Page 1

Moti min.

0

max. VITI 3 | Nr. 674 | ÇMIMI: 10 DEN

www.zhurnal.mk

8

E SHTUNË-E DIEL, 18-19 JANAR 2014

BDI do shqyrtojë zgjedhjet e parakohshme

Nderojnë Skënderbeun, Gërvallat e Kadri Zekën

Mijallkov fiton gjyqin ndaj “Fokusit”

Për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), nuk do të jetë befasi nëse pajtohet që me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Dje janë bërë 546 vjet nga vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe 32 vjet nga vrasja në rrethana të paqarta të atdhetarëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës

Me këtë kult gjyqësorë – për dëshminë e transferuar nga burim relevant, njeri të cilin ky pushtet e emëroi për sekretar shtetëror në MPJ, ndërsa pastaj edhe ambasador në Çeki, të dënohemi me përafërsisht 9.000 euro... FQ.4

FQ.3

FQ.3

FQ.4

SPORT

FQ.3

Federata e mundjes kishte nevojë për ndryshime

FQ.16

FQ.5


K r o n ik ë

2 SHQIPËRI

SPECIALE

BE, 1.800 shqiptarë kërkuan azil Raporti i fundit i Frontex tregon se 719 shtetas shqiptarë kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në Suedi, 610 në Gjermani, 311 në Belgjikë, 77 në Zvicër dhe 52 shqiptarë kanë kërkuar strehë në Luksemburg

NgaBrendia www.zhurnal.mk

FQ.10

Gostivari përkujtoi Gërvallat e Kadri Zekën Gostivari për të nëntin vit me radhë i kujtoi vëllezërit Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën, jetën dhe veprën e tyre. Në Qendrën për Kulturë në Gostivar, në organizim të Shoqërisë Kulturore Artistike “Lulet e Malësisë”, u organizua Akademi përkujtimore “Flaka e Janarit 2014”. Në akademi morën pjesë familjar të dëshmorëve, invalid dhe veteran të luftërave, bashkëveprimtar të Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, një numër i madh i qytetarëve të Gostivarit dhe vendbanimeve tjera shqiptare si dhe udhëheqës të institucioneve lokale dhe qendrore, por edhe Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar. Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ish kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Emrush Xhemajli, veprimtari Gafur Elshani, i biri i dëshmorit Beqir Limani, Fatmir Limani ishin folësit të cilët evokuan kujtimet dhe folën për jetën dhe veprën e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Imran Zhupani në referatin kushtuar kësaj akademie tha bashkimi i celulave organizative të mërgatës shqiptare në një zë të vetëm dhe sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar për çështjen shqiptare në Jugosllavi do të bëheshin alfa dhe omega e veprimit të trinomit Jusufi, Bardhoshi, Kadriu. “Roli i mërgatës shqiptare në të gjitha periudhat historike mbetet i pazëvendësueshëm në shtegtimin e kombit drejtë zgjidhjes së çështjes shqiptare. Ata janë gurëthemeltarët, shpirti i atdheut, dhimbja dhe krenaria jonë. Janari është i ftohtë, por nuk mund ta shuajë flakën e janarit që ne ndezim në zemrat tona në përkujtim të Jusufit, Bardhoshit, Kadriut”, tha Zhupani. Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në fjalën e tij tha se vëllezërit Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka bën aktivitet në interes të atdheut dhe në interes të kombit, që në të ardhmen rinia shqiptare të ketë një ardhmëri të mirë. “Ne i kujtojmë ata sepse ata ndiqnin një rrugë të drejtë dhe rruga e drejtë e tyre e solli kombin shqiptar në ditë më të mira. Ne kemi qenë të lidhur bashkë me Kosovën sepse të njëjtën veprimtari e kemi bërë për të njëjtin qëllim, që shqiptarët si në Kosovë dhe në Maqedoni të jenë të barabartë dhe të jetojnë të barabartë me popujt tjerë. Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu, sakrifikuan jetën e tyre për një ardhmëri më të mirë. Asnjëherë nuk do të shuhet “Flaka e Janarit”, drita e dëshmorëve çdoherë do të jetë mbi ne, për shkak se askush nuk e donë errësirën, secili e donë dritën. Në të ardhmen sebashku ne dhe trashëgimtarët tonë do vazhdojmë të punojmë që drita mos shuhet në tokat shqiptare”, tha kryetari Bejta. Të besoni ashtu sikurse keni besuar tash e sa vite, tha ish kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Emrush Xhemajli. “Pas emrit të Kadriut, Jusufit, Bardhoshit dhe pas shpirtit të dëshmorëve të tjerë të atdheut, ne do të jemi bashkë ashtu siç na do zemra dhe ashtu siç e kanë lanë amanet dëshmorët”, theksoi mes tjerash Xhemajli.

e shtunë, 18 janar 2014

Hiqni dorë nga shenjtëria e Ariel Sharon Një libanez që përjetoi rrethimin e Bejrutit argumenton se udhëheqësi izraelit që u nda nga jeta ishte një kriminel lufte dhe kurrsesi një paqedashës

FQ.12

DISKUTOHEN PROPOZIMLIGJET PËR ADMINISTRATË Përfaqësues të BDI-së kanë theksuar se ndryshimet e parashikuara të ligjeve për administratë do të mundësojnë që të mos ketë më dilema se a e respektojnë institucionet Kushtetutën në çështjet e përfaqësimit të drejtë. Por, përfaqësues të opozitës theksojnë se ndryshimet nuk janë konceptuar që të përmirësojnë interesat e shqiptarëve

Ligje që rregullojnë përfaqësimin e drejtë

Mefail ISMAILI eputetë të dy partive më të mëdha shqiptare kanë shkëmbyer replika gjatë diskutimeve rreth dy ligjeve për administratë. Koordinatori i deputetëve të BDI-së, Nexhati Jakupi, ka thënë se për përpilimin e dy ligjeve ka marrë pjesë BDI përmes Sekretarin Shtetëror në Ministrinë e Informatikës dhe Administratës. "Në mënyrë taksative, në pothuajse në të gjitha nenet e këtyre ligjeve që tangojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve nëpër institucionet e administratës, janë vënë si dispozita konkrete për mënyrën se si do të bëhet tani e tutje, çështja e punësimeve të reja dhe metodologjia me të cilën do të bëhen punësimet", ka thënë Jakupi. Për planifikimet vjetore paraprake dhe raportet përfundimtare, komisionet do të bëjnë miratimin e programeve në të gjitha ato dispozita ligjore. Është paraparë që të merret pëlqim nga Sekretariati për Implementimin e Marrëvesh-

D

SIMO, VULË PËR GJITHÇKA "Do të thotë që pa pëlqimin e SIMO që është kompetent për të përcjellë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat nëpër të gjitha institucionet shtetërore nuk do të mund të bëhet asnjë punësim, nuk do të mund të shpallet asnjë konkurs për punësime të reja dhe nuk do të mund të miratohet asnjë program nga Ministria e Financave", ka thënë Nexhati Jakupi nga BDI.

LIGJE TË KËQIJA "Këto dy janë shumë ligje të këqija. Kërkova që të kthehen këto dy ligje në përpunim edhe një herë në Qeveri edhe bashkërisht të harmonizojmë qëndrimet dhe këto dy ligje të dalin në parlament pak më të mirë, më cilësor dhe kualitativ. Është një precedent i rrallë që ndodh këto 20 vitet e fundit në Qeverinë e Maqedonisë që partnerët e koalicionit të mos i harmonizojnë qëndrimet e veta para se të sillet ligji në Parlament", ka thënë Gazmend Aliu nga PDSH. jes së Ohrit. "Do të thotë që pa pëlqimin e SIMO që është kompetent për të përcjellë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat nëpër të gjitha institucionet shtetërore nuk do të mund të

bëhet asnjë punësim, nuk do të mund të shpallet asnjë konkurs për punësime të reja dhe nuk do të mund të miratohet asnjë program nga Ministria e Financave. Kjo de fakto do të heq të gjitha

dilemat, voluntarizmat eventuale të udhëheqësit të ndonjë institucioni shtetëror për të bërë punësime pa marrë parasysh përfaqësimin e drejtë në institucionin që drejtojnë", ka thënë Jakupi.

Shqiptarët, të persekutuarit e vërtetë nga komunizmi Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e BDI-së, Suzana Saliu ka thënë se disa prej tyre tanimë kanë përgatitur edhe padi në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strazburg, sepse nuk e kanë gjetur drejtësinë në Maqedoni Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e BDI-së, Suzana Saliu, ka thënë se debat i djeshëm për kandidaturat e Komisionit për lustrim mori një dozë monoetnike dhe u fitua përshtypja se viktima të komunizmit kanë qenë vetëm maqedonasit, ndërsa viktimë kryesore e komunizmit kanë qenë shqiptarët. "Te çdo shqiptar intelektual në të kaluarën është parë armik i brendshëm dhe armik i jashtë, shqiptarët për këto vuajtje kanë dëshmi të gjalla. Shqiptarët e R. Maqedonisë edhe sot e kësaj dite, pas 20 vite pluralizmi janë të organizuar në një shoqatë që e quajnë shoqata e të dënuarve dhe

persekutuarve. Në arkivin e kësaj shoqate janë të arkivuara rreth 20 mijë raste të keqtrajtimeve në të kaluarën. Prej këtyre 20 mijë rasteve,

rreth 5 500 janë persona të gjallë, persona që dëshmojnë për të gjitha vuajtjet, për të gjitha dhimbjet që i kanë përjetuar në të kaluarën", ka

thënë Saliu. Ajo ka thënë se disa prej tyre tanimë kanë përgatitur edhe padi në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strazburg, sepse nuk e kanë gjetur drejtësinë në Maqedoni. "Pyetem tani, për këta shqiptarë, viktima të komunizmit, cili është dallimi mes të kaluarës së diktaturës dhe mes demokracisë. Nëse ky Parlament, nëse kjo demokraci ata nuk e dëmshpërblen, nuk i rehabiliton, atëherë për ata termi i demokracisë së sotme do të jetë i përzier me diktaturën e së kaluarës. Mendoj se ky Parlament ua ka për borxh që të sjellë një akt rehabilitimi dhe dëmshpërblimi për këta

Ai ka thënë se qëllimi është që të bëhet përfundimisht rregullimi i statusit, kualifikimit, punësimit, avancimit, përsosjes dhe avancimit profesional të administratës në tërësi dhe në veçanti të shqiptarëve që për këto 10 vite janë të punësuar konform ndryshimeve kushtetuare të vitit 2001, konform Marrëveshjes së Ohrit. "Për të mos pas dilema se a e respektojnë institucionet Kushtetutën apo përfaqësimin e drejtë, kjo çështje tani e tutje do të rregullohet me ligj", ka theksuar Jakupi. Në anën tjetër, deputeti i PDHS-së, Gazmend Aliu, këto dy ligje janë katastrofale, sepse aq keq janë të konceptuara nga VMRO-DPMNE, ndërsa nuk ka marrë pjesë BDI. "Këto dy janë shumë ligje të këqija. Kërkova që të kthehen këto dy ligje në përpunim edhe një herë në Qeveri edhe bashkërisht të harmonizojmë qëndrimet dhe këto dy ligje të dalin në parlament pak më të mirë, më cilësor dhe kualitativ. Është një precedent i rrallë që ndodh këto 20 vitet e fundit në Qeverinë e Maqedonisë që partnerët e koalicionit të mos i harmonizojnë qëndrimet e veta para se të sillet ligji në Parlament", ka thënë Aliu. Ai ka thënë se është një e fshehtë publike që në Maqedoni nuk dihet sa është numri i nëpunësve shtetërorë dhe publik, ose shfrytëzuesve të buxhetit ose rrogave që i marrin nga buxheti i Maqedonisë. "Me çdo kusht fshihet ky numër edhe pse informatat flasin se prej vitit 2008 deri në vitin 2013 janë të punësuar mbi 50 mijë maqedonas në dëm të shqiptarëve që janë 3-4 mijë me të gjithë nacionalitetet tjera. Me këto ligje ju mundoheni që ta mbyllni këtë dështim të partnerit shqiptarë të koalicionit, i cili mbrohet me atë se përmes amendamenteve do të përmirësojmë këto dy ligje. Këto dy ligje duhet të tërhiqen, të mbahen debate publike, të del në shesh sa është numri i të gjithë shfrytëzuesve të buxhetit të Maqedoni", ka thënë Aliu. shqiptarë", ka thënë Saliu. Ndërsa, Orhan Ibrahimi i PDSH-së ka thënë se në PDSH nuk e besojnë se ka lustrim të vërtetë. "Shtohet pyetja pse ju merrni pjesë në këtë Komision për verifikimin e fakteve. Arsye e vetme është që ta përcjellim procesin prej brenda. Sepse pikërisht në këtë komision nuk bëhet puna ashtu siç duhet. Në ligj nuk është e rregulluar që faktet dhe dëshmitë të votohen, faktet janë fakte dhe të gjitha faktet që ofrohen gjatë lustrimit duhet të aprovohen njëzëri në punën e këtij Komisioni. Për dallim prej maqedonasve, që sot nuk kemi asnjë të përndjekur politik të gjallë, ke përplot shqiptarë, afër dhjetë mijë i ke të gjallë sot", ka thënë Ibrahimi. Sipas tij, problemi dhe koncepti i këtij shtetit është aty, se vazhdon përndjekja dhe ndjekja e shqiptarëve, nuk është ndërprerë, kontinuiteti është edhe në pluralizëm, prej në 90-ës e këndej. (M.I.)


K r o n ik ë

e shtunë, 18 janar 2014

3

ALTERNATIVAT E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT TË SHTETIT Një president shqiptar në krye të shtetit të Maqedonisë i zgjedhur me rotacion, do të mund të ishte i mundshëm në rast se do të kishte ndryshime kushtetuese që do të mundësonin zgjedhjen e kryetarit nga Parlamenti. Analistët theksojnë se partitë shqiptare do të duhej të këmbëngulnin për një president me rotacion...Por sa është kjo e mundur në praktikë?

Presidenti, mandati i tretë për shqiptarët?!

Agim FAZLIU jë president shqiptar që mund të zgjidhet me rotacion dhe të zëvendësojë një ose dy presidentë të mëparshëm nga komuniteti maqedonas. Kjo është njëra prej mundësive të përfolura për të zgjidhur kërkesën e vazhdueshme për ta përfaqësuar sa më drejtë komunitetin e madh të votuesve shqiptarë në institucionet më të rëndësishme të shtetit. Analisti politik Mersel Bilalli thekson se kjo çështje do të mund të rregullohet me anë të ndryshimit eventual të Kushtetutës. Në sistemin e tanishëm me zgjedhje të drejtpërdrejta është shumë vështirë, sepse mund të bësh kompromis me partnerin në pushtet, por është vështirë që të kontrollohen votuesit se si do të votojnë. "Zgjedhja e një presidenti shqiptar mund të bëhet në zgjedhje të drejtpërdrejta në vitet e ardhshme, por tash për tash kur nacionalizmi është instrument në duart e VMRO-së, kjo është vështirë që të realizohet, sado i mirë që mund të jetë kandidati. Në qoftë se në zgjedhjet e ardhshme bëhen ndryshime kushtetuese, zgjedhja e një presidenti shqiptar është shumë e mundshme. Kryetari ka kompetenca më të vogla, megjithatë ai është simbol është babai i kombit", ka thënë Bilalli, për "Zhurnal plus". Ai thekson se partitë mundohen që të ofrojnë një personalitetet, i cili fuqinë e ka nga autoriteti i tij e jo nga funksioni politik që e ushtron apo nga partia që e kandidon. Bi-

N

NUK MUND TË ORIENTOHET VOTA E QYTETARËVE "Zgjedhja e një presidenti shqiptar është e mundshme me anë të ndryshimit even tual të Kushtetutës. Në sistemin e tanishëm me zgjedhje të drejtpërdrejta është shumë vështirë, sepse mund të bësh kompromis me partnerin në pushtet, por është vështirë që të kontrollohen votuesit se si do të votojnë", thekson Mersel Bilalli. MAQEDONIA TË ZGJEDHË SHQIPTAR! "Nëse Amerika e arriti atë nivel të vetëdijes saqë u zgjodh Obama, një president afroamerikan. Kjo ndodhi edhe pse historiku i relacioneve me afro amerikanët para 40 viteve ishte krejt ndryshe, atëherë Maqedonia nuk ka se si t'i ikë kësaj zgjidhjeje", ka thënë Albert Musliu.

SHQIPTARËT MUND TA IMPONOJNË PRESIDENTIN E TYRE "Duhet pasur një rrotacion të logjikshëm konsensual, ku pas dy mandateve presi denciale 'maqedonase', do pasonte një mandat presidencial 'shqiptar', në çdo 810 vjet. Nuk do mend se shqiptarët në Maqedoni, po të bëhen unik dhe të qën drueshëm në këtë kërkesë reale, do arrijnë që të imponojnë presidentin e tyre", vlerëson Sheval Memishi. lalli thekson se duhet kohë më e gjatë për ta kuptuar rolin e kryetarit. "Për shembull, Kiro Gligorovi e ka ushtruar rolin e pushtetarit nga pozicioni i faktorit të rëndësishëm edhe moral edhe politik. Tash nuk kemi një kryetar shteti me atë rol. As Branko Cer-

venkovski nuk e kishte atë rol gjithë qytetar, por i jepte karakter të majtë me theks të promovojë aspektin nacional maqedonas. Duhet të ndryshohet shumëçka, edhe më mendje edhe në sistem edhe në Kushtetutë", ka thënë Bilalli. Ndryshimet kushtetuese nuk

janë prioritet i garniturës aktuale politike, edhe pse nuk është ndonjë çështje tragjike edhe të bëhet edhe nga kjo strukturë qeverisëse. Sipas Bilallit, kjo mund të bëhet në vitet e ardhshme. "Zgjidhja e një shqiptari do të krijonte një perceptim të ri për postin e presidentit, sepse ak-

tualisht shqiptarët ndihen si të huaj në shtetin maqedonas dhe të tjerët ashtu i trajtojnë. Kjo është strategji duhet ndryshuar me strategji normale", ka vlerësuar Bilalli. Në anën tjetër, Albert Musliu thekson se Maqedonia nuk mund të ikë prej disa proceseve. "Nëse Amerika e arriti atë nivel të vetëdijes saqë u zgjodh Obama, një president afro-amerikan. Kjo ndodhi edhe pse historiku i relacioneve me afro-amerikanët para 40 viteve ishte krejt ndryshe, atëherë Maqedonia nuk ka se si t'i ikë kësaj zgjidhjeje. Nëse jo kryetar shteti, shqiptar mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit. E rëndësishme të ketë një balancë të ngjashme për një komunitet që është në rritje", ka thënë Musliu. Sipas tij, kjo çështje gjithsesi do të duhej të zgjidhej, përndryshe nuk do të ketë homogjenitet në shoqëri, ndërsa do të kishte probleme të vazhdueshme, ashtu siç ka pasur në 20 vitet e fundit. Ndërkohë, publicisti Sheval Memishi, në një kolumnë për "Zhurnal plus", ka thënë se duhet pasur një rrotacion të logjikshëm konsensual, ku pas dy mandateve presidenciale “maqedonase”, do pasonte një mandat presidencial “shqiptar”, në çdo 8-10 vjet. Sipas tij, për këtë qëllim do duhej të iniciohen edhe ndryshime ligjore dhe kushtetuare, gjë që po ashtu kërkon një angazhim serioz të të gjithë forcave relevante dhe progresive. "Nuk do mend se shqiptarët në Maqedoni, po të bëhen unik dhe të qëndrueshëm në këtë kërkesë reale, do arrijnë që të imponojnë presidentin e tyre. Prandaj nuk duhet 'vajtuar' derë më derë tek maqedonasit që të kërkohet një president konsensual, duke pranuar kështu, inferioritet të pamerituar dhe të paarsyeshëm ndaj bashkësisë etnike maqedonase, por këtë konsensualitet të dëshiruar, le ta arrijmë para së gjithash në mes vetë ne shqiptarëve, duke përzgjedhur kështu një kandidat elitar dhe meritor mbipartiak (propozim i opozitës shqiptare), i pranueshëm për bashkësitë tjera etnike në Maqedoni, në koordinim me Tiranën dhe Prishtinën", ka shkruar Memishi.

Nderojnë Skënderbeun, BDI do shqyrtojë zgjedhjet e parakohshme vëllezërit Gërvalla e Për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), nuk do të jetë befasi nëse pajtohet që me zgjedhjet presidenciale të Kadri Zekën mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme Dje janë bërë 546 vjet nga vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe 32 vjet nga vrasja në rrethana të paqarta të atdhetarëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës. Lëvizja Qytetare “Zgjohu”, së bashku me Ambasadën e Shqipërisë dhe të Kosovës në Shkup shënuan këtë përvjetor me kurora me lule tek përmendorja e Skënderbeut. “Gjergj Kastrioti Skënderbeu bashkoi shqiptarët dhe kohërat, bashkoi të kaluarën dhe të ardhmen.Ai hodhi themelet e para të shtetit shqiptar të sotëm dhe zgjoi krenarinë shqiptare. .....me krenarinë më të lartë përulemi para përmendores së tij”, thaTeuta Zllatku nga“Zgjohu”. Ndërkohë, i pranishëm në këtë përkujtim ka qenë edhe zv/kryeministri Musa Xhaferi. “BDI) ka nderuar dje Gjergj Kastriotin Skënderbeun me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij.Ajo këtë e ka bërë përpara përmendores së tij në sheshin Skënderbeu në Shkup, ku të pranishëm kanë qenë funksionarë të lartë të kësaj partie. “Këtu nga Sheshi Skënderbeu, përpara përmendores së Skënderbeut, sot më 17 janar bëmë respekt, dhe u tubuam që të respektojmë sakrificat dhe heroizmat e të gjithë patriotëve duke pasur për simbolikë figurën e Skënderbeut. Dhe, si për koincidencë 17 janari, lidhet edhe me rënien e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka dhe me këtë rast ne i respektojmë të gjithë heronjtë, është simbolikë shumë e veçantë këtu, që përpara përmendores së Skënderbeut, institucionet, Shoqatat joqeveritare, intelektualët, të gjithë të pranishmit të përulen dhe të nderojnë me lule dhe me kurora’, tha zëvendëskryeministri Musa Xhaferi.

parlamentare. Nga qëndrimi i prerë se nuk ka nevojë për zgjedhje të dyfishta, edhe parlamentare edhe presidenciale, “BDI seriozisht kalkulon me opsionin për zgjedhje parlamentare, ose thënë ndryshe ata po e matin situatën se çfarë do të kishin fituar dhe çfarë do të kishin humbur nëse luanin në këtë kartë”. Por, nga partia e Ahmetit theksojnë se nëse me VMRO DPMNE-në merren vesh për zgjedhje parlamentare, shumica do të jetë ajo që do ta shpërbëjë Parlamentin. Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi ka vlerësuar se partia e tij është e gatshme për të marrë pjesë në zgjedhje, por vendimin për të pasur zgjedhje të parakohshme ende nuk e ka shqyrtuar dhe nuk ka miratuar një vendim të tillë. “Meqë afrohet edhe afati kur duhet të shpallen edhe zgjedhjet e rregullta pres-

ENDE NUK KEMI VENDIM “Kryesia qendrore e BDIsë do të diskutojë për këtë dhe vendimi gjith monë do të jetë në funksion të implementimit të programeve dhe pri oriteteve tona, por edhe në interes të qytetarëve dhe të Republikës së Maqedonisë. Kështu që për momentin nuk kemi vendim për zgjedhje të parakohshme, kur do të marrim vendim, cili do që të jetë ai për të mbajtur ose për të mos mbajtur zgjedhje të parakohshme ne këtë do ta bëjmë publike”, ka thënë Abdilaqim Ademi.

BDI TË MOS FLET NË EMËR TË VMROsë Ish ministri i Jashtëm Antonio Miloshoski, aktualisht deputet i VMRODPMNEsë ka thënë se BDI deri më tani përpos pro movimit të principit për kandi dat konsensual, nuk ka arrit asnjë propozim si kandidat për president deri tek VMRO – DPMNE. “Çdokush që mendon se mundet, di dhe dëshiron të jetë kandidat i VMRO – DPMNEsë për president të Maqedonisë, i ka dyert e ha pura që të paraqitet në Kon ventën zgjedhore të partisë dhe ta testojë besimin e delegatëve dhe të anëtarëve të VMRO – DPMNEsë. Megjithatë, për çdo rast, vendimi final i takon anëtarë sisë së partisë, dhe unë men doj se kjo është mënyra e duhur për zgjedhjen e kandi datit. Ermira Mehmeti dhe funksionarë të tjerë të BDIsë mund ta kenë mendimin e tyre, simpatitë dhe antipatitë ndaj ndonjë politikani të caktuar, mirëpo si pjesëtarë të një par tie tjetër nuk do të duhej të kishin të drejtë vendimmarrjeje rreth zgjedhjes së kandidatit të VMRO – DPMNEsë, më të madhe se sa vetë anëtarët e partisë tonë, ndjekësit tanë. Respektivisht, deklaratat e fun dit publike të BDIsë se kanë diçka kundër presidentit Ivanov dhe se nuk do ta përkrahnin atë nëse sërish do të kandido hej, janë pranuar si një për buzje e pabazë, me asgjë si kemi irituar si partner koali cioni. Deklaratat publike duken si përzierje në punët e brend shme të VMRODPMNEsë”, ka thënë për Republika, Mil loshoski.

idenciale, në opinion po flitet edhe për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni. Kryesia qendrore e BDI-së do të diskutojë për këtë dhe vendimi gjithmonë do të jetë në funksion të implementimit të programeve dhe prioriteteve tona, por edhe në interes të qytetarëve dhe të Republikës së Maqedonisë. Kështu që për momentin nuk kemi vendim për zgjedhje të parakohshme, kur do të marrim vendim, cili do që të jetë ai për të mbajtur ose për të mos mbajtur zgjedhje të parakohshme ne këtë do ta bëjmë publike”, ka thënë Ademi, duke shtuar se BDI merr vendim të vetin si parti dhe jo vendim në ndikim të partnerit të koalicionit. “Argumentet për zgjedhje janë se edhe ashtu, gjysma e vitit do të humbet për shkak të kryesimit të BE-së nga Greqia, si dhe zgjedhjet lokale në Greqi dhe zgjedhjet parlamentare në BE. Qëllimi është se nëse zgjedhjet presidenciale shkojnë në pako me ato parlamentare, përfitimi do të jetë se në tre vitet e ardhshme nuk do të ketë nevojë të ketë zgjedhje”, kishte thënë nga ana tjetër një funksionar anonim për “Dnevnik”.


K r o n ik ë

4

Mijallkov fiton gjyqin ndaj “Fokusit”

Me këtë kult gjyqësorë – për dëshminë e transferuar nga burim relevant, njeri të cilin ky pushtet e emëroi për sekretar shtetëror në MPJ, ndërsa pastaj edhe ambasador në Çeki, të dënohemi me përafërsisht 9.000 euro – lirisht mund t’ia vendojmë drynin “Fokusit”. Ose, ndoshta edhe ai është qëllimi… Këtë e ka bërë të ditur redaktorja e Fokus-it, Jadranka Kostova, pas që Gjykata themelore Shkupi 2 morri vendim që “Fokus” t’i pagojë 9.000 euro dëmshpërblim Sasho Mijalkovit. Vendimin gjyqësor e solli Jovanka Spirovska – Paneva, ndërsa sipas kësaj, Jadranka Kostova është dënuar me 5.000 euro, ndërsa gazetari Vlado Apostolov me 1.000 euro. Në mënyrë shtesë, redaktori dhe gazetari duhet të kompensojnë edhe harxhimet gjyqësore të avokatit të Mijalkov, Antonio Apostolski, në vlerë prej 3.312 euro. Në procesin gjyqësor në të cilin ishte i akuzuar edhe ambasadori i mëparshëm i Maqedonisë në Çeki, Igor Ilievski, ai Mijalkovit duhet ti paguajë 10.000 euro. Njeriu i parë i DZK-së nuk u paraqit asnjëherë në gjyq, dhe nuk ka paraqitur ekspertizë psikiatrike për dhimbjet e paraqitura shpirtërore.

Greqia ta zhbllokojë rrugën integruese Eurodeputetët në seancën plenare në Strasburg në debatin për Serbinë dhe Kosovën e përkujtuan presidencën greke me BE-në se duhet t'i lejojë Maqedonisë që të vazhdojë me integrimet evropiane. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në qeverinë greke Dimitris Kurkulas para Parlamentit Evropian e prezantoi agjendën e zgjerimit. Ai theksoi se Greqia gjithmonë fuqishëm është angazhuar për zgjerimin dhe në muajt në vijim prioritet i saj do të jetë ndërlidhja e BE-së me vendet nga procesi i zgjerimit me sektorët kyçë të konfirmuara nga Komisioni në vitin 2013. Njësoj si kryeministri Andonis Samaras, ai u shmang të flasë për Maqedoninë si vend kandidat. Megjithatë, në vetë fillimin nga debati për këtë u përkujdes eurodeputeti çek nga radhët e socialistëve dhe demokratëve, Libort Rupek i cili dërgoi thirrje të hapur deri te kryesia greke me BE-në. "I bëj thirrje presidencën greke dhe qeverisë greke të bëhet gjithçka, që të vazhdohet përparimi lidhur me çështjen e emrit me Shkupin dhe emrin zyrtar të vendit. Bëni gjithçka që është në fuqinë tuaj që sendet të përparojnë, që Shkupi të nisë në rrugën e njëjtë si Beogradi dhe Kroacia. Me fjalë të tjera ish RJM, duhet gjithashtu t'i fillojnë negociatat, theksoi Rupek. Diskutimi i eurodeputetit britanik Çarls Tanok nga radhët e konservativëve dhe reformatorëve evropianë, ishte në drejtimin e njëjtë. Eurodeputeti gjerman nga radhët e Partisë popullore Bernd Poselt me thirrje të njëjtë. "Greqia duhet ta heqë bllokimin për Maqedoninë që në rajon të ketë stabilitet më të madh". Në këtë replikoi eurodeputeti grek Jorgos Kumucakos nga grupi i partive popullore , i cili theksoi se mendimi i Poselt është gabim. -Greqia dëshiron perspektivë evropiane për të gjithë fqinjët e saj, ajo është zgjidhja strategjike e saj. Cili vend votoi për marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim, e cila u dakoduar për regjim pa viza, ajo të marrë statusin e vendit kandidat, vallë ishte ajo Greqia " pyeti Kumucakus.

e shtunë, 18 janar 2014

ASNJË HABER PËR PËRMENDOREN E CAR DUSHANIT

Car Dushani, Prokuroria në dilemë Prokuroria Publike nuk ka kthyer akoma përgjigje lidhur me fletëparaqitjen penale kundër vendosjes së Përmendores së Car Dushanit, ndërsa ky veprim ka shtyrë që përsëri të reagojë Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni. Eksperti juridik Osman Kadriu vlerëson se Prokuroria në këtë rast do të shpallet si jo kompetente për inicimin e procedurës penale për ngritjen e aktakuzës

veprimit. Nëse në bazë të atyre provave dhe të dhënave që duhet ti mbledhin ato nga tereni, deklarimin nga organet përkatës

nga policia dhe organet tjera dhe pse jo edhe personat privat, juridik ata që e kanë ndërtuar e kështu me radhë… atëherë ata duhet të vinë në përfundim se a ka ose nuk vepër penale”, deklaroi për “Zhurnal plus”, profesori universitar Osman Kadriu. Mirëpo ai më tej shfaq skepticizëm lidhur me përgjigjen eventuale të Prokurorisë dhe thotë se ata do të shpallen se janë jo kompetent dhe nuk do të prononcohen në kuptimin pozitiv se janë përgjegjës për inicimin e procedurës penale për ngritjen e aktakuzës. “Para atij organi paraqiten shumë dilema, sidomos kur paraqiten veprime të cilat në brendinë e tyre kanë edhe elemente politike, ato shpesh herë tregojnë një joefikasitet dhe nuk japin përgjigje pozitive për ndjekjen penale të atyre veprave duke e mbyllur rastin, lëndën duke përfunduar ajo në podrum të gjyqësorit ose Prokurorisë edhe palët ose do t’i njoftojnë ose nuk i njoftojnë për vendimin e tyre”, ka shtuar më tej eksperti për çështje juridike Kadriu. Ndërsa, dy ditë më parë kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski ka zbuluar se javën e ardhshme do ta publikojë raportin e revizionit të brendshëm nga i cili do të duket nëse përmendorja e Car Dushanit është e ndërtuar ilegalisht. Zhernovski nuk ka zbuluar në mënyrë eksplicite nëse përmendorja është ilegale, por ka theksuara se për të gjitha përmendoret e ndërtuara në mënyrë ilegale do të dërgohet një shërbim i veçantë për t’i shkatërruar dhe larguar ata. “Do të jetë interesante që të shihet reagimi i policisë. Nuk po hy të përzihem nëse bëhet fjalë për përmendoren e Car Dushanit, Titos ose e Gjorge Ivanovit. Për gjithçka që është ndërtuar pa leje do të dërgohen shërbime të cilat do t’i largojnë ata përmendore”, ka thënë Zhernovski.

mërinë e palës maqedonase për të projektuar në të ardhmen pse jo një mbledhje të përbashkët të ngjashme me atë të Kosovës”, tha ai. Ndërsa pas takimit me homologun e tij shqiptarë, zëvendëskryeministri Xhaferi tha se Shkupi zyrtarisht e ka deklaruar që moti se është i gatshëm politikisht me të gjithë

fqinjët të mbaj séance të përbashkëta. “Ne jemi të interesuar të iniciojmë që të bëhen përgatitje teknike, sepse ekzistojnë shumë tema të përbashkëta, shumë projekte, ka qëllime të përbashkëta në të gjitha sferat...kulturës, arsimit, të integrimit evropian, të projekteve regjionale me interes të përbashkët të resurseve të përbashkëta, të bashkëpunimeve ndërkufitare në mes qyteteve e komunave, kështu që unë shpresoj se në të ardhmen ne do ti përgatisim të gjitha elementet përcjellëse teknike që ky bashkëpunim, pra séance e përbashkët të realizohet sa më shpejt”, ka thënë Xhaferi.

Enis MURTEZI dhe pse kanë kaluar më tepër se një muaj Prokuroria Publike ende nuk ka asnjë përgjigje lidhur me fletëparaqitjen penale që ka të bëjë me përmendoren e Car Dushanit e vendosur në Urën “Syri”, në sheshin e Qytetit të Shkupit. Kjo ka bërë që përsëri të reagojë Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni (SHKM) lidhur me vendosjen e kësaj përmendore duke thënë se politika proserbe e Qeverisë Gruevski ka irrituar edhe fqiun bullgar si dhe atë shqiptarë “Është për të përshëndetur se komuniteti maqedonas dëshiron të ruaj identitetin kombëtar të tyre dhe nuk dëshiron të asimilohen në serbë. Maqedonasit perspektivën e tyre e shohin sipas parullës së vjetër: “afër detit, afër mbretit” në rrugën integruese dhe jo në rrugën e Banovinës së Vardarit të regjimit serb. Vetëdijesimi reciprok i qytetarëve të dy etniteteve më të mëdha në Maqedoni është një hap më afër të Evropës pa kufi. Vlen për të theksuar se subjektet politike kësaj radhe duhet të marrin shembull nga sjellja e qytetarëve dhe të ndërpresin manipulimet në frymën nacionaliste me të cilën vrasin ardhmërinë e popullit dhe kombit që përfaqësojnë”, thuhet në komunikatën e Shoqatës kryetar i së cilës është Daim Iseni. Kjo Shoqatë, madje publikisht falënderon ndikimin e faktorit ndërkombëtar në mbështetjen e tyre të drejtë si dhe vullnetin e mirë të komunitetit maqedonas në krye me komunën Qendër të Shkupit të cilët duan të dëshmojnë se në këtë komunë nuk ka vend për parregullsi dhe shkelje të ligjit. Por, profesori Universitar Osman Kadriu tha se Prokuroria gjithmonë është e afatizuar se kurë duhet të kthej përgjigje por në këtë rast sipas tij Prokuroria është në dilemë se a ka dyshim

E

TË SHOHIM SI DO REAGOJË POLICIA! “Do të jetë interesante që të shihet reagimi i policisë. Nuk po hy të përzihem nëse bëhet fjalë për përmendoren e Car Dushanit, Titos ose e Gjorge Ivanovit. Për gjithçka që është ndërtuar pa leje do të dërgohen shërbime të cilat do t’i largo jnë ata përmendore”, ka thënë Andrej Zhernovski.

Prokuroria shpeshherë tregohet joefikase “Para atij organi paraqiten shumë dilema, sidomos kur paraqiten veprime të cilat në brendinë e tyre kanë edhe elemente politike, ato shpesh herë tregojnë një joe fikasitet dhe nuk japin përgjigje pozitive për ndjekjen penale të atyre veprave duke e mbyllur rastin, lëndën duke përfunduar ajo në podrum të gjyqësorit ose Prokurorisë edhe palët ose do t’i njoftojnë ose nuk i njoftojnë për vendimin e tyre”, ka thënë Osman Kadriu. TË NDËRPRITET FRYMA NACIONALISTE “Vetëdijesimi reciprok i qytetarëve të dy etniteteve më të mëdha në Maqedoni është një hap më afër të Evropës pa kufi. Vlen për të theksuar se subjektet politike kësaj radhe duhet të marrin shembull nga sjellja e qytetarëve dhe të ndërpresin manipulimet në frymën nacionaliste me të cilën vrasin ardhmërinë e popullit dhe kombit që përfaqësojnë”, thuhet në komunikatën e Shoqatës kryetar i së cilës është Daim Iseni. për vepër penale në këtë rast dhe a mund të kualifikohet si vepër penale ose jo. “Prokuroria Publike e ka për

obligim ligjor të mbledh të gjitha të dhënat provat që janë me relevancë dhe në bazë të cilave duhet të bëj kualifikimin e

Seanca të përbashkëta mes dy qeverive Zëvendëskryetari i Musa Xhaferi gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë realizoi takim edhe me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Zëvendëskryeministri Xhaferi dhe kryeministri Rama biseduan për situatën politike në Maqedoni dhe rajon, duke nënvizuar se bashkëpunimi rajonal është prioritet i të dy qeverive që njëkohësisht hap rrugën drejt integrimit në familjen evropiane që është synim i të gjitha vendeve të rajonit. Xhaferi përshëndeti mbajtjen e seancës së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës duke nënvizuar edhe gatishmërinë e Shkupit zyrtar për realizimin e një mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë. Edhe kryeministri Rama theksoi gatishmërinë e Qeverisë së tij duke shprehur se pas përfundimit të procedurave të nevojshme të dy qeveritë do të mblidhen që të diskutojnë për projektet të përbashkëta që janë

në të mirë të qytetarëve dhe vendeve tona. Theks të veçantë në këtë takimi iu tha edhe bashkëpunimit në sferën e kulturës ku u dakorduan që në afat të shkurtër kohor të arrihet marrëveshje për bashkëpunim në sferën e kulturës dhe realizimit të projekteve të përbashkëta në këtë sferë. Kryeministri Rama theksoi se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa u theksua se nevojitet bashkëpunim në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Pas takimit

me Ramën, zëvendëskryeministri Xhaferi ka realizuar takim edhe me zëvendës kryeministrin shqiptarë, Niko Peleshi. “Mbledhjet e përbashkëta të qeverive janë praktikë mbarë botërore do të thoja ne sapo kemi zhvilluar me shumë sukses mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy kabineteve me qeverinë e Republikës së Kosovës dhe qeverisë shqiptare, kemi folur me zëvendës kryeministrin edhe për mundësin e zhvillimit të një mbledhje të dy kabineteve. Jemi të gatshëm nga ana jonë kemi marrë edhe gatish-

Botues: Bexhet MUSLIJA Lajme të dorës së parë

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Redaktorë: Bekim BUÇI, Agim FAZLIU, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: email: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17  815, 32 17  816, Fax: 32 17  817, Email: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210065405030191, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/64, 1000 Shkup, Maqedoni


K r o n ik ë

e shtunë, 18 janar 2014

5

TAKIM JANAKIESKI – HAN

Kronikë e zezë

Maqedonia në makroprojektin ballkanikmesdhetar Sipas sqarimit nga Komisioni Evropian, kjo do të thotë se vendi do të vazhdojë të involvohet në bashkëpunimin territorial me Unionin, që do të thotë leje për vazhdim të bashkëpunimit zhvillimor me të gjithë fqinjët. Ato informojnë se tre pjesët e këtij programi: Danubi, Adriatik-Jon dhe Ballkanik-Mesdhetar omisioni Evropian përmes zyrës për politikë rajonale e përfshiu Republikën e Maqedonisë në "makro-projektin më të ri Ballkanik-Mesdhetar" me vlerë prej 28 milionë eurosh, bën të ditur korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli. Këtë ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski ia kumtoi komesari për Politikë rajonale, Johanes Han, gjatë kohës së takimit të tyre në Bruksel. Derisa Janakieski pas takimit e potenconte miratimin nga ana e Komisionit në projektin për rrugën Manastir-Kremenicë, nga shërbimi për informim i Hanit për MIA-n konfirmuan se më e re dhe më e rëndësishme është që Maqedonia nuk do të lihet anash në raport me makro-projektet e Bashkimit Evropian (BE) dhe se në programin më të ri për Evropën Juglindore, në vend se në strategjinë Adriatik-Jon, vendi ynë hyn në iniciativën Ballkanike-Mesdhetare. "Në takim mes ministrit të Maqedonisë për Transport dhe Lidhje dhe komesarit për politikë rajonale, është biseduar edhe për shumë çështje, por më e rëndësishme dhe më konkrete ishte çështja për bashkëpunim territorial. Komesari Han theksoi se sa e rëndësishme është për Eurokomisionin ta mbajë IRJMnë në lojë përmes bashkëpunimit territorial në rajon. Ai potenconte se në programin për vendet e Evropës Juglindore, tani ndarja është në tre pjesë dhe e njejta do ta reflektojë gjeografinë e makrorajonit. Po ashtu në programin e ri transportues, të quajtur "Ballkanik-Mesdhetar", krahas Maqedonisë do të përfshihen edhe Bullgaria, Qipro, Greqia dhe Shqipëria, theksoi zëdhënësja e Hanit, Shirin Viler, në deklaratë për MIA-n. Sipas sqarimit nga Komi-

K

PROJEKT I RËNDËSISHËM PËR MAQEDONINË Këtyre ditëve presim që ta marrim zyrtarisht këtë korrespondencë dhe pastaj fil lojmë me procedurë për zgjedhje të kompanisë së ndërtimit. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë dhe i njëjti është në vlerë prej 21 milionë euro. Ndërsa, do të kemi edhe një alternativë për lidhje të Maqedonisë me Greqinë, por edhe lidhje hekurudhore për zonën industriale në Zhabeni", po tencoi Janakieski. sioni Evropian (KE), kjo do të thotë se vendi do të vazhdojë të involvohet në bashkëpunimin territorial me Unionin, që do të thotë leje për vazhdim të bashkëpunimit zhvillimor me të gjithë fqinjët. Ato informojnë se tre pjesët e këtij programi: Danubi, Adriatik-Jon dhe Ballkanik-Mesdhetar janë programe transnacionale në suaza të programit veç më ekzistues për vendet e Evropës Juglindore në çka është involvuar edhe Maqedonia. "Kur vendosëm ta ndajmë programin për Evropën Juglindore, pati shqetësim se Maqedonia nuk do të jetë në Adriatik-Jon dhe aspak në programin e ri të BE-së për rajonin. Por, ne e krijuam pjesën

e tretë që është quajtur Ballkanike-mesdhetare, e cila e përfshiu IRJM-në me vendet e tjera dhe kjo është mirë që do të thotë se vazhdon bashkëpunimi me fqinjët. Ne e dimë se vendi dëshiron të hyjë në strategjinë Adriatik-Jon, por kjo është e vetmja mundësi për momentin dhe për të njëjtën është diskutuar. Për komesarin Han më e rëndësishme që vendi të mbahet në lojë, potencojnë nga zyra e komesarit për politikë rajonale të obliguar për miratimin e fondeve evropiane. Siç është e njohur, me buxhet mjaft më të madh dhe më të madh është e ashtuquajtura Strategjia Adriatik-Jon, për të cilën më 6 shkurt në Athinë do të diskutojnë vendet e inkuadruara në të, ndërsa ku

edhe pse ndodhet Serbia (ndërsa nuk del në Detin Adriatik dhe Jon), pas insistimit të Greqisë, Maqedonia është lënë anash. Ministri Janakieski, madje, në deklaratë për MIA-n pas takimit potencoi se temë kryesore e diskutimit kanë qenë 14 projektet që i zhvillon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa bëjnë pjesë nën komponentën IPA. "Projekt kryesor në këtë komponent është aksi Demir Kapia-Smokvicë në kuadër të Korridorit 10. Atë që sot si lajm pozitiv e kuptuam është se veç më është aprovuar dokumentacioni i plotë për fillim të zgjedhjes së kompanisë së ndërtimit për aksin Manastir-Kremenicë me kahe drejt

Instalohet nxehje qendrore në shkollën e muzikës Fillimi i gjysmë vjetorit të dytë, nxënësit por edhe të punësuarit në shkollën fillore të muzikës “Enver Stafai”, do të nis me ambient, klasa dhe zyra më të ngrohta për shkak se tashmë për herë të parë në këtë shkollë është instaluar nxehja qendrore. Ky ka qenë ndër problemet kryesore për këtë shkollë dhe udhëheqësia e shkollës pasi përgatiti projektin, komuna e Gostivarit të cilën e financoi këtë projekt. Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me Shefin e Kabinetit, Bashkim Hasani dhe Udhëheqësi i Sektorit të Arsimit, Qeramedin Selimi vizituan

shkollën “Enver Stafai” ku u priten nga drejtori Ilir Ademi. “Kjo shkollë me vite ka pasur probleme me nxehjen dhe të punësuarit, administrata dhe nxënësit kanë pasur problem dhe me ardhjen e drejtorit të ri ai kujdeset për shkollën si për shtëpinë e vet, sepse këtu mësojnë një numër i madh i nxënësve

dhe gjatë periudhës dimërore kanë pasur probleme me ngrohjen. Drejtori bëri një projekt, i cili u pranua nga Komuna e Gostivarit dhe menjëherë dolëm në realizimin praktik dhe sot kemi ardhur të promovojmë investimin që e ka bërë komuna. Është investim i vogël por ka vlerë shumë të madhe për shkak se gjithë hapësira e shkollës fillore më tash është e ngrohte, përfshin mbi 110m2 dhe janë 5 klasa. Tash, të gjitha klasat së bashku me zyrën e drejtorit dhe korridorin do të jenë të ngrohta. Ky investim nuk ka kushtuar shtrenjtë, por nuk e di pse është lënë

pas dore nga të tjerët për një kohë të gjatë. Investimi ka kushtuar rreth 3.500 euro dhe tashmë u kemi krijuar nxënësve kushte të mira dhe të punësuarve të cilët punojnë në shkollën fillore dhe kursimi i harxhimeve do jetë më i vogël, harxhimet të tjera mund ti shfrytëzojnë për nevojat apo interesat e tjera të cilët do të kenë nxënësit”, tha kryetari Bejta. Drejtori i shkollës Ilir Ademi, tha se ky investim është mjaftë i rëndësishëm për shkollën që drejton ai. “Falënderojmë në emër në emër të arsimtarëve, të të punësuarve, të nxënësve, të prindërve kryetarin e komunës i

zonës industriale Zhabeni. Këtyre ditëve presim që ta marrim zyrtarisht këtë korrespondencë dhe pastaj fillojmë me procedurë për zgjedhje të kompanisë së ndërtimit. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë dhe i njëjti është në vlerë prej 21 milionë euro. Ndërsa, do të kemi edhe një alternativë për lidhje të Maqedonisë me Greqinë, por edhe lidhje hekurudhore për zonën industriale në Zhabeni", potencoi Janakieski. Sipas ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, me eurokomisarin Han kanë biseduar edhe për projekte të tjera, ndërsa Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka dërguar Plan aksional se kur planifikon në bashkëpunim me Komisionin Evropian t'i lidhë të gjithë marrëveshjet që të mos humbë as një euro siç është rasti deri më tani. Madje, Janakieski e ka ftuar komisarin që të vijë në vendosjen e gur-themelit për rrugën Manastir-Kremenicë ose madje të shohë se si zhvillohen punët ndërtimore të Korridorit 10. "Diskutuam edhe për tema të tjera, përfshirë dhe për ndeshjen e djeshme në hendboll midis Maqedonisë dhe Austrisë, duke pasur parasysh atë që ai është austriak dhe me vëmendje e ndjek hendbollin si sport", shton Janakieski. Përndryshe, sipas informatave nga takimi, Han pozitivisht e ka vlerësuar Planin aksionar të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve se me të njëjtin nuk duhet aspak të humben mjetet evropiane, që rrallë ndodh në vendet të cilat i kanë shfrytëzuar këto mjete. Nga Maqedonia, madje, janë potencuar edhe prioritetet për vitin e ardhshëm për periudhë nga viti 2014 deri në vitin 2020, me potencim të Korridorit 8 dhe ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë si prioritet i Maqedonisë në këtë program. cili na ka përkrahur në çdo projekt edhe në mandatin që kishte 2005-2009. Gjithmonë na ka përkrahur edhe këtë mandat që ka filluar në 2013. Me këtë investim është bërë një punë e madhe, tashmë të gjitha hapësirat e shkollës janë bërë të ngrohta kështu që nxënësit që gravitojnë në këtë shkollë diku rreth 150 nxënës në të 3 gjuhët mësimore nuk do të kenë problem me ngrohjen që është investuar në shkollën tonë”, tha drejtori Ademi. Gjatë takimit midis kryetarit Bejta dhe drejtorit Ademi u bisedua edhe për nevojat tjera që ka kjo shkollë, siç është ndërtimi i hapësirave shtesë dhe angazhimin e kuadrit mësimor.

Tentoi të vrasë me thikë nënën dhe vëllanë Dramë e vërtetë ka ndodhur të enjten mbrëma në Shkup. Sipas të dhënave, 35 vjeçari nga Shkupi D.G. pas grindjes në shtëpi ka filluar të thyejë gjësende shtëpiake, pastaj ka marrë thikën nga kuzhina dhe ka sulmuar nënën dhe vëllanë. Sipas informatave jo zyrtare, 35 vjeçari është i sëmurë mentalisht. Pas sulmit, nëna dhe vëllai janë dërguar në Qendrën klinike, ndërsa dhunuesi është arrestuar.

Kapet shtetasi i Shqipërisë me marihuanë Njëzet vjeçari E.B. nga Shqipëria dhe qytetari nga Ohri F.Gj. (47) i cili e ka ndihmuar, të enjten mbrëma janë munduar që nga Shqipëria përmes Maqedonisë të transportojnë drogë në Greqi. Në këtë tentim janë penguar nga police të cilët tek fshati në rrethinën e Prilepit Vitolishte kanë ndaluar taksi veturën “polo” për kontroll rutinë. Qytetari nga Ohri, i cili ka drejtuar veturën, ka ndaluar në urdhrin policor, ndërsa pas kontrollit të bagazhit në valixhe janë zbuluar mbi 6 kilogram marihuanë. Që të dy janë arrestuar menjëherë, ndërsa droga është marrë dhe është dorëzuar për ekspertizë. Është konfirmuar se shtetasi shqiptar në Maqedoni ka hyrë ilegalisht në Qaf Thanë, prej ku me ndihmën e F.G. duhej ta dërgonin drogën në Greqi. Të dy personave u është caktuar paraburgim prej 30 ditëve.

Plaçkiti stoli ari, para dhe pisto letë nga banesa Banesa e bashkëshortëve S.Gj. (62) dhe D.Gj. (63) e locuar në rrugën “Kosta Novakoviq” në Shkup të enjten pasdite është plaçkitur. Grabitësi e ka shfrytëzuar rastin përderisa ka qenë e zbrazur në periudhën prej 15 deri në ora 19 dhe me forcë përmes derës së ballkonit ka hyrë Brenda. Pasi ka hulumtuar në të gjitha dhomat, ka vjedhur stoli ari, 1.000 euro dhe një pistoletë. Dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 120.000 denarë, ndërsa policia ndërmerr masa për kapjen e autorit.

I dehur deshi ti korruptojë policët Policia ngriti padi penale kundër 38 vjeçarit B.G., nga Strumica për shkak të dhënies së ryshfetit. “Para katër ditësh në orën 22.35 minuta gjatë kryerjes së kontrolleve në rrugën e komunikacionit zyrtarë të policisë kanë tentuar të ndalin makinën të cilën e ka drejtuar i paraqituri me ç’rast i njëjti nuk është ndalur. Me këtë rast B.G., është ndjekur dhe ndalur kurse ndaj tij është kryer testi i alkoolit dhe tek i paraqituri janë konstatuar 1,82 promilë alkool në gjak”, informojnë nga policia. I paraqituri dy pjesëtarëve të policisë u ka ofruar 50 euro për moskryerjen e veprimeve zyrtare.


B iz n e s

6

e shtunë, 18 janar 2014

Shqipëri, këtë vit ekonomia rritet me 2.1 % Ekonomia e Shqipërisë parashikohet të rritet me 2.1% në nivel vjetor gjatë 2014-ës, një përshpejtim i konsiderueshëm krahasuar me rritjen prej 1.3% për 2013-ën. Ky është parashikimi i Bankës Botërore në edicionin e janarit, të titulluar “Perspektivat Ekonomike Glob-

ale”. Prodhimi ekonomik i Shqipërisë parashikohet të përshpejtohet më tej, deri në 3 % për vitet 2015 dhe 2016. Ndërsa deficiti i llogarisë korrente do të ngushtohet gradualisht nga 8.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që ishte në vitin 2013, në 7.1% për këtë vit dhe në 6.3% të

Prodhimit të Brendshëm Bruto për 2015-ën. Ndërkohë, në krahasimin rajonal, Shqipëria do të rritet më shpejt se Bosnje-Hercegovina (2%) dhe Serbia (1%) por do të lihet pas nga Kosova (4%), Maqedonia (3%) dhe Mali i Zi (2.5%). Edhe qeveria shqiptare

parashikon afërsisht të njëjtën shifër të rritjes për këtë vit. I të njëjtit mendim është edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin më të fundit mbi projeksionet ekonomike. Edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka pritshmëri të

mira për rritjen ekonomike të Shqipërisë duke e vlerësuar rritjen me 2% gjatë këtij viti. Edhe institutet shkencore, në

raportet tremujore për Evropën Qendrore dhe Lindore, parashikojnë se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 2% gjatë këtij viti nga 1.7%, që ishte vlerësimi për rritjen ekonomike gjatë vitit 2013. Një ditë më parë, Banka Botërore publikoi raportin mbi “Perspektivat Ekonomike Globale”, ku parashikohej ngadalësim i ekonomive në zhvillim.

MINISTRI SARAÇINI NË KONFERENCNËN “DIASPORA INVEST”

Zvicra, investitori i tretë në Kosovë Gjatë vitit 2013 në mesin e investimeve të huaja, kanë shënuar rritje edhe investimet zvicerane në Kosovë. Janë 31.6 milionë euro investime nga Zvicra që janë regjistruar gjatë nëntëmujorit të vitit 2013 në Kosovë. Bëhet fjalë për rritje prej 6 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012. “Sipas të dhënave të BQK-së, investimet nga Zvicra gjatë vitit 2012 kanë qenë 43.8 milionë euro, ndërsa në nëntëmujorin e vitit të kaluar 31.6 milion euro. Nëse bëjmë krahasimin për nëntëmujor të dy vjetëve, atëherë nënkupton që gjatë vitit 2013 kemi pasur ngritje të investimeve prej 6% nga Zvicra, pasi që gjatë të njëjtës periudhë të 2012-s vlera e investimeve ishte 30 milionë euro, ndërsa më 2013 vlera e investimeve është 31.6 milionë euro”, thotë për albinfo Valdrin Lluka, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK). Investimet zvicerane sollën edhe 35 kompani të regjistruara në Kosovë. Zvicra është në mesin e shteteve nga të cilat vijnë më së shumti bizneset e regjistruara në Kosovë, prijnë Shqipëria, Turqia, Maqedonia dhe Gjermania. Valdrin Lluka, udhëheqës i Agjencinë për Promovimin e Investimeve, thotë se edhe gjatë vitit 2014 do ta vazhdojnë me promovimin e Kosovës në konferenca, panaire, B2B si dhe ngjarje të tjera të rëndësishme, të cilat kanë ndikim në tërheqjen e investimeve. “Kosova edhe këtë vit në raportin e Bankës Botërore ‘Të Bërit Biznes 2014’ shënon progresin më të madh në rangimin e kësaj liste, duke u ngritur në pozitën e 86-të nga 189 vende të botës dhe është shpallur si një ndër TOP 5 nga 10 vendet reformatore në botë, duke bërë më së shumti përparim në 3 apo më shumë indikatorë të cilët maten nga raporti ‘Të Bërit Biznes’ i Bankës Botërore”, thotë Lluka.

Në fjalën e tij, ministri Saraçini theksoi se investimet nga diaspora janë të një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas tij, vite me radhë qeveria u jep rëndësi të veçantë politikave të investimeve si dhe krijimit të një klime të favorshme për biznesin inistri i Ekonomisë, Valon Saraçini mori pjesë në Konferencën "Diaspora Invest", e cila u mbajt në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Krahas ministrit Saraçini në konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, u drejtuan edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Menderes Kuçi, ndërsa në debat u përfshinë shumë ekspertë, biznesmenë nga diaspora të cilët tashmë kanë investuar në Maqedoni, si dhe përfaqësues të komunitetit akademik në vend, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë. Në fjalën e tij, ministri Saraçini theksoi se investimet nga diaspora janë të një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit. "Në periudhën e kaluar kemi bërë përpjekje të mëdha, duke organizuar takime të shumta me diasporën, kemi vizituar shumë nga njerëzit tanë në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë dhe tani është momenti i duhur që diaspora të investojë në projekte konkrete dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në uljen e papunësisë. Mendoj se

Transferet nga diaspora të konvertohen në investime

M

NË 2012, REMITANCAT ARRITËN 1 MILIARD E 630 MILIONË EURO "Në vitin 2012, remitencat kanë arritur vlerën 1 miliard e 630 milionë euro, apo rreth 20 për qind të BPVsë, ndërsa deri në tetor të vitit të kaluar ato arritën 1,3 miliardë euro. Me qëllim të inkurajimit të biznesmenëve nga diaspora për të zëvendësuar ato me investime në projekte konkrete, gjatë këtij viti do të organizojmë një sërë takimesh me investitorët potencial, të cilëve do t’u paraqesim mundësitë ekzistuese ligjore për të investuar në Maqedoni dhe do të dëgjojmë kërkesat e tyre dhe do të punojmë në drejtim të krijimit të politikave të cilat do të jenë motivuese dhe bindëse, që ata të mar rin vendim për të investuar në vend", deklaroi Saraçini. diaspora nuk duhet të përqendrohet vetëm në remitenca dhe në vend të dërgimit të të hollave për familjarët e tyre, ata mund të investojnë duke u ndihmuar atyre të hapin biznese, dhe duke bërë këtë familjarët e tyre vetëpunësohen dhe hapin vende të reja pune", theksoi ai.

Sipas Saraçinit, vite me radhë qeveria u jep rëndësi të veçantë politikave të investimeve si dhe krijimit të një klime të favorshme për biznesin. Këto përfitime duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga biznesmenët nga diaspora, siç janë zona e lira ekonomike dhe avantazhet që ato

ofrojnë për të investuar në to, taksat e ulëta, stabiliteti fiskal dhe makroekonomik dhe sistemi bankar i qëndrueshëm. "Në vitin 2012, remitencat kanë arritur vlerën 1 miliard e 630 milionë euro, apo rreth 20 për qind të BPV-së, ndërsa deri në tetor të vitit të kaluar ato ar-

përveç karburanteve për 0,9 për qind, Tregti me pakicë, përveç tregtisë me karburante për 7,9 për qind dhe në grupin e Tregtisë me pakicë dhe karburante automobilistike për 8,2 për qind.

Ulje e tregtisë me pakicë në nëntor Tregtia me pakicë në nëntor shënon ulje në krahasim me muajin e njëjtë në vitin 2012,

njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë. Ulje të qarkullimit ka në grupet Tregti me pakicë të

ritën 1,3 miliardë euro. Me qëllim të inkurajimit të biznesmenëve nga diaspora për të zëvendësuar ato me investime në projekte konkrete, gjatë këtij viti do të organizojmë një sërë takimesh me investitorët potencial, të cilëve do t’u paraqesim mundësitë ekzistuese ligjore për të investuar në Maqedoni dhe do të dëgjojmë kërkesat e tyre dhe do të punojmë në drejtim të krijimit të politikave të cilat do të jenë motivuese dhe bindëse, që ata të marrin vendim për të investuar në vend", deklaroi Saraçini. Sipas kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi statistikat tregojnë se 400,000 qytetarë të Maqedonisë janë larguar nga vendi, apo 20 për qind e popullsisë, ndërsa 12 për qind e popullsisë janë nga rajoni i Pollogut. Arifi përshëndeti iniciativën për hapjen e një zyre për diasporën, në hapësirat e komunës së Tetovës, e cila do të jetë në dispozicion të dhënies së informacioneve të nevojshme për projektet investuese nga diaspora. OEMVP është e gatshme të japë kontributin e saj në përmirësimin e klimës së biznesit në vend e me këtë edhe përmirësimin e kushteve për të bërë biznes në vendin tonë, tha kryetari i saj, Menderes Kuçi. "Ajo që ne propozojmë, është krijimi i partneritetit efektiv mes bizneseve vendase dhe biznesit nga diaspora që demonstron potencialin për të kontribuar në rritjen e ekonomisë së Maqedonisë, duke përfshirë këtu sipërmarrësit lokal, biznesin nga diaspora dhe start-up bizneset", theksoi Kuçi.

ushqimit, pijeve dhe duhanit për 14,2 për qind, Tregtia me pakicë me produkte joushqimore,

Ndahet çmimi i parë i lojës shpërblyese “Udhëto me ONE dhe MINI” Operatori i telekomunikacionit ONE ndau çmimin e parë të lojës shpërblyese “Udhëto me ONE dhe MINI”, që filloi më 7 tetor dhe vazhdoi deri më 29 dhjetor të vitit 2013. Përdoruesi i ONE që pati fatin të fitojë çmimin e parë është Natasha Fimçeva nga Shkupi, e cila fitoi veturën ultra moderne MINI ONE. “Urojmë Natashën për çmimin e fituar. Që sot kjo veturë e kuqe e mrekullueshme e

markës MINI ONE është e Natashës. One asaj i uron udhëtime të gjata dhe të sigurta. Përdoruesit tanë treguan një interesim shumë të madh për lojën shpërblyese ‘Udhëto me ONE dhe MINI’ dhe për këtë arsye ne në të ardhmen do të vazhdojmë t’i shpërblejmë me lojëra të tilla dhe të ngjashme”, tha Ciril Kafol, drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i ONE, i cili para ndërtesës administrative të ONE fitueses së çmimit

të parë të lojës shpërblyese “Udhëto me ONE dhe MINI” i dha çelësat e veturës Mini One. Gjatë tre muajve të lojës shpërblyese “Udhëto me ONE dhe Mini” pjesëmarrësit e kësaj loje patën mundësinë të fitojnë edhe shpërblime të tjera, më saktësisht patën mundësinë çdo ditë të fitojnë televizorin Sony ТV 32”, modeli KDL-32R420, ndërsa çdo javë televizorin Sony TV 47”, modeli KDL47W8. Gjatë kohëzgjatjes së

lojës shpërblyese ONE ndau gjithsej 73 shpërblime ditore dhe 11 shpërblime javore. Fituesit e lojës shpërblyese janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme, ndërsa emrat e tyre janë publikuar në faqen zyrtare të ONE www.one.mk, gjatë tre ditëve pas hedhjes së shortit. Të drejtë pjesëmarrjeje në këtë lojë kanë pasur të gjithë përdoruesit e telefonisë celulare të ONE dhe ato të brendit XhaBest.


V ë s h t r im e

e shtunë, 18 janar 2014

7

ARSIMI, ARSIMTARI, SFIDAT Xheladin MURATI 1. Dy fjalët e këtij titulli, janë dy nocione që duken edhe kuptimisht të ndërlidhura, ndonëse nuk janë identike, ndërsa i treti është i përbashkët. Arsimi është koncept, fushë, kategori pedagogjike (Shiko librin tone Pedagogjia e përgjithshme, 2004) Arsimi dhe bartësit e realizuesit e tij mund të analizohen nga pikëpamja pedagogjike si një fushë specifike, por nuk përjashtohen edhe analizat dhe këndvështrimet nga sociologjia, psikologjia,filozofie me të cilat ajo është ngushtë e lidhur. Arsimi organizohet e drejtohet nga arsimtari. Raporti midis këtyre dy nocioneve nuk ka qenë edhe nuk është i njëjtë. I pari duhet të pasqyrojë vlera, kulturën, njohjet . I dyti duhet të transmetoj vlerat kurse i treti të provokoj dhe nxis edhe njërin edhe tjetrin. Arsimi realizon funksione të rëndësishme, së pari, ofron vlera (kulturore, artistike, filozofike, historike, gjuhësore e të ngjashme), së dyti, e përgatit njeriun për role, për punë, për një profesion. Arsimi dhe puna përfaqësojnë dy dritare prej të cilave rinia shikon të ardhmen e vet. E para është teoria, disi e mundimshme, kurse e dyta është praktika, më se e nevojshme. Teoria nuk është e njëjtë me praktikën. Të dyja janë alternativë e jetës. Arsimi është faktor për krijimin e shanseve në jetë. Ai është njëri ndër rregullatorët universal dhe fondamental të jetës së njeriut në shoqëri, ai është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. Në të vërtetë qëllimi, përmbajtja e arsimit është tërësia e funksioneve që ai realizon e që plotëson nevoja

të caktuara. Arsimin e konsideroj si instrument për ndriçimin e mendjes se njeriut, për përhapjen e dijes e të kulturës. Mendoj se ky është qëllimi më madhor i arsimit. Megjithatë kur e trajtojmë çështjen e arsimit praktika dhe jeta shtrojnë edhe katër premisa me interes: -Arsimi i përgjithshëm jep kulturë të përgjithshme ndërsa arsimi profesional aftëson për një profesion. -Talenti nëpërmjet arsimit zhvillohet, por nuk blihet me para. Talentin dhe dëshirën për punë punëdhënësit i konsiderojnë si dy vlera më të rëndësishme për punësim. -Edhe pa arsim universitar (pa diplomë fakulteti) mund të jetohet e të fitohet mirë, madje punëdhënësit as që kërkojnë diplomë, kërkojnë përvojë, dëshirë dhe shkathtësi pune. Në praktikë dhe në realitetin shoqëror ka shumë profesione për të cilat nuk kërkohet diplomë fakulteti, por megjithatë profesionet e tilla janë profitabile, si: sportistë, muzikantë, gjellëtore, kuzhinierë, stilistë, parukeri, rrobaqepës, ujëinstalues, elektroinstalues, automekanik, autoelektriçist, molerë, ndërtimtarë, mobilieri, programer, etj. -Arsimi është i domosdoshëm për ngritjen kulturore dhe profesionale. Thjesht mund të themi se arsimi ka funksion praktik utilitar i cili duhet të përshtatet ndaj kushteve e rrethanave të reja të zhvillimit. Cili është faktori vendimtarë që përcakton pozitën e arsimit? Ne shtruam më shumë sish. Mbi zhvillimin e tij veprojnë si faktorë vendimtarë, përcaktues zhvillimi ekonomik, politik, ai teknikë, shkencor e teknologjik, interesat dhe shumë faktorë të tjerë social e zhvillimor. 2. Puna arsimore është një proces specifik që dallohet nga të gjitha

Arsimi dhe bartësit e realizuesit e tij mund të analizohen nga pikëpamja pedagogjike si një fushë specifike, por nuk përjashtohen edhe analizat dhe këndvështrimet nga sociologjia, psikologjia,filozofie me të cilat ajo është ngushtë e lidhur. Arsimi organizohet e drejtohet nga arsimtari

veprimtaritë e tjera. Nuk është e drejtë që puna mësimore të identifikohet ose barazohet me veprimtaritë e tjera, si për shembull me punën prodhuese, me ndërtimtarinë, me punën industriale e të ngjashme. Puna mësimore ndryshon nga të gjitha, dallohet nga prodhimet industriale. Në punën mësimore gjesh arsimtarin, nxënësin, familjen, shoqërinë. Aty shtrohen problem me karakter pedagogjik, social, psikologjik, moral, etikë,

demokratik i zhvillimor, etj. Kjo shumësi veprimesh realizohet nga arsimtari. Është një punë krijuese me përgjegjësi dhe kjo bën që arsimtari të gjendet në qendër të vëmendjes së opinionit. Ai nuk ngre mur midis procesit edukativ dhe familjes, punës, politikës, moralit. Por megjithatë sulmohet nga të gjithë. Ku qëndron atëherë veçoria specifike e arsimit dhe arsimtarit? Gjerësisht është pranuar fakti

ose teza se arsimi është një fushë e veçantë që e krijon ndërgjegjen shoqërore. Ky fakt apo tezë është e drejtë për të zgjidhur problemet në këtë fushë. Arsimtari, krahas vetive edukative, ka edhe shumë veti e cilësi të tjera (Shiko librin tonë, Didaktika e suksesit, 2013). Por ndërsa posedon veti të mirëfillta për punën arsimore, arsimi pasqyron anët komplekse të procesit të formimit të individit. Nuk është vështirë të konstatojmë se arsimtari dhe arsimi reflektojnë mënyra të ndryshme të veprimit. Arsimtarët janë bartës të arsimit, individ që posedojnë vetitë e caktuara të vetëdijes, njohjes dhe vullnetit. Ai duhet te mendon për mundësi dhe mënyrë se si t’ i realizoj ndryshimet e dëshiruara. Arsimi dhe arsimtari hyjnë njëri me tjetrin në raporte të ndryshme dhe formojnë kështu unitet plural të veprimit dhe arkitekturën e vlerave. Në këto raporte krijohet simetria dhe asimetria e veprimit. Mbi të gjitha arsimtarin në procesin e arsimit e dallojnë dy elemente të rëndësishme: Së pari, kompetencat profesionale dhe së dyti, elementet që e formësojnë procesin mësimor , si: elementi njohës, vlerësues, krijues, komunikues dhe ai metodikë. Veçoria kryesore e arsimtarit është studimi me metoda shkencore e didaktike të asaj që është përmbajtje dhe strukturë e arsimit, vlerave arsimore dhe veprimit arsimor. Arsimtari përdorë një sistem të tërë të metodash, teknikash, rrugësh e mjetesh për realizimin e procesit arsimor dhe transferin e vlerave arsimore. Ekzistojnë fusha të ndryshme të arsimit, si letërsia, filozofia, historia, muzika, artet, teknika, matematika e të ngjashme. Secila dallohet mes vedi, prandaj, specifikat e tyre kërkojnë arsimtar të specializuar. Çdo arsimtar, përpiqet që punën mësimore ta trajtojë e realizojë në mënyrë profesionale – pedagogjike,

Asimilimi i irredentizmit dhe i separatizmit shqiptar në Maqedoni Arben LLALLA ëto ditë po flitet nga partitë politike shqiptare për sjelljen e Ligjit për të drejtat e ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politik në Maqedoni. Pas 24 viteve të pluralizmit të brishtë Maqedonia ndoshta është i vetmi shtet ish-komunist që nuk i ka shpërblyer ish-të burgosurit politik, në veçanti ata me kombësi shqiptare të cilët janë rreth 25.000. I gjithë procesi për të shpërblyer këtë kategori ka ngecur në vend pa filluar fare, kjo jo vetëm për faj të drejtuesve të shtetit që i përkasin etnisë sllave, por edhe të vetë të ish-të burgosurve politik shqiptar të cilët prej 20 vitesh i gjejmë në postet më të larta të Republikës së Maqedonisë. Prej kaq vitesh ish-të burgosur dhe të dëmtuarit politik shqiptar ankohen se asgjë gjë nuk është bërë për kompensimin e viteve të burgut

K

Por janë vetëm këta të ish-burgosur politik që dikur sistemi komunist i ish-Jugosllavisë dhe i Maqedonisë të pas viteve 1990 i burgosi si separatist dhe irredentistë janë asimiluar dhe janë ulur në njëjtën tryezë me dhunuesit, përdhunuesit dhe dëmtuesit e tyre duke u kujdesur për zhvillimin dhe forcimin e asaj që u dënuan dikur që kanë kryer. Por janë vetëm këta të ish-burgosur politik që dikur sistemi komunist i ish-Jugosllavisë dhe i Maqedonisë të pas viteve 1990 i burgosi si separatist dhe irredentistë janë asimiluar dhe janë ulur në njëjtën tryezë me dhunuesit, përdhunuesit dhe dëmtuesit e tyre duke u kujdesur për zhvillimin dhe forcimin e asaj që u dënuan dikur. Sot, janë me qindra ish-të burgosur politik që drejtojnë postet më të larta të Republikës së Maqedonisë duke filluar nga ministra, deputet, drejtor ministrish, inspektor të policisë dhe të zbulimit dhe kundërzbulimit sllavë. Janë vetë

këta shqiptar që u dënuan për aktivitetet e tyre kombëtare të 1968, 1981, e me radhë e deri tek lufta e 2001, që sot persekutojnë njeri-tjetrin, duke u nxjerrë pengesa ish-shokëve të tyre të një ideali. Kjo kategori po i shërben me zell të madh atyre që i gjykuan dhe i dënuan për të drejtat e njeriut, për gjuhën dhe flamurin shqiptar. Të duket qesharake kur shikon se një pjesë ish-të burgosurve politik janë dënuar përse kanë dashur gjuhën, arsimin dhe flamurin shqiptar dhe kanë votuar këto vitet e fundit me aq zell ligjet për mos përdorim e gjuhës dhe flamurit shqiptar ashtu siç i

takon në të vërtetë. (Siç duket separatistët dhe irredentistët e dikurshëm u asimiluan, u integruan në atë që ata e luftonin dhe e kundërshtonin me aq forcë dhe krenari). Prandaj mendoj që statusi i ish-të burgosurit dhe të dëmtuarit politik në Maqedoni asnjëherë nuk do të rregullohet me Ligj për vitet e burgut që kanë kryer në kohën e diktaturës komuniste në ish-Jugosllave, por edhe në Republikën e Maqedonisë të pas viteve 1990, sepse ata u dënuan për shkatërrimin e Jugosllavisë dhe bashkëngjitjen e tokave shqiptare që ndodheshin në atë Federatë me Shqipërinë. Më

duket e jashtë logjikës që sot shteti sllavë të vlerësojë në të holla vitet e burgut të tyre. Nëse vërtetë do të ekzistonte dëshira e shtetit të Maqedonisë për t’i shpërblyer vitet e burgut dhe rehabilitimin me Ligj të kësaj kategoria, kjo gjë do të ishte bërë me kohë, sepse po kalojnë shumë vite dhe një pjesë e mirë ish-të burgosur politik kanë vdekur dhe askush më nuk ua kujton as emrin atyre dhe jo më ti vlerësojë. Çdo gjë për fat të keq po harrohet, aktivitet e këtyre të burgosur politik po ç’vlerësohen nga vetë ish-të burgosurit politik që gjenden prej shumë vitesh në institucionet më të larta të Repub-

ta vlerësojë metodologjikisht në përputhje me vlerat dhe synimet bashkëkohore. Ç’është pozita e arsimtarit sot? Arsimtari sot jeton në vorbullën dhe labirintet e politikave të shumta partiake. Ai përballet dhe përjeton uljet dhe ngritjet e tyre, kërcënimet dhe krizat, shpresat dhe zhgënjimet, shqetësimet dhe gëzimet, optimizmin dhe humbjen e besimit, suksesin dhe mossuksesin, vlerësimin e brendshëm e të jashtëm, meritat dhe dënimet, përparimin dhe ngecjen, ditarët (elektronik dhe fizik) dhe evidencat. Edhe sa do të ndodhet i shtrënguar nga këto kontradikta? Të gjithë e sulmojnë, askush nuk i mbron, madje as LASH-i e as Sindikata. Arsimtarët kanë nevojë për themelim të një asociacioni që do të jetë në mbrojtje të tyre. Arsimtari ka nevojë për reputacion dhe favore profesionale e njerëzore. E kryen punën më të dobishme : formimin e njeriut të ri. Këtu qëndron madhështia e tij. 3. Ndryshimet në rolin dhe funksionin e arsimtarit, kërkesat e reja profesionale ndaj tij e vënë atë domosdoshmërish para sfidave të reja e të shumta, si për shembull: aftësimi permanent në metodologjinë dhe teknologjinë e mësimdhënies, administratë e tepruar, trajnime të shumta të cilat janë shumë pak efikase, ndërtimin e modeleve të karrierës profesionale, në imazhin profesional, lidhjen e teorisë me praktikën, zhvillimin e shkathtësive për punë etj. Pjesë e sfidave janë edhe vërshimi i teknikave dhe teknologjive të reja, mësimi i integruar dhe mësimi multikulturor. Arsimtari gjithnjë duhet të mendoj për mundësi dhe mënyra se si t’i realizoj ndryshimet e dëshiruara. Nga këto që thamë mund të arrihet në përfundimin se arsimi është faktor që me përmbajtjet dhe vlerat e tij pasqyron zhvillimin, dhe aftësimin për jetë. Ky është qëllimi themelor. Ndërsa arsimtari është shpjegues, pasqyrues dhe transformues i vlerave dhe të përmbajtjeve e të programeve sipas moshës dhe klasave. likës së Maqedoni. Një pjesë e mirë të ish-të burgosurve janë asimiluar në kuptimin e plotë të fjalës për aktivitetet e tyre kombëtar të dikurshëm sepse ata po punojnë, jetojnë dhe po hanë në një tryezë me dhunuesit, përdhunuesit dhe gjykatësit e dikurshëm. Askush nuk mund të mohojë se sot s’ka asnjë ish-të burgosur politik ministër, deputet apo drejtues i lartë i ndonjë institucioni shtetëror në Maqedoni, por siç duket këta që gjenden në këto pozicione nuk janë burgosur për çështje kombëtare, por për diçka tjetër sepse do kishin bërë përpjekje të mëdha për të sjellë atë Ligj të shumëpritur në radhë të parë për të dëmshpërblyer vetveten e tyre. E di që shumë ish-të burgosur politik do të preken për këto që kam shkruar, por e vërteta dhembë, më mirë të thuhet ashtu siç është se sa ta fshehim, të shtiremi sikur s’ka ndodhur asgjë nga këto sa kam thënë më lart. Prandaj është e udhës që në fillim të pastrojmë oborrin tonë të shtëpisë nga plehrat se sa ti kërkojmë fajet tek fqinji. P.S. Ky shkrim është një homazh për ata ish-të burgosur politik që punuan një jetë të tërë për bashkimin kombëtar.

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


S h ow b iz

8

e shtunë, 18 janar 2014

Me interpretim të njëjtë me “Elita 5” Shkumbin Ismaili një emër mjaftë dominant në skenën muzikore, i cili me zërin e tij bënë të pëlqehet mjaftë shumë në publik. Karakteristikë e interpretimit të Shkumbinit është ngjashmëria që ka me rok grupin “Elita 5”. Mbase kanë të përbashkët edhe zhanrin muzikor dhe vendin në të cilin jetojnë. “Është

e vërtetë që shumë njerëz më kanë thënë se interpretoj njëjtë sikurse Arif Ziberi i rok grupit ‘Elita 5’, mirëpo thënë të drejtën asnjëherë nuk kam pasur bashkëpunim me ta, por ajo që na ngjason me ta është dialekti tetovar sepse jemi nga i njëjti vend, përndryshe performojmë të njëjtën rrymë muzikore. Kam re-

Ronaldo përdor "Rimmel" Është futbollisti më i admiruar i momentit në botë dhe një nga më të pëlqyerit e femrave për shkak të pamjes së tij. Bëhet fjalë për futbollistin fitues të Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, i cili aktualisht luan me skuadrën e Real Madrid. Por gjatë ceremonisë së vlerësimit me Topin e Artë, bukuria e tij ra qartësisht në sy, teksa shoqërohej nga e dashuria supermodele, Irina Shayk. Së fundmi është zbuluar një sekret i bukurisë së tij, sekret i cili duket se është tërësisht femëror. Kjo pasi jo vetëm me atë rast, por edhe në evente të tjera, Ronaldo përdor rimel për të zgjatur qerpikët e tij dhe për të përmirësuar shikimin

Ja sa pasuri ka Gjyste Vulaj... Gjyste Vulaj është në mesin e pak këngëtareve të estradës muzikore që tregon se ajo ka një pasuri shumë të madhe të krijuar nga muzika. Në një artikull me titull “Pasanikët e estradës”, gazeta Zëri ka rreshtuar një varg të këngëtarëve

spekt të madh për ‘Elita 5’, sepse janë një grup i shkëlqyer dhe në fakt jam rritur me këngën e tyre”, ka thënë ai për “Zëri”. Shkumbini së fundi ka pasur një bashkëpunim me Gold AG, me këngën “Lamtumirë” e cila është mirëpritur në publik. Tani ai ka nisur punën në albumin e 3-të, për të cilin thotë se do të përmbajë këngë dhe videoklipe cilësore. “Jam duke punuar në projekte të reja, të cilat do ta përbëjnë edhe albumin tim të tretë, i cili do të ketë këngë të përzgjedhura bashkë me disa videoklipe” shton ai.

të muzikës shqiptare të cilat besohet se kanë pasuri milionëshe. Edhe pse një pjesë e tyre ngurrojnë të flasin për pasurinë dhe sa e çfarë kanë, Gjystja ka qenë në mesin e tyre që ka folur haptas, por edhe me krenari për gjithë ato çfarë pose-

don. “Unë nuk e mbajë të fshehur pasurinë time të cilën ma ka dhuruar Zoti dhe natyrisht që tërë pasurinë që e posedojë e kam arritur me shumë mund. Sa i përket investimeve, kam shumë vende, patundshmëri të madhe në bregdetin e Ulqinit, kam vilën 4 kate “Rozana” me pishinë moderne në Ulqin. Kam tarracën e Belvederit po në plazhin e vogël që zhvilloj biznes qe 8 vjet”. “Kam toka me sipërfaqe të madhe në plazh të vogël dhe në plazh të madh. Po ashtu në lumin Buna kam edhe shtëpizë vikendi prej druri. Në Tuz kam shtëpinë 2 kate, tokë sa të duash. Po ashtu kam edhe audio-studio për incizim ‘Prosound Rozana’ që 20 vjet. Ndërkaq një pasuri tjetër e kam edhe në Gjermani, një shtëpi trekatëshe me një oborr të madh. Kam një hotel, dhe një restorant në Gjermani”, ka thënë ajo për “Zëri”. Po sipas gazetës Zëri, Gjystja ka edhe 28 punëtorë që kryesisht punojnë gjatë sezonit verorë, ndërsa në shtëpi ka dy femra që kujdesen për pastrimin e shtëpisë. Pasuri tjetër e Gjystes janë edhe disa vetura që kushtojnë me mijëra euro. “Kam disa vetura, motorskafa, të cilat i kam blerë mjaftë shtrenjtë”, shton ajo. Edhe pse posedon tërë këtë pasuri, për Gjysten pasuria më e madhe vazhdon të mbetet familja dhe shëndeti. “Çdo gjë është 0 kur s’ke shëndetin e mirë, në fakt shëndeti i mirë dhe jeta s’blihen me para”, thotë ajo.

Kim Kardashian shtatzënë? Ylli televiziv Kim Kardashian nuk e fsheh dëshirën e saj dhe të fejuarit që të kenë një familje të madhe. Ndërsa këto dit nëpër media është përhapur lajmi se Kim është sërish shtatzënë. “Kemi biseduar me dy burime që kanë thënë se Kim është përsëri shtatzënë”, ka shkruar portali ‘MediaTakeOut’ e diçka të ngjashme ka publikuar edhe US Weekly i cili ka theksuar se Kim do ta pres dasmën me bebe në bark. “Ajo po pret që të jetë nuse shtatzënë, ndërsa dëshiron që ta ketë edhe një vajzë, pastaj dikur më vonë edhe një djalë. E pas gjithë këtyre portali ‘GossipCop’ ka demantuar të gjitha këto duke thënë që Kim nuk është shtatzënë. Mbetet të pritet deklarata e saj a është apo jo shtatzënë.

reklama

Këngëtarët s’duan femra me operacione plastike Është trend në Hollywood. Trend është edhe tek estrada jonë. Madje dita-ditës, operacionet plastike po bëhen edhe më të shpeshta tek fytyrat tona publike. Ky fakt shumë shpesh po bie në sy, jo për mirë në publik. Kjo duke u bazuar në komente të shumta që postohen çdo ditë poshtë fotove të këngëtareve

tona, që i janë nënshtruar operacioneve të tilla ‘zbukuruese’, shkruan Tribuna. E si duket kjo gjë nuk po ju pëlqen as këngëtarëve. Kështu të paktën kanë pohuar Ermal Fejzullahu, Korab Shaqiri e Dren Abazi, të cilët për Tribuna kanë shprehur jo pëlqyeshmëri ndaj këtij fakti..

Troja paralajmëron albumin, punuan në të tri vite Rok Grupi “Troja” i ka nxehur telat e kitarës përsëri dhe gjithçka do të jetë gati për një album të tyre të ri në muajin shkurt. Bujar Berisha, frontman i grupit, tha për Express se tashmë përgatitjet për albumin janë bërë dhe se gjithçka do të jetë gati në muajin shkurt të këtij viti.“Kemi punuar shumë në këtë album, diku tri vjet. Kësmet do ta kryejmë, mendojmë duku ka mesi i shkurtit”, ka thënë ai.Albumi i “Trojës” pritet që të këtë 9 deri në 10 këngë.“Në të është ‘Mbretëresha Kohë’, e cila është edhe si single i albumit, ndërkaq këngët e tjera janë këngë që nuk janë dëgjuar më parë për publikun e Kosovës”. Sipas Bujarit, në album nuk ka ndonjë devijim nga stili i grupit, pra këngët janë të njëjtat sikurse kanë qenë edhe më parë. “Nuk ka ndonjë këngë jashtë konceptit të Trojës, pra një lloj tjetër të stilit. Ka këngë që janë të lehta dhe ka këngë që janë të rënda, por janë stili i joni”. Por, a do të bëjnë Troja ndonjë turne koncertesh nëpër Kosovë pas albumit? “Normal që

pas çdo albumi vjen një turne, por ne nuk kemi planifikuar ende se kur do ta mbajmë atë. Mund të them se jemi ende në fazën e kërkimit të sponsorëve dhe do ta bëjmë koncerte pas realizimit të albumit”. Troja, është njëri prej rok bendeve më të mira të Kosovës. Deri me tani ata kanë bërë hite që janë shndërruar në një himn për publikun kosovarë. Këngët si “Ameneti i Clownit” janë klikuar më mijëra herë në përderisa ata janë grupi i vetëm që kanë mbajtur koncerte “live” në krejt qytetet e mëdha të Kosovës gjatë vitit të kaluar.Anëtarë të “Trojës” janë: Bujar Berisha, Florent Bajrami, Agron Ejupi dhe Violand Shabani


Receta

e shtunë, 18 janar 2014

9

KANELONI ME BROKOLI Përgatitja: Lani brokolit dhe eliminoni pjesët e forta dhe gjethet, ndajini ne copa dhe vërini te ziejnë ne avull për 10-15 minuta derisa te zbuten. Fruloni brokolit ne mikser, bashkoni rikoten, djathin te prere ne copa, djathin grire dhe përziejini derisa sa te përftoni një përbërje homogjene, rregullojini

reklama

MAKARONA NË FURRË

Përbërësit: 500 gr makarona, 300 gr mish të grirë, 1 lt salcë, 1 qepë, 1 karotë, 2 lugë vaj, djathë parmixhano, 1 degë selino, kripë, piper. Salca beshamel: 1 lt qumësht, 100 gr gjalpë ose margarinë, 100 gr miell, kripë, arrë moskat.

Përgatitja: Përgatisim kimën duke skuqur qepën në fillim. Shtohet karota e prerë në kubikë dhe selinoja e prerë hollë. Më pas shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë skuqjen. Hedhim mbi to salcën duke shtuar kripë dhe piper. Pasi kima të marrë 2-

3 valë, e heqim nga zjarri. Vëmë tenxheren me ujë e kripë dhe ziejmë makaronat për 3 minuta. I kullojmë dhe i përziejmë me kimën; më pas i shtrojmë në tavë. Në një tenxhere tjetër, hedhim gjalpin dhe më pas shtojmë miellin. E skuqim lehtë dhe i shtojmë gradualisht qumështin

SUPË KREM ME Pë40rbëgrrësgjait:lpë  7 dl qumësht KËRPUDHA  25 gr miell  250 gr kërpudha Përgatitja  1 qepe Ne zjarre te vogël shkrini 40 gr gjalpë dhe me pas vini qepen e grire  bishta qepesh te holle për te skuqur, me pas bashkoni njoma kërpudhat te prera ne feta shume te  buke te thekur holla dhe lërini ne zjarre te vogël  vaj ulliri dhe për 10 minuta. Shtoni miellin dhe përzieni here pas here me një  kripe, piper luge druri qe te mos formoje toptha, kriposeni hidhini piper dhe shtoni qumështin, vazhdoni te përzieni pa ndërprerje sepse mielli tenton te ngjitet ne fundin e enës, lëreni ne zjarre dhe për 10 minuta te tjera deri sa te keni përftuar një krem mesatarisht te trashe. Shpërndajeni supën krem ne tasa për supe dhe zbukurojeni me feta kërpudhe, bishta qepesh te njome dhe bukën e thekur. reklama

duke e trazuar që të mos krijohen kokrriza. I shtojmë salcës beshamel, kripë, arrë moskat dhe e lëmë të bëhet kemoze. Këtë salcë e hedhim mbi makarona. Shtojmë sipas dëshirës djathë parmixhano dhe e fusim në furrë më 250° për 25 minuta.

me kripe dhe piper. Ziejini petat e lazanjes ne ujë te bollshëm me kripe duke i shtuar dhe dy luge vaj ulliri, për te evituar qe petët te ngjiten dhe me pas lëreni te kullojnë. Shpërndani ne petat e lazanjet 2-3 luge me përbërjen dhe rrotullojini duke formuar kanelonet. Vazhdoni kështu derisa te mbaroni te gjithë përbërjen. Lyeni me

Përbërësit: nje  50 gr peta laza  300 gr brokoli  200 gr rikota çkavall  100 gr djathë ka dele ire  40 gr djathë i gr i grire a an  30 gr djathë gr  30 gr gjalpë  2 luge vaj  kripe, vaj gjalpë një tepsi dhe sistemoni kanelonet ne një shtrese, shpërndani djathin grana te grire dhe gjalpë. Piqini ne furre me 180' për 20 minuta. Ndajini ne pjata dhe shërbejini.


Ko s ov ë / S h q ip ëri

10

Andora mbeshtet Kosoven

e shtunë, 18 janar 2014

SIPAS TË DHËNAVE TË AGJENCISË EVROPIANE

BE, 1.800 shqiptarë kërkuan azil Raporti i fundit i Frontex tregon se 719 shtetas shqiptarë kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në Suedi, 610 në Gjermani, 311 në Belgjikë, 77 në Zvicër dhe 52 shqiptarë kanë kërkuar strehë në Luksemburg. Raporti më i fundit i Varshavës daton më 16 tetor 2013 dhe merr në shqyrtim periudhën nga 2 në 29 shtator, duke krahasuar të dhënat e 9 muajve të parë të vitit të kaluar

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar Principatën e Andorrës, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Gilbert Saboya dhe presidentin e Parlamentit, Vicenc Mateu. Në vizitën e parë zyrtare në këtë shtet ndërmjet Francës dhe Spanjës, ministri Hoxhaj e ka falënderuar homologun e tij për vendimin e njohjes së pavarësisë, si njohja e parë pas emërimit në postin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, duke folur njëherësh edhe për fushat ku të dyja vendet mund të bashkëpunojnë, veçmas turizmi, arsimi dhe shërbimet. Me theks të veçantë, ministri Hoxhaj është ndalur në koordinimin me homologun e tij Saboya rreth disa iniciativave të ardhshme të aplikimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku i kërkoi votën dhe mbështetjen politike. “Kërkova nga ministri i Jashtëm i Andorrës që gjatë këtij viti, kur Kosova të aplikojë nëpër organizata të ndryshme për anëtarësim, ne ta kemi votën dhe mbështetjen politike të Andorrës me qëllim që të bëhemi pjesë e sistemit ndërkombëtar”, ka deklaruar ministri Hoxhaj. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Andorrës, Gilbert Saboya e falënderoi Hoxhajn për vizitën, duke nënvizuar faktin e marrëdhënieve shumë të mira diplomatike që pas njohjes së Kosovës dhe shqyrtimin e mundësive për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme. “Diskutuam për marrëdhëniet tona bilaterale të cilat janë të mrekullueshme, normalisht të reja. Po ashtu kemi folur edhe për mundësinë e zgjerimit të marrëdhënieve tona përtej këtyre diplomatike e politike, në mundësi konkrete për të bashkëpunuar në fushën e ekonomisë, veçmas atë të turizmit, arsimit apo shërbimeve”, ka thënë ministri Saboya, pas takimit. Ministrit Hoxhaj i është pritur edhe nga presidenti i Parlamentit të Andorrës, Vicenc Mateu, të cilin e njoftoi për progresin e shënuar në Kosovë në aspektin e brendshëm, procesin e njohjes ndërkombëtar dhe agjendën evropiane.

jatë 2013-s gati 1.800 shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Evropian (BE), sipas të dhënave të regjistruara nga Agjencia Evropiane për menaxhimin e bashkëpunimit të veprimit në kufirin e jashtëm të vendeve anëtare. Raporti i fundit i Frontex tregon se 719 shtetas shqiptarë kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në Suedi, 610 në Gjermani, 311 në Belgjikë, 77 në Zvicër dhe 52 shqiptarë kanë kërkuar strehë në Luksemburg. Raporti më i fundit i Varshavës daton më 16 tetor 2013 dhe merr në shqyrtim periudhën nga 2 në 29 shtator, duke krahasuar të dhënat e 9 muajve të parë të vitit të kaluar. Dokumenti iu paraqit Këshillit të BE-së në dhjetor nga Komisioni. Në të, numri më i lartë i azilkërkuesve nga vendet përfituese të regjimit pa viza të Ballkanit regjistrohet për Serbinë, e ndjekur nga Maqedonia, Bosnja e më pas Shqipëria dhe Mali i Zi. Ndërsa në krye të destinacioneve renditet Gjermania, për të vijuar më Suedinë, Belgjikën, Zvicrën e Luksemburgun. Gjithsej numërohen 16.940 azilantë nga Ballkani gjatë 9 muajve të parë të 2013, shifër kjo pothuajse e ngjashme me

G

SHQIPTARËT PREFERUAN SUEDINË “Shtetasit nga të 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, të përjashtuar për detyrimin e vizave, patën më shumë aplikime për azil krahasuar me periudhën e mëparshme të raportuar. Rritja ishte më e lartë për shtetasit e Bosnjës (148%). Shtetasit shqiptarë ishin i vetmi grup që kishin Suedinë si zgjedhje të preferuar destinacioni (45%). Pjesa e Gjermanisë për kërkesat e azilit në tërësi u rrit në aktualisht 85%”, thotë raporti. vitin paraardhës, por Gjermania është marrë me 70% të kërkesave. Krahasuar me 2012 vlerësohet një rritje prej 80% të rasteve për Gjermaninë dhe Suedinë. Danimarka, Britania e

Madhe dhe Holanda patën gjithashtu ndikime prej azilkërkuesve nga Ballkani, sipas raportit të siguruar nga TCH. “Shtetasit nga të 5 vendet e

Ballkanit Perëndimor, të përjashtuar për detyrimin e vizave, patën më shumë aplikime për azil krahasuar me periudhën e mëparshme të raportuar. Rritja ishte më e lartë për shtetasit e

“Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë Zëdhënësja e Partisë Demokratike (PD), Laura Vorpsi në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ka nxjerrë një anë të saj, që deklaratat e shtypit në selinë blu, nuk kishin mundur t’ia zbulonin për publikun. Pedagogia e re e juridikut, njëherësh imazhi i Partisë Demokratike, propozon që jabanxhinjtë, të ardhurit nga veriu dhe jugu, duhet të hyjnë me vizë në Tiranë. Me një logjikë kaotike, Vorpsi thotë më pas se nuk ka problem me të ardhurit dhe se “tironsit” janë mikpritës me ta. Vorpsi tregon se ka sugjestionuar veten për t’i pranuar jabanxhinjtë, pasi më parë edhe theksi më i vogël dialektor e bezdiste. “Po thosha që kam pasur gjithmonë probleme me paragjykimin e prejardhjes krahinore. Më mjaftonte vetëm aksenti i dikujt që kisha përballë për t’u stepur apo për

të krijuar një vetëqëndrim që nuk e dija se nga më buronte… Nuk është se kam pasur ndonjëherë problematika kundrejt një personi. Që vjen nga Veriu apo që është nga Jugu. Për mua ishin të gjithë jabanxhinj. Tani kam filluar, sepse ka ndikuar njohja e studentëve të ndryshëm. Komunikimi me studentet më ka bërë që të jem më e afërt, ndërkohë që më parë, kur kaloja me automjet në një qytet tjetër, nuk do të doja të qëndroja as për një kafe. Kam ndryshuar për mirë, dhe njeriu vetërregullohet nëse e sugjestionon veten. Mendoj se tironsve do t’iu shkonte pjesa e ahengut e për e për raki, sepse ne tironist jemi shumë të gëzueshëm. Ne tironsit jemi shumë mikpritës”, theksoi ajo. Pasi Vorpsi tha se tironsat janë mirëpritës, gazetari Blendi Fevziu ka

ironizuar duke thënë se “edhe t’i paragjykosh dhe të jesh mikpritës me ta nuk ka kuptim”. “Po mirë, ne kemi problemin të kjo pjesa që jabanxhiu duhet të vijë më vizë në Tiranë. Por me na ardh në shtëpi ne e presim dhe e mirëpresim si me qenë çuni i dajës. Pra nuk jam të pjesa që të paragjykojmë jabanxhinjtë, jabanxhiu të vijë, por të vijë me vizë”, tha zëdhënësja e PD.

sipërmarrësi me qeverinë të jetë i drejtpërdrejtë, i hapur dhe konkret në mënyrë që ne të jemi në

gjendje t’i vijmë në ndihmë çdo biznesi, kur ndeshet me pengesa arbitrare apo administrative. Ne

kemi krijuar edhe sekretariatin e Këshillit Ekonomik kombëtar”. Rama foli edhe për portalin online që është hartuar për sipërmarrjen, ku do të njoftohet për çdo vendim të qeverisë lidhur me këtë sektor, para se vendimet të kalojnë në Këshillin Kombëtar. “Synojmë për thithje të mendimit sa më të gjerë, për të vënë në dispozicion çdo opinion, pro apo kundër. Portali do të vlejë edhe për informimin në kohë reale të problemeve që mund t’i dalin çdo sipërmarrësi në raportet me shtetin, administratën, e posaçërisht me administratën doganore e tatimore. Këtë e shohim edhe si mbështetje për qeverinë në përp-

Por, ndërsa kjo rënie vlerësohet me 33% për Belgjikën, me 82% për Luksemburgun dhe 34% për Suedinë, në Gjermani figuron një rritje prej 373% e kërkesave për azil nga shqiptarët dhe 43% rritje për aplikimet e shtetasve shqiptarë në Zvicër.

Tonga njeh pavarësinë e Kosovës Republika e Tongës e ka njohur shtetësinë e Kosovës. Këtë ia kanë konfirmuar KTV-së zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, raportoi KTV. Kryeministri i vendit Hashim Thaçi nëpërmjet rrjetit social Facebook ka falënderuar Tongën për njohjen. Kjo është njohja e parë për këtë vit dhe Tonga është shteti i 105-të që ka njohur Kosovën shtet të pavarur. Tonga njihet si shtet sovran dhe është i përbërë nga 176 ishuj me sipërfaqe prej rreth 750 kilometrash katrorë.

Rama: Biznesi komunikim të drejtpërdrejtë me qeverinë Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama është takuar me përfaqësues të biznesit. Rama gjatë takimit ka premtuar për një marrëdhënie sa më të hapur me biznesin, për të pasur sa më shumë mundësi për bashkëpunim. Ai tha se, sipërmarrësit e bizneseve tani do të kenë mundësi të flasin drejtpërdrejtë me qeverinë. “Do të prezantojmë një risi në shërbimin e sipërmarrjes dhe në vazhdën e ngritur me Këshillin Ekonomik Kombëtar, që do të shërbejë si një forum, ku do të trajtohen të gjitha kërkesat e sipërmarrjes në raport me administratën, qeverisjen dhe kuadrin legjislativ. Për ta bërë të mundur që komunikimi i çdo

Bosnjës (148%). Shtetasit shqiptarë ishin i vetmi grup që kishin Suedinë si zgjedhje të preferuar destinacioni (45%). Pjesa e Gjermanisë për kërkesat e azilit në tërësi u rrit në aktualisht 85%. Kthimet nga Gjermania mbeten në normën 1 për çdo 10 aplikime për azil. Zvicra, në anën tjetër, raporton 3 kthime për çdo aplikim të ri azili. Shtetasit nga Serbia dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë kanë ndjekur dukshëm të njëjtën tendencë gjatë 2013, si për sa i takon volumit, ashtu edhe zgjedhjes së destinacionit. Kjo tregon se azili nga këto dy vende kërkohet për konsiderata të ngjashme”, thotë raporti. Suedia pati gjithsej 402 aplikime për azil gjatë muajit shtator, çfarë regjistron 51% më shumë se gjatë gushtit, ndërsa 88% e serbëve kanë preferuar ndërkohë Gjermaninë. Sipas të dhënave, aplikimet nga Shqipëria kanë pësuar një rënie prej 13% në tërësi.

jekjen për të luftuar informalitetin, arbitraritetin dhe për të ngritur në një nivel të ri qasjen dhe sjelljen e administratës sonë doganore e tatimore”, tha Rama. Ai tha se ka anuluar një pjesë të mirë të koncesioneve për të shmangur praktikën korruptive dhe konkurrencën e pandershme. Kreu i qeverisë u ndal te pullat fiskale dhe tha se, është një problem shumë i madh që nuk ka sjellë asnjë fitim. Sipas kryeministrit ky shqetësim do të marrë fund së shpejti. “Koncesione kemi anuluar, jo pak por kemi qenë dhe jemi vendosmërisht kundër kthimit të kësaj praktike, në një praktikë ko-

rruptive arbitrare për të privilegjuar, disa në kurriz të të tjerëve dhe për të cenuar rëndë konkurrencën. Së shpejti do të avancojmë me disa koncesione, ajo e pullave fiskale problem shumë i madh, se nuk ka garantuar asnjë lloj ndryshimi cilësor të këtij shërbimi, nuk ka sjellë asnjë lloj investimi të konsiderueshëm dhe përmirësimi teknologjik dhe i merr arkës së biznesit një sasi parash tërësisht të paarsyeshme rëndon biznesin dhe buxhetin e shtetit dhe nuk sjell përmirësim në asnjë aspekt, është një situatë e papranueshme. Ministria e Zhvillimit Ekonomik është pothuajse në fund të dhe do japim zgjidhjen tonë që do e dërgojmë në Parlament, për një qëllim, për të shpëtuar biznesin dhe për të lehtësuar arkën”.


R a jo n / B o t ë

e shtunë, 18 janar 2014

11

PËRLESHJE FIZIKE GJATË DEBATIT PARLAMENTAR Vladimir Malyshev, deputet i shumicës parlamentare proruse, mbeti me ballë të gjakosur dhe me duar të gjakosura nga balli i tij, pas përleshjes me një tjetër deputet. Mjekët mbërritën shpejt në sallë për ta mjekuar atë, ndërsa Parlamenti vazhdoi procedurat e rendit të ditës

Grushte dhe gjak në Parlamentin ukrainas

arlamenti i Ukrainës është përgjakur të enjten nga rrahjet mes deputetëve të mazhorancës pro-ruse dhe atyre të opozitës por-evropiane. Grushte dhe përleshje fizike pati gjatë debatit parlamentar mbi buxhetin e shtetit. Dhuna nisi kur parlamenti aprovoi bux-

P

Presidenti grek deklarata shqetësuese para gazetarëve Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, me deklaratat që ka bërë ditën e djeshme nga ngjallur diskutime në media. Gjatë prerjes së tortës ditën e djeshme në Pallatin Presidencial tha se, ky është viti i fundit si president. “Ky është viti

im i fundit dhe dua t’ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunimin tuaj. Gjithmonë do të kujtoj mendimet që ju keni krijuar për mua". Ishte kjo deklaratë e tij, që i la shkas dhe gazetarëve të aludojnë se çfarë donte të shprehte

realisht Presidenti. Ishte e dyshimtë nëse Papulias mendonte të tërhiqej nga politika, pasi mandati tij si President skadon në mars të vitit 2015. Pas konfuzionit të krijuar, ai u afrua te gazetarët për të sqaruar deklaratën e tij. Presi-

denti u tha atyre se, në mars të 2015 do të jetë në pozicionin ku është. Por, gazetarët i thanë se deklarata e tij i lë të gjitha çështjet e hapura. Pas kësaj, Papulias iu përgjigj gazetarëve: "Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë. Të vdek-

hetin shtetëror të vitit 2014, i cili ishte vonuar dy muaj. Vladimir Malyshev, deputet i shumicës parlamentare pro-ruse, mbeti me ballë të gjakosur dhe me duar të gjakosura nga balli i tij, pas përleshjes me një tjetër deputet. Mjekët mbërritën shpejt në sallë për ta mjekuar atë, ndërsa Parlamenti vazhdoi procedurat e rendit të ditës. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që në Ukrainë deputetët përleshen me njëri-tjetrin. Skena të ngjashme ndodhën edhe vitin e kaluar, kur opozita properëndimore, e cila dëshiron ta largojë Ukrainën nga hija e Rusisë, shkëmbyen goditje me ligjvënësit e partisë së presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych. Një "luftë" tjetër e rëndë ndodhi dhjetorin e vitit 2010, nga e cila së paku gjashtë ligjvënës u dërguan në spital. Gjatë një përleshjeje prillin e vitit 2010, kryeparlamentari u fsheh prapa një ombrelle, ndërsa ligjvënësit e opozitës hidhnin vezë dhe bomba tymi për të protestuar një pakt detar me Rusinë. shëm jemi, ku i dihet. Vitin tjetër, bukëpjekësi mund mos të ketë as dru për të pjekur bukën". Karolos Papulias gjatë fjalës së tij tha gjithashtu se shpresonte që vendi të dilte sa më shpejt nga kriza. "Shpresoj që të mos ketë turbullirë, sepse ne duam paqe dhe të përpiqemi të kapërcejmë krizën", deklaroi presidenti.

Tensione diplomatike BEIzrael

Në një lëvizje të beftë, Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman thërriti ambasadorët e vendeve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian (BE) për t’u sqaruar ‘se qëndrimi i tyre konstant kundër shtetit hebre dhe në favor të palestinezëve, është i papranueshëm”. Ambasadori i Britanisë së Madhe, Spanjës dhe Francës iu kërkua prej Tel Avivit të ‘sqaronin pozicionin e tyre në lidhje me 1800 ndërtimet e reja kolone në Bregun Perëndimor’. Në fakt si BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë të paligjshme ndërtimet në këtë territoret e pushtuara prej Izraelit që prej viteve ’70. Një ditë më parë, kryeministri Benjamin Netanyahu kritikoi vendet e BE-së që kishin thërritur ambasadorët izraelitë për t’u njoftuar qëndrimin e tyre kundër ndërtimeve të reja kolone në Bregun Perëndimor. Izraeli është përfshirë në një sërë përplasjesh diplomatike me komunitetin ndërkombëtar. Pak ditë më parë, deklarata e Ministrit të Mbrojtjes Moshe Jalon për rolin e Sekretarit të Shtetit John Kerry në procesin e paqes me palestinezët shkaktoi reagimin e Departamentit të Shtetit që e cilësoi atë të papranueshme. Ministri Jalon deklaroi se Kerry ‘nuk mund t’u mësojë asgjë të re izraelitëve për të zgjidhur konfliktin me palestinezët’. Menjëherë pas kësaj, Tel Avivi kërkoi ndjesë, ndërsa duket se përplasja e radhës do të jetë me BE-në.

shpallje

KARTELË SHËNDETËSORE ELEKTRONIKE (KSHE)

FSSHM do kish dashur të apelon deri te të gjithë qytetarët të cilët kanë dorëzuar kërkesë për kartelë shëndetësore elektronike, të mos vijnë në degët për shërbim që të kontrollojnë a është gati kartela. Për të gjitha informacionet në lidhje me kartelat shëndetësore elektronike dhe përpunimin e tyre, qytetarët mund të informohen në mënyrat në vazhdim: 1. Numri i telefonit falas 0800 33 00 në periudhë prej orës 8.30 deri më 20.00 ose në numrin e celularit 076 339 180 në periudhë prej orës 12 deri 20; ose 2. Nëpërmjet postës elektronike (e-mail) në adresat në vijim helpdesk@fzo.org.mk ose në info@fzo.org.mk, ku nga ana e të punësuarve në fond do t’iu kthehet përgjigje në afat prej 24 orëve; ose 3. Kontrollim direkt në internet të statusit të KSHE nëpërmjet ueb faqes të FSSHM www.fzo.org.mk, në pjesën “Sigurimi im, mjeku im” https://moeosiguruvanje.fzo.org.mk/. Në degën e fondit në Shkup ka frekuencë më të madhe për marrje të kartelave shëndetësore elektronike. Për këtë arsye apelojmë deri tek të siguruarit të shfrytëzojnë mundësitë e lartpërmendura për kontrollim të statusit të KSHE, që pastaj mos të vijnë në degët e fondit. Përkujtojmë se kartelat shëndetësore elektronike janë zëvendësim për kartonët e kaltër. Ata të siguruar të cilët kanë KSHE, nuk kanë nevojë të vijnë në degët e fondit dhe të kërkojnë kartonë të kaltër. Për ato të siguruar të cilët ende nuk kanë dërguar kërkesë për dhënie të KSHE, që të mund ti marrin kartonët e kaltër, do të duhet të dërgojnë kërkesë për dhënie të KSHE. FSSHM thërret të gjithë subjektet juridike dhe fizike të cilët nuk kanë dorëzuar kërkesë ose nuk kanë bërë pagesë për dhënie të KSHE, të njëjtën ta bëjnë në afat sa më të shkurtër në degët e FSSHM.

Maqedonia pn, 1000 Shkup • Linjë telefonike falas: 080033222 • e-mail: info@fzo.org.mk


S p e c ia le

12

e shtunë, 18 janar 2014

Hiqni dorë nga shenjtëria e Ariel Sharon Një libanez që përjetoi rrethimin e Bejrutit argumenton se udhëheqësi izraelit që u nda nga jeta ishte një kriminel lufte dhe kurrsesi një paqedashës

jatë pushtimit izraelit të Libanit më 1982, të gjithë ne që jetonim në Bejrutin Perëndimor të rrethuar, ishim të vetëdijshëm se ushtarakët e Izraelit po kërkonin të eliminonin udhëheqësinë e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OCCP) dhe nuk kishin probleme në rast se vrisnin edhe një numër të madh civilësh në këtë proces. Ne e dinim këtë nga bombardimi ajror i zonës përreth Universitetit Arab të Bejrutit, ku OCCP kishte shumë nga zyrat e veta. Dhjetëra pallate u rrënuan. Kur u afrua fundi i bombardimit dhjetëjavor izraelit dhe rrethimit të Bejrutit, një ndërtesë me refugjatë shumë blloqe larg shtëpisë sime në lagjen Sanajeh u shkatërrua tërësisht nga ajri, duke vrarë dhjetëra vetë. Menjëherë pas sulmit, vëzhgova kasaphanën në terren bashkë me një vit. Pasi u largova për në shtëpi, dëgjova një shpërthim tjetër të stërmadh – ishte një makinë bombë, sipas të gjitha gjasave, e shpërthyer pranë ndërtesës së shkatërruar në mënyrë që të vriste njerëzit që u përpoqën të shpëtojnë të mbijetuarit. Miku im shpëtoi për pak nga vdekja. Ky dhe shembuj të tjerë të veprës së arkitektëve të pushtimit izraelit të Libanit, i famshëm mes tyre Ariel Sharon, nuk u treguan nga media amerikane dhe izraelite me rastin e lajmit për vdekjen e tij. Në vend të kësaj, ne na thanë se Sharon qe “i debatuar” dhe se palestinezët kishin kritika për të, por se ai ishte një “hero”, një “mbrojtës i paepur i sigurisë së Izraelit” dhe në mënyrë më groteske, “një paqebërës”. Në shtator 2012, New York Times publikoi një editorial me rastin e 30-vjetorit të masakrave në kampet e refugjatëve Sabra dhe Shatila, gjatë të cilave ushtria e Izraelit bëri sehir ndërkohë që aleatët e vet libanezë vranë gati 1,400

G

palestinezë dhe civilë libanezë të paarmatosur dhe të pambrojtur. Artikulli, i cili bazohej te dokumente të sapopublikuara nga arkivat shtetërore të Izraelit, zbuloi detaje të reja mbi rolin e Sharon në masakër dhe një përgjegjësi diplomatike jo të drejtpërdrejtë amerikane mbi këto krime. Por New York Times nuk e raportoi këtë detaj në lajmet mbi vdekjen e Sharon. Në vend të saj, ajo ripublikoi një apologji të vitit 1983 nga Sharon për pushtimin e Libanit prej tij, që solli mbi 50 mijë të vrarë, në shumicë, civilë. Lufta e Libanit që Sharon, si ministër i Mbrojtjes, bëri më shumë se kushdo tjetër për ta nisur, solli një katastrofë pa fund për palestinezët, libanezët dhe në këndvështrimin e shumicës së izraelitëve në atë kohë, të vetë Izraelit. Pushtimi i Libanit të Jugut nga Izraeli që zgjati deri në vitin 2000, intensifikimi që ndodhi me luftën civile libaneze, masakrimi i një numri të stërmadh njerëzish të pafajshëm dhe vdekja e qindra ushtarëve izraelitë e mijëra luftëtarëve të tjerë, të gjithë këto janë gjerësisht përgjegjësi e Sharon. Ndikimi i thellë i Sharon në Lindjen e Mesme u zgjat shumë përtej Libanit. Nëse krijimi i një shteti palestinez me të vërtetë sovran, të pavarur, me vijimësi dhe të aftë sot nuk është i mundshëm – siç besojnë shumica e vëzhguesve me trishtim – kjo është gjerësisht një arritje e tij. Që kur ai u emërua ministër i Bujqësisë më 1977 deri sa doli nga skena politike e Izraelit pas një ishemie në vitin 2006, ai ndoshta bëri më shumë se çdo udhëheqës tjetër izraelit për ta bërë kolonizimin e Izraelit të Bregut Perëndimor të Pushtuar dhe Jerusalemit Lindor Arab një sukses tronditës. Sharon fluturoi mbi këtë rajon me një helikopter për të

zgjedhur vendet për kolonitë e reja, e gjitha ndërsa krijonte mjete novatore për të vjedhur tokë nga pronarët palestinezë. Si kryeministër, ai vijoi këtë proces ekspansioni, i cili e ka kthyer Bregun Perëndimor në një djathë zviceran plot vrima në tërësi të dominuar nga vendbanimet izraelite në pothuajse çdo majë kodre. Krahas kësaj ai kreu tërheqjen e njëanshme nga Rripi i Gazës ndërsa ruajti kontroll drakonian mbi të nga jashtë, rrjedhimisht duke e kthyer zonën në burgun më të madh në botë. Zëvendëspresidenti Xho Bajden (Joe Biden) e lavdëroi sot Sharon si një “udhëheqës historik” që ishte dedikuar për arritjen e paqes. Thjesht kjo ide

është qesharake. Sharon e nisi karrierën si komandant ushtarak i mirënjohur për sulmet e pamëshirshme mbi civilët e pafajshëm – si masakrimi në Bregun Perëndimor në fshatin Kibia më 1953, kur njësia e tij komando 101 hodhi në erë shtëpitë me gjithë banorët brenda, duke vrarë 69 vetë. Sulmi solli dënimin e parë në histori nga Këshilli i Sigurisë i OKB-së për Izraelin. Ai nuk ishte një incident i izoluar: në të vërtetë, ai themeloi një sjellje “sy për sy” që u zbatua në dhjetëra raste si dhe në faktin që udhëheqësia e Izraelit në mënyrë sistematike mbylli sytë përballë asaj që po ndodhte në terren. Kjo përqasje ka karakterizuar përgjigjen e Izraelit

ndaj çdo rezistence përballë ekspansionit të saj që nga themelimi i shtetit. Sharon ishte emblematik për refuzimin e Izraelit për të pranuar se rezistenca palestineze ishte një përgjigje e pashmangshme ndaj themelimit me dhunë të një shteti për hebrenjtë dhe përzënies së vazhdueshme të qindra mijë palestinezëve. Në vitet e fundit ai u bë punëdhënësi më i sofistikuar përdorimit figurativ të “terrorizmit” për të poshtëruar këtë rezistencë. Cilësimi i jo vetëm atyre që morën armët kundër Izraelit, por i të gjithë palestinezëve si “terroristë” mund të shihet në transkriptin e një takimi mes Sharonit, ministrave të tjerë

Ndikimi i thellë i Sharon në Lindjen e Mesme u zgjat shumë përtej Libanit. Nëse kri jimi i një shteti palestinez me të vërtetë sovran, të pavarur, me vijimësi dhe të aftë sot nuk është i mundshëm – siç besojnë shumica e vëzhguesve me trishtim – kjo është gjerësisht një arritje e tij. Që kur ai u emërua ministër i Bujqësisë më 1977 deri sa doli nga skena politike e Izraelit pas një ishemie në vitin 2006, ai ndoshta bëri më shumë se çdo udhëheqës tjetër izraelit për ta bërë kolonizimin e Izraelit të Bregut Perëndi mor të Pushtuar dhe Jerusalemit Lindor Arab një sukses tronditës.

izraelitë dhe të dërguarit amerikan Morris Draper më 17 shtator 1982, në mes të masakrave në Sabra dhe Shatila. Morris Draper: Njerëzit armiqësor do të thonë, sigurisht IDF (Forcat Mbrojtëse të Izraelit) do të qëndrojnë në Bejrutin Perëndimor dhe do të lënë libanezët të shkojnë dhe të vrasin palestinezët në kampe. Ariel Sharon: Pra ne do t’i vrasim ata. Ata nuk do të lihen atje. Ju nuk do t’i shpëtoni ata. Ju nuk do të shkoni të shpëtoni këto grupime të terrorizmit ndërkombëtar. MD: Ne nuk jemi të interesuar të shpëtojmë asnjë nga këta njerëz. AS: Nëse nuk doni që libanezët t’i vrasin ata, ne do t’i vrasim ata. Të gjithë ata të pranishëm në takim, amerikanë dhe izraelitë, e dinin se nuk kishte luftëtarë të OCCP-së në kampe. Më shumë se 15 mijë luftëtarë të organizatës ishin evakuuar nga Bejruti javë më parë në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Nëse ndonjë nga këta luftëtarë të stërvitur – që i patën rezistuar rrethimit të Izraelit në Bejrut për gati dy muaj – do të ishte i pranishëm, ata që kryen masakrat nuk do të mund të operonin pa asnjë pasojë. Megjithatë, gjatë këtij takimi 90-minutësh me Draper, Sharon përsëriti gënjeshtrën e mijërave “terroristëve” që patën mbetur pas largimit të OCCP. Ai përdori termin “terroristë” 39 herë, si pjesë e një kërcënimi të pandërprerë për Draper, të cilit i patën thënë të kërkonte që Izraeli të tërhiqte menjëherë forcat e veta nga Bejruti Perëndimor. Në vend që të pranonte kërkesën e Draper, Sharon rezistoi, duke u dhënë kasapëve brenda kampeve shumë më tepër orë kohë për të kompletuar punën e tyre të pamëshirshme nën dritën e raketave ndriçuese që ushtria e Izraelit i hodhi për të ndriçuar territorin e vrasjeve. Sot, media amerikane dhe izraelite po përgëzojnë pikërisht këtë njeri. Është e vështirë të imagjinosh që një trajtim i tillë lavdërues mund të jepet për ndokënd tjetër që ka një listë kaq të gjatë krimesh nën emrin e tij. Por dukshëm, fakte të tilla të paleverdishme nuk janë të mikpritura. Në një botë më të drejtë, ai do të kishte përfunduar përballë Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë.


K u lt u r ë

e shtunë, 18 janar 2014

13

Teatri duhet të ndryshojë shoqërinë Laert Vasili, aktori dhe regjisori i njohur shqiptar në Greqi, tregon arsyet që e çuan për të kandiduar për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar… aert Vasili beson se gjuha e teatrit nuk ka humbur. Pas një karriere të suksesshme si aktor dhe regjisor në vendin fqinj, Greqinë, Vasili kërkon një tjetër sfidë në karrierën e tij, atë të drejtorit të Teatrit Kombëtar. Platforma e tij është përzgjedhur mes tri platformave më të mira, nga 11 të tilla që garuan për postin e drejtorit të TK-së në konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës. Këto ditë atë e gjen në Tiranë, në pritje të vendimit të ministrisë, i cili nëse është në favor të tij, do të ndryshojë rrjedhën e gjërave në jetën e Vasilit. Prej dy vitesh ai drejton teatrin “Hitirio” në Athinë, një teatër i cili vazhdon të renditet si më të mirët në kryeqytetin grek. Si aktor, Vasili ka interpretuar në veprat më të mira të Antikitetit, duke filluar nga Eskili, Sofokliu apo Shekspiri, e deri tek autorë bashkëkohorë si Brehtol Breht apo Harold Pinter. Kinematografia ka qenë një tjetër prekje e tij, fillimisht në ekranet greke, protagonist në një sërë telenovelash, duke u bërë një personazh i dashur për publikun, për të kaluar më pas në bashkëpunimet me regjisorët shqiptarë në filmat “Ballkan Pazar” apo “Agon”. Fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare, Vasili shpesh është përballur me përplasje për shkak të origjinës së tij. Vepra e tij më e fundit si regjisor “Corpus Christi”, ngjalli debate të ashpra nga “Agimi i Artë” grek. Më poshtë Vasili tregon arsyet që e çuan drejt kandidimit për postin e Teatrit Kombëtar dhe si duhet të jetë teatri sipas tij… Pse vendosët të kandidoni për drejtor të Teatrit Kombëtar, duke qenë se keni një karrierë dhe jetë të ngritur në Greqi? Vendimi im nuk ka të bëjë me lënien e Greqisë, apo më mirë të themi të bashkëpunimeve europiane që unë kam, duke u shkolluar e punuar në Athinë, por me shpirjen e Teatrit Kombëtar në estetikën e këtyre bashkëpunimeve europiane që unë kam jashtë. Nëse mund ta themi me humor, nuk po lë Athinën për t’u kthyer në Tiranë, por dua të tërheq Tiranën drejt Athinës. Si do ta tërheqni? Teatri është një pasqyrë e shoqërisë në të cilën jetojmë. Ndodh dhe është fatmirësi kur ndodh, kur teatri është lokomotivë e shoqërisë në të cilën jetojmë. Që në momentin që Shqipëria përpiqet për t’u pranuar si kandidate në Bashkimin Europian, teatri që është pararojë ashtu si lokomotiva tërheq vagonët, duhet të ishte në standardet europiane. Nuk është. Pra koha nuk pret më, duhet të jetë patjetër. Ndërkohë që individë të caktuar janë në standardet europiane, dhe duke u nisur nga kërkesa e llogarisë ndaj vetvetes përderisa kam përfaqësuar Greqinë në festivale ndërkombëtare si aktor, por edhe si regjisor, ndihem në një farë mënyre fajtor ose i përgjegjshëm që nuk e

L

Uran Dervishi, është një 18 vjeçar i cili jeton me familje në Kërçovë. Ai ka pasionin për artin dhe e shpreh në dy fusha: atë të valles dhe të këngës së pastër shqipe. Talentin për art e ka trashëguar nga familja. Babai Azizi, xhaxhai Dervishi dhe nga gjyshi të cilët ishin kultivues të denjë dhe identitetit të këngës karakteristike kërçovare. Urani para një viti përpunoi këngën "Atje në Holandë" që u prit

CILI KA QENË ROLI JUAJ I FUNDIT NË TEATËR? Ka qenë Sergis Bauer te “Gaslight” e Patrick Hamilton. Kjo pjesë u bë e njohur nga filmi me të njëjtin titull me protagonist Charles Bouyer dhe Ingrid Bergman. Është një karak ter kompleks, i cili me qëllim që të shtijë në dorë pasurinë përrallore të gruas së tij, arrin ta bindë atë të shtrohet në spitalin psikiatrik, me synim eliminimin e saj fizik, ashtu sikundër kishte vepruar më përpara me tezen e saj. Pjesa ime e fundit si regjisor ishte Corpus Christi, e cila u vlerësua me çmimin e madh të jurisë në festivalin e teatrove në Gay Theatër Festival e njohur në Shqipëri nga sulmi që pati prej “Agimit të Artë”. Shfaqja ishte shumë e suksesshme gjatë qershorit të vitit 2012, dhe kur ven dosëm ta përsërisnim në tetor, popullaritetin e kësaj shfaqjeje u mundua ta shfrytë zonte Partia Fashiste e sapohyrë në Parlament, në bashkëpunim me ata që unë i quaj kalibanët kristianë, që janë forcat më të errëta parakishtare për të shtuar ndikimin e tyre në popull me një nacionalizëm ekstremist. kam bërë këtë gjë me vendin ku kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri. Do doja të harmonizoja këtë ekuilibër. Pra Teatri Kombëtar në mënyrë urgjente të arrijë standardet europiane në të gjitha aspektet. Infrastruktura, administrata, niveli artistik, estetika dhe etika profesionale. Duke u bazuar në dyvjeçarin e fundit që drejtoj dhe menaxhoj bashkë me partneren time në Athinë, teatrin “Hitirio”, në të njëjtën mënyrë do përpiqem të drejtoj dhe menaxhoj Teatrin Kombëtar, për ta kaluar tashmë në nivelin shumë të dëshiruar, të teatrove elitarë europianë. Bashkëpunimet e mia me regjisorët elitarë ndërkombëtarë si Robert Wilson, Dimiter Gotscheff, Andrew Visnevski, Aleksandar Popovski, Teo Terzopoulos, Roula Pateraki, George Kimulis, Antonis Antypas, Sylvia Liouliou etj., si aktor dhe çmimet e para ndërkombëtare si regjisor besoj se do të jenë shumë frytdhënëse në përpjekjen time për të nisur një faqe të re në historinë e Teatrit Kombëtar. Kjo sfidë ju kushton karrierën tuaj si aktor apo regjisor? Unë do të jem pjesëmarrës aktiv dhe si regjisor, por edhe si aktor, në veprat që do të vendosen në skenën e Teatrit Kombëtar. Gjithmonë kur të më lejojë koha e cila gjithmonë do të jetë shumë e shtrenjtë në angazhimin tim për drejtimin e institucionit. Platforma juaj është përzgjedhur nga Ministria e Kulturës mes tri platformave kandidate për postin e drejtorit.

Çfarë ofron kjo platformë? Platforma ime ka të bëjë si me ndryshime administrative, të infrastrukturës, por edhe ato artistike. Flitet për një krizë në teatër që për mua është tredimensionale. Duke u nisur nga fakti që biletat i kalojnë Ministrisë së Financave, për mua është diçka që duhet rregulluar urgjentisht. Të ardhurat e biletave duhet të ngelen në arkën e Teatrit Kombëtar, dhe të vihen në shërbim të nevojave si artistike apo të infrastrukturës së institucionit. Me këtë nënkuptojmë, këto “të ardhura”, mund të mbulojnë shumë mirë prurjen e bashkëpunëtorëve prestigjiozë nga Europa, por edhe mirëmbajtjen e godinës, e cila lë shumë për të dëshiruar. Një pikë tjetër është vendosja e një urë lidhëse midis teatrit dhe Akademisë së Arteve, që do të thotë se kjo fidanishte, që furnizon Teatrin Kombëtar, duhet me patjetër të sjellë hibridet e saj më të mira. Kjo do zgjidhet me kontrata të menjëhershme njëvjeçare, të cilat do të lidhen me studentët më të mirë të dramës dhe ata të regjisë. Në këtë mënyrë do të përcillet gjaku i ri, dhe do të rigjenerohet trupa e Teatrit Kombëtar. Do të krijohet arkivi i teatrit, si ai optiko-akustik, por edhe ai i shkruar i TK-së. Me këtë nënkuptojmë që çdo aktor apo student i Akademisë do të ketë në dispozicionin e tij, një dhomë në të cilën mund të ndjekë gjithë shfaqjet që janë regjistruar të Teatrit Kombëtar. Gjithashtu do të krijohet biblioteka e Teatrit Kombëtar së ku çdo student dhe aktor do të ketë mundësi të lexojë, por edhe të fotokopjojë materiale mbi teatrin që

nga pjesët teatrale deri te botimet e ndryshme për kritikën apo estetikën e Teatrit. Kjo do i vejë fre përcjelljes dora-dorazi apo marrëdhënieve bilaterale të krijuara deri tani ndërmjet njerëzve të artit ku për të gjetur material, fillojnë lutjet dhe përgjërimet ndaj njëri-tjetrit. Do të krijohet aksi Tiranë-Prishtinë-Shkup. Me këtë mënyrë shfaqjet e Teatrit Kombëtar do të luhen si në Prishtinë edhe në Shkup, por edhe ato anasjelltas do të vijnë në Tiranë. Do të jepen shfaqje në qytetet (Shkodër, Korçë, Vlorë, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Sarandë) kryesore të Shqipërisë në të cilat sallat ekzistuese mund të mirëpresin shfaqjet e Teatrit Kombëtar. Gjatë sezonit të verës TK do të japë shfaqje në Butrint, në Apoloni, në Amfiteatrin e Durrësit dhe në qytetet që frekuentohen nga turistët. Gjithashtu, trupa e TK do të udhëtojë në vendet me përqendrim demografik të konsiderueshëm të diasporës shqiptare, si Greqi, Gjermani, Itali etj. Në repertorin e Teatrit Kombëtar do të ketë patjetër një pjesë shqipe, e cila mund të jetë nga dramaturgjia, ose letërsia shqipe. Do të vihen kryeveprat e dramaturgjisë botërore për t’u bërë të njohura për publikun shqiptar. Këto pjesë do të vihen në skenë nga regjisorë që do të përzgjidhen me një rreptësi profesionale dhe artistike. Ka pasur debate mbi trupën permanente që ka Teatri Kombëtar. Në platformën tuaj, do të ekzistojë kjo trupë? Duke përkthyer fjalën permanente, dua të cilësoj që trupa e Teatrit Kombëtar do të ketë një trupë

të përhershme, por jo të përjetshme. Kjo do të arrihet përmes kontratave, të cilat do të jenë nga 6-mujore deri në 2-vjeçare, duke cilësuar këtu, veçorinë e secilit aktor dhe rendimentin e tij, në skenën e TK-së. Aktorët që do të kontraktohen nga Teatri Kombëtar, do të marrin pjesë, duke pasur role që gradualisht do të ekuilibrojnë njëri-tjetrin, në të katër projektet e sezonit, tetormaj dhe në projektin veror. Teatri, sipas Aristotelit, është marrëdhënia erotike–platonike që ka aktori me shikuesin. Është domosdoshmëri jetike, harmonia ndërmjet aktorëve që do të përbëjnë trupën e Teatrit Kombëtar. Jozef Cajkin, një emër i njohur i teatrit amerikan, e quante teatrin një “kabare”… Unë kam mbaruar shkollën e Teatrit Kombëtar grek në Athinë, dhe përkufizimet e mia për teatrin janë ato që jepte Aristoteli, ati i tragjedisë Eskili, e deri te më të rinjtë, siç ishte Sofokliu dhe Europidi. Në teatrin e antikitetit helen, kemi të bëjmë me përballjen e arketipit me fatin e tij, i cili ishte caktuar nga perënditë. Personazhi përpiqej të ndryshonte ardhmërinë e tij, duke iu kundërvënë kornizës së caktuar nga lart. Ashtu si Prometeu nga dashuria për farën njerëzore u dhuron atyre flakën, për të çuar më tej zhvillimin e shoqërisë njerëzore, me këtë akt kryengritës në të njëjtën mënyrë artistët e sotëm në skenën e teatrit kanë për detyrë të ngrenë krye ndaj formave që cenojnë lirinë e tij. Për mua teatri ka një përgjegjësi mbi shoqërinë e qytetit në të cilin jeton. Duket sikur ky rol ndërgjegjësues i teatrit ka humbur… Duket sikur kriza e teatrit është shtrirë dhe në politizimin e tij? Në gjuhën helene kemi derivatet e fjalës polis=qytet janë politis=qytetarë dhe politikos=politikan, politizmos=kulturë. Pra, nëse i përmbahemi djepit ku ka lindur teatri, çdo qytetar është i përgjegjshëm për qytetarinë (politikën) e tij. Duke iu përmbajtur pyetjes suaj, politizimit, është nevojë e pashmangshme e një trupe teatrale për të ndërgjegjësuar shoqërinë qytetare në të cilën jetojmë. Kur kjo devijon apo shtrembërohet në udhë e sipër, atëherë katandiset në një trupë amorfe dhe të përçudnuar. Siç e kuptoni, gjuha nga e cila lindi teatri ka në rrënjën e saj, ka qytetarin. Një nocion, i cili duhet mbështetur fuqishëm në çdo lloj marrëdhënie shoqërore apo institucionale. Kush është realiteti i teatrit grek sot? Në Athinë ku unë jetoj, vihen mbi 400 premiera teatrale në vit, duke filluar këto nga sallat me tre mijë spektatorë e deri në ato me 30 spektatorë. Këtu lëvrohen të gjitha gjinitë e teatrit, duke u nisur që nga teatri antik helen, ai elisabetian, komedia del arte, dans teatri, teatri plastik, teatri eksperimental, alternativ, in your face theatër etj. Athina qëndron në aksin elitar europian të teatrit, që përbëhet nga Berlini apo Londra. Teatri Kombëtar grek vendos rreth 22 projekte në vit, ku angazhohen më tepër se 100 aktorë me kontrata , 3, 5, 8-mujore, të cilët përfshihen në jo më pak se tri projekte në sezon. (A.b)

Uran Dervishi, talenti i këngës kërçovare mjaft mirë nga të rinjtë e moshës së tij. Me tutje këndoi se bashku me babain disa këngë të përpunuara kërçovare. Dëshiron të trashëgojë pasurinë që ia la babai duke ndjekur rrugën e tij. Shprehet se të gjithë repertorin shqiptar e ka mësuar në ndejat familjare me artistë të njohur, miq të shtëpisë si Fitnete Rexha,

Naim Gjoshi, Alajdin Demiri, Fanushe Ahmeti, Shkodran Tolaj e shumë të tjerë. Urani edhe pse i ri në moshë ka marrë përgjegjësi të udhëheq Ansamblin e këngëve e valleve "Jusuf Albani" që është krijuar para dy vitesh në Kërçovë. Urani përveç që ka vokal të mirë, është edhe valltar i mrekul-

lueshëm. I pëlqen t’i këndojë Manastirit dhe shkronjave shqipe sepse është nip i Manastirit. Ka marrë pjesë në shumë evenimente në Kërçovë dhe në Zvicër. Për vitin 2014 ëndërron të realizojë një album dhe një videoklip. Njëkohësisht që të punojë me koreografin e njohur nga Shqipëria Rexhep Çelikun.

NËNËS SIME 1 E re si filiza Shkove një ditë nuse Në shtëpi varfanjake Ëndërrove për bukë e ujë Por më shumë për puse… 2 Ujë, pak ujë Unë etjen ta shuajë… Shko poshtë në lum… “Atje ka ujë shumë”. 3 Ti në lum shkove Dhe etjen e shove Disa here këndove, Por më shumë Lot lëshove. 4 Një hije e zezë… Të rrinte në sy. Tërë rininë ta zhduku Të rrinte mbi kry?! 5 Ti qëndrove shumë… Ishe shumë krenare… Trimëria jote… S’paguhet me pare. 6 Heroina jonë… Nëna fitimtare… Për jetën tone Ti ishe krenare. 7 Na rrite me lot, Që çelën si lulet në male… Tani ti këndon Me ne je krenare.

Ma jepni lapsin! Ma jepni lapsin sonte… Të vizatoj një dervish. I cili do të më tregojë… Ku gjendet “kulla e fildishtë”. II Askush nuk e solli lapsin… Unë vet e morra… Unë, tre e jo një dervish, vizatova. Por asnjëri s’më shiqoi… Për kullën e fantazive s’më tre goi. III Njëri më tha jam hoxhë e jo dervish… Mos më pyet a dua pasul ose mish. Unë jam dervish më tha tjetri… Mos më pyet sa këmbë i ka lep uri. IV Unë pritsha kullën e fantazisë sime Ata më sollën gjëra pa lidhje… Hoxha për mishin ëndërronte… Dervishi këmbët e lepurit i numëronte?! V Unë me lapsin tim… E shkruajta poezinë Dua realitetin… E largova fantazinë Tani shumë e më shumë… E besoj Perëndinë Arsimtari, Rexhep Ukalli


14

E n ig m a

e shtunë, 18 janar 2014

HOROSKOPI DASHI

DEMI

Marrëdhënia ne çi do jete edhe me e bukur gjate kësaj dite. Do ruani një komunikim te ngrohte me partnerin tuaj dhe do flisni për çdo lloj teme me te. Beqaret do fillojnë te mendojnë me seriozisht për te ardhmen dhe nuk do ecin kuturu. Financat do kenë probleme dhe kjo për shkak te pamaturisë me shpenzimet qe keni treguar kohet e fundit.

BINJAKËT

Jeta senmentale e çieve do jete me e mire se një dite me pare, megjithatë ende do ketë gjera për t’u rregulluar. Kujdes duhet te bëjnë ata qe kane një partner te shenjës se Demit, Dashit apo Luanit. Beqaret do keni shume pretendime dhe nuk do arrijnë as sot te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar nuk duhet te merrni vendime te nxituara sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

GAFORJA

Dite mja e animuar dhe e mbushur me emocione te forta kjo e sotmja për te dashuruarit. Edhe për ata qe kane pasur mosmarrëveshje gjerat do shkojnë me se miri. Beqaret ka shume mundësi te njohin dike interesant gjate një darke me miqtë apo gjate një takimi pune. Ne planin financiar fa do jete me ju. Do realizoni transaksione te rëndësishme.

LUANI

Edhe nëse një person mahnitës ju propozon sot mos bini ne tundim nëse keni dike ne krah. Do lëndonit atë, por edhe veten tuaj. Beqaret nga ana tjetër duhet te përfitojnë sa te mundnin nga çdo takim. Me shume gjase rrjedha e jetës se tyre do ndryshoje. Situata financiare do ketë disa përmirësime, megjithatë nuk duhen shpenzuar shume marramendëse.

VIRGJËRESHA

Nëse jeta ne çi nuk ju kënaq aq sa duhet, bëjeni ju hapin e pare sot. Rihapni dialogu dhe shpjegojini partnerin gjithçka qe ju shqetëson. Ai do ju kuptoje. Beqaret do kenë dëshirë vetëm për aventura te shkurtra dhe sot mundësitë do jene te pafundme. Financat nuk do jene te këqija, por ju duhet ta shfrytëzoni ditën për  menaxhuar me kujdes te ardhurat qe keni.

PESHORJA

Fatmirësisht jeta ne çi nuk do ketë probleme dhe do jete një nga fushat qe do ju shqetësojë me pak. Komunikimi do jete pika juaj me e forte. Beqaret duhet te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë dhe jo te dalin jashtë vetes se tyre. Ne planin financiar duhet te tregoheni te kujdesshëm. Dëshira juaj e tejskajshme për shpenzime mund t’iu rrënojë.

AKREPI

Për shkak te ndikimit te madh te Saturnit dhe Jupiterit, jeta juaj ne çi do ketë ndryshime rrënjësore sot. Beni gjithçka ne bashkëpunim me partnerin tuaj ne mënyrë qe te mos keni probleme me pas. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do bien kollaj pre e joshjes se personave qe do kenë pranë. Ne planin financiar ka rrezik te bëni gabime qe do ju kushtojnë shtrenjte.

SHIGJETARI

Dite mja e lumtur kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përdheleni nga partneri dhe do ju duket vetja sikur jeni ne ëndërr. Mundohuni edhe ju t’ia shprehni ne mënyra te veçanta ndjenjat. Beqaret duhet te mendohen mire para se te dalin me dike sepse jo gjithmonë gjerat janë siç duken ne pamje te pare. Ekuilibri buxhetor do ketë tronditje serioze.

BRICJAPI

Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje do dini si t’i zgjidhni me qetësi mosmarrëveshjet me partnerin, ndërsa nëse sapo keni filluar një histori do alarmoheni edhe për gjerat me te vogla. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri edhe pse do bëjnë çmos qe realizojnë disa takime. Ne planin financiar nuk duhen marre rreziqe te mëdha sepse ende nuk është momen.

UJORI

Pozicionimi i mire i yjeve ne planin senmentale do beje qe lidhja juaj te jete e stabilizuar dhe e qete. Nga ana tjetër Venusi do ju nxite te tregoheni me sensuale dhe me sharmante. Beqaret do fillojnë histori dashurie romaneske me personat qe kane kohe qe i njohin. Financat nuk do jene aspak ne gjendje te mire kështu qe shmangni çdo shpenzim te tepruar.

PESHQIT

Do përjetoni kënaqësi pa fund gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje. As vete nuk do ju besohet qe partneri është ai qe po ju bën kaq te lumtur ndërkohë qe kohet e fundit keni pasur mosmarrëveshje. Beqaret do bien çmendurisht ne dashuri me dike qe nuk e kane simpazuar kurrë. Financat do jene me te stabilizuara se kohet e fundit.

Do kryeni projekte afatgjata sot me partnerin tuaj ne mënyrë qe e ardhmja te jete me e sigurte dhe me e bukur. Te dy do jepni mendimet tuaja dhe do bëni zgjedhjen me te mire te mundshme. Beqaret do jene me fat ne dashuri, por jo te gjithë do përfitojnë. Situata financiare do jete paksa delikate, megjithatë me pak përkujdesje gjithçka mund te rregullohet.

shpallje Në pajtim me nenin 22,23,24 të Ligjit për marrëdhënie pune si dhe neneve 80,81,82,83 të Ligjit për arsim fillor, shkolla fillore”Faik Konica” f.Debresh¬-Gostivar, publikon këtë: SHPALLJE PUBLIKE

KONKURS Për punësim për kohë të caktuar - kuadër arsimor - për vitin Shkollor 2013/2014-të si dhe kuadër jo arsimor Një arsimtar për lëndën-Ars.Fizik e shëndetësor.............18 orë Kandidatët e interesuar për vendet e punës të shpallura në këtë shpallje publike përveç kushteve të përgjithshme bazuar në ligjin për arsimin fillor dhe ligjin për marrëdhënie pune të RM, kandidatët duhet dërguar edhe këto dokumente: plotësuar kushtet ligjore të Ligjit për dokumente : - Kërkesë me shkrim për punësim , fotokopje të diplomës e noterizuar, fotokopje për shtetësinë e RM ,vërtetim nga gjyqi se nuk janë të dënuar dhe sipas mundësive fotokopje të letër njoftimit . Shpallja publike zgjat 5 ditë prej ditës që shpallet në revistën ditore. Dokumentet e pakompletuara organi kompetent nuk do ti merr në shqyrtim .Dokumentet e kompletuara duhen dorëzuar në adresë shkolla fillore “Faik Konica” f.Debresh-Gostivar Kontakt tel 042-371-180 Nga Drejtoria


Sport

e shtunë, 18 janar 2014

22 vjeçari vjen nga radhët e Pelisterit, ndërsa ishte pronë e përbashkët e ekipit nga Manastiri dhe skuadrës bullgare Litex nga Lovechi. Bëhet fjalë për sulmues kualitativ i cili në sezonin vjeshtor ishte futbollisti kryesor i Pelisterit, ku shënoi 7 gola

SHKËNDIJA FIRMOS ME BRAZILIANIN

Junior vishet kuqezi

Avdyl SALIHU hkëndija bën goditjen e radhës në merkato, duke angazhuar kështu sulmuesin brazilian Stenio Marcos da Fonseca Salazar ‘Junior’. 22 vjeçari vjen nga radhët e Pelisterit, ndërsa ishte pronë e përbashkët e ekipit nga Manastiri dhe skuadrës bullgare Litex nga Lovechi. Bëhet fjalë për sulmues kualitativ i cili në sezonin vjeshtor ishte futbollisti kryesor i Pelisterit, ku shënoi 7 gola, 4 prej të cilëve në takimin Metalurg-Pelister të fituar nga manastirasit me rezultat 2:4. Në Manastir braziliani erdhi verën e shkuar si futbollist i huazuar nga rradhët e ekipit bullgar Litex, ndërsa në vendlindjen e tij ka luajtur për skuadrat e Horizontes dhe Sport Resifes. Shkëndija gjatë kohë ishte në ndjekje të brazilianit dhe bisedimet u zhvilluan një kohë të gjatë, në një moment u duk se gjithçka do të përfundojë pa sukses, para se të enjten në mbrëmje falë insistimit të drejtuesve të Shkëndijës negociatat të mbyllen me epilog pozitiv. Krerët e klubit u desh të mirën vesh me kryesitë e Litexit dhe Pelisterit, për të bërë të vetin sulmuesin brazilian. Jun-

adhurues të basketbollit shfrytëzuan mundësinë të bëjnë stërvitje me yjet e NBA-së duke iu dhënë për kujtim edhe fanella me mbiemrat e tyre. DItë më herët disa lojtar të Brooklyn dhe Atlantas kanë vizituar ekipin e Chelseat të Londrës. Dy ekipet gjenden në Londër, për të luajtur një ndeshje të kampionatit të rregullt.

Varreza në Camp Nou SHKËNDIJA LARGON GORAN MAZNOVIN Duke përforcuar ekipin me futbollistë kualitativ, kryesia e Shkëndijës në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik ka vendosur të lirojë nga obligimet sulmuesin Goran Maznov. I ardhur nga radhët e Metalurgut, Maznov nuk arriti të gjejë veten në taborin 'kuqezi' dhe shënoi vetëm dy gola, ndërsa mungoi disa ndeshje me radhë në fund të sezonit vjeshtor për shkak të dëmtimit në takimin me Horizontin. Pikërisht ndeshja me Horizontin do të mbahet mend si përballja e fundit e Maznovit në fanellën e Shkëndi jës. Drejtuesit e Shkëndijës falënderojnë Goran Maznovin për kontributin e dhënë në fanellën 'kuqezi' duke i dëshiruar gjithë të mirat në karrierën e mëtejshme. ior të premten në kompaninë ‘Ecolog’ firmosi kontratë afatgjatë me Shkëndijën, ndërsa më pas u prezantua me fanellën ‘kuqezi’ nga presidenti i klubit Jetmir Bexheti. Futbollisti brazilian është përforcim i radhës i madh për Shkëndijën, që pritet ekipit ti jep një shtytje të

Neymar, të paktën tri javë larg fushave

Martinos. Dëmtimi I Neymar shkaktoi panik edhe në Brazil, ku u frikësohen mungesës së tij në Botëror, gjithsesi tifozët dhe stafi teknik I Selesaos duhet të jenë të qetë, pasi Neymar nuk e rrezikon Botërorin që zhvillohet në Brazil.

madhe në sezonin vjeshtor, kur ‘kuqezinjtë’ do të kërkojnë ngjitje në renditjen tabelare. Stenio Marcos da Fonseca Salazar ‘Junior’ është futbollisti i ri i tetë i Shkëndijës në këtë merkato, pas Yordan Milievit, Nuri Mustafit, Astrit Fazliut, Muhamed Useinit, Demir

Imerit, Bojan Vruçinës dhe Denis Simijonoviç-it. Me këtë lëvizje të fundit, Shkëndija ngadalë mbyll merkaton e janarit para se ekipet tjera të fillojnë një gjë të tillë dhe tani futbollistët dhe stafi teknik maksimalisht mund t’i përkushtohen fazës përgatitore.

Mourinho insiston për Diego Costan Chelsea raportohet se do të dalë me një ofertë të majme për sulmuesin e Atletico Madrid, Diego Costa. Daily Star shkruan se Costa është i vendosur të qëndrojë te Atletico Madrid këtë sezon, të cilin e ka filluar në mënyrë të shkëlqyeshme duke shënuar 19 gola dhe duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga në pjesën e parë të sezonit, një gol më pak se Cristiano Ronaldo. Megjithatë, braziliani me nënshtetësi spanjolle e di se një varg klubesh janë të interesuara për të, përfshirë edhe Chelsean. Duke qenë se është e pamundshme që Costa të lëvizë gjatë janarit, Blutë bëhen gati ta transferojnë atë gjatë verës. I interesuar për

Real M. ndërron emrin e stadiumit Stadiumi i “Santiago Bernabeu” shumë shpejt pritet të ndërroj emrin dhe pritet të quhet, Coca Cola. Çdo gjë ndryshohet për para, madje edhe klubet më të njohura e bëjnë këtë si Real Madrid. Në fakt, skuadra ka nevojë për fonde shtesë dhe këtë mendon ta realizojë nëpërmjst stadiumit të saj. Stadiumi legjen-

Lajme Interesante Ushtruan me futbollistët e Arsenalit

Sulmuesi Lukas Podolski dhe portieri, Lukasz Fabianski kanë zhvilluar stërvitje me basketbollistët e njohur të NBA-së. Dy futbollistët e Arsenalit, sulmuesi Lukas Podolski dhe portieri, Lukasz Fabianski kanë vizituar basketbollistët e skuadrës së NBA-së, Brooklyn Nets gjatë stërvitjes së tyre në Londër. Podolski dhe Fabianski duke qenë

S

Neymar do të qëndrojë të paktën 3 javë jashtë fushave të blerta për shkak të dëmtimit që pësoi në sfidën e kthimit të Kupës së Mbretit ndaj Getafes. 22-vjeari, i cili përdrodhi kaviljen në tentativë për të krosuar një top në zonë, doli nga fusha i mbështetur te pjesëtarët e stafit mjekësor të Barcës, duke dhënë përshtypjen e një dëmtimi të rëndë, por në kampin katalanas besojnë se pasojat nuk janë të rënda. Gjithsesi, sulmuesi Brazilian do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme, për ta përcaktuar më saktë periudhën që i nevojitet për të qenë sërish nën urdhrat e Tata

15

dar i Realit, Santiago Bernabeu shumë shpejt pritet të marr emrin, Stadiumi Coca Cola. Sipas medieve spanjolle, oferta e kompanisë së pijes së njohur nga SHBAtë vlen 80 milion euro. Presidenti i Realit, Florentino Perez më herët kishte biseduar me Microsoft, e cila ofroi 50 milion euro.

lojtarin është edhe një tjetër klub anglez dhe londinez, lideri i Ligës Premier, Arsenali. Megjithatë Blutë duket se janë në avantazh, pasi agjenti i Mourinhos, Jorge Mendes, është njëkohësisht agjent i lojtarit.

Klubi i Barcelonës ka vendosur të hap varreza në stadiumin e saj të futbollit. Katalonasit planifikojnë të hapin “Arenën memoriale” në kuadër të stadiumit Camp Nou, ku do të kishte vend për varrosjen e 30 mijë tifozëve më besnik. Besohet se një numër i madh i katalanasve, por edhe nga

vende të ndryshme do të dëshmonin kështu besnikërinë për klubin dhe presin që vendet e këtyre varrezave do të shiten më herët. Varrezat e tilla të tifozëve nuk janë diçka e re, pasi që më herët në Argjentinë, hiri i të ndjerit është derdhur madje edhe gjatë ndeshjeve në fushë.

Futbollistja më e bukur në botë

Futbollistja e PSG, Laure Boulleau është njëra ndër futbollistet më të mira në botë. Ajo mendon se futbolli i femrave do të jetë gjithnjë e më i popullarizuar. “Ka barazpeshë në lojë, sigurisht jo fizike. Futbolli i femrave është duke evoluar nëpër vite. Ushtrojmë po ashtu shumë sikur meshkujt. Për barazi duhet kohë sepse ka ende klube ku futbollistet nuk luajnë si profesioniste”, tha Boulleau.

Bukuroshja është anëtare e klubit parisien nga viti 2005, ndërsa është futbolliste e kombëtares së Francës. Ajo e pranoi se nuk takohet me futbollistet meshkuj të PSG-së. “Nuk është se ikim nga njëri tjetri, por thjeshtë nuk ushtrojmë në vendin e njëjtë. Ndonjëherë kalon kohë e gjatë dhe nuk shihemi. Ata luajnë ndeshjet e tyre, ne tonat. Ndonjëherë takohemi në ndonjë koktej”, tha Boulleau.

Arsenali me ofertë për Draxler Arsenal mbetet i vendosur të nënshkruajë me mesfushorin e Schalke, Julian Draxler, gjatë këtij muaji, pavarësisht se ai është i lënduar. Daily Mail shkruan se Draxler është duke u trajtuar për një tendon të dëmtuar, e cila do të mbajë atë jashtë fushe deri në mars. Por Arsenali nuk do

të heqë dorë nga përpjekjet për ta transferuar atë gjatë këtij afati kalimtar, transmeton Telegrafi. Topçinjtë janë duke përgatitur një ofertë marramendëse, në vlerën e 37 milionë funteve për gjermanin, të cilin janë të gatshëm ta presin deri në rikuperimin e plotë. /Telegrafi/


Sport

16

Kosova i kërkon miqësore Serbisë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka filluar kërkimin për kundërshtarin e parë në debutimin e ekipit Përfaqësues në ndeshje miqësore ndërkombëtare, pas lejes së marrë nga FIFA për zhvillimin e tyre. Deri më tani janë duke qarkulluar emra të ndryshëm si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gana, Holanda, por edhe Ishujt Faro, që sipas FFK’së është vetë-ofruar si kundërshtar për 5 mars, datë e caktuar për ndeshje miqësore ndërkombëtare. Mirëpo, presidenti i FFK’së, Fadil Vokrri ka një ide tjetër. Ai nuk e përjashton mundësinë e ballafaqimit me Serbinë. “Kur para tre vjetësh kisha deklaruar se do të më pëlqente të luanim kundër Serbisë, e kisha seriozisht. Shumëkush në atë kohë mendonin se ishte një provokim, por tani gjërat janë më reale”, ,deklaroi Vokrri për Alo. “Unë ende dua që kjo ndeshje të zhvillohet, vetëm FSS le të pranojë, dhe FIFA të lejojë. Unë gjatë takimit në Zurich kam deklaruar se do të ishte mirë që ndeshja e parë të ishte Kosova kundër Serbisë, por Blatter ishte kundër për shkak të rrezikut të huliganizmit”, u shpreh kreu i futbollit kosovar.

Themelohet KM "Studeniçani"

Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki dhe biznesmenit Shefket Aliu, Komuna e Studeniçanit të enjten mbrëmë themelojë Klubin e Mundjes "Studeniçani". Për kryetar të Klubit u zgjodh Asip Kurtishi, sekretar Nuri Sadiki, ndërsa për trajner Bejtulla Alimi. Në kryesinë e klubit krahas mundësve të njohur nga fshati Studeniçan: Shefket Aliu, Ali Demiri, Ehtem Jaja, Idriz Jaja, Osman Ramadani, Xhezair Latifi, Muhamed Vejseli, Shefket Aliu do të jenë edhe kryetari i komunës së Studeniçanit Azem Sadiki dhe drejtori i Shkollës Fillore "Naim Frashëri"-Studeniçan, Lutfulla Memedi. "Jam tepër i lumtur që po themelojmë Klubin e Mundjes, me qëllim që të ruhet dhe zhvillohet ky sport, i cili tradicionalisht ka qenë i kultivuar në Studeniçan dhe Karshiakë. Me këtë rinisë i jepet një mundësi për ta kultivuar këtë sport ndërsa ne ruajm edhe amanetin e të gjithë atyre mundësave (pelivanëve) tonë të cilat ndër vite na kanë bërë të njohur kudo nëpër botë duke marrë medalje të shumta si mundës të suksesshëm", tha kryetari Sadiki. (A.S.)

GJITHNJË NË KRYE TË DETYRËS DHE ME IDEJA TË FRESKËTA “Çelsin e suksesit tim e shoh nga përkrahja pa rezerve e kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti si dhe nga klubi im Liria me shokët: Betim Vrenezi, Amet Ademi, Lulzim Vrenezi, Sofijan Ismaili, Sedat Baftiu e tjerë. Kjo më ka bë më të fuqishëm për të vazhduar punën”, tha Besnik Ejupi

Ejupi: Federata e mundjes kishte nevojë për ndryshime

këto mbledhje gjithnjë merrte pjesë edhe Ceno Cenov, ku se bashku me kryetarin Sejdiu kemi biseduar me ata që të pranohet edhe Kosova. Sado kudo mendoj se kemi arritur të bëjme diçka në këtë qeshte. Me vet ardhjen tonë në federatë poashtu gjuha shqipe filloj të merr kahjen e duhur në përdorimin e saj. Në memorandumin e federatës qëndron edhe shqipja. Klubet tona kërkesat dhe komunikimet i bëjnë shqip, poashtu edhe diplomat edhe mirënjohjet janë edhe në gjuhën amtare. Kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe me një fjalë mund të them se u bë revolucion në disa çështje. Zhurnal Plus: Patët një largim të përkohshëm nga federata e mundjes ku ishin arsyet dhe pse u kthyet në vitin 2013? Ejupi: Duhej të largohem pasi isha pjesë e kabinetit të drejtorit në agjencinë për rini dhe sport, një institucion ku kam marr shume eksperiencë. Vjet u ktheva pas një bisede që pata me kryetarin e

Lirisë, Betim Vrenezi, i cili është poashtu edhe nënkryetar i federatës. Ai kërkoj që ne të ripozicionomi edhe njëherë më mire në federatë dhe kjo u arrit me sukses duke futur në pozitat kryesore shqiptarët. Cekim seleksionues tek seniorët është Lulzim Vrenezi, tek juniorët Sofijan Ismaili, kurse tek kadetët Sedat Baftiu, kemi njerëz tanë edhe në këshillin drejtues ndërkohë që përfaqësimi i gjuhës shqipe po vazhdon të përdoret. Vjet ishim edhe organizator të suksesshëm të kampionatit evropian për junior ku poashtu u shpërblyem, ndërkohë që iu gëzuam edhe dy medaljeve ndërkombëtare ku Jasin Rexhallari fitoi bronz në lojërat mediterane, kurse Elmedin Sejfullahu ishte i treti në kampionatin evropian për kadet. Zhurnal Plus: Ku e shihni juaj çelësin e suksesit tuaj Ejupi: Si pjesë e reprezentacionit kam qen udhëheqës i delegacioneve në disa kampionate evropiane e botërore. Evenimenti më i madh që kam marr pjesë ka qen turneu kualifikues olimpik që u zhvillua në Martiny. Atje kisha rastin ta takoj edhe kryetarin e FILA-s, Martineti dhe gjithë bordin e tij. Vet fakti se isha prezent aty ishte një përvojë e madhe për mua. Çelsin e suksesit tim e shoh nga përkrahja pa rezerve e kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti si dhe nga klubi im Liria me shokët: Betim Vrenezi, Amet Ademi, Lulzim Vrenezi, Sofijan Ismaili, Sedat Baftiu e tjerë. Kjo më ka bë më të fuqishëm për të vazhduar punën. Zhurnal Plus: Me përvojën tuaj po i ndihmoni edhe KM Liria ? Ejupi: Në KM Liria s’jam i kyçur direkt pasi nuk më lejon statusi i postit në federatë. Por unë nga ai klub burojë dhe mundohem me çdo mënyrë t’ju ndihmojë kur kanë nevojë. Qëllimi është të krijojmë një klub profesional ashtu siç e meriton. E gjithë kjo që po mundohemi të bëjmë do ishte e kotë nëse nuk do kishim përkrahjen e madhe nga kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili gjithmonë i ndihmon sportit.

kundër Makedonija Gj.P me 1 janar dhe kundër Metalurgut me datën 7 janar, për ndeshjet tjera

opinioni do të njihet me kohë posa të merremi veshtë”tha trajneri Xhengis Rexhepi. Vrapçishti deri më tani ka angazhuar tre futbollist Rufat Çelik dhe Sadik Jusufi nga KF Gostivari dhe sulmuesin Shemsi Taha, ndërsa ditëve në vijim prite edhe një super sulmues dhe ndoshta edhe dy tre futbollist tjerë. (A.S.)

Intervistoi, Avdyl SALIHU ederata e mundjes së Maqedonisë në të kaluarën nuk i kishte dhënë mbështetjen e merituar klubeve shqiptare në vend, por edhe sportistëve, mirëpo pas vitit 2006 me angazhimin e Shaban Sejdiut në krye të federatës dhe sekretarit gjeneral Besnik Ejupi, gjithçka filloi të merr kahje tjetër. Shqiptarët filluan të pozicionohen në komisione të ndryshme ndërkohë që edhe gjuha shqipe u fut në memorandum dhe ajo tani përdoret si në komunikim, dokumente zyrtare si dhe në diploma e mirënjohje. Në intervistën që zhvilluam me sekretarin e palodhur Besnik Ejupi, ai poashtu paraqiti edhe disa suksese tjera që edhe vet mburret, si lobimi në FILA për pranimin e Kosovës në këtë institucion. Ndryshe, Ejupi ka qen i suksesshëm edhe si mundës aktiv ku disa vite me radhe ka qen pjesë e reprezentacionit. Ai kualitetin e tij si administrues po e tregon edhe tani në Federatë duke qen pjesë e pandarë e projektit të nënkryetarin Betim Vrenezi, i cili poashtu po tregohet shumë i suksesshëm. Zhurnal Plus: Nga cili vit jeni pjesë e federatës dhe ku ishte qëllimi juaj që pranuat postin e sekretarit gjeneral ? Ejupi: Pjesë e Federatës së mundjes së Maqedonisë jam nga viti 2006, respektivisht prej kohës kur kryetar ishte legjenda e mundjes Shaban Sejdiu. Para se të emërohet Sejdiu në këtë post i njejti ishte drejtor i KM Liria, mirëpo me përkrahjen e komunës së Çairit dhe kryetari Izet Mexhiti dhe ekipit te tij, u arrit që atë ta fusim

F

në krye të këtij institucioni sportiv kurse unë u futa si sekretar gjeneral. Qëllimet pse pranova këtë detyrë ishin te shumta, vi nga ky sport ku edhe kam qen disa vite pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë dhe ishte një nder te punohet në Federatë. Nga ana tjetër, është për tu shënuar në histori pasi për herë të parë prej që ekziston kjo federatë, postet kryesore i kanë pas shqiptarët. Arsye tjetër se pse pranova postin ishte edhe fakti se doja ti ndihmoj sportistët shqiptar por edhe klubet, që në të kaluara kanë pasur padrejtësi të ndryshme. Sado kudo me punën tone që kemi bërë, jemi munduar qe ti përmirësojmë kushtet. Në këtë periudhë në bashkëpunim me prof Vullnet Ameti arritëm qe të riaktivizojmë KM Sharri kurse pas një kohe edhe Uskana nga Kërçova. Zhurnal Plus: Keni bërë ndryshime pozitive në Federatë na thuaj diçka edhe për themelimin e lidhjes ballkanike ? Ejupi: Para vitit 2006 shqiptaret kanë qenë minimum të

përfshirë në organet drejtuese të Federatës. Ka pasur nënkryetar dhe një anëtar në bordin drejtues, por edhe roli i tij ka qen figurativ pasi ashtu kanë qen rrethanat, mirëpo pas angazhimit tonë gjithçka ka ndryshuar. U bë një revolucion për te mire ku filluan edhe rezultatet të vijnë një nga një. U futen njerëz tonë në degët e federatës ku normal përkrahje kemi pas edhe nga klubet shqiptare, pasi kemi qen gjithnjë të koordinuar. Nga ana tjetër, në vitin 2007 së bashku me kryetarin e atëhershëm Shaban Sejdi jemi themelues i lidhjes ballkanike, ku merrnin pjesë shtete si Bullgaria, Greqia, Turqia, kurse kryetar ishte legjenda e mundjes botërore Valentin Jordanov. Zhurnal Plus: Keni lobuar disa herë për Kosovën të pranohet në FILA ? Ejupi: Po është e vërtet se në takimet ndërkombëtare që kemi pas, jemi munduar gjithnjë të lobojmë për pranimin e Kosovës ne FILA, si dhe në CELA, pasi në

Vrapçishti përgatitje në Dojran Klubi i futbollit Vrapçishti edhe zyrtarisht ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror. Në grumbullimin e parë që u bë tek palestrat sportive me bar sintetik pas kompleksit ‘Ramstor’ në Tetovë, të pranishëm ishin drejtuesit e klubit, stafi teknik

me në krye Xhengis Rexhepi dhe futbollistë në mesin e të cilëve edhe si Rufat Çelik, Sadik Jusufi dhe Shemsi Taha. “Faza e parë do të zhvillohet në terren e të mbyllura dhe në terrenin e Vrapçishtit varësisht nga kushtet klimatike. Faza e dytë do të

Avdijaj zbulimi i Schalke Futbollisti i ri shqiptar ka impresionuar me ekipin e parë në fazën përgatitore që Schalke po e kalon në Doha të Katarit. Donis Avdijaj është futbollisti nga Kosova i radhë i talentuar që po pritet të shpërthejë në Evropë. Ai është 17 vjeçar dhe është përshirë në ekipin e parë të Schalkes, që në fazën përgatitore që kjo

e shtunë, 18 janar 2014

zhvillohet në ndonjë qendër sportive siç janë Dojrani apo Banjat e Negorcit ku do të qëndrojmë 8 ditë. Gjatë fazave përgatitore kemi parapa të zhvillojmë 7 ndeshje . Tani mund të them se ndeshja e parë kontrolluese do të zhvillohet

Thohir vendimtar për Berishën tek Inter skuadër po e kalon në Doha të Katarit. Paraqitjet e tij të mira, kanë bërë që drejtuesit e këtij klubi të pranojnë me lehtë largimin e Julian Draxler te Arsenali i Londrës. 17 vjeçari, Avdijaj në fakt është dashur të luaj me ekipin U-19, por paraqitjet e mira kanë bërë që atij trajneri, Julian Keller t’ia japë një mundësi, të cilët ai e shfrytëzoi.

Sipas mediave australiane, në kalimin e sulmuesit shqiptar, Besart Berishës tek Interi mund të ndikojë direkt presidenti i zikaltërve, Erik Thohir. Në fakt, Interi dhe Brisbane Roar kanë një marrëdhënie shumë të mirë, duke qenë se presidenti i italianëve, Tohir, njihet për lidhjen me “The Bakrie Group”, pronarët indonezianë të klubit

Brisbane Roar. Thohir është shefi ekzekutiv i “Visi Media Asia”, një organizatë e kontrolluar nga “The Bakrie Group”, e cila ka në pronësi dy kanale televizive dhe një shërbim online për lajme. Një tjetër mundësi është që Interi të blejë kartonin e bomberit shqiptar dhe ta huazojë atë sërish te Brisbane.

Zhurnal plus #674  

CAR DUSHANI, PROKURORIA NE DILEME

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you