Page 1

Moti min.

5

max.

VITI 3 | Nr. 635 | ÇMIMI: 10 DEN

www.zhurnal.mk

15

E ENJTE, 21 NËNTOR 2013

Pa pushtet s’ka as projekte

Konkursi për policë, shqiptarët larg 25 përqindëshit

“Monstra", procesi fillon nga e para

Analistët politik thonë se realisht partitë politike shqiptare nuk kanë oferta dhe projekte konkrete për t’iu ofruar qytetarëve shqiptarë sepse nuk kanë pushtet

Është dita e tretë që kur kandidatët për polic i nënshtrohen “testit” për të qenë pjesë e saj. Në konkursin ishin paraqitur gjithsej 5053 kandidatë, ku 820 prej tyre janë femra

Pas gati një viti, procesi gjyqësor “Monstër” do të fillojë nga e para. Gjykata ka caktuar 2 dhjetorin si datën e rifillimit të procesit, i cili u ndërpre për shkak të lidhjes familjare që kishte pasur avokati i të pandehurve me një anëtar porote FQ.4

FQ.4

FQ.2

FQ.3

S P O RT

FQ.5

Dëshpërim te fansat “kuqezi” FQ.14

FQ.2


K r o n ik ë

2

LajmeBlic Konkursi për polic, shqip tarët larg 25 përqindëshit Është dita e tretë që kur kandidatët për polic i nënshtrohen “testit” për të qenë pjesë e saj. Në konkursin ishin paraqitur gjithsej 5053 kandidatë, ku 820 prej tyre janë femra. Siç ka informuar sot policja e parë Gordana Jankullovska policët do të stërviten që në të ardhmen të përgjigjen në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. “Në raport me numrin e kandidatëve të paraqitur e që kalojnë fazën e parë të selektimit, apo fazën e testimit rreth aftësive, numri i personave të cilët e përfundojnë këtë fazë kualifikuese është rreth 20 përqind, që është numër i mjaftueshëm në raport me mundësinë për selektim shtesë gjatë fazave vijuese. Megjithatë, kjo është hera e tretë e testimit, ka ende kandidatë që duhet t’i dëshmojnë aftësitë e tyre fizike”, ka thënë ministrja Jankullovska. Por, kandidatët shqiptarë që u përjashtuan edhe pse ishin pranuar në konkursin e vitit të kaluar të policisë, nuk dëshirojnë të flasin para kamerave për largimin e tyre. Por, reagimet e deritanishme si dhe në institucionet tjera ka qenë që të respektohet parimi kushtetues për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Ndërsa, rikujtojmë se në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), bazuar në të dhëna të vitit 2012, shqiptarët janë të përfaqësuar aty me 17,8 përqind, pra larg 25 përqindëshit të garantuar me kushtetutë, gjë që i bie hise partisë shqiptare BDI?! Kohë më parë, numri dy i saj Zemri Qamili, madje fajësoi drejtpërdrejtë kandidatët shqiptarë si fajtorë për dështimin në testin fizik dhe mos plotësimin e kushteve për punësim në polici, ndërsa pyesim se sa do jetë përfaqësimi i shqiptarëve me këtë konkurs të ri? Ndryshe, me përjashtimin e 20 kandidatëve shqiptarë si që ndodhi, “ulet ndjeshëm edhe përqindja e shqiptarëve në këtë konkurs nën 20 për qind”.

VMRO e BDI "kundër" amnistisë për Kezharovskin VMRO-DPMNE dhe BDI kanë votuar “të përmbajtur” për nismën ligjore të Partisë Liberale (PL) për të amnistuar gazetarin e dënuar me 4.5 vite burg, Tomislav Kezharovski. Me këtë votim në Komisionin për Sistem Politik, shumica parlamentare ka penguar kalimin e projektligjit në lexim të dytë, ku duhej të miratohej në mënyrë përfundimtare. Arsyetimi për këtë votë i deputetëve të VMRO-së dhe BDI-së ka qenë se procesi gjyqësor nuk ka përfunduar ende dhe se nuk dihet vendimi përfundimtar i gjykatave. Kurse deputeti i PL-së, Ivon Veliçkovski, ka thënë se amnistia në rastin e gazetarit Kezharovski është e domosdoshme, sepse shkrimet e tij nuk kanë cenuar në asnjë çast shëndetin dhe jetën dëshmitarit të mbrojtur.

Më lehtë bëhesh ministër se drejtor shkolle Shpenzime të mëdha financiare, posaçërisht për drejtorët nga brendia, ndërsa pothuaj se kurrfarë efekte në ngritjen e profesionalitetit. Kështu Partia Liberal Demokratike (PLD) i trajton ndryshimet në Ligjin për arsim fillor dhe të mesëm të propozuar nga Qeveria me të cilën inkorporohen kushte të reja për licencat për drejtorë në shkollat fillore dhe të mesme. “Me ndryshimet e reja në shtet më lehtë është të bëhesh Ministër i Arsimit se sa drejtorë në shkollë fillore dhe të mesme”, thuhet në reagimin e PLD-së. Kjo parti shpreh mospajtim me kushtin që licenca e fituar për drejtor duhet patjetër të rinovohet çdo pesë vite, por sipas PLD-së ajo nuk do të sjellë në përmirësimin e cilësisë dhe ngritjen e profesionalitetit. “Edhe më e rëndësishme është që rinovimi nuk është në drejtim të përmirësimit të cilësisë dhe ngritjes së profesionalitetit, por do të paraqesë shpenzim shtesë për punonjësit e shtëpive botuese, të cilët njëherë nga paga e tyre e vogël kanë ndarë nga 500 euro që të marrin licencë”, thuhet në reagim. PLD-ja i bën thirrje Qeverisë që të heqë dorë nga qëllimi për dhënien e testit për licenca në çdo pesë vjet dhe ky afat të vazhdohet deri në dhjetë vite.

MPB nuk pastron lista të votuesve Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka mundësi, sikur edhe të dëshirojë, të ndikojë në përmbajtjen e listës së votuesve. Kështu është përgjigjur ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, ndaj thirrjes së opozitës maqedonase, që MPB të ndërmarrë masat për pastrimin e listës së zgjedhësve. Ajo ka thënë se kompetente për këtë çështje është Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dhe se MPB mundet vetëm të japë ndihmën e saj, në kuadër të detyrimeve ligjore. “Ne nuk e kemi marrë kurrë dhe as nuk do të merrnim ndonjëherë përgjegjësinë për detyrimet ligjore të KSHZ-së. Përgjegjës për listën e votuesve është KSHZ dhe për pastrimin e saj duhet pasur një qasje më serioze, me qëllim finalizimin e këtij procesi”, ka deklaruar Jankullovska. Ajo i është referuar ndërhyrjes së fundit të MPB-së për pastrimin e listës, para zgjedhjeve lokale, kur të gjitha kërkesat e KSHZ-së, sipas saj, ishin përmbushur. Jankullovska ka thënë se MPB e informon vazhdimisht KSHZ-në për të gjitha të dhënat.

e enjte, 21 nëntor 2013

PROPOZIM NDRYSHIME PËR LIGJIN PËR MARRËDHËNIE PUNE Deputetët e LSDM-së edhe pse u deklaruan se do ta mbështesin propozimin e ligjit për marrëdhënie pune që ka të bëjë me shtimin edhe të një të drejte të gruas, nënvizuan se është truk parazgjedhor i qeverisë, pasi ai nuk garanton masa të plota dhe paraqet diskriminim të baballarëve

Edhe një truk parazgjedhor i pushtetit

Mefail ISMAILI inistria e punës dhe politikës sociale ka propozuar në Parlament ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie pune, me të cilat gratë shtatzëna përveç pushimit mjekësor prej nëntë muajsh i cili është i paguar, të mund të marrin edhe tre muaj tjerë pa pagesë për t’i shfrytëzuar për përkujdesje ndaj fëmijës. Por deputetët e LSDM-së edhe pse u deklaruan se do ta mbështesin një propozim të tillë që ka të bëjë me shtimin edhe të një të drejte të gruas, nënvizuan se propozimi është truk parazgjedhor i qeverisë, pasi ai nuk garanton masa të plota dhe paraqet diskriminim të baballarëve. Në prezantimin e propozim ligjit, zv/ministri i Punës dhe politikës sociale Ibrahim Ibrahimi tha se në mungesën në punë gjatë tre muajve pa pagesë, nënave do t’u paguhet sigurimi shëndetësor. “Propozimi për vendosjen e të drejtës për mungesë pa pagesë të prindit, mënyrën e rregullimit të saj dhe kohëzgjatjen, është shqyrtuar dhe pranuar nga ana e Këshillit ekonomik-social i mbajtur më 1.11.2013. Këto arsye ishin shkak për sjelljen e këtij ligji me të cilin parashikojmë që pas përfundimit të punës, për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe përkujdesjes prindërore, punëtorja ka të drejtë për mungesë pa pagesë prindërore prej tre muajsh, në periudhën deri në moshën 3 vjeçare të fëmijës, por më së shumti në tre muaj të barabartë, për shkak të përkujdesjes ndaj fëmijës. Ajo çka është me rëndësi, përderisa gjatë shfrytëzimit të kësaj të drejte punëtorja mbetet shtatzënë nuk e humb të drejtën nuk e humb të drejtën për rrogë për shtatzëni, lindje dhe përkujdesje prindërore”, deklaroi zv/ministri Ibrahimi. Ndërsa deputetja e LSDMsë, Cvetanka Ivanova, vlerësoi se ky propozim i Ministrisë ofron zgjidhje me truk për opinionin. “Është e saktë se kjo është rritje e të drejtave të punëtoreve por mendoj se kjo e drejtë, kështu siç është duke ndjekur përvojat kooperative Maqedonia, bën një zgjidhje me trik për arsye populiste, pasi edhe deri më tani këtë zgjidhje gruaja mundej ta shfrytëzojë por në kushte më të ndryshme. Nëse vendosim të drejtë atë të drejtë duhet ta vendosim në tërësi në Ligjin për marrëdhënie pune, dhe do të themi se RM vendos të drejtë të re, mungesë nga puna për përkujdesje për fëmijën në kohëzgjatje prej tre muajsh deri në moshën tre vjeçare të fëmijës dhe të drejtën e sigurimit pensional, shëndetësor dhe social për këto tre muaj të jenë në ngarkesë të shtetit. Kjo është masë e vërtetë. Kjo për mua është sërish trik parazgjedhor”, deklaroi Ivanova. Por Ibrahimi i hodhi poshtë qëndrimet e Ivanovës duke potencuar se nuk pajtohem me të për atë që është ndonjë truk apo premtim parazgjedhor, sepse përkundrazi duam të rregullojmë një ma-

M

Seanca e 77 e Parlamentit të Maqedonisë ditën e sotme do të ketë në rend dite 125 pika. Kjo për deputetët e opozitës nënkupton preson ndaj pushtetit legjislativ. Sipas Naxhi Xhelilit të RDK-së kjo është anormale dhe është shumë e mundimshme të lexosh vetëm rendin e ditës. “Paramendoni se sa kohë ju duhet për të analizuar dhe për të dhënë kontribut profesional për të gjithë këta ligje që janë në procedurë parlamentare. Kjo është një

LLOGARI PËR POROSITË QË DËRGOJMË “Si është e mundur ne të themi se do të kemi pushim mjekësor për prindërit, ndërsa gjatë kësaj pushimi mjekësor ose pagesa për mungesë të jetë e drejtë vetëm e nënës, mendoj se ne duhet të mbajmë llogari se edhe porositë që i dërgojmë. Dhe ajo është që tek ne në Maqedoni vetëm nënat janë prindër, prandaj na ndodhin shembuj të këtillë, ku baballarët të cilët dëshi rojnë ta praktikojnë të drejtën e prindit janë të penguar, nuk dua të diskutojë për këtë”, tha Rad milla Shekerinska e LSDMsë. IBRAHIMI SQARON LIGJIN “Në Ligjin për marrëdhënie pune, nuk është parashikuar pagesë për mungesën pas përfundimit të mungesës për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe përkujdesjes prindërore dhe në pajtueshmëri me Ligjin për Marrëdhënie pune. Punëtori mund të mungojë nga puna pa pagesë të rrogës dhe kontributeve, do të thotë edhe pa pagesën edhe të sigurimit shëndetësor dhe më së gjatë tre muaj, deri në fund të vitit kalendarik. Tani rregullojmë që nëna derisa e shfrytëzon këtë të drejtë ka të drejtë për pagesë të sigurimit shëndetësor”, tha zv/ministri Ibrahimi Ibrahimi. terie të caktuar, që në periudhën e kaluar aspak nuk ka qenë e rregulluar. “Siç potencova edhe në fillim në Ligjin për marrëdhënie pune, nuk është parashikuar pagesë për mungesën pas përfundimit të mungesës për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe përkujdesjes prindërore dhe në pajtueshmëri me Ligjin për Marrëdhënie pune, punëtori mund të mungojë nga puna pa pagesë të rrogës dhe kontributeve, do të thotë edhe pa pagesën edhe të sigurimit shëndetësor dhe më së gjatë tre muaj, deri në fund të vitit kalendarik. Tani rregullojmë që nëna derisa e shfrytëzon këtë të drejtë ka të drejtë për pagesë të sigurimit shëndetësor”, tha zv/ministri Ibrahimi. Por sipas deputetes Radmilla Shekerinska, në formën siç është dorëzuar Propozim ligji, bëhet diskriminim ndaj baballarëve, për shkak se shfrytëzimi i kësaj të drejte i jepet vetëm nënës. “Si është e mundur ne të themi se do të kemi pushim mjekësor për prindërit, ndërsa gjatë kësaj pushimi mjekësor ose pagesa për mungesë të jetë e drejtë vetëm e nënës, mendoj se ne duhet të mbajmë llogari se edhe porositë që i dërgojmë. Dhe ajo është që tek ne në Maqedoni vetëm nënat janë prindër, prandaj na ndodhin shembuj të këtillë, ku baballarët të cilët dëshirojnë ta praktikojnë të drejtën e prindit janë të penguar, nuk dua të diskutojë për këtë. Por çfarë

familjesh e zhvillojmë kur themi se prindi i vetëm është nëna, atëherë të themi vetëm mungesë të nënës, më e ndershme do të jetë”, deklaroi deputetja Shekerinska nga radhët e LSDM-së. Zv/ministri u përgjigj se të njëjtin shembull e përdor edhe Gjermania, ndërsa në Maqedoni “deri tash burra nuk janë paraqitur deri më tani për shfrytëzimin e mungesës në punë për përkujdesje ndaj fëmijës”. Ndërsa Shekerinska shtoi se në këtë propozim ligj ka edhe dilema të tjera, pasi hapen më shumë probleme për punësimin e nënave dhe vajzave të reja. “Tani kur do ta dinë se gratë patjetër do të duhet të shkojnë në pushim të lindjes, dhe burrat nuk do munden, dhe tek mungesa prindërore munden të mungojnë në punë edhe tre muaj, atëherë do të thonë se nuk do të vijë parasysh që të punësojë grua, vajzë, për shkak të asaj që mund të më mungojë më shumë se një vit, mos të flas për sëmundjet shëndetësore, për të cilat më shumë mungesat i marrin nëntat. Edhe ashtu tani kemi problem se numri më i madh i të papunëve është i grave se tek burrat. Unë ju garantoj se në këtë pjesë ne do të përfundojmë me diskriminim të grave, unë nuk e di me kë komunikoni, por secila grua e dytë vajzë e re e cila përpiqet të gjejë punë, ballafaqohet me diskriminimin e fundit kur planifikon të kesh fëmijë”, shtoi

Parlamenti, presion vetvetes dinamikë e paparë dhe presion i paparë që i bëhet pushtetit legjislativ, gjegjësisht deputetëve në këtë Parlament”, tha Xhelili. Ndërkohë, Nexhati Jakupi nga BDI tha se në seancë plenare me numër kaq të madh të pikave të rendit të ditës ndodh rrallë herë dhe se e veçantë e kësaj seance është se janë grumbulluar një sërë ligjesh të cilat

harmonizohen me ligjin për kontrollet inspektuese dhe pothuajse 80 ligje janë të këtij karakteri. “Dispozitat përbëhen vetëm në ndryshimin e një apo dy neneve të ligjit të cilat kanë të bëjnë me kontrollet inspektuese. Pjesa tjetër është propozim vendime për emërime dhe shpallje për pozicione të ndryshme. Ka edhe

Shekerinska. Por në replikë ndaj saj, deputetja e VMRO-DPMNE-së Beti Kuzmanovska tha se nuk është e sigurt që, nëse burrat kanë të drejtë për shfrytëzimin e tre muajve pa pagesë për përkujdesje ndaj fëmijëve të tyre, se nuk do t’i shfrytëzojnë. “Këtu mendoj se numër i madh i burrave që do të kenë fëmijë prej tetë muajsh do t’i shfrytëzojnë. Por nëse me të vërtetë ndaj përkujdesjes së fëmijës nuk e di, por të drejtën do të mund ta shfrytëzojnë sepse me ligj do tu lejohet që ato tre muaj të gjithë baballarëve në Maqedoni që kanë bebe prej tetë muajsh, mund tre muaj të kenë të drejtë ligjore për, siç do ta quaj unë, pushim pa pagesë, për shkak se asnjë burrë nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e prindit, asnjë burrë nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për pushim mjekësor. Vetëm tregoj në qëllimet e mira të ligjit për shkak se sillet në bazë të praktikës dhe asaj që janë tregues në Maqedoni”, tha Kuzmanovska. Sipas deputetes opozitare Radmilla Shekerinska, nëse Qeveria dhe ministria dëshirojnë më shumë fëmijë, duhet të marrin shembuj nga shtet që kanë rezultate në këtë drejtim. Komisioni parlamentar për Punë dhe politik Sociale i dha dritë jeshile Propozim ligjit të Ministrisë për të kaluar në lexim të parë me shpresën se do të ketë hapësirë për ndërhyre në aspekt pozitiv në të. propozime edhe nga ana e deputetëve të opozitës, si dhe pjesa më e vogël është e ligjeve që janë në lexim të parë dhe që pësojnë ndryshime në dispozita ligjore ashtu siç është procedura e cila është në suazat e normales ku deputetët mund të përcjellin ndryshimet dhe të përgatiten eventualisht për të intervenuar me ligjin. Kjo është veçoria e kësaj seance prandaj janë grumbulluar numër i madh i pikave të rendit të ditës”, tha ai.


K r o n ik ë

e enjte, 21 nëntor 2013

3

NDARJA E BUXHETIT PËR PROMOVIMIN PUBLICITAR TË VENDIT Mediat shqiptare janë dukshëm të anashkaluar kur ndahet buxheti për realizimin e reklamave për promovimin ekonomik të vendit. Njohësit e çështjeve të komunikimit vlerësojnë se kjo është një çështje e dhimbshme për mediat shqipe, sepse pamundëson kushtet e barabarta në treg

Hisja e “grabitur” e mediave shqipe

Agim FAZLIU ë shumë se 55 milionë euro ka shpenzuar Qeveria për katër vjet për promovimin ekonomik të vendit. Prej kësaj shume, këtë vit planifikohen që të shpenzohen 12 milionë e 700 mijë euro, për turne nëpër botë, fushata reklamimi në mediat vendase dhe të huaja dhe të ngjashme. Por, në gjithë këtë lumë parash, pala shqiptare është më shumë një spektator. Është e qarta tendenca që gjithçka të jetë maqedonase, duke injoruar shqiptarët dhe gjuhën shqipe. Për ilustrim,kjo mund të vërehet në udhëzuesit për turistët, në të cilat shqipja pothuajse nuk ekziston, ose në rastet kur përdoret shqipja, del e përçudnuar. Shembull është rasti i reklamës "Maqedonia, Teatri dhe Baleti", kur titulli i këtij institucioni u shkrua sikur të jetë përkthyer në "google translate". Në këtë kontekst, më të diskriminuarat janë mediat në gjuhën shqipe, të cilat janë zëri i mbytur i kërkesave të shqiptarëve. Komunikologu Sefer Tahiri vlerëson se fushatat publicitare dhe ato për marrëdhënie publike që i realizon qeveria, mediat shqiptare janë dukshëm të anashkaluara, sidomos mediat e shkruara, të cilat përjetojnë një goditje të madhe nga politika, pikërisht në aspektin e mos ndarjes së buxhetit të mjaftueshëm për realizimin e reklamave. "Në fushatat që realizohen në kuadër të mediave, mediat shqiptare gjithashtu anashkalohen edhe në aspektin e promovimin të investimeve të jashtme. Kjo është një çështje e dhimbshme për mediat shqipe, sepse pamundëson që të kenë kushte të barabarta në treg. Nëse disa media subvencionohen dhe disa të tjera jo, normalisht që edhe cilësia edhe numri i të punësuarve edhe zhvillimi i teknologjisë do të jetë shumë i dallueshëm ndërmjet mediave

M

Ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtar për shtyrjen e Kongresit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që duhet të ndodhet në mesin e muajit të ardhshëm. Kjo bëhet e ditur nga deputetja e kësaj partie Ermira Mehmeti-Devaja duke thënë se Ministritë resore dhe qeveria në përgjithësi tani punojnë në përgatitjen e agjendës, përkatësisht në reformat gjatë Samitit të dhjetorit. “Të gjitha thashethemet, shkrimet dhe analizat për ndonjë fraksion në BDI-në kanë qenë të përhershme dhe e ndjekin historinë e partisë që nga themelimi i

SUBVENCIONET SELEKTUESE DËMTOJNË PUNËN E MEDIAVE "Mediat shqiptare anashkalohen edhe në aspektin e promovimin të investimeve të jashtme. Kjo është një çështje e dhimbshme për mediat shqiptare, sepse pa mundëson që të kenë kushte të barabarta në treg. Nëse disa media subven cionohen dhe disa të tjera jo, normalisht që edhe cilësia edhe numri i të punësuarve edhe zhvillimi i teknologjisë do të jetë shumë i dallueshëm ndërm jet mediave maqedonase dhe atyre shqiptare", ka thënë Sefer Tahiri. REKLAMOHEN INTERESAT PARTIAKE "Në vend që të bëhen reklama në kontekstin e promovimit të vlerave të vendit, më tepër bëhen përpjekje për t'i reklamuar interesat partiake. Pjesa perëndimore e vendit është e diskriminuar. Nuk i jepet rëndësi aspak disa vendeve, siç është Kodra e Diellit, ndërsa privilegjohen disa vende ku mbizotërojnë maqedonasit", ka thënë Ali Maksuti maqedonase dhe atyre shqiptare", ka thënë Tahiri, për "Zhurnal plus". Tahiri vlerëson

se kjo praktikë selektuese dhe diskriminuese ndaj mediave shqiptare është tashmë e njohur

për opinionin publik në Maqedoni, i cili i ka të ditura faktet. Sipas tij, nevojitet një reagim

më i fuqishëm politik që praktikat e tilla selektuese që i vënë në plan të dytë ose të tretë mediat shqiptare, të ndërpriten. Duke komentuar çështjen e heqjes së supozuar të subvencioneve për mediat, komunikologu Tahiri thotë se është mbështetës i idesë që mediat private dhe komerciale të mos kenë asnjë mbështetje nga shteti dhe institucionet publike. "Ky parim do të duhej të vlejë për të gjitha mediat, për shkak se punën e mediave private duhet që ta rregullojë tregu. Por, në momentin që shteti, Qeveria vendosin që të subvencionojnë apo të reklamojnë disa në disa media komerciale, atëherë është e domosdoshme që të ketë një trajtim të barabartë të të gjitha mediave. Qasja duhet që të jetë e barabartë, normalisht duke u marrë parasysh ndikimi, lexueshmëria dhe rejtingu te opinioni publik", ka thënë Tahiri. Ndërsa, njohësi i problematikave të ekonomisë, Ali Maksuti thekson se në reklamat qeveritare i jepet më shumë hapësirë luftës politike, pozitëopozitë, kurse çështjet esenciale janë shumë të anashkaluara. "Në vend që të bëhen reklama në kontekstin e promovimit të vlerave të vendit, më tepër bëhen përpjekje për t'i reklamuar interesat partiake. Pjesa perëndimore e vendit është e diskriminuar. Nuk i jepet rëndësi aspak disa vendeve, siç është Kodra e Diellit, ndërsa privilegjohen disa vende ku mbizotërojnë maqedonasit". ka thënë Maksuti, për "Zhurnal plus". Ai thekson se në mjetet e informimit, televizione e gazeta,

ASGJË NGA PREMTIMI PËR MEDIAT SHQIPE Asnjë ndryshim nga ajo që u tha nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi gjatë konferencës Speak Up 2 në Bruksel të mba jtur kohë më parë. Konferenca e cila kishte për dedikim njërën prej prioriteteve kryesore dhe sfidave parimore të secilit vend, ajo e lirisë së shprehjes dhe mediat (po dhe atyre shqipe) e cila është një nga el

ementet kryesore të një shteti demokratik dhe pluralist, mbeti vetëm një deklaratë. “Ne vazh dojmë të mbetemi të angazhuar në përmbushjen e detyrave të ndërmarra në pro cesin e eurointegrimit, në veçanti liria e shprehjes dhe mediat. Ne do të vazhdojmë përpjekjet maksimale për të promovuar dialogun me gaze tarët dhe mediat në mënyrë që

të arrihen standardet evropiane dhe respekti për dispozitat kushtetuese që garantojnë lir inë e shprehjes”, ka qenë prononcimi i Besimit më datë 20 qershor të këtij viti në Bruk sel. Në këtë kontekst, Besimi kishte nënvizuar të rëndë sishme sjelljen e Ligjit mbi Përgjegjësinë Civile për fyerje dhe shpifje, si dhe përgatitja e ProjektLigjit të medias dhe

shërbimet audiovizuale… që është në vazhdim. Por, tani ky ligj për media është në Parla ment, ndërsa për momentin ende nuk është në rend dite për debat.

Samiti sfidon VMROnë e BDInë saj. Ato janë në suaza të përpjekjeve të brendshme të mundshme, përpjekjeve për pozicionim, por edhe të tendencave të jashtme për të prezantuar BDI-në me ndonjë konflikt të brendshëm”, thotë ajo. Mehmeti- Devaja thotë se marrëdhëniet në koalicionin qeveritar janë të qëndrueshme dhe se çështja kryesore do të jetë, “a do të realizohen zgjedhje të parakohshme dhe cilat parti do të

pranojnë të organizojnë zgjedhje të parakohshme”. Nëse këtu pajtohen VMRO-ja dhe BDI-ja, sipas saj, nuk do të ketë problem. Ndërkohë, kryetari i Lidhjes demokratike i cili është pjesë e koalicionit qeveritar, Pavle Trajanov, thotë se tani për tani marrëdhëniet midis partnerëve qeveritarë janë normale. Nuk përjashton që herë pas herë ka turbulenca dhe se mundësia për zgjedhjet e parakohshme për të

cilën do të bisedohej në dhjetor, “do të jetë sprovë për të ardhmen e koalicionit në pushtet”. “Çështja kryesore do të jetë a do të realizohen zgjedhje të parakohshme dhe cilat parti do të pranojnë të organizojnë zgjedhje të parakohshme. Nëse këtu pajtohen VMRO-ja dhe BDI-ja, nuk do të ketë probleme dhe bashkëpunimi do të vazhdojë, por nëse nuk pajtohen, atëherë me siguri nuk do të ketë prob-

leme të mëdha për vazhdimin e bashkëpunimit”, thotë Trajanov. Edhe politikologu Vlladimir Bozhinovski nga Instituti për hulumtimin politik thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të vendosin nëse koalicioni aktual do të mbijetojë. Bozhi-

TË MOS MIRATOHEN LIGJET E MEDIAS Kohë shtesë dhe pajtueshmëri të gjerë  këto janë dy kushtet e Brukselit që i janë vënë Qev erisë së Shkupit, për miratimin e dy projektligjeve të medias. Zëdhënësi i KEsë, Peter Stano, ka njoftuar në një deklaratë për MIA, se në takimin e së premtes së kaluar, në mes min istrit të Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski dhe drejtorit të Drejtorisë për Zgjerim, Kristian Danielson, ky i fundit ka kërkuar nga Qeveria të mos nx itojë në miratimin e ligjeve. “Drejtori Danielson përsëriti atë që Komisioni Evropian, por edhe institucione të tjera, thanë gjatë procesit të hartimit të projektligjeve, se garantimi i lirisë së shprehjes dhe i të drej tave themelore, janë kusht për vendin në procesin integrues në BE. Por, si dhe kur do ta rregullohet kjo çështje, është në dorën e autoriteteve kom bëtare dhe të pjesëmarrësve të tjerë”, ka deklaruar Stano. Sipas tij, zyrtari i lartë i KEsë, ka kërkuar nga ministri i vendit tonë të harmonizojë projektlig jet me standardet evropiane, si dhe të përfshijë të gjitha sug jerimet e tjera që shmangin probleme e mundshme në të ardhmen. Takimi i së premtes është mbajtur në fshehtësi deri ditën e sotme, kur “heshtjen” e theu zëdhënësi i KEsë, Stano. private e shtetërore, ka më shumë publicitet dhe reklama të partive, ku kritikohen zakonisht partitë opozitare, ose lavdërohet pushteti. Ky është fokusi i zyrtarëve shtetërorë, në vend që të promovohet turizmi dhe vlerat e tjera të përbashkëta të vendit. "Vërehen disa lëshime. Për shembull të bie në sy që edhe në rrugën Shkup për Strugë, anës rrugëve, më shumë sheh tabela që tregojnë për Ohrin, sesa për Strugën ose Tetovën. Edhe këtu vërehet prirja për të favorizuar pjesën maqedonase", ka thënë Maksuti. Ai ka vlerësuar se për këtë çështje duhet më shumë angazhim, sidomos nga partia shqiptare në pushtet, e cila duhet të jetë më aktive për të marrë hisen për pjesën shqiptare. novski konsideron se BDI nuk do të bënte këtë hap edhe krahas disa mosmarrëveshjeve me partnerin qeveritar, por në qoftë se kjo ndodhë, humbësi i vetëm do të jetë sipas tij BDI-ja. Pasi në regjinë e vetme Ali Ahmeti zbatoi turne diplomatik në Evropë, në qendrën e të cilit ishte saktësisht kontesti, BDI-ja kërkoi debat publik rreth propozimit të fundit të ndërmjetësit Nimic, “Republika e Maqedonisë së Epërme”, për të cilin konsiderojnë se është një propozim i mirë, ndërsa qeveria ngeli e përmbajtur nga çfarëdo lloj komenti.


K r o n ik ë

4

e enjte, 21 nëntor 2013

MUNGESA E PROGRAMEVE NGA PARTITË SHQIPTARE Nuk tolerojmë fshirjen e "gjuhës maqedonase"

Pa pushtet s’ka as projekte

Presidenti Gjorge Ivanov ka deklaruar dje se nuk do të tolerohen përpjekjet për të mohuar dhe fshirë termin “gjuha maqedonase” nga regjistrat ndërkombëtarë. Në fjalën e tij me rastin e akademisë solemne për 60-vjetorin e Institutit për Gjuhë Maqedonase, Ivanov ka shprehur përcaktimin dhe vendosmërinë e shtetit të reagojë ndaj përpjekjeve për të cenuar gjuhën dhe krijimtarinë maqedonase. “Si shtet, jemi të vendosur të mbrojmë dhe promovojmë gjuhën maqedonase dhe krijimtarinë maqedonase, si pjesë e trashëgimisë shpirtërore e kulturore botërore. Instituti për Gjuhë Maqedonase ka rol të rëndësishëm në këtë plan”, ka deklaruar Ivanov. Sipas presidentit, gjuha maqedonase me sfida lokale por dhe botërore, duke aluduar në rrezikun e fshirjes nga regjistri i OKB-së të emërtimit “gjuhë maqedonase”.

“Monstra", procesi fillon nga e para

Pas gati një viti, procesi gjyqësor “Monstër” do të fillojë nga e para. Gjykata ka caktuar 2 dhjetorin si datën e rifillimit të procesit, i cili u ndërpre për shkak të lidhjes familjare që kishte pasur avokati i të pandehurve me një anëtar porote. Në bankën e të akuzuarve pritet të ulet edhe i akuzuari tjetër, Sami Luta, i cili u prangos në gusht të këtij viti, në vendkalimin “Bllacë”. Në procesin gjyqësor “Monstër” akuzohen gjithsej 7 veta për terrorizëm dhe për vrasjen e pesëfishtë të ndodhur pranë Liqenit të Smillkovcit.

"Emri" nën kuj desin e BEsë

Dy ekipe ekspertësh që do të negociojnë në emër të Shkupit dhe Athinës në përpjekje për të zgjidhur kontestin e emrit. Ky është skenari që përflitet se është në lojë, si në Shkup ashtu dhe në Athinë. Mediat maqedonase shkruajnë se ky model i zgjidhjes së kontestit, është në fakt ai që solli kompromisin në dialogun Prishtinë-Beograd. Gjithnjë sipas këtyre mediave, bisedimet do të ndërmjetësoheshin nga Bashkimi Evropian. Nisma e tillë spekulohet të jetë pranuar nga Qeveria e Shkupit dhe pret përgjigjen e Athinës zyrtare, e cila duhet deklaruar para Samitit të BE-së në dhjetor.

Analistët politik thonë se realisht partitë politike shqiptare nuk kanë oferta dhe projekte konkrete për t’iu ofruar qytetarëve shqiptarë sepse nuk kanë pushtet. Sipas tyre, Socialdemokratët të cilët kanë bërë një sërë propozimesh dhe premtime në shumë sfera ka të bëjë me atë se kjo parti tenton ti kundërvihet VMRO-DPMNE-së. Ata potencojnë se kur jemi te projektet shqiptarët janë të diskriminuar në të gjitha fushat tike maqedonase. Analisti politik Denko Maleski thotë se LSDM-ja me aktivitetet e saj dhe me ofertat që i bën në terren në takimet me qytetarët tregon një tentim të kësaj partie që ti kundërvihet kundërshtarit të saj politik, VMRODPMNE-së. “Është e qartë se tani LSDMja po tenton që ti kundërvihet VMRO-DPMNE-së, në atë që mund të jetë e kuptueshme për qytetarët, që të mos gjenden përsëri në një situatë që sërish ti humbin zgjedhjet. Tash a do të thotë kjo se ka filluar ngritja e debatit apo është ulur niveli I debatit ajo është një temë e veçantë për diskutim. Dikush mund të thotë se në këtë mënyrë LSDM-ja po bën përpjekje për t’iu kundërvënë oponentëve të saj politik të cilët mundohen ta diskreditojnë opozitën para elektoratit”, vlerëson analisti politik Denko Maleski.

Bekim BUÇI ërderisa partitë maqedonase e sidomos Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) opozitare me të madhe kanë nisur aktivitetet në terren për të promovuar programet e tyre, ofertat dhe projektet konkrete nëse marrin mandatin për të qeverisur shtetin, partitë shqiptare vazhdojnë me polemikat e tyre kush ka qenë patriot më i madh duke mos i ofruar asnjë program apo projekt konkret dhe serioz qytetarëve shqiptarë. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka prezantuar këtyre ditëve programin e partisë së tij në shumë qytete të Maqedonisë duke shpalosur kësisoj një sërë projektesh dhe propozime në të gjitha sferat. Kështu Socialdemokratët kanë bërë me dije se nëse u jepet besimi për të qeverisur me shtetin ata do të kthejnë klasën e mesme në vend, pagë mesatare prej 450 eurosh për të punësuarit jashtë sektorit publik, rritje prej 40 për qind të asistencës sociale, të drejta më të mëdha për punëtorët, lirimi i bujqve nga pagesa e tatimit personal, arsim parashkollor prej moshës 4 deri në 6 vjeç, heqjen e testimit ekstern, përkujdesje dhe mbrojtje më të madhe për mësimdhënësit, punësim për studentët më të mirë të diplomuar etj.

P

Partitë shqiptare nuk i kanë realizuar premtimet LSDM-ja akuzon VMRODPMNE-në se në mënyrë të paturpshme çdo vit shpenzon nga 180 milionë euro për përmendore. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja ka thënë se këto premtime të Socialdemokratëve janë të parealizueshme duke akuzuar njëherësh partinë e Zaevit për populizëm. Dhe, derisa partitë maqedonase dalin me premtime konkrete dhe të analizuara partitë shqiptare vazhdojnë grindjet nëpërmjet akuzave të ndryshme duke mos dalë me asnjë program konkret para qytetarëve shqiptarë. Profesori universitar Arsim Sinani thotë se partitë shqiptare nuk kanë programe konkrete për shkak se realisht shihet se nuk kanë pushtet real. Sipas tij, kjo ka mbetur në dëshirën e partive politike maqedonase të cilat janë në pushtet aty ku janë në pushtetin qendror apo në atë lokal. “Prandaj partitë maqedonase punojnë dhe kanë oferta në terren ndërsa partitë politike shqiptare kanë problem esencial se premtimet që i kanë dhënë me dekada të tëra duke filluar nga viti 1992 ende nuk i kanë realizuar. Do të marrim konkretisht p.sh., Bibliotekën e Tetovës për të cilën pesë vite me radhë mjetet ndahen, pesë vite me radhë nuk hidhet gur-themeli i bibliotekës, pra projekt konkret. Kurse partitë maqedonase e sidomos VMRODPMNE-ja atë që e premton e realizon”, deklaroi profesori universitar Arsim Sinani. Ai thotë se kjo nuk duhet të shihet nga prizmi i ofertave të partive politike shqiptare por tek pengesat sistemore të cilat i krijojnë partitë poli-

Opozita maqedonase nis një politikë të re Sipas tij, për shkak se demokracia në esencë është një proces nga i cili edhe popull mëson e jo vetëm elitat politike atëherë të gjithë janë të involvuar në atë. “Edhe populli do të kyçet në atë debat se sa ato programe dhe oferta janë të besueshme. Në atë mënyrë vetë qytetarët do të

PARTITË SHQIPTARE PROBLEM ESENCIAL ME PREMTIMET “Prandaj partitë maqedonase punojnë dhe kanë oferta në terren ndërsa partitë poli tike shqiptare kanë problem esencial se premtimet që i kanë dhënë me dekada të tëra duke filluar nga viti 1992 ende nuk i kanë realizuar. Do të marrim konkretisht p.sh., Bibliotekën e Tetovës për të cilën pesë vite me radhë mjetet ndahen, pesë vite me radhë nuk hidhet gurthemeli i bibliotekës, pra projekt konkret. Kurse partitë maqedonase e sidomos VMRODPMNEja atë që e prem ton e realizon”, deklaroi profesori universitar Arsim Sinani. OPOZITA TENTON TI KUNDËRVIHET PUSHTETIT “Është e qartë se tani LSDMja po tenton që ti kundërvihet VMRODPMNEsë, në atë që mund të jetë e kuptueshme për qytetarët, që të mos gjenden përsëri në një situatë që sërish ti humbin zgjedhjet. Tash a do të thotë kjo se ka filluar ngritja e debatit apo është ulur niveli I debatit ajo është një temë e veçantë për diskutim. Dikush mund të thotë se në këtë mënyrë LSDMja po bën përpjekje për t’iu kundërvënë oponentëve të saj politik të cilët mundohen ta diskreditojnë opozitën para elektoratit”, vlerëson analisti politik Denko Maleski.

PREMTIMET E LSDMsë QË “FRIKËSUAN” VMROnë Lideri i LSDMsë, Zoran Zaev ka prezantuar kë tyre ditëve programin e partisë së tij në shumë qytete të Maqedonisë duke shpalosur kësisoj një sërë projektesh dhe propozime në të gjitha sferat. Kështu Socialdemokratët kanë bërë me dije se nëse u jepet besimi për të qeverisur me shtetin ata do të kthejnë klasën e mesme në vend, pagë mesatare prej 450 eurosh për të

punësuarit jashtë sektorit publik, rritje prej 40 për qind të asistencës sociale, të drejta më të mëdha për punëtorët, lirimi i bujqve nga pagesa e tatimit personal, arsim parashkollor prej moshës 4 deri në 6 vjeç, heqjen e testimit ek stern, përkujdesje dhe mbrojtje më të madhe për mësimdhënësit, punësim për studentët më të mirë të diplomuar etj.

bëjnë zgjedhjen e tyre në të ardhmen”, thekson Maleski. Në vijim profesori universitar Sinani thekson se duket se partitë shqiptare nuk kanë oferta konkrete për dallim nga partitë maqedonase të cilat kanë oferta. Sipas tij, kur bëhet fjalë për projektet mund të vërehet një diskriminim në të gjitha sferat. “Nuk do të doja që partitë shqiptare të jenë bisht i partive politike maqedonase. Çështja e ofertave dhe premtimeve mendoj se është e qartë kur kihet parasysh se cilat janë kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni. Ne kërkojmë barazi me palën maqedonase. Kur jemi te projektet konkrete do të vëreni diskriminim që nga shëndetësia e deri tek arsimi. Do vëreni se diskriminimi është shumë i madh sa u përket shqiptarëve”, thekson Sinani. Ai shton më tej se subjektet shqiptare duhet të dalin nga minoranca, ti realizojnë objektivat dhe premtimet të cilat i kanë dhënë para elektoratit. Analisti Maleski vëren se aktiviteti i Socialdemokratëve jep sinjale se partia e Zaevit ka filluar një politikë të re jo vetëm karshi partisë së Gruevskit por edhe në aspektin ndërkombëtar dhe atë ekonomik. “Kjo është politika e re e LSDM-së me të cilën ata vlerësojnë se mund ti kundërvihen në mënyrë të suksesshme VMRODPMNE-së. Shihet qartë se ka zhvendosje në sfera të ndryshme duke filluar nga ato ndërkombëtare e deri tek ekonomia. Mbetet të shihet se çka do të nxirret nga gjithë kjo. Sidoqoftë debati në këto çështje veç më është hapur”, konsideron Maleski. Për opozitën ,VMRODPMNE është në konfuzion pasi LSDM –ja doli me propozim-masa konkrete. Loja shpërblyese që tani po e përgatit Qeveria vjen vetëm disa javë pas propozimit të opozitës, sipas të cilit, çdo qytetar mund të kthej 15 për qind të TVSH-së së paguar - propozim ky me të cilin fitojnë të gjithë thonë nga LSDMja. "Qeveria me shpejtësi doli me një propozim për organizimin e lojës shpërblyese me llogaritë fiskale. Bëhet e qartë se pushteti nuk ka se çka t’iu ofrojë qytetarëve, kështu që jetën e solli në lotari. Me VMRO- DPMNE-në , jeta në Maqedoni është lotari. Fitojnë vetëm anëtarët e partisë dhe mbështetësit e partisë në pushtet", tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov. Ndërkaq, nga pushteti, mbeten në qëndrimin se bëhet fjalë për lojën shpërblyese që është në interes të qytetarëve dhe të shtetit, për shkak se do të rritet ndërgjegjësimi për dhënien e llogarive fiskale. Tërheqja e parë do të bëhet më 30 dhjetor.

Botues: Bexhet MUSLIJA Lajme të dorës së parë

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Zëvendëskryeredaktor: Shkëlzen LUSHAJ; Redaktorë: Bekim BUÇI, Agim FAZLIU, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: email: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17  815, 32 17  816, Fax: 32 17  817, Email: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210065405030191, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/64, 1000 Shkup, Maqedoni


K r o n ik ë

e enjte, 21 nëntor 2013

5

Kronikë e zezë

Jubileu, UEJL prodhoi në 12 vjet cilësi e vlera Me një ceremonial akademik dhe festiv, Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë shënoi dje12 vjetorin e themelimit të tij. Në këtë aktivitet nuk mungonin të ftuar nga Universitetet e tjera të vendit, Shqipërisë dhe Kosovës. Ministri i Arsimit Spiro Ristovski tha se UEJL ka arritur që përveç arsimit të lartë cilësor, të ndërtojë edhe

vlerën më të rëndësishme të shoqërisë sonë, multi-kulturalizmin, e bazuar në mirëkuptimin ndëretnik. Para të pranishmëve foli edhe rektori Zamir Dika, i cili theksoi se ky investim i ngulitur thellë në ndërkombëtarizimin e një universiteti ballkanas ishte vizionar. “Sot universiteti ynë ud-

hëhiqet nga kjo frymë, pasi një e treta e anëtarëve të bordit janë përfaqësues të themeluesve ndërkombëtarë. Pikërisht nga ky universitet janë diplomuar mbi 8500 studentë në të tre ciklet studimore, në universitet aktualisht studiojnë mbi 5000 studentë në fakultete dhe dy institute hulumtuese. Në këtë vit akademik në 15 programe të ciklit

të parë dhe 26 të ciklit të dytë dhe 12 të ciklit të tretë kanë aplikuar 15 % studentë më shumë se vitin e kaluar. Ky lajm për mua është tregues i fitores së cilësisë ndaj diplomave në numër tregues i nevojës së integrimeve evropiane dhe nevojës së tregut të konkurrencës karshi tendencave të tranzicionit të pa përfunduar, tregues i

shpresës dhe aspiratave për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenies në të mirë të njerëzve në këto troje”, deklaroi Zamir Dika, Rektor i UEJL-së.

KRYENGRITJA SHQIPTARE NË LIBRAT E HISTORISË Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nuk është përgjigjur ende në nismën për përfshirjen e ngjarjeve të vitit 2001 në librat e Historisë. Përkundër dimensionit historik që ka kryengritja shqiptare dhe Marrëveshja e Ohrit, institucionet rezultojnë “alergjikë” ndaj Luftës së vitit 2001

Qeveria e MASH, “alergjikë” ndaj Luftës 2001

Enis MURTEZI deja dhe nevoja që në tekstet shkollore të shkruhet e mësohet për Luftën e 2001shit do të presë edhe gjatë për t’u realizuar. Për disa vite me radhë, propozimi që kjo ngjarje historike të mësohet në shkollat tona, rezulton i kot dhe pak i realët. Ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës, hesht dhe nuk përgjigjet lidhur me këtë propozim, nismëtarët e saj në radhët e Shoqatës së Historianëve Shqiptarë (SHHSHM)ngulojmë që kryengritja shqiptare e një dekade më parë të përfshihet në librat e Historisë. Historiani dhe kryetar i Shoqatës, Skënder Hasani thotë se lufta e 2001-it është një ndër ngjarjet më të mëdha historike që ka ndodhur për shqiptarët e këtyre trevave, porse është një fatkeqësi që nuk përfshihet në librat tanë. Përgjegjësinë për këtë, Hasani ia adreson politikës shqiptare. “Një nga neglizhenca e vetë stabilishmentit politik dhe e dyta që qarqet shtetërore nuk dëshirojnë që ta vlerësojnë si ngjarje historike dhe e lënë për më vonë që t’i japin një kahe krejtësisht tjetër”, thotë historiani. “Politika shqiptare në Maqedoni duhet ngulur këmbë që edhe kjo ngjarje e vitit 2001 të hynë nëpër tekstet mësimore dhe gjeneratat e reja të mësojnë për këtë

I

ANASHKALIMI I LUFTËS 2001, SHLYERJE E HISTORISË “Çdo tentativë tjetër që kjo datë të anashkalohet do të thotë shlyerje edhe të his torisë dhe memories së gjeneratave të reja për këto ngjarje të cilët kanë bërë kthesë jo vetëm për popullin shqiptarë por kanë bërë kthesë edhe për Maqe doninë dhe i ka hapur rrugët integrimit dhe zhvillimit ekonomik”, thotë histo riania Skënder Hasani. KËRKESA U REFUZUA ME MBIVOTIM “Kjo kërkesë nuk u pranua sepse ne ishim katër anëtar ndërsa maqedonasit ishin shtatë. Ka një nismë por këto nuk janë të interesuar për ta futur luftën e 2001it, e cila nuk u konvenon sidomos palës maqedonase që ta përkrahin këtë nismë. Ne së bashku me Shoqatën e Historianëve kemi insistuar që kjo çështje të futet në programet mësimore deri sa unë kam qenë kryetar i Shoqatës së Historianëve kemi insistuar me ngulm”, ka deklaruar historiani Nebi Dervishi. ngjarje historike. Sepse çdo tentativë tjetër që kjo datë të anashkalohet do të thotë shlyerje edhe të historisë dhe memories së gjeneratave të reja për këto ngjarje të cilët kanë bërë kthesë jo vetëm për popullin shqiptarë por kanë bërë kthesë edhe për Maqedoninë dhe i ka

hapur rrugët integrimit dhe zhvillimit ekonomik”, thotë Hasani. Ai bën me dije se janë ftuar për të shkruar në këtë temë ata intelektualë që nuk kanë ngarkesa etnike dhe të cilët kanë shkencën synim. Historiani vlerëson nevojën për të shkruar për këtë peri-

udhë, ngase mungesa e një interpretimi historik e shkencore lë hapësirë për “orientimin” e ngjarjeve sipas dëshirës dhe projekteve të caktuara. “Në dallim nga Maqedonia shtetet e tjera si për shembull Rusia në enciklopedinë e tyre të

fundit ku flet për rolin e NATO-së për çështjen shqiptare dhe luftërat e UÇK-së, në Kosovë, Maqedoni, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc i jep orientime historike nga këndvështrimi rus i luftërave çlirimtare shqiptare që i bëjnë në trojet e tyre etnike dhe për rolin e NATO-së në këto ngjarje. Këtë mund ta bëjnë vetëm shkencëtarët të cilët nuk kanë ngarkesa etnike dhe politike por e kanë shkencën si synim dhe këtë duhet ta shkruajnë institucionet shkencore siç janë Institutet dhe qarqet tjera akademike”, shprehet historiani. Ndërsa, historiani Nebi Dervishi, ka treguar në një deklaratë të para disa kohe për “Zhurnal Plus”, për eksperiencën e tij si hartues i programeve të Historisë për tetëvjeçaret dhe gjimnazet e reformuar. Ai thotë se ka insistuar që nëpër tekstet shkollore të mësohet për Luftën e 2001-it por është refuzuar kjo kërkesë nga pala maqedonase “Kjo kërkesë nuk u pranua sepse ne ishim katër anëtar ndërsa maqedonasit ishin shtatë. Ka një nismë por këto nuk janë të interesuar për ta futur luftën e 2001-it, e cila nuk u konvenon sidomos palës maqedonase që ta përkrahin këtë nismë. Ne së bashku me Shoqatën e Historianëve kemi insistuar që kjo çështje të futet në programet mësimore deri sa unë kam qenë kryetar i Shoqatës së Historianëve kemi insistuar me ngulm. Po këtë ngulmim e kanë edhe ata të cilët më kanë pasuar që të përfshihet edhe ajo pjesë në librat shkollorë se ajo edhe e solli Marrëveshjen o Ohrit”, pati deklaruar historiani. Asnjëri nga drejtuesit e MASH-it, ndërkaq, nuk është prononcuar asnjëherë deri tani për propozimin në fjalë, i cili duket se ka mbështetjen e njëzëshme të historianëve dhe intelektualëve shqiptarë.

Argëtim Hasani, zv/drejtori Kartelat, 200 mijë qytetarë nuk aplikuan i ri i DAPit Juristi Argëtim Hasani është zv.drejtori i ri i Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP). Qeveria ka vendosur në seancën e së martës, Hasani të marrë rolin e njeriut të dytë në hierarkinë e institucionit të tatim-taksave. Votimi është bërë fill pas shkarkimit të zv/drejtorit të deritanishëm, Muhamet Ameti, i cili në këtë detyrë është emëruar më 24 shtator të vitit 2010. Lajmi, që u mësua nga burime jozyrtare, u konfirmua zyrtarisht për “Zhurnal”

edhe nga zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha. Në seancën e së martës janë miratuar edhe ndryshime të tjera kadrovike, kryesisht në institucionet që drejtohen nga VMRO-DPMNE.

Rreth 200.000 qytetarë nuk kanë kërkuar ende kartelaelektronike shëndetësore. Një njësitin e Fondit për Sigurim Shëndetësor në Shkup është dorëzuar të martën kartela elektronike shëndetësore e njëmiliontë. Nga Fondi informojnë se ka edhe 200.000 qytetarë që nuk kanë aplikuar që të marrin kartelë elektronike shëndetësore, ndërsa afati i fundit për ta bërë një gjë të tillë është muaji dhjetor. “Ka dhjetë qytete ku mbi 80 për qind e qytetarëve kanë kartela elektronike shëndetësore për momentin. Këto janë Gjevgjelia, Berova, Kratova, Vinica,

Vallandova, Makedonski Brod, Negotina, Sveti Nikolla dhe Krusheva, të cilët me shumë siguri deri në fund të vitit do të jenë qytete pa karton të gjelbërt”, ka

informuar drejtoresha Maja Parnagjieva- Zmejkova. Ajo ka shtuar se ka edhe 300.000 kartela në njësitet e Fondit nga ku qytetarët duhet t’i marrin.

Aksident, humb jetën 19vjeçari Një i ri i vdekur dhe një tjetër i plagosur, është bilanci fatkeq i një aksidenti të ndodhur në mëngjes herët në aksin Kërçovë-Gostivar. Sipas informacioneve paraprake, makina “Zastava” e drejtuar në gjendje të dehur nga 24vjeçari J.D, ka humbur kontrolli dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur në rrethoren e betonit. Drejtuesi i makinës ka mbetur i plagosur, kurse shoqëruesi i tij në makinë, 19vjeçari Agron S., ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes janë paraqitur ekipet e Policisë, të Gjykatës dhe të Prokurorisë.

E lidhin plakun për karrige dhe e grabisin Një grabitje si në film ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Radishanska” në Shkup. Ngjarja ka ndodhur të martën, në orët e pasdites, kur tre persona të paidentifikuar janë futur përdhunisht në shtëpinë e 73-vjeçarit S.Q, e kanë lidhur për karrige atë dhe janë larguar me 16 mijë denarë. Viktima ka arritur disi të lirohet dhe të lajmërojë Policinë, e cila ka nisur hetimet për kapjen e grabitësve.

Plaçkiten 26 laptopë nga “Skënderbeu” Shkolla Fillore “Gjergj Kastriot-Skënderbeu”, në fshatin Orllaancë të Shkupit, është plaçkitur ditën e djeshme. Denoncimi është bërë nga drejtuesit e shkollës, të cilët kishin konstatuar mungesën e rreth 26 kompjuterëve laptopë. Ky është i disati rast ku shkollat janë objektiv i plaçkitësve. Policia ka arritur të ndriçojë vetëm plaçkitjen në shkollën “Stiv Naumov” në lagjen Autokomandë të Shkupit.

Kërcënoi me thikë drejtoren, kallëzim penal Policia ka kallëzuar penalisht një 52-vjeçar nga Shkupi, për veprën penale “rrezikim me armë të ftohtë gjatë rrahjes ose zënkës”. Bëhet fjalë për një incident të ndodhur më 24 tetor, kur i punësuari në kopshtin për fëmijë “8 Marsi” në Shkup, kishte kërcënuar me thikë në gjendje të dehur drejtoren e institucionit, duke i kërkuar ta pushonte nga puna. Rasti është denoncuar në Polici dhe i punësuari është shoqëruar në stacion policor.


V ë s h t r im e

6

e enjte, 21 nëntor 2013

Evropa gjithnjë e më e zemëruar dhe nacionaliste

të dalë thirrja e mprehtë që do t’i godasë skeptikët e të gjitha vendeve në thembër dhe do t’i mobilizojë evropianët për të votuar për Evropën. Kjo është qesharake, shkruan gazeta. Si rezultat, pjesërisht, kjo do të jetë fushata më interesante evropiane

zgjedhore prej se zgjedhjet direkte për Parlamentin Evropian filluan në vitin 1979, për të gjithë në Evropë. Termi “popullist” është i përbashkët për të gjithë ata që e kundërshtojnë idenë e Bashkimit Evropian, por nuk e përmban në vetvete diversitetin e tyre. Me gjithë mosrespektin për partinë Pavarësia të Britanisë dhe Aleancën për Gjermaninë, që është anti-evropiane, është krejtësisht e gabueshme për t’i futur në një thes të njëjtë, me Agimin e Artë neofashist në Greqi, partinë Jobbvik në Hungari, ose Frontin Kombëtar të Francës. Dy prej liderëve të tyre më të aftë, Marine Le Pen nga Fronti Kombëtar Francez dhe Geert Wilders nga partia e Lirisë në Holandë, kanë filluar të përpiqen për t’i bashkuar partitë përkatëse . Gjatë një dreke në një restorant elegant në Paris, zoti Wilders tha se “sot është fillimi i çlirimit nga elita evropiane, nga përbindëshi në Bruksel”. Le Pen tha se “partitë patriotike” dëshirojnë “ta kthejnë lirinë te populli ynë”, e jo që të jenë “të detyruar që buxhetet e tyre tu nënshtrohen” liderëve në Bruksel. Në Vjenë, katër parti të tjera, Paria e Lirë e Austrisë, Demokratët e Suedisë, Liga Veriore e Italisë dhe Belangu flaman, iu bashkuan valsit me lideren e Frontit Kombëtar Francez, Le Pen. Pra, suksesi i këtyre partive , së paku mund t’i mobilozj gjeneratat e reja të evropianëve për t’i mbrojtur arritjet, që ata i konsiderojnë të garantuara. Tash nuk është viti 1914, por 100 vjet më vonë, Evropa përsëri do të jetojë në kohëra interesante, shkruan në fund të një artikulli të gjatë e përditshmja Guardian.

ambasadori amerikan. A dinte ai aq sa duhet të dinte, dhe a mundej Rama të informonte opozitën apo Presidentin më shumë sesa ambasadori amerikan? Me shumë gjasë jo, edhe pse kjo çështje është shumë sensitive, siç thotë dhe ekspertja Saraçi në citimin e mësipërm. Nëse do të kishte transparencë që në fillim në lidhje me këtë çështje, atëherë vetë siguria e një operacioni të tillë, nëse do të kryhej në Shqipëri, do të kërcënohej ndjeshëm. Brenda opinionit publik, brenda popullsisë ka aktorë, të cilët do ishin të interesuar të krijojnë akte destabilizimi me shumë qëllime: prishje marrëdhëniesh midis Shqipërisë dhe SHBA-ve etj, etj. Të cenoje sigurinë e një transporti kaq delikat si ky, do të ishte relativisht e lehtë për grupe terroriste ndërkombëtare. Po kur Basha e dinte, atëherë pse protestoi në shesh së bashku me Berishën? Mirë Berisha që duke iu kundërvënë fabulës sizifiane të maces që e ha vetëm një herë gjalpin, s’ndihej fare fajtor para SHBA-ve, sepse besonte që mund të pajtohej prapë me to, po Basha? Ai dinte aq sa mund të dinte, atëherë çfarë kuptimi kishte preteksti i transparencës? Apo pse Rama gënjeu? Le të shkojmë pak te gënjeshtrat e Ramës. Siç po kuptohet, por siç duhet të dihej prej ekspertëve të shoqërisë civile që mjerisht munguan tërësisht në këtë protestë, në lidhje me negociatat apo kontaktet, transparenca komandohej nga OKB apo organizata që e asiston atë për armët kimike. Atëherë ku ka gabuar Rama? Le ta besojmë opsionin e opozitës, se Rama i ka thënë “PO” Amerikës pa pyetur popullin, duke vendosur kushte që lidheshin me karrierën e tij personale. Ku e di opozita këtë? SHBA-të nuk ia kanë thënë, sepse, siç e bëri të

qartë ambasadori Arvizu, Rama ka thënë vetëm po në parim. Por dhe sikur të ketë thënë po, me kushte të lehta në fillim, s’ka asnjë dyshim se, nën trysninë e protestave, Rama duhet t’i ketë shtuar kushtet, duke përfunduar në listën që bëri të qartë ditën e fjalimit të gjatë para publikut. A nuk ishte një listë e mirë kushtesh ajo? Rama nuk mundet ta ketë shpikur pas pilafit një listë të tillë kushtesh, duke qenë në sytë e gjithë botës, pra dhe të vetë negociatorëve. Edhe kjo çështje do të mbetet e vërtetë përgjysmë, sa kohë që s’do t’i marrim vesh asnjëherë të gjitha detajet në lidhje me çështjen e armëve. Dhe një vëzhgim i fundit në lidhje me protestën. A ishte kjo një protestë tërësisht mjedisore, apo e frymëzuar politikisht apo çfarë? Nëse do të ishte mjedisore, ajo do të ishte në nivele të larta dhe më parë për çështje të ngjashme, megjithëse në përmasa të vogla. Ose le të besojmë se do të jetë edhe tash e tutje njëlloj vigjilente. S’ka fare rëndësi se në protesta mund të kenë marrë pjesë veprimtarë politikë të opozitës, sepse s’ka dyshim se në tërësinë e vet protesta ishte apolitike. Ama s’mund të thuhet me bindje se protesta ishte tërësisht e frymëzuar nga bindje mjedisore apo ekzistenciale. Kam një hipotezë tjetër. Protesta arriti në nivele të tilla edhe për një arsye. Ka një dëshirë, ka një vullnet latent popullor për të ndryshuar përfaqësimin politik, për të pasur një subjekt të ri politik, të ndryshëm nga ato që e popullojnë skenën. Por duhet organizim. Jo një parti mjedisore, por një parti që ka të fortë përmasën mjedisore. A është kjo e vërtetë? Jo tërësisht, por me gjasë në këtë frymëzim madhështor që ishte në themel të protestës, kishte diçka që lidhet me mungesën e përfaqësimit politik.

Timothy Garton Ash ash zgjedhjet në Gjermani kanë përfunduar. Gjermania dhe Franca do ta fillojnë nismën e madhe për ta ruajtur projektin evropian. Duke e shënuar 100 vjetorin e vitit 1914, kjo në mënyrë favorizuese do të jetë në kontrast me udhëheqjen e butë dhe konfuze, nën të cilën Evropa u zhyt në Luftën e Parë Botërore, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja londineze, Guardian, dhe vazhdon duke theksuar se para zgjedhjeve të ardhshme në muajin maj, për Parlamentin Evropian, aksioni i vendosur i çiftit franko-gjerman dhe oratoria inspiruese, do t’i tërheq prapa partitë anti Bashkimit Evropian, që po fitojnë terren në shumë vende evropiane. Tash për realitetin. Ne bile nuk do ta kemi qeverinë e re gjermane të formuar deri para Krishtlindjeve. Në negociatat për koalicionin gjerman, që mendohet se do të përfundojnë javën e ardhshme, çështjet evropiane po trajtohen sipas asaj “prit për të”. Për këtë çështje është formuar një nëngrup punues për financa, që quhet “Rregullimi i Bankave, Evropa,

T

Tash nuk është viti 1914, por 100 vjet më vonë, Evropa përsëri do të jetojë në kohëra interesante Euro”. Për tri partitë gjermane pjesëmarrëse, Unionin Demokristian të Angela Merkelit, Unionin Socialkristian të Bavarisë dhe socialdemokratët opozitarë, çështje e nxehtë janë ato vendëse. Rroga minimale, politika e energjisë, shtetësia e dyfishtë, pagesa e propozuar për autostradë, të gjitha këto kalkulohet se janë diçka më tepër se ardhmëria e kontinetntit, shkruan Guardian. Politikanët gjermanë e dinë se çka realisht është interesante për t’i shitur politikat e partive të tyre te votuesit për zgjedhjet e ardhshme. Derisa gjermanët e zakonshëm futen në rrjedhat e blerjeve për Krishtlindje, shumica nuk ndjejnë vështirësi për krizën e euros. Papunësia e të rinjve është afro 8% në Gjermani, ndërsa në Spanjë është 56%. Është vështirë të paramendohet se sa larg dhe sa urgjente është ndjenja e njeriut në metronë e Berlinit për krizën në

Evropë. Por, për dallim nga kolegu i tij në Madrid, ai në Berlin, me rastin e daljes nga metroja, nuk i gjen mbeturinat e kalbura në rrugë, shkruan Guardian. Pasi të formohet koalicioni i qeverisë gjermane, politika e saj evropiane, do të jetë produkt i kompromiseve ndërmjet tri departamenteve të shtetit, kancelarja federale dominante, ministria e financave dhe ministria e jashtme, që ndërmjet tyre do të jenë të ndara politikisht, ndërmjet demokristianëve dhe socialdemokratëve. Fuqia hezituese udhëheqëse evropiane do të duhet të bëjë kompromise të mëtejshme me Francën, e cila ka pikëpamje të ndryshme për disa çështje kryesore. Franca e ka, po ashtu, presidentin e butë, Fraçois Hollande, i cili po dështon ta reformoj vendin e tij, e të mos flasim për ndihmë dhënë ndokujt tjetër. Çifti gjermanofrancez, gjithnjë e më i moshuar dhe gjithnjë e më i pabarabartë,

që në janar e ka shënuar përvjetorin e artë të martesës me një pesimizëm, duhet t’i marrë parasysh shqetësimet e partnerëve të vlefshëm siç është Polonia, dhe po ashtu, propozimet që vijnë nga institucionet evropiane. Nga ky orkestër jofunksional do

Të vërtetat përgjysmë të armëve kimike Mentor NAZARKO ështja e armëve kimike dhe e demontimit të tyre në Shqipëri është një çështje aq e rëndësishme, sa për të do të flitet gjatë. Ligjërimi kombëtar rreth tyre do të luhatet midis dy pozicioneve ekstreme: qoftë si një rast kur vendi shpëtoi falë një mobilizimi popullor dhe kombëtar të jashtëzakonshëm nga një rrezik apokaliptik, qoftë si një rast i humbur për protagonizëm ndërkombëtar, kompensim të bollshëm mjedisor dhe shlyerje borxhi ndaj mikut tonë të madh. Përgjigjja e vërtetë rreth kësaj çështjeje mbetet ende pezull. Pse? Sepse askush prej njerëzve që kanë qenë aktivë në opinionin publik në lidhje me këtë çështje mund të thotë një po ose një jo definitive. Pra, në rastin më të mirë, e vërteta rreth rreziqeve të demontimit të tyre, vendimit për demontim në Shqipëri, mbetet e përgjysmuar. Për të ilustruar pamundësinë e kuptimit të kësaj çështjeje, apo e marrjes së pozicionit përfundimtar në lidhje me këtë çështje, do të citoja një inxhiniere kimiste shqiptare, e cila po doktorohet në Lajpcig. Komenti i inxhinieres që ngjan profesional për shkak të edukimit të saj, akoma më shumë na shtyn në mëdyshje rreth asaj që ndodhi. Erisa Saraçi. Me një kërkim 2 orësh dje (duke qenë e fushës) kam në detaje mekanizmin e veprimit të agjentëve kimike gaz mustard e sarin (komponentët kryesorë të ar-

Ç

Çështja e armëve kimike dhe e demontimit të tyre në Shqipëri është një çështje aq e rëndësishme, sa për të do të flitet gjatë.

mëve kimike) në organizmin e njeriut, si dhe mënyrat e asgjësimit të armeve kimike. Në fund pranohet nga specialistë që asgjësimi është kryer me sukses deri tani nga shumë vende, përfshirë Shqipërinë (dhe asgjë nuk i ndodhi turizmit shqiptar nga kjo gjë deri ne 2007n), POR asnjë proces dekompozimi nuk është 100% i pastër. Shqetësimet e mia pas informimit në detaje janë: 1. siguria e ruajtjes së tyre dhe 2. mbetjet nga asgjësimi i kimikateve. 1. Shqipëria duhet të bëhet një vend shumë i kujdesshëm, nëse pranon lëndë kaq të rrezikshme brenda saj (ata që kanë dashur të bëjnë gjenocid në vendin tonë, do e kishin Kalin e Trojës gati). Vendi i depozitimit e përpunimit duhet të ketë masa shumë të rrepta sigurie. Te punësuarit në impiant (që, të themi të drejtën, do hapë vende pune për të paktën 10 vite për inxhinierë e kimistë, që aktualisht punojnë në call-center!) duhet të trajnohen rigorozisht në aspekt profesional e të sigurimit. Këto i ka në dore t’i sigurojë qeveria, se nuk po shpik rrotën, kanë shembuj plot. 2. Ndërsa për mbetjet, hirin e

gazet, megjithëse ka mënyra trajtimi të mëtejshëm, përsëri do kenë në përbërje elemente të dëmshme: metale të rëndë, gazet acide etj., që do ndikojnë në atmosferën e ambientit ku depozitohen për një kohë shumë të gjatë. Këtë nuk e riparon dot as shuma e majme që SHBA i ka premtuar Shqipërisë, as anëtarësimi në BE, as Nobeli për paqe. Sido që të jetë, qeveria nuk mund të ankohet apo të injorojë “JO”-në e popullit të saj, të cilit vetë nuk ia shpjegoi në kohë sa më sipër. Zonja në fjalë e ka bërë komentin në faqen e një intelektuali shqiptar me famë akademike, i cili ishte rreshtuar në frontin e “JO”-së masive. Edhe ky fakt është dëshmi e pavendosmërisë në lidhje me këtë çështje, por që thellon më shumë një ndjenjë tjetër të asaj që i ka munguar protestës, veçanërisht të mendimit intelektual shqiptar, apo të shoqërisë civile. Për nga natyra, shoqëria civile, veç përmasës protestative, ka dhe përmasën e raportimit dhe të ekspertizës. Kjo ekspertizë i mungoi tërësisht protestës. Mungoi mendimi i ekspertëve nga jashtë

apo brenda vendit, të cilët do të saktësonin gjithë rreziqet apo avantazhet. Më saktë, në kushtet e mungesës së transparencës së detyruar që e shoqëroi procesin, mendimi i kualifikuar shkencor, pjesë natyrale e shoqërisë civile, do t’i ofronte opinionit publik, qeverisë, atë listë kushtesh që mund t’i kërkoheshin palës ofruese – SHBA-ve, dhe, pse jo, dhe koston me të cilën mundej apo s’mund të pranohej procesi i demontimit. Mbërritëm këtu te një pjesë e rëndësishme e çështjes. Transparenca. Nëse do diheshin që më parë kërkesat e palës shqiptare ndaj miqve që i përmendi Rama, demontim tërësor i një pjese të armëve kimike, rikthim tërësor i mbetjeve, pastrim i zonave të tjera të rrezikshme të mjedisit shqiptar, fitim financiar ose jo, përfitime të tjera diplomatike, mbase protesta s’do të ishte kaq e plotë. S’do të ishte kaq e zjarrtë. Panorama social-politike e shekullit XXI mbase do të ishte e varfër kësisoj pa protestën më të madhe, më spontane që u organizua ndonjëherë. Pra, nëse do të kishim më shumë transparencë rreth kushteve të vëna nga pala shqiptare, mbase të lëkundurit e sotëm do të ishin në frontin e “PO”-së. Edhe kjo është një e vërtetë përgjysmë në lidhje me çështjen e armëve kimike. Duke mbetur te transparenca, del dhe një çështje tjetër, për të cilën e vërteta përsëri mbetet përgjysmë. A dinte gjithçka zoti Basha në lidhje me operacionin? Po, është përgjigjja, që ai e konfirmoi vetë, ashtu siç e konfirmoi dhe

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


V ë s h t r im e

e enjte, 21 nëntor 2013

7

Shqipfolësi kinez, ky idhull i Edi Ramës Ahmet SELMANI uk është hera e parë që në mesin e shqiptarëve gjen njerëz me prirje vetëpërbuzëse. Për t’ua bërë qejfin të huajve, ata e nënçmojnë veten deri në marrëzi. Ndoshta kjo nuk është për t’u habitur aq shumë kur e shohim tek e bëjnë njerëzit pa dinjitet, por e keqja më e madhe është kur këtë po e bën edhe njeriu i parë i qeverisë shqiptare. Për fat të keq, këtë paradoks e pamë edhe në ceremoninë e përurimit të Institutit “Konfuçi” në Tiranë, ku mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Me këtë rast solemn, krahas përfaqësuesve të ambasadës kineze, aty foli edhe vetë kryeministri, duke theksuar se ky institut do t’i ndihmojë studentët shqiptarë që ta njohin kulturën kineze. Natyrisht, kjo është shumë normale dhe e hijshme të thuhet në rastet e tilla, sidomos për hir të kurtoazisë diplomatike. Megjithatë, ai nuk u mjaftua vetëm me kaq. Për ta ngritur sa më lart rolin e Kinës dhe të kinezëve në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët, ai zgjodhi një veprim ironizues

N

Këndej shqiptarëve s’u mbetet gjë tjetër, përveçse t’i thonë: Kujdes, kujdes zoti kryeministër, se s’të kanë faj shqiptarët që nuk “dinë” ta flasin e ta shkruajnë drejt gjuhën shqipe, ashtu siç nuk ke “faj” as ti që bën plot gabime drejtshqiptimore e drejtshkrimore, që përdor aq shumë fjalë të huaja në vend të fjalëve shqipe etj. Sigurisht edhe ti je pjesë e asaj mendësie prej së cilës vuajnë shumica e këtij populli të përvuajtur. Qëllimi është si të ndihmosh që edhe gjuhën shqipe ta fusësh në projektin tënd që e ke quajtur “rilindje”. Për hir të shqipfolësit kinez që ti e bën idhull sa çel e mbyll sytë, nuk mund t’i hedhim në pleh të gjithë shqiptarët që s’e bëkan shqipen sipas “modelit kinez” për t’i prekur drejtpërdrejt shqiptarët dhe gjuhën e tyre. Si shembull ai e mori një dokument zyrtar të shkruar në gjuhën shqipe, të cilin ia paska dorëzuar në zyrën e tij një kinez. Dhe, sakaq, qenka mahnitur me shqipen e tij, sepse, siç u shpreh ai, kinezi e paska shkruar pa asnjë gabim ortografik. Kjo nuk është kurrfarë çudie me shumë të huaj që kujdesen ndaj gjuhës shqipe. Gjithsesi, një gjë të këtillë e kanë bërë në të kaluarën, e bëjnë tani dhe do ta bëjnë edhe në të ardhmen. Sigurisht këtë dashuri dhe respekt të madh ua kanë mbjellë vetë shqiptarët që kanë patur kontakte me ta, ndryshe s’ka si të ndodhë.

Mjafton të kujtojmë Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare që mbahet në Prishtinë tani e disa dhjetëvjetësha me radhë, i cili tanimë ka arritur që me dhjetëra e qindra të huaj t’i bëjë që ta duan gjuhën shqipe deri në çmenduri. Megjithatë, gjatë kësaj ceremonie, Edi Rama nuk mendoi shumë gjatë për këtë punë fisnike, ai thjesht i hyri një aventure krejtësisht të panevojshme dhe shumë të ulët, duke ironizuar së tepërmi me shqiptarët që e shkruajnë gjuhën e tyre me plot gabime. Në këtë kontekst, ai as që e vrau mendjen fare se ku do të godiste, ndaj papritur i tha edhe këto fjalë: “Ky është një eveni-

ment i veçantë që lidhet me gjuhën dhe kulturën kineze, por unë dua ta filloj nga gjuha shqipe, duke rimarrë diçka nga fjala e rektorit që tha se në Kinë është një fakultet i gjuhës shqipe i cilësisë së parë dhe duke iu treguar një episod të vogël të marrëdhënieve me ambasadorin, i cili erdhi një ditë në zyrën time dhe solli një dokument shqip, në emër të qeverisë kineze”. Pikërisht ky dokument e paska mahnitur atë. Prandaj, zgjodhi rrugën për t’i tallur shqiptarët. Me sa duket, ende i irituar që ia refuzuan armët kimike siriane për t’i shkatërruar në Shqipëri, ai e mori guximin që t’ua thotë një gjë që ata nuk e meritojnë: “Sot për sot,

kush dëshiron të studiojë gjuhën shqipe gjerësisht dhe thellësisht dhe ta shkruajë atë në mënyrë tërësisht korrekte, duhet të shkojë në Pekin”. Ja pra, ky është veprimi më i ri i këtij kryeministri të posaardhur në pushtet. Kështu E. Rama e shfrytëzoi këtë ceremoni solemne për të krijuar edhe një “margaritar”. Duke e lavdëruar kinezin që e shkruan shqipen pa gabime, me dashje ose pa dashje, ai i mohoi të gjithë shqiptarët që e flasin dhe e shkruajnë gjuhën amtare. Sipas logjikës së tij, prej sot e tutje, të gjithë ata që dëshirojnë ta studiojnë gjuhën shqipe, nuk duhet të humbin më kohë as në Tiranë, as në Prishtinë, as në Shkup, e askund tjetër, përveçse t’ia mësyjnë drejt Pekinit. Kjo do të thotë se pedagogët dhe studiuesit shqiptarë në përgjithësi janë krejt të paaftë, të paditur, të kotë dhe, si të tillë, edhe të panevojshëm. Ndaj, po sipas të njëjtës logjikë, mund të vetëkuptohet qartë se ata duhet të zëvendësohen me shqipfolës kinezë, në mënyrë që studentët tanë ta mësojnë shqipen ashtu siç i pëlqeu Edi Ramës. S’do mend, kjo është diplomacia vetëpërbuzëse e kryeministrit shqiptar; në njërën anë përulet e poshtërohet para të huajve dhe, në anën tjetër, nxjerr brirë e tërbohet para shqiptarëve duke i fyer pa mëshirë. Në të vërtetë, ky vetëposhtërim nuk i

shkon asnjë shqiptari, e aq më pak një kryeministri që mëton t’i “rilindë” gjërat nga e para. Ose, ndoshta këtë e bën me qëllim që ta fillojë nga pika zero edhe gjuhën shqipe, kuptohet për ta “rilindur” medoemos. Megjithatë, kësaj radhe ai zgjodhi një veprim të turpshëm, që Kinës së madhe t’ia bëjë qejfin, ndërsa Shqipërisë së vogël, t’ia bëjë gropën. Dhe cilin ta fusë aty? Natyrisht, të gjithë mësuesit, pedagogët, studiuesit, gjuhëtarët që japin ndihmesë të vazhdueshme për gjuhën shqipe. Mbase ky duket si një komoditet i çoroditur! Duke e marrë parasysh këtë gjë, këndej shqiptarëve s’u mbetet asgjë tjetër, përveçse t’i thonë: Kujdes, kujdes zoti kryeministër, se s’të kanë faj shqiptarët që nuk “dinë” ta flasin e ta shkruajnë drejt gjuhën shqipe, ashtu siç nuk ke “faj” as ti që bën plot gabime drejtshqiptimore e drejtshkrimore, që përdor aq shumë fjalë të huaja në vend të fjalëve shqipe etj. Sigurisht edhe ti je pjesë e asaj mendësie prej së cilës vuajnë shumica e këtij populli të përvuajtur. Qëllimi është si të ndihmosh që edhe gjuhën shqipe ta fusësh në projektin tënd që e ke quajtur “rilindje”. Për hir të shqipfolësit kinez që ti e bën idhull sa çel e mbyll sytë, nuk mund t’i hedhim në pleh të gjithë shqiptarët që s’e bëkan shqipen sipas “modelit kinez”.

Për një partneritet të fituar  strategjik Avni ZOGIANI jë partneritet strategjik që konsumohet përnjëherësh me një çështje të vetme, a mund të quhet i tillë? Të dielën në Tiranë, dhe pastaj në rrjetet sociale në Prishtinë, po duroja një histeri të “strategjistëve politikë”, të cilët nuk kanë bërë as mundin më të vogël për ta kuptuar çka është partneriteti strategjik. E pati, mbaroi puna, iku rasti, u fshi gjithçka, na mori lumi, na e ktheu shpinën Amerika....! Çka në të vërtet ndodhi me protestat në Tiranë? Ishte ajo thjesht një shprehje e brengës së njerëzve që disa vite më herët e panë Gërdecin se një gabim i ardhshëm mund të dëmtojë rënd jetën e shëndetin e njerëzve në Shqipëri, në një shkallë shumë më të gjerë sesa Gërdeci, apo ishte një manipulim i madh i medias, siç e quajti kryeministri Rama, në fjalimin e tij dhelpërak kur pak a shumë tha “unë doja t’ua fusja, por ju si guxoni të refuzoni...? Unë doja t’ua fusja për të mirën tuaj...!”. Shqiptarët në Tiranë e qytete tjera të Shqipërisë të shtunën dhe tërë javën që shkoi nuk filluan një luftë ballkanike, nuk dogjën ambasadat e huaja, nuk rikonfirmuan një ligj lufte, nuk bënë spastrim etnik, as ndonjë sulm terrorist. Po, kjo përshtypje u dha nga tentakulat e dreqit e t’birit me elitën shqiptare dhe siç tha pak a shumë kryeministri Rama. Ju jeni çmend, po kujtoni se jeni qendra e botes. Në të vërtet shumë nga këto që numërova më herët kanë bërë popujt e Ballkanit dhe askush, asnjëherë nuk iu tha

N

Shqiptarët thjesht dhe vetëm dolën për t’i thënë JO sjelljes së armëve kimike, në një kohë kur askush s’po iu sqaronte as po iu jepte garanci se kjo nuk do të dëmtojë shëndetin e tyre. Pra, ai refuzim, edhe po të ishte refuzim i Amerikës, u bë nga brenga për shëndetin e jetën e qytetarëve, që në fakt është gjëja më normale që duhet të ndodhë me një shoqëri që di se helmi të helmon se do humbni parneritetin tonë.... Shqiptarët thjesht dhe vetëm dolën për t’i thënë JO sjelljes së armëve kimike, në një kohë kur askush s’po iu sqaronte as po iu jepte garanci se kjo nuk do të dëmtojë shëndetin e tyre. Pra, ai refuzim, edhe po të ishte refuzim i Amerikës, u bë nga brenga për shëndetin e jetën e qytetarëve, që në fakt është gjëja më normale që duhet të ndodhë me një shoqëri që di se helmi të helmon. Nuk u refuzua nga qejfi ky plan, as nga arroganca, por nga brenga për gjënë më normale: jetën dhe shëndetin. Ndërkohë atyre s’po iu thuhej asgjë, veçse po iu qarkulloheshin oferta nga më qesharaket si kandidimi i Shqipërisë për çmimin Nobel për paqen në këmbim me pranimin e armëve kimike. Ajo që po u thuhej shqiptarëve atyre ditëve është pak a shumë ajo që një protestues e përmblodhi të tërën në një pankartë: Armët kimike, janë kimike – Nard Ndoka...! Dhe kush tjetër të fajësohet përveç medias? Ato që provuan njëherë të bëjnë gjënë që bëjnë mediat normale, të tregojnë se në qendër të kryeqytetit ka një protestë të të rinjve.

Natyrisht jo të gjitha bënë këtë. Kishte edhe të tilla që bënin atë që rëndom bën televizioni publik kosovar, i cili edhe kur në rrugë protestojnë dhjetëramijëra protestues gjen një qytetar që është kundër protestave dhe atë e nxjerr në kokë të lajmit. Të dielën, derisa me një grup shokësh e shoqesh po pinim kafen, ndërkohë që prisnim të çlirohej pak Panairi i Librit, që ngjante si një protestë, një nga këto tentakulat e organizatave të huaja me shoqërinë shqiptare po na e mbante një ligjëratë në kafen e mëngjesit. Aq rënd sa ishte mbas një nate me festë për ta dëgjuar, plus që nuk kishte asnjë shans të flisje, sepse pesha e interlokutorit ishte shumë e madhe. Kishte eksperienca pa fund përkthimi me ndërkombëtarët dhe kjo e bënte atë të dinte më shumë, të kuptonte më mirë se çka humbi Shqipëria me refuzimin e armëve kimike. I paskësh thënë IMF dhe paskësh lexuar një letër konfidenciale të Obamas që fliste për 300 milionë euro ndihmë direkte në buxhet. Pra, po flisnim për 300 milionë euro! Aq sa kushton një copëz rrugë e Bechtel & Enka.

Shumëfish më pak sesa vlerat që morën kompanitë e ndërlidhura me ta nga shoqëritë shqiptare...! Natyrisht, edhe obsesioni i integrimeve evropiane futej në tavolinë, a thua sikur ky integrim nuk qenka i bazuar në ato dhjetëra mijëra kushte teknike të zhvillimit institucional që komunikon Komisioni Evropian me shtetet në akcesion. Kështu, ata banalizojnë integrimin, banalizojnë ndihmat për Shqipërinë, duke e shndërruar këtë marrëdhënie gati në raport porstitucioni, për t’iu provuar shqiptarëve se “bënë gabim” që thanë JO. Dhe të gjithë njëzëri i kërkonin palës tjetër të mos bëjnë ekspertin, por ata vetë e bënin ama. Që të gjithë e shihnin “partneritetin strategjik” me ShBA-të si një rast të humbur, e armët kimike benine, edhe pse nuk e kuptonin dot se bëheshin qesharakë, sepse një marrëdhënie që prishet në këtë mënyrë assesi nuk quhet partneritet strategjik. Unë jam i bindur që ShBAtë, ashtu siç e thoshin kudo dhe qartë, e kuptuan shumë mirë popullin shqiptar. Mirëpo, këta donin të shihnin diçka tjetër. Donin të shihnin këtë partneritet në gërmadha, vetëm e vetëm që të kishin të drejtë! Po ku qëndronte problemi i vërtetë i tentakulave të tilla të shoqërisë shqiptare? Në të vërtet më shumë se çkado tjetër me këtë JO të shoqërisë shqiptare ishte cenuar roli i tyre prej tutori të elitës shqiptare. Janë mësuar të ushtrojnë frikë me pedigrenë e tyre prej njerëzve të afërt me ndërkombëtarët. Në emër të kësaj afërsie ata janë mësuar ta kenë shoqërinë shqiptare nën kontroll të plotë. Ata janë posesivë, janë imponues, janë histerikë, dhe u premtojnë shumë atyre shërbimeve me të cilat flasin. Ata u dhënë shumë garanci se situatën e kanë nën kon-

troll. Thelbësisht, ata e mendojnë popullin si budalla dhe e thonë haptazi se populli s’di gjë. Por populli di shumë ama. Elita mund të jetë budalla, pse i ka duruar në shpinë për dekada të tëra, ndërkohë që ata thjesht gjithçka që bëjnë, tërë ai terror e presion informativ që ushtrojnë ndaj elitës shqiptare, lidhet thjesht me çekun e pagës së tyre dhe me asnjë bindje që kanë. Për këta njerëz nuk ka asnjë vlerë ajo që thotë i riu shqiptar. Ata thjesht thonë se partneriteti me të huajt është mbi të gjitha, edhe mbi jetën tonë. Nuk kemi luks t’i themi jo Amerikës, thonë ata. Pra, ata e konstatojnë se ne i thamë JO Amerikës. Ata thonë, hajt për një moment hiqeni Amerikën si faktor nga zhvillimet e fundit mbi dhe rreth shoqërive shqiptare dhe shiheni si do të dalin llogaritë. Dhe përfundojnë duke konstatuar po vetë, po të mos ishte Amerika ne nuk do të ishim këtu ku jemi! Argumentim i zbrazët, krejt i thatë, i trashë, kërcënues, jonjerëzor. Ata në këtë mënyrë fyejnë rëndë Amerikën, duke pre-supozuar se ky shtet-djep i demokracisë nuk do na ndihmonte po të mos kishte interesa, duke mohuar tërësisht mundësinë që ne të jemi ndihmuar për shkak të bindjes së, së paku, krahut liberal amerikan se në disa zhvillime të këtyre dekadave, e drejta ishte në anën e shqiptarëve. Dhe mbi të gjitha, duke mohuar edhe interesat natyrore që kishte Amerika në këto zhvillime që fillojnë me shkatërrimin përfundimtar të komunizmit, paqen në Ballkan, dhe vazhdojnë me interesat e një sigurie të qëndrueshme në Evropë. Mbi të gjitha, ky soj njeriu, ka humbur fort besimin tek shqiptarët, sepse të tillë nuk ndihen vetë. Shqiptarët janë të poshtër, thonë. Madje, interlokutori ynë të dielën në mëngjes,

thoshte se edhe protestuesit e javës që shkoi janë të poshtër. Pra, ata mbajnë vulën në dorë, në të vërtet mbajnë disa vula në dorë. Me njërën i vulosin njerëzit si anti-amerikan-evropian, me njërën vulë vulosin njerëzit si të poshtër, e me një tjetër i vulosin ata si të padijshëm. Janë autoriteti që licencon si duhet të jetë një qytetar shembull. Qytetari shembull për ta është qytetari që ngarend mbas oportuniteteve financiare që jep kjo situatë dhe barazon veten me zero, duke u shndërruar në një dëgjues të thjesht të “miqve ndërkombëtar”, në një pranues pasiv të kërkesave që të huajt kanë për shqiptarët. Ky soj i njerëzve nuk shef asnjë të vetmen rëndësi në faktin se për herë të parë politika u përzu nga protestat në Tiranë. As që e vejnë në kandar faktin se më në fund, në mënyrë të paqme, qytetarët shqiptarë po iu mësyjnë rrugëve thjesht me brengën për të ardhmen e tyre, pa asnjë pikëtakim me politikën. Thonë, aty kishte njerëz nga opozita, aty kishte berishianë. Nuk mjaftohen me faktin që protestuesit ndoqën simbiozën Berisha-Basha dhe desh e shtypën Ilir Meten para parlamentit. Protestuesit kësaj radhe kishin një shenjë dalluese për legenat: kushdo që ka kravatë në protestë, është legen! Të mjerët ata (tentakulat) po flisnin me siklet të madh mbas të shtunës. Sepse po shihnin njerëz që i dëgjonin, por e kuptonin mirë që nuk pajtoheshin me ta. Po shihnin njerëz që guxonin t’i injoronin, t’iu thoshin, vazhdoni ju të flisni se unë kam pakëz punë me një festë që po bëhet në një nga lokalet e Tiranës. Dhe birra Korça ishte bërë më e ëmbël se kurdoherë. Të mos flasim për rakinë e skraparit... Apo s’janë bërë gjithë ato lokale me ushqim fantastik në çdo qosh të Trinaës..? Pra, gëzuar!

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


S h ow b iz

8

e enjte, 21 nëntor 2013

Rita Ora po e rimerr veten Ajo i trembi të gjithë kur u ndje keq teksa po bënte një set fotografish në Miami ditën e hënë, por mesa duket Rita Ora ka filluar të rimarrë veten. 22-vjeçarja me origjinë nga Kosova është fotografuar teksa qëndronte në ballkonin e apartamentit të saj në qytetin amerikan me një pije

në dorë dhe me sy ende të përgjumur. Rita Ora nuk u ndje mirë gjatë një seti fotografik në Miami Beach të Floridës ditën e hënë dhe u dërgua me urgjencë në spital. Sipas dëshmitarëve, këngëtares shqiptare me origjinë nga Kosova i ra të fikët dhe u lajmërua men-

im Kardashian është e ftuara e të fejuarit të saj Kanye West në videon e tij të fundit. Kim, paraqitet e zhveshur në video, ndërsa në disa momente të videos 4minutëshe, çifti stimulon edhe seks. Menjëherë pas publikimit te një pjese te videos, ajo ka marre shume kritika për mënyrën e paraqitjes se çiftit.

K

Adelina nuk i ndahet këngës Nuk ka shumë kohë që është paraqitur në publik me këngën ‘Ai moment’, këngë kjo që u prit shumë mirë nga fansat e saj. E ndonëse është bërë trend që këngëtarët shpesh të vijnë me klipe e këngë të reja, Adelina ka bërë me dije se nuk e ka në plan tani për tani një gjë të tillë. Ajo për Tribuna ka thënë se për këtë fundvit do të paraqitet në publik me këngët e albumit, të cilat deri më tash nuk janë prezantuar në masë me klipe. “Nuk e kam në planë njëherë për njëherë të vijë me këngë të reja. Në festat e fundvitit do të prezantohem me këngët e albumit. Do të jenë këngë të cilat nuk janë realizuar me videoklipe dhe ia vlen të prezantohen. Ndër to do ta këndoj edhe këngën e fundit që e kam lansuar me klip “Ai moment’”, ka thënë Adelina.

Kardashian shfaqet lakuriq në videon e të dashurit

“Një telefonatë” e Lindës

reklama

jëherë ambulanca për t’i ardhur në ndihmë. Dr. David Farcy tha për ‘Daily Mail’ se "Rita Ora pati probleme me dehidratimin si pasojë e temperaturave të larta, por tashmë ka dalë nga spitali dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar". Këngëtarja po realizonte një set fotografik për linjën e veshjeve të Madonnas "Material Girl" në temperatura 30 gradë Celsius

Kim, shkruajnë mediat është nëna e fëmijës se tij, dhe është tashme e pahijshme qe ajo të bëjë paraqitje të tilla. Kim Kardashian u kritikua po ashtu nga mediat dhe në rrjetet sociale edhe në momentin që postoi në Instagram, pak jave pas lindjes një foto vetëm me rroba banjo, për te treguar formën e saj fizike.

Këngëtarja Lendita Destani ka vendosur t’i rikthehet skenës me një këngë dhe videoklip më ndryshe. Kënga që do të plasoj gjatë këtyre ditëve titullohet “Një telefonatë” dhe i referohet dashurisë. Këtë këngë e ka përgatitur Arsim Bunjaku i cili e ka bërë tesktin dhe Ardian Kastrati që realizoi komponimin e orkestrimin. Linda shpreson që kënga dhe klipi të pëlqehen në publik. “Kënga dallon nga këngët e mia paraprake, është një këngë ritmike e ndërthurur me një tekst të jashtëzakonshëm. Uroj të pëlqehet nga të gjithë”, shprehet ajo për “Zëri”. Por ky nuk do të jetë i vetmi material i saj, paso Linda pas kësaj kënge do të nisë punën për një duet të ri, i cili do të jetë me plotë befasi për adhuruesit e saj.

Burri i uron fat Adelina Thaçit Po ofron gjysmëfinalja si dhe finalja e madhe e festivalit “Kënga Magjike”. Dhe sikur secili këngëtar pjesëmarrës, edhe Adelina Thaçi e cila pjesë e këtij festivali u bë përmes këngës “Po u mërzite”, po pret paraqitjen e radhës. Karshi pritjes së këngëtares, ishte bashkëshorti i saj i cili përmes rrjetit social ‘Facebook’ i uroi fat si dhe e

Douglas dhe Catherine ZetaJones rikthehen së bashku

ngriti lart për profesionalizimin e saj bashkëshorten. “Po afrohet gjysmë finalja dhe finalja e Këngës Magjike (javën që vie)...! n'Tiranë janë t'gjitha "Zaret" në lojë... - me fat e dashur, gjithsesi, vetëm majat t'bëjnë karshillak...”, kishte shkruar Bardhyl Metaj, ndërsa krahas statusit ai kishte publikuar edhe këngën pjesëmarrëse të Thaçit. U ndanë për pak kohë për “t’i dhënë më shumë liri njëri-tjetrit” dhe pas reflektimit u rikthyen sërish bashkë. Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones shkrinë akujt duke mbajtur sërish në këmbë martesën e tyre, që pak javë më parë, mediat gossip në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën e quanin të përfunduar. “Shpresoj të shpëtoj martesën time dhe ta shoh atë më pozitivisht”, mësohet t’u ketë thënë Douglas disa miqve të tij, kjo sipas revistës GQ. E njëjta revistë thotë se aktori është shfaqur tejet i lumtur para miqve të tij për ribashkimin me Catherine.


Fa s h io n

e enjte, 21 nëntor 2013

9

Koleksion i shkëlqyer dhe tone të vjeshtës nga Gucci për këtë sezon

N

djenjë e qetë glamuri shndrit nga koleksioni më i ri i Guccit. Veshjet plot me sensibilitet janë inspiruar nga qyteti i larmishëm dhe piktoresk, Rio de Zhaneiro. Edhe pse veshjet janë definuar me sensu alitet lozonjar, materialet metalike dhe moniste i japin një vijë të ashpër gjithë kolek sionit.

Në shikim të parë koleksioni ngjan me vitet e ’70ta, por duke e ruajtur imazhin e gruas me vetëbesim, të sigurt dhe moderne. Gucci kanë paralajmëruar se këtë sezon pan tallonat me bel të lartë, tunikat dhe kom binezonet, janë gjëra që duhet t’i keni patjetër në garderoberin tuaj. Shikoni këtë koleksion me tone të perëndimit të diellit.


Ko s ov ë / S h q ip ëri

10

e enjte, 21 nëntor 2013

Burgu i Sigurisë, me material ndërtimi serb Dyert, dritaret, grilat,... në Burgun e Sigurisë së Lartë, i cili po ndërtohet në Gërdofc të Podujevës, janë sjellë nga Serbia, nëpërmjet kompanisë serbe “Potens Perforacia”. Për ta “fortifikuar” Burgun më të sigurt në vend, kompania kosovare “Al Trade”, e cila ka

fituar tenderin në vlerë prej 14.8 milionë euro, ka lidhur kontratë me kompaninë “Potens Perforacia” nga Pozhega e Serbisë. Ky burg ka nisur të ndërtohet në korrik të vitit 2011, ndërsa punimet parashihet të përfundojnë në shtatorin e vitit 2014. Burgu i Sigurisë së Lartë

Hoxhaj paralajmëron njo hjen nga 5 vendet e BEsë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një të ardhme të afërt pesë vendet e BE-së ta marrin vendimin historik për njohjen e Kosovës. “Përfshirja e Kosovës në dialogun me Serbinë duke fuqizuar poz-

itën tonë ndërkombëtare dhe nga kontaktet dhe vizitat e mija të shpeshta në disa prej këtyre vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën – ka prodhuar një disponim dhe momentum të ri politik të këtyre vendeve karshi njohjes së Kosovës. Ka një disponim për të lëvizur drejt njohjes së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj. Ministri i Jashtëm iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, duke rikapitualuar punën e Ministrisë, të arriturat dhe prioritetet e politikës së jashtme në vitin 2014.

Daçiq: Ankesat për Pre shevën? Nuk dua t’ia di Kryeministri serb është ndier në siklet kur është pyetur për çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. "Juve shqiptarëve ju kam dhënë zgjidhje më të mira dhe s'keni pranuar. S'keni pse të më ankoheni mua për Preshevën", i është përgjigjur kryeministri serb, Ivica Daçiq pyetjes së një gazetari nga Kosova, pas përfundimit të mbledhjes së KS të OKB-së. "Askush nuk do t'u krijojë probleme shqiptarëve në atë zonë, por ata duhet të dinë që

jetojnë në Serbi dhe duhet të respektojnë ligjet dhe zakonet tona",-theksoi ai. Biseda me gazetarin vazhdoi edhe pak sekonda, pasi mund të shihet që kryeministri serb i afrohet gazetarit, e më pas largohet.

Franca nuk pranon arsyetime për azil

Franca përsëriti të mërkurën qëndrimin se nuk pranon arsyetimin për azil nga qytetarët e Kosovës. Ndërhyrja e policisë dhe INUK në bllokimin e kompleksit “Jon” ne Vlore ka qenë e paligjshme. Ky është konkluzionit i Avokatit të Popullit pas shqyrtimit të rastit. Deklarata është bere gjate seancës se djeshme ne Komisionin e Ligjeve, ku Totozani është thërritur për te diskutuar ne lidhje me progres raportin e KE. “Po studiojmë ankesën e bere për çështjen e pallatit ne Vlore. I kemi bere rekomandim ministrit te Brendshëm, Saimir Tahiri per policinë, pasi ajo veproi atje

Drejtori i Përgjithshëm i Imigracionit në Ministrinë e Brendshme të Francës, Luk Derepas tha se në Kosovë qytetarët nuk janë të kërcënuar dhe siguria është në nivel të respektueshëm. Derepas i bëri deklaratat në takimin me ministren e Integrimeve, Vlora Çitaku dhe ministrin e Brendshëm, Bajram Rexhepi.

është bashkëfinancim i Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, derisa organizata ndërkombëtare UNOPS është mbikëqyrëse e punimeve, shkruan “Zëri”. Zyrtarë nga Ministria e Administratës Publike në Kosovë nuk kanë dhënë detaje në lidhje

me rrjedhën e punimeve në këtë burg. Ndërsa pronarët e kompanisë fituese, Al Trade, thonë se një pjesë të pajisjeve të hekurta i kanë përpunuar në Kosovë, ndërsa një pjesë tjetër e kanë importuar nga Maqedonia, por jo edhe nga Serbia. Bajram Gashani, pronar i

“Al Trade”, ka pohuar për “Zërin” se për këtë projekt kanë arritur marrëveshje me dy kom-

RAMA TAKON KRYEMINISTRIN CAMERON Gjatë takimit me homologun britanik, Kryeministri Rama u përqendrua tek e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe theksoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ryeminitri Edi Rama i cili ndodhet në Britaninë e Madhe zhvilloi një vizitë në 10 Daëning Street, ku u takua me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Cameron. Gjatë takimit me homologun britanik, Kryeministri Rama u përqendrua tek e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe theksoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dy kryeministrat biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, që u cilësuan të shkëlqyera, si edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. Kryeministri Cameron e uroi Kryeministrin Rama për marrjen e detyrës dhe theksoi se qeveria e tij mbështet integrimin evropian të Shqipërisë. Gjithashtu kryeministri shqiptar është takuar edhe me presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti. Në takim ishin në pranishëm edhe Georgo Soros

Britania mbështet integrimin e Shqipërisë

K

VIZITA, PAS JOsë PËR ARMËT KIMIKE Vizita, vjen në një moment tejet të veçantë, pas një nga vendimeve më të rëndësishme të Edi Ramës, refuzimit të shkatërrimit të armëve kimike siriane në vendin tonë, vendim i cili u shoqëruar jo nga pak hije dyshime, se mund të ndikonte raportet strategjike SHBAShqipëri. dhe përfaqësuesi i BERZH-it Erik Berglof, dhe përfaqësuesin e BERZH-it në Shqipëri Piotr Matczuk. Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë vizitës së tij në Londër do të takohet edhe me këshilltarin e tij, ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Dy muaj pas marrjes së timonit të qeverisë, pritet që Rama të

ndajë me Blair zhvillimet e fundit, reformat e ndërmarra deri më tani dhe sugjerime për detyrat më emergjente të qeverisë në të ardhmen. Vizita, vjen në një moment tejet të veçantë, pas një nga vendimeve më të rëndësishme të Edi Ramës, refuzimit të shkatërrimit të armëve kimike siriane në vendin tonë, vendim i cili u

shoqëruar jo nga pak hije dyshime, se mund të ndikonte raportet strategjike SHBA-Shqipëri. Përveç stafit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, mësohet se Kryeministri në këtë vizitë, shoqërohet edhe nga disa prej Ministrave të kabinetit të tij. Edhe në vizitën e fundit në kryeqytetin anglez, Rama është takuar edhe me këshilltarin e tij, Tony Blair.

Rivotim në tri vendvotime në Zveçan Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që më 1 dhjetor të përsëriten zgjedhjet në tri vendvotime në Komunën e Zveçanit. Ndërkohë, pas rinumërimit të votave në 12 vendvotime në Klinë, KQZ-ja ka miratuar raportin me ndryshime. Koordinatori i Qendrës së Numërimit të Votave, Burim Ahmetaj, tha se gjatë rinumërimit në 12

vendvotime në Klinë ka pasur ndryshime shumë të vogla. “Nga tabelat që janë nga formularët e regjistruar në vendvotim rezulton që në vendvotimin 0803C02R, ndryshimi është vetëm për një votë te subjekti 78 që në të vjetrën ka pasur 170 tash ka 171. Në vendvotimin 0805C03R, ndryshimi është vetëm në total, faktikisht është

vetëm një votë te subjekti 99 dhe në vendvotimin 0807C04R, është dy vota te subjekti 78 dhe 87 ku 78 ka një votë më pak dhe 87 ka një votë më pak, këto janë ndryshimet në gjithë këtë rinumërim”, ka thënë Ahmetaj, raporton KosovaPress. Binak Vishaj, pas leximit të rezultateve ka thënë se arsyeja pse dje nuk ka votuar për t’u rinumëruar këto qendra

Rrethimi i pallatit në Vlorë, veprim paligjshmërie “I kemi bere rekomandim ministrit te Brendshëm, Saimir Tahiri per policinë, pasi ajo veproi atje ne mënyre te paligjshme. Vendosja e shiritit, skene krimi, e paligjshme”, tha Avokati i Popullit ne mënyre te paligjshme. Vendosja e shiritit, skene krimi, e paligjshme”-tha Totozani. AP ka deklaruar se nuk ka asnje ankese te bere per çështjen e armeve kimike dhe as nga te shkarkuarit nga puna ne administrate, duke

pani maqedonase, “Branko” dhe “IGM Trade”. “Kemi marrë materiale nga Maqedonia dhe një pjesë e kemi përpunuar vetë në punëtorinë tonë, por edhe në një punëtori në Prizren. Është e mundshme që kompanitë maqedonase, me të cilat ne kemi marrëveshje të kenë marrë material në Serbi, por ne nuk e kemi marrë direkt”, thotë Gashani.

shtuar se eshte duke monitoruar situaten nepermjet medias. “Ndjekim median, pasi tek Avokati i Popullit nuk ka asnjë ankesë për largime nga puna. Kemi kërkuar informacione konkrete për rekrutimet dhe shkarkimet nga adminis-

trate. Së shpejti do të çojmë një raport në Parlament për këtë çështje. Kemi një ankesë për pallatin në Vlorë dhe i kemi bërë rekomandim ministrit Tahiri. Policia gjendet në shkelje të ligjit me aksionin e pallatit në Vlorë” u shpreh Totozani.

ishte se e ka ditur që vendimi i PZAP-së ka qenë me tendencë. Ai u ka bërë të qartë se AAK-së në asnjë vendvotim as nuk iu kanë rritur votat as nuk iu kanë zvogëluar.

Ndërsa deputeti demokrat Edi Paloka ka theksuar se Avokati i Popullit nuk foli për vjedhjen e votave në Korçë. I menjëhershëm ka qënë reagimi i Avokatit të Popullit i cili ka theksuar se nuk ka pasur asnjë ankesë në lidhje me çështjen e armëve kimike. “Ne merremi me rastet kur ka shkelje të të drejtave të njeriut dhe veprojmë mbi ankesa. Për votat në Korçë, ne nuk merremi me çështjet në lidhje me mbarëvajtjen ose jo të procesit zgjedhor” ka theksuar ai.


R a jo n / B o t ë

e enjte, 21 nëntor 2013

11

Venezuelë, presidenti me kompetenca speciale Asambleja Kombëtare e Venezuelës i ka dhënë presidentit Nicolas Maduro disa kompetenca të gjera speciale, për të qeverisur vendin nëpërmjet dekreteve për 1 vit, në mënyrë që të fiksojë problemet ekonomike të vendit. Votimi i së martës mbi Mundësimin e Ligjit është lëvizja e fundit nga lideri i zgjedhur venezuelian, i favorizuari i presidentit të ndjerë Hugo Chavez, për të forcuar dorën e hekurt të tij, teksa

e inflacionit dhe mungesa e të mirave bazike. Vendi është goditur vazhdimisht nga norma e inflacionit prej 54%, nga mungesa e likuiditetit të monedhës dhe të mirave bazike. Votimi i Asamblesë Kombëtare, për aprovimin e të ashtuquajturit Mundësim i Ligjit, pritej gjerësisht pasi Maduro kishte siguruar mbështetjen e 2/3-tave të nevojshme, apo 99 vota, gjatë një debati paraprak javën e kaluar.

përballet me disa teste politike të rëndësishme në zgjedhjet lokale muajin e ardhshëm. Ligji do t’i lejojë kryesisht presidentit të krijojë ligje pa aprovimin e Parlamentit. Presidenti socialist ka thënë se kishte nevojë për fuqi më të mëdha personale, për të shtypur kundërshtarët, të cilët janë duke zhvilluar “një luftë ekonomike ndaj qeverisë së tij”, teksa vendi vuan nga rritja

VAZHDOJNË BISEDIMET NË GJENEVË PËR PROGRAMIN BËRTHAMOR

Shpresa për një marrëveshje SHBAAfganistan Ende nuk janë shuar shpresat për një marrëveshje mes SHBA-së dhe Afganistanit , që do t’i lejonte forcat amerikane të qëndronin në Afganistan përtej fundit të vitit të ardhshëm. Bisedimet po mbahen në vijim, për të hartuar një dokument të pranueshëm nga të dyja palët. Nëse nuk do të ketë një marrëveshje, Uashingtoni do të tërheqë të gjithë trupat e tij vitin e ardhshëm. Palët nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje, për shkak të një propozimi të fundit të palës afgane, e cila ka kërkuar që marrëveshjet e ardhshme të sigurisë të parandalojnë hyrjen e forcave amerikane në shtëpitë afgane. Por, pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të sekretarit amerikan të shtetit John Kerry, nëpërmjet telefonit, presidenti afgan ka pranuar një ofertë, sipas së cilës presidenti Barack Obama do të shkruajë një letër, ku pranon gabimet e kryera në të kaluarën nga amerikanët, si dhe kërkon në të, që forcat amerikane të kenë të drejtën për të hyrë në shtëpitë afgane, vetëm në rast të “ndonjë rreziku urgjent për jetët e ushtarëve amerikanë”. Nëse kjo letër vjen, marrëveshja do të prezantohet më pas për aprovim në Loya Jirga, ku marrin pjesë rreth 3000 pleq afganë (këshilli i pleqve), që do të mblidhet të enjten.

Çështja e Iranit, “krisje” mes SHBA dhe Izraelit

Për shkak të niveleve të diferencimeve, dy vendet e patën të pamundur të arrinin një marrëveshje, kur Kerry udhëtoi më pas drejt Izraelit për bisedime me Netahyahu-n, në lidhje me çështjen e Iranit

htetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë ndryshime të theksuara në mënyrën se si do të veprojnë në lidhje me ambiciet bërthamore të Iranit. Ndërkohë që të dy qeveritë refuzojnë çdo mundësi për një Iran të pajisur me armë bërthamore, ata janë qartësisht në kundërshtim mbi një marrëveshje të mundshme brenda kësaj jave, që mund të lehtësojë sanksionet ekonomike ndaj Teheranit në këmbim të pezullimit të një pjese të caktuar të programit të tij bërthamor. Për shkak të niveleve të diferencimeve, dy vendet e patën të pamundur të arrinin një marrëveshje, kur Kerry udhëtoi më pas drejt Izraelit për bisedime me Netahyahu-n, në lidhje me çështjen e Iranit. Ndarja përfshin diplomacinë ndërkombëtare si dhe çështje politike të brendshme në të dy vendet, si dhe vjen në momentin kur Kerry dhe presidenti amerikan, Barack Obama, kanë nxitur Netanyahu-n të punojë me zyrtarët palestinezë

S

mave që i kanë prekur sytë. Turmat ishin duke shënuar përvjetorin e protestave të 2011-s kundër ushtrisë, që mori pushtetin përkohësisht pas rrëzimit të presidentit Hosni Mubarak dhe përpara emërimit të pasardhësit të tij,

Organizata Human Right Watch kritikon Iranin për shkelje të të drejtave të njeriut të refugjatëve afganë. Në raportin e publikuar në Kabul, organizata thotë se Irani ka dëbuar “mijëra afganë në një vend ku rreziku mbetet real dhe serioz”. Raporti vë në pah se shumë refugjatë afganë kanë jetuar në Iran me vite, por thekson se autoritetet iraniane u kanë bërë presion atyre që të kthehen në shtëpi. Raporti po ashtu thotë se refugjatëve të rinj afganë, që ikin nga dhuna në vendin e tyre, nuk u jepet azil nga autoritetet iraniane.

Dita Ndërkom bëtare e Fëmijëve

VAZHDOJNË BISEDIMET NË GJENEVË Ndërkohë, Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë nisur dje raundin e ri të bisedimeve në Gjenevë, në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike. Bisedimet kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje, sipas së cilës, Irani do të pezullonte aktivitetet e ndjeshme nukleare për gjashtë muaj, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Perëndimi. për të arritur një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme. Edhe pse Netanyahu dhe Obama kanë pranuar prej kohësh se miqtë e ngushtë mund të mos bien dakord për çështje të veçanta, gjuha e drejtpërdrejtë në të dy krahët, në lidhje me kundërshtitë e tyre mbi një marrëveshje të mundshme me Iranin, tregon paqëndrueshmërinë e një çështjeje me pasoja të mëdha rajonale dhe globale.

Protesta të dhunshme në Kajro Protesta të dhunshme janë shënuar në kryeqytetin egjiptian Kajro. Të paktën 1 person ka humbur jetën, kur policia egjiptiane ka mësyrë trazirat në sheshin Tahrir të Kajros, për të shpërndarë protestuesit që godisnin me gurë punonjësit e policisë. Policia, hodhi gaz lotsjellës dhe qëlloi me armë pas përplasjeve në shesh, për të shpërndarë protestuesit, që u mblodhën për të shënuar përvjetorin e demonstratave të përgjakshme të vitit 2011. 16 persona janë raportuar të plagosur nga ngjarjet e dhunshme, njëri prej saç-

HRW: Irani shkel të drejtat e refugjatëve afganë

sërish të rrëzuar, Mohamed Morsi, në zgjedhjet e qershorit 2012. Të paktën 43 persona u vranë dhe mbi 3000 të tjerë u plagosën në përplasjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, që nisën më 19 nëntor 2011, vetëm 9 muaj para rrëzimit të Mubarak. Përplasjet shpërthyen pranë selisë së Ligës Arabe, në një nga këndet e sheshit ikonë, teksa protestuesit thërrisnin si kundër presidentit të rrëzuar islamik, Mohamed Morsi, ashtu dhe kundër ushtrisë që e rrëzoi atë në korrik.

Ndërkohë, Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë nisur dje raundin e ri të bisedimeve në Gjenevë, në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike. Bisedimet kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje, sipas së cilës, Irani do të pezullonte aktivitetet e ndjeshme nukleare për gjashtë muaj, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Perëndimi. Fuqitë perëndimore duan që

Irani të ndalojë pasurimin e uraniumit në 20 për qind. Ato po ashtu janë të shqetësuara për një reaktor në ndërtim të Iranit, i cili do të prodhojë plutonium. Perëndimi thotë se Irani synon krijimin e armës bërthamore, por ai insiston se programi i tij atomik është krejtësisht paqësor. Dy palët janë takuar para dhjetë ditësh në Gjenevë, por kanë dështuar në arritjen e marrëveshjes.

SHBA përgëzon Azerbajxhanin dhe Armeninë Shtetet e Bashkuara kanë përgëzuar presidentët e Azerbajxhanit dhe të Armenisë për takimin e tyre të parë në pothuajse dy vjet. Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se samiti i së martës në Vjenë “është një hap i rëndësishëm drejt rinisjes së dialogut dhe dëshmon përkushtimin e përbashkët të udhëheqësve për t’i dhënë fund konfliktit në Nagorno Karabak”. Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, dhe ai i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, janë takuar nën patronazhin e Grupit Minsk

të OSBE-së, të përbërë nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Pas takimit, Grupi Minsk ka thënë se Sarkisian dhe Aliyev janë pajtuar për avancimin e negociatave drejt një zgjidhjeje paqësore për rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut.

Dje është shënuar Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. E themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1954, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve kudo, si dhe të inkurajojë mirëkuptimin ndërmjet fëmijëve në gjithë botën. Gjithashtu në 20 nëntor Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës në vitin 1959 dhe Konventën e të Drejtave të Fëmijës më 1989.

Shembet ndërtesa në Afrikën e Jugut

Një person ka vdekur ndërsa 50 të tjerë kanë mbetur nën rrënoja, pas shembjes së një qendre tregtare gjysmë-të ndërtuar, në Durban të Afrikës së Jugut. Sipas informacionev e ata që kanë mbetur nën rrënoja, sipas raportimeve, ishin punonjës që po punonin gjatë momentit të incidentit. Zëdhënësja e policisë, Mandy Govender, tha se 1 person është konfirmuar i vdekur, ndërsa të paktën 26 të tjerë janë nxjerrë deri më tani nga rrënojat. “Shumica e atyre që gjenden ende nën gërmadha, brenda ndërtesës, ishin punonjës ndërtimi”, tha Govender. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës, edhe pse zv/kryebashkiaku Nomvuzo Shabalala theksoi se rregullat e sigurisë mund të jenë shpërfillur.


F e jt o n

12

e enjte, 21 nëntor 2013

MONOGRAFIA “HASAN PRISHTINA” (23)

Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski ë këto ngjarje të bujshme populli shqiptar, i udhëhequr nga qarqet e veta përparimtare patriotike, me vetiniciativë u preokupua për dëbimin e trupave italiane nga territori i Shqipërisë. Kështu, në fund të muajit prill të vitit 1920 popullata lokale e Mirditës u përplas me trupat italiane në fshatin Kreshti. Një muaj më vonë, “Komiteti Popullor” i Vlorës, i cili u formua nga popullata e këtij rajoni, i dërgoi një ultimatum gjeneralit italian Pijaçentini, duke kërkuar tërheqjen e trupave italiane nga rajoni i Vlorës. Kundër pushtimit italian protestoi edhe popullata e Gjirokastrës, e cila u bë e gatshme me armë në dorë të mbrojë integritetin e vendit të vet, duke thënë se është kundër çdo ndarjeje imperialiste të vendit të vet. Popullsia e këtij rajoni në protestën e caktuar e denoncoi marrëveshjen e fshehtë të Londrës të vitit 1915, e cila lejoi që Italia të rrezikojë pavarësinë e Shqipërisë. Luftëtarët shqiptarë të rajonit të Vlorës, para se të ndërmarrin aksione kundër forcave të armatosura italiane, edhe një herë i kërkoi qeverisë italiane t’i tërheqë trupat e saj nga kjo pjesë e Shqipërisë. Qeveria e Tiranës, duke pasur një mbështetje të tillë të madhe te masat e veta, sidomos te të gjitha forcat progresive të vendit, në fillim u përpoq për të arritur një marrëveshje me Qeverinë italiane për tërheqjen e pakushtëzuar të trupave italiane nga Shqipëria, edhe atë në mënyrë paqësore, pa ardhur në përleshjeve vdekjeprurëse. E udhëhequr nga ky parim, ajo filloi të zhvillojë bisedime intensive me përfaqësues të Qeverisë italiane në mars dhe prill të vitit 1920. Përfaqësuesit e Qeverisë italiane me sa duket i pranuan këto bisedime. Megjithatë, duke dashur të përfitojnë në kohë dhe jo të heqin dorë nga pretendimet e tyre, ata filluan t’i vonojnë këto bisedime. Për të shmangur konfliktin me popullin shqiptar, italianët ranë dakord për tërheqje të pjesshme, në të cilën vendimi ishte i lirë nga pushtimi i mëtejshëm i rretheve të Përmetit, Gjirokastrës dhe disa territoreve të tjera në Shqipëri. Megjithatë, propozimi për tërheqjen nga Vlora të përfaqësuesve të Qeverisë italiane u refuzuar kategorikisht. Qeveria shqiptare duhej ta vlerësojë situatën në momentin e dhënë se Italia nuk do të heqë dorë nga pretendimet e saj territoriale ndaj

N

reklama

Forcat progresive në Ballkan dhe Evropë Qeveria e Tiranës, duke pasur një mbështetje të tillë të madhe te masat e veta, sidomos te të gjitha forcat progresive të vendit, në fillim u përpoq për të arritur një marrëveshje me Qeverinë italiane për tërheqjen e pakushtëzuar të trupave italiane nga Shqipëria, edhe atë në mënyrë paqësore, pa ardhur në përleshjeve vdekjeprurëse

Përderisa Qeveria e Tiranës investoi forca maksimale të sigurojë kufijtë në vitin 1913, kushtet socioekonomike në vend ishin përkeqësuar edhe më tej. Në të vërtetë, forcat demokratike të këtij vendi kërkuan nga qeveria që të merret me rregullimin e rrethanave jetësore të popullatës, të cilat ishin ngarkuar me shumë taksa dhe obligime të tjera dhe me uri në shumë vise të vendit. Për të realizuar këtë kërkesë, forcat demokratike kërkuan zbatimin e plotë të vendimeve të miratuara në Kongresin e Lushnjës. Rregullimi parla mentar ishte tema kryesore e imponuar nga këto forca progresiste. Shqipërisë, prandaj aksioni i armatosur i ndërmarrë nga forcat e armatosura shqiptare ishte mbështetur në mënyrë të tërthortë nga ana e vet. Këtë aksion të armatosur me okupatorin italian e ka mbështetur edhe shumica e forcave politike në Shqipëri. Qendra kryesore e këtij aksioni ushtarak ishte në territorin e Vlorës, ku u krijua Komiteti Popullor i Mbrojtjes, cili mori përsipër rolin e kreut të rezistencës së popullsisë shqiptare. Duke i shfrytëzuar marrëdhëniet e mira ekonomike me Serbinë dhe Greqinë në momentin e dhënë, Qeveria e Tiranës edhe më tepër e stabilizoi pozicionin e saj. Më 5 qershor të vitit 1920, ajo ishte informuar se kryengritësit shqiptarë i kishin sulmuar trupat italiane në territorin e Vlorës nga të gjitha anët. Sulmi i kryengritësve shqiptarë ishte shumë i fortë. Komandantët italianë të frikësuar nga sulmi i përgjithshëm i kryengritësve shqiptarë vetë i propozuan qeverisë shqiptare për t’i filluar bisedimet e menjëhershme. Që nga kontakti i parë i delegacioneve që u bë më 11 qershor të vitit 1920, përfaqësuesit shqiptarë kërkuan publik-

isht nga trupat italiane që të largohen nga territori i Shqipërisë. Të gjitha forcat progresive në Ballkan dhe Evropë treguan mirëkuptim të plotë të kryengritësve shqiptarë dhe kërkesave të tyre. Proletariati italian brohoriti parulla në favor të kryengritësve, duke kërkuar që qeveria e vendit të tij t’i tërheqë trupat e veta nga Shqipëria. Përfaqësuesit e qeverisë italiane në Shqipëri, nën direktivë të Romës, por duke dashur për të përfituar në kohë, filluan t’i vonojnë bisedimet dhe njëkohësisht reprezaljet e tyre ndaj popullsisë së Vlorës ishin shumë të mëdha. Flota italiane e përqendruar në portin e Vlorës, së bashku me aviacionin dhe artilerinë, e bombarduan pa pushim rrethin e Vlorës. Kështu, fshatrat Kanina, Radhima, Tragas, Drashovica, Dukat etj. u rrafshuan me tokën. Numri i viktimave të pafajshme ishte i madh dhe i frikshëm. Megjithatë, humbjet italiane ishin edhe më të mëdha. Prefekti i Beratit kah mesi i qershorit të vitit 1920, e lajmëroi Ministrinë e tij të Brendshme se trupat italiane pësuan një disfatë të rëndë, kur ata i braktisën

fshatrat e Vlorës: Koto, Xhorma, Logara, Drashovica etj. Kryengritësit shqiptarë për një kohë të shkurtër vranë mbi 140 ushtarë italianë, robëruan 400 të tjerë, midis të cilëve edhe një gjeneral dhe disa oficerë. Pastaj, konfiskuan 12 topa, 70 mitraloza të rëndë, disa makina të blinduara dhe materiale të tjera ushtarake dhe ushqim. Në këtë konflikt u vranë dhe u robëruan edhe 100 kryengritës shqiptarë. Populli shqiptar duke protestuar kundër mizorive të forcave të mëdha italiane, kërkoi tërheqjen e plotë të forcave të tyre nga Shqipëria. Qeveria italiane, e detyruar nga goditjet e rënda të kryengritësve, por pjesërisht edhe nga opinioni publik botëror, i përshpejtuan bisedimet me Qeverinë e Tiranës. Sipas vendimeve të këtyre bisedimeve, të cilat përfunduan më 20 gusht të vitit 1920, të njohura si “Marrëveshja e Tiranës”, Italia e njohu sovranitetin shqiptar mbi Vlorën dhe integritetit territorial të Shqipërisë. Kryengritja e Vlorës dhe triumfi i saj është një fitore e madhe për popullin shqiptar. Pas kësaj fitoreje jo vetëm se pretendimet impe-

rialiste pësuan dështim të plotë, por edhe hapën shtigje të reja për çështjen e drejtë të integritetit të popullit shqiptar. Publiku italian e pranoi disfatën e Vlorës dhe e krahasoi me atë të Izoncas dhe Pijavas, të cilën e përjetuan trupat italiane gjatë Luftës së Parë Botërore. Gazeta “Popolo d Italia” shkroi se flamurin italian e hoqën nga Vlora kryengritësit shqiptarë dhe se kjo humbje do të ketë pasoja serioze. Humbjen e Vlorës, sidomos e shkaktoi Benito Musolini, i cili, duke shkruar në lidhje me ngjarjen në gazetën “Popolo d Italia”, pohoi se pas kësaj humbjeje, jo vetëm Vlora, por edhe e tërë Shqipëria është humbur përgjithmonë. Pas fitores në Vlorë, Qeveria e Tiranës bëri përpjekje të mëdha të sigurojë kufijtë e vendit që ishin përcaktuar nga Marrëveshja e Londrës e vitit 1913. Prandaj, ajo i kërkoi Qeverisë serbe t’i lirojë ato pjesë të Shqipërisë që u pushtua nga “Rrethanat strategjike". Kur ky problem nuk mundi të zgjidhet me anë të bisedimeve që i dha nismë Qeveria e Tiranës dhe të marra nga fuqitë e mëdha, konflikti ishte i pashmangshëm. Revolta shqiptare, e cila shpërtheu kah mesi i gushtit të vitit 1920, por e cila u shkaktua nga provokimet serbe të ndërmarra një ditë më parë, siç ka shkruar edhe gazeta “Socialistiçka zora”, në atë kohë u kthye në një luftë të vërtetë. Kryengritësit shqiptarë, të udhëhequr nga Ramiz Dibra, Ramiz Daci dhe Elez Jusufi nga Dibra e Poshtme, i detyruan trupat serbe të tërhiqen nga Peshkopia deri në kufi që nga viti 1913. Por, ushtritë serbe sërish u kthyen duke marrë “Pozitat strategjike" të mëparshme. Ky aksion ushtarak që e ndërmori Qeveria e atëhershme e Serbisë, u dënua nga forcat progresive të popujve të Jugosllavisë. Pas kësaj ngjarjeje, bisedimet e Shkodrës të cilat filluan në shtator të vitit 1920 midis Neshiqit, i cili e udhëhoqi delegacionin e SKS dhe delegacionit të Shqipërisë përfunduan pa sukses. Duke studiuar historiografinë më të re dhe disa burime është konkluduar se dështimin e këtyre bised-

imeve duhet ta kërkojmë në qëndrimin e delegacionit serb, i cili kërkoi nga Qeveria shqiptare që të udhëheqë një “politikë pro-jugosllave. ” Në marrëdhënie të tilla armiqësitë midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së SKS ishin ende të pranishme. Përderisa Qeveria e Tiranës investoi forca maksimale të sigurojë kufijtë në vitin 1913, kushtet socioekonomike në vend ishin përkeqësuar edhe më tej. Në të vërtetë, forcat demokratike të këtij vendi kërkuan nga qeveria që të merret me rregullimin e rrethanave jetësore të popullatës, të cilat ishin ngarkuar me shumë taksa dhe obligime të tjera dhe me uri në shumë vise të vendit. Për të realizuar këtë kërkesë, forcat demokratike kërkuan zbatimin e plotë të vendimeve të miratuara në Kongresin e Lushnjës. Rregullimi parlamentar ishte tema kryesore e imponuar nga këto forca progresiste. Kërkesat e tilla e frikësuan reaksionin shqiptar, i cili investonte forca të mëdha që të marrë në duart e veta gjithë pushtetin. Në një moment të caktuar, reaksioni tregoi aktivitet të lartë. Qeveria e Sulejman Delvinës, e cila u zgjodh në Kongresin e Lushnjës dha dorëheqje. Udhëheqjen e pushtetit e mori feudali i famshëm, Iljaz Bej Vrioni. Kabineti i ri nuk arriti ta qetësojë situatën e paqëndrueshme në vend dhe në muajin dhjetor të vitit 1920 shpalli zgjedhje antidemokratike. Ndërkohë, me përpjekjet e Anglisë, e cila më herët lajmëroi gatishmëri për përdorimin e burimeve natyrore në Shqipëri, në fund të vitit 1920, ky shtet i vogël ballkanik u pranua në Shoqatën e Popujve. Në një situatë të tillë të paqëndrueshme, në fillim të prillit 1921 përfunduan zgjedhjet parlamentare. Deputetët e zgjedhur përfaqësuan dy grupe politike. Grupin popullor, i cili e mbronte politikën e Kongresit të Lushnjës, e udhëhiqte demokrati i njohur, Fan Noli. Të gjitha forcat progresive të cilat kërkonin një Shqipëri demokratike dhe të pavarur, i përkasin këtij grupi, kurse “Grupi përparimtar" përbëhej nga feudalët e famshëm dhe klerikët të cilët ishin të prirë të pranojë pretendimet imperialiste në këtë vend. Megjithatë, ky grup politik, së bashku me kabinetin e Iljaz Bej Vrionit, nuk kishte aftësi të sigurojë pavarësinë kombëtare të Shqipërisë, por shumë më pak për të rregulluar rrethanat ekonomike të përkeqësuar në vend. Krizën politike e keqësuan edhe më shumë qeveritë e atëhershme të Serbisë dhe Greqisë, me provokimet e tyre të pareshtura dhe me ndërhyrje përmes kërkesave të ndryshme. Të dyja grupet politike shqiptare nuk arritën të fitojnë Këshillin popullor dhe kështu formuan një qeveri të re, të kryesuar nga Pandeli Evangeli. Megjithatë, ky ndryshim nuk e rregulloi situatën kaotike politike të vendit. (vijon)


S p e c ia le

e enjte, 21 nëntor 2013

Kuba dhe SHBA-ja kanë 50 vjet në armiqësi. Ato nuk kanë marrëdhënie diplomatike. Megjithatë, të dyja vendet po hyjnë në një epokë pragmatike, ku tensionet po ulen dhe marrëdhëniet po përmirësohen arrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kubës po përjetojnë një përmirësim habitës gjatë muajve të fundit, duke rritur shpresat për marrëveshje të mundshme për të afruar dy vendet pas më shumë se 50 vjet armiqësi. Zyrtarët amerikanë dhe ata të Kubës kapërcyen disa aksidente me potencial ndarës gjatë kësaj vere, duke shfaqur pragmatizëm të ndërsjellë, i cili rrallëherë është parë që nga koha kur Kuba përjetoi revolucionin e vet socialist më 1959n, që solli Fidel Kastron (Castro) në pushtet. Presidenti Barak (Barack) Obama u duk sikur e pranoi këtë publikisht më 8 nëntor, kur tha në një takim për mbledhje fondesh në Majami, se mund të jetë koha që Shtetet e Bashkuara të rishikojnë politikat e veta kundrejt Kubës. “Ne duhet të jemi krijues dhe gjithëpërfshirës dhe na duhet të vijojmë të përditësojmë politikat tona”, tha ai. Retorika armiqësore ka qenë karakteristikë e gjatë në marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat janë ndarë nga vetëm 120 kilometra det. Por zyrtarët e SHBA-së dhe Kubës tashmë janë duke vlerësuar privatisht njëri-tjetrin për mënyrën e trajtimit të incidenteve. Kjo përfshin vendimin e Kubës për të mos i ofruar të arratisurit Eduard Snouden (Edward Snowden), një ish i punësuar i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë që kërkohet për spiunazh, si dhe për mënyrën se si diplomatikisht SHBA-ja la pa hakmarrje ngjarjen e kapjes së një anijeje të Koresë së Veriut të ngarkuar me armë kubane në shkelje të mundshme të sanksioneve të OKBsë. “Mendoj se ka vullnet nga të dyja palët të angazhohen me pragmatizëm, por ne nuk jemi në prag të ndonjë ndryshimi të madh politikash”, tha një zyrtar amerikan i angazhuar në diskutimet mbi marrëdhëniet me Kubën. “Ne nuk jemi po kaq optimistë sa janë kubanët, por ka interes për të lëvizur përpara.” Kuba nuk i ka dhënë përgjigje zyrtare fjalimit të Obamës, por vendosi të mos e kritikojë atë për përshëndetjen me ngrohtësi të dy disidentëve kubanë që morën pjesë në takim, duke i lavdëruar ata si kampionë të demokracisë. Ata nuk reaguan as ndaj faktit që takimi u krye në shtëpinë e presidentit të Fondacionit Kombëtar KubanoAmerikan, një armik i vjetër i qeverisë së Kastros. Në të shkuarën, autoritetet kubane shpesh kanë reaguar ashpër në raste të ngjashme. “Për Obamën nuk ishte e lehtë të bënte atë që bëri dhe të thoshte atë që tha në Majami. Ajo nuk kaloi pa u vënë re këtu”, në Havana, thotë Karlos Alzugaraj (Carlos Alzugaray), një diplomat kuban në pension dhe ish-ambasador pranë Bashkimit Europian. “Ka ende shumë mungesë besimi mes të dyja palëve, por unë mendoj se të dyja palët dëshirojnë të bëjnë diçka.”

13

Pragmatizmi, fjala e re në marrëdhëniet SHBAKubë

M

Diplomacia e shpëtimit të fytyrës Pavarësisht mungesës së marrëdhënieve formale diplomatike

me Kubën, SHBA-ja dhe zyrtarët kubanë kanë kontakte, “kur interesi ynë është të kemi”, tha një zyrtar i qeverisë amerikane për “Reuters” në konfidencialitet. Zyrtarët amerikanë u takuan me një diplomat të lartë kuban në Uashington, në mënyrë që Havana të refuzojë hyrjen për Snouden, thanë zyrtarë amerikanë për “Reuters”. Kuba nuk dha garanci, por ndryshe nga disa nga aleatët e vet në Amerikën Latine, ajo zgjodhi të mos i zgjasë dorën Snouden. “Ka shumë simpati me rastin Snouden këtu, por nuk ishte në interes të Kubës që të përzihej me të”, thotë Alzugaraj. Në korrik, kur administrata Obama zbuloi një anije të Koresë së Veriut që kishte të fshehura një

ngarkesë me armë kubane, përfshirë dy avionë lufte MiG-21 dhe motorë avionësh MiG15 që qenë nisur nga një port i Kubës, zyrtarët e SHBA-së thanë se vendosën të mos ndërhyjnë drejtpërsëdrejti, në mënyrë që të shmangnin një incident dypalësh të profilit të lartë. Në vend të kësaj, ata lajmëruan zyrtarët e Panamasë, të cilët e sulmuan anijen dhe gjetën armët, duke lejuar që rasti të trajtohet në një nivel më të ulët shumëpalësh nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së, i cili po heton nëse anija shkeli ndalimin kundër transferimit të armëve drejt Koresë së Veriut. Kuba thotë se armatimet e vjetra të epokës sovjetike po dërgoheshin në Kore për riparime dhe se do të ktheheshin në Kubë. Ajo ka

Në korrik, kur administrata Obama zbuloi një anije të Koresë së Veriut që kishte të fshehura një ngarkesë me armë kubane, përfshirë dy avionë lufte MiG21 dhe motorë avionësh MiG15 që qenë nisur nga një port i Kubës, zyrtarët e SHBAsë thanë se vendosën të mos ndërhyjnë drejtpërsë drejti, në mënyrë që të shmangnin një incident dy palësh të profilit të lartë.

qëndruar në heshtje që nga ajo kohë, duke mos ngritur kundërshti mbi mënyrën se si po trajtohet ngjarja dhe ka bashkëpunuar me inspektorët e armëve të OKB-së, të cilët vizituan Kubën muajin e kaluar. “Të dyja palët, Kuba dhe SHBA-ja, kanë vepruar me kujdes të madh”, thotë Alzugaraj. Presidenti Raul Kastro, i cili zëvendësoi vëllain e moshuar Fidel më 2008-n, ka fituar reputacion si pragmatist. Qëndrimi i tij kundrejt Shteteve të Bashkuara mund të jetë gjithashtu një balancë përballë pasigurisë së Venezuelës së pasur me naftë, – aleatit më të fortë dhe më bujar të këtij vendi gjatë viteve të fundit. Zyrtarët e SHBA-së po vëzhgojnë nga afër Kubën, ndërsa po zbaton një seri reformash të tregut të lirë në ekonominë që mbetet e stilit sovjetik. Kuba nuk tregon shenja për ndryshimin e sistemit të vet politik njëpartiak të drejtuar nga komunistët, megjithëse ka lehtësuar kufizimet në udhëtime duke lejuar disidentët të shkojnë jashtë vendit. “Për shkak të reformave ekonomike që po ndodhin në Kubë, kushtet po krijohen në terren për një marrëdhënie më të normalizuar me SHBA-në”, thotë Riçard (Richard) Freinberg, një studiues në Institutin Brookings në Uashington, i cili informoi zyrtarë të lartë të administratës javën e kaluar mbi një studim të sapopublikuar, ku vihet në dukje roli i një klase të re të mesme në Kubë, të krijuar nga sipërmarrjet. “Mua m’u krijua përshtypja se është një analizë bazë – se ndryshime të rëndësishme po ndodhin në Kubë dhe se SHBA-ja duhet të angazhohet më shumë. Këto janë mendime gjerësisht të pranishme dhe se disa iniciativa të reja janë të pritshme”, tha ai.

Kongresi mund të ketë kundërshti Obama ka gjasa të përballet me një opozitë në Kongres ndaj përpjekjeve për të zbutur marrëdhëniet me Kubën, në një kohë kur ai është atje sakaq në vështirësi, për shkak se është përpjekur të arrijë një marrëveshje me Iranin mbi ambiciet bërthamore të këtij vendi. Dy senatorë të rëndësishëm me prejardhje nga Kuba, demokrati nga Nju Xhersi, Robert Menendez, dhe republikani nga

Florida, Marko (Marco) Rubio, që të dy kundërshtojnë ashpër çdo marrëdhënie me Kubën komuniste. “Administrata është e gatshme t’i injorojë të gjitha shenjat e qarta të represionit të vazhdueshëm e ndoshta të shtuar në Kubë, për shkak se është tepër e zellshme të përmirësojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, tha Ileana RosLehtinen, një republikane kubanoamerikane nga Majami. Duart e administratës Obama janë të lidhura në shumë mënyra nga embargoja ekonomike 50vjeçare e SHBA-së kundër Kubës, një dekret i ekzekutivit të lëshuar fillimisht nga Presidenti Xhon Kenedi, (John F. Kennedy) dhe përforcuar nga Kongresi në vitet 1990. Fati i kontraktorit amerikan, Alen Gros (Alan Gross), i cili po vuan një dënim me 15 vite burg në Kubë, për rolin e tij në krijimin e

një rrjeti ilegal interneti, ka krijuar gjithashtu një bllokim diplomatik, siç ka bërë edhe dënimi i katër agjentëve kubanë si spiunë në SHBA vitin e kaluar. Zyrtarët amerikanë thonë se rasti “Gros” mbetet një “pengesë serioze” për përmirësimin e marrëdhënieve, por burgosja e tij nuk ka përjashtuar çfarëdolloj bashkëpunimi me Kubën. “Ai është një i burgosur amerikan dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të marrë lirimin e tij, por nuk duhet që ky rast të udhëheqë politikën e jashtme të SHBA-së”, thotë kongresmeni amerikan Xho (Joe) Garcia, një demokrat kubanoamerikan nga Majami. Zyrtarët e SHBA-së janë gjithashtu të interesuar shumë mbi rolin e Kubës në ndërmjetësimin e bisedimeve të paqes që po vijojnë mes rebelëve komunistë kolumbianë FARC dhe qeverisë së Kolumbisë. Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri (John Kerry), falënderoi Kubën për ndihmën e saj muajin e kaluar për lirimin e një veterani të ushtrisë së SHBA-së që mbahej peng nga FARC në Kolumbi. Një nga shenjat e zbutjes mund të jetë heqja e Kubës nga lista e SHBA-së për shtetet që financojnë terrorizmin, gjë që mund të lehtësojë kufizimet e ashpra të transaksioneve financiare të nënshtetasve amerikanë. Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës për të ringritur shërbimin postar të drejtpërdrejtë, gjë që ishte pezulluar 50 vjet më parë, janë ecur gjithashtu më mirë nga sa pritej. “Kubanët zakonisht kalojnë ditën e parë duke i dhënë leksione SHBA-së mbi embargon, ndërsa ditën tjetër bisedimet ndalojnë”, thotë Garcia. “Por këtë herë, pas 15 minutash retorike të kërkuar, ata vendosën të ecin përpara.

shpallje Në bazë të nenit 23 të Ligjit për ndërmarrjet publike (Gazeta Zyrtare e RM-së numër 38/96), neni 19-a nga Ligji për ndryshime dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike (Gazeta Zyrtare e RM-së numër 22/7) dhe neni 50, paragrafi 1, pika 9 nga Ligji për vetëqeverisjen lokale (Gazeta Zyrtare e RM-së numër 05/02) në përputhje me Vendimin e shpalljes së konkursit publik numër 08-450 më 20.11.2013, kreu i komunës së Mavrovës dhe të Rostushës shpall

SHPALLJE PUBLIKE

Për zgjedhje të një drejtori të ,,NPVK-së Mavrovë” Mavrovi- Anovi Shpallet Konkurs Publik për zgjedhje të një drejtori të Ndërmarrjes Publike për Veprimtaritë Komunale ,,NPVK Mavrovë”- Mavrovi Anovi. Kandidatët me fletëparaqitjen duhet të dorëzojnë dokumentimin e nevojshëm në vijim: • Diplomë ose Certifikatë për Arsim të Lartë ( VII-1) për Fakultet Ekonomik ose Juridik në origjinal ose të verifikuara në noter, • 5 vite më së paku përvojë pune pas diplomimit prej të cilave minimum 2 vite në post drejtues, • Program për punë dhe zhvillim të ndërmarrjes publike, • Certifikatë të shtetësisë, • Biografi të shkurtër të kandidatit, • Shpallja publike zgjat 5 (pesë) ditë nga dita e publikimit. Lajmërimi për zgjedhjen e kryer deri te kandidatët do të realizohet me shkrim pas sjelljes së vendimit për zgjedhje. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentimin e plotë në adresën: Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, fshati Rostushë, 1254- postë fshati Rostushë (për Kreun e Komunës së Mavrovës dhe të Rostushës). Fletëparaqitjet që nuk do të dorëzohen në afatin e caktuar dhe fletëparaqitjet që nuk do të përmbajnë dokumentet e nevojshme do të konsiderohen si të paplota dhe të njëjtat nuk do të jenë lëndë shqyrtimi. Komuna e Mavrovës dhe të Rostushës


Sport

14

e enjte, 21 nëntor 2013

futbolli”, tha mbrojtësi i majtë i Maqedonisë, Ezgjan Alijoski. Pas kësaj humbje Maqedonia mbetet në kuotën e 4 pikëve nga tre ndeshjet e mëparshme, kurse Norvegjia është ngritur më lartë se Maqedonia në renditjen tabelore me gjashtë pikë, pas dy fitoreve kundër Maqedonisë. Në grupin e tetë udhëheqë Portugalia me 12 pikë nga katër ndeshje. (A.S.)

Alioski: Na dëmto gjyqtari Reprezentacioni i Maqedonisë U21 nuk ka arrit ti bëj ballë deri në fund seleksionimit të Norvegjisë duke humbur kështu në Shkup me rezultat 1:3. Tek kombëtarja skandinave në formacionin e parë luajtën shqiptarët Rashani dhe Berisha dhe që

të dytë nganjëherë tundën rrjetën e Maqedonisë. Për reprezentacionin e Maqedonisë nga fillimi është aktivizuar Ezxhan Alioski, ndërsa në pjesën e dytë në lojë u inkuadruan Leonard Zhuta e Besmir Bojku. “Shumë vështirë kemi humbur ndeshjen. Luajtëm

mirë në pjesën e parë, por me akordimin e penaltisë na u vështirësuan punët pasi rezultati u rit në 2:1. Ndeshjen e humbën në pjesën e dytë. Kemi edhe katër ndeshje për të luajtur dhe duhet menduar për ato ndeshje dhe shkojmë më tej i tillë është

DËSHPËRIM TE FANSAT “KUQEZI”

KB Liria luan të shtunën Klubi i basketbollit Liria, pas humbjes nga Rabotniçki ka vazhduar me përgatitjet për ndeshjen e radhës. Atmosfera është e mirë në ekip dhe të gjithë po presin me padurim ndeshjen e radhës kundra Kumanovës. Kur jemi tek ky takim, stafi teknik i klubit shqiptar ka njoftuar simpatizantët e saj se ky bal-

lafaqim është caktuar të zhvillohet të shtunën edhe atë në palestrën e sporteve “Kalle” duke filluar në ora 19:00. Po të shtunën do të luhet edhe ndeshja mes Karposh dhe Sokoli. Të dielën luajnë: Strumica – Vardar, Kozhuf – Rabotniçki dhe Maqedonia (U21) dhe Pellister Sport. (A.S.)

Behrami: Lëndimi gati kaloi Futbollistit shqiptar i ka ndihmuar pushimi në ekip nga obligimet në kombëtare për shkak të lëndimit që e pësoi. Mesfushori i Napolit, Valon Behrami ishte lënduar në ndeshjen e fundit kampionale të skuadrës në Serie A dhe pushimi për shkak të angazhimeve me kombëtare, i ka ndihmuar atij të shërohet sa më shpejt. “Jam mirë, lëndim i gjurit gati ka kaluar dhe këtë

javë do të jam në përgatitje me ekipin”, tha Behrami në një intervistë për gazetën, Corriere del Ticino. Skuadra ndeshjen e ardhshme në kampionatin italian e luan me Parmën, ndërsa javën tjetër i kthehet Ligës së Kampionëve me ndeshjen kundër Borussias Dortmundit. “Kemi folur me Benitezin, nuk ka nevojë për alarm dhe kemi gjetur shumë aspekte pozitive në humbjet e fundit”, tha ai.

Të përzgjedhurit e trajnerit Gjore Jovanovski në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shtip kishin humbur me rezultatin 2:1, kështu që ata edhe përkundër paralajmërimeve dhe dëshirës së madhe për të gëzuar armatën e madhe të tifozëve “Ballistët”, nuk ia arritën qëllimit, duke zhgënjyer edhe njëherë tjetër simpatizantët e tyre

Shkëndija eliminohet nga Bregallnica

Avdyl SALIHU kipi i Shkëndijës edhe një herë ka dëshpëruar fansat e tyre “Ballistët” pasi edhe në ndeshjen e kthimit nuk ka arritur të përmbys rezultatin nga ndeshja e parë prej 2:1. Të përzgjedhurit e trajnerit Gjore Jovanovski në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shtip kishin humbur me rezultatin 2:1, kështu që ata edhe përkundër paralajmërimeve dhe dëshirës së madhe për të gëzuar armatën e madhe të tifozëve “Ballistët”, nuk ia arritën qëllimit, duke zhgënjyer edhe njëherë tjetër simpatizantët e tyre. Kapiteni i Bregallnicës, Goran Zdravkov vetëm pas 7 minutave

E

lojë kaloi në epërsi skuadrën mysafire, ndërsa gjithçka që mundën të bëjnë “kuqezinjtë” në këtë ndeshje ishte goli i barazimit i shënuar nga ana e Artim Pollozhanit në minutën e 32-të. Kjo humbje i ka goditur fansat kuqezi, qw pas ndeshjes emocionalisht ishin të frustruar, madje disa prej tyre kërkonin me ngulim largimin e trajnerit Jovanovski. Nw ndeshjet tjera, Metalurgu edhe njëherë tjetër ka

Rezultatet Metalurg – Drita 7:1 Shkëndija – Bregallnica 1:1 Napredok – Teteks 1:2 dëshmuar forcën në përballjen me Dritën e Bogovinës, duke mundur këtë skuadër me rezultatin 7:1, dhe kështu me rezultatin e përgjithshëm 10:1 u kualifikua me plotë meritë për në ndeshjet gjysmëfinale. Atje do të luaj edhe fituesi aktual i Kupës, Teteksi që sot në Kërçovë me rezultatin 2:1

ndeshje miqësore në Seul me Korenë e Jugut (1:2). “Ishte një eksperiencë e veçantë, një eksperiencë e kulturave tjera. Por nuk kemi luajtur mirë, prandaj kemi humbur 1:2”, tha Xhaka për mediat gjermane.

Ekipi i tij të premten luan ndeshjen me VfB Stuttgart. “Pas një udhëtimit gjatë me aeroplan tani jam kthyer dhe kam 100 % i gatshëm. Kemi fituar tri ndeshje me radhë. Ndeshja me Stuttgartin do të jetë sikur rimbushje. Nëse luajmë mirë sikur në Hamburg, atëherë çdo gjë është e mundur”, tha ai.

Kosovës. Arifi tha se më përkrahjen e institucioneve

tona, Kosova do të jetë e gatshme më kohë për zhvillimin e kësaj gare prestigjiozë. “Është ngjarje e madhe për ne. Rreth 40 shtete do të jenë pjesë të këtij kampionati. Besoj se ne kemi kapacitetet të organizojmë një ngjarje të tillë. Shpresoj se me përkrahjen e institucioneve tona do të dalim faqebardhë”, tha Arifi.

Xhaka: Jam 100 % i gatshëm Granit Xhaka, futbollisti i Borussia Moenchengladbachut shprehet i gatshëm për ndeshjet në Bundesliga. Xhaka ka pasur një udhëtim prej mbi 40 orë me kombëtaren e Zvicrës, e cila luajti

Kampionati botëror i karatesë në Prishtinë Karateja kosovare ka marrë një dhuratë të veçantë këto ditë, pasi që në Prishtinë prej 4 deri më 6 prill të vitit të ardhshëm do të organizohet kampionati botëror i karatesë në stilin shotokan. Presidenti i Federatës së Karatesë së Kosovës

(FKK), Fadil Arifi. Ai tha se kjo është një nga ngjarjet më të mëdha jo vetëm për vendin tonë, por edhe në rajon. Ai beson se deri në prill të vitit të ardhshëm, gjithçka do të jetë gati për këtë ngjarje të madhe që do të zhvillohet në vendin

tonë. “Kosova është zgjedhur organizatore e Kampionatit Botëror të Shotokanit që mbahet me 4-6 prill në Prishtinë. Kjo ngjarje sportive që do të mbahet për herë të parë në vendin tonë, tashmë është aprovuar edhe nga ana Feder-

Barcelona kërkon Arturo Vidalin Arturo Vidal është një nga futbollistët që Barcelona do të kërkojë me çdo kusht në janar. Sipas saj, trajneri Gerardo Martino pëlqen shumë mesfushorin kilian dhe I ka kërkuar drejtuesëve të nisin tratativat për ta tranferuar atë në “Kamp Nou”. Gjithsesi, ky operacion do të jetë I vështirë të finalizohet në

janar, por gjatë këtij muaji Barcelona do të përfitojë për t’iu afruar sa më shumë futbollistit të Juventusit. Arturo Vidal është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës italiane, ndërsa e kërkojnë edhe klube të tjerë, përfshi Realin e Madridit. Ndërkaq, Tiago Silva ka bërë publike votën e tij për “Topin e Artë”.

atës Ndërkombëtare të Karatesë (ËKF). Kjo është ngjarja më e madh e karatesë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon”, tha Arifi. Sipas tij, do të jenë garuese nga rreth 40 shtete të ndryshme të botës që do të zbresin në kryeqytetin e

mundi Napredokun. Kësisoj skuadra tetovare do të ketë rastin të mbroj titullin e fituar vitin e kaluar. Udhëtuesi i fundit për në gjysmëfinale do të kërkohet në mes Rabotniçkit dhe Pelisterit. Ky takim nuk u luajt të mërkurën pasi nga radhët e Rabotniçkit plot 4 futbollistë ishin pjesë e përfaqësueses së shpresave të Maqedonisë që luajtën kundër Norvegjisë. Ky takim ka gjasa të luhet javën e ardhshme.

Më 1 mars, Young Boys vs Drenica Formën superiore nëpër të cilën po kalon Drenica, shumë shpejt pritet ta tregojë edhe jashtë Kosovës. Kjo pasi kuqezinjtë më 1 mars, sipas të gjitha gjasave do të jenë në Zvicër, ku do ta zhvillojnë një ndeshje të madhe miqësore ndërkombëtare. Skuadra e Afrim Jasharit, e cila në këtë stinor po shkëlqen në Kosovë, do ta sfidoj skuadrën e famshme zvicerane, Young Boys. Lajmi

është bërë është konfirmuar për gazetën Arena edhe nga vetë udhëheqësit e klubit kuq e zi, shkruan Arena. Në fakt, klubi i njohur i elitës së futbollit zviceran i ka ftuar kuqezinjtë në Bern të Zvicrës, me ndërmjetësimin e Tahir Çitakut, kosovarit i cili jeton dhe vepron në Zvicër, njeri i afërt i krerëve të , Young Boys.Këtë e ka konfirmuar vet kryetari i Drenicës, Ilaz Halili...


Sport

e enjte, 21 nëntor 2013

Pepsi i kërkon falje Ronaldos Për shkak të një reklame ku shihet një veprim i magjisë vudu ndaj Cristiano Ronaldos, prodhuesi i njohur amerikan i pijeve i kërkon falje yllit portugez. Një reklamë e ideuar pa shije të duhur ka ndikuar që mëse 21 mijë tifozë

të futbollit nga Portugalia të fyejnë prodhuesin e njohur amerikan të pijeve, Pepsi. Pepsi ka bërë një reklamim në të cilin shihet një kanaqe dhe imitim i magjisë vudu ndaj yllit portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo. Kom-

pania amerikane shumë shpejt ka hequr nga përdorimi fotot e kësaj reklame, ku një kukull imitimi ne fanellën numër 7 të kombëtares së Portugalisë që mban Ronaldo shihet herë e shtypur në kokë me kanaqe, e herë e shpuar me

15 gjilpëra sikur magjia vudu. Kërkim falja ka qenë imediate ndaj CR7. “Kurrë nuk do të dëshironim me vënë garimin sportiv në aspektin negativ. Kërkojmë falje nëse njerëzit janë fyer nga ky postim, të cilin e kemi hequr menjëherë”, thuhet në njoftimin e Pepsi, e cila si për koincidencë është sponsor i Lionel Messi.

Deschamps vazhdon kontratën

BOTËRORI 2014, MË I MIRI I MUNDSHËM Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, mendon se Kampionati i ardhshëm Botëror nuk do ta ketë shkëlqimin e duhur për shkak të mungesës së tij atje. Futbollisti i PSG-së nuk mundi ta kualifikojë përfaqësuesen e tij në ‘Brazili 2014’ përkundër dy golave që shënoi në përballjen ndaj Portugalisë, sepse Cristiano Ronaldo shënoi katër herë (në të dy ndeshjet) otërori i Brazilit do të ketë sharmin e duhur për të ngritur këtë kompeticion aty ku i takon, në zenitin e futbollit botëror. Kjo për arsyen e vetme se në tokën e sambas do të jenë ekipet më të mira me futbollsitët më të mirë të globit, me ndonjë përjashtim të vogël. Më 12 Qershorin e vitit të ardhshëm kur në Sao Paolo të shkelmohet topi i parë, në Brazil do të zbresin 19 titujt botëror, me 8 skuadrat që kanë shijuar suksesin të gatshme të riprovojnë emocionet e mëdha. Praktikisht nuk mungon asnjë, teksa përjashtim bëjnë vetëm dy yje, Zlatan Ibrahimovic dhe Gareth Bale, të cilët duhet të shohin kompeticionin nga poltrona e shtëpisë së tyre. Brazili rikthehet të organizojë botërorin pas 64 viteve duke pasuar atë të Afrikës së Jugut në 2010. Në

‘KB 2014’ nuk ia vlen të shikohet pa mua

B

RONALDO: E BËRA PUNËN TIME Ronaldo ka thënë se angazhimi i tij ishte për të mirën e Portugalisë e jo për t’i dësh muar dikujt se është më i miri. “Rekordet janë për t’u thyer. Nuk ishte prioritet. E dija që Portugalia kishte nevojë për mua. Nuk kam nevojë t’i dëshmoj askujt asgjë. Unë përpiqem ta bëj punën time dhe t’i jap përgjigjet në fushë”. “E bëra punën për skuadrën. Është skuadra ajo që duhet uruar. Vuajtëm, padyshim, por kjo është mënyra si i fitojnë gjërat ekipet e mëdha. Unë nuk garoj me Zlatanin. Ai është një lojtar fan tastik dhe ylli më i madh në Suedi, por unë nuk konkurroj me të. Unë luaj për skuadrën time”, ka deklaruar CR7.

Kovaq lavdëron shpirtin luftarak të Kroacisë Trajneri i Kroacisë Niko Kovaq ka lavdëruar lojtarët e kombëtares së tij për shpirtin luftarak që e treguan fitoren 2:0 kundër Islandës.Golat nga Mario Mandzukiq dhe Darijo Srna ia siguruan kualifikimin për Kampionatin Botëror “Brazili 2014”, ndërsa Kovaq e ndjeu se ekipi tij dominoi lojën edhe pse ishte me një lojtar më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Mandzukiqit. “Nuk është e lehtë të luash kundër një ekipi me një lojtar më pak. Kritike ishte mënyra se si luajtëm kundër ekipit që kishte një lojtar më tepër. Ishte shumë sfiduese”, ka thënë Kovaq. “Morali ishte i rëndësishëm sepse ishim së bashku. Sonte ne ishim të mrekul-

lueshëm në sulm dhe në mbrojtje. Ne mund të shënonim katër apo pesë gola. Dua që Kroacia të luaj në këtë mënyrë kundër secilit ekip”, ka shtuar ai. “Kur pash pasionin në sytë e lojtarëve të mi, e dija se ne duhet të shkojmë deri në fund. Sonte ishte demonstrimi i kësaj. Përgëzoj gjithë lojtarët e mi”.

Del Bosque: E merituam humbjen Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque, ka pranuar se ekipi i tij ishte i dobët dhe e meritoi humbjen në ndeshjen miqësore ndaj Afrikës së Jugut. Kampioni i Evropës dhe botës pësoi me rezultat 1-0 në Johanesburg, në vendin ku e fitoi Kupën e Botës në vitin 2010. “Mund të jetë (paraqitja jonë më e keqe në kohët e fundit). Mund të themi se humbja ishte e merituar”. “E nisëm mirë, por pak nga pak ata filluan të na hapnin dhe u dhamë kohë që të kundërsulmonin”. “Patëm qëllime të mira dhe luftuam deri

në fund për golin e barazimit, prandaj nuk mund të ankohem për qëndrimin e lojtarëve”, ka deklaruar Del Bosque për televizionin spanjoll, Cuatro. Nga ana tjetër, portieri i Barcelonës, Victor Valdes, pritet të mungojë në katër javët e ardhshme. 31-

vjeçari zuri vendin e Iker Casillasit në pjesën e dytë të ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Afrikës së Jugut, por u largua nga fusha në minutën e 75-të pasi dëmtoi muskulin. Ai pritet t’u nënshtrohet skanimeve gjatë ditës së mërkurë, ndërsa pritjet e para janë se mund të mungojë rreth një muaj. Spanja pësoi humbje 1-0 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Johanesburg. Ndryshe, kujtojmë se ky është sezoni i fundit i Valdes me Barcelonën, pasi spanjolli ka refuzuar ta vazhdojë kontratën.

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, e ka vazhduar kontratën me kombëtaren e tij deri në vitin 2016. Les Bleus siguruan pjesëmarrjen në ‘Kampionatin Botëror 2014’ pas fitores në ndeshjet e ‘playoffit’ ndaj Ukrainës me rezultat të përgjithshëm prej 3-2. Pasi siguroi vizën për Brazil, ish-futbollisti i Juventusit vendosi që ta mbante më gjatë timonin e përfaqësueses. Duke folur pas ndeshjes, ai e la lëvduar shpirtin luftarak të ekipit që gjendej nën presion nga ndeshja e parë në Kiev që e pati humbur me rezultat 2-0. (Në Paris, Franca fitoi me rezultat 3-0). “Kjo është magjia e futbollit. Para katër ditësh ishim në një pozitë të keqe, por lojtarët ishin fantastikë sonte (e martë)”, ka thënë Deschamps për TF1.

Ëndrra e Robinhos, ‘KB 2014’

Sulmuesi i Milanit, Robinho, ka thënë se ka për qëllim që ta sigurojë një vend në ekipin e Brazilit që do të luajë në Kampionatin Botëror. 29-vjeçari u ftua nga Luiz Felipe Scolari pas dy vitesh mungese në përfaqësuese dhe u inkuadrua nga banka rezervë për të shënuar golin e fitores në ndeshjen miqësore ndaj Kilit që përfundoi me rezultat 2-1. “Kanë mbetur edhe shumë pak ndeshje para Kampionatin Botëror dhe unë duhet ta shfrytëzoj rastin që mu dha nga Scolari”. “U përpoqa të jepja më të mirën ndaj Hondurasit dhe tash ndaj Kilit. Duhet të përgatitem te Milani. Qëllimi im është që luaj në Kampionatin Botëror”, është shprehur ai. Me golin që realizoi, Robinho është bërë braziliani që ka shënuar më së shumti gola ndaj Kilit duke kaluar edhe rekordin e Peles prej tetë golash.

Kur shteti është më i vogël se stadiumi

Këpuca e Artë, e Messit Lionel Messi edhe zyrtarisht e ka pranuar "Këpucën e Artë". Lojtari më i mirë në botë ishte i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Barcelonë, edhe pse po vuan nga një lëndim në muskuj. Messi në edicionin 2012-2013 ka realizuar 46 gola duke qenë golashënuesi më i mirë në futbollin evropian. Super

vendin e sambës nuk do të mungojnë Kolumbia e Radamel Falcaos, Rusia e Capellos, Kroacia e Luka Modric, apo surprizat Bosnje dhe Belgjika të cilat i bashkohen festës së madhe të futbollit botëror. Padyshim që skena do të jetë për Messin, Cristiano Ronaldon, Inesta, Xavi, Ozil, Sanchez, Falcao, Vidal, Suarez, por pa harruar edhe të tjerët nga yjet e rinj Hazard apo Pjanicpër të vijuar me Van Persie, Roben, Ribery, Rooney, Balotelli e të tjerë, që botërorin e Brazilit pritet ta bëjnë edhe më të bukur. Më 6 Dhejtor do të hidhet shorti, i cili do të vendosë grupet e kompeticionit dhe rrugën deri në finale. Në përzierjen e goglave janë disa kritere për t'u parë, nga renditja e FIFA-s deri tek kriteri gjeografik. Më pas të gjithë do të ëndërrojnë të jenë pasues të Iker Casillas, pasi Spanja është skuadra për t'u mundur dhe për t'i rrëmbyer trofeun. Nga ana tjetër, sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, mendon se Kampionati i ardhshëm Botëror nuk do ta ketë shkëlqimin e duhur për shkak të mungesës së tij atje. Futbollisti i PSG-së nuk mundi ta kualifikojë përfaqësuesen e tij në ‘Brazili 2014’ përkundër dy golave që shënoi në përballjen ndaj Portugalisë, sepse Cristiano Ronaldo shënoi katër herë (në të dy ndeshjet). “Për mua ndoshta ishte përpjekja e fundit për t’u kualifikuar në një Kampionat Botëror me ekipin kombëtar”. “Një gjë është e sigurt, Kampionati Botëror nuk ia vlen të shikohet pa mua, prandaj nuk ia vlen pritja për Kupën e Botës”. “Urime Portugalisë, pot të dyja skuadrat e merituan pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror”, ka thënë 32-vjeçari.

Messiah ishte protagonisti kryesor në sukseset e Barcelonës duke ndihmuar këtë skuadër që të fitoj La Ligën dhe Superkupën e Spanjës. Messi mbetet një nga kandidatët serioz për të fituar edhe Topin e Artë edhe pse lëndimi i tij i ka zbehur gjasat duke e lënë më të favorshëm suksesin e Ronaldos dhe Riberys.

Shteti më i ri i pranuar në UEFA, Gjibraltari ka debutuar në mënyrën më të mirë në një ndeshje ndërkombëtare. Gjibraltari ka arritur barazim si mysafir i Sllovakisë, 0 me 0 përfundoi ndeshja debutuese për këtë shtet. Mediat sllovake talleshin me kundërshtarin e tyre

pasi që stadiumi i tyre kishte kapacitet më të madh se sa numri i banorëve që kishte përfaqësuesja mysafire. Gjibraltari do të jetë pjesë e ndeshjeve kualifikuese për evenimentet e radhës ndërsa nuk ka stadium të saj por që e ka zgjedhur Portugalinë si vendin ku do ti zhvillojë ndeshjet.


Zhurnal plus #635  

HISJA E "GRABITUR" E MEDIAVE SHQIPE

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you