Page 1

Moti min.

-4

max. VITI 3 | Nr. 648 | ÇMIMI: 10 DEN

www.zhurnal.mk

3

E MËRKURË, 11 DHJETOR 2013

Të rishikohen figurat kontroverse

Shqiptarët çojnë Car Dushanin në Prokurori

Çdonjëri duhet të jetojë me dinjitet

BDI thekson se nuk do të lejojë me paratë e taksapaguesve shqiptarë të vendosen figurë e një vrasësi të shqiptarëve, ndërsa PDSH aksionet i BDI-së i quan “aksione tokmak”

Fletëparaqitje penale deri tek Prokuroria publike kundër personit të panjohur ka ngritur Këshilli organizativ për heqjen e përmendores së Car Dushanit me të cilën kërkojnë që të zbulohet porositësi i kësaj përmendore FQ.2

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti ka kërkuar me rastin e 10 Dhjetorit një angazhim mbarëshoqëror për respektimin e të gjithë qytetarëve dhe të drejtave të tyre, pavarësisht dallimeve sociale, etnike dhe fetare FQ.5

FQ.2

FQ.3

B O T Ë

FQ.4

Kriza në Kiev, SHBA dhe BE përpjekje diplomatike FQ.11

FQ.6


K r o n ik ë

2

LajmeBlic Vizion të qartë në luftën kundër korrupsionit Me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit 9 dhjetori u mbajt konferencë në organizim të Komisionit shtetëror për pengim të korrupsionit, OBSE-së dhe UNDPsë në të cilën u drejtua edhe Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti. “Nuk ka dilemë që korrupsioni, si fenomen kriminel dhe sociologjik, si problem moral dhe etik, në lloj dhe intensitet të ndryshëm është i pranishëm në gjitha shtetet, pavarësisht nga shkalla e zhvillimit të tyre. Njëkohësisht, krimi i organizuar transnacional, i cili shkon bashkë me korrupsionin, është dukuri në rritje e sipër, që kontribuon për vërshim të dukurive korruptive nga një në shtet tjetër dhe këtij problemi i jep dimension ndërkombëtar”, theksoi Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti. Bexheti tha se sikurse shtetet tjera Maqedonia i ndjek trendët globale në ballafaqimin me këtë lloj të krimit, edhe përmes numrit impozant të konventave dhe protokolleve të ratifikuara në këtë sferë, siç janë: Konventat kundër korrupsionit të Këshillit të Evropës (penale dhe civile), Konventa kundër korrupsionit e Kombeve të Bashkuara dhe sërë konventa dhe protokolle tjera nga kjo sferë, të cilat janë të zbatuara në legjislacionin nacional. Kuptohet, këtu janë edhe aktivitetet për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në sferën e luftës kundër korrupsionit.

Gjuhët rajonale dhe të pakicave, prioritet i Evropës Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës, me qëllim që t'i promovojë gjuhët rajonale apo të pakicave, organizon seminar në Senatin francez në Paris, kushtuar gjendjes së sotme në Evropë në këtë sferë. Mbrojtja dhe promovimi i gjuhëve rajonale dhe të pakicave është një nga qëllimet kryesore të Këshillit të Evropës, si element përmbajtësor në trashëgiminë kulturore evropiane. Në atë pikëpamje, në vitin 1992 u miratua Karta evropiane për gjuhë rajonale dhe të pakicave, të cilën sot e kanë ratifikuar 25 nga 47 vende-anëtare të organizatës. Maqedonia u obligua me anëtarësimin në Këshillin e Evropës që ta ratifikojë këtë kartë, pasi që e nënshkroi atë më 25 korrik të vitit 1996. Por deri më sot, vendi ynë nuk e ka ratifikuar ende Kartën për Gjuhë Rajonale apo të Pakicave, edhe pse praktika në këtë fushë, sipas shumë ekspertëve të huaj tregon se ajo nuk mbetet prapa vendeve të tjera evropiane, përkundrazi, ajo mund të shërbejë edhe si shembull.

Dosjet e UÇKsë janë në Shkup Kryetari i Komisionit për persona të zhdukur në Qeverinë e Serbisë, Velko Odalloviq ka deklaruar dje se Komisioni do t’i kërkojë Prishtinës hapjen e arkivave të UÇK-së në Shkup (?!) meqë të dhënat për ta do të mund të ndihmonin zbardhjen e fatit të disa qindra të të zhdukurve nga territori i Kosovës. Odalloviq këtë deklaratë e dha në tribunën e “Shoqatës së familjeve të të kidnapuarve dhe të të vrarëve në Kosovë e Metohi”, transmeton Tanjug, sipas të cilit kohë më parë ka marrë vesh se në Shkup ekziston arkivi i UÇK-së. Sipas Beogradit vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur 1750 persona nga Kosova, nga të cilët 529 serbë e joshqiptarë dhe të tjerët shqiptarë.

Votohen dorëheqjet e dy anëtarëve të Lustrimit Kuvendi ka pranuar sot me shumicë votash dorëheqjet e dy anëtareve nga opozita të Komisionit për Verifikimin e Fakteve, Blagoja Geshoski dhe Janakie Vitanovski. Në emër të Grupit Parlamentar të LSDM-së, deputeti Igor Ivanovski ka thënë se nga dita e djeshme, e gjithë përgjegjësia për procesin e lustrimit do të bjerë mbi VMRO-DPMNE-në. Në dorëheqjet e tyre, të depozituara madje në prill, dy anëtarët e propozuar nga opozita, arsyetojnë veprimin e tyre duke thënë se procesi i lustrimit ka devijuar. “Tashmë një periudhë më të gjatë, e them brenda Komisionit por dhe në opinion, se procesi i lustrimit ka devijuar. Kjo u vërtetua edhe nga Komisioni i Venecias”, shkruan Geshoski. Po kështu, anëtari tjetër, Vitanovski, thotë se lustrimi ka marrë udhë të gabuar dhe se nuk po i shërben qëllimit për të cilin është nisur.

e mërkurë, 11 dhjetor 2013

BDI DHE PDSH PRONONCOHEN RRETH PËRMENDORES SË CAR DUSHANIT

Të rishikohen figurat kontroverse

BDI dhe PDSH më në fund kanë shprehur qëndrimet e tyre zyrtare në lidhje me vendosjen e përmendores së car Dushanit. BDI thekson se nuk do të lejojë me paratë e taksapaguesve shqiptarë të vendosen figurë e një vrasësi të shqiptarëve, ndërsa PDSH aksionet i BDI-së i quan “aksione tokmak” Mefail ISMAILI artitë më të mëdha shqiptare në Parlament, BDI dhe PDSH më në fund kanë dalë me qëndrime zyrtare ndaj vendosjes së përmendores së Car Dushanit në Qendër të Shkupit. Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti është shprehur se ajo dhe funksionarët e tjerë të kësaj partie kanë dalë për të shembur përmendoren për të parandaluar protestat më të mëdha. Ndërsa, deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu ka thënë se BDI tenton të nënçmojë inteligjencën e shqiptarëve. “Roli i BDI-si në të gjithë këtë zallamahi ka qenë që të parandalojë daljen nga kontrolli të situatës, e cila u shkaktua në një mënyrë tërësisht kontroverse. Asnjë shqiptar, BDI më së paku, nuk do të pranojë ndonjëherë që me paratë e tatimpaguesve shqiptarë, të vendoset një figurë e cila ka prerë shqiptarë”, deklaroi në konferencë për shtyp deputetja Mehmeti. Duke folur në lidhje edhe me daljen e funksionarëve të partisë për të rrënuar përmendoren, ajo ka thënë se e kanë ndjerë obligim që të jenë aty për të parandaluar daljen nga kontrolli të situatës, e cila pritej të dilte nga kontrolli. "Në fund të fundit ngjarjet e ditës së premte janë vetëm pasojë dhe shteti duhet të merret me arsyet. Një javë është kërkuar llogari, përgjegjësi dhe informacion, kush e vendosi, përse e vendosi dhe kush e porositi këtë përmendore. Kur nuk ka përgjigje në këto pyetje themelore, natyrisht që ju nuk mund të garantoni që gjërat do të rrjedhin natyrshëm, apo në mënyrë paqësore”. Deputetja Mehmeti nënvizoi se opinioni nuk duhet të mendojë se është kollaj që funksionarë dhe zyrtarë të lartë të një partie politike të dalin në shesh dhe të jenë pjesë e një tentimi për të rrënuar një figurë kontroverse. ajo ka thënë se çmimin të cilin e paguajnë është i madh, por çmimi ka të bëjë me përcaktimin për një perspektivë evropiane të Maqedonisë dhe pajtimin mes komuniteteve. Ajo tha se Qeveria do të duhet ta rishikojë pozicionin e saj me këtë figurë kontroverse. "Unë nuk besoj se gjithçka ka marrë fund dhe unë po ashtu besoj se opinioni e di se BDI është parti parimore e cilat pavarësisht akuzave që na bën opinioni dhe fushatave aktive kundër nesh, atë në çfarë beson edhe e realizon. Ne kemi thënë se ‘Shkupi 2014’ do të bëhet projekt multi-etnik dhe sot tre përmendoret janë realitet ato duhet vetëm të vendosen. Ne kemi thënë se do të merremi me figurën problematike të këtij farë mbreti apo cari, apo sidoqoftë quajeni dhe do të merremi me të nuk është gjithçka e përfunduar", ka thënë Mehmeti. Por, sipas deputeti të PDSH-së, Bekim Fazliu, funksionarët e BDI-së tentojnë dhe mendojnë se i nënçmojnë shqiptarët dhe inteligjencën e tyre. “Kur duhet të reagojnë për ndonjë projekt të dëmshëm për shqiptarët, ata s'i ke askund dhe në shumë raste le që s'i ke askund, por me nga dy duar votojnë, përkrahin çdo projekt që është antishqiptar. Pa përjashtim këtë e bëjnë gjithë funksionarët e tyre, duke filluar prej min-

P

istrave në Qeveri, e deri te deputetët e tyre këtu në Parlament. Dhe kur plas sherri pastaj në opinion për ndonjë skandal të tyre, siç është ky i fundit me vendosjen e përmendores së Car Dushanit, ata prapë këtu nuk bëjnë asgjë, as në Qeveri, as në Parlament, por përsëri mundohen të manipulojnë dhe të përfitojnë pikë politike nga skandalet që i krijojnë vetë ata”, u shpreh deputeti Fazliu. Ai deklaroi se në këtë drejtim, ishim dëshmitarë të organizimit të aksionit "tokmak" nga ana e deputetëve të BDI-së dhe vazhdojnë edhe më andej të mos ndërmarrin asgjë në Parlament dhe në Qeveri, por vazhdojnë të bëjnë lloj-lloj aksione të

për t'u takuar me përfaqësues të LGBT-së, cakton mbledhje që fare nuk kanë të bëjnë me këto probleme dhe këto projekte të dëmshme për shqiptarët”. Deputeti Fazliu ka befasuar deputetët e BDI-së, kur nga foltorja ka nxjerrë dhe iu ka dhuruar edhe një tokmak. “qytetarët sot mu lutën mua që t'ua dorëzoj tokmakun e BDI-së dhe thanë jepja këtyre të BDI-së dhe bënjau me dije se me kësi lloj tokmaku, nuk mund të rrëzojnë Car Dushanin, vetëm Zoti i turpëron me këtë lloj tokmak. Dhe për fund këtë tokmak më thanë t’ia jap peshqesh nënkryetares së Kuvendit, Suzana Saliu, që ta përdorë te Car Trajkoja që nuk e ka leju deri tani të udhëheqë asnjë sekondë

ISHIM PREZENT KUR U TENTUA RRËNIMI I CAR DUSHANIT Kryetari i komunës së Çairit dhe nënkryetari i BDIsë, Izet Mexhiti ka theksuar se ka qenë i pran ishëm bashkë me ministra dhe deputetë nga Shkupi në tentimin për të rrënuar përmendoren e Car Dushanit. “Kemi qenë atë natë kur u tentua rrënimi i përmendores së Car Dushanit. Nuk e përgën jeshtrojmë këtë. Këtu jemi dhe nuk fshihemi, por fillimisht gjeni se kush porositi dhe vendosi këtë përmendore dhe pastaj ne do të themi qëndrimin tonë”, thekson Mexhiti për gazetën “Dnevnik”. BDI PËRFITON NGA SKANDALET "Kur plas sherri në opinion për ndonjë skandal të pushtetarëve, siç është ky i fundit me ven dosjen e përmendores së Car Dushanit, ata prapë këtu nuk bëjnë asgjë, as në Qeveri, as në Parlament, por përsëri mundohen të manipulojnë dhe të përfitojnë pikë politike nga skandalet që i krijojnë vetë ata”, u shpreh deputeti Bekim Fazliu. KRYESIA E BDISË DISKUTON PËR CAR DUSHANIN Përmendorja ilegale e Car Dushanit ka qenë temë diskutimi në mbledhjen e djeshme të kryesisë qen drore të BDIsë. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj partie Izet Mexhiti i cili ka thënë se në këtë mbledhje do të diskutohen veprimet e mundshme institucionale të BDIsë lidhur me heqjen e për mendores. Veprimet e deritanishme jashtëinstitucionale, siç ishte rasti me tentativën për rrënimin e për mendores, sipas Mexhitit janë pasojë e distancimit të institucioneve nga kjo përmendore. BDI, siç mësohet në këtë mbledhje ka biseduar edhe momentet në prag të zgjedhjeve presidenciale të vendit. tilla për mashtrimin dhe manipulimin e opinionit. "Ermira Mehmeti është kryetare e Komitetit për Marrëdhënie Ndëretnike dhe nuk e sheh të udhës të thirrë mbledhje për këtë problematikë, ndërsa gjen kohë

me seancat e këtij Kuvendi”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu. I pyetur nga gazetarët lidhur me vendosjen e Card Dushanit, deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski – LSDM u përgjigj se Gruevski

Shqiptarët çojnë Car Dushanin në Prokurori Këshilli Organizativ për dislokimin dhe heqjen e përmendores së Car Dushanit nga ura “Syri” në Prokurorinë Publike ka ngritur fletëparaqitje penale kundër personit të panjohur për veprën penale sipas neni 244 për ndërtim pa leje, nenit 319 për nxitjen e urrejtjes nacionale, racore dhe fetare, përçarje dhe mos tolerancë nga Kodi Penal si dhe mosrespektimi i përcaktimeve nga Ligji për përmendore memorial dhe simbole të tilla gazeta zyrtare e republikës së Maqedonisë numër 66/4 nga data 01.10.2004. Këshillin organizativ e përbëjnë Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni, Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë, Shoqata e historianëve Shqiptare, Instituti për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve si dhe Shoqata, forume dhe organizata tjera

duhet të deklarohet pse është bërë një gjë e tillë në Maqedoni. “Këtë pyetje mendoj se duhet t’ia drejtoni Nikolla Gruevskit, Jankullovskës, Nikolla Todorovit, të cilët në momentin kur janë marrë vesh për këtë aktivitet dhe se si e në cilën mënyrë atë e kanë miratuar, duhet të japin përgjigje se pse është bërë një gjë e tillë, pa bazë të ligjore e kështu me radhë”, u shpreh deputeti Spasovski. E para nga partitë shqiptare që reagoi për vendosjen e Car Dushanit ishte RDKja e Rufi Osmanit, kur në ditën që u bë e njohur vendosja e mbretit serb, deputeti i kësaj partie, Naxhi Xhelili, u shpres se me Car Dushanin, VMRO dhe BDI legjitimojnë pushtimin serb”. Deputeti Xhelili i shpreh se vendosja e përmendores së Car Dushanit në Qendër të Shkupit nga Qeveria manifeston dëshminë më të madhe se kjo Qeveri kohën e qeverisjes së Serbisë me territorin e Maqedonisë së sotme dhe territoret me shumicë shqiptare i nënkupton si qeverisje legjitime dhe jo si një okupacion klasik të tokave ku shumicë nuk ishin asnjëherë serbët as në kohën e Car Dushanit dhe as sot. “Përderisa VMRO-DPMNE-ja e ka mbushur jo vetëm kryeqytetin me përmendore maqedonase dhe përmendore të tjera që njihen si figura historike në Bullgari, Greqi dhe Serbi, BDI-ja vazhdon që përmendoret e shqiptarëve t'i vendos vetëm nëpër fusha dhe kodra ndërsa e ka të

jo qeveritare. Në emër të Këshillit Organizativ, Daim Hiseni tha se Organit Prokuroria Publike i propozojnë pasi që të kenë pranuar fletëparaqitjen penale, t’i grumbullojnë të gjitha dëshmitë e duhura gojore dhe të shkruara dhe me këtë t’i obligon dhe detyron organet kompetente për gjetjen dhe zbulimin e atyre që e kanë kryer këtë vepër. “Nëse pak ka

mbet ndërgjegje e pastër në këto institucione dhe sadopak të respektohen dispozitat pozitive të ligjeve në fuqi, kërkoj që në afat sa më të shkurtë lëndën ta procedoi në gjyq, ku në fund drejtësia për këto padrejtësia ta thotë fjalën e vet”, deklaroi Daim Hiseni kryetari i Shoqatës së Kulturës Shqiptare. Një ekzemplar i tillë do të dorëzohet edhe deri te : Prokuroria publike republikane- reparti për krim të organizuar, Ministria e Kulturës, Ministria e Punëve të brendshme, Ministria e drejtësisë, Ambasada e SHBA-ve në Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar- Shkup, Përfaqësia e Unionit Evropian- Shkup, Mjeteve të Informimit publik të RM-së. Ai më tej tha se e vetmja mbështetje për qytetarin në një shtet dhe në një shoqëri janë institucionet e saja dhe është

ndaluar të vendos përmendoret e figurave kombëtare shqiptare në qytetet e Maqedonisë edhe atje ku shqiptarët janë shumicë”, u shpreh deputeti i RDK-së Naxhi Xhelili.

obligim i çdo qytetarit të mësohet të veproj në mënyrë institucionale ndërsa tha se për hetuesin është turp që deri tani të mos ketë ngritur iniciativë për të bërë hetuesinë dhe për të zbardhur këtë rastin në fjalë. “E jona është të lusim që Ligji të mos merret në dorën e qytetarit por Ligji të thuhet aty ku e ka vendin, pra në gjyq. Edhe më e turpshme është që askush, as Komuna Qendër, as qyteti i Shkupit, as Parlamenti i vendit, as ministria e punëve të brendshme, as ministria e drejtësisë pra askush nuk u prononcua dhe thonë se nuk e dinë se kush e ka vendosur këtë përmendore a në fund jeni dëshmitar që policia vihet në mbrojtje të gjërave të egra, gjërave të ndërtuara pa leje që ngacmojnë dhe nxisin urrejtje dhe policia si duket qëllimisht i mbron këto gjëra dhe asaj i konvenon të ketë pa dëgjueshmëri qytetare një gjë që më së paku e duam dhe e dëshirojmë si qytetarë dhe në veçanti si shqiptarë”, tha Daim Hiseni.(E.M.)


K r o n ik ë

e mërkurë, 11 dhjetor 2013

3

PROVOKIMET E FUNDIT NDAJ SHQIPTARËVE Faktori politik shqiptar ka numrat e mjaftueshëm në Parlament për të bllokuar buxhetin apo ligjet tjera mirëpo nuk e bëjnë një gjë të tillë. Zgjidhja më e mirë do ishte që partitë shqiptare të dalin me platformë të përbashkët për kundërvënie ndaj VMRO-DPMNE-së e cila mbetet forca politike kryesore në Maqedoni

Platformë e përbashkët kundër VMRODPMNEsë

Në vend të listave të përbashkëta, platformë të përbashkët

Bekim BUÇI deja për lista të përbashkët mes partive shqiptare nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në mars 2014 nuk mbështetet nga analistët politik. Zgjidhja më e mirë do ishte që partitë shqiptare të dalin me platformë të përbashkët për kundërvënie ndaj VMRODPMNE-së e cila mbetet forca politike kryesore në Maqedoni. Ata thonë se partitë shqiptare kanë numrat e mjaftueshëm në Parlament për të bllokuar buxhetin apo ligjet tjera mirëpo nuk e bëjnë një gjë të tillë. Sipas tyre, nuk do mjaftonte edhe prania e 38 deputetëve shqiptarë, pasi ata nuk mund të formojnë qeverinë. Sipas tyre, me listat e përbashkëta qytetarëve do t’iu imponohen deputetët të cilët do të caktojnë vetë subjektet politike dhe nuk do të kenë mundësi të zgjedhin, gjegjësisht të shpërblejnë dhe dënojnë në ditën e votimit. Ekspertët politik, madje sqarojnë se nuk do të luan rol të madh nëse partitë shqiptare shtohen për disa deputetë, nëse nuk kanë vizion dhe qëndrime të përbashkëta lidhur me kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni.

I

Shqiptarët t’i qartësojnë kërkesat Analisti politik Albert Musliu thotë se listat e përbashkëta ishin mundësia e një kohe pak më të hershme. Sipas tij, për shqiptarët është e nevojshme të dalin me qëndrim të përbashkët në zgjedhje, me vizion të qartë. “Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë vizion të qartë. Kosovarët e kanë vizionin e tyre dhe ia arritën qëllimin, Shqipëria e ka vizionin e qartë dhe është shtet ndërsa ne këtu s’kemi vizion të qartë. Është për t’u përshëndetur iniciativa e kryeministrit Edi Rama për t’i ulur në një tavolinë liderët shqiptarë të Maqedonisë ku filloi së paku komunikimi. Për shqiptarët është e favorshme edhe nëse dilet në zgjedhje, qëndrimet ti kenë të qarta, të përbashkëta dhe prej atyre të mos lëvizet dhe të dihet se çka kërkohet prej partnerit të ardhshëm”, deklaroi për “Zhurnal plus” analisti politik Albert Musliu. Ai thotë se edhe sikur shqiptarët të fitojnë 38 deputetë përsëri nuk mund të formojnë qeverinë. Musliu vlerëson se për shqiptarët më me rëndësi është se çka kërkojnë, duke po-

Demiri potencon se ky kompromis duhet të fillojë me buxhetin për arsye se në buxhet përsëri do të jetë ‘Shkupi 2014’. “Nëse bëhet një kompromis ose një konsensus mes partive shqiptare për hisen shqiptare të buxhetit, mendoj se mund të ndërpritet kjo agoni. Mirëpo, këtu duhet fillimisht partitë mes vete ta definojnë veprimin e vet. Paraqitja e një opsioni të tretë është i pamundur. Partitë politike e privatizuan politikën deri në skaj. Ndërmjetësimet e llojit Rama nuk dhanë fryte. Ngeli agonia që të vetëdijesohen këto parti politike dhe të arrijnë një konsensus mes vete sepse përndryshe shumë shpejtë do ta kenë vështirë të funksionojnë sepse partitë shqiptare do të jenë të panevojshme ndoshta edhe të dëmshme”, vlerëson më tej Demiri.

Ademi Jasharit”, pyet analisti Musliu.

NUK MJAFTOJNË AS 38 DEPUTETË SHQIPTARË Sikur shqiptarët të fitojnë 38 deputetë përsëri nuk mund të formojnë qeverinë. Për shqiptarët më me rëndësi është se çka kërkojnë, duke potencuar se ka zgjidhje kushtetuese të cilat shqiptarëve u mundësojnë ti bllokojnë disa procese. Lista e përbashkët si ide dhe teknikisht është e mirë por në aspektin demokratik nuk është e mirë. Ka pasur përvoja të tilla kur PPDja dhe PDSHja shkuan me listë të përbashkët dhe aty demokracia vdiq, sepse qytetarët shqiptarë nuk kishin zgjidhje”, tha Albert Musliu. ME LISTA TË PËRBASHKËTA HUMBIM SHUMË “Nëse shkohet me një listë të përbashkët do të dihet prej përpara se kush do të jetë deputetë, kështu që s’do të ketë garë. Unë mendoj se nuk fitojmë asgjë me listë të përbashkët por humbim shumë. Nuk e kemi problemin se s’kemi deputetë sa duhet për shkak se edhe me këtë numër të deputetëve, partitë shqiptare mund të bllokojnë buxhetin dhe ligjet tjera por nuk e bëjnë atë. Problemi është te ka paciteti i deputetëve”, deklaroi analisti politik Robert Nesimi. VETËM PLATFORMË TË PËRBASHKËT “Një orvatje të tillë ka pasur midis PPDsë dhe PDSHsë por në fund ky koalicion u nda me çka u krijua koalicioni PDSHVMRO. Mendoj se pikërisht nga sjelljet e tilla një gjë e tillë nuk do të arrihet edhe pse realisht është e mirë. Mendoj se partitë shqiptare duhet të krijojnë platformë të përbashkët që pastaj pavarësisht cila të fitojë të zotohet se do ta zbatojë të njëjtën”, deklaroi Bashkim Bakiu nga Qendra për hulumtim dhe hartim të politikave. KONSENSUSI BRENDASHQIPTAR TË FILLOJË NGA BUXHETI “Nëse bëhet një kompromis ose një konsensus mes partive shqiptare për hisen shqiptare të buxhetit, mendoj se mund të ndërpritet kjo agoni. Mirëpo, këtu duhet fillimisht partitë mes vete ta definojnë veprimin e vet. Paraqitja e një opsioni të tretë është i pamundur. Partitë politike e privatizuan politikën deri në skaj. Ndër mjetësimet e llojit Rama nuk dhanë fryte. Ngeli agonia që të vetëdijesohen këto parti politike dhe të arrijnë një konsensus mes vete”, vlerëson profesori univer sitar Alajdin Demiri. tencuar se ka zgjidhje kushtetuese të cilat shqiptarëve u mundësojnë ti bllokojnë disa procese. “Lista e përbashkët si ide dhe teknikisht është e mirë por në aspektin demokratik nuk është e mirë. Ka pasur përvoja të tilla kur PPD-ja dhe PDSH-ja shkuan me listë të përbashkët dhe aty demokracia vdiq, sepse qytetarët shqiptarë nuk kishin zgjidhje. Ne jemi në shek. 21 dhe shqiptarëve u duhet mundësia që të zgjedhin më të mirin e jo atë që partia ua jep. Nëse bëhet listë e përbashkët atëherë shqiptarët s’kanë zgjedhje, sepse atë që do ta ofrojnë

partitë atë duhet zgjedhur”, thekson Musliu. Në vijim ai shton se nëse ndodhin zgjedhje të parakohshme për shqiptarët është e mjaftueshme t’i qartësojnë parimet, vizionet dhe kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni e jo të sigurojnë vetëm numrat. “Interesi i qytetarit shqiptar është që partitë ti sigurojnë përmbushjen e idealeve të bashkësisë shqiptare në vend. Sa i përket provokimeve VMRO-DPMNE-ja u përball me rezultatin e mostransparencës dhe mosguximit të vet politik. Reagimi shqiptar ishte për shkak të një qasjeje të çudit-

shme të vendosjes së Car Dushanit”, u shpreh ai. Analisti Musliu thotë se pavarësisht se si partia serbe e projekton reagimin e shqiptarëve, reagimi i tyre do të ishte më i dhunshëm nëse në urën e civilizimeve do të vendosej busti i Xhemë Hasës. “Pse nuk e vendosën shtatoren e Nikolla Tesllës apo ndonjë veprimtari tjetër serb. Vetë vendosja e Car Dushanit ishte qasje provokative. Është vendosur një bust të cilën shqiptarët e shohin si xhelat. Paramendoni si do të reagonin maqedonasit dhe serbët sikur aty të vendosej shtatorja e

Ta definojnë veprimin e tyre Profesori universitar Alajdin Demiri parashtron pyetjen se pas gjithë këtyre provokimeve a kanë më partitë shqiptare substancë për të vepruar politikisht. Sipas tij, provokimet me vendosjen e Car Dushanit nuk janë të rastësishme, sepse ky është një provokim me të cilin synohet zhbërja e subjekteve politike shqiptare. “Veprimet permanente tanimë një kohë të gjatë të VMRO-DPMNE-së në drejtim të nacionalizimit të maqedonasve dhe disiplinimi i shqiptarëve gjithnjë e më i egër dhe pranimi i partive politike shqiptare këtë gjendje e parashtron dilemën dhe pyetjen: A kanë më partitë politike shqiptare substancë për të vepruar politikisht. Ky pozicionim i egër i VMRO-së është duke e zhbërë substancën politike dhe është duke instaluar një frymë të re nacionaliste maqedonase e cila e vë në pyetje edhe funksionimin e shtetit”, deklaroi për “Zhurnal plus”, profesori universitar Alajdin Demiri. Ai thotë se provokimet e fundit nuk janë të rastësishme, siç është kjo me Car Dushanin. Sipas tij, ky është një provokim me të cilin edhe njëherë synohet zhbërja e partitë shqiptare si BDI-në ashtu edhe PDSH-në që me lehtësi partia e Gruevskit t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme të parakohshme që do të mbahet në mars në pako me zgjedhjet presidenciale. Demiri thekson se nga ana tjetër hapet dilema e funksionimit të partive shqiptare. “Deri tani hendeku u çel tek partitë shqiptare duke bërë gara dhe akuza se kush më tepër ka gabuar, kush më tepër ka tradhtuar dhe kush më tepër ka bërë dëm. Këtë rol gjithnjë e më tepër është duke e shfrytëzuar VMRO-ja në atë logjikën e biçikletës. Për të ngarë biçikletën duhet të ketë dy pedale, njëra në anën e djathtë e tjetra në anën e majtë. Edhe partitë politike shqiptare këtë e pranuan”, vlerëson Demiri. Ai potencon se është koha e fundit që të ketë një kompromis tek partitë politike shqiptare. Profesori universitar

Nga ana tjetër analisti politik Robert Nesimi thotë se nëse partitë shqiptare duan ti kundërvihen VMRO-DPMNE-së ata mund ta bëjnë një gjë të tillë edhe me këtë numër të deputetëve që e kanë por nuk kanë vullnet për një gjë të tillë. Sipas tij, me lista të përbashkëta do të humbin qytetarët sepse nuk do të kenë zgjedhje meqë ajo është si në komunizëm. “Nëse shkohet me një listë të përbashkët do të dihet prej përpara se kush do të jetë deputetë, kështu që s’do të ketë garë. Unë mendoj se nuk fitojmë asgjë me listë të përbashkët por humbim shumë. Nuk e kemi problemin se s’kemi deputetë sa duhet për shkak se edhe me këtë numër të deputetëve, partitë shqiptare mund të bllokojnë buxhetin dhe ligjet tjera por nuk e bëjnë atë. Problemi është te kapaciteti i deputetëve”, deklaroi për “Zhurnal plus”, analisti politik Robert Nesimi. Ai thekson se nuk është problem a kemi 25 apo 28 deputetë por problem është se çka kemi. Sipas Nesimit, edhe ata që janë nuk e bëjnë punën siç duhet. “Nëse dilet me listë të përbashkët u jepet mesazh i keq qytetarëve sepse nuk u jepet zgjedhje atyre. Ndërsa, puna e demokracisë është që ne të dalim dhe të zgjedhim, të shpërblejmë dhe të dënojmë. Çështja e listave të përbashkëta nuk është ide e mirë. Ka ndodhur njëherë në vitin 1998 ku njëra parti shqiptare u bë pjesë e qeverisë, tjetra mbeti në opozitë. Ne shqiptarët humbëm shumë sepse na caktuan se cilët do të jenë deputetët tanë”, konsideron analisti Nesimi. Ndërkohë, Bashkim Bakiu nga Qendra për hulumtim dhe hartim të politikave vlerëson se ideja është e mirë por megjithatë historia është e hidhur. Sipas tij, duhet të punohet që të krijohet besim i ndërsjellë për të krijuar një agjendë për shqiptarët e Maqedonisë. “Një orvatje të tillë ka pasur midis PPD-së dhe PDSH-së por në fund ky koalicion u nda me çka u krijua koalicioni PDSH-VMRO. Mendoj se pikërisht nga sjelljet e tilla një gjë e tillë nuk do të arrihet edhe pse realisht është e mirë. Mendoj se partitë shqiptare duhet të krijojnë platformë të përbashkët që pastaj pavarësisht cila të fitojë të zotohet se do ta zbatojë të njëjtën”, deklaroi për “Zhurnal plus” Bashkim Bakiu nga Qendra për hulumtim dhe hartim të politikave.


K r o n ik ë

4

e mërkurë, 11 dhjetor 2013

Negociatat me BEnë, katalizator për zgjidhjen e emrit Kryeministri Nikolla Gruevski në pjesëmarrjen e mbrëmshme në kuadër të Fondacionit “Konrad Adenauer” në Bruksel ka mbajt fjalim para përfaqësuesve të BE-së, ambasadorë, diplomatë, gazetarë të

mediave botërore. “Dy javë para Samitit të Brukselit, dua të flas për gjendjen e tanishme mes BE-së e Maqedonisë. Para katër vjetësh, KE bëri me dije qartë se Maqedonia është e gatshme t’i fillojë bisedimet paraqasëse.

Deri më sot, Këshilli injoroi këtë rekomandim. Derisa Maqedonia ballafaqohet më opstrukcione, BE ndryshon. Kufijtë zgjerohen…gjurmëve të zgjidhjeve për krizën ekonomike e financiare. Për katër vjet, Unioni ndryshe

po funksionon”, ka thënë njeriu i parë i qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski. “Integrimi i Maqedonisë është prioritet kryesor dhe qëllim strategjik i shtetit. Jemi të përkushtuar në agjendën e BE-

së, por disa përsiatje politike nuk mund të nënçmohen, veçmas aspekti ekonomik dhe ajo që ka numë të madh të papunëve te të rinjtë. Unioni nuk duhet të pret më shumë që t’i nis bisedimet me ne, pasi hapja e negociatave do jetë katalizator i zgjidhjes së kontestit së emrit”, ka thënë Gruevski.

PUNËSIMI I SHQIPTARËVE NË SEKTORIN E KULTURËS Në grupin e fundit prej 23 të punësuarve me vendim në Ministrinë e Kulturës është vetëm një shqiptar. Zakonisht, punësimin e pengojnë drejtorët maqedonas. Zyrtarët shqiptarë në ministri thonë se përqindja e shqiptarëve të punësuar në sektorin e kulturës është e konsiderueshme, ndërsa pritet që të përmirësohet pas pranimit edhe të 20 punëtorëve në kuadër të SIOFA-s

Drejtorët maqedonas stopojnë punësimin e shqiptarëve

Agim FAZLIU ë Ministrinë e Kulturës nuk janë përfshirë punëtorë të rinj shqiptarë. Nuk ka pasur shqiptarë të punësuar në kuadër të një konkursi të hapur në këtë institucion. "Zhurnal plus" ka mësuar nga burime jozyrtare se gjatë dhënies së vendimeve të 23 të punësuarve është duke u shpërfillur përfaqësimi i drejtë. Mësohet se vendimet e punës u janë dhënë të punësuarve maqedonas, të cilët kishin qenë deri atëherë të angazhuar me kontratë. Burimi i gazetës thekson se menjëherë pas marrjes së vendimeve, të punësuarit maqedonas ishin emëruar në poste drejtuese. Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Muzafer Bislimi thotë se ata janë punëtorë që kanë kontratë në vepër dhe që punojnë për shumë vjet. "Tash vetëm u jepet vendimi. Është një

N

"DREJTËSI" KA VETËM KU KA DREJTORË SHQIPTARË "Ata janë punëtorë që kanë kontratë në vepër dhe që punojnë për shumë vjet. Tash vetëm u jepet vendimi. Është një shqiptar, që punon si sekretar teknik. Punësimi i shqiptarëve është problematik në ato institucione ku drejtori është maqedonas. Aty zakonisht është shumë i ulët përfaqësimi, diku nuk ka fare", ka thënë Muzafer Bislimi. SHQIPTARËT NUK PËRFITUAN NGA DECENTRALIZIMI I KULTURËS "Ministria e Kulturës në vitet 2000 ka pasur rreth 270 institucione me 300 objekte dhe 2900 të punësuar. Tash pas ndarjes së institucioneve janë rreth 100 institu cione nacionale, të tjerat prapë funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Kulturës, sepse vetëm një pjesë e vogël e komunave kanë marrë përsipër disa objekte dhe disa institucione kulturore", ka thënë Azam Dauti.

shqiptar, që punon si sekretar teknik", ka thënë Bislimi, për "Zhurnal Plus". Ai shpjegon se punësimi i shqiptarëve është problematik në ato institucione ku drejtori është maqedonas. Aty zakonisht është shumë i ulët përfaqësimi, diku nuk ka fare, ndërsa aty ku ka drejtorë shqiptarë, nuk është ky problem. "Në institucionet që udhëhiqen prej shqiptarëve është duke u përmirësuar përqindja, për shembull në Qendrën Konservatore në Gostivar, aty ndoshta 70 për qind janë shqiptarë, gjithashtu gjendja është e mirë dhe në Galerinë Nacionale", vlerëson Bislimi. Ai thekson se përqindja e shqiptarëve do të rritet pas punësimit të 20 punëtorëve që do të vijnë nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (SIOFA), duke mundësuar që afër 50 për qind e të punësuarve janë shqiptarë. Bislimi thotë se do të duhej që të sigurohej ndonjë mekanizëm që të punësuarit e rinj shqiptarë të shkojnë nëpër institucionet kulturore, direkt nga SIOFA. Në anën tjetër, njohës të zhvillimeve në sektorin e kulturës theksojnë se krahas punësimit të shqiptarëve, çështje më e rëndësishme është se sa arrihet që shqiptarët që të përfitojnë nga projektet e ndara për çështjet e kulturës shqiptare. Azam Dauti thekson se çështja është më e ndërlikuar sesa punësimi i disa personave. "Mund t'i punësosh edhe 50 veta, por nëse nuk janë në pozicione për të përzgjedhur projektet, nuk

O lirinë e Shipoviqit, o nuk Emrat shqip, vulat maqedonisht! ka asnjë mbështetje Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) kushtëzon pjesëmarrjen e saj në Komisionin për Zbatimin e Konkluzioneve për “24 dhjetorin”, me mbrojtjen në liri të zyrtarit socialdemokrat, Miroslav Shipoviq. Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasenovski ka deklaruar sot se pushteti nuk do të ketë mbështetjen e opozitës për asnjë çështje, nëse kreut të Këshillit Komunal, nuk i mundësohet mbrojtja në liri, për akuzat e ngritura ndaj tij. “Edhe ky vendim yni është me qëllim ndërgjegjësimin e pushtetit, për të mundësuar respektimin e së drejtës dhe për të krijuar siguri juridike për të gjithë qytetarët. Nikola Gruevski dhe VMRO-DPMNE janë tani në radhë për të vepruar. Hapi i parë që duhet bërë ata është t’i mundësojnë Shipoviqit që të mbrohet në liri”, ka deklaruar deputeti. Ai thotë se procesi ndaj zyrtarit socialdemokrat, është në të vërtetë përndjekje e mo-

tivuar politikisht. “Gruevski dhe VMRO-DPMNE po vazhdojnë përndjekjen politike kundër Shipoviqit, kundër familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij. Për ta nuk vlejnë faktet dhe argumentet se, nuk ka asnjë bazë juridike që kryesuesi i Këshillit të Komunës Qendër të jetë në paraburgim. As nuk mundet të përsërisë veprën dhe as të ndikojë tek dëshmitarët. As nuk ka ndërmend të ikë nga Maqedonia, sepse ishte vetë ai që u kthye nga SHBA”, thotë Spasenovski. Komisioni për konkluzionet e “24 dhjetorit” është bllokuar prej disa javësh.

Problemi ndërmjet shkollave të Dibrës dhe ministrisë së arsimit rreth ndryshimit të emrave të shkollave edhe më tutje mbetet i hapur. Mbishkrimet në tabelat e shkollës janë me emra të cilat i ka miratuar Këshilli i komunës Dibër si dhe i këshillave të shkollave nëntëvjeçare dhe gjimnazeve, kurse vulat janë ende me emrat të cilat MASH konsideron se duhet të qëndrojnë më tutje. “Vendimi i gjykatës së Dibrës nuk është ligjor pasi ne i kemi respektuar të gjitha procedurat të cilat janë parapara me ligj. Me vendimin e gjykatës, shkolla është dënuar me

200 euro, kurse unë si drejtor me 100 euro. Ne presim që Qeveria ta mbështesë vendimin të cilin e kemi marrë për ndryshimin e emrit”, ka thënë për “REL”, Ramadan Imeri,

drejtor i shkollës nëntëvjeçare në Dibër, transmeton “Zhurnal”. Gjykata themelore në Dibër i ka dënuar drejtorët e shkollave dhe institucioneve arsimore për shkak të

ia vlen. Në shumë raste zyrtarët shqiptarë punojnë për ta promovuar kulturën maqedonase. Edhe në kohën e PDSH-së edhe të BDI-së ka pasur të punësuar, por sa ia vlen", ka thënë Dauti, për "Zhurnal plus". Ai thotë se për projekte kapitale, viteve të fundit janë investuar 200 e 7 milionë euro për Shkupin 2014, shuma marramendëse, ndërsa për shqiptarët nuk kanë marrë asnjë cent për objektin e Kongresit të Manastirit. "Shkojnë e fotografohen atje kryeministra, zv/kryeministra, ministra, ndërsa ende me gozhda ngjiten fotografitë e të parëve tanë që kanë marrë pjesë në të kongres. Ndërkohë, shqiptarët kanë një gjysmë teatër në Bit Pazar dhe një Teatër dhe Bibliotekë "në ajër" në Tetovë. Nuk ka objekt të vetin Qendra e Kulturës e Tetovës, e cila përfshinë edhe Teatrin, edhe Bibliotekën edhe aktivitete të tjera. Edhe pse është bërë ndarja prej Teatrit turk, prapë e ndajnë të njëjtën hapësirë. Çdo 2- 3 muaj qerasen ndërmjet vete se u krye puna për teatrin turk, ama nuk arrihet që të ndahet", ka thënë Dauti. Sipas tij, në vitet e fundit ndahen nga 1-2 milionë euro për kulturë, ndërsa për renovimin e teatrit shqiptar nuk është dhënë asnjë cent. Edhe për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës ndodhë kështu. "Tash faji, a është tek drejtorët shqiptarë, apo te Ministria e Kulturës, kjo shfrytëzuesve të kulturës shqiptare nuk u intereson", ka thënë Dauti. ndryshimit të mbishkrimeve të tabelave. Drejtori i shkollës i cili në vulë e mban emrin “Vëllazërim Bashkimi”, kurse në hyrje të shkollës qëndron emri “Penestia”. Gjithashtu gjimnazi “Zdravko Çoçkovski” është emëruar në “28 Nëntori”, kurse vendimi i gjykatës së Dibrës ka hapur debate të ashpra mes pushtetit lokal dhe MASH-it. “Kemi biseduar edhe me kryetarin e komunës, kemi biseduar edhe me MASH-in dhe ne presim që Qeveria ta mbështesë vendimin të cilin e kemi marrë për ndryshimin e emrit, ne por edhe Këshilli i Komunës Dibër, i cili vendim është miratuar me parimin e Badinterit. Ne nuk kemi problem etnik, pasi emri Penestia është emri i vjetër i qytetit të Dibrës”, ka shtuar Imeri.

Botues: Bexhet MUSLIJA Lajme të dorës së parë

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Zëvendëskryeredaktor: Shkëlzen LUSHAJ; Redaktorë: Bekim BUÇI, Agim FAZLIU, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: email: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17  815, 32 17  816, Fax: 32 17  817, Email: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210065405030191, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/64, 1000 Shkup, Maqedoni


K r o n ik ë

e mërkurë, 11 dhjetor 2013

Nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse në Erasmus kanë aplikuar 1800 studentë, kurse Leutrim Mehmedi është studenti, që është përzgjedhur si përfaqësues nga Maqedonia. Erasmus Student Network dhe Komisioni Evropian ka shpallur konkurs, me qëllim të përzgjedhjes së studentit të 3 miliontë të këtij programi. Kriteri i përzgjedhjes ka qenë

5 të mikpritjes italiane dhe ndërkombëtare". Në përgjithësi e përjetova botën gjatë qëndrimit tim dhe do ta mbaj mend si koha kur unë u zhvesha nga stereotipet dhe paragjykimet rreth kombeve tjera“,shprehet Leutrimi. Leutrim Mehmedi e ka kryer programin Erasmus në Universitetin e Foxhias në periudhë 6 mujore.

Studenti i UEJLit në programin Erasmus hartimi i një storjeje,ku aplikuesit do të theksonin mundësitë e ofruara nga programi dhe ndikimi i tij në jetën e Erasmus studentit. Në storjen e tij, Leutrimi thekson mikpritjen e universitetit nikoqir, i cili ka bërë që ai të ndjehet si në shtëpinë e tij.

“Gjatë qëndrimit tim në Itali kam qenë pjesë i projektit të krijuar nga ish - studentët e Erasmus-it të quajtur Feeland Group. Ishte një projekt, ku kishim për detyrë të realizojmë vizita në fshatra të ndryshme të provincës Campania. Kishim për detyrë të

bëjmë nga një ese lidhur me atë se cfarë kemi parë dhe se si ne e kemi kuptuar fshatin përkatës. Ishte e pabesueshme, eseja ime u zgjodh më e mira. Promovuesi i këtij projektii tha, "Çmimi i jepet personit që e ka kuptuar shpirtin e vërtetë

10 DHJETORI, DITA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTAVE TË NJERIUT Avokati i Popullit, Ixhet Memeti ka kërkuar me rastin e 10 Dhjetorit një angazhim mbarëshoqëror për respektimin e të gjithë qytetarëve dhe të drejtave të tyre, pavarësisht dallimeve sociale, etnike dhe fetare. Ditën e djeshme, ndërkaq, sektori civil ka dalë me konstatimin se të drejtat e njeriut po shkelen masovisht vokati i Popullit Ixhet Memeti ka kërkuar respektimin e gjerë të të drejtave të njeriut, pavarësisht pozitës, detyrës, racës dhe fesë që kemi. Apeli është bërë përmes një deklarate me shkrim, të shpërndarë për mediat me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. “Respektimi i të drejtave të njeriut është themeli i jetës së përbashkët bashkëkohore. Kjo është ajo që na mëson historia, e cila ka dëshmuar shumë herë deri tani se zhvillimi dhe prosperiteti shkojnë bashkërisht me respektimin reciprok. Të drejtat e njeriut kanë të bëjnë me çdo individ dhe i takojnë çdo individi”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Pop-

Çdonjëri duhet të jetojë me dinjitet

A

DERALLA: INSTITUCIONET SHKELIN TË DREJTAT DHE LIRITË Ndërkohë, drejtuesi i Organizatës joqeveritare “Civil” Xhabir Deralla ka thënë me këtë rast se gjendja në Maqedoni është e keqe. Sipas tij “Civil” ka përgatitur një raport për rishikimin e gjendjes në të gjitha segmentet e shtetit, ku vërehen gjitha llojet e shkel jes së të drejtave të lirive dhe të drejtave të njeriut. “Shqetëson ajo që të drejtat e njeriut po cenohen nga institucionet. Diskriminimi është masovik”, ka thënë ai. ullit, Ixhet Memeti. Ai thotë më pas se 10 Dhjetori është çasti kur qytetaret

Ugandë, pedofili nga Maqedonia rrezikon tredhjen

Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shtetin Ugandë të Afrikës, kërkon që të miratohet një ligj për tredhje fizike të pedofilëve. Iniciativa e tyre është marrë pas skandaleve të shumta që ka bërë shtetasi i Maqedonisë, Emin Baro në këtë shtet gjatë vitit të kaluar, kur në kompjuterin e tij ishin zbuluar një numër i madh fotografish me vajza të mitura nga Uganda. Ai fotografitë e tij bile i ka postuar edhe në Facebook. Emin Baro (53), i cili është me prejardhje turke, sipas ministrisë së punëve të brendshme të Ugandës ai posedon pasaportë të Maqedonisë dhe të Zelandës së Re. MPB e Maqedonisë ka konfirmuar se Baro është shtetas i Maqedonisë me prejardhje nga pjesët lindore të Maqedonisë. Ai për gjashtë vite i ka terrorizuar fëmijët e Ugandës së varfër pasi ishte prezantuar si mësues, e në fakt i ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me fëmijët, duke i mashtruar ata me pak para.

duhen rikujtuar për të drejtat dhe liritë e tyre. “Shteti është ai i cili duhet

t’u mundësojë qytetarëve parakushtet për t’u ndjerë të barabartë. Kjo ditë është edhe

një mundësi për të lëshuar mesazhin se çdo qytetar, pavarësisht kategorisë sociale, ngjyrës së lëkurës e fesë, meriton të jetojë me dinjitet, të jetë i respektuar nga të tjerët pa asnjë paragjykim. Dinjiteti njerëzor paraqet një gërshetim të më shumë vlerave fondamentale njerëzore, sikundër është jeta, liria, prona, barazia, drejtësia”, përfundon deklarata e Avokatit të Popullit. Ndërkohë, drejtuesi i Organizatës joqeveritare “Civil” Xhabir Deralla ka thënë me këtë rast se gjendja në Maqedoni është e keqe. Sipas tij “Civil” ka përgatitur një raport për rishikimin e gjendjes në të gjitha segmentet e shtetit, ku vërehen gjitha llojet e shkeljes së të drejtave të lirive dhe të drejtave të njeriut. “Shqetëson ajo që të drejtat e njeriut po cenohen nga institucionet. Diskriminimi është masovik. Bëhet fjalë për shqyrtim sistematik të të drejtave, manifestuar përmes formave të ndryshme të diskriminimit në baza ditore”, tha Deralla për DË. Në pyetjen, ku i bazon këto vërejtje, Deralla me konstatim se ato dalin nga puna e tyre në terren dhe në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët. “Nuk është për t’u hedhur poshtë komunikimi që kemi me qytetarët. Organizata jonë ka besim në shumë njerëz në gjitha pjesët e shtetit. Paraqitjet e tyre dhe korrespodencat direkt janë burim i informacionit tonë. Gjitha këto janë elemente të rëndësishme në krijimin e fotografisë për situatat që i ndjekim”, vijon Derlla.

46 aksidente dhe shumë gjoba gjatë vikendit Policia e trafikut gjatë vikendit të kaluar zbuloi dhe gjobiti 24 vozitës që kanë drejtuar automjete në gjendje të alkoolizuar dhe ishin larguar nga trafiku. Ishin të dënuar 72 vozitës që nuk e respektuan kufizimin e lëvizjes së lirë. Prej tyre 35 vozitës lëviznin me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë. Masa janë ndërmarrë edhe ndaj 22 vozitësve që nuk i respektuan shenjat ndriçuese të qarkullimit në udhëkryqet dhe 20 vozitësve që i kanë parkuar automjetet e tyre në mënyrë të parregullt në zonën e kalimeve këmbësorike, në zonën e udhëkryqit ose

vendstrehimin e autobusëve. Gjatë 4 ditëve të kaluara me ndihmën e automjetit special ”Merimanga” janë larguar 90 automjete që e kanë penguar lëvizjen normale të trafikut. Këtë, madje e tregon Raporti për aksidente të ndodhura në rajonin e qytetit të Shkupit edhe në rrethinën gjatë katër ditëve të kaluara. Policia dje bëri mbikëqyrjen edhe për shtatë aksidente. Prej tyre, pesë janë me dëm material, në dy aksidente, lëndime të lehta trupore kanë marrë një këmbësor dhe një motoçiklist. Të premten kanë ndodhur 17 aksidente ku policia ka bërë

mbikëqyrjen e rasteve. Prej tyre 12 janë me dëm material, në katër aksidente lëndime të rënda trupore kanë marrë pesë persona. Në orën 8 dhe 56 minuta ka ndodhur një aksident hekurudhor me lëndime të rënda trupore. Aksidenti ka ndodhur në kalimin hekurudhor- fshatin Delladrovcë dhe rrugën lokale të fshatit Banjarcë, ku ishte një tren mallrash, në pronë të “Hekurudhave të Maqedonisë” i cili është lëvizur nga Tabanovci drejt Shkupit dhe është përplasur në traktorin e tipit “IMT 539” pa targa të regjistruara, i drejtuar nga shkupjan.

Së shpejti linja e anijeve OhërPogradec Mundësitë për liberalizimin e transportit të mallrave midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe linja e anijeve në relacion OhërPogradec dhe projekte të tjera kapitale ishin temë për bisedim në takimin trepalësh të ministrave për transport dhe lidhje të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, që dje u mbajt në Ohër. Siç sqaroi ministri Janakieski, në atë drejtim do të fokusojë edhe takimi i nivelit teknik që duhet të realizohet më 17 janar të vitit të ardhshëm në Shqipëri ku do të ftohen edhe vende të tjera nga rajoni, me qëllim të merret një kontekst më të zgjeruar. Ishte biseduar edhe për mundësinë për futjen e çarter linjave sezonale të anijeve midis

Butaris: “Shkupi 2014”, i mbingarkuar, të vret sytë

Kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris, ka rezerva për estetikën e projektit “Shkupi 2014”. Butaris po qëndron në vendin tonë, për një vizitë në Odën Ekonomike të Maqedonisë, i shoqëruar edhe nga një grup biznesmenësh grekë. Kreu i Selanikut, vëren se ka shumë përmendore në një vend dhe se kjo nuk i jep një pamje të bukur sheshit. Ai duket se ka injoruar qëllimisht komentet për përmbajtjen e projektit, në qendër të të cilit është figura e Aleksandrit të Madh. “Nuk e di, e gjithë kjo vret pak sytë. Ka shumë përmendore në një vend. Këtu është mbreti Samoil dhe ka shumë përmendore të tjera. Kjo nuk i jep një pamje të bukur sheshit. Mendoj se nuk do të duhej të ishin të gjitha këtu, por kjo është zgjedhja juaj dhe unë nuk dua të ndërhyj”, ka deklaruar Butaris. Ai ka kërkuar të mos interpretohet si politikan, por si kryebashkiak i cili ka si qëllim të thellojë bashkëpunimin mes Selanikut dhe Shkupit. I pyetur për çështjen e emrit, Butaris ka kërkuar nga politikanët dhe nga autoritetet e dy vendeve, të dëgjojnë zërin e popullit gjatë vendimeve të tyre politike. “Nuk jam politikan dhe as nuk merrem me politikën e jashtme, por Greqia nuk është ajo e cila po ju bllokon në integrimin evropian, por është Bashkimi Evropian i cili vendos për këtë. Shtetet fqinje duhet të jetojnë bashkërisht. Problemet kanë ekzistuar dhe do të ekzistuar. Nëse ka vullnet, ato mund të zgjidhen lehtas”, ka theksuar Butaris.

Ohrit dhe Pogradecit, me që analizat e zbatuara treguan se nuk ka interes ekonomik për futjen e linjës së rregullt, tha Janakieski, duke sqaruar se në takimin në janar do të ketë përfaqësues nga shumë institucione nga Maqedonia dhe Shqipëria, me qëllim që të përgatiten plane të veprimit lidhur me mënyrën e rregullimit të procedurave doganore dhe pasaporte. Ministri shqiptar për transport dhe infrastrukturë, Edmond Haxhinasto, vlerësoi se është filluar një proces intensiv për bashkëpunim midis ministrive, një proces për të cilin tha se është hapur për të gjitha shtetet e tjera nga rajoni të përfshira në proceset evropiane integruese. Si shumë të rëndësishme edhe për Shqipërinë, ai i theksoi projektet që kanë të bëjnë me lidhjen e infrastrukturës së pjesës nga Korridori 8.


K r o n ik ë

6

Kronikë e zezë

Plaçkitet kisha, merret televizori LCD Disa persona ende të paidentifikuar kanë plaçkitur mbrëmjen e së hënës kishën “Shën Petka” në fshatin Varvarë të Tetovës. Policia ka informuar se plaçkitësit kanë marrë një televizor LCD. Policia e Tetovës ka dalë menjëherë në terren, ka dokumentuar rastin dhe po punon në identifikimin dhe kapjen e autorit. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik.

Plaçkitet shtëpia, merren deviza dhe ar Shtëpia e 45-vjeçarit F.V nga fshati Trubarevë i Shkupit, ka qenë kësaj radhe objektiv i hajdutëve. Një person ende i paidentifikuar ka hyrë forcërisht në ambientet e brendshme të shtëpisë, prej ku ka marrë rreth 1.400 euro dhe stoli ari. Policia ka njoftuar se dëmi i përllogaritur kap vlerën rreth 200 mijë denarë. Policia ka nisur masat për identifikimin dhe kapjen e autorit të plaçkitjes.

Arma në shtëpi, kallëzim 25vjeçarit Policia e Shkupit ka kallëzuar penalisht një 25vjeçar nga Shkupi, për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Bëhet fjalë për shtetasin K.L nga Shkupi, në shtëpinë e të cilit ishte gjetur një pistoletë pa leje posedimi. Policia ka informuar se kishte kryer në gusht të këtij viti një kontroll në vendbanimin e të riut, ku kishte gjetur armën “Ekol Tuna”, kal. 6.35 mm, të cilin e posedonte pa leje. Ai i kish thënë Policisë se armën ia kish bërë dhuratë një person i panjohur, disa vite më parë.

Neglizhenca ndaj Xhamisë së Sulltan Muratit Trashëgimia kulturore është në rrezik nga neglizhenca e institucioneve. Një nga objektet më të vjetra kulturore në Shkup, e lënë plotësisht pas dore nga Ministria e Kulturës (MK), është dhe Xhamia e Sulltan Muratit, e cila rrezikon të humbë vlerat e saj nëse nuk konservohet ose restaurohet një orë e më parë. Çështja e neglizhencës shtetërore ndaj këtij objekti fetar islam, e denoncuar shumë

herë nga Bashkësia Fetare Islame, është ngritur kësaj radhe nga mediat maqedonase. Portali A1on shkruan në storjen e saj se Xhamia e Sulltan Muratit ka vlerë të pallogaritshme të trashëgimisë kulturore. “Për fat të keq, trajtimi i vlerave që posedon ky objekt i mbrojtur me ligj, është joadekuat. Aktivitetet e fundit për konservim janë kryer pas tërmetit (1963), kur u riparuan dëmet. Kishte intervenime edhe tek

minarja por edhe tek muret e objektit. Ajo që sot paraqet shqetësim dhe që kërkon trajtim urgjent, është lagështira që depërton përmes çatisë së xhamisë dhe dëmton një pjesë të madhe të dekorimit të ilustruar”, thotë kryetarja e Qendrës për Trashëgimi Kulturore, Donka Barxhieva - Trajkovska. Portali vëren se ndërsa Qeveria ndan qindra miliona euro për objekte dhe përmendore të reja, për ruajtjen e trashëgimisë kulturore veçon vetëm 650 mijë euro, shumë kjo që nuk arrin të mbulojë nevojat për restaurimin dhe konservimin e objekteve të vjetra.

DEPOZITIMI I MJETEVE I PALEVERDISHËM PËR QYTETARËT A ka rrezik që qytetarët në një moment të caktuar të ndiejnë se ky lloj investimi i parave të lira nuk është i leverdishëm dhe të kërkojë alternativa të tjera, të rrezikshme? Deri ku do të shkojnë bankierët me “shkrirjen” e kamatave të depozitave? ankat po i zvogëlojnë me këmbëngulje kamatat e depozitave të kursimit. Dhe jo vetëm, sepse bankierët paralajmërojnë vazhdimin e këtij trendi. Pavarësisht kësaj, qytetarët nuk ndalojnë të depozitojnë paratë e tyre. A ka rrezik që qytetarët në një moment të caktuar të ndiejnë se ky lloj investimi i parave të lira nuk është i leverdishëm dhe të kërkojë alternativa të tjera, të rrezikshme? Deri ku do të shkojnë bankierët me “shkrirjen” e kamatave të depozitave? Të dhënat e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë tregojnë se në tetor të këtij viti, shkalla mesatare e kamatës së depozitave është ulur deri në nivelin prej 2,8%, që është ulje për 0,5% pika në krahasim me 10 muajt e fundit, përkatësisht në janar, kur ka qenë 3,3%. Te kreditë, dinamika e rënies së kamatës është më e ngadaltë, dhe nëse në janar kamata mesatare e kredive është pozicionuar në 7,8%, ajo në tetor ka mbërritur deri 7,5%, përkatësisht për dhjetë muaj ulja është për 0,3%. Kryetari i Këshillit Drejtues

Kamatat e kursimeve në rënie të lirë

B

TRENDI I ULJES DO TË VAZHDOJË EDHE KËTË VIT Kryetari i Këshillit Drejtues të NLB Tutunska Banka, Gjorgi Jançevski, deklaroi këto ditë se trendi i rënies së kamatave të kredive e të depozitave do të vazhdojë edhe këtë vit. “Maqedonia ka gjendje të qëndrueshme makroekonomike dhe inflacion të ulët, kurse bankat janë të plota me para. Nuk ka logjikë në kushte kur nuk ka plasman për ato para, shkallët e kamatave të rriten”, tha Jançevski. të NLB Tutunska Banka dhe njeriu i parë në Shoqatën e bankave, Gjorgi Jançevski, deklaroi këto ditë se trendi i rënies së kamatave të kredive e

Rrokaqiejt, blihen nga 4 apartamente njëherazi

Posedoi drogë, kallëzohet i riu Një i ri nga Tetova do të përballet me kallëzim penal, për veprën penale “mundësimin e përdorimit të drogës narkotike”. Policia ka njoftuar se i riu është I.M (23) nga Tetova, i cili dyshohet se posedonte drogë narkotike “marijuanë”, në sasi 1.66 gramë. Në momentin e kontrollit nga policia, I.M shoqërohej nga një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur në gusht të këtij viti.

e mërkurë, 11 dhjetor 2013

ë shumë se 40 banesa janë shitur në të dy rrokaqiejt ”Xhevahir skaj siti”, që ndërtohen në lagjen Aerodrom, pasi filloi shitja e tyre, informojnë nga kompania. Blerësit janë nga Maqedonia edhe nga Turqia.

M

Banesat më të shtrenjta në katet më të larta ende nuk janë shitur, madje ka interes shumë të madh edhe për ato. “Për 15 ditë do të nënshkruajmë 40 marrëveshjet e para për shitje të banesave në ‘Skaj siti’. Ka raste kur një blerës do të blejë edhe katër banesa pa-

të depozitave do të vazhdojë edhe këtë vit. “Maqedonia ka gjendje të qëndrueshme makroekonomike dhe inflacion të ulët, kurse pritmas, sepse duan të investojnë në pronë të paluajtshëm. Rreth 200 persona erdhën dhe pyetnin për banesat në të dyja ndërtesat. Blerësit më të shpeshtë janë maqedonasit që punojnë jashtë vendit, kurse ka edhe blerësit që kanë lindur në Maqedoni dhe jetojnë në Turqi”, thotë për “Dnevnik” Ejup Uçak, drejtori për marrëdhëniet e jashtme me publikun në “Xhevahir holding”. Banesat e shitura janë me madhësi të ndryshme dhe me çmim të ndryshëm, varësisht nga kati dhe pozicioni i banesës dhe ai lëviz nga 1.100 deri 2.400 euro për një metër katror. Çmimi i të gjashtë banesave në dy katet e fundit në dyzet ndërtesat shumëkatëshe është 3.000 euro për një metër katror. Në kompleksin rezidencial, banesë kanë dashur edhe persona të njohur nga jeta publike, por nga kompania nuk duan të zbulojnë emrat e tyre. Uçak thotë se janë të kënaqur nga interesi dhe nga rrjedha e shitjes.

bankat janë të plota me para. Nuk ka logjikë në kushte kur nuk ka plasman për ato para, shkallët e kamatave të rriten”, tha Jançevski.

Sipas tij, bashkë me të shkojnë edhe masat më të reja të BPRM-së, të mos paguhet kamatë e rezervës së detyrueshme. “Pas këtyre masave sigurisht do të ketë edhe rënie e kamatave të depozitave”, sqaroi ai. Por, përkundër rënies dhe paralajmërimeve për ulje të reja të kamatave, depozitat e kursimit nuk pushojnë të ecin lartë. Në fund të tetorit të këtij viti, depozitat e tërësishme në bankat maqedonase kanë arritur 4,14 miliardë euro, tregojnë të dhënat e Bankës Qendrore, që është rritje nga 166 milionë euro në lidhje me fillimin e këtij viti. “Së pari do të them se bankat gjenden në një komoditet relativ: burimet e financimit, përkatësisht baza e depozitave është në ngritje dhe kryesisht nuk është e ndjeshme ndaj shkallës së kamatës, ndërsa kredi kërkohen, por jepen rëndë. Ngritja e depozitave gjatë shkallëve të ulur të kamatës mund të jetë si rezultat i mungesës së instrumenteve të tjera për kursimin e tregut tonë financiar, si dhe përmbajtja e përgjithshme e popullatës nga shpenzimi”, thotë profesori universitar, Marjan Petreski. Ndryshe, shkallët e kamatës te depozitat denare në tetor janë në nivel nga 4,2% kundër 4,8% në janar të këtij viti. Te depozitat devizore, kamatat janë zvogëluar deri 1,7% kundër 2,1% në fillimin e këtij viti.

Albafone sjell aktorin shqiptar nga Holivudi, Mike Dusi Filmi me përmasa ndërkombëtare "Mikey Boy" i aktorit hollivudian me origjinë shqiptare nga Gjakova, Mike Dusi vjen nga Hollivudi drejt në Tetovë. Premiera është të enjten, 12 dhjetor në Qendrën e Kulturës në Tetovë. Ka kaluar vetëm një muaj nga premiera e filmit në kinemanë më të mirë në New York, "AMC Empire" kur Mike Dusi u shfaq me filmin e tij i cili nxjerr në pah pjesë të jetës shqiptare dhe na përfaqëson në një mënyrë komike. Ky film bëri bujë jo vetëm në Amerikë ku mysafir ishin yjet e famshme kinematografike dhe numër i madh i emrave të njohur nga show bizi i SHBA-ve. Pritjet ishin të tejkaluara që nga java e parë e shfaqes së filmit, në

kuadër të interesimit dhe pjesëmarrjes për filmin. Shikushmëria e „Mikey Boy“ ishte në vend të parë në krahasim me filmat e tjerë në kinemanë e lartpërmendur. Po ashtu, filmi kishte premierë në Shqipëri dhe në Kosovë me një pritje të jashtëzakonshme nga vetë presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, si dhe nga kryeministri, Edi Rama. Pas Shqipërisë, filmi udhëtoi në Kosovë ku akoma po shfaqet, dhe ndalesën tjetër në Ballkan do ta realizojë në kryeqendrën shqipfolëse në vend, Tetovën.


V ë s h t r im e

e mërkurë, 11 dhjetor 2013

7

Ukraina ndërmjet Unionit Evropian dhe Unionit euroAziatik Muhamed JASHARI ëntë vite më parë ukrainasit ishin tubuar në sheshin “Pavarësia” të Kievit, duke valëvitur flamujt e verdhë, së bashku me flamujt e UEsë. Atëbotë si pasojë e të ashtuquajturës “revolucion portokalli” -Orange Revolution- në pushtet erdhën dy figurat pro-perëndimore Julia Timoshçenko dhe Viktor Jushçenko. Me ardhjen në pushtet të kësaj garniture dukej se influenca ruse në Ukrainë dobësohej. Vlen të përmendim se këto dy politikanë edhe pse ishin protagonistë të këtij revolucioni, raportet e tyre pas disa viteve kaluan në një rivalitet. Ditëve të fundit krahas acarit të madh që zakonisht kaplon Ukrainën, situata politike atje duket se është mjaft e nxehtë. Protestues të shumtë me flamujt të UE-së dhe me fotografitë e ish- kryeministres Timoshçenko protestojnë kundër vendimit të presidentit Janukoviç për mos-nënshkrimin e marrëveshjes së asocimit me UE-në. Shikuar në aspektin gjeopolitik Ukraina është një vend me pozitë të jashtëzakonshme, urë lidhëse mes Evropës dhe Rusisë një vend i cili në basenin e Detit të Zi posedon gjatësi bregdetare përafërsisht 1500 km. Ukraina me një popullsi prej 45 milion banorësh dhe me një GDP nominale prej 145 miliardë $, konsiderohet një vend mjaft atraktiv për fuqitë e jashtme. Sipas studiuesit ukrainas Oleksandr Lytvynenko, janë pikërisht Rusia, UE-ja, SHBA-ja, Kina dhe Turqia aktorët kryesor global të interesuar për shtrirjen e ndikimit në këtë vend. Për Evropën, Ukraina ka një rëndësi të veçantë pasi që është një lokacion transit për energjinë, 25% e gazit natyror vjen nga Rusia kurse 80% e këtij gazi kalon nëpër Bjellorusi dhe Ukrainë. Roli i Ukrainës si vend transit energjetik është po ashtu i

N

Përmes protestave në Kiev, ukrainasit shfaqin në mënyrë të hapur orientimin pro-perëndimor, ata po dëshmojnë se ardhmja e tyre është në UE. Protesta mbarë popullore në Ukrainë ndoshta edhe një herë përsërisin skenarin e vitit 2004, pra të një revolucioni të ri rëndësishëm për Rusinë, 2/3 e të ardhurave të Gazpromit deri para disa viteve vinin nga shitjet e gazit që kalonte nëpër Ukrainë. Ndërsa, Ukraina çdo vit përfitonte përafërsisht 100 milion dollarë nga taksat e transitivit të gazit natyror. Mirëpo, interesat ruse në Ukrainë nuk ndalen vetëm në aspektet ekonomike. Ukraina për Rusinë është e rëndësishme edhe për ato ushtarake, për vet faktin se në qytetin bregdetar të Sevastopolit – ku mbi 70% e banorëve janë rus- gjendet baza ruse. Andaj një aleancë e fuqishme mes Rusisë dhe Ukrainës forcon influencën ruse në Evropën lindore dhe në Detin e Zi, në të kundërtën Rusia pa Ukrainën mbyllet në thellësi të stepave. Popullsia në Ukrainë është e ndarë ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha, asaj ukrainase dhe asaj ruse (mbi 17% e popullsisë janë rusë etnik). Identiteti ukrainas historikisht është përcaktuar si i kundërt me atë rus, mirëpo ky numër i rusëve – jo edhe aq i vogël- është pengesë për një agjendë anti-ruse brenda në Ukrainë. Pra mund të thuhet se Ukraina është një “torn country” një vend i cili edhe pse bën pjesë në botën sllavisht-folëse, me religjion ortodoks, elitat politike herë pas herë përpiqen të westernizojnë atë. Orientimi pro-perëndimorë më shumë se kurrë më parë erdhi në shprehje gjatë qeverisjes së Timoshçenkos dhe ish-kryetarit Jushçenko. Ky i

fundit në një deklaratë të tij tha se qëllimi strategjik i Ukrainës është integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO. Në Samitin e NATO-s të vitit 2008 në Bukuresht – samit ky i cili kishte për qëllim zgjerimin e aleancës – SHBA-të mbështetnin fuqishëm dhënien e statusit kandidat (Planit aksionar për anëtarësim) për Ukrainën. Tani që sot evropianët “lusin” Ukrainën që t’i kthehet binarëve drejt UE-së, ishin pikërisht Franca dhe Gjermania ata që refuzuan kandidaturën e Ukrainës për në NATO. Vlen të përmendim se sipas konceptit të ri rus për siguri nacionale, zgjerimi i NATO-s drejt vendeve kufitare me Rusinë, konsiderohet kërcënim për shtetin rus. Në vitin 2009 gjatë samitit të UE-së në Pragës, zyrtarisht u inaugurua politika e ashtuquajtur “Partneriteti Lindor”, përmes kësaj iniciative UEja synon të forcojë bashkëpunimin me gjashtë vende- Gjeorgjinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Ukrainën, Moldavinë dhe Bjellorusinë – që dikur ishin pjesë e bashkimit sovjetik. Kjo iniciativë parashikon një bashkëpunim më të thellë ekonomik dhe politik, ofron një integrim më të thellë në strukturat e BE-së, si dhe inkurajon këto vende për reforma komfor standardeve të Brukselit. Për Ukrainën iniciativa në fjalë ka këto qëllime: Vendosjen e regjimit pa viza mes UE-së dhe Ukrainës në një të ardhme të afërt, përforcim edhe më i

madh i raporteve bilaterale mes UEsë dhe Ukrainës, si dhe të nxirët në pah historia dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet Evropës dhe Ukrainës. Diplomacia ruse këtë iniciativë të Brukselit e konsideron zgjerim të influencës evropiane drejt kufirit rus, për këtë shkak ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrov në formë ironike pyeti “Çfarë është partneriteti i Lindjes? A është sferë e influencës përfshirë edhe Bjellorusinë!? Ky kurs i politikës pro-perëndimorë të Kievit thuajse ndryshoi me ardhjen në pushtet të qeverisë aktuale dhe presidenti Viktor Janukoviç. Sesa anti-perëndimor është ai, mjaftojmë të përmendim deklaratën e tij të para disa viteve ku tha se me ligj do të ndalë anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Ditë më parë po ky person tanimë në pozitën e shefit të shtetit, në samitin e UE-së i cili u mbajt në Villnius - me 28 dhe 29 nëntor refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes së asocimit me Brukselin. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje Ukrainën do ta ofronte edhe më afër UE-së. Marrëveshja e asocimit me Ukrainën është një marrëveshje bilaterale e cila parasheh formimin e një zone tregtare të lirë dhe gjithëpërfshirëse mes Ukrainës dhe UE-së. Kjo marrëveshje i ofron Ukrainës një kornizë për modernizimin e marrëdhënieve të saja tregtare dhe zhvillim ekonomik përmes hapjes së tregjeve, heqjes së tarifave doganore dhe kuotave, harmonizimin e gjerë të ligjeve, normave dhe rregullave në përputhje me standardet e UE-së. Edhe pse ministri energjetik i Ukrainës Yuri Boiko theksoi se mos nënshkrimi i kësaj marrëveshje bazohet kryesisht në interesat ekonomike të vendit, për Karl Bid – shefin e diplomacisë suedeze- një gjë e tillë vjen si pasojë e ndonjë presioni nga jashtë (lexo: rus). Duhet të theksohet fakti se në vitin 2010 Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje përmes së cilës Ukraina do të paguante 100$

Stop varfërisë 2 Hamdi NUHIJU ara një viti botova shkrimin “Stop varfërisë”, shkrim që pati reagime të shumta më shumë personale sesa rreth temës në fjalë. Kishte nga ata që merreshin me biografinë time dhe jam i bindur se edhe këtë vit reagimet e njëjta do të janë. Gjithmonë kur preken tema të këtilla, sulmet e ulëta nga njerëz të pandërgjegjshëm do të janë më të shpeshta dhe të dala në shesh. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore vjet botoi një katalog me 100 firmat më të suksesshme shqiptare për vitin 2012. Edhe për vitin 2013 u botua një katalog i ngjashëm me të dhënat të cilat janë me rëndësi për t`u përhapur më shumë sesa që përhapen disa ‘pseudo preokupime’ politike të ditës. Si vitin e kaluar, po edhe sivjet, firmat u analizuan për qarkullimin e tyre vjetor, për fitimin neto të tyre, për numrin e të punësuarve si dhe në fund bëhet një rang listë e dhjetë firmave më të

P

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore vjet botoi një katalog me 100 firmat më të suksesshme shqiptare për vitin 2012. Edhe për vitin 2013 u botua një katalog i ngjashëm me të dhënat të cilat janë me rëndësi për t`u përhapur më shumë sesa që përhapen disa ‘pseudo preokupime’ politike të ditës suksesshme shqiptare në Maqedoni për vitin 2013. Të dhënat të paraqitura në këtë katalog nuk janë manipulative, por të bazuara me siguri në të dhënat zyrtare të cilat paraqiten në Drejtorinë e të Hyrave Publike në Maqedoni. Të dhënat jo zyrtare të këtyre firmave me siguri janë tjera, por neve nuk na takon të merremi me atë pjesë. Përgatitësve të këtij katalogu nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore i kisha sugjeruar që në katalog të shtojnë edhe një temë sociale, e që është dhënia e zekatit prej këtyre firmave dhe kalkulimi i kësaj pjese të pasurisë për të varfrit shqiptar të Maqedonisë. Pasi që jam i lindur dhe banoj në Kumanovë, më shumë më in-

tereson për firmat nga ky qytet. Prandaj edhe në vijimin e këtij teksti do të paraqes vetëm të dhënat e selektuara për firmat e paraqitura në këtë katalog nga Komuna e Kumanovës dhe Likovës. Firmat pjesëmarrëse në këtë katalog nga qyteti i Kumanovës janë: 1. Selman Turizm 2. Hulusi Komerc 3. Feniks 93 4. Vilan-Ass 5. Unikondor 6. Lami Form 7. Profi Bau Inzhenering 8. Benton-Ni 9. Demir Impeks-S 10. Bajer 11. Bi Bi Transport Të dhënat e katalogut në fjalë

për nga qarkullimi vjetor për firmat nga Kumanova që marrin pjesë në këtë katalog janë: 1.Selman Turizam : 304.715.081 denar 2. Hulusi Komerc: 135.706.018 denar 3. Feniks 93: 104.153.443 denar 4. Vilan-Ass: 74.631.215 denar 5 Unikondor: 68.705.525 denar Këto janë pesë kompanitë nga Kumanova që kanë paraqitur të dhënat për qarkullimin vjetor të tyre për vitin 2013. Nëse i mbledhim në tërësi për këto pesë kompani na del kjo shifër 687.911.282 denar ose po i kthyem në euro duke i pjesëtuar me 61.4 na del shifra prej 11.203.766 euro.

më pak se sa çmimi real për 1000 metër kub gaz natyror rus, ndërsa Rusia në anën tjetër, do posedonte të drejtën e përdorimit të bazës së saj në Sevastopol deri në vitin 2042. Pas mbarimit të samitit në Villnius, Rusia i ofroi Ukrainës gaz më të lirë nëse kjo e fundit do të bashkohej në bllokun ekonomik të udhëhequr nga vet Moska, për këtë shkak zëvendës kryeministri rus Igor Shuvalov theksoi se një marrëveshje e re e gazit do t’ia lehtësonte problemet Ukrainës. Pra, duket se gazi natyror rus luan rolin e karotës, kur janë në pyetje marrëdhëniet e saja me Ukrainën. Në vitin 2010 Rusia, Kazakistani dhe Bjellorusia finalizuan projektin e kamotshëm rus pos-sovjetik për një “unionin doganor”, me qëllim që të ndërveprojnë edhe më tepër në aspektin tregtar, ekonomik, energjetik etj. Një vit më vonë gjegjësisht në fund të vitit 2011 vendet e lartpërmendura edhe më tej thelluan bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, andaj edhe nënshkruan deklaratën mbi integrimin euro-aziatik. Ashtu edhe siç thuhej në deklaratën e përbashkët të tre presidenteve, kjo marrëveshje siguron lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe punës. Pikërisht atë që kishte krijuar Evropa disa dekada më parë me “Tregun unik evropian”, të njëjtën gjë e realizojnë ish-vendet sovjetike në krye me Rusinë. Kjo marrëveshje hyri në fuqi në fillim të vitin 2012 dhe në këtë formë palët nënshkruese lansuan ‘hapësirën e vetme ekonomike” (SES) të Rusisë, Kazakistanit dhe Bjellorusisë. Në kuadër të kësaj marrëveshje funksionon edhe komisioni ekonomik euro-aziatik, pra thuajse i ngjashëm me komisionin evropian. Përmes futjes së Ukrainës në hapësirën e vetme ekonomike, përfundimisht do ti mundësohej Rusisë krijimi i “Unionit ekonomik euro-aziatik” i cili pritet të finalizohet në janar të vitit 2015. Joshja e Ukrainës nga ana e Rusisë

për tu kyçur në këtë hapësirë ekonomike si duket e pengoi presidentin Janukoviç për një marrëveshje me UE-në. Formimi i unionit euroaziatik pa dyshim se do të rit ndikim ekonomik tregtar dhe politik të Rusisë në euro-Azi, ky union do të rikthente edhe një herë ish vendet sovjetike nën orbitën e Moskës. Unioni i tillë qoftë edhe ekonomik, Rusisë do ti sillte edhe avantazhe tjera gjeopolitike. Edhe pse ky union bazohet kryesisht në shkaqet ekonomike, popullsia ukrainase këtë çështje duket se e politizoi (Tomislava Penkova), nga frika se mos vallë udhëheqësit ukrainase përpiqen të kthejnë vendin përsëri nën ombrellën ruse. Përmes protestave në Kiev, ukrainasit shfaqin në mënyrë të hapur orientimin pro-perëndimor, ata po dëshmojnë se ardhmja e tyre është në UE. Protesta mbarë popullore në Ukrainë ndoshta edhe një herë përsërisin skenarin e vitit 2004, pra të një revolucioni të ri. Orientimin e tyre pro-perëndimorë ukrainasit e shprehin jo vetëm përmes protestave por edhe gjatë anketave të cilët janë realizuar në periudha të ndryshme. Në një anketë të realizuar nga Deutsche Ëelle gjatë muajit tetor të këtij viti me 50 mijë respodente të moshave prej 18-65 vjet nëpër qytete të ndryshme të Ukrainës, 58% e të anketuarve mbështesin integrimin e tyre në UE. Në vendet e pjesës qendrore dhe perëndimore të vendit, mbështetja për marrëveshjen e asocimit me UE-në arrin deri në 64%, ndërsa në pjesën jugore dhe lindore pra aty ku pjesa më e madhe e popullsisë janë të etnisë ruse, mbështetja për unionin me ish vendet sovjetike arrin në 59%. Se a do të bashkohet vërtet Ukraina ose jo në hapësirën ekonomike të Rusisë, Kazakistanit dhe Bjellorusisë do të shohim në takimin e radhës mes dy qeverive ruse dhe asaj ukrainase që pritet të mbahet brenda këtij muaji.

Të dhënat e katalogut në fjalë për nga fitimi neto për firmat nga Kumanova që marrin pjesë në këtë katalog janë: 1. Selman Turizam: 14.809.326 denar 2. Unikondor: 8.369.589 denar 3. Lami Form: 6.217.320 denar 4. Benton Ni: 6.020.464 denar 5. Profi Bau Ing 4.390.323 denar Këto janë pesë kompanitë nga Kumanova që kanë paraqitur të dhënat për fitimin neto të tyre për vitin 2013. Nëse i mbledhim në tërësi për këto pesë kompani na del kjo shifër 38.907.022 denar ose po i kthyem në euro duke i pjesëtuar me 61.4 na del shifra prej 648.322 euro. Të dhënat e katalogut në fjalë për të punësuarit për firmat nga Kumanova që marrin pjesë në këtë katalog janë: 1. Hulusi Komerc: 54 2. Profi Bau ing: 24 3. Demir Impeks-s: 21 4. Unikondor: 20 5. Selman Turizam: 18 6. Bajer: 15 7. Feniks 93: 15 8. Bi Bi Transport: 15. Nëse mbledhim në total numrin e të punësuarve të paraqitur nga këto kompani na del shifra prej 182 të punësuarve. Të gjitha këto të dhëna janë të

mbështetura nga hulumtimi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe të prezantuara në katalogun e saj për vitin 2013. Pasi që shkalla e varfërisë në Komunën e Kumanovës dhe të Likovës është e madhe, ne i sugjerojmë firmave në fjalë dhe firmave tjera që nuk janë paraqitur në këtë katalog që të tubohen së bashku dhe të shpërndajnë zukatin e pasurisë së tyre. Sa për ilustrim po e hoqëm 2.5 përqind prej 648.322 eurove na del shifra prej 16.208 eurove që po i pjesëtuam me 12 muaj dalim në shifrën prej 1350 eurove që po i pjesëtuam me 50 euro të nevojshme për ta mirëmbajtur një familje varfanjake me produkte bazë ushqimore del shifra prej 27 familjeve skamnore. Pra, vetëm këto firma me këto të dhëna që kanë paraqitur këtu, nëse pasurinë e zekatit e mbledhin bashkërisht dhe e shpenzojnë në një projekt si për shembull ‘ Bukë e shpresë’, do të kanë mundësi që të kujdesen për 27 familje në muaj. Ne, nuk e jemi në gjendje të detyrojmë dikë për të vepruar në këtë mënyrë, edhe po të ishim në gjendje, elementin e detyrimit nuk do ta përdornim kurrë. Por, i sugjerojmë firmave shqiptare të qytetit të Kumanovës që ta pastrojnë pasurinë e tyre duke dhënë zekatin për të varfrit e Komunës së Kumanovës dhe Likovës.

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


S h ow b iz

8

e mërkurë, 11 dhjetor 2013

Gaga: Dua duet me Flutura Dedinja Britneyn solli ‘Borën’ Lady Gaga i është përgjigjur ftesës së Britney Spears për të realizuar një duet duke thënë se “koha është” ato të bashkëpunojnë. Këngëtarja ka shkruar në rrjetin social Twitter se

Kreatorja e mirënjohur Flutura Dedinja, mbrëmjen e së dielës ka prezantuar koleksionin e ri të dizajneve vjeshtë-dimër 2014. Ndërsa ka prezantuar sfilaten e dytë të saj, kreatorja me shumë përkushtim kishte dizajnuar veshje për sezonin e ftohtë, ndërsa mjeshtërisht kishte sjell stilin e saj në veshje shumë të bukura dhe të preferuara për femra dhe meshkuj. Në kuadër të kësaj sfilite, përpara të pranishmëve Dedinja ka shfaqur talentin e saj të rrallë, i cili është cilësuar lart edhe nga kritikët e modës dhe dizajner vendor.

“Do të realizoja një duet me Lady Gaga. Mendoj se kjo do të ishte shumë kënaqësi. Mendoj se ajo është shumë më ndryshe dhe interesante dhe e ndërlikuar”, kishte thënë Britney. Dhe shumë shpejt ka ardhur përgjigja nga Gaga, e cila ka shkruar në Twitter: “@britneyspears le ta a bëjmë këtë bushtër, është koha”.

është e gatshme të bashkëpunojë me yllin e muzikës pop, Brintey Spears, si përgjigje e preferencës së shprehur nga kjo e fundit për një duet me Gagan.

Ruslana ngroh protestuesit në Kiev

Anjezën, kush e pret në Londër? Udhëtimet më të shpeshta, janë ato drejt Britanisë së Madhe, të cilat i adhuroj, jo vetëm sepse aty me pret njeriu i zemrës, por edhe sepse çdo herë e më shumë prek me afër kulturën e admirueshme britanike Nuk ka folur shumë për njeriun e zemrës. Por, që është pikërisht ai i cili ia ka shpeshtuar udhëtimet drejt Londrës, nuk e ka mohuar. Bëhet fjalë për

këngëtaren nga Shqipëria Anjeza Shahini. Kështu të paktën ka njoftuar këngëtarja, ndërsa ka treguar se Britania e Madhe është vendi të cilin e viziton më shpesh, për një arsye më shumë. “Kam pasur fatin të udhëtoj shumë, në vende, me automjete dhe për arsye të ndryshme. Udhëtimet për koncerte janë sa stresuese ndonjëherë, aq edhe ekzaltuese të mbushura me emocion. Ato të pushimeve

me familjen apo miqtë janë pak më të rralla, por realisht i dua shumë sepse janë shumë relaksuese, shkruan Shekulli. Ndërsa aktualisht udhëtimet më të shpeshta, janë ato drejt Britanisë së Madhe, të cilat i adhuroj, jo vetëm sepse aty me pret njeriu i zemrës, por edhe sepse çdo herë e më shumë prek me afër kulturën e admirueshme britanike”, ka theksuar mes tjerash Shahini.

Njësitë ndërhyrëse dhe demonstrues antiqeveritarë janë përleshur gjatë tërë natës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Atmosfera në rrugë e Kievit mbrëmë ka qenë mjaft

"BALOTELLI THOTË VETËM GËNJESHTRA" Raffaella Fico hidhet në kundërsulm. Pas intervistës së Mario Balotellit, showgirl-i ka rrëfyer të vërtetën e saj: "Vazhdon të thotë se do të bëjë babain nëse vajza është e tija. Avokatët e mi e kanë thirrur tre herë dhe ai nuk është paraqitur të bëjë testin e ADN-së". KUJDESI ATËROR "Duhet ti japë fund gënjeshtrave që thotë. Donte një

reklama

para-akord për shifrat, dhe ndoshta më pas do të bënte testin. Unë nuk doja të flisja për para, por që të bënte babain. Por ai nuk do ta bëjë, nëse do ta bëjë testin do ta bëjë vetëm se e detyron një gjykatës". KALENDARI - "Është puna ime. A mund të jetë ai shembull për vajzën tonë me sjelljet e tij të papërgjegjshme?"

karnavaleske, demonstursit këndonin e pop këngëtarja Ruslana organizoi vallëzime për t’u ngrohur demonstruesit në temperaturën minus 5 gradë Celsius e të tubuarve iu jepej edhe çaj i ngrohët. Krijuesja e hitit “R.I.P.” e cila kohëve të fundit është mjaft e zënë me xhirimet e filmit të ri “50 Shades of Grey”, ka theksuar se ka kërkuar ndihmë nga miqtë e vjetër dhe partneri Calvin, transmeton tribuna. “Më duhet të pranoj që pjesë e albumit është edhe legjendari Princ, për të cilin kam respekt dhe ndjehem e nderuar që kam pasur rastin të takohem me të. Shpresojmë që kemi bërë diçka të mirë, pasi aty ka qenë pjesëmarrës edhe Calvin që vërtetë është njohës i mirë i rrymave të ndryshme të muzikës”, ka deklaruar ORA.

Rita bashkon forcat me Calvin Ka treguar se me padurim po pret lansimin e albumit të dytë. Por, për t’ia dalë sa më mirë këngëtarja Rita ka bashkuar forcat me të dashurin Calvin Harris.


e mërkurë, 11 dhjetor 2013

Fa s h io n JAVA E MODËS PARISIENE, PRANVERË/VERË 2014

Mark Xhejkobs

prezantoi koleksionin e fundit për Lluj Viton Mark Xhejkobs prefundit për zantoi koleksionin e oi zërat se është Lluj Viton dhe i vërtet për t’u fokusuar dës mo e a larguar nga shtëpi y Atmosfera e errët në rev tek brendi i tij personal. Xhejkobs – i jim ng llë ma a ng nuk ishte e inspiruar ar në të shumta që kanë ndiku revynë ua dedikoi grave viteve - Coco Chanel, Xhejn të kreativitetin e tij përgja udi Garlland, Lajza Mineli… Xh er, Sh s, t ng a Birkin, Kejt Mo eu my saf irë ve ku jti me Sk en a e ma dh e ua kth s së Xh ejk ob s, sep se kis hte mo dë sho w- të më të më dh a të më he rsh me të tij - rro tul lam e, e ytë rev a ng së esk ala fut ur pje ho r, ash en sor, fon tan ë, orë në sta cio nin he ku rud ik. Nd ërs a kre aci on et që ku jier tiz on in tor dh e ko rri do r ho tel are ve eg zo tik e hip no ton in ko stu me t e va llt e ma dh e kth eh ej mb rap a. shi kim et e pu bli ku t, ora ndova ishte Ester Villi“Gjëja e parë që e me uar. Por, më pas venjams dhe not i sinkroniz të zezën, për të dosa se të bëj diçka për dhe për teksi , zezën e shndritshme laroi sturën dhe natën”, dek Xhejkobs

Moda urbane në ambient dimri

ë qoftë se ende mendoni se dimri është periudhë kur kreativiteti juaj në aspektin e dukjes autentike nuk mund të vjen në shprehje, atëherë këto fotografi nga moda urbane në shumë metropole botërore le të jenë kundër-argumenti ynë. Mbisundojnë kapela të qëndisura, pallto të lezetshme të përpunuara nga pëlhura të ndryshme në kombinim me detale lëkure, çizme deri në nyja të këmbës ose ato klasike deri në gjunjë dhe fantazi të pasur e të thurur me shalët e trashë përreth qafës.

N

9


Ko s ov ë / S h q ip ëri

10

e mërkurë, 11 dhjetor 2013

këtij nuk i thonë hero, raporton KosovaPress. Ai këto komente i bëri me rastin 10 dhjetorit të ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ku foli edhe për Nelson Mandelen, të cilin e cilësoi si hero të njerëzimit.

Demaçi: Rugova nuk ishte hero Vrasja në Greqi, familja kërkon ekspertizë Familjarët e dy vëllezërve Melsi dhe Klevis Çollaku, i kanë bërë kërkesë policisë së Korçës për të bërë ekspertizë për trupat e pajetë të dy vëllezërve të cilët mbetën të vdekur si pasojë e një përplasje me armë 2 kilometra brenda tokës greke në zonën e liqenit të Prespës së Vogël. “Kërkojmë që të ribëhet ekspertiza e dy trupave të pajetë, para varrimit të tyre”, thuhet në kërkesën e familjarëve. Dy trupat e pa jetë të vëllezërve Çollaku janë kthyer ditën e djeshme në vendlindjen e tyre, pasi janë tërhequr nga morgi i Follorinës. Ceremonia mortore e Melsi dhe Klevis Çollakut ishte parashikuar të zhvillohej në orën 11:00 të paradites së sotme Ndërkohë ditën e djeshme xhaxhai i dy vellezerve ka akuzuar policine qe i ka vrare pa paralajmerim dhe se polici eshte viktime e plumbave te kolegeve te tij dhe gjithe pergjegjesine e kane hedhur ndaj Melsi dhe Klevisit. Madje deshmia eshte edhe me renduese per policine greke, pasi dyshohet se njeri nga shqiptaret eshte vrare ne territorin tone. Familja ka perjetuar momente te veshtira, madje nusja e njerit prej viktimave ka tentuar edhe vetdjegien, por eshte frenuar nga te afermit. Vëllezërit, Melsi dhe Elvis Çollaku dhe polici grek Elias Kostenis, mbetën të vdekur si pasojë e një përplasje me armë 2 kilometra brenda tokës greke në zonën e liqenit të Prespës së Vogël. Ngjarja e rëndë ndodhi 20 minuta pas mesnatës së të dielës, kur një patrullë e policisë greke prej tre efektivësh ishin duke bërë kontrolle. Policët grekë ishin duke patrulluar në këmbë dhe makinën e kishin lënë 45 minuta larg vendit të ngjarjes. Sipas dëshmive, ata kanë thirrur në gjuhën shqipe “Ndal Policia”, por nga kasollja janë qëlluar me armë. Partia Demokratike ka reaguar lidhur me kallëzimin në Prokurori vetëm një ditë parë të ish-Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Deputetja demokrate Jorida Tabaku e cilësoi një sulm politik dhe hakmarrje personale të Kryeministrit Rama ndaj zotit. Imami. “Ky urdhër i Ramës i denjë vetëm për regjimet totalitare bie në ndesh me parimet themelore të demokracisë dhe shtetit ligjor. Edi Rama duhet ta dijë se Shqipëria funksionon në bazë të ligjeve dhe kushtetutës ku sanksionohet qartë dhe prerë se i vetmi institucion që jep vendime është gjykata.Askush nuk mund të dale mbi të, qofte dhe Edi Rama.Deklara e tij e

Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova nuk ishte hero dhe nuk ka vdekur për kombin. Ai tha se

Rugova nuk pati fuqi asnjëherë të nderojë heronjtë në Prekaz. Demaçi tha se asgjë nuk i ka bërë Rugova dhe nuk ka asgjë personale, por është i prirë ta

thotë të vërtetën. Demaçi tha se Rugova e la popullin e vet në Kosovë, shkoi në Itali, pastaj edhe në Serbi u bëri apel që të ndalet lufta, dhe sipas Demaçit

PRESIDENTJA E KOSOVËS NË “SFIDAT E QEVERISJES 2013” Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga theksoi se Kosova, shteti më i ri i Evropës, ka kaluar një periudhë të rëndë në historinë e tij të vonshme, e cila periudhë përfshin luftën e viteve 1998-1999 si dhe pastrimin etnik të gjysmës së popullatës së shtetit, intervenimin humanitar të NATO... residentja e vendit, Atifete Jahjaga në konferencën “Sfidat e Qeverisjes 2013”, të mbajtur në Shkollën Blavatnik të Universitetit të Oxfordit theksoi se qytetarët e Kosovës, në një kohëzgjatje prej dy dekadash, përjetuan ndryshime tektonike, nga lufta në paqe, nga diktatura në demokraci, nga ekonomia shoqërore në kapitalizëm dhe treg të lirë. Ajo theksoi se Kosova, shteti më i ri i Evropës, ka kaluar një periudhë të rëndë në historinë e tij të vonshme, e cila periudhë përfshin luftën e viteve 19981999 si dhe pastrimin etnik të gjysmës së popullatës së shtetit, intervenimin humanitar të NATO-s, themelimin e protektoratit të KB dhe NATO-s që zgjati pothuajse një dekadë si dhe deklarimin e pavarësisë dhe sovranitetit të saj, vetëm 5 vite

Kosova, në dy dekada, lëvizje tektonike

P

DO TË MBROJMË TOLERANCËN DHE LLOJLLOJSHMËRINË FETARE “Ne jemi të dedikuar ta mbrojmë traditën tonë të gjatë të multikulturalizmit dhe toler ancës fetare. Jemi të palëkundshëm në dhënien e të drejtave, mundësive dhe përgjegjë sive të barabarta secilit qytetar. Dhe jemi të vendosur që të krijojmë një shtet në të cilin meshkujt dhe femrat kanë mundësi që ta realizojnë potencialin e tyre të plotë”, ka deklaruar presidentja. më parë, në vitin 2008. “Në të kaluarën, qytetarët e Kosovës kanë jetuar nën një represion të paimagjinueshëm të ushtruar nga aparati shtetëror i Serbisë, që përfshinte një forcë shumë të politizuar dhe brutale të policisë e cila i persekutonte

në bazë të përkatësisë së tyre etnike dhe pikëpamjeve të tyre politike. Në të ardhmen, si një shtet i pavarur, Kosova do të kërkojë anëtarësim në Unionin Evropian dhe udhëheqja e të gjitha niveleve ka shprehur qartazi dedikimin e vet për arritjen e

parakushteve të lidhura e procesin e anëtarësimit”, u shpreh Jahjaga. Ajo më tej tha se gjatë rindërtimit të institucioneve të Kosovës “ne po ashtu rindërtonim dhe besimin e njerëzve në këto institucione. Ne e dinim se

do ta fitonim këtë besim vetëm me ofrimin e sigurisë dhe mundësive të barabarta, pa marrë parasysh etnicitetin dhe gjininë e tyre”. Duke folur për Policinë e Kosovës, ajo tha se si në shumë shoqëri të dala nga konflikti, forca policore u shndërrua në institucionin kyç për absorbimin e ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët kishin luftuar për pavarësinë e Kosovës, një proces kyç i cili siguroi demilitarizimin e forcave guerile dhe riintegrimin e anëtarëve të saj në jetën civile. Ajo tha se Kosova është e vendosur të qëndrojë fuqishëm mbi këto parime të përfshirjes. “Ne jemi të dedikuar ta mbrojmë traditën tonë të gjatë të multikulturalizmit dhe tolerancës fetare. Jemi të palëkundshëm në dhënien e të drejtave, mundësive dhe përgjegjësive të barabarta secilit qytetar. Dhe jemi të vendosur që të krijojmë një shtet në të cilin meshkujt dhe femrat kanë mundësi që ta realizojnë potencialin e tyre të plotë. Vetëm atëherë mund të jemi të sigurt se e kemi vendosur Kosovën-e kjo vlen për secilin shtet-në rrugë të mbarë të zhvillimit dhe përparimit”, u shpreh ndër të tjera, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Njohjet, në agjendë tri shtete Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar fushatën lobuese në Guinea Conakry të Afrikës, në ditën e dytë të Samitit të 40-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik. Në margjina të Samitit, ministri Hoxhaj ka takuar përfaqësuesin special të Bangladeshit në Samit, që njëherësh është sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme, Shahidul Haque, me të cilin ka

biseduar për njohjen e Kosovës si dhe për formatin e mundshëm të bashkëpunimit që të dy vendet do të mund ta zhvillonin pas njohjes së pavarësisë. Mes tjerash, Hoxhaj e ka njoftuar homologun e tij me të arriturat e Kosovës dhe progresin e shënuar në dialogun me Serbinë. “Njohja e Kosovës nuk është vetëm një dëshirë, por edhe një realitet. Është një proces i pakthyeshëm dhe bota e ka parasysh

këtë fakt, duke respektuar njëherësh vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi. Po ashtu, është e rëndësishme se të gjitha shtetet po lëvizin drejt njohjes që do të shënonte njëherësh përmbylljen e procesit të njohjes së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj. Nga ana e tij, përfaqësuesi i posaçëm i Bangladeshit në OBI e ka siguruar Hoxhajn se vendi i tij do ta marrë seriozisht në shqyrtim kërkesën për njohje të Kosovës.

Kryediplomati kosovar ka zhvilluar një takim përmbajtjesor edhe me zëvendësministrin e Jashtëm të

PD: Padia ndaj Imamit, gjueti shtrigash Deputetja demokrate Jorida Tabaku e cilësoi një sulm politik dhe hakmarrje personale të Kryeministrit Rama ndaj zotit. Imami djeshme fakton qarte se Edi Rama po nis gjuetinë e shtrigave, dhe po kërkon të lincojë një kundërshtar politik, duke dhënë ai verdiktin, duke injoruar drejtësinë.Rama, e ka vënë prej vitesh në qendër të sulmit të tij politik Arben Imamin.Publikisht Edi Rama u betua se do të hakmerrej ndaj tij, cka dëshmon se e gjitha kjo është

vetëm një farsë dhe sulm personal ndaj Arben Imamit. Z.Imami ka qënë për shumë vite në krye të reformave më të suksesshme që kanë janë kryer në ushtrinë shqiptare, dhe pati kontributin e tij në arritjen e kritereve për anëtarësim në NATO, dhe së fundmi për integrimin e plotë të forcave ushtarake shqiptare në Organiza-

tën e Atlantikut të Veriut, reforma të njohura dhe të vlerë-

suara jo vetëm nga partnerët tanë ndërkombetare por edhe nga

Taxhikistanit, Nizomiddin Shamsiddinovich, të cilit ia ka dorëzuar kërkesën për njohjen e Kosovës. qeveria aktuale” tha ai. Sipas Tabakut, urdhri i Ramës për ndëshkimin e kundërshtarit nxjerr fare zbuluar një njeri që erdhi në politikë, u rrit, dhe u bë kryeministër, thjesht e vetëm përmes korrupsionit. “Sulmet politike ndaj tij nuk do ta ndalojnë aksionin opozitare kundër paligjshmërisë se kësaj qeverie. Edi rama nuk mund t’i fshihet mos mbajtjes se premtimeve, me farsa te tilla kundër opozitës.Urdhri i tij për ndëshkimin e kundërshtarit nxjerr fare zbuluar një njeri që erdhi në politikë, u rrit, dhe u bë kryeministër, thjesht e vetëm përmes korrupsionit” përfundoi Tabaku.


R a jo n / B o t ë

e mërkurë, 11 dhjetor 2013

Kore e Veriut, spastrimi i drejtuesve politikë Televizioni Shtetëror në Korenë e Veriut transmetoi të hënën imazhe eksluzive të arrestimit të një prej ish-bashkëpunëtorëve kryesorë të liderit Kim Jong-un. Imazhet dramatike tregojnë se si “armiku” Chang Song-thaek shoqërohet jashtë sallës se Parlamentit nga roje me uniformë. Songthaek është njëkohësisht bashkëshorti i hal-

lës së udhëheqësit Jong-un. Nuk dihet më asgjë për fatin që i është rezervuar 67vjeçarit që prej momentit të arrestimit. Agjensia “KCNA” akuzoi zotin Chang për një sërë krimesh kundër shtetit, mes të cilave korrupsion dhe akte në kundërshtim me moralin, si seksi jashtëmartesor dhe abuzimi me substancat narkotike.Sipas anal-

istëve, një arrestim i tillë publik dhe i transmetuar në televizion është unik dhe një sinjal i një spastrimi të gjerë që Jong-un duket se është duke planifikuar në radhët e partisë. Chang është figura më e lartë politike e goditur prej “liderit të dashur”, në dy vitet e urdhëheqjes e Kim Jong-un në Korenë e Veriut. Jong-un, i cili besohet të jetë 30-32

POLICIA LARGON BARRIKADAT E PROTESTUESVE Qindra trupa të Ministrisë së brendshme dhe pjesëtarë të policisë speciale janë vendosur përreth vendeve të protestave në Kiev, duke i shtuar shqetësimet për aksion të mundshëm policor kundër protestuesve pozita në Ukrainë thotë se forcat e sigurisë kanë filluar t’i shkatërrojnë barrikadat e protestuesve, me të cilat ishte bllokuar qasja në ndërtesën e qeverisë në kryeqytetin Kiev. Raportohet, po ashtu, se policia speciale i ka larguar edhe tendat që ishin vendosur në rrugë, afër selisë së qeverisë. Qindra trupa të Ministrisë së brendshme dhe pjesëtarë të policisë speciale janë vendosur përreth vendeve të protestave në Kiev, duke i shtuar shqetësimet për aksion të mundshëm policor kundër protestuesve. Njëri prej liderëve të opozitës dhe ish-kampion i peshave të rënda në boks, Vitaly Klitschko, iu afrua forcave speciale dhe u bëri thirrje për të qëndruar të qetë e “për të mos shkelur ligjin”, nëse do të urdhëroheshin të largonin protestuesit. “Askush prej nesh nuk ka as armë, as objekte të ndaluara. Kjo është një protestë paqësore”, tha ai. Ukraina është përfshirë nga protestat, prej se presidenti i këtij vendi, Viktor Yanukovich, muajin e kaluar vendosi të mos e nënshkruaj një marrëveshje për asocim me Bashkimin Evropian, dhe njëherësh, ka ndërmarrë hapa për vendosje të lidhjeve të afërta me Rusinë. Zoti Yanukovich i ka mbështetur negociatat e mundshme me

Kriza në Kiev, SHBA dhe BE përpjekje diplomatike

O

vjeç, trashëgoi pushtetin në shtetin më të izoluar të botës pas vdekjes së babait Kim Jong-il, në dhjetor 2011. I martuar me hallën e liderit Kim Jong-un, Thaek konsiderohej si një prej njerëzve më besnikë të regjimit, duke ushtruar njëkohësisht detyrën e këshilltarit të presidentit dhe zëvendëskryetarit të Komisionit të Mbrojtjes Kombëtare. Ai konsiderohej gjerësisht si një prej pesë figurave me ndikimin më të madh në vendimmarrjen e Koresë së Veriut, shtetit shtëpi të 24 milionë banorëve.

E gjithë bota në nderim të Mandelës Dhjetra udhëheqës shtetesh nga të katër cepat e globit dhe mijëra afrikano-jugorë janë duke mbërritur në Johanesburg për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në nderim të Nelson Mandelës. Në bordin e “Air Force One”, bashkë me presidentin amerikan, Bill Clinton u ngjit edhe ish-presidenti George W. Bush, bashkëshortja e tij Laura Bush dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, që zbritën në kryeqytetin afrikano-jugor për shërbesën në kujtim të Mandelas. Shërbesa do të zhvillohet në stadiumin e Johanesburgut, ku veç udhëheqësve vendas dhe atyre të huaj, pritet të marrin pjesë edhe rreth 100 mijë qytetarë. Të tjerë do të kenë mundësinë të ndjekin gjithë ceremoninë në ekranet e mëdha të vendosura në stadiume, rrugët dhe sheshet e vendit.

BIDEN I TELEFONON PRESIDENTIT UKRAINAS Ndërkohë, kanë vazhduar përpjekjet diplomatike për qetësimin e krizës politike në Ukrainë. Edhe zv/presidenti amerikan, Joe Biden, hyri në skenë gjatë së hënës, me një telefonatë të bërë ndaj Yanukovych, në të cilën ai “shprehu shqetësimin e thellë të tij për situatën në Ukrainë dhe për rritjen potenciale të dhunës”, siç bëhet e ditur përmes një deklarate. Biden tha se kishte nxitur Yanukovych të zhvillonte bisedime me opozitën. opozitën. Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve të Ukrainës, që të mos reagojnë në mënyrë të dhunshme kundër protestuesve. Ndërkohë, kanë vazhduar përpjekjet diplomatike për qetësimin e krizës politike në Ukrainë. Edhe zv/presidenti amerikan, Joe Biden, hyri në skenë gjatë së hënës, me një telefonatë të bërë ndaj Yanukovych, në të cilën ai “shprehu shqetësimin e thellë të tij për situatën në Ukrainë dhe për rritjen potenciale të dhunës”, siç

bëhet e ditur përmes një deklarate. Biden tha se kishte nxitur Yanukovych të zhvillonte bisedime me opozitën. Mijëra njerëz kanë protestuar për afro tre javë në Kiev kundër vendimit të presidentit Viktor Yanukovych për të pezulluar nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, arriti dje në kryeqytetin ukrainas, për një vizitë dyditore. Yanukovych do të takojë po ashtu ish-presi-

kryeministres dhe zëvendësimin e saj nga një kryeministër i përkohshëm i zgjedhur nga shoqëria civile drejt zgjedhjeve të shkurtit. “Do të vazhdoj të qëndroj në detyrë, të bëj detyrën time si kryeministre në bazë të Kushtetutës. U tërhoqa aq sa mundesha, tani të shkojmë në zgjedhje”, tha

ajo. Yiangluck, motra e ish-kryeministrit Thaksin Shinauatra, fitoi zgjedhjet në vitit 2011. Thaksin u rrëzua nga pushtetit dhe ndaj tij u ngritën akuza të forta për korrupsion. Aktualisht ai jeton në Dubai në ekzil. Protestuesit thonë se është pikërisht ai që drejton në të vërtetë Tajlandën dhe jo Yingluck. Protes-

Mandela, njeriu që luftoi aparteidin në Afrikën Jugore u shndërrua në simbol të lëvizjes për të drejtat e njeriut dhe për veprimtarinë e tij u nderua edhe me cmimin “Nobel për Paqe”. Ai vdiq të enjten e javës së kaluar në moshën 95-vjeçare. Afrika e Jugut shpalli 10 ditë zie dhe ceremonia të shumta përkujtimore kanë pasuar ndarjen nga jeta të ish-presidentit të parë me ngjyrë në këtë vend, ceremoni që do të pasojë deri në ceremoninë e varrimit, të dielën më 15 dhjetor.

Putin propozon projektligjin për amnisti

dentët e Ukrainës, Leonid Kravchuk, Leonid Kuchma dhe Viktor Yushchenko, për të diskutuar rrugëdaljen nga kriza. Protestuesit dhe udhëheqësit e tyre heqin një paralele mes protestës aktuale dhe “Revolucionit të Portokalltë” të 2004-ës. Në fakt protestat janë më të mëdha që Ukraina ka parë që prej asaj kohe. Prej 3 javësh protestuesit kundërshtojnë orientimin drejt Moskës së presidentit Janukoviç dhe kërkojnë menjëherë nënshkrimin e marrëveshjes me Bashkimin Europian.

Zgjedhje të parakohshme në Tajlandë Kryeministrja tajlandeze, Yingluck Shinauatra thërriti zgjedhjet e parakohëshme, por refuzoi dorëheqjen pas protestave të forta që kanë përfshirë vendin. Sipas ligjeve vendase, zgjedhjet pritet të mbahen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e menjëherëshme të

11

tat nisën pas një projekt-ligji për aministi, ku përfitonte edhe ishkryeministri Thaksin Shinauatra.

Zyra për shtyp e Kremlinit ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka dërguar në Dumën Shtetërore tekstin e ligjit për amnisti. Putin ka thënë se amnistia nuk do të zbatohet për ata që kanë kryer krime të rënda ose të

dhunshme. Ai ka thënë se amnistia duhet të nënvizojë “humanizmin” e qeverisë, por jo të interpretohet nga kriminelët në atë mënyrë që “sot mund të kryejnë krime dhe nesër të presin falje nga shteti”. Raportet e disa mediave kanë thënë se amnistia mund të lirojë aktivistët e Greenpeace dhe anëtaret e burgosura të grupit Pussy Riot. Por, kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se anëtaret e Pussy Riot dhe ish-manjati rus, Mikhail Khodorkovsky, nuk do të përfshihen.

IzraelJordaniPalestinë, marrëveshje për Detin e Vdekur Përfaqësues të Izraelit, Jordanisë dhe Autoritetit Palestinez pritet të nënshkruajnë sot një marrëveshje të konsideruar “historike”, në përpjekje për të shpëtuar Detin e Vdekur përmes ujërave nga Deti i Kuq, njoftuan burime nga një ministri izraelite. Sipas termave të marrëveshjes, një sistem pompimi uji do të instalohet në gjirin e Aqabas, pika më veriore e Detit të Kuq, nga ku do të merret ujë për furnizimin e Detit të Vdekur. Një sasi e përcaktuar uji nga Deti i Kuq do të filtrohet për t’ju larguar kripa dhe do të dërgohet drejt Izraelit,

Jordanisë dhe Territoreve Palestineze, ndërsa një pjesë tjetër do të transferohet përmes katër impianteve drejt Detit të Vdekur, që duke qenë i mbyllur dhe me një sasi tepër të lartë të përqëdnrimit të kripës në ujë, rrezikon të thahet deri në vitin 2050.

Varrimi i Mandelas, gafa e kryeministrit çek Shumë udhëheqës botërore deklaruan dhe vazhdojnë të deklarojnë se nuk do të humbasin ceremoninë e varrimit të Nelson Mandelas…por me siguri kryeministri çek, Jiri Rusnok nuk është mes tyre. Pakënaqësinë për pjesëmarrjen Rusnok e shfaqi gjatë një bisede me Ministrin e Mbrojtjes, Vlastimil Picek në parlament.

Biseda, që duhej të ishte konfidenciale, është transmetuar nga televizioni publik çek dhe menjëherë pamjet ‘morën dhenë’. Ministri i Mbrojtjes i kujtoi kryeministrit se presidenti vendas, Milos Zeman mund të mos udhëtojë dot për shkak të një dëmtimi në gju, Rusnok reagoi me një zhargon popullor, ngjashëm me “plako” në shqip.

“Plako, druaj se do të më duhet mua të shkoj atje”, thotë Rusnok, duke u ankuar më pas se udhëtimi i prish planet që ka, mes të cilave një drekë dhe një darkë, jo për cështje pune. Kryeministri reagoi menjëherë duke kërkuar ndjesë për fjalët e pavend. “Kërkoj ndjesë për fjalët e mia. Përdorimi i tyre në lidhje me vdekjen e Mandelas

ishte i pavend”, thuhet në një deklaratë të tij dhënë për agjencinë e lajmeve AP. Rusnok thotë se do të jetë e vështirë për të që të gjejë kohën për udhëtimin e gjatë drejt Afrikës së Jugut dhe se do të vendoset gjatë ditëve në vazhdim se cili personalitet çek do të përfaqësojë vendin në ceremoninë mortore të Mandelas, më 15 dhjetor.


F e jt o n

12

e mërkurë, 11 dhjetor 2013

MONOGRAFIA “HASAN PRISHTINA” (35)

Atentati ndaj Hasan Prishtinës

Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski ajmi i atentatit të poshtër ndaj Hasan Prishtinës jehoi fuqishëm jo vetëm në mesin e popullatës shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në vendet fqinje dhe në të gjithë Evropën. Pjesa e madhe e popullit shqiptar nuk dëshironte të besojë se lideri legjendar i Lëvizjes revolucionare nuk është tashmë në mesin e të gjallëve. Të gjithë shqiptarët ishin të pikëlluar dhe të brengosur për të ardhmen e Shqipërisë. Lajmi i vdekjes së tij u gjet në faqet e shumë gazeta, në të cilat u botuan artikuj dhe raporte të shumta mbi jetën dhe luftën e Hasan Prishtinës. Tirana dhe Beogradi, megjithatë e festuan vrasjen si fitore e tyre të madhe, gjë që e konfirmoi faktin e madhësisë së liderit shqiptar. Gazetarët në mënyrë të gjithanshme e përshkruan jetën e Hasanit, por disa prej tyre do të shkruajnë se “Hasani ishte shumë i pasur, por pasurinë e shpenzoi në zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, kështu që pasuri e tij e vetme e patundshme i mbeti shtëpia që ishte e vendosur në qendër të Selanikut..., e cila sot është në pronësi shtetërore dhe funksionon si shkollë dhe organizatë bamirësie për të shurdhrit dhe të verbrit”. Poeti Paskal Zoto në vitin 1999 i kushtoi një poezi, e cila thotë: “Në Selanik, pranë detit, Shqipërinë çka e gjeti! Një shpend korbi e vrau Hasan Prishtinën. Por a mund të vritet vetëtima? Nëpër shekuj shkëlqen dhe vret perandori e mbretëri”. Se çfarë humbje të rëndë për Komitetin Revolucionar të Kosovës dhe për tërë popullin shqiptar ka përfaqësuar vrasja qyqare e Hasan Prishtinës, më së miri tregon vlerësimi me shkrimi i një burimi të fshehtë të Italisë më 17.08 1933, në të cilin, ndër të tjera, vihet në dukje se “pas vrasjes së Hasan Prishtinës nga një vrasës i paguar, Komiteti Revolucionar i Kosovës ka mbetur i paralizuar, për shkak se viktima, përveç prestigjit që e kishte në mesin e popullit të robëruar të Jugosllavisë, vetë e qeveriste organizatën revolucionare”, kurse “mbante kontaktet politike dhe revolucionare me Organizatën revolucionare maqedonase të Mihaillovit dhe me kroatët e Paveliqit”, me të cilët “kishte lidhur marrëveshje politike të bazuar ndaj të drejtës së kombeve”. Me vrasjen e Hasan Prishtinës - theksohet më tej - pikërisht në momentin kur duhej të konkretizohet bashkëpunimi i një plani të aksionit revolucionar, i cili “në tetorin e ardhshëm duhej të përhapet në të gjithë Jugosllavinë”, “për fat të keq, u bë izolimi i masave të cilat nuk mund t’i referohen aksionit pa përgatitur një plan të plotë fillestar”. Kjo aq më shumë se "vdekja e Hasan Prishtinës shkaktoi ndalim të aktiviteteve revolucionare të popujve të robëruar të Jugosllavisë”, kështu që "është e nevojshme sa më shpejt të jetë e

Lajmi i vdekjes së tij u gjet në faqet e shumë gazeta, në të cilat u botuan artikuj dhe raporte të shumta mbi jetën dhe luftën e Hasan Prishtinës. Tirana dhe Beogradi, megjithatë e festuan vrasjen si fitore e tyre të madhe, gjë që e konfirmoi faktin e madhësisë së liderit shqiptar

L

PAS HASAN PRISHTINËS Pas atentatit ndaj apostullit të Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare, Hasan Prishtinës, më 14 gusht të vitit 1933 në Selanik nga dora e zgjatur e Ahmet Zogut, asgjë më në Shqipëri dhe Kosovë nuk ishte e njëjtë. Pasoi një zhvillim jashtëzakonisht i pasigurt dhe dramatik i situatës për popullin shqiptar. Më parë, pas kthimit në pushtet të Ahmet Zogut, ai e ktheu Qeverinë e Iljaz Bej Vrionit, kështu që më 17 dhjetor të vitit 1924, ishte sjellë gjendje e jashtëzakonshme në vend dhe u krijuan mundësi për goditje të ashpër me të gjithë kundër shtarët e politikës së Ahmet Zogut. Në mungesë të besimit në radhët e oficerëve, Ahmet Zogu, e shpërndau përkohësisht ushtrinë dhe e ndërpreu Ministrinë Ushtarake. Në të njëjtën kohë ishte reformuar edhe Ministria e Arsimit, ishin ndërprerë të gjitha organizatat dhe klubet kulturore, politike dhe ato të tjera progresive, ishte shfuqizuar liria e shtypit dhe censura e imponuar shumë strikte. U krijuan njësi relativisht të forta të xhandarmerisë, mbështetje kryesore të Qeverisë deri në formimin e ushtrisë shqiptare. Më 21 janar të vitit 1925 Shqipëria u shpall Republikë, kurse parlamenti, me kërkesë të Ahmet Zogut, u trajtua si Asam ble kushtetuese. Kryeministër i ri i Qeverisë u emërua Ahmet Zogu, i cili ishte edhe ministër i Punëve të Brendshme. Pas të ashtuquajturit Kuvend kushtetues, Ahmet Zogu u zgjodh kryetar i Republikës për një mandat prej 7 vitesh, Tirana zyr tarisht dhe u shpall kryeqytet i Shqipërisë. Më 1 shtator të vitit 1928, Shqipëria shpallet monarki, dhe Ahmet Zogu mbret i saj i parë me emrin Zogu I. Sipas Kushtetutës së re mbreti kishte kompetenca të pakufizuara. Në këtë vend nisi një ter ror i paparë, kurse në vendin e parë ishte ndjekja e anëtarëve të Komitetit të Kosovës, të kryesuar nga Hasan Prishtina. mundur të gjendet një person i cili do ta zëvendësojë dhe do ta vazhdojë të njëjtën rrugë me të njëjta mendime dhe praktikë si Hasan Prishtina”. Megjithatë, "nga tërë numri i njerëzve që e kanë tërhequr vëmendjen, nuk mund të gjendet asnjë me cilësitë e Hasan Prishtinës si diplomat, politikan dhe revolucionar”, por “njëkohësisht të jetë një person me prestigjin e Hasan Prishtinës, i cili mosbesimin e lindur te populli shqiptar do të mund ta kapërcejë në mënyrë triumfuese, sikurse atë do ta bënte Hasan Prishtina”. Për humbjen e pazëvendësueshme për popullin shqiptar me vdekjen e Hasan Prishtinës, dëshmon edhe artikulli i Mustafa Merlika Krujës, në të cilin, ndër të tjera, theksohet se “Hasan Prishtina, si një njeri i ri i mbushur plot me shpirt, energji dhe zjarr të pashuar, mandatin e tij në Parlamentin turk nuk e kuptoi vetëm si mjet për të çuar më tej interesat e provincës së tij, të cilën e ka dashur aq shumë, por si një obligim që t’i mbrojë të drejtat e popullit shqiptar, i cili ishte i shtypur, por jo edhe i robëruar nga robëria e përgjakshme turke, të cilin e ka mbajtur në errësirë arsimore që të mos mund ta

shohë të kaluarën e lavdishme të heronjve të tij kombëtarë”.??? “Hasan Prishtina ishte punëtor dhe luftëtar i palodhur dhe më aktiv në mesin e shqiptarëve në Turqi”, kurse “fjala dhe penda e tij ishin thesar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare”. “Ai ishte Zeusi – thekson Mustafa Kruja – i cili bubullon dhe qarkullon me gjitha vetëtimat e qiellit mbi kokat e armiqve të popullit shqiptar”. Një ditë, “ai në Parlamentin turk...një udhëheqësi kryesor turk iu drejtua me fjalë të tilla, sa që të gjithë u habitën”. Edhe ai “e mbajti fjalën. Ishte organizatori kryesor i kryengritjes së përgjithshme shqiptare kundër sundimit osman në vitin 1912, i

cili disa muaj i paraprinte Luftës së Parë Ballkanike kundër Turqisë, e cila përfundoi me çlirimin e të gjithë Shqipërisë Veriore, duke përfshirë edhe Shkupin..”. “Megjithatë, frytet e këtij suksesi të madh nuk ishin adekuate me viktimat e popullit shqiptar dhe me qëllimet e Hasan Prishtinës dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Kur u lirua nga burgu në Beograd, ai shkoi në Shqipërinë e lirë, por zemërthyer nga humbja e pjesëve më mira të vendit të tij, sidomos pjesës së Kosovës, me të cilën ishte i lidhur me një numër të kujtimeve personale dhe popullore. Duke parë se vetëm një pjesë e vogël e

ëndrrës së tij ishte realizuar, ai përpiqej të ngushëllohet, duke shpresuar se një ditë edhe Kosova do të jetë pjesë e Shqipërisë”. “Dhe sikurse jetoi – përfundon në artikullin e tij Mustafa Kruja - ashtu edhe shkoi në përjetësi. Vdiq nga dashuria për atdheun. U kurorëzua me gradën më e lartë të sakrificës - 25 vjet i ka sakrifikuar për të përmbushur idealin e tij të lartë. Me këtë populli shqiptar humbi udhëheqësin heroik, Shqipëria birin e përkushtuar, kurse Italia një nga miqtë e tij më besnik”. Artikujt në lidhje me personalitetin dhe veprën e Hasan Prishtinës nuk u ndalën as në vitet e ardhshme. Ato veçanërisht u intensifikuan pas themelimit të sistemit demokratik në Shqipëri dhe krijimit të shtetit të Kosovës. Kjo në mënyrë të caktuar paraqiste kompensim për faktin se në kohën e qeverisë bolshevike në Shqipëri, emri dhe puna i tij ishin të mbuluara me vellon e harresës, kurse disa persona të pushtetit në vitin 1962, shkuan madje aq larg sa që këtë gjigant të padiskutueshëm dhe themelues të shtetit modern shqiptar e shpallën si tradhtar të popullit shqiptar.

Duke u ushqyer një kohë të gjatë me dokumente jugosllave dhe dokumente të falsifikuara ruse, të dy regjimet ndaj Hasan Prishtinës kanë hedhur tonelata baltë. Por, kjo megjithatë nuk mundi ta pengojë iniciativën e disa patriotëve progresivë në vitin 1977 për të transferuar eshtrat e Hasan Prishtinës të madh nga Selaniku për në Shqipëri, ku ishin varrosur në një varrezë të ushtarëve të rënë në Kukës. Më 26 janar të vitit 1993, pas demokratizimit të Shqipërisë, me dekretin presidencial nr. 4-35 Hasan Prishtina u dekorua me medaljen e Lirisë nga rendi i parë, kurse në dekret shkruante: “Udhëheqës dhe organizator i shquar i kryengritjes së përgjithshme për pavarësi, i cili kontribuoi në krijimin e shtetit shqiptar”. Për dallim nga Shqipëria, situata në Kosovë ishte disi më ndryshe. Edhe pse ajo ishte nën pushtetin jugosllav (serb), inteligjenca përparimtare kosovare pati sukses që shkolla normale (për mësues) në Mitrovicë më 10 mars të vitit 1967 ta mbajë emrin “Hasan Prishtina”, por e njëjta ishte bërë me shkollë fillore në Ulpianë më 18 nëntor të vitit 1968, në oborrin e së cilës ishte vendosur busti i udhëheqësit të madh të popullit shqiptar. Në Kosovë ishin botuar disa romane dhe studime për Hasan Prishtinën, ishin botuar disa përmbledhje të poezive. Edhe pse qeveria komuniste serbe pastaj e hoqi bustin e tij dhe në mënyra të ndryshme u përpoq ta ndalojë përmendjen e emrit të tij, emrat e Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit, Azem Bejtës dhe shumë heronjve të tjerë, në atë dështoi për shkak se gjaku i këtyre heronjve rridhte në venat e popullit shqiptar të Kosovës, sepse legjendat nuk mund të vdesin. Pas intervenimit të forcave të NATO-s dhe luftës heroike të njësive të UÇK-së nën udhëheqjen e heroit legjendar Adem Jashari, Kosova më në fund u çlirua. Zgjedha serbe u hoq. Me këtë ishin krijuar të gjitha supozime se kosovarët, pa diktate prej anësh, në mënyrë të pavarur të shkruajnë historinë e tyre të falsifikuar deri atëherë. Në atë histori personaliteti dhe vepra e Hasan Prishtinës dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë zënë një vend qendror, ashtu që askush më tepër nuk mund t’i shlyejë. Ka ardhur koha që të ringjallet, por edhe më tepër të afirmohet vepra dhe personaliteti i Hasan Prishtinës, si një apostull dhe luftëtar i palodhshëm për lirinë e popullit shqiptar dhe krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë në vitin 1912 dhe shtetit të pavarur të Kosovës në vitin 2008. Në këtë plan kontribut të mjaftueshëm ka dhënë edhe Shkupi, kur në vitin 2012, me mjete personale të nipit të Hasan Prishtinës, Mehmetit, në qendër të qytetit u vendos (menjëherë para shtëpisë së mallrave “Mavrovasja”) monumenti i bukur i Hasan Prishtinës, kurse të njëjtin vit në kryeqytetin e Maqedonisë u mbajt konferenca ndërkombëtare për personalitetin dhe veprën e gjigantit të historisë moderne shqiptare, Hasan Prishtina. (vijon)


K u lt u r ë

e mërkurë, 11 dhjetor 2013

13

EKSPOZITA E SKULPTORIT XHELIL RUFATI

Skulptura me gjuhë të stërholluar estetike

Krijimet e këtij skulptori, të ndërtuara brenda trinomeve tematike, stilistike dhe materialeve të përdorura, nëpërmjet sekuencave gjeometrike, abstrakte dhe surrealiste dëshmojnë se është e mundur artistikisht sinteza e idesë, ndjenjave dhe materialeve Mixhait POLLOZHANI helil Rufati (1957) nga Gostivari, pedagog në Fakultetin e Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, është skulptori i parë akademik, kurse pjesëtarë i gjeneratës së dytë të krijuesve figurativ shqiptar në Maqedoni, këtyre ditëve u paraqit në një dimension të plotë artistik para publikut. Duke iu përmbajtur maksimës se, pikënisjet dhe rezultatet kundërthënëse në procesin e zhvillimit të qytetërimit mbështeten te qëndrimi i njeriut ndaj të kaluarës përballë të tanishmes, ai solli prurje tejet begatshme në planin artistik dhe stilistik. Impulset krijuese brenda prodhimtarisë bashkëkohore artistike, të vëzhguara, të trajtuara dhe të shprehura me anë të një gjuhe të përzgjedhur figurative janë një qasje që krijojnë hapësirë atipike të komunikimit estetik të këtij skulptori. Me mjete të estetizuara ai sendërton plastikën monumentale, e cila bart simbolikat figurative, por edhe i jep akoma më shumë domethënie eklektizmit që vjen si rezultat i difuzionit stilistik të dorëshkrimit të tij artistik. Prandaj duhet pranuar se, që të shkruash për krijimtarinë e skulptorit Xhelil Rufati sa është një provokacion profesional po aq është edhe një sprovë e grackave të mundshme teorike. Megjithatë, qasja e ndërtimit të këtij vështrimi me anët të pyetjeve do të thotë se krijimtaria e Xhelil Rufatit ka nxitur debat. Ndër pyetjet e shumta, që dalin nga krijimtaria e munguar deri më tani e këtij autori për publikun artdashës, do të përpiqemi që tu përgjigjemi vetëm tre prej tyre, formulimi i të cilave duket

X

Nëse ndalemi dhe analizojmë historinë e zhvillimit të bashkësisë njerëzore, qoftë atë të largëtën, qoftë edhe ma të afërmen, s’ka se si të mos pajtohemi me këtë mendim. Libri është zgjatim i kujtesës, thoshte një shkrimtar tjetër i madh, argjentinasi Huse Luis Borges. E pikërisht në këtë këndvështrim, shkruan në KultPlus Ndue Ukaj, e vlerësoj librin e Don Lush Gjergjit, “Dashuria që nuk vdes - Të mëdhenjtë e shekullit XX“, një libër që ndihmon në zgjatimin dhe ripërtëritjen e kujtesës dhe për ma tepër, një libër që ndihmon në luftimin e harresës. Libri përfshin personalitete të shquara të shekullit XX dhe vjen si jehonë e zërave të përvuajtur që ngadhënjyen përballë kohëve plotë mynxyra e tmerre. Nën trysninë e katrahurës së luftërave, diktaturës, shtypjes, varfërisë dhe padrejtësive, shfaqen këta engjëj rojës, që me dashuri luftuan për drejtësi dhe ngadhënjyen mbi të keqen, varfërinë, luftën dhe padrejtësitë. Mjafton për ilustrim këtu të përmendin Gandin, Martin Luter Kingun, Nënë Terezën, Edit Stein apo Mikel Koliqin. Personazhet e paraqitura dhe të trajtuara me mjeshtëri e elokuencë nga Don Lush Gjergji, secili në mënyrën e vet, janë gur i fuqishëm, mbi të cilët mund të ndërtohet një botë e prirur kah lumturia, paqja, toleranca dhe dialogu ndërfetar. Në këtë aspekt, figurat e trajtuara këtu, me tërë përmasën dhe madhështinë e tyre, dëshmojnë fuqishëm se përtej dhunës dhe terrorit, është paqja e mirësia, përtej urrejtes, është dashuria. Në këtë kon-

I vetëdijshëm se njeriu bashkëkohës sa vjen e më shumë po kthehet në një rob të “qelisë” së konformizmit, nëpër mjet teknologjisë bashkëkohore dhe estetikës së bazuara në “karambolin” e kontrollit të përkryer të met alit(hekurit), gurit(mermerit) dhe drurit, tipike për arkitek turën bashkëkohore, përpiqet të ruaj humanizmin ndaj ambientit jetësor. Me gjuhë dhe shije të stërholluar, por pa sforcime, Rufati në mënyrë interaktive i jetëson vizionet e tij artistike kryesisht të mbështetura te (para)historia, folklori dhe kosmofilozofia. si në vijim. Sa është e mundur që përjetimet kohore dhe shpirtërore të marrin formë? Vallë guri, druri dhe metali mund ta bëjnë kuptimplotë mendimin, apo ti shndërrojnë marrëdhëniet e njeriut, jetës dhe artit bashkëkohor në një ideogram skulpturor të llojit të vet? Dhe, nëse një artist ka fuqinë që paprekshëm metafizikisht të inkorporoi me maturi realen, apo së paku simbolikisht të identifikueshmen? Shikuar nga botëkuptimi artistike i Xhelil Rufatit, themi se një gjë e tillë

është e mundur! Sepse, pikërisht ky skulptor i përket atij grupi artistësh që përnjëmend beson dhe dëshmon se është e mundur artistikisht sinteza e idesë, ndjenjave dhe materialeve. Aq më tepër, duke pasur parasysh se është i paevitueshëm ligji natyror, i cili mbështetet në transformimin e vazhdueshëm të energjisë krijuese për një ambient ndryshe. Ndonëse kjo gjendje primordiale tenton vazhdimisht që ta shtyjë njeriun drejt realitetit të dizajnuar, megjithatë, jo gjithmonë arrin që ta distancoi atë

plotësisht nga natyra. Një qasje të këtillë ndaj realitetit autori në fjalë e dëshmon pothuajse në të gjitha krijimet e tij të dhjetë viteve të fundit, të prezantuara këtyre ditëve në ekspozitën e hapur në Galerinë nacionale “Çifte Hamam” në Shkup, ku ai shpreh fuqishëm reflektimin e shpirtërores së materializuar. Krijimet e tij i nënshtrohen një procesi të përllogaritur mirë analitik dhe matematikor, të cilat ndërtohen brenda trinomeve tematike, stilistike dhe materialit të përdorur. Ashtu si te Konstantin Brankushi apo David Smith, edhe skulpturat e Rufatit, stilistikisht përbëjnë një amalgamë të vërtetë të formave të purizmit gjeometrik, të shprehjeve asociative të abstraksionit organik dhe të tendencave irracionale surrealiste. Nëpërmjet kësaj gjuhe të stërholluar krijuese autori herë-herë e përafron artin e tij me tendencat e post-modernizmit bashkëkohor. Dhe nëpërmjet riaktivizimit të memories ai mëton “njëtrajtshmërinë e qarkullimit të përjetshëm”, por edhe e definon akoma më qartë vokacionit e tij artistik. Pra, duke e bërë gjeometrizmin bartës kryesor stilistik në shumicën e krijimeve të tij, Xhelil Rufati atë e shpalos në disa dimensione. Dominues është gjeometrizmi konstruktiv, i cili megjithatë është dualist. Nga njëra anë, tek ai vjen në shprehje lehtësia transformuese, kompelementariteti i formës dhe ngjyrës, kompatibiliteti i sipërfaqeve dhe teksturës e cila shfaqet e veçantë dhe paraqet një element tejet të spikatur në veprat e tij, si dhe ritmi i harmonizuar brenda kompozimit. Pothuajse në tërë skulpturat e ciklit “Ilirikum”, kujdesshëm është paramenduar dhe me shumë pedanteri është sendërtuar shëmbëll-

tyra e finesës së një mekanizmi delikat, i cili përbënë matësin preciz kohor dhe hapësinor të dorëshkrimit të tij artistik. Dhe nga ana tjerë, harmonia e shprehur me mjetet të lartpërmendura ia del që ta definojë kompleksitetin e rolit të njeriut bashkëkohor përball natyrës, këtë projektues dhe aleat kreativ primar të saj. Në ndërkohë, nga aspekti sociofilozofik veprat e këtij autori prekin problemet e jetës moderne, të përfaqësimit urban, të tjetërsimit ndërnjerëzor, të komunikimeve dhe lidhjeve të humbura me të kaluarën dhe të thashmen. I vetëdijshëm se njeriu bashkëkohës sa vjen e më shumë po kthehet në një rob të “qelisë” së konformizmit, nëpërmjet teknologjisë bashkëkohore dhe estetikës së bazuara në “karambolin” e kontrollit të përkryer të metalit(hekurit), gurit(mermerit) dhe drurit, tipike për arkitekturën bashkëkohore, përpiqet të ruaj humanizmin ndaj ambientit jetësor. Me gjuhë dhe shije të stërholluar, por pa sforcime, Rufati në mënyrë interaktive i jetëson vizionet e tij artistike kryesisht të

Një libër për kujtesën i Don Lush Gjergjit Nga të gjitha gjërat e vlefshme, që njeriu s’i ka marrë dhuratë nga natyra, por e ka shpikur vetë, librat janë shpikja më e vlefshme”, shkruante nobelisti i letërsisë, shkrimtari Herman Hesse. tekst, këto personalitete janë tharm i mirë, për ta kuptuar ma mirë epokën e tyre. Ata s’bën asgjë ma shumë, por u vunë në shërbim të njeriut e Zotit, siç thotë Nënë Tereza, si “laps i Zotit” dhe e vulosën çdo ditë me mirësi. Shekulli XX njihet si shekull i kontrasteve të mëdha. Bota përjetoi dy luftëra botërore, pastaj diktatura, varfërinë, por përjetoi edhe zhvillimin ma të hovshëm ekonomik dhe teknologjik. E në hullinë e këtyre zhvillimeve, u gjenden edhe personalitet e spikatura që analizohen në këtë libër. E këto figura kanë vepruar në rrethana të vështira, por kudo kanë lënë gjurmë rrezatuese, duke u bërë simbol mirësie, humanizmi, dashurie dhe paqeje. Libri përfshin 26 personalitete, që kanë një ndikim planetar, e influenca e të cilëve, shtrihet në fushën e kulturës, artit, dijes, humanizmit, politikës, religjionit etj. Këto figura janë emra të përzgjedhur mjeshtërisht dhe me përkushtim nga autori, që lanë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e njerëzore. Në këtë aspekt, libri “Dashuria që nuk vdes”, është si një lloj udhërrëfyesi për të hyrë në universin kompleks të shekullit të kaluar, e për ta kuptuar më mirë shekullin e karakterizuar me luftë e paqe, me dhunë e

mirëqenie, me varfëri dhe progres. Duke i njohur personalitet e paraqitura këtu, lexuesi përfiton dije e informacione të munguara ndër ne për shumë ngjarje e fenomene botërore. Ai përfton një të vërtet tjetër për shekullin e trazuar, thjesht, ai sheh një pasqyrë tjetër për kohën që lamë pas dhe mëson të ecet me vetëdije drejt një të ardhme ma të ndritshme. Në këtë libër, nëpërmjet një shkrimi analitik e dokumentues, të ilustruar me fotografi të përzgjedhura me mjeshtëri artistike, Don Lushi jep

biografitë e personaliteteve, analizon kontekstin e kohës kur ata vepruan dhe nxjerr mesazhet nga vepra e tyre, mesazhe këto të dobishme për njeriun e çdo kohe. Në këtë aspekt, për autorin, gjithnjë referencë dhe rezervat i pashterur mbetet Bibla dhe mësimi biblik. Don Lushi trajton figurën e shkrimtarit meditant, nobelistin R. Tegora. Ai u shqua s’i shkrimtar jashtëzakonshëm, që gjeti forcë dhe inspirim nga dashuria për Hyjin dhe atë e shprehu në vargjet e tij të karak-

terizuara me një frymë thellësisht humane e të krishterë, një frymë kjo artistike, që ka lanë gjurmë të pashlyeshme në kulturën botërore. Autori një vëmendje të posaçme u kushton figurave që më stoicizëm, pa e përdorur dhunën, realizuan qëllime të larta politike e humane, siç janë Gandhi, Martin Luter Kingu, Nënë Tereza, apo nobelisti i paqes, Albert Schëetzer etj. Është me rëndësi të përmendim se një vëmendje, autori do t’ i kushton figurës së kardinalit Mikel Koliqi, që personifikon tragjedinë e kishës shqiptare nën thundrën komuniste, por edhe triumfin e saj, me këtë prelat të lartë. Për autorin, figura e Atanagorës, gjithashtu me origjinë shqiptare, përben një realitet të ri për botën e humanizmit dhe mirëkuptimit, sepse ai u bë një flakadan i paqes dhe dialogut, një protagonist i fuqishëm i ekumenizmit. S’ka sesi larg vëmendjes së autorit të mbetet figura e Nënë Terezës, për të cilën autori Don Lush Gjergji ka shkruar shumë. Në galerinë e personaliteteve botërore, është kënaqësi të shihesh se si në ato lartësi, me pietet dhe dinjitet, autori vendos tre shqiptarë dhe kjo është një vlerë që duhet përgëzuar. Çfarë e karakterizon librin e Don Lushit? Sot shkruhet shumë, marrim in-

mbështetura te (para)historia, folklori dhe kosmo-filozofia. Te skulpturat e ciklit “Ilirikum” përveç joshjes së nostalgjisë për të kaluarën, ripërtëritjes së traditës dhe zbërthimit të metafizikes, ai pothuajse deri në përsosmëri elaboron dhe transformon raportin midis plotësisë dhe zbrazëtisë. Në këtë mënyrë, tejet pandjeshëm e bart edhe shikuesin në lojën interesante të perceptimit, duke e joshur atë të “sillet” rreth e rrotull veprës, para e mbas, deri sa edhe brenda saj, si dhe e përligj fuqinë tredimensionale të monumentalitetit të veprave të tij. Prandaj, konstatimin e skulptorit Agim Rudi, se, “...skulpturat e Xhelilit nuk janë monumente por janë monumentale...”, vetëm do ta plotësonim me atë se, monumentalizmi i tyre do të bëhej kuptimplotë vetëm nëse ata e ndërronin enterierin me eksterierin, kurse përmasat minimale të tyre do të zëvendësoheshin me ato (mbi)natyrale. Me një fjalë, Xhelil Rufati imponon një standard të avancuar, por edhe më se të nevojshëm estetik në skulpturën bashkëkohore shqiptare. formacione nga forma të ndryshme të komunikimit publik, por rrallë kemi këtë mundësi, të kemi përpara nesh një libër, që fund e krye, me të dhëna të shumta dhe ilustrime të bukura, e vë në pah të mirë dhe të bukurën. Shoqëria e sotme, e në këtë kontekst, edhe kjo e jona, është e tunduar të ngarend pas lajmeve të trishta dhe të le në harresë ato të mirat. E Don Lush Gjergji e bën të kundërtën. Ai nëpërmjet paraqitjes së këtyre personaliteteve pozitive, që janë shembull dhe model për çdo njeri, jep mesazhe paqeje, nxit ide mirëkuptimi, tolerance, mirëbërësi dhe dashurie. Nisur nga ky prizëm, ai nga çdo personalitet, nxjerr të mirat për jetët tona. Bota jonë e trazuar, nga ky libër mund të mësojë, se paqen, mirësinë e dashurinë për njëri tjetrin, e nxisin dhe promovojnë njerëzit vullnetmirë, që janë në gjendje të sakrifikohen për të mirën e përbashkët. Njëherë, duke mbajtur ligjërata në Harvard, një student e kishte pyetur Hose Luis Borgesi, ndoshta shkrimtarin ma të ditur i të gjitha kohërave: A i ka shkruar shpirti i Hyjit librat e Shenjtë? E Borgesi, i ishte përgjigjur, studentit se për të, çdo libër e shkruan një shpirt i shenjt. Ai besonte vërtet në shenjtërinë e librit. Të rrallë janë ata libra që kanë harmoni mes përmbajtjes dhe librit fizik. Ky libër, i shkruar me përkushtim dhe pasion, vjen para botës sonë të trazuar me tërë përmasën e fuqisë që mbart e bukura dhe e dobishmja, sepse, siç do të thoshte Borgesi, është i shkruar nga një shpirt i shenjtë. Libri është përkthyer nga punëtori i zellshëm dhe i palodhur, Marjan Sebaj-Sopi.


14

E n ig m a

e mërkurë, 11 dhjetor 2013

HOROSKOPI DASHI

DEMI

Plutoni do ndikoje shume negativisht gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Ai do nxite një person te trete t’ua prishe harmoninë dhe bashkëpunimin qe ka ekzistuar ne lidhjen tuaj. Kujdes! Beqaret duhet t’i dëgjojnë me tepër këshillat qe do iu japin miqtë ne lidhje me dashurinë. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Nuk priten vështirësi.

BINJAKËT

Duhet ta kontrolloni sjelljen tuaj ne çift gjate kësaj dite nëse nuk doni te keni debate te forta me partnerin tuaj. Toleroni nga pak. Për beqaret takimet do jene te shumta, por mundësitë do jene vetëm për aventura kalimtare. Ende nuk ka ardhur koha për te filluar një histori serioze. Financat nuk do jene dhe aq te stabilizuara kështu qe bëni kujdes me shpenzimet.

GAFORJA

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale gjate kësaj dite. Do i qëndroni me pranë atij qe keni ne krah dhe do mendoni te provoni eksperienca te reja se bashku. Beqaret do bëjnë mire te tregohen realiste dhe te mos ëndërrojnë me shume sesa duhet. Ne planin financiar duhet te hiqni dore nga disa shpenzime qe kishit planifikuar sepse nuk është dita e favorshme.

LUANI

Dite tërësisht e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje mire ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah, madje ne mbrëmje do përgatisni se bashku një darke romantike. Beqaret do krijojnë iluzione te kota nga te cilat mund te lëndohen pa mase. Ne planin financiar nuk është koha te ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse mund te ngeleni pa para.

VIRGJËRESHA

Tregohuni ne moderuar ne jetën tuaj ne çift dhe mos bëni gjera te cilat partneri nuk i duron dot. Mos e prishni me dorën tuaj harmoninë e jetës ne çift. Beqaret do kenë një dite te bukur dhe te mbudhur me propozime nga me te ndryshmet. Shfrytëzojeni! Ekuilibri financiar do rivendoset sot. Do jeni te qete dhe do kryeni disa shpenzime te nevojshme.

PESHORJA

Nëse jeni ne një lidhje do ndiheni te lumtur sot pranë aj qe dashuroni. Here pas here do ju duket vetja sikur keni pushtuar boten dhe jeni zoter te gjithçkaje. Kjo është merita e aj qe keni ne krah. Beqaret nuk duhet te hedhin asnjë hap te nxituar sepse do pendohen shpejt. Ne planin financiar do jeni me te organizuar se kurrë dhe situata do jete e qëndrueshme.

AKREPI

Dite shume e qete dhe pa debate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do konsolidohet dhe do arrini t’i zgjidhni edhe problemet e vogla qe keni pasur. Beqaret do jene gjate gjithë kohës ne kërkim te partnerit ideal, por nuk do kenë fat as sot. Ne planin financiar do përballeni me disa probleme te cilat do ju marrin shume kohe.

SHIGJETARI

Dite mja harmonike dhe e mbudhur me emocione te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni momente te mrekullueshme te cilat nuk do i harroni për gjithë jetën. Edhe beqaret do kenë një dite pozive dhe te mbushur me takime impresionuese. Ne planin financiar do përballeni me disa vëshrësi dhe këto do jene pasoja te pamaturisë ne te kaluarën.

BRICJAPI

Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar ne jetën tuaj ne çift sot dhe debatet do jene te njëpasnjëshme. Do bënit mire te qëndronit pak vetëm dhe te reflektonit mbi gjithçka qe ka ndodhur. Beqaret do pëlqejnë me shume se kurrë një mik te hershem. Financat do kërkojnë vëmendje gjate gjithë ditës. Situata mund te dale jashtë kontrollit po nuk treguat maturi.

UJORI

Do jeni nostalgjike gjate kësaj dite ju qe jeni ne çift dhe do dëshironi vetëm te qëndroni pranë atij qe dashuroni. Nuk do ju pëlqejnë daljet neper lokale apo kudoqofte, por thjesht te qëndroni ne krahët e tij. Për beqaret mund te ketë edhe dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar mos u nxitoni te merrni vendime te nxituara sido qe te jete situata.

PESHQIT

Do e kundërshtoni për gjitha atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe do keni mosmarrëveshje te ashpra. Mos mendoni se keni gjithmonë ju te drejte. Beqaret do kenë te gjitha aftësitë për ta joshur dhe për ta bere për vete personin qe pëlqejnë. Për financat është dita e duhur për te kryer transaksione apo investime te domosdoshme.

Jeta ne çi nuk do jete shume e mire sot. Duke qene se partneri nuk do jete ne humor, përfitoni për te qëndruar pak kohe vetëm dhe për te reflektuar mbi te ardhmen. E keni te nevojshme. Beqaret do marrin shume propozime, por asnjeri nuk do ju pëlqejë aq sa për te filluar një lidhje. Ne planin financiar duhet te këshilloheni sa me shpejt me specialistet.

shpallje Në bazë të nenit 98 të Statutit të shkollës bazuar nga ligji për arsim të mesëm (G .zyrtare e R.M nr 52 /05)pleqësia e shkollës pranë SHMKM Nikolla Shtejn Tetovë në mbledhjen e mbajtur me datë 06.12 .2013 sjelli vendim për :

SH P A LL J

Për emërim Drejtor të shkollës

E

I Kushtet:Përvec kushteve të përgjithshme të vërtetuara me ligj, kandidati duhet ti plotësojë edhe këto kushte : - Të ketë t ë mbaruar shkollimin për mësimdhënës ,pedagog ose psikolog, - Të ketë 5 vjet përvojë pune në punën edukativo -arsimore, - Të ketë dhënë provimin për drejtor, - Të jetë shtetas i R.M, - Të mos jetë I gjykar për vepra penale. III Dokumentet e nevojshme - Lutje - Vërtetim për kryerjen e arsimit adekuat - Vërtetim për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor, - Vërtetim për nënshtëtsi e R.M, - Licencën për drejtor, - Vërtetim se nuk është nën hetime. Kandidatët duhet të dorëzojnë edhe program për punën e shkollës në 4 vitet e ardhshme. Shpallja zgjat 8 ditë nga dita e shpalljes në shtypin ditor. Kandidatët dokumentet duhet ti dorëzojnë deri te Pleqësia e shkollës ‘Nikolla Shtejn”Tetovë rr.ILINDENIT p.n. Dokumentet e pakompletuara dhe dokumetet të cilat nuk do të dorëzohen në kohë nuk do të shqyrtohen. Tetovë, Nga pleqësia e shkollës 10.12.2013 Fuad Shahini -prof.


Sport

e mërkurë, 11 dhjetor 2013

15

Portieri ndërron dorëzat, por edhe sportin Një portier anglez ka vendosur ta lë futbollin për t’u kyçur në atë të sporteve luftarake në ring. Stuart Tomlinson është personazhi i një tregimi tjetër interesant që vjen nga Anglia. Portieri 28

vjeçar ka vendosur ta lë futbollin dhe të kyqet në sportin e mundjes brutale në organizatën WWE. Ish-portieri i Crewe, Port Vale dhe Burton ka vendosur të lë portën dhe dorëzat e portierit

për të provuar një sfidë mjaft brutale të sporteve luftarake në ring. Tomlinson do të shkojë në SHBA, për të marr pjesë në garat e mundjes brutale të njohur në popull edhe si keçer,

SOT MILANI NDESHET ME AJAKSIN NË LIGËN E KAMPIONËVE Kuqezinjtë presin skuadrën holandeze me 8 pikë, një më shumë se ta. Një barazim do t’i mjaftonte italianëve për të siguruar kualifikimin, megjithatë, trajneri Allegri paralajmëron assimiliano Allegri tregon recetën e Milanit për të kaluar në 1/8 e finaleve të Champions League. Numri një i stolit kuqezi nuk kërkon të fshihet dhe shprehet se ekipi nuk do të mendojë për faktin që ka në dispozicion 2 nga tre rezultatet e mundshme. “Ndaj Ajaxit do të luajmë për fitore dhe jo për të mbrojtur barazimin 0-0. Është e vërtetë që kemi në dispozicion dy nga tre rezultatet por do të synojmë maksimumin. Na duhet një e mërkurë luanësh, pasi luhet gjithcka brenda një 90 minutëshi. Skuadra nuk po kalon një moment të mirë në marjen e rezultateve, por ndaj Ajax është një ndeshje e rëndësishme dhe nuk do të jetë e lehtë. Në fillim kemi eleminuar PSV në play-off, tashmë na duhet përqendrim për të arritur në 1/8 e finaleve duke mundur një tjetër skuadër holandeze”, tha Massimiliano Allegri. Më pas Allegri mundohet të qetësojë disi situatën, duke i hedhur

Alegri: S’mund të mbrojmë 00

M

NDESHJET Chelsea  Steaua B Schalke 04  Basel Marseille  Borussia D Napoli  Arsenal Atletico M  Porto Austria W  Zenit Petersburg Milan  Ajax Barcelona  Celtic

Nuk kam asnjë problem me Falcaon Trajneri i Monacos, Claudio Ranieri u shpreh se nuk ka asnjë problem me Radamel Falcao-n. Tekniku italian theksoi se midis sulmuesit kolumbian, shoqërisë dhe atij vetë nuk ka fërkime, duke mohuar kështu zërat që flasin për një largim të bomberit nga Principata në merkaton e Janarit. 27-vjecari që kur u zëvendësua në takimin e 24 Nëntorit ndaj Nantes, spekullohet se i ka prishur marrëdhëniet me klubin francez dhe ka kërkuar largimin nga Monaco pas vetëm 6 muajve eksperience nga transerimi i tij te klubi i rusit Dimitri Rybolovlev për shifrën e 60 milion Eurove nga spanjollët e

Atletico Madrid. Por Ranieri nënvizoi se “El Tigre” ka munguar për shkak dëmtimi në 3 takimet e fundit që klubi bardhekuq zhvilloi në Ligue One dhe do të kthehet në fushë në takimin e kësaj jave ndaj Guingamp. Një deklaratë e qartë kjo që u vendos kapak zërave që flasin për një ftohje mes palëve. Falcao ka shënuar 9 gola në 14 ndeshje me Monacon këtë sezon.

ujë zjarrit. “Djemtë e dinë që është një ndeshje si gjithë të tjerat, edhe pse barazimi në këtë rast vlen sa një fitore. Në mes është dicka e rëndësishme dhe nuk duhet të luajmë për barazim. Ajax është në formë të mirë dhe mundën Barcelonën. Do të jetë një ndeshje me eliminim, por me avantazhin që kemi në diospozicion dy nga tre rezultatet e mundshme”. Në sfidën decizive me Ajaxin në “San Siro”, Allegri nuk do të ketë në dispozicion Abaten, teksa

West Ham kërkon Milito Sulmuesi argjentinas Diego Milito mund të largohet nga Interi dhe kampionati Italian që në merkaton e Janarit. Në Angli janë të sigurtë se “El Principe” do të zbarkojë në Londër me destinacion West Ham United. “The Mirros” bën të ditur se interesimi i skuadrës londineze është i fortë për sulmuesin, i cili është në përfundim të kontratës me zikaltërit. Një ofertë tunduese në drejtim të tij mund të bëj që 34-vjecari të mbyllë përpara kohe aventurën në Milano dhe të zhvendoset drejt kryeqytetit anglez. Vetë trajneri i Hamersave, Sam Allardyce sheh tek Milito njeriun e duhur për të zgjidhur problemet në sulm, aty ku për momentin Andy Carrol ka rezultuar një dështim i vërtetë, duke mos dhënë atë që pritej prej tij. Mendohet që trajneri Allardyce të ketë një ofertë gati për

Lazio të angazhojë Inzaghin? Lazio raportohet se është duke menduar të shkarkojë trajnerin Petkovic dhe ta zëvendësojë atë me Simone Inzaghin. E ardhmja e trajnerit serb në kryeqytetin italian është e pasigurt duke marrë parasysh rezultatet e dobëta të arritura së fundit dhe faktin se ai është duke u lidhur me detyrën e përzgjedhësit të Zvicrës. Lazio ka fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit në

do të tentohet rikuperimi i Emanuelson që mund të luajë ndaj ish skuadrës së tij. Milani ndodhet në grupin H të Ligës së Kampioneve, së bashku me Barcelonën, Ajaksin dhe Sëlltikun. Katalanasit kanë mbyllur llogaritë me kreun e grupit, ndërsa vendi i dytë përcaktohet nga ndeshja e nesërme mes Milanit dhe Ajaksit.

Serie A, një seri e cila i ka pozicionuar ata në vendin e 12-të të tabelës. Inzaghi, një ish-sulmues i Lazios dhe vëllai i legjendës së Milanit, Pippo, aktualisht është duke drejtuar ekipin e të rinjve të Lazios, Allievi. Corriere dello Sport shkruan se Inzaghi mund të jetë një zëvendësim përkohshëm deri në ardhjen e mundshëm të trajnerit të Baselit, Murat Yakin.

duke u bërë pjesë e njërës prej organizatave lidere të këtij sporti. Arsyeja pse ai po largohet nga futbolli është lëndimi. Anglezi ka pasur një lëndim të ligamentit të gjurit, por duket se kjo nuk i shfaq probleme në ring. “I gëzohem punës së re. Ndërrojë dy shtylla me rrjetë, me katër kënde”, ka shkruar Tomlinson në rrjetet sociale.

Mandela: Isha boksier, por mesatar Luftëtari më i madh të drejtave të njeriut, Nelson Mandela i cili ndërroi jetë para disa ditësh në autobiografinë e tij kishte treguar se ka qenë boksier i peshës së rëndë. Nelson Mandela, njeriu simbol i barazisë së njerëzimit ka ndërruar jetë ditë më parë, por në një autobiografi të tij, ai ka treguar për anën e tij sportive. Mandela ka filluar të merrej me boks kur kishte regjistruar studimet në Fort Hill, por vetëm pas kalimit në Universitetin e Johanesburgut kishte vërejtur ashpërsinë e vërtetë të këtij sporti. Në librin e tij autobiografik “Rruga e gjatë drejt lirisë”, ai ka treguar se nuk ka qenë shumë i mirë në këtë sport. “Boksoja në Fort Hill, por ajo nuk ishte shumë serioze deri sa nuk kalova në Johanesburg. Kurrë nuk kam qenë një boksier i shkëlqyer, isha në kategorinë e rëndë, por nuk kam pasur fuqi të mjaftueshme për të kompozuar mungesën e shpejtësisë, madje as shpejtësi për të kompensuar mungesën e fuqisë”, ka shkruar ai. Mandela

Blic

Nadal dëshmohet edhe në futboll Kampioni i tenisit ka befasuar të gjithë me aftësitë që ka treguar me këmbë me topin e verdhë. Rafael Nadal nga Spanja gjatë incizimit të një reklame ka kënaqur të pranishmit me kontrollimin topit të tenisit, ndërsa sa fuqishëm mund të gjuaj për

Interin, në mënyrë që të ketë shërbimet e sulmuesit argjentinas që në Janar, duke afruar kështu dhe periudhën e lamtumirës së Princit nga “San Siro” zikaltër. Pavarësisht moshës, 34-vjecari duket të jetë më i preferuar nga Allardyce sesa Demba Ba i Chelseat dhe Adebayor i Tottenham. Madje as dëmtimi nuk e tremb trajnerin e West Ham, duke qënë se Milito mungon në fushën e blertë që nga sfida e 13 Tetorit ndaj Romës në “San Siro”.

ka treguar se me boks nuk ishte marr nga koha kur kishte filluar me aktivitetet e tij politike. “Nuk kam pasur asnjë duel të vërtetë prej kur kam hyrë në politikë”, kishte shkruar ai. “Nuk jam kënaqur shume me anën e dhunshme të boksit sa me anën shkencore. Në ring, ngjyra e lëkurës, mosha dhe pasuria të parëndësishme. Për këtë isha i intriguar se si dikush shfrytëzon trupin për t’u mbrojtur dhe sulmuar”. Megjithatë gjatë 27 viteve të kaluara në burg, ai ia ka dalur që me ushtrime të rregullta të mbajë fuqinë psikike e fizike. “Interesi im kryesor ishin ushtrimet. E kuptova se ushtrimet janë zgjedhje për çlirimin nga tensioni dhe stresi. Pas ushtrimeve të lodhshme ndjehesha më i lehtësuar psikikisht dhe fizikisht”.

këtë është bindur një anëtar i ekipit. Nadal kështu ka treguar se posedon aftësi të veçanta edhe për lojën e futbollit. Kampioni i tenisit gjatë një turneje nëpër Argjentinë ka matur forcat edhe në ekzekutimin e penalltive në fushë të madhe.

Ronaldo martohet për herë të katërt Ish-ylli brazilian i futbollit, Luis Nazario da Lima apo i njohur me emrin e shkurtër, Ronaldo i ka kërkuar dorën e martesës të dashurës stij, Paula Morais në ditëlindjen e saj të 28-të. Ronaldo 37 vjeçar menjëherë në rrjetet sociale ka

paraqitur foton e tij me bashkëshorten e ardhshme. “Të dua, Paula Morais”, ka shkruar Ronaldo. Ish-futbollisti i Barcelonës, Realit, Inter dhe AC Milan deri më tani ka pasur tri martesa, nga të cilat ka katër fëmijë.

Padi kundër presidentit të Barcelonës Një ndër aksionarët e Barcelonës ngriti një padi kundër presidentit, Rosell. Akuza bazohet mbi klauzolat e kontratës së blerjes së sulmuesit brazilian, ku përfshihen klauzola të shumta për pagesa që do të kryhen në forma të ndryshme në vitet në vazhdim. Sipas paditësit, nuk ka transparencë për mënyrën se si do të paguhen këto para, ndërsa figuron që nga

arka e klubit është nxjerrë i gjithë fondi prej rreth 70 milionë eurosh, që duhet të kishte mbyllur përfundimisht blerjen e Neymarit. Qëllimi i këtij devijimi mund të jetë, sipas akuzës, shmangia e detyrimit të pagimit të dividentëve për aksionerët. Në një reagim, presidenti Rosell theksoi se asgjë nuk është e vërtetë dhe se ai mbetet i qetë në kryerjen e funksioneve të tij.


Sport

16

e mërkurë, 11 dhjetor 2013

nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, për rregullimin e terreneve artificiale në dhjetë komuna në Maqedoni. Iniciativa për rregullimin e terrenit ndihmës erdhi nga këshilltari nga radhët e BDIsë në Komunën e Gostivarit, Argjent Beqiri i përkrahur nga kryetari i komunës, Nevzat Bejta. (A.S.)

Gostivari me fushë artificiale Pas punëve të kryera në rregullimin e terrenit, në stadiumin ndihmës të qytetit në Gostivar ka filluar vendosja barit artificial. Pritet që për pak ditë, terreni të jetë gati dhe të vihet në funksion. “Ne si komunë morë për obligim që ta

përgatitim terrenin, kurse më një kompani e autorizuar nga UEFA erdhi për ta vendosur barin artificial. Bëhet fjalë për një projekt i vlefshëm mbi 300 mijë euro, i cili është shumë domethënës për qytetin e Gostivarit. Përfundimisht

Shkëndija kërkon Mentor Zhdrellën Drejtuesit e Shkëndijës po vazhdojnë kërkimin e futbollistëve të ri që do të përforconin skuadrën në afatin kalimtar të dimrit. Njëri prej atyre që kanë kontaktuar kuqezinjtë është edhe kosovari që luan për skuadrën e Hysit, Mentor Zhdrella. Lajmin e konfirmoi edhe vet sulmuesi. “Është e vërtet se skuadra e Shkëndijës nga Tetova na ka kontaktuar dhe dëshirojnë shërbimet e mia, por unë nuk mund të vendosi vet sepse kam marrëveshje me ekipin e Hysit. Nëse dy klubet merren vesh atëherë gjithçka është e mundur”, pohoi Zhdrella. Ndryshe, kapiteni i Hysit në pjesën e parë të sezonit, nga 15 paraqitje ka arritur të realizoi katër gola. Zhdrella më herët për tri vite

ishte zgjedhur lojtari i vitit në Kosovë, ndërsa edhe këtë vit është kandidati kryesor për të marr këtë shpërblim. (A.S.)

Mezi pres të luaj në botërorin tim të parë

Mesfushori shqiptar tregon për suksesin që po kalon skuadra e tij, Borussia Moenchengladbach në Bundesliga këtë stinor dhe për shortin e botërorin, Brazili 2014. Me tetë fitore në shtëpi dhe gjashtë fitore radhazi, Borussia Moenchengladbach është barazuar me pikë me Borussia Dortmundin dhe së bashku ndajnë vendin e tretë në Bundesliga. “Mendoj se jemi duke shkruar në drejtimin e duhur, por janë luajtur vetëm 15 ndeshje. Ne çdo ndeshje e mendojmë në vete dhe mundohemi të luajmë me potencialin tonë të plotë në çdo ndeshje. Pjesa e dytë e stinorit ende nuk ka filluar,

por deri tani kemi luajtur mirë”, tha Xhaka për Bundesliga. Zvicra ka mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet në botërorin, Brazili 2014. Ekuadori, Franca dhe Honduras janë kundërshtarët e fazës grupore. “Çdo gjë është e mundshme në grup. Franca është favorite, por nuk duhet të nënçmojmë Ekuadorin e Hondurasin. Duam në kualifikohemi në fazën tjetër. Jemi dëshmuar më shumë se një herë në kualifikime dhe në shumë miqësore. Mezi pres të luaj në botërorin tim të parë, por deri atëherë është një rrugë e gjatë”, tha Xhaka.

Gostivari do të ketë një terren ndihmës dhe ky terren do të shërbeje për përgatitjen e futbollistëve dhe klubeve të futbollit”, ka thënë këshilltari, Argjent Beqiri. Ky projekt tashmë është pjesë e programit “Hetrik” të UEFA-s, që realizohet

RENOVA ME NDRYSHIME NË SEZONIN PRANVEROR Siç mëson gazeta “Zhurnal Plus” pesë lojtarëve nga ky ekip mund të largohen nga “gjipspunuesit” pasi të njëjtëve iu kalon marrëveshja. Ata janë Argjend Gafuri, Bashko Ristov, Ersen Sali, Suat Zendeli dhe Agron Memedi. Ky i fundit konfirmoi se i ka kaluar marrëveshja, dhe tha se deri më tani askush nga drejtuesit nuk ka biseduar me të për vazhdim të kontratës Avdyl SALIHU kipi i futbollit Renova në pjesën e dytë kampionale mund të ndryshoj dukshëm skeletin në formacionin e parë, pasi siç mëson gazeta “Zhurnal Plus” pesë lojtarëve nga ky ekip mund të largohen nga “gjipspunuesit” pasi të njëjtëve iu kalon marrëveshja. Ata janë Argjend Gafuri, Bashko Ristov, Ersen Sali, Suat Zendeli dhe Agron Memedi. Ky i fundit për gazetën “Zhurnal Plus” konfirmoi se i ka kaluar marrëveshja, dhe tha se

E

deri më tani askush nga drejtuesit nuk ka biseduar me të për vazhdim të kontratës. “Është e vërtet se me ekipin e Renovës më ka kaluar marrëveshja, ndërkohë që ende nuk kam planifikuar rreth të ardhmes sime, sepse normal një herë duhet ulur me drejtuesit e Renovës për ti shikuar planet e tyre, ndërkohë normal do të pres edhe ofertat nga klube nga

vendi dhe jashtë. Ka interesim mirëpo nuk do të ngutem rreth vendimit pasi ka kohë”, tha mesfushori i Renovës. Ndryshe, ai shtoi se është i kënaqur me paraqitjet e tija në kampionat, por jo edhe nga rezultatet që i kanë shënuar. “Jam i kënaqur me lojën që kam treguar në kampionat në përjashtim të disa ndeshjeve. Ndërkohë si ekip kemi mundur

Do të shfaqim lojë të shkëlqyeshme Blerim Xhemaili, mesfushori i Napolit ka siguruar tifozët e kësaj skuadre se ekipi do të bëjë maksimumin për të marr një rezultat pozitiv në ndeshjen e Ligës s Kampionëve me Arsenalin, e cila luhet të mërkurën në mbrëmje. “Ekipi është i bashkuar dhe i kujdesshëm për kualitetet që ka. Ne do të luajmë kundër njërit ndër ekipet më të forta në skenën ndërkombëtare të futbollit sot, por po ashtu e dimë se mund të luajmë me tërë potencialin tonë”, tha Xhemaili. Megjithatë skuadra ka humbur hapin në kampionat,bazuar në rezultatet e fundit. “Edhe në kohë të vështira kemi treguar karakter. Rruga është ende e gjatë dhe prej të mërkurës

Barcelona me stadium të ri Barcelona do të ketë një stadium të ri. Akoma nuk është përcaktuar vendi ku ai do të ndërtohet, por është e sigurt që stadiumi i ri Barcës do të jetë i mbuluar dhe do të ketë një kapacitet prej 105 mijë vendesh, 7 mijë më shumë se ka aktualisht Camp Nou. Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë klubi katalanas, i cili gjithsesi po shqyrton për momentin projektet.

Pesë lojtarëve iu kalon marrëveshja

do të dërgojmë një shenj të fuqishëm. Napoli dëshiron të vazhdojë pjesëmarrjen në Ligën e

Kampionëve dhe ndaj Arsenalit do të shfaqim një lojë të shkëlqyeshme”, tha Xhemaili.

gjysmësezonin ta përfundojmë në një pozitë më të mirë, por kjo është futbolli”, tha Agron Memedi. Ndryshe, ekipi i Renovës pjesën e parë kampionale e ka përfunduar në pozitën e gjashta në tabelë, duke grumbulluar gjithsej 27 pikë. Ekipi zyrtarisht pritet që të shkoj në pushim në fund të javës ku pritet edhe një mbledhje me futbollistët dhe stafi teknik.

NBA ÇAIR mposht edhe Rabotniçkin Klubi i basketbollit NBA ÇAIR (U-20) po vazhdon me fitoret e njëpasnjëshme, kurse viktimë e radhës e tyre ka qen konkurrenti kryesor për titull skuadra e Rabotniçkit që e mposhtën me rezultat të lartë 113:69. Trajneri Enver Myftari u shpreh shumë i kënaqur nga angazhimi i basketbollistëve andaj pas ndeshjes i njejti i përgëzoi për maksimumin e treguar në parket. (A.S.)

Do të rikthehem sërish te Interi Këshilli administrativ i klubit katalanas ka dy ide, rindërtimin e stadiumit aktual Camp Nou, e cila do të kishte një kosto më të ulët financiare. Ndërkohë që ndërtimi i një impianti të ri kërkon një buxhet më të madh. Nëse do të miratohet projekti i dytë, zona në të cilën do të ngrihet stadiumi i ri do të jetë në lagjen e komunitetit katalan Avenida Diagonal.

Pavarësisht ndryshimit të presidencës në rradhët e Interit, Jose Mourinho do ta mbajë premtimin që i pati berë Massimo Moratti-t se në të ardhmen tij do të rikthehet përsëri te klubi zikaltër, pasi dashuria e tij për skuadrën nga Milano është aq e madhe sa nuk mund të harrohet lehtë. Në një intervistë për mediat angleze “Special One” deklaroi: “Do të rikthehem sërish

te Interi një ditë, në 2010 ishim një skuadër e madhe dhe dominuese, ishim ndërtuar për të fituar”. Ndër të tjera, tekniku portugez foli edhe për mënyrën sesi ai u bë një nga trajnerët më të mirë në botë. “Duhet të kesh nga të gjitha për të qenë një teknik i madh. Në qoftë se je një trajner i madh , por nuk krijon simpati te futbollistët e tu, nuk je në gjëndje të bësh asgjë”.

Zhurnal plus #648  

PLATFORMË E PËRBASHKËT KUNDËR VMRO-DPMNE-së

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you