Zhurnal plus #632

Page 8

S h ow b iz

8

e hënë, 18 nëntor 2013

"Hajde sonte" bëhet hit "Hajde sonte" bëhet hit Bashkimi bën fuqinë… Ky është një postulat që shërben në çdo fushë të jetës, por me sa po shohim, po rezulton shumë efikas edhe në muzikë. Tashmë këngëtarët, duke kërkuar të eksplorojnë gjëra të reja për të ardhur sa më të freskët në muzikë, i kanë kthyer sytë nga kolegët, mundësisht shumë të ndryshëm prej tyre,

duke bërë duete që në përgjithësi po rezultojnë të suksesshme. Rasti më tipik i suksesit është ai i Silva Gunbardhit me Mandin, me klikime marramendëse, diku rreth 15 milionë. Ndërkohë, një nga hitet e kësaj vere ishte dueti i Nora Istrefit me Genën. Me sa duket, këtij “trendy” nuk mund t’i shpëtonte as këngëtarja Ingrid Gjoni. E njohur vetëm për një repertor të

këngë më gjithpërfshirëse në shije, falë një këngëtari popullor. Edhe pse duket si një çift i çuditshëm, në fakt kanë bërë një këngë që ka rezultuar e suksesshme, madje mund të themi se, edhe pse ka vetëm 10 ditë që ka dalë, kënga është parë në youtube 230 mijë herë, një rekord ky krahasuar me këngët e tjera të Ingridit. Pra, nëse Ingridi ka dashur të bëjë diçka për tregun, që të bëjë boom, mund të themi se ia ka dalë.

muzikës së lehtë, kësaj here ajo ka bërë një bashkëpunim me një këngëtar të muzikës popullore, Gjeto Lucaj, transmeton Panorama. Lucaj, që njihet me repertorin e këngëve popullore të veriut dhe me një zë potent, ka gjetur një mënyrë shumë të mirë për t’u bërë i pranuar nga një publik pak më modern, falë Ingridit, ndërkohë që Ingridi ka sjellë një

Linda ftohet nga "The Voice" dhe "America Got Talent" Rita i kthehet zanatit të vjetër Ka shumë pak nga ata që e dinë se këngëtarja kosovare Rita Ora, para se të fillonte me këngën në mënyrë profesionale, ka punuar si banakiere në bar-kafenenë e babait të saj. Dhe tani ylli 22-vjeçe është kthyer në Queens Arms në Kilburn, që gjendet në veri të Londrës, për ta kujtuar se sa e vështirë ishte jeta e saj dhe të vlerësojë atë që ka arritur tani. “Ajo është kthyer në zanatin e saj të vjetër për një ditë, për t’ia kujtuar vetes se sa të vështirë e kishte dikur, kur i ndihmonte babait të saj në bar-kafane”, ka deklaruar miku i saj Jazz Smedley. Por tani Rita nuk ka nevojë për ta bërë një punë të tillë, pasi ka arritur të fitoj miliona nga muzika e saj.

Megjithëse ka arritur të jetë ndër këngëtaret më të famshme shqiptare, karriera e krijuar këtu nuk i bënë punë në Amerikë, atje ku po jeton tash e një kohe të gjatë dhe punon me forcë për të hyrë në tregun muzikorë amerikan. Këtë gjë si duket e ka kuptuar edhe vetë këngëtarja Linda Halimi, e cila ka vendosur që të nisë gjithçka nga fillimi. Përmes rrjeteve sociale ku është mjaft aktive, Linda ka njoftuar fansat se ka marrë ftesë për të qenë konkurrente në "The Voice of America" dhe "America Got Talent", spektakël këto që edhe vetë këngëtarja e ka pranuar se janë për artistë që janë në fillimet e tyre. Këto ftesa si duket e kanë tunduar pak këngëtaren, e cila ka kërkuar edhe mendimin e fansave te saj se çfarë të vendosë dhe ku të marrë pjesë për të treguar talentin e saj, ku do

Sulltanesha Hurem ndërron pelena për 547 mijë euro

reklama

Dafina Zeqiri kthehet nga Amerika “Pink”

të depërtonte më lehtë në skenën muzikore amerikane, shkruan Tribuna. Ndryshe këngëtarja shqiptare karakter-

Aktorja turke Meryem Uzerlie cila është bërë e njohur me rolin e Sulltaneshës Hurem, megjithëse shtatzënë për të xhiruar një reklamë për pelena mori saktësisht 547 mijë euro. Reklama është realizuar në Gjermani, ndërsa në të shfaqet aktorja duke mbajtur një vajzë në krahë dhe shprehet se është e lumtur pasi edhe ajo pritet të lind një vajzë. Ajo ka thënë se reklama ishte e dobishme për të, sepse ka mësuar për të ndërruar pelenat.

izohet për një zë të veçantë dhe mbase pjesëmarrja në ndonjërën nga garat do t'i hapte rrugë drejt suksesit atje.

Kur të gjithë presin që këngëtarja Dafina Zeqiri të kthehet nga Amerika me ndonjë projekt të ri apo këngën që mendohet se është bërë tashmë edhe në versionin anglisht, ku flitet se është një “diss” për kolegët e saj, ajo na shfaqet ndryshe por si look. Ja ku po vjen Dafina me look të ri, me flokë pink, që të japin më shumë përshtypje se janë një palë paruke, sesa të vetat, por që

gjithsesi duket shumë seksi. Ajo këto foto mësojmë se e ka realizuar në New York, ku vazhdon të qëndrojë ende atje, por deri tani në programet festive të produksioneve të ndryshme filmike dhe televizive nuk ka marrë pjesë askund. Por janë thjesht foto në këtë stil apo të shkëputura nga videoja më e re, pritet të shihet pasi ajo është një nga këngëtaret e befasive.

Ricky Martin, “imazhi” i Brazil 2014 Do të jetë Ricky Martin këngëtari që do të interpretojë këngën e Botërorit të vitit të ardhshëm në Brazil. Ndonëse besohej se këtë nder do ta kishte një këngëtar vendas, FIFA vendosi që të përzgjedhë spanjollin me origjinë portorikane, vendim i komunikuar të dielën. Himni i Botërorit do të jetë i destinuar të shndërrohet në një prej këngëve hit të verës së ardhshme, ashtu si “Waka-Waka” e Shakirës në vitin 2010. Kjo nuk është hera e parë që Ricky Martin do të interpretojë himnin e një Botërori, pas “La Copa de la Vida” në Francë 1998.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.