Issuu on Google+

Moti min.

-4

max. VITI 3 | Nr. 637 | ÇMIMI: 10 DEN

www.zhurnal.mk

8

E HËNË, 25 NËNTOR 2013

Bajrakun e ka Zajazi

LSDM-ja është opsioni për qytetarët

Lejet urbanistike në mënyrë elektronike

Memoriali “Nëna shqiptare”, do të përfshijë flamurin shqiptar në shtizë të lartë rreth 30 metra, një monument bronzi i lartë pesë metra dhe 500 gurë varresh në formë cilindrike

Ai theksoi se LSDM-ja krijon masa dhe zgjidhje me zbatimin e të cilave beson se përfundimisht do ta kthejë balancin midis klasave sociale në shoqëri

Në mënyrë elektronike do të jepen lejet për planet urbanistike të komunave, kështu ka bërë të ditur Ministri Janakievski në akademinë politike për përforcimin e kapaciteteve të vetëqeverisjes lokael e cila po mbahet në qytetin e Krushevës FQ.2

FQ.2

FQ.3

FQ.3

SPECIALE

FQ.4

Njeriu që revolucionarizoi tregimin e përrallave

FQ.13

FQ.5


K r o n ik ë

2

LajmeBlic Poposki në Paris për përkrahje franceze Ministri i punëve të Jashtme Nikolla Poposki pas vizitës në Kanada ka udhëtuar për në Paris ku nesër do të takohet me kolegun frances Loran Fabius. Zëdhënësi i Ministrisë farnceze për punë të jashtme Kej d’Oresj ka paralajmëruar se dy ministrat do të bisedojnë për afërsinë evropiane të Maqedonisë dhe çështjet kryesore ndërkombëtare. Sipas paralajmërimeve Fabius dhe Poposki do të bisedojnë edhe për forcimin e raporteve bilaterale në kuadër të vazhdimit të Samitit rajonal në Bërdo-Slloveni, kur presidenti frances Fransoa Ollan tregoi “vullnetin tonë që të stimulohen raporte të reja me gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor”. Është kjo vizita e parë e Poposkit dhe Fabius pas një kohë të gjatë, pas takimit të presidentit francez Oland me presidentin maqedonas Ivanov kur dhe erdhi deri te intensifikimi i dialogut politik në nivel më të lartë mes dyja shteteve.

Gruevski lëshon rrugën në Kavadar Kryeministri Nikolla Gruevski zyrtarisht ka lëshuar në përdorim rrugën lokale nga Kavadari deri tek vendbanimi Resava në gjatësi prej 5,95 kilometra dhe me gjerësi prej 5.5 metra. “Kemi premtuar se do ta ndërtojmë rrugën dhe të njëjtin premtim e përmbushëm. Kjo ngjarje është vërtetim i përpjekjeve tona”, theksoi Gruevski dhe paralajmëroi se me fillimin e viti të ardhshëm ndërtimor do të ndërtohet edhe rruga Resav deri në Begnishte. Ai po ashtu theksoi se në periudhën e kaluar Qeveria ka ndihmuar në realizimin e shumë projekteve që kanë qenë në interes të qytetarëve të komunës së Kavadarcit.

Lejet urbanistike në mënyrë elektronike Në mënyrë elektronike do të jepen lejet për planet urbanistike të komunave, kështu ka bërë të ditur Ministri i Transportit dhe Lidhjes, Mile Janakievski në akademinë politike për përforcimin e kapaciteteve të vetëqeverisjes lokal e cila po mbahet në qytetin e Krushevës. Me këtë siç u shpreh ai, maksimalisht do të lehtësohet dhe përmirësohet transparenca gjatë zhvillimit të punës dhe efektiviteti në procesin e kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm dhe implementim të Ligjit për ndërtim. Janakievski përsëri i paralajmëroj komunat që sa më shpejt që është e mundur t’i mbarojnë lëndët në pjesën e legalizimit dhe implementimit të Ligjit për ndërtim në interes të qytetarëve. Në paraqitjen e tij ai më tepër u fokusua në projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën e vendit.

e hënë, 25 nëntor 2013

AKTIVITETET PËR 28 NËNTORIN, DITËN E FLAMURIT

Bajrakun e ka Zajazi Memoriali “Nëna shqiptare”, do të përfshijë flamurin shqiptar në shtizë të lartë rreth 30 metra, një monument bronzi i lartë pesë metra dhe 500 gurë varresh në formë cilindrike. Në një konferencë për shtyp kryetari i këshillit organizativ, Musli Musli tha se ky projekt është i kamotshëm Enis MURTEZI e rastin e 28 Nëntorit Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, apo Ditës së flamurit është paraparë që manifestim qendror për këtë vit të jetë në Zajaz, me inaugurimin e kompleksit memorial “Nëna Shqiptare”, i cili tani më është në përfundim e sipër. Memoriali do të përfshijë flamurin shqiptar në shtizë të lartë rreth 30 metra, një monument bronzi i lartë pesë metra, të quajtur “Nëna shqiptare” dhe 500 gurë varresh në formë cilindrike. Në një konferencë për shtyp kryetari i këshillit organizativ, Musli Musliu tha se ky projekt është i kamotshëm, ndërsa tani janë përfunduar edhe të gjithë procedurat ligjore si dhe është realizuar projekti ideor dhe projekti themelor ashtu siç ka qenë e paraparë. “Ky është një moment i veçantë për ne shqiptarë, ne si gjeneratë më mbështetjen e Ali Ahmetit arritëm që t’i përmbyllim ajo që ka qenë më e rëndësishme dhe më e ndjeshme për shqiptarët e këtyre vendeve sepse ne këtu vendosim eshtrat e atyre që kanë ra gjatë Luftërave Ballkanike. Ky projekt financohet nga donator duke filluar nga Kumanova e deri në Strugë, dhe këtij donim i bashkëngjitet edhe diaspora shqiptare, Amerika, Australi, Zvicër...Plani themelor dhe ideor ka vlerën përafërsisht diku 200.000 euro. Monumenti, Nënë Shqiptare është punuar nga skulptori i mirënjohur Thoma Thomai nga Tirana, i njëjti autori i shtatores së Skënderbeut në Shkup dhe skulptura do të vendoset në Zajaz më 26 nëntor. Monumenti ka kushtuar diku 80 deri në 90 mijë euro, ndërsa institucionet shtetërore nuk kanë participuar me mjetet e tyre në këtë projekt”, deklaroi kryetari i këshillit organizativ, Musli Musliu. Ndërkohë, Fehri Ramadani tha se me datën 26 nëntor në orën 12.00 në amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së,

M

PLANI THEMELOR KA VLERËN 200 MIJË EURO “Plani themelor dhe ideor ka vlerën përafërsisht diku 200.000 euro. Monumenti, Nënë Shqiptare është punuar nga skulptori i mirënjohur Thoma Thomai nga Tirana, i njëjti autori i shtatores së Skënderbeut në Shkup dhe skulptura do të vendoset në Zajaz më 26 nëntor. Monumenti ka kush tuar diku 80 deri në 90 mijë euro, ndërsa institucionet shtetërore nuk kanë participuar me mjetet e tyre në këtë projekt”, deklaroi kryetari i këshillit organizativ, Musli Musliu. VEPRAT QË LIDHEN ME FESTËN “Vepra e parë është ‘Luftërat e Ballkanit, raporte konsullore Britanike nga Maqedonia në vitet e fundit të perandorisë Osmane”. Ky libër është përgatitur për botim nga Robert Elsi dhe Bejtulla Destani. E veçanta e këtij libri është se ky është botuar në tre gjuhë, atë shqipe, maqedonase dhe angleze. Librat janë botuar nga shtëpia botuese Logosa, dhe mbështetur financiarisht nga USHT ja”, tha Fehri Ramadani. do të bëhet promovimi i dy veprave të cilët janë botuar këto ditë. “Promovimi i këtyre veprave do të bëhet në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të Luftërave ballkanike. Vepra e parë është ‘Luftërat e Ballkanit, raporte konsullore Britanike nga Maqedonia në vitet e fundit të perandorisë Osmane”. Ky libër është përgatitur për botim nga Robert Elsi dhe Bejtulla Destani. E veçanta e këtij libri është

se ky është botuar në tre gjuhë, atë shqipe, maqedonase dhe angleze. Librat janë botuar nga shtëpia botuese Logos-a, dhe mbështetur financiarisht nga USHT-ja. Libri është botuar edhe në gjuhën angleze, në Britaninë e Madhe me mbështetjen financiare të kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari”, ka thënë ai. Ndërsa libri i dytë do të jetë “Raportet e diplomatëve Serb nga Maqe-

donia gjatë vitit 1903”, të përgatitur për botim nga autori Luben Llaten. Ky libër është botuar për herë të parë në gjuhën maqedonase në vitin 1954 ndërsa për herë të parë ofrohet edhe në gjuhën shqipe. Për rëndësinë e këtyre librave do të flasin disa historian të njohur siç janë: Pëllumb Gjufi, Vllado Popovski, Xheladin Shala, Sefedin Elezi, Nuri Bexheti, Halli Purellku dhe Fehri Ramadani.

Dyshime për përdorim të tepruar pesticidesh

Fajësohen njëra me tjetrën

Në Maqedoni është shtuar dyshimi se prodhimet bujqësore nuk janë të shëndetshme, si pasojë e trajtimit me pesticide në mënyrë të pakontrolluar gjatë kultivimit të pemëve dhe perimeve. Këto dyshime u bënë evidente pas kontrollimit të trangujve nga Maqedonia, të eksportuar në Kroaci, si dhe rrushit në Francë, që rezultoi se përmbajnë pesticide disa fish më shumë sesa që është e lejuar. Boris Atanasiev, nga Fakulteti i Bujqësisë në Maqedoni, konsideron se pos bujqve, të cilë përdorin pesticide në fomë të pakontrolluar gjatë prodhimit, faj kanë dhe inspektorët, të cilët e lejojnë transportin e këtyre mallrave jashtë vendit po edhe në tregun vendor. “Sigurisht se askush nuk do të dalë me një shifër të qartë sa do t’i kushtojë prishja e imazhit Maqedonisë, sepse është më se e sigurt se eksportuesit e prodhimeve bujqësore do të kenë pobleme të theksuara pas kësaj, meqë prodhimet bujqësore nga Maqedonia paraqiten si të rrezikshme për shëndetin”, vlerëson Atanasiev për REL. Por, Veljo Tantarov, kyetar i Lidhjes së Bujqve të Maqedonisë, thotë se produktet bujqësore pa të drejtë janë vënë në shënjestër të kritikave, duke i paraqitur ato si jocilësore, madje edhe të dëmshme për shëndetin.

Kështu LSDM ka reaguar ndaj akuzave që iu adresuan nga ministri i Arsimit, Spiro Ristovski dhe thotë në reagimin për media se “është turp që Gruevski dhe ministrat e tij të kërkojnë edhe pas 8 vitesh tek LSDM fajtorin për situatat e sotme” Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe VMRODPMNE janë ndeshur me deklarata lidhur me transkripitmin cirilik të shkollës “Kongresi i Manastirit. Kështu LSDM ka reaguar ndaj akuzave që iu adresuan nga ministri i Arsimit, Spiro Ristovski dhe thotë në reagimin për media se “është turp që Gruevski dhe ministrat e tij të kërkojnë edhe pas 8 vitesh tek LSDM fajtorin për situatat e sotme”. “Në dokumentet e publikuara nga mediat pranë pushtetit mund të shihet se regjistrimi i emrit ‘Конгреси и Манастирит’ është bërë më datë 28 qershor, pra 23 ditë pasi VMRODPMNE ka fituar zgjedhjet dhe në periudhën kur Qeveria nuk sjell vendime të rëndësishme, si dhe në ditën kur Gruevski mori mandatin

për formimin e Qeverisë”, thuhet në reagim. Sipas kësaj partie, është brengosës fakti se Gruevski dhe koalicioni qeveritar nuk “mund të sigurojnë respektimin e ligjit në mbarë territorin e vendit”. “Gruevski dhe VMRO-DPMNE kanë pasur 8 vite

për të reaguar, por nuk e bënë këtë”, thuhet më tej, duke aluduar në emrin e transkriptuar të shkollës. Ndërkohë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski ka bërë me faj Lidhjen Social-Demokrate të Maqedonisë për transkriptimin cirilik të

emrit “Kongresi i Manastirit”. I pyetur sërish sot nga gazetarët mbi çështjen që u ngrit me të përuruar godinën e re të shkollës, Ristovski ka thënë se transkriptimi cirilik “Конгреси и Манастирит” ka marrë miratimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në vitin 2006. “Shkolla e re u themelua me ndarjen e Shkollës Fillore ‘Liria”, emri i së cilës shkruhet gjithashtu në alfabetin latin dhe cirilik, pa përkthim adekuat të emrit. Vendimi i tillë ka marrë mbështetjen e Qeverisë së LSDM-së dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, ka deklaruar Ristovski. Ai ka bërë të ditur se transkriptimi i tillë është regjistruar në regjistrin gjyqësor, dhe se mund të ndryshohet vetëm nëse Komuna Çair kërkon një gjë të tillë.


K r o n ik ë

e hënë, 25 nëntor 2013

3

AFRIMI I ZGJEDHJEVE ASHPËRSON RETORIKËN E POLITIKANËVE

BËJNË POLITIKËN E BËRRYLAVE Duke u afruar data e mbajtjes së zgjedhjeve ashpërsohet edhe retorika e politikanëve. Në kampin maqedonas, përveç institucioneve, përballja bëhet në terren gjatë takimeve me qytetarët. Ndërsa, tek shqiptarët "zhurma" bëhet në Parlament ku shpesh ka lëvdata për patriotizëm, por edhe akuza për tradhti ndaj kauzës kombëtare Agim FAZLIU iskursi i politikanëve bëhet gjithnjë e më i ashpër sa vjen duke u afruar koha e zgjedhjeve. Ashpërsimi i diskursit të politikanëve është pasojë e frikës për të humbjen e pushtetit nga partitë në pushtet dhe nga synimi i opozitarëve për të kapur karriget e pushtetit. Në kampin maqedonas, përveç Parlamentit, përballja ndërmjet politikanëve bëhen edhe në terren, për shkak se VMRO dhe LSDM kanë ngjeshur agjendën e tyre të takimeve me qytetarët, ku prezantohet platforma partiake. Në anën tjetër, politikanët shqiptarë përballen kryesisht në Parlament, ku shpesh ka akuza e kundërakuza për lënien pas dore të interesave të qytetarëve, e për lëvdata personale për patriotizëm. Debatet e zjarrta deri në fyerje mes deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së, kanë përcjellë vazhdimisht seancën e Komisionit për Buxhetin, duke rikthyer çështjen sa aktuale, po aq bajate se kush është më patriot. Në një prej këtyre seancave, deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi, e cili ka akuzuar rëndë partinë shqiptare në pushtet, se po manipulon shqiptarët duke emëruar një ambasador maqedonas në Kosovë.

D

Fjalori degjenerues “Pse të mos jetë shqiptar ambasadori i Maqedonisë në

PARTITË SHQIPTARE BAZOHEN TEK "KRERËT E KLANEVE" "Partitë shqiptare janë mjaft pasive. Ato më tepër mbështeten në një praktikë tradicionale të mbështetjes tek individë që kanë ndikim te një rreth i caktuar. familjarë e kryefamiljarë të klaneve. Nuk ka premtime dhe shpalosje të një programi, i cili në fakt është shumë i paqartë. Nëse do të kishte një pro gram të qartë, në vonë do të duhej që t'i përmbaheshin atij programi", ka thënë Ibrahim Mehmeti. MAQEDONASIT BËJNË "LUFTË TË HERSHME" PËR PRESIDENTIN "Tek faktori politik maqedonas ndoshta është e normale kjo nisje e hershme e fushatës për shkak se është e sigurt sa i përket zgjedhjeve presidenciale dhe parapërgatitjet bëhen që tani, duke i shpërndarë" edhe në terren, kurse tek shqiptaret nuk kanë manifestuar një seriozitet, së paku deri në zgjedhjet e fundit, duke e ditur se kandidati shqiptar është e pamundur të fitojë", ka thënë Bashkim Bakiu. Kosovë e Shqipëri? Tash e 12 vjet jeni në pushtet. Ju funksionarët e BDI-së jeni të instaluar nga shërbimet inteligjente, jeni të korruptuar dhe të hipotekuar”, ka deklaruar deputeti i PDSH-së. Ka pasuar menjëhershëm deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, e cila është përgjigjur me të njëjtën monedhë. “Nuk guxoni të flisni për patriotizëm pas asaj që keni bërë. Lideri juaj i ka mallkuar të gjithë shqiptarët që kanë votuar BDI-në. Si mund te flisni për patriotizëm. Këtë asnjëherë nuk e ka bërë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Si mund te flisni për patriotizëm kur ishkryetari i Komunës së Tetovës, në zgjedhje u thoshte maqedonasve mos votojnë për BDI-

në se ata do u ndërtojnë përmendore të UÇK-së”, është përgjigjur Mehmeti. Në polemikën ndërmjet dy deputetëve, ka ndërhyrë pa të drejtë diskutimi deputeti tjetër i PDSH-së, Imer Aliu, i cili ka cilësuar deklaratat e deputetes Mehmeti si “shenja skizofrenie”. Në anën tjetër, Bashkim Bakiu, nga Instituti për Kërkime dhe Qeverisje të Mirë, thekson se viteve të fundit pothuajse çdo vit ka zgjedhje, dhe kuptohet se partitë politike mundohet që të jenë të përgatitura për këtë proces. Sipas tij, situata bëhet më e tensionuar tashmë kur dihet data e zgjedhjeve të rregullta për president të shtetit, si dhe mundësia e sh-

palljeve të zgjedhjeve të parakohshme, situata bëhet më e "tensionuar", qoftë në parlament ku më së shumti mund të konfrontohet pozita dhe opozita, por edhe në terren duke bërë fushatë. "Mendoj se është një veprim racional e të bërit politikë në Parlament. Megjithatë mendoj se fjalori jo parlamentar dhe degjenerues e ulë vlerën e institucionit dhe funksionit të deputetit. Kjo shmang debatin nga ajo që realisht duhet të jetë një deputet, duke u shmangur madje edhe të dhënat argumentuese, siç janë hulumtimet, të dhënat statistikore, paraqitjet të bazuara në hulumtim dhe analiza, që për fat të keq

LSDMja është opsioni për qytetarët Ai theksoi se LSDM-ja krijon masa dhe zgjidhje me zbatimin e të cilave beson se përfundimisht do ta kthejë balancin midis klasave sociale në shoqëri Vizioni ynë është që ta kthejmë klasën e mesme, të krijojmë fer dhe shoqëri të drejtë për të gjithë, theksoi kryetari i LSDMsë, Zoran Zaev, dje në fjalimin para qytetarëve të Prilepit. Ai theksoi se LSDM-ja krijon masa dhe zgjidhje me zbatimin

e të cilave beson se përfundimisht do ta kthejë balancin midis klasave sociale në shoqëri. “Do ta kthejmë dinjitetin në jetesë, fatin tek qytetarët, shpresën për të ardhmen. Dhe për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme që vijnë pas

nesh. Sot është shek. 21. Secili qytetar do të mund pa pagesë të marrë kartelë elektronike për shpenzime. Për shembull, kur të shkojnë në shitore të blejmë për 1.000 denarë produkte ushqimore, e japim kartelën për blerje, vetëm që ta regjistrojë

mungon tek institucioni ligjvënës, e sidomos tek shqiptaret", ka thënë Bakiu, për "Zhurnal plus".

Gjithë kohën në fushatë Madje Bakiu, ka vlerësuar se është herët për të nisur fushatën në terren, sidomos derisa nuk janë shpallur zgjedhjet e parakohshme. Sipas Bakiut, edhe afati kohor i shpallur me ligj është i mjaftueshëm nëse eventualisht shpallen zgjedhjet. "Nga ana tjetër, tek faktori politik maqedonas ndoshta është e normale kjo nisje e hershme e fushatës për shkak se është e sigurt sa i përket zgjedhjeve presidenciale dhe parapërgatitjet bëhen që tani, duke i shpërndarë" edhe në terren, kurse tek shqiptaret nuk kanë manifestuar një seriozitet, së paku deri në zgjedhjet e fundit, duke e ditur se kandidati shqiptar është e pamundur të fitojë", ka thënë Bakiu. Ndërsa, analisti politik Ibrahim Mehmeti thekson se nëse e shikohet diskursi, partitë sidomos ato në pushtet tërë kohën sillen sikur janë në

fushatë parazgjedhore. Nuk ka një komunikim normal ku partitë politike përpiqen ta bindin opinionin, ose bëjnë punë me të cilin e bindin publikun se ata janë duke e realizuar programin e tyre. Sipas Mehmetit, më shumë ka atmosferë fushate e cila përsëritet tërë kohën. "Partitë shqiptare janë mjaft pasive. Ato më tepër mbështeten në një praktikë tradicionale të mbështetjes tek individë që kanë ndikim te një rreth i caktuar. familjarë e kryefamiljarë të klaneve. Nuk ka premtime dhe shpalosje të një programi, i cili në fakt është shumë i paqartë. Nëse do të kishte një program të qartë, në vonë do të duhej që t'i përmbaheshin atij programi. Në vend të kësaj, ka premtime për punësime ose privilegje të ndryshme të këtyre familjarëve dhe këtyre njerëzve me ndikim", ka thënë Mehmeti. Ai ka theksuar se në këtë mënyrë, elektorati shqiptar mbetet i anashkaluar dhe i pa përfshirë në një atmosferë vërtetë demokratike, në cilën partitë qëndrojnë pas asaj që e kanë shpalosur publikisht.

pagesën. Unë ndërkohë do të paguaj me para. Kur ta lëshoj fëmijën tim të blejë lapsa nga libraria ia jap kartelën, sepse në emrin tim është, nuk mundet tjetër kush ta përdorë. Ai do ta blejë lapsin, shitësi do ta kalojë kartelën, do të regjistrohet blerja. Në çdo tre muaj shkoj në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, e shohin tërë qarkullimin, TVSH-ja kalkulohet dhe e kthejnë. As që duhet të mblidhen llogaritë fiskale, e as diçka e posaçme të organizohet për këtë”, thotë Zaev. Ai tha se në këtë mënyrë 130 milionë euro do të kthehen drejt qytetarëve.


K r o n ik ë

4

e hënë, 25 nëntor 2013

ANALISTËT KOMENTOJNË QËNDRIMIN E GRUEVSKIT PËR DHJETORIN

Mes emrit dhe BEsë

Analistët politik kanë dënuar deklaratën e kryeministrit Gruevski në të cilën ai tha se nuk do të jetë i befasuar nëse Maqedonia në dhjetor nuk do të marrë datën e negociatave me BE-në. Sipas tyre, kjo deklaratë e kreut të Qeverisë është pesimiste dhe nuk i takon një kryeministri të japë prononcime të tilla kur dihet se ambiciet dhe strategjia afatgjate e Maqedonisë është anëtarësimi në BE dhe NATO Bekim BUÇI ajmi se Maqedonia nuk do të marrë datën e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), nuk ka gjetur në befasi autoritetet e larta të Shkupit zyrtar dhe madje duket të jetë i pritshëm për ta. Në deklaratën e për mediet, kryeministri Nikola Gruevski ka thënë se epilogu i Samitit të dhjetorit është i paracaktuar, për shkak të pozicionit aktual që mban Athina zyrtare. “Nuk është befasi një gjë e tillë duke ditur qëndrimin e Greqisë, pozicionet e tyre si dhe deklaratat e vazhdueshme se Maqedonia nuk do të marrë datën për aq kohë sa nuk ndryshohet emri. Është e qartë se pozicioni i tillë është në përputhje me kërkesën greke, në kuptimin që jo vetëm të ndryshohet emri dhe identiteti, por zgjidhja e re të bëhet sipas llogaritjeve të tyre”, ka deklaruar kryeministri.

L

Dështimet e kësaj qeverie metodë pune Informacionet që mbërrijnë nga Brukseli, thonë se Greqia ka ruajtur qëndrimin e fortë në seancën përgatitore të Këshillit të Unionit që të mos i jepet data Maqedonisë pa e zgjidhur paraprakisht kontestin. Sipas po këtyre raportimeve, Bullgaria ka zbutur qëndrimin e saj pas disa muajsh negociata mes dy MPJve për arritjen e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë. Analistët politik e kanë dënuar deklaratën e kryeministrit Gruevski në të cilën ai tha se nuk do të jetë i befasuar nëse Maqedonia në dhjetor nuk do të marrë datën e negociatave me BE-në. Sipas tyre, kjo deklaratë e kreut të Qeverisë është pesimiste dhe nuk i takon një kryeministri të japë prononcime të tilla kur dihet se ambiciet dhe strategjia afatgjate e Maqedonisë është anëtarësimi në BE dhe NATO. Ekspertët politik

A PO ORIENTOHET MAQEDONIA KAH NJË RRUGË TJETËR? “Fakti që këta dy parti nuk bëjnë asgjë për ta ndryshuar situatën, por me mendje të fortë janë duke punuar kundër anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. Kjo bëhet gjithnjë e më e qartë. Në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme të ndërrohen platformat dhe Maqedonia të orientohet kah një rrugë e re. Gjithsesi se nuk është e rastësishme kjo metodë e punës se ata deklarojnë se jemi për eurointegrime por nga ana tjetër asgjë nuk bëjnë për t’u korrigjuar dhe për t’iu afruar BEsë”, deklaroi analisti politik Alajdin Demiri. RUZHIN: DO TË SHNDËRROHEMI SI UKRAINA “Kjo është edhe një dëshmi se me këtë Qeveri ambiciet e Maqedonisë praktikisht janë pa ambicie, dhe në fund do të shndërrohemi në një Ukrainë me të burgosur poli tik ku pushteti luan me populizmin dhe antievropianizmin. Pres që brenda një apo dy vitesh nëse mbetet kjo qeveri ne edhe më tepër do të largohemi nga BE ja, përderisa disa njerëz më të fuqishëm dhe më të guximshëm në mënyrë të hapur nuk do ti thonë ‘mjaft’ kësaj politike”, nënvizoi ish diplomati Nano Ruzhin. pyesin vallë pushteti mos ka alternativa tjera meqë asgjë nuk është duke bërë për të ndryshuar situatën që vendi ti afrohet integrimeve euroatlantike. Analisti politik Alajdin Demiri thotë se deklarata e Gruevskit se nuk pret datë për bisedime është qëndrim pesimist. Sipas tij, deklarimet se

dhjetori nuk do të sjellë asgjë të re për Maqedonisë tashmë bëhen metodë pune për arsye se këta politikanë janë të vetëdijshëm sepse anëtarësimi ose marrja e datës për negociata është proces i cili ndodh në Maqedoni dhe jo në Bruksel. “Fakti që këta dy parti nuk bëjnë asgjë për ta ndryshuar situatën, dhe

me mendje të fortë janë duke punuar kundër anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE, dhe kjo bëhet gjithnjë e më e qartë. Në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme të ndërrohen platformat dhe Maqedonia të orientohet kah një rrugë e re. Gjithsesi se nuk është e rastësishme kjo metodë e punës se ata deklarojnë se

jemi për eurointegrime por nga ana tjetër asgjë nuk bëjnë për t’u korrigjuar dhe për t’iu afruar BE-së”, deklaroi për “Zhurnal plus” analisti politik Alajdin Demiri.

Deklarime që bien ndesh Ai thekson se proceset janë tërësisht të bllokuara si pasojë e politikës së atyre në pushtet. “Kjo do të thotë se ata kanë një alternativë të re, mirëpo e kanë të pashpallur ende”, vlerëson analisti Demiri. Nga ana tjetër ish diplomati Nano Ruzhin është i mendimit se deklaratat e tilla përveç që janë pesimiste janë edhe të papranueshme për një kryeministër. Sipas tij, këto deklarime bien ndesh me ambiciet e vendit për të qenë pjesë e strukturave euro-atlantike. “Kjo është deklaratë pesimiste dhe nuk i takon një kryeministri të një shteti të japë prononcime të tilla, kur dihet se strategjia afatgjate e Maqedonisë është anëtarësimi në NATO dhe BE. Kjo deklaratë e kryeministrit i ngjan mjekut të cilit do t’i tregojnë se pacienti sigurisht do të vdes kurse mjeku thotë le të vdes. Kjo deklaratë është e patolerueshme sot në një shtet dhe në shek. 21 vend i cili është në pragun e NATO-s dhe BE-së të sillet në atë mënyrë”, deklaroi për “Zhurnal plus”, ish diplomati Nano Ruzhin. Ai më tej shton se nga ana tjetër ky është sinjal në kuptimin se ne jemi të pafuqishëm por edhe pos asaj që jemi të pafuqishëm, kryeministri nëpërmjet populizmit do ti bashkojnë votuesit maqedonas, ata do të votojnë për te. Ruzhin potencon se Gruevski tash erdh në situatë të bëhet peng i asaj që e deklaronte vetë ai. “Ai thoshte se sikur ta pyesnin se çka do të zgjedhë midis kompromisit për emrin, gjegjësisht ndërrimin e emrit dhe anëtarësimin në BE, ai do të zgjedhte emrin. Kjo është edhe një dëshmi se me këtë Qeveri ambiciet e Maqedonisë praktikisht janë pa ambicie, dhe në fund do të shndërrohemi në një Ukrainë me të burgosur politik ku pushteti luan me populizmin dhe antievropianizmin. Pres që brenda një apo dy vitesh nëse mbetet kjo qeveri ne edhe më tepër do të largohemi nga BE-ja, përderisa disa njerëz më të fuqishëm dhe më të guximshëm në mënyrë të hapur nuk do ti thonë ‘mjaft’ kësaj politike”, nënvizoi ish diplomati Ruzhin. Sipas tij, Maqedonia po humb kohë sepse të tjerët po e tejkalojnë.

S’ka shpenzime në përmen Oda e vlerësuesve, anëtare e Tegovas dore, por në infrastrukturë! Vizioni i LSDM-së për Maqedoninë është shoqëri me një klasë stabile financiare të mesme, qytetarë të cilët do të kenë të ardhme të sigurt, thotë nënkryetari i Socialdemokratëve Vanço Uzunov në intervistën për Radion “Evropa e Lirë”. Sipas këtij vizioni, thotë Uzunov, pjesa më e madhe e qytetarëve (80 për qind) do të jenë në klasën e mesme, ata që kanë vende stabile të punës dhe të ardhura me të cilat do të mund të planifikojnë buxhet familjar në mënyrë të planifikuar dhe nuk do të varen, që të kenë patjetër të presin mëshirë nga ndonjë qeveri. Ai foli edhe për propozimmasat e LSDM-së, si zvogëlimin e gjobave për kundërvajtje, kthimin e TVSH-së për 15 për qind, për të cilat pohon se nuk janë nxjerrë nga dora ashtu siç dikush dëshiron ti quajë dhe paraqesin interes të madh nga qytetarët të cilët i mirëpresin këto ide. Sipas tij, këto masa nënkupto-

jnë shpërndarje të drejtë të pasurisë ndërsa qytetarët e varfër do ti largojë nga pozicioni i varfërisë, nuk do ti bëjë të pasur, por do ti shndërrojë në klasë të mesme. “S’do të ketë shpenzime për kurrfarë përmendoresh, mermerë dhe tulla në ndërtesa dhe punë të tilla. Do të investohet në infrastrukturë, rrugë, autostrada, hekurudhë, energjetikë dhe një pjesë e madhe e investimeve që do të thotë rritje të produktivitetit në sektorin privat, jo të qeverisë, jo të sektorit publik, por në sektorin privat që të mund ky sektor të punësojë qytetarë dhe të paguajë paga më të larta në të ardhmen”, thekson Uzunov.

Përfaqësues nga Oda e vlerësuesve të Republikës së Maqedonisë ishin pjesëmarrës në Kuvendin e rregullt vjetor të Asociacionit evropian të vlerësuesve – Tegova, i cili u mbajt më 16 nëntor 2013 në Lisbonë, Portugali. Në kuadër të Kuvendit, Oda e vlerësuesve të Republikës së Maqedonisë u bë anëtare e këtij Grupi evropian të Asociacionit të vlerësuesve. Tegova është Grup evropian i asociacioneve të vlerësuesve dhe paraqet asociacion jofitimprurës evropian, i përbërë nga 57 asociacione të vlerësuesve nga 31 shtete dhe përfaqëson 70.000 vlerësues nga Evropa. Oda e vlerësuesve të Republikës së Maqedonisë është pranuar nën emrin kushtetues të shtetit –

Republika e Maqedonisë. Në Kuvendin e përgjithshëm në Lisbonë, ndërmjet tjerash u bisedua për zbatimin e „Udhëzimit të kreditimit hipotekar”, i cili kohë më parë është miratuar në Kuvendin evropian, ndërsa është krijuar nga ana e Tegova. Me këtë udhëzim, shtetet anëtare të BE kërkojnë zbatim të plotë të stan-

Shehtanski, qën drime ogurzeza për shqiptarët

dardeve evropiane gjatë vlerësimit të patundshmërive. Me këtë anëtarësim, Oda e vlerësuesve të Republikës së Maqedonisë përfiton obligimin e zbatimit të standardeve ndërkombëtare për vlerësim në Republikën e Maqedonisë. Vlerësuesit në Maqedoni të cilët dëshirojnë ta valorizojnë cilësinë e shërbimeve të tyre, do kenë mundësi përmes Odës së vlerësuesve të Republikës së Maqedonisë ta përfitojnë certifikatën „Vlerësues i pranuar evropian”, gjegjësisht REV (Registered European Values). Për të fituar këtë certifikatë do nevojitet mbarimi i trajnimeve edukative për vlerësim, të cilat do organizohen në bazë të kërkesave minimale të Tegova.

Lideri i partisë TMRO Vanço Shehtanski dhe njëherësh drejtor në Inspektoratin shtetëror në Ministrinë e pushtetit lokal edhe njëherë dëshmoi albanofobinë me qëndrimet e tij. Ai kësaj radhe në emër të partisë u bëri thirrje maqedonasve që jetojnë në Çair, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Mavrovë, Kërçovë dhe Strugë që të mos lejojnë që të jenë nën presion dhe t’iu shesin shqiptarëve pronat e tyre. “Shihet qartë se është rritur aktiviteti i shqiptarëve me fonde nga SHBA dhe nga Evropa, për qëllimin e tyre që sa më shumë të marrin tokë maqedonase, për statusin e tyre final në Maqedoni”, thuhet në njoftim. Kjo parti e cila është pjesë e koalicionit qeveritar thotë se maqedonasit nuk kanë tokë për shitje. Ata propozojnë që urgjent të miratohet ligj për shitjen e pronave, personave fizik në periudhë prej 50 vitesh dhe të shtohen investimet shtetërore në pjesën Veriperëndimore të Maqedonisë, me qëllim që të ringjallen fshatrat e braktisura maqedonase.

Gjykata indiane ndalon shitjen e pronave të Subratës

Gjykata supreme e Indisë i ka ndaluar shefit të kompanisë së “Sahara grup” dhe drejtorëve të kompanisë të shesin çfarëdo prone në periudhën e ardhshme. Para kësaj gjykata i ka ndaluar atij të braktis shtetin. Vendimi i gjykatës vjen pasi që kompania e Subratës, deri më 28 tetor nuk ka arritur t’i përcjellë tapitë për pronat e saj në vlerë prej rreth 4 miliardë dollarë. Siç transmeton “Fajnenshëll Tajms”, ndalesa e fundit e gjykatës vlen për gjitha kompanitë e “Sahara grup” të cilat do jenë të thirrur në bisedë i informative, kur do të jepet vendimi gjyqësor. “Me rëndësi është ta kuptojë ‘Sahara grup’, pasi që shohim se provat jonë nuk është respektuar. Së pari të shohim se i kanë deponuar listën pronësore, pastaj edhe juve do u dëgjojmë. Derisa nuk veproni në pajtueshmëri me urdhrat tonë, nuk do ketë seancë dëgjimore”, ka porositur gjykata deri te avokati i “Sahara grup”. Biznesmeni indian Subrata Roj ka paralajmëruar investime milionëshe në Maqedoni. Ai ka blerë një pjesë të truallit në Agrokombinatin më të madh Xhumajlija dhe ka paralajmëruar investim në vlerë prej 211 milionë euro investim në Ohër.

Botues: Bexhet MUSLIJA Lajme të dorës së parë

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Zëvendëskryeredaktor: Shkëlzen LUSHAJ; Redaktorë: Bekim BUÇI, Agim FAZLIU, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: email: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17  815, 32 17  816, Fax: 32 17  817, Email: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210065405030191, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/64, 1000 Shkup, Maqedoni


K r o n ik ë

e hënë, 25 nëntor 2013

5

Kronikë e zezë

Bejta priti ambasadorin austriak Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në takim ambasadorin e Austrisë në vendin tonë, Thomas Michael Baier. Qëllimi i vizitës së ambasadorit austriak ishte promovimi i librit të historianit austriak Ëolfgang Straub, kushtuar konstruktorit të hekurudhës së parë malore në Austri, gjeniut të madh me origjinë shqiptare, Karl Gega. Gjatë takimit, Bejta dhe ambasadori Baier biseduan edhe për tema tjera dhe për mundësinë e realizimit të ndonjë projekti në komunën e Gostivarit nga ana e

Ambasadës së Austrisë. “E njoftova ambasadorin me historikun e komunës së Gostivarit, se Gostivari është një prej qyteteve më të mëdha në vend. Biseduam edhe për reformat që i bëjmë në arsim. Biseduam për mësimin e gjuhës gjermane nëpër shkollat fillore dhe të mesme. I treguam se qytetarët e Gostivarit kanë respekt të veçantë ndaj popullatës austriake, sepse në momentet më të vështira na kanë ndihmuar dhe një pjesë e mirë e qytetarëve tanë punojnë në Austri, veçanërisht në Vjenë”, tha

kryetari Nevzat Bejta. Ambasadori Thomas Michael Baier, falënderoi kryetarin Bejta për mikpritjen. “Kam nderin që jam sot këtu në këtë festë të madhe për shqiptarët. Tema e takimit tonë ishte promovimi i librit të një historiani shumë të madh. Kemi gjetur mënyrë se si do ta vazhdojmë bashkëpunimin. Vizita ime ka prapavijë historike. Bëhet fjalë për një pionier teknik me emër Karl Gega”, theksoi ambasadori, Thomas Baier. Kryetari Bejta i dhuroi ambasadorit

Plaçkiti banko matin me shifra të rreme Baier një dhuratë me simbolin e Komunës së Gostivarit “KULLËN E SAHATIT”. Bejta dhe Baier vizituan më pas edhe disa nga pjesët e qytetit të Gostivarit, Kullën e Sahatit dhe Shtëpinë e Beut.

ME VENDIM TË QEVERISË

Liqeni Treska nën kompetenca të Sarajit Më në fund me Qendrën rekreative-sportive “Treska” do të menaxhojë Komuna e Sarajit. E gjithë kjo u bë e mundur pasi Qeveria miratoi vendimin për t’i dhënë në pronësi dhe menaxhim Komunës së Sarajit, objektet që ndodhen në territorin e kësaj qendre, përfshi edhe liqenin artificial “Treska”. Ky është një kapitull i ri për këtë vend pasi siç kanë informuar autoritetet e Komunës së Sarajit nuk mungojnë investitorët e huaj sidomos nga Turqia të cilët dëshirojnë që ta marrin Liqenin e Treskës Enis MURTEZI enaxhimi me Qendrën RekreativoSportive “Treska”, edhe zyrtarisht kalon në duart e komunës së Sarajit. Kështu ka vendosur Qeveria e Maqedonisë në seancën e saj të fundit, e cila ka miratuar vendimin për t’i dhënë në pronësi dhe menaxhim Komunës së Sarajit, objektet që ndodhen në territorin e kësaj qendre, përfshi edhe liqenin artificial “Treska”. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, i cili në një deklaratë për “Zhurnal” është shprehur se vendimi pritet t’i hapë kësaj komune shqiptare perspektivat e zhvillimit turistik. Hoxha ka sqaruar për agjencinë e lajmeve bazën ligjore dhe hollësitë e vendimit. “Në mbështetje të nenit 17a të Ligjit për Shfrytëzimin dhe Posedimin e Pasurive të Organeve Shtetërore, që parasheh të drejtën e kalimit të pasurisë së papërdorur të Shtetit, komunave, komunave të Qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Shkupit, Qeveria ka miratuar vendimin për t’i dhënë në pronësi, pa kompensim, Komunës së Sarajit objektet në zonën e Qendrës ‘Treska’ . Në kuadër të këtij vendimi, Qeveria i kalon gjithashtu Komunës së Sarajit

M

HOXHA: DHËNIA NË PRONËSI E LIQENIT PA KOMPENSIM “Qeveria ka miratuar vendimin për t’i dhënë në pronësi, pa kompensim, Komunës së Sarajit objektet në zonën e Qendrës ‘Treska’ . Në kuadër të këtij vendimi, Qeve ria i kalon gjithashtu Komunës së Sarajit të drejtën e menaxhimit ujor me liqenin artificial ‘Treska’, duke i rekomanduar të nisë procedurat pranë Ministrisë së Mje disit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për pajisjen me leje për menaxhim ujor të liqenit”, ka deklaruar zëdhënësi qeveritar Muhamet Hoxha. MURATI: NUK DO TË MUNGOJNË INVESTITORËT E HUAJ “Është e një rëndësie e veçantë që menaxhimi i Liqenit të Treskës të kalojë në duart e komunës së Sarajit. Me këtë ajo do të fitojë të drejtën për të kërkuar investi torë që të ndihmojnë në revitalizimin e Liqenit të Treskës, dhe mund të them se investitorët nuk mungojnë”, ka deklaruar kohë më parë për “Zhurnal plus”, kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati.

Bora e parë në Mavrovë Strazhë Ka ra bora e parë në Mavrovë dhe Strazhë. Edhe përskaj kësaj, komnukacioni në gjitha rrugët e Maqedonisë po zhvillohet pa ndonjë pengesë. Koha do të jetë e vranët me shira lokal, ku në vende -vende do ketë edhe. Pasditja pritet të jetë me erë veriu e cila do sjell edhe të ftohtë. Temperatura do të lëviz prej 4 deri në 13

gradë. Në Shkup do jetë vranët me shira lokal, ndërsa temperatura do jetë deri më 13 gradë.

të drejtën e menaxhimit ujor me liqenin artificial ‘Treska’, duke i rekomanduar të nisë procedurat pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për pajisjen me leje për menaxhim ujor të liqenit”, ka deklaruar Hoxha. Ai thotë se me këtë vendim të Qeverisë do të jetë “në të drejtën e Komunës së Sarajit të zhvillojë dhe rikthejë shkëlqimin e kësaj pasurie të banorëve të Sarajit, duke e kthyer në të mirë të përgjithshme për të gjithë qytetarët e Shkupit dhe më gjerë, si dhe në një pikë atraksioni turistik për vizitorët e huaj”. “Presim nga ky vendim të hapë perspektivat turistike të Sarajit, në territorin e së cilës komunë ndodhen gjithashtu asete të shumta turistike natyrore”, ka theksuar Hoxha. Ky është një kapitull i ri për këtë vend pasi siç kanë informuar autoritetet e Komunës së Sarajit nuk mungojnë investitorët e huaj sidomos nga Turqia të cilët dëshirojnë që ta marrin Liqenin e Treskës dhe të ja kthen pamjen e dikurshme këtij objekti rekreues, i cili ishte atraksion për qytetarët e vendit të cilët me qëllim freskimit në ditët e nxehta të verës pikërisht zgjidhnin Liqenin e Treskës për tu freskuar. “Është e një rëndësie e veçantë që menaxhimi i Liqenit të Treskës të kalojë në duart e komunës së Sarajit. Me këtë ajo do të fitojë të drejtën për të kërkuar investitorë që të ndihmojnë në revitalizimin e Liqenit të Treskës, dhe mund të them se investitorët nuk mungojnë”, ka deklaruar kohë më parë për “Zhurnal plus”, kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati. Liqeni i Treskës është ndërtuar po thuajse 35 vite më parë dhe ka hapësirë prej 136.00 metra katrorë me thellësi maksimale prej tre metrave. Edhe pse ka kapacitet prej 10.000 vizitorë në pesëmbëdhjetë vitet e kaluar ka ngelur i harruar.

Mijalkov: Incidentet zbuluan defektet në ndërtimin e mirëbesimit ndëretnik Kreu i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijalkov, ka vlerësuar gjendjen e sigurisë si stabile dhe pa ndonjë rrezik më serioz. Vlerësimi i tillë është bërë në një intervistë për të përditshmen në gjuhën maqedonase “Dnevnik”. Duke iu referuar incidentit në fshatin Hasanbeg, ku u sulmua autobusi nr. 65, por jo vetëm, Mijalkov ka deklaruar se ngjarjet e tilla janë shqetësuese dhe veçanërisht kur ato përsëriten. “Ato janë sinjal se ne duhet të punojmë edhe më me të rinjtë, por

janë gjithashtu edhe një tregues se mirëbesimi ndëretnik, në 20 vitet e fundit, nuk është ndërtuar mbi një bazë të mirë, gjegjësisht rezulton të ketë munguar përkushtimi i

mjaftueshëm nga të gjithë faktorët shoqërorë dhe politikë”, ka deklaruar Mijalkov. Kreu i policisë sekrete, thotë gjithashtu se incidentet marrin, për shkak të kontekstit, një rëndësi më serioze dhe kësisoj krijojnë imazh negativ për vendin. “Dhe ky mesazh i keq mbërrin tek investitorët potencialë dhe tek partnerët tanë të bashkësisë ndërkombëtare. E më pas na duhen dy herë më shumë përpjekje për të sqaruar situatën dhe për të mbërritur tek pozicioni i dëshiruar”, ka theksuar ai.

Një hajn i panjohur gjatë vikendit e ka plaçkitur bankomatin e “Stopanska Banka”-s i vendosur në hapësirat e komunës Ilinden. Plaçkitjen e ka kryer pasi që paraprakisht më dhunë e ka lëshuar derën hyrëse të plastikës dhe me futjen e shifrave të rreme e ka hapur derën e arkës së bankomatit duke marrë 4 kasete plastike në të cilat ka patur bankënota nga 100, 500 dhe nga 1.000 denarë. Dëmi material në mënyrë shtesë do të vërtetohet. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPBsë Shkup. Janë marrë të gjitha masat për zbulimin e autorit apo autorëve.

Dogana sekuestroi orë dore dhe topa futbolli Inspektorët doganorë nga ekipet speciale ditë më parë në Shkup sekuestruan 1.210 orë dore dhe 1.070 topa futbolli, të gjitha me logo të markave të mbrojtura tregtare, për të cilat ekziston dyshim për shkeljen e të drejtave nga prona intelektuale. Siç informojnë nga Drejtoria e doganave, mall i ndryshëm me prejardhje nga Kina është paraqitur për doganim importues në njësitet doganore Shkupi 2, nga një firmë importuese nga Shkupi. Malli ka qenë i ngarkuar në një kamion me targa të Gjevgjelisë, në pronë të një firme transportuese nga Gjevgjelia.

Theren me thikë dy të rinj, në pranga sulmuesit Dy adoleshentë nga Kumanova janë therur me thikë dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në oborrin e kopshtit për fëmijë “Angel Shajqe” në Kumanovë. Policia ka informuar se viktimat janë 17vjeçari H.P dhe 18-vjeçari S.A. Policia ka arrestuar dy sulmuesit, njëri 15 vjeç dhe tjetri 18 vjeç. Ata janë kallëzuar për veprën “vrasje në tentim”.

Gostivar, 10 veta dhunojnë një të mitur Dhjetë persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar fizikisht një të vetëm. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në Gostivar, kur i mituri D.N (14) është sulmuar nga dhjetë persona të dhunshëm, që dyshohen të jenë gjithashtu të mitur. Ata kanë goditur me grushte e shqelma viktimën, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe fytyrë. Policia lokale ka nisur kërkimet pas grupit të dhunuesve.


V ë s h t r im e

6

e hënë, 25 nëntor 2013

Ai nuk bëri asnjë nga këto… Blendi FEVZIU o tallej me statuset patetike në Facebook; do qeshte me zë me ata që i nisnin postimet standarde me “miku im”; do bënte shaka me miqtë që shtohen kur s’je më dhe që s’janë aq miq në të gjallë; do kënaqej, por edhe do ta thumbonte Patozin që në fjalimin e lamtumirës nuk ishte me vdekjen aq ironik sa do të donte të ishte vetë; do t’i lexonte me zë të lartë dhe gurgullimë lajmet idiote që media botoi për të, plot kontradiktë e kundërthënie; do t’i ngucte gazetarët për marrinë e radhës; do t’u shkelte syrin protagonistëve që shtyheshin për të zënë rreshtin e parë në ceremoni dhe s’ka dyshim, do thoshte për veten një nga ato frazat plot autoironi që e dallonin aq shumë…! Por Sokol Olldashi nuk bëri dot asnjë nga këto! Edhe pse jam i bindur se nëse do të zgjohej nga ky jerm që na kaploi këto 48 orë, do të sillej pikërisht kështu. Por ai nuk mund të ngrihet më, nuk do të shfaqet me buzëqeshjen ironike, dorën në xhep dhe cigaren e dredhur që tymoste në asnjë prej kafeneve të zhurmshme dhe parazitare të Tiranës; nuk do të bëjë shaka, nuk do të përballet në studiot televizive, nuk do të diskutojë në Parlament dhe as do të shoqërojë rrallë-rrallë ndonjë mbrëmje miqsh me kitarë. Ai s’është më, dhe ne duhet të mësohemi me këtë. Siç mësohesh me çdo gjë të dhimbshme që asnjë fuqi në këtë botë nuk e kthen dot më mbrapsht!

D

Sokol Olldashi lindi si trashëgimtar i një familjeje të lidhur fort me regjimin komunist; gjyshi i tij ishte një prej funksionarëve të lartë, të cilët, siç ndodhi rëndom në atë kohë, u bënë viktima të sistemit që kishin ngritur vetë. Dashnor Mamaqi u burgos dhe ndërroi jetë në një prej burgjeve të ngritura nga Enver Hoxha Sot, kur ai s’dëgjon më, sot kur s’ka mundësi të bëjë shaka me veten, është mundësia më e mirë për t’i thënë pak fjalë për të. Sokol Olldashi lindi si trashëgimtar i një familjeje të lidhur fort me regjimin komunist; gjyshi i tij ishte një prej funksionarëve të lartë, të cilët, siç ndodhi rëndom në atë kohë, u bënë viktima të sistemit që kishin ngritur vetë. Dashnor Mamaqi u burgos dhe ndërroi jetë në një prej burgjeve të ngritura nga Enver Hoxha. Drama politike e familjes u kthye edhe në një dramë familjare; ajo nuk e la të kishte një familje të bashkuar, e degdisi në zona të thella internimi, por ai arriti të ngrihet mbi të. Fëmijëria e vështirë nuk e transformoi dhe siç ndodh me adoleshentët që kanë një frymëzim të brendshëm që ngrihet mbi rrethanat dhe mbi pashpjegimin e tyre, ai besoi gjithnjë që e ardhmja e tij dhe ajo e vendit ku jetonte do të ishte më e mirë. Në vitet e koshiencës së tij politike ai ishte një kritik dhe kundërshtar i vendosur i regjimit komunist dhe izolimit; nuk pati asnjëherë nostalgjinë e holluar të viktimave të Hoxhës, që thellë-thellë e shihnin dënimin e tyre si një gabim ose keqkuptim. Ai e trajtoi gjithnjë si një regjim kriminal, dhe kjo ishte filozofia që e shoqëroi në jetë, deri atë mbrëmje me shi, kur timoni i makinës nuk vijoi dot ta çonte në rrugën që kish nisur.

Ishte një i djathtë i vërtetë; e ruante këtë bindje dhe e dinte përse kishte këtë pozicion dhe këtë besim në jetë. Për fatin tonë të keq, nuk janë shumë ata që e dinë se përse kanë një ideologji të përcaktuar mirë në jetë! Rrethanat në kohë të ndryshme më kanë lejuar ta njoh mirë, edhe kur për shumë gjëra nuk isha dakord me të. Siç ndodh me vendet e vogla, ku të gjithë njihen prej vitesh, prindërit e tij dhe prindërit e mi ishin shokë shkolle në vitet ’60;

ai erdhi në shkollë atë vit që unë mbarova dhe frekuentonim ende të njëjtat ambiente të ndezura studentore të Tiranës; vajza ime dhe djemtë e tij janë sot prapë në një shkollë. E ritakova pas shumë vitesh një natë shkurti të vitit 1991, kur bashkë me një grup maturantësh të gjimnazit të Durrësit kërkonte të hynte në grevën e urisë së studentëve për heqjen e emrit “Enver Hoxha” Universitetit të Tiranës. Nuk e lanë të hynte, por karriera e tij politike nisi aty.

Militant i PD në Durrës, komisioner i saj në të parat votime të lira në historinë e Shqipërisë, themelues i Forumit Rinor të PD, gazetar ndërkohë që vijonte studimet, kryeredaktor gazete dhe televizioni, më pas kryetar i Forumit Rinor, deputet, ministër, kandidat për kryetar partie… Njëzet vitet e jetës së tij aktive, nga mosha 20-vjeçare e këtej, një dekadë ia kushtoi gazetarisë dhe një tjetër politikës. Karriera politike ishte brilante; e pabesueshme për shumë, e kuptueshme për të tjerë. Ata që kanë njohur dhe shoqëruar tranzicionin shqiptar, 29-vjeçar hyri në Parlament, 33-vjeçar ishte ministër i Brendshëm; 41 vjeç, në atë moshë kur politika fillon dhe merr drejtim, shpalosi ambiciet për kryetar i PD. Nëse Zoti s’do ta kish thirrur në mbretërinë e tij, me siguri karriera e Olldashit do kish pasur kulme të tjera. Kushedi ç‘surpriza kish ruajtur për ne në këtë botë… Mbrëmjen e së mërkurës gati besova se nguti për të arritur gjithçka, kaq i ri, ishte edhe një frikë se jeta që s’ishte treguar aq bujare me të që në lindje, do pendohej për mundësitë që i kish ofruar këto dy dekada. Dhe ndodhi vërtet kështu. E ndërpreu në mes projektin e tij, e mori lart, duke e lënë të djathtën shqiptare, me një zë të vërtetë, më pak… Politika shqiptare i ngurtëson protagonistët e saj; e zbeh

Kongresi i Manastirit dhe zhvillimet kombëtare Jeton AMETI opulli shqiptar është autokton në trojet e veta etnike, dhe dallon krejtësisht prej fqinjëve të vet shovinist si në aspektin kulturor, gjuhësor, e atë kombëtar. Orientimi evropian i shqiptarëve nuk mund të profilizohej tërësisht vetëm me lëvizjen ushtarake, politike dhe diplomatike, ai kishte nevojë edhe për gurë themeltarë arsimorë e kulturorë, të cilët nuk mund ti lëvizte më pastaj asnjë rrethanë politike, asnjë koniunkturë dhe asnjë situatë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878, Kongresi i Manastirit 1908, dhe Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë 1912, ishin tri hallka të një zinxhiri të vetëm e të pandashëm dhe mungesa e sëcilës prej tyre nuk do të mund ta sillte Shqipërinë që e kemi sot. Gjer në vitin 1908 shkollat e pakta që ishin në trojet etnike shqiptare kishin qenë të organizuara sipas linjave fetare, myslimane, ortodokse dhe katolike.

P

Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878, Kongresi i Manastirit 1908, dhe Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë 1912, ishin tri hallka të një zinxhiri të vetëm e të pandashëm dhe mungesa e sëcilës prej tyre nuk do të mund ta sillte Shqipërinë që e kemi sot Kjo i bëri patriotët shqiptarë të bashkohen dhe të zhvillonin vetëdijen kombëtare, që shkollat e reja dhe shkrimi shqip të jetë jo fetarë. Zhvillimi i shpejtë i lëvizjes kulturore, zgjerimi i shkollave dhe i botimeve në gjuhën shqipe, shtruan si nevojë të ngutshme caktimin e një alfabeti të vetëm për shkrimin e shqipes në vend të disa alfabeteve që vazhdonin të përdoreshin. Për të zgjidhur këtë çështje dhe probleme të tjera të Lëvizjes Kombëtare, u vendos të mbahej një kongres i posaçëm. Nismën për

thirjen e tij e mori klubi shqiptar i Manastirit dhe më 14 nëntor të vitit 1908 i filloi punimet e veta po në atë qytet Kongresi i Manastirit. Në këtë kongres morën pjesë rreth 50 delegatë nga qytete të ndryshme dhe nga klube e shoqëri patriotike brënda dhe jashtë vendit. Ndërmjet tyre ishin edhe patriotët e intelektualët e shquar Luigj Kurakuqi, Gjergj Fishta, Fehmi Zavalani, Gjergj Qiriazi, Bajo Topulli, Ndre Mjeda, dhe figura të tjera kombëtare. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i byri

Abdyl Frashërit. Kongresi i vazhdoi punimet deri më 22 nëntor të vitit 1908. Vendin kryesor në punimet e tij e zuri çështja e alfabetit. Pas shumë diskutimesh, me gjithë dëshirën dhe synimin për të cilin

ishin mbledhur, nuk u arrit të caktohej një alfabet i vetëm, por u miratuan dy alfabete, ai i Stambollit, i përdorur që nga Shoqëria e Stambollit, dhe një alfabet i përbërë vetëm me shkronjat latine që ishin shumë

anën njerëzore, thekson e nxjerrë në pah agresivitetin, ironinë, akuzën, sfidën dhe përballjen me kundërshtarin deri në kufijtë e së palejuarës. Ka qenë kështu për shumë arsye dhe Olldashi nuk i shpëtoi kësaj. E mendonin të rreptë, të ashpër, agresiv. Tej tundimit prej një sfidanti të lindur, tej talentit për batutë dhe ironi, pak njerëz e dinin që ai ishte një njeri i pasionuar pas muzikës, kitarës dhe këngëve italiane, pikturës; një gjimnazist që kish shkruar poezi dhe që thellë-thellë, në pak momente, dilte nga prozaikja e përditshmërisë për të folur për libra dhe autorë. Ishte një prej atyre që shihte përtej jetës së rëndomtë që ofrojnë kafenetë dhe “elitat” e Tiranës, një prej atyre që do t’i mungojë kësaj jete rutinore gjithsesi… Olldashi iku nga kjo jetë. Nuk e dinte që do të ikte kaq shpejt. Edhe pse Borhesi thotë se njeriu “s’di asgjë në këtë botë, kur s’di as ditën e vdekjes së tij”! Do tallej me statuset patetike në Facebook; do qeshte me zë me ata që i nisnin postimet standarde me “miku im”; do bënte shaka me miqtë që shtohen kur s’je më dhe që s’janë aq miq në të gjallë; do kënaqej, por edhe do ta thumbonte Patozin që në fjalimin e lamtumirës nuk ishte me vdekjen aq ironik sa do të donte të ishte vetë; do t’i lexonte me zë të lartë dhe gurgullimë lajmet idiote që media botoi për të, plot kontradiktë e kundërthënie; do t’i ngucte gazetarët për marrinë e radhës; do t’u shkelte syrin protagonistëve që shtyheshin për të zënë rreshtin e parë në ceremoni dhe s’ka dyshim, do thoshte për veten një nga ato frazat plot autoironi që e dallonin aq shumë…! Por ai s’bën dot më asnjë nga këto, ai s’është më, dhe duke cituar një thënie të vjetër të Ekzyperisë, dhimbja kthehet veç në një frazë: E paç rrugën lart, të lehtë, o mik! afër atij të Shoqërisë Bashkimi të Shkodrës. Meqenëse ky i fundit ishte më i lehtë për tu mësuar dhe më praktik për të botuar libra shqip edhe në vende të huaja, pa kaluar shumë kohë u bë alfabeti i vetëm i gjuhës shqipe. Kongresi i Manastirit nuk ishte thjesht një mbledhje shkencore për gjuhën, por një kongres kombëtar. Aty u vendos që për të gjitha klubet shqiptare të caktohej si klub qendror ai i Manastirit. Krahas mbledhjeve të hapura, u organizuan edhe mbledhje të fshehta, në të cilat u diskutua dhe u miratua një program kombëtar prej 18 pikash, që përmbante kërkesa me karakter politik, ekonomik dhe kulturor. Të tilla ishin njohja zyrtarisht e kombësisë shqiptare dhe e gjuhës shqipe, përhapja dhe zhvillimi i arsimit në Shqipëri, po ashtu të krijohej edhe një universitet në Shqipëri. Kongresi i Manastirit pati disa përfundime pozitive, çka e bëjnë atë një kongres të një rëndësie të veçantë. Kongresi bëri bashkimin e shqiptarëve intelektualë dhe i vuri energjitë e tyre në funksion të krijimit të një alfabeti, të hartimit të platformës politike dhe të punonin për përgatitjen e kuadrove për shkollat shqipe. Ky kongres kombëtar ka, gjithashtu, vlera specifike në fushën e historisë politike shqiptare.

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


V ë s h t r im e

e hënë, 25 nëntor 2013

7

Nota e 7 e Milazim Krasniqit Hamdi NUHIJU htëpia botuese LogosA nga Shkupi, në vitin 2012 bëri botimin e veprave të Dr.Milazim Krasniqi, shkrimtarit nga Kosova, vepra këto të botuara në shtatë vëllime. Dr. Zekerija Ibrahimi, me të drejtë këtyre librave i thotë shtatë ‘notat muzikore’ të Milazim Krasniqit. Unë pata fat që edhe këtë përmbledhje librash ta kam në bibliotekën time dhe javën që kaloi me kënaqësi u mora me vëllimin e shtatë. D.m.th. nisa prej mbrapa. Vëllimi në fjalë është 711 faqe dhe në vete përmban 3 libra: 1. Kosova pas 22 janarit 1998, 2. Në çfarë Kosove do të jetojmë dhe 3. Ankthi i vjetër në shekullin e ri. Mjeshtërisht është përshkruar gjendja e mjerueshme e popullit shqiptar të Kosovës, prej librit të parë e deri tek i treti në kuadrin e këtij vëllimi. Rrugëtimi i pavarësisë së Kosovës, qysh prej themelimit të UÇK, lëvizjeve ideologjikenacionale për mbrojtjen e popullit të Kosovës nga shfarosja serbe, Kosovën nën administrimin e huaj dhe pavarësimin e saj, e shohim përtej ose nën themelet e këtij libri. Gjenocidet serbe në Kosovë

S

Mjeshtërisht është përshkruar gjendja e mjerueshme e popullit shqiptar të Kosovës, prej librit të parë e deri tek i treti në kuadrin e këtij vëllimi. Rrugëtimi i pavarësisë së Kosovës, qysh prej themelimit të UÇK, lëvizjeve ideologjike-nacionale për mbrojtjen e popullit të Kosovës nga shfarosja serbe, Kosovën nën administrimin e huaj dhe pavarësimin e saj, e shohim përtej ose nën themelet e këtij libri dhe verbërimi i medieve ndërkombëtare përballë këtyre gjenocideve ishte emblema e parë e reflektimit. Apoteoza gjeostrategjike e politikanëve tanë, renditja nën një vijë nacionale dhe rezistenca janë fryte të vullnetit për vetëvendosje të popullit të Kosovës. Kosovarët nuk mund më të jetojnë të varur e nën presionin serb. Ata e duan lirinë si të gjithë popujt e botës dhe e meritojnë lirinë më shumë se popujt tjerë të botës. Figurat tragjike njerëzore ose vrasjet makabre serbe mbi popullatën shqiptare në Kosovë, demontojnë konceptin e terroristit në mesin e shqiptarëve. Si mund të duket një Ballkan pa një Kosovë të pavarur dhe me një Serbi me apetite jashtë shtëpiake?!!! Evropianët panë me sy, ndoshta

edhe vet krijuan disa aksidente që ndodhën në rrethana ballkanike. Kosova pas 22 janarit të vitit 1998 ishte Kosovë me aksidente të vazhdueshme dhe me vrasje e gjenocide. Po ndryshimi rrënjësor i fatit të popullit të Kosovës u bë pas asaj date. Shqiptarët e Kosovës për lirinë e tyre dhanë më të shtrenjtën që kishin, jetën e tyre. Ata edhe nuk kishin diçka më të shtrenjtë e më të vyeshme sesa jetën. Çdo cep i tokës së Kosovës është i ndërtuar me gjakun dhe djersën e këtyre njerëzve. Të shpërngulurit e Kosovës ishin fryte të nacionalizmit serb e turpit evropian që lejoi të zbrazet një vend i tërë ballkanas për apetite të një shteti të caktuar. Pas 22 janarit të vitit 1998 ndodhën shumë gjëra, si në as-

pektin pozitiv, po ashtu edhe në atë negativ. Me ndryshimin e kaheve të Kosovës, ndryshoj edhe rrjedha publicistike e shumë publicistëve e analistëve tanë. Ata ndryshuan konceptin e problematikave që trajnonin në temat e tyre. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, edhe autori, Milazim Krasniqi, shkroi librin e tij tjetër, ose përmbledhjen tjetër publicistike të titulluar’ Në çfarë Kosove do të jetojmë?’. Pyetja e këtillë në vetvete përmban shumë mistere të cilat zbulohen përmes qasjes së ndryshimit të mentalitetit kosovar. Tashmë kosovarët gjenden në një realitet të ri të Kosovës, atë nën ingerencat e ndërkombëtareve dhe përfundimisht edhe në një Kosovë të pavarur. Po, me krijimin e rrethanave të reja politike ,ekonomike e ndërkombëtare, tashmë dalin në shesh edhe shumë probleme ose dobësi të shtetësisë së Kosovës. Kosovën nuk mund ta kuptojmë si një tokë e dhënë nga Zoti, e pa punuar, që punohet me duart e huaja dhe ushqen popullin e saj duke fjetur. Kosova tashmë kërkon djersën, mundin, punën, vullnetin e shtet ndërtimit. Koha e armëve ka kaluar. Problemet ekonomike janë sfida e radhës e këtij populli. Po ashtu edhe shtimi i kafeneve me prostituta prej Moldavie e Ukraine tregon anën e tjetër të medaljes së ndërkombëtarëve. Ndoshta pyetja e Milazim Krasniqit se në çfarë Kosove do

të jetojmë, duhet parashtruar edhe sot e kësaj dite. Elitat politike të Kosovës, janë të papjekura me udhëheqjen e një shteti. Ato hap pas hapi duhet të mësojnë dhe në të njëjtën kohë edhe të mos tolerohet që të ndodhin gabime të cilat kanë pasoja fatale për popullin e Kosovës. Realiteti i ri juridik e politik i këtij vendi i tremb popujt tjerë të Ballkanit, në ndërkohë duhet t`i gëzoj, pasi që një Kosovë e pavarur dhe stabile, d.m.th. një Ballkan i pavarur dhe stabil. Ndoshta Kosova u bë shkak që Serbisë t`i vendohen prangat, e të mos ketë mundësi për të shikuar në oborre të huaja. Tashmë jeta politike në Kosovë nuk është luks. Faji për mangësitë dhe dështimet politike nuk i lihet serbëve e Serbisë, e as që ka mundësi të riparohet duke marr armët për të vetëdijesuar ndërkombëtarët. Elitat politike kosovare së bashku me ndërkombëtare kanë përgjegjësi për ndërtimin dhe themelimin e institucioneve të Kosovës. Çdo ndryshim i politikave të këtyre elitave, reflekton direkt edhe në popullin e Kosovës si dhe në marrëdhëniet e Kosovës me botën e jashtme. Problemi i papunësisë së popullit të Kosovës që kap përqindjen enorme prej 50 përqind, është një problem esencial me të cilin elitat politike duhet që të merren. Ata nuk guxojnë të flenë, pasi që në këtë mënyrë do të flenë edhe problemet e popullit të Kosovës.

Zgjedhjet në Kosovë si shans për një fillim të ri Valon KURTISHI ë pjesët veriore të Kosovës të banuara kryesisht nga pjesëtarë të minoritetit serb fundjavën e shkuar u përsëritën zgjedhjet lokale, të shpallura të pavlefshme si rezultat i parregullsive të theksuara gjatë raundit të parë zgjedhor. Në pjesët tjera të vendit, raundi i parë i mbajtur më 3 nëntor kaloi në frymë pozitive dhe pa incidente të mëdha, përveç disa ndërhyrjeve të panevojshme intimiduese dhe tentim blerjes së votës nga struktura të caktuara qeveritare. Rivotimi në veri i cili sipas marrëveshjes së Brukselit mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë organizohet nga misioni i OSBE në Kosovë, siç duket shkoi në rregull dhe pa incidente të mëdha. Edhe pse në afërsi të vendvotimeve janë parë përsëri grupet ekstremiste të a.q “Rojet civile”, forcat policore dhe ushtarake ndërkombëtare, ato të SHPK si dhe misioneve të ndryshme prezentë në vend si OSBE apo EULEX si dhe në fund edhe vetë qeveria sërbe bënë të mundur që këtë radhë gjithçka të shkojë më mirë se gjatë raundit të parë. Përtej rivotimeve në veri ku numri i elektoratit është më se modest dhe nuk i kalon të 23 mijët, vendin e pret tashmë raundi i dytë

N

apo balotazhi në një numër të madh komunash. Mes tjerash edhe në kryeqytetin Prishtinë përballja është interesante, ku në balotazh janë një parti tradicionale si Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe një strukturë relativisht e re në skenën politike përfaqësuar nga Lëvizja Vetëvendosje (VV). Këto zgjedhje pritet të kenë një ndikim të madh dhe shumë të rëndësishëm si brenda shoqërisë kosovare ashtu edhe tek perceptimi që Republika e Kosovës ka dhe do të ketë pas tyre në opinionin publik ndërkombëtar. Rezultatet që pritet të dalin nga balotazhi do të ndikojnë tek koncepti i qeverisjes lokale dhe niveli jetesës së qytetarëve kosovarë. Zgjedhjet lokale në Kosovë janë të rëndësishme pasi ata çojnë më para ose avancojnë proceset shtetformuese të shtetit të ri evropian. Ato bëjnë të mundur edhe integrimin gjithnjë e më të shprehur të komuniteteve pakicë në sistemin politik, ekonomik dhe përgjithësisht shoqëror. Kjo është me rëndësi prioritare për legjitimimin e shtetit të ri si faktor i përgjegjshëm i bashkësisë globale të shteteve të pavarura dhe sovrane. Në këtë drejtim, pjesëmarrja e komunitetit të vogël serb dhe zgjedhja e tyre në organet e vetëqeverisjes lokale është një arritje e madhe për vendin. Sa i takon shumicës shqiptare. Në zgjedhjet e shumta të deritan-

Rivotimi në veri i cili sipas marrëveshjes së Brukselit mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë organizohet nga misioni i OSBE në Kosovë, siç duket shkoi në rregull dhe pa incidente të mëdha ishme tek shumica shqiptare, fitues kanë dalë elementë të ndryshëm nga partitë tradicionale të cilat nuk plotësuan as për së afërmi pritshmëritë e publikut të tyre votues. Bashkësitë komunale të Kosovës vazhdojnë të kenë probleme të shumta të natyrave ekzistenciale që janë të rralla apo edhe inekzistente në terma evropiane. Çështjet si kontrolli i hapësirave publike, disiplinimi i kaosit urban, planifikimi urban, uzurpimi i hapësirave të gjelbra, gjendja e mjerueshme e infrastrukturës rrugore lokale, mungesa e kapaciteteve infrastrukturore për arsimin fillor e të mesëm ku si pasojë klasat janë të mbipopulluara me nxënës, papunësia enorme, mungesa e fushave dhe pallateve të sportit, mungesa e kapaciteteve të mbrojtjes shëndetësore, performancat e dobëta dhe tejfryrja me

kuadro e militantë të paaftë partiakë të administratave lokale, korrupsioni dhe nepotizmi i shumëpërhapur sidomos në komunat me numër të vogël të popullsisë e deri tek analfabetizmi i lartë, vdekshmëria foshnjore e ritja jonormale e ekstremizmave të ndryshëm në komunitet, përtej kompetencës së organeve qëndrore, janë para së gjithash kompetencë e autoriteteve të zgjedhura lokale. Vetë parimi i vetëqeverisjes lokale si kategori kushtetuese dhe ligjore, përcakton qartë që për punët me karakter lokal vendosin organet lokale të zgjedhura në zgjedhje të lira, në periudha të caktuara me ligj. I gjithë spektri i lartpërmendur i politikave publike gjendet gjithnjë e më shumë në dorë të administratave komunale në pajtim me parimin e decentralizimit

apo bartjes së kompetencave nga pushteti qendror tek ai vendor. Edhe përkundër transferimit të një game të gjerë të autorizimeve, nuk shihen rezultate të qarta, të prekshme, konkrete të përmirësimit të performancës dhe si pasojë edhe standardit jetësor të komuniteteve vendore në Kosovë. Arsyet janë të shumta dhe komplekse, por tre dalin si më kryesoret ose bien më shpejt dhe më lehtë në sy të opinionit të gjerë qytetar. Paaftësia e qeveritarëve të caktuar lokalë, mungesa e politikave zhvillimore dhe korrupsioni i shumëpërhapur endemik i elementeve të caktuara politike që qeverisin në periudhën e pasçlirimit me komunat. Shkaku i këtyre dhe shumë mangësive tjera, është më se e nevojshme një pjesëmarrje masive e elektoratit kosovar në raundin e dytë zgjedhor apo në balotazh, në mënyrë që në një format të drejtpërdrejtë, në një plebishit popullor të vendosin për vetëqeverisjen në mandatin e ardhshëm. Kërkohet që qytetarët kosovarë si shtetas të një vendi demokratik, evropian ku mbrohet dhe respektohet vota e lirë dhe mendimi ndryshe, të dënojnë me votë të lirë gjithë ata që nuk realizuan ato që premtuan në mandatin e tyre qeverisës. Duke qenë një shoqëri e dobët, një shtet i vogël akoma jom-

Libri i tretë ( në vëllimin e shtatë) i Milazim Krasniqit i titulluar ‘ Ankthi i vjetër në shekullin e ri’ është një përmbledhje analizash e kumtesash të autorit që reflektojnë mbi qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, pas pavarësisë së Kosovës, si dhe qasjen që duhet të ketë Kosova ndaj Serbisë, në këtë realitet të ri politik. Katër jugosllavit ishin katër dështimet e sllavizmit të Ballkanit. Të njëjtat ishin të iniciuara dhe mbështetura edhe ndërkombëtarisht, po forca e vullneti i popujve të Ballkanit është i ndryshëm me dëshirat e apetitet e ndërkombëtarëve. Ankthi i vjetër ende vazhdon, ndoshta është shumë i vjetur për t`u larguar prej kujtesës historike të popullit të Kosovës. E mira e kujtimeve të këtilla është që kanë ngelur vetëm kujtime, ndërsa përfitimi prej tyre është moskthimi në të kaluarën për të gjurmuar e stresuar përsëri një popull. Sakrificat e popullit të Kosovës më në fund u shpërblyen. Tashmë interesimi i intelektualit të ri e të vjetër nuk është se si ta bëjmë Kosovën të pavarur. Interesimi i tij është rreth ruajtjes e kultivimit të asaj pavarësie në krahasim me popujt e gjithë botës. Edhe ne jemi pjesë e botës, me kulturë, histori, traditë, gjuhë e shtet tonin. Këtë gjë duhet t`ia themi për çdo ditë vetvetes dhe gjithë të tjerëve që interesohen për destabilizimin e Kosovës.

jaftueshëm i etabluar dhe konsoliduar ndërkombëtarisht, beteja politike atje duhet të jetë shumë e matur dhe e qetë. Duhet respektuar kontributi i çdo subjekti tradicional në zhvillimin ekonomik, emancipimin social dhe stadin ku ka arritur sot Republika e Kosovës. Por kjo nuk do të thotë që në balotazh qytetari në mënyrë shumë të qetë dhe kulturuar mos tu thotë jo atyre që dështuan gjatë katër viteve të shkuara dhe po dështojnë vazhdimisht për gati një dekadë që nga çlirimi i vendit nga okupacioni i huaj. Në skenë tashmë është Lëvizja Vetëvendosje e cila duket se posedon me resurse humane, kompetencë profesionale por edhe me vetëbesimin e vullnetin e nevojshëm për të ndryshuar konceptin e deritanishëm të keqqeverisjes lokale. Vetëvendosje ofron një mundësi reale që këtë model të dështuar ta largojë nga sistemi aktual politik, duke afruar apo instaluar një model të ri, demokratik, social politik, atij të efkasitetit dhe llogaridhënies ndaj qytetarit. Po ashtu, fryma rinore dhe civile e këtij grupimi intelektualësh do dhe mundet që të luftojë seriozisht dhe me strategji afatgjata korrupsionin material dhe strukturor si armiku kryesor i zhvillimit ekonomik e social në vend. Për fund, mbetet të shpresojmë që qytetari i vetëdijshëm politikisht kosovar të niset nga këto premisa dhe realitete kur të dalë të votojë në balotazh, në mënyrë që njëherë e mirë të eliminojë keqqeverisjen, keqzhvillimin si pasojë e mungesës së politikave zhvillimore, korrupsionin e gjithëpranishëm, por edhe tranzicionin e tejzgjatur shoqëror.

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


S h ow b iz

8

e hënë, 25 nëntor 2013

WestKimit: Mua, ose operacionet Një ndër çiftet më të përfolur të momentit, Kanye West dhe Kim Kardashian rrezikojnë ndarjen, nëse operacionet plastike vijojnë të aplikohen me të njëjtën intesitet. Kanye West nuk ka duruar më, ndërsa i ka ndaluar të dashurës së tij që t’i nënshtrohet operacioneve plastike. Krijuesi i hitit “Stronger”, nëna e të cilit vdiq nga

komplikimet pas operimit plastik në gji në vitin 2007, ka një klauzolë në kontratën e tij me Kim, ku thotë se ajo nuk guxon që të ndërhyjë në mënyrë plastike, dhe se martesa rrezikohet nëse ajo e bën këtë. “Kim u takua me mjekun e saj për të diskutuar punën e hundës dhe gjinjve, e po ashtu edhe të vitheve para martesës së saj vitin e ardhshëm. Ajo

Elhaida Dani në Sanremo

Nuk kursejnë për bukurinë Me famën vijnë edhe paratë, ndërsa me paratë edhe harxhimet. Disa yje nuk duan të përdorin tretmanë të zakonshëm të bukurisë, por u drejtohen zgjidhjeve të shtrenjta pasi kanë mundësi ta bëjnë këtë. Rihanna vazhdimisht e ndryshon stilin e flokëve.Dhe dashuria e saj ndaj ndryshimeve, i kushton shumë asaj. Ajo në javë paguan 23 mijë dollarë stilistin e saj, çka në vit do të thotë rreth 1 milionë dollarë. Mila Kunis e pëlqen të mirëmbajë pamjen e freskët të lëkurës së saj me piling diamanti dhe rubini, një tretman i fytyrës i cili përdor gurët e çmuar për të hequr papastërtinë nga lëkura dhe i cili kushton 7000 dollarë. Jennifer Lopez për lëkurën e saj të shkëlqyeshme duhet të falënderoj tretmanin e fytyrës e cila përdorë placentën e njeriut dhe e cila kushton 1000 dollarë. Nuk është sekret se Madonna bën një jetë luksoze dhe shumë para harxhon për bukurinë. Ajo kohë më parë ka blerë një pajisje kundër celulitit për të cilën ka paguar 78.000 dollarë. Serena Williams ka pasur pastrimin më të shtrenjtë në botë. Ajo është larë në vaskën me tretman ekskluziv “Evian Experience”, e cila në pakon e vet përmban tretmanë me ujëra termal dhe një mijë litra të ujit natyral “Evian” dhe e tërë kjo kushton 5000 dollarë. Celine Dion për dhomën e saj të hotelit në Las Vegas ka kërkuar freskues të ajrit në vlerë 2 milionë dollarë, për t’i mbajtur telat e zërit të ngrohtë dhe të pengojë tharjen e lëkurës. Nuk kujdesen vetëm damat për tenin e tyre, pasi aktori Owen Wilson e mban tenin e tij të bronztë gjatë tërë vitit, duke shkuar tre herë në javë në solarium dhe për këtë harxhon 3200 dollarë. Për të mbajtur shkëlqimin mbretërorë të fytyrës, dukesha Kate Mideltown përdor tretmanë të fytyrës nga helmi i bletëve. Dhe vetëm për nxjerrjen e 30 mililitrave të këtij helmi, duhet paguar 55.000 dollarë. Këtë tretman e përdorin edhe Gwyneth Paltrow dhe Victoria Beckham.

reklama

ka planifikuar të ndërhyjë në mars, kur Kanye do të punonte në Paris. Ajo ka shpresuar se Kanye nuk do të merrte vesh për këtë. Në një moment, ai u nervozua dhe kishte thënë se martesa do të anulohej nëse ajo sërish ndërhyn në mënyrë plastike”, ka thënë një burim pranë çiftit. Të dy duken më të dashuruar se kurrë ndonjëherë, ndërsa Kim Kardashian është shfaqur topless në videon e të dashurit të saj Kanye West. Kim, paraqitet e zhveshur në video, ndërsa në disa momente të videos 4-minutëshe, ka edhe skena erotike.

Festivali më i rëndësishëm në Itali, “Sanremo” këtë vit do të mirëpresë edhe këngëtaren shqiptare që triumfoi në The Voice of Italy, Elhaida Danin. Pak kohë më parë qarkulluan zëra se ajo do të ishte pjesë e Festivalit të fundvitit në Shqipëri por kjo nuk është e vërtetë. Elhaida e mohon këtë gjë duke shtuar që në të ardhmen mund të jetë në planet e saj pasi një prej dëshirave më të mëdha është të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Burime për Indeksonline konfirmojnë se artistja po punon për këngën që do të marrë pjesë në Sanremo por ende nuk dihet cilët do të jenë bashkëpunëtorët e saj. Marrëdhënia me Riccardo Coccianten, trajnerin e saj, vazhdon të jetë mjaft e mirë dhe është pikërisht Cicciante I cili po pregatit një project të madh muzikor në të cilin do të jetë pjesë edhe Elhaida.

Rozana Radi shkrumbon duart Këngëtarja Rozana Radi duket se ka pësuar një incident. Në rrjetet sociale qarkullon një foto e saj me duar të fashuara. Flitet që Rozana ka pësuar një incident në ambientet e shtëpisë ku ka qënë duke gatuar dhë aksidentalisht është djegur. Mësohet se gjatë përgadit-

Transvestiti nga Kosova në lidhje me ishfutbollistin gjerman Edona James, dikur një djalosh nga Kosova që ishte arratisur në Gjermani, ka pushtuar mediat gjermane për shkak të lidhjes me ish-futbollistin gjerman, Stefan Effenberg. Edona dikur ishte një djalosh kosovar që pas luftës në Kosovë u arratis në Gjermani, ku edhe fitoi të drejtën e qëndrimit të përhershëm. 24vjeçarja ka një trup të hijshëm femre pas dhjetëra operacioneve të bëra për të transformuar trupin në një femër atraktive.

‘Ajo’ ka shpjeguar se klienti më i madh i saj është ishfutbollisti i njohur i Bayern Munichut, i cili e porosiste atë disa herë në muaj. “Effenberg pas pagesës më ka ftuar në shtëpinë e tij dhe ne

kishim marrëdhënie me njëritjetrin, edhe pse bashkëshortja e tij ishte e pranishme", rrëfen Edona, ndërsa transmeton INA. Ajo thekson se punon duke dhuruar shërbime seksuale, ndërsa një orë shërbimi kushton 1.000 euro. Edona nuk mohon që është transvestite dhe shpjegon se para gjashtë viteve ka filluar të merret me prostitucion, duke krijuar kështu një rrjet të madh të klientëve të klasës së lartë qoftë futbollistë, aktorë të kinematografisë apo politikanë shtetërorë. Edona i ka thënë televizionin

gjerman RTL se vjen nga Kosova nga një familje e varfër dhe qëllimi i saj është që të ndihmojë familjen për të dalë nga skamja. Sa i përket Effenbergut, ajo thotë se me të ka një aferë e cila prek të dyja palët thellë në dashuri, nga ana tjetrë, ish-futbollisti ka mohuar të flasë para mediave, por ka paralajmëruar se do të ngrejë kallëzim penal për shpifje. Megjithatë, gazeta e njohur gjermane, Closer, vërteton se Effenberg ka patur dhe akoma ka lidhje me Edonën duke sjellë fakte të ndryshme para lexuesve.

jes së ushqimit, ajo ka djegur të dy duart me ujë të nxehtë. Ende nuk dihet saktësisht shkalla e djegies por ajo që dihet me siguri është që, Rozana Radi ka marrë ndihmen e parë nga mjekët dhe është kthyer në shtëpi. Ne i urojmë sherim sa më të shpëjtë.


Receta

e hënë, 25 nëntor 2013

Përbërësit: • 250 gr lazanje • 2 flete lakër e kuqe • 200 gr salsiçe • 50 gr djathë i grire • 1 L beshamel • 4 luge vaj ulliri • kripe piper

LAZANJE AROMATIKE NË FURRË

Përgatitja Pastroni, lani dhe prisni ne rripa lakrën. Skuqeni me pak vaj, me pas lëreni ne një ane. Eliminoni lëkurën e salsiçeve, shtypeni me një pirun dhe me pas skuqeni ne te njëjtën ene ku skuqet lakrën. Pasi te keni skuqur dhe salsiçen përzini te dy përbërësit dhe rregullojini me kripe dhe piper. Hidhni disa luge beshamel ne fundin e tavës dhe sistemoni petat e lazanjes. Vazhdoni me shtresën e përbërësve, beshamelin dhe lazanjet duke hedhur djathë te grire në çdo shtresë, më pas përfundoni me beshamelin. Futeni tavën në furrë për 30 minuta ne 200'C, me pas hiqeni nga furra dhe para se ta shërbeni lëreni në qetësi për pesë minuta.

QOFTE ME THJERRËZA Përgatitja: Lani thjerrëzat, kullojini dhe vërini ne një ene bashke me pataten e prere ne copa, hurd- Përbërësit: hën dhe një luge kripe dhe një gote ujë. • 250 thjerrëza Skuqini duke i përzier here pas here me një • 1 patate e madhe luge druri për te mos u ngjitur ne fundin e enës. • 1 thelbi hurdhe Pas 20 minutash, pasi thjerrëzat te jene gatuar luge miell orizi dhe patatja e zbutur, hiqini nga zjarri dhe vëreni • 2 i grire përbërjen ne një pjate dhe lëreni te ftohet. Me • djathë pas shtoni një luge vaj, miellin e orizit dhe • vaj ulliri djathin e grire. Formoni qofte te vogla te rrum- • kripe bullakëta dhe vërini ne një ene me vaj, me pas futini ne furre te nxehte për 10 minuta.

LULELAKËR NË FURRË Përgatitja

Përbërësit: • 1 lulelakër • 2 veze • 125 gr miell • vaj ulliri • 2 luge qumësht • kripe

Lani lulelakrën dhe ndajeni ne pjese te vogla dhe lëreni te ziej. Ne një ene përzieni qumështin me miellin dhe kripen, me pas shtoni vezët dhe vajin e ullirit. Lyeni lulelakrën ne përbërjen qe përgatitet dhe vërini ne një ene. Ndërkohë ndizni furrën, vini përgatitjen ne furre për 20-25 minuta me 230'C.

reklama

9

PITE ME MOLLË, E THURUR NË MOLLË

Përgatitja: 1. Paraprakisht, furra duhet të nxehet në 400 gradë. 2. Duhet ta prisni pjesën e sipërme të secilës mollë dhe ta largoni pjesën e brendshme të mollës. Duhet të përdorini thikë dhe lugë për ta zbrazur mollën. 3. Në një enë të vogël, përzieni përbërësin për mbushe që është për pite me mollë së bashku me kanellë. Mbushi me lugë secilën prej mollëve. 4. Hape një petë për pite dhe preje në katër pjesë; një për secilën mollë. Pastaj preje secilin qerek në shirita të hollë, prej 6.35 mm. 5. Shtroji shiritat e brumit në pjesën e sipërme të mollës. Pastaj merr një shirit të ri të brumit dhe e vendos sipër dhe poshtë shiritave

Përbërësit: • 4 molla të mëdha të gjelbra • 1 kanaçe mbushës (sosë) për pite me mollë • 1 lugë çaji kanellë të bluar • 1 pako petë për pite role (përdore vetëm njërën nga dy që janë në pako) të shtrirë. Përsërite deri sa pjesa e sipërme e mollës të jetë e mbuluar. Prei me thikë pjesët e brumit përreth qosheve. 6. Vendosi mollat në një tepsi dhe mbushe atë 6.35 mm, me ujë. Piqni për 20-25 minuta ose deri sa brumi të bëhet merr ngjyrë kafe të pjekur. Largoji nga tepsia dhe kënaqu. 7. Ju bëftë mirë...

SUPË KREM AROMATIKE Perberesit • 3 flete lakër • 2 presh • 1 dege selino • 2 luge vaj ulliri • 1 tufëz erëza (sipas dëshirës) • 1.5 L lëng vegjetal • kripe, piper • feta buke

Përgatitja: Zieni perimet bashke me gjysmën e lëngut vegjetal për 35 minuta ne zjarre mesatar, me pas shtoni erëzat te grira imët. Frulojini perimet e ziera dhe shtoni dy luge vaj ulliri, kripen dhe piperin. Vëreni përbërjen përsëri ne zjarre duke i shtuar dhe pjesën tjetër te lëngut dhe lëreni dhe pak minuta te tjera. Hidheni supën ne pjata dhe shërbejeni me feta buke te thekur.


Ko s ov ë / S h q ip ëri

10

e hënë, 25 nëntor 2013

Serbët e Leposaviqit pajisen me dokumente kosovare Pas marrëveshjes së prillit për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është rritur interesimi i qytetarëve serbë të veriut për t’u pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës. Zyra e Republikës së Kosovës për regjistrim civil në fshatin Bistricë të Leposaviqit, është shndërruar në pikë të

rëndësishme shërbimi për qytetarët serbë të veriut. Aty janë rritur kërkesat e qytetarëve serbë për t’u pajisur me dokumente kosovare. Lulzim Hetemi, përfaqësues i banorëve të Bistricës, Koshtovës dhe Cerajës, thotë se pas marrëveshjes për normalizimin e raporteve ndërmjet

Kosovës dhe Serbisë, vërehet një shtensionim i situatës. ”Situata është pak më mirë prej që është ba marrëveshja, po doket që janë liruar edhe popullata serbe. Serbët po vazhdojnë me ardh me marr dokumente prej të hënës deri të premten”, theksoi ai për Radio Kosovën.

Hetemi tregon se kohëve të fundit nuk kanë pasur telashe as sa i përket qarkullimit nëpër magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, ku banorët e atyre tri fshatrave vazhdojnë lëvizin me një minibus. Ai shfaq brengën për rrugën malore e cila pasi të prishet moti nuk mund të kalohet.

U KTHEHET VIZITAVE NË PERSHEVË

Terrori me shqiptarët në shtetin e Daçiqit Lufta, për dhjetëra mijëra shqiptarë në Serbi nuk ka përfunduar. Lufta për mbijetesë, për të jetuar në vendin ku janë lindur e rritur, për t’u shkolluar me apo pa libra në shqip, dhe mbi të gjitha lufta për të qenë shqiptar, shkruan “Zëri”. Një vizitë në Luginën e Preshevës të rikujton hiç më pak se kohën e Sllobodan Millosheviqit, presionin që qenia shqiptare e kalon 24 orë në shtetin që udhëhiqet nga politikanë që dikur ishin bashkëpunëtorët më të afërt të “Kasapit të Ballkanit”. Shtypja e shqiptarëve është identike me atë që e kanë kaluar edhe shqiptarët e Kosovës deri në vitin 1999, kohë kur edhe shkollimi me libra shqip konsiderohej krim. Praktikat kanë mbetur të njëjta me kohën e regjimit të Millosheviqit, ish-shefit të kryeministrit aktual serb, Ivica Daçiqit. Përpos burgosjes së shqiptarëve të Luginës me akuzat për terrorizëm, të cilat pas disa vitesh vetë gjykatat serbe i shpallin akuza të pavërteta, çdo sulm që iu bëhet shqiptarëve të Luginës të rikujton kohën e regjimit të Millosheviqit. Në dhjetor të vitit 2008 u arrestuan 11 shqiptarë, një pjesë e të cilëve ishin me akuzën për krime lufte, për t’u liruar pesë vjet më pas si tërësisht të pafajshëm. Akuzat përfshinin vrasjen dhe masakrimin e së paku 47 civilëve, ndërsa ata akuzoheshin edhe për zhdukjen e mbi 30 të tjerëve. Shqiptarët e “Grupit të Gjilanit” po punojnë me avokatët e tyre për të menduar hapat e mëtutjeshëm, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, thotë se shteti që udhëhiqet nga urrejtja ndaj çdo gjëje shqiptare, nuk e çan kokën pse i ka mbajtur 11 shqiptarë të pafajshëm në burg. Kryeministri Rama ka mbledhur të shtunën anëtarët e kabinetit qeveritar në një takim informal në malin e Dajtit. Ministrat ishin mbledhur që në orën 9:00 në kompleksin turistik “Dajti Park” dhe kanë qëndruar aty deri në orën 19:00. Takime të tilla informale kryeministri Rama i nisi që pa marrë mirë mandatin qeverisës nga Kuvendi, gjatë muajit gusht, në qytetin e Vlorës dhe më pas në atë të

Tirana hedh sytë nga Presheva Për shqiptarët ndihma e qeverisë së Shqipërisë është e nevojshme pasi mund të luaj rolin e ndërmjetësuesit për të drejtat e tyre. “E kemi njoftuar dhe me siguri të madhe do të përçojë këtë mesazh në qeverinë shqiptare, në mënyrë që edhe qeveria e Shqipërisë do të marrë hapa për përmirësimin e jetës së shqiptarëve këtu”, thotë Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa rion Veliaj, tashmë si ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, i është kthyer sërish Preshevës pas vizitave të mëhershme gjatë kohës në opozitë. Ai gjatë takimeve, siç transmeton TCH, të para ka takuar zyrtarët e zonës ku jetojnë shqiptarët në jug të Serbisë dhe më pas ka takuar edhe zyrtarët serbë përgjegjës për jugun. Ka thënë se me Serbinë duhet të ketë bashkëpunim, ndërkaq edhe serbët kanë kërkuar takime të rregullta. Erion Veliaj, ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë: Ne duhet të bashkëpunojmë shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë, kjo do të thotë të investohemi më shumë në arsim, të promovojmë më shumë historitë e suksesit të artit dhe të sportit dhe të japim mesazhin që një erë e re po fryn në Ballkan ku do të duhet që t’i zgjidhim gjërat nëpërmjet komunikimit. Nuk është sekret, ne nuk biem dakort për gjërat e të kaluarës, por nuk është misioni ynë të biem dakort për të kaluarën, misioni ynë, i zyrtarëve në Shqipëri, i zyrtarëve në Serbi është që të biem dakort për gjërat e së tashmes dhe së ardhmes. Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordiunues për Jug: Kemi rënë dakord që pas gjithë këtyre takimeve të caktojmë forma edhe më konkrete të bashkëpunimit dhe shpresojmë që do ta arrijmë këtë para së gjithash për të mirën e qytetarëve që jetojnë këtu.

E

Erion Veliaj, ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë: Ne duhet të bashkëpunojmë shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë, kjo do të thotë të investohemi më shumë në arsim, të promovojmë më shumë historitë e suksesit të artit dhe të sportit dhe të japim mesazhin që një erë e re po fryn në Ballkan ku do të duhet që t’i zgjidhim gjërat nëpërmjet komunikimit. Nuk është sekret, ne nuk biem dakort për gjërat e të kaluarës, por nuk është misioni ynë të biem dakort për të kaluarën, misioni ynë, i zyrtarëve në Shqipëri, i zyrtarëve në Serbi është që të biem dakort për gjërat e së tashmes dhe së ardhmes. Për shqiptarët ndihma e qeverisë së Shqipërisë është e nevojshme pasi mund të luaj rolin e ndërmjetësuesit për të drejtat e tyre. “E kemi njoftuar dhe me siguri të madhe do të përçojë këtë mesazh në qeverinë shqiptare,

në mënyrë që edhe qeveria e Shqipërisë do të marrë hapa për përmirësimin e jetës së shqiptarëve këtu”, thotë Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa. Veliaj ka takuar edhe përfaqësuesit e organizatave rinore me të cilët ka biseduar

për të konkretizuar bash këpunimin dhe mbështetjen nga Shqipëria. Ndërsa më vonë ministri shqiptar do të marrë pjesë në një ekspozitë të ndihmuar nga qeveria. Ndërkohë, nga mediat serbe vizitës së ministrit Erion Veliaj

në Preshevë iu ka shtuar edhe një mision tjetër: Kryetari i trupit Koordinues për jugun e Serbisë, Zoran Stankoviq dhe ministri shqiptar për Rininë dhe Mbrojtjen Sociale Erion Veliaj kanë diskutuar të shtunën rreth vizitës së kryeministrit shqiptar në Beograd dhe rreth bashkëpunimit në fushën e arsimit, ka transmetuar agjencia Beta. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, siç është paralajmëruar, së shpejti do të vizitojë Serbinë, me ç’rast me kryeministrin e këtij vendi, Ivica Daçiq do të bisedojnë për avancimin e marrëdhënieve ekonomike të të dy shteteve. "Veçmas kemi diskutuar për bashkëpunimin lidhur me arsimimin e shqiptarëve në jug të Serbisë, për arsye se Këshilli Nacional i Shqiptarëve e ka propozuar këtë, ndërsa Ministria serbe e Arsimit ka pranuar 18 tekste në gjuhën shqipe”, ka deklaruar Stankoviq për agjencinë Beta. Sipas fjalëve të tij, pala serbe ka shprehur interesimin për avancimin e bashkëpunimit dhe të shfrytëzimit eventual të më shumë teksteve nga Shqipëria, nëse përmbajtja e tyre kalon kontrollin e Ministrisë së Arsimit. Me Veliajn kemi biseduar edhe për nostrifikimin e diplomave të Universiteteve shqiptare si dhe për mundësinë e vizitave të studentëve shqiptarë në Serbi, ka thënë Stankoviq.

Gjakmarrja në Shqipëri, 250 familje të ngujuara Në Shqipëri janë zyrtarisht 109 fëmijë të cilët nuk mund të ndjekin shkollën për shkak të ngujimit,pasi familjet e tyre janë të rrezikuara nga gjakmarrja. Kjo është konfirmuar nga zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj gjatë konferencës “Sfidat e gjakmarrjes” organizuar nga Instituti Shtëpia e Drejtë-

sisë dhe Pajtimit Kombëtar, transmeton Gazeta-Shqip. Për drejtuesin e këtij Instituti, Agim Loci, me fenomenin e gjakamarrjes është abuzuar në Shqipëri për gati 20 vjet, sidomos sa i takon statistikave. Ai sqaron se numri i viktimave nga gjakmarrja nuk është 6 mijë dhe se 250 familje janë të

ngujuara nga ky fenomen. “Shifrat nuk janë më shumë se 300 të ngujuar, nuk janë më shumë se 700 që vuajnë pasojat e gjakmarrjes, por na duhet një punë e madhe që ashtu siç e ka shuar Ballkani, ashtu duhet ta shuajmë edhe ne, t’i themi ndal vëllavrasjes”, thotë Agim Loci.

Rama, 10 orë takim informal me ministrat Shkodrës. Por pas betimit dhe nisjes nga puna, Kryeministri Rama ka mbledhur ministrat e tij dhe në një tjetër takim në qytetin e Korçës, ditën e mbylljes së fushatës zgjedhore për kreun e Bashkisë. Takimi i djeshëm është konsideruar si një mbledhje pa protokoll, që shërben për të rakorduar

punën brenda Këshillit të Ministrave, i cili u paraprin dhe vendimmarrjeve formale të mbledhjeve të qeverisë, transmeton Panorama. Mësohet se dje, pasi kanë raportuar rreth punës në secilën ministri për periudhën 60-ditore, ministrat kanë paraqitur dhe projektet që ata kanë në dikasteret e tyre. Çdo projekt

është rakorduar sipas afateve, por dhe përgjegjësisë që institucionet e tjera do të kenë në këtë bashkëpunim. Gjithashtu janë përcaktuar afatet kohore për të gjitha fazat e projekteve, në mënyrë që të bëhet sa më i kontrollueshëm zbatimi dhe realizimi i tij. Gjithashtu janë bërë dhe rakordimet e fundit për buxhetin e ri të vitit 2014 sipas prioriteteve të ministrive dhe programit qeverisës.


Botë

e hënë, 25 nëntor 2013

SHKAQET QË ÇOJNË NË AZIL Agjentë amerikanë ose britanikë kanë marrë pjesë madje edhe personalisht në marrjen në pyetje të refugjatëve hërbimet sekrete amerikane kanë përdorur informacione nga dëshmitë që japin azilkërkuesit që merren pyetje në Gjermani, në lidhje me shkaqet se përse kërkojnë azil. Sipas të dhënave të një ishpunonjësi të lartë të Pentagonit, informacionet e mbledhura gjatë intervistave të azilkërkuesve përfshihen në “sistemin e objektivave” të shërbimeve sekrete të SHBAsë. Me sa duket, edhe informacione në dukje pa asnjë rëndësi mund të jenë të vlefshme “për të konfirmuar një objektiv – dhe ndoshta edhe për të dhënë urdhër për vrasjen e dikujt me avionë pa pilot”. Supozohet se autoritetet gjermane i kanë furnizuar SHBA në mënyrë sistematike me informacione që rrjedhin nga refugjatët. Ndër to bëjnë pjesë edhe të dhëna për celularët e personave të dyshuar si terroristë. Sipas gazetarëve të gazetës “Süddeutschen Zeitung” dhe të stacionit televiziv “Norddeutsche Rundfunk”, azilkërkuesve në Gjermani u është kërkuar që të japin të dhëna të hollësishme për gjendjen e sigurisë në vendet e tyre, apo për persona të caktuar, që dyshohet se janë ekstremistë islamikë. Kështu një refugjat nga Somalia tregoi se kur e kishin marrë në pyetje në lidhje

Luftë e fshehtë me të dhënat e azilkërkuesve

S

11

Siri, mbi 11 mijë fëmijë të vdekur nga armët Më shumë se 11 mijë fëmijë kanë mbetur të vdekur të qëlluar me armë gjatë konfliktit pothuajse 3vjeçar civil në Siri, raportoi një grup i specializuar britanik. Të paktën disa qindra prej tyre janë shënjestruar prej snajperave, ndërsa shumica e të miturve kanë mbetur viktimë e ciflave të predhave me të cilat janë goditur lagjet e tyre ose nga shpërthimet me bombë, transmeton TCH. Besohet se numri i fëmijëve të cilët kanë humbur jetën në Siri të jetë disa herë më i madh, kombinuar me arsye të tjera si uria, etja apo pamundësia për t’u kuruar. Raporti i përpiluar në Oksford synon të tregojë se ndërsa palët ndërluftuese vazhdojnë mësymjet në zonat urbane, ata që po vuajnë më shumë pasojat e luftës janë civilët e mbi të gjitha fëmijët. Ndë-

rsa lufta po intensifikohet në këto javë, ajo që organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kërkojnë është që të bëhet më shumë nga luftëtarët për të mbrojtur fëmijët dhe të eliminohet hapja direkte e zjarrit ndaj tyre. Përdhunimet dhe vrasjet e fëmijëve janë shndërruar prej kohësh në një armë lufte për demoralizimin e kundërshtarit në Siri, vend ku konflikti ka shkaktuar të paktën 120 mijë viktima dhe më shumë se tre milionë refugjatë të shpërngulur jashtë vendit.

Jemen, dasma kthehet në masakër me kërkesën për azil nëpunësit gjermanë, e kishin pyetur edhe për drejtues të milicëve islamikë AlSchabaab dhe se ndër të tjera, i kishin kërkuar të tregonte numrin e telefonit dhe detaje për vendndodhjen e një nga udhëheqësve të kësaj milicie. Personi që e kishte marrë në pyetje nuk i kishte thënë se ishte punonjës i shërbimit sekret. Sipas ish-nëpunësve të shërbimeve sekrete të SHBA dhe Britanisë së Madhe, “Zyra Qendrore gjermane për Marrjen në Pyetje” u ka përcjellë atyre informacione nga intervistat me refug-

jatët. Ndonjëherë agjentët amerikanë ose britanikë kishin marrë pjesë madje edhe personalisht në marrjen në pyetje të refugjatëve. Një bashkëpunëtor shumëvjeçar i Pentagonit thotë se kishte intervistuar vetë azilkërkues në Gjermani dhe se informacionet e mbledhura nga deklaratat e azilkërkuesve ishin përdorur për plane bombardimesh. Një zëdhënëse e qeverisë gjermane konfirmoi se rreth 40 nëpunësit e “Zyra Qendrore gjermane për Marrjen në Pyetje”, e cila është themeluar në vitin 1958, marrin në

intervistë azilkërkues dhe gjermanë të riatdhesuar, që vijnë nga rajone krizash të “cilat kanë një domethënie të veçantë për çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë”. Pjesëmarrja në këto intervista është vullnetare dhe nuk bëhet me detyrim. Në lidhje me përmbajtjen e bisedave, nëse informacionet u përcillen shërbimeve të huaja apo nëse të dhënat përdoren për operacione ushtarake, zëdhënësja tha se nuk mund të jepte përgjigje, sepse kjo nuk lejohet nga rregullat për ruajtjen e sekretit.

Një dasmë në Jemen është kthyer në një masakër, kur disa të rinj që po kërcenin nën ritmet e ‘Gangnam Style’ janë qëlluar nga një breshëri kallashnikovi, që ka lënë tre të vdekur. Pamje të tmerrshme nga incidenti janë postuar në internet, në momentin kur tre të rinjtë, teksa kërcejnë qëllohen nga plumbat e një bashkëmoshatari, që humbi kontrollin e automatikut teksa përpiqej të qëllonte në ajër. Pamjet nuk janë të qarta pasi janë modifikuar për të mbuluar disi imazhet e tmerrshme, por në videon

shoqëruese mund të dëgjohen krismat në momentin kur kënga e reperit koreano-jugor arrin në refrenin e saj. Në videon e publikuar në Liveleak, si dhe në fotot e transmetuara nëpër tabloide mund të shihen qartë tre të rinjtë që shtrihen të vdekur në pellgje gjaku.

shpallje Në bazë të nenit 156, 157, 158 dhe 159 të Ligjit për mbrojtjen shëndetësore (Gazeta Zyrtare e RM-së, numër 43/ 2012, 145/12 dhe 87/13), në përputhshmëri me punësimin e 14 personave për kohë të pacaktuar numër 22-7873/2 nga 30.09.2013 nga Ministria e shëndetësisë dhe në përputhshmëri për punësim nga Ministria e Financave numër 02-35815/2 nga 21.11.2013, Institucioni publik shëndetësor, Spitali universitar për sëmundje të fëmijëve- Shkup shpall:

SHPALLJE PUBLIKE

për punësimin e punëtorëve për kohë të pacaktuar 1. 5 (pesë) mjek të medicinës Përveç kushteve të përgjithshme të parapara me Ligjin për mbrojtjen shëndetësore - Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë - Të jetë i rritur - Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore dhe - Të mos i jetë shqiptuar ndalim përfundimtar për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës. Kandidatët duhet të plotësojnë edhe kushtet e veçanta në vijim: - Arsim të lartë të kryer (VII/1)- Fakulteti i Mjekësisë - Provim të kaluar profesional - Leje pune Dokumentet e nevojshme të cilat kandidatët duhet të dorëzojnë duhet të përputhen me kushtet që kërkohen për vendet e punës shtesë: - Fletëparaqitje me të dhënat për kontakt - Biografi të shkurtër ( CV) ku do të shtohet gjuha e huaj të cilën do të marrë në provim kandidati- anglishten, gjermanishten ose frëngjishten - Certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Vërtetim mjekësor jo më të vjetër se 6 muaj, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Vërtetim që kandidatit nuk i është shqiptuar ndalim përfundimtar për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrimit, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Certifikatë për arsim të kryer në përputhje me nevojat që kërkohen për vendet e punës të sipërpërmendura, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Certifikatë për provim të kryer profesional, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Leje pune, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Dokument për dëshminë e shërbimit vullnetar, për kandidatët që ishin vullnetarë në Spitali universitar për sëmundjet fëmijërore - me ose pa përvojë pune. 2. 7 (shtatë) infermiere Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme të parapara me Ligjin për mbrojtjen shëndetësore - Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë - Të jetë i rritur - Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore - Të mos i jetë shqiptuar vendim përfundimtar për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrimit Përveç kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj, kandidatët duhet të plotësojnë edhe kushtet e veçanta në vijim: - Shkollë të mesme të kryer mjekësore, profil arsimor: infermiere- teknik - Provim të kryer profesional - Me ose pa përvojë pune Me fletëparaqitjen, kandidatët janë të detyruar të dorëzojnë dokumentet në vijim: - Certifikatë të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Vërtetim se kandidatit nuk i është shqiptuar vendim përfundimtar për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrimit, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Diplomë ose certifikatë për shkollën e mesme të kryer mjekësore, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Certifikatë për provim të kryer profesional, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Vërtetim mjekësor jo më të vjetër se 6 muaj, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Dokument për dëshminë e shërbimit vullnetar, për kandidatët që ishin vullnetarë në Spitalin universitar për sëmundjet fëmijërore 3. 1 (një) informatikës Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme të parapara me Ligjin për mbrojtjen shëndetësore - Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë - Të jetë i rritur - Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore - Të mos i jetë shqiptuar vendim përfundimtar për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrimit Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me Ligj, kandidatët duhet të plotësojnë edhe kushtet e veçanta në vijim:

- Të ketë kryer VII/1 shkallën e arsimit, Fakultet për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike ose VII/1 nga fakultetet teknike me profesion elektrike apo mekanike - Me ose pa përvojë pune Me fletëparaqitjen, kandidatët janë të detyruar të dorëzojnë dokumentet në vijim: - Certifikatë të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Vërtetim se kandidatit nuk i jetë shqiptuar vendim përfundimtar për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrimit, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Diplomë ose certifikatë për arsim të lartë të mbaruar, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Vërtetim mjekësor jo më të vjetër se 6 muaj, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Dokument për dëshminë e shërbimit vullnetar, për kandidatët që ishin vullnetarë në Spitalin universitar për sëmundjet fëmijërore 4. 1(një) vozitës Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme të parapara me Ligjin për mbrojtjen shëndetësore - Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë - Të jetë i rritur - Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore - Të mos i jetë shqiptuar vendim përfundimtar për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrimit Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me Ligj, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e veçanta në vijim: - Shkollë të mesme të kryer auto qarkulluese, profil arsimor: teknik auto qarkullues - Kategori udhëtimi B, C dhe D - Me ose pa përvojë pune Me fletëparaqitjen, kandidatët janë të detyruar të dorëzojnë dokumentet në vijim: - Certifikatë të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Vërtetim se nuk i është shqiptuar vendim përfundimtar për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrimit, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Diplomë ose certifikatë për shkollë të mesme të kryer auto qarkullues, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Kopje nga kategoria e udhëtimit B, C dhe D, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Vërtetim mjekësor jo më të vjetër se 6 muaj, origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Dokument për dëshminë e shërbimit vullnetar, për kandidatët që ishin vullnetarë në Spitalin universitar për sëmundjet fëmijërore Spitali universitar për sëmundjet fëmijërore. Përparësi për punësim kanë kandidatët që kanë qenë vullnetarë në IPSH Spitalin universitar për sëmundjet fëmijërore, që duhet të dorëzojnë vërtetim për vullnetarizëm me periudhë të caktuar për vullnetarizëm, sepse shërbimi mi ë madh i vullnetarizmit do të konsiderohet për avantazh gjatë përzgjedhjes së kandidatit. Të paraqiturit e rregullt në shpalljen publike, do të lajmërohen për kohën dhe vendin e zbatimit të provimit kualifikues ( për kandidatët për vendin e punës nën pikën 1 dhe 2), kurse pas dhënies së provimit kualifikues me të gjithë kandidatët e paraqitur do të zbatohet intervistë në zyrat e institucionit për nevojat e të cilit është publikuar shpallja publike. Kandidatët që do të marrin pjesë në shpalljen me diploma të marra jashtë vendit, është e nevojshme të kenë nostrifikim të diplomave dhe ekuivalencë të të njëjtave nga Ministria e Arsimit të Republikës së Maqedonisë (MASH). Dokumentacioni i pakohshëm, i paplotë dhe i parregullt nuk do të jetë lëndë shqyrtimi nga ana e komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve. Fletëparaqitja bashkë me dokumentacionin e plotë të nevojshëm dhe telefon të dorëzohen deri te IPSH Spitali universitar për sëmundjet fëmijërore- Shkup rruga “Vodnjanska” numër 17, Shkup, me postë ose në arkivin e Spitalit universitar për sëmundjet fëmijërore, me shenjë: ,, Shpallje publike për punësim”. Shpallja zgjat 5 ditë pune nga dita e publikimit në gazetat ditore. IPSH Spitali universitar për sëmundjet fëmijërore- Shkup


F e jt o n

12

e hënë, 25 nëntor 2013

MONOGRAFIA “HASAN PRISHTINA” (25)

Qeveria e re shqiptare

Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski erisa përgatitjet intensive ishin ende në vazhdim, në fund të prillit të vitit 1924, përfaqësia italiane nga Shqipëria me telegram njoftoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, se në Shqipëri pritet të shpërthejë një kryengritje revolucionare kundër Ahmet Zogu dhe klikës së tij. Telegrame me përmbajtje të ngjashme deri te përfaqësia italiane në Durrës dërguan edhe përfaqësia italiane e Vlorës dhe Tiranës, duke informuar obligimet për përgatitjen e një kryengritjeje të përgjithshme antiçifligare dhe anti-zogiste. Në fund të majit 1924, flaka e kryengritjes që fillimisht goditi Shqipërinë e Veriut së shpejti u përhap në të gjithë vendin. Njësitë ushtarake të qeverisë së A. Zogu pësuan disfatë të rëndë. Në këtë moment ndihmoi diplomacia anglo-amerikane, e udhëhequr nga dëshira për të ruajtur interesat e saj ekonomike në këtë vend ballkanik, në mënyrë aktive kërkoi që të shpëtojë sistemi çifligar i cili sundonte në Shqipëri, udhëheqja e të cilit i është besuar Ahmet Zogut. Me mbështetjen e masave, veçanërisht popullsisë fshatare, forcat rebele më 10 qershor të vitit 1924 hynë në Tiranë , derisa reaksioni shqiptar u arratis. Një pjesë iku në Itali dhe Greqi , ndërsa pjesa tjetër që ende udhëhiqej nga Ahmet Zogu mikpritje kërkoi te Mbretëria SKS. Suksesin e Revolucionit demokratik të qershorit duhet kërkuar në përkrahjen e përgjithshme nga masat, ndërsa rrjedhat e saj aktuale ishin me karakter borgjezedemokratik. Pas disfatës së reaksionit shqiptar, kah mesi i muajit qershor të vitit 1924, populli shqiptar për herë të parë fitoi një Qeveri demokratike në të cilën qëndronte liberalit i famshëm, Fan Stilian Noli (1882-1965). Megjithatë, jovigjilenca e forcave demokratike lejoi heterogjenitetin e kabinetit të ri që të mos humbë këtë herë. Qeveria e re ishte e përbërë prej dy rrymave kryesore. Drejtimit demokratik u përkasin Fan Noli, S. Vinjani, L. Gurakuqi, K. Koculi etj. , ndërsa drejtimin konservator e përbëjnë: S. Delvina, K. Qafëzezi, R. Shala, C. Bushati dhe elemente të tjera të cilat në të ardhmen në mënyrë aktive do të përpiqen të parandalojnë ndonjë aksion konkret demokratik,

Në fund të majit 1924, flaka e kryengritjes që fillimisht goditi Shqipërinë e Veriut së shpejti u përhap në të gjithë vendin. Njësitë ushtarake të qeverisë së A. Zogu pësuan disfatë të rëndë. Në këtë moment ndihmoi diplomacia anglo-amerikane, e udhëhequr nga dëshira për të ruajtur interesat e saj ekonomike në këtë vend ballkanik, në mënyrë aktive kërkoi që të shpëtojë sistemi çifligar i cili sundonte në Shqipëri, udhëheqja e të cilit i është besuar Ahmet Zogut

D

reklama

për realizimin e të cilave forcat demokratike bënin përpjekje të veçanta. Edhe me një përbërje të tillë kabinet i ri veproi urgjentisht dhe me guxim. Pas tri ditë shpall programin e tij të gjerë, i cili ishte një mjet i fortë për likuidimin e marrëdhënieve të mëparshme feudale, në qoftë se do të kryheshin të gjitha udhëzimet e këtij programi. Zhvillimi shoqërorekonomik i vendit kishte trajtim të ri në parimet e këtij programi. Për zhvillimin më të shpejtë dhe më dinamik të këtij vendi programi i shpallur parashikonte çlirimin e plotë të masave nga të dhënat e shumta, sidomos kur bëhej fjalë për popullsinë fshatare. Më tej ishte parashikuar likuidimi i të gjithë administratës burokratike dhe shlyerje e plotë e situatës në fushën e drejtësisë, pastaj rregullimi i marrëdhënieve në fushën e bujqësisë, problemi i reformës agrare etj. Politika e jashtme në këtë program ishte parashikuar të udhëheq një politikë krejtësisht të pavarur, vendosje e marrëdhënieve miqësore me të gjitha vendet, veçanërisht me vendet fqinje. Duke analizuar të gjitha parimet e këtij programi mund të konkludohet se qeveria e re u përpoq seriozisht të sigurojë vendin e vet në një sistem të vërtetë demokratik . Për të realizuar këtë program, ndonëse vështirësitë

ishin shumë të mëdha, Qeveria e Fan Nolit kërkonte mbështetje të plotë nga masat vetjake, duke theksuar se në të ardhmen e afërt, do të zhvillohen zgjedhje të reja parlamentare dhe demokratike. Hapa të parë drejt zgjidhjes së rrethanave të brendshme, qeveria e re ndërmori zyrtarisht duke deklaruar se popullsia fshatare, respektivisht personat pa tokë do të marrin nga 4 hektarë për çdo familje, pa kurrfarë kompensimi. Pronarëve të tokave iu urdhërua që atë vetë ta punojnë, përndryshe pronat e tyre do të konfiskohen. Në të njëjtën kohë me kërkesë të qarqeve demokratike, gjyqësorit shqiptar iu urdhërua që të dënojë me vdekje udhëheqësit kryesorë të reaksioni shqiptar. Kështu, Ahmet Zogu, Ilaz Bej Vrioni, Shefqet Vërlaci, e të tjerë u dënuan me vdekje në mungesë. Megjithatë, Qeveria e Fan Nolit tregoi kurajë të veçantë për të përfunduar likuidimin e mbeturinave feudale, të cilat duke tentuar që të ruajnë pasuritë e tyre, filluan të nënvlerësojë rolin historik dhe vendimet e tjera të rregullimit të ri demokratik. Duke shfrytëzuar parimet për lirinë e individualitetit, lirinë e shtypit dhe të gjitha format e tjera të qeverisë së re demokratike, masat shqiptare, sidomos popullsia fshatare e udhëhequr nga Organizata politike

“Bashkimi”, i bëri thirrje Qeverisë së Fan Nolit për zbatimin e plotë të programit të shpallur. Kjo kërkesë mund të interpretohet si disponim i përgjithshëm popullor, si edhe gatishmëri për të likuiduar të gjitha mbeturinat e marrëdhënieve të mëparshme feudale. Në këtë kërkesë progresive mbështetje të sinqertë dhe të avancuar dha shtypi shqiptar, i cili energjikisht u angazhua që toka e punueshme t’u jepet atyre që e punojnë atë. E frikësuar nga një kërkese e tillë për masat, e madje edhe qëndrimi i qeverisë së re, reaksioni vendas veproi brenda dhe jashtë vendit, por duke shfrytëzuar situatën e pafavorshme ndërkombëtare, filloi të përgatitet për kundërsulm. Forcat progresiste, shtypi shqiptar, e kuptuan këtë rrezik, sepse publikisht e paralajmëruan Qeverinë e Fan Nolit. Për shembull, gazeta “Drita”, më 21 gusht të vitit 1924, botoi një artikull të tillë me titull: “Derisa uji rri pezull, feudali nuk fle” , duke kërkuar nga qeveria vigjilencë të lartë. Në një situatë të tillë, kabineti i Fan Nolit nuk e kuptoi rrezikun mjaftueshëm, prandaj nuk kërkoi ndonjë mbështetje nga vetë masat të cilat ishin gati për një aksion të tillë. Forcat konservative, të cilat ishin të pranishme në kabinetin e qeverisë së re demokratike, pasi mësuan për këtë hezitim u dhanë në aksion, duke

shfrytëzuar së bashku edhe reaksionin e brendshëm dhe të jashtëm. Ata filluan publikisht të deklarojnë se “Forma agrare është një risi e rrezikshme e bolshevizmit”. Ky reaksion i ndihmuar prej ish-komandantëve të Kasëm Qafëzezit dhe Rexhep Shalës, të dy anëtarë të Qeverisë së Nolit, filloi të ndjekë penalisht të gjitha ato elemente që ishin angazhuar për implementimin final të programit të shpallur të qeverisë, duke i ndjekur “si bolshevikë të rrezikshëm" të gjithë njerëzit që ishin të prirë për të zbatuar programin përkatës . Stabiliteti i Revolucionit borgjezdemokratik të qershorit në Shqipëri u përkeqësua më tej gjatë kohës kur diplomacia imperialiste e Anglisë, SHBA-ve, Italisë, Greqisë dhe Mbretërisë së SKS kundërshtoi ofertën e Qeverisë së Fan Nolit, në të cilën kërkohej të vendoste marrëdhënie diplomatike me këto vende të përmendura. Këto vende duke mos pranuar sistemin e ri demokratik të Shqipërisë, publikisht u zotuan ta ndihmojnë materialisht klerin dhe reaksionin shqiptar që të thyhen të gjitha rrjedhat e këtij revolucioni. Armiqësia e shteteve imperialiste kundër sistemit të ri demokratik të Shqipërisë kishte bazën e vet. Fitorja e forcave demokratike në vend kishte rëndësi të madhe jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për popujt e tjerë të kësaj pjese të botës, veçanërisht për popujt e vendeve të Ballkanit, ku forcat revolucionare për një kohë të shkurtë mbijetuan krizë të thellë. Për shembull, situata në Bullgari pas kryengritjes në qershor të vitit 1923, ishte shumë e vështirë. Regjimi i Cankovit aplikoi diktaturë të paparë, ndërkohë një vit më parë, Benito Musolini, ia imponoi popullit italian diktaturën e tij fashiste. Pas shpalljes së Obznanës, fat të ngjashëm mbijetuan edhe popujt jugosllavë. Prandaj, mbijetesa e rregullimit demokratik të Shqipërisë në këtë moment ishte një çështje delikate, sepse ekzistenca e tij mund të interpretohej si humbje e përgjigjes së reaksionit ndërkombëtar evropian. Forcat progresive në vendet e Ballkanit dhe të Evropës, të vetëdijshme për rreziqet që e kërcënonin rregullimin demokratik të Shqipërisë treguan gatishmëri për t’i dhënë mbështetje të plotë popullit shqiptar

për të ruajtur të mirat e këtij revolucioni. Për shembull, Partia Komuniste e Italisë në bashkëpunim me Federatën (Komuniste) e Ballkanit përshëndeti Revolucionin e Qershorit në Shqipëri dhe premtoi se, sipas mundësisë, do ta ndihmojë fitoren e popullit shqiptar. Në të njëjtën kohë, gazeta “Pravda”, duke i informuar masat për ndryshimet që kanë ndodhur në Shqipëri, i këshilloi forcat progresive në Ballkan dhe në Evropë, në veçanti popullin shqiptar, si të ruajnë rrjedhën e këtij revolucioni. Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin e forcave progresiste në vendet e Ballkanit dhe në Evropë, duhet të shtojmë se forcat progresive të Shqipërisë njëkohësisht bënë mjaft përpjekje në këtë drejtim. Kështu, gjatë vitit 1921, Bajram Curri, demokrat i shquar dhe një nga figurat kryesore të Revolucionit Demokratik të qershorit në Shqipëri, erdhi në kontakt me disa komunistë në Ballkan. Ai bëri përpjekje serioze për të koordinuar Lëvizjen popullore të popullit shqiptar dhe maqedonas me Lëvizjen komuniste të popujve të Ballkanit. Këto kontakte të forcave progresive të vendeve të Ballkanit dhe të Shqipërisë nuk u ndalën deri në fund të vitit 1924, pavarësisht se Ahmet Zogu i urdhëroi forcat e veta kufitare për t’i arrestuar të gjithë revolucionarët që vinin nga Maqedonia. Pas fitores së Revolucionit të qershorit për një kohë të shkurtë Shqipëria ishte kthyer në një bazë të vogël, ku gjejnë strehë shumë aktivistë të lëvizjes progresive të vendeve të Ballkanit. Duke marrë parasysh një situatë të tillë, qarqet imperialiste të vendeve të Ballkanit dhe të Evropës nuk dëshironin ta njohin, por shumë më pak për të mbështetur Qeverinë demokratike që u krijua në Shqipëri. Ky reagim bëri përshtypje të veçantë kur Qeveria e Fan Nolit në fund të qershorit të vitit 1924 u angazhua dhe u përpoq të vendosë marrëdhënie diplomatike me Rusinë Sovjetike. Qeveria e re shqiptare ishte ndër të parat në Evropë që e njohu Rusinë Sovjetike. Megjithatë, në momentin e fundit, të dërguarit e Rusisë vetëm sa arritën në Tiranë, u detyruan që të kthehen prapa. Arsyeja për mos-vendosje të marrëdhënieve diplomatike mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, duhet të kërkohet në presionin e madh të reaksionit ndërkombëtar. Qeveria e re e Shqipërisë demokratike filloi të akuzojë publikisht se vendi kishte krijuar "qendra bolshevike”, të cilat i nxitën të gjitha lëvizjet progresive të Gadishullit ballkanik. Qeveritë e Anglisë, Italisë, Greqisë dhe Mbretërisë së SKS publikisht e dënuan qeverinë shqiptare për mikpritjen që ia jepte vendi i saj të gjithë përfaqësuesve të lëvizjes maqedonase. (vijon)


S p e c ia le

e hënë, 25 nëntor 2013

13

Njeriu që revolucionarizoi tregimin e përrallave Kjo qendër e pazakontë e përrallave fshatareske në traditën orale të folklorit u bë laboratori për të dëgjuarit e tij, nga i cili do të përzihen përrallat e shkruara prej tij – përralla të dashura për të gjithë botën, që kanë rritur gjenerata fëmijësh me një botë plot imagjinatë lojërash

ur njerëzit flasin, dëgjojini ata plotësisht” Kjo qe këshilla e Heminguej (Hemingway) për njerëzit që dëshirojnë të bëhen shkrimtarë. Më shumë se një shekull para kësaj, një djalë i vogël në Danimarkë, i lindur në varfëri me babanë këpucar dhe nënën analfabete punonjëse pastrimi, po kalonte ditët e veta duke dëgjuar të moshuarat në një azil vendës për njerëzit me probleme mendore ndërsa ata flisnin për të shkuarën e vet për të kaluar kohën. Kjo qendër e pazakontë e përrallave fshatareske në traditën orale të folklorit u bë laboratori për të dëgjuarit e tij, nga i cili do të përzihen përrallat e shkruara prej tij – përralla të dashura për të gjithë botën, që kanë rritur gjenerata fëmijësh me një botë plot imagjinatë lojërash. Hans Kristian Andersen (Hans Christian Andersen) përdori kështu talentin e tij të veçantë të të dëgjuarit për të ngritur veten dhe për të dalë nga varfëria e për t’u bërë i famshëm në të gjithë botën, një nga përrallëtarët më të mëdhenj të historisë dhe shenjti i zhanrit të përrallës. Aktualisht, një libër i ri ka përmbledhur 23 përrallat më të dashura të Andersen, përfshirë “Rrobat e Reja të Mbretit,” “Sirena e Vogël”, “Rika e Shëmtuar”, “Mbretëresha e Dëborës” dhe “Princesha dhe bizelja”. Ilustrimet janë përzgjedhur nga më të mirat e kryera për përrallat e Andersen nga artistë të kombësive të ndryshme përfshirë mjeshtër të tillë si Kai Nielsen, ilustrimet e vjetra të të cilëve të përrallave skandinave janë disa nga më goditëset që mund të shohësh. Ilustrimet e mia të parapëlqyera vijnë nga një çift artistesh femra, Ketrin Beverlej (Katharine Beverley) dhe Elisabet Elender (Elizabeth Ellender), të cilat punuan së bashku në vitet 1920 dhe 1930 – një lloj pune që inkorporon, madje edhe është pioniere e dizenjove grafike. Influenca e kësaj disipline të lindur në atë kohë ka ndikuar tek arti bashkëkohor si p.sh te vepra e Xhillian (Jillian) Tamaki të miteve irlandeze dhe legjendave. Por përtej artit shumë të bukur, gjithsesi, ajo që e bëri dhe vijon ta mbajë të fuqishëm mënyrën e tregimit të përrallave nga Andersen është diçka tjetër: Ndryshe nga vëllezërit Grim – të cilët qenë studiues letërsie e gjuhëtarë, të cilët, në vend që të udhëtonin në fshat për të mbledhur tregime popul-

“K

Por përtej artit shumë të bukur, gjithsesi, ajo që e bëri dhe vijon ta mbajë të fuqishëm mënyrën e tregimit të përrallave nga Andersen është diçka tjetër: Ndryshe nga vëllezërit Grim – të cilët qenë studiues letërsie e gjuhëtarë, të cilët, në vend që të ud hëtonin në fshat për të mbledhur tregime popullore, u bazuan te pak burime – Ander sen u rrit si një fshatar në mes të një shoqërie shumë supersticioze, në një qytezë me 8 mijë banorë shumë të ngjashëm me një qytet mesjetar dhe aspak të ngjashëm me një qendër kulturore europiane. Këtu përrallat përdoreshin si për dëfrim ashtu edhe për edukim. lore, u bazuan te pak burime – Andersen u rrit si një fshatar në mes të një shoqërie shumë supersticioze, në një qytezë me 8 mijë banorë shumë të ngjashëm me një qytet mesjetar dhe aspak të ngjashëm me një qendër kulturore europiane. Këtu përrallat përdoreshin si për dëfrim ashtu edhe për edukim. Jo vetëm që përrallat e tij qenë kulturalisht autentike, por ata qenë krijuar gjerësisht nga ai vetë – shumë e ndryshme kjo nga Vëllezërit Grim, të cilët ritreguan përralla ekzistuese. Historianët vlerësojnë se vetëm 7 nga 200 përrallat e tij qenë huazuar. Që kur qe në moshë të re, Hansi pati një ndjesi të thellë vetmie dhe papërshtatshmërie dhe kërkoi strehë në dhomën e qëndisjes së azilit, ndërsa bashkëmoshatarët e tij luanin. Për fat të mirë, i ati i tij, sido që i varfër, dashuronte letërsinë dhe kishte një kafaz shkalle me libra – një luks i rrallë nëse merret parasysh niveli i të ardhurave familjare dhe mjedisi i tyre kulturor. Megjithëse ai vdiq kur Hansi qe vetëm 11 vjeç, ai i lexonte djalit përralla të shkurtra dhe luante vazhdimisht për të, duke i ofruar një arsimim të im-

provizuar në shtëpi, diçka që në atë kohë qe e pazakontë dhe e pagjasë. Më vonë, duke shkruar ditarin e tij, Hansi përshkroi të lexuarit si “mënyra e tij e vetme dhe e dashur e kalimit të kohës së lirë”. Qe kjo përzierje të të lexuarit dhe të dëgjuarit që e bëri atë përrallëtarin e madh që u bë. Redaktori Noel Daniel shkruan në parathënien e librit të ri: Të lexuarit i shkonte për shtat temperamentit të Andersen dhe fuqive të imagjinatës. Por Andersen qe edhe një dëgjues i madh – në dhomën e qëndismave të azilit, në kohën e leximit të babait të tij, ndaj aktorëve në teatër, të cilët i admironte. Ai dëgjonte me vëmendje personazhet dhe zërat përreth tij, dhe kishte veshë të stërvitur. Ai zhvilloi një vesh të brendshëm dhe shumë fjalë imagjinare, si një ton përndjekës që mashtronte gjilpërën e qëndismave apo monologun e brendshëm të perandorit te “Rrobat e Reja të Perandorit” (përkthyer në shumë raste si “Rrobat e reja të Mbretit). Por më tronditëse se të gjitha përrallat e tij, qe gjithsesi historia e tij personale: njeri i zakonshëm dhe i varfër nga lindja, ai qe vazhdimisht i vendosur të bëhej i suksesshëm. Daniel shkruan: ‘Unë do të bëhem i famshëm’, shkroi Andersen në ditarin e tij, duke nënvijëzuar se synimi i tij për madhështi nuk qe një narcizizëm i edukuar i një njeriu të përmbajtur dhe mirarsimuar. Synimi i tij për madhështi gjendej thellë në ujërat e trazuar psikikë të shpirtit të tij. Me raste, padronët e tij dalluan një ndjenjë të fuqishme vetëbesimi tek Andersen. Ai posedonte një prirje energjike për të perdormuar, një zë të mrekullueshëm soprano (para se të thyhej), një talent për tregim përrallash dhe, mbi të gjitha, një ego irrituese. Një pjesë e gjenialitetit të Andersen gjendet në aftësinë e tij për të perceptuar disi, ndërsa rritej në cepin më të varfër të Odense, se shoqëria e lartë qe

‘Unë do të bëhem i famshëm’, shkroi Andersen në ditarin e tij, duke nënvijëzuar se syn imi i tij për madhështi nuk qe një narcizizëm i edukuar i një njeriu të përmbajtur dhe mi rarsimuar. Synimi i tij për madhështi gjendej thellë në ujërat e trazuar psikikë të shpirtit të tij. Me raste, padronët e tij dalluan një ndjenjë të fuqishme vetëbesimi tek Andersen. Ai posedonte një prirje energjike për të perdormuar, një zë të mrekullueshëm soprano (para se të thyhej), një talent për tregim përrallash dhe, mbi të gjitha, një ego irrituese.

mjaftueshëm e lëvizshme nëse ai e thyente atë. Ai e armatosi veten me një ambicie të pandalshme, një imagjinatë elektrike dhe pa kurrfarë frike… Psikologjia moderne mundet me lehtësi të çmontojë mbrapsht dy gjërat që e bënë Andersenin të arrijë aspiratat e veta: në njërën anë qe fuqia e tij krijuese e “ëndrrave nën dritën e diellit pozitive dhe konstruktive”, ndërsa ai arratisej në dhomën e qëndismave dhe mësonte të dëgjonte dhe në anën tjetër qe grinta e tij e pashueshme. Pavarësisht kësaj, për të hyrë në shoqërinë e lartë, ai sërish duhej të duronte fantazmat poshtëruese të shtresës së vet socioekonomike dhe të kultivonte kapacitetin jetësor të kurajës përballë refuzimit. Daniel shpjegon: “Patronazhi mbretëror i varur nga

familjet e mira dhe lidhjet qe shumë larg mundësive të Andersen dhe rruga e tij drejt suksesit qe përplot me kufizime dhe me refuzime të përsëritura. Por në mënyrë të pabesueshme, ai këmbënguli. Në fund, ai u vu re nga drejtori i Teatrit Mbretëror, Jones Kollin (Collin), i cili e ndihmoi të sigurojë një rrogë nga mbreti për adoleshentin. Ajo që ndodhi më pas qe një periudhë e dhimbshme pesëvjeçare e të arsimuarit krahas 11-vjeçarëve kur vetë Andersen qe shtatëmbëdhjetë dhe kjo ndodhi me këmbënguljen e sponsorëve të tij. Ata patën kërkuar që ose ai të merrte një arsimim të përshtatshëm para se të bëhej shkrimtar, ose të shkonte në shtëpi e të mësonte një zanat. Kjo e dyta pati qenë fati i babait të tij dhe qe i papranueshëm për Andersen.

shpallje Në bazë të nenit 22, paragrafit 1, pikës 1, paragrafit 3, nenit 23, paragrafit 1 dhe 3 dhe nenit 24 të Ligjit për marrëdhëniet e punës ( Gazeta Zyrtare e RM-së numër 54/2013- tekst i spastruar ) nenit 157 paragrafit 1 pikës 1 nenit 158 paragrafit 1,2,5 dhe 6, nenit 159 dhe 160 të Ligjit për mbrojtjen shëndetësore( Gazeta Zyrtare e RM-së numër 10/ 2013- tekst i spastruar dhe 87/2013), nenit 28 paragrafit 1dhe 2 dhe alinesë 4 nga Statuti i IPSH-së ,, Shtëpia e Shëndetit e Shkupit”-Shkup dhe pajtueshmëria e marrë nga Ministria e Financave të RM-së numër 02-35770/2 nga 21.11.2013, në pajtim me Vendimin e zv/ drejtorit numër 04-7059/1 nga 22.11.2013, zv/drejtori i IPSH,, Shtëpia shëndetësore e Shkupit”- Shkup shpall: SHPALLJE PUBLIKE për punësimin e punëtorëve Publikohet Shpallje publike për punësimin e punëtorëve shëndetësorë dhe teknik në marrëdhënie të punës për kohë të pacaktuar për vendin e punës: 1. Mjek të medicinës...............................................................................................................5 ( pesë) nëpunës 2. Infermiere...........................................................................................................................2 ( dy) nëpunës 3. Shofer.................................................................................................................................4 ( katër) nëpunës Përveç kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj, kandidatët duhet të plotësojnë edhe kushtet në vijim: A) Kandidatë nën numrin rendor 1 - Të ketë arsim të lartë përkatës- Fakulteti i Mjekësisë - Me ose pa përvojë pune Dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzohen: - Fletëparaqitje, biografi të shkurtër me adresën e banimit - Diplomë ose certifikatë për arsim të kryer ( me mesataren e suksesit)- origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Leje pune - Certifikatë për provim të kryer profesional - Certifikatë të shtetësisë - Dëshmi për përvojë pune - Dëshmi për njohjen e një nga gjuhët botërore( anglishten, gjermanishten ose frëngjishten) B)Kandidatë nën numrin rendor 2 - Të ketë shkollë të mesme mjekësore - Me ose pa përvojë pune Dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzohen: - Fletëparaqitje, biografi të shkurtër me adresën e banimit - Diplomë ose certifikatë për arsim të kryer ( me mesataren e suksesit) origjinal ose kopje të verifikuar në noter - Certifikatë për provim të kaluar profesional - Certifikatë të shtetësisë - Provë për përvojë pune C)Kandidatë nën numrin rendor 3 - Te ketë arsim të mesëm - Me ose pa përvojë pune - Provim udhëtimi kategoria,, B” Dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzohen : - Fletëparaqitje, biografi të shkurtër me adresën e banimit - Leje udhëtimi, kategoria ,, B” - Certifikatë të shtetësisë Përparësi kanë kandidatët shoferë me shërbimin vullnetar. Afati i aplikimit në konkurs është 5 ( pesë) ditë pune, duke llogaritur ditën e publikimit të shpalljes, në mjetet për informimin publik. Fletëparaqitjen e pakohshme e të parregullta nuk do të jenë lëndë shqyrtimi. Kandidatët nën numrin rendor (1) dhe (2) do të përzgjidhen në bazë të rang-listës, të propozuar nga komisioni për përzgjedhjen e më së paku 3 kandidatëve. Për zgjedhjen e kryer të kandidatëve nën numrin rendor (3), të gjithë kandidatët do të lajmërohen ne shkrim. Fletëparaqitjet me dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen deri te Arkivi i IPSH ,, Shtëpia shëndetësore e Shkupit”- Shkup në Poliklinikën ,, Bit Pazar”, dhomë numër 178, ose në adresën Bul. ,, Krste Misirkov” numër 28, Shkup. IPSH ,, Shtëpia e shëndetit Shkup”- Shkup


Sport

14

e hënë, 25 nëntor 2013

tuar medalje argjendi në një garë për senior. “Jam shumë i gëzuar me këtë medalje pasi e ka fituar në një turne të tillë. Shpresoj se do të vazhdoj me sukseset e mija edhe vitin e ardhshëm”, tha Idrizi për “Zhurnal Plus”. Ndërkohë, një mundës tjetër i KM Liria,Valon Rogaçi ka fituar vendin e tretë në kategorinë deri më 66kg, ndërsa po vendin e tretë e zuri edhe mundësi i KM Tefejuz, Adem Ademi në kategorinë deri më 96kg.(A.S.)

Rexhallari më i suksesshmi në Prishtinë Të shtunën në Prishtinë është zhvilluar turneu i gjashtë ndërkombëtar “Adem Jashari” në mundje për senior, në të cilin kanë marrë pjesë mundës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, BeH, Qipro e të tjer��. Anëtari i Lirisë, Jasin Rexhallari, është shpallur mundësi më i mirë i

turneut, pasi në finale në kategorinë deri më 60kg mposhti reprezentatuesin bullgar. “Jam shumë i kënaqur që arrita të shpallem mundësi më i mirë në turneun ‘Adem Jashari’. Kjo ka qenë një ëndërr e imja të ngadhënjej në këtë turne të heroit tonë kombëtar. Sa i përket kundërshtarëve nuk

Shkëndija shkarkon Gjore Jovanovskin

Kryesia e KF Shkëndija, pas një analize të mirëfilltë të rrjedhave në ditët e fundit mori vendim që të ketë ndryshim në stafin teknik. Gjore Jovanovski bashkë me ndihmësit e tij, Tome Trajanovski dhe Boris Micevski me një vendim të menjëhershëm lirohen nga

ushtrimi i detyrave të tyre. Seancën stërvitore të ditës së diell e ka udhëhequr kapiteni i ekipit, Nebi Mustafi, ndërkohë burime jozyrtare të gazetës “Zhurnal Plus” mësojnë se postin e trajnerit ka gjasa të merr kosovari Bylbyl Sokoli. Cekim se ekipi kuqezi të shtunën përjetoi një ndër humbjet më të larta në kampionat, duke pësuar nga Rabotniçki me rezultat 5:0, ndërkohë që në mes javë befasuan fansat e tyre duke u eliminuar nga Kupa e Maqedonisë nga ekipi i Bregallnicës. (A.S.)

KV Shkëndija vazhdon me triumfet Volejbollistët e Shkëndijës së Tetovës në përballjen me ekipin Sinalko në Krusheve kanë shënuar fitore 3-0 në set 25:22, 25:22 dhe 27:25 dhe tani mbanë hapin me ekipin e Strumicvës . Në dy setat e parë luajtëm shumë mirë dhe në asnjë momente nuk kishte dilema për fituesin, por patën një rënje në setin e tretë por me gjithat në fund arritënm të shënojmë fitore shumë të merituar. Do të doja të veçoja lojën e Pllumb Velës

i cili në momente e duhura në setin vendimtar ishte trim i lojës” tha Habil Ajeti. Liria e Zherovjanit para publikut të vetë ka pësuar disfatë me rezultat maksimal 0-3 nga ekipi i Sushevës. (A.S.)

pata shumë vështirësi, të gjithë i munda dhe kjo më gëzon edhe më shumë. Në meçin e parë e fitova një qipriot, pastaj kosovarin Susuri me rezultat 7-0 dhe në finale një bullgar”, tha Rexhallari. Nga ana tjetër, pa sukses nuk ka mbetur as talenti i KM Çair, Armin Idrizi i cili edhe pse ka 15 vjet ka fi-

KK FORCA FITON 19 MEDALJE Organizator i këtij edicioni të 12 “Kupa e Gostivarit 2013” është Klubi i karatesë FATI nga Gostivari e përkrahur nga institucionet komunale të disa komunave dhe kompani të ndryshme private Nga Gostivari, Avdyl SALIHU atë fundjavës në Gostivar u zhvillua edicioni i 12-të me radhë Kupa e Gostivarit 2013, ku morën pjesë mbi 300 karateistë nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi, Lugina e Preshevës dhe të gjitha klubet e Maqedonisë. Organizator i këtij edicioni të 12 “Kupa e Gostivarit 2013” është Klubi i karatesë FATI nga Gostivari e përkrahur nga institucionet komunale të disa komunave dhe kompani të ndryshme private. “Këtë vit kjo kupë kishte një vlerë të posaçme pasi është 12 vjetori i saj që në mënyrë tradicionale organizohet dhe vit pas viti lë gjurmë më të thella dhe më të çmueshme në këtë qytet sportdashës. Vlen të theksohet se këtë vit ky manifestim bie në vigjilje të 101 vjetorit të shtetit shqiptar si dhe 105 vjetorit të Kongresit të Manastirit. Andaj më lejoni që në emrin tim dhe ekipit të cilin përfaqësoj t,ju uroj që të gjithëve këtë vit të

Gj

KF Shkupi nuk mposhtet lehtë Gjatë fundjavës janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 14-të në ligën e dytë futbollistike. Në Tetovë u zhvillua ndeshje derbi ndërmjet Teteksit dhe Dritës së Bogovinës, ndeshje kjo e cila u luajt në një teren të papërshtatshëm pasi gjatë tërë kohë ka rënë shi që nuk lejonte lojë normale. Epilogu i kësaj ndeshje është fitorja e Teteksit 2-1 edhe pse në pjesën e parë me golin që shënoi Betim Miftari, Drita ishte në epërsi, bile i njëjti lojtarë kishte rast që të shënon edhe një gol. Po në pjesën e dytë vendasit jo që anuluan epërsinë e

mysafirëve por arritën të shënojnë edhe dy gola për fitore dhe arkëtim të tre pikëve. Duhet theksuar se dy skuadrat në pjesën e dytë patën raste të shumta por vendasit kishin më tepër fat duke i realizuar dy raste për fitore. Dilemë e vetme në këtë ndeshje është minuta e 62-të kur një futbollist vendas luan me dorë në zonën e rrezikut, por referi Igor Stojçevski tregoi vetëm ridhënie

nga këndi. Skuadra e Vrapçishtit ka shënuar fitore të sigurt dhe tani me 23 pikë gjendet në pozitë të favorshme. Nga ana tjetër, nuk ka të

Vashat e Çairit humbin nga Pelisteri Ka përfunduar sezoni vjeshtor në Ligën e Parë hendbollistike të Maqedonisë, ndërsa ekipi KH Çairi nga Shkupi në fushë të saj ka pësuar disfatë të papritur nga Pelisteri me rezultat 25:27. Në një ndeshje shumë dramatike deri në sekondat e fundit, vashat e trajneres Semia Islami nuk arritën më shumë në një duel ku ishin të prekura nga lëndimet dhe

300 karateist nderuan Kupën e Gostivarit

sëmundja e gripit. Edhe pse fillimisht ishte pritur një fitore shumë e lehtë, duke marrë parasysh kualitetin e dy ekipeve, kështu nuk doli sonte, kur në sallën e Shkollës Fillore “Adem Jashari” në Çair, KH Çairi e nisi shumë dobët ndeshjen, e në një moment kishin rezultat negativ me 11 gola diferencë, kur rezultati ishte 3:14. (A.S.)

madh për shqiptarët kudo që ndodhen” tha Arlind Huseini. Organizatori me mirënjohje ka nderuar Komunën e Gostivarit, Dibrës, Çairit si dhe afaristët “Te Luta”, Kanaan, “Arbëria design” dhe të gjitha mediat. Në këtë ngjarje sportive KK Forca mori pjese me 17 garues (24 paraqitje ne kata dhe kumite) dhe arriti ti fitoj gjithsej 19 medalje (8 te arta, 4 te argjendta dhe 7 te bronzta) dhe ne fund ne mesin e rreth 50 klubeve u radhit ne vendin e katërt. Me medalje ari

Rezultatet Maxhari Lokomotiva Shkupi – Boreci RrufejaMTiverija Sileksi – Skopje Vrapçishti 11 Oktomvri Teteksi – Drita Novaci – Miravci Pobeda J – Zajazi

0:0 2:1 1:5 3:0 3:0 2:1 1:2 3:0

ndalur KF Shkupi, është kjo ndeshja e katërt që të përzgjedhurit e trajnerit Nexhat Shabani që luajnë pa disfatë, ndërsa kësaj radhe ata kanë shënuar fitore me rezultatin 2:1 ndaj Borecit nga Velesi. (A.S.)

u stolisen: Kampioni ballkanik Abdurahim Idrizi (2001/-35 kg dhe kata) ishte i vetmi garues me 2 medalje ari që fitoi në këtë turne. Ai tregoi kualitet të lartë dhe të gjithë me vëmendje përcillnin paraqitjet e tija. Poashtu i suksesshëm kësaj radhe ka qen Abdurahman Halimi në lufta. Me arri janë stolis edhe Suhejb Veseli (2006 kata), Arta Bushi (2005 kata), Usame Bajrami (2000/-40 kg), Efraha Halimi (2001/+42 kg) dhe Verona Ajdini (2000/-42 kg). Me argjend

kata ekipore femra 2004 (Jusra, Arta, Janina), ne individuale Jusra Ademi (2004/kata), Janina Dardhishta (2006/kata) dhe Mevlud Memedi (2000/-45 kg), kurse me bronze u stolisen: Kata mix ekipore meshkuj (Suhejb, Jon, Arta), ne individuale 2 medalje bronzi Sajra Morina (2001/+42 kg dhe kata), Verona Ajdini (2000/-42 kg), Vullnet Qamili (kadet/-63 kg), Erkan Lusjani (Junior/-76 kg) dhe Fatmir Demiri (Junior/+76 kg).

Liria sërish lidere Skuadra shqiptare Liria që do të merr përsëri kryesimin në tabelë pas fitores së radhës që ka shënuar kundër Kumanovës, edhe pse me rezultat të ngushtë 97:95, por me shumë vlerë për vazhdimin e kampionatit. Edhe një herë te Liria më i dalluar ka qenë  basketbollisti Dime Tasovski i cili shënoi 21 pikë, kishte dy kërcime dhe dy asistime, për 31 minutë lojë. Ndihmë ai kishte pa dyshim edhe nga basketbollistët e tjerë, e të tjetër që kontribuan më shumë ishin me 18 pikë

Bojan Trajkovski, 17 shënoi Marko Mijoviq, pastaj 13 shënoi Toni Simiq dhe me 12 amerinan Tyron Nared. Te ekipi i Kumanovës më i dalluar ishte amerikani Royce Parran me 21 pikë. Ndeshjen e radhës Liria e luan kundër ekipit Feni Industri. (A.S.)

Triumfon Shqipëria Përfaqësuesja e Shqipërisë në futsall ka fituar Turneun përkujtimor “Arbën Xhaferri”, që nga data 20, deri më 21 nëntor u zhvillua në Tetovë. Në këtë turne morën pjesë katër skuadra: Ekipi kombëtar i Shqipërisë, Kosovës, SEE Universiteti dhe ekipi i shqiptarëve të Maqedonisë. Futbollistë më mirë i turneut u shpall Halim Sulejmanaj nga përfaqësuesja e Shqipërisë, çmimin për

portierin më të mirë e mori Rinor Shehu nga ekipi kombëtar i Kosovës, ndërsa golashënues më i mirë i këtij turneu u shpall Besar Abduli nga ekipi i SEE Universiteti. Ndryshe në finalen e madhe Përfaqësuesja e Shqipërisë mundi ekipin SEE Universiteti pas ekzekutimit të penaltive 4:2, pasi ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur me barazimin 1:1. (A.S.)


e hënë, 25 nëntor 2013

E n ig m a

15

HOROSKOPI DASHI Jeni ne një lidhje qe prej kohesh? Përfitoni nga kjo dite harmonike për t’i shprehur me tepër ndjenjat dhe për te provuar eksperienca te reja me partnerin. Beqaret nga ana tjetër do jene me fat dhe shpesh do ju duket vetja sikur janë ne një bote magjike. Financat nuk do jene te këqija kështu qe duhet te përfitoni për te kryer shpenzimet me te domosdoshme.

BINJAKËT Sot do i kushtoni me tepër rëndësi jetës suaj intime dhe do kaloni momente te zjarrta gjate mbrëmjes. Emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret duhet ta shijojnë ditën deri ne maksimum duke qene se ajo do jete e veçante dhe e mrekullueshme. Ne planin financiar do keni shume fat. Shlyeni fillimisht borxhet qe te jeni edhe me te qete.

LUANI Do dashuroheni çmendurisht me partnerin tuaj sot dhe emocionet do jene te fuqishme. Do doni qe dita te mos mbaroje ne asnjë moment. Beqaret do ndihen mja mire me statusin qe do kenë dhe nuk do kërkojnë me ngulm princin e kaltër. Financat do jene me te qëndrueshme sesa disa dite me pare, por jo aq te stabilizuara sa për te kryer invesme marramendëse.

PESHORJA Zemra juaj do ketë rrahje me te shpeshta gjate kësaj dite, here për mire e here për keq. Edhe do debatoni ashpër me partnerin, por edhe do dashuroheni ne mënyrë pasionante me te. Dite pozive edhe për beqaret. Gjithçka do shkoje ashtu si e kishit menduar. Ne planin financiar gjerat do shkojnë mire nëse hiqni dore nga disa shpenzime ekstreme dhe jo aq te domosdoshme.

SHIGJETARI Do keni shume keqkupme me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe atmosfera do jete goxha elektrizuese. Mire do jete te qëndroni pak kohe ne qetësi dhe te reflektoni për gjithçka po ndodh. Beqaret nuk do jene me shume fat ne dashuri. Edhe nëse gjendja financiare nuk do jete e vëshrë, mos luani me zjarrin sepse mund te digjeni keq. Mbrojeni veten!

UJORI Do ëndërroni me shume sesa duhet sot ne jetën tuaj ne çi dhe realite do ju duket shume i hidhur. Mundohuni te riktheheni me këmbë ne toke nëse nuk doni te vuani me tepër. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe do ndryshojnë menjëherë status. Ne planin financiar duhet te mateni mire para se te kryeni invesme te jashtëzakonshme.

DEMI Edhe nëse jeni shume te ngarkuar me pune duhet ta gjeni kohen e përshtatshme për t’ia kushtuar personit qe keni ne krah. Ai do ketë me shume se kurrë nevoje për ju. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te gjetur shpirn e tyre binjak. Ne planin financiar yjet do ndikojnë pozivisht. Nëse shpenzoni me kujdes mund ta përmirësoni shume shpejt situatën.

GAFORJA Mos mendoni se partnerin e keni kundërshtar vetëm ngaqë ju kritikon shpesh. Ai do me te mirën për ju dhe nuk do qe te bëni gabime. Beqaret do kenë ndryshime ne jetën e tyre sentimentale. Përgatituni për njohje impresionuese. Ndikimi i yjeve tek financat do jete kontradiktor. Kujdes kur te shpenzoni ne mënyrë qete mos bëni gabime.

VIRGJËRESHA Mos u tregoni shume kokëfortë sot ne jetën tuaj ne çi sepse edhe partneri nuk do duroje shume. Debatet qe mund te lindin do jene te paimagjinueshme. Beqaret do takojnë disa persona mja joshës me te cilët mund te nisin histori dashurie shume te bukura. Ne planin financiar do merrni frytet e gjithë mundit qe keni harxhuar gjithë këtë kohe.

AKREPI Nuk duhet ne asnjë mënyrë t’i hidhni sytë diku tjetër sot nëse jeni ne një lidhje sepse mund te keni probleme serioze ne çi. Nëse keni nevoje për eksperienca te reja flisni me partnerin. Beqaret do kenë një dite mja intensive dhe te mbushur me takime te mrekullueshme. Shfrytëzojeni! Ne planin financiar nuk duhet ta lëshoni veten përballë vëshrësive qe do ju dalin.

BRICJAPI Dite e bukur dhe e animuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni momente te paharruara pranë partnerit tuaj te dashur. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te dashurisë, por kjo dite nuk do jete me shume fat. Gjithsesi miqtë nuk do iu lënë te mërziteni. Financiarisht nuk priten probleme te mëdha.

PESHQIT Do kërkoni falje dhe do ju falin sot nëse jeni ne një lidhje. Situata do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Do keni takime te rëndësishme gjate kësaj dite ju qe jeni beqare, por nuk duhet te nxitoheni për asgjë. Ne planin financiar nuk priten vëshrësi te mëdha, por as përmirësime te menjëhershme. Tregohuni te duruar dhe vazhdoni te shpenzoni me kujdes.



Zhurnal plus #637