë kur SHBA-të dhe fuqitë e mëdha botërore janë duke hequr disa prej sanksioneve ekzistuese, në këmbim të ndalimit të programit bërthamor të iranianëve. Kerry pohoi se tashmë është koha për të punuar mbi një marrëveshje përfundimtare, që do të heqë çdo dyshim se Irani po tenton të prodhojë armët bërthamore. “Të gjithë ne e dimë se nëse marrëveshja dështon njëanshmërisht, Irani do të përballet me shpejtësi me sanksione edhe më të ashpra”, tha ai në mesazhin e dhënë Kongresit. Edhe pse Kerry iu drejtua personalisht senatorëve më të lartë, demokratët dhe republikanët u shfaqën të vendosur për të rritur presionin ndaj Teheranit. Dy senatorë kyç janë aktualisht duke punuar mbi legjislacionin që do të rivendoste forcën e plotë të sanksioneve dhe do t’i shtonte ato me disa të tjera, nëse Irani nuk vepron në rrugën e duhur me angazhimin e ndërmarrë për të ndalur programin bërthamor të tyrin. “Populli amerikan ka nevojë për një politikë sigurie për të parandaluar përsëritjen e Koresë së Veriut”, tha senatori Mark

S

ROHAN MIRËPRET MARRËVESHJEN, POR THOTË SE KA ENDE PUNË Ndërkohë, edhe Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, e ka vlerësuar si hap pozitiv mar rëveshjen e përkohshme me fuqitë botërore, në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike. Megjithatë, ai ka thënë se ka ende rrugë të gjatë përpara për të arritur deri te një marrëveshje e plotë. Kirk, një republikan që po harton një projekt-ligj së bashku me senatorin demokrat, Bob Menendez. Kritikët e marrëveshjes së arritur në Gjenevë besojnë se akordi do t’i lejojë Iranit të mashtrojë vëzhguesit ndërkombëtarë, teksa krijon arsenalin e tyre të armëve bërthamore, në mënyrë të ngjashme me Korenë e Veriut përgjatë dekadës së fundit. Izraeli e konsideron ndërprerjen e presionit ekonomik si një lëshim të rrezikshëm, që do t’i lejojë Iranit të shkojë edhe më pranë aftësive për armët bërthamore. Komiteti amerikano-

izraelit i Marrëdhënieve Publike i është bashkuar thirrjeve se sanksione të reja janë të domosdoshme “në mënyrë që Irani të përballet në mënyrë të menjëhershme me pasojat, nëse nuk i përmbahet angazhimeve të tij, apo refuzon të negociojë një marrëveshje përfundimtare të pranueshme nga të gjitha palët”. Ndërkohë, edhe Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, e ka vlerësuar si hap pozitiv marrëveshjen e përkohshme me fuqitë botërore, në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike. Megjithatë, ai ka thënë se ka ende rrugë të gjatë përpara për të

Skoci, referendum për pavarësinë Skocezët do të votojnë në një referendum duke u përgjigjur me “po” ose “jo” pyetjes nëse duan të jenë një shtet i pavarur tanisë së Madhe, një bashkëjetesë herë e imponuar me dhunë, herë me dëshirë, konsiderohet historike nga pjesa më e madhe e skocezëve. Megjithatë në radhët e tyre ka nga ata që janë skeptikë. Kryetarja e laburistëve skocezë,

Johann Lamont vuri në dyshim avantazhet e pavarësisë që argumentohen në dokumentin e stërmadh që do t’u shpërndahet qytetarëve. “Hamendësimi se të jemi të pavarur do të rrisë progresin, është thjesht i pavërtetë. Duhet të për-

arritur deri te një marrëveshje e plotë. Rohani ka thënë se nga kjo marrëveshje, e cila lehtëson disa sanksione ndërkombëtare kundër Iranit, mund të përfitojë ekonomia e vendit. Presidenti, i cili shihet si udhëheqës i moderuar në sistemin islamik të Iranit, po ashtu është zotuar se vendi i tij do të vazhdojë punën e pasurimit të uraniumit. Sipas marrëveshjes së përkohshme, Irani duhet të kufizojë pasurimin në pesë për qind, çfarë është nën pragun e mjaftueshëm për të bërë armë bërthamore.

ballemi me matematikën e politikës. Në dokument thuhet se qeveria e Skocisë së pavarur do të shkurtojë taksat dhe do të rrisë shërbimet. Kjo s’është e besueshme”, deklaroi zonja Lamont. Vetë kryeministri britanik, David Cameron ka paralajmëruar disavantazhet e largimit të Skocizë nga unioni. Në takimet me Salmond, Cameron është shprehur se largimi dobëson Britaninë e Madhe në arenën ndërkombëtare, por më së shumti dëmton Skocinë. Nëse rezultati i referendumit do të jetë një “po”, Skocia shkëputet zyrtarisht nga Britania e Madhe më 24 mars të 2016-ës.


e enjte, 28 nĂŤntor 2013

R e k la m a

15


F e jt o n

16

e enjte, 28 nëntor 2013

MONOGRAFIA “HASAN PRISHTINA” (27)

Veprimtaria e Xhemietit Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski hemieti ishte i lidhur shumë për Partinë Radikale Serbe, por kur kërkesat e anëtarëve të saj nuk mundën t’i mbushin klubet e deputetëve të radikalëve dhe demokratëve, kaluan në themelimin e klubit të tyre të deputetëve. Sipas përbërjes nacionale dhe klasore të anëtarësisë së saj, Xhemieti ishte organizatë heterogjene, uniteti i së cilës shqyrtohej vetëm në besim. Në unitetin operativ të besimit kontribuoi pozicioni i përgjithshëm dhe qëndrimi negativ i regjimit nacionalist serb kundër të tjerëve, elementëve myslimanë. Një qëndrim i tillë, megjithatë kontribuoi në udhëheqjen e organizatës që do të merrte dinamikë të madhe, duke u ndihmuar edhe nga shqiptarët e Shqipërisë fqinje, në radhë të parë nga feudalët. Edhe pse së pari Xhemieti duhej të jetë kryesisht organizatë fetare-kulturore, ngase pozita nacionalepolitike dhe interesat klasore-ekonomike të popullsisë seriozisht ishin në pyetje, kjo organizatë shpejt u rrit në një organizatë të vërtetë nacionale-politike. Megjithëse i krijuar në një kohë shumë revolucionare, Xhemieti nuk ishte vetëm revolucionar dhe i vendosur antiproletar, por edhe kundërshtar i të gjitha ndryshimeve në kuptimin borgjez-liberal të bazave nacional-politike në Ballkan. Në këtë orientim të tij ndikim të madh patën faktorët e jashtëm, pasi qëndrimet e Organizatës më parë ishin orientuar drejt Turqisë së Qemalit dhe më pas vëmendja u përqendrua në zhvillimet politike në Shqipërinë fqinje, në të cilën në Qeverinë demokratike të Fan Nolit në shprehje të plotë erdhën emigrantët nga Komiteti i Kosovës. Vulën kryesore të shtresës udhëheqëse të partisë nuk e kanë dhënë përfaqësuesit feudalë, por përfaqësuesit e zejtarëve urbanë. Në vitin 1920 në udhëheqjen e partisë pati një numër shumë të vogël të elementeve feudale, por njëjtë ishte rasti me intelektualët, kurse avokatë nuk kishte aspak. Edhe pse numri i klerikëve nuk ishte i papërfillshëm, ai me kalimin e kohës binte, kështu që Ferhat Draga jo rastësisht në vitin 1928 vuri në dukje se udhëheqja shqiptare nga viti 1923 qëllimisht kishte shtypur ndikimin e hoxhallarëve, të cilët më shumë ishin mbështetur tek autoritetet shtetërore dhe radikalët. Në mesin e 14 deputetëve shtetërorë të Xhemietit, shumica ishin shqiptarë, kurse anëtar i parlamentit ishte industrialisti i parë dhe kryetari i partisë, Ferhat Draga. Duhet të theksohet se nga mesi i vitit 1923 masat shqiptare kanë ndikuar ndjeshëm që vëmendja e çështjes agrare të drejtohet edhe për çështjet e tjera, me qëllim që partia të mund të paraqitet edhe

X

Megjithëse i krijuar në një kohë shumë revolucionare, Xhemieti nuk ishte vetëm revolucionar dhe i vendosur antiproletar, por edhe kundërshtar i të gjitha ndryshimeve në kuptimin borgjez-liberal të bazave nacional-politike në Ballkan. Në këtë orientim të tij ndikim të madh patën faktorët e jashtëm, pasi qëndrimet e Organizatës më parë ishin orientuar drejt Turqisë së Qemalit dhe më pas vëmendja u përqendrua në zhvillimet politike në Shqipërinë fqinje, në të cilën në Qeverinë demokratike të Fan Nolit në shprehje të plotë erdhën emigrantët nga Komiteti i Kosovës

Edhe pse çështja e arsimit dhe kulturës nuk paraqiste një çështje të vështirë për Xhemietin, kjo dështoi për shkak se edhe pse deputetet e tij popullorë nganjëherë merrnin aksione, megjithatë ekzistonin vështirësi natyrore në lidhje me arsimin, sepse Xhemieti përfshin popullsinë në 3 gjuhë: shqipe, turke dhe serbe, për të cilat nuk ishte lehtë që menjëherë të rekrutohen mësues të kualifikuar, por menjëherë nuk mund sillen libra shkollorë dhe doracakë nga i njëjti autor. Ajo ishte vetëm një pjesë e vështirësive objektive, por ka pasur edhe vështirësi të tjera shumë serioze. si mbrojtëse e interesave të përgjithshme dhe kombëtare të masave myslimane në rajonet jugore të shtetit të Serbisë. Në Klubin e deputetëve dhe Këshilli kryesor i partisë, në të vërtetë, ka ekzistuar një program specifik i cili konsistonte që të paguhej mirë, madje edhe pjesërisht ktheu tokën e konfiskuar ose sekuestruar me reformën agrare, me qëllim që partia të kishte sukses që të veprojë për bejlerët me një zgjidhje parimore të volitshme. Kur është fjala për elementet klasore, është e dobishme që t’i kushtohet më shumë vëmendje dy njerëzve kryesorë të partisë: Xhenan Zija dhe Ferhat Draga. Ortaku i Ferhatit në prerjen drurëve ishte Nastas Petroviq, ndërmarrja e të cilit atëherë ishte forca më e madhe e repartit në Kosovë, duke punësuar rreth 300 punëtorë. Prej viteve 1913-1915, vëllezërit Draga kishin të drejtën ekskluzive të lundrimit në lumin Ibër, prandaj shpesh përplaseshin me fshatarët që kishin tokat e tyre përgjatë lumit, edhe atë si me serbët ashtu edhe me shqiptarët. Përveç një shtëpie të madhe në Mitrovicë, Ferhati kishte apartamente moderne edhe në Shkup dhe Beograd. Ai ishte një borgjez dhe “beg” shqiptar, i cili edhe pse i nënvlerësoi masat fshatare, verbërisht ishte i dëgjuar nga ato masa të njëjta shqiptare. Më pak i moderuar si kryetar (edhe pse shumë më liberal në qëndrimet politike) ishte rentieri nga Manastiri,

Xhenan Zija. Posedonte shumë ndërtesa në Manastir dhe Shkup dhe shumë tokë në fshatrat pranë Manastirit. Pasurinë e tij të së drejtës pronësore e fitoi në mënyrë të paskrupullt dhe me ndihmën e Qeverisë serbe. Por, kjo aspak nuk i pengonte në Kuvendin popullor për të vajtuar masat e varfra, edhe pse shumë prej tyre autoritetet serbe i kishin dëbuar nga vendi i tij i lindjes pikërisht me kërkesë të tij. Xhenan Zija dhe Ferhat Draga në aspektin popullor përfaqësojnë dy orientime të ndryshme. Draga ishte një shembull i vërtetë si shqiptar (me prejardhje nga Kelmendi), krenar për origjinën fisnore dhe praninë e mëparshme të pasardhësve të tij në Ballkan. Mbajti lidhje të ngushta me Komitetin e Kosovës në Shkodër dhe një kohë ka shërbye si kryetar i tij. Mbajti kontakte me kaçakët, edhe pse për ata në Kuvendin popullor kishte folur me përbuzje. Megjithatë, nuk mund të pajtohej me sundimin e serbëve në rajonet jugore, kështu që kërkoi aleatë te Stjepan Radiq dhe HRSS-ja e tij. U përpoq për krijimin e një shteti të parcializuar borgjez, ku ai përmes Xhemietit do të vendosë pushtetin e tij dhe të drejtat e shqiptarëve nga Sanxhaku në kufirin jugosllav-bullgar. Shpesh theksonte se një numër i madh i myslimanëve nga Sanxhaku, Kosova dhe Metohia dhe pothuajse nga gjithë Maqedoni i përkasin shqiptarëve, kështu që në këtë drejtim, që në konceptimin e

vet për shqiptarizim të Serbisë Jugore kishte të njëjtin mendim edhe Komiteti i Kosovës. Draga protestoi kundër çdo persekutimi të fshatarëve shqiptarë dhe jatakëve kaçak. Me qëndrime të tilla publike vetë Ferhat Draga ishte shqiptar i madh, njësoj si edhe Hasan Prishtina dhe bejlerët nacionalistë në vitin 1912, të cilët kërkonin autonomi për 5 vilajetet, duke u mbështetur në Austro-Hungarisë. Për dallim nga Draga, Xhenan Zija, sipas besimit të tij ishte osman, edhe pse vetë ai ishte shqiptar, i cili nuk e dinte gjuhën shqipe. Prejardhjen e tij shqiptare, sipas disa autorëve, Zia e ka manifestuar në Kongresin e Manastirit në vitin 1909, duke kërkuar autonomi të madhe për Shqipërinë dhe dominim ekskluziv të gjuhës shqipe në atë Shqipëri të Madhe, duke u shprehur kundër përdorimit të gjuhës sllave. Por, pavarësisht nga kjo, ai e konsideronte shtetin turk si të veten. Por, kur kjo dështoi, e pranoi situatën e re. Për të ishin të e rëndësishme shkollat turke, e jo shkollat shqiptare, kurse qëndrimet e tij ishin të drejtuara drejt Turqisë së Qemalit, e jo kah Shqipëria e vogël, kështu që me kalimin e kohës u bë turk dhe i braktisi idealet e veta shqiptare. Serbisë ia njohu parësinë e shtetit të ri dhe besonte se myslimanët vetëm nëpërmjet marrëdhënieve të mira me Serbinë dhe radikalët do të jenë në gjendje të sigurojnë të drejtat e tyre civile dhe prosperitetin ekonomik dhe social. Zija e

përkrahu Beogradin, por Qeveria serbe hoqi dorë nga mbështetja e tij, kështu që ai në vitin 1925 shkoi në Stamboll, ku qëndroi 30 vjet. Është interesante të theksohet se gjatë themelimit të Medresesë së madhe në Shkup në vitin 1925, xhemitlitë tentuan që mësimdhënia të bëhet në gjuhën arabe ose turke dhe jo serbe, kurse gjuhën shqipe askush nuk e ka përmendur, për shkak se disa radikalë shqiptarë kritikuan xhemitlitë dhe kishin të njëjtin qëndrim edhe shqiptarët demokratik. Megjithatë, depërtimi i valës komuniste në Ballkan dhe makineria e fortë e propagandës komuniste nëpërmjet gazetës “Socialistiçka Zora”, të shtypur në gjuhën turke, përpjekjet e PKJ në lidhje me përfitimin e masave të varfra myslimane dolën me rezultate në zgjedhjet për Kuvendin Kushtetues më 28 nëntor të vitit 1920. Ndërkohë në zgjedhjet komunale kryesisht hezituan, kurse në zgjedhjet parlamentare në numër të madh votuan për PKJ. Si rezultat i kësaj, Ferhat Draga e ndryshoi qëndrimin e tij dhe u angazhua për hapjen e shkollave shqipe në Serbi, duke protestuar me forcë në lidhje me atë ndaj ministrit serb të arsimit J. Koroshec në shtator të vitit 1924. Ndikim të ngjashëm të këtij qëndrimi kishte vendimi i ministrit shqiptar të Arsimit, Luigj Gurakuqi, i cili në shkurt të vitit 1924 hapi një shkollë për minoritetin serb në fshatin Vrakë të Shkodrës, por pa sukses duke kërkuar të njëjtën të

drejtë nga Qeveria serbe që t'u mundësohet shqiptarëve të shumtë në Serbinë e Vjetër dhe në Maqedoni. Tre vjet para kësaj, edhe myftiu Mehmet Alija paraqiti amendament që mësimi në shkollat fillore dhe të mesme të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe turqishte, kurse gjuha serbe do të ishte e detyrueshme, e cila u mbështet nga deputeti komunist S. Markoviq. Edhe pse çështja e arsimit dhe kulturës nuk paraqiste një çështje të vështirë për Xhemietin, kjo dështoi për shkak se edhe pse deputetet e tij popullorë nganjëherë merrnin aksione, megjithatë ekzistonin vështirësi natyrore në lidhje me arsimin, sepse Xhemieti përfshin popullsinë në 3 gjuhë: shqipe, turke dhe serbe, për të cilat nuk ishte lehtë që menjëherë të rekrutohen mësues të kualifikuar, por menjëherë nuk mund sillen libra shkollorë dhe doracakë nga i njëjti autor. Ajo ishte vetëm një pjesë e vështirësive objektive, por ka pasur edhe vështirësi të tjera shumë serioze. Në shkollat katolike situata ishte pak më e mirë. Që në fillim të vitit 1912 në disa qytete në Dukagjin, në Prizren dhe Shkup ka pasur shkolla katolike në gjuhën shqipe, duke e përforcuar alfabetin latin. Edhe pse këto shkolla ishin fetare dhe nuk mund të jepnin rezultate të plota arsimore, kjo praktikë vazhdoi në vitet 1913-1915, me hapjen e shkollave turke. Në Kosovë dhe Sanxhak, austriakët themeluan shkolla në gjuhën serbe, kurse si arsimtarë ishin rekrutuar shqiptarë nga periferia e Zarës si dhe nga Beogradi dhe Elbasani. Megjithatë, okupimi i shkurtë nuk iu lejoi shqiptarëve të shkaktojnë njëfarë rilindje të arsimit shqiptar, por megjithatë futën ndikim të kulturës austriake dhe filluan ta adaptojnë popullsinë në shkollim në gjuhën e tyre amtare. Në vendosjen e sërishme të autoriteteve serbe shkollat katolike fetare ishin mbajtur për një kohë, sidomos në Prizren dhe rrethinën e tij. Mosripërtëritja e shkollave në gjuhën shqipe ishte pozitë e rëndësishme e kundër-propagandës serbe edhe në mesin e bullgarëve. Pas çlirimit nga Perandoria osmane në vitin 1912, Serbia e Re pati status dhe regjim të posaçëm që nuk parashihte të drejta të plota kushtetuese për qytetarët e rinj, kështu që territoret në vitin 1914 kishin përfaqësues parlamentar. Menjëherë filloi lufta me kaçakët, sidomos në fushën e Mitrovicës së Kosovës. Pas ofensivës shqiptare të shtatorit në vitin 1913 në drejtim të Prizrenit, Shkupit dhe Velesit, autoritetet serbe, për të ndalur lëvizjen kaçake, filluan t’ia ndryshojë besimin myslimanëve me besimin ortodoks. Me popullsinë e thjeshtë shqiptare ishte vepruar shumë keq, kështu që represioni shkaktoi dezertime të mëdha të myslimanëve. Përveç në Kosovë dhe Sanxhak, dëbime masive pati edhe në Maqedoni, sidomos në Vilajetin e Manastirit. Si rezultat i kësaj u krijua partia pro-serbe (pro-malazeze) myslimane, në të cilën u angazhuan në veçanti edhe Mahmud Zajmi dhe Bahri Beg-Begoli. (vijon)


S p e c ia le

e enjte, 28 nëntor 2013

E parë deri së fundmi si një pasuese potenciale e babait të saj, Karimova ka filluar të përdorë faqen e internetit të mikroblogjeve Twitter për të sulmuar figurat kyçe dhe institucionet e regjimit uzbek cilësuar si “princesha” e Uzbekistanit, Gulnara Karimova është e njohur njëkohësisht si një yll popi dhe si një ambicioze në politikë. Por disa kundërshti që ajo ka hasur në politikën e fshehtë të shtetit më autoritar të Azisë Qendrore e ka shtyrë të ndjekë një rrugë tjetër. E parë deri së fundmi si një pasuese potenciale e babait të saj, Karimova ka filluar të përdorë faqen e internetit të mikroblogjeve Twitter për të sulmuar figurat kyçe dhe institucionet e regjimit uzbek. Aksionet e saj të paprecedentë vijnë në përgjigje të lëvizjeve që duket sikur po përpiqen të kufizojnë ndikimin e saj. Përveç sipërmarrjeve të saj artistike, të cilat përfshijnë video pop me aktorin francez Zherar Depardjë (Gerard Depardieu), Karimova ka ngritur një reputacion si një biznesmene e fuqishme. Emri i saj është lidhur ngushtë me shumë televizione e radio, të cilat shpesh e paraqesin atë si filantropiste dhe bamirëse arti. Përmes organizatës së saj Fund Forum, Karimova ka organizuar shumë ngjarje publike, që nga martesat masive për bamirësi deri te festivalet vjetore. Por prania e saj e vazhdueshme në media ka marrë një kthesë të papritur. Muajin e kaluar, disa televizione e radio të lidhura me Karimovën ndaluan transmetimet. Një prej grupeve mediatike u vendos nën hetim për dyshime të mashtrimeve financiare. Bllokimi i medias u bë problem edhe për ngjarjen më të rëndësishme të vendit të organizuar nga Karimova, festivalin e përvitshëm StyleUz, i cili zakonisht pret edhe yje ndërkombëtare; Hoze Karreras (Jose Carreras) dhe Sting kanë marrë pjesë në të shkuarën. Por ndryshe nga mbulimi si lajm i rëndësishëm i së shkuarës, media shtetërore i

17

Në Twitter me vajzën e diktatorit

E

reklama

Në shtator problemet u bënë personale, kur motra e saj më e re, Lola KarimovaTiliaeva, zbuloi në komente për BBC se nuk ka folur me të prej vitesh dhe se familja ishte thellësisht e ndarë. Lola e kritikoi atë. Në një përgjigje që dukej se shën jestronte motrën, Karimova e akuzoi atë dhe nënën e vet si njerëz të angazhuar në magji të zezë. Ajo kritikon në përgjithësi armiqtë e vet si fajtorë për hetimet dhe lajmet negative. Por ajo po përballet tashmë me kërcënime më serioze.

dha festivalit 2013 një raportim të ftohtë. Mbi të gjitha, këngëtarja Lara Fabian u tërhoq, pasi u kritikua se kishte pranuar të këndonte në një vend të njohur për abuzim me të drejtat e njeriut. Organizata Fund Forum, e cila drejton festivalin dhe drejtohet nga Karimova, është vendosur ndërkohë nën hetime. Përgjigje në Twitter Në përgjigje të këtyre ngjarjeve, Karimova ka filluar të reagojë publikisht në Twitter, një lëvizje e paprecedentë në një vend ku gjithçka kontrollohet imtësisht dhe politika kryhet në prapaskenë. Në një mesazh më 13 nën-

tor, ajo pretendoi se njerëz të armatosur kishin sulmuar dhe plaçkitur një studio të re televizive pranë saj. “Njerëzit u rrahën”, shkroi ajo, duke shtuar se të rinjtë u frikësuan me akuza të fabrikuara për sabotazh dhe ndjenja antiqeveritare. Por komentet e saj më trullosëse erdhën kur ajo akuzoi shefin e shumëfuqishëm të sigurisë së vendit, Rustam Inojatov, si mendja pas fushatës armiqësore kundër saj dhe si njeriu që synon të marrë drejtimin e vendit. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga lexuesi, nëse Inojatov synonte të merrte Presidencën,

ajo tha: “Ai sakaq po lufton për këtë!” Ajo akuzoi gjithashtu Inojatovin se e ka kërcënuar atë për ta ndaluar nga gara për President. “Ai më tha: ‘Nuk do t’ju prekim nëse ruan profil të ulët’”, shkroi Karimova. Në mesazhe të tjera ajo akuzon se shërbimi sekret po përdor kërcënime, rrahje dhe pranim me dhunë të akuzave, madje edhe kundër oficerëve të vet. “Ata sakaq kanë rrahur anëtarë të stafit për t’i detyruar ata të rrëfejnë gjëra që nuk i kanë bërë”, shkroi ajo, duke dhënë detaje të rrahjes së një oficeri, i cili, sipas saj, përfundoi me brinjë të thyera. Ajo shtoi se

oficerët janë shënjestruar edhe për denoncimin e disa aktiviteteve kriminale të kryera nga shërbimet e sigurisë, si gjobëvënie, trafikimi i alkoolit e cigareve. Këto akuza përputhen me ato të institucioneve të të drejtave të njeriut, të cilat raportojnë se tortura dhe keqtrajtimi janë sistematike në Uzbekistan. Regjimi i mohon këto akuza. Luftë për pushtet Vëzhguesit thonë se sherri është bërë publik kësaj here nga një rivalitet në rritje brenda elitës së Uzbekistanit, në lidhje me çështjen se kush do të jetë zëvendësuesi i Presidentit aktual 75-vjeçar.

Emri i saj është lidhur ngushtë me shumë televizione e radio, të cilat shpesh e paraqesin atë si filantropiste dhe bamirëse arti. Përmes organizatës së saj Fund Forum, Karimova ka organizuar shumë ngjarje publike, që nga martesat ma sive për bamirësi deri te festi valet vjetore. Por prania e saj e vazhdueshme në media ka marrë një kthesë të papritur. Muajin e kaluar, disa tele vizione e radio të lidhura me Karimovën ndaluan transme timet. Një prej grupeve medi atike u vendos nën hetim për dyshime të mashtrimeve fi nanciare. Karimova prej kohësh është parë si konkurrente, por disa probleme në shtëpi dhe jashtë vendit e kanë dëmtuar. Vitin e kaluar emri i saj u përmend në një hetim të gjerë për pastrim parash dhe korrupsion në Suedi dhe Zvicër, pasi shumë ortakë të saj u bënë të dyshuar. Këtë vit, hetimi mbërriti pranë shtëpisë së saj me raporte se ajo kishte prona në Francë, të cilat qenë bastisur. Në shtator problemet u bënë personale, kur motra e saj më e re, Lola Karimova-Tiliaeva, zbuloi në komente për BBC se nuk ka folur me të prej vitesh dhe se familja ishte thellësisht e ndarë. Lola e kritikoi atë. Në një përgjigje që dukej se shënjestronte motrën, Karimova e akuzoi atë dhe nënën e vet si njerëz të angazhuar në magji të zezë. Ajo kritikon në përgjithësi armiqtë e vet si fajtorë për hetimet dhe lajmet negative. Por ajo po përballet tashmë me kërcënime më serioze. Karimova akuzoi se ka pasur tri përpjekje për të mbyllur organizatën e saj dhe se kishte shumë njerëz që qenë interesuar për fakte negative mbi të. Duke marrë parasysh rolin e saj në një regjim shtypës për shoqërinë civile, mbrojtja e saj për OJQ-të dhe fjalën e lirë është ca hetues. Ajo aludon se ka pasur edhe përpjekje për ta helmuar me merkur. Në fund, ajo ka distancuar veten nga ambiciet presidenciale, duke thënë se nuk e do atë “post të mallkuar”. Por dyshon se armiqtë nuk mjaftohen me kaq. Ajo shkroi së fundmi se dyshonte se kundërshtarët dëshirojnë ta shohin atë të largohet nga vendi.


18

R e k la m a

e enjte, 28 nĂŤntor 2013


Te k n o lo g ji

e enjte, 28 nëntor 2013

19

Me Google Maps mund të shihni tashmë aeroporte, stacione metroje dhe treni Google Street është një platformë e njohur që i ndihmon njerëzit në gjithë botën të aksesojnë shumë vende të ndryshme në mënyrë virtuale nga ekrani i kompjuterit të tyre. Së fundmi, në listë është shtuar Venezia si dhe Ishujt Galapagos, por këto nuk janë të vetmet. Tashmë, përmes saj, mund të shihni edhe hapësira që janë vërtet praktike dhe mund t’ju ndihmojnë shumë: si për shembull, ato që lidhen me udhëtimet ndërkombëtare. Duke filluar nga dita e martë, Google Maps ka një sërë vendndodhjesh ndërkombëtare ku përfshihen 16 aeroporte, mbi 50 stacione treni apo metroje, madje edhe detaje nga stacionet e taksive në Hong Kong apo pjesë nga brendësia e një avioni Emirates A380 në aeroportin e Dubait. Google Maps përdoret tashmë gjerësisht për të planifikuar udhëtimet, si ato në dis-

tanca të shkurtra ashtu edhe ato në distanca të gjata, kështu që shtimi i imazheve është një plus më tepër për udhëtarët dhe pritet të pëlqehet nga shumë për-

dorues. Harta e mëposhtme tregon shpërndarjen e vendndodhjeve që janë përdorur për t’u regjistruar në bazën e të dhënave

të Google. Sigurisht, ky është vetëm fillimi dhe ka ende shume mungesa, por të presim që së shpejti Google të shtojë dalëngadalë edhe rajone të tjera.

Ja se si ta bëni iPhonein t’iu njohë më mirë gishtin Sensori i njohjes së gjurmëve të gishtave në iPhone 5S, Touch ID, nuk është perfekt. Një pjesë e njerëzve kanë probleme herë pas here me të dhe iu duhet ta skanojnë disa herë gishtin para se ta zhbllokojnë telefonin. Apple ka menduar të ofrojë

pesë vende të ndryshme në kujtesën e telefonit ku ruhen shenjat e gishtave. Në vend që të shtoni të pesë gishtat për secilin prej tyre, regjistroni njërin disa herë. Timothy Stenovec nga Huffington Post shkruan: “Mendova se nëse do të kisha disa skanime të

ndryshme të të njëjtit gisht (gishti i madh), mund të ishte zgjidhje më e mirë sesa të regjistroja të gjithë gishtat. Kështu, regjistrova gishtin edhe dy herë të tjera. Rezultati ishte fantastik: Touch ID tashmë punon më mirë se më parë, me një saktësi prej rreth 90%.”

Ja çfarë ka ndërmend të bëjë Apple në të ardhmen për të lehtësuar përdorimin e iPhoneit

Një prej risive më të rëndësishme të iPhone 5S ishte padyshim Touch ID, sensori që mundëson kyçjen e telefonit nëpërmjet skanimit të shenjës së gishtit, por mesa duket kjo teknologji ishte vetëm fillimi për Apple. Një patentë e regjistruar së fundmi zbulon planet e kompanisë lidhur me kthimin e komplet ekranit të smartfonit në një sensor për dallimin e shenjës së gishtit. Në qoftë se bëhet e mundur të dallohet se cilin gisht po përdor përdoruesi për të prekur ekranin atëherë do të krijohen shumë më tepër oportunitete përveç sigurisë. Kjo teknologji mund të ishte shumë e dobishme tek ikonat e aplikacioneve. Për shembull, nëse lëvizet gishti tregues vertikalisht mbi ekran atëherë mund të lançohet një aplikacion specifik. I njëjti parim mund të përdoret tek edhe tek lojërat duke iu dhënë mundësi zhvilluesve të shtojnë komanda të tjera përveç atyre ekzistuese.

Sigurisht, patenta nuk siguron realizimin e kësaj teknologjie, por edhe sikur të bëhet e mundur përsëri do të duhen disa vite. Megjithatë, kjo ide ka padyshim shumë potencial. Në të njëjtën patentë detajohen edhe planet mbi modifikimin e butonit kryesor të iPhone-it për të mundësuar gjurmimin e lëvizjes së gishtit apo qëndrimin e tij statik. Kjo do të thotë se përdoruesit mund të shfletojnë hartat elektronike apo uebfaqet e ndryshme duke lëvizur gishtin në skaj të butonit. Ndërkohë, lëvizja rrotulluese e gishtit mund të shërbejë si komandë për shfletimin ose hapjen e aplikacioneve. Në qoftë se kjo teknologji realizohet ka të ngjarë që të ofrohet për përdoruesit shumë më shpejt sesa skaneri i shenjës së gishtit në ekran. Kjo gjë do të tundojë akoma më tepër Apple të eksplorojë me ekranet e mëdhenj duke qenë se përdorimi i smartfonit me një dorë do të jetë më i lehtë se kurrë.

shpallje Në bazë të nenit 12, 12-a dhe 14 nga Ligji për shërbim gjyqësor ( ,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 98/8, 161/8, 6/09 dhe 150/10) dhe Rregullores për organizim dhe sistematizim të vendeve të punës në Gjykatën Themelore Strugë të datës 04.04.2011, GJYKATA THEMELORE NË STRUGË shpall:

SHPALLJE PUBLIKE NR. 1/2013 për punësim të nëpunësit gjyqësor në kohë të pacaktuar Gjykata Themelore në Strugë ka nevojë për punësim të nëpunësit gjyqësor për vendin e punës në vijim: - Administrator gjyqësor- 1 ( një) realizues Kandidatët e interesuar duhet t'i plotësojnë kushtet e përgjithshme si në vijim: 1) të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë 2) të jetë i moshës madhore 3) të ketë gjendje të aftë të përgjithshme shëndetësore 4) të mos i jetë shqiptuar dënim me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor për ndalim për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës Kushtet e veçanta të cilat kandidatët duhet t'i plotësojnë, të parapara në Rregulloren për organizim dhe sistematizim të vendeve të punës në Gjykatën Themelore të Strugës, janë: 1. të ketë 300 ( treqind) kredi sipas EKTS ose të ketë kryer shkallën VII/1- Fakulteti i Drejtësisë 2. ta ketë të dhënë provimin e jurisprudencës dhe 3. të ketë përvojë punë prej 5 ( pesë) vitesh pas dhënies së provimit të jurisprudencës Kandidatët janë të obliguar të dorëzojnë fletëparaqitje për punësim të nëpunësit gjyqësor të cilën mund ta marrin në Gjykatën Themelore në Strugë. Kandidatët janë të obliguar që fletëparaqitjen ta plotësojnë në tërësi, në mënyrë precize dhe me të dhëna të sakta. Shpallja zgjat 5 (pesë) ditë, duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes ( duke mos llogaritur ditën e publikimit). Fletëparaqitjet jo në kohë dhe të pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga ana e Komisionit për zgjedhjen e nëpunësit gjyqësor. Fletëparaqitjen e plotësuar në formë të shkruar, kandidatët janë të obliguar ta dorëzojnë në arkivin pranues të gjykatës ose nëpërmjet postës deri në Gjykatën Themelore në Strugë, rruga ,, Strushki kepenci”, pn. Strugë. Kandidatët të cilët janë paraqitur në mënyrë të rregullt në shpalljen publike do të informohen ( me shkrim ose në mënyrë elektronike) për marrjen e literaturës së nevojshme dhe për terminin e mbajtjes së provimit i cili përbëhet nga pjesa me shkrim, nga pjesa praktike- puna me kompjuter, ndërsa me pesë kandidatë më të suksesshëm do të zhvillohet intervistë. Dëshmi për plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter do të dorëzojnë vetëm kandidatët të cilët do të zgjidhen. GJYKATA THEMELORE STRUGË

Shkolla e Mesme Komunale "GOSTIVAR"-Gostivar publikon:

S H PA L L J E Për plotësimin e vendeve të punës për kohë të caktuar për vitin shkollor 2013/2014 (01.12.2013 deri më 31.08.2014) Me mësim në gjuhën shqipe 1. Prof. i Gjuhës maqedone 1 kryerës me fond të plotë 20 orë. 2. Prof. i Sportit dhe aktivitetit sportiv 1 kryerës me fond të plotë 20 orë - zëvendësim 3. Prof. i Biologjise 1 kryerës me fond të plotë 20 orë. 4. Prof. i Fizikes 2 kryerës me fond të plotë 40 orë. 5. Prof. i Informatikës 1 kryerës me fond të plotë 20 ore- zëvendësim 6. Prof. i Lëndëve profesionale të mjeksisë 4 kryerës me fond të plotë 80ore 7. Prof. i Lëndëve profesionale të farmacisë 1 kryerës me fond jo të plotë 10ore 8. Instruktor për punë praktike 5 kryerës me fond të plotë. 9. Prof. i Lëndëve juridike 1 kryerës me fond jo të plotë 10 orë. 10. Prof.i Arsimit qytetar – Gjuhe Latine 1 kryerës me fond të plotë 20 orë. 11. Psikolog shkolle 1 kryerës me fond jo të plotë 20ore 12. Sekretar Shkolle 1 kryerës me fond të plotë 40 orë. Me mësim në gjuhën maqedone 13. Prof. i Lëndëve profesionale të mjeksisë 1 kryerës me fond të plotë 20 orë 14. Prof. i Matematikës 1 kryerës me fond të plotë 20 orë. 15. Prof. i Gjuhës angleze 1 kryerës me fond jo të plotë 10 orë 16. Prof. i Sociologjise 1 kryerës me fond jo të plotë 12 orë. 17. Prof. i lendeve ekonomike 1 kryerës me fond jo të plotë 8 orë. 18. Prof. I biologjisë 1 kryerës me fond jo të plotë 10 orë. 19. Prof. i biologjisë 1 kryerës me fond të plotë 20 orë/zëvendësim 20. Prof. i gjeografisë 1 kryerës me fond jo të plotë 10 orë. Me mësim në gjuhën turke 1. Prof. i Gjuhës angleze 1 kryerës me fond jo të plotë 20 orë. 2. Prof. i Filozofisë 1 kryerës me fond jo të plotë 10 orë. 3. Pro. i Sociologjisë 1 kryerës me fond jo të plotë 12 orë. 4. Prof. i Artit figurativ 1 kryerës me normë jo të plotë 12 orë. 5. Prof. i Lëndëve profesionale të mjeksisë 2 kryerës me fond të plotë 40 orë. 6. Instruktor për punën praktike 1 kryerës me fond të plotë 30 оre 7. Prof. i Matematikës 1 kryerës me fond të plotë 20 orë. 8. Prof. i Matematikës 1 kryerës me fond të plotë 20 orë-zevendesim 9. Prof. i Lëndëve të farmacisë 1 kryerës me fond të plotë 20 orë. 10. Prof. i Sportit dhe aktivitetit sportiv 1 kryerës me fond të plotë 20 orë 11. Prof. i informatikës 1 kryerës me fond jo të plotë 10 orë. 12. Prof. i fizikës 1 kryerës me fond të plotë 20 orë. 13. Mirëmbajtës të higjienës 3 kryerës me fond të plotë 120 orë. Shpallja e vendeve të punës është për kohë të caktuar deri më 31.08.2014 Shpallja është e hapur 5 ditë nga dita e publikimit. Kandidatët duhet ti dorëzojnë këto dokumente: - Diplomë për arsimimin e kryer. - Çertifikatë të shtetësisë. - Çertifikatë të lindjes. - Zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në afet prej 5 ditëve pas mbarimit të shpalljes. - Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.


Sport

20

Mashtroi me vdekjen, kapet duke vjedhur

Charles Rowan garues në MMA, është dënuar pej 17,5 deri 40 vite burgim për shkak të hajnisë në një dyqan të armëve. Garuesi amerikan në sportin luftarak MMA, Charles Rowan është dënuar me burgim prej 17,5 deri 40 vite për shkak të hajnisë në një dyqan të armëve. Ai dhe e

dashura e tij, Rosa Martinez me ndihmën e një personi tjetër kishin vjedhur tetë revole. Ata me rastin e hajnisë kanë lënduar pronarin e dyqanit. Megjithatë ata janë arrestuar vetëm dy ditë pas hajnisë. Rowan në këtë kohë ishte shpallur i vdekur, sepse e dashura e tij kishte lajmëruar familjen e tij se ai ka vdekur në një aksident komunikacioni. Pas këtij lajmërimi kolegët e tij kishin organizuar turne humanitare për të ndihmuar familjen e tij. Charles dhe Rosa kanë pranuar se kishin mashtruar me vdekjen me qëllim të shmangies së një shitësi të drogës të cilit i kanë borxh 80 mijë dollarë.

Pallota u thotë “po” kinezëve James Pallotta i thotë “po” ofertës kineze për të blerë pjesën e mbetur të aksioneve të Romës. Presidenti i shoqërisë verdhekuqe ka bërë një hap përpara në bisedimet me kompaninë “HNA” të drejtuar nga manjati aziatik, Chen Feng, i cili jo vetëm që do të fuqizojë pozitat financiare të shoqërisë, por do ta bëjë markën e skuadrës kryeqytetase edhe më të njohur në arenën ndërkombëtare. Aksionet për të cilat mendohet se kinezët do të zotërojnë, shkojnë deri në 30 %. Në fakt, minorancën e aksioneve e mban prej kohësh banka e njohur Unicredit, e cila kërkon të largohet përfundimisht nga investimi i saj në klubin verdhekuq për shkak të humbjeve të mëdha dhe borxheve të mbartura të shoqërisë verdhekuqe që në kohën e presidencës Sensi. Me ndezjen e dritës jeshile për

angazhimin e investuesit kinez, drejtuesit më të lartë do të fillojnë të mendojnë seriozisht edhe për ndërtimin e një stadiumi të ri, i gjithi në pronësi të shoqërisë. Sipas përllogaritjeve, ortaku i ri mund ta fusë shoqërinë në lojë në një treg shumë të madh si ai kinez me 1.3 miliardë klientë potencialë, por nga ana tjetër, Pallotta nuk dëshiron të largohet nga presidenca, çka do të thotë se shoqëria do të vazhdojë të drejtohet nga biznesmeni italoamerikan.

e enjte, 28 nëntor 2013

PRESIDENTI FILLON PROJEKTIMIN E NJË INTERI TË RI Nga vendlindja ai flet për objektivat afatgjatë të tij në krye të zikaltërve, por edhe për objektivat afatshkurtër, që nisin që nga janari i 2014-ës me hapjen e merkatos dimërore as takimeve në Itali për t’u njohur me skuadrën dhe tifozët, Eric Thohir është rikthyer në vendlindje, ku blerja e Interit e ka bërë akoma më të famshëm. Nga vendlindja ai flet për objektivat afatgjatë të tij në krye të zikaltërve, por edhe për objektivat afatshkurtër, që nisin që nga janari i 2014-ës me hapjen e merkatos dimërore. Ai ka premtuar blerje të mëdha për Interin, ndërsa ka siguruar se trajneri Mazzari nuk do të preket. Sa për blerjet në listë janë goxha emra, megjithatë, Thohir thotë se jo gjithçka do të varet prej dëshirës së tij. “Blerjet dhe shitjet e lojtarëve nuk do të jenë asnjëherë vendime të miat. Do të jenë vendime kolektive dhe nuk jam unë ai që do të vendosë së kë duhet të blejmë. Mua personalisht me pëlqen Niangolan, por oferta për të do të bëhet vetëm nëse janë që të gjithë dakort për blerjen e tij, që nga drejtori sportiv e deri tek trajneri”, tha ai. Lidhur me zërat për një ofertë

Thohir: Merkato, jo vetëm në dorën time

P

për Messi-n, presidenti i ri i zikaltërve tha se rregulli i vendimmarrjes kolektive vlen edhe për të. “Batuta ime për Messi-n? Më pyetën nëse më

pëlqente si lojtar dhe unë u përgjigja që duhet të flas me drejtuesit e tjerë të Interit dhe nëse më pyesni për ndonjë lojtar të vecantë, përgjigja ime do

AziOqeani, bashkëpunim Vota e “Topit të artë” për ishbashkëlojtarin për eliminatoret

Pacquiao, bamirësi me borxhe Edhe pse u kthye dhe u prit si hero pasi mposhti Brandon Rios, Manny Pacquiao deklaroi se nuk ka para për të mbajtur premtimin e bërë. Filipinasi është zotuar se do të ndihmojë viktimat e tajfunit që goditi vendin e tij, por ndodhet në vështirësi pasi i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare. Byroja e deklarimit të të ardhurave në Filipine pretendon se boksieri nuk ka vërtetuar shlyerjen e detyrimeve për periudhën 2008-2009 dhe i detyrohet shtetit rreth 50 milionë Dollarë. Pacquiao, dikur një nga sportistët më të paguar të planetit, aktualisht më i pasuri në Kongresin e Filipineve, pohoi se para duelit me Rios në Macau mori borxh rreth 23 mijë Dollarë për të blerë ndihma për të prekurit nga tajfuni dhe i vendosur tha se me borxhe të tjera planifikon t’u vijë në ndihmë rreth 10 mijë familjeve. Në betejë jashtë ringut me autoritetet ven-

dase, boksieri 34-vjeçar bëri të ditur se pas fitoreve kundër Hatton dhe De la Hoya, taksat i ka paguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ekziston një traktat që e shmang atë nga pagesa e dyfishtë e këtyre detyrimeve. Ndërkohë që prokuroria po heton për taksa të papaguara në 2010-ën, një tjetër institucion në Filipine e akuzon për detyrimet që i ka vendit për 2 vite të tjera. Para gazetarëve, kampioni i botës për peshën e mesme në WBO deklaroi se nuk është kriminel apo hajdut, teksa bëri apel që të hiqet kjo bllokadë për të paguar stafin, si dhe për të vazhduar fushatën e tij të bamirësisë për të prekurit e tajfunit.

Azia dhe Oqeania së bashku në eliminatoret e ardhme për Kupën e Botës 2018. Ky është projekti rreth të cilit po punojnë dy Konfederatat e Futbollit. Lajmin e bën të ditur presidenti i institucionit aziatik, . Aktualisht, Azia ka 4 bileta të disponueshme për evenimentin më të madh të futbollit botëror plus një skuadër të pestë që i luan dy ndeshjet play-off me vendin e pestë të grupit të Amerikës së Jugut, ndërsa Oqeania duhet ta luajë shansin e saj për një vend në ndeshjen play-off me kombëtaren e një konfederate tjetër. Për edicionin e botërorit 2014, Jordania u eliminua nga Uruguaji, ndërsa Zelanda e Re nuk arriti të kalonte Meksikën. Projekti për të bashkuar forcat ka një qëllim kryesor, që të dyja konfederatat të

Tardelli: Pirlo duhet të shkojë në Angli Ish-mesfushori i Juventusit, Marco Tardelli, ka mbështetur Pirlon të impresionojë në Ligën Premier, derisa spekulimet për të ardhmen e tij vazhdojnë. 34vjeçari është në vitin e tretë dhe të fundit të kontratës së tij me Bianconerët, me klubin që ka konfirmuar se bisedat nuk do të fillojnë para fundit të afatit kalimtar të janarit. Dhe, nëse largohet nga Juve, Tardelli do të

të jetë e njëjtë, duhet të vendosim bashkë dhe sigurisht duke patur parasysh edhe bilancet financiare të skuadrës”, deklaroi Thohir.

dëshironte ta shohë Pirlon në futbollin anglez. “Andrea është shumë i veçantë dhe gjithmonë vendimtar. Nuk janë vetëm goditjet e lira në të cilat ai është i mirë, nëse ai luan mirë e gjithë skuadra përmirësohet. Është një vendim kompleks dhe personal. Kur e them këtë, do të doja ta shoh Pirlon në futbollin anglez... Pirlo është shumë i famshëm në këto pjesë”, ka thënë Tardelli.

çojnë në kampionatin botëror 5 skuadra pasi përveç 4 aziatikeve do të kualifikohet edhe një tjetër nga ndeshja play-off mes një skuadre nga Azia dhe një tjetre nga Oqeania. Gjithsesi, fjalën e fundit në këtë debat e ka FIFA, por duke parë qëndrimet e fundit të presidentit Blatter për më shumë vende pjesëmarrëse nga Azia dhe Afrika, ky projekt mund të marrë dritën jeshile. Kjo nuk është hera e parë që dy konfederatat bashkëpunojnë, pasi që prej vitit 2006, Australia merr pjesë në eliminatoret e Azisë. Nga ana tjetër, bashkëpunimi mes tyre mund të shkaktojë probleme për njërën prej skuadrave të Amerikës së Jugut dhe Amerikës qëndrore, të cilat do të ndeshen me njëra tjetrën në rast se ky projekt miratohet.

Lorik Cana ka zbuluar votimin e tij për çmimin e “Topit të artë”, që ndahet për futbollistin më të mirë të vitit nga FIFA dhe France Football. Mbrojtësi i Lazios dhe kapiteni i kombëtares shqiptare ka pranuar se vota e tij kryesore ka shkuar për ish-bashkëlojtarin e tij të Olympique Marseille, Franck Ribery, para superyllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe atij të Barcelonës, Lionel Messi, që janë kandidatët për këtë çmim. “Topi i artë? Sinqerisht më kanë pyetur edhe më herët për këtë. Unë votën time ia kam dhënë, Franck Ribery, pastaj Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi”, tha ai për mediat franceze. Madje, Cana ka arsyetuar vendimin e tij. “Cristiano Ronaldo ka bërë shumë gjëra të mirë. Ai mban ekipin. Dallimi është tek titujt e kampionatit të kaluar. Gara ishte e afërt ndërmjet atyre dyve”, tha Cana.

Laporta: Kishim shumë oferta për Messin Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, thotë se ai kishte refuzuar shumë oferta për Messin gjatë kohës kur ishte nën drejtim të klubit. Argjentinasi tash është duke u lidhur me një largim nga Camp Nou verën e ardhshme, me Cityn, Chelsean dhe Bayern M që janë përmendur si destinacione të mundshme. “Kur unë isha president, shumë klube u përpoqën. Kishte kohë

kur i thash Jorge, babait të tij, ‘Djali juaj do të trajtohet si i imi. Sigurisht do të ketë më shumë para që do të ofrohen, por shpagimi për qëndrim do të jetë shkëlqimi me Barcën. Le ta ndërtojmë një ekip me lojtarë që e plotësojnë Leon, jo që konkurrojnë me të. Ata vendosën të vazhdojnë. Ai është një lojtar që lakmon”, ka thënë Laporta.


Sport

e enjte, 28 nëntor 2013

Shaqiri me oferta nga Austria e Gjermania Futbollistit të Shkëndijës, Ardit Shaqiri, nga e mërkura i ka skaduar pezullimi gjashtë mujor që e morri në ndeshjen finale ndaj Teteksit në Kupën e Maqedonisë, kur ai shprehi pakënaqësi me vendimin e arbitrave, kur u akordua penalti për kundërshtarin. “Kanë qenë gjashtë muaj të vështirë për mua dhe më vjen mirë që më në fund përfundon ky maltretim. Për mua ka qenë një ndëshkim shumë i ashpër, por mirë që kaloi me kaq. Më vjen keq që nuk isha pranë ekipit të Shkëndijës për të ndihmuar në këtë periudhë. Tash shpresoj që të gjej gjuhë të për-

bashkët me drejtuesit, nëse ka vend për të vazhduar në Shkëndijë dhe të arrij që me këtë ekip të kthehemi aty ku e ka vendin, në pozitat më të larta në renditje”, tha Shaqiri, i cili shton se në të kundërtën do të detyrohet të kërkojë zgjedhje tjetër. ”Nëse nuk arrij të merrem vesh me drejtuesit e Shkëndijës, atëherë do detyrohem të zgjedh për alternativë. Jam në kontakte me klube tjera nga Maqedonia, si dhe kam oferta nga jashtë, konkretisht nga Austria (Liga e Dytë) dhe Gjermania (Liga e Tretë). Por të presim njëherë si do rrjedhin gjërat”, tha Shaqiri. (A.S.)

21

Bejta priti karateistin Berat Jakupi

DURO DEBUTON ME BARAZIM

Asnjë fitore për ekipet shqiptare Ekipi i Shkëndijës pas humbjes së lartë nga Rabotniçki, edhe kësaj jave ka vazhduar me lojëra të dobëta, pasi kësaj radhe skuadra kuqezi ka barazuar pa gola ndaj Napredokut si mysafir. Ekipi vendas ishte më aktiv në fushë, ndërkohë që edhe ekipi shqiptar kishte shanset e saj, por ja që në momentet vendimtare futbollistët tetovar gabonin Avdyl SALIHU ë mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 17-të në ligën e parë futbollistike të Maqedonisë. Ekipi i Shkëndijës pas humbjes së lartë nga Rabotniçki, edhe kësaj jave ka vazhduar me lojëra të dobëta, pasi kësaj radhe skuadra kuqezi ka barazuar pa gola ndaj Napredokut si mysafir. Ekipi vendas ishte më aktiv në fushë, ndërkohë që edhe ekipi

T

REZULTATET EuroMilk – Turnovo 0:2 Makedonija Gj.P – Bregallnica 3:0 Napredok – Shkëndija 0:0 Renova – Rabotniçki 1:1 Pelister – Gostivar 1:0 shqiptar kishte shanset e saj, por ja që në momentet vendimtare futbollistët tetovar gabonin. Kjo njëherit ka qen edhe debutim i trajnerit të ri të Shkëndijës, Shpëtim Duro, i cili pas ndeshjes u vërejt zhgënjimi që kishte për rezultatit të arritur. Cekim se ekipi i Napredokut në tabelën e

klasifikimit gjendet në vendin e parafundit me vetëm 12 pikë të grumbulluara, nga 17 ndeshjet e zhvilluara. Me barazim ka përfunduar edhe takimi i zhvilluar në Tetovë ndërmjet Renovës dhe dhe Rabotniçkit (1:1). Pas pjesës së parë pa gola, Izair Emini shënoi në rrjetën e “romantikëve” në minutën e 68-të, ndërkohë barazimin skuadrës shkupjane ia solli futbollisti shqiptarë Demush Imeri me golin e realizuar në minutën e 88-të. Kjo njëherit ishte një “tush” i ftohtë për “gjipspunuesit” pasi goli u shënua

në fund të takimit. Humbje edhe në këtë javë ka përjetuar skuadra e Gostivarit e cila pësoi kësaj radhe nga Pelisteri me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Vodeniqarov (75’). Fitoren më të lartë në këtë xhiro e ka shënuar Makedonija Gj.P e cila në Shkup mposhti ekipin e Bregallnicës edhe atë me rezultat 3:0. Triumf si mysafir ka shënuar Turnovo e cila mposhti EuroMilk me rezultat 0:2. Për mysafirët kishin shënuar Blazhevski (5’) dhe Mitrov (70’).

Me të rinjtë në Kupën “Pavarësia 2013’ Drejtuesit e Shkëndijës në marrëveshje të ngushtë me stafin teknik, megjithatë kanë pranuar ftesën që të marrin pjesë në turneun mbarëkombëtar ‘Kupa Pavarësia 2013’, që çdo vit zhvillohet në Vlorë me rastin e ditës së flamurit kombëtar. Drejtuesit e klubit kishin vënë në dyshim pjesëmarrjen në këtë turne për shkak të angazhimeve që ka skuadra në kampionatin vendor. Mirëpo në fund është vendosur që

Shkëndija të përfaqësohet në Shqipëri, mirëpo me një formacion të kombinuar ku dominojnë futbollistë të rinj. Ekipi do udhëhiqet nga trajneri i të rrinjëve, Ejup Sulejmani, ndërsa në skuadër do të jenë Ilir Xhemaili, Kushtrim Alili dhe Muhamed Ziberi që ishin pjesë e ekipit të parë në dy ndeshjet e fundit me Bregallnicën dhe Rabotniçkin, si dhe tjerë futbollistë që tani më një kohë ushtrojnë në skuadrën e parë.

Majlinda Kelmendi mysafire tek Ippon Kampionia botërore në xhudo, kosovarja Majlinda Kelmendi, të martën në mbrëmje ka qen mysafire e KXH “Ippon” nga Shkupi. Ajo ka marrë pjesë në një seancë stërvitore të këtij klubi. Së bashku me Kelmendin ishin trajneri i saj, Driton Kuka si dhe xhudistja Nora Gjakova. Kjo seancë stërvitore ishte e organizuar nga nënkryetari i KXH “Ippon” nga Shkup, Zeglul Rex-

hepi. “Për ne është nder edhe respekt që i kishim mysafir këta mjeshtër të xhudos, siç është Majlinda Kelmendi, pastaj Nora Gjakova dhe trajneri i madh Driton Kuka. Xhudistet tona e shfrytëzuan secilin moment dhe përcillnin çdo lëvizje që realizuan Maljinda dhe Dritoni gjatë stërvitjes, dhe kjo do të jetë një stimul për ta për të ardhmen”, ka thënë Rexhepi.

Kryetar i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta organizoi pritje për karateistin e mirënjohur gostivaras, Berat Jakupi dhe trajnerin e Maqedonisë U21 në karate, Arlind Huseini, pas arritjes së suksesit nga karateisti Jakupi fitoren e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror në Karate të mbajtur në Gudalahara të Spanjës. Kryetari Bejta tha se tradita e sportistëve të Gostivarit vazhdon në gjitha periudhat dhe në gjitha kohërat kemi pasur sportist me emër botëror. Tani e kemi Berat Jakupin që ka arritur në Kampionatin Botëror ta fitoje medaljen e bronztë. “Kjo medalje është e Berat Jakupit, por është nderë dhe respekt për dhe nderë për gjithë qytetarët e Gostivarit dhe për mua si kryetari i komunës, që Berat Jakupi si qytetar i Gostivarit na u kthye me medalje të bronztë. Ne si komunë e kemi ndihmuar, por jo aq as duhet për shkak se nuk na ndihmon ligji për tu ndihmuar më shumë në aspektin financiar. Ne duhet ti mbajmë sportistët e Gostivarit dhe unë e shfrytëzoj rastin ti ftoj të gjithë biznesmenët e qytetit të cilët kanë mundësi financiare ti ndihmojnë sportistët e Gos“Përkundër angazhimeve që kemi në kampionatin vendor, kemi vendosur që të respektojmë ftesën e organizatorëve. Pasi që kemi dy ndeshje të rëndësishme në kampionat, drejt Vlorës udhëtojmë me ekip të kombinuar, ku dominojnë futbollistë të rrinjë, por kualitativ dhe që një pjesë e mirë e tyre tani më një kohë punojnë me ekipin e parë. Ejup Sulejmani do të drejtojë skuadrën, e cila përkundër faktit se do jetë e re, gjithsesi se do të tentojë të tregojë vlera dhe cilësi”, deklaroi ndihmës trajneri i Duros, Husein Kadriu. Shkëndija vitin a kaluar fitoi

tivarit, ta ndihmojnë Berat Jakupin që në të ardhmen të vazhdoje me aktivitetet sportive, sepse ai është i ri dhe një ditë mund të arrije të vjen me medalje të artë. Nëse gjithë nga pak ndihmojmë, e forcojmë sportin në qytetin e Gostivarit”, theksoi kryetari Nevzat Bejta. Nga ana tjetër, Jakupi u shpreh i kënaqur me pritjen. “Edhe kësaj here komuna e Gostivarit, respektoi rezultatin tim. Shumë vite më parë nuk e kam patur këtë respekt dhe për mua kjo ka një domethënie të veçantë. Është motiv për mua që vazhdoj me rezultate dhe këto rezultatet respektohen pikërisht nga qyteti i Gostivarit. Shfrytëzoj rastin të falendëroj kryetarin e komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta për mbështetjen financiare që ma ka dhënë gjatë këtyre muajve. Falënderoj edhe trajnerin tim Arlind Huseini për përkrahjen e dhënë gjatë gjithë karrierës sime. Karateja është sport individual, por duhet të punoj një ekip shumë i madh për të arritur rezultate kulmore. Ky rezultat dhe kjo medalje nuk është vetëm i imi për i gjithëve qytetit të Gostivarit dhe Maqedonisë”, tha karateisti Jakupi. (A.S.) trofeun pasi mundi Tiranën dhe Prishtinën me penalti. Në edicionin e pestë “Kupa e Pavarësisë 2013” që zhvillohet në Vlorë me 28- Nëntor do të tubon ekipet e Shkëndija e Tetovës, Prishtina, Otranto e Ulqinit dhe ekipi KF Laçi. Shkëndija në Vlorë do të prezantohet me këta futbollistë: Besir Nuhiu, Muhamer Ismaili, Valon Abazi, Muhamed Ziberi, Ylber Luma, Shpend Asani, Kushtrim Alili, Ilir Xhemaili, Florent Saliu, Enur Totre, Ersin Fetahi, Islam Imeri, Durim Saiti, Elvir Nurishi, Zija Merxhani, Festim Abdullai, Amir Zendeli. (A.S.)

Ibraimi kandidat për sportist të Ballkanit Agjencia bullgare e lajmeve (BTA) ka shpallur listën e gjerë të sportistëve që garojnë për më të mirin e Ballkanit për vitin 2013. Në këtë listë janë disa sportist nga Shqipëria dhe shtetet e rajonit, por në këtë listë nuk janë përfshirë sportistët nga Kosova për shkak të statusit të tyre të panjohur nga Federatat botërore. Nga Shqipëria në

këtë listë gjenden tre sportist. Lorik Cana (futbollist i Lazios, fitues i Kupës i Serie A), Iltian Nika (çiklist), Daniel Godeli e Romela Begaj (peshëngritës). Madje, një shqiptar është në konkurrencë edhe nga Maqedonia, Agim Ibraimi (futbollist). Ky është edicioni i 41-të që BTA shpall më të mirët, ndërsa ceremonia zyrtare mbahet në fund të vitit në Sofia të Bullgarisë.


22

R e k la m a

e enjte, 28 nĂŤntor 2013


e enjte, 28 nëntor 2013

E n ig m a

23

HOROSKOPI DASHI

DEMI

Nëse jeni ne një lidhje duhet me patjetër te vendosi pak rregull sepse po vazhduat ashtu si e keni nisur nuk keni për te shkuar gjate. Beqaret nuk do jene shume me fat dhe serish nuk kane për ta gjetur personin qe po kërkojnë. Tregohuni pak me te duruar. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi duke qene se situata do jete me e qëndrueshme.

BINJAKËT

Dite e mire kjo e sotmja për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne një lidhje. Asnjë planet nuk do ndikoje negavisht, përkundrazi ata do ju nxin te tregoheni me tolerante dhe te kuptueshëm. Beqaret ka shume mundësi ta gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Financat do kenë përmirësime duke filluar qe nga mesdita. Do ndiheni me te qete ne këtë sektor.

GAFORJA

Momentet e lumtura do jene te shumta gjate kësaj dite. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit tuaj dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me tepër sesa do iu jepet. Beqaret nga ana tjetër do ndihen mire edhe ashtu si janë dhe nuk do e kërkojnë me ngulm personin ideal. Ekuilibri financiar nuk do ketë tronditje te mëdha, megjithatë duhet pasur kujdes me shpenzimet.

LUANI

Dite e favorshme kjo për te dashuruarit. Do jeni me te qarte për ato qe ndjeni dhe do flisni hapur me partnerin. Te dy do bini ne një mendim për gjithçka. Beqaret do kenë takime, por nuk është periudha e favorshme për te filluar histori dashurie. Ne planin financiar duhet sa me shume maturi dhe përkujdesje. Po e tepruat me shpenzimet do përballeni me vëshrësi.

VIRGJËRESHA

Saturni do ju nxite te jeni mja kërkues ne jetën tuaj ne çi gjate kësaj dite, por kjo nuk do i pëlqejë dhe aq aj qe keni ne krah. Ka gjasa qe debatet te jene te shumta. Beqaret do jene shume pranë gjetjes se personit ideal, aj qe iu përshtatet me se miri. Situata financiare do varet tërësisht nga sjellja juaj. Po shpenzuar kuturu përgatuni për probleme.

PESHORJA

Mos kërkoni qe gjithçka ne jetën tuaj ne çi te jete si neper filma sepse ne këtë mënyrë do e lëndoni veten. Mundohuni te jeni sa me realiste dhe ta jetoni momenn si t’iu vije. Beqaret, ne një mënyrë apo ne një tjetër do e gjejnë personin e duhur, por do presin disa kohe para se te hedhin çdo hap. Klima ne planin financiar nuk do jete e keqe, kështu qe do jeni te qete ne këtë sektor.

AKREPI

Konfigurimi i yjeve do jete mja poziv gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni me lirshëm me partnerin dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe t���i marrin gjerat si t’iu vijnë. Yjet rekomandojnë te mos hidhet asnjë hap i nxituar. Financat do jene me te mira se disa dite me pare, por nuk është ende koha për shpenzime te mëdha.

SHIGJETARI

D kuptoheni edhe vetëm me shikime me partnerin tuaj sot dhe lidhja qe keni krijuar do përforcohet me tepër. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje do dini te kërkojnë falje dhe do falin. Beqaret do kërkojnë shume, por me kot. Financat nuk do jene te mrekullueshme, por dhe shume problemake nuk do jene. Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes ato para qe keni.

BRICJAPI

Dite shume e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin tuaj dhe do kërkoni gjithmonë te behet si thoni ju. Beqaret duhet te bëjnë ende durim nëse duan te gjejnë personin me te përshtatshëm. Situata financiare do ketë mja përmirësime për shkak te ndihmës qe do iu japin familjaret ose për shkak te një trashëgimie.

UJORI

Marrëdhënia me çi do jete shume e ngrohte gjate kësaj dite. Komunikimi do shtohet dhe do pranoni me lehtësi mendimet e njeri-tjetrit. Beqaret do kërkojnë gjithë ditën dhe do jene te pavendosur për atë qe duan te bëjnë. Mire është qe ata te sqarohen njëherë me veten. Financat do jene goxha te paqëndrueshme duke qene se ju do shpenzoni pa u menduar.

PESHQIT

Dite mja harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me se miri pranë partnerin dhe nuk do dëshironi asgjë me shume sesa ai do iu japë. Beqaret nuk do kenë shume fat dhe do ngelen serish me te njëjn status. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume edhe nëse situata do jete e qëndrueshme. Mendoni edhe për te nesërmen.

Ata qe janë ne një lidhje do kërkojnë vetëm qetësi dhe reha gjate kësaj dite. Ka ikur koha e çmendurive. Flisni me partnerin ne mënyrë qe edhe ai ta mësojë atë qe ju dëshironi. Beqaret duhet t’i shprehin me tepër ato qe ndjejnë sepse vetëm ne këtë mënyrë do e tërheqin pas vete personin qe pëlqejnë. Për financat do jete dite goxha e vëshrë. Kujdes!

shpallje Në bazë të nenit 22 të Ligjit për marrëdhëniet e punës- tekst i spastruar ( Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 54/2013) IPSH Spitali universitar për endokrinologji, diabet dhe shkelje metabolike shpall

SHPALLJE PUBLIKE Për punësimin e infermier - transportues për kohë të pacaktuar IPSH Spitali universitar për endokrinologji, diabet dhe çrregullime metabolike- Shkup ka nevojë për punësimin e 4 (katër) personave për vendin e punës në vijim: 1. Infermier- transportues.............. 4 (katër) realizues Kushte të përgjithshme: - Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë - Të jetë i rritur - Të mos i jetë shqiptuar vendim i plotfuqishëm për ndalimin e kryerjes së profesionit, veprimtarisë ose detyrimit Kushte të veçanta: - Të ketë kryer shkallën IV të arsimit - Me ose pa përvojë pune Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: - Lutje me biografi të shkurtër - Certifikatë për shkallën IV të kryer të arsimit - Certifikatë për shtetësi - Vërtetim se kandidatit nuk i jetë shqiptuar vendim të plotfuqishëm për ndalimin e kryerjes së profesionit, veprimtarisë ose detyrimit Afati për aplikim është 5 ditë pune nga dita e publikimit të shpalljes në shtyp. Lutjet me dokumentet e nevojshme ( në origjinal ose kopje të verifikuar në noter) të dorëzohen në adresën: Spitali universitar për endokrinologji, diabet dhe çrregullime metabolike- Shkup, rruga Vodnjanska nr. 17, 1000 Shkup ose deri në Arkivin e spitalit, me shenjë: PËR SHPALLJE PUBLIKE IPSH Spitali universitar për endokrinologji, diabet dhe shkelje metabolike- Shkup



Zhurnal plus #639