Issuu on Google+

fq.5

Zgjidhet përmbarues i tretë shqiptarë Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti dje emëroi Jaser Asanin nga Gostivari për përmbarues në rajonin e Gjykatës Themelore në Gostivar dhe Gjykatës Themelore në Kërçovë

VITI 3 | Nr. 689 | ÇMIMI: 10 DEN | E PREMTE, 14 SHKURT 2014

www.zhurnal.mk

VONESAT E PUBLIKIMIT TË EMRAVE PËR GARËN PRESIDENCIALE

Frikë nga kundërfushata e konkurrentëve

Liderët partiakë taktizojnë me emrat për president duke e sjellë elektoratin kureshtar para aktit të kryer. Kjo është njëra prej arsyeve përse nuk janë shpallur ende emrat për garën presidenciale artitë kryesore politike ende nuk kanë bërë publike kandidaturat e tyre për zgjedhjet presidenciale. Njeriu që formalisht llogaritet si numri një i shtetit pritet që të zgjidhet pa pasur një kohë më të gjatë për ta njohur plotësisht biografinë e tij dhe programin politik. Edhe kësaj radhe pritet që kandidatët që përzgjidhen nga partitë politike mos të kenë mundësi që të ndërtojnë profilin e tyre para votuesve, por do të mbesin peng të mbështetjes nga ana e militantëve partiakë. prandaj, njëra prej taktikave të partive politike vlerësohet se është kjo vonesë për ta shpallur kandidatin. Analisti politik Albert Hani ka thënë për "Zhurnal plus" se liderët partiakë tak-

P

tizojnë me emrat për president. "Ata e sjellin para aktit të kryer elektoratin kureshtar. Nominimet e vonuara janë bërë praktikë dhe stil qeverisjeje me mangësi të elementeve themelore demokratike. Ky është një stil autokratik që e nënçmon elektoratin", ka thënë ai. Sipas Hanit, pikënisja e këtij stili të qeverisjes ka logjikë të thjeshtë, parandalimin e antifushatave nga paritë e tjera konkurrente, parandalimi i konflikteve, e të ngjashme. Ndërkohë, komunikologu Petar Arsovski thotë se situata e krijuar në rastin e vonimit të shpalljes së kandidaturave presidenciale pasqyron realitetin politik në vend ku kandidat presidencial nuk zgjidhet nga votuesit, por partia. fq.3

PROBLEMI ME LISTËN ZGJEDHORE NË PRESIDENCIALET

VIZITA E PËRFAQËSUESES SË OSBEsë

MIJATOVIÇ, NDOSHTA E DI PSE ERDHI NË SHKUP?!

fq.3

Për bojkot vendosin partitë dhe votuesit

Pas Pustecit, Pusteci Zgjedhjet presidenciale do të dëshmojnë kapacitetin e vërtetë të in stitucioneve shtetërore. Në ciklin zgjedhor që pason MPB dhe Komi sioni Shtetëror Zgjedhor do të gjenden para një testi të rëndësishëm, organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike. Përsëritja e skandalit në zgjedhjet e kaluara lokale me votuesit fiktiv nga Pusteci i Shqipërisë dhe qyteteve tjera të vendit do ti hedh ‘hije të zezë’ zgjedhjeve të cilat na presin

fq.3

Hovit i përgatit terrenin Venizelosit

2

Ndonëse mediat në gjuhën shqipe luajnë një rol shumë të rëndësishëm, Mijatoviç nuk takoi asnjë përfaqësues të mediave shqipe. Ndonëse diskriminimi ndaj tyre është mjaft i lartë, Maqedonia edhe ashtu po sheh fundin e listës në radhitjen e “Reporterëve pa kufij”

4


K r o n ik ë

2

e premte, 14 shkurt 2014

KOSOVË

SPECIALE

Gratë e pushtetshme

NgaBrendia

Bashkëshortja e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Sevdia, punon si notere, të cilët sigurojnë të ardhura të konsiderueshme. Para se të fillonte punën si notere, Sevdie Krasniqi, kishte punuar si juriste në ndërmarrjen pronësorebanesore, ku merrte pagë mujore prej mbi 600 euro FQ.10

E

Franca ka ndryshuar qëndrim disa vite më parë, duke u rikthyer në strukturat ushtarake të NATO-s pas 43 vitesh mungesë. Tashmë në SHBA hidhet ideja që ky vend të trajtohet si special në marrëdhënie, njësoj si Britania

FQ.12

ditorial

rdhi për të vizituar mediat, qëndroi tri ditë në Shkup, por asnjë falë nuk tha për gjendjen e mjerushme në të cilën ndodhen ato në gjuhën shqipe. Kjo është përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Mediave, Dunja Mijatoviç. Për më tepër, një ditë pas publikimit të raportit të “Reporterëve pa Kufij” ku mediat në Maqedoni radhiten si mos më keq, ajo nuk ofroi ndonjë zgjidhje për daljen nga kjo situatë. Siç zakonisht kërkojnë zyrtarët ndërkombëtarë, edhe Mijatoviç e përmendi nevojën për një zbatim gjithëpërfshirës dhe efikas të ligjeve për mediat, të miratuara kohët e fundit. Më shumë se kritika pushtetit i cili ka ngulfatur mediat, sidomos ato në gjuhën shqipe, Mijatoviç shprehu habinë e saj me vetë gazetarët. Sipas saj, është e habitshme se si ka mungesë të solidarizimit ndërmjet gazetarëve për çështjet që i prekin ata. Nëse e di apo nuk deshi ta thotë, kjo nuk është e qartë, por Mijatoviç gjatë kësja vizite u duk se nuk e pati fare të qartë se si funksionojnë mediat në Maqedoni. “Nuk mund të ndeshem unë në betejat tuaja. Për këtë gjë do të keni përkrahjen time por unë

E

www.zhurnal.mk

Koha për marrëdhënie speciale mes Uashingtonit dhe Parisit

Redaksia “Zhurnal plus”

Mijatoviç, ndoshta e di pse erdhi në Shkup?! Ndonëse mediat në gjuhën shqipe luajnë një rol shumë të rëndësishëm, Mijatoviç nuk takoi asnjë përfaqësues të mediave shqipe. Ndonëse diskriminimi ndaj tyre është mjaft i lartë, Maqedonia edhe ashtu po sheh fundin e listës në radhitjen e “Reporterëve pa kufij”. personalisht nuk do të kyçem në këtë betejë”, tha troç Mijatoviç. Madje ajo u kujdes që edhe fjalët që i thotë t’i ndajë në opinione private dhe zyrtare. “Unë privatisht mund të kem mendim ndryshe, por nuk mundem të kyçem në këto çështje, për fat të keq dhe ky është mandati im”. E ngarkuar si përfaqësuese e OSBE për lirinë e mediave, Mijatoviç megjithatë e nxori një fjalë të vërtetë nga goja kur tha se gjendja e medias në Maqedoni nuk po lëvizë në të njëjtin ritëm sikur mediat tjera në Ballkanin Perëndimor. Por edhe një herë ajo tha se ligjet duhet të zbatohen. Por në rastin kur vetë shteti nuk i zbaton ligjet, ajo nuk dënjoi të thotë

ndonjë fjalë. Më shumë se për hallet e mediave, ajo rëndësi u kushtoi vizitave të zyrtarëve të shtetit. Mijatoviç takoi kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ministrin për shoqëri informatike dhe administratë Ivo Ivanovski për të diskutuar lidhur me reformimin e transmetuesit publik, legjislacionin për shpifje dhe reklamat nga institucionet publike. "Këto janë ligje të mira. Ekspertë nga Zyra ime kanë punuar me autoritetet në procesin e hartimit,” tha ajo. "Është një zhvillim pozitiv që komuniteti i medias është konsultuar në procesin e hartimit të ligjeve”. E derisa Mijatoviç foli për mediat, pa i përmendur në asnjë rast ato në gjuhën shqipe që

janë të diskriminuara në të gjitha mënyrat, Maqedonia po sheh fundin e listës në radhitjen e “Reporterëve pa kufij”. Liria e mediave në Maqedoni

nga pozita e 117 që ishte vitin e kaluar, ka rënë në vendin e 123. Aktualisht Maqedonia ndodhet në të njëjtën rang me shtete gati të dështuara si

Çfarë fshihet pas premtimeve të Gruevskit për rritje pagash!? Të gjitha këto premtime të Qeverisë për rritje pagash, Izet Zeqiri, sekretar i RDK-së, i ka përmbledhur në një fjali. “Gënjeshtrat e Qeverisë, premtimet për rritje pagash nuk u realizuan” Sa herë vijnë zgjedhjet e reja qoftë lokale, parlamentare apo presidenciale në Maqedoni, partitë në pushtet, veprimin e parë që bëjnë është të premtojnë rritje të pagave në sektorë të ndryshëm, përfshirë edhe në ndihmat sociale. Tashmë është përcaktuar se zgjedhjet presidenciale në këtë shtet do të mbahen në muajin prill, prandaj edhe premtimet për rritje pagash tashmë kanë nisur të lansohen nga Qeveria e Maqedonisë. Por paralelisht me këtë, edhe reagimet e partive opozitare dhe analistëve, të cilat theksojnë se premtime të tilla janë boshe, nuk mungojnë. Izet Zeqiri, Sekretar i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) ka reaguar për këtë çështje, pikërisht pas premtimeve të ditëve të fundit të Qeverisë dhe partive në pushtet se do të ketë rritje pagash e pensionesh. Madje për këtë çështje, ai shtron edhe dilemën se përse vetë populli është përshtatur me pushtetin (sistemin)? Në një postim në faqen zyrtare të RDK-së, Zeqiri ka deklaruar se në drejtim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve, Qeveria nuk ka realizuar rritjen e rrogave të punëtorëve socialë, kulturorë, shëndetësorë dhe arsimorë, rrogat në gjyqësor, polici dhe ushtri, si dhe rrogat e të punësuarve në administratën shtetërore. Në fakt, vetëm gjatë muajt janar, partitë në pushtet në Maqedoni kanë dhënë disa

herë premtime për rritje të pagave. Këto premtime janë bërë kryesisht nga VMRODPMNE-ja dhe vetë kryeministri Nikolla Gruevksi, si lider i kësaj force politike. Kështu, me 5 janar 2014, ishte vetë kryeministri aktual, Nikolla Gruevksi, i cili deklaroi se pensionet dhe ndihma sociale, duke nisur nga muaji mars të këtij viti, do të rriten me 5 për qind. Ai gjithashtu tha se pagat në sektorin shtetëror dhe publik do të rriten po me 5 për qind në shtator. "Kjo rritje vjen në një kohë kur në pjesën më të madhe të vendeve ka ulje të pagave, pensioneve madje edhe të ndihmës sociale, për shkak të krizës debitore evropiane”, deklaroi kryeministri Gruevski. Duke u lavdëruar, ai tha se Qeveria megjithatë gjeti mënyrë, gjeti forca dhe mundësi, para së gjithash për shkak të premtimit, por edhe për menaxhmin përkatës me buxhetin, që të mundësojmë

rritjen e pensioneve, të ndihmës sociale dhe të pagave në administratën publike. “Ky premtim i yni do të realizohet në pajtim me afatet kohore", ka thënë kryeministri Gruevski. Por një analizë e shkurtë, mund të zbulojë edhe arsyen për premtimet me paga e kësaj lëvizje të kryeministrit Gruevski. Në rast se rritja ndodh me 5 mars, atëherë kjo do të ndodh vetëm një muaj para ditës së zgjedhjeve presidenciale, e nëse ndodh që shtator, kjo do të mund të ndodh eventualisht në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Bazuar në deklarimet e partive politike shqiptare, ka mundësi që ato t’u bëjnë thirrje elektoratit shqiptar që të bojkotojnë zgjedhjen për president. Kjo për arsyen se ato kërkojnë që kandidati për president të shtetit të jetë konsensual. Në rast se partitë politike shqiptare bojkotojnë zgjedhjen e presidentit, atëherë mundësia që ai të marrë mbi 40 % të votave të tërë trupit elektoral në Maqedoni, është shumë e vogël. Arsyeja është se shqiptarët përbëjnë mbi 25 % të popullatës së përgjithshme prandaj edhe mungesa e daljes së tyre në zgjedhje, mund të çojë Maqedoninë në një raund të dytë zgjedhjesh për President. Këto zgjedhje ka mundësi të mbahen pikërisht diku nga vjeshta, në kohën kur Gruevski ka premtuar se do të ndodh

rritja e pagave në sektorin publik. Të kënaqur me premtimet për rritje të pagave janë shprehur drejtuesit e Sindikatave. Madje ka të tillë që këtë e kanë quajtur edhe akt historik, siç është rasti i Zhivko Mitrevskit, drejtues i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Ai është shprehur i kënaqur nga vendimi i qeverisë, duke nënvizuar se edhe kundrejt faktit se Sindikata dhe Qeveria kanë pasur periudha bashkëpunimi është realizuar në nivel të duhur. “Informacioni për rritjen e pagave ka të bëjë me një akt historik në pjesën që ka të bëjë me përcaktimin e politikave sociale në Maqedoni”, është shprehur Mitrevski. Por analistë dhe njohës të kësaj fushe, veprime të tilla të kryeministrit i quajnë thjesht lëmoshë që nuk kanë të bëjnë asgjë me rritjen e standardit jetësor. Arbën Halili, drejtor ekzekutiv në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, është shprehur se këto premtime të qeverisë janë lëmoshë për të punësuarit në sektorin shtetëror. "Propozimi për rritjen e pagës minimale në këtë formë siç është bërë nga ana e Qeverisë më shumë krijon përshtypjen e dhënies së një lëmoshe veçanërisht për të punësuarit në institucionet shtetërore ku është dhe numri më i madh i të punësuarve”, ka deklaruar Arben Halili. Të gjitha këto premtime të Qeverisë për rritje pagash, Izet Zeqiri, sekretar i RDK-së, i ka përmbledhur në një fjali. “Gënjeshtrat e Qeverisë, premtimet për rritje pagash nuk u realizuan”.

Kongo, Madagaskari, Siera Leone, Nikaragua apo Mozambiku. Më mirë se Maqedonia në këtë drejtim janë të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë Kosovën në vendin e 80, apo Shqipëria në pozitën e 85. Sidoqoftë, gjatë qëndrimit të saj në Shkup, zyrtarja e OSBEsë, u takua me gazetarin Tomisllav Kezharovski, i cili gjendet në arrest shtëpiak. "Jam e kënaqur që Kezharovski tani ndodhet në shtëpi dhe që mu mundësua ta vizitojë. Unë do të vazhdojë të ndjekë nga afër çështjen e tij,” ka thënë Mijatoviç. Shqetësimet për gjendjen e mediave në Maqedoni, zyrtares së OSBE-së ia shprehën edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Shoqata e gazetarëve ka shprehur shqetësim në bisedime me Mijatoviç, se në periudhë të zgjedhjeve, praktika e fushatave qeveritare që ndahen në mënyrë jotransparente, mund të bëhet më agresive. Ndonëse mediat në gjuhën shqipe luajnë një rol shumë të rëndësishëm, Mijatoviç nuk takoi asnjë përfaqësues të mediave shqipe. Ndonëse diskriminimi ndaj tyre është mjaft i lartë. Në një anketë për këtë çështje që ka realizuar agjencia e lajmeve “Zhurnal”, shumica absolute e lexuesve nga 1202 vota, janë deklaruar se ekziston një diskriminim i tillë në tregun medial të vendit apo 67,23 për qind.

Maqedonia, kah koha e gurit Në Bosnjë e Hercegovinë nuk ka përparim në rrugën drejt Be-së, por BeH megjithatë është më mirë se Maqedonia, e cila iku në shekullin e mesëm. Këtë e deklaron eurodeputeti slloven Jelko Kacin, i cili mbrëmë në emisionin “Intervju 20” në Televizionin boshnjak BHT bisedoi për trazirat e fundit dhe perspektivën evropiane në BeH dhe në rajon. “Maqedonia iku në shekullin e mesëm, madje tani edhe në kohën antike, dhe këmbëngul të shkojë më tutje kah koha e gurit. Përfaqësuesit zyrtarë në BeH duhet të shikohen në pasqyrë pas rojës në mëngjes dhe të thonë – mjaft ishte, tani do të hapim një kapitull të ri për BeH. Kur kjo do të ndodhë, unë nuk shoh problem që vendi të ec përpara. BeH niset nga e tanishmja, ndërsa Maqedonia nga koha antike”, deklaroi Kacin. Për argumentet e gazetares se Maqedonia përmbushi gjithçka për BE-në, por nuk mund të shkojë më tutje për arsye se Greqia e bllokon për arsye të emrit, Kacin me përgjigje: “Maqedonia nuk mundet më tutje për shkak të vetvetes. Sepse nëse ata donin, do të gjenin marrëveshje për emrin dhe që moti do të ishin në NATO!”, ka thënë Kacin.


K r o n ik ë

e premte, 14 shkurt 2014

3

VONESAT E PUBLIKIMIT TË EMRAVE PËR GARËN PRESIDENCIALE Liderët partiakë taktizojnë me emrat për president duke e sjellë elektoratin kureshtar para aktit të kryer. Kjo është njëra prej arsyeve përse nuk janë shpallur ende emrat për garën presidenciale. Analistë politikë vlerësojnë se vonesa bëhet për të parandaluar antifushatat nga paritë e tjera konkurrente

Frikë nga kundërfushata e konkurrentëve

Agim FAZLIU artitë kryesore politike ende nuk kanë bërë publike kandidaturat e tyre për zgjedhjet presidenciale. Njeriu që formalisht llogaritet si numri një i shtetit pritet që të zgjidhet pa pasur një kohë më të gjatë për ta njohur plotësisht biografinë e tij dhe programin politik. Edhe kësaj radhe pritet që kandidatët që përzgjidhen nga partitë politike mos të kenë mundësi që të ndërtojnë profilin e tyre para votuesve, por do të mbesin peng të mbështetjes nga ana e militantëve partiakë. prandaj, njëra prej taktikave të partive politike vlerësohet se është kjo vonesë për ta shpallur kandidatin. Analisti politik Albert Hani ka thënë për "Zhurnal plus" se liderët partiakë taktizojnë me emrat për president. "Ata e sjellin para aktit të kryer elektoratin kureshtar. Nominimet e vonuara janë bërë praktikë dhe stil qeverisjeje me mangësi të elementeve themelore demokratike. Ky është një stil autokratik që e nënçmon elektoratin", ka thënë ai. Sipas Hanit, pikënisja e këtij stili të qeverisjes ka logjikë të thjeshtë, parandalimin e antifushatave nga paritë e tjera konkurrente, parandalimi i konflikteve, e të ngjashme. Ndërkohë, komunikologu Petar Arsovski thotë se situata e krijuar në rastin e vonimit të shpalljes së kandidaturave presidenciale pasqyron realitetin politik në vend ku kandidat presidencial nuk zgjidhet nga votuesit, por partia. "Presidencën do ta marrë partia është në pozitë më

P

TAKTIZIM I LIDERËVE "Liderët partiakë taktizojnë me emrat për president. Ata e sjellin para aktit të kryer elektoratin kureshtar. Nominimet e vonuara janë bërë praktikë dhe stil qeverisjeje me mangësi të elementeve themelore demokratike. Ky është një stil autokratik që e nënçmon elektoratin", ka thënë Albert Hani.

PRESIDENTI ZGJIDHET NGA PARTIA, JO NGA VOTUESIT! "Situata e krijuar në rastin e vonimit të shpalljes së kandidaturave presiden ciale pasqyron realitetin politik në vend ku kandidat presidencial nuk zgjidhet nga votuesit, por partia. Presidencën do ta marrë partia është në pozitë më të mirë, pavarësisht se kush do të jetë kandidati i saj", ka thënë Petar Arsovski. të mirë, pavarësisht se kush do të jetë kandidati i saj. Kjo për shkak se zgjedhjet presidenciale në Maqedoni deri tash çdo herë i ka fituar partia që është në pushtet në Qeveri", ka thënë ai. Sipas Arsovskit, kjo është arsyeja përse partitë nuk nxitojnë për të publikuar me kohë kandidatët e tyre për president dhe për të promovuar programet e tyre. "Kreu i shtetit do të duhej të kishte më shumë ndikim në jetën publike, por është fakt se nuk ka pushtet ekzekutiv. Në këtë konstelacion të marrëdhënieve, presidenti i ka krahët e shkurtuar",

deklaron Arsovski, për mediat maqedonase. Në anën tjetër, Vladimir Bozhinovski nga Instituti për Çështjet Politike, thekson se programet kandidatëve presidencialë duhet të përmbajnë pjesë të vizionit personal të tyre për të ardhmen e vendit. Sipas Bozhinovskit, VMRO-DPMNE këtë herë është në një pozitë më të përshtatshme nëse do të kandidonte prapë presidentin aktual Gjorqe Ivanov. Deri tash kandidaturën për president e kanë konfirmuar profesoresha universitare Biljana

Vankovska dhe Stojançe Angellov nga partia "Dinjiteti". Në anën tjetër, ka shumë emra që përfliten se do t'i hyjnë kësaj gare. Në fakt, çështja më e debatuar tash është nëse do të ketë një kandidat konsensual, siç kërkon me ngulm BDI. Është raportuar se nëse VMRODPMNE-ja nuk e pranon kërkesën e BDI-së për kandidat konsensual, atëherë partia e Ahmetit mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidencialet. Ndërkohë, nga VMRODPMNE-ja hodhën poshtë infor-

macionet për arritjen e ndonjë marrëveshje për zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Në momentin që do të ketë vendim, nëse ka vendim për zgjedhje të tjera përveç presidencialeve, do ta njoftojmë opinionin”, ka thënë Ilija Dimovski nga VMRODPMNE. Ai ka thënë se VMRODPMNE-ja do të respektojë të gjitha afatet ligjore, të gjitha rregullat ligjore dhe procedurat e brendshme për përzgjedhjen dhe propozimin e kandidatit për president, e cila do të bëhet në Konventën e kësaj partie. Edhe LSDM-ja opozitare nuk ka shpallur kandidatin e saj. Nga partia e Zaevit thonë se po rrjedh procedura e vlerësimit të kandidatit më adekuat. “Procedura po vijon. Kur të përfundojë procedura brenda-partiake do të ju njoftojmë për kandidatin e zgjedhur”, tha Petre Shilegov nga LSDM. Mësohet se gjithçka rreth kandidatëve partiak për president do të qartësohet brenda dy ditëve, kur pritet edhe të publikohen emrat e parë nga partitë e mëdha. Emri më i përfolur nga kjo parti është profesori universitar Stevo Pendarovski. Qytetarët e Maqedonisë më 13 prill, për herë të pestë në zgjedhje të drejtpërdrejta do të zgjedhin presidentin e shtetit. Rrethi i parë për zgjedhjen e kryetarit do të jetë 13 prill, ndërsa rrethi i dytë do të duhet të mbahet më 27 prill. Për zgjedhjen e kryetarit do të votojë edhe diaspora edhe atë në përfaqësitë konsullore diplomatike të Maqedonisë në Evropë dhe Afrikë, në Amerikën Veriore dhe Latine dhe në Australi dhe Azi, si një njësi zgjedhore sipas modelit të shumicës. Të drejtë për të parashtruar listë të kandidatit për kryetar shteti do të kenë ata të cilët sigurojnë së paku 10.000 nënshkrime ose nënshkrime nga 30 deputetë. Mbledhja e nënshkrimeve do të jetë në njësitë rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ndërsa do të fillojë në ditën e 15-të nga dita e shpalljes së zgjedhjeve dhe do ta zgjatë 15 ditë.

Fuqishëm pas kandidatit të përbashkët Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) qëndron fortë në qëndrimin për president konsensual. Lideri Ali Ahmeti pas takimit të djeshëm me raportuesin Riçard Hovit edhe një herë thirri dy partitë më të mëdha në bllokun etnik maqedonas dhe shqiptarë të ulen në tavolinë dhe të merren vesh për kandidat të pranueshëm të përbashkët.“Ne prezantuam një ide. Ideja ende është në tavolinë dhe nuk do të lëvizim nga ideja jonë dhe presim që palët të reflektojnë pas këtij propozimi. Vendit i nevojitet kandidat që do të ishte i pranueshëm për të gjithë dhe njëherë e përgjithmonë ta mbyllim atë kapitull ku njëra prej palëve e sjell në pyetje zgjedhjen

e presidentit. Që të kuptohem drejt, do të kisha dashur të potencoj se dy anët të cilat e kanë legjitimitetin tek dy komunitetet në vend, dhe ajo është BDI tek shqiptarët dhe VMRO-DPMNE tek maqedonasit, të dy palët të ulen dhe të arrijnë marrëveshje konsensuale” , tha Ahmeti duke

potencuar se për këtë ide ka biseduar me të gjitha palët. Mirëpo, edhe VMRO-DPMNE ka qëndrim të fortë dhe të qartë rreth kësaj pyetje. Nga partia më e madhe në vend thonë se nuk do të lejojnë që kandidati i tyre të zgjidhet sipas dëshirave të subjekteve të tjera politike. Ajo e ka caktuar

Konventën e saj më 1 mars ku rreth 1000 delegatë do të zgjedhin kandidatin për president. Ndërkohë, në mbledhjen e djeshme të kryesisë, BDI-ja do të marrë vendim përfundimtar rreth alternativave në rast të refuzimit të ofertës për kandidat konsensual. Gjithnjë i hapur mbetet edhe op-

PËR BOJKOT VENDOSIN PARTITË DHE VOTUESIT Ambasadori amerikan në Shkup, Pol Volers vlerëson se bojkoti i zgjedhjeve presidenciale, që e kërkuan disa organizata joqeveritare nga partitë shqiptare në vend është çështje për të cilën vendosin vetë partitë dhe votuesit. Në pyetjen e gazetarëve lidhur me këtë temë ambasadori i SHBAve, Volers shkurt deklaroi: “Nuk do të diskutoj për politikën e brend shme. Ajo është çështje për të cilën do të vendosin votuesit në Maqedoni dhe partitë politike”, tha ai gjatë viz itës në komunën e Vrapçishtit u takua me kryetarin e kësaj komune Bajram Kadria.

sioni i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në rast se lëvizjet e partive qeverisëse për zgjedhjet presidenciale, komplikojnë marrëdhëniet e koalicionit. Ndërkohë edhe dje zyrtarët e VMRO DPMNE-së kanë dhënë sinjale të qarta se kandidati për president do të jetë vendim i brendshëm i delegatëve të VMRO-së. “VMRO DPMNE-ja, që nga themelimi i saj, në këtë mënyrë e zgjedh kandidatin për president, kështu që mbetet që ajo që kemi thënë deri

Hovit i përgatit terrenin Venizelosit Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Riçard Hovit ka arrit dje në Shkup për të përgatitur terrenin për vizitën e shefit të diplomacisë greke Venizelos. Hovit porositi politikanët por edhe faktorët e tjerë që të tregojnë maturi në deklarata dhe veprimet e tyre, me qëllim që kjo vizitë të kontribuojë në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Përpiqem të bëjë çmos që të siguroj që kjo vizitë të jetë e suksesshme, të ketë diskutime të frytshme me qëllim që të nxitet lëvizja përpara në Këshillin Evropian në samitin e qershorit. Apeli im ndaj politikanëve këtu dhe çdo kujt në këtë shoqëri, është që të shfrytëzojnë këtë periudhë përpara vizitës së tij dhe pas, që të sigurojnë me deklaratat dhe veprimet e tyre një atmosferë që vizita të kalojë në mënyrë të suksesshme”, tha Hovit. Megjithatë, pak ditë përpara vizitës së ministrit të jashtëm grek në Shkup, mediat raportojnë se Venizelos nuk do të aterrojë në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh”, por do të zbresë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, me qëllim që të mos nxisë reagime në opinionin grek. Por, deputeti evropian Riçard Hovit madje nuk e fshehu shqetësimin ndaj gjendjes së mediave edhe në raportin e fundit të “Reporterëve pa kufi”. Bile, ai nënvizoi nevojën e kultivimit të marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. “Parimet e Marrëveshjes së Ohrit janë të mira, por objektivat akoma nuk janë arritur” , tha Riçard Hovit. “Mënyra e vetme për të pasur marrëdhënie të mira ndëretnike është të bindim veten, se vetëm duke jetuar bashkë mund të kemi të ardhme më të mirë”, ka thënë nga ana tjetër zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi. tani”, ka thënë Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE. Madje, kjo parti është shprehur se po i shqyrton seriozisht paralajmërimet e BDI-së për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Nga ana tjetër, raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Riçard Houit theksoi se vendimi për zgjedhjet e parakohshme është çështje e brendshme liderëve politikë. “Nuk më takon mua, ose BE-së të komentojë afatin e mundshëm të mbajtjes së zgjedhjeve. Është përgjegjësi e politikanëve të vendit. Nuk do të përfshihemi në vendimin për zgjedhjet”, tha Riçard Houit, raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian. Partitë politike duhet që më së voni, më 13 mars, të dorëzojnë kandidaturat për zgjedhjet presidenciale. (R.Z.)


K r o n ik ë

4 Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni mbështet protestat e dibranëve dhe fton antarsinë, simpatizantët dhe rininë shqiptare në mbrojtje të lumit Radika dhe bukurisë së Mavrovës. “Shqipëria kërkon të vihemi në mbrojtje të pasurive natyrore dhe mos lejojmë shkatrimin ose zhdukjen e tyre. Ata që nuk mbrojnë pa-

“Monstra”, CDja e dasmës si dëshmi

I akuzuari i fundit në procesin gjyqësorë për rastin “Monstra”, Sami Luta, që të dëshmojë se nuk është fajtor për vrasjen në Liqenin e Smilkovcit, në gjykimin e djeshëm e tregoi cd-në e dasmës së vet. I akuzuari konfirmoi se nuk janë të sakta deklaratat e disa dëshmitarëve në lidhje me pamjen e tij, sepse në video shihet se ai si dhëndër ka pas flokë të shkurtra, ndërsa dasma ka qenë një muaj para ngjarjes tek liqeni. Avokatët presin se Prokuroria publike do të gjejë mënyrë të tërheq aktin për të akuzuarin Sami Luta. Procesi gjyqësorë është para fundit dhe pritet vendimi nga Prishtina për ekstradim eventual të dy të akuzuarve në “Monstra” me çka gjykimi do të fillonte përsëri.

RDK forcon bashkëpunimin me PDnë e Kosovës

Kryetari i RDK-së Rufi Osmani i shoqëruar nga anëtari i KQ Vesel Memedi realizoi takim pune me kryetarin e Partisë së Drejtësisë dhe njëkohësisht ministër i shëndetësisë së Kosovës Ferid Agani. Në një bashkëbisedim të hapur dhe miqësor të dy kryetarët ndan bindjen dhe vizionet e përbashkëta për aktualitetin politik në trojet etnike shqiptare. Osmani informoi Agani për situatën politike, ekonomike dhe ndëretnike në Maqedoni duke e cilësuar këtë gjendje të papranueshme pasi që në të gjitha drejtimet proceset janë retrograde dhe të shoqëruara me kriminalizim të skajshëm të institucioneve dhe të ekonomisë. “Këto procese degjenerative politike stimulohen nga bllokimi i procesit të integrimit të vendit dhe për pasojë shoqërohen me humbjen e perspektivës se qytetarëve dhe në veçanti me shpërnguljen intensive të të rinjve shqiptarë nga Maqedonia”, citohet të ketë thënë Osmani. Ministri Agani argumentoi shumësin e reformave që ka zbatuar në sistemin e shëndetësisë publike dhe private duke shpresuar që sistemi i ri shëndetësor i cili është në fazën përfundimtare të miratimit do të jetë një kombinim i përvojave pozitive perëndimore dhe rajonale.

e premte, 14 shkurt 2014

donia ku nuk funksionon ligji por mbizotëron nëntoka dhe kriminelë pazarllëqet e qeverisë nuk do të dëmtojnë Radikën, Dibrën dhe bukuritë e Mavrovës ashtu që projekti për devijimin e lumit Radika do të hiqet tërësisht nga shqyrtimi i planeve të qeverisë së RM-së”, thuhet në reagimin e SHKSHM-së.

SHKSHM u del zot dibranëve surinë natyrore sot janë pjesëmarrvs direkt të projekteve të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe me ose pa dashje është vënë në shërbim të tij duke dëmtuar çdo gjë që është pjesë e

bukurisë dhe pasurisë natyrore në vendin ku jetojmë dhe veprojmë. Ujërat janë pasuri natyrore, gjë e shenjtë dhe të mbrojtura me konventë ndërkombëtare. Në një shtet si Maqe-

PROBLEMI ME LISTËN ZGJEDHORE NË PRESIDENCIALET

Pas Pustecit, Pusteci

Zgjedhjet presidenciale do të dëshmojnë kapacitetin e vërtetë të institucioneve shtetërore. Në ciklin zgjedhor që pason MPB dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të gjenden para një testi të rëndësishëm, organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike. Përsëritja e skandalit në zgjedhjet e kaluara lokale me votuesit fiktiv nga Pusteci i Shqipërisë dhe qyteteve tjera të vendit do ti hedh ‘hije të zezë’ zgjedhjeve të cilat INDIKATIVE ËSHTË REGJISTRIMI I VOTUESVE TË RINJ na presin Bekim BUÇI a herë që afrohen ciklet zgjedhore ngrihet ‘pluhur’ për pastrimin e listës zgjedhore. Në këtë drejtim më të zëshëm janë subjektet opozitare të cilat druajnë se pushteti përmes votave fiktive e rrit epërsinë e saj në dëm të opozitës. Zgjedhjet e kaluara lokale treguan se ende ka shumë punë për t’u bërë kur është në pyetje pastrimi i listës zgjedhore. Nisur nga kjo shtrohet edhe dilema nëse sërish përgatitet skandali nga zgjedhjet lokale me votuesit e importuar nga Pusteci dhe qytetet tjera të vendit? Në ndërtesën nr. 40 në rrugën “Jordan Mijallkov” në tre banesa, nr. 1, 13 dhe 14, sipas listës zgjedhore prej 31 dhjetorit 2013 janë vendosur 37 votues nga Shqipëria, por edhe nga Kavadari, Sveti Nikolla, Gazi Baba dhe Çairi, njoftoi dje A1on. Në asnjërën prej banesave askush nuk e hapi derën. Nuk kishte asnjëri prej 37 banorëve të paraqitur. As tek dyert nuk shkruan se kush është pronar i këtyre banesave. Llamdi, Qifça, Para, janë emra të cilët ndodhen në listën zgjedhore në këtë adresë. E njëjta pamje është edhe në rrugën”Dame Gruev” nr. 4. Në këtë banesë janë paraqitur 21 persona nga Shqipëria, Kavadari,

S

Lëvizja qytetare “Zgjohu” ka vazhduar “luftën” politike me PDSH-në. Ata thonë se vet fakti që PDSH merret me Lëvizjen e tyre për disa ditë me radhë, “vërteton faktin që ne jemi faktor dhe që bëjmë shumë më tepër se sa ata”. “Vet fakti qe PDSH merret me ‘Zgjohu’! dhe jo me BDI, RDK, LSDM ose VMRO DPMNE, dëshmon që PDSH e ka humbur rrugën në oborrin e vet dhe vërtet kot që ekziston sepse shqiptarët s'kanë nevojë për një grupim njerëzish

“Është e qartë se disa qytetarë kanë qenë të shlyer nga lista zgjedhore, për shkak të ndërrimit të adresës së vendbanimit, ndërrimit të mbiemrit e kështu me radhë dhe kjo ka ndodhur dy muaj para mbylljes së listës zgjedhore në zgjedhjet e mëparshme, prandaj janë shlyer, kurse tani janë shtuar. Për ne indikative është kush për herë të parë paraqitet në listën zgjedhore, e që nuk është vendo sur mbi bazën e moshës madhore”, sqaron Mançevski.

LISTA ZGJEDHORE NË SHQYRTIM PUBLIK “Duhet theksuar se lista zgjedhore pas marrjes së të dhënave nga dikasteri i policisë, do të jetë në shqyrtim publik 20 ditë të plota nga ana e qytetarëve, prej 16 shkurt deri më 7 mars, ku të gjithë shtetasit e Maqedonisë do të kenë hyrje dhe nëse kanë ndonjë vërejtje do të bëjnë kërkesë deri tek institucioni ynë për t`i eliminuar ato”, ka shpjeguar nënkryetari i KSHZsë, Subhi Jakupi. Sveti Nikolla dhe Gostivari. Dera është e mbyllur, ndërsa fqinjët thonë se nuk e dinë se kush jeton këtu. Të rinjtë nga Qendra, në sandukët kanë lënë fllaerë për informim se në këto banesa janë sjellë persona nga Pusteci i Shqipërisë. "Qendra nuk është Pustec”, shkruan në fllaerët. Por, nuk është vetëm Qendra. Si është situata dhe a do të pastrohet lista zgjedhore që të ketë zgjedhje fer dhe demokratike, tani për tani askush nuk e di. Dy muaj para zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) distancohet nga lista zgjedhore. Askush nuk tregon nëse edhe në zgjedhjet presidenciale dhe eventualisht ato parlamentare, do të përsëritet skandali

nga zgjedhjet lokale me votuesit e importuar nga Pusteci dhe qytetet tjera të vendit. Akoma mbetet enigmë se ku do të votojnë banorët e Pustecit, por edhe shumë të tjerë të transferuar nga një komunë në tjetrën. Kështu vetëm në komunën Qendër në certifikatën nga 31 dhjetori 2013 ende ekzistojnë 518 votues të importuar. Shtatë marsi është afati i fundit kur edhe duhet të mbyllet Lista zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të cilat duhet të mbahen më 13 prill. Votues fiktiv, votimi me letërnjoftime të rrejshme, eliminimi i parregullsive nga ciklet e mëparshme zgjedhore, janë problemet të cilat rëndojnë edhe mbi ciklin zgjedhor që pason.

“KSHZ-ja ka mekanizma të vërtetojë se në sa vende sa votues janë. LSDM-ja do të kërkojë nga KSHZ-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme ti kontrollojnë lokacionet ku ekzistojnë indikacione, sipas njohurive tona nga puna në terren, se është e mundur parregullsi në Listën zgjedhore, gjegjësisht në të njëjtën adresë të regjistrohen më shumë votues”, thotë nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski. Ai thotë se partia e tij do të kërkojë nga MPB-ja informacione për regjistrimin e votuesve të rinj në listën zgjedhore, gjegjësisht për qytetarët të cilët janë shënuar në listën zgjedhore të cilët nuk janë mbi bazën e moshës madhore. “Jemi të vetëdijshëm se në

“Zgjohu”: Ne bëjmë më shumë se PDSH ordiner pa ide e pa vizion. Vet fakti që synimi i vetëm i juaji është që të jeni Lider të opozitës shqiptare, flet se ju ekzistoni vetëm për të humbur. Si t'u quajmë ndryshe pos mediokër? Si mund që Bekim Fazliu të jetë vlerë, kur lideri i tij e quan plehu i kombit ndërsa nënkryetari i tij e rrah para kamerave!? Bekim Fazliu nuk pati guxim të jep dorëheqje nga mandati i de-

putetit për të garuar në zgjedhjet lokale dhe humbi edhe në Qytetin e Shkupit me dallim prej 15.000 votave, por humbi edhe

nga qytetarët e komunës së tij të Sarajit. Atë nuk e do fshati i tij e i paska mbetur që të flas për shqiptarët”, thonë në “Zgjohu”. Ndërkohë, në përvjetorin e tretë të ngjarjes së Kalasë së Shkupit që shënon rezistencën moderne të shkupjanëve kundër sllavizimit dhe antikuizimit të kryeqendrës së Dardanisë dhe të vilajetit të Kosovës – Shkupit, Lëvizja qytetare “Zgjohu” ka

disa raste bëhet fjalë për gabime administrative, por nuk do të lejojmë që MPB-ja të nxirret me këtë. Është e qartë se disa qytetarë kanë qenë të shlyer nga lista zgjedhore, për shkak të ndërrimit të adresës së vendbanimit, ndërrimit të mbiemrit e kështu me radhë dhe kjo ka ndodhur dy muaj para mbylljes së listës zgjedhore në zgjedhjet e mëparshme, prandaj janë shlyer, kurse tani janë shtuar. Për ne indikative është kush për herë të parë paraqitet në listën zgjedhore, e që nuk është vendosur mbi bazën e moshës madhore”, sqaron Mançevski. Ndërkohë, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, ka shqyrtuar propozim-vendimin për konfirmimin e shpenzimeve për aktivitetet zgjedhore të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Nënkryetari i këtij Komisionit, Subhi Jakupi është zotuar se për herë të parë listat zgjedhore për president të shtetit do të jenë edhe në gjuhen shqipe. Si më problematik është cilësuar verifikimi i Listës zgjedhore, gjegjësisht spastrimi i saj nga votuesit fiktivë. “Duhet theksuar se lista zgjedhore pas marrjes së të dhënave nga dikasteri i policisë, do të jetë në shqyrtim publik 20 ditë të plota nga ana e qytetarëve, nga prej 16 shkurt deri më 7 mars, ku të gjithë shtetasit e Maqedonisë do të kenë hyrje dhe nëse kanë ndonjë vërejtje do të bëjnë kërkesë deri tek institucioni ynë për t`i eliminuar ato”, ka shpjeguar nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi. Sipas tij, janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet për të përmbushur rekomandimet nga ODIHR-i dhe OSBE-ja. Duke komentuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare paralelisht me ato presidenciale, Jakupi ka thënë se konsideron që institucionet shtetërore, përgjegjëse për realizmin e zgjedhjeve, janë të gatshme t`i përgjigjen kësaj sfide, ashtu si edhe gjatë vitit 2009, kur dhe u realizuan zgjedhjet vendore me ato presidenciale. Megjithatë, ai ka shprehur drojën se mund të paraqiten një varg problemesh teknike. Sipas vendimit të nënshkruar nga Kryetari i Parlamentit, zgjedhjet presidenciale në Maqedoni do të mbahen më 13 prill.

uruar të gjithë shqiptarët për këtë fitore të madhe të vullnetit qytetar kundër përpjekjeve për falsifikim të historisë dhe përvetësim të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në Shkup. “Zgjohu”! konsideron që 13 shkurti duhet të mbetet në kujtesën e shoqërisë tonë si një datë që pasqyron brishtësinë e madhe të marrëdhënieve ndëretnike si dhe reflekton ndjeshmërinë e palëkundur të shqiptarëve për truallin e tyre. ‘


K r o n ik ë

e premte, 14 shkurt 2014

Komuna e Gostivarit, kushte për investitorët Nga muaji prill i vitit 2013 e deri në shkurt të vitit 2014, komuna e Gostivarit ka marr pëlqime për 8 plane detale urbanistike. Jeton Salija nga Sektori i Urbanizmit të komunës së Gostivarit, në një konferencë për shtyp njoftoi me dinamikën e planeve që janë zhvilluar për periudhën e kaluar prej nëntë muajsh. “I njoftojmë qytetarët e komunës së Gostivarit, se vetëm gjatë muajit Janar kemi marr pëlqime për pesë plane detale, kurse gjithsejtë prej në Prill të vitit 2013 e deri më

tash kemi miratuar tetë plane detale dhe disa plane i kemi në procedurë dhe kemi informatë se kanë kaluar, mirëpo pëlqimet do të merren vetëm pasi të mbarojnë zgjedhjet Presidenciale, për shkak të rekomandimit nga Agjencia për Antikorrupsion. Vetëm gjatë muajit Janar kemi kaluar pesë plane detale, edhe atë: Bllokun 39 që është edhe iniciativë e ngritur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Bëhet fjalë për një investim të huaj që është duke u përgatitur dhe përfshinë pjesën e rrugës së Zdunjës

në krahun e djathtë për në Debresh, është bllok detal që është paraparë industri e lehtë dhe jo ndotëse. Kemi kaluar bllokun 26 që gjendet në dalje të Gostivarit, rrugës për në Tetovë, gjithashtu janë paraparë

objekte industriale të industrisë së lehtë dhe jo ndotëse, me të cilin në nxisim dhe ftojmë investitor të huaj që të mund në mënyrë të rregullt dhe ligjore të pajisen me leje ndërtimi dhe të ushtrojnë veprimtari për të zhvilluar industrinë në vendin tonë. Një plan detal që një periudhë kohore që është endur nëpër ministri dhe nuk ka marr pëlqim është Blloku urban 11 dhe përfundimisht është zgjidhur çështja e planit dhe tani qytetarët mund të pajisen me leje të rregullta ndërtimi dhe mund të rreg-

5

ullojnë standardin e jetesës së tyre me ndërtime të reja. Kemi kaluar edhe Bllokun 34 që gjendet ndër hekurudhën, kemi kaluar edhe Bllokun 20 që gjendet afër varrezave, kemi kaluar një pjesë të Bllokut 17 dhe kemi kaluar Bllokun 6 që gjithashtu është një plan detal që gjendet në Bulevardin “Vëllezërit Gjinoski” me kryqëzimin me rrugën “Goce Dellçev” e cila një periudhë të gjatë kohore nuk ka marr pëlqim nga ministria dhe tash të gjithë qytetarët mund të pajisen me leje dhe mund të bëjnë ndërtime të reja në atë pjesë të qytetit.

PËRVOJAT KOMPARATIVE ME AKADEMINË GJYQËSORE FRANCEZE

3.156 persona të sëmurë nga gripi javën e kaluar Javën e kaluar janë regjistruar 3156 të sëmurë nga gripi, kumtoi Sektori për kontroll dhe preventim të sëmundjeve infektive në Shkup. Në krahasim me javën e kaluar numri i të sëmurëve është rritur pë 34,3%. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve prej fillimit të sezonit në 2013 deri më sot paraqet 10.934 persona. Në këtë periudhë janë regjistruar tre raste me vdekje, të ndërlidhura me infektim me virusin e gripit. Rasti i fundit është një grua 74 vjeçare, e cila ka qenë në mjekim intenziv një javë në Klinikën për sëmundje infektuese, ndërsa pas zhvillimit masiv të biopneumoni dhe përkeqësimit të gjendjes është vendosur në pajisje për ventilimi mekanik në 24 orët e fundit. Pacientja ka qenë me histori me sëmundje kronike të mushkërive, hypertension dhe dobësi të veshkëve. Tek ajo është konfirmuar infektim me influence të virusit A. Numri më i madh i të sëmurëve këtë sezon janë regjistruar në Veles 1.973 dhe në Shkup 1.639 persona.

Drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik Aneta Arnaudovska deklaroi se si pjesë e bashkëpunimit midis akademive, gjykatësi i Gjykatës themelore Shkupi 2 nga kandidatët në trajnimin fillestar të Akademisë, është në punë në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, ku e studion përvojën dhe mënyrën e veprimit në këtë gjykatë ë Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë të Maqedonisë dje u mbajt prezantim për përvojat komparative me Akademinë shtetërore gjyqësore të Francës. Drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik Aneta Arnaudovska deklaroi se si pjesë e bashkëpunimit midis akademive, gjykatësi i Gjykatës themelore Shkupi 2 nga kandidatët në trajnimin fillestar të Akademisë, është në punë në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, ku e studion përvojën dhe mënyrën e veprimit në këtë gjykatë. "Kjo është përvojë e re dhe shumë e dobishme me çka u mundësohet gjykatësve nacional gjatë veprimit të japin shikim më të gjerë të çdo lënde nga aspekti i zbatimit të drejtpërdrejtë të Konventës për të drejtat e njeriut, e jo të zhvillohen vetëm dhe në

N

Si të zbatohet Konventa evropiane

KY BASHKËPUNIM DO JETË I RËNDËSISHËM Ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer tha se është e bindur se edhe ky bashkëpunim do të jetë shumë i rëndësishëm, në të vërtetë si dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës i cili zbatohet dy vite mbrapa me Akademinë. "Në këtë trajnim, theks do të vendoset në praktikumin e të drejtës evropiane, sepse duhet të dihet të zbatohet edhe legjislativa evropiane", tha Oer. Shtoi se aktivitetet e ardhshme të cilat do të realizohen janë nga sfera e lirisë së shprehjes, hetimit dhe paraburgimit. mënyrë strikte nga proceset vendore dhe ligjet materiale", tha Arnaudovska. Lloji i tillë i vizitave, siç theksoi ajo, është mundësia dhe mënyra e vetme ku gjykatësi vendor mund praktikisht të shikojë dhe të ndjejë se si zbatohet Konventa evropiane për të drejtat e njeriut dhe të gjitha përvojat e marra që t'i ndajë me kolegët e vet. Ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer tha se është e bindur se edhe ky bashkëpunim do të jetë shumë i rëndësishëm, në të vërtetë si dhe

Zgjidhet përmbarues i tretë shqiptarë Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti dje emëroi Jaser Asanin nga Gostivari për përmbarues në rajonin e Gjykatës Themelore në Gostivar dhe Gjykatës Themelore në Kërçovë, i cili është përmbaruesi i tretë shqiptar në Republikën e Maqedonisë. Ai me sukses e kaloi provimin për përmbarues, duke potencuar që numri i përgjithshëm i përmbaruesve të emëruar në këtë rajon është 5 përmbarues. Nga 41 përmbarues inicial të cilët në vitin 2006-të filluan aplikimin e sistemit të ri të përmbarimit, për momentin në Republikën e Maqedonisë janë emëruar gjithsej 99 përmbarues. Ministri Bexheti tha se në vazhdimësi i kryen kompetencat e saja nga sfera e përmbarimit, ndërmerr masa për profesionalizimin dhe avancimin e tyre, e ndjek gjendjen me plotësimin e numrit për

vendet e pa plotësuara të përmbaruesve në pajtim me Rregulloren për numrin dhe shpërndarjen e selive zyrtare të përmbaruesve. Ligji për përmbarim është ligj reformues tha Bexheti, me të cilin nga viti 2006 u ndryshua tërësisht sistemi i përmbarimit të dokumenteve ekzekutuese,

ndërsa analizat nga zbatimi i deritanishëm i Ligjit për përmbarim tregojnë që është realizuar qëllimi themelor i këtij ligji, e kjo është që të krijohet sistem efikas i përmbarimit dhe realizimi i të drejtave të personave të besueshëm në afat të arsyeshëm.

bashkëpunimi gjithëpërfshirës i cili zbatohet dy vite mbrapa me Akademinë. "Në këtë trajnim, theks do të vendoset në praktikumin e të drejtës evropiane, sepse duhet të dihet të zbatohet edhe legjislativa evropiane", tha Oer. Shtoi se aktivitetet e ardhshme të cilat do të realizohen janë nga sfera e lirisë së shprehjes, hetimit dhe paraburgimit. Shefi i kabinetit të Drejtorisë së Akademisë shtetërore gjyqësore ENM nga Franca, Zhan Bastien Rison, mes tjerash theksoi se në trajnim i kanë prezantuar

përvojat për mënyrën në të cilën në Francë organizojnë edukim të vazhdueshëm për gjykatësit dhe prokurorët publikë. Në pyetje të gazetarëve se cilat janë dallimet midis sistemeve gjyqësore midis Maqedonisë dhe Francës, ambasadorja Oer u përgjigj se sistemet gjyqësore midis dy vendeve janë shumë të ngjashme. "Të mos harrojmë se Kushtetuta ishte e gatshme me ndihmën e Robert Badenter dhe prandaj do të kisha thënë se miratimi i ligjeve është një, por zbatimi i tyre punë tjetër", theksoi ajo.

Protestojnë kundër vendimit për uljen e rrogave Të enjten punëtorët e komunës së Tetovës kanë protestuar para institucionit të tyre kundër vendimit të kryetares Teuta Arifi për uljen e pagave njofton TetovaSot. Sipas ish Udhëheqësit të Sektorit për Financa dhe Buxhet ne komunën e Tetovës dhe njëkohësisht udhëheqës i grupit protestues, Adnan Neziri, qëllimi i protestës është kundërshtimi i hapur i Vendimit të kryetares Teuta Arifi për uljen e pagave, respektivisht heqja e kompensimeve të rrogës. “Mendojmë se kjo e drejtë na takon neve për arsye se këtë sferë e mbulojnë tre Ligje: Ligji për paga, Ligji për Nëpunës shtetërorë dhe Ligji për marrëdhënie pune. Në këto Ligje, është potencuar se e drejta e kompensimit të shpenz-

imeve dhe ushqimin janë pjesë e pandashme e rrogës bazë dhe që lidhen me marrëdhënien e punës”, tha Neziri. Ndryshe, punëtorët e administratës së komunës së Tetovës sot kanë marrë paga më të ulta për 30%. Protesta e punëtorëve është paralajmëruar të vazhdoje nesër (e premte, 14.02.2014) me fillim në orën 10:00.

Kronikë e zezë

Alarmi i rrejshëm për bombë, nga ish nxënësi Një ish nxënës në shkollën fillore "Migjeni", adoleshent nga Tetova është i dyshuar se në kompjuterin e tij e ka shkruar dhe pastaj e ka dërguar porosinë kërcënuese për bombë të vendosur në oborrin e shkollës, informoi të mërkurën mbrëma zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Sipas të dhënave të tij, me urdhër adekuat gjyqësor dhe në koordinim me prokurorin publik i është marrë kompjuteri adoleshentit për hetim të mëtejmë. Për zbulimin e motiveve dhe qëllimeve të djalit për dërgimin e porosisë, shton Josiofovski, do të bisedohet edhe me të në prezencën e prindërve dhe përfaqësuese nga Qendra për punë sociale. Përndryshe, në porosinë që ai e ka dërguar deri te dhjetë mësimdhënës nga shkolla qëndronte se ka vendosur bombë që do të aktivizohet nëse shumë shpejtë nuk vendosen 100 mijë denarë afër derës në hyrjen e shkollës te qendra e sportit.

Dhjetë aksidente në rajonin e Shkupit Gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është bërë ekspertizë në gjithsej dhjetë aksidente komunikacioni. Prej tyre, pesë janë me pasojë dëm material, ndërsa pesë janë me pasojë lëndime trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë shtatë persona, katër drejtues të automjeteve motorike, dy bashkudhëtarë dhe një udhëtar në autobus. Sipas evidentimit të policisë rrugore, kanë ndodhur edhe katër aksidente me dëm të vogël material në të cilat është plotësuar Raporti evropian. Policia rrugore gjatë ditës së djeshme zbuloi dhe sanksionoi 10 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë, pesë drejtues të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në kalimin e shënuar për këmbësorë, dy shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.

Plaçkitet një shtëpi në Butel të Shkupit Persona ende të panjohur kanë plaçkitur një shtëpi në lagjen Butel 1 të Shkupit, pronari i së cilës është personi I.H (35). Plaçkitësit kanë kryer aktin derisa pronarët nuk ishin në shtëpi, duke thyer me forcë dyert, dhe më pas kanë sendet shtëpiake, ndërsa dëmi material vlerësohet të jetë disa mijë euro. Policia është në kërkim të personave dhe ka bërë thirrje për informacione nëse dikush ka njohuri rreth kësaj plaçkitjeje.


B iz n e s

6

Ekonomia britaneze do të rritet për 3.4%

e premte, 14 shkurt 2014

Gjermania rrit parashikimin për rritjen ekonomike Qeveria gjermane njoftoi të mërkurën ndryshimin e parashikimit për rritjen ekonomike në vitet 2014 dhe 2015. Pas ndryshimit, parashikohet që rritja e PBB-së e Gjermanisë në vitin 2014 do të jetë

1.8 për qind, duke u rritur 0.1 për qind në krahasim me parashikimin e kaluar. Dhe në vitin 2015 ka mundësi të rritet në 2.0 për qind. Përveç këtyre, në vitin 2014 pritet të shtohen 240 mijë vende pune, investimet në

makineri dhe pajisje do të shtohen me 4.0 për qind, ndërsa eksportet do të rriten me 4.1 për qind. Ministria gjermane e Ekonomisë tha se punësimi është i qëndrueshëm, ndërsa do të inkurajohet konsumimi privat

dhe do të nxitet rritja ekonomike. Sipas një sondazhit të publikuar nga Deutsche Welle, ndërmarrjet gjermane shprehën kënaqësi për situatën ekonomike. Ndërkohë perspektiva e industrisë së ndërtimit është e mirë e po ashtu

edhe konsumimi paraqitet i qëndrueshëm.

BANKA POPULLORE E MAQEDONISË Banka Qendrore e Britanisë së Madhe, publikoi një raport, sipas të cilit rritja e ekonomisë britanike këtë vit do të jetë 3.4 për qind, më e lartë sesa parashikimi i mëparshëm. Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney u shpreh se vitin e kaluar shpejtësia e rritjes ekonomike ishte 1.9 për qind, duke shënuar rritjen më të madhe në gjashtë vjetët e fundit dhe duke sjellë një ulje të papunësisë më të shpejtë sesa ishte parashikuar. Në të njëjtën kohë, edhe tregu financiar ka ardhur duke u stabilizuar dhe inflacioni është nën 2 për qind që nga dhjetori i kaluar. Për shkak të rimëkëmbjes ekonomike më të shpejtë sesa pritej, banka qendrore britanike parashikon se përqindja e papunësisë do të zbresë nën 7 për qind këtë pranverë. Për këtë arsye, banka ka ndryshuar parashikimin e vet për rritjen e ekonomisë, duke marrë parasysh më shumë tregues ekonomikë e duke mos u fokusuar në një tregues të vetëm.

“Blumberg” kërkoi që të shlyhet borxhi grek

Agjencia "Blumberg" i bëri thirrje Evropës t'i qaset procesit për shlyerje urgjente të borxhit grek, transmeton BTA. Mediumi i referohet solidaritetit evropian dhe paralajmëron se investitorët janë ndalur të kujdesen për daljen eventuale të Greqisë nga Eurozona. Sipas artikullit "Greqia dhe kreditorët e saj luftojnë me borxhin e vendit edhe një herë, por jo edhe për herë të fundit, sepse vazhdojnë t'i bëjnë gabimet e njëjta. Marrëveshja tjetër nuk do të jetë e fundit". Në tekst theksohet se këtë vit pritet trend pozitiv i rritjes, për herë të parë nga viti 2007 deri tani, por potencohet se "sipas qasjes së tanishme, restrikcionet dhe veprimet e ndjeshme, ky proces mund të vazhdojë edhe shumë vite.

Bankat likuide, ekonomia do të rritet Ekonomia, sipas treguesve, edhe më tutje do të rritet, me siguri me intensitet të ngjashëm si në kuartalin e tretë. Këto vlerësime, Komiteti në masë të madhe, i themelon ndaj lëvizjeve të volitshme të mëtutjeshme te sektorët ekonomik kyç, para së gjithash në sektorin industrial dhe ndërtimor ankat në janar e ruajtën nivelin stabilizues të likuiditetit. Te depozitat ka lëvizje të volitshme. Potenciali depozitues edhe më tutje rritet edhe pse më ngadalë në nivel mujor, ndërsa rritje është shënuar edhe te kreditë dhe atë në sektorin e popullatës. Sipas Komitetit për politikë monetare operative të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM), aktiviteti kreditues është në pajtim me pritjet nga projeksioni i tetorit, ndërsa të volitshme janë edhe shqyrtimet afatshkurtër të bankave për kushtet kredituese dhe për kërkesën e ardhshme të kredive në kuartalin e ardhshëm, të dhëna në suaza të Anketës më të re për aktivitet kreditues. Megjithatë, ashtu siç qëndron në kumtesë të mbajtur në seancën e djeshme të Komitetit, rreziqet në rënie rreth rritjes kredituese edhe më tutje janë të pranishme. Ekonomia, sipas treguesve, edhe më tutje do të rritet, me siguri me intensitet të ngjashëm si në kuartalin e tretë. Këto vlerësime, Komiteti në masë të madhe, i themelon ndaj lëvizjeve të volitshme të mëtutjeshme te sektorët ekonomik kyç, para së gjithash në sektorin industrial dhe ndërtimor. Vlerësimet edhe më tutje tregojnë se rritja e

B

ekonomisë nuk do të jetë mjaft e fuqishme që të mundet të shkaktojë pabarazi më të mëdha në ekonomi. Në mungesë të të dhënave të reja për realizimet e inflamacionit nga fillimi i vitit, edhe më tutje tregohet në rreziqe kryesisht në rënie lidhur me projeksionin e inflamacionit për vitin 2014, prej 2,3 për qind të vërtetuara në kontrollin e janarit të gjendjes vijuese. Këto vlerësime e reflektojnë shkallën më të ulët të realizuar të inflamacionit në fund të vitit 2013, në krahasim me revizionet e projektuara dhe të janarit të çmimeve botërore të ushqimit dhe naftës, citohet në kumtesë. Të dhënat e reformave devizore për janarin e vitit 2014 tregojnë në zbritjen e tyre sezonale, që, sipas Komitetit, është pritur në suaza të projeksioneve të bilancit të pagesave. Treguesit për mjaftueshmëri të rezervave edhe më tutje janë në zonë të sigurt,

RRITJA EKONOMIKE S’DO TË JETË E MJAFTUESHME Vlerësimet edhe më tutje tregojnë se rritja e ekonomisë nuk do të jetë mjaft e fuqishme që të mundet të shkaktojë pabarazi më të mëdha në ekonomi. Në mungesë të të dhënave të reja për realizimet e inflamacionit nga fillimi i vitit, edhe më tutje tregohet në rreziqe kryesisht në rënie lidhur me pro jeksionin e inflamacionit për vitin 2014, prej 2,3 për qind të vërtetuara në kontrollin e janarit të gjendjes vijuese. Këto vlerësime e reflektojnë shkallën më të ulët të realizuar të inflamacionit në fund të vitit 2013, në krahasim me revizionet e projektuara dhe të janarit të çmimeve botërore të ushqimit dhe naftës, citohet në kumtesë.

përkatësisht tregojnë se do të ketë mjaft rezerva devizore për ballafaqim me rezervat eventuale, gjendje të paparashikuara, konsiderojnë nga Komiteti. Në kushte të lëvizjeve stabile, por kur ende ka rreziqe lidhur me ambientin e jashtëm, ndërsa veçanërisht duke i pasur parasysh efektet e pritura nga masat e ndërrmarra paraprakisht nga ana e Bankës Popullore, Komiteti konfirmoi se vendosja e tanishme e politikës monetare është adekuate. Duke i pasur parasysh makroekonomitë më të reja, treguesit financiarë dhe të tregut, në seancën e komitetit për politikë monetare operative ishte vendosur që në ankand të ofrohen shënime arkëtare në nivel të vlerës e cila arrin (25.500 milionë denarë) me shkallë të interesit të pandryshuar në nivel prej 3,25 për qind. Njëkohësisht, si plotësim të metodologjisë të sjellë kohë më parë për konfirmim të kërkesës potenciale për shënime arkëtare, Komiteti e rishikon shkallën e interesit të depozitave në dispozicion për shtatë ditë, me çka ajo u afrua deri te shkalla e interesit të depozitave në dispozicion gjatë natës. Me këtë theksohet roli i këtyre instrumenteve, të cilat shërbejnë për balancimin e luhatjes të likuiditetit afatshkurtër, ndërsa njëkohësisht përforcohet mekanizmi për orientim të mëtejshëm të mjeteve likuide të larta të bankave në investimet afatgjate, thuhet në kumtesën e BPRM-së.

Rikthehen pensionet për 22 mijë minoritarë nga Shqipëria

Hetimet ndaj zyrtarëve të “Bechtelit”

Qeveria helene ka vendosur në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë rikthimin e pjesshëm të pensioneve për minoritetin grek, në kuadër të masave për lehtësimin e shtresës së varfër. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punës e Greqisë (MPG) dhe pritet të publikohet sot në fletoren zyrtare. Sipas dikasterit grek, tashmë do të kenë mundësi të përfitojnë pension të reduktuar të paktën 22 mijë minoritarë nga Shqipëria dhe nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik. “Ligji do të jete më i hapur dhe tashmë do të kërkohet që të interesuarit të paraqesin dokumentacion që tregon banimin e tyre 10 vitet e fundit në shtetin helen nga 20 vite që ishte me ligjin që hyri në fuqi në fund të vitit 2012”, thuhet në komunikatën e MPG. I njëjti burim tha

Kompanisë “Bechtel”, që tashmë i është besuar ta ndërtojë edhe autostradën tjetër, Prishtinë – Hani i Elezit, në vlerë prej 600 milionë eurosh, ka filluar t’i zbehet imazhi. Sidomos pas ndodhisë në Egjipt. Akuzat për ryshfet ndaj një ish-menaxheri të kompanisë amerikane “Bechtel”, në Egjipt, kanë ngjallur dyshime për kontratat edhe në Kosovë, shkruan gazeta "Tribuna". Tashmë projekti më i madh infrastrukturor, autostrada “Ibrahim Rugova”, është thënë se po hetohet nga prokuroria e EULEX-it. Zyrtarë nga politika dhe shoqëria civile thonë se kompanisë që tashmë i është besuar ta ndërtojë edhe autostradën tjetër, Prishtinë –

se, ky vendim ka ardhur pas propozimit të Drejtorit të Organizmit të Sigurimeve Bujqësore OGA, i cili propozoi që rikthimi i plotë i pensioneve të bëhet brenda tre viteve të ardhshme, duke filluar për 2014 me 214 euro, për 2015 me 288 euro dhe për 2016 me 360 euro që ishte më parë.

Ndërkohë, një tjetër ligj në favor të emigrantëve shqiptarë pritet të miratohet në fund të këtij muaj. Sipas MPG, tashmë të gjithë të papunët, përfshirë edhe emigrantë shqiptarë, do të kenë mundësi për të pasur Sigurim Shëndetësor, duke paguar 50 ditë pune (ensima) nga 100 që ishte deri tani.

Hani i Elezit, në vlerë prej 600 milionë eurosh, ka filluar t’i zbehet imazhi. Sidomos pas ndodhisë në Egjipt. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Ali Sadria, pretendon se EULEX-i është duke hetuar edhe kontratën për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”. Ai thotë se këtë gjë e ka konfirmuar ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota. Ndërkohë EULEX-i nuk ka pohuar as mohuar se janë duke e hetuar atë kontratë. “Prokurorët e EULEX-it nuk komentojnë nëse janë ose jo duke bërë hetime lidhur me autostradën Morinë – Merdare”, ka thënë Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it.

Botues: Bexhet MUSLIJA

KURSET E KËMBIMIT

Lajme të dorës së parë

Shteti

Unioni Evropian

SHBA

B.e Madhe

Zvicër

Suedi

valuta

Euro

Dollari amerikan

Funta

Frangu zviceran

Kruna suedeze

Kursi i mesëm në denar

61.6850

45.6284

74.4044

50.4994

6.9913

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Redaktorë: Bekim BUÇI, Agim FAZLIU, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: email: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17  815, 32 17  816, Fax: 32 17  817, Email: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210065405030191, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/64, 1000 Shkup, Maqedoni


V ë s h t r im e

e premte, 14 shkurt 2014

7

Shqyrtim kritik mbi fenomenin e daltonizmit terminologjik të shqiptarëve Prof.dr. Sunaj RAHIMI y ese analitik i imi, si qëllim parësor ka vetëdijesimin e popullatës sonë, që të di t’i përdorë drejtë termet dhe konceptet e caktuara. Mandej, pse të mos e them se motivimi për ta shkruar këtë punim del edhe nga shpresa ime se kësisoj i kontribuoj kultivimit dhe pasurimit të një fjalori terminologjik jo vetëm në sferën e shkencave sociale, por edhe më gjerë. Fundja, moskultivimi dhe mosgdhendja e duhur e një vokabulari formal të filozofisë-sociologjisë, ka mundësuar pllakosjen e shumë keqkuptimeve komunikuese, të cilat mund të vërehen edhe gjatë shkrim-leximit tonë në përditshmëri. Mospërcaktimi i saktë i domethënies së disa termeve dhe koncepteve të këtilla, me ç’rast krijohen habi dhe dilema tek përdoruesit e tyre, në fakt e pamundëson koherencën sociolinguistike të popullit shqiptar të ndarë në disa shtete. Kështu, tek pjesa dërrmuese e popullit shqiptar që jeton në Shqipëri termi ‘rebel’ nënkupton njeriun kryengritës, mospajtues dhe luftarak, ndërsa për masën e gjerë të popullatës shqiptare që jeton në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ajo nënkupton njeriun rrugaç, bandit dhe agresiv! Dhe kështu, pa pasur ndonjë skenar të caktuar malicioz apo antikombëtar, por thjeshtë të lajthitur nga pakujdesia e përdorimit terminologjik, vjen deri tek keqkuptimi dhe hutimi komunikativ mes pjesëtarëve të të njëjtit komb, në këtë rast – të shqiptarëve. Mirëpo, intenca e këtij shqyrtimi sociolinguistik nuk është vetëm shtjellimi i dukurisë së daltonizmit terminologjik (semantizmit bipolar), me ç’rast një term i caktuar ose keqinterpretohet, ose sorollatet mes dy domethënieve të ndryshme. Intenca e tij qëndron edhe në tërheqjen e vërejtjes për dukurinë e mosnjohjes dhe mosdallimit konceptual të disa shprehjeve shqipe, të cilat megjithëse kanë kuptim ekzakt, ato prapë përdoren gabimisht!? Shprehje dhe fjalë të këtilla në komunikimin ndërshqiptar ka më shumë, por ne kësaj radhe do të përqendrohemi vetëm në analizimin e relacionit konceptual në mes të termit ‘inteligjencë’ dhe ‘inteligjenci’, sepse konsideroj që kjo lajthitje terminologjike gjatë komunikimit tonë rutinor po na infiltrohet mjaft shpesh. Prandaj, që në fillim dua të theksoj se (keq)përdorimi dhe (keq)interpretimi i një të njëjtit term siç është për shembull termi ‘inteligjencë’, por në mënyra të ndryshme, neve si komb shqiptar na bën tre dëme të mëdha. E para, sepse kjo referon për mosunifikimin gjuhësor të kombit tonë, madje edhe të vet shtresës më të ngritur të tij siç janë intelektualët. E dyta, sepse ky fenomen leksiko-kulturor tregon për mosekzistimin e një fjalori terminologjik interpretativ në Shkencat tona Sociale, e cila gjë realisht referon për hapat e vonuar të shkencës shqiptare. Dhe e treta, sepse si shqiptarë akoma nuk jemi

K

“Mbi qyqarinë e tyre mund të flasin vetëm ata që janë trima”, Arkiloku të vetëdijshëm për adutët e gjuhës sonë të pasur, e cila megjithëse na e ofron mundësinë e prerjeve të sakta konceptuale, ne prapë vazhdojmë që terminologjinë tonë ta rrudhim e ta neglizhojmë. Meqenëse gjërat që sapo i artikulova vazhdimisht më bëjnë një presion psikomoral, sepse konsideroj që kjo çështje i përket çdo intelektuali shqiptar, rrjedhimisht edhe mua, vendosa që me këtë rast ta shtjelloj një trajtim sociologjik të kësaj teme. Prandaj dua të theksoj se synimi im kryesor do të jetë përmirësimi i gabimeve, të cilat njerëzit tanë vazhdimisht i bëjnë derisa i përdorin termet ‘inteligjencë’ dhe ‘inteligjenci’. Rezultati i gjithë kësaj analize shkencore do duhej të ishte ngritja e vetëdijes së atyre shqiptarëve, të cilët akoma nuk dinë ta bëjnë dallimin semantik në mes termeve ‘inteligjencë’ dhe ‘inteligjenci’. Kështu, derisa vazhdimisht po trumbetohet për bashkimin tonë shpirtëror si shqiptarë, konsideroj se është koha e fundit që të fillojmë më seriozisht të merremi me mënyrën e përdorimit adekuat të termeve dhe koncepteve shqiptare. Është mjaft interesante se (mos)dallimi domethënës në mes të termit ‘inteligjencë’ v.s. ‘inteligjenci’, është gati identik me (mos)dallimin domethënës në mes të termit ‘interes’ dhe ‘interesim’. Megjithëse, sa për sqarim, në gjuhën shqipe është shumë i (tej)dukshëm dallimi mes termit ‘interes’ dhe ‘interesim’, sepse semantikisht termi ‘interes’ ka kuptimin e leverdisë apo dobisë, ndërsa termi ‘interesim’ nënkupton vëmendje dhe kureshtje. Ky keqkuptim fatkeq në gjuhën shqipe në fakt vjen nga skema e të menduarit sllav, ku të dy termet e lartpërmendura në shqipe (‘interes’ dhe ‘interesim’), në gjuhën serbokroate apo maqedone reduktohen në termin e vetëm të tyre ‘interes’! Megjithëse, ç’është e vërteta, edhe serbët dhe maqedonasit gjuhësisht të kujdesshëm, kanë mundësi ta bëjnë prerjen konceptuale të këtyre dy termeve, (me që termi ‘interes’ në maqedonisht apo serbisht nënkupton ‘levërdinë’, kurse termi maqedonas ‘interesiranje’ apo serb ‘interesovanje’ nënkupton ‘vëmendjen, kurreshtjen’. Është për t’u habitur se si ne shqiptarët, gabimet gjuhësore të sllavëve i përvetësojmë me një inercion linguistik të çuditshëm, pa manifestuar asnjëfarë rezistence të logjikshmërisë kritike. Mirëpo, t’i kthehemi ne elaborimit të diferencave kuptimore në mes të kategorisë ‘inteligjencë’ dhe ‘inteligjenci’, sepse këtu qëndron kuintesenca e këtij eseu shkencor. E kur jemi këtu, është e udhës që paraprakisht t’i venerojmë shkaktarët më kryesor që e mundësojnë paraqitjen e këtij fenomeni të degjenerimit gjuhësor. Lipset theksuar se faktorët që e shkaktojnë këtë stigmatizim ter-

minologjik, në të vërtetë janë këta faktorë: ndikimi i skemës së të menduarit sllav tek gjuha shqipe, neglizhenca individuale gjatë përdorimit të shqipes, i ashtuquajturi ‘presion teknologjik’ të cilin e imponon Globalizmi, tallja e atyre që flasin letrarishten nga rrethi mediokër, pamundësia e prindërve që fëmijët e tyre t’i edukojnë gjuhësisht etj. Të ndalemi dhe t’i analizojmë pak më detalisht situatat të cilat sjellin deri tek manifestimi i këtyre defekteve në komunikimin ndërshqiptar. Në vazhdën e këtyre analizave që prekin kulturën tonë gjuhësore, rekomandoj që njëherit ta sqarojmë psikologjinë e këtij konfuzioni të pëçudshëm terminologjik. Të spikasim menjëherë faktin se shqetësimi rreth kësaj bëhet serioz kur fillojmë të kuptojmë se abuzimet konceptuale të termit ‘Inteligjencë’ e ‘inteligjenci’ nuk behen vetëm nga ana e masës popullore, por edhe nga ana e disa të ashtuquajturve ‘intelektualë’. Çfarë ironie! Çfarë paradoksi! Pjesëtarët e kategorisë shoqërore të cilët veten e quajnë si pjesa më cilësore e kombit (kjo është imanenca e intelektualit), nuk dijnë ta shqiptojnë dhe kuptojnë drejtë atë!? T’ju them të drejtën, nuk më nervozon aq fakti kur ngatërrimin e termit ‘inteligjencë’ me ‘inteligjenci’ e bën masa popullore, por kur ate vazhdimisht e bën ‘shtresa intelektuale’, e kjo më nevrikos pa masë. Vërtetë nuk e kuptoj se si nuk e kanë të qartë këta zotërinj që kështu e sakatosin rëndë trupin e shëndoshë të kulturës gjuhësore shqiptare, e cila në aspektin e të shprehurit të mendimeve, mund të krahasohet me gjuhët më të lëvruara botërore. Sipas mendimit tim, këto lajthitje konceptuale në rend të parë janë ‘specialitet’ i laikëve, injorantëve dhe gjysmë intelektualëve, të cilët s’ka dyshim se s’çajnë kokën për fatin e gjuhës shqipe, sepse përndryshe do angazhoheshin që ta përmirësojnë fjalorin e tyre të bastarduar. Le t’i kthehemi ne tani çështjes së (mos)përzierjes së konceptit ‘inteligjencë’ me atë ‘inteligjenci’, duke e zbërthyer semantikën e secilës shprehje veç e veç. Duhet ditur se megjithëse këto dy terme tingëllojnë sikur të jenë identike, ato në fakt paraqesin dy koncepte që janë thelbësisht të ndryshme. Kjo është nga shkaku se termi ‘inteligjencë’ i takon sferës së psikologjisë, kurse termi ‘inteligjenci’ i përket sferës së sociologjisë. Kjo do të thotë se termi ‘inteligjencë’ asocon për veçoritë psikologjike të njeriut, kurse termi ‘inteligjenci’ asocon për grupet sociale të veçanta. Me fjalë tjera, derisa termi ‘inteligjencë’ nënkupton aftësinë natyrore të njeriut, për rezonim të thellë dhe zgjidhje të situatave të vështira, termi ’inteligjenci’ paraqet shtresën sociale më të arsimuar dhe më të përparuar të një shoqërie. Në

faqen e parë të librit tim “Leksione nga Sociologjia e kulturës”(botuar më 2006), ekziston një epigraf për intelektualët si regrutë të inteligjencies, ku unë kam nënvizuar se “intelektuali është rojtar i vlerave humane universale”. Kur është fjala për kategorinë sociologjike ‘inteligjenci’, mendohet se ajo paraqet një shtresë shoqërore, e cila ka zënë fill qysh në lashtësi, dhe ate gjatë ndarjes shoqërore të punës në punë fizike dhe intelektuale. Me këtë rast, derisa aktivitetet fizike realizoheshin nga shtresat e ulëta popullore siç ishin robërit, bujqit, blegëtorët dhe zejtarët, aktivitetet shpirtërore dhe intelektuale në shoqëri i ushtronin pjesëtarët e shtresave të larta siç ishin klerikët, filozofët, shkrimtarët apo artistët. Mirëpo, me rëndësi është të theksohet se kuptimi i sotshëm i fjalës ‘inteligjenci’, ashtu siç e trajtojmë edhe ne në analizat tona sociologjike, është e lidhur me krijimin e shoqërisë qytetare dhe shtetit social-liberal. Në këso shtete të mirëqenies intelektuale përveç lulëzimit të qyteteve, të industrisë dhe tregtisë interkontinentale, ndjeshëm zhvillohen edhe vlerat civilizuese si arsimimi, teknologjia dhe shkenca. Sa i përket statusit social të pjesëtarëve të inteligjencies, duhet ditur se aty më së shumti rekrutohen pjesëtarët e klasës së mesme. Zakonisht flitet për dy lloj inteligjencie: për inteligjenci humaniste (ku hyjnë filozofët, shkrimtarët, artistët) dhe inteligjenci teknike (ku rreshtohen teknikët, inxhinierët, inovatorët). Është fakt i verifikuar se në të kaluarën çështja e arsimimit ishte një luks dhe privilegj, që i përkiste vetëm shtresave të aristokratike të shoqërisë. Ndërkaq sot kur arsimimi është bërë dukuri masive, me ç’rast në shumë shtete përveç arsimit fillor, edhe shkollimi i mesëm bëhet obligativ, potenciali për t’u bërë intelektual (pjesëtar i inteligjencisë) është mjaft i madh. Megjithatë, anipse edhe sot e më ditë për disa qarqe mediokre intelektual quhet njeriu që ka mbaruar një cikël të lartë ar-

simimi, apo personi që ka arritur të fitojë një diplomë të caktuar, kjo në të vërtetë nuk është fare ashtu. Është mjaft ofenduese kur pesha specifike e një intelektuali të vërtetë me automatizëm ekuivalentohet me personin që posedon një copë letre, e cila do duhej të garantonte për kapacitetin e tij mental. Por ky substituim fatkeq i njeriut të mirëfilltë intelektual me çdokënd që ka një ‘letërdëshmi të mençurisë’ është kryekëput i gabuar, sepse epiteti intelektual ngërthen në vete diçka shumë më obligative. Intelektualiteti në fakt paraqet një sistem më të sofistikuar të vlerave të gjithëmbarshme humane, të cilat e fitojnë admirimin e të gjitha kohërave dhe civilizimeve. Pikërisht nga këto shkaqe ekzistojnë definicione të ndryshme për intelektualët, ku mund të shihen atributet esenciale që një njeri e bëjnë të tillë. Personalisht gjithmonë kam konsideruar se intelektual mund të quhet njeriu që ka qëndrim kritik ndaj realitetit shoqëror dhe të gjitha dukurive negative në të. Por jo edhe të krejtë atyre zotërinjve të shkolluar, të cilët diplomën dhe kollaren i konsiderojnë për emblema intelektuale. Në historinë e veprimtarive intelektuale është i njohur rasti me nobelistin, shkrimtarin dhe filozofin e shquar francez Zhan Pol Sartër, i cili më vitin 1964 nuk e kishte pranuar çmimin Nobel (konto me afër 1.5 milion dollarë!?), i revoltuar me politikën kolonialiste të shumë shteteve të zhvilluara botërore, si dhe me “dhënien e deritashme të çmimeve, ku nuk janë përfaqësuar në mënyrë të barabartë shkrimtarët e të gjitha ideologjive dhe kombeve”. (Shih Spahiu, Avni, Nobelistët e letërsisë, Universiteti i Tetovës, 2007,Tetovë, fq. 524). Në këtë kontekst, çdo herë kur flitet për intelektualët dhe inteligjencinë, është interesant të përmendet një hulumtim sociologjik për strukturën arsimore në Republikën e Maqedonisë, i cili njëherit paraqet indikator për përqindjen e inteligjencisë në

vend. Ky sondazh shkencor (i vitit 1994) dëshmoi se 26,7 % e popullsisë së R. Maqedonisë i takon shtresës së familjeve të ekspertëve, arsimtarëve apo artistëve; 23,3 % familjeve punëtore dhe 17 % atyre bujqësoreblegtorale. Sipas këtyre rezultateve mund të përfundohet (kuptohet gabimisht!) se në Republikën e Maqedonisë pjesa ose përqindja më e madhe e popullatës rezidente qenkan intelektual?! Do të ishte qesharake që të besohej në këtë konkluzion, sepse vështirë mund të veçohet ndonjë e bëmë intelektuale e tipit të Sartrit. Duke patur parasysh konstatimet e deritanishme, e konsideroj mjaft përmbajtjesor një opinion për intelektualët, i cili shumë shpesh mund të dëgjohet në qarqet e ndryshme shkencore. Ai mendim tingëllon kështu: “nëse intelektualët janë të varur ekonomikisht nga shteti apo institucionet, atëherë vështirë se do të mund ta kryejnë si duhet misionin e tellallit humanist”. Lidhur me këtë dilemë, parashtrohet edhe pyetja tjetër: a duhet të jetë intelektuali vetëm njeri i shkolluar dhe ekonomikisht i pavarur, apo edhe person i guximshëm e trim?! Meqenëse parimisht, duhet pranuar se ka mjaft njerëz që vërtetë janë të arsimuar, madje edhe të pavarur ekonomikisht, por megjithatë ata vazhdojnë të kënaqen me rehatinë e heshtjes! Megjithëse, njerëzit e këtillë duhet të jenë personalitetet e para, që sipas detyrës morale duhet t’i bien ziles së ndërgjegjes kolektive, sepse konsiderohen si avangardë në të cilën masa beson dhe shpreson. Por ja që iu mungon guximi. Si do që të jetë, nuk dua ta mbaroj këtë shqyrtim për intelektualin, pa e artikuluar porosinë ultraintelektuale të një njeriu të thjeshtë, ‘pa diplomë’, i cili megjithëse ishte ‘primitiv e analfabet’, arriti fuqishëm ta tronditë ndërgjegjen e mbarë botës intelektuale. Fjala është për letrën e një kryeplaku indigjeno-amerikan dërguar Presidentit të SH.B.A-ve më vitin 1854, me ç’rast kryeplaku letërshkruajtësit ia dikton që t’i shkruaj këto fjalë: “Dua t’ju pyes një gjë: ç’është njeriu pa kafshët? Ai do të vdesë nga vetmia e madhe shpirtërore, në momentin kur kafshët zhduken. Çka do që i ndodh kafshëve, së shpejti do t’i ndodh edhe njeriut. Të gjitha gjërat në natyrë janë të lidhura. Andaj, duhet t’i mësoni fëmijët se dheu nën këmbët e tyre, është hiri i gjyshërve të tyre. Për ta respektuar tokën, tregojuni fëmijëve se gjenden në farefisni të afërt me te. Mësoni fëmijët tuaj ashtu siç i mësojmë ne tanët, se toka është nëna jonë. Çka do që i ndodh tokës, do t’i ndodh edhe bijve të saj. Nëse njeriu e pështyn tokën, ai në fakt e pështyn veten. Toka nuk i takon njeriut, njeriu i takon tokës”. Nga kjo shihet se intelektualitetin e mirëfilltë nuk e bën shkolla apo arsimimi, por ate e bën shpirti i madh njerëzor, përkatësisht fryma humaniste e individit. Tash unë ju pyes Juve: në substancë, është intelektual më i madh ky kryeplak fisi i pashkollë apo ne, njerëzit e arsimuar me diploma e tituj?!

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


S h ow b iz

8

e premte, 14 shkurt 2014

I mashtron policët me torte Jessica Alba në rrethin familjar ka festuar datëlindjen e bashkëshortit Cash Warren. Ata ia kishin lëshuar zërin tepër shumë muzikës, kështu që fqinjët e kanë thirrur policinë. Mirëpo, aktorja kishte arritur t’i mashtroj policët dhe të kaloj e pandëshkuar. “Kemi pasur në aheng me pizhame, kemi pirë dhe jemi kënaqur duke ngrënë pica. Muzikën e kemi lëshuar

Di Caprio është fituesi i Osckar

vizitës së policisë, mbrëmjen e kanë vazhduar duke luajtur lojëra shoqërore Twistter dhe Jengu. “E di se kjo tingëllon fëmijërore, por për ne kjo është një lloj i preferuar i argëtimit. Nuk ka asgjë më të bukur në ngrohtësinë e shtëpisë se sa me personin e dashur të çmendeni deri në fund”, ka zbuluar Jessica, e cila është në martesë me Cash që nga viti 2008. ata kanë së bashku dy vajza, njërën 6 dhe tjetrën 2-vjeçe.

në maksimum kur në derë është paraqitur policia. Çfarë kemi mundur të bëjmë tjetër, përveç t’i thërrasim ata në tortë. Këtë herë kemi shpëtuar pa gjobë, por vetëm na kanë paralajmëruar që mos ta lëshojmë muzikën me zë të tepruar”, ka rrëfyer Alba në shoun televiziv të Ellen DeGeneres. Ata kanë festuar datëlindjen e bashkëshortit të saj, Cash, ndërsa pas

Revoltohet Rozana Radi

Në rrjetin social ‘Twitter’ është publikuar një fotografi në të cilën shihet se çmimi i madh Oscar i takon aktorit të njohur Leonardo di Caprio. Ndërsa në televizionin CNN është emituar një pjesë nga fabrika në Chicago ku prodhohen çmimet e kompeticionit Osckar. E menjëherë pas kësaj në rrjetin social në Twitter është paraqitur fotoja nga një kuadër i këtij emisioni ku shihet pllaka e gravituar me emrin e aktorit Leonardo di Caprio si fitues për çmimin kryesor të artistit mashkull. Ky lajm ka gëzuar anembanë botës adhuruesit e këtij aktori, por a i takon vërtet ky çmim Di Caprios do të shohim me dy mars kur do të mbahet ndarja tradicionale e çmimeve Osckar.

Kishte shpenzuar shuma të mëdha parash për gardërobë e aksesor. Dhe gjithçka që ajo kishte blerë, kishte publikuar edhe përmes profilit zyrtar në “Instagram” duke iu treguar ndjekësve të saj. Por shpenzimet e shumta duket se nuk janë pritur shumë mirë prej fansave të Rozana Radit, çfarë e kishte ‘detyruar’ këngëtaren nga Shqipëria që të revoltohet. “Vëmendje. Ky është instagrami im personal dhe unë postoj çfarë të dua. Nëse dikë këtu vërdallë e shqetësojnë shpenzimet e mia në blerjen e aksesorëve dhe gardërobës mos të ma mbaj hallin. Kam luksin të harxhoj për veten time. Ndaj mos e hapni gojën e madhe që keni po gëzoni jetën tuaj”, kishte shkruar ajo përmes një statusi.

E bën publike për Shën Valentin

Sot është dita e të dashuruarve, festa e Shën Valentinit. Padyshim që të dashuruarit janë duke menduar për dhuratat më të bukura. Ndërkohë, bukuroshja Morena Taraku, e cila tashmë është lëshuar edhe në ujërat e muzikes, në këtë datë të gjithë të dahsuruarve ju

bën dhuratë këngën e saj. “Indeksonline’’ mëson se kënga që do të lëshohet neser mban titullin ‘’My Love’’ dhe është një bashkëpunim mes Morenes dhe këngëtarit Blero, i cili e ka bërë pjesë të kompanisë së tij miss-in që po bëhet këngëtare

Në romancë të re

Jennifer Lopez “flirton” në jaht Jennifer Lopez “flirton” në jaht Jennifer Lopez vazhdon të jetë në një formë të admirueshme edhe pse vitet kalojnë. Këngëtarja 44-vjeçare ishte të mërkurën në Florida për vazhdimin e xhirimeve të videoklipit të këngës ‘We Are One’ dhe tregoi sërish se pse

reklama

është një nga femrat më të pëlqyera në industrinë e spektaklit. Bukuroshja latine është fotografuar në një jaht luksoz duke marrë poza provokuese pranë disa meshkujve gjysmë të zhveshur.

Në xhirime ishte edhe partneri aktual i JLo-së, Casper Smart, i cili nuk dukej dhe aq i kënaqur nga spektakli që po shikonte.

Nuk ka pritur shumë nga ndarja nga Martin Kristen, pasi Heidi Klum tani është në romancë të re me Vito Shnabel, një tregtar të veprave të artit.

“Heidi sillet si adoleshente. Duket se këtë ndikim tek ajo e ka i dashuri i saj i ri. Mes tyre ka një kimi të fortë”, ka thënë një mik i supermodeles.


Fa s h io n

e premte, 14 shkurt 2014

9

“Plus size model” krijoi koleksion të shkëlqyer fustanesh për Sh.Valentin

ema Kolins e përfitoi gjithë kombin amerikan me rrobat e saj të banjës elegante dhe glamuroze në shoun Splash të Tom Dellej. Tani, “Plus size model” Gema Kolins lansoi linjën e fustaneve për Sh.Valentin që ajo vetë i prezantoi. Të gjithë fustanet nga koleksioni janë në veçanti elegante dhe të përshtatshme, ndërsa ajo i mban më mirë se kush do tjetër.

G

reklama

Sipas saj, të gjitha fustanet janë të përkryer dhe të krijuara për takim romantik për Ditën e të dashuruarve. Duke i prezantuar vetë këto fustane nga koleksioni, ajo u tregon grave si të jenë seksi dhe femërore për ditën romantike. Për fustanin e kuq nga koleksioni, që siç duket ka lënë mbresa më të mëdha tek të gjithë, Gema sqaron: “Ky fustan është i thjeshtë, por me stil, linja e së cilës e ndjek mirë

trupin, ndërsa dantella nga e cila është bërë e bënë me të vërtetë magjike”, thotë disenjatorja. Çmimet e fustaneve nga koleksioni sillen nga 40 deri më 75 dollarë amerikan. “Në këtë koleksion ka diçka për shijen e gjithkujt. Nga fustanet causal dhe të thjeshtë, e deri te ato të punuara me dantellë seksi në të cilën çdo femër mund të argëtohet në ditën e të dashuruarve”, thotë Gema.


Ko s ov ë / S h q ip ëri

10

e premte, 14 shkurt 2014

Protesta e PDsë, në të njëjtën orë që u rrëzua busti i Enverit Partia Demokratike vendosi që marshimi protestë i 20 shkurtit në të njëjtën orë që u rrëzua edhe busti i ish-diktatorit Enver Hoxha 23 vjet më parë. Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi dje një takim me koordinatorët dhe krerët e gru-

Trafik armësh nga Shqipëria në Kosovë, 6 në pranga

peve në rrethe, për të biseduar në lidhje me zgjedhjet në parti dhe organizimin e marshimit protestë, të parashikuar për në datën 20 shkurt në kryeqytet. Takimi u zhvillua në selinë e PD-së në Tiranë. Një ditë më parë, kreu i PD-së, Lulzim

Basha, apeloi nga Durrësi për pjesëmarrje masive të qytetarëve shqiptarë në marshimin e protestës popullore të 20 shkurtit, që përkon me 23-vjetorin e rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha. Në aktivin e demokratëve durrsakë,

Basha u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë pa dallime politike “që të mobilizohen për të derdhur në sheshin “Skënderbej” më 20 shkurt, një fuqi të madhe njerëzore, si shenjë proteste ndaj paligjshmërisë, arbitraritetit të qeverisë “Rama””.

Duke u ndalur mandej në procesin e anëtarësimeve të reja në PD, kryetari Basha theksoi rëndësinë e kontaktimit të figurave të larguara dhe nxitjen e të rinjve për t’iu bashkuar PD-së. Basha paralajmëroi zëvendësim të koordina-

PUSHTETARËT KOSOVARË JANË KUJDESUR T’I “REHATOJNË” BASHKËSHORTET E TYRE

Gratë e pushtetshme Bashkëshortja e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Sevdia, punon si notere, të cilët sigurojnë të ardhura të konsiderueshme. Para se të fillonte punën si notere, Sevdie Krasniqi, kishte punuar si juriste në ndërmarrjen pronësore-banesore, ku merrte pagë mujore prej mbi 600 euro ushtetarët kosovarë janë kujdesur t’i “rehatojnë” bashkëshortet e tyre në institucione shtetërore, kompani publike e private, nga të cilat sigurojnë të ardhura të konsiderueshme. Bashkëshortet e disa zyrtarëve shtetërorë përfitojnë shumë më shumë financiarisht se këta të fundit. Pagë më të lartë se të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi, e cila është e punësuar në Kolegjin privat “Fama”. Ajo ka pagë vjetore prej 18 mijë euro, përderisa paga e kryeministrit është 17300 euro. Bashkëshortja e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Sevdia, punon si notere, të cilët sigurojnë të ardhura të konsiderueshme. Para se të fillonte punën si notere, Sevdie Krasniqi, kishte punuar si juriste në ndërmarrjen pronësore-banesore, ku merrte pagë mujore prej mbi 600 euro. Gratë e ministrave, në qeveri e kompani publike Bashkëshortja e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Sevdia, punon si notere, të cilët sigurojnë të ardhura të konsiderueshme. Para se të fillonte punën si notere, Sevdie Krasniqi, kishte punuar si juriste në ndër-

P

Goditet një grup kriminal që merrej me trafik të armëve dhe municioneve luftarake nga Shqipëria drejt Kosovës, në të cilin bënin pjesë edhe dy punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se “me datë 12.02.2014 nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, u bë arrestimi në flagrancë i gjashtë shtetasve pjesëtarë të këtij grupi kriminal. Në pranga u vunës shtetasit: Fadil Hysni Sula, 53 vjeç, lindur dhe banues në Bushtricë të rrethit të Kukesit, me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit e Migracionit Kukës, i dyshuar si organizatori i këtij grupi kriminal. Liman Sadik Gjici, 47 vjeç, lindur e banues ne fshatin Bushtricë të rrethit të Kukësit, i dyshuar si ndihmësi i organizatorit kryesor të këtij grupi. Hamdi Isuf Matja, 52 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë, me detyrë magazinier armatimi në Repartin 100, pranë Ministrisë se Punëve te Brendshme, në rolin e furnizuesit kryesor me armë e municione te organizatorëve të këtij trafiku. Lorenc Qemal Zyli, 34 vjeç, lindur e banues në Gramsh, në rolin e grumbulluesit dhe furnizuesit me armë e municione të organizatorëve të këtij trafiku. Erjon Ferdinandit Zisko, 24 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Skënderbegas të Gramshit, në rolin e grumbulluesit dhe furnizuesit me armë e municione të organizatorëve të këtij trafiku. Abedin Shefqet Plaku, 53 vjeç, lindur e banues në Gramsh, në rolin e grumbulluesit dhe furnizuesit me armë e municione të organizatorëve të këtij trafiku. Mësohet se arrestim i këtyre shtetasve u mundësua pas një hetimi intensiv disa mujor, të bërë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Trafikimit të armëve dhe municioneve”, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur. Operacioni për kapjen e këtyre shtetasve u finalizua në dalje të tunelit të Kalimashit, teksa pjesëtarët e grupit kriminal ishin duke transportuar një sasi armësh dhe municionesh luftarake. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12780 fishekë automatiku e pistoletë, 4 armë automatike dhe një sasi e konsiderueshme, pjesë armësh të çmontuara. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, nga dokumentimi i deritanishëm i aktivitetit kriminal të këtij grupi rezulton se vetëm magazinieri i Repartit 100 i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka furnizuar grupin kriminal, me 100.000 mijë copë fishekë.

torëve të PD-së në bazë nëse nuk përmbushin detyrimet e udhëzimit të partisë.

Bashkëshortja e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, po ashtu e ka përfunduar fakultetin juridik dhe është punësuar si sekretare e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku merr një pagë mujore prej rreth 500 euro. Ndërsa bashkëshortja e zëvendëskryeministrit tjetër, Bujar Bukoshit, punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si anesteziologe dhe merr pagë vjetore prej 5200 euro. marrjen pronësore-banesore, ku merrte pagë mujore prej mbi 600 euro. Bashkëshortja e ministrit të

Drejtësisë, Hajredin Kuçi, po ashtu e ka përfunduar fakultetin juridik dhe është punësuar si sekretare e Fakultetit të Inx-

Deputetët fajësojnë Mimozën Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me deklaratat kontradiktore lidhur me çështjen e naftës e cila po përdoret për ngrohje në shkollat në Prishtinë. Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, ka thënë se vazhdon të jetë e shqetësuar me deklaratat kontradiktore për çështjen e naftës nëse është apo jo nafta kancerogjene. Ajo ka thënë se kanë gjetur edhe të dhëna që në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ku dy kompani kanë paditur atëherë ministren e Tregtisë dhe Industrisë,Mimoza Kusari Lila dhe shefin e kabinetit, Bernard Nikaj. “Në gjykatën themelore në Prishtinë , në fakt janë dy institute të cilat kohë më parë kanë ngritur padi në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë , me ç’rast kanë paditur Mimoza Kusari Lilen atëherë ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe Bernard Nikaj shef i kabinitetit. Në këtë aktpadi thuhet: Kundër ndotjes së ambientit me garza kancerogjene dhe më qëllim financiar të bizneseve të licencuar me vlerë të cilën e cakton gjykata sipas parametrave të kapitullit 11të propozuar në këtë padi nga paditësit” ka thënë Kadaj Bujupi. Ajo ka kërkuar që të dalin me informata të sakta e të pa politizuara dhe organet e hetuesisë të japin përgjigjen

e vet për lëndën që është qe 2 - 3 vite në gjykatë. Edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se ish ministrja Kusari Lila, duhet të përgjigjet për këtë çështje që tashmë e ka të deponuar edhe një padi në gjykatë. Hasani, ka treguar se shoqata e naftarëve ka bërë kallëzim penal për ish ministren e cila tashmë është kryetare e Gjakovës. “Për çështjen e naftës shoqata e natarëve e ka bërë një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të EULEX`it edhe në Prokurorinë Speciale dhe nuk është tashmë çështje e janarit apo e shkurtit 2014 por kjo është prej 2011, 2012, 2013 dhe kjo është lënda që ata e kanë dërguar në prokurori për Mimoza Kusari Lilën,

atëherë ministre, tash kryetare e Gjakovës e cila ka bërë keqpërdorime dhe e ka lejuar naftën në sasi të ppm deri në 1000 ose 700 herë është më e madhe sasia e lejuar e naftës e cila thuhet tani se është kancerogjene ne nuk do të merremi më a është apo nuk është por do të merremi me atë se është sasia e madhe e sulfurit që e ka nafta, ka thënë Hasani. Myzejene Selmani ka kërkuar që t’i përkrahin kërkesat e naftarëve të Kosovës, për pajisje me arka fiskale për të gjitha pikat e karburantit që veprojnë në të gjithë territorin e Kosovës. Ajo, ka kërkuar nga MTI-ja që të bëjë lehtësira për bizneset e vogla dhe të mesme.

hinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku merr një pagë mujore prej rreth 500 euro.

Ndërsa bashkëshortja e zëvendëskryeministrit tjetër, Bujar Bukoshit, punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si anesteziologe dhe merr pagë vjetore prej 5200 euro. Gruaja e kryediplomatit kosovar, Enver Hoxhaj, është e profesoreshë në Katedrën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të ardhurat e Remzie ShahinitHoxhaj sillen diku rreth 4326 euro. Edhe ministri i Arsimit, Ramë Buja, e ka të punësuar gruan e tij, Fatimen, në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës me një pagë vjetore prej 9.4800 euro. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka të punësuar bashkëshorten e tij në PTK me një pagë vjetore prej 7000 euro. Edhe ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, e ka të punësuar bashkëshorten në operatorin e telefonisë mobile “Vala”. Të ardhurat e saj mujore sillen mbi 1 mijë euro, apo mbi 12 mijë në vit. Të gjitha këto të dhëna janë siguruar në formularët për deklarim të Pasurisë pranë Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, ku figuron se edhe gruaja e ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, e cila punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Të gjitha këto të dhëna janë siguruar në formularët për deklarim të Pasurisë pranë Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, ku figuron se edhe gruaja e ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, e cila punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Për Thaçin zgjedhjet janë nevojë Gjendja e krijuar në Kuvendin e Kosovës ku koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për të miratuar projektligje me rëndësi, ndërsa opozita është e pafuqishme për t’i siguruar 61 vota sa për ta rrëzuar Qeverinë, e ka krijuar një gjendje të re krize institucionale të cilën tash është i interesuar ta tejkalojë edhe vetë kryeministri Hashim Thaçi. Krizat e tilla tejkalohen vetëm përmes zgjedhjeve, por të cilat janë ende larg sipas afatit kushtetues. Në këtë gjendje të krijuar, disa parti opozitare po kërkojnë zgjidhje nëpër ambasada të huaja në Prishtinë, e disa përmes letrave në Presidencë po synojnë të përshpejtojnë nisjen e bisedimeve për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare. I vetëdijshëm se nuk e ka fuqinë që e kishte në Kuvendin e Kosovës është edhe shefi i Qeverisë.

Ai, pas kthimit nga Brukseli pritet të fillojë menjëherë takimet me krerët e subjekteve politike parlamentare për të diskutuar për rrugëdaljen nga gjendja e tanishme ku institucioni më i lartë i vendit po mban seanca që nuk po prodhojnë kurrfarë rezultati të dobishëm as për Qeverinë e as për opozitën. Një zyrtar i lartë në Qeveri, i ka treguar Tribunës me kusht anonimiteti se kryeministri Thaçi do të konsultohet me krerët e partive me të cilët ka rënë dakord për itinerarin e reformës zgjedhore se kur do të ishte më së miri për të gjithë mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.


R a jo n / B o t ë

e premte, 14 shkurt 2014

Refuzojnë gjakun e Klubit islamik! Kryqi i Kuq i krahinës Austria e Epërme në Austri ka refuzuar aksionin e dhurimit të gjakut të “Bashkësisë islame fetare” në Linz, njoftojnë medie të huaja. Klubi myslimane ka kritikuar këtë sjellje të Kryqit të Kuq

duke mos u pajtuar me arsyetimin se “refuzimi është bërë për shkaqe shëndetësore sipas të cilave personat me origjinë myslimane ose turke nuk janë të përshtatshëm për dhënie gjaku”. Kryqi i Kuq e ka arsyetuar

qëndrimin e vet negativ me konstatimin se “personat nga Evropa Juglindore kanë numër të ngritur hepatitesh B të antitrupave”. "Fakt është se në shumë pjesë të Evropës Juglindore ka prani të shtuar hepatiti B të antitrupave.

Për këtë arsye te ne ka kujdes kur bëhet fjalë rreth personave të atij rajoni", ka sqaruar kryemjeku i

11

spitalit në Linz Christian Gabriel. Shoqata myslimane thotë se mbetet çështje e hapur sa është i rrezikshëm gjaku i myslimanëve lindur në Austri . "Fakti se shumë myslimanë, me shtetësi austriake, lindur dhe rritur në Austri, të përfshirë në entet e sistemit shëndetësor duke se nuk ka rëndësi”, konstaton me habi shoqata.

Afganistani liron 65 talebanë nga burgu

NJË PROJEKTLIGJ I SHUMËDEBATUAR NË SPANJË

Spanja, drejt ndalimit me ligj të abortit

Një sondazh i kryer së fundmi, zbuloi se 80 për qind e spanjollëve, përfshirë katolikët praktikantë, besojnë se ligji është i panevojshëm. Kisha, nga ana e saj, e mbështet ligjin që është hartuar nga ministri i Drejtësisë, Alberto Ruiz-Gallardon, i cili argumenton se ka nevojë për të balancuar të drejtat e grave me ato të fëmijëve të palindur jë projektligj i shumëdebatuar në Spanjë, që synon t’i japë fund të drejtës së grave për të kryer abort, duket se do të miratohet, pasi përpjekja e opozitës për ta ndaluar atë dështoi në Parlament. Sfida e opozitës për të hedhur poshtë ligjin e qeverisë u mposht dje, me 183 vota kundër dhe 151 pro në Parlamentin e vendit, ku Partia Popullore e së djathtës ka një mazhorancë solide. Partia në pushtet lejoi edhe votim të fshehtë, pasi u duk se disa deputetë të saj ishin kundër dhe sërish mazhoranca mbeti. Kritikët thonë se ligji nuk do të bëjë gjë tjetër veçse t’i detyrojë gratë të udhëtojnë jashtë vendit për të kryer aborte. Një sondazh i kryer së fundmi, zbuloi se 80 për qind e spanjollëve, përfshirë katolikët praktikantë, besojnë se ligji është i panevojshëm. Kisha, nga ana e saj, e mbështet ligjin që është hartuar nga ministri i Drejtësisë, Alberto Ruiz-Gallardon, i cili argumenton se ka nevojë për të balancuar të drejtat e grave me ato të fëmijëve të palindur. Gjithsesi rezistenca ndaj propozimit po rritet dhe qeveria mund të ndërmarrë mendime para se ta votojë si ligj më vonë këtë vit. Propozimi u miratua nga qeveria e Kryeministrit Mariano

rastet kur gratë duhet të provojnë se pasja e fëmijës përbën rrezik të madh për shëndetin fizik apo mendor. “Asnjë e drejtë nuk është e kufizuar”, tha Ruiz-Gallardon.

Socialistët që u përpoqën ta ndalojnë ligjin, thonë se një ligj i tillë jo vetëm që nuk do t’i ndalojë abortet, por do t’i bëjë ato edhe më të rrezikshme për shëndetin e nënës. Por shqetësimi më i madh lidhet me faktin se gratë e pasura do të mund të udhëtojnë drejt vendeve fqinje për të kryer aborte, ndërsa të varfrat do të rrezikojnë abortet në kushte ilegale. Joan Saura, një senator nga Partia Katalunjase e Gjelbër, e përshkroi si “një ligj për vuajtjet e grave, jo për të drejtat e tyre”. Qeveria sinjalizoi gjithsesi se është e gatshme të hyjë në bisedime. Një sondazh i kohëve të fundit nga El Pais, sugjeroi se 68 për qind e votuesve të partisë në pushtet besonin se gratë duhet të lejohen të zgjedhin vetë mbi abortin. Indinjata mbi ligjin ka shpërthyer në rrugë. Javën e kaluar, shumë gra nga rajone të ndryshme të Spanjës, simbolikisht regjistruan të drejta pronësie mbi trupin e tyre. “Ne jemi ngopur nga ata që na thonë se si duhet të merremi me trupin tonë, kjo është arsyeja se pse kemi vendosur të shprehim zemërimin tonë në mënyrë krijuese, me një aksion kolektiv”, tha një aktiviste. “Trupi ynë është territori ynë, që ne synojmë ta ripushtojmë.”

të rrepta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Disa e konsiderojnë bitcoin si një shpikje e madhe financiare, pasi në këtë mënyrë paraja nuk i nënshtrohet vullnetit politik të udhëheqësve, të cilët në

shumë vende kanë kryer emisione monetare për të luftuar krizën, por de facto kanë zhvlerësuar monedhat e tyre kombëtare. Në SHBA po flitet për pranimin ligjor të këtyre monedhave virtuale, në mënyrë që ato të zbatojnë rregullat kundër pastrimit të parave pa dëmtuar novacionin financiar. Për shkak se bitcoin prodhohet nga një program kompjuterik me rregulla të mirëpërcaktuara dhe nuk mbështetet nga qeveritë apo bankat qendrore, vlera e saj luhatet sipas kërkesës dhe ofertës.

N

“Asnjë e drejtë nuk është e kufizuar”, tha RuizGallardon. Socialistët që u përpoqën ta ndalojnë ligjin, thonë se një ligj i tillë jo vetëm që nuk do t’i ndalojë abortet, por do t’i bëjë ato edhe më të rrezikshme për shëndetin e nënës. Por shqetësimi më i madh lidhet me faktin se gratë e pasura do të mund të udhëtojnë drejt vendeve fqinje për të kryer aborte, ndërsa të varfrat do të rrezikojnë abortet në kushte ilegale. Rajoy në dhjetor, në një lëvizje që thuhet se synon të fuqizojë kredencialet e tij të djathta. Aborti, sipas kërkesës, u zbatua në Spanjë fillimisht pas një ligji të miratuar nga social-

istët në vitin 2010. I njëjti ligj siguron të drejtën për abort deri 22 javë pas ngjizjes. Propozimi i ri synon të anulojë ligjin e vitit 2010 për ta lejuar abortin vetëm në rastet e përdhunimit apo

Bitcoin sulmohet nga piratët Monedha virtuale që prodhohet pa ndonjë bankë qendrore dhe që bazohet në një program matematikor në internet, u vu nën sulme pirate nga hakerë të paidentifikuar, të cilët dërguan rreshta të “sakatuara” kodesh te programi i monedhës, tha një zëdhënëse e organizatës. Bitcoin u bë i famshëm si një sistem për prodhimin e vlerës monetare pa pasur autoritetin e një banke qendrore, por tashmë sistemi është vënë Seria e skandaleve të korrupsionit, që ka prekur së fundmi Pentagonin, duke detyruar mbajtjen e disa seancave dëgjimore në Kongres, ka vënë në pozicion të vështirë Sekretarin Chuck Hagel, por mbi të gjitha ngre pyetje serioze mbi mungesën e përgjegjësisë në të gjithë ushtrinë amerikane, gjë të cilën shumë e konsiderojnë si të paprecedent. Marina amerikane, Forcat Ajrore dhe Roja kombëtare e Ushtrisë janë nën hetim, për shkak të dyshimeve për korrupsion. Incidentet shtrihen nga fushat e Montanës, ku mbahen në

nën shënjestrën e rregullatorëve që po punojnë për ta mbyllur këtë shërbim. Sulmi i fundit i piratëve duket se synon vetëm që të ndalojë përdoruesit të kryejnë transaksione dhe se nuk po vjedh monedha virtuale. Pak ditë më parë, një kompani me bazë në Slloveni ndërpreu shërbimin e shkëmbimit të monedhave bitcoin me para reale. Pronarët e bitcoin nxituan të shesin monedhat e tyre pas

kësaj, gjë që solli rënien e çmimit. Monedhat virtuale, të cilat janë impulse elektronike të emetuara nga sisteme kompjuterike, po përdoren nëpër botë për të kryer tregti përmes internetit. Por disa qeveri kanë deklaruar se do ta luftojnë këtë praktikë, për shkak se këto monedha po përdoren veçanërisht si rrugë për transferimin e parave jashtë kanaleve zyrtare të transfertave, të cilat u nënshtrohen rregullave

Skandale korrupsioni në Pentagon gatishmëri lëshimi raketat balistike me mbushje bërthamore, e deri tek objektet e Gardës Kombëtare në mbarë Shtetet e Bashkuara dhe në portet e Azisë Lindore, ku ndodhen anije të marinës amerikane, thotë “Zëri i Amerikës”. Kjo situatë e detyroi Sekretarin e Mbrojtjes, Chuck Hagel, të njoftonte të premten e kaluar se kishte caktuar një gjeneral të lartë për t’u marrë me çështjet e

etikës në ushtri. Komisioni i Kongresit, që mbikëqyr qeverinë, i kryesuar nga ligjvënësi Darrell Issa, përgatitet të zhvillojë një seancë dëgjimore lidhur me skandalin, ku është përfshirë kompania me bazë në Singapor, “Glenn Defense Marine Asia”. Hetuesit thonë se presidenti i kompanisë, Leonard Glenn Francis, i ka dhënë ryshfete oficerëve të Marinës amerikane në formën e parave, udhëtimeve luksoze,

apo shoqërueseve të luksit, me qëllim nxjerrjen e përfitimeve për biznesin e tij. Një tjetër skandal korrupsioni i Marinës përfshin ekipin e famshëm të forcave speciale, “SEAL Team Six”. Kjo skemë përfshin silensiatorët e prodhuar për armët e forcave SEAL. Prodhimi i kësaj pajisjeje kushton 8 mijë dollarë, por ushtrisë amerikane iu dha fatura prej 1,6 milionë dollarësh.

Incidenti e detyroi Sekretarin e Marinës, Ray Mabus, të kërkonte dorëheqjen e nën/Sekretarit, Robert Martinage. Ndërkohë, Forca Ajrore është duke u hetuar për çështjen, nëse të paktën 92 oficerë

Përkundër kundërshtimeve të ashpra nga Washingtoni, janë liruar edhe 65 militantë të tjerë nga ish-burgjet amerikane në Afganistan.Një zëdhënës i burgjeve, majori Nimatullah Khaki i ka thënë agjencisë amerikane të lajmeve AP, se 65 të burgosurit janë liruar të enjten në mëngjes. Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë këta burra si luftëtarë “të rrezikshëm” taleban të cilët sipas të gjitha gjasave do të kthehen në fushëbetejë për të vrarë forcat e koalicionit dhe ato afgane. Presidenti Hamid Karzai ka urdhëruar javë më parë, lirimin e tyre nga burgu Parvan, duke shkaktuar kështu zemërim në Shtetet e Bashkuara dhe NATO, që ndikuar edhe më tej në shtimin e tensioneve mes Kabulit dhe Washingtonit. Forcat amerikane në Afganistan thonë se këta burra kanë qenë të përfshirë në sulme të përgjakshme ndaj forcat afgane dhe ato ndërkombëtare.

Vjet u vranë 70 gazetarë, 200 u burgosën

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se viti 2013 ishte vdekjeprurës dhe i rrezikshëm për gazetarët. Siria ishte vendi më i rrezikshëm në botë për gazetarët.Organizata me seli në Nju Jork thotë në raportin e saj vjetor të publikuar dje se 70 gazetarë u vranë vjet në mbarë botën dhe mbi 200 të tjerë u burgosën.Po sipas raportit, transmeton VOA, 29 vrasje u regjistruan në Siri, ku shumë punonjës të medias janë rrëmbyer dhe të tjerë janë arratisur nga vendi. Komiteti shton se Irani dhe Iraku janë gjithashtu vende të rrezikshme, ndërkohë që liria e shtypit ka rënë më ndjeshëm në Egjipt. Ky vend renditet i treti për mjedisin e rrezikshëm për gazetarët, pas Sirisë dhe Irakut. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se Rusia dhe Turqia u shndërruan në vende më të rrezikshme vitin e kaluar dhe Hong Kongu nuk është më vend i sigurt për gazetarët që shkruajnë artikuj për Kinën.

kanë mashtruar me testet për t’u kualifikuar si specialistë për lëshimin e raketave balistike bërthamore. Marina, po ashtu, është në kërkim të skandaleve të ngjashme. Dyshime te shumta rrethojnë edhe procedurat e regjistrimit të ushtarëve në radhët e Gardës Kombëtare. Senati zhvilloi së fundi seanca dëgjimore mbi akuzat se, rekrutuesit dhe persona të tjerë kanë grabitur deri në 66 milionë dollarë, përmes një skeme ku përfshihen bonuse nga regjistrimi i ushtarëve.


S p e c ia le

12

Franca ka ndryshuar qëndrim disa vite më parë, duke u rikthyer në strukturat ushtarake të NATO-s pas 43 vitesh mungesë. Tashmë në SHBA hidhet ideja që ky vend të trajtohet si special në marrëdhënie, njësoj si Britania avarësisht titujve të lajmeve, vizita zyrtare e Presidentit të Francës, François Hollande, në Uashington që filloi më 10 shkurt, u fokusua shumë te çështjet e sigurisë globale. Europa është “partneri ynë kryesor” në kërkim të sigurisë globale sipas dokumentit strategjik të Pentagonit. Por në kontinentin e vjetër, pengesat ekonomike dhe largimi nga ndërhyrjet ushtarake po dobësojnë vullnetin politik dhe investimet më mbrojtje të nevojshme për të ruajtur dhe përdorur forca të afta ushtarake. Kështu, Shtetet e Bashkuara kanë një interes të qartë në mbështetjen e një aleati që po shkon kundër kësaj tendence. Para zgjedhjes së tij në maj 2012, Hollande dukej si një kandidat i pagjasë për vëmendje të posaçme si nga Shtëpia e Bardhë ashtu edhe nga Pentagoni. Kohortat e tij në Partinë Socialiste – përfshirë ministrin aktual të Jashtëm, Laurent Fabius – patën kritikuar paraardhësin e Hollande për riintegrimin e Francës në strukturat ushtarake të NATO-s pas 43 vjetësh mungesë. Ndërsa bënte fushatë, Hollande me nxitim premtoi tërheqjen e 3400 trupave franceze nga Afganistani deri në fund të 2012. Në kohën e Presidentit Sarkozy, francezët qenë forca e tretë për nga kontributi pas britanikëve dhe gjermanëve dhe shpesh pranuan misione të vështira luftimi. Si President, gjithsesi, Hollande ka ndjekur një kurs pragmatik që gjerësisht është pajtuar me interesat strategjike amerikane. E vërtetë, shpenzimet reale franceze për mbrojtjen kanë rënë si pasojë e inflacionit dhe disa kapacitete konvencionale janë dobësuar. Por disa avionë të rinj të transportit, avionë të furnizimit me karburant në ajër dhe avionë pa pilot të prodhimit amerikan Reaper po hyjnë në operim, ndërsa kapaciteti parandalues bërthamor i Francës është ruajtur gjerësisht i paprekur. Hollande duhet të jetë shumë i interesuar në shmangien e shkurtimeve të tjera, ndërsa ka hyrë në angazhime ndërkombëtare. Ndërkohë, shumë pak gjëra kanë ndryshuar në përqasjen e Francës ndaj NATO-s. Oficerët francezë kanë ruajtur poste të rëndësishme, përfshirë kreun e Komandës Aleate të Transformimit në Norfolk të Virxhinias, një nga dy komandat strategjike të NATO-s. Hollande ofroi një ngadalësim të tërheqjes nga Afganistani, ku 200 forca franceze vijojnë të qëndrojnë në pozicione stërvitore, mjekësore e logjistike. Dhe në rast se NATO do të hedhë në veprim forcën e vet të Reagimit të Shpejtë gjatë vitit 2014, qoftë brenda Europës apo jashtë kontinentit, selia qendrore do të jetë në Francë. Në Afrikë, Hollande nuk ka hezituar të përdorë forcën. Në janar 2013 urdhëroi bombardime ajrore dhe dërgoi 4500 trupa në Mali për

e premte, 14 shkurt 2014

Koha për marrëdhënie speciale mes Uashingtonit dhe Parisit

P

Ministri i Mbrojtjes, JeanYves Le Drian, së fundmi e cilësoi SHBAnë si “partner i domosdoshëm” në Afrikë. Bashkëpunimi ushtarak FrancëSHBA është zgjeruar në rajone të tjera gjithashtu. Grupet me aeroplanmbajtëse franceze dhe amerikane, të udhëhequra nga Charles de Gaulle dhe Harry S. Truman, së fundmi kryen një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Omanit, ku Parisi dhe Uashingtoni kanë interesa të ngjashme në sigurimin e shteteve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, të cilat janë të shqetësuara në lidhje me Iranin. të luftuar një degë të Al-Kaedës që kërcënonin një pjesë të madhe të vendit. Dhjetorin e kaluar dërgoi 1600 trupa për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës në Republikën e Afrikës Qendrore. Këta numra mund të duken të vegjël, por janë thelbësorë dhe angazhime të rrezikshme. Ato kanë përfshirë pothuajse aq shumë trupa franceze sa kanë angazhuar amerikanët në Afganistan si përqindje e forcës së përgjithshme. Në të dyja rastet, Shtetet e Bashkuara ofruan menjëherë mbështetje politike dhe ndihmë praktike, përfshirë mbështetje me informacion sekret për francezët, si dhe transport ajror për forcat paqeruajtëse të Unionit Afrikan që punonin me francezët. Ministri i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, së fundmi e cilësoi SHBA-në si “partner i domosdoshëm” në Afrikë. Bashkëpunimi ushtarak Francë-SHBA është zgjeruar në rajone të tjera gjithashtu. Grupet me aeroplanmbajtëse franceze dhe amerikane, të udhë-

hequra nga Charles de Gaulle dhe Harry S. Truman, së fundmi kryen një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Omanit, ku Parisi dhe Uashingtoni kanë interesa të ngjashme në sigurimin e shteteve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, të cilat janë të shqetësuara në lidhje me Iranin. Dy forcat ushtarake kanë ndërvepruar rregullisht edhe në ra-

jonin e Karaibeve, ku siguria detare dhe lufta kundër krimit ndërkufitar janë një shqetësim i përbashkët. Por më shumë gjëra mund të bëhen në rritjen e marrëdhënieve ushtarake me Francën. Akoma më mirë, kjo mund të bëhet duke përforcuar “marrëdhënien speciale” të SHBA-së me Britaninë, e cila tashmë është tradicionale.

Në nivelin strategjik, konsultimet informale trepalëshe mes politikbërësve dhe ushtarakëve amerikanë, britanikë dhe francezë, nuk janë asgjë e re. Por verën e kaluar, mosmarrëveshjet e ndërsjella dhe akuzat për “limitet” e gjithsecilit sa i përkiste gatishmërisë për të nisur sulme ushtarake kundër Sirisë, tregon se ka hapësirë për përmirësim në lidhje me reagimin ndaj krizave. Kërcënimi në rritje ka nevojë edhe për më shumë vëmendje. Për shembull, si vende me armë bërthamore, të tre aleatët duhet të diskutojnë se si të përmirësojnë qëndrueshmërinë e hapësirës së këtyre aseteve dhe sistemeve kibernetike që janë me rëndësi kritike si armë parandaluese ndaj kundërshtarëve potencialë. Konsultat trepalëshe duhet të pasohen nga bashkëpunim më i thellë ushtarak. Ndërhyrja e vitit 2011 në Libi demonstroi se lidhjet e ngushta në nivele të shumëfishta mes SHBA-së, Britanisë dhe Francës te forcat ajrore mund të

prodhojnë avantazhe vendimtare operacionale. Të tri marinat punojnë së bashku mirë në Mesdhe, Gjirin Arabik, dhe jashtë brigjeve të Somalisë. Por ato mund të bëjnë më shumë që të sigurohen se ndërveprueshmëria e tyre do të funksionojë për misionet e sigurisë detare në Oqeanin Indian dhe në Gjirin e Guinesë, ku ka kërcënime potenciale nga terroristët dhe piratët. Të tri ushtritë (veçanërisht forcat e tyre të operacioneve speciale) përballen me kërkesa në rritje për të stërvitur forcat afrikane paqeruajtëse dhe kundër terrorizmit, kështu që koordinimi i përmirësuar dhe specializimi i roleve ka kuptim. Logjikisht, bashkëpunimi trepalësh duhet të plotësojë traktatet e vitit 2010 Lancaster, sipas të cilave Parisi dhe Londra nisën programe ambicioze dypalëshe për të krijuar një Forcë të Kombinuar Ekspedicionare, të ndajnë përdorimin e disa laboratorëve të lidhur me armët bërthamore dhe të përmirësojnë bashkëpunimin për prodhimin industrial në sistemet e ardhshme të luftës ajrore dhe raketave antianije. Nëse do të jenë të suksesshme, këto traktate do të ofrojnë një shembull të fuqishëm që mund të ndiqet nga europianët e tjerë. Kjo është një situatë ku SHBA del fituese. Gjithsesi, procedurat amerikane të lejimit të shpërndarjes së disa materialeve të caktuara të karakterit sekret po pengojnë ndarjen e informacionit mes ushtarakëve britanikë dhe francezë, duke ngadalësuar zbatimin e traktateve. Kjo është një zonë shumë sensitive, por siç e tha Presidenti Barak Obama në komentet e tij më 17 janar mbi çështjet e shërbimeve sekrete: “Krerët e shteteve dhe qeverive me të cilët ne punojmë ngushtë dhe nga bashkëpunimi i të cilëve varemi, duhet të ndihen të bindur se ne po i trajtojmë si partnerë të vërtetë”. Një takim mes tre ministrave të Mbrojtjes dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të sigurisë mund të jetë i nevojshëm për të zgjidhur këto probleme dhe për të gjetur një përqasje praktike. Dhe natyrisht, nuk është e mundur thjesht të “rrisësh besimin”, ne duhet të vijojmë të investojmë në ndërfunksionim intelektual të udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarakë. Sot, 55 francezë, burra dhe gra shërbejnë si oficerë të ndërlidhjes në njësitë e SHBA-së apo studiojnë në institucionet amerikane të arsimimit ushtarak. Gjithsej 35 oficerë të tjerë amerikanë mbajnë pozicione të ngjashme në Francë. Duke lejuar që disa zyrtarë të lartë të shkojnë pranë stafeve planifikuese kombëtare (siç bëhet aktualisht mes SHBA-së, Britanisë, Kanadasë dhe Australisë), kjo do të bëhet më e lehtë. Është e vërtetë se Franca, me raste mund të jetë një partner i vështirë. Megjithatë, politikat e saj, kapacitetet dhe angazhimet operacionale do të luajnë një rol të rëndësishëm udhëheqës për europianët e tjerë. Fuqizimi i përqasjes pragmatike me aleatin tonë më të vjetër mund të fuqizojë gjithashtu aleancën transatlantike në tërësi.


S p e c ia le

e premte, 14 shkurt 2014

13

Në kohët e lashta, pajisja më e mirë për matjen e kohës ishte klepsidra ose ora e ujit, e cila e maste kohën nga pikimet e rregullta të ujit në një grykë të ngushtë. Teksa uji mblidhej poshtë dhe masa e tij rritej, një tregues shënonte orët

Një histori e shkurtër për orën dhe kohëmatjen të ri: si t’ia bënin që të vazhdonte lëvizja e orës edhe kur susta kishte rënë poshtë. Kjo çoi në shpikjen e fuzës, një mekanizëm në formë koni rreth së cilës rrotullohej susta. Orët e hershme nuk i tregonin minutat dhe sekondat. Në një dorëshkrim të vitit 1475 shfaqeshin projektet e orës ku llogariteshin minutat. Gjatë shekullit 15 në Gjermani u shpikën disa orë me minuta, por gjithsesi të pasakta.

ra është një nga shpikjet më të vjetra të njerëzimit, për shkak të nevojës së vazhdueshme për matjen e intervaleve kohore si dita, muaji hënor dhe viti. Evolucioni i teknologjisë së orëve vazhdon edhe sot, ndërsa shkenca që merret me matjen e kohës quhet horologji.

O

Disa nga llojet e orëve Ora e ujit Në kohët e lashta, pajisja më e mirë për matjen e kohës ishte klepsidra ose ora e ujit, e cila e maste kohën nga pikimet e rregullta të ujit në një grykë të ngushtë. Teksa uji mblidhej poshtë dhe masa e tij rritej, një tregues shënonte orët. Orët më të mira të ujit ishin mjaft të përpunuara, por të pakta në numër dhe të brishta. Ato nuk mund të tregonin më shumë se 60 minuta. Ora diellore Kur dielli shndrit dhe ndryshon pozicionin e tij në qiell gjatë ditës, ai pasqyron rrotullimin e Tokës. Hija e një objekti të qëndrueshëm lëvizte në të njëjtin ritëm dhe u përdor në lashtësi për të matur kohën. Orët diellore u përdorën deri në Mesjetë, por kishin mangësinë që nuk tregonin kohën gjatë natës. Ora astronomike Kjo orë tregonte kohën e ditës duke përfshirë lëvizjet e të gjithë planetëve të njohur, një kalendar festash, si dhe një parashikues eklipsesh. Ora mekanike Në Mesjetë u shpik ora mekanike në Europë. Rregullimi i mirë i ingranazheve dhe rrotës së dhëmbëzuar u krijuan në mënyrë të tillë që të lëviznin

Në Mesjetë u shpik ora mekanike në Europë. Rregullimi i mirë i ingranazheve dhe rrotës së dhëm bëzuar u krijuan në mënyrë të tillë që të lëviznin nga pesha që ndikohej prej forcës së gravitetit. Orët mekanike të Mesjetës ishin më pak delikate sesa orët e ujit dhe kërkonin më pak mirëmbajtje. Ato u përhapën në kisha dhe manastire dhe përdoreshin për të treguar se kur duhej të binin kambanat për të lajmëruar lutjet e rregullta ose pjesëmarrjen në kishë. Vetë fjala orë vjen prej fjalës French cloche që ka kuptimin kambanë. Orët e para mekanike shënonin vetëm një orë dhe tingëllonin çdo çerekore. Megjithatë, edhe orët më të mira kishin një mundësi pasaktësie 30 minuta në ditë. Asnjë orë nuk mund të maste intervale të shkurtra kohore me saktësi apo ta tregonte kohën me minuta, deri në vitin 1656. Në mënyrë që fusha të tjera të shkencës si fizika dhe kimia të përparonin, si në lashtësi ashtu edhe në Mesjetë ishte e nevojshme saktësia e orës. nga pesha që ndikohej prej forcës së gravitetit. Orët mekanike të Mesjetës ishin më pak delikate sesa orët e ujit dhe kërkonin më pak mirëmbajtje. Ato u përhapën në kisha dhe manastire dhe përdoreshin për të treguar se kur duhej të binin kambanat për të lajmëruar lutjet e rregullta ose pjesëmarrjen në kishë. Vetë fjala orë vjen prej fjalës Frenchcloche që ka kup-

timin kambanë. Orët e para mekanike shënonin vetëm një orë dhe tingëllonin çdo çerekore. Megjithatë, edhe orët më të mira kishin një mundësi pasaktësie 30 minuta në ditë. Asnjë orë nuk mund të maste intervale të shkurtra kohore me saktësi apo ta tregonte kohën me minuta, deri në vitin 1656. Në mënyrë që fusha të tjera të shkencës si fizika dhe kimia të

përparonin, si në lashtësi ashtu edhe në Mesjetë ishte e nevojshme saktësia e orës. Ora me sustë Kjo orë u shfaq gjatë shekullit 15, pavarësisht se merita për krijimin e saj i jepet shpesh orëbërësit të Nurembergut, Peter Henlein, rreth vitit 1511. Ora me sustë i vuri orëbërësit përpara një problemi

Ora me lavjerrës Shpikja e orës me lavjerrës filloi me Galileon, i cili pati disa ide në lidhje me lëvizjen e përsëritur të një objekti që lëkundet. Megjithatë, Kristian Hugens (Christiaan Huygens) cilësohet si shpikësi i kësaj ore. Ai përcaktoi përfundimisht formulën matematike që lidhte gjatësinë e lavjerrësit me kohë, kjo ishte 99.38 cm për një sekondë. Modeli i parë i orës me lavjerrës u ndërtua në vitin 1657 në Hagë dhe me kalimin e viteve modeli u përmirësua. Ora elektrike Aleksandër Bain, një orëbërës skocez mori patentën për orën elektrike në vitin 1840. Ora elektrike kishte një motor elektrik ose një elektro-magnet. Një vit më vonë, ai mori patentën e parë për lavjerrësin elektromagnetik. Orë të tilla filluan të përdoreshin kudo, në shkolla, fabrika, zyra, stacione treni dhe ndërtesa qeveritare. Ora dixhitale Orët dixhitale janë orët moderne që bëjnë një shfaqje numerike të kohës. Këto përdorin dy shifra për tregimin e orës dhe minutave, mund të jenë në formatin 24 ose 12 orë. Shumica e orëve dixhitale përdorin mekanizëm elektronik dhe

funksionojnë zakonisht me bateri. Ora atomike Një orë atomike përdor një frekuencë elektronike të pjesës së mikrovalëve, optike dhe ultravjollcë të spektrit elektromagnetik të atomeve, si një frekuencë standarde për matjen e kohës. Orët atomike janë orët më të sakta që mund të gjenden dhe përdoren kudo si për transmetimet televizive ashtu edhe për sistemet globale të navigimit satelitor. Ora me fjalë Ekzistojnë edhe orët të cilat në vend të shfaqjes së pamjes së numrave, e shkruajnë kohën e ditës. Këto lloj orësh mund të instalohen në kompjuter.

Si funksionojnë orët? Shpikja e orëve mekanike në shekullin e 13 nxiti një ndryshim në metodat e matjes së kohës që nga ora diellore, tek ajo e ujit, te lavjerrësit dhe tek orët me kuarc kristali që kishin më shumë fuqi për të qenë të sakta. Pavarësisht se metodat variojnë, të gjitha orët moderne si mekanike, dixhitale dhe atomike punojnë me pjesë të ngjashme. Ato konsistojnë në një objekt që përsërit të njëjtën lëvizje vazhdimisht, një oscilator, me një interval përsëritës që krijon rrahjen. Ngjitur me oscilatorin është një pajisje kontrolluese, e cila mirëmban lëvizjen e oscilatorit duke rigjeneruar energjinë që ai humbet gjatë fërkimit dhe e zëvendëson punën e vazhdueshme të oscilatorit në pulse. Më pas pulset numërohen nga një lloj numëruesi dhe sasia e numërimeve konvertohet në njësi, zakonisht sekonda, minuta dhe orë. Në fund një lloj rezultati i mekanizmit shfaqet i kuptueshëm për njerëzit.


14

E n ig m a

e premte, 14 shkurt 2014

HOROSKOPI DASHI Te dashuruarit do marrin vendime mja te rëndësishme te cilat ne fakt duhet t’i merrnin prej kohesh. Gjithsesi me mire vone se kurrë. Priten aventura mja emocionuese gjate kësaj për te gjithë ata qe janë vetëm. Shfrytëzojeni sa te mundni ditën. Ne planin financiar do përballeni me disa probleme serioze te cilat do iu lodhin mja. Kërkoni ndihme nëse nuk ja dilni dot.

BINJAKËT Ne krahët e partnerit do ndiheni si mbi re sot. Ai do iu dashuroje pa fund dhe do përjetoni emocione te mëdha. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret duhet te mendohen mire para se te mendojnë te pranojnë esat për takime sepse edhe mund te lëndohen. Financat do vijnë duke u përmirësuar. Do shpenzoni me shume maturi dhe kujdes.

LUANI Do përballeni me probleme goxha serioze sot ne jetën tuaj ne çi. Do e ngrini me shume sesa duhet zërin dhe madje mund te prekni edhe tema delikate. Dita do jete e vëshrë, prandaj vetëm familjaret mund t’iu ndihmojnë t’ia dilni. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Edhe për financat do jete dite e paqëndrueshme. Beni kujdes!

PESHORJA Pozicioni qe do marre Hëna ne qiellin tuaj te dashurisë do ketë një ndikim mja poziv sot. Do jeni me tolerante dhe bashkëpunues me partnerin tuaj prandaj nuk pritet asnjë problem. Beqaret do kenë takime te shumta, por asnjë person nuk do ua mbushe mendjen aq shume sa për te filluar një histori dashurie. Ne planin financiar duhet te tregoheni akoma te matur me shpenzimet.

SHIGJETARI Asgjë e veçante nuk pritet te ndodhe sot ne jetën tuaj ne çi. Runa do jete mbizotëruese dhe here pas here mund te mërziteni. Beqaret do kenë takime te shumta mja interesante dhe me perspekva. Shfrytëzojini sa te mundni dhe merrni kohen e duhur për t’i njohur me mire te gjithë personat. Ne planin financiar do iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve. Bravo!

UJORI Beni kujdes mos i hidhni sytë diku tjetër sot dhe te flirtoni me te sepse nëse partneri merr vesh diçka atëherë mund t’i vije fundi lidhjes qe keni krijuar. Për beqaret mund te ketë edhe dashuri me shikim te pare, por ata nuk duhet absolusht te tregohen impulsive. Për financat mos iu besoni këshillave te miqve sepse mund t’iu shtyjnë drejt gabimeve.

DEMI Konfliktet do shterojnë dhe problemet do zgjidhen një nga një sot ne jetën tuaj ne çi. Do jeni te dy me tolerante dhe me te kuptueshëm me personin qe keni ne krah. Edhe beqaret do jene me shume fat dhe do mund te gjejnë një person shume te përshtatshëm. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse do keni probleme serioze me vone.

GAFORJA Keni kohe qe jeni ne një lidhje? Sot do e kuptoni se nuk e keni shfrytëzuar si duhet jetën. Flisni me partnerin dhe mundohuni te bëni diçka interesante. Beqaret do kenë disa takime, por do kenë frike te krijojnë një lidhje. Urani do iu mbështesë ne planin financiar dhe do iu beje me te kthjellet. Do e dini mire sa te shpenzoni qe gjendja te jete si me pare.

VIRGJËRESHA Do mbylleni ne vetvete gjate kësaj dite dhe do vendosni barriera me partnerin. Po vazhduat kështu jo vetëm qe do dëmtoni vetëm, por do e humbisni edhe partnerin. Beqaret nga ana tjetër, fale mbështetjes se Plutonit do kenë takime mja te rëndësishme. Planetët gjithashtu do iu ndihmojnë edhe ta menaxhoni me kujdes buxhen. Nuk priten vëshrësi ne këtë sektor.

AKREPI Emocionet dhe entuziazmi do shtohet sot ne jetën tuaj ne çi. Do flisni hapur për gjithçka dhe do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat njeri-tjetrit. Beqaret duhet te tregohen as me te sinqerte me personat qe do takojnë nëse duan te nisin diçka me këmbë te mbare. Edhe financat do fillojnë te kenë goxha përmirësime. Do ndiheni edhe me te qete.

BRICJAPI Marrëdhënia ne çi do ndërlikohet se tepërmi gjate kësaj dite. Nuk do bini dakord për asgjë me atë qe keni ne krah dhe për asnjë çast nuk do pranoni idetë e j. Beqareve do iu shfaqet shpir binjak ne momenn qe me pak e presin. Ne planin financiar mos u shpërqendroni, por merrni sa me pare masa për ta stabilizuar situatën. Fillimisht ulni shpenzimet.

PESHQIT Dielli do kujdeset ne çdo moment për jetën tuaj senmentale. Ai do iu nxite te tregoheni me te hapur me partnerin dhe te flisni sa me lirshëm për gjithçka. Shume shpejt do merrni edhe vendime te rëndësishme. Edhe beqaret me ne fund do kenë dashuri me shikim te pare. Financat do jene te mira. Shlyejini me këtë rast te gjitha borxhet qe keni marre prej kohesh.


Sport

e premte, 14 shkurt 2014

Menaxheri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, thotë se ai është i paepur për sukses në Kupën e Gjermanisë, DFBPokal, pasi skuadra e tij shkatërroi Hamburgun me rezultat 5-0 në çerekfinalen e

15

ca më e lehtë për ne”, ka thënë spanjolli për faqen zyrtare të Bayernit. Bavarezët do të përballen me Kaiserslauternin në gjysmëfinalet që do të zhvillohen në muajin prill.

Guardiola dëshiron trofeun e Kupës garës. “Jam i kënaqur me performancën e skuadrës time, ne luajtëm shumë mirë”. “Është hera e parë që vij në

DFB-Pokal – shumë njerëz më kanë thënë se sa bukur është në Berlin, dhe tash ne jemi vetëm një hap larg tij.

Kjo është diçka e veçantë për mua”. “Në fillim ne kishim disa probleme, por pasi kaluam në 2-0 avantazh, ishte

SIMEONE NUK NËNVLERËSON MILANIN

Në Euro 2012 shkatërrova imazhin tim

I trembet Balotellit "Baloteli është një fenomen, që mund ta rrisë cilësisht skuadrën e tij. Është një sulmues të cilin e admiroj, ai mund të kthejë në jetë një ndeshje të vdekur”,, tha Simeone re trofe brenda 18 muajve, kryesim i La Ligas në t�� njëjtnë kuotë pikësh me Barcelonën dhe Realin e Madridit, 7 pikë më shumë krahasuar me sezonin e kaluar. Ky është Diego Simeone, arkitekti i mrekullisë Atletiko Madrid, që për fat të keq ka pësuar 3 humbje brenda 7 ditësh. “Ndodh edhe kështu. Të mos harrojmë se dy humbje i pësuam ndaj Realit të Madridit, një prej skuadrave më të mira në botë. Cdo skuadër e ka një moment të vështirë, tani të shohim sesi do të dalim nga kjo situatë. Në 38 javë kampionat është e pamundur të konkurrosh me Realin e Madridit dhe Barcelonën. Ata e bëjnë diferecën përgjatë gjithë sezonit.” Nëse Simeonë duhet të zgjedhë mes La Ligës dhe Championsit?

T

"Për mua jeta e tifozëve është La Liga. Championsi është i mrekullueshëm, të bën të ëndërrosh, por La Liga është buka e përditshme." Më 19 shkurt Atletiko do të luajë në San Siro ndaj Milanit sfidën e parë të 1/8 të Championsit. Për Simeonen, kuqezinjtë duhet vlerësuar maksimalisht, pasi kanë traditë të jazhtëzakonshme në këtë kompeticion. "Milani i Champions Ligë është shumë më i fortë se ai i Serisë A. Është cështje tradite. Pastaj Milani është jashtë garës në Kupën e Italisë dhe në Serinë A, kështu që i mbetet vetëm Championsi. Milani ka kampionë të mëdhenj, ndaj duhet përballur me përulësi, duke qenë të bindur se nuk do të luajmë me skuadrën që nuk po ecën mirë në kampionat. Jam i sigurt që ndaj nesh do të japë më

të mirën.” Dhe në fund një koment i argjentinasit për Mario Balotelin. "Baloteli është një fenomen, që mund ta rrisë cilë-

Inter kërkon më ngulm Nemanja Vidic. Në të shkuarën ziklatrit kanë dështuar tri herë për të nënshkruar me kolosin e mbrojtjes së Manchester United, i cili mbërriti në Old Traford në vitin 2004. Por tashmë gjiganti serb është i bindur, dëshiron Serinë A duke I thënë po propozimit të Interit, sepse Milano mbetet Milano, ndërsa Interi mbetet Inter. Mungojnë vetëm disa detaje të vogla, edhe pse për shërbimet e 32-vjecarit interesohet Gallatasaraj, si dhe skuadra të tjera nga Spanja dhe Rusia. Gjithsesi klubi zikaltër është një hapa para të tjerave dhe

zyrtarizimi pritet të bëhet nga vetë presidenti Erik Tohir gjatë kohës që do të qëndrojë në Itala nga data 21 deri 27 shkurt. Kontaktet e para nisën para një muaji, ndërsa para pak javësh janë përpiluar edhe detajet e fundit. Mbrojtësit serb do t’I ofrohet një kontratë 3vjevare për 2.6 milionë euro në sezon.Por në radhët e Manchester United nuk është vetëm Vidic që kërkohet nga Tohir. Një tjetër element i djajve të kuq, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit është Patris Evra, që me shumë mundësi do të ndjekë të njëjtë rrugë si shoku i tij i skuadrës.

Domenicali: Ferrari në rrugë të mbarë Kur mbeten edhe pak javë nga ndezja e motorëve, ka optimizëm te Ferrari për shanset e këtij sezoni që merr jetë me garën e parë të Australisë më 16 Mars. 251 është numri i xhirove në testet e para në pistën e Jerez nga skuadra kokëkuqe, shifra e dytë më e lartë pas Mercedes, duke marrë kështu të dhëna mjaft të vlefshme për korrigjimet e fundit në makinë para startit të kampionatit. Drejtuesi kryesor, Stefano Domenicali, duke patur parasysh këto prova,

u shpreh optimist për shanset që ka Ferrari këtë vit, për t’i dhënë fund ndoshta dominimit të Red Bull. “Në Jerez pamë makinën e re F14T që i nisi me këmbë të mbarë provat, iu përgjigj mirë ndryshimeve, ndërsa të dhënat që morëm nga tuneli i ajrit nuk ishin një surprizë e keqe. Pa dyshim që mbeten ende shumë gjëra për të bërë, pasi është e pamundur ta nisësh sezonin me një makinë perfekte, në një kohë ndryshimesh të mëdha”. Pavarësisht sinjaleve të

mira nga Spanja, Domenicali beson se rezultatet e punës së deritanishme do të marrin një vlerësim konkret me testet e fundit në Bahrein. “Fillimi i kampionatit është tërësisht i panjohur, pra është herët për parashikime. Besoj se në Bahrein do ta kuptojmë më mirë makinën e re”. Risi te Ferrari do të jetë edhe formula e ndryshuar e pilotëve, dy emra kampionësh, Alonso e Raikkonen, të dy pilotë që mund të ndezin shkëndija mes njëri tjetrit, gjatë sezonit.

Domenicali rrëfeu se çdo vendim që do të merret në raport me spanjollin e finlandezin do të ketë skuadrën prioritet dhe jo favorizimin e njërit apo tjetrit.

Lavdëron formën e Liverpoolit

Cazorla i lumtur te Arsenali Santi Cazorla thotë se ai është i lumtur te Arsenali dhe se nuk është penduar që ka refuzuar Real Madridin dhe Barcën. Ish-mesfushori i Malagas u kërkua nga një varg klubesh të famshme, përfshirë edhe dy gjigantët spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid. Por ai vendosi t’i bashkohet Arsenalit, ku kaloi gjatë verës së vitit 2012. “Këto dy klube janë kulmi i

shumë i penduar për këtë gjë. Pasi ne futbollistët në një kompeticion siç është Europiani nuk përfaqësojmë vetëm veten tonë por përfaqësojmë 65 milionë francezë. Tani që po mbush 27 vjeç e kuptoj akoma edhe më shumë gabimin tim dhe u kërkoj falje të gjithëve për veprimet e mia”. Nasri menjëherë pas gjesteve që bëri në Euro 2012 u përjashtua nga kombëtarja e Francës për disa muaj dhe ai përjashtim i bëri shumë mirë mesfushorit për të reflektuar që kishte gabuar. Gjithsesi tashmë Nasri ka marë sërish përkrahjen e popullit Francez dhe do të jetë një nga lojtarët kryesorë të kombëtares së “Gjelave” në Botërorin e Brazilit.

Thohir do të zyrtarizojë Vidiç

Podolski, pishman për Bayernin Sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski ka pranuar se bëri gabim që u rikthye në klubin nga vendlindja e tij, Koln më 2009, duke u larguar nga Bayern Munich. Reprezentuesi gjerman dështoi të lë gjurmë në në Munich, pas transferimit nga Koln më 2006. Mirëpo, ai beson se u ngut duke u rikthyer në klub dhe thekson se nëse do të kishte qëndruar më gjatë në gjigantin bavarez, ndoshta do të hynte në ekipin e parë nën drejtimin e Jupp Heynckesit. “Besoj se nëse Jupp Heynckesi do të arrinte një ose dy javë më herët më 2009, edhe tani ndoshta do të isha në Bayern”, deklaroi Podolski për ‘Sport Bild’. “Ai dëshironte të më mbante. Por, nga këndvështrimi sportiv, rikthimi në Koln nuk ishte aq i dobishëm”, shtoi ai. Edhe pse shënoi 18 gola më 2011/12, Podolski nuk ishte në gjendje t’i ndihmonte Kolnit të shpëtojë statusin në Bundesligë, dhe në fund iu bashkua Arsenalit. Muajin e kaluar, Podolski spekulohej me rikthim në Gjermani tek Schalke, por ka mohuar mundësinë e kalimit në Gelsenkirchen.

sisht skuadrën e tij. Është një sulmues të cilin e admiroj, ai mund të kthejë në jetë një ndeshje të vdekur.”

Mesfushori i Manchester City, Samir Nasri në një intervistë të tij ka deklaruar se ai shkatërroi reputacionin e tij gjatë Europianit të vitit 2012. Gjatë kompeticonit që u zhvillua në Poloni dhe Ukrainë, kombëtarja e Francës zhgënjeu por mbi te gjitha disa lojtare rebelë duke përfshirë Nasri zhgënjyen me tepër me sjelljet e tyre. Lojtari i City- it në atë kohë pati nje zenkë publike me një gazetar francez të cilin edhe e ofendoi, ndërsa tani mesfushori ndihet i penduar per sjelljen e tij. “Kur je i ri duhet të jesh më i kujdesshëm. Ti mendon se i di të gjitha por në të vërtetë nuk di asgjë. Unë me sjelljen time në Europian prisha imazhin tim dhe atë të familjes time. Jam

futbollit spanjoll. Ata realizojnë ëndrrat e të gjithë lojtarëve. Unë kisha kontakt me Madridin disa vite më herët, por nuk doli asgjë na to”. “Disa herë, fati ka qenë që unë të mos mund t’i bashkohem ndonjërit prej atyre dy klubeve. Por karriera ime thjesht ka shkuar kështu dhe unë nuk jam penduar për asgjë”, ka thënë Cazorla.

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, është i ngazëllyer për formën aktuale nëpër të cilën po kalojnë Redsat. Liverpooli shkatërroi (ish)liderin e tabelës, Arsenalin, gjatë fundjavës në Anfield, duke e mposhtur me rezultat 51, por nxori një fitore të mundimshme mbrëmë në udhëtim ndaj ekipit të fun-

dit në tabelë, Fulham. “Mendoj se forma jonë në shtëpi është spektakolare. Ne vërtet po i ndëshkojmë skuadrat”. “Çelësi për ne është të gjejmë qëndrueshmërinë në ndeshjet në udhëtim”. “Nëse dëshironi të garoni me më të mirët, ju duhet të nxirrni maksimumin e pikëve në udhëtim”, ka thënë Gerrard.


Sport

16

Ndeshje festive në palestrën “Shaban Tërstena”

Në kuadër të karvanin festiv për ndër të 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në mënyrë solemne u bë hapja e palestrës sportive “Shaban Tërstena” në Çair, ndërsa këtë solemnitet e ka përcjellë ndeshja reviale mes KB Liria dhe Sigal Prishtina. Palestra e re, do të jetë “çerdhe” e dy ekipeve basketbollistike Liria dhe NBA Shkupi, por edhe e të gjitha shkollave të tjera të basketbollit, në mënyrë që të avancohet edhe ky sport në Komunën e Çairit. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti theksoi se tifozët shqiptarë nuk kanë më nevojë të bredhin në periferi të Shkupit për të përcjellë aktivitetet sportive. “Shfrytëzoj rastin të përgëzojë për suksesin e jashtëzakonshëm KB Liria dhe KB NBA Shkupi sepse ata janë fitues të vërtet të Kupës së Maqedonisë, ata janë fitues moral. Me këtë ndeshje miqësore ndërmjet Lirisë dhe Prishtinës në mënyre dinjitoze do të fillojmë të përdorim këtë palestër

sportive në vigjilje të festës së madhe të shqiptarëve, të 6 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, theksoi se kur flet basketbolli ose sporti në përgjithësi , atëherë duhet të heshtin politikanët. “Kur flitni ju kur flet sporti dhe basketbolli, ne duhet te heshtim. Ju faleminderit juve, falenderojë Sigalin nga Prishtina dhe Lirinë dhe gjithë juve që bëni këtë atmosferë kaq impozante dhe i jepni kuptim festës së pavarësisë sonë. Urime edhe juve”. Nikoqiri i kësaj mbrëmje, kryetari i KB liria, Zekirija Idrizi u shpreh i kënaqur që atij dhe klubit Liria i takoi nderi të bëjnë hapjen e manifestimi në kuadër të përvjetorit të Republikës së Kosovës. Nën hije të kësaj ndeshje më shumë se miqësore dhe hapjes së sallës së re sportive Shaban Tërstena, ndeshja Liria – Sigal Prishtina ka përfunduar me rezultat 86:94 për mysafirët. (A.S.)

Blic

KF Shkupi miqësore me Ferizajin KF Shkupi në vazhdën e ndeshjeve miqësore, me datë 23 shkurt në stadiumin e Çairit do të zhvillojë një ndeshje reviale përballë skuadrës nga elita e futbollit kosovarë, Ferizajit. Ky takim do të jetë pjesë e programit festiv të organizuar nga ana

e komunës së Çairit për nderë të 6-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Komuna e Çairit në bashkëpunim me përfaqësues të sektorit civil dhe përfaqësues të institucioneve tjera ka paraparë edhe disa aktivitete tjera kulturore. (A.S.)

Morina i thotë ‘PO’ Shqipërisë Sulmuesi i ri kosovar Esad Morina ka pranuar të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë, kanë njoftuar të mërkurën mediumet shqiptare. Morina 17-vjeçar është pjesë e skuadrës gjermane Schalke. Ai aktivizohet tek ekipi U-17 i Schalkes dhe këtë edicion ka shënuar

dhjetë gola në 15 ndeshje. Morina do të jetë pjesë i ekipeve të reja të Shqipërisë. Ai më herët ka luajtur edhe për ekipet U-15 dhe U-16 të Gjermanisë. Me ekipin U-15 ka shënuar katër gola në po aq paraqitje, kurse me atë U16 ka realizuar dy gola në dy ndeshje.

Mundësit do ti udMAQEDONIA NË TURNEUN JASHAR DOGU NË STAMBOLL hëheq seleksionuesi, Lulzim Vrenezi, i cili shpreson në suksese. Në listën e trajnerit gjenden edhe katër mundës shqiptar: Jasin Rexhallari, Ertan Rexhepi, Metin Ramadani dhe Besmir Veseli, nga të cilët priten të arrihen rezultate shumë të mira

Vrenezi dhe Ejupi presin bashkëpunim me Turqinë

Avdyl SALIHU eprezentacioni i Maqedonisë në mundje për senior do të filloj vitin e ri 2014 me një turne mjaft të fortë ndërkombëtar “Jashar Dogu” e cila zhvillohet në Stamboll nga 13-16 shkurt. Mundësit do ti udhëheq seleksionuesi, Lulzim Vrenezi, i cili shpreson në suksese. Në listën e trajnerit gjenden edhe katër mundës shqiptar: Jasin Rexhallari, Ertan Rexhepi, Metin Ramadani dhe Besmir Veseli, nga të cilët priten të arrihen rezultate shumë të mira. Në këtë turne, që ka karakterin e një kampionati jozyrtar botëror në mundje, ftesë speciale nga kryetari i Federatës së mundjes së Turqisë, Hamza Jerilikaja, i cili është edhe deputet i partisë së kryeministrit Erdogan, kanë marrë edhe dy zyrtarët e

R

Federatës së mundjes së Maqedonisë, nënkryetari Betim Vrenezi dhe sekretari i përgjithshëm, Besnik Ejupi. Ky i fundit tha se do të shfrytëzojnë këtë udhëtim për të lidh bashkëpunim me federatën turke. “Po, është e vërtetë se nga 13-16 shkurt do të udhëtojmë për

në Stamboll të Turqisë për të marrë pjesë edhe si reprezentacionin, por edhe si zyrtarë të Federatës së mundjes së Maqedonisë. Me kryetarin e Federatës së mundjes turke të do të bisedojmë për thellimin e bashkëpunimit mes dy federatave të mundjes”, deklaroi

sekretari gjeneral i Federatës së Mundjes së Maqedonisë, Ejupi. Ndryshe në turneun "Jashar Dogu" do të marrin pjesë 30 vende, midis të cilëve edhe mundës nga Rusia dhe SHBA-të. Pas këtij aktiviteti Maqedoninë e pret edhe një turne i fuqishëm në Bullgari “Dan Kollov”.

Ujkani le Shqipërinë për Kosovën Kontaktet ndërmjet Bunjakit dhe Ujkanit kanë nisur që prej lejes nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare. Lajmi është publikuar dje nga një media franceze, e cila e ka trajtuar me bujë të madhe faktin që Kosova do të luajë miqësoren e parë zyrtare. Aty thuhet që përpos tij, Kosovës mund t’i bashkohet edhe futbollisti i Chievos që momentalisht luan për Finlandën, Përparim Hetemaj. Gazeta, gjatë ditës së djeshme ka provuar të marrë një konfirmim edhe nga ana e Ujkanit, por kontakti me të ka qenë i pamundur. E kotë ka qenë edhe tentativa për të

kontaktuar me trajnerin Albert Bunjaki, i cili nuk ka pranuar të sqarojë se kur do të thirret Ujkani dhe nëse zgjedhja e portierit është definitive. FSHF Zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë mbetur të befasuar nga lajmi dhe kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë kontakt zyrtar me portierin. "Ujkani është në planet tona dhe nuk kemi biseduar për ndonjë largim të mundshëm të tijin. Nuk mund të them më tepër sesa kaq, pasi më parë duhet të flasim me futbollistin" ka thënë menaxheri i përfaqësueses, Alban Bushi për "Panorama Sport".

Kampionati zgjedhor në Atletikë Në prag të kampionatit ballkanik të atletikës në sallë, Federata e Atletikës së Maqedonisë të shtunën në arena “Filipi Dytë” në Shkup, organizon gara që kanë karakter zgjedhor për anëtarët e reprezentacionit. Në këto gara me karakter zgjedhor do të marrin pjesë të gjithë garuesit të cilët janë të përgatitur dhe mund të jenë pjesë e reprezentacionit. Në këtë garë zgjedhore klubi i atletikës Studenti do të merë pjesë me formacion të kompletuar normal pas Valbona Selimin e cila është në përgatitje disa di-

Përparim për Maqedoninë e Shqipërinë Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll gjendet e 83-ta në rang listën më të re të FIFA-së të publikuar të enjten. Kjo është përparim prej një pozite në krahasim me majin e kaluar. Ndeshjen e parë Maqedonia këtë vit do ta ketë më 5 mars kur në Shkup do të ateroj seleksioni i Letonisë. Nga ana tjetër, Shqipëria u ngrit për

e premte, 14 shkurt 2014

një pozitë në atë të 55-të. Në kreun e listë së FIFA-së nuk ka ndryshime. Kamponi evropian e botëror Spanja gjendet e para, e dyta është Gjermania, kurse e treta u pozicionua seleksioni i Argjentinës. Në 10 shën e parë janë edhe Portugalia, Kolumbia, Zvicra, Uruguai, Italia, Brazili dhe Holanda. (A.S.)

tore në Rumuni, por me Kastrat Beshirin, Bujar Beqirin, Ifraim Luta, Fitore Kurtishi, Ajshe Alili, Kreshnik Selimi, përforcimet Sermedije Latifi, Xheneta Shabani,Arsim Nuredini, Miran Tairi, Arlind Rafiu. Garat do të zhvillohen në të gjitha disiplinat, ndërsa pjesëmarrje në reprezentacion do të sigurojnë ato garues të cilët do të plotësojnë normën në disiplinat përkatëse. Kryetari i klubit prof.Dr. Bexhet Toçi u shprehë i kënaqur me përgatitjet e garuesve të klubit dhe shpreson që të shënojnë rezultate e duhura për të siguruar vend në reprezentacion. Garat do të mbahen në Shkup të shtunë me fillim në orën 12:00. (A.S.)

Kompany fton Adnanin te Belgjika Talenti kosovar Adnan Januzaj, vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e tij Manchester United, ndërsa vazhdon edhe presioni i madh ndaj tij se për cilën përfaqësuese do të luajë në të ardhmen. Belgët e donë për vete, Shqipëria është në gjendje të bëjë gjithçka për ta pasur në skuadër, sa që trajneri i saj Gianni De Biasi flet pothuajse çdo ditë për djaloshin

e artë nga Istogu. Ndërkohë, vendlindja e Adnanit, Kosova është në pritje që të bëhet anëtare me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA, dhe shpreson që ta ketë në radhët e saj. iç kanë raportuar mediat britanike dhe ato belge, ka qenë pikërisht kapiteni i Belgjikës dhe City, Vincent Kompany, ai që është duke i bërë presion 19-vjeçarit për ta zgjedhur Belgjikën.


Zhurnal plus #689