Page 1

Redaksi a “Zhurna l gjithë sh plus”, të qi uron Dit ptarëve, ua ën e Alfa betit Shqip VITI 3 | Nr. 636 | ÇMIMI: 10 DEN

www.zhurnal.mk

E PREMTE-E DIEL, 22-24 NËNTOR 2013

Niset me Listën zgjedhore

Premton zgjidhjen e emrave në Çair

Nataliteti, ulja me 3.2 për qind

Familjarë, të afërm, miq, kolegë, përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike dhe qytetarë të shumtë kanë zhvilluar homazhe deri në orën 14:00 kur trupi i Sokol Olldashit u përcoll për në banesën e fundit FQ.4

Kryeministri Nikolla Gruevski lidhur me çështjen e emërtime të shkollave në Çair tha se për momentin janë duke u zhvilluar bisedime ndërmjet përfaqësuesve të ministrisë dhe autoriteteve të Komunës së Çairit FQ.2

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e tretë të vitit aktual kanë lindur 6.285 foshnja, që përbën një ulje prej 3.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012

FQ.5

FQ.3

IN MEMORIAM

FQ.2

Shqipëria në zi i jep lamtumirën Sokol Olldashit

FQ.10

FQ.5


K r o n ik ë

2

LajmeBlic Refuzojnë të nderojnë Olldashin! Me rastin e vdekjes së deputetit të PDsë Sokol Olldashi në një aksident tragjik, deputetët e dy partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni, BDI dhe PDSH, edhe pse patën kërkesë nga gazetarët, “nuk e kanë parë të udhës që në shenjë respekti dhe nderimi ndaj kolegut të tyre t’i japin një minutë heshtje”. Arsyeja e deputetëve tek gazetarët ka qenë se deri më tani nuk ka pasur praktikë të tillë në Parlamentin e Maqedonisë, apo për raste të ngjashme në shtetet fqinje. Shprehja e një qëndrimi të këtillë ka qenë më pakë e pritur, në momentet kur ditëve të fundit, deputetët e këtyre dy partive kanë këmbyer akuza të rënda me njëri tjetrin se kush është më “patrioti” dhe kush më “tradhtari”.

Trajanov tërheq ligjin për dëshmitarin e mbrojtur Deputeti dhe kryetar i Lidhjes Demokratike, partia në koalicion me VMRODPMNE-në, Pavle Trajanov, ka paralajmëruar tërheqjen e projektligjit që parashihte dënime më të ulëta për gazetarët që mund të zbulojnë identitetin e dëshmitarit të mbrojtur. Grupet parlamentare të Kuvendit janë informuar mëngjesin e sotëm se propozuesi i projektligjit do të tërheqë atë nga procedura parlamentare, për ta rikthyer, siç thuhet, në procedurë të rregullt. Projektligji ishte propozuar me procedurë të shkurtuar, por pas sugjerimit të disa grupeve parlamentare dhe vërejtjeve se materia që do t’i nënshtrohet ndryshimit është e ndjeshme, Trajanov ka vendosur tërheqjen e tij. Ai ka paralajmëruar një dalje publike për të shpjeguar vetë arsyet e tërheqjes së projektligjit. Projektligji u propozua pas dënimit me burg të gazetarit Tomislav Kezharovski, për akuzën e zbulimit të identitetit të dëshmitarit të mbrojtur.

Shefi i Kabinetit të Veljanovskit do mbrohet në liri Marjan Maxhovski, shef i Kabinetit të Kryetarit të Parlamentit, i cili u akuzua për spiunazh në procesin “Spiuni”, do të mbrohet në liri. Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore 1, e cila i ka hequr zyrtarit masën e arrestit me burg, duke i lejuar mbrojtjen në liri. “Gjykatësi hetues ndërpreu parabu rgimin për Marjan Maxhoski, pasi mori paraprakisht mendim pozitiv të Prokurorisë Publike. Për masën e mbrojtjes në liri është ofruar garanci në patundshmëri”, kanë deklaruar për mediat burime pranë Gjykatës. Masa e arrestit me burg është hequr edhe për të akuzuarin tjetër, Zoran Kostadinovski, i punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Ai do të qëndrojë nën masën e arrestit në shtëpi, për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.

Shkarkohet drejtorja e burgut të Shutkës Qeveria ka shkarkuar drejtoren e burgut të Shutkës, Suzana Gavriloviq në vend të së cilës vjen Aleksandër Gjorgjievski. Edhe pse i ka përfunduar mandate edhe drejtorit të burgut të Manastirit, Qeveria ka vendour që Sashko Gacovski të vazhdojë të kryejë këtë funksion edhe më tej, ndërsa identik është rasti edhe me drejtorin aktual të “Pyjeve të Maqedonisë”, Zharko Karaxhovski. Ndryshime kadrovike u bënë edhe në Drejtorinë e të hyrave publike ku u shkarkuar kuadër i BDI-së, pra zv/drejtori Muhamet Ameti nga Tetova, ndërsa në vend të tij është emëruar Argëtim Hasani nga Struga.

e premte, 22 nëntor 2013

NIS FUNKSIONIMI I OBJEKTIT TË RI TË SHKOLLËS FILLORE "KONGRESI I MANASTIRIT" NË ÇAIR

Shkolla moderne zëvendëson barakën Zyrtarët më të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin Gruevski kanë marrë pjesë në shënimin e nisjes së funksionimit të objektit të ri Shkollës Fillore "Kongresi i Manastirit", në Çair. E përuruar në ditën e shënimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, është theksuar se shkolla do të lehtësojë shumë çështjen e mësimit, që deri tash është bërë në bërraka Enis MURTEZI dhe në mënyrë zyrtare është funksionalizuar objekti i ri i Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit”. Punimet në këtë objekt kanë filluar në vitin 2009, ndërsa për ndërtimin e saj janë investuar 110 milionë denarë, para të siguruar nga buxheti shtetëror. Në hapjen solemne të këtij objekti i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski i cili tha se me ndërtimin e objektit është zgjidhur një problem për shkak se deri tani nxënësit kanë mësuar në baraka të vjetra dhe kjo nuk ka qenë mënyrë e mirë për t'u zhvilluar procesi arsimor. “Kjo zgjidh një problem të madh për Komunën e Çairit dhe mua më vjen mirë që zgjidhëm një problem të rëndësishëm për nxënësit që jetojnë në këtë rrethin, po ashtu edhe për prindërit e tyre që kohë më parë kanë hezituar t’i sjellin fëmijët e tyre në këtë shkollë. Tani mund të flasim për një shkollë moderne me të gjithë standardet", deklaroi kryeministri Gruevski, duke theksuar faktin se shkolla nis funksionimin në ditën e kodifikimit të alfabetit shqiptar. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka thënë se mund të shihet qartë dallimi ndërmjet kohës kur fëmijët kanë mësuar në bërraka prej kësaj shkolle të re që e mban emrin "Kongresi i Manastirit”. "Ju urojmë suksese, standarde më të larta, urojmë që të shihemi në sukseset e reja të shkollës 'Kongresi i Manastirit' dhe shkollave tjera”, deklaroi kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti. “Thonë që një fotografi vlen sa një mijë fjalë, prandaj edhe do të tërhiqem prej fjalimit në hyrje të shkollës...E luta kryeministrin dhe kryetarin e BDI-së, dhe ministrat për të parë dallimin deri sot këta fëmijë të cilët kanë mësuar në këto baraka këtu përballë dhe prej sot e tutje në këtë ditë të shenjtë për shqiptarët 22 nëntori që mban këtë emër të shenjtë ‘Kongresi i Manastirit”, ju urojmë suksese, standarde më të larta urojmë që të shihemi në sukseset e reja të shkollës ‘Kongresi i Manastirit’ dhe shkollave tjera”, deklaroi kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski tha se në shtatë vitet e kaluara Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë ndërtuar gjithsej 41 shkolla fillore dhe

E

GRUEVSKI PREMTON ZGJIDHJEN E EMRAVE NË ÇAIR Kryeministri Nikolla Gruevski lidhur me çështjen e emërtime të shkollave në Çair tha se për momentin janë duke u zhvilluar bisedime ndërmjet përfaqësuesve të ministrisë dhe autoriteteve të Komunës së Çairit, ndërsa shpreson që së shpejti të gjendet zgjidhje. Po ashtu, edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ris tovski tha se së shpejt do të gjendet zgjidhje për emrat e shkollave në Çair. “Mendoj se është korrekte ajo që flitet me komunën t’i mbajmë si bisedime interne derisa t’i mos i përfundojmë bisedimet dhe pastaj do të ju informojmë. Siç informova edhe më herët do të gjendet zgjidhje. Disa herë publikisht kam thënë se ka vullnet nga ana e Ministrisë që të gjendet zgjidhje për këtë problem”, u shpreh Ristovski. 22 NËNTORI, VJEN KUMBARO Dita e Alfabetit Shqip  22 Nëntori do të shënohet në mënyrë institucionale nga Muzeu Kombëtar “Kongresi i Manastirit”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Në këtë kuadër, është parala jmëruar edhe vizita në Manastir, e para e këtij lloji, e ministres së Kulturës të Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, e cila do të takojë homologen e saj, Elizabeta Kançeska  Mileska. Kumbaro dhe homologia e saj nga Shkupi, paralajmërohet të marrin pjesë në akademinë solemne dhe të vizitojnë bashkërisht Shtëpinë e Alfabetit Shqip. Në një deklaratë për “Zhurnal plus”, zëd hënësi i Qeverisë ka thënë se shënimi institucional i kësaj date është bërë tashmë një traditë që nga viti 2008. “Sikundër e dini, në vitin 2008 Qeveria ka miratuar vendimin për institucionalizimin e Muzeut Kombëtar ‘Kongresi i Manastirit’. Që atëherë nis shënimi me nismën e institucioneve shtetërore të 22 Nëntorit. Të gjitha aktivitetet në funksion të shënimit të kësaj date, janë me nis mën dhe mbështetjen e institucioneve”, ka deklaruar Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë. FOTOGRAFI QË VLEN SA 1 MIJË FJALË “Thonë që një fotografi vlen sa një mijë fjalë, prandaj edhe do të tërhiqem prej fjalimit në hyrje të shkol lës...E luta kryeministrin dhe kryetarin e BDIsë, dhe ministrat për të parë dallimin deri sot këta fëmijë të cilët kanë mësuar në këto baraka këtu përballë dhe prej sot e tutje në këtë ditë të shenjtë për shqiptarët 22 nëntori që mban këtë emër të shenjtë ‘Kongresi i Manastirit”, ju urojmë suksese, stan darde më të larta urojmë që të shihemi në sukseset e reja të shkollës ‘Kongresi i Manastirit’ dhe shkollave tjera”, deklaroi kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti. AHMETI ZBULON PLLAKËN E TË RËNËVE MË 1944 Ndërkohë, sot në Debresht të Gostivarit, në kuadër të manifestimit të 22 nënbtorit, Ditës së Alfa betit, kryetari i BDIsë Ali Ahmeti do të zbulojë pllakën përkujtimore të të roneve shqiptar nga viti 1944. Ndërkohë, pason edhe një ngjarje e madhe për shqiptarët, Shtatorja e “Nënës shqiptare”, apo kompleksi memorial i Zajazit i cili do të përurohet me rastin e Ditës së Flamurit, më 28 nëntor, me një manifestim që do të fillojë në po këtë fshat dhe do të vazhdojë në qytete të tjera të vendit. tre të mesme në shumë vende rurale dhe urbane të vendit. “Ndërtimi shkollës 'Kongresi i Manastirit' është i 42 me radhë. Investim për të cilin janë harxhuar më shumë se 110 milionë denarë, mjete të siguruara nga buxheti. Ky objekt i filluar të ndërtohet në vitin 2009 ka hapur dyert për 900 nxënës edhe atë në një ndërrim. Bërrakat e vjetra janë histori ndërsa është kënaqësi të mësohet në afërsi të shtëpisë edhe atë pikërisht në këtë objekt modern. Ky objekt do të

siguron mjedis të sigurt për mësim, në të cilat të rinjtë tanë do të mund të ndjehen të sigurt dhe të motivuar për të zgjeruar njohurit e tyre”, u shpreh ministri Ristovski. Zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri tha se të gjithë ndjehemi krenarë që një shkollë e Shkupit po e mban emrin "Kongresi i Manastirit", që njëkohësisht i përkujton rilindësit e atdhetarë që i formuan shkronjat e alfabetit shqip “Rasti deshi që ne të përurojmë një objekt të ri shkollor me emrin 'Kon-

gresi i Manastirit', me një hapësirë prej 5946 metra katrorë dhe hapësirat e duhura për nxënësit dhe mësimdhënësit, 23 klasa, 18 kabinete, dhe në një ndërrim mund të mësojnë 900 nxënës. Kemi ndërtuar një objekt modern me të gjitha parametrat dhe standardet bashkëkohore që e mundësojnë një mësim cilësor për nxënësit e Komunës së Çairit. Për këtë objekt shkollor Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpenzuar më së 110 milionë denarë“, deklaroi Neziri.


K r o n ik ë

e premte, 22 nëntor 2013

3

GJERMANIA INTERESOHET PËR KONTESTIN 20 VJEÇAR Deklarata e udhëheqësit për politikë të jashtë në qeverinë e Gjermanisë, Kristofer Hojsgen se çështja e emrit është lart e renditur në agjendën e kancelares Merkel, ngjall deri diku shpresat se Berlini zyrtar mund të kontribuojë në tejkalimin e dallimeve midis Athinës dhe Shkupit. Analistët politik thonë se me angazhimin e Gjermanisë mund të rritet presioni mbi të dyja palët për zgjidhjen e këtij kontesti 20 vjeçar Bekim BUÇI po e merr përsipër Gjermania zgjidhjen e problemeve në Ballkan pas angazhimit gjithnjë e më të madh të SHBA-ve në Lindjen e Afërt, Lindjen e Mesme dhe në rajonet tjera të botës ku e domosdoshme është prania amerikane? Gjermania e cila llogaritet si shteti me ndikim më të madh në Bashkimin Evropian (BE) dhe një aleate e fuqishme e SHBAve mund të kontribuojë në zgjidhjen e konflikteve midis shteteve ballkanike, siç është edhe kontesti për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Madje, në qershor të këtij viti në Berlin, kreu i BDI-së Ali Ahmeti takoi bashkëpunëtorin e ngushtë të kancelares për politikë të jashtme Kristof Hojsgen dhe kërkoi pikërisht këtë që po përflitet tani. Analistët politik vlerësojnë se një angazhim më serioz i Berlinit në tejkalimin e dallimeve rreth emrit mund të kontribuojë në zgjidhjen e problemit 20 vjeçar.

A

Problemi me emrin, prioritet i qeverisë gjermane Para takimit Merkel – Samaras, bashkëpunëtori më i ngushtë i kancelares për politikë të jashtme ka theksuar se çështja e emrit është lart e renditur në agjendën e kancelares Merkel, por pozicionet e Samarsit dhe Gruevskit nuk e lehtësojnë aspak këtë çështje. “Çështja e emrit është një plagë e hapur në 20 vitet e fundit. Në prapavijë edhe kancelarja bën përpjekje që kjo çështje të zgjidhet. Në fakt, nuk bëhet fjalë vetëm për emrin, por për stabilitetin e emrit dhe të rajonit. Në fillim të vitit 2001 vendi ishte përballur me një luftë qytetare dhe përplasje mes etniteteve të ndryshme të cilat përplasje ende nuk kanë përfunduar tërësisht. Për këtë arsye zgjidhja e çështjes së emrit do të sjellë që të shmanget dhuna pasi që vendi do të bëhej pjesë e NATO-s”, ka thënë për DË, Kristofer Hojsgen, udhëheqës për politikë të jashtë, siguri dhe politikë zhvillimore në qeverinë e Gjermanisë. Hojsgen ka potencuar se ‘mund të jeni të

Emri në “radarin” e Merkelit

HOJSGEN: ZGJIDHJA E EMRIT, SHMANG DHUNËN “Çështja e emrit është një plagë e hapur në 20 vitet e fundit. Në prapavijë edhe kance larja bën përpjekje që kjo çështje të zgjidhet. Në fakt, nuk bëhet fjalë vetëm për emrin, por për stabilitetin e emrit dhe të rajonit. Në fillim të vitit 2001 vendi ishte përballur me një luftë qytetare dhe përplasje mes etniteteve të ndryshme të cilat përplasje ende nuk kanë përfunduar tërësisht. Për këtë arsye zgjidhja e çësht jes së emrit do të sjellë që të shmanget dhuna pasi që vendi do të bëhej pjesë e NATOs. Mund të jeni të sigurt se kjo temë është lart e renditur në rendin e ditës edhe pse ndoshta nuk hetohet shumë”, ka thënë për DË, Kristofer Hojsgen, udhëheqës për politikë të jashtë, siguri dhe politikë zhvillimore në qeverinë e Gjermanisë. SHQIPTARËT DO TA HUMBIN DURIMIN “Në këtë rast shqiptarët do të detyrohen që të jenë më radikal në kuptimin e inte grimeve euroatlantike sepse ata në asnjë mënyrë nuk do të mund të durojnë deri në pakufi këtë ngecje në integrime kur Shqipëria është anëtare e NATOs, pret statusin e kandidatit në BE, kurse Kosova hapëron drejt BEsë. Askush nuk mundet dhe nuk guxon që shqiptarët ti përcaktojë për alternativë tjetër përveç asaj euroatlantike. Në qoftë se eventualisht zbardhet ndonjë opsion apo alter nativë tjetër që nuk është drejt integrimeve euroatlantike atëherë mund të pritet kon flikt i ashpër politik që do të çojë në destabilizim të Maqedonisë”, vlerësoi analisti politik Ramadani. BEja MË TEPËR DO TË ANGAZHOHET “Inkuadrimi më i madh i Gjermanisë në lidhje me zgjidhjen e çështjes së emrit në mënyrë shtesë është indikator se BEja pak më tepër do të angazhohet në prob lemin me emrin, e cila deri më tani dominohej nga agjenda e Kombeve të Bashkuara dhe politikës së SHBAve. Kjo mund të konstatohet pas takimeve të fundit të Kancelares gjermane me ndërmjetësin për emrin. Angazhimi i Gjer manisë nuk është garanci se do të japë rezultat konkret për tejkalimin e dal limeve për emrin por megjithatë do të rritë presionin ndaj të dyja shteteve. Por, në fund problemi me emrin do të zgjidhet në kuptimin e vullnetit politik në Maqedoni dhe Greqi”, deklaroi analisti politik Petar Arsovski. sigurt se kjo temë është lart e renditur në rendin e ditës edhe pse ndoshta nuk hetohet shumë’. “Në një pauzë të bisedimeve për koalicion, Kancelarja u takua edhe me ndërmjetësuesin Nimic. Kjo do të ishte një sinjal se vendi ynë është tepër i angazhuar në këtë çështje”, ka shtuar Hojsgen. Ai ka theksuar se edhe në Maqedoni kryeministri po udhëheqë një politikë shumë nacionaliste. “Thuajse nuk ka fshat në Maqedoni ku nuk është vendosur skulptura e Aleksandrit të Madh. Kjo situatë nuk i bën punët më të thjeshta, por mund të jeni të sigurt se kjo çështje është shpesh herë në rend dite”, tha Hojsgen. Deputeti i partisë CDU në Bundestag, Mark Hauptman thotë se Gjermania si faktor qendror gjeopolitik evropian, i rrethuar me shtete partnere më të vogla dhe më të

mëdha, çdo herë ka qenë ndërmjetës në Evropë. “Gjermania nuk ka qenë vetëm ndërmjetës në kontaktet, por edhe midis pozicioneve të ndryshme. Në këtë kontest rreth emrit bëhet fjalë për ndërmjetësim mes pozicioneve të ndryshme dhe vlerësoj se Gjermania me zërin e saj mund të kontribuojë në arritjen e balancit të të dyja anëve të ‘peshores’”, ka deklaruar deputeti gjerman Hauptman.

Brengosje për popullatën shqiptare Riçard Hovit, raportuesi i Parlamentit Evropian (PE) për Maqedoninë në Projekt rezolutën për raportin për progresin e vendit në vitin 2013, edhe njëherë e përsërit kërkesën deri te Këshilli që të caktojë datë për fillimin e negociatave

inkuadruese pa shtyrje të mëtejshme. Njëjtë si gjatë rezolutës së kaluar, raportuesi i PE-së për Maqedoninë, e fton Qeverinë dhe Komision të përpilojnë analizë sasiore të shpenzimeve sociale, politike dhe ekonomike të cilat dalin nga vazhdimi i mossuksesit që vendi të bëjë progres në inkuadrimin drejt BE-së, si për vendin ashtu edhe për fqinjët e saj. Në Rezolutë miratohet konstatimi i Komisionit Evropian se vazhdimi i mossuksesit të Këshillit evropian që të bëjë përparim lidhur me qasjen e vendit ndaj BE-së, e rrezikon kredibilitetin e procesit të zgjerimit, dhe po ashtu, e minon klimën e nevojshme në vend me qëllim që të nxiten reformat dhe masat lidhur me BE-në. Është shprehur edhe brengosje se popullata shqiptare në vend mund të fillojë të ndjehet "si e lënë anash"

në procesin e zgjerimit, duke marrë parasysh përparimin e Kosovës dhe Shqipërisë dhe kjo mund të paraqesë rrezik shtesë në të ardhmen për stabilitetin e vendit. Lidhur me problemin me emrin, i cili është pengesë për përparimin e Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, Hovit vlerëson se "mossuksesi i të dyja palëve për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dy palët, korrekte dhe të drejtë për zgjidhjen e kontestit për emrin në periudhë prej pothuaj 20 viteve edhe krahas përpjekjeve më të mira të ndërmjetësuesit të KB-së, po ashtu, e sjell në pyetje kredibilitetin e kornizës që të arrihet kjo. Ai i bëri thirrje Greqisë që ta shfrytëzojë kryesimin e saj të ardhshëm me Bashkimin Evropian, që së bashku me Komisionin, Këshillin dhe Parlamentin, si dhe në vetë vendin, të japin nxitje të re politike në tentim që të zgjidhet çështja e emrit.

Angazhimi i Gjermanisë, presione mbi të dyja palët Analisti politik Ismet Ramadani duke komentuar interesimin e Berlinit zyrtar për çështjen e emrit thotë se krijohet përshtypja se Maqedonia dhe i gjithë Ballkani është lënë pak anash për shkak të angazhimit të madh të SHBAnë në Lindjen e Mesme dhe në Lindjen e Largët. Ai thekson se është e natyrshme që disa çështje që kanë të bëjnë me bisedime ku nuk ka konflikte të armatosura të udhëheqin shtetet që janë më me ndikim në BE dhe këtu Gjermania si një aleate e SHBA-ve dhe si një vend që ka ndikim më të madh në BE të marrin në përkujdesje mosmarrëveshjet të cilat i kanë shtetet sidomos këto të Ballkanit në këtë rast konflikti mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin. “Gjermania si duket veç më ka filluar të marrë këtë rol sidomos pas takimeve të kancelares Merkel me ndërmjetësin Nimic dhe kryeministrin grek Samaras. Nëse Gjermania angazhohet më tepër do të kërkojë bashkë përkrahës nga vendet tjera të BE-së duke u nisur nga Franca, Britania e Madhe dhe shtetet tjera, për të bindur Maqedonisë dhe Greqinë se duhet të gjendet një

kompromis për emrin duke relativizuar veton e Greqisë”, deklaroi analisti politik Ismet Ramadani. Duke komentuar deklaratën e Hovitit lidhur me brengosjen për popullatën shqiptare në aspekt të procesit integrues, analisti Ramadani thotë se sa më shumë që vendi vonohet në proceset integruese euro-atlantike aq më shumë do të rriten tensionet dhe mosmarrëveshjet ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve. “Në këtë rast shqiptarët do të detyrohen që të jenë më radikal në kuptimin e integrimeve euro-atlantike sepse ata në asnjë mënyrë nuk do të mund të durojnë deri në pakufi këtë ngecje në integrime kur Shqipëria është anëtare e NATO-s, pret statusin e kandidatit në BE, kurse Kosova hapëron drejt BE-së. Askush nuk mundet dhe nuk guxon që shqiptarët ti përcaktojë për alternativë tjetër përveç asaj euro-atlantike. Në qoftë se eventualisht zbardhet ndonjë opsion apo alternativë tjetër që nuk është drejt integrimeve euro-atlantike atëherë mund të pritet konflikt i ashpër politik që do të çojë në destabilizim të Maqedonisë”, vlerësoi analisti Ramadani. Ndërkohë, analisti politik Petar Arsovski shpreson se me angazhimin e Gjermanisë në këtë drejtim mund të pritet nëse jo zgjidhje e çështjes së emrit përafrim të qëndrimeve dhe presion mbi palët e involvuara në kontest. “Inkuadrimi më i madh i Gjermanisë në lidhje me zgjidhjen e çështjes së emrit në mënyrë shtesë është indikator se BE-ja pak më tepër do të angazhohet në problemin me emrin, e cila deri më tani dominohej nga agjenda e Kombeve të Bashkuara dhe politikës së SHBA-ve. Kjo mund të konstatohet pas takimeve të fundit të Kancelares gjermane me ndërmjetësin për emrin. Angazhimi i Gjermanisë nuk është garanci se do të japë rezultat konkret për tejkalimin e dallimeve për emrin por megjithatë do të rritë presionin ndaj të dyja shteteve”, deklaroi analisti politik Petar Arsovski. Sipas tij, në fund problemi me emrin do të zgjidhet në kuptimin e vullnetit politik në Maqedoni dhe Greqi. “Pra, emri nuk do të zgjidhet në Berlin, Bruksel apo Uashington por në Shkup dhe Athinë. Por, prania e BE-së në të dyja vendet do ta shtojë trysninë mbi palët në kontest”, potencon Arsovski. Ai vlerëson më tej se gjithsesi se për shkak të moszgjidhjes së çështjes së emrit rriten edhe tensionet mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Arsovski bën me dije se momentalisht maqedonasit dhe shqiptarët kanë agjendë diametralisht të kundërt. “Shumica e maqedonasve janë kundër ndërrimit të emrit kurse shumica e shqiptarëve janë për ndryshimin dhe për hyrje të shpejtë në BE dhe NATO. Këto qëndrime diametralisht të kundërta për të ardhmen e vendit në mënyrë të pashmangshme prodhojnë tensione, kurse e gjithë kjo shpërthen në incidente sporadike që më pas acarojnë marrëdhëniet ndëretnike”, u shpreh mes tjerash analisti politik Petar Arsovski.


K r o n ik ë

4

e premte, 22 nëntor 2013

PARLAMENTI ZGJEDH UNANIMISHT KREUN E RI TË KSHZsë

Niset me Listën zgjedhore

Marrëveshja 2015 duhet të jetë ambicioze Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi po merr pjesë në segmentin e lartë të takimit të 19-të të palëve të Konventës kornizë të KB-së për ndryshimet klimatike që prej datës 19 e deri më 22 nëntor po mbahet në Varshavë, Poloni. Siç bëri të ditur Ministria, ministrat dhe përfaqësuesit e tjerë të lartë, kompetent për mjedisin jetësor nga vendet e botës, po marrin pjesë në dialogjet ministrore nga sfera e aksioneve të përforcuara për zvogëlimin e ndryshimeve klimatike dhe të financimit të tyre. Në këtë mënyrë, thonë, përfaqësuesit e segmentit të lartë nga shtetet do të këmbejnë propozime rreth përmbajtjes së marrëveshjes së ardhshme, të ashtuquajtur Marrëveshja 2015, e cila do të duhet të miratohet në Paris në vitin 2015. Ajo që është e qartë dhe që është kornizë e këtyre negociatave, shtohet, është që obligimet për zbutjen e pasojave nga ndryshimet klimatike të cilat do t'i propozojnë palët për t'u kyçur në Marrëveshjen 2015 të jenë transparente, matëse, krahasuese dhe ambicioze, që do të thotë se detyrë kryesore është të definohen obligimet të cilat do të jenë të qarta për nga natyra. "Marrëveshja 2015 duhet të jetë ambicioze, juridikisht të jetë obligative, të jetë multilaterale, të bazohet në rregullat për pjesëmarrje globale edhe të informatave nga shkenca. Nga ana tjetër duhet tërësisht t'i respektojë parimet e Konventës. Edhe pse të gjitha Palët duhet të ndërmarrin obligime ambicioze për zbutjen e pasojave nga ndryshimet klimatike, ata do të duhet të dallohen sipas parimeve të Konventës. Këto parime duhet të zbatohen në mënyrë dinamike, ashtu që të gjitha Palët me kohë do të marrin pjesë, në pajtim me përgjegjësitë dhe aftësitë e tyre në rritje", theksohet në kumtesë.

Nikolla Rillkoski, tanimë vjen në krye të KSHZ-së pas dorëheqjes së ish-kryetarit Boris Kondarko, i cili vendosi të largohej nga detyra për arsye, siç kanë njoftuar disa media, “të sulmeve të pushtetit se është përgjegjësi kryesor për vonesat në pastrimin e listës së votuesve” Mefail ISMAILI ropozimi i LSDM-së që juristi Nikolla Rilkoski të jetë kryetari i ri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), në Parlament është miratuar pa ndonjë debat dhe është mbështetur unanimisht edhe nga partitë në pushtet, me çka janë marrë gjithsej 90 vota “pro”. Nikolla Rillkoski, tanimë vjen në krye të KSHZ-së pas dorëheqjes së ish-kryetarit Boris Kondarko, i cili vendosi të largohej nga detyra për arsye, siç kanë njoftuar disa media, “të sulmeve të pushtetit se është përgjegjësi kryesor për vonesat në pastrimin e listës së votuesve”. Rillkoski është kuadër i LSDM-së, i cili ka punuar si jurist në Komunën e Ohrit, në kohën kur drejtohej nga kjo parti. Në bisedë me nënkryetarin e KSHZ-së, Subhi Jakupi, ai tha se si gjithmonë kanë qenë në azhuritet të asaj me aq sa kanë ndikim si KSHZ, pasi kanë qenë në krye të detyrës në bazë të kompetencave që kanë pasur. Jakupi shtoi se edhe kryetari i sapoemëruar do të ballafaqohet me sfidat tepër të rëndësishme për momentin, siç janë pastrimi i Listës zgjedhore por edhe rritja e kapaciteteve profesionale të Komisionit. “Normal edhe kryetari i ri, njëkohësisht do të ballafaqohet me kontinuitetin e punës që ne bëjmë dhe njëkohësisht që sfida më e madhe edhe për të, do të jetë spastrimi i listave zgjedhore ku ne, kemi pasur edhe takime të shumta edhe me ekspertin nga OSBE/ODIHR-i i cili dha një metodologji për punën e mëtejshme që ai propozon për spastrimin e listave dhe atë që ne, njëkohësisht bëjmë me institucionet, që mendoj se ballafaqimi i gjithë kësaj do të jetë në vazhdimësi të azhuritetit të listës zgjedhore, që do të jetë sfidë edhe e kryetarit të ri”, deklaroi nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi. Ai ka shtuar se Komisioni duhet më tepër të angazhohet edhe në ndërtimin e besimit në opinion. “Njëkohësisht ne duhet të punojmë erdhe në atë të cilën duhet të ndikojmë në të gjithë opinionin që të kenë besim në Listën zgjedhore. Por atë duhet ta bëjnë edhe partitë

P

Në radhë jeni ju për të bërë diçka Ish ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë Dora Bakojani edhe njëherë e përsëriti qëndrimin e njohur të vendit të saj, që Athina ka bërë një hap para drejt zgjidhjes së çështjes së emrit dhe se tani radhën e ka Shkupi. Përfaqësuesja e autorizuar në Ambasadën e Maqedonisë në Austri Hilda Kolevska në një ngjarje në Vjenë e ka pyetur Bakojanin pse Greqia e bllokon hyrjen e Maqedonisë në BE dhe NATO, me ç'rast deputetja e Demokracisë së Re ka thënë se nëse vendi ynë dëshiron të kyçet drejt këtyre organizatave, duhet t'i respektojë parimet e tyre. Sipas mediave greke, Bakojani

ka thënë se autoritet e Maqedonisë deri tani kanë pasur më shumë mundësi t’i pranojnë disa nga propozimet e ndërmjetësuesit Methju Nimic, por secili nga propozimet ka hasur në "qëndrimin e palëkundëshëm të kryeministrit Gruevski". "Nuk do të ketë Qeveri greke që do ta pranojë situatën aktuale" ka thënë në fund Bakojani. Ngjarjen, në të cilën kanë marrë pjesë shumë diplomatë të huaj dhe politikanë austriak, e ka organizua ish kancelari austriak Volfgang Shisel, ndërsa i dedikohej krizës ekonomike në Greqi.

E PARA, LISTA ZGJEDHORE “Edhe kryetari i ri, njëkohësisht do të ballafaqohet me kontinuitetin e punës që ne bëjmë dhe njëkohësisht që sfida më e madhe edhe për të, do të jetë spastrimi i listave zg jedhore ku ne, kemi pasur edhe takime të shumta edhe me ekspertin nga OSBE/ODIHRi i cili dha një metodologji për punën e mëtejshme që ai propozon për spastrimin e listave dhe atë që ne, njëkohësisht bëjmë me institucionet, që mendoj se ballafaqimi i gjithë kësaj do të jetë në vazhdimësi të azhuritetit të listës zgjedhore, që do të jetë sfidë edhe e kryetarit të ri”, deklaroi nënkryetari i KSHZsë, Subhi Jakupi. U TEJKALUAN AFATET Deri më 5 nëntor të këtij viti duhej të përfundonin të gjitha aktivitetet për pastrimin e Listës zgjedhore. Anëtarët e Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) muaj më parë u zotuan për azhurnimin e listës zgjedhore sipas metodologjisë së vërtetuar dhe të dhë nat të cilat i marrin nga institucionet kompetente të përfshira në proces. Katër partitë më të mëdha në vend, dy nga blloku politik maqedonas dhe dy nga blloku politik shqip tar u pajtuan se në zgjedhje duhet të shkohet me listë të pastruar zgjedhore. JANKULLOVSKA IK NGA PËRGJEGJËSIA “Ministrja Jankullovska, pa sukses mundohet që të ik nga përgjegjësitë për keqpër dorimet dhe malverzimet me listën zgjedhore. Sipas zgjidhjes së tanishme ligjore, MPBja, dorëzon listën deri te zyra për statistikë, nga ku dorëzohet nëpër komuna dhe vend votime”, thuhet në komunikatën e LSDMsë. LSDM kumton se, në zgjed hjet e fundit lokale, MPBja, jo vetëm që përfaqësonte listën zgjedhore, por në të njëjtën adresë ka regjistruar 74 qytetarë të cilëve u ka dhënë letra njoftimi për ti fu ture në listë. Kjo sipas tyre përbënë thyerje të ligjit për të cilën dikush duhet të përgjig jet. Për këtë arsye, LSDMja dhe të tjerë prezent në Grupin punues për listën zgjedhore, hapur kanë kërkuar që të gjitha ingerencat për azhurnimin e listës zgjedhore, nga MPB ja dhe zyra për statistikë t’i kalojnë KSHZsë. politike që kanë marrë pjesë në azhurnimin e saj në grupet punuese. Njëkohësisht në këtë numër që kemi ne, mendoj se edhe me listat që bëhen dhe që ju

kemi dhënë të drejtë vetëm votuesve që kanë letërnjoftime dhe pasaporta biometrike, unë mendoj se jemi shumë afër asaj që të ketë besim edhe opiinioni në

pastrimin e Listës zgjedhore”, ka nënvizuar Jakupi. Ai shtoi se janë duke punuar edhe në përforcimin e kapaciteteve të KSHZ-së dhe atë në kapacitetet profesionale

njerëzore, kemi siç tha, në plan strategjik që të formojmë edhe zyra të vendit ku do të ndahen, që në të gjitha komunat të ketë nga një zyrë, që të jemi më afër qytetarëve, dhe të munden ato të ballafaqohen drejtpërdrejtë me të punësuarit për pastrimin e listës, për çështje të cilat ato dëshirojnë të vërtetojnë a janë në listën zgjedhore apo nuk janë. Siç potencon nënkryetari i KSHZ-së, kjo është edhe një sfidë që të rritet kapaciteti njerëzor në të gjitha komunat në vend, sidomos në prag të dorëzimit të kandidaturave për kandidatët për president. “Dhe jo vetëm në 34 komuna por në 80 komuna sa ka Maqedonia, që të jemi më afër qytetarëve edhe për grumbullimin e nënshkrimeve, ku tash do të kemi grumbullim të nënshkrimeve edhe për kandidatët për kryetarë të shtetit, që ato qytetar të jenë më së afërmi dhe më së afërmi ta keni edhe zyrën ku mund të japin nënshkrimin e kështu me radhë”, ka thënë për “Zhurnal plus”, nënkryetari i Komisionit shtetëror të Zgjedhjeve, Subhi Jakupi. Deri më 5 nëntor të këtij viti duhej të përfundonin të gjitha aktivitetet për pastrimin e Listës zgjedhore. Anëtarët e Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) muaj më parë u zotuan për azhurnimin e listës zgjedhore sipas metodologjisë së vërtetuar dhe të dhënat të cilat i marrin nga institucionet kompetente të përfshira në proces. Katër partitë më të mëdha në vend, dy nga blloku politik maqedonas dhe dy nga blloku politik shqiptar u pajtuan se në zgjedhje duhet të shkohet me listë të pastruar zgjedhore. Madje LSDM-ja kërkoi revizion dhe pastrim të listës zgjedhore sipas sistemit nga dera në derë. Mirëpo, kjo nuk është pranuar nga partia maqedonase në pushtet dhe është cilësuar si regjistrim paralel që rëndë është për t’u realizuar. Nga ana tjetër edhe Grupi punues për Kodin zgjedhor në Ministrinë e Drejtësisë, kah fundi i shtatorit duhej të dilte me draft- versionin përfundimtar sa i përket rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së. “Mënyra se si e bën kryeministri Gruevski domethënë që të mos pastrohet lista zgjedhore, sepse periudha është shumë e shkurtër. KSHZ-ja ka kohë të shkurtër që ta pastrojë listën zgjedhore dhe ajo bëhet më shumë në mënyrë marketingu përmes medieve që të mos bëhet ndonjë punë serioze”, kanë thënë ekspertët.

Rasti Kezharovski, Prokuroria ankohet Prokuroria Publike ka kërkuar ndërprerjen e masës arrest shtëpie për gazetarin Tomislav Kezharovski. Në ankesën e depozituar në Gjykatën e Apelit, Prokuroria ka kërkuar që gazetari i dënuar

me 4.5 vite burg të rikthehet në qelinë e tij në burgun “Shkup”. Burime zyrtare pranë Prokurorisë kanë konfirmuar ankesën, por nuk kanë pranuar të sqarojnë arsyet e saj. Gazetari u lirua nga arresti me burg, për të pritur

në kushte shtëpie vendimin përfundimtar të gjyqit. Ai u dënua me 4.5 vite burg, për akuzën e zbulimit të identitetit të dëshmitarit të mbrojtur, në procesin gjyqësor vrasjen në fshatin Oreshë të Velesit.

Botues: Bexhet MUSLIJA Lajme të dorës së parë

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Zëvendëskryeredaktor: Shkëlzen LUSHAJ; Redaktorë: Bekim BUÇI, Agim FAZLIU, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: email: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17  815, 32 17  816, Fax: 32 17  817, Email: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210065405030191, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/64, 1000 Shkup, Maqedoni


K r o n ik ë

e premte, 22 nëntor 2013

5

Kronikë e zezë

Nataliteti bie sërish, ulja me 3.2 për qind Nataliteti shënon sërish rënie, krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e tretë të vitit aktual kanë lindur 6.285 foshnja, që përbën një ulje prej 3.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012.

E ndërkohë që nataliteti përcillet me trend negativ, mortaliteti shënon rritje - në tremujorin e tretë është shtuar me 0.1 për qind numri i të vdekurve, dhe arrin në 4.599 persona, prej të cilëve 50 janë foshnja. Kjo do të thotë se shtimi natyror në këtë tremu-

Treni i merr jetën një personi

jor është 1.686 persona. Lidhur me shifrat e lidhjeve martesore, në këtë periudhë janë lidhur 4.358 martesa, ose 3.3 për qind më pak se në vitin 2012. Shumë i vogël rezulton të jetë, në anën tjetër, numri i shkurorëzimeve.

SHTETI U DEL NË NDIHMË JETIMËVE

Dy oferta nga TMobile dhe THome për Vitin e Ri Në prag të festave, TMobile dhe T- Home ofrojnë dy oferta promocionale për Vitin e Ri. Prej dje, të gjitha përdoruesit privatë të cilët do të lidhin marrëveshje të re ose do të rinovojnë marrëveshjen e tyre për Besim 24, mund të aktivizojnë modelin tarifor Promo Play me abonim mujor 499 denarë. Oferta të mundëson bisedime pa kufi brenda rrjetit të T- Mobile dhe T- Home, 200 minuta drejt rrjeteve të tjera, internet pa kufi dhe zgjedhje të madhe telefonash për çmime promocionale. Oferta zgjat deri më 31.01.2014, kurse konsumatorët që to të aktivizojnë në këtë periudhë Promo Play, mund ta shfrytëzojnë aq sa duan derisa nuk kërkohet ndryshimi i modelit tarifor. Dje filloi edhe fushata festive “Max TV për përdoruesit post-paid të T- Mobile”, i cili u mundëson përdoruesve post-paid të marrin Max TV për në shtëpi me një çmim të mrekullueshëm prej 499 denarësh. Oferta zgjat deri më 31.01.2014. Të gjitha përdoruesit e rinj post-paid ose ata ekzistues të Play, Promo Play, Smart, Family, iPhone modele tarifore, Pensionist dhe I Veçantë, mund të lidhin marrëveshje për Max TV për 24 muaj, e të shikojnë televizionin më të mirë digjital.

Banesat, të siguruara nëpërmjet Shoqatës aksionare për ndërtimin dhe menaxhim me hapësirat banesore dhe afariste në pronë shtetërore, gjenden në Shkup, Dibër, Ohër, Kratovë, Shtip, Strumicë, Gjevgjeli, Radovish, Veles, Bogomil, Kavadar, Prilep dhe Manastir yzet fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror deri në moshën 18-të vjeçare, nga marsi i vitit 2014, do të mund të vendosen në banesa tërësisht të pajisura, të siguruara nga shteti. Vendimin për ndarjen dhe pajisjen e banesave e miratoi Qeveria në seancën e fundit, informuan sot në konferencë për shtyp ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe ai i Punës dhe Politikës Sociale, Mile Janakieski dhe Dime Spasov. Banesat, të siguruara nëpërmjet Shoqatës aksionare për ndërtimin dhe menaxhim me hapësirat banesore dhe afariste në pronë shtetërore, gjenden në Shkup, Dibër, Ohër, Kratovë, Shtip, Strumicë, Gjevgjeli, Radovish, Veles, Bogomil, Kavadar, Prilep dhe Manastir. Fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror do të marrin banesa tërësisht të pajisura me dhomë ditore, trapezari, kuzhinë, dhomë gjumi, ndërsa në mënyrë shtesë do të blihet edhe teknikë e bardhë. Pajisja, sipas ministrit Janakieski, do të kushtojë rreth tre milionë denarë. Ndërkohë do të shpallet thirrje publike për furnizimet e nevojshme që të mund banesat deri në mars të jenë të gatshme për banim", paralajmëroi Janakieski.

disa personave, të dyshuar se në bashkëpunim me disa persona të tjerë me qëndrim në Gjermani, kanë falsifikuar pasaporta, letërnjoftime, patentë shoferi etj. MPB nuk ka dhënë ende asnjë informa cion zyrtar për aksionin, por burime jozyrtare kanë informuar se bëhet fjalë për një aksion që synon shpërbërjen e rrjetit të ashtuquajtur Mafia e Hamburgut.

NË NDËRTIM E SIPËR EDHE 3 NDËRTESA SOCIALE Në vijim është edhe ndërtimi i tre ndërtesave me banesa sociale nga ana e shtetit, ndërsa së shpejti do të fillojë ndërtimi edhe i një banese. Me projektin për ndërtimin e banesave sociale që realizohet është paraparë ndërtimi i 35 objekteve në 26 qytete në shtet me gjithsej 1.753 banesa. Banesat që ndahen janë me sipërfaqe prej 35 deri 47 metra katrorë, ndërsa kriteret kryesore për ndarjen janë se krahas kushtit themelor, që t'u ndahen fëmijëve pa prindër edhe kujdes prindëror që kanë qenë të përkujdesur institucionalisht deri në moshën 18 vjeçare, do të merren parasysh numri i viteve nga braktisja e shtëpisë, si dhe prona eventuale e fituar në ndërkohë. "Ky projekt realizohet me qëllim të ndihmës së fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror të cilët pasi të dalin nga shtëpia për fëmijë thjeshtë nuk kanë Në Sarajevë u mbajt Konferenca ministrore e Komitetit për investime të EJL-së, në organizim të Këshillit për bashkëpunim rajonal dhe bashkë-organizim të Qeverisë së Bosnjës he Hercegovinës, në të cilën u miratua Strategjia e EJL-së 2020 - Vende të punës dhe prosperitet bë perspektivën evropiane. Konferencën ministrore e udhëhoqi Sekretari i përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit për bashkëpunim rajonal, z.Goran Svilanoviq. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësuesit e ambasadave dhe të qeverive të vendeve të rajonit, koordinatorët e dimensioneve të caktuara të Strategjisë 2020, përfaqësuesit e Këshillit për bashkëpunim rajonal dhe të Unionit Evropian, organizatat partnere si OECD, CEI, të vendeve të rajonit ku Republika e Maqedonisë iu drejtua të pranishmëve për nevojën dhe rëndësinë e Strategjisë për përkrahjen e ekonomisë sonë në mënyrë që të integrohet më thellë në rajon. Eksporti i Maqedonisë në rajon është 18 për qind gjatë nëntë muajve të

mjete të mjaftueshme për pajisjen e hapësirës për jetesë dhe më shpesh jetojnë në kushte substandarde. Me pajisen e këtyre banesave do të mundësohen kushte dinjitoze për jetesën e këtyre e personave", tha ministri Janakieski. Sipas ministri Spasov, është i vogël numri i fëmijëve nga kjo kategori që tashmë kanë dalë nga shtëpitë për fëmijë, ndërsa nuk u është zgjidhur problemi me vendosjen në banesa. Ata të cilët ende nuk kanë marrë banesë nga shteti u paguhet qira. Krahas ndarjes së banesave dhe pagesë së qirasë, sipas

Spasovit, institucionet kompetente kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh dhe masa për përkujdesjen e fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror përmes pagesë së ndihmës në para në baza të ndryshme, si dhe masat për punësimin e tyre. Në vijim është edhe ndërtimi i tre ndërtesave me banesa sociale nga ana e shtetit, ndërsa së shpejti do të fillojë ndërtimi edhe i një banese. Me projektin për ndërtimin e banesave sociale që realizohet është paraparë ndërtimi i 35 objekteve në 26 qytete në shtet me gjithsej 1.753 banesa.

Strategjia e EJL 2020, vende pune dhe prosperitet

parë të vitit 2013, ndërsa eksporti nga rajoni është 10 për qind (vendet e CEFTA-s). Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi Strategjinë e EJL-së 2020 në njërën nga mbledhjet e saja të rregullta para mbajtjes së Konferencës ministrore. Për këtë qëllim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë krijoi rrjetin institucional për formimin

Bllokohet drogë "heroinë" në Deve Bair Një shtetas turk ka përfunduar në pranga, pasi ishte kapur në tentimin për të trafikuar në Maqedoni një sasi droge. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, kur 45vjeçari S.C, shtetas turk, po udhëtonte drejt Maqedonisë. Në pikën kufitare “Deve Bair”, policia ka kontrolluar të dyshuarin, me ç’rast ka gjetur të fshehur në xhaketën e tij 228 gramë “heroinë” me vlerë 6.000 euro. Droga ishte paketuar në një qese najloni, të mbështjelle me shirit sellotejp. Droga e bllokuar sot çon në 14 kilogramë sasinë e drogës “heroinë” të sekuestruar që nga fillimi i vitit.

D

Aksion kundër “Mafisë së Hamburgut” Forca të mëdha policore kanë zbarkuar ditën e enjte në Çarshinë e Shkupit, në një aksion për bastisjen e selisë së një agjencie turistike, drejtuesit e së cilës dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti për falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit. Forcat policore kanë arritur në ora 8 e 30 në Çarshi, ndërsa bastisja ka zgjatur disa orë. Aksioni është zgjeruar me arrestimin e

Dyzet fëmijë bonjakë me strehë mbi kokë

Treni ka përplasur për vdekje një person, në lagjen Karposh të Manastirit. Ngjarja fatkeqe ka ndodhur rreth orës 13 të ditës së enjte, kur treni që udhëtonte drejt Shkupit, kishte përplasur një burrë të panjohur, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për aksidentin e rëndë.

e Ekipit Nacional Ekonomik, i cili do të punon në implementimin dhe mbikëqyrjen e 5 shtyllave të strategjisë. Motoja është të arrihet “hapja e vendeve të punës dhe prosperiteti në perspektivën evropiane.” Strategjia e EJL-s[ 2020 do të mundëson një rritje më të madhe ekonomike dhe qasje më të lehtë vendeve të rajonit në BE.

Qëlloi me armë zjarri makinën me dy persona Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri një makinë “pick-up”, ku ndodheshin dy persona drejtuesi dhe vëllai i tij, B.S dhe R.S. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 e 40, në Kavadar, kur një person i paidentifikuar, kishte qëlluar me pistoletë makinën “Nissan Terrano”, por pa dëme në njerëz. Ngjarja ishte denoncuar në Polici, e cila ka gjetur në vendin e ngjarjes një gëzhojë. Policia është vënë në kërkim të sulmuesit.

Rrihen me bejsbollë dhe thika babë e bir Dy persona, babë e bir, janë plagosur me thikë gjatë një zënke me 7-8 persona. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës, në lagjen Shuto Orizarë. Gjithçka ka nisur kur 15-vjeçari K.J ishte sulmuar fizikisht, pa asnjë arsye, nga një person. I ati i viktimës, S.J kishte marrë të birin dhe ishin nisur për tek personi që dyshohej se kishte qenë sulmuesi. Me të mbërritur para shtëpisë së tij, një grup prej 7-8 personash, me shkopinj druri dhe thika, kishin sulmuar babë e bir, duke i dëmtuar në trup. Dhunuesit kishin dëmtuar edhe makinën e tyre. Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e plotë të rastit.


V ë s h t r im e

6

e premte, 22 nëntor 2013

Pse refuzimi i Shqipërisë për armët kimike është shenjë e demokracisë Peter Geoghegan, Christian Science Monitor HBA-ja i kërkoi Shqipërisë të pranojnë dhe shkatërrojnë armët kimike të Sirisë. Qytetarët thanë jo’ – dhe qeveria e Shqipërisë bëri diçka të rrallë: dëgjoi. Shqiptarët do të festojnë Pavarësinë e tyre më 28 nëntor, por disa aktivistë në këtë shtet të vogël të Adriatikut po bëjnë thirrje për krijimin e një dite të re kombëtare pushimi më 15 nëntor. Por jo pse kjo ditë qe e premtja e kaluar, sepse qeveria e Shqipërisë refuzoi kërkesën nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët për të pritur shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Më shumë kjo është sepse, duke refuzuar kërkesën amerikane, qeveria bëri diçka që shumë rrallë është parë në Shqipëri: iu bind vullnetit të popullit. Në një fjalim televiziv, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se “është e pamundur për Shqipërinë të marrë pjesë në këtë operacion”. Njoftimi u përshëndet nga brohoritjet e mbi 2 mijë protestuesve që patën dalë me parulla dhe këndonin “jo armëve kimike” jashtë zyrës së Ramës në kryeqytetin e vendit, Tiranë. “Unë nuk mbaj mend në dy dekadat e fundit të shihja një protestë paqësore në Shqipëri ku qeveria dëgjoi njerëzit, [dhe] më pas çdokush festoi e shkoi në shtëpi. Mendoj se kështu duhet të jetë; është ajo që ne patëm shpre-

S

Shkalla e protestave – të cilat u zhvilluan jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete më të vogla në të gjithë vendin – dhe suksesi i tyre janë të paprecedentë në një vend që ka vuajtur me tranzicionin drejt demokracisë që nga rënia e komunizmit të ashpër më 1991

suar përgjatë 20 viteve të fundit”, thotë Besar Likmeta, redaktor me bazë në Tiranë i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative.

“Rama respektoi premtimin e tij për të dëgjuar zërat e njerëzve”. SHBA-ja ofroi mbështetje

ndërkombëtare financiare dhe teknike për Shqipërinë për shkatërrimin e armëve kimike të Presidentit të Sirisë, Bashar al Asad, në territorin e saj. Shqipëria së fundmi shkatërroi rezervat e veta të armëve kimike, por ka një të shkuar shumë të dobët sa i përket sigurisë: në mars 2008, një shpërthim në një fabrikë municionesh afër Tiranës shkatërroi një fshat të tërë duke vrarë 26 njerëz e duke plagosur mbi 300 të tjerë. Kjo e bëri publikun e Shqipërisë të shqetësohej për pranimin e ofertës amerikane. “Kërkesa amerikane i provokoi njerëzit. Njerëzit u ndien të poshtëruar se po përdoreshin si një kosh plehrash, si koshi i plehrave të Europës dhe SHBAsë”, thotë Likmeta. Demonstratat publike praktikisht ia lidhën duart Ramës dhe qeverisë së tij socialiste që ka dy muaj në pushtet. Shkalla e protestave – të cilat u zhvilluan jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete më të vogla në të gjithë vendin – dhe suksesi i tyre janë të paprecedentë në një vend që ka vuajtur me tranzicionin drejt demokracisë që nga rënia e komunizmit të ashpër më 1991. Në janar 2011, policia hapi zjarr në një manifestim të madh të mbështetësve të opozitës në qendër të Tiranës, duke vrarë katër njerëz. Por kësaj here qe ndryshe. Protestuesit u mblodhën pas lajmit të kërkesës së SHBA-së për Shqipërinë që u publikua nga televizioni

shtetëror i Norvegjisë dhe forcat e sigurisë i lejuan të mblidhen lirisht e të shprehnin qëndrimin e tyre pa frikësim. Protestë e gjerë Protestuesit u organizuan më së shumti përmes medias sociale, fillimisht mes të rinjve dhe popullatës urbane që përbënë zemrën e mbështetjes për socialistët dhe Ramën. “Dikush futi idenë në Facebook për të lënë shkollën e për të shkuar në protestë”, thotë Jurgen Pashuku, një student i zhvillimit rural në Universitetin e Tiranës. “Ne u ndiem të lirë të protestonim, askush nuk na shqetësoi. Qe sikur ne po merrnim vendimin tonë, qe ndjenjë shumë e mirë”. Protestat qenë spontane dhe në thelb, pa udhëheqës. Politikanët u përpoqën të hyjnë, por u dekurajuan nga demonstruesit. Sali Berisha, një i fortë i politikës shqiptare që prej dy dekadash derisa u mposht në zgjedhje këtë verë, e gjeti veten të fërshëllyer kur u përpoq të bashkohet me protestën në Tiranë. “Kur studentët i dhanë Berishës gishtin poshtë, kjo qe diçka që nuk e mendoja kurrë se do ta shihja në jetën time”, thotë Likmeta. “Kjo tregon shumë se si po ndryshojnë gjërat”. Shpresa tashmë është se suksesi i protestës mund të shkaktojë veprim politik më organik në një vend që ka të shkuar demokratike të dobët dhe një histori regjimesh autokratike. “Kjo protestë do të na ndihmojë ne të protestojmë për problemet e tjera që kemi, është si të

jetë thyer akulli”, thotë Pashuku. Problemet me të cilat përballet vendi, ekonomia, vendet e punës, korrupsioni janë në sytë e shumë shqiptarëve. “Model për demokracinë?’ Jo të gjithë të rinjtë shqiptarë janë me kaq besim për një ndryshim drejt një demokracie më të fortë. “Kjo qe me të vërtetë e madhe, por unë mendoj se do të duhet ca kohë derisa shqiptarët të ngrihen për të drejtat e tyre”, thotë shkrimtarja Davjola Ndoja, e cila qe mes protestuesve në kryeqytet javën e kaluar. Arsyeja se pse demonstratat qenë kaq të suksesshme, thotë Likmeta, është se ajo kombinoi një problem për të cilën njerëzit janë të shqetësuar – armët kimike – me rritjen e zemërimit me gatishmërinë e Shqipërisë përballë kërkesave amerikane. Një anëtar i NATO-s që nga viti 2009, Shqipëria mbështeti luftërat në Irak dhe Afganistan dhe ofroi strehë për të burgosurit uigurë etnikë nga Guantanamo, por SHBA-ja nuk mund t’i riatdhesonte në Kinë. Më herët këtë vit, Shqipëria ofroi azil për 210 anëtarët e një grupi disident iranian, Muxhahedin-e Khalq, nën presion nga SHBA. “Kishte një ndjesi që ne po thoshim ‘po’ për çdo gjë pa kuptuar se për çfarë”, thotë Likmeta. “Por nuk mendoj se kjo do të kthehet në antiamerikanizëm. Ne shohim ende nga SHBA si model i demokracisë. Kjo nuk do të ndryshojë”, shton ai. (Christian Science Monitor)

Përcjellja e të dhënave të ndjeshme përmes rrjeteve sociale ërdorimi i kompjuterëve, laptopëve, celularëve inteligjentë dhe i pajisjeve elektronike për komunikim rritet dita ditës. Shfrytëzuesit e tyre janë të moshave dhe profileve të ndryshme, duke u nisur nga shkollarët, studentët, profesorët, punëtorët, amviset duke mos anashkaluar edhe të moshuarit. Të arriturat e teknologjisë nuk kanë të ndalur, përparime të mëdha bëhen në fusha të ndryshme si në harduer (hardware – pjesë elektronike për kompjuter, tablet apo celularë) ashtu edhe në softuer (software - aplikacione). Falë këtij përparimi të teknologjisë ne sot dërgojmë porosi elektronike, fotografi, video të formateve dhe madhësive të ndryshme. Një grup i caktuar njerëzish falë teknologjisë sot në pronësi kanë miliona dollarë, edhe atë falë një ideje dhe një mundi modestë. Kompani të ndryshme lansojnë produkte (aplikacione) të të gjitha llojeve, postë elektronike, rrjete sociale, sisteme inteligjente, aplikacione për

P

Një grup i caktuar njerëzish falë teknologjisë sot në pronësi kanë miliona dollarë, edhe atë falë një ideje dhe një mundi modestë. Kompani të ndryshme lansojnë produkte (aplikacione) të të gjitha llojeve, postë elektronike, rrjete sociale, sisteme inteligjente, aplikacione për komunikim në kohë reale etj komunikim në kohë reale etj. Të gjitha këto shpikje u bënë për të mirën e njerëzimit, për të na lehtësuar punën neve, e në veçanti për trashjen e xhepave të tyre. Sido që të jetë po bëhet një punë e madhe dhe shumë frytdhënëse. Disa nga të mirat dhe dobitë i përmendëm këtu, ka dhe shumë për t’u përmendur mirëpo qëllimi ynë në këtë artikull është të ndalemi në aspektin e sigurisë gjatë përcjelljes së të dhënave në rrjet sociale (përmes internetit). Sa prej nesh para se të dërgojnë një të dhënë qoftë në Fejsbuk, Twitter apo

në cilindo rrjet social mendojnë për sigurinë, gjegjësisht kush do të ketë qasje në të dhënat që po dërgojmë, sa janë gjasat për keqpërdorim, të dhënat ruhen vetëm në pajisjen e pranuesit të porosisë apo edhe diku tjetër etj. E sidomos në dërgimin e porosive intime, fotografivideo personale, fjalëkalime, dokumente të ndjeshme etj. sa është masa e sigurisë kur dërgohen porosi me përmbajtje të tilla. Rrjetet sociale në përgjithësi kanë bashkëpunim të ngushtë me shërbimet sekrete, po qe puna juaj në in-

teresin e tyre keni mbaruar. Çdo e dhënë e cila ngarkohet në rrjetet sociale edhe pas fshirjes së të njëjtës ajo mbetet e ruajtur në bazën e të dhënave të kompanisë e cila ofron shërbimin. Një kompani e tillë ka informa-

cione për ne nga dita që e kemi hapur llogarinë në sistemin e tyre e deri në ditën e bllokimit apo fshirjes së llogaris. Ka nga ato sisteme që indirekt kanë qasje edhe në të dhënat e kompjuterit, tabletit apo celularit

tënd andaj kujdes. Edhe pas aplikimit të masave të sigurisë që ofrojnë rrjetet sociale ato sërish nuk janë të sigurta, ne dëgjojmë çdo ditë për thyerje të sigurisë qoftë në Fejsbuk apo Twitter. Pas ndodhive të këtilla ne me automatizëm biem pre e krimeve kibernetike edhe pse jo direkt. Andaj çdo shfrytëzues kompjuteri në përgjithësi dhe shfrytëzuesit e rrjeteve sociale në veçanti duhet ti kenë parasysh këto këshilla: Zgjedhja e një fjalëkalimi të fortë (strong pasword), duke përdorë shkronja dhe numra. Aplikimi i masave të sigurisë që ofron rrjeti social. Kanalizimi i porosive. Enkriptimi i të dhënave. Të dhënat e ndjeshme të ruhen në mediume që nuk kanë qasje në rrjet. Mbrojtja e të dhënave me fjalëkalim. Etj. Besojmë që pas aplikimit të këtyre këshillave të dhënat tuaja do të jenë më të sigurta edhe pse çdo gjë është relative.

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE

Ylber Veliu


e premte, 22 nĂŤntor 2013

R e k la m a

7


8

R e k la m a

e premte, 22 nĂŤntor 2013


e premte, 22 nĂŤntor 2013

R e k la m a

9


In m e m o r ia m

10

Ngushëllojnë liderët shqiptarë nga Kosova e Maqedonia Në adresë të familjes Olldashi kanë arritur mesazhe pa fund për vdekjen e parakohshme të birit të tyre, Sokol Olldashi. Telegramet e ngushëllimet i janë drejtuar edhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta Mesazhe të shumta janë drejtuar familjes Olldashi, pas humbjes tragjike të deputetit demokrat, Sokol Olldashi. Mijëra qytetarë kanë ngushëlluar familjen nëpër rrjetet sociale dhe mes tyre nuk kanë munguar as miqtë dhe kolegët ish-ministrit si dhe personalitete të larta në Kosovë dhe Maqedoni.

Ahmeti ngushëllon familjen e Olldashit Kryetari i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjarët e deputetit, Sokol Olldashi. “Lajmin e kobshëm për humbjen e parakohshme të mikut tim dhe deputetit të kuvendit të Shqipërisë Sokol Olldashi e pranova me hidhërim të thellë, prandaj në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje të madhe për të gjithë ne. Kontributi i Sokolit në të gjitha zhvillimet demokratike në Shqipëri është i lartë dhe vepra e tij do të kujtohet me shumë respekt dhe mirënjohje nga të gjithë shqiptarët në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe në çdo vend tjetër ku ata jetojnë. Të gjithë ne bashkëndjejme me dhimbjen e familjes suaj dhe ju mbajmë në lutjet tona gjatë këtyre ditëve të vështira për ju dhe të gjithë ne”, shkruan Ahmeti.

Rufi Osmani ngushëllon Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) me dhimbjen dhe pikëllimin më të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e deputetit të PD-së Sokol Olldashi në aksidentin rrugor. “Ndarja e hershme e Sokol Olldashit nga kjo botë paraqet një humbje jo vetëm për familjarët dhe të afërmit e tij, por edhe për gjithë shqiptarët. Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të RDK-së, juve, drejtuesve të Partisë Demokratike dhe familjes Olldashi, t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Unë dhe anëtarët e RDK-së , ndajmë dhimbjen me familjarët e Sokol Olldashit për këtë tragjedi të rëndë, si dhe mbetemi me shpresë që tragjedi të këtilla të mos na përsëriten më”, thuhet në telegram ngushëllimin e kreut të RDK-së Rufi Osmani deri te familja OIldashi dhe te kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Thaçi ngushëllon familjen Olldashi Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëlloi familjen Olldashi dhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, me rastin e vdekjes së deputetit Sokol Olldashi. Në telegramin e ngushëllimit thuhet “Me dhembje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës në një aksident, të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Sokol Olldashi. Vdekja e deputetit Olldashi, është humbje jo vetëm për familjen, por edhe për institucionet e Shqipërisë, ku ai si deputet dhe si ministër dha kontribut në të gjitha proceset demokratike në Shqipëri”. “Olldashi do të mbetet përherë në kujtesën e qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si njeri dhe politikan i çmuar, që kontribuoi në thellimin e bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim ju lutem pranoni ngushëllimet e thella”, thuhet më tej në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaçi.

Isa Mustafa Nga ana tjetër edhe kreu i LDK-së në Kosovë, Isa Mustafa ka dërguar një mesazh ngushëllimi. Ai shprehet se, Partia Demokratike e Shqipërisë humbi një veprimtar të madh të demokracisë së re shqiptare, kurse shteti shqiptar një anëtar të spikatur të legjislacionit. “Vdekja tragjike e Sokol Olldashit është një humbje e cila kapërcen kufijtë e shtetit shqiptar. Ishte njeri me dije dhe kulturë evropiane, njeri që komunikonte me gjuhën dhe logjikën evropiane, prandaj të gjithë ne do ta ndjejmë mungesën e njeriut tonë. I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes Olldashi për humbjen e më të dashurit të saj, kryetarit të PD-së, z. Lulzim Basha dhe Parlamentit shqiptar për humbjen e një figure të madhe të demokracisë” thekson Mustafa.

Jakup Krasniqi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ngushëlluar sot kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e vdekjes së deputetit, Sokol Olldashi. Në telegramin e ngushëllimit të Krasniqi thuhet:“Me dhembje të thellë mësuam lajmin që deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Sokol Olldashi ka humbur jetën në aksident të rëndë trafiku. Vdekja e Sokol Olldashit është humbje e madhe, jo vetëm për familjen e tij, por dhe për Kuvendin e Shqipërisë. Familja Olldashi ka humbur njeriun më të dashur, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë humbi deputetin e palodhshëm dhe të përkushtuar në detyrat e tij si i zgjedhur i qytetarëve shqiptarë. Duke ndarë dhembjen bashkë me familjarët e deputetit Sokol Olldashi, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta Juve dhe familjes Olldashi.

Ramush Haradinaj Ndërsa, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një telegrami adresuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, e ka ngushëlluar sot familjen Olldashi, Partinë Demokratike të Shqipërisë, ish-kryeministrin Berisha, deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe mbarë vendin, me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të deputetit dhe ish-ministrit, Sokol Olldashi. Në telegramin e kryetarit Haradinaj, thuhet: “Me keqardhje të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të deputetit, ishministrit, kolegut dhe personalitetit të shquar të PD-së dhe të politikës shqiptare të dekadës së fundit, z. Sokol Olldashi. Në këto momente të rënda të dhimbjes e të pikëllimit, ua përcjellë ngushëllimet më të thella juve personalisht, ish-kryeministrit Berisha dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”.

e premte, 22 nëntor 2013

VDES NË AKSIDENT TRAGJIK DEPUTETI I PDsë Familjarë, të afërm, miq, kolegë, përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike dhe qytetarë të shumtë kanë zhvilluar homazhe deri në orën 14:00 kur trupi i Sokol Olldashit u përcoll për në banesën e fundit. I pari që kanë zhvilluar homazhe kanë qenë kryetari i PD-së Lulzim Basha ë Kuvendin e Shqipërisë janë bërë dje homazhet për nder të deputetit të Partisë Demokratike Sokol Olldashi, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike në një aksident rrugor. Arkivoli me trupin e pajetë të Sokol Olldashit doli nga shtëpia e tij për t`u zhvendosur në hollin e Kuvendit të Shqipërisë ku po zhvillohen homazhet për nder të tij. Familjarë, të afërm, miq, kolegë, përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike dhe qytetarë të shumtë kanë zhvilluar homazhe deri në orën 14:00 kur trupi i Sokol Olldashit u përcoll për në banesën e fundit. I pari që kanë zhvilluar homazhe kanë qenë kryetari i PD-së Lulzim Basha i cili është përlotur përpara arkivolit me trupin e pajetë të Sokol Olldashit. Më pas ka qënë ish-kryeministri Sali Berisha duke u ndjekur më pas edhe nga i gjithë grupi parlamentar demokrat.

Shqipëria në zi i jep lamtumirën Sokol Olldashit

N

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe dua të them që Sokol Olldashi jeton dhe do jetojë midis nesh me veprën e tij, me veprimtarinë e tij për gjithçka që ka bërë për Partinë Demokratike dhe për të gjithë kombin” është shprehur Berisha në një prononcim të shkurtër për mediat. Homazhe ka zhvilluar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili më pas ka lënë edhe një shënim në librin e ngushëllimit. Gjithashtu homazhe ka kryer edhe i gjithë grupi parlamentar i Partisë Socialiste i kryesuar nga

kreu i grupit Gramoz Ruçi. “Është një humbje tragjike për familjen, bashkëshorten, fëmijë, politikën shqiptare, për opozitën, për politikanët shqiptarë. Pavarësisht se jemi kundërshtarë politikë, ne me dhimbje jemi të gjithë këtu si grup parlamentar, për të nderuar e respektuar si njeri, si politikan dhe si kundërshtar, vëllain, mikun, Sokol Olldashi”, është shprehur Ruçi. Homazhe kanë zhvilluar gjithashtu edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta si dhe deputetë dhe përfaqësues të lartë të Lëvizjes

Socialiste për Integrim. Gjithashtu homazhe ka zhvilluar edhe ish-kryeministri Fatos Nano i cili ka theksuar se Sokol Olldashi do t`i mungojë jo vetëm familjes por edhe politikës. “Sokol Olldashi ishte njëri nga ne, politikanë të trazicionit me sakrificat, me kontributet dhe debatet që i shoqërojnë të gjithë. Fatkeqësia është se iku pa radhë, nuk ishte radhë e tij. Sigurisht që do t’i mungojë jo vetëm familjes por edhe politikës por edhe të ardhmes. Respekte”, është shprehur Fatos Nano.

Deklaratë e Bashës dhe Grupit të PDsë “Do ta kujtojmë çdo herë si njërin nga ne, si mikun dhe shokun tonë me të cilët kemi ndarë momente të vështira, por edhe ditë të bukura”, thuhet në deklaratën e PD-së

Aksidenti në orët e vona, faktorë reshjet dhe shpejtësia

Deklaratë e përbashkët nga Basha, Berisha dhe i gjithë Grupi i PD për vdekjen e Olldashit: Mbrëmë humbi jetën në një aksident tragjik, deputeti i PD-së, Sokol Olldashi. Nëna, humbi njeriun më të dashur të cilin e rriti me aq shumë mund dhe sakrifica për shkak edhe të regjimit, i cili e internoi familjen e Sokolit kur ai ishte vetëm dy vjeç në Selenicë të Vlorës. Bashkëshortja humbi njeriun e saj të zemrës, fëmijët humbën babain e dashur. PD humbi ish-ministrin dhe deputetin e saj, humbi ish-drejtuesin e Forumit Rinor, zërin e fortë dhe qytetar në Parlamentin e Shqipërisë dhe mikun e betejave politike për një shoqëri të lirë, të zhvilluar dhe më të mirë. Shoqëria humbi një zëdhënës të sajin, ndërsa gazetaria një mik dhe koleg të përhershëm dhe të kudogjendur. Politika dje ka mbajtur frymën. Ka qenë në vendin e aksidentit e bashkuar si rrallë mund ta shikosh atë, duke kuptuar se përtej betejave dhe debateve të ditës, vlera e jetës është më e madhja. Sokoli do të na mungojë të gjithëve. Fati e desh të largohet në një moshë të re dhe përballë tij të gjithë jemi të pafuqishëm për të protestuar, por jemi të mundur për të reflektuar, se sa e shkurtër është

Makina ka rrëshkitur rreth 10-15 metra përtej rrugës dhe është rrotulluar. Deputeti i ndjerë mësohet se ka marrë plagë të forta në pjesën e kokës, të cilat mendohet t’i kenë shkaktuar edhe vdekjen. Me t’u mësuar lajmi i aksidentit tragjik, në vendngjarje kanë mbërritur me radhë familjarët e deputetit të ndjerë, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, deputetë të tjerë të Partisë Demokratike e deputetë të Partisë Socialiste, e po ashtu shumë miq të tij. Rreth dy orë pas aksidentit, forcat zjarrfikëse kanë mundur të nxjerrin trupin, i cili më pas u dërgua në morgun e spitalit të Tiranës, ku i është nënshtruar ekzaminimeve nga mjekët ligjorë. Si edhe në vendngjarje, morgu i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është mbushur me drejtuesit më të lartë të shtetit, deputetët e Kuvendit. Në morg kanë mbërritur të tronditur edhe familjarët, nëna, bashkëshortja e zotit Olldashi.

jeta e njeriut. Do ta kujtojmë çdo herë si njërin nga ne, si mikun dhe shokun tonë me të cilët kemi ndarë momente të vështira, por edhe ditë të bukura. Si bashkudhëtar të një historie për të cilën ai pati fatin që të japë kontribut dhe të lërë emrin në një sërë veprash madhore jo vetëm në infrastrukturë, por edhe si ish-ministër i Brendshëm në goditjen e grupeve të krimit të organizuar më të rrezikshme në Ballkan. I dha zemër dhe rini PD-së, forcë dhe energji për ta shtyrë atë drejt rezultateve më të mira. Sot më shumë se gjithçka ka vlerë heshtja dhe lutja e secilit nga ne për Kolin. Është koha për të kujtuar një mik që ndahet nga ne papritur duke na lënë në befasi se nuk do e dëgjo-

jmë më zërin e tij në Kuvendin e politikës, në debatet që e bëjnë më të shëndetshme demokracinë, por edhe në tryezat e kafenesë së mëngjesit apo në takimet spontane në rrugët e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe të gjithë vendit. E tillë është jeta. Koli e jetoi me vrull. Vrapoi, nuk eci. Dhe shpejtësia ndonjëherë është edhe kapriçoze. Të ndal në mënyrë tragjike, ashtu sikurse bëri mbrëmë me Kolin. Iku ashtu sikurse ishte mësuar të ecte, duke vrapuar, vetëm se kësaj radhe për të shkuar në një jetë tjetër, për të cilën i lutemi Zotit, që ta vendosë në anën e të mirëve. I gjendemi pranë familjes së tij në këto momente të vështira dhe lusim Zotim t’i japë forcë që të kalojë këtë ditë të vështirë.


R a jo n / B o t ë

e premte, 22 nëntor 2013

11

OPTIMIZËM PËR RAUNDIN E RI TË BISEDIMEVE NË GJENEVË Takimi i së mërkurës i grupit të negociatorëve zgjati vetëm 45 minuta, por zyrtarët thonë se takimi ishte planifikuar i tillë dhe gjatë natës vazhduan takime dypalëshe. Kjo është e hera e parë në pesë javë që negociatorët e qeverisë së re iraniane dhe grupit të kontaktit zhvillojnë takim egociatorët iranianë dhe ndërkombëtarë do të vazhdojnë një seri takimesh që, sipas zyrtarëve mund të çojnë në hapat e parë drejt garancive se programi bërthamor i Iranit është paqësor dhe si rezultat mund të çojnë drejt zbutjes së sanksioneve ekonomike. Takimi i së mërkurës i grupit të negociatorëve zgjati vetëm 45 minuta, por zyrtarët thonë se takimi ishte planifikuar i tillë dhe gjatë natës vazhduan takime dypalëshe. Kjo është e hera e parë në pesë javë që negociatorët e qeverisë së re iraniane dhe grupit të kontaktit zhvillojnë takim. Herën e fundit, Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif kritikoi negociatorët se kishin ndryshuar kursin e bisedimeve,

Programi bërthamor, palët afër garancive të Iranit

N

AJATOLLAHU, DEKLARATË SHQETËSUESE Por udhëheqësi supreme i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei zgjoi shqetësime me një fjalim dje. Ajatollahu tha se Irani “nuk do të tërhiqet asnjë një grimë” nga ato që i cilëson si të drejtat e tij, një referencë e qartë ndaj pretendimit të Iranit se gëzon të drejtën për të pasuruar uranium, që Shtetet e Bashkuara thonë se asnjë vend nuk e gëzon. një zhvillim që u pa gjerësisht si rezultat i këmbënguljes së Francës në disa parakushte. Por gjatë një ndalese në Itali para mbërritjes në Gjenevë, Zarif shprehu optimizëm për raundin e ri.

“Po shkoj në Gjenevë me vendosmërinë për të dalë me një marrëveshje në përfundim të këtij raundi. Jam i sigurtë se me vullnetin e nevojshëm politik mund të arrijmë përparim dhe biles edhe një marrëveshje”.

Por udhëheqësi supreme i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei zgjoi shqetësime me një fjalim dje. Ajatollahu tha se Irani “nuk do të tërhiqet asnjë një grimë” nga ato që i cilëson si të drejtat e tij, një referencë e qartë ndaj pretendimit të Iranit se gëzon të drejtën për të pasuruar uranium, që Shtetet e Bashkuara thonë se asnjë vend nuk e gëzon. Në një video të bërë publike të martën, Ministri Zarif bëri komente që u dhanë shpresë analistëve për arritjen e një zgjidhjeje: “Të drejtat nuk dhurohen. Meqë nuk dhurohen, as nuk mund të hiqen”. Kjo mund të nënkuptojë se Irani nuk do të këmbëngulë në mënyrë të hapur për të drejtën për pasurimin e uraniumit, për sa kohë që marrëveshja nuk specifikon se ndalohet pasurimi. Një zyrtar i lartë amerikan në Gjenevë thotë se negociatat mund të gjejnë një zgjidhje për këtë problem.

Alarm për bombë në një universitet të Moskës

Policia në Moskë ka bërë të ditur se ka evakuuar rreth pesë mijë studentë dhe profesorë nga Universiteti Shtetëror i Menaxhmentit, pasi një person i panjohur kishte telefonuar duke thënë se brenda ndërtesës ndodhej një bombë. Zyrtarë nga Ministria e Brendshme kanë thënë se policia ka ndërmarrë masat e duhura, menjëherë pas telefonatës së marrë sot në mëngjes. Policia ka arritur në universitetin që ndodhet në qendër të Moskës, me qenë të trajnuar në mënyrë të veçantë për hetimin e bombave, dhe po merret me rastin.

Dëbora e parë në Francë dhe Spanjë

shpallje Në bazë të nenit 14-v, paragrafit 1, alinesë 16, nenit 15, nenit 15-a të Ligjit për Standardizim (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 54/2002, 84/2012, 23/2013) Këshilli i Institutit për Standardizim i Republikës së Maqedonisë publikon

KONKURS PUBLIK

për zgjedhjen e drejtorit të Institutit për Standardizim të Republikës së Maqedonisë Për drejtor të Institutit për Standardizim të Republikës së Maqedonisë (në tekstin e mëtejshëm (ISRM) mund të përzgjidhet kandidati i cili i plotëson kushtet në vijim: - Ka të mbarur më së paku arsim të lartë; - Ka më së paku 10 (dhjetë) vjet përvojë pune, prej të cilave pesë vjet përvojë pune në lëmin e standardizimit dhe me të aktivitete të lidhura dhe më së paku tri vite në vend pune drejtues - Ka njohuri në procesin e certifikimit - Ka njohuri për parimet e Sistemit të Menaxhmentit me Cilësi, dhe - Ka njohuri aktive për një nga gjuhët botërore Konkursi publik zgjat 15 ditë nga dita e publikimit. Me fletëparaqitjen, kandidatët duhet të dorëzojnë: - Biografi të shkurtër - Diplomë dhe certifikatë për arsim të lartë të kryer - Vërtetim për përvojë pune paraprake - Certifikatë/a për njohjen e procesit të certifikimit - Certifikatë/a për njohjen e parimeve të Sistemit për Menaxhment me Cilësi - Vërtetim/ Certifikatë për njohjen aktive për një nga gjuhët botërore - Certifikatë shtetësisë - Vërtetim se kandidati nuk është i dënuar ( jo më të vjetër se 6 muaj) Dokumentacionin e nevojshëm, kandidatët janë të detyruar të dorëzojnë në origjinal ose kopje të verifikuar në noter. Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 15 ditë, llogaritur nga dita e publikimit të konkursit publik (duke mos konsideruar ditën e publikimit). Dokumentacioni i paplotë dhe i papërshtatshëm nuk do të jetë objekt shqyrtimi nga ana e Këshillit të ISRM-së. Fletëparaqitjen me dokumentacionin e plotë, kandidatët janë të detyruar të dorëzojnë në adresën në vijim: Instituti për Standardizim i Republikës së Maqedonisë Këshilli i ISRM-së Kej Dimitar Vllahov numër 4, kat II 1000 Shkup (me shenjë për Konkurs publik)

SHBA, Obama e Clinton vizitojnë varrin e Kennedy Presidenti amerikan Barack Obama ka vendosur një kurorë me lule në varrin e John Fitzgerald Kennedy, si pjesë e eventeve të ditës së mërkurë në nderim të presidentit të vrarë. Obama-s iu bashkua në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit edhe ish-presidenti Bill Clinton. 50-vjetori i vrasjes së Kennedy-t do të shënohet ditën e premte. Më herët, Obama vlerësoi me Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimi më i lartë civil në SHBA, ish-presidentin Clinton dhe disa amerikanë të tjerë të shquar. Mes të vlerësuarve të këtij

viti kanë qenë Oprah Winfrey, astronauti i ndarë nga jeta Sally Ride dhe përkrahësja e lëvizjes feministe Gloria Steinem. Kennedy themeloi një version modern të këtyre çmimeve, por nuk jetoi aq sa për të prezantuar medaljet e para. Anëtarë të familjes së Kennedy-t u takuan nga Obama, Bill Clinton dhe ishSekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, teksa një person me trompetë performoi muzikën tradicionale të zisë ushtarake amerikane, në varrin e Kennedy-t. Obama nuk dha asnjë koment publik gjatë kësaj ceremonie.

Dëbora e parë e këtij sezoni dimëror ka mbërritur në pjesë të ndryshme të Francës dhe Spanjës, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Në Saint Etienne, rreth 100 kilometra në juglindje të Lionit, banorët u zgjuan në rreth 30 centimetra dëborë. “Ne nuk mund të shkojnë në punë. Trafiku është i bllokuar është e pamundur “, tha një shofer i bllokuar në trafik. 25 departamente në Francë në mes të Ardennes dhe Alpes janë në gatishmëri të lartë e ndërsa meterologet thonë se rreshjet e dendura të dëborës mund të zgjasin deri të premten. Në Spanjë, 15 krahinat në veri dhe lindje, si dhe ishullin e Mallorca janë në gatishmëri të lartë për më shumë borë. Ka pasur erërat e forta dhe temperaturat kanë rënë në mënyrë dramatike në dy ditët e fundit.

Francë, policia ndalon atentatorin e “Liberation” Policia franceze ka ndaluar një person të dyshuar si autor i sulmeve të fundit me armë zjarri në Paris, njoftojnë autoritetet lokale. Sipas prokurorëve, ai është ndaluar rreth orës 18:00 me orën lokale, në një makinë të parkuar në një lagje në perëndim të kryeqytetit francez. Të premten e kaluar i dyshuari kërcënoi me armë punonjësit e një stacioni televiziv, për të vijuar të hënën me zyrat e gazetës “Liberation” dhe ato të bankës “Societe

Generale”. Ai kishte ndaluar me një makinë në një parking nëntokësor. Qindra policë u përfshinë në kërkimin e tij që prej ditës së hënë. Në incidentin e parë, në zyrat e televizionit “BFMTV”, autori zbrazi karikatorin e armës së tij automatike dhe i tha më pas një punonjësi: “Herën tjetër nuk do shpëtosh”. Kamerat e sigurisë treguan se ai kishte kaluar vetëm pak sekonda në zonën e recepsionit, para se të largohej. Ndërsa të hënën, i dyshuari sulmoi zyrat e

gazetës “Liberation”, duke qëlluar dy herë dhe duke plagosur rëndë një fotograf. Dy orë më vonë i njëjti person qëlloi jashtë zyrave të selisë qendrore të bankës “Societe Generale”, në zonën perëndimore të Parisit, Defense. Për fat të mirë këtu askush nuk mbeti i plagosur.Më pas personi mori me forcë një makinë, duke detyruar shoferin e saj të zbriste nën kërcënimin e armës dhe u drejtua për në shëtitoren Champs Elysees, ku dhe u zhduk nga qarkullimi.


F e jt o n

12

e premte, 22 nëntor 2013

MONOGRAFIA “HASAN PRISHTINA” (24)

Konferenca e Ambasadorëve

Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski uqitë imperialiste, veçanërisht Britania dhe Italia, për të realizuar aspiratat e tyre ekonomike në këtë vend i imponuan Shoqatës së Popujve ta thirr Konferencën e Ambasadorëve për të rregulluar në tërësi “çështjen shqiptare”. Më 9 nëntor të vitit 1921, përfaqësuesit e këtij organi formalisht dhe deklarativisht deklaruan se Shqipërisë i njihet pavarësia e plotë. Megjithatë, integriteti territorial përsëri karakterizohej nga disa ndryshime. Në të vërtetë, derisa kufiri me Greqinë nuk pësoi ndryshime sipas vendimeve që u sollën në vitin 1913, brezi i kufirit me SKS pësoi disa ndryshime, me atë që Luma, Hasi dhe Malit i Thatë, t’i takojnë Serbisë. Kjo konferencë, duke respektuar nevojat “strategjike” i dha të drejtë Italisë që të gëzojë trajtim të veçantë ndaj çështjes shqiptare. Duke analizuar vendimet e kësaj konference, mund të argumentohet se de jure, pavarësia kombëtare dhe integriteti i Shqipërisë do të njihen. Megjithatë, këto vendime kontradiktore të Konferencës së ambasadorëve pjesërisht i mundësuan Qeverisë shqiptare të lirohet për një kohë të caktuar nga situata e pafavorshme e jashtme. Por, kushtet e brendshme nuk u rregulluan, edhe atëherë kur u formua Qeveria e re shqiptare, e udhëhequr nga Hasan Prishtina dhe demokratë të tjerë, siç ishin Fan Nolit, Luigj Gurakuqi etj. Qeveria nuk kishte forcë për t'i rezistuar presionit të reaksionit të cilin e udhëhiqte feudali ambicioz Ahmet Zogu, i cili i ndihmuar nga faktorë të jashtëm arriti të marrë të gjithë pushtetin. Ky feudal, duke mos dashur të përballet me masat, kryesimin e Qeverisë ia dorëzoi njeriut të tij – Xhafer Ypit, ndërsa resorin e Punëve të Jashtme prej ku mund të dirigjojë, e mbajti për vete. Ky pozicion i përgjigjej Ahmet Zogut që t’i përgatitë forcat përparimtare të Shqipërisë. Duke iu shmangur konfliktit me forcat progresiste, Ahmet Zogu ia besoi Ministrinë e Punëve të Jashtme Fan Nolit, ndërsa Ministrinë e Punës - S. Kolekës. Këta dy ministra e përfaqësonin krahun progresiv demokratik të Shqipërisë dhe që nga dita në ditë e rriste autoritetin e vet. Klika e Ahmet Zogut, së bashku me aleatët e tij, me aksionet e tyre brutale shkaktoi një revoltë midis masave, veçanërisht midis forcave progresiste demokratike gjatë vitit 1922, të cilat organizuan Lëvizjen e marsit për që të

Më 9 nëntor të vitit 1921, përfaqësuesit e këtij organi formalisht dhe deklarativisht deklaruan se Shqipërisë i njihet pavarësia e plotë. Megjithatë, integriteti territorial përsëri karakterizohej nga disa ndryshime. Në të vërtetë, derisa kufiri me Greqinë nuk pësoi ndryshime sipas vendimeve që u sollën në vitin 1913, brezi i kufirit me SKS pësoi disa ndryshime, me atë që Luma, Hasi dhe Malit i Thatë, t’i takojnë Serbisë

F

reklama

Dueli i parë parlamentar ndërmjet ligjvënësve që mbështetën Ahmet Zogun dhe atyre të opozitës demokratike shpërtheu në mars të vitit 1924. Duke i dhënë respekt pres identit të ndjerë të SHBA  Vilsonit, opozita demokratike premtoi që respekt të njëjtë t’i jepet edhe Leninit. Kur kjo kërkesë u refuzua, përbërja heterogjene e parlamentit shqiptar nuk e qetësoi aktivitetin politik dhe situatën politike në vend. Opozita demokratike qëndroi për të shkatërruar sundimin borgjez çifligar të Ahmet Zogut, i cili me veprimet e tij e solli popullin e këtij vendi në pozitë të pavolitshme. rrëzuar regjimin e A. Zogut. Megjithatë, për shkak të mungesës së përgatitjes së kësaj lëvizjeje, Ahmet Zogu doli si fitues, duke i ndjekur nga të gjitha anët patriotët e dalluar demokratik, duke aplikuar pastaj terror në tërë vendin. Duke u përballur me këto aksione të Ahmet Zogut, shumë nga kundërshtarët e tij të famshëm e lëshuan grupin popullor politik, udhëheqja e të cilit kaloi në duart e Ahmet Zogut dhe u bashkuan me opozitën demokratike, e cila bënte përpjekje të përhershme për të forcuar radhët e tyre. Duke shfrytëzuar përkeqësimin e situatës Ahmet Zogu nuk e kishte vështirë që në fund të vitit 1922 të uzurpojë të gjithë pushtetin në duart e tij, duke shprehur hipokrizinë e plotë se gjatë vitit të ardhshëm do të zhvillohen zgjedhje parlamentare. Gjatë këtyre ngjarjeve politike në vend Shqipëria ishte vendi më i prapambetur në Ballkan dhe Evropë, sidomos kur bëhej fjalë për nivelin e forcave prodhuese. Kjo situatë i përkeqësoi edhe më tej kushtet socioekonomike të masave. Rregullimi feudal i trashëguar nga zgjedha osmane nuk pësoi pothuajse asnjë ndryshim, sepse 90 % e pasurisë popullore të vendit realizohej nga bujqësia primitive, ndërsa toka e punueshme

ishte në duart e poseduesve të mëdhenj shqiptarë. Situata ekonomike e masave fshatare shqiptare u përkeqësua edhe më tepër në momentin kur sistemet çifligare shqiptare shkaktuan krizë të thellë ekonomike me shfrytëzimin e masave që bëhej dita ditës gjithnjë më e rëndë. Prandaj, përplasja mes masave dhe sistemit çifligar nuk mundi të shmanget. Kjo përplasje ishte e pashmangshme, madje edhe e nevojshme, pasi do të hapej rruga për transformimin kapitalist të vendit, me çka i mundësohej zhvillimi i shpejtë i forcave të reja prodhuese të Shqipërisë. Nevojat e masave për produktet industriale ishin të mëdha. Kjo degë e Shqipërisë ishte në fillimet e saj. Dihej se ky vend ballkanik posedonte burime të mëdha natyrore, si për shembull naftë, xeherore të ndryshme, bitumen, qymyr, pyje, etj. , por shfrytëzimi i tyre ishte shkatërruar. Ky pozicion i ekonomisë shqiptare qysh në Luftën e Parë Botërore tërhoqi vëmendjen e vendeve të zhvilluara kapitaliste të Evropës, veçanërisht Italisë, Anglisë, Francës etj. Interes të tillë ndaj Shqipërisë tregoi edhe SHBA. Rivaliteti diplomatik i vendeve imperialiste mbi naftën dhe burime të tjera natyrore të Shqipërisë zhvillohej nga kompanitë e tyre monopoliste. Ato

ishin: “Anglo Persian”, “N. Rushten”, “Selanizza”, “Ferrovie dello stato italijano”, “Standart Oil Co”, “Cinclair”, “Syndicat franko-albanais”, etj. Të gjitha këto kompani dhe shoqata monopoliste të cilat pas hulumtimeve gjeologjike që i bënë në mënyrë intensive gjatë Luftës së Parë Botërore, nëpërmjet koncesioneve të tyre kishin të drejtë për shfrytëzimin e burimeve natyrore të Shqipërisë. Fillimi i marrëdhënieve kapitaliste në Shqipëri dha një shtysë për të zhvilluar forcat demokratike të vendit, duke nxitur aktivitetet e tyre. Ata pas vitit 1920, në gjithë territorin e Shqipërisë filluan të formojnë kompanitë e tyre, me qëllim që të rrëzohet rregullimi çifligar në vend. Në fillim këto kompani vepruan individualisht, pa pretendime dhe suksese të mëdha. Ideja e bashkimit të tyre rezultoi nga individë të atdhetarëve që i përkasin Lëvizjes demokratike. Përpjekje të veçanta në këtë drejtim bëri Avni Rrustemi, një demokrat dhe luftëtar i shquar i të drejtave demokratike. Pas përpjekjeve të tij personale, përfaqësuesit më të shquar të 29 shoqërive të mëdha demokratike, në fund të prillit dhe në fillim të majit të vitit 1921 u mblodhën në Vlorë. Pas disa ditësh pune intensive këta përfaqësues dhanë

një deklaratë zyrtare se në Shqipëri është ngritur një organizatë e re politike, e njohur si Federata “Atdheu”. Kjo organizatë në të njëjtën kohë e shpalli programin e saj të gjerë, ndërsa qëndrimet dhe aksionet e saj politike u botuan në një gazetë të veçantë. Programi politik i kësaj organizate kërkoi sistem të plotë demokratik të vendit, kurse thirrja dhe apeli i saj, që u pranua nga masat, filloi ta frikësojë reaksionin e brendshëm. Për një kohë të shkurtër pjesëmarrja politike e organizatës në jetën e brendshme të vendit mori përmasat mëdha. Për një sistem të tillë demokratik në Shqipëri ishte angazhuar edhe shtypi më i avancuar shqiptar. Sistemi sundues borgjez-çifligar kishte vërejtur se pozicioni i tij dobësohej gjithnjë e më shumë. Prandaj, Ahmet Zogu ndërmori masa konkrete për të shtypur tërë aksionin e Lëvizjes demokratike. Duke u udhëhequr nga ky parim gjatë vitit 1922, ky feudal i njohur shqiptarë e ndaloi shprehjen e lirë të shtypit dhe me dispozita speciale bëri përpjekjet për eliminimin e Organizatës politike “Atdheu”. Në këtë moment kur organizata nuk kishte mundësi të veprojë publikisht, u mblodhën forcat demokratike, duke krijuar një organizatë të re politike, të njohur si “Bashkimi”. Kjo organizatë kishte programin e njëjtë si organizata e mëparshëm. Gazeta e famshme e saj, “Bashkimi”, kontribuoi që organizata e re politike ta shtojë autoritetin e saj dhe angazhimin politik te masat, të cilat ishin të gatshme për çdo mbështetje. Në një situatë të tillë, në fund të shtatorit të viti 1923, sistemi sundues borgjez-çifligar u detyrua të organizojë zgjedhje që përfunduan në fund të dhjetorit të atij viti. Parashikimet se nëpërmjet këtyre zgjedhjeve Ahmet Zogu do të sigurojë shumicën absolute, nuk u realizuan. Gjegjësisht, ky feudal, duke shfrytëzuar ndihmën e huaj dhe pushtetin e shtetit gjatë zgjedhjeve parlamentare, bëri terror të vërtetë. Megjithatë, forcat demokratike të udhëhequra nga Organizata politike “Bashkimi”, siguruan pothuajse gjysmën e vendeve në Parlamentin e sapoformuar shqiptar. Në fakt, nga gjithsej 90 anëtarë, 40 ishin në anën e shtetit, respektivisht njerëz të angazhuar për A. Zogun, 35 deputetët i takonin opozitës demokratike dhe pjesa tjetër ishte shpallur “e pavarur”, por mbështeti Qeverinë e Ahmet Zogut.

Dueli i parë parlamentar ndërmjet ligjvënësve që mbështetën Ahmet Zogun dhe atyre të opozitës demokratike shpërtheu në mars të vitit 1924. Duke i dhënë respekt presidentit të ndjerë të SHBA - Vilsonit, opozita demokratike premtoi që respekt të njëjtë t’i jepet edhe Leninit. Kur kjo kërkesë u refuzua, përbërja heterogjene e parlamentit shqiptar nuk e qetësoi aktivitetin politik dhe situatën politike në vend. Opozita demokratike qëndroi për të shkatërruar sundimin borgjez çifligar të Ahmet Zogut, i cili me veprimet e tij e solli popullin e këtij vendi në pozitë të pavolitshme. Të zhgënjyer me punën dhe vendimet e Parlamentit, forcat demokratike shqiptare vendosën një rezistencë të armatosur që ta përmbysin rregullimin çifligar në Shqipëri. Megjithatë, tërheqja e përkohshme e A. Zogut, timoni i qeverisë, nuk e përmirësoi situatën e vështirë ekonomike dhe politike të vendit, për shkak se Qeveria e re udhëhiqet nga Shefqet Vërlaci dhe feudalë të tjerë. Reaksioni shqiptar i udhëhequr nga hipokriti A. Zogu, duke u përgatitur për të ofruar një goditje përfundimtare për opozitën demokratike, filloi të luajë një rol të dyfishtë. Gjegjësisht, në njërën anë opozita parlamentare i jep disa kolltukë ministrorë, por në anën tjetër nga njeriu i vet, i bindur dhe i shpërblyer nga A. Zog më 20 prill të vitit 1924 e vret Avni Rrustemin, një nga udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes demokratike në Shqipëri. Pas disa ditësh përfaqësia italiane nga Vlora, me rekomandim të veçantë e informon përfaqësinë italiane në Durrësi se kjo vrasje politike u organizua nga ana e A. Zogut. Reaksioni shqiptar për këtë vrasje bëri gabim të madh, sepse ngjalli indinjatën e përhapur në mesin e masave. Popullsia e Beratit, duke protestuar për vrasjen, njoftoi se është sulmuar “Simboli i idealit popullor”, ndërsa anëtarët e opozitës demokratike të Shkodrës deklaruan se kjo vrasje prek nderin e përfaqësuesve të kombit. Gazeta shqiptare “Politika”, më 24 IV. dhe 27 IV. 1924, shkroi haptas se pse është vrarë Avni Rrustemi, duke i bërë thirrje Organizatës politike “Bashkimi” të mbrojë të drejtat demokratike. Artikuj të ngjashëm në lidhje me këtë vrasje pati edhe në gazetën “Ura e Shkumbinit”, duke thënë se Jusuf Reçi është ekzekutues i kësaj vepre famëkeqe! Pas kësaj ngjarjeje lëvizja e mëparshme spontane e forcave demokratike, u shndërrua në një lëvizje të përgjithshme apo kryengritje të përgjithshme. Kryengritjes i parapriu tubimi i Vlorës, i cili u organizua gjatë funeralit të A. Rrustemit. Thirrjen për një kryengritje politike e dha Organizata “Bashkimi” nga Vlora më 5 maj 1924. Këtë kryengritje e udhëhiqte komisioni administrativ i kryesuar nga Fan Noli, ndërsa forcat e armatosur kryengritëse prej 12. 000 luftëtarëve ishin të udhëhequr nga Bajram Curri, Rexhep Shala, Kasëm Qafëzezi etj. (vijon)


S h p a llje

e premte, 22 nëntor 2013

13

KOMUNA E KËRÇOVËS

SHPALLJE 2/2013 (23.11.2013)

Për tjetërsimin e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë nëpërmjet ankandit publik elektronik në Komunën e Kërçovës

LËNDA E ANKANDIT PUBLIK ELEKTRONIK Lëndë e ankandit publik elektronik është toka ndërtimore e pa ndërtuar, pronë e Republikës së Maqedonisë, e parashikuar me Planin Detetal Urbanistik të qytetit të Kërçovës, për lagjen "DEVEANA" – Blloku 1.1 dhe Blloku 2.2 – ndryshime dhe plotësime – Kërçovë, të sjellur me Vendim të Këshillit të Komunës së Kërçovës, nr. 07947/17, të dt. 20.04.2011, me destinim A1 – për ndërtim të objekteve për banim familijar në ndërtesa banesore të klasës kompaktibile të destinimit B1 – veprimtari të vogla komerciale dhe afariste, konformë Pasqyrës tabelare nr.1, me Planin Detal Urbanistik të qytetit të Kërçovës, për lagjen “Kutllabica -2”, pjesë (blloku 1) - Kërçovë, të sjellur me Vendim të Këshillit të Komunës së Kërçovës nr. 07-768/3, të dt. 25.06.2003, me destinim A1 - për ndërtimin e objekteve për banim familjar në shtëpi banesore, me klasë kompatibile, destinimi B1 – veprimtari të vogla komerciale dhe afariste, konformë Pasqyrës tabelare nr 2 dhe me Planin detal urbanistik, të qytetit të Kërçovës, për lagjen “IVANIDOLL” pjesa e dytë – Kërçovë, të sjellur me Vendim të Këshillit të Komunës së Kërçovës, nr. 071474/4, të dt. 17.08.2005, të Komunës së Kërçovës, me destinim për ndërtim të objekteve për banim familjar në shtëpi banimi, në pajtim me Pasqyrën tabelare nr. 3, në të cilën janë dhënë shënime për parcelat ndërtimore, siç janë: numri i parcelës ndërtimore, për parcelën kadastrale të përfëshirë në parcelën ndërtimore, sipërfaqen e përgjithshme të parcelës ndërtimore, sipërfaqen për ndërtim, sipërfaqe e zhvilluar për ndërtim, përqindje e ndërtimit, koeficienti i shfrytzimit, lartësia e lejuar maksimale deri në kuror /kate, çmimi fillestar për m2 dhe depoziti për pjesëmarrje në Ankandin publik.

DEPOZITI 1. Depoziti për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik për parcelën ndërtimore, të vërtetuar në Pasqyrën tabelare, të dhënë në këte publikim, sillet në 30% nga shuma e përgjithshme fillestare për çdo parcelë ndërtimore në veçanti. 2. Depoziti paguhet me virmane ose përmes postës, në Buxhetin e Repblikës së Maqedonisë, Banka Popullore të Republikës së Maqedonisë, Llogaria 100000000063095, Llogaria e shfrytëzuesit 7340140398 696 19, Shifra e të ardhurave dhe programi 725939-00, me shenjën "depozit për ankand publik për tjetërsim të tokës ndërtimore" të theksohet numri i shpalljes (publikimit) dhe numri i parcelës ndërtimore në qëllimin e shënimit), për çdo parcelë ndërtimore në veçanti; 3. Depoziti kthehet në tërësi te dorëzuesi i paraqitjes për ankandin publik, në afat prej 15 ditëve nga dita e mbajtjes së ankandit publik, përveç ofertuesit i cili ka ofruar çmim më të volitshëm dhe të cilit pas pagesës së çmimit të përgjithshëm të arritur në ankandin publik, i kthehet edhe depoziti i paguar i zvogluar për shpenzimet e procedurës në shumë prej 10% të mjeteve të deponuara. AFATET Paraqitjet për pjesëmarrje në ankandin publik, mund të dorëzohen deri më dt. 17.12.2013, në adresën e Komunës së Kërçovës, rr. "Boris Kidriç" nr. 1, në Kërçovë, ose direkt në qendrën për shërbime të Komunës së Kërçovës. Ankandi publik do të mbahet në mënyrë elektronike, në faqen vijuese të internetit: www.gradeznozemjiste.mk. Ankandi publik për P.N. nr. 2, nga Pasqyra tabelare nr. 1, do të fillojë më dt. 24.12.2013, në orën 9:00 dhe i njejti do të zgjasë 15 (pesëmbëdhjetë) minuta. Ankandi publik për P.N. nr. 1.8, për P.N. 1.9, për P.N. nr. 1.10, dhe për P.N. nr. 1.11 nga Pasqyra tabelare nr. 2, do të fillojë më dt. 24.12.2013, në orën 10:00, dhe i njejti do të zgjasë 15 (pesëmbëdhjetë) minuta. Ankandi publik për P.N. nr. 6.28, nga Pasqyra tabelare nr. 3, do të fillojë më dt. 24.12.2013, në orën 11:00 dhe i njejti do të zgjasë 15 (pesëmbëdhjetë) minuta.

Pasqyra tabelare 1:

Pasqyra tabelare 2:

PROCEDURA

ÇMIMI FILLESTAR

1. Komisioni i njofton dorëzuesit e paraqitjeve për kompletimin e tyre në rrugën elektronike, në afat prej tri ditëve nga dita e dorëzimit të tyre, me çka dorëzuesëve të paraqitjeve, të cilët kanë dorëzuar dokumentacion komplet, u dorëzohet edhe emri shfrytëzues dhe shifra për pjesëmarrje në ankandin publik, ndërsa dorëzuesëve të paraqitjeve të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentacion komplet, u dorëzohet njoftim me arsyetim se të njejtit nuk do të mund të marrin pjesë në ankandin publik. 2. Në ditën e mbajtjes së ankandit publik, pjesëmarrësit qasen në interrnet faqen me emrin shfrytëzues dhe shifrën, që e kanë marrë në adresën e-mail të dorëzuar në shtojcën e paraqitjes, për pjesëmarrje në ankandin publik. 3. Ankandi publik elektronik mund të fillojë me të paktën një pjesëmarrës në ankandin publik, për çdo parcelë ndërtimore në veçanti. 4. Ankandi publik elektronik ndiqet nga Komisioni, i formuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Kërçovës. 5. Ankandi publik elektronik fillon me publikimin e çmimit fillestar, për metër katëror, ndërsa zbatohet në rrugën e ankandit nga ana e pjesëmarrësve. 6. Ankandi bëhet "hap pas hapi", me rritjen e vlerës së çdo "hapi", jo më pak se 47,00 den. për parcelat nga pasqyra tabelare nr. 1dhe për parcelat nga pasqyra tabelare nr. 2, dhe jo më pak se 10 den. për parcela nga pasqyra tabelare nr. 3. 7. Ankandi publik elektronik llogaritet se ka përfunduar në momentin e skadimit të afatit të caktuar në këte shpallje, me çka në qoftë se në kohën e kalimit të dy minutave të fundit, nga koha e caktuar për zgjatje të ankandit nga ana e pjesëmarrësve është dhënë oferta, afati i fundit i përfundimit të ankandit vazhdohet edhe për dy minuta dhe do të përfundojë kur në periudhën e dy minutave të fundit, nuk ka të dhënë ofertë të re. Ankandi publik vazhdon pa u kufizuar, deri sa në intervalin kohor prej dy minuta ka ofertë të re. 8. Pjesëmarrësi i ankandit publik, i cili ka ofruar çmim më të lartë, fiton të drejtën e statusit si ofertues më i volitshëm. 9. Komisioni pas përfundimit të ankandit publik, përgatit procesverbal për zbatimin e ankandit publik elektronik dhe e dorëzon te të gjithë pjesëmarrësit e ankandit publik. 10. Ofertuesi më i volitshëm është i detyruear që në afat prej 15 ditëve, nga dita e përfundimit të procedurës për ankand publik, ti paguaj mjetet, konform çmimit final të arritur në ankandin publik. 11. Në qoftë se ofertuesi më i volitshëm nuk i paguan mjetet në afatin e caktuar, do të llogaritet se toka ndërtimore nuk është tjetërsuar, nuk do të bëhet lidhje e kontratës për tjetërsim dhe mjetet e deponuara të ofertuesit më të volitshëm nuk do ti kthehen, dhe i njëjti nuk do të mund të marrë pjesë në ankandë të ardhshëm për tokën ndërtimore, që është lëndë. 12. Pas realizimit të pagesës në afatin e caktuar, Kryetari i Komunës së Kërçovës, lidh marrëveshje me ofertuesin më të volitshëm për tjetërsimin e tokës ndërtimore, në pronësi të Republikës së Maqedonisë. Me marrëveshjen ofertuesi më i volitshëm (blerësi) detyrohet që në afat prej 9 muajve, për parcelat ndërtimore me sipërfaqe deri më 5000 m2, përkatësisht në afat prej 12 muajve, për parcelat ndërtimore me sipërfaqe mbi 5000 m2, nga kryerja e solemnizimit të kontratës, të sigurojë leje për ndërtim të objekteve të parapara, konform planit urbanistik, sipas të cilit toka është tjerërsuar (shitur) dhe ti ndërtoj objektet konform planit urbanistik, të tjetërsimit të asaj toke, në afat jo më të gjatë se 6 vjet, nga dita e vënies në fuqi të lejes për ndërtim, në të kundërtën në qoftë se blerësi nuk nxjerr leje për ndërtim në afatin e caktuar, përkatësisht në qoftë se objektet nuk ndërtohen në afatin e caktuar me fajin e blerësit, i njejti do të detyrohet të paguaj dënim kontraktues, në lartësi prej 1,5% nga çmimi i përgjithshëm, i arritur në Ankandin publik të tokës, e cila është lëndë e marrveshjes për çdo muaj të kaluar në vitin e parë nga skadimi i afatit, përkatësisht 3% nga çmimi i përgjithshëm, i arritur në Ankandin publik të tokës, që është lëndë e marrëveshjes, për çdo muaj të kaluar, në vitin e 2-të, nga skadimi i afatit, përkatësisht 4,5% nga çmimi i përgjithshëm, i arritur në Ankandin publik të tokës, që është lendë e marrveshjes, për çdo muaj të kaluar në vitin e 3-të dhe çdo vit pasues nga skadimi i afatit. 13. Ofertuesi më i volitshëm obligohet që të paguaj tatimin në fitim, që do të dalë si obligim pas lidhjes së marrëveshjes për tjetërsimin e tokës ndërtimore. 14. Në çmimin e tokës ndërtimore nuk është përfshirë kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore. 15. Shpenzimet për procedurën e noterit dhe mbajtja e evidencës për patundshmëritë në Agjencinë për kadastër të patundshmërive, bien si ngarkesë e blerësit të tokës ndërtimore. 16. Pjesëmarrësit e pakënaqur të ankandit publik, mund të dorëzojnë kundërshtim në Komisionin e caktuar në afat prej 3 ditëve nga dita e mbajtjes së ankandit publik elektronik. Pas kundërshtimit, komisoni obligohet që me Aktvendim të vendosë në afat prej pesë ditëve, nga dita e pranimit të kundërshtimit. 17. Kundër aktvendimit të sjellur nga ana e komisionit, pala ka të drejtë që të dorëzojë ankesë në afat prej 15 ditëve, nga dita e pranimit, deri në Komisionin shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë.

Çmimi fillestar i ankandit publik elektronik për parcelat ndërtimore të përfshira në Pasqyrën tabelare nr. 1 dhe Pasqyrën tabelare nr. 2, paraqet 463,00 den. për një metër katror. Çmimi fillestar i ankandit publik elektronik për parcelat ndërtimore të përfshira në Pasqyrën tabelare nr. 3, paraqet 61,00 den. për metër katror.

Kjo shpallje do të publikohet në WEB faqen e Komunës së Kërçovës www.kicevo.gov.mk и www.kercova.gov.mk KOMUNA E KËRÇOVËS Komisioni për zhvillimin e procedurave për ankand publik

Pasqyra tabelare 3:

TË DREJTË PËR PJESMARRJE Të drejtë për pjesëmarrje në ankandin publik kanë: 1. Personat fizikë: shtetas të Republikës së Maqedonisë , shtetatas të shteteve anëtare të Unionit Evropian dhe në "OECD", si dhe shtetas të shteteve që nuk janë anëtare në Unionin Europian dhe në "OECD", ndërsa në të cilët më kushte të reciprocitetit, kanë mundësi të fitojnë të drejtën e pronësisë të tokës ndërtimore në territorin e Republikës së Maqedonisë. 2. Persona juridikë: person juridik i brendshëm, person juridik në pronësi të përzier, person juridik i themeluar nga personi fizik i jashtëm dhe person juridik i regjistruar në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë, persona juridikë të jashtëm rezidentë të vendeve anëtare në Unionin Europian dhe "OECD", si dhe persona juridikë të jashtëm rezidentë të vendeve të cilat nuk janë anëtare të Unionit Europian dhe "OECD", ndërsa të cilët nën kushte të reciprocitetit, mund të fitojnë të drejtën e pronësisë së tokës ndërtimore në territorin e Republikës së Maqedonisë. KUSHTET PËR PJESMARRJE NË ANKANDIN PUBLIK ELEKTRONIK Personat fizikë të interesuar dhe personat juridikë, dorëzojnë paraqitje (mund të merret në qendrën për shërbime në Komunën e Kërçovës) për pjesëmarrje në ankandin publik (në formë të shkruar për secilën parcelë ndërtimore në veçanti, në të cilën është theksuar se për cilën parcelë ndërtimore dhe kadastrale ka të bëjë vetë paraqitja dhe cilat dokumente janë pjesë përbërëse e paraqitjes, në zarf të posaçëm për secilën parcelë ndërtimore), të kompletuar me provat vijuese (të dorëzuara në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter): 1. Paraqitja e dorëzuesit, në të cilën janë theksuar të dhëna për dorëzuesin e paraqitjes, të dhëna apo shënime për tokën ndërtimore, e cila është lëndë e ankandit dhe për të cilën ka të bëjë paraqitja dhe cili dokumentacion dorëzohet si shtesë; 2. Dëshmi (provë) për depozitin e paguar në origjinal (të theksohet numri i shpalljes dhe numri i parcelës ndërtimore në qëllimin e shënimit); 3. Për personat fizikë çertifikatë për nënshtetësi; 4. Për pesonat juridikë provë për regjistrim të së drejtës së personit juridik nga regjistri përkatës; 5. Autorizim të rregjullt për të autorizuarin që e përfaqëson personin juridik, përkatësisht provë për dëshmi të autorizuesit përgjegjës të personit juridik dhe 6. e-mail adresë për dorëzuesin e paraqitjes, nëpërmjet të cilës do të bëhet zbatimi i procedurës së regjistrimit për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik, përkatësisht do ti dërgohen emri i shfrytëzuesit dhe shifra për qasje në faqen e internetit, në të cilën do të zbatohet ankandi publik elektronik , (për dorëzuesit e paraqitjes të cilët do të dorëzojnë adresë e-maili të gabuar, Komuna e Kërçovës nuk ka obligim të bëjë korrigjim të saj 7. Kopje të llogarisë personale të transakcionit. Paraqitjet të cilat nuk janë të kompletuara me këto prova, nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në ankandin publik, për të cilën gjë dorëzuesit e paraqitjeve të dokumenteve të pakompletuara, do të jenë të informuar në mënyrë elektronike. Dorëzuesit e paraqitjeve, është e nevojshme të dorëzojnë së bashku me paraqitjen e ankandit publik edhe kopje të llogarisë së transakcionit në të cilën do të ketë mundësi që tu kthehet depoziti i paguar për ankandin publik.


Sport

14

Bojku i kënaqur me debutimin e tij Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll (U21) para disa ditëve luajti ndeshje eliminatore për evropianin e vitit 2015. Ky takim u humb me rezultat 1:3, por e njëjta do të mbetet e ëmbël për struganin Besmir Bojku i cili de-

butoi për seleksionin e Boban Babunskit. Rreth përshtypjeve të tij nga kjo ndeshje debutuese përballë Norvegjisë foli vetë Bojku, i cili shpreson që në të ardhmen të marrë më shumë hapësirë nga ana

Napredokun patjetër duhet mposhtur Pas pushimit dy javor, këtë fundjavë rikthehen ethet e futbollit vendor. Njëri prej ekipeve që po luan dobët në këtë sezon, Gostivari, në xhiron e 15-të do të ketë mundësinë të merr tre pikë, pasi në stadiumin e saj do të pret ekipin e Napredokut e cila poashtu po lufton për mbijetesë. Njëri prej atyre që është optimist se ky takim do të fitohet është mesfushori Flamur Tairi, i cili për gazetën “Zhurnal Plus” tha se ekipi i tij është i kompletuar për këtë përballje dhe mezi presin që të dalin në fushë. “Humbja ndaj Shkëndijës në xhiron e fundit ishte e rëndë për ne, por i mblodhëm forcat dhe ja tash atmosfera është e mirë në ekip. Kundra Napredokut nuk kemi rrugë tjetër përveç se të fitojmë për tu larguar nga fundi i tabelës”, pohoi Tairi. Në pyetjen tonë se pse ekipi i Gostivarit nuk po i shënon rezultatet e pritura. Strugani tha se nuk din as vet se ku po qëndron problemi rreth dështimeve në skuadër. “Mund të them se jemi një ekip me shumë eksperiencë në ligën e parë të Maqedonisë dhe ndeshjet i kemi humbur nga gabimet e tona por edhe nga ndëshkrimet e arbitrave. Pra në secilën lojë kemi pas mungesa në ekip për shkak këtyre dënimeve. Shpresoj se në pjesën e dytë kampionale ekipi do të tregoj vlerat e saja të vërteta”, pohoi Flamur Tairi. Këtë fundjavë luajnë: Rabotniçki – Shkëndija, Gostivar – Napredok, Metallurg – Pelister, Bregallnica – Vardar, Turnovo – Makedonija Gj.P dhe Renova – Lisiçe. (A.S.)

Alushi i gatshëm për Kaiserslautern Enis Alushi vitin e kaluar kishte lënduar ligamentin kryqëzues pas pak ndeshjeve të transferimit te Kaiserslautern, ai tani ndjehet i gatshëm të ndihmojë skuadrën e tij në luftën për kthim në Bundesliga. Ai më 8 nëntor luajti ndeshjen e parë 13 muaj pas lëndimit të rëndë, duke u u angazhua në minutën 88 në fitoren ndaj FSV Frankfurt (4:0). Kthimin e tij e përshëndetën me ovacione edhe tifozët. “Vërtetë ishte diçka e mirë. Për mua ishte diçka e bukur, nuk e kisha pritur këtë. Dua t’i falënderojë tifozët për këtë”, tha Alushi për Rheinpfalz. “Jam i gatshëm. Jam në formë dhe ndjehem

mirë. Gjuri sërish punon ashtu si dua unë”, tha ai. Por a është i gatshëm, Alushi për 90 minuta lojë? “Kësaj pyetje nuk mund t’i japë përgjigje, sepse nuk kam luajtur në këtë nivel për një kohë të gjatë. Megjithatë jam me skuadrën dhe ndjehem mirë”. Të shtunën, Kaiserslautern është nikoqir i Union Berlinin. “Është një nga skuadrat favorite të kampionatit. Kemi vetëbesim dhe do të fitojmë ndaj Berlinit, për këtë kemi mjaft fuqi. Skuadra jonë është më e mirë tani. Kemi shumë lojtar me kualitete individuale, konkurrenca është mjaft e madhe”, tha Alushi, i cili ndjehet gati.

e trajnerit. “Ishte debutimi prandaj edhe isha shumë i emocionur. Shansi mu dha nga bankina, mirëpo shpresoj se në ndeshjet tjera do të kem minutazh më të madh. Kam përkrahje nga seleksionuesi dhe bashkëlojtarët”, tha

“Në këtë turne do të paraqiten klube nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Presheva, Bosnja dhe nga Maqedonia, numri duhet te mbërrij rreth 350-500 garues. Realisht pres që gjithçka të shkoje ashti siç kemi planifikuar, pasi tradicionalisht kjo gare ka qen shembull për organizim te mire. Për fituesit kemi parapa të ndajmë medalje, diploma e dhurata”, tha Huseini

Huseini: Gjithçka gati për evenimentin

Avdyl SALIHU yteti i Gostivarit të shtunën do të jetë epiqendra e karatesë, pasi në palestrën “Rinia” do të zhvillohet turneu i 12-të me radhë “Kupa e Gostivarit”. Organizator i këtij aktiviteti është KK Fati në krye me Arlind Huseinin i cili për gazetën “Zhurnal Plus” ka shpalosur programin. “Në këtë turnir ndërkombëtar do të paraqiten klube nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Presheva, Bosnja dhe nga Maqedonia, numri duhet te mbërrij rreth 350500 garues. Gara do te zhvillohet në dy disiplina kata dhe kumite individuale dhe ekipore. Realisht pres që gjithçka të shkoje ashti siç

Q

bollist të spikatur, i cili tashmë po stërvitet me skuadrën nga Çairi, transmeton infOSport. Nga tabori i Lirisë e konfirmuan lajmin, mirëpo njëkohësisht na njoftuan se ende nuk është gati procedura rreth dokumenteve të tij nga ana e Federatës së Basketbollit, e cila duhet të jap drite jeshile që Aleksandar Kalanj të ketë të drejtën për të luajtur që në ndeshjen e së shtunës kundër Kumanovës.

këtë qytet. Poashtu dua te falënderoj komunat e Dibrës dhe Çairit si dhe afaristët ‘Te Luta”, Kanaan, Arberia design dhe mediat në vend”, pohoi Arlind Huseini. Ndryshe, hapja solemne do të jetë në ora 10:00, kurse fjalim do të marrin Bekim Memeti, Besnik Murati si dhe përfaqësuesit nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. Arlind Huseini trajneri i i Berat Jakupi në shenje respekti për rezultatin e fundit që korri në kampionatin botëror (bronz) do ti jepet një Kupë. Poashtu sipas Huseinit, pllakate falënderimi do ti ndahet edhe gazetës sonë.

kemi planifikuar, pasi tradicionalisht kjo gare ka qen shembull për organizim te mire. Për fituesit kemi parapa të ndajmë medalje, diploma e dhurata”, tha Huseini, duke shtuar se nuk kanë pasur përkrahjen e duhur për këtë garë. “Përkrahje kemi pasur, por jo ajo qe duhet, sepse komuna vendase nuk e jep atë përkrahje qe duhet ta jep, por vetëm formalisht dhe sa për te hekë nga qafa, por edhe ato mjete që i kanë dhënë falinderit. Dua te them se komuna duhet të na përkrah më shumë se tjerët, sepse kjo kupë është tradicionale dhe i vetmi eveniment që organizohet në

prezantimit të ekipeve pjesëmarrëse për figurën e Arben Xhaferit i cili ka qene një ri ndër themeluesit e këtij institucioni të lartë arsimor, Këshilltari i rektorit për marrëdhënie me publikun, Demush Bajrami pos tjerash tha: “Arben Xhaferi ka qenë një nga figurat më të rëndësishme dhe me më ndikim politik në këtë vend, si dhe kontribuues kryesor përkrah miqve tanë ndërkombëtar në themelimin e UEJL-së. Zonja dhe

Liria angazhon qendrën e Pelisterit Liria ka angazhuar qendrën e Pelisterit, Aleksandar Kalanj. Basketbollisti kroat i lindur në Beograd ishte ndër më të mirët e skuadrës nga Manastiri gjatë këtyre javëve të kaluara në elitën e basketbollit në vend, duke realizuar mesatarisht nga 15.9 pikë, 5.4 kërcime dhe 2.6 asistime për ndeshje. Pikërisht këto të dhëna statistikore bënë që drejtuesit e Lirisë të angazhojnë këtë basket-

Bojku. Edhe përkundër faktit se Maqedonia ndodhet në vendin e katërt, Bojku thotë se nuk do të dorëzohen dhe se në çdo ndeshje do të luajnë për fitore. Ndeshjen e radhës Maqedonia në kuadër të eliminatoreve për evropianin e vitit 2015-të që do të mbahet në Çeki, do ta zhvillojë kundër Portugalisë më 05 mars të vitit 2014. (A.S.)

TURNEU I 12TË NDËRKOMBËTARE I KARATESË “KUPA E GOSTIVARIT 2013”

Futsall për nder të 12 vjetorit të UEJLit Memoriali “ Arben Xhaferi” që u organizua me rastin e 12 vjetorit të themelimit të UEJL-së në Tetovë solli Reprezentacioni i Shqipërisë, Reprezentacioni i Kosovës, Reprezentacioni i Shqiptarëve të Maqedonisë dhe klubin e futsallit SEE Universiteti. Para fillimit të ndeshjeve , në hapjen solemne të këtij edicioni të parë të këtij turniri memorial ‘Arben Xhaferi “ dhe pas intonimit të himnit kombëtar dhe

e premte, 22 nëntor 2013

zotërinj, është e njohur botërisht se miku ynë ishte një mendimtar I thellë, I cili përmes trajtimit filozofik arrinte që ti bindte të tjerët që të kenë një qasje liberale, ndër të tjera , këtë preokupim dhe sfidë e bëri edhe në kuadër të çështjes së arsimit të lartë në Maqedoni . Ky ishte një shqetësim kryesor që nga koha kur ai u kthye në Maqedoni, ku thuaja mundësitë që shqiptarët të studiojnë në gjuhën e tyre amtare ishin tërësisht të pashpresa . Megjithatë , me ndihmën e Arbën Xhaferit , për disa prej nesh që janë edhe dëshmitarë, e dinë

rolin e tij të madh në ngritjen e Universitetit tonë”. Në emër të familjes Xhaferi , para të pranishmëve i vëllai i tij Fatmir Xhaferi fillimisht ka falënderuar për organizimin e këtij turniri Memorial që pretendon të mbetet tradicional. Përfaqësuesit nga FKF-ja familjes Xhaferi i dhuruan një plaket me emblemën e Federatës së Futbollit të Kosovës . Me praninë e tij këtë manifestim e madhëroi edhe fituesi i medaljes së bronzit në kampionatin botërorë të karatesë në kategorinë U-21, Berat Jakupi. (A.S.)

FMK organizon “Adem Jasharin” Federata e mundjes së Kosovës ka njoftuar se të shtunën duke filluar në ora 11:00 do të zhvillohet turneun e gjashtë ndërkombëtar kushtuar komandantit legjendar “Adem Jashari”. Sekretari i FMK-së Genc Fazlia për gazetën “Zhurnal Plus” tha se në këtë aktivitet pjesëmarrjen e saj

e kanë konfirmuar disa shtete të fuqishme ku do të udhëtojnë me mundësit më të mirë. Ai poashtu tha se gara do të jetë për senior dhe do të aplikohen rregullat e reja në referim. Në këtë aktivitet nga Maqedonia pritet të marrin pjesë tre klube Liria, Shkupi dhe Tefejuzi. (A.S.)


Sport

e premte, 22 nëntor 2013

15

Ribery mungon ndaj Dortmundit Bayern Munich do të jetë pa shërbimet e Franck Ribery për derin e fundjavës në Bundesliga, ndaj Borussia Dortmund. Mesfushori 30-vjeçar pësoi një lëndim të lehtë në brinjë në fitoren

3-0 të Francës ndaj Ukrainës të martën. Edhe pse Franca arriti ta përmbysë disavantazhin e ndeshjes së parë dhe të sigurojë vend në Botërorin 2014, kjo i kushtoi pasi Francezi tash do të mungojë

në ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj rivalit të drejtpërdrejtë për titullin e Bundesligës. “Kjo është një gjë e hidhur. Vërtet doja të luaj në një ndeshje të madhe kundër Dortmund. Megjithatë,

jam bindur se skuadra do të jetë e suksesshme edhe pa mua këtë herë”, ka thënë Ribery për faqen zyrtare të Bayernit. Bayern po ashtu do të jetë edhe pa të lënduarit tjerë Bastian Schweinsteiger, Claudio Pizarro, Xherdan Shaqiri dhe Holger Badstuber, edhe pse Jerome Boateng ka konfirmuar se do të jetë i gatshëm për derbin e të shtunës.

SCHALKE PAS 70 VJETËVE NUK E KA HARRUAR ADOLF URBAN Ai që koordinoi operacionin ishte personalisht Clemens Tonnies, presidenti i Schalkes fluturoi drejt Rusisë për tu siguruar që rikuperimi i arkivolit të Urban kryhej pa probleme për tu transportuar më pas drejt vendit të tij chalke 04, 70 vjet më pas nuk e ka harruar Adolf Urban. Një njeri që në vitet 30-të bëri historinë e klubit të Gelsenkirchen duke shënuar gola pa fund dhe pastaj, kur Lufta e Dytë Botërore i transformoi në ushtarë edhe sportistët, vdiq në frontin rus duke luftuar për Gjermaninë. 70 vjet më pas historia e tij mbyllet me rivarrimin e tij në varrezën e Gelsenkirshen në rrethinat e stadiumit të Schalkes. Ai që kordinoi operacionin ishte personalisht Clemens Tonnies, presidenti i Schalkes fluturoi drejt Rusisë për tu siguruar që rikuperimi i arkivolit të Urban kryhej pa probleme për tu transportuar më pas drejt vendit të tij. Në vitet 30-40 kur Schalke ishte superfuqia e vërtetë e futbollit gjerman, pikërisht sic është Bajerni i Mynihut sot, që nga vitit 1933 deri në 1945 klubi i Ruhrit

Rikthehet "në shtëpi" legjenda

S

luiajti 189 ndeshje në kampionat duke fituar 162 , barazuar 21 dhe duke humbur vetëm 6 takime. Fitoi 5 nga 7 titujt kampion të asaj epoke dhe në këtë seri suksesi të jashtëzakonshëm Urban kontribui në një mënyrë shumë domethënëse , ashtu si dhe në triumfin në Kupën e

Gjermanisë, Me kombëtaren e pancerave luajti 21 ndeshje duke shënuar 11 gola. Më pas lufta e detyroi atë si dhe shumë sportistë të tjerë si ai, që të zhvishnin kostumin e atletit dhe të kapnin armët. Urban humbi jetën në luftim, si rreshter kur ishte vetëm 29 vjec. U varros në

Rusi në 1943, kur ideologjia naziste tashmë po humbiste luftën. 70 vjet më pas Schalke e risolli në Gjermani dhe tifozët e pritën rikthimin e kampionit të tyre që u cua larg nga një kauzë e cmendur dhe ju shkëput jetës në një moshe ende shumë të re. "ne shtepi"

Atletico “shënjestron” De Bruyne

Nadal mposhtet nga Djokovic

Atletico Madrid është duke kërkuar anësorin e Chelseat, Kevin de Bruyne. Daily Mail raporton se belgu është jashtë favoritëve te Chelsea, dhe ka joshur interesimin e Atletico Madrid, para afatit kalimtar të janarit. De Bruyne këtë javë tha se ai mund të mendojë një largim nga Stamford Bridge edhe në mes të sezonit, pasi ka dështuar ta impresionojë trajnerin Jose Mourinho. Mesfushori 22-vjeçar, i cili erdhi te Chelsea nga Genk për 6.7 milionë funte dy vite më parë, ka luajtur vetëm pesë minuta në Ligën Premier që nga gushti dhe dëshiron të gjejë një klub

Rafael Nadal është mposhtur sërish nga Novak Djokovic, më pak se dy javë pasi ky i fundit triumfoi në finalet e ATP në Londër. Serbi mposhti spanjollin me rezultat 2-0 në sete (76, 6-4) në takimin e zhvilluar në Santiago, Kili, ku dy lojtarët u ndeshën në një miqësore që shënoi pensionimin e ish-fituesit të medaljes së artë olimpike, Nicolas Massu. Djokovic dhe Nadal kanë luajtur gjashtë ndeshje garuese kundër njëritjetrit në vitin 2013, me të dy që kanë fituar nga tre ndeshje. Sa u takon ndeshjeve të përgjithshme një-në-një në mes të dy më të mirëve në botë, Nadal udhëheq 22-17. Dyshja

ku mund të luajë i rregullt, me qëllim që ta ruajë vendin në ekipin e Belgjikës për Botërorin e vitit të ardhshëm. Atletico tashmë ka në radhët e veta një belg tjetër, po ashtu lojtar i Chelseat, portierin Thibaut Courtois, i cili po kalon sezonin e tretë si i huazuar.

do të luajnë edhe një ndeshje tjetër të dielën në Buenos Aires në Argjentinë, për të shënuar pensionimin e një tjetër ylli latin të tenisit, David Nalbandian. Para ndeshjes Nadal dhe Djokovic, Massu dhe Nalbandian u përballen me njëritjetrin, me Massu që fitoi po në dy sete (6-4, 6-2).

Nëse do të ishte në dorën e lexuesve të gazetës “Marca”, Cristiano Ronaldo do ta kishte fituar "Topin e Artë" tashmë. Sipas një sondazhi të iniciuar nga e përditshmja spanjolle me qendër në Madrid, sulmuesi i Realit mbizotëron në preferencat e lexuesve me plot 72.6 % të votave. Në sondazhin ku morën pjesë rreth 60 mijë lexues, asi portugez është ai që e meriton trofeun më prestigjoz në aspektin personal, falë paraqitjes së shkëlqyer gjatë këtij viti ku po shënon në vazhdimësi si me Realin e Madridit ashtu edhe me kombëtaren e Portugalisë, të cilës i siguroi edhe një biletë për në Brazil ku do të zhvillohet Kupa e Botës. Sipas të dhënave që publikohen nga gazeta “Marca”, vendi i dytë shkon për

sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, i shkëputur dukshëm me 20.3 % të preferencave të publikut spanjoll. Argjentinasi e nisi vitin me një ritëm të lartë, por dëmtimi i pësuar në Paris për çerekfinalen e UEFA Champions League dhe ai i fillimit të sezonit kundër Almerias, ulin dukshëm shanset e tij për të fituar trofeun e pestë rresht. Duke qenë se bëhet fjalë për një gazetë spanjolle, I treti në listën e preferencave të publikut vjen francezi Franck Ribery me vetëm 7.1 % të votave. Edhe pse fitoi gjithçka në një sezon fantastik me Bayernin e Mynihut, Ribery është dukshëm më inferior për spanjollët të cilët preferojnë që "Topi i Artë" të mos largohet nga Gadishulli Iberik as këtë vit.

Blic

Chelsea ofertë për Benteke Chelsea raportohet se është duke përgatitur një megaofertë për sulmuesin e Aston Villas, Christian Benteke. Me Samuel Eto’o dhe Demba Ba që po dështojnë të shënojnë këtë sezon, dhe me formën e paqëndrueshme të Fernando Torres, trajneri Jose Mourinho është hedhur në kërkim të një

sulmuesi të ri. Mediat britanike sot shkruajnë se Chelsea mendon të ofrojë rreth 25 milionë funte për të sjellë në radhët e veta sulmuesin belg. Benteke verën e kaluar nënshkroi kontratë të re me Villan, pasi Arsenali dështoi në përpjekjet për ta transferuar atë.

Milani ofertë për Marchettin Milani është duke kërkuar portierin e Lazios, Federico Marchetti. Italiani është i lidhur me Lazion deri në vitin 2016, por mediat italiane shkruajnë se Milani është i gatshëm ta testojë rezistencën e klubit nga Roma me një ofertë të janarit. Agjenti i Mar-

chettit, Beppe Bozzo, thotë se ai është i lumtur në Romë, edhe pse 30-vjeçari dëshiron të luftojë për trofe. Gjatë verës, presidenti i Lazios, Claudio Lotito, arriti t’u rezistojë ofertave nga Juventus, Barcelona, Manchester City dhe Monaco për portierin.

Roma dhe Arsenali luftojnë për Kalou

Napoli kërkon Sagnan Napoli raportohet se është duke planifikuar të bëjë ofertë për mbrojtësin e Arsenalit, Bacary Sagna. Le Sport 10 shkruan se menaxheri i skuadrës italiane, Rafa Benitez, shpreson të nënshkruajë me Sagna gjatë afatit kalimtar të janarit. Kontrata e mbrojtësit nga Bregu i Fildishtë me Topçinjtë skadon në fund të sezonit,

Ronaldo “fiton” Topin e Artë sipas Marca

dhe trajneri spanjoll shpreson të sigurojë shërbimet e tij për një shumë relativisht të ulët. Francezi ka qenë në formë të shkëlqyeshme për Arsenalin që kur nënshkroi nga Auxerre në verën e vitit 2007, por ka pasur shumë dyshime rreth të ardhmes së tij në klub, pas ngurrimit të tij për të nënshkruar marrëveshjen e re.

Roma raportohet se është gati ta sfidojë Arsenalin për sulmuesin e parehatuar të Lille, Salomon Kalou. Forma e shkëlqyeshme e Kalou ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e menaxherit të Topçinjve, Arsene Wenger. Francezi është duke menduar të bëjë ofertë, derisa kërkon t’i shtojë opsionet në sulm, me Nicklas Bendtner që pritet të

largohet nga klubi në janar. Megjithatë sipas raporteve në Itali, edhe menaxheri i Romës, Rudi Garcia, po ashtu dëshiron të ribashkohet Kalou, pasi e riktheu atë në Francë gjatë kohës sa drejtoi Lille. Kalou, i cili më herët kishte refuzuar të negociojë me West Brom dhe West Ham gjatë verës, ka një klauzolë lëshimi 3 milionë funte në kontratën e tij.


Zhurnal plus #636  

EMRI NË "RADARIN" E MERKELIT

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you