Issuu on Google+

fq.10

Vota vendimtare e serbëve Qytetarët e Mitrovicë së veriut po votojnë për të katërtën herë, brenda më pak se katër muaj, për të zgjedhur kryetarin e komunës

VITI 3 | Nr. 697 | ÇMIMI: 10 DEN | E HËNË, 24 SHKURT 2014

www.zhurnal.mk

NDRYSHIME KUSHTETUESE PËR HYRJE NË BE

Maqedonia drejt konceptit qytetar A po shkon Maqedonia drejt ndryshimeve kushtetuese, ku ‘bashkësitë etnike’ do të shndërrohen në ‘qytetarë’?. Këtë mundësi e kanë ngritur vetë ekspertët kushtetues në mesin e të cilëve kryetari i ASHAM-it Vllado Kambovski. Sipas tyre, Maqedonia shpejtë duhet të fillojë me ndryshime kushtetuese, me të cilat do ta harmonizojë Kushtetutën e saj me të drejtën e BE-së do të ketë kapacitet politik Maqedonia të bëjë ndryshime kushtetuese me rastin e hyrjes në Bashkimin Evropian (BE), me të cilat do ta ndryshojë konceptin themelor të të drejtave të njeriut - nga pjesëtarë të bashkësive etnike në qytetarë? Dilema u imponua pasi që ekspertët e të drejtës kushtetuese, në mesin e të cilëve edhe vetë kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) Vllado Kambovski, theksuan se Maqedonia shpejtë duhet të fillojë me ndryshime kushtetuese, me të cilat do ta harmonizojë Kushtetutën e saj me të drejtën e BE-së, por të cilat mund të jenë të vështira për shkak të

A

kushteve politike dhe ndëretnike në vend. Marrëveshja e Ohrit nga viti 2001 e ndryshoi Kushtetutën duke futur kombinimin e konceptit qytetar-etnik në të drejtat dhe liritë e njeriut. “Republika e Maqedonisë duhet patjetër ta nxjerrë qytetarin e shtypur, të ngulfatur e të zhytur në sipërfaqe, duhet patjetër ta kthejë qytetarin në piedestal, atje ku me të vërtetë meriton të jetë”, thotë Tatjana Karakamisheva, profesoreshë e të drejtës kushtetuese, e cila ka marrë pjesë edhe në studimin për atë se çfarë ndryshime kushtetuese presin për shkak të eurointegrimeve.

fq.3

ANALOGJI E INCIDENTEVE TË PAZBULUARA NË RAJONET SHQIPTARE

NDIKIMI POLITIK NË SPORTIN E MAQEDONISË

POLITIKA NË GRUPET E TIFOZËVE

fq.3

Nuk ka kërkesë për ndryshimin e identitetit

Një qendër po trazon shqiptarët? A mund të ketë një qendër të vetme që koordinon incidente të pazbuluara dhe aksione policore në qendrat e banuara me shqiptarë? Ekspertë të çështjeve të sigurisë kanë bërë analogji të ngjarje të tilla, duke mos përjashtuar mundësinë që pas kë tyre të qëndron një "qendër sllave" që është e interesuar për të shkaktuar tensione te shqiptarët

fq.4

Inspektohen punimet në shkollën e Hasanbegut

4

Shpeshherë jemi dëshmitarë se tifozëria ka edhe anën e shëmtuar, që më së paku u shkon në favor sportistëve në fushë. Tifozët çdoherë kanë qenë lojtari shtesë në fushë, atë shpeshherë pohojnë edhe lojtarët. Por, më së shpeshti më të rrezikshme janë ndeshjet futbollistike mes klubeve maqedonase e shqiptare

2


K r o n ik ë

2

e hënë, 24 shkurt 2014

BDI, debat i brendshëm për zgjedhjet Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, në selinë e partisë në Tetovë ka zhvilluar dje takimin e parë me ambasadorin e ri të Italisë në Maqedoni, Ernesto Beleli. Ambasadori italian dha mbështetjen për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë si dhe gatishmërinë për ta përparuar bashkëpunimin midis dy vendeve. Ahmeti ka falënderuar ambasadorin Beleli për vizitën dhe theksoi që afërsia e shqiptarëve me Italinë është e hershme

dhe që komuniteti i madh shqiptar në këtë vend mik, duhet të jetë urë lidhëse për bashkëpunim të afërt. Ambasadori Italian, madje është interesuar rreth zgjedhjeve presidenciale dhe paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Ahmeti shpjegoi që pas takimeve me autoritetet e larta amerikane dhe evropiane si dhe ato të rajonit dhe në veçanti pas kthimit nga vizitat intensive në Uashington dhe vendet e Bashkimit Evropian, ka ven-

dosur që të nxis debat brenda strukturave të BDI-së për të gjetur mënyrën më të mirë për kapitalizim të përpjekjeve tona për integrimin e vendit në NATO dhe BE. Analizat e takimeve diplomatike të kryetarit Ahmeti dhe përpjekjet për ta kapitalizuar këtë fushatë ndërkombëtare përballë zgjedhjeve në të gjitha shtetet anëtare të BE për Parlamentin evropian në Maj, ndryshimeve në udhëheqjen e institucioneve të BE, zgjedhjeve lokale në

Greqi po ashtu në Maj, samitit të NATO-s në shtator të këtij viti si dhe zgjedhjeve tona presidenciale janë në fokusin e debatit të brendshëm që po zhvillohet në të gjitha strukturat e BDI”, i ka thënë Ahmeti, ambasadorit

Beleli. Sipas tij, të gjitha këto zhvillime bashkë me zgjedhjet e rregullta parlamentare të vitit 2015 kanë ndikim të jashtëzakonshëm në procesin e zgjidhjes së pengesës së vetme që qëndron para nesh në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, andaj edhe vendimi eventual i BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare do të merret duke marrë parasysh të gjitha këto rrethana dhe do të jetë në dobi të proceseve integruese në vend. Pjesë e analizave në BDI është edhe nisma jonë për zgjedhjen e presidentit të shtetit me konsensus midis palëve që kanë legjitimitetin tek dy komunitetet shumicë në Maqedoni.

ANALOGJI E INCIDENTEVE TË PAZBULUARA NË RAJONET SHQIPTARE

Një qendër po trazon shqiptarët? A mund të ketë një qendër të vetme që koordinon incidente të pazbuluara dhe aksione policore në qendrat e banuara me shqiptarë? Ekspertë të çështjeve të sigurisë kanë bërë analogji të ngjarje të tilla, duke mos përjashtuar mundësinë që pas këtyre të qëndron një "qendër sllave" që është e interesuar për të shkaktuar tensione te shqiptarët Agim FAZLIU ora e fortë e shtetit është duke u parë kohëve të fundit, sidomos në rajonet e banuara kryesisht me shqiptarë. Gjatë intervenimit të inspektorëve për mbylljen e bastoreve pa leje në Forinë, policët që i kanë përcjellë inspektorët kanë nxjerrë edhe armët dhe i kanë kërcënuar të pranishmit, duke ngjallur reagimin e popullatës së fshatit. Pas kësaj në fshat kanë ardhur përforcime nga njësitë speciale. po këtë ditë, në Studeniçan forca të mëdha policore kanë bërë bastisje në një nga lokalet e fshatit. Më herët, forcat speciale "Alfa" u patën përfshirë një përleshje me shitës shqiptarë në Bit Pazar. Përtej këtyre kronikave policore të zbardhura për publikun, ka edhe "teori konspiracioni" për një fushatë të orkestruar nga ndonjë qendër e caktuar për shkaktuar tensione në pjesën shqiptare. Në këtë frymë është komentuar edhe helmimi i nxënësve në Gostivar dhe shpërthimi i bombave në Tetovë. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bashkim Selmani thekson se këto veprime të njënjëshme kanë për qëllim që qytetarët t'i shpërqendrojnë nga hallet e përditshme, duke i bërë që ta harrojnë vuajtjen dhe varfërinë e skajshme. Duke ua thyer dinjitetin psikik të qytetarëve, krijohet një klimë e favorshme që të nxitet edhe fryma e nacional-

D

izmit. Selmani thekson se nëse vëzhgohet forma dhe metodologjia e ndërmarrjes së sulmeve të krijohet përshtypja se ato bëhen nga qendra profesionale. E arsye prë të dyshuar është fakti që ato mbesin të pazbuluara. Duke komentuar pikëpyetjen se kush mund të jetë prapa këtyre sulmeve, Selmani përmend faktin që aparati shtetëror në Maqedoni ka mundësi që të keqpërdorë të gjitha këto situata. "Kam bindjen se nga një burim vijnë të njëjtat probleme, edhe rrahjet e nxënësve, edhe rasti i Tetovës dhe Gostivarit, edhe raste që pritet të ndodhin në të ardhmen, kanë një qendër e cila në vazhdimësi e shfrytëzon situatat e tensionuara mbarëballkanike", ka deklaruar Selmani, për "Zhurnal plus". Sipas tij, kjo me siguri është një qendër sllave, e cila e mban të tensionuar çështjen shqiptare dhe për ta cenuar integritetin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni. Analisti politik Edmond Ademi ka theksuar për "Zhurnal plus", se periudha e parazgjedhjeve është zakonisht e mbushur me incidente dhe aksione që e tensionojnë situatën. "Kjo nuk është hera e parë dhe kam frikë se jo edhe hera e fundit. Këto dy raste a kanë lidhje direkte me fushatën parazgjedhore. Nuk mundem të konfimoj, por përfundimisht janë raste simptomatike", ka thënë Ademi. Sipas tij, në rast se në periudhën në vijim vazhdojnë që të përsëriten incidentet

TË ZGJOHET FAKTORI POLITIK SHQIPTAR "Deri tash faktori politik nuk ka bërë ndonjë hulumtim të këtyre problemeve, sigurisht duke dashur që të mos dëmtojnë pozicionet e tyre politike. Nëse vazh dojnë situata të tilla, do të cenohet drejtpërdrejt faktori politik shqiptar. Qytetarët këtu kanë një durim të skajshëm. Kudo tjetër të ndodhte kjo të gjithë qytetarët do të dilnin në rrugë", thotë Bashkim Selmani.

INCIDENTET, SIMPTOMA TË FUSHATËS ZGJEDHORE "Periudha e parazgjedhjeve është zakonisht e mbushur me incidente dhe aksione që e tensionojnë situatën. Kjo nuk është hera e parë dhe kam frikë se jo edhe hera e fundit. Këto dy raste a kanë lidhje direkte me fushatën parazgjedhore. Nuk mundem të konfimoj, por përfundimisht janë raste simptomatike", ka theksuar Edmond Ademi.

NUK KA PASUR INCIDENT NË FORINË Ndërkohë, Ministri i mbrojtjes, Talat Xhaferi ka thënë se nuk ka pasur asnjë incident në aksionin policor në fshatin nga vjen ai, Forinë të Gostivarit. “Nuk ka pasur asnjë incident. Nuk dua të flas për këtë”, ka thënë për mediat Ministri i Mbrojtjes Xhaferi.

Maqedonia të pranohet me emrin kushtetues në OKB Maqedonia i plotëson dy kushtet që të jetë anëtarë e NATO-s, në pajtueshmëri me pozicionin formal të Aleancës se anëtarësia është e hapur për cilin do shtet evropian në pozicionin për ti avancuar parimet e marrëveshjes dhe të kontribuojë për sigurinë e sferës veri-atlantike. Përderisa nuk pranohet në NATO në Samitin e ardhshëm, Maqedonia duhet të kërkojë pranim në KB me emrin kushtetues, vlerëson Robin O Nil ambasador dhe ndërmjetësi i parë në kontestin maqedono-grek për emrin. Prandaj, vlerëson O Nil, Qev-

eria e Maqedonisë duhet të lobojë tek të gjitha anëtaret e NATO-s dhe ti lusë që të pranojnë se në këtë punë, ata duhet të jenë të përgatitur të veprojnë me konsensus, madje edhe me një anëtar me bisedime, dhe të pranohet Maqedonia në Aleancën Veriatlantike në takimin e ardhshëm të Samitit të NATO-s, në shtator. Në lidhje me vizitën e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe fjalimin para Këshillit Veriatlantik më 12 shkurt ai potencon se është me rëndësi që kryeministri e ka rikujtuar Aleancën për rëndësinë e pranimit të shpejtë të Maqedonisë në

e tilla, atëherë shtohen dyshimet për mundësinë që ato të jenë të inskenuara. Kur flitet për inskenimet e këtyre ngjarjeve të tmerrshme, spekulohet për mundësinë që ato të jenë të organizuara dhe të kryera nga shërbimet sekrete. Naim Maloku, ekspert i çështjeve të sigurisë na Kosova ka deklaruar se shërbimi sekret serb vazhdon të jetë prezent në Kosovë, por edhe në vendet e rajonit. Ai heq një paralele një vrasjeje të dyshimtë në Maqedoni me një vrasje në Kosovë. “Është vrasja e të rinjve në Pejë, në kafeterinë ‘Panda’, në vitin 1998, dhe vrasja e vitit të kaluar që ndodhi në Smilkovc. Në këto tri vrasje unë gjej shumë karakteristika të përbashkëta, dhe jam i prirë të besoj dhe jam shumë i bindur që është e njëjta kokë që i ka menduar, planifikuar dhe realizuar”, ka deklaruar Maloku. Në të dyja rastet, dyshohet se vrasjet janë kryer për motive të nxitjes së urrejtjes mes popullit shqiptar dhe popullit serb, përkatësisht atij maqedonas. Ndërkohë, policia ka ndërmarrë së fundi aksione që bien në sy si fushatë policore në vendbanimet shqiptare. Në disa vendbanime të Maqedonisë janë zhvilluar aksione policore me prani të mëdha të policisë. Pesëdhjetë e tetë shtetase të huaja me qëndrim ilegal në Maqedoni janë zbuluar nga policia në aksionin “Kthetra” që organizua dje në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit. Në aksion e MPB-së dhe DAP-së janë mbyllur edhe 12 bastore. Gjithashu në fshatin Forinë të Gostivarit inspektorët financiar kanë bërë kontroll në këtë fshat duke kërkuar të mbyllen bastoret pa leje. Aksion i ngjashëm është zhvilluar në fshatin Studeniçan ku nga mesnata, forcat policore kanë bërë bastisjen në lokalet e fshatit duke kërkuar që banorët të legjitimohen. Sipas mediave lokale, thuhet se një banor është arrestuar ndërsa më pas është liruar.

NATO. “Nuk e di çka në të vërtetë ndodhi në takimin e Këshillit të NATO-s, por ekzistojnë dy pika nga press-konferenca, të cilën kryeministri e mbajti me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Andres Fog Rasmusen, në të cilën do të doja të komentoja. E para, Sekretari i përgjithshëm shprehu respekt në kontributin që Maqedonia tashmë e bën për NATO-n, si në terren në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe në sigurimin e linjave të komunikimit për NATO-n në Kosovë. Ai qartë vërtetoi se Maqedonia tashmë faktikisht e luan tërësisht rolin e NATO-s, edhe pse ajo nuk është formalisht anëtare”, ka thënë Robin O Nil në intervistën për TV Sonce.


K r o n ik ë

e hënë, 24 shkurt 2014

3

NDRYSHIME KUSHTETUESE PËR HYRJE NË BE A po shkon Maqedonia drejt ndryshimeve kushtetuese, ku ‘bashkësitë etnike’ do të shndërrohen në ‘qytetarë’?. Këtë mundësi e kanë ngritur vetë ekspertët kushtetues në mesin e të cilëve kryetari i ASHAM-it Vllado Kambovski. Sipas tyre, Maqedonia shpejtë duhet të fillojë me ndryshime kushtetuese, me të cilat do ta harmonizojë Kushtetutën e saj me të drejtën e BE-së

Maqedonia drejt konceptit qytetar më të mëdha dhe interes më të madh nga realizimi i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave individuale”, thotë profesoresha. “Këto vendime të paqëndrueshme në të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane, ndërsa të cilat padyshim ekzistojnë edhe në sistemin tonë dhe të cilat janë evidentuar si praktikë e përditshme e lejuar nga Kushtetuta e RM, nga përcaktimet kushtetuese, do të duhet patjetër të jenë lëndë e diskutimit më të gjerë, analizës dhe ndërlidhjes adekuate të kushtetutës tonë me praktikat e mira, me të drejtat dhe liritë ndërkombëtare por edhe me të drejtën e BE-së”, thotë Karakamisheva.

Bekim BUÇI do të ketë kapacitet politik Maqedonia të bëjë ndryshime kushtetuese me rastin e hyrjes në Bashkimin Evropian (BE), me të cilat do ta ndryshojë konceptin themelor të të drejtave të njeriut - nga pjesëtarë të bashkësive etnike në qytetarë? Dilema u imponua pasi që ekspertët e të drejtës kushtetuese, në mesin e të cilëve edhe vetë kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) Vllado Kambovski, theksuan se Maqedonia shpejtë duhet të fillojë me ndryshime kushtetuese, me të cilat do ta harmonizojë Kushtetutën e saj me të drejtën e BE-së, por të cilat mund të jenë të vështira për shkak të kushteve politike dhe ndëretnike në vend. Marrëveshja e Ohrit nga viti 2001 e ndryshoi Kushtetutën duke futur kombinimin e konceptit qytetar-etnik në të drejtat dhe liritë e njeriut. “Republika e Maqedonisë duhet patjetër ta nxjerrë qytetarin e shtypur, të ngulfatur e të zhytur në sipërfaqe, duhet patjetër ta kthejë qytetarin në piedestal, atje ku me të vërtetë meriton të jetë”, thotë Tatjana Karakamisheva, profesoreshë e të drejtës kushtetuese, e cila ka marrë pjesë edhe në studimin për atë se çfarë ndryshime kushtetuese presin për shkak të eurointegrimeve. Nuk ka shtet në rajon që ka aplikuar ose aplikon drejt BE-së, dhe e cila nuk e ka ndryshuar Kushtetutën e saj në më shumë pjesë. Këtë e kanë bërë edhe Rumania, çekia, Sllovakia, Bullgaria, Hungaria ndërsa më pas edhe Kroacia. Ndryshimet kushtetuese askund nuk kalon butë, posaçërisht sepse një pjesë të suverenitetit shtetet duhet t’ia bartin edhe BE-së. Gjykatësit kushtetues në këto shtete shpesh refuzuan ndryshimet e reja kushtetuese.

A

Koncepti qytetar Në Maqedoni, përveç problemit me bartjen e suverenitetit, ekspertët e të drejtës kushtetuese parashikojnë se të mundshme edhe implikime politike në pjesën e të drejtave kolektive në Kushtetutën e vendit, në veçanti pas Marrëveshjes së Ohrit për shkak se Brukseli insiston në koncept qytetar në liritë dhe të drejtat e njerëzve. Kambovski në debatin kushtuar pikërisht asaj se çfarë ndryshime do të përjetojë Kushtetuta gjatë hyrjes në Union, tha se ngadalë piqet mendimi se ndryshimi i konceptit kushtetues në qytetar është mënyra e vetme në të cilin mund të zgjidhen disa kundërthënie të caktuara politike, të cilat sot ekzistojnë në shtet. “Jemi të ngarkuar me këto probleme në kontinuitet dhe gjithçka që ndodh ndërsa edhe ndonjë reformë më të rëndësishme kushtetuese e lëmë nën llupë, për shkak të ngarkesave tona me një apo çështje tjetër, siç është pozita e bashkësive. Duhet të kemi në dijeni se i tërë koncepti i BE-së është bazuar mbi sundimin e së drejtës, suverenitetit të individit, lirive dhe të drejtave të tij me gjithë njohjen edhe të të drejtave kolektive, nacionale, etnike, religjioze dhe të drejtave tjera, por epilogu duhet patjetër të jetë në të mirën e njeriut. Nuk besoj se dikujt do ti pengonte që të insistohet në avancimin e lirive dhe të drejtave të njeriut të përmes konceptit kushtetues”, thotë Kambovski. Ngjashëm me Kambosvkin mendon edhe Karakamisheva. “BE-ja si sistem politik dhe juridik dhe shtetet e saj - anëtare ndërtojnë koncept të lirive dhe të drejtave të njeriut mbi parimin human,

Cilat ndryshime mund t’i pësojë Kushtetuta

natyror dhe logjik në fokusimin e qytetarit, gjegjësisht individi në qendër të të drejtës. Marrëveshja e Lisbonës flet për qytetarë të BE-së, flet për vlera qytetare dhe për liritë dhe të drejtat fundamentale”, thekson Karakamisheva.

Koha për Kushtetutë tërësisht të re Eksperti juridik Osman Kadriu thotë se një kohë të gjatë ekziston mendimi i ekspertëve se Maqedonia jo vetëm që ka nevojë për ndryshime kushtetuese por me vetë faktin se ka kaluar një periudhë shumë e gjatë nga miratimi

siç është e rregulluar me ligj ne objektivisht asnjëherë nuk mund të kemi president shqiptar sepse ai vjen nga elektorati”, thotë eksperti juridik Osman Kadriu. Sipas tij, në këtë pikëpamje duhet të paraqitet alternativë që presidenti i shtetit të zgjidhet në Parlament. “Vetëm atëherë mund të sigurohet që edhe pjesëtari i bashkësisë tjetër etnike, pra jo maqedonas të jetë kryetar shteti. Kjo është një risi shumë e rëndësishme e cila duhet të përfshihet në Kushtetutë duke filluar nga një dispozitë e qartë kushtetuese ku thuhet se çdo funksion në Maqedoni është garantues dhe i arritshëm për

E para, duhet të ndërtohet pjesa e veçantë në aktin më të lartë juridik, i cili ka të bëjë me vetë Unionin dhe në qasjen e institucioneve të Maqedonisë dhe institucioneve në Bruksel edhe atë: - Bazë juridike për anëtarësim në BE dhe obligimi që Maqedonisë të marrë pjesë në ndërtimin dhe zhvillimin e Unionit, -Bartja e kompetencave kushtetuese nacionale në institucionet evropiane, si dhe mënyrën në të cilën shteti do të marrë pjesë në institucionet në Bruksel, - Qasja mes të drejtës së BE-së dhe të drejtës vendore (posaçërisht në nenin 118, i cili ka të bëjë në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, gjegjësisht përparësi në zbatimin e direktivave evropiane dhe rregullativave sa i përket ligjeve vendore), - Veprime të posaçme për zgjidhjen e çështjeve evropiane E dyta, pothuaj ndryshime të sigurta në pjesën e të drejtave dhe lirive të njeriut edhe atë: - Në amendamentin 32 të Kushtetutës, i cili ka të bëjë në aktivizimin e urdhëresës evropiane

Nuk ka kërkesë për ndryshimin e identitetit Ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorenc Oer tha në intervistën për Radio Evropa e Lirë (REL) ka thënë se në negociatat për çështjen e emrit nuk ka asnjë kërkesë për ndryshimin e identitetit maqedonas. “Duhet të besoni, ja në një përfaqësues të Francës, vend ky i cili e njohu pavarësinë e Maqedonisë menjëherë pas shpalljes së saj në vitin 1991. Pra, nuk kërkojmë nga ju të ktheheni pas, por të kundërtën, të ecni nga e ardhmja në raport me qëllimet që i keni përcaktuar. Çështja e identitetit është e komplikuar dhe çdokush e ka historinë e vet dhe kuptohet se në rajon shpesh herë historia ka qenë dhe vështirë dhe e dhimbshme, por në rastin konkret bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare, në korniza të përcaktuara me ndërmjetësimin e OKB-së dhe nuk kërkojmë nga qytetarët maqedonas të ndërrojnë apo të heqin dorë nga identiteti”, ka thënë ambasadorja franceze në Shkup, Lorence Oer. Ajo shton se është me rëndësi se ekziston konsensus tek popullata e Maqedonisë lidhur me vizionin strategjik të vendit, integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. “Së pari më duhet të them se çështja e emrit duhet të zgjidhet dhe e dyta, nuk ka asnjë arsyeje që të mos ketë besim në mekanizmat, në veçanti në ato evropian. Që nga ardhja ime këtu dialogu i nivelit të lartë për anëtarësim në BE është ndërprerë. Unë nuk shoh se ai po realizohet e as që ka rezultatet që mund ti ketë një vend në procesin e integrimit euroatlantik për shkak disa zhvillimeve që kanë ndodhur”, ka thënë ajo. Ndryshe, sa i përket gjendjes së mediave në vend, ambasadorja e Francës thekson se pa miratimit të ligjeve është me rëndësi të shihet zbatimi i tyre.

VMRODPMNE e BDI fitues

BDI DO TË INICIOJË NDRYSHIME KUSHTETUESE “Nëse nuk pranohet propozimi për zgjedhjen e një presidenti konsensual, BDIja për zgjedhjet e ardhshme, do të iniciojë ndryshime kushtetuese, që do të sjellin deri te zgjedhja e presidentit në Ku vend. Ne mendojmë se në këtë mënyrë do të arrihej konsensualiteti më mirë. Do të punojmë që këto të jenë zgjedhjet e fundit ku presidenti zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta”, deklaron zëdhënësi i BDIsë, Bujar Osmani.

NDRYSHIMET, TË PËRFSHIJNË SHUMË SFERA “Risitë do të jenë të shumta duke filluar nga përdorimi i gjuhës, përfaqësimi, statusi i shqiptarëve në preambulë, sepse tash kemi status ku jemi në nivel më të ulët juridik në krahasim me maqedonasit. Pastaj këtu hynë çështja e buxhetit, arsimit, Badenteri... Pastaj paraqitet për shembull zgjedhja e pres identit të shtetit. Në qoftë se ne pretendojmë që në postin e presidentit të shtetit të kemi shqiptar kështu siç është e rreg ulluar me ligj ne objektivisht asnjëherë nuk mund të kemi president shqiptar”, thotë eksperti juridik Osman Kadriu.

TË NGARKUAR ME KËTO PROBLEME “Jemi të ngarkuar me këto probleme në kontinuitet dhe gjithçka që ndodh ndërsa edhe ndonjë re formë më të rëndësishme kushtetuese e lëmë nën llupë, për shkak të ngarkesave tona me një apo çështje tjetër, siç është pozita e bashkësive. Duhet të kemi në dijeni se i tërë koncepti i BEsë është bazuar mbi sundimin e së drejtës, suverenitetit të individit, lirive dhe të drejtave të tij me gjithë njohjen edhe të të drej tave kolektive, nacionale, etnike, religjioze dhe të drejtave tjera, por epilogu duhet patjetër të jetë në të mirën e njeriut”, thotë kryetari i ASHAMit, Vllado Kambovski. i saj tashmë vendi ka nevojë për një Kushtetutë të re tërësisht. “Kjo do të thotë se në shumë sfera dhe çështje duhet të ketë ndryshime të rregullativës së tashme kushtetuese. Duke pasur parasysh se ato sfera dhe çështje janë të shumta është koha që Maqedonia ti qaset një kushtetute të re. Risitë do të jenë të shumta duke filluar nga përdorimi i gjuhës, përfaqësimi, statusi i shqiptarëve në preambulë, sepse tash kemi status ku jemi në nivel më të ulët juridik në krahasim me maqedonasit. Pastaj këtu hynë çështja e buxhetit, arsimit, Badenteri... Pastaj paraqitet për shembull zgjedhja e presidentit të shtetit. Në qoftë se ne pretendojmë që në postin e presidentit të shtetit të kemi shqiptar kështu

çdo pjesëtar të etnikumi të caktuar”, potencon Kadriu. Karakamisheva sqaron se Brukseli nuk është i interesuar për të drejtat kolektive për shkak se vlerëson se kur një shtet, gjegjësisht organizatë ndërkombëtare i respekton të drejtat themelore të individit, nuk ka problem për respektimin dhe për realizimin e të drejtave të bashkësive pakicë. “Pozicioni i kundërt nuk është i mundshëm. Askund nuk ekziston, askush në BE nuk tenton ta imponojë dilemë nëse të drejtat dhe liritë kolektive duhet të vijnë para atyre individuale dhe nëse ndjenja që i takon një bashkësie të caktuar kolektive mund të jetë më e fuqishme, dhe prej këtu ta bart edhe të drejta

për arrest, - Futjen e të gjitha të drejtave në Konventën e BE-së -E drejta zgjedhore e shtetasve të Maqedonisë në shtetet anëtare të BE-së dhe anasjelltas, gjegjësisht të shtetasve evropianë në RM, - Garanci për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Maqedonisë në shtetet anëtare të BE-së, - E drejta e peticionit të shtetasve të Maqedonisë para Parlamentit Evropian dhe parashtresës para Ombudsmanit evropian, - E drejta e shtetasve të Maqedonisë dhe institucioneve në gjuhën maqedonase ti drejtohen institucioneve evropiane.

Në periudhën mes 16 dhe 19 shkurtit të vitit 2014 Instituti “Pavel Shatev” ka bërë anketë telefonike me 1450 të anketuar me qëllim të konfirmojnë perceptimet e qytetarëve të Maqedonisë kah partitë politike dhe liderët e tyre. Në këtë anketë janë përfshirë gjitha gjashtë njësitë zgjedhore, si dhe shumë karakteristika demografike të popullatës përfshirë gjininë, përkatësinë etnike dhe moshë, por u bë edhe ndarje sipas vendeve të banimit në urbane dhe rurale, ku Shkupi është marrë si tërësi e veçantë. Nga anketa shihet se VMRODPMNE e BDI edhe më tej gëzojnë mbështetje, nëse nesër do mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku ata padyshim do dilnin fitues. Pra, nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare për cilën parti do të kishit votuar ajo rezulton kësisoj. Asnjë 18,8, Nuk di/ nuk kam përgjigje 24,8, Tjetër 1,5, LSDM 15,3, VMRO-DPMNE 25,8, BDI 7,1, RDK 1,3, PDSH 3,8, OQM 1,4 PLD 0,2. Në cilin politikan keni më shumë besim rezulton kjo: Nuk di/ nuk kam përgjigje 19,0 përqind, Asnjë 27,3, Tjetër 2,8, Nikolla Gruevski 26,4, Zoran Zaev 7,4, Radmila Shekerinska 1,3, Branko Crvenkovski 1,6, Menduh Thaçi 3,9, Ali Ahmeti 7,1, Stevçe Jakimovski 1,5, Rufi Osmani1,4, Andrej Zhernovski 0,3 përqind. Në pyetjen se cila parti do fitonte në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me Nuk di janë përgjigjur 39,4 përqind e anketuesve, Tjetër 1,6, LSDM 14,5, VMRO-DPMNE 33,7, BDI 7,5, PDSH 3,3 përqind. Se kë do kishit zgjedhur për kryeministër nëse duhet të zgjidhni mes Nikolla Gruevskit dhe Zoran Zaevit me Nuk di janë përgjigjur 35,8 përqind, për Nikolla Gruevskin 41,9 dhe Zoran Zaev 22,3 përqind.


K r o n ik ë

4

e hënë, 24 shkurt 2014

Trajkovska nuk ka vënë firmën për Ivanovin Një pjesë e përkrahësve dhe nënshkruesve të iniciativës për zgjedhje të sërishme të Gjorgje Ivanovit në Konventën e ardhshme të VMRO-DPMNE-së për kandidat për president thonë se fare nuk janë nënshkruar në listën për përkrahje. “Askush nuk është konsultuar me mua, ndoshta bëhet fjalë për ndonjë

gabim. Të mos bëhet fjalë për keqpërdorim të nënshkrimit tim? Është e saktë se u nënshkrova për mandatin e kaluar të Ivanovit, por tani nuk ka asgjë”, ka thënë Vilma Trajkovska, bashkëshortja e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski. Edhe hendbollistja Indira Kastratoviç nuk përgjigjet a është nënshkruar

a jo dhe nuk theksoi se duhet të kontrollojë këtë. Demant se është nënshkruar në këtë iniciativë erdhi edhe nga rektori i UKIM, Velimir Stojkovski. Mes të nënshkruarve siç lajmëroi Kanal 5 janë edhe peshkopët Agatangel dhe Pimen, hoxha Zekir Sadikovski, profesori dhe diplomati Lubisha Geor-

gievski, Vilma Trajkovska gruaja e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, akademikët Cvetan Grozdanov, Tome Boshkovski, doktorët Aspasija Sofijanova, Aleksandar Karagjozov, Borçe Georgievski, Marija Haxhi-Lega, Andon Çibishev, Zvonko Marinkoviç, Jordan Plevnesh, hendbollistja Indira Kastra-

toviç, pastaj Naumçe Mojsoski, Bratislav Dimitrov dhe Dejan Projkovski.

NDIKIMI POLITIK NË SPORTIN E MAQEDONISË

Politika në grupet e tifozëve Shpeshherë jemi dëshmitarë se tifozëria ka edhe anën e shëmtuar, që më së paku u shkon në favor sportistëve në fushë. Tifozët çdoherë kanë qenë lojtari shtesë në fushë, atë shpeshherë pohojnë edhe lojtarët. Por, më së shpeshti më të rrezikshme janë ndeshjet futbollistike mes klubeve maqedonase e shqiptare a janë të motivuara nga ndikimi politik këngët fyese dhe nacionaliste të grupeve të tifozëve, gjuha e urrejtjes, djegia e flamujve dhe rrahjet? Tifozët çdoherë kanë qenë lojtari shtesë në fushë, atë shpeshherë pohojnë edhe lojtarët. Duke falënderuar tifozëve janë fituar shumë ndeshje ose kanë qenë inspirim për lojtarët të japin gjithçka prej vetes në terren. Por shpesh jemi dëshmitarë se tifozëria ka edhe anën e shëmtuar, që më së paku u shkon në favor sportistëve në fushë. Disa prej policëve që kanë qenë gardianë të ndeshjeve kanë mbaruar në spital, ndërsa disa prej tifozëve në stacione policore. Më së shpeshti më të rrezikshme janë ndeshjet futbollistike mes klubeve maqedonase e shqiptare. Të tilla për shembull janë ndeshjet mes Teteksit dhe Shkëndijës të cilat çdo herë sjellin rrezik të lartë dhe shpesh vjen deri tek incidentet për arsye të mosdurimit etnik. Incidenti më i madh mes grupeve të tifozëve megjithatë ndodhi jashtë fushave sportive. Grupi i tifozëve “Komiti” u ndesh me grupin e tifozëve Shfercerët në Kalanë e Shkupit, ndërsa arsyeja nuk ishte sporti, por ndërtimi i një kishe. Protestat të cilat eskaluan në rrahje masive përfunduan me reagim nga ana policore, ku u dorëzuan kallëzime penale përafërsisht për 60 persona, por asnjëri nuk mbaroi prapa grilave. Se grupet e tifozëve nuk janë imun të situatave politike në vend, por lejojnë që edhe të përzihen në të tregojnë edhe protestat për dhe kundër Talat Xhaferit për ministër të Mbrojtjes. Sociologu Hasan Jashari thotë se është e njohur në opinion se politika ndikon në të gjitha sferat e jetës, ku grupet e tifozëve nuk janë lënë anash. “Kjo është për arsye se partitë politike dhe elitat në pushtet kanë para, kanë fuqi, kanë pushtetin dhe në njëfarë mënyre i gjithë punësimi në administratën publike bëhet

S

nëpërmjet qeverisë dhe grupet e tifozëve dhe individët janë të vetëdijshëm për këtë fakt”, thotë Jashari. Futbollisti i mëparshëm i kombëtares maqedonase, dhe tani trajner, Gjorgji Hristov, thotë se politika është shumë e pranishme në stadium. “Në vitet e fundit jemi dëshmitarë të shumë manipulimeve të këtilla të rinisë, duke ditur se këto grupe janë të përbëra nga të mitur dhe janë keqpërdorur në disa situate. Unë personalisht jam neveritur nga këto punë. Në të njëjtën kohë jemi dëshmitarë të fushatave që këtë ta ndalojmë, por assesi të vijmë në ndonjë rezultat, të heqim këndimin dhe regjinë e ndonjë incidenti”, thotë ai. Sipas Hristov asnjë prej lojtarëve nuk ndjehet mirë kur dëgjon këndime nacionaliste dhe parulla tjera të papërshtatshme, posaçërisht kur paraqitet reprezentacioni. “Dimë që në periudhën e kaluar kur paraqitej kombëtarja jonë futbollistike ishim dëshmitarë të shumë këndimeve jo të hijshme

POLITIKA KA FUQI EDHE NË SPORT “Kjo është për arsye se partitë politike dhe elitat në pushtet kanë para, kanë fuqi, kanë pushtetin dhe në njëfarë mënyre i gjithë punësimi në administratën publike bëhet nëpërmjet qeverisë dhe grupet e tifozëve dhe individët janë të vetëdijshëm për këtë fakt”, thotë Hasan Jashari.

INTERESANT PËR ELITAT POLITIKE “Nga njëra arsye se së pari sporti është zonë e njohur, dhe së dyti grupet që gjenden dhe marrin pjesë në sport në mënyrë direkte ose indirekte janë in teresante për elitat politike dhe grupet politike gjatë dëshirës së tyre për të ar ritur pushtetin ose të mbajnë pushtetin”, thotë Ivan Atanasovski.

DËSHMITARË TË KËNDIMEVE TË PAHIJSHME “Dimë që në periudhën e kaluar kur paraqitej kombëtarja jonë futbollistike ishim dëshmitarë të shumë këndimeve jo të hijshme nga një grup të caktuar i tifozëve, edhe pse dimë që jo të gjithë tifozët bien në të njëjtën grup, por për çfarëdo rasti nga njëra anë luftojmë të ndalojmë atë...”, thotë Gjorgji Hristov.

Zgjidhja për president është Maqedoni VMRO-DPMNE ka lëshuar një komunikatë në të cilën ka thurur vargje për misionin e kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme. Duke shpjeguar logon "Zgjedhja është Maqedonia", partia maqedonase në pushtet ka treguar për thelbin e porosisë dhe logon e Konventës partiake për zgjedhje të kandidatit për president të Republikës së Maqedonisë. "Detyrimi ynë është të përpiqemi të përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Secili njeri në jetën e tij ka moment kur gjendet para ndonjë zgjedhjeje, personale apo kolektive. Zgjedhje për vete, por edhe zgjedhje

për të afërmit dhe më gjerë. Dhe mu kjo zgjedhje më shpesh flet çka duam, për çka angazhohemi dhe luftojmë, cilat janë qëllimet dhe angazhimet tona, si e kuptojmë

të tashmen dhe çka presim për të ardhmen. Të pakta janë momentet kur me një vendim të vetëm për zgjedhje vendosim edhe për më shumë se vetëm për ne, përveç për ne edhe për fëmijët tanë dhe familjarët, për të afërmit, për shokët, por për të panjohurit, për personat të cilët çdo ditë takojmë", theksohet ndër të tjera në kumtesën e VMRO-së. Partia thekson se detyrimi i tyre është angazhimi kah suksesi, vendosmëria dhe sinqeriteti, ndërsa pyetja e zgjedhjes është pyetje për atë çfarë principesh duan. Qëllimi ynë përfundimtarë është Maqedonia të shkojë para.

nga një grup i caktuar i tifozëve, edhe pse dimë që jo të gjithë tifozët bien në të njëjtën grup, por për çfarëdo rasti nga njëra anë luftojmë të ndalojmë atë, ndërsa të gjithë në fshehtësi dimë se ata të mitur vetëm zbatojnë ndonjë urdhër të ndonjërit që është në prapavijë”, thotë Hristov për REL. Profesori dhe kryetari i institutit Global, Ivan Atanasovski, thotë se jo vetëm në Maqedoni, por në të gjithë vendet të cilat ishin pjesë e Jugosllavisë, për shkak të mënyrës së ndërtimit shoqëror dhe tranzicionit, sporti për shumë vite ka qenë nën hije të politikës. Sipas tij, kjo po ndodh edhe tani. Institute të caktuara deri tani ka zbatuar dy projekte “Sporti si faktorë për tolerancë dhe respekt” dhe “Bon toni sportiv”. “Nga njëra arsye se së pari sporti është zonë e njohur, dhe së dyti grupet që gjenden dhe marrin pjesë në sport në mënyrë direkte ose indirekte janë interesante për elitat politike dhe grupet politike gjatë dëshirës së tyre për të arritur pushtetin ose të mbajnë pushtetin”, thotë Atanasovski. Edhe pse edhe pse nuk ka pasur ndonjë transparent të ndonjë partie politike, megjithatë sipas tij,ë ka pasur transparenta me konotacion politik. Atanasovski do të besojë se mesazhet që dërgojnë tifozët nuk kanë ardhur rastësisht te ata. “Dua të jem i bindur se kjo nuk është logjika e tyre ose logjika e grupeve të tifozëve të dërgojnë një mesazh të tillë që ka konotacion politik. Në parim, mesazhet tek ne më shumë vijnë në formë verbale, shumë rrallë janë me transparenta të shkruara. E dini, transparentin e shkruar do të shohin kamerat dhe ajo pastaj do të arkivohet dhe dokumentohet, ndërsa mesazhet verbale a do të incizohen a jo, megjithatë është dhënë në njëfarë mënyre mesazhi dhe pastaj nënvleftësohet ndonjë grupacion politik ose ndonjë individ, ose favorizohet ndonjëri”, thotë Atanasovski. (R.Z.)

450 mijë euro investim për shkollën në Hasanbeg Në lagjen Hasanbeg të Shkupit po bëhet rikonstruimi dhe rehabilitimi i SHF "25 Maji". Vlera e investime do të arrijë deri 450 000 euro, ndërsa investues është Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Nga fotografia shihet edhe prania e zv/ministrit të Arsimit Safet Neziri duke bërë mbikëqyrje një punimet e shkollës. Shkolla fillore e atjeshme deri tani është përballur me kushte jo të duhura për mësim, por me investimin

që bëhet nxënësit do i gëzohen kushteve më të mira.


K r o n ik ë

e hënë, 24 shkurt 2014

5

Edukimi i pensionistëve për sigurimin shëndetësor Seminari i parë edukativ me temë "Informimi dhe edukimi i pensionistëve për çështje nga sigurimi shëndetësor dhe për parandalimin e shëndetit" u mbajt në Shtëpinë e organizatave humanitare "Dare Xhambaz" në Shkup në organizim të Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, Lidhjes së pensionistëve të Maqedonisë dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit. Drejtoresha e Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, Maja Pernaxhieva Zmejkova theksoi se bëhet fjalë

për projekt të madh të Fondit, i cili dëshiron të jetë më afër pensionistëve. "Prej sot gjatë gjithë vitit do të reali-

zojmë minimum 14 seminare edukative në tema të caktuara, të cilat në momentin janë më aktuale për pensionistët. Do të kemi prezantim, interaksion dhe dhënie të propozimeve dhe problemeve të caktuara, se si ato të tejkalohen ose të sqarojmë, se kush janë të drejtat e pensionistëve", tha Parnaxhieva-Zmejkova. Ajo shprehu kënaqësi nga jehona e seminarit të parë edukativ dhe shpresë se bëhet fjalë për fillimin e bashkëpunimit të tyre afatgjatë dhe shumëvjeçar me qël-

lim që të gjithë personat e siguruar t'i dinë të drejtat. Sekretaresha e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Paunovska tha se me seminarin fillojnë bashkëpunim të nivelit më të lartë me Fondin dhe me Lidhjen e pensionistëve. Theksoi se pas çdo seminari do të ketë evaluim të caktuar sepse dëshirojnë të kenë rezultate matëse nga ajo që e punojnë me qëllim me të vërtetë të hartojnë tema, të cilat janë në interes të një grupi personash në kohë të tretë.

RAPORTI VJETOR PËR LUFTË KUNDËR KRIMIT Raporti vjetor për luftë kundër këtij lloji të krimit tregon se Maqedonia mbetet vend i prejardhjes, transitit dhe destinacionit të viktimave të tregtisë me njerëz. Mes viktimave të cilët janë shtetas të Maqedonisë, pjesa më e madhe vijnë nga familje disfunksionale nga Gjevgjelia, Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari ë Maqedoni vitin e kaluar janë zbuluar 15 viktima të tregtisë me njerëz, të gjitha të gjinisë femërore. Prej tyre nëntë janë të mitura. Raporti vjetor për luftë kundër këtij lloji të krimit tregon se Maqedonia mbetet vend i prejardhjes, transitit dhe destinacionit të viktimave të tregtisë me

N

Vitin e kaluar janë zbuluar 15 viktima

VIKTIMAT MË SË SHUMTI TË MOSHËS 13 DERI 22 VJEÇ "Më së shpeshti bëhet fjalë për persona prej 13 deri 22 vjeçarë me arsim të mesëm, fillor ose pa kurrfarë arsimi. Ata më së shpeshti janë të kombësisë maqedonase, shqiptare ose rome dhe pothuaj sipas rregullës vijnë nga familje disfunksionale me prindër të divorcuar", tha ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në prezantimin e sotëm të Raportit vjetor.

Koncept i ri për eseanca të Qeverisë Ministri Ivanovski informoi se do të tejkalohet sfida më e madhe me të cilën janë ballafaquar në periudhën e kaluar gjatë versioneve të teksteve, duke i pasur parasysh procedurat që duhet t'i kalojë një informatë para se të shqyrtohet në seancë të Qeverisë, duke pasur parasysh se pëson ndryshime Përmes sistemit të ri multiplatformial, materialet për seancat qeveritare do të përpunohen në mënyrë më efikase dhe më të shpejtë, me ç'rast do të rritet transparenca dhe do të zvogëlohen shpenzimet, paralajmëruan dje zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski. Sistemi ofron koncept të ri për e-senca të Qeverisë, ndërsa duhet të punojë në të gjitha sistemet operative dhe pajisjet e ndryshme:

reklama

telefonë të mençur, tabletë, kompjuterë personal, lap-topë...Zgjidhjen e përpunoi kompania vendore "kestsens", e cila duhet ta implementojë në afat prej gjashtë muajsh. për këtë dedikim janë ndarë 20.750.000 denarë. Sipas zëvendëskryeministrit Peshevski, sistemi multiplaftormial për kolaborim në mënyrë teknike dhe teknologjike paraqet kulm në atë se çka mund të bëhet dhe çka është qasëse tek kompanitë informatike. Ministri Ivanovski informoi se do të tejkalohet sfida më e

njerëz. Mes viktimave të cilët janë shtetas të Maqedonisë, pjesa më e madhe vijnë nga familje disfunksionale nga Gjevgjelia, Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari. "Më së shpeshti bëhet fjalë për persona prej 13 deri 22 vjeçarë me arsim të mesëm, fillor ose pa kurrfarë arsimi. Ata më së shpeshti janë të kombësisë maqedonase, shqiptare ose rome dhe pothuaj sipas rregullës vijnë nga familje disfunksionale me prindër të divorcuar", tha ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në prezantimin e sotëm të Raportit vjetor. Ajo informoi se janë ngritur padi penale kundër tetë personave, prej të cilëve dy nëpunës policorë dhe se gjykata ka vepruar për 54 lëndë, me ç'rast janë akuzuar 85 persona, Prej tyre, dënim me burg prej gjashtë deri 10 vjet u është shqiptuar 82 personave, ndërsa dy janë dënuar me kusht. Janë identifikuar edhe 82 viktima eventuale, të cilët vijnë nga kategori të rrezikuara sociale. Jankullovska paralajmëroi se do të vazhdojë përparimi i mekanizmave për luftë kundër këtij lloji të krimit.

madhe me të cilën janë ballafaquar në periudhën e kaluar gjatë versioneve të teksteve, duke i pasur parasysh procedurat që duhet t'i kalojë një informatë para se të shqyrtohet në seancë të Qeverisë, duke pasur parasysh se pëson ndryshime. "Kërkuam nga ofertuesi, Nestsens që të bëhet version i vetë tekstit, por kjo të jetë në mënyrë automatike, gjegjësisht nuk ka mundësi që anëtarët të cilët punojnë në tekste ta deselektojnë këtë opsion që çdoherë të mund të shikohen ndryshimet e teksteve", tha Ivanovski dhe shtoi se me sistemin ndryshim do të duken në mënyrë automatike. Gjatë dërgimit të informatave deri te ekspertët e posaçëm dhe anëtarët e komisioneve do të mundet prej më parë të kufizohet cilin paragraf, fjalë ose fjali kush mund ta ndryshojë.

Kronikë e zezë

Aksident, një person humbi jetën Veiba D.(1941) nga Kërçova e ka humbur jetën të shtunën pasdite pasi, duke lëvizur në rrugën magjistrale Kërçovë Ohër, e ka goditur automjeti i tipit "Pasat" me targa bullgare. Siç kumtoi MPB-ja, fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 18 e 15 minuta, ndërsa me "pasatin" ka drejtuar D.V. (1976) nga fshati Drugovë. Veiba në rrugë për te Qendra klinike në Kërçovë ka ndërruar jetë. Gjatë ekspertizës, qarkullimi ka qenë në ndërprerje dhe i orientuar nëpër rajonin qendror të qytetit të Kërçovës.

Aksion policorë në Studeniçan Të shtunën mbrëma rreth orës 23,30 në Studeniçan forca të mëdha policore kanë bërë bastisje në një nga lokalet e fshatit. Njoftohet se janë legjitimuar të pranishmit në lokal kurse një qytetarë është arrestuar. Sipas informatave jozyrtare nuk ka pasur rezistencë nga ana e të pranishmëve. Shkaqet e këtij aksioni nuk dihen, por nga fotot shihet se ka pasur një numër të madh të policëve dhe të gjithë kanë qenë të armatosur sikur të ishte gjendje lufte.

Arrestohen 58 shtetase të huaja Pesëdhjetë e tetë shtetase të huaja me qëndrim ilegal në Maqedoni janë zbuluar nga policia në aksionin “Kthetra” që organizua dje në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit. Në aksion e MPB-së dhe DAP-së janë mbyllur edhe 12 bastore. “Gjatë kontrollit në lokalet e natës janë gjetur 64 shtetas të huaj, prej të cilëve 61 femra dhe 3 meshkuj. Prej tyre 58 femra janë arrestuar në SP Tetovë dhe SP Gostivar dhe kundër tyre gjatë ditës së nesërme nga ana e njësitit për krim ndërkufitarë dhe të huaj do të ju dorëzohen kërkesa për fillim të procedurës kundërvajtëse”, thonë nga MPB. Në këtë aksion janë marrë 263.453 denarë dhe 440 euro, 55 televizorë, 29 kompjuterë, 20 monitorë, 16 printer, shtatë resiverë, tre lexues të biletave, tre aparate fiskale, dy modem dhe dy projektorë.

Katër të lënduar në aksident trafiku Katër tetovarë janë lënduar nё aksident qё mёngjesin e djeshёm ndodhi nё rrugёn rajonale Tetovё-Kodra e Diellit, nё afёrsi tё fshatit Gajre, informoi zёdhёnёsi i SPB Tetovё, Marjan Josifovski. Nё kёtё aksident lëndime tё rёnda trupore ka marrё bashkёudhёtarja e “Polos”, e cila ka thyer eshtrat kyçe dhe pas ndihmёs sё dhёnё nё spitalin e Tetovës ёshtё mbajtur pёr mjekim tё mёtutjeshёm. Ёshtё mbajtur nё vrojtim edhe njё pasagjerë, ndёrsa shoferi dhe pasagjeri i tretё kanё marrё lёndime tё lehta dhe janё lёshuar nё shtёpi. Sipas Josifovksit, pas autorizimit nga Prokurori publik policia ka bёrё mbikqyrje dhe ka ndёrmarrё masa pёr zbardhjen e shkaqeve dhe çdo send tjetër nё lidhje me aksidentin.


B iz n e s

6

e hënë, 24 shkurt 2014

Ftohja eventuale do shkaktojë probleme në bujqësi

Kosovë, rrogat rriten 55 euro Nëse realizohet premtimi për rrije të pagave për 20 për qind në të gjithë sektorët publikë, më së shumti do të përfitojnë mjekët. Në bazë të përllogaritjeve, del se mantelbardhëve do t'u rritet rroga për 100 euro. Pas tyre vijnë mësimdhënësit e arsimit të mesëm parauniversitar dhe Policia e Kosovës. Ndërkaq, më së paku do të ketë rritje për punonjësit e administratës. E analizat e bëra nga institutet vendëse që merren me çështje ekonomike del se Qeveria e Kosovës nuk ka para në dispozicion për ta realizuar premtimin. 45 milionë eurot e parapara në kontingjentin për paga nuk mjaftojnë për rritje të njëjtë në të gjithë sektorët. Megjithatë, sado që të jetë ajo, njohësit e ekonomisë por edhe vetë përfituesit shprehen skeptikë se do të ketë efekt pozitiv rritja e premtuar. Inflacioni në rritje dhe kushtet e punës, sipas tyre, nuk premtojnë përmirësim të gjendjes së punëtorisë kosovare në këtë situatë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave në gjashtë vitet e fundit buka, sheqeri, vezët, vaji, mishi, qumështi dhe rryma janë shtrenjtuar për 41 për qind.

SHBA do ti ndihmojë Ukrainës

SHBA-ja do t'i jep mbështetje të madhe Ukrainës që të marrë ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për stabilizim të ekonomisë së saj, pas protestave të dhunshme disamujore, njoftoi mbrëmë Departamenti i Shtetit. "Marrëveshja, e cila u arrit midis presidentit Viktor Janukoviç dhe opozitës hap mundësi për stabilizim të ekonomisë ukrainase dhe për ripërtëritje të negociatave me FMN-në", deklaroi një përfaqësues i lartë i Departamentit të Shtetit, njofton BTA. Ukraina e anuloi emisionin e planifikuar për dje të euroobligacioneve me afat të arritjes deri pesë vite në vlerë prej dy miliardë dollarë, të cilat shpresonte se do t'i blejë Rusia dhe me çka Kievi duhet të evitonte falimentim.

Moti i ngrohtë që e përfshiu Maqedonisë pozitivisht reflektoi ndaj bujqësisë, por, në qoftë se ulen temperaturat, janë të mundshme probleme në pemëtari, vreshtari, kopshtari, bujqësi dhe bletari për shkak të ngrirjes, vlerëson Federata e fermerëve (FFRM). "Për momentin moti i ngrohtë pozitivisht ndikon ndaj prod-

himtarisë nga në shumë aspekte, zhvillim të përshpejtuar të bimëve, fotosintezë më intensive, shpenzime të zvogëluara për ngrohje të serrave, që drejtpërdrejtë ndikon ndaj qëllimit përfundimtar të prodhimit posaçërisht tek domatet, trangujt dhe specat. Në qoftë se ulen temperaturat, disa prodhime kopshtare si jakra

mund të pësojnë shoqe që ishte rast prej para dy viteve kur erdhi deri në lulëzim. Pasoja negative do të ketë edhe ndaj drithërave", thonë nga Federata. Fermerët druajnë nga ftohja e shpejtë eventuale sepse kjo mund të sjellë edhe deri në ngordhjen e familjeve të bletëve të cilat veçmë po sillen si të jetë pranverë.

VENDSOSET GURTHEMELI I AUTOSTRADËS KËRÇOVË  STRUGË Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, i obliguar për çështje evropiane Fatmir Besimi me këtë rast tha se bëhet fjalë për një pjesë të rrugës rreth 60 kilometra me një kredi e cila do të kushtojë rreth 380 milionë euro për Maqedoninë ë shtunën filluan punimet për ndërtimin e autostradës KërçovëStrugë, si pjesë e përfundimit të projektit Korridori 8. Në realizimin e tij projekti është angazhuar kompania kineze "Sajnohidro Korporejshën Limited", ndërsa do të kushtojë 274 milion euro. Gjatësia e autostradës është 56,7 kilometra. Do të ketë dy korsi me gjërësi prej 3,75 metra, një korsi për tu ndalur veturat prej 2,5 metrash. Midis dy korsive do të ketë një brez ndarës prej tre metrave. Autostrada do të lidhet me gjashtë rrugë të epërme dhe 13 rrugë të poshtme, do të ketë 22 ura si dhe një tunel në dy drejtime në brezin malor Preseka me gjatësi prej 1.990 metrave. Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, i obliguar për çështje evropiane Fatmir Besimi me këtë rast tha se bëhet fjalë për një pjesë të rrugës rreth 60 kilometra me një kredi e cila do të kushtojë rreth 380 milionë euro për Maqedoninë.

Projekt i rëndësishëm infrastrukturor

T

AUTOSTRADA KËRÇOVËSTRUGË, FRYT I PËRPJEKJEVE TË BDIsë Me rastin e fillimit të ndërtimit të autostradës së re Kërçovë Strugë, BDI shpreh kënaqësinë dhe krenarinë e vet për ndërtimin e këtij projekti monumental. “Autostrada KërçovëStrugë është fryt i përpjekjeve dis avjeçare të BDIsë në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë me qëllim që investimet infrastrukturore në Maqe doninë perëndimore të bëhen prioritet. Ky projekt jo vetëm që paraqet një ndër investimet më të rëndësishme infrastrukturore për shqiptarët e Maqedonisë në 20 vitet e fundit, por është edhe një dëshmi se BDI me përkushtim punon në përmirësimin e standardit jetësor të Shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Maqe donisë. Ky projekt jo vetëm që do ta rit komunikimin dhe ta lehtësoj biznesin e qytetarëve të Maqedonisë perëndimore, por gjithashtu paraqet një arterie e rëndësishme e cila na bashkon me vëllezërit tanë në Shqipëri dhe Kosovë. Projekti në fjalë paraqet simbol i bashkimit të Shqiptarëve dhe urë që do i tejkalon ndar jet në mes shqiptarëve. Dëshirojmë që ky projekt të realizohet sa më shpejt në të mirë të shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe rajonit”, thonë në BDI.

"Bëhet fjalë edhe për pjesën e Strugës, ku me kredi nga Banka Evropiane rreth 40 deri 50 milionë euro varësisht prej kostove me cilën do të përfundohet kjo pjesë e korridorit 8”, tha Besimi për Alsat-M. Besimi paralajmëroi gjithashtu se në qershor pritet të fillojë procesi i koncesionimit të dy rrugëve shumë të rëndësishme, asaj Gostivar-Kërçovë dhe Shkup-Bllacë. "Bëhet fjalë për një pjesë të rrugës 43 kilometra, nga Gostivari deri në Kërçovë e cila mund të kushtojë sipas projektit themelor rreth 370 milion euro dhe pjesa tjetër, Shkup-Bllacën rreth 12 kilometra afër 70 milion euro’, deklaroi Besimi. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane theksoi se përgatitjet për shpalljen e ankandit janë gati, por gjithçka varet nga zgjedhjet presidenciale. Ai tha se po shqyrtohen mundësitë që pjesa Gostivar-Kërçovë të shpallet para zgjedhjeve. "Të dhënat e fundit për fillimin e punimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore nga Kërçova në Strugë, është diçka e mirë, diçka e mirë, diçka që do të jetë me ndikim pozitiv në përmirësimin e kushteve të transportit të mallrave dhe shërbimeve’, tha drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Arben Halili. Si një projekt të rëndësishëm për qarkullimin e mallrave dhe njerëzve, Besimi e përmendi edhe rrugën e Arbrit, ku planifikohet riparim i pjesës Mavrovë Dibër dhe rrugë të re nga Burimi në dalje të Kërçovës deri në Dibër. Ai shtoi se projekti për korridorin 8 do të kushtojë rreth 900 milionë euro.

Filloi rikonstruktimi i vendkalimit kufitar “Bogorodicë” Në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" filluan aktivitetet ndërtimore për rikonstruksion të ndërtesës administrative dhe objektet shoqëruese në kuadër të projektit "Zhvillimi i infrastrukturës kufitare midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë" i cili është financuar nga fondet e BE-së përmes programit për bashkëpunim ndërkufitar. "Realizimi i këtij projekti paraqet kontribut drejt lehtësimit të lëvizjes përgjatë Korridorit 10 pan evropian, por edhe kontribut drejt lehtësimit të qarkullimit ndërkufitar, shkurtim të formaliteteteve doganore, përmirësim të kushteve

për punë për nëpunësit doganorë dhe për qëndrim më të këndshëm në vendkalimin kufitar", tha Natasha Radeska Kërstevska, drejtoreshë e Drejtorisë doganore. Ajo shtoi se projekti pozitivisht do të ndikojnë ndaj lehtësimit të komunikimit të popullsisë nga komunat kufitare dhe se paraqet plotësim drejt sistemit të ri të kompjuterizuar transit të BE-së në Republikën e Maqedonisë i cili do t'i lehtësojë procedurat doganore përmes dorëzimit elektronik të dokumenteve për transit. Sipas Radevska Kërstevskës rikonstruksioni paraqet kontribut drejt realizimit të prioriteteve

strategjike të Qeverisë në lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare, por edhe drejt sendërtimit të kapaciteteve operative të Drejtorisë doganore dhe kontribut drejt afrimit dhe lidhjes së njerëzve, kulturave dhe mirëkuptimit të tyre më të mirë. Drejtoresha e Drejtorisë doganore paralajmëroi se së shpejti do të rikonstruktohen edhe vendkalimet kufitare Tabanoc, drejt Serbisë dhe Qafëthanë drejt Shqipërisë me ndihmë financiare nga BE-ja. Magdalena Sharlamanov, projekt menaxhere e Delegacionit të BE-së tha se BE-ja tashmë 20 vite e nxit realizimin e qëllimeve strategjik në sferën e përmirësimit

të zhvillimit ekonomik ndërkufitari cili mes tjerash promovohet përmes masave për zhvillim ekonomik, komunikim i lehtësuar ndërkufitar dhe promovim të turizmit të qëndrueshëm. Shtoi se deri më tani janë investuar 15 milionë euro në gjithsej 38 projekte të këtilla.

Rikonstruksioni i vendkalimit kufitar "Bogorodicë" do të kushtojë 193.000 euro që i siguruan fondet e BE-së dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Rikonstruksioni i ndërtesës administrative me objektet shoqëruese të vendkalimit kufitar do të përfundojë për tre muaj.

Botues: Bexhet MUSLIJA

KURSET E KËMBIMIT

Lajme të dorës së parë

Shteti

Unioni Evropian

SHBA

B.e Madhe

Zvicër

Suedi

valuta

Euro

Dollari amerikan

Funta

Frangu zviceran

Kruna suedeze

Kursi i mesëm në denar

61.6767

44.9965

75.1834

50.4678

6.9702

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Redaktorë: Bekim BUÇI, Agim FAZLIU, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: email: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17  815, 32 17  816, Fax: 32 17  817, Email: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210065405030191, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/64, 1000 Shkup, Maqedoni


V ë s h t r im e

e hënë, 24 shkurt 2014

7

Për një vullnetarizëm të ri Jakup KRASNIQI ër më shumë se gjashtë dekada, përfaqësues të popullit shqiptar të trojeve të pushtuara nga Serbia/Jugosllavia, kanë luftuar kundër pushtuesit kryesisht për çlirim e bashkim kombëtar mbi bazën e vullnetarizmit, vetorganizimit, vetërrezikimit deri në vetëflijim. Sigurisht që këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një brez, por kemi të bëjmë me disa breza atdhetaresh që kryeideal të tyre e kishin lirinë, drejtësinë, barazinë dhe bashkimin kombëtar. Këtyre njerëzve idealistë në kohë të ndryshme iu prinë: Hasan Prishtina, Azem e Shotë Galica, Emin Duraku e Zenel Hajdini, Ganimete Terbeshi, Shaban Polluzha, Rifat Berisha, Ramiz Cernica, Fazli Greicefci, Adem Demaçi, Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu e brezat e tërë të klandestines atdhetare. Ky atdhetarizëm vetorganizues dhe vetëflijues do të kulmojë me Adem Jasharin – Komandantin Legjendar të UÇK-së dhe i gjithë brezi i dëshmoreve të kombit të luftës çlirimtare që nuk kursyen asgjë për lirinë e dinjitetin tonë, për pavarësinë dhe demokracinë që po e gëzojmë sot. U ndala vetëm në disa nga majat e vullnetarizmit atdhetar pasi vargu i këtyre vullnetarëve sypatrembur e vizionarë është i pafund. Kryeideal i këtyre luftëtarëve, burrave dhe grave ishte i përqen-

P

Sot, atdheu ynë, Republika e Kosovës, nuk e kërkon atë vullnetarizëm që kërkonte dje sakrificën sublime (vetëflijimin), sot vendi ynë kërkon vullnetarizmin demokratik të të gjitha moshave dhe gjinive, familjareve të rinj e të vjetër për të orientuar me votën, besimin dhe vendimin e tyre qeverisjen e vendit në interes të familjeve tona, të fëmijëve tanë, në interes të qytetarëve tanë, për një drejtësi e barazi shoqërore druar në tri shtylla: 1. – Atdheu i lirë, 2. drejtësia sociale dhe 3. barazia shoqërore. Këto ideale ishin përcaktuesi më i mirë i bazës se tyre filozofike, ideologjike dhe vizionare të atyre luftëtarëve të mëdhenj të kombit që na bëjnë edhe sot të përkulemi me pietet në nderim të jetës e të veprës se tyre atdhetare. Sot, atdheu ynë, Republika e Kosovës, nuk e kërkon atë vullnetarizëm që kërkonte dje sakrificën sublime (vetëflijimin), sot vendi ynë kërkon vullnetarizmin demokratik të të gjitha moshave dhe gjinive, familjareve të rinj e të vjetër për të orientuar me votën, besimin dhe vendimin e tyre qeverisjen e vendit në interes të familjeve tona, të fëmijëve tanë, në interes të qytetarëve tanë, për një drejtësi e barazi shoqërore. Qeverisja e mirë, e lirë, e drejtë e demokratike, drejtësia shoqërore ishte aspiratë e brezave atdhetar, duhet të jetë qellim imediat i yni. Sot e gjithë kjo varet kryesisht nga ne, varet nga besimi dhe vendimi ynë për të bërë ndryshimin e duhur. Ne, me të drejtë nga brezi i sakrificës dhe i pavarësisë kemi pritur një qeverisje tjetër, pasi kanë sakrifikuar

dhjetorit 2013. Ndryshimi duhet të thellohet në zgjedhjet nacionale të vitit 2014, por pa e ricikluar atë që e kemi provuar gjatë gjithë këtyre viteve. Kosova gjatë shekullit të robërisë ka pasur një numër të madh të njerëzve që me një vullnetarizëm të madh kanë luftuar dhe nuk kanë kursyer asgjë për lirinë e Kosovës. Falë atij vullnetarizmi, vendosmërie e gatishmërie për t'i dhënë gjithçka nga jeta e tyre atdheut dhe popullit është çliruar Kosova. Tani gjenerata e re e Republikës së Kosovës, intelektualë e ekspertë të ndryshëm duhet të mobilizohet pa u hezituar për të hapur hulli të reja për shtetin e së drejtës, për zhvillimin ekonomik të vendit, për progresin dhe shtetin e drejtësisë sociale.

shumë nga jeta e tyre për Kosovën e lirë, të pavarur e demokratike dhe nuk besonim që kaq shpejtë do ta ndërronin pllakën për ta sakrifikuar Kosovën për interesat e tyre meskine. Por tani, përgjegjësia dhe mundësia për ndryshime është

në mendjen, në duart dhe vendimin e gjeneratës së lirisë e të pavarësisë së Kosovës dhe kjo gjeneratë nuk duhet të hezitoj për ti bërë ndryshimet e duhura për vete dhe brezat e ardhshëm. Një ndryshim përmbajtjesor nisi me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe u thellua në balotazhin e 1

Populli i Kosovës, burra e gra, djem e vajza, rini shkollore e studentore, kuadro dhe ekspertë të ndryshëm duhet të binden njëherë e mirë, se fati i tyre nuk mund të zgjidhet nëse ata angazhohen për një vend të punës që ua “dhuron” dikush, nëse ata joshën me premtime e mashtrime, nëse ata shesin votën me ndonjë premtim mashtrues,

nga mashtruesit e politikës sonë sot. Nga qytetari ynë, nga rinia e njerëzit e mrekullueshëm të Kosovës, nga ekspertë e kuadro të ndryshëm, kërkohet një vullnetarizëm për të bërë ndryshime rrënjësore në qeverisjen e Kosovës e cila duhet të krijojë perspektiven për të gjithë. Republika e Kosovës, populli i Kosovës ka nevojë të ngutshme për një vullnetarizmi të ri, një vullnetarizmi për të ndryshuar qeverisjen, një vullnetarizëm për të vendosur sundimin e shtetit të së drejtës në Kosovë, një shtet e një qeveri që pasurinë kombëtare e shfrytëzon për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Kosova tash ka nevojë për një vullnetarizëm të ri për një organizim të ri politik, një organizim progresist që u mungon dhe e kërkojnë qytetarët e Kosovës. Shqiptarët kanë energji pozitive për t’i bërë ndryshimet që i duhen vendit, por energjitë duhet bashkuar në një formacion të ri politik. Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj kanë nevojë për vullnetarizmin e njerëzve që dinë e duan t’ju ndihmojnë ndryshimeve pozitive për shtetin e se drejtës, për zhvillimin dhe përparimin. Këto ndryshime kanë nevojë për drejtësinë e dashurinë e njerëzve të dijshëm. Ndryshimet në Republikën e Kosovës janë në pritje të energjive pozitive të të gjithë brezave, presin vullnetarizmin e njerëzve që dinë, donë dhe i kërkojnë me ngulm ndryshimet që i duhen vendit edhe nëse duhet sakrifikuar shumëçka nga jeta e tyre. (Autori është kryetar i Kuvendit të Kosovës)

Si nuk duhet të jetë ligji për dosjet! Mero BAZE hqipëria po shkon drejt plotësimit të një prej detyrimeve të saj historike për hartimin e një ligji serioz për hapjen e dosjeve të komunizmit dhe krijimin e një kornize ligjore ndëshkuese lidhur me të ardhmen e njerëzve që kanë qenë përgjegjës për krimet. Ky ligj, i cili për shkak të natyrës së diktaturës komuniste në Shqipëri, duhet të ishte miratuar në Shqipëri prej kohësh, në fakt është ligji më i keqpërdorur në historinë e këtij vendi. Sali Berisha, në cilësinë e Presidentit të Republikës, hartoi në vitin 1995 një ligj, i cili i mëshonte lustracionit, pra ndëshkimit të një kategorie zyrtarësh, që i kishin shërbyer komunizmit dhe vuri dosjet e Sigurimit të Shtetit në përdorim të tij si aset politik, për t’u bërë presion njerëzve që kishte në parti apo kundërshtarëve. Ligji i tij ishte më shumë një program eliminimi kundërshtarësh se sa një ligj që ndëshkonte krimet e komunizmit dhe hapte dosjet e Sigurimit të Shtetit.

S

Ky ligj, i cili për shkak të natyrës së diktaturës komuniste në Shqipëri, duhet të ishte miratuar në Shqipëri prej kohësh, në fakt është ligji më i keqpërdorur në historinë e këtij vendi Më pas socialistët moderuan raportin me këtë ligj dhe u kufizuan tek një Komision Shtetëror i Kontrollit të Figurave, që u drejtua nga Nazif Bezhani, i cili dhe ai u përdor vetëm për disa qëndrime selektive brenda së majtës. Në vitin 2010, Berisha bëri një përpjekje të re të turpshme për të varrosur përfundimisht çështjen e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe për të zbatuar lustracionin ndaj disa figurave kyçe të komunizmit. Njësoj si në vitin 1995, ai hartoi një ligj jashtë kornizave kushtetuese, me qëllim që ligji të shërbente vetëm për shantazh, por jo për t’u zbatuar. Duke pasur nëpër këmbë gjyqin e Gërdecit, ku personazh kryesor në hije ishte i biri i tij, dhe gjyqin e vjedhjes së 220 milionë eurove, për të cilën ishte nën akuzë Lulzim Basha, ai e përdori

këtë ligj jo për të bërë një ligj të zbatueshëm, por vetëm për të trembur gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, që kishin në dorë çështjet e “djemve” të tij. Kështu, zëvendësprokurori i Përgjithshëm, i cili drejtonte direkt hetimet për të birin e tij, u linçua si një prokuror që ka punuar dhe gjatë komunizmit, derisa e detyruan të dorëhiqet. Po kështu, tre prej pesë gjyqtarëve që kishin në dorë çështjen e Mediut dhe Bashës në Gjykatë të Lartë, prekeshin nga ligji dhe iu nënshtruan dëshirave të Berishës. Aq qesharak u bë Berisha në këtë pikë, sa këta gjyqtarë, të cilët i prekte ligji i tij, pasi u sollën mirë dhe i mbyllën dosjet e “djemve” të tij, Berisha jo vetëm që nuk i luftoi si sigurimsa, por i riemëroi në gjykatat e larta të vendit deri në vitin 2013 që të gjithë.

Pra, ishte e qartë se ai nuk i hapi kurrë dosjet se donte t’i përdorte për vete, dhe e bëri ligji për lustracionin në funksion të interesave të tij politike të ditës. Edhe pse në atë kohë ai u këshillua publikisht nga qeveria e SHBA, nga Këshilli i Evropës dhe qeveri të tjera perëndimore ta fuste ligjin në korniza kushtetuese, ai i injoroi këto thirrje dhe e përdori gjithë atë his-

tori për të mos pasur një ligj për hapjen e dosjeve dhe lustracionin. Nisma e re e qeverisë shqiptare për të bërë një ligj për dosjet dhe lustracionin është mirë të jetë një model perëndimor, i cili duhet të përjashtojë çdo model të Berishës për ta përdhosur këtë histori. Nuk ka rëndësi nëse marrim ligjin gjerman, çek apo hungarez, rëndësi ka që të mos bëjmë me

dosjet ato që bëri Berisha, duke i kthyer në pronë private të Familjes së tij për shantazhe dhe për të prodhuar shërbëtorë të rinj në demokraci. Shqipëria duhet të ndahet përfundimisht nga ky makth i së kaluarës, dhe duhet t’i japë përgjigje ligjore çdo akuze që përdoret për politikë lidhur me të kaluarën e komunizmit. Institucionet e shtetit shqiptar duhet po ashtu të shoqërojnë hapjen e dosjeve me një stekë të caktuar të përdorimit të lustracionit ndaj figurave që mund të jenë ende aktivë prej kohës së komunizmit, për t’i dhënë dinjitet historisë. E rëndësishme është të mos bëjmë një listë emrash që duhen eliminuar, siç bënte Berisha, dhe pastaj të ndërtojmë një ligj. Berisha nuk mundte dot Partinë Socialiste dhe fuste gjithë kryesinë e saj në listë si kriminelë për t’i nxjerrë nga parlamenti, ndërkohë devijonte ligjin që të mos prekte, fjala vjen, detyrën e Sekretarit të Parë të KQ të BRPSH, se e kishte mik. Me ligjin e Berishës së vitit 1995, Kastriot Islami për shembull quhet zyrtar i komunizmit që duhet dënuar, ndërkohë që nuk ka qenë askushi gjatë komunzimit. Ndaj është mirë që modele të tilla të mos përsëriten më. Për më tepër se dëmtojnë sërish opozitën.

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


S h ow b iz

8

Modeli i nxehtë në "Big Brother 7"

e hënë, 24 shkurt 2014

Darka romantike për Afërdita Dreshajn Këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj, kohëve të fundit ka qenë ndër fytyrat publike më të përfolura për lidhje të ndryshme dashurie. Ndonëse ajo vetë nuk ka kon-

ndryshme nëpër rrjete sociale po qarkullon një foto ku shihet Afërdita bashkë me të dashurin e saj Jakub Kindl në një darkë romantike nën tingujt e valëve të detit. E përveç darkave romantike këngëtaren kohëve të fundit shpesh e kemi parë edhe nëpër udhëtime të ndryshme që bëjnë të kuptosh se Afërdita po që di të jetojë.

firmuar e as demantuar asnjë lajm që ka qarkulluar, këngëtarja si duket nuk po çan kokën, por po shijon momentet e bukura për vete. Së fundmi në faqet të

Labi mashtrohet, i premto hen 3500 euro por merr... Është një nga djemtë që ka provuar dhe guxuar shumë në botën e modës shqiptare, ky së fundi realizoi dhe një kalendar "hot", ndërsa tani sapo ka nisur një aventurë mes 17 banorëve në reality-show-n "Big Brother Albania 7". Valer Kolnikaj është nga Kopliku i Shkodrës, me profesion mjek dhe me tituj nga bota e pasarelave, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë në vitin 2011 në "Top Model Of the World", ku vajza që ka pasur përkrah konkurrente nga Shqipëria, Magdalena, është sot bashkëshortja e tij dhe nga kjo martesë kanë një djalë të vogël.

Rihanna e Eminem bashkë... Siç ka paralajmëruar rep artisti i njohur Eminem, ai dhe këngëtarja Rihanna do të bëjnë bashkë një mini turne, në suksesin e të cilës nuk dyshon askush. Kjo turne pritet të bëhet në fund të verës së këtij viti, ndërsa përgatitjet e dy artistëve tashmë kanë filluar... Pas incizimit të këngës tjetër të përbashkët “The Monster”, pop ylli Rihanna dhe mbreti i repi Eminem kanë vendosur të kaplojnë skenën e të bashkojnë forcat me një mini turne bashkë i cili do të bëhet në fund të verës së këtij viti. “Po ofrohet show për ët cilin po përgatitemi unë e Rihanna”, ka thënë Eminem, për magazinën ‘XXL’, ndërsa ka shpalosur se bëhet fjalë për turneun e tyre të përbashkët i cili do të përfshijë tre qytete Los Angelos, New Yourk dhe Detroit. Këtë mini Turne e kanë pagëzuar me emrin “The Monster Tour” dhe do të mbahet në gusht. Pasi që në vitin 2010 kanë bërë një bashkëpunim të suksesshëm me këngën “Love The Way You Lie”, kanë vendosur që me hitinë e ri “The Monster” të bëjnë edhe disa koncerte bashkë, suksesi i të cilëve është i garantuar.

Shqetësohet Vedati i Stupcave Ndonëse po flitet me të madhe se rrogat janë duke u rritur në anën tjetër edhe çmimet nuk po e lënë keq. E kjo gjë nuk po e lë të rrijë duarkryq, njërin prej humoristëve më të dashur të vendit tonë. Këtë pakënaqësi Vedat Bajrami e ka shprehur në faqen e tij zyrtare në Twit-

Ai njihet si një nga këngëtarët më të shtrenjtë, më të paguar dhe më të kërkuar të skenës. Çmimi për një angazhim të tij në ndonjë mbrëmje apo koncert, qoftë brenda apo jashtë Kosovës, arrin shifrën prej më shumë se 3.500 eurosh. Ndonëse gjithmonë e ka treguar anën e tij humanitare duke kënduar në koncerte për

njerëzit që kanë nevojë, siç duket jo çdo organizator mund të jetë i përpiktë në pagesa. Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur këngëtarit të njohur kosovar, Labinot Tahiri, vetëm pak ditë më parë në një koncert në Tetovë. Një reklamë e madhe për ardhjen e tij atje kishte nisur të bëhej për javë të tëra. Mbrëmja kishte filluar dhe ishte mbajtur ashtu siç duhet, por kur ka ard-

hur momenti që të kryhet pagesa, Labinoti ka hasur në vështirësi dhe keqkuptim me organizatorët, të cilët nuk i kanë paguar shumën për të cilën edhe ishin dakorduar më parë. Labinoti as që ka mundur ta shohë shifrën prej 3.500 eurosh nga ajo mbrëmje, por është larguar në drejtim të Kosovës vetëm me 100 euro, pasi organizatorët kanë refuzuar t’i bëjnë pagesën.

Mohon të ketë dalë nga stili i saj Edhe pse është kritikuar për dalje nga stili i saj, këngëtarja Vjollca Haxhiu nuk çanë fare kokën. Ndonëse kënga “Hej Dj” po arrin të pëlqehet mjaftë shumë në publik, duke arritur deri në 500.000 klikime, këngëtarja mohon të ketë dalë nga ky stil për të cilin thotë se e ka pasur gjithmonë dhe që nuk e ka ndryshuar asnjëherë. “Nuk është e vërtetë që flitet se unë kinse kam dalë nga stili im në këngën ‘Hej Dj’. Në fakt unë me këtë stil e kam krijuar karrierën time muzikore dhe do ta vazhdoj edhe më tej. Kënga ‘Hej Dj’ ka thyer rekorde në tregun muzikor dhe kjo më

bënë të jem shumë e lumtur”, ka thënë ajo për “Zëri”. Vjollca gjatë viteve të fundit ka pasur një mori suksesesh në bashkëpunimet me Sabri Fejzullahun, Medën etj. Ajo në të ardhmen planifikon bashkëpunime të radhës, por

që për momentin preferon të mos i zbuloj. “Bashkëpunimet më kanë sjellë mjaftë shumë suksese.Të gjitha këngët me Sabriun janë bërë hite, e po ashtu edhe potpuria në ‘Emra Com’ që ka qenë me Sabriun, Medën, Sinanin, Ermalin dhe Rozanën vazhdon të pëlqehet ende. Ndërkaq sa i përket bashkëpunimeve në të ardhmen, vazhdoj të kem kërkesa nga kolegët, por tani për tani nuk mund të zbuloj se cili do të jetë dueti i radhës. Por ajo që mund të them, është se do të ketë duete të reja në të ardhmen”, shprehjet në fund Vjollca.

ter. “Me u ba rroga mesatare në Kosovë 1000€, buka ka me kushtu 2.50€. Rrit anej rrit knej”, kishte shkruar Vedati në Twitter. Ndërkaq komenti i tij nuk ka mbetur pa u mbështetur nga shumë adhurues të tij e njerëz të cilët mbështesin njëzëri mbishkrimin e aktorit.

Gjyste Vulaj: S’më ndryshoni dot Gjyste Vulaj, e cila tashmë njihet si një nga këngëtaret më provokuese të skenës shqiptare, edhe pse nënë e dy fëmijëve, pas lindjes së djalit, Besartit, është rikthyer në superformë dhe gjithmonë poston foto të nxehta në profilet e saj personale në rrjetet sociale. Së fundi ka postuar disa foto ku duket me të brendshme, element që është kritikuar nga miqtë dhe fansat e saj në “Facebook”. Por, duke pasur parasysh se ka një fizik të mrekullueshëm, nuk e ka aspak problem të pozojë nxehtë. “Sa më bëjnë të qesh mendimet e disa personave, por unë prapë se prapë jam ok me mendimet e tyre, sepse aq dinë dhe shprehen. Kam jetën time dhe dëshiroj të jeni të gjithë si unë të bukur. Për

shijet normal nuk diskutohet, kështu që ata që i pengon Gjystja, vetëm bëni ‘ignore’ se nuk mundni të ndryshoni botën time, por shikoni botën tuaj dhe ndryshoni pak veten”, është një përgjigje e saj drejtuar atyre që e kritikojnë. Gjystja më tej shton se: ”Nuk kam kohë t’i përgjigjem më askujt këtu në “Facebook”, pasi nuk dini të dalloni gjërat. Unë jam kjo që jam, nuk jam një grua e martuar, por jam Gjyste Vulaj, e cila nuk çan kokë për gojët e liga, për ata që më krahasojnë me një grua të martuar”, thekson këngëtarja seksi Vulaj, e cila është një nga emrat më të kërkuar të skenës dhe që bën një jetë luksoze e gjithmonë në lëvizje, për të cilën çdokush do ia kishte lakminë.

Blunt: Isha ushtar i paqes, mediat serbe më keqinterpretuan! Këngëtari i njohur James Blunt, dikur ushtari britanik që ka shërbyer në Kosovë, thotë se deklarata e tij e fundit është nxjerrë nga konteksti dhe është interpretuar si anti-serbe. “Javën e kaluar në emisionin 'Top Gear' kam folur se si një vendim i keq nga komandanti i NATO-s mund të sillte sulmimin ndaj rusëve në Aeroportin e Pr-

ishtinës. Mediat serbe kanë përdorur tre sekonda të asaj interviste, që rrëfimin tim ta vendosin në kontekstin antiserb, gjë që sillte tek një përfundim i gabuar. Asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë në Kosovë, siç ceket edhe në vazhdim të rrëfimit. Gjithmonë ka, thënë se roli i togut, ku isha anëtar, ishte ruajtja e paqes. Kishte persona që ishin me

mua në atë kohë në Kosovë, që mund të dëshmojnë se shoqërohesha me njerëzit nga të dy palët”, ka thënë Blunt, raporton AP, transmeton Telegrafi. T’ju përkujtojmë se Blunt, duke shpjeguar se si kishte parandaluar fillimin e Luftës së Tretë Botërore kur ka refuzuar të sulmojë rusët, ka thënë se “NATO ka dhjerë serbët nga bombardimet”!


Fa s h io n

e hënë, 24 shkurt 2014

Trend pranveror:

Veshje me efekte 3D!

Ky trend interesant pranveror tek veshjet I përhap shumë shpejt te vajzat! Zbukurimet predimensionale si lule në fustane janë ovërtirë e shndritshme në sezonin pranveror të modës. Më këto veshje do ta thyeni monotoninë në gardëroberin tuaj, dhe kjo do të jetë mënyrë e shkëlqyer përmes të cilit do ta shfaqni kreativitetin tuaj. Krahas kësaj, nëse jeni adhuruese e printeve, e të njëjtat ju kanë mërzitur, me këto shtesa do të përfitoni

kombinim gjenial dhe të freskët. Dëshmi se kjo ide është e shkëlqyer është edhe koleksioni pranverë 2014 i disenjatores greke dhe njëherësh edhe mbretëreshë e printeve, Meri Katranzu, e cila gjithsesi mund t’ju shërbejë si inspirim. Veshjet me efekt 3D janë freskim i shkëlqyer i kombinimeve tuaja dhe mënyrë e shkëlqyer për shprehje kreative, sepse këto veshje mund t’i qepni dhe ju vetë. Prandaj, provoni menjëherë!

9


Ko s ov ë / S h q ip ëri

10

e hënë, 24 shkurt 2014

PS: Opozita është kthyer në zëdhënësin e kronikës së zezë Deputetja e PS, Ermonela Felaj, në një deklaratë për media është shprehur kundrejt deputetëve të partisë opozitare, se e vetmja gjë që bëjnë është të monitorojnë lajmet dhe sa herë ndodh një aksident, apo

Krasniqi Limaj jo parti, por nismë qytetare Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj tashmë e kanë ndarë mendjen se me çfarë oferte do të dalin para qytetarëve në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ajo nuk do të jetë parti politike, por thjeshtë një nismë qytetare. Këtë e ka konfirmuar një nga ish-anëtarët e PDK-së, që tash është pjesë e ekipeve përgatitore të krijimit të nismës së re. “Është menduar gjatë se me çfarë oferte të dilet dhe përfundimi është nxjerrë se në rrethanat e tanishme, më së miri do të ishte të dilet me nismë”, ka thënë ky zyrtar. Nisma, sipas tij, do të jetë si një lloj bërthame e krijimit të partisë së re.“Pasi kanë mbetur vetëm pak muaj deri në zgjedhje të parakohshme, është konsideruar se në aspektin procedural të regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të ishte mirë sikur të dilnim me nismë. Pastaj, në fazat e mëvonshme, kur veç do të jenë të konsoliduara radhët në terren, të shpallim partinë”, ka shtuar ai. I njëjti, ka mohuar që të jetë vendosur për emrin e nismës, ndonëse sipas tij, ka disa propozime për të. Me Ligjin për zgjedhje të përgjithshme, KQZja e trajton nismën qytetare si subjekt politik nga dita e certifikimit të saj. Në kuadër të kësaj, secili kandidat i certifikuar i listës së nismës qytetare bëhet personalisht përgjegjës për ndarje të barabartë të gjobave të ngarkuara mbi nismën qytetare nga KQZ-ja apo KZAP-i. Nisma qytetare, në bazë të të njëjtit ligj përkufizohet si “grup i personave të cilët bashkohen vullnetarisht mbi bazën e një ideje, interesi ose pikëpamje të përbashkët, me qëllim zgjedhjen e kandidatëve të tyre, por që nuk dëshirojnë të formojnë parti politike” .

Alo, jam Hashim Thaçi! Qytetarët të cilët i kanë shkruar pyetje Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në aplikacionin ‘Shkruaji Thaçit’, së shpejti do të marrin përgjigjet e tij. “Kam kënaqësi t’i përgjigjem me videopërgjigje qytetarëve që kanë përdorur aplikacionin ‘Shkruaji Thaçit’ për të më bërë pyetje të ndryshme të drejtpërdrejta. Së shpejti do të fillojmë me postime të përgjigjeve ndaj pyetjeve tuaja!”, citohet të ketë shkruar Thaçi

një krim, me vrap dalin në ekran për t’ia përcjellë lajmin publikut. “Zotërinjtë e opozitës duhet ta kuptojnë se të vrarët e plagosurit nuk janë shifra, por njerëz. Ndaj me ta nuk mund të luhet. Mazhoranca është e ven-

dosur të luftojë jo vetëm krimin, por mbi të gjitha shkaqet e krimit, shkaqe që e kanë zanafillën tek mungesa e shtetit, aleanca e zyrtarëve të policisë me krimin, dhe mbi të gjitha tek kultura e

pandëshkueshmërisë që qeverisja që lamë pas kishte rrënjosur,” është shprehur Felaj. Ajo ka përfunduar duke u shprehur se opozita, fatkeqësisht, ka zgjedhur të bëjë politikë dhe aleancë me krimin.

ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME NË MITROVICËN VERIORE

Vota vendimtare e serbëve omisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 11, kanë votuar 1 mijë e 534 votues apo 5.40 për qind, prej 28 mijë e 429 personave me të drejtë vote. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, bëri të ditur se procesi i votimit është duke shkuar në rregull dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullsi. Në garën për të parin e komunës së Mitrovicës së veriut janë 4 kandidatë: Goran Rakiq nga Iniciativa qytetare Serbe, Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës, Musa Miftari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si dhe lideri i Iniciativës qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, i cili aktualisht gjendet në paraburgim, për shkak të dyshimeve se ka bërë krime lufte dhe vrasje të rëndë pa luftës. Të gjithë kandidatët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar dhe kanë shprehur besimin se në zgjedhjet e së dielës në Mitrovicën e veriut, do të arrihet një rezultat i mirë. Ndërkohë, kandidatët serbë kanë vlerësuar se i pari i komunës do të zgjidhet që në raundin e parë të zgjedhjeve. Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka deklaruar se pjesëtarët e policisë së saj, Policisë së Kosovës dhe forcat e KFOR-it, kanë planifikuar në mënyrë të kujdesshme masat e sigurisë për zgjedhjet në Mitrovicën e veriut dhe se u kanë garantuar qytetarëve të drejtën për të votuar, si dhe që procesi i votimeve të kaloj në mënyrë të qetë. Një numër i qytetarëve në Mitro-

K

Qytetarët e Mitrovicë së veriut po votojnë për të katërtën herë, brenda më pak se katër muaj, për të zgjedhur kryetarin e komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 11, kanë votuar 1 mijë e 534 votues apo 5.40 për qind, prej 28 mijë e 429 personave me të drejtë vote vicën e veriut në orët e para të votimit kishte mësyrë vendvotimet për të realizuar të drejtën e tyre për të votuar. Jovan Iliq tha se ishte ndër qytetarët e parë që kishte votuar, me shpresën se komuna ku jeton ai, më në fund ta ketë një kryetar. “Unë mendoj se tashmë është koha që ta kemi një kryetar të vyeshëm dhe që u del përballë problemeve, të cilat deri tash nuk i ka zgjidhur

askush dhe që na kanë ardhur në majë të hundës”, tha Iliq. Novica Sovrliq, gjithashtu, kishte votuar dhe siç tha, kishte kryer obligimin qytetar: “E ndiej se ky është obligim. Kur të gjithë bëjnë thirrje për të dalë në votime dhe kur pas thirrjeve qëndron edhe Qeveria e Serbisë, unë mendoj se duhet të dilet në votime. Qytetit tonë i mungon vetëm pak urtësi, asgjë tjetër”.

Jelica Popadiq tha se dalja në zgjedhje ishte obligim qytetar dhe këtë obligim tashmë ajo e kishte kryer. Ajo, po ashtu, theksoi se të gjithë bashkëqytetarët e saj duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur. “Ky është obligim qytetar dhe duhet të dalim të gjithë që ta zgjedhim kryetarin e komunës dhe që e nesërmja të jetë më e mirë. Qytetit tonë i mungon

PD: Qeveria po mban peng vendimin e Gjykatës Kushtetuese Deputeti i Partisë demokratike, Oerd Bulykbashi, akuzoi qeverinë se po mban peng hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin “Për nëpunësin civil”. Në një deklaratë për shtyp, nga

selia e Partisë Demokratike, Bylykbashi tha se Kushtetuta përcakton që vendimi hyn në fuqi pasi botohet në fletoren zyrtare. Gjykata Kushtetuese, vijoi ai, ka zbardhur vendimin për ligjin “Për nëpunësin civil”

“Vendimi po mbahet peng me qëllimin e vetëm që të mos marrë fuqi ligji, derisa mazhoranca të miratojë anullimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Bylykbashi.

që në datën 5 shkurt dhe ligji detyron Qendrën e Botimeve Zyrtare që të botojë vendimin brenda 10 ditësh. “Kanë kalaur 8 ditë nga skadimi i afatit për botimin në Fletore Zyrtare të vendimit”, theksoi Bylykbashi.

Hashim Thaçi e Isa Mustafa: Njëri president, tjetri kryeministër!? Hashim Thaçi e Isa Mustafa, janë ndarë të kënaqur nga takimi që kanë zhvilluar më 14 shkurt në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Jo pse aty janë marrë vesh që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në qershor, e aq më pak që janë dokorduar për përshpejtimin e reformës zgjedhore, por për një arsye krejt tjetër. Një nga të pranishmit në atë takim, ka konfirmuar për Tribunën se krerët e dy partive janë pajtuar në parim se mund të bashkëqeverisin në mandatin e ardhshëm. Kanë folur edhe për poste. Në kalkulim, sipas tij, e kanë futur edhe postin e

shumëçka, që nga banesat, uji dhe të gjitha. Presim që situata të përmirësohet”, u shpreh Popadiq. Viktor Gjorgjeviq tha se kishte votuar dhe ftoi edhe bashkëqytetarët që të dalin në votime, siç tha ai, për të mirën e përbashkët edhe pse, ai shpreh dyshimet e thella se pas zgjedhjeve mund të ketë ndryshime rrënjësore në jetën e qytetarëve të Mitrovicës së veriut. “Unë dyshoj thellë lidhur me atë se mund të ketë ndryshime të mëdha. Por, të gjithë e kanë mendimin e vet dhe secili e ka një kandidat, për të cilin mund të votojë. Pres se do të përmirësohet situata dhe lus Zotin për këtë. Kushdo që të zgjidhet sot, serb ose shqiptar, nuk ka rëndësi, vetëm të bëhet më mirë, të mbretërojë qetësia dhe të jetojmë në paqe”, tha Gjorgjeviq. Ndryshe, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nenad Rikalo, deklaroi sot se numërimi i votave të zgjedhjeve të ripërsëritura për kryetar të komunës së Mitrovicës së veriut, do të bëhet në vendvotime. Ai, gjithashtu, theksoi se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se deri më tash nuk është evidentuar ndonjë problem. Zyrtarët e Policisë së Kosovës theksuan se për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Mitrovicën e veriut janë duke u kujdesur rreth 200 pjesëtarë të kësaj policie. Ndryshe, këto zgjedhje janë organizuar nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që nëpër rrugë dhe në afërsi të qendrave të votimeve është vërejtur prani e shtuar e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

presidentit. “Ata (Thaçi e Mustafa v.j) janë pajtuar që cilido që del fitues në zgjedhje, të këtë mundësinë e zgjedhjes mes dy pozicioneve- kryeministër apo president”, ka thënë ky zyrtar i lartë. Fakti, që presidentja Atifete Jahjaga ka mandat kushtetues deri në vitin 2016, sipas tij, nuk paraqet ndonjë problem. “Ajo, do të largohet ‘vullnetshëm’ për hir të krijimit të një stabiliteti institucional”, ka thënë ky zyrtar. Ndërsa, deputeti Arben Gashi thotë se nuk ekziston marrëveshje për bashkëqeverisje në mes të Lidhjes Demokratike të

Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Përmes llogarisë së tij në Facebook, Gashi, i cili ishte pjesëmarrës në takimin e Isa Mustafës me Hashim Thaçin, thotë se në takim është diskutuar vetëm për dakordim, për hapat për reformë zgjedhore dhe afatin e zgjedhjeve. “Unë isha pjesëmarrës në takimin Isa Mustafa LDK me Hashim Thaçi PDK, dhe deklaroj: nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje LDK me PDK”, ka shkruar Gashi në Facebook. “Mediat të ndalin spekulimet e pabazë lidhur me takimin e Mustafës me Thaçin

lidhur me datën e zgjedhjeve dhe reformën zgjedhore. Nuk ka kurrfarë marrëveshje me Thaqin për bashkëqeverisje. Biseda ka qene për të dakorduar hapat për reforme zgjedhore dhe afatin e zgjedhjeve, asgjë tjetër. A mendoni se Thaçi do ishte takuar ne opozitën nëse do ishte i sigurt se nuk do të shkarkohet me mocionin e votëbesimit? Është në interesin e Kosovës që zgjedhjet të jenë të përgatitura mirë, sepse LDK dëshiron të ofrojë qeveri kredibile të pakontestuar për mandat të plotë. Prandaj duhen bërë përgatitjet e duhura dhe me kohë, përfshirë vëzhguesit ndërkombëtarë në çdo qendër votimi”, ka shkruar Gashi.


R a jo n / B o t ë

e hënë, 24 shkurt 2014

Sulmohet spitali fushor Të paktën 15 veta kanë vdekur dhe 65 të tjerë janë lënduar të dielën nga sulmi në një spital fushor në Siri. Sipas medieve ndërkombëtare, sulmi ka ngjarë në një spital fushor që gjendet në afërsi të kufirit siriano-turk. Shpërthimi i një makine bombë, thuhet se ka shkatërruar pothuajse tërësisht këtë spital të im-

provizuar. “Të vrarët dhe të plagosurit janë kryesisht pacientë dhe personel mjekësor të këtij spitali fushor”, ka thënë një aktivist sirian, raporton REL. Një makinë bombë ka shpërthyer në një spital të improvizuar fushor në qytetin sirian Atma, që gjendet në afërsi të kufirit me Turqinë, lajmërojnë aktivistët opozi-

tar sirian. Sulmi në krahinën verior Idlib thuhet se ka shkaktuar vdekjen e disa vik-

11

timave, mirëpo nuk jepen shifra të sakta. Spitali fushor i menaxhuar nga një organizatë humanitare, është dëmtuar rëndë. Mjekët e këtij spitali, kanë akuzuar grupet xhihadiste që janë pjesë e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL), se qëndrojnë prapa këtij shpërthimi, raporton televizioni Al Arabiya. Një shpërthim i njëjtë ka ndodhur të premten në një kampin e refugjatëve sirian që gjendet në kufi me Turqinë, ku humbën jetën 20 njerëz.

OPOZITA UKRAINASE ARRIN TË FITOJË MBËSHTETJEN E PARLAMENTIT

Ukraina një hap larg Rusisë Shumica e deputetëve ukrainas kanë votuar për shkarkimin e presidnetit Viktor Yanukovych dhe prë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkohë, pas lirimit nga burgu, liderja opozitare Julia Timoshenko e ka fajësuar Yanukovychin për dhunën arlamenti ukrainas ka votuar sot për t’i dorëzuar përkohësisht detyrat e presidentit, kryetarit të parlamentit të Ukrainës Oleksandr Turchinov. Vendimi i së dielës erdhi pas votimit në parlament për shkarkimin e plotë nga posti dhe detyrat të presidentit Viktor Yanukovych, pas tre muajsh protestash masive kundër tij në Kiev. Deputetët po ashtu ka votuar për shkarkimin e ministrit të punëve të jashtme Leonid Kozhara, që është aleat i Yanukovych. Turchinov i tha ligjvënësve që deri të martën të nxjerrin një pajtimin për formimin e një qeverie të unitetit. Parlamenti ukrainas po ashtu votoi që t’i merret rezidenca presidenciale Yanukovychit e t’i dorëzohet shtetit. Në ndërkohë, ende nuk dihet se ku ka shkuar Yanukovych pas largimit të tij të shtunën nga kryeqyteti Kiev. Arsen Avakov, i cili u zgjodh nga parlamenti të shtunën si ministër i punëve të brendshme, konfirmoi se kufitarët kishin parandaluar Yanukovych që të largohet nga shteti përmes aeroportit në qytetin lindor Donetsk. Parlamenti në seancën e sotme votoi edhe për një urdhëeresë me të cilën kërkohet arrestimi i ministrit të të ardhurave dhe taksave Oleksandr Klimenko dhe ish-kryeprokurorit të shtetit Viktor Pshonka. Autoritetet kalimtare në Ukrainë, kanë urdhëruar arrestimin e ishministrit të të ardhurave Oleksander Klimendo dhe ish-kryeprokurorit të shtetit Viktor Pshonka, njoftoi të dielën parlamenti ukrainas. Kryeprokurori

prokurorit të shtetit për të hetuar “krimet e rënda kundër popullit ukrainas, përfshirë edhe ish-krerët e shtetit”.

P

Timoshenko pritet si heroinw

Ukrainasit i rezervuan një pritje të denjë për një heroinë udhëheqëses së opozitës dhe ishkryem inistres së vendit Julia Timoshenko e cila u lirua dje nga burgu. Ajo foli dje para protestuesve në Kiev, duke u bërë thirrje të vazhdojnë demonstratat

URDHËROHET ARRESTIMI I NJË MINISTRI DHE KRYEPROKURORIT Autoritetet kalimtare në Ukrainë, kanë urdhëruar arrestimin e ishministrit të të ardhurave Olek sander Klimendo dhe ishkryeprokurorit të shtetit Viktor Pshonka, njoftoi të dielën parlamenti ukrainas. Kryeprokurori në detyrë i Ukrainës, Oleh Makhnytsky, tha se “një hetim është hapur, ndërsa në të po punonë një grup operacional hetuesish, për t’i kapur të dyshuarit dhe t’i sjell para drejtë sisë”. Ministri i ri në detyrë ukrainas, Arsen Avakov, i tha parlamentit të dielën se policia është duke punuar me zyrën e prokurorit të shtetit për të hetuar “krimet e rënda kundër popullit ukrainas, përf shirë edhe ishkrerët e shtetit”. në detyrë i Ukrainës, Oleh Makhnytsky, tha se “një hetim është hapur, ndërsa në të po punon

një grup operacional hetuesish, për t’i kapur të dyshuarit dhe t’i sjell para drejtësisë”. Ministri i ri

në detyrë ukrainas, Arsen Avakov, i tha parlamentit të dielën se policia është duke punuar me zyrën e

Ukrainasit i rezervuan një pritje të denjë për një heroinë udhëheqëses së opozitës dhe ishkryeministres së vendit Julia Timoshenko e cila u lirua dje nga burgu. Ajo foli dje para protestuesve në Kiev, duke u bërë thirrje të vazhdojnë demonstratat. Në kuadër të marrëveshjes për të ndalur dhunën që vazhdonte prej muajsh, Timoshenko u lirua nga një spital-burg ku vuante dënimin pasi u shpall fajtore për shpërdorim detyre, një akuzë që u komentua nga përkrahësit e saj si hakmarrje politike nga Presidenti Viktor Janokoviç. Timoshenko foli para turmës në Sheshin Pavarësia të Kievit, duke qëndruar në një karrike invalidi si rezultat i dhimbjeve të shpinës. Timoshenko i cilësoi protestuesit si heronj dhe si simbolin më të mirë të Ukrainës. Ajo u bëri atyre thirrje të mos hiqnin dorë nga demonstratat, para se të shpërthente në lot. Më parë dje, Parlamenti i Ukrainës votoi për largimin nga posti të Presidentit Viktor Janukoviç dhe kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 25 maj. Janukoviç, i cili u largua nga Kievi për në qytetin lindor Kharkiv, tha se vendimet e parlamentit ishin të jashtëligjshme dhe këmbënguli se nuk do të jepte dorëheqjen dhe nuk do të largohej nga Ukraina.

101vjeçari, kandidat për Museveni: Nëse e puthë gruan në publik, kongresist humbas zgjedhjet Një stërstërgjysh nga Florida ka nisur një fushatë për të kandiduar për Kongresin e Shteteve të Bashkuara në nëntor, duke garuar me një përvojë rekorde jetësore 101vjeçare. Në një përpjekje për t’u bërë kongresisti më i vjetër në botë, Joe Newman ka kumtuar në ueb-sajtin e tij, joenewman101.com, se ai do t’i prezantojë kandidaturën e tij për herë të parë Dhomës së Përfaqësuesve, bazuar në parimin e dëgjimit të të gjithë qytetarëve. Ai është plot 76 vjet më i vjetër sesa mosha minimale 25-vjeçare, e cila kërkohet për të shërbyer në Kongresin amerikan. “Si 101 vjeçar, përvoja ime ia tejkalon dukshëm asaj të kujtdo tjetër në këtë garë për Kongres”, ka shkruar Newman në blogun e tij në internet. Ai ka thënë se përpjekja e tij synon “t’i inspirojë qytetarët e të gjitha moshave dhe shtresave që të angazhohen dhe të

bëhen udhëheqës patriotë”. Duke prezantuar veten si një “progresiv antropologjik”, bir i imigrantëve rusë të shekullit 20, Newman kërkon pret që njerëzit ta votojnë duke ia shkruar emrin në fletëvotim. Fitorja e tij do ta bënte Newmanin kongresistin më të vjetër për të paktën një dekadë, para Ralph Hall, 90vjeçar. Ai i ka thënë medieve amerikane se platforma e tij zgjedhore përfshin rritjen e pagës minimale dhe garantimin e përkujdesjes shëndetësore për krejt popullin, ka shkruar The Daily Telegraph.

Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni, i ka dalë fuqishëm në mbrojtje vendimit të tij për të ndaluar homoseksualizmin në vendin afrikan, duke thënë se rregullat e ashpra kundër imoralitetit bëjnë që ai të mos guxojë ta puthë bashkëshorten e tij në publik, ka shkruar AFP. Deklarata e presidentit ugandas, e transmetuar nga mediat lokale, është konsideruar gjerësisht si një goditje thumbuese ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i cili e ka kritikuar ashpër ligjin kundër homoseksualizmit në Ugandë, dhe i cili e ka kremtuar rizgjedhjen e tij në postin e presidentit duke përqafuar në publik bashkëshorten e tij, Michelle. “Shfaqja e sjelljeve homoseksuale duhet të ndëshkohet sepse,

në këtë pjesë të botës, është e ndaluar që të bësh çfarëdo gjesti seksual (puthje, etj.), edhe për heteroseksualët”, ka thënë ai. “Po ta puthja në publik gruan

time, me të cilën jam i martuar që 41 vjet, unë do t’i humbja zgjedhjet në Ugandë���, ka shtuar presidenti Museveni, i cili udhëheq vendin që nga viti 1986.

Vriten pesë, lëndohen 12 nga një shpërthim në Pakistan Shpërthimi i një bombe të vendosur pranë një stacioni autobusi në veri-perëndim të Pakistanit, ka vrarë pesë veta, ndërsa ka lënduar dhjeta të tjerë. Policia njofton se në mesin e viktimave janë dy femra dhe një fëmijë. Incidenti është regjistruar në qytetini Kohat, që gjendet në krahinën problematike Khyber Pakhtunkhwa, e cila kufizohet me zonën tribale kaotike të Pakistanit, që njihet si bastion i militantëve taleban dhe grupeve të Al-Kaidas. Sipas forcave të rendit, në këtë shpërthim është përdorur pesë kilogram eksploziv, të cilat ishin lënë në afërsi të stacionit të autobusëve në qendër të qytetit. Mjeti shpërthyes besohet se është detonuar me teledirigjim. “Mund të konfirmojmë se pesë persona kanë vdekur, dhe të paktën 12 të tjerë janë lënduar”, ka thënë shefi krahinor i policisë Salim Khan Marwat për agjencinë franceze të lajmeve-AFP.

Policia përdor gaz lotsjellës kundër mani festuesve në Stamboll POolicia turke ka përdorur sot gaz lotsjellës dhe pompa uji me presion për të shpërndarë një grup prej mbi 3 000 personash, të cilët manifestuan në Stamboll kundër një ligji të ri që thellon kontrollin mbi internetin në vend. Policia po ashtu u përpoq t’i shpërndante manifestuesit nga sheshi ”Taksim”, arenë e njohur e protestave të herë pas herëshme në Turqi, konstatuan burime të mediave ndërkombëtare. Manifestuesit u kundërpërgjigjën duke qëlluar me fishekzjarre kundër forcave policore, ndërkohë këta të fundit kanë arrestuar dhjetëra persona, sipas medias lokale. “Qeveria të japë dorëheqjen!”, “Mos e prekni internetin!”, ishin dy prej parrullave më të përsëritura nga grupi i manifestuesve të mbledhur në qendër të Stambollit


S p e c ia le

12

e hënë, 24 shkurt 2014

Trashëgimia Pangallos dhe qëndrimi i sotëm i Greqisë ndaj Çamërisë Teodoros Pangallos qe një Kryeministër i Greqisë që në vitin 1926 mbajti një qëndrim korrekt ndaj Shqipërisë dhe Çamërisë. Ai dalloi popullatën ortodokse shqiptare nga minoriteti grek dhe bëri thirrje për marrëdhënie miqësore mes dy vendeve istoria e marrëdhënieve shqiptaro-greke në këto 102 vite të ekzistencës së shtetit shqiptar dhe 101 vite pas aneksimit të Çamërisë nga Greqia, sipas vendimeve të Konferencës së Londrës, është karakterizuar nga stinë me ngrica, për të mos thënë të akullta. Përtej deklaratave të kahershme, apo të sotme të bëra nga politikanë grekë për “miqësi me Shqipërinë dhe shqiptarët”, si dhe dëshirës së mirë të shqiptarëve dhe të opinionit të shëndoshë grek që këto marrëdhënie me të vërtetë të ishin normale, ato asnjëherë nuk kanë qenë të tilla. Që nga rënia e Janinës në mars të vitit 1913 dhe më pas, për të arritur në momentin më tragjik të viteve 1944-1945 gjatë të cilës u shënuan vrasje, dëbim me dhunë i popullsisë çame nga trojet e veta e deri në ditët tona, për fat të keq nuk kemi nga politika greke as pranim të krimit dhe as katarsis, nëse do të përdornim një term, që lidhet me tragjedianët grekë të lashtësisë dhe gjëmën e Trojës. Shqiptarët dhe grekët, si popujt më të lashtë të gadishullit të trazuar ballkanik, po të perifrazonin shkrimtarin e madh Ismail Kadare, kanë shekuj që jetojnë në fqinjësi dhe do të kenë shekuj të tjerë fqinjësie përpara. Prandaj, mendoj se e ardhmja e kësaj fqinjësie dhe besimi reciprok, duhet të lënë pas ankthet e së shkuarës, stinët me ngrica dhe t’u rikthehen qëndrimeve realiste dhe një fryme tjetër, që nuk kanë munguar në të shkuarën jo shumë të largët në politikën greke. Në këtë kuadër, ia vlen t’i rikthehemi deklaratave të Kryeministrit grek, Teodoros Pangallos, 14 shkurt të vitit 1926, jo vetëm thjesht si kuriozitet, por edhe për të pohuar se ka pasur edhe politikanë grekë që kanë dashur sinqerisht marrëdhënie normale me Shqipërinë dhe njohje të të drejtave të minoritetit shqiptar çam në Greqi. Koha jonë, e ardhmja e Ballkanit dhe veçmas marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe zgjidhja e çështjes çame, kanë nevojë për zëra realiste dhe deklarata e qëndrime që çuditërisht tingëllojnë aktuale edhe pas 88 viteve. Padyshim përtej çdo entuziazmi fals, patetizmi folklorik (aq të pranishëm në këto 20 vite në manifestimet, intervistat, fjalimet publike të politikanëve çamë), kemi nevojë për një analizë më gjakftohtë dhe me këmbë në tokë. Të them të drejtën, kur në fillimvitin 2007, merresha me platformën për ekspozitën “Çamëria në rrjedhat e shekujve” dhe ndërkohë lexoja shtypin e viteve 1913-1945, isha shumë entuziast, kur për herë të parë lexova deklaratën e Teodoros Pangallos, si dhe të ministrit të Jashtëm, Rufos. Këto deklarata janë botuar në faqen e parë te “Gazeta e Korçës”, viti VIII i botimit, nr. 263, e shtunë, 27 shkurt 1926. Nën titullin “Deklarata të

KUSH QE TEODOROS PANGALLOS?

H

…Ndoqi politikën e fqinjësisë së mirë ndaj Shqipërisë. Gjatë qeverisjes së tij u shpreh kundër shpërnguljes së shqip tarëve nga Çamëria dhe e konsideroi trajtimin e tyre në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar si faktor të rëndësishëm të marrëd hënieve normale ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë… Enciklopedia Shqiptare

diktatorit grek mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke”, kemi shënimin me korsiv “Çamëvet ju njihen tërë të drejtat si minoritet”: - Në Shqipëri të Jugës nuk ka grekë përveç pak grekofonë. – Shpërndarja e klubeve Vorioepirotë. – Marrëdhëniet Ekonomike’ e më poshtë (Nga korispodenti ynë, posaçmë) botohet deklarata e Pangallosit, ndërsa ajo e ministrit të Jashtëm Rufos, me shënimin me korsiv: “Greqia caktoj një politikë të kthjelltë dhe definitive kundrejt Shqipërisë: – Kufit e sotmë midis të dy Shteteve i quan, pa nonjë rezervë, definitive, – Miqësia Shqipëtare veprë kombëtare për Greqinë”. Para se të ndalemi në përmbajtjen e deklaratave, shtrohet pyetja: Në ç’rrethana historike janë bërë këto deklarata dhe a ndikuan ato jo vetëm në përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, por veçmas në përmirësimin e gjendjes së minoritetit shqiptar çam në Greqi dhe ndalimin e shpërnguljes së çamëve për në Turqi? Situata në Çamëri në periudhën, kur në krye të qeverisë greke erdhi Pangallos, ishte nga më dramatiket. Mendoj se janë dy momente që duhen nënvizuar: Së pari, Ligji i shpronësimit i vitit 1911 hyri në fuqi para vitit 1923 dhe kjo nuk ishte e rastit. “Ky ligj nuk ishte gjë tjetër veçse një grabitje zyrtare dhe ishte i mjaftë për t’i lënë shqiptarët pa bukë dhe t’i shtrëngonte të largoheshin nga Çamëria”, konkludon me të drejtë Hajredin Isufi (Shih “Çamëria, studime historike – sociologjike shek XIII – XX, Tiranë 2006, f. 116- 117). Së dyti, që nga 30 janari i vitit 1923, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Lozanës mes Greqisë dhe Turqisë dhe deri në fund të vitit

1925, popullsia çame kishte pësuar mbi kurrizin e saj atë që Ali Dino, ish-deputet i Prevezës në Athinë, në një letër që i drejtonte gjeneralit De Lara, kryetar i Komisionit Miks për këmbimin e popullsisë greko-turke, do ta nënvizonte se: “…shqetësimi i bashkatdhetarëve të mi po kalon në ankth për arsye të disa masave të marra ndaj tyre nga qeveria greke, masa shumë të rënda në kundërshtim me Konventën e Lozanës…”. (Dokumente për Çamërinë” 1912 – 1939, Tiranë 1999, f. 158). Po për këtë periudhë, historiani grek, Jorgos Margaritis, shkruan: “…Ndërmjet viteve 1923-1924, në zonë mbërritën disa mijëra emigrantë “të shkëmbyeshëm” nga Azia e Vogël, domethënë të dërguar atje nga shërbimet qeveritare greke, me qëllim intensifikimin e presionit ndaj çamëve për t’i detyruar të iknin… Kjo bashkëjetesë e

ngushtë, detyruese me emigrantët ishte veçanërisht e dhimbshme për çamët…”. (Jorgo Margaritis “Bashkëpatriotë të padëshiruar”, Tiranë 2009, f. 119). Bilanci është me të vërtetë i dhimbshëm. “Në periudhën 19131925, gjatë procesit të këmbimit të detyrueshëm, u përzunë me dhunë 60 mijë shqiptarë (40 mijë nga viset e Maqedonisë dhe 20 mijë nga krahina e Epirit”, citon Mehdi Frashërin, përfaqësuesin e Shqipërisë në sesionin e 50–të të Këshillit të Shoqërisë së Kombeve. Në librin e tij “Tragjedia Çame” prof. dr. Beqir Meta. (Beqir Meta, “Tragjedia Çame”, Tiranë 2007, f. 42). Shumë banorë të Çamërisë braktisën shtëpitë e tyre për të shpëtuar kokën. “Kështu Gardhiqi, nga 400 shtëpi, që kishte më 1913, në vitin 1925 mbetën 80, Dragomia nga 160 në 18, Karbunari nga 300

në 120, Parga nga 300 në 40, ndërsa në Petrovicë, Shëndëlli etj., nuk mbeti asnjë”. (Hasan Minga, “Çamëria, vështrim historik”, Tiranë 2006, f. 34). Në këtë situatë dramatike, vjen deklarata e Kryeministrit grek mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe minoritetin shqiptar çam, e shkurtit të vitit 1926. Po të lexosh informatat e ministrit Fuqiplotë të Shqipërisë në Athinë, Mid’hat Frashëri, veçanërisht ato të gjysmës së dytë të vitit 1925, ndien se po fryn një erë e re në marrëdhëniet shqiptaro-greke, me gjithë vazhdimin e gjendjes së njëjtë të çamëve në Epir. Kështu, më datën 17 tetor 1925, Mid’hat Frashëri, për takimin me Kryeministrin Pangallo, mes të tjerash, ai e informon Tiranën: “U përgjigj (Pangallo – shënimi im) se dëshiron edhe ai fort shumë që të jemi miq dhe prandaj ka dhënë urdhër në Ministrinë e Punëve të Jashtme të kërkohetë nga Shqipëria agrement për Gjeneral Kondilin, si Ministrë: Shtoj se Kondilin e ka mik personal dhe se është shovinist shqipëtar”. (Mid’hat Frashëri Ministër Fuqiplotë. Athinë (19231926), Çështja çame” Luan Malltezi, Sherif Delvina. Tiranë 2013, f. 299). Gjithashtu, më datë 5 nëntor 1925, Mid’hat Frashëri i shkruan Tiranës se: “Këtu kam folur tri herë me z. Pangallos për çamët: më ka dhënë fjalë të jap urdhrë në Janinë, se edhe vetë e njohu që faji u bë në fillim duke pandehurë turq çamët. Më premtoj që sjelljet e autoriteteve helenike do të ndreqenë. (Po aty, f. 317- 318). Po kush është Teodoros Pangallos? Në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar”, jepen këto të dhëna për të: “Personalitet politik dhe ushtarak i shtetit grek. Lindi në Salaminë (Greqi), në një familje ar-

“Duam të japim prova të gjalla kundrejt motrës së vogël, Shqipërisë, që ushqejmë nd jenjat më të sinqerta, ndjenja dashurie dhe miqësie dhe po bëjmë një politikë të hapur dhe jo të mbuluar; shpresojmë se qëndrimi ynë do të çmohet prej gjithë shqiptarëvet… Teodoros Pangallos “Në periudhën 19131925, gjatë procesit të këmbimit të detyrueshëm, u përzunë me dhunë 60 mijë shqiptarë (40 mijë nga viset e Maqedonisë dhe 20 mijë nga krahina e Epirit” Mehdi Frashëri vanitase. Kreu shkollën e oficerëve dhe vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake në Paris(1914). Me 1918 u gradua gjeneral. Ka qenë komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke, Ministër i Mbrojtjes (1922) dhe President i Greqisë (1926-1930). Ndoqi politikën e fqinjësisë së mirë ndaj Shqipërisë. Gjatë qeverisjes së tij u shpreh kundër shpërnguljes së shqiptarëve nga Çamëria dhe e konsideroi trajtimin e tyre në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar si faktor të rëndësishëm të marrëdhënieve normale ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Ka pohuar me krenari në raste të ndryshme origjinën e tij shqiptare dhe ka vlerësuar meritat e arvanitasve në historinë e Greqisë”. (“Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, Tiranë 2009, f. 1924- 1925). Së pari, përmirësimi rrënjësor i marrëdhënieve me Shqipërinë fqinje, duke hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj saj. Ai e sheh Shqipërinë si një vend mik dhe i duhen lënë së kaluarës mosmarrëveshjet. “Sa për Shqipërinë”, – deklaron ai, – “me të cilën veçanërisht na bashkojnë lidhje origjine, gjaku, luftërash të përbashkëta, marrëdhëniet tona gjenden në pozitë shumë të kënaqshme dhe për dita po zhvillohen më


S p e c ia le

e hënë, 24 shkurt 2014

13

Kompanitë zvicerane frikësohen nga kuotat për emigrantët Ekonomia e Zvicrës bazohet shumë te rekrutimi i talenteve nga e gjithë Europa për të prodhuar mallrat dhe shërbimet më të specializuara në planet. Por, referendumi për të kufizuar emigrimin, i ka trembur kompanitë e Zvicrës

gjendur mes majave të larta të alpeve zvicerane, hoteli “Schweizerhof” ka ofruar dhoma për skiatorë dhe alpinistë për më shumë se një shekull, duke përfituar si shumë biznese të tjera të Zvicrës nga lidhjet e ngushta të këtij vendi me Europën. Por votimi tronditës javën e kaluar për të kufizuar emigrimin drejt këtij vendi pa dalje në det dhe për të vendosur kuota për punëtorët që vijnë nga vendet e Bashkimit Europian, tashmë rrezikon të izolojë hotelin nga një burim punëtorësh, ku bazohet për të funksionuar. “Zvicra është tepër e vogël, ne nuk kemi njerëz mjaftueshëm të kualifikuar këto – jo për turizmin, jo për sektorin e shëndetësisë apo për industritë e tjera”, thotë Andreas Zuellig, menaxher i hotelit, i cili është pranë resortit të skive të Lenzerheides dhe ka në stafin e vet 40 për qind të punëtorëve që vijnë nga vendet e BE-së. Në një vend që varet shumë nga të huajt në të gjithë sektorët e ekonomisë, Zuellig nuk është i vetmi i shqetësuar mbi pasojat e referendumit, të cilin qeveria e Zvicrës e kundërshtoi, por tashmë duhet ta përkthejë në ligj brenda tri viteve. Përveç industrisë turistike të Zvicrës, edhe shërbimet financiare apo sektori shkencor, të cilat së bashku përbëjnë një të pestën e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), janë tmerruar nga rezultati i votimit. “Scienceindustries”, shoqata e biznesit që përfaqëson kompanitë zvicerane të farmaceutikës, kimisë dhe bioteknologjisë, thotë se një në çdo pesë punonjës të këtij sektori është nënshtetas i Bashkimit Europian. “Në terma afatgjata, kjo do të na detyrojë që të investojmë dhe punësojmë më pak njerëz në Zvicër dhe më shumë në operacionet tona jashtë Zvicrës”, thotë Paul Verbraeken, zëdhënës i Evolva, një prodhues ingredientësh për industrinë e shëndetit dhe kozmetikës, e cila punëson rreth 50 vetë në Zvicër, dy të tretat nënshtetas të huaj nga Europa. Ruedi Noser, kryetar dhe aksioner kryesor i grupit “Noser”, një prodhues programesh elektronike për telekomunikacionin dhe industri të tjera, i bëri jehonë këtij këndvështrimi, duke thënë se kompania e tij ka gjasa të përshpejtojë ekspansionin nëpër botë, si pasojë e këtij referendumi. “Ishte sakaq e qartë se ne do të duhej të zgjeroheshim jashtë vendit edhe më herët, por votimi e bëri domosdoshmëri dhe shumë të rëndësishme për kompaninë tonë”, thotë Noser, i cili punëson 420 njerëz në Zvicër, 70 në Gjermani, dhjetë në Amerikën e Veriut dhe shtatë në Azi. Analistët te “Credit Suisse” vlerësojnë se ekonomia e Zvicrës në tërësi mund të gjenerojë 80 mijë vende pune më pak përgjatë tri viteve të ardhshme, si pasojë e referendumit. Emigrantët kanë ndihmuar në krijimin e Zvicrës si histori suk-

I

mirë… . Kujdesi im ka qenë, që kurse mora në dorë fuqinë, të bëj sa më tepër të ngushta lidhjet që na bashkojnë dhe për këtë qëllim nuk kurseva asgjë. Është e vërtetë nga ana tjetër, dhe kudo ngjan, që midis shteteve kufitare të mos kënaqen plotësisht pretendimet e të dy palëve, kështu që një pjesë e popullit të shtetit tjetër të mbetet brenda kufijve të tjetrit dhe anasjelltas, duke u konsideruar si minoritet. Por kjo nuk duhet të formojë ndarje dhe nuk duhet të bëhet shkak për grindje midis dy popujve vëllezër, por përkundrazi të bëhet ura e bashkimit midis tyre”. Së dyti, për herë të parë shteti grek njohu ekzistencën e minoritetit shqiptar çam në Epir, si dhe garantoi të drejtat themelore të tij. Pangallos deklaron: “Kemi në Epir, disa mijë çamër, të cilët i njohmë tani si minoritet shqiptar në shtetin tonë. Në qoftë se në kohën e shkuar u bënë disa të papëlqyera mi kuris të tyre nga an’ e organëve të shtetit, kjo nukë formon direktiv politik të qeverisë greke karshi atyre. Përkundrazi, qeveria inspirohet nga dispozita më të mira karshi atyre dhe ka vendosur të ndëshkojë pa mëshirë çdo veprim të keq mi kuris të minoritetit nga an’ e disa kokëndezurve të papërgjegjshëm dhe do të zbatojë plotësisht të gjitha obligimet që ka marrë përsipër në favor të minoriteteve në Maqedhoni dhe Epir, obligata që rjedhin prej traktateve ndërkombëtare”. Së treti, Pangallos bëri një dallim dhe diferencim të qartë mes minoritetit grek në Shqipëri dhe ortodoksëve shqiptarë. Ai nuk i quan këta të fundit, grekë apo minoritet grek në Shqipëri. “Kur thom pakicë greke në Shqipëri”, – deklaron Pangallos, – “kujtoj dhe kam ndërmend vetëm Grekofonët të Shqipërisë Jugës dhe aspak orthodoksë shqiptarë, të cilët si shqiptarë nga raca, gjuha e kombësia janë zot shtëpie. Jam kundra asaj theorie të gabuar të disave këtu që çdo Orthodoks e quajnë grek”. Së katërti, ai deklaroi shpërndarjen e klubeve vorio-epirote “të cilat ishin bërë baza e këtij mentaliteti. Këto klube nukë kishin më arësye eksistimi. Do ta aplikoj masën e shpërndarjes dhe për organizata të tjera të tilla po të gjykohen si pengim në zbatimin e politikës së përjashtme të caktuar prej qeverisë”. Në fund të kësaj deklarate, Kryeministri Pangallo, edhe një herë hapur dhe qartë, thekson

rëndësinë që i kushton qeveria që ai drejtonte, marrëdhënieve të sinqerta me Shqipërinë fqinje: “Duam të japim prova të gjalla kundrejt motrës së vogël, Shqipërisë, që ushqejmë ndjenjat më të sinqerta, ndjenja dashurie dhe miqësie dhe po bëjmë një politikë të hapur dhe jo të mbuluar; shpresojmë se qëndrimi ynë do të çmohet prej gjithë shqiptarëvet…. Kështu të bashkuar të dy popujt vëllezër në dashuri e në solidaritet do të ecin në të pritmen për në misionin e tyre…” Deklarata e mësipërme e Pangallosit është bërë më 14 shkurt 1926. Po në këtë datë është dhënë edhe deklarata e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Lukas Kanakaris Rufos, i cili mes të tjerash thekson: “Çështjes së Çamërisë ju dha fund definitive, amnisti për të gjithë çamët të dënuar ose të pandehur dhe të kthyerit e t’internuarve në shtëpitë e tyre; gjuha shqipe do të vihet në disa shkolla të Greqisë; klubet vorioepirote në tërë Greqinë u shpërndanë dhe arkivat e tyre ju dorëzuan prefektëve… . Pa asnjë rezervë dhe prapamendim i quajmë kufijtë e sotmë midis Greqisë e Shqipërisë si kufi definitive. Greqia e njeh dhe e respekton tërësinë tokësore dhe independencën të Shqipërisë pa rezervë…”. Historiani Hajredin Isufi shkruan: “Por kjo erë e ngrohtë në marrëdhëniet greko-shqiptare, nuk zgjati shumë. Rrëzimi i Pangallosit, në verën e viti 1926, e prishi klimën e re të tyre”. (Hajredin Isufi, “Çamëria studime historike-sociologjike, shek. XIII- XX, Tiranë 2006, f. 119). Pas këtij momenti të marrëdhënieve të ngrohta dhe miqësore ndërmjet dy shteteve fqinje, për Çamërinë do të vinin ditë tmerri dhe do të zbatoheshin metodat nga më barbaret për zhbërjen e saj, që arritën në epilogun tragjik të viteve 1944-1945. Deklarata e Pangallos duhet vlerësuar si e para dhe e fundit e një politikani grek për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona fqinje, si dhe dëshmoi një qëndrim realist ndaj minoritetit shqiptar çam në Greqi. Ajo është bërë publike në shtypin shqiptar e grek, duke shënuar një qëndrim të mençur të një politikani me vizion të qartë, që edhe sot tingëllon aktuale. Edhe pas 88 viteve nga deklarata e Kryeministrit grek, Teodoros Pangallos, ka vend për reflektim nga politika dhe politikanët e shtetit fqinj.

Emigrantët kanë ndihmuar në krijimin e Zvicrës si histori suk sesi, përfshirë themeluesin e gjigantit “Swatch”, Nikolas Hajek (Nicolas Hayek), i cili pati lindur në Liban apo Henri Nestle, i lin dur në Gjermani, i cili themeloi kompaninë më të madhe në botë për ushqime dhe pije. Te një kompani e re bioteknologjike, “InSphero”, prodhues i strukturave të qelizave tredimensionale të përdorura për të tes tuar ilaçe në teste paraklinike, rreth 80 për qind e njerëzve që aplikojnë për vendet vakante të punës janë jozviceranë, thotë themeluesi dhe drejtori i kompanisë, Jan Lishtenberg (Lichten berg), i cili është gjerman. sesi, përfshirë themeluesin e gjigantit “Swatch”, Nikolas Hajek (Nicolas Hayek), i cili pati lindur në Liban apo Henri Nestle, i lindur në Gjermani, i cili themeloi kompaninë më të madhe në botë për ushqime dhe pije. Te një kompani e re bioteknologjike, “InSphero”, prodhues i strukturave të qelizave tredimensionale të përdorura për të testuar ilaçe në teste paraklinike, rreth 80 për qind e njerëzve që

aplikojnë për vendet vakante të punës janë jozviceranë, thotë themeluesi dhe drejtori i kompanisë, Jan Lishtenberg (Lichtenberg), i cili është gjerman. Lishtenberg nuk është i shqetësuar vetëm për vijën e kuqe të krijuar nga kuotat që do ta bëjnë më të vështirë punësimin e talenteve të reja, por edhe i shqetësuar për kundërmasat që Bashkimi Europian po mendon të ndërmarrë si reagim ndaj tërheq-

jes së Zvicrës nga traktati i lëvizjes së lirë. Këto kundërmasa mund të kthehen në pengesa për eksportuesit. “Nëse i merr të gjitha bashkë, të tilla si vlera e lartë e frangës zvicerane dhe pastaj kostot shtesë eksportuese e importuese, këto nuk do të ndihmojnë për ta ruajtur aftësinë konkurruese të ekonomisë së Zvicrës, thotë Lishtenberg, kompania e të cilit realizon rreth 50 për qind të të ardhurave nga shitjet në Europë. Ai është gjithashtu i shqetësuar se kompania, e cila merr rreth 1 milion franga zvicerane financime nga BE-ja, mund të përjashtohet nga programet e ardhshme të financimeve në rast se marrëveshjet dypalëshe të Zvicrës me bllokun me 28 vende anëtare fillojnë të tronditen. Komisioni Europian njoftoi së fundmi se do të shtyjë për më vonë bisedimet me Zvicrën mbi pjesëmarrjen e këtij vendi në një projekt kërkimor shumë miliardësh në skemat e arsimit, program që jep fonde për projekte shkencore në fusha të tilla si teknologjia e informacionit, shëndetësia dhe nanoshkenca. “Çdo gjë që nuk do të dalë në treg përgjatë 12-18 muajve të fundit është aktualisht kërkim që financohet nga projektet europiane. Nëse ne nxirremi jashtë tyre, atëherë do të duhet të kërkojmë para nga burime të tjera”, tha ai. Megjithatë, disa kompani zvicerane shohin një fije shprese te votimi. Anet Heimlisher (Annette Heimlicher), drejtoreshë ekzekutive e “Contrinex”, një prodhues sensorësh për automatizimin e fabrikave, thotë se sistemi aktual e bën të vështirë punësimin e specialistëve joeuropianë, një problem për këtë kompani, e cila shet një pjesë të madhe të produktit të vet në Azi. “Nëse ne përqendrohemi në Europë për punësimin e europianëve, nuk do të jemi konkurrues në Azi në vitet e ardhshme”, thotë ajo. Kompania e saj punëson 500 njerëz, përfshirë inxhinierë të specializuar dhe menaxherë produktesh nga Azia. Ajo shpreson që referendumi të sjellë krijimin e një sistemi më eficient, i cili mund të rrisë rekrutimet e njerëzve jashtë BE-së.


14

E n ig m a

e hënë, 24 shkurt 2014

HOROSKOPI DASHI Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj dhe nuk do dëshironi te shkëputeni për asnjë çast prej j. Beqaret do kenë mundësi te mira për te filluar një lidhje te qëndrueshme. te ardhurat do jene edhe me te mira se disa dite me pare prandaj mund te shpenzoni pa frike.

BINJAKËT Do mahniteni nga surprizat e partnerit tuaj gjate kësaj dite. Kjo do iu beje ta ridashuroni atë me më shume se kurrë me pare. Beqaret do pëlqejnë persona misterioze, por qe ne realitet janë gurë te çmuar qe nuk duhen lënë te ikin. Ne përgjithësi financat do jene te stabilizuara, gjithsesi do bënit mire te mos kryenit invesme marramendëse apo te jepni para hua.

LUANI Ka rrezik qe lidhja juaj te kaloje një krize gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni aspak mire me atë qe keni ne krah dhe nga ina mund te bëni gjera qe as vete nuk i kishit parashikuar. Beqaret nuk do jene me fat dhe do mbeten serish vetëm. Dielli dhe Merkuri do favorizojnë financat. Do ketë përmirësime te ndjeshme te situatës, prandaj mund te kryeni te gjithash shpenzimet e dëshiruara.

PESHORJA Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për çiet. Here do dashuroheni dhe here do keni debate me partnerin. Beni kujdes sepse ne këtë mënyrë nuk keni për te qene kurrë te lumtur. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te sakrifikojnë lirinë e tyre për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar do shkoje çdo gjë me se miri. Do e dini mire sa te shpenzoni dhe sa para te hiqni mënjanë.

SHIGJETARI Do i shprehni natyrshëm ndjenjat gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me par5nerin do jete me e mire. Ata qe kane pasur vëshrësi dhe debate do i ndreqin me maturi. Beqaret nuk do jene ne humorin duhur për te dale dhe për te njohur persona te rinj. Financat do jene te qëndrueshme. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër për gjerat e domosdoshme.

UJORI Dite goxha e turbullt dhe problemake kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar kështu qe duhet bere kujdes. Beqaret edhe pse do kërkojnë pa fund për princin e kaltër nuk do arrijnë ta gjejnë dot. Financat do jene te mira. Filloni te hiqni disa para mënjanë sepse me vone do keni nevoje për to.

DEMI Do i kushtoni me tepër kohe se kurrë partnerit sot dhe çastet inme do jene me elektrizuese. Do mundoheni t’ia bëni qejfin aj për çdo gjë. Beqaret do jene mja kapricoze dhe nuk do pranojnë te dalin me cilindo qe do i joshe. Financat do mbrohen gjithë kohës nga yjet. Disa prej tyre do iu nxin te bëni ekonomi duke hequr disa para mënjanë.

GAFORJA Dite shume e zakonshme dhe pa asnjë te veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite plot surpriza. Do takohen me persona te shumte dhe do fillojnë shpejt lidhjen qe kane ëndërruar. Me financat nuk duhet te luani sepse do digjeni keq dhe do mbeteni pa para.

VIRGJËRESHA Do e ulni shume partnerin tuaj ne disa raste dhe kjo do e lëndojë pa mase atë. Nëse nuk e doni me si me pare me mire te flisni hapur me te dhe te mos mbani një lidhje sa për t’u dukur. Beqaret do kenë takime, por nuk do guxojnë te hedhin asnjë hap me tej. Po nuk e hoqët turpin nuk keni për te krijuar ndonjëherë ndonjë lidhje. Financat do kenë tronditje here pas here.

AKREPI Dite jo problemake kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni momente te këndshme pranë aj qe dashuroni dhe nuk do iu tërheqin aspak aventurat me persona te tjerë. Edhe beqareve do iu konkrezohen me ne fund disa ëndrra. Financat do jene te mire, por shume shpejt mund te kenë edhe me tepër përmirësime fale disa projekteve qe do filloni.

BRICJAPI Do e ndryshoni rrënjësisht jetën tuaj ne çi gjate kësaj dite. Do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do gjeni mënyra te reja si ta riktheni pasionin dhe entuziazmin. Beqaret do takohen me persona interesante me te cilët ia vlen te fillojnë një lidhje. Merkuri do sjelle fat ne planin financiar. Do jeni shume te qarte se sa duhet te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.

PESHQIT Edhe pse do mundoheni tej mase nuk do arrini dot te ruani një klime harmonike ne çi sot. Partneri do jete i zënë me pune dhe nuk do iu kushtoje vëmendjen qe ju kërkoni. Beqaret do kenë vetëm dashuri platonike, sepse princin e kaltër ende nuk do e takojnë dot. Perspekvat materiale do jene te shkëlqyera. Situata shume shpejt do ketë përmirësime te ndjeshme.


Sport

e hënë, 24 shkurt 2014

15

EURO 2016, SHORTI

Shqipëria do të ketë punë në kualifikimet për kampionatin evropian, Euro 2016, me Portugalinë dhe me fqinjin tonë verior, Serbinë

Shqipëria në grup me Serbinë dhe Portugalinë

horti i kualifikimeve për Euro 2016 që do të mbahet në Francë u mbajt në Nice, teksa skuadrat ishin të ndara në pesë vazo, varësisht nga rezultatet e arritura dhe rangimi i tyre në UEFA. Shqipëria nga ky short ka marrë grupin më të vështirë të mundshëm. Danimarka dhe Armenia janë ekipe që kanë lojtarë kualitativë dhe janë kombëtare të dëshmuara së fundmi, teksa Serbia është rival i përbetuar si në rrafshin politik, ashtu dhe në atë sportiv. Portugalia është e qartë se është favorit i këtij grupi, por mbetet të shihet si të reflektojë De Biasi dhe nëse edhe Adnan Januzaj do të jetë i përfshirë në kombëtaren shqiptare, e që do të ishte një lehtësim i madh. Zvicra e përforcuar me gjashtë shqiptarë do të ketë përballë Anglinë e Roy Hodgson, në një grup relativisht të lehtë, teksa edhe kampionia e botës Spanja nuk do të ketë shumë punë të vështirë. (shiko më poshtë grupet). Janë gjithsej tetë grupe me nga gjashtë skuadra dhe një grup tjetër me pesë

Real Madrid në gjurmët e Agueros

S

skuadra. Në këto grupe, do të jenë nga dy skuadra që do të kualifikohen tutje, ashtu sikurse edhe ekipi më i mirë në vendin e tretë, teksa ekipet e mbetura të vendit të tretë do të luajnë në play-off. Kualifikimet do të zhvillohen kësaj radhe me reformë në atë që quhet java e futbollit. Një javë e tërë do të jetë e rezervuar për futbollin e kombëtareve, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht me të drejtat televizive në secilën

Të largojnë një sulmues për të afruar një tjetër kjo do të jetë strategjia e Realit të Madridit në merkaton e ardhshme. Nëse madrilenët sheshin Karim Benzema te Paris Saint Germain, ata do ti përqëndrojnë gjithë bateritë e tyre për të afruar në Santiago Bernabeu sulmuesin argjentinas të Manchester City, Sergio Aguero. Rinovimi me Benzema po vonon dhe duke parë që Paris Saint Germain është I gatshëm të ofrojë 40 milion sterlina për ta marrë francezin në Parc De Princques, drejtuesit e Los Blancos nuk u mbetet gjë tjetër vecse të largojnë sulmuesin e tyre. Dhe largimi I Benzemasë do ti hapte rrugën transferimit të El Kun Aguero në Madrid, pasi trajneri Carlo Ancelotti sheh te argjentinasi sul-

ditë nga një ndeshje. Reformat e UEFA-s besohet se janë bërë për të reduktuar numrin e ndeshjeve të kombëtareve gjatë sezonit, në mënyrë që klubet të fokusohen më shumë në aktivitetet e tyre në garat tjera dhe lojtarët të jenë më të pushuar. Mbetet të shihet si do të funksionojë ky sistem, por një gjë është e sigurt – shpresa e futbollit kosovar që kombëtarja jonë të marrë pjesë në kampionatin evropian bartet për Euro 2020.

LeBron i blen nënës Porsche

Grupi A

Group B

Group C

Group D

Group E

Group F

Group G

Group H

Group I

Holanda Çekia Turqia Letonia Islanda Kazakistani

Bosnja Belgjika Izaelil Uellsi Qipro Andorra

Spanja Ukraina Slovakia Bjellorusia Maqedonia Luksemburgu

Gjermania Irlanda Polonia Skocia Gjeorgjia Gjibraltari

Anglia Zvicrra Sllovenia Estonia Lituania San Marino

Greqia Hungaria Romania Finlanda Irlanda -Veriore Islanda

Rusia Suedia Austria Mali I Zi Moldavia Lihtenshtajni

Italia Kroacia Norvegjia Bullgaria Azerbaixhani Malta

Portugalia Danimarka Serbia Armenia Shqipëria

Blic

Martino: Humbja është faji im

Rooney: Unë flas në fushë Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, dëshiron që të fokusohet vetëm në futboll pasi është pajtuar që të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare e gjysmë me klubin. Rooney shënoi golin e fitores për Unitedin në ndeshjen ndaj Crystal Palace dhe lojtari është shprehur shumë i ngazëllyer

me faktin se ka filluar të realizojë. “Kontrata është me rëndësi. Është arritur pra një muaji, por vetëm tani janë finalizuar detajet. Më në fund ajo është përfunduar me sukses”. “Tani duhet që futbolli im të flasë. Jam i lumtur dhe jam shumë i përshtatur në klub”, ka thënë Rooney.

Portieri theu rekordin 43 vjeçar Fraser Forster, portieri i Celticut në kampionatin skocez të futbollit ka hyrë në histori. Ai me paraqitjen e tij në ndeshjen kundër hearts ka arritur tek shifra e 1214 minutave pa pësuar gol. Rekordin e kishte vendosur portieri i Aberdeen, Bobby Clark në stinorin 1970/71 kur nuk pësoi

gol për 1155 minuta. Celtic ndeshjen me Hearts e fitoi me rezultatin 2:0, për të krijuar më shumë epërsi në kryesimin e Premier League të Skocisë. Kampioni i Skocisë nuk është i mposhtur prej mëse 29 ndeshje kampionale me radhë, këtë stinor Celtic ka shënuar 23 fitore e 3 barazime.

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, thotë se ai është fajtori kryesor për disfatën e ekipit të tij nga Real Sociedadi të shtunën mbrëma. Goli i Lionel Messit mbajti në lojë Barcelonën, para se Blaugranët të pranonin dy gola tjerë, përfshirë edhe një autogol dhe Martino nuk fajëson askënd tjetër pos vetes. “Unë nuk e përgatita ekipin mirë për këtë ndeshje. Sociedadi ishte ekipi më

Basketbollisti i Miami Heat i ka bërë një dhuratë të shtrenjtë nënës së tij, të cilën shpesh e përmend si njeriun që i ndihmoi më së shumti në jetë. LeBron James i ka bërë një dhuratë nënës së tij, Gloria kur për ditëlindje i ka blerë nja automobil, Porsche Panamera, i cili ka qenë i lidhur me një nyje sikur dhuratat. Ylli i Miamit në një porosi të shkurtër e ka shkruar: “Kënaqu dhe të dua nënë”. LeBron shpesh përmend i mirë. Tani duhet të ngritemi dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”. “Ishte ndoshta gabim që nuk bëmë ndryshime kur rezultati ishte 1-1. Hyrja e Xavit në lojë nuk pati sens, pasi që tashmë prezent në fushë ishin Fabregas dhe Sanhez”. “Unë nuk kam asgjë për të thënë për vendimin për të më përjashtuar. Gjyqtari e mori vendimin dhe kjo është e tëra”, u shpreh Martino.

nënën e tij si personin që i ka ndihmuar më së shumti n jetë të arrijë. Gloria e kishte lindur LeBronin në moshën 16 vjeçare dhe si nënë e vetpunësuar ka arritur ashtu si ka deklaruar edhe vet ta sjellë në “rrugën e drejtë”. Basketbollisti kurrë nuk e ka takuar dhe nuk e njeh babain e tij. Ai kohë më parë në rrjetet sociale ka shkruar një letër të hapur për opinion, të cilën ia ka përkushtuar babait të tij.

Klopp: Hambug meritoi fitoren Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, ka pranuar se ekipi i tij meritoi të pësojë humbje në duelin ndaj Hamburgut. Hamburgu e shkatërroi Dortmundin në derbin verior duke shkaktuar një befasi të madhe, por Klopp thotë se e gjitha ishte e merituar për ekipin kundërshtar. “Përgëzime për Hambur-

gun për fitoren shumë të merituar. Ne kemi kërkuar ndryshime në pjesën e parë. Ne ndryshuam sistemin dhe ishim më të gjallë”. “Hamburgu luftoi, ne po ashtu luftuam, por ne nuk kemi bërë mjaft për të sjellë pikë në shtëpi. Ishte ndeshje shumë modeste për ne”, ka thënë Klopp.

Probleme te Arsenali ndërmjet lojtarëve

Asgjë nga kthimi i Maradonës Duket se spekulimi i kthimit të Diego Maradonës në fushën e futbollist në moshën 54 vjeçare ka qenë vetëm një tregim i ditës. Mediat argjentinase kanë raportuar se ai do të kthehet të luaj për ekipin e ligës së pestë, Deportivo Riestra pronari i të cilit është miku dhe këshilltari i legjendës, Victor Stinfale. Megjithatë

muesin ideal për të mbajtur veshur fanellën e bardhë. Forma e Benzema në këto vite ka pasur shumë ulje ngritje dhe nëse Paris Saint Germain bën ofertën e duhur drejtuesit merengues nuk do të mendoheshin dy-herë për ti treguar dyert 26-vjecarit. Megjithatë për të marrë shërbimet e Aguero, Reali nuk do ta ketë aspak të lehtë pasi 25-vjecari argjentinas është një nga futbollistët më të rëndësishëm të City-it dhe sheikët që drejtojnë klubin anglez nuk aspak nevojë për të ardhura. Përvec Agueros, Reali Madridit ka shfaqur interes edhe për sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez megjithatë mundësia për të marrë uruguaianin është shumë e vogël pasi drejtuesit e The Reds kërkojnë më shumë se 100 milionë Euro për të lejuar largimin e tij.

drejtori i klubit, Gustavo Varela ka mohuar çdo gjë. “Nuk ka mundësi Diego të vijë në klubin tonë, as si lojtar as si trajner. Kishte mundësi të angazhohej në pjesën e këshilldhënies, por kjo nuk është konkretizuar”, tha Varela. Maradona zyrtarisht është larguar nga futbolli më 1998 nga fanella e Boca Junios.

Atmosfera në mesin e futbollistëve të Arsenalit është e padëshirueshme. Pas rrahjes së Per Mertesacker e Yaya Sanogo, është shënuar edhe një mosmarrëveshje e hapur gjatë ndeshjes me Bayernin ndërmjet Mathieu Flamini dhe Mesuta Ozil. Megjithatë në këtë drejtim gjërat nuk kanë përfunduar me kaq. Në treningun e fundit ka ndodhur

edhe një mosmarrëveshje që vetëm për fat nuk eskaloi në rrahje. Sërish ka qenë në skenë francezi, Flamini i cili këtë herë ka pasur një duel fjalësh me Jack Wilshere. Fjalosjen nuk e lejoi të kalonte në diçka më e madhe, Bacary Sagna, por duket se këta të gjithë janë shembuj se gjërat po i dalin nga kontrolli trajnerit, Arsene Wenger.


Sport

16

e hënë, 24 shkurt 2014

Drini me 2 medalje kthehet nga Cyrihu KK Drini gjatë fundjavës mori pjesë në turneun e fuqishëm që u zhvillua në Cyrih. “Swis Open”, ndërkohë që të njëjtit u kthyen me dy medalje. Shaban Murtishi (60kg) në një konkurrence të fortë u radhit i dyti pas tre fitoreve të arritura, ndërkohë

që në finale ai u dëmtua disa herë nga referimi dhe në fund u desh të pajtohet me një humbje të ngushtë 6:5. Nga ana tjetër, Besa Lleshi (-50kg) u radhit e treta por që në ballafaqimin e parë pësoj një lëndim dhe ashtu u desh të pajtohet me vendin e tretë.

Triumfon Dardan Dehari

Me moton sport, shoqërim, zbavitje, bashkëpunim, integrim, në shtegun Kodra e Pionierit në Kodrën e diellit në organizim të UEJL-së dhe në organizmin teknik së bashku me USHT-së u mbajt edicioni i shtatë Gara Universitare në skijim ku morën pjesë garues universitet vendore si dhe Universiteti i Kosovës dhe ai i Korçës nga Shqipëria. Me meritë fitues i përgjithshëm doli USHT-ja , para Universitetit të Prishtinë, ndërsa vendi i tret i takoi organizatorit UEJL-së Në garat individuale në kategorinë e meshkujve fitues doli Dardan Dehari përfaqësues i USHT-së para Dardan Pupovcit nga Univeristieti i Prishtinës dhe Martin Martinovski nga Universiteti i Turizmit dhe Menaxh-

mentit “Jam tejet i lumtur që ndodhem në mesin e këtij manifestimi të madh. Ndihem i prviligjuar sepse përfaqësojë USHT-n. Shpresojë se kjo garë të mbete tradicionale dhe në vitet tjera konkurrenca të jetë më madhe” tha Dardan Dehari fituesi i edicionit të shtatë me radhë “Universiada Dimërore 2014”. kategorinë e femrave fituese doli Stefanija Taleska e Universiteti “Shën Kliment i Ohrit, para Marina Tasho, përfaqësuese e Universitetit të Korçës dhe Vjollca Memishi e USHT-së “Jam e kënaqur edhe pse këtë vit në krahasim me të tjerat konkurrenca ishte më e dobët, megjithatë jam e kënaqur me rezultatin e arritur” tha Stefanija Taleska. (A.S.)

Liria e pamëshirshme në “Shaban Tërstena”

Duke falënderuar më pas donatoret Bujar Murtishi. pronar i restorantit “Vigan”“ dhe Arben Asani biznismen nga Struga qe punon dhe vepron ne Zvicër. Gjithashtu ai falënderon edhe familjaret dhe bashkatdhetaret të cilët i priten dhe i vendosën nëpër shtëpitë e tyre. Ndryshe, në këtë aktivitet morën pjese 22 shtete me mbi 150 klube me rreth 1200 garues. (A.S.)

“Mendoj se ishte një garë e fuqishme, pasi kishte edhe garues të nivelit botëror dhe evropian. Karateistet e mi treguan nivel të lartë dhe ishte një test i mire para kampionatit shtetëror që do të zhvillohet gjatë këtij vikendi në Shkup”, tha trajneri Alim Hajredini.

KRYETARI ALIM HAJREDINI PREMTON PËRKUSHTIM MAKSIMAL

Formohet unioni shqiptar i karatesë në Maqedoni

Në këshillin mbikëqyrës do jenë Shkodrane Dardhishta, Arben Mustafa dhe Irfan Alija, sekretar gjeneral Alaudin Idrizi, kurse postin e zëdhënësit me media ia besuan Avdyl Salihut ë dielën në Shkup u themelua unioni i karatesë shqiptare në Maqedoni, ndërkohë që kryetar i saj i parë u zgjedh trajneri i KK “Drini” nga Struga, Alim Hajredini. Atë e përmbajtën përfaqësuesit e 11 klubeve me nënshkrimet e tyre, të cilët njëherit edhe e themeluan këtë union: Muharem Imeri, Luan Gjergji, Xhavit Memeti, Dilaver Beqiri, Mahir Ademi,

T

Daut Billibani, Irfan Alia, Ismet Sherifi, Idriz Bilibani, Asan Ademi, Selim Saiti, Roland Paumi, Xhavit Memeti, Nuredin Misini, Alaudin Idrizi dhe Avdyl Salihu. Në kuadër të këtij kuvendi u zgjodh edhe kryesia si dhe këshilli mbikëqyrës. Në këtë të fundit u zgjodhën Shkodrane Dardhishta, Arben Mustafa dhe Irfan Alija, si sekretar gjeneral u emërua Alaudin Idrizi, kurse

postin e zëdhënësit me media ia besuan Avdyl Salihut. “Dua të falënderoj të gjithë kolegët të cilët më dhanë besimin dhe përkrahjen që unë të jem kryetar i këtij unioni të karatesë shqiptare në Maqedoni. Besoj se besimi i tyre ndaj meje me angazhon që unë në këtë mandat të punoj me sinqeritet, transparence, përkushtim për bashkëpunimin dhe rritjen e nivelit te sportit te karatesë në

Sporti le të jetë rrugë e bashkëpunimit Basketbollistët e Lirisë nga Çairi kanë turpëruar mysafirët nga Strumica, duke u dhënë leksion në basketboll, edhe atë duke mos lejuar që në asnjë çerek të afrohen as në barazim e lere më të mendojnë për të kryesuar. Ndeshja është luajtur në një atmosferë të zjarrtë në palestrën basketbollistike “Shaban Tërstena”, ku përveç numrit të madh të atyre që e pëlqejnë sportin e basketbollit, kishin ardhur edhe tifo grupi “Shvercerat”

që u dhanë krahë basketbollistëve për të triumfuar. Në këtë ndeshje ku rezultati përfundimtarë ishte 86:79, më i miri te Liria ka qenë amerikani J. Coles duke shënuar 20 pikë, e më pas 17 kishte Tasovski, Lejesijeviq dhe Labinot Idrizi shënuan edhe nga 10. Në këtë ndeshje ku Liria dominoi tërësisht në lojë janë inkuadruar edhe basketbollistë e rinj shqiptar dhe shumë perspektiv, Jetmir Zeiqiri, Ardit Mehmeti dhe Jeton Fetai.

Gjatë fundjavës në Tetovë u zhvilluan dy ndeshje miqësore ndërmjet ekipit të Dardanët të Teqesë që drejtohen nga trajneri Islam Ibraimi dhe ekipi i nxënësve të kolegjit Turgut Ozal nga Durrësi, takim ky që është realizua në saje të bashkëpunimit të ngushtë të dy trajnerëve të këtyre ekipeve. Në këtë takim që u mbajt në sallën e sporteve te gjimnazi i Tetovës e pranishme ishte edhe kryetarja e komunë zonja Teuta Arifi e cila pasi që përshëndeti mysafirët nga Durrësi, dhe fotografimin me dy

Dokuzovski te Sigal Prishtina Klubi basketbollistik Prishtina tani më ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin e ri të klubit, e ai është maqedonasi Marin Dokuzovski. Dokuzovski në vitin 2011, si kryetrajner i kombëtares së Maqedonisë, arriti në gjysmëfinalen e FIBA Kampionatit Evropian në

mes klubeve tona. Caku i këtij unioni të klubeve shqiptare ka për qellim bashkëpunimin në mes klubeve tona, dhe sidomos bashkëpunimin me klubet e karatesë në Shqipëri, Kosove, Mal të Zi dhe Presheve, duke organizuar seminare te përbashkëta, turne dhe aktivitete te ndryshme në ngritjen e nivelit te karatesë”, tha pas zgjedhjes kryetari Alim Hajredini. (R.ZH.) ekipet, ajo pranoi edhe dhurata nga trajnerët Idriz Gashi dhe Islam Ibraimi. Me këtë rast mysafiri nga Durrësi kryetares së komunës së Tetovës i dorëzoi ftesë që të jetë e pranishme në turneun e 10-të jubilar “Vllazimi Cup 2014” që organizohet në fund të qershorit dhe ku do të marrin pjesë mbi 150 ekipe nga e gjithë Evropa. Zëvendës drejtori i kolegjit Turgut Ozal të Durrësit, Hisen ... me këtë rast ka falënderuar publikisht kryetaren e komunës Tetovës për pritjen e nivelit të lart “Un nuk kam përjetuar mikpritje të këtij niveli siç ndodhi në Hasanbeg dhe Tetovë. Falënderoj për gjithçka” tha ai .

Lëndohet Aliju Lituani. Dokuzovski për shume vite ishte trajner i ekipeve më të trofeshme në Maqedoni dhe Bullgari. Gjatë karrierës së tij si trajner, ai fitoi: shtatë herë kampionatin e Maqedonisë, tre herë kampionatin e Bullgarisë, tre herë kupën e Maqedonisë dhe tre herë kupën e Bullgarisë.

Burhan Aliju ka qenë shumë i pafat në ndeshjen miqësore që e zhvilloi ekipi i tij, Drita e Bogovinës kundër Euromilk-ut të ligë së parë, që përfundoi 1-1. Futbollisti nga Kumanova ka lënduar rëndë shpatullën e krahut e djathtë gjatë një dueli në minutën 35-të të ndeshjes, kur një lojtar kundërshtar kreu një ndërhyrje të ashpër, duke de-

tyruar Alijun të largohet nga fusha e lojës. Aliju pas nënshtrimit të analizave më të detajuara për të zbardhur shkallën e dëmtimit do të dijë se sa do të mungoj jashtë fushës së blertë. Padyshim se lëndimi i Alijut ka shqetësuar edhe trajnerin Nexhat Shabani, i cili ka besim të madh te mesfushori i palodhur i Dritës zë Bogovinës.


Zhurnal plus #697