Zhurnal plus #632

Page 4

K r o n ik ë

4 Ka kaluar një vit i tërë që ende shmanget vendosja e përmendoreve të tre personaliteteve shqiptare të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Tre përmendoret shqiptare, që duhej të ndryshonin karakterin monoetnik të projektit “Shkupi 2014”, kanë ngecur në fazën e derdhjes në bronz, ndonëse ky proces ka nisur që para shumë një viti. Në gusht të vitit 2012, Komuna Qendër kishte informuar se përmendoret e Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe të Pjetër Bogdanit do të vihen deri në fund të vitit 2012, ndërsa po vjen fundi i vitit 2013 dhe përmendoret

e hënë, 18 nëntor 2013

Përmendoret shqiptare në ajër! shqiptare s’janë askund. Burime të “Zhurnal” kanë theksuar se vonimin e qëllimshëm të mosvendosjes së përmendoreve shqiptare në qendër të Shkupit po e bën partneri i koalicionit shqiptar, partia maqedonase VMRO DPMNE, por kjo ndodhë edhe pasi nuk përfillet kërkesa e BDI-së që përmendoret shqiptare të vendosen sa më shpejtë dhe në këtë mënyrë të ndryshohet pak a shumë karakteri maqedonas i kryeqytetit.

Pasi komunën Qendër të Shkupit në zgjedhjet e fundit lokale e kishte fituar partia opozitare LSDM, edhe pse këta të fundit patën deklaruar se do të bllokojnë gjithçka sa i përket projektit “Shkupi 2014”, për përmendoret shqiptare patën deklaruar se nuk do të bëjnë asnjë problem. Komuna Qendër do të heq dorë nga detyrimet e saj për një pjesë të ”Shkupit 2014”. Ajo planifikon të tërhiqet nga mirëmbajtja e gjitha për-

mendoreve dhe fontanave të projektit qeveritar. Kryetari i komunës Andrej Zhernovski kishet deklaruar se Qyteti i Shkupit është përgjegjës për mirëmbajtjen e përmendoreve dhe nuk do të ketë ndonjë problem sa i përket përmendoreve shqiptare. “Me qëllim që të sigurohet menaxhim më efikas dhe ekonomik për objektet në fjalë, propozohet që ata t’i jepen për mirëmbajtje, mbrojtje dhe shfrytëzim Qytetit të Shkupit,

me çka edhe mjetet e nevojshme do të ishin siguruar nga buxheti i qytetit”, thuhet në sqarimin e propozim-vendimit të nënshkruar nga Zhernovski. Thuajse të gjitha objektet që janë dashur të përfundohen në të njëjtën periudhë me përmendoret shqiptare siç ishin

skulpturat në urën “Syri” dhe në “Urën e artit”, përmendorja e Petar Çulevit etj, kanë përfunduar, ndërsa përmendoret për tre figurat shqiptare, Nexhat Agolli, Josif Bageri dhe Pjetër Bogdani nuk janë askund. Partia opozitare LSDM ka akuzuar qeverinë se ka harxhuar 60 milionë euro para të dyshimta nga anekse për projektin “Shkupi 2014”, më tepër se kontratat paraprake. Edhe për kundër këtyre milionave euro të harxhuara edhe nga paratë e shqiptarëve të Maqedonisë, mbeten ende pa u realizuar përmendoret e figurave shqiptare. (R.Z.)

DEMASKOHET POLITIKA "RUSO SLLAVE" Fryrja e rrezikut nga armët kimike dhe më pas refuzimi i Tiranës për t'i shkatërruar ato, i ka shkuar për shtati politikës së ndjekur nga Rusia dhe e pasuar nga aleatët e saj sllavë në Ballkan. Megjithatë, zyrtarë qeveritarë dhe analistë politik theksojnë se megjithatë, marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet shqiptarëve dhe Amerikës do të mbesin të palëkundura

“Jo” e Ramës nuk rrezikon gjë

Agim FAZLIU ur është thënë JO nga Shqipëria për asgjësimin e armëve kimike në këtë vend, është duke u komentuar se cilat do të jenë pasojat për marrëdhëniet e afërta shqiptaro amerikane. Ka vlerësime se tashmë është krijuar një çarje e madhe në këto marrëdhënie të shkëlqyeshme, ndërsa përfituesja më e madhe nga gjithë kjo situatë është Rusia dhe aleatët e saj në Ballkan, të cilët tashmë fërkojnë duart pas kësaj thyerje të besnikërisë shqiptare ndaj Amerikës. Në këtë rrafsh, është duke u kritikuar fushata shumë e zhurmshme kundër asgjësimit të armëve në Shqipëri, në të cilën u përfshi edhe Maqedonia. Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, ka thënë se është fryrë për së tepërmi mundësia e rrezikut për vetë Shqipërinë dhe në veçanti për rajonin. Kjo edhe për faktin se në procesin e asgjësimit do të asistonin drejtpërsëdrejti edhe ekspertët ndërkombëtarë me mbështetje të fuqishme, logjistike e materiale. "Mundësia e rrezikut ekzistonte,

K

ËSHTË FRYRË PËR SË TEPËRMI MUNDËSIA E RREZIKUT

ANTIAMERIKANIZMI NUK DO TË TRIUMFOJË

"Është fryrë për së tepërmi mundësia e rrezikut për vetë Shqipërinë dhe në veçanti për ra jonin. Kjo edhe për faktin se në procesin e as gjësimit do të asistonin drejtpërsëdrejti edhe ekspertët ndërkombëtarë me mbështetje të fuqishme, logjistike e materiale", ka thënë ministri Abdilaqim Ademi.

"Shqipëria zgjodhi sovranitetin e vet, pa SHBA të, prandaj duhet t'i dalë për zot. Natyrisht, në Beograd, Athinë dhe Shkup ka shumë klane pushteti anti amerikane që gëzohen për këtë çështje. Por, një gjë është e sig urt, që dhe në planin e brendshëm antiamerikanizmi nuk do të triumfojë, shumë gjera shumë shpejt do të ndryshojnë", ka thënë analisti Ilir Kulla.

por të kuptohemi, ndërmarrjet e tilla kërkojnë seriozitet dhe përgjegjësi, aq më tepër kur kihen parasysh garancitë e ofruara se gjithë kjo punë do të bëhej nën kontrollin e rreptë te ekspertëve ndërkombëtarë", ka thënë Ademi, për "Zhurnal plus" Ai ka thënë se çdo proces kimik, përfshirë këtu edhe asgjësimin e armëve kimike, ngërthen në vetvete edhe rreziqe. Mirëpo, para çdo procesi të tillë, sipas mundësisë së rreziqeve, doemos mbahet llogari edhe për kundërmasat, me qëllim të evitimit të plotë të çfarëdo rreziku. "Në këtë rrafsh, Shqipëria ka një përvojë, disponon kapacitete dhe ka

Rekomandimi i KE së, BDI përvetëson meritën Pas katër vitesh rekomandim për fillimin e negociatave me BEnë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vlerëson se rekomandimi i pestë me radhë i detyrohet pikërisht asaj. Kështu thotë të paktën zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, në intervistën e përjavshme për Radion Evropën e Lirë (REL). I pyetur nga gazetari i REL, nëse takimet në Bruksel, Berlin e Paris kanë prodhuar rezultate, Besimi thotë se ato kanë sjellë madje dy të tilla të rëndësishme. “Rezultati i parë është se Raporti përmban rekomandimin për fillimin e negociatave. Kjo është

shumë me rëndësi sepse kishte periudha përgjatë vitit kur kjo çështje ishte vënë nën shenjën e pikëpyetjes. Dhe rezultati i dytë, është se Komisioni Evropian propozon në këtë fazë fillimin e negociatave për anëtarësim dhe zhvillimin paralel të bisedimeve për emrin”, ka deklaruar Besimi.

lënë pas vetes arritje të prekshme në asgjësimin e armëve, përfshirë këtu dhe ato kimike, të asgjësuara vite më parë. Kujtoj se pikërisht këto kanë qenë faktorët që nga bashkësia ndërkombëtare i bëri një ofertë konkrete Tiranës zyrtare", ka thënë Ademi. Ai mendon se ka pasur hapësirë për të biseduar më shumë, me qëllim të krijimit të një klime të favorshme në publik, duke sqaruar rrezikun, por dhe kundërmasat evidente për minimalizimin e tij. "U fitua përshtypja se Shqipëria po sulmohej nga armë kimike e jo se bashkësia ndërkombëtare dhe veçmas SHBA e shikonte me besim fuqinë e saj, edhe profesionale, për t’u përballur me një punë të tillë, të vështirë ama edhe të zgjidhshme", ka theksuar Ademi. Sa i përket frikës se refuzimi i Shqipërisë mund të krijojë çarje në raportet shqiptaro-amerikane, ministri Ademi thekson se kjo frikë është e paqëndrueshme, ngaqë marrëdhëniet tashmë janë dëshmuar si strategjike dhe në funksion të ruajtjes se paqes dhe të qëndrueshmerisë së

mbarë rajonit. "Marrëdhëniet ndërmjet partnerëve nuk mbështeten vetëm në një zhvillim", ka theksuar Ademi. Në anën tjetër, analisti politik nga Tirana, Ilir Kulla, ka deklaruar për "Zhurnal plus", se pranimi i Shqipërisë për të shkatërruar armët kimike siriane nuk do t'i shkonte për shtat fqinjëve, të cilët iu bashkuan korit me opozitën e brendshme në Shqipëri, dhe në fakt kryen argatllëkun e radhës për Rusinë. "Moska do jetë shumë e gëzuar për dështimin e madh politik të SHBA-së me aleatin e vet më të madh në Mesdhe, Shqipërinë. E, si do të kishte mundur SHBA të bënte luftë me Sirinë kur nuk kishte me vete në prapavijë as shqiptarët. As në Luftën e Ftohtë, kur Bashkimi Sovjetik ishte shumë më i fortë, nuk e kishte pasur një rezultat të tillë', ka thënë Kulla. Ai thotë se është e natyrshme që refuzimi shqiptar në Washington nuk është pritur mirë, por nuk duhet pritur që SHBA të hakmerret ndaj Shqipërisë. Thjesht Uashingtoni do ta bëjë mësim këtë që ndodhi dhe tash e tutje, marrëdhëniet me Shqipërinë do

të kenë disa baza tjera sigurie reciproke. Kulla thotë se në planin e brendshëm, Shqipërisë do t'i duhet të gjejë paratë për të dalë nga kriza, të luftojë korrupsionin, krimin, drogën, ta pastrojë territorin e vet, të bëjë zgjedhje demokratike, duke mos pritur rolin e SHBA-së në proceset demokratike të saj dhe duke mos shtresuar në Ndërmjetësimin Amerikan. "Me pak fjalë, Shqipëria zgjodhi sovranitetin e vet, pa SHBAtë, prandaj duhet t'i dalë për zot. Natyrisht, në Beograd, Athinë dhe Shkup ka shumë klane pushteti antiamerikane që gëzohen për këtë çështje. Por, një gjë është e sigurt, që dhe në planin e brendshëm antiamerikanizmi nuk do të triumfojë, shume gjera shume shpejt do të ndryshojnë", ka thënë Kulla. Duke folur për frikën e shfaqur se shkatërrimi i armëve kimike do ta helmonte Ballkanin, analisti Kulla thotë se jo vetëm që është qesharak, por për të gjithë ata që e kuptojnë se si bëhet ky proces, në cilat kushte teknologjike kryhet dhe në çfarë rrethanash sigurie realizohet, tregon në fakt arsyet e

vërteta të kundërshtive të ngritura. "Në planin e brendshëm, nëse ky projekt do të realizohej do të forconte përfundimisht pozitat politike të kryeministrit Edi Rama, duke i krijuar atij një pozicion të pathyeshëm politik në marrëdhëniet me SHBA. Do t'i siguronte atij mundësinë gati përfundimtare të zgjidhjes së krizës së borxhit publik nëpërmjet ndihmës ekonomike amerikane, investimeve dhe të ristrukturimit të borxheve me FMN-në. Njëkohësisht, do të përfshihej kandidatura për çmimin Nobel për paqen të Shqipërisë dhe një vizite shtetërore e kryeministrit në SHBA, e pritur nga presidenti Obama dhe fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve. Por, ku e kishte burimin dyshimi i shprehur në shtypin maqedonas për rrezikun nga armët kimike siriane në Shqipëri. Analisti i çështjeve të sigurisë, Bashkim Selmani thekson se këto deklarata janë thjeshtë shprehje e xhelozisë nga pala maqedonase për faktin se Shqipërisë i ishte besuar një mision i rëndësishëm me karakter ndërkombëtar. "Maqedonia nuk ka përse të frikësohet nga shkatërrimi i armëve kimike. Nuk ka kapacitet Maqedonia që të krahasohet me Shqipërinë, sepse kjo e fundit ka traditë për këto çështje. Kur një çështje ka karakter ndërkombëtar, ekspertët e huaj paraprakisht e kanë vlerësuar se Shqipëria ka kapacitete të kësaj natyre. Prandaj, jo rastësisht është zgjedhur Shqipëria për këtë punë", ka thënë Selmani, për "Zhurnal plus". Në anën tjetër, Naser Sertolli, redaktor i lajmeve ndërkombëtare në gazetën "Zëri", shkruan se vendimi për të pranuar ose jo shkatërrimin e armëve kimike siriane në Shqipëri ishte një thikë me dy tehe për njeriun që ka ardhur në krye të qeverisë vetëm dy muaj më parë. "Po që se do të pranonte propozimin amerikan, në bazë të reagimit të opinionit shqiptar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni, kryeministri Rama rrezikonte të përballej me protestën qytetare, e cila bëhej gjithnjë e më masive, dhe e cila pashmangshëm dhe shumë lehtë do të mund të përfundonte në një revoltë popullore, rezultat i të cilës pa pikë dyshimi do të mund të ishte rrëzimi i tij nga pushteti", ka shkruar Sertolli. Sipas tij, edhe refuzimi brutal i kërkesës së mikut shpëtimtar të shqiptarëve do të ishte fatal për Ramën si burrështetas, sidomos kur kemi parasysh presionin që thuhet t’i jetë bërë kryeministrit nga ambasadori amerikan në Tiranë që të mos thoshte “JO”.

Botues: Bexhet MUSLIJA Lajme të dorës së parë

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Zëvendëskryeredaktor: Shkëlzen LUSHAJ; Redaktorë: Bekim BUÇI, Agim FAZLIU, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: e mail: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17 815, 32 17 816, Fax: 32 17 817, E mail: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210 0654050301 91, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/6 4, 1000 Shkup, Maqedoni


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.