Page 1

INTERVISTË VITI 3 | Nr. 686 | ÇMIMI: 10 DEN | E MARTË, 11 SHKURT 2014

Emin Egriu flet për “Zhurnal plus”

Do të jem zëri i shqiptarëve në Amerikë

4

www.zhurnal.mk

NË RAST TË DËSHTIMIT TË PËRZGJEDHJES SË KANDIDATIT KONSENSUAL

Shqiptarët drejt bojkotit?! Nëse VMRO përfundimisht nuk pranon kandidat konsensual për president besohet se BDI mund të kërkojë bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale. Derisa kryeministri Gruevski shpreh "keqardhje" për një vendim të tillë të mundshëm, analistë politikë theksojnë se bojkotimi do të mund të mund të forconte pazarin e shqiptarëve për të kërkuar postin e zëvendëskryetarit ose ndonjë pozitë tjetër të rëndësishme shtetërore ashmë kur kandidati konsensual nuk duket më një variant serioz në zgjedhjet presidenciale, pritet që partitë shqiptare t'u bëjnë thirrje votuesve që t'i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale. Megjithatë, sipas burimeve, BDI është duke pritur vendimit përfundimtar të VMRO-së rreth propozimit për kandidat konsensual. Mësohet se në rast të dështimit të kësaj mundësie edhe partia shqiptare në pushtet mund të kërkojë që votuesit shqiptarë të bojkotojnë të gjithë procesin e zgjedhjeve presidenciale. “BDI do të shqyrtojë bojkotimin e përhershëm të zgjedhjeve presidenciale. Partia është në pritje të përgjigjes përfundimtare nga VMRO DPMNE-ja. Në

T

rast të refuzimit të propozimit, BDI shqyrton mundësinë e mospjesëmarrjes në zgjedhje presidenciale, jo vetëm në këtë cikël, por edhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale, deri sa të arrihet formë që presidenti të shpreh vullnetin edhe të shqiptarëve”, kanë thënë burime anonime partiake. Qëndrimet e këtilla nga partia e Ahmetit pasojnë pas deklaratës së djeshme të numrit një të qeverisë Nikolla Gruevskit i cili tha se nuk beson që shqiptarët mund të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale. “Unë shpresoj se atë nuk do ta bëjnë partitë shqiptare, ndërsa mendoj se në qoftë se e bëjnë, do të kuptojnë se kanë bërë vlerësimtë gabuar”, ka thënë kryeministri Gruevski.

fq.3

INTEGRIMET PENG I VULLNETI POLITIK

BASHKËPUNIMI EKONOMIK MAQEDONISHQIPËRI

NDËRLIDHJA RRUGORE KYÇE PËR BIZNESIN

fq.4

Mijatoviq hap temën për lirinë e medieve

Integrimet, zgjedhjet nuk sjellin dobi Zgjedhjet e parakohshme parlamentare aspak nuk luajnë rol për përparimin e Maqedonisë në integrimet euroatlantike, pasi në vend mungon vullneti politik. Analistët politik vlerësojnë se ngërçi ndodh për shkak të mungesës së dialogut politik

fq.2

Venizelos do “mbulojë” Samarasin

6

"Shqipëria është partneri ynë tregtar. Edhe pse për momentin nuk mundemi të lavdërohemi për numër të madh të këmbimit të jashtëm tregtar, por mund të lavdërohemi me projektet e përbashkëta dhe pjesëmarrjen në tregjet e treta”, deklaroi Jelisaveta Georgieva, drejtoreshë ekzekutive në Odën Ekonomike të Maqedonisë

2


K r o n ik ë

2

Kontesti i emrit, problem i çuditshëm

Shefi i diplomacisë serbe Ivan Mërkiq ka thënë se dëshiron zgjidhjen e emrit. Ai me këtë ka shfaqur shpresën se me ndihmën e BE-së do gjendet zgjidhje. Sipas tij, kontesti i emrit mes Greqisë e Maqedonisë është problem i çuditshëm. “Ne nuk marrim pjesë dhe nuk jemi të kyçur në procesin dhe ndjehemi miqësor në dyja anët. Por, me sinqeritet e themi se dëshirojmë të zgjidhet kjo çështje. Ekzistojnë raporte të rëndësishme tregtare me këtë shtet dhe mijëra qytetarë të saj e vizitojnë Greqinë, ashtu që zgjidhja do jetë e mirë për të gjithë”, ka thënë në bisedën për gazetën greke Katimerini shefi i diplomacisë serbe Mërkiq. Ai në Athinë ka marrë pjesë në konferencën dedikuar “Strategjisë së Adriatikut” ku kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të tetë shteteve të rajonit, organizuar nga KE-ja.

Dyfishohet mbështetja për turizmin

Kryeministri Nikolla Gruevski lajmëroi se këtë vit Qeveria do të rrit mbështetjen për zhvillim të turizmit me dyfish më shumë mjete nga viti i kaluar. Në pjesën e Agjencisë për turizëm janë të parapara 150 milion denarë, ndërsa mjete do të sigurohen edhe për promovim medial ndërkombëtarë. “Jemi të inkurajuar nga viti i kaluar për arsye se kishte rritje prej 26 përqind të turistëve të huaj dhe gjashtë përqind turist nga vendi në krahasim me vitin 2012. Kjo tregon se drejtimi është i mirë. Ky është rezultat i shumë hapave që u ndërmorën nga ana e Qeverisë, mes të cilëve janë edhe dhënia e subvencioneve tur-operatorëve të cilët sjellin turistë në Maqedoni, aviokompanive dhe promovimit medial ndërkombëtarë të Republikës së Maqedonisë”, theksoi kryeministri Gruevski ku ishte i pranishëm në promovimin e laboratorisë për patologji molekulare dhe terapi eksperimentale gjenetike në Institutin për patologji pranë Fakultetit të medicinës në Shkup. Risi është ajo se për promovim turistik prej këtij viti do të derdhen para edhe prej lojërave të fatit, përkatësisht 40 milion denarë prej këtyre mjeteve do të jenë drejtpërdrejt nga lojërat.

e martë, 11 shkurt 2014

INTEGRIMET PENG I VULLNETI POLITIK Zgjedhjet e parakohshme parlamentare aspak nuk luajnë rol për përparimin e Maqedonisë në integrimet euro-atlantike, pasi në vend mungon vullneti politik. Analistët politik vlerësojnë se ngërçi ndodh për shkak të mungesës së dialogut politik

Integrimet, zgjedhjet nuk sjellin dobi

Mefail ISMAILI dhe pse ende nuk dihet nëse përveç zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, analistët vlerësojnë se ato aspak nuk luajnë rol në integrimin euroatlantik të vendit. Kjo nuk vlerësohet e dobishme për Maqedoninë, edhe pse në teoritë politike zgjedhjet konsiderohen si zgjedhjeve e ngërçeve politike. Analisti politik, Petar Arsovski vlerëson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shumë pak mund të ndryshojnë gjendjen, pasi me zgjedhje nuk do të thotë se ka edhe zgjidhje. “Zgjedhjet në Maqedoni shumë pak mund të ndryshojnë. Përsëri kjo një lloj loje lokale. Kështu që problemet në Maqedoni nuk mund të zgjidhen vetëm zgjedhje, por mund të zgjidhen vetëm me vullnet politik që të ecim përpara. Të vendosim se cili është qëllimi jonë i përbashkët në shtet e kështu me radhë. Në këtë drejtim këto janë loja lokale të imagjinuara që nuk mund t'i zgjedhin vetë dhe as zgjedhjet e parakohshme. Unë zgjidhjen në këtë nuk e shoh”, thotë Arsovski. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk japin asnjë garanci për përparim të vendit në integrimet euro-atlantike.

E

Paradoks i llojit të vet “Cila do të ishte garancia se do të kemi përparim në qoftë se nuk ka zgjedhje. Ne nuk treguam diçka që jemi tepër të interesuar për integrimet euroatlantike edhe kur nuk ka zgjedhje, kështu që në këtë drejtim, kjo asgjë nuk do të ndryshojë”, deklaron analisti Petar Arsovski. Në anëtn tjetër, sipas profesorit universitar Demush Bajrami, zgjedhjet e parakohshme shpallen kur ka ngërç të dialogut politik, dhe jo për arsye të përparimit të integrimeve. “Zgjedhje parlamentare mbase edhe do të ketë.

ZGJEDHJET, "LOJË LOKALE" “Zgjedhjet në Maqedoni shumë pak mund të ndryshojnë. Përsëri kjo një lloj loje lokale. Kështu që problemet në Maqedoni nuk mund të zgjidhen vetëm zgjed hje, por mund të zgjidhen vetëm me vullnet politik që të ecim përpara. Të ven dosim se cili është qëllimi jonë i përbashkët në shtet e kështu me radhë", ka thënë Petar Arsovski.

ZGJEDHJET KUR KA NGËRÇ INSTITUCIONAL "Nuk do të thosha se në këtë momente na duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ka rregulla kur mbahen zgjedhje të parakohshme parla mentare. Ato shpallen kur mungon komunikimi dhe kur nuk funksionon di alogu ndërinstitucional, si dhe kur ka ngërçe në relacionin e partnerëve të koalicionit", ka thënë Demush Bajrami. Sipas të gjitha gjasave, nëse do të ndodh kjo, atëherë ato do të mbahen së bashku me ato presidenciale. Këtu, do të dalë në pah edhe ‘loja politike’. Nuk do të thosha se në këtë momente na duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ka rregulla kur mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ato shpallen kur mungon komunikimi dhe kur nuk funksionon dialogu ndërinstitucional, si dhe kur ka ngërçe në relacionin e partnerëve të koalicionit. Prandaj, në kohën kur partnerët e koalicionit promovojnë dhe proklamojnë marrëdhënie të mira ky është paradoks”, vlerëson analisti Bajrami, i cili shton se edhe pas zgjedhjeve, prob-

lemet sërish do të zvarriten. “Më duket se ata dëshirojnë që ta vazhdojnë 'infarktin demokratik' në vend, pa ndonjë konfigurim të ri. Më duket se loja politike e qeverisë për zgjedhje të parakohshme është për të provuar pushtetin e përhershëm. Zgjedhjet e parakohshme mund të kenë legjitimitet legal (ligjor), por jo edhe legjitimitet moral! Kështu, “salltoja” politike do të vazhdojë dhe problemet përsëri do të zvarriten. Do të thosha do të vazhdojë status “quo-ja” e kontrolluar! Fundja, edhe arsyetimi i daljes në zgjedhje, sa vjen e bëhet edhe më konfuz!”, vlerëson profesori universitar Demush Bajrami. Edhe pse në opinion

vazhdimisht flitet se bashkë me zgjedhjet parlamentare, në Maqedoni të të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, ende askush nga partitë më të mëdha nuk ka deklaruar publikisht për mbajtjen e tyre.

Tensione parazgjedhore “Bushtër do të shohësh çka do të ndodhë”, me këto fjalë në një komunë në Maqedoninë qendrore para pak kohësh kështu iu përgjigj të punësuarës për arsye se mendimet i ka pasur ndryshe nga anëtarët e partisë në pushtet, kuadri i së cilës udhëheq me këtë njësi të vetëqeverisjes lokale.

Venizelos do “mbulojë” Samarasin Edhe pse ende nuk është konfirmuar, pritet që shefi I diplomacisë greke Evangelos Venizelos, turneun e tij në Ballkan ta realizojë kah fundi i këtij muaji. Venizelos paralajmëroi se si kryesues i BEsë në një pjesë të turneut të tij në Ballkan do të jetë edhe Maqedonia. Zakonisht, vendi-

kryesues me BE-në në mandatin e tij gjashtë mujor duhet të angazhohet të zgjedh pyetjet e hapura. Në rastin me Maqedoninë, Venizelos, sipas deklaratave të tij të fundit, në lidhje me emrin, do të duhet të aktrojë para BE-së se Greqia është konstruktive. Por a është ashtu?

Shefi i diplomacisë greke në vizitën në Maqedoni do të mundohet të mbulojë refuzimin e Samarasit për takim me kryeministrin Gruevski. Diplomacia greke në muaj e fundit po imponon mendimin se Maqedonia nuk po fillon bisedimet me BE për shkak të mosplotësimit të kriteri-

umeve, e jo për bllokimin e Greqisë. Venizelos këtë e paralajmëroi edhe në Parlamentin evropian. Në maj në Greqi do të ketë zgjedhje

Rasti është lajmëruar në Organizatën joqeveritare “Civil”, prej ku thonë se në vitet e fundit kombinacioni pushtetar VMRO-DPMNE dhe BDI janë përherë në fushatë, ndërsa të punësuarit në institucionet shtetërore dhe komunat janë përherë nën presione, që rritet edhe më shumë siç po afrohen zgjedhjet presidenciale dhe eventualisht zgjedhjet parlamentare. Në një rast tjetër, shpjegojnë nga “Civil”, në foshnjoret në dy komuna të Maqedonisë lindore janë pranuar një pjesë e 1600 të punësuarve në “Pyjet e Maqedonisë”, ndërsa njerëzit që kanë punuar atje, i kanë shpërndarë në vende tjera pune në mjedise rurale dhe në periferi të qyteteve. “Partitë në pushtet nga viti 2008 janë në fushatë në kontinuitet dhe nuk jepet mundësi njerëzit realisht të krahasojnë opsionet politike kur duhet të votojnë”, thotë Xhabir Deralla nga “Civil”. Presionet që vuajnë njerëzit janë më të ndryshme, nga kërcënime verbale dhe deri te veprimet reale dhe humbje të vendit të punës, degradim, ricaktim, shkruan “Slloboden peçat”. Listat garantuese, përkatësisht dërgimi i emrave dhe adresave të njerëzve që do votojnë për parti përkatëse, sipas Derallës, janë më një praktikë e zakonshme, njësoj si dhe premtimet për punësime parazgjedhore. “Agjencioni për punësim më nuk ka kurfarë funksioni, punën e saj e kryejnë Shtabet partiake”, thotë Deralla. Por, siç shpjegon deputeti Samka Ibraimovski, në lagjet rome në më shumë qytete në vend, më bëhen lista me emra dhe mbiemra dhe numër të letërnjoftimit, që do të keqpërdoren në fushatën zgjedhore. “Tani po ua mbledhin të dhënat personale, ndërsa pastaj do të shkojnë dhe do u ofrojnë para nga 1.000 deri 1.500 denarë ose pako me ushqime që të votojnë për ta dhe do ti frikësojnë se sipas letërnjoftimit do të dinë se për kë kanë votuar. Ndërsa, bëhet fjalë për njerëz të varfër, një pjesë prej tyre edhe analfabetë, që lehtë manipulohen dhe të cilët gjithçka do të bënin për pak para. Ashtu shkojnë dhe votojnë, dhe pasi që të harxhojnë paratë për disa ditë, përsëri vijnë te ne dhe ankohen se kanë probleme”, thotë Ibrahimovski. lokale, ndërsa prej tani po paralajmërohet edhe mundësia për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në Greqi, partia e Venizelos, PASOK, më nuk është as e para e as e dyta sipas analizave të fundit të opinionit publik. Edhe përkrah të gjithë aksioneve të Agimit të artë, kjo parti sipas popullaritetit është e treta në Greqi, Siriza është e para, ndërsa Nea demokratia e dyta.


K r o n ik ë

e martë, 11 shkurt 2014

3

NË RAST TË DËSHTIMIT TË PËRZGJEDHJES SË KANDIDATIT KONSENSUAL

Shqiptarët drejt bojkotit?! Nëse VMRO përfundimisht nuk pranon kandidat konsensual për president besohet se BDI mund të kërkojë bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale. Derisa kryeministri Gruevski shpreh "keqardhje" për një vendim të tillë të mundshëm, analistë politikë theksojnë se bojkotimi do të mund të mund të forconte pazarin e shqiptarëve për të kërkuar postin e zëvendëskryetarit ose ndonjë pozitë tjetër të rëndësishme shtetërore qytetare “Zgjohu”. “Apeli është i arsyeshëm dhe korrespondon me gjendjen aktuale kur nuk përfillet vullneti i qytetarëve shqiptarë. Politikat e njëanshme nuk i ndihmojnë bashkëjetesës multinacionale”, theksohet në këtë komunikatë.

Agim FAZLIU ashmë kur kandidati konsensual nuk duket më një variant serioz në zgjedhjet presidenciale, pritet që partitë shqiptare t'u bëjnë thirrje votuesve që t'i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale. Megjithatë, sipas burimeve, BDI është duke pritur vendimit përfundimtar të VMROsë rreth propozimit për kandidat konsensual. Mësohet se në rast të dështimit të kësaj mundësie edhe partia shqiptare në pushtet mund të kërkojë që votuesit shqiptarë të bojkotojnë të gjithë procesin e zgjedhjeve presidenciale. “BDI do të shqyrtojë bojkotimin e përhershëm të zgjedhjeve presidenciale. Partia është në pritje të përgjigjes përfundimtare nga VMRO DPMNE-ja. Në rast të refuzimit të propozimit, BDI shqyrton mundësinë e mospjesëmarrjes në zgjedhje presidenciale, jo vetëm në këtë cikël, por edhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale, deri sa të arrihet formë që presidenti të shpreh vullnetin edhe të shqiptarëve”, kanë thënë burime anonime partiake. Qëndrimet e këtilla nga partia e Ahmetit pasojnë pas deklaratës së djeshme të numrit një të qeverisë Nikolla Gruevskit i cili tha se nuk beson që shqiptarët mund të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale. “Unë shpresoj se atë nuk do ta bëjnë partitë shqiptare, ndërsa mendoj se në qoftë se e bëjnë, do të kuptojnë se kanë bërë vlerësimtë gabuar”, ka thënë kryeministri Gruevski. Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, kanë marrë një kahe tjetër. Rreziku që partia më e madhe shqiptare në koalicionin qeverisës, BDI-ja të bojkotojë këtë proces, është evident. Ata kërkojnë nga partneri i tyre në qeveri, VMRO-DPMNE që të dilet me një kandidat të përbashkët për President. Nëse kjo nuk ndodh, në mënyrë që kandidati për president të jetë I pranueshëm edhe për shqiptarët, atëherë BDI-ja do të shqyrtojë bojkotimin e përhershëm të zgjedhjeve presidenciale. Në fakt edhe PDSH-jae Menduh Thacit, disa herë ka përsëritur qëndrimin e saj se nuk janë të interesuar për zgjedhjet presidenciale dhe mund të mos marrin pjesë në këtë proces zgjedhor.

T

Mobilizimi i dyanshëm Në anën tjetër, në një deklaratë të mëhershme, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka deklaruar se jo rastësisht propozimi i BDI-së është për kandidat konsensual, sepse kjo është mënyrë për të përmirësuar klimën parazgjedhore dhe kohezionin e përgjithshëm në shoqëri. Ai ka thënë se thirrja për mobilizim etnik në njërën palë në mënyrë të paevitueshme do të sillte mobilizimin e palës tjetër. "Është e logjikshme që shqiptarët do të grupoheshin për ta mbrojtur interesin e tyre, por ky nuk është interesi i shtetit dhe i qytetarëve të Maqedonisë", ka thënë Osmani. Ndërkohë, duket se partia maqedonase në pushtet është e vendosur që të përsërisë skenarët e kaluar kur kandidatët presidencialë janë zgjedhur me votën e shumicës

Bojkoti shpalos dështimin e proceseve politike

BOJKOTI FORCON POZITAT E NEGOCIMIT TË SHQIPTARËVE "Nëse nuk gjendet një kandidat i përbashkët, bojkotimi i zgjedhjeve është një porosi shumë e qartë se procesi politik është i dështuar, identifikimi i qytetarëve shqiptarë me kryetarin maqedonas nuk bëhet dhe e gjithë kjo hapë rrugën e ne gocimit edhe për proceset e ardhshme politike", thekson Alajdin Demiri.

PRESIDENTI PA VOTA SHQIPTARE S'KA LEGJITIMITET "Në rast se presidenti i shtetit zgjidhet pa votat e shqiptarëve, ai nuk do të ketë legjitimitet politik. Për kërkesat e shqiptarëve për president konsensual Pendarovski thotë se në as pektin teorik kreu i shtetit do të mund të zgjidhej edhe pa votat e shqiptarëve, por kjo në situatën politike nuk do t'i mundësojë atij legjitimitet", ka thënë Stevo Pendarovski.

EKZISTIMI I NËNKRYETARIT APO ZV/ PRESIDENTIT? "Në këtë mënyrë të futet një instrument tjetër i cili do të parashihte edhe ekzis timin e postit të nënkryetarit të shtetit apo zv/ presidentit, i cili sigurisht do të parashihej që të zgjidhet nga komunitetet joshumicë, në këtë rast, dihet që ai do të ishte shqiptar”, vlerëson Naser Zyberi.

ULJA E CENZUSIT DEFAKTORIZOI VOTËN E SHQIPTARËVE “Nëse partitë maqedonase, pa votuesit shqiptarë, do të kenë vështirësi ta arrijnë pragun e daljes prej 40% në zgjedhje presidenciale, atëherë është e qartë se ato do ta kenë të pamundur ta arrijnë pragun e daljes prej 50%, siç ishte deri pesë vite më parë. Prandaj pyetja logjike është ‘pse partia dhe përfaqësuesit shqiptar në pushtet, pesë vjet më parë, pa asnjë kusht, pranuan propozimin e VMRODPMNEsë, që pragu zgjedhor të ulet nga 50% në 40%’?! A kështu faktorizohet vota e shqiptarëve dhe mbrohet interesi i tyre?, pyet Artan Dika, nënkryetar i RDKsë. maqedonase. Në anën tjetër, kryeministri Gruevski nuk ka dhënë ende përgjigje rreth propozimit të BDI-së për zgjedhjen e kandidatit konsesual për president. Ai ka përsëritur qëndrimin e paralajmëruar që kandidatin për kreun e shtetit, VMRO-DPMNE do ta publikojë pas konventës së partisë që do të mbahet më 1 mars. “Që nga pavarësia e Maqedonisë, mënyra e zakonshme e VMRODPMNE-së është konventa. Kështu jepet mundësia që me votim të fshehtë ta shprehet qëndrimi i anëtarësisë së VMRO DPMNE-së lidhur me atë se kush duhet të jetë kandidati”, ka deklaruar Nikolla Gruevski. Ndërkohë, po diskutohet çështja a do të bojkotojnë shqiptarët këto zgjedhje apo do të ishte më mirë që të votohej një kandidat opozitar. Variantin e fundit e mbështesin ata që duan rrënimin e sistemit qeverisës të VMRO-DPMNE, të cilës theksojnë se kjo do të ishte në dobi të shqiptarëve. Ndërsa një pjesë më skeptike bën thirrje për bojkotimin

e tërësishëm të zgjedhjeve nga shqiptarët, duke mos i dhënë legjitimitet presidentit të ardhshëm. Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) javë më parë vendosi bojkotin e zgjedhjeve, duke theksuar se nuk është e interesuar për të qenë pjesë e këtij procesi. “Kryesia Qendrore e RDK-së vendosi të mbajë qëndrim mohues ndajë zgjedhjeve presidenciale duke mos qenë pjesë e këtij procesi në asnjë drejtim. RDK nëpërmjet idesë së saj për kandidat konsensual shqiptarë për president të vendit rikonfimoi edhe njëherë se është subjekti i vetëm politik shqiptarë që interesat kombëtare i ka prioritet ndaj interesave partiake që janë ves i dy partive tjera politike shqiptare”, theksoi kryetari i RDK-së, Rufi Osmani. Ndërsa, PDSH ende nuk ka vendosur se a do të dal apo jo në zgjedhjet presidenciale. Kryetari Menduh Thaçi ka thënë se mund ta nxjerrin një kandidat dhe t'i thërrasin shqiptarët që ta votojnë në mënyrë simbolike, "Por, në qoftë se nuk e kemi kandidatin tonë,

atëherë ne nuk do t'i thërrasim qytetarët që t'i bojkotojnë, por do t'i lëmë në lirinë e bindjeve të tyre politike që ata të veprojnë”, theksoi Thaçi. Në anën tjetër, thirrje për bojkot bëri edhe Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!”, e cila i fton të gjithë votuesit shqiptarë që të mos marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, me 13 dhe 27 prill të këtij viti. “Ftojmë edhe organizatat e tjera të shoqërisë civile shqiptare në Maqedoni, Bashkësinë Fetare Islame si dhe mediat shqiptare, që të punojmë në mënyrë aktive drejt parandalimit të zgjedhjes së një presidenti të Maqedonisë të cilin shqiptarët nuk e pranojnë! Asnjë president i Maqedonisë pa votat e shqiptarëve nuk mund të jetë përfaqësues legjitim i shtetit dhe konsiderojmë që në të ardhmen, presidenti duhet të zgjidhet në Kuvend me shumicë të dyfishtë votash”, thuhet në komunikatën e “ZGJOHU!”. Ndërkohë, edhe OJQ ”Zgjate dorën” nga Tetova i ka dalë në mbështetje Lëvizjes

Analisti politik Alajdin Demiri thotë se nëse nuk gjendet një kandidat i përbashkët, bojkotimi i zgjedhjeve është një porosi shumë e qartë se procesi politik është i dështuar, identifikimi i qytetarëve shqiptarë me kryetarin maqedonas nuk bëhet dhe e gjithë kjo hapë rrugën e negocimit edhe për proceset e ardhshme politike. Sipas Demirit, kjo është një armë politike, e cila mund të shfrytëzohet në momente kur kriza e konceptit të shtetit është evidente. Ai thotë se nacionalizmi maqedonas është i shurdhër ndaj këtyre proceseve dhe kërkesave politike shqiptare si në Parlament edhe jashtë, është agresiv dhe tenton të përvetësojë gjithçka. "Por, bojkoti i këtillë në vete ngërthen edhe rrezik nëse nuk hapet negociatat, nëse nuk ndodh një proces i reformimit në Maqedoni. Kjo mund të tensionojë edhe më tej marrëdhëniet ndëretnike", ka thënë Demiri. Ai vlerëson se është e rëndësishme që partitë politike shqiptare të qëndrojnë pas një kandidati i cili mund të fitojë një numër të konsiderueshëm të votave, të cilat, si në qarkun e dytë të votimeve edhe në të parin, mund të jenë kapital i negocimit dhe përfitimit politik. Demiri thekson se ky përfitim mund të ishte në forma të ndryshme, ose konsensus i kryetarit, ose pozitën e nënkryetarit, i cili do të jetë metoda më e përsosur e konsensusit. Megjithatë, ai nuk është i sigurt nëse partitë politike mund të merren vesh për këtë. Në anën tjetër, Demiri thekson se mbështetja e një kandidati opozitar kundër VMRO-së do të krijonte një skemë shumë interesante. Ai thotë se në rast se votat shqiptare bashkohen vetëm te një kandidat, i cili nuk do të thotë të jetë i vetëm i opozitës, atëherë raundi i dytë i zgjedhjeve drejtpërsëdrejti do të varet nga votat shqiptare. "Në këtë situatë mendoj se profesori Stevo Pendarovski do të jetë kandidat i LSDM-së, i cili është shumë serioz dhe ka një rejting jashtëzakonisht të lartë. Pastaj, nëse presidenti aktual Ivanov ngelë kandidat i VMRO-së, atëherë ka gjasa të mëdha që vota shqiptare të vendosë se kush do të fitojë, për arsye se VMRO nuk mund të krijojë një epërsi të madhe me Ivanovin", thekson Demiri. Ndërkohë, profesori universitar Stevo Pendarovski është cilësuar si kandiadati më serioz që do të mund të merrte edhe votat e shqiptarëve. Vet Pendarovski deklaron se në rast se presidenti i shtetit zgjidhet pa votat e shqiptarëve, ai nuk do të ketë legjitimitet politik. Për kërkesat e

shqiptarëve për president konsensual Pendarovski thotë se në aspektin teorik kreu i shtetit do të mund të zgjidhej edhe pa votat e shqiptarëve, por kjo në situatën politike nuk do t'i mundësojë atij legjitimitet. “Teorikisht, pa votat e shqiptarëve është e mundur të keni president legal për shkak të pragut që është ulur për daljen në zgjedhje, por, në një situatë të tillë sigurisht nuk do ta forcojë legjitimitetin e tij. Për fat të keq, në opinion, pas sintagmës president konsensual, në vend të debatit për vlera individuale dhe platforma politike të kandidatëve filloi që të nënkuptohet marrëveshje ndërpartiake për prioritetet klienteliste të elitës politike dhe mbështetësve të tyre nga sfera e biznesit”, thotë Pendarovski. Por sa do të munden shqiptarët të përfitojnë nga përkrahja e një kandidati opozitar maqedonas. Analisti politik Mersel Bilalli pyet se sa do të kishte mundësi Pendarovski ose një kandidat tjetër opozitar që të mund t'i përmbushë kërkesat e shqiptarëve kur kompetencat e presidentit janë shumë të vogla. Ai ka thënë më herët për "Zhurnal plus" se presidenti i zgjedhur nga shqiptarët ka mundësi që në kabinetin e vet të respektojë parimin kushtetues për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. "Shqiptarët mund që me automatizëm të votojnë për një kandidat opozitar maqedonas, sepse e kanë shumë vështirë që të votojnë për një kandidat të VMRO-DPMNEsë. Megjithatë edhe kjo nuk është zgjidhje kur nuk je i motivuar dhe duhet që të votosh për inati", ka thënë Billalli. Megjithatë, analisti Mersel Bilalli thekson se mbështetja e një kandidati opozitar maqedonas është e preferuar dhe kërkohet nga faktori ndërkombëtar. "Nga vet fakti që partitë shqiptare nuk kanë nxjerrë kandidat deri tash, duket se faktori i huaj është që për përkrahet kandidati i jashtëm, që të mund të fillojë çmontimi i VMRO-së në Qeveri. Megjithatë, këtë duhet lënë kohës, nuk duhet përjashtuar edhe këtë mundësi", ka thënë Bilalli. Edhe analisti politik Naser Zyberi thotë se derisa mbeten të përçarë, shqiptarët asnjëherë nuk do të faktorizohen. Ai ka thënë në media se mobilizimi i të gjithë trupit votues shqiptar do të kishte mundësi që të shtrohej mundësia që shqiptarët të marrin ndonjë post të lartë shtetëror, siç është kryetari i parlamentit, kryetari i shtetit apo kryeministri. "Në këtë mënyrë të futet një instrument tjetër i cili do të parashihte edhe ekzistimin e postit të nënkryetarit të shtetit apo zv/ presidentit, i cili sigurisht do të parashihej që të zgjidhet nga komunitetet jo-shumicë, në këtë rast, dihet që ai do të ishte shqiptar”, vlerëson Naser Zyberi. Në anën tjetër, mospjesëmarrja e partive shqiptare në zgjedhjet presidenciale ka mundësi që të dështojë të gjithë procesin për shkak se vështirë do të arrihej pragu prej 40 për qind i daljes në zgjedhje. Një situatë e këtillë është parë në zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2009, kur dalja ishte vetëm 42,6 për qind.


K r o n ik ë / In t e r vi stë

4

Mijatoviq hap temën për lir inë e medieve

Dunja Mijatoviq, përfaqësuesja e OSBE-së për liri të mediave, prej dje është në vizitë dy ditore në Maqedoni, ku do të ketë takime me përfaqësuesit qeveritarë dhe me Organizata joqeveritare e media. Qëllimi i vizitës së saj është të bisedojë në temën për liri të mediave në vend, ku të mërkurën do u drejtohet mediave përmes një konference për shtyp. Ajo dje ka takuar përfaqësues të Organizatave joqeveritare dhe media, ndërsa për sot është paraparë takim me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me ministrin për Shoqëri informatike Ivo Ivanovski. Në këto takime temë kryesore për bisedë do të jenë pyetjet në lidhje me lirinë e mediave në Maqedoni.

Diskutohet “Rruga e Arbërit”

Ndërtimi i “Rrugës së Arbërit” është projekti strategjik më prioritar për Shqipërinë. Kështu është shprehur ministri i transportit të Shqipërisë Edmond Haxhinasto gjatë takimit në Tiranë me homologët e tij nga Maqedonia Mali i Zi dhe Kosova. Ndërkohë ministri i transportit të Maqedonisë Mile Janakievski përveç që e mirëpriti këtë deklaratë ai u ndalë edhe tek nevoja e liberalizimit të tregut të mallrave mes këtyre shteteve fqinje. Kjo sipas tij do të thellonte edhe më shumë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit. "Ndërtimi i portit të ri të Shëngjinit që është në projektet tona strategjike do të ndikonte pozitivisht. Ndërtimi i një aeroporti në afërsi të Sarandës dhe një infrastrukture me standarde gjatë bregut janë projekte te rëndësishme, të cilat duhet të jenë në agjendën edhe te Rajonit, edhe te kolegëve pjesëtare të tryezës së sotme", deklaroi Edmond Haxhinasto, ministër i transportit të Shqipërisë. “Liberalizim i plotë i transportit të mallrave do të kontribuonte në përforcimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit dhe do të sjellë shumë benefitesh tjera” , tha Mile Janakievski, ministër i transportit. Ndryshe “Rruga e Arbërit” është rrugë e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën e Madhe të Maqedonisë, me një gjatësi prej 75 kilometra. Ndërtimi i kësaj rruge historike që ka gjenezën nga periudha romake, sipas këtij varianti, do të shkurtojë distancat e transportit që lidhin Tiranën dhe portin e Durrësit me Dibrën, Peshkopinë, Matin, Shkupin dhe trevat e tjera në Maqedoni.

e martë, 11 shkurt 2014

EMIN EDDIE EGRIU FLET PËR GAZETËN “ZHURNAL PLUS” “Dua të jem zëri edhe i popullit tim, shqiptarëve, të cilët kanë trysni, dhe nuk i kanë të gjitha të drejtat për ekonomi, si për ju atje. Ejani e më ndihmoni, se tani është koha jonë!’, thotë në bisedën për “Zhurnal plus” shqiptari me origjinë nga Dibra Emin Egriu, kandidat për Kongresin amerikan nga partia e Barack Obamas

Do jem zëri i shqiptarëve në Amerikë

t’i tregoj emrat kaq herët, para zgjedhjeve! “Zhurnal plus”: Cila është rëndësia e përfaqësimit të shqiptarëve në Kongres?! Emin Egriu: Kur babai im luftonte për Kosovën me grupin e Jusuf Gërvallës edhe më herët, ata kërkonin Republikë, edhe krejt shqiptarët thoshin rri urtë, se Kosova nuk do të bëhet Republikë, serbët nuk e lejojnë! Pastaj erdhi Dioguardi i cili u bë pjesë e Kongresit për dy vite edhe e shkatërruan Sllobodan Millosheviqin. Nëse tani unë bëj vend në Kongres, do të punoj për gjakun tim, se çdo ditë unë qaj për ju e mundohem të bëj diçka të vogël a të madhe për ju, atje jam kur qanë populli im. Ju betohem që këto nuk janë vetëm fjalë! Unë do të jem zë i fortë, do ‘bërtas’ fort për popullin tim. Jam i juaji, dhe do të vdes i tillë. Shikoni historinë time në google, dhe shikoni sa vjet kam punuar për jetë më të mirë për krejt popullin tim, jo vetëm për shqiptarët, po edhe për të tjerë! Së bashku kemi mundësi me i bë realitet dëshirat tona, pa fjalë! Zëri ynë do të jetë në Kongres, direkt, pa i lutur politikanët tjerë, siç bëjnë të gjithë. Dua të jem zëri i juaj kur ju duhem! Ne ende kemi probleme të mëdha në Mal të Zi, Serbi, Preshevë, Çamëri, e vende të tjera, e duhet të luftojmë deri sa të sigurojmë lirinë, siç na ka falë Zoti. “Zhurnal plus”: Çfarë kërkoni të bëjnë shqiptarët atje që të keni një garë të suksesshme, e që do të u çoj në Kongres?!

Emin Egriu: Dua të zgjohen nga gjumi, të hapin sytë, se unë vetëm me ata mund të fitojë. Mua më duhet ndihma e njerëzve në Buffalo, New York, edhe të Niagara Falls në District 26 NY. Në vend se të dalin nëpër kafene, ose të dalin në kazino, ku nesër do të dëshpërohen, se vetëm i humbasin paratë, edhe nëse fiton përsëri nuk do të jenë të pastër, ndërgjegjen do ta kenë të shkatërruar. Investo në mua, edhe nëse humbim tani, prapë do të kemi shans tjetër, 98% që kanë vendosur këmbën në këtë tokë. Prandaj këta duhet të investojnë në mua, se unë do të punoj për ata dhe vetëm për ta, e do të lirohemi si një popull i mrekullueshëm, siç jemi! Historia e Amerikës është pasuruar me shumë shqiptarë, që kanë ardhur këtu! Tani thonë se George Washington mund të jetë shqiptar... Ja ku e keni shansin ku një person me gjak shqiptari, të jetë në një vend ku bëhen ligjet e botës. I juaji jam! “Zhurnal plus”: Cilat janë problemet dhe shqetësimet e juaja më të mëdha për popullin shqiptar kudo që janë. Cila është strategia juaj madje për t’u ndihmuar atyre në Amerikë, por edhe në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri? Emin Egriu: Plani i parë i imi është që të fitoj besimin dhe përkrahjen e shqiptarëve. Pse?! Se çdo kandidat i Kongresit Amerikan e ka popullin e vetë me vete! Obama kishte qeveri dhe njerëz të racës së zezë dhe irlandezë. Italianët i kanë italianët, grekët me grekë, etj. Prandaj mua më duhen shqiptarët, se ajo karrige ka vlerë të madhe, dhe mua më duhen donacione nga populli shqiptar. Planet për këtu janë: Të ndalen ndihmat për Korporatën Walfare, mjaft kanë marrë këto kompani të mëdha ndihma nga taksat. Të riformohet emigracioni, pasi këtu jetojnë 12 milionë emigrantë pa viza! Të rriten rrogat, minimumi do të jetë 10.60 dollarë për orë! T’i heqim vizat për shqiptarët! Ta forcojmë aleancën me popullin shqiptar, të kemi raporte të njëjta siç ka Izraeli me Amerikën. Programe dhe investime për punë, këtu dhe atje! Nëse fitoj unë, do të ulem me ju, dhe do të më tregoni çka duhet të bëj për ju, për çka keni nevojë. Unë kam shumë ide për ju, të cilat s'do t’i publikoj tani. Do të jem zëri juaj dhe ju do të më tregoni se çfarë duhet të flas! “Zhurnal plus”: Mesazhi juaj për shqiptarët kudo që janë?! Emin Egriu: Unë do të punoj për ju, e do të lutem që të jeni të bashkuar, në një zë, ashtu siç kanë punuar baballarët tanë. Është koha që populli ynë, të jetë i lirë, i edukuar, të ketë ekonomi të fortë, që pasardhësit tanë të kenë mundësi të shprehin qëllimet e tyre, e të mund t’i realizojnë pa problem! Amerika ju do shumë, dhe ju keni shanse të forta të merrni të drejtën ta fuqizoni ekonominë atje, me mend dhe me proces demokratik. Unë do të punoj me njerëz të mençur, për të fituar, edhe do të na ndihmojnë, se ne jemi bë një aleat i fuqishëm me Amerikën.

DOO -Beograd është në mënyrë kapitale e lidhur me ‘Metroparkingplus’ DOO -Shkup. Dy firmat kanë një

themelues dhe pronar të njëjtë. Sipas dokumenteve që janë në dispozicion publik Damjan Mançevski është pronar i firmës ‘Metroparkingplus’ DOOShkup në moment kur firma ‘Metroparking’ DOO nga Beogradi e fitoi tenderin për menaxhim me parkingjet në qytetin e Kumanovës, ku kryetar është Zoran Damjanovski nga LSDM”, deklaroi para gazetarëve Dimovski.

Intervistoi: Mefail ISMAILI hurnal plus”: Z. Egriu, ju jeni kandidat në Partinë Demokratike për të garuar për Senator. Jeni shqiptar dhe është e dukshme se mburreni me këtë, madje edhe në profilet tuaja në rrjetet sociale. A mund të na tregoni diçka më shumë rreth jush dhe jetës suaj? Emin Egriu: Jam një person i cili punon për popullin në përgjithësi… Tek unë nuk ka dallime race, feje, asgjë nuk është e rëndësishme, unë i dua njerëzit si qenie njerëzore, kush është, çfarë është! Unë jam djali i Din Egriut, dhe nip i profesor Ibrahim Egriut! Jam vëllai i dëshmorit Naxhi Egriu, i cili e dha jetën për Kosovën! Si familje, gjatë gjithë jetës kemi punuar për kombin ahqiptar! Edhe unë jam në të njëjtën rrugë, kam fillua të punoj edhe për popullin amerikan, të cilët nuk kanë shtëpi ose s’kanë të drejtë pune, e nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre është, i bardhë ose i zi, kinez, spanjoll, për mua të gjithë janë njerëz, dhe duhet të kenë të drejta si çdo kush tjetër. Edhe unë kam shkuar nëpër demonstrata bashkë me babanë tim. Sot punoj për shqiptarët kudo që janë, në Maqedoni, fëmijët tonë nuk e kanë Abetaren si duhet, kurse politikanët tonë në Maqedoni nuk e kanë marrë këtë si problem të madh për fëmijët tanë. Gjuha është e para për ne, dhe do na duhet ta ruajmë kulturën tonë. “Zhurnal plus”: Pse keni vendosur të shpallni kandidaturën tuaj për Kongresin Amerikan?! Emin Egriu: Prej 1998, mbasi e varrosa nënën time në Dibër, e kam parë se jeta është shumë e shkurtër dhe duhet të punoj çdo sekondë të jetës, sa të jem gjallë... e prej atëherë unë kam punuar me këtë komunë në “Buffalo New York” për me hapur punë, me i bashkuar njerëzit të cilët janë shkatërruar prej se kanë ikë e kanë ardhur këtu... Këtu kanë jetuar 1.2 milionë njerëz më herët, kurse tani janë 260.000 dhe ende vijnë të tjerë. Njerëzit më thërrasin këtu, më thonë se i duhem Kongresit për shkak se tashmë janë të bindur se do të punoj për popullin, dhe vetëm për ta... edhe me gjërat që i kam bërë për votat, kam besim se tani është koha e ime, të hy në zgjedhje edhe të fitoj, por pa ndihmën e popullit tim shqiptar, unë nuk kam mundë si të jem fitues. Vendi ku jetoj është më i varfër në Amerikë, pothuajse një e treta e popullit. Ai të cilit do

“Z

TAKIMET ME KLINTONËT, CLARK, WALKER... “Më shumë kam takime me politikanët e vendeve këtu në Buffalo, se këtu kam jetuar për 30 vite. Unë njoh shumë njerëz në Amerikë, jam takuar me Bill Clinton, Hillary Clinton, më shumë se një herë edhe me Wesli Clark, Bob Dole, William Walker e shumë të tjerë. I përmenda këta njerëz se ju i njihni! Por këtu i njoh të gjithë, me gjykatën lokale e shtetërore, edhe ata më njohin mua, se jam aktiv për një kohë të gjatë, dhe e dinë që jam në gjendje të jap ç’do gjë për popullin i cili më jep të drejtën të jem diku e dikush”, ka thënë ai.

REAGON PËR RADIKËN “Sa i përket Radikës, unë kam reaguar menjëherë pasi kam dëgjuar se ky projekt do të bëhet. Ne duhet të punojmë bashkë, të gjithë si shqiptarë, ku do gjendemi! Mjaftë na kanë shtypur, e ma s’mundemi të durojmë! Nga Dibra kam migruar në vitin 1969, kam qenë shtatë vjeçar. Për më shumë se 44 vite jam në Amerikë”, pohon Emin Egriu. t’ia zë karrigen, ka forcë dhe i blen njerëzit, se punon aty qe 8 vjet. Rezultatet e para të zgjedhjeve më hapin rrugën të fitoj. Kam nevojë për përkrahje morale, e më shumë financiare nga shqiptarët në Amerikë, se ata kanë të drejtë të bëjnë donacion. Koha tani është për mua, edhe mua më njohin shumë këtu në Amerikë. Emri Egriu, është i fortë këtu, se këtu kam bërë shumë të mira për popullin tim, kërkoj falje se s’duhet të përmenden këto, por besoj se tani është koha që ata të ma kthejnë, se e di që kanë besim tek unë. Dua të jem zëri edhe i popullit tim, shqiptarëve, të cilët kanë trysni, dhe nuk i kanë të gjitha të drejtat për ekonomi, si për ju atje. Ejani e më ndihmoni, se tani është koha e jonë! “Zhurnal plus”: Ju po garoni për të marrë kandidaturën në Partinë Demokratike të presidentit Barak Obama! Cilat janë arsyet që jeni lidhur pikërisht në këtë parti?! Emin Egriu: Unë një kohë të gjatë kam punuar me Partinë Demokrate këtu në Buffalo, prej 1999 kam punua me ta! Kam punuar afër 2 javë në vitin 2004 me Wesli Clark kur ai kandidonte për president në New Hampshire ku u bë president. Ai është kundër demokratëve, dhe është në Kongres, tash tetë vite. Ka ardhur koha për ndryshime, se Kongresi sot ka përkrahje pesë deri në tetë për qind, 92 për qind e popullit duan t’i heqin ata që nuk punojnë drejt, e si duhet! Kam thënë, populli s’duhet të njihet me parti, unë jam demokrat, e punoj më shumë për

njerëzit, prej punëtorëve dhe të atyre që kanë biznese të vogla, partitë janë më shumë për biznese të mëdha. Unë kam përkrahje të madhe nga republikanët, dhe të pavarurit e tjerë, se unë jam mendjehapur për popullin, jo për partinë. Partitë më kanë dhënë vend të fortë më herët brenda, por unë nuk pranova sa nuk dua ta ul kokën. Unë jam i popullit, jo i partisë! “Zhurnal plus”: Me cilët politikanë dominant në SHBA keni pasur takime dhe keni raporte të mira miqësore edhe si kolegë?! Emin Egriu: Më shumë kam takime me politikanët e vendeve këtu në Buffalo, se këtu kam jetuar për 30 vite. Unë njoh shumë njerëz në Amerikë, jam takuar me Bill Clinton, Hillary Clinton, më shumë se një herë edhe me Wesli Clark, Bob Dole, William Walker e shumë të tjerë. I përmenda këta njerëz se ju i njihni! Por këtu i njoh të gjithë, me gjykatën lokale e shtetërore, edhe ata më njohin mua, se jam aktiv për një kohë të gjatë, dhe e dinë që jam në gjendje të jap ç’do gjë për popullin i cili më jep të drejtën të jem diku e dikush. Prandaj ju duhet të keni besim në mua, se unë do të punoj për popullin, e jo për partinë! Këtu ku jetoj unë partia është e ndarë në tre pjesë, se kanë probleme brenda partisë, prandaj koha është që unë të jem pjesë e kongresit, tani është shansi im më i fortë, dhe më i bindshëm të futem aty, ta fitojmë një vend në Kongres! Është herët t’i publikoj emrat e përkrahësve, nuk është mirë për ata edhe për mua që

VMRODPMNE i zbulon skandal korruptiv LSDMsë Ilija Dimovski nga VMRODPMNE zbuloi siç thotë ai një skandal të dyshimtë dhe korruptiv në të cilin direkt është i infiltruar nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançevski dhe kryetari i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski. “Në datën 28.01.2013 është nënshkruar mar-

rëveshja për furnizim publik mes Ndërmarrjes publike komunale Kumanovë – parking dhe një firme nga Beogradi me emër Metroparking DOO. Sa për informacion, Drejtor i ndërmarrjes publike komunale Kumanovë – parking në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes ka qenë Trajko Trajkovski, i emëruar

nga kryetari i komunës Zoran Damjanovski. Ky drejtor i njohur në Kumanovë se përherë gjendet në funksione të larta të partisë në LSDM, por edhe në funksione shtetërore. Firma ‘Metroparking’ DOO nga Beogradi është firmë private në pronësi të më shumë personave, mes të cilëve edhe dikush me emrin

Dejan Simiç”, ka thënë Ilia Dimovski nga VMRO-DPMNE. “Në Republikën e Maqedonisë ekziston firma ‘Metroparkingplus’ DOO- Shkup e themeluar më datë 16.06.2010. Në firmën e Shkupit, njëri nga themeluesit është i lartpërmenduri Dejan Simiç nga Beogradi. Fakt është se ‘Metroparking’


K r o n ik ë

e martë, 11 shkurt 2014

Pika të shpërndara për “Llogari fiskale në dorëshpër blim pa mund” Rregullat për pjesëmarrje janë të thjeshta - 20 llogari fiskale me datë prej 15.12.2013 e këtej të vendosen në zarf standard të bardhë dhe të dërgohen deri te Lotaria Shtetërore e Maqedonisë me shënim "Llogari fiskale në dorë - shpërblim pa mund".Lotaria Shtetërore e Maqedonisë prej nesër do të vendosë pika të shpërndara nëpër Maqedoni për lojën shpërblyese "Llogari fiskale në dorë - shpërblim pa mund" ku qytetarët do të mund t'i lënë zarfet me llogari fiskale për pjesëmarrje. Shpërblimi kryesor në tërheqjen më 24 shkurt do të jetë Seat Ibica, ndërsa do të ndahen edhe 150 vauçer me vlerë prej 1.000 deri 60.000 denarë.

Edhe “Zgjate dorën” për bojkot të presidencialeve

5

RREGULLATIVA PËR NDËRTIM ME SISTEME MONTUESE TË THATA

Kronikë e zezë

Do të standardizohet edhe ndërtimi i thatë

Shkupi sërish në kaos, 24 ak sidente brenda vikendit

"Normativat do të sigurojnë cilësi të lartë, përgatitje të emërtimeve të Maqedonisë për sistemet individuale për ndërtim të thatë, definim të testeve të rrezikshme dhe përcaktim të rregullave të sakta për matje drejt të cilave do të bashkëngjiten të gjithë pjesëmarrësit në ndërtim”, theksoi Slafoski dërtimi me sisteme të montimit të thatë me pllaka gjipsi të rregullohet me normativa si pjesë nga rregullativa nënligjore për ndërtim, kërkon Grupacioni për ndërtim të thatë pranë Odës ekonomike të Maqedonisë. Grupacioni përgatiti normativa teknike, sipas trendit të vendeve evropiane, të cilat do t'i parashtrojë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve me qëllim që të bëhen pjesë të rregullativës nënligjore për ndërtim, informoi dje në konferencën për shtyp, Ivan Sllafoski, kryetar i Grupacionit për ndërtim të thatë. Sipas tij, qëllimi është që normativat që do të bazohen në standardet valide evropiane të bëhen pjesë e rregullativës në mënyrë që të mund të mbrohen interesat e investuesve, projektuesve dhe të kryesve të ndërtimit të thatë. "Normativat do të sigurojnë cilësi të lartë, përgatitje të emërtimeve të Maqedonisë për sistemet individuale për ndërtim të thatë, definim të testeve të rrezikshme dhe përcaktim të rregullave të sakta për matje drejt të cilave do të bashkëngjiten të gjithë pjesëmarrësit në ndërtim. Me atë do të sigurohet ofertë e drejtë për kryerje të sistemeve për ndërtim të thatë dhe arbitrazh dhe kryerje të vetë punëve ndërtimore", theksoi Slafoski.

N

DO FORMOHET KOMISION PËR CILËSINË Vendosja e rregulloreve, do të jetë qëllim primar i Grupacionit, ndërsa do të formohet edhe komi sion për cilësinë e cila do t'i ndjekë dhe motivojë ndërmarrjet për kryerje cilësore. Kryesit e ndër timit të thatë më shpesh janë të angazhuar gjatë ndërtimit të ri dhe gjatë rikonstruktimit të cilit do objekt të ndërtimit të lartë, që paraqesin 77 për qind të lejeve të përgjithshme të marra për ndër tim në vitin e kaluar. Vendosja e rregulloreve, siç tha, do të jetë qëllim primar i Grupacionit, ndërsa do të formohet edhe komision për cilësinë e cila do t'i ndjekë dhe motivojë ndërmarrjet për kryerje cilësore. Kryesit e ndërtimit të thatë më shpesh janë të angazhuar gjatë ndërtimit të ri dhe gjatë rikon-

struktimit të cilit do objekt të ndërtimit të lartë, që paraqesin 77 për qind të lejeve të përgjithshme të marra për ndërtim në vitin e kaluar. Të dhënat e Shoqatës për ndërtimtari pranë Odës ekonomike tregojnë se në Maqedoni prodhohen prodhime prej mbi 10 milionë metra katrorë,

dedikuar për tregun vendor dhe për tregjet e vendeve fqinje. Shuma paraqet rreth një milion euro dhe realizohet në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi. Vlera e importit është 950 mijë euro, e më shpesh është nga Shqipëria, Bullgaria, Hungaria, Rumania dhe shtete të tjera.

Shqyrtohet ndërtimi i linjës së ujësjellësit OJQ ”Zgjate dorën” Tetovë i ka dalë në mbështetje Lëvizjes qytetare “Zgjohu” e cila një ditë më parë apeloi për bojkot të zgjedhjeve presidenciale. “Apeli është i arsyeshëm dhe korrespondon me gjendjen aktuale ku nuk përfillet vullneti i qytetarëve shqiptarë. Politikat e njëanshme nuk i ndihmojnë bashkëjetesës multinacionale. Lusim gjithë qytetarët, intelektualët, afaristët, krijuesit, artistët, punëtorët etj., t’i përgjigjen këtij apeli pozitivisht”, kanë thënë nga OJQ “Zgjate dorën”.

Në komunën e Gostivarit u mbajt takimi i parë i Këshilli Drejtues për realizimin e projektit për Furnizim me ujë të Gostivarit. Ne takim morën pjesë kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, përfaqësues të komunës, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi dhe përfaqësues të kësaj ndërmarrje, përfaqësues të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues të SECO-s – Zyrës zvicerane për bashkëpunim si dhe përfaqësues të kompanisë SGI Ingénierie - shtëpia konsultative

për realizim të projektit. Në këtë takim u pa progresi dhe puna gjatë realizimit të projektit si dhe punët që priten të realizo-

hen në të ardhmen. Kryetar i Komitetit Drejtues u zgjodh Bashkim Xhombaliç, Këshilltar në Ministrinë e Ambientit Jetë-

SHPALL JE

Redaksia "Zhurnal plus" kërkon gazetarë Redaksia e gazetës “Zhurnal Plus” ka nevojë për disa gazetarë me përvojë. Gazetarët kërkohen të mbulojnë rubrikën Polika e Brendshme (3 gazetarë); Kandidatët e interesuar duhet të kenë jo më pak se dy vite përvojë pune në fushën e gazetarisë. Njohja e mirëfilltë e gjuhës shqipe, është kush parësor që duhet të përmbushë secili kandidat i interesuar. Kandidatët që kanë kryer arsim të lartë, ose kurs të veçantë të Gazetarisë, do të kenë përparësi në konkursin

për gazetarë të “Zhurnal Plus”. Kandidatët me më shumë përvojë pune si gazetarë do të kenë mundësi për kuota më të larta kompensimi. CV-të (me foto) dhe letërmovimet të dërgohen në e-mail adresën e gazetës "Zhurnal plus": info@zhurnal.mk Paraqitjet mund të bëhen edhe përmes telefonit në numrin: 02/3217 815 dhe 02/3217 816

sor dhe Planifikimit Hapësinor. Komuna e Gostivarit propozoi që të ndërtohet një gyp ujësjellësi për fshatrat Çegran dhe Forinë, ndërkaq Këshilli Drejtues unanimisht mbështeti propozimin dhe tash do shqyrtohet mundësia për realizimin e këtij propozimi të komunës. Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta tha se komuna është në shërbim të plotë për realizim sa më të mirë dhe të suksesshëm të projektit dhe për çdo ngecje të do ta kenë ndihmën e komunës për tejkalimin e çdo problemi gjatë realizimit.

Vikendi që kaloi përsëri krijoi kaos në rrugët e Shkupit. Vetëm në kryeqytet kanë ndodhur 24 aksidente trafiku prej të cilave 14 persona kanë qenë të lënduar rëndë, ndërsa 13 prej tyre me lëndime të lehta trupore. Të premten kanë ndodhur 6 aksidente. Në dy prej tyre ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa në 3 aksidente tjera katër persona kanë marrë lëndime të rënda trupore. Të shtunën kanë ndodhur nëntë aksidente. Në rajonin e qytetit të Shkupit dje kanë ndodhur nëntë aksidente trafiku. Prej tyre gjashtë janë me pasoja dëme material dhe tre me pasoja lëndime trupore në të cilat më lehtë janë lënduar katër persona. Gjatë këtyre tre ditëve u zbuluan dhe dënuan 66 shoferë të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit dhe janë ç’kyçur nga komunikacioni, gjashtë shoferë që s’kanë dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve dhe 26 shoferë të cilët nuk kanë respektuar shenjat e sinjalizimit në udhëkryqe. Janë dënuar edhe 126 shoferë të cilët nuk kanë respektuar kufizimin për shpejtësi. Prej tyre 44 kanë qenë me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë në vendbanim.

MPB arreston 21 tifozë të “Komitëve” Policia arrestoi 21 persona prej të cilëve 12 të mitur pas incidentit të djeshëm në sallën sportive “Boris Trajkovski”. Gjatë ndeshjes ndërkombëtare në hendboll mes ekipeve të “Vardar”-it nga Shkupi dhe “Dinamo Minsk” nga Ukraina erdhi deri te rrahja mes grupeve të tifozëve nga grupi i tifozëve “Komiti”, të cilët kanë gjuajtur sende të imta në teren. Gjatë intervenimit të policisë, një grup i tifozëve ka nënçmuar policët me fjalë fyese, ku njëri prej tifozëve me send të rëndë ka goditur në kokë dhe ka lënduar një polic. Dje në polici është lajmëruar se në autobusin nr. 2 një grup prej 40 tifozëve të grupit “Komiti” pa arsye fizikisht kanë sulmuar persona të mitur dhe kanë dëmtuar autobusin. Policia po punon në zbardhjen e tërësishme të dy rasteve, pas së cilës do të jepen kallëzime përkatëse.

Konfiskohen stoli argjendi, muni cion dhe raki Zyrtarët e Drejtorisë doganore kanë konfiskuar 480 litra raki, 33 palë veshje, bluza dhe fustane si dhe 15 xhaketa për meshkuj. Gjatë javës së kaluar dhe vikendit, policia doganore ka parandaluar disa raste për kontrabandë me veshmbathje. Gjithashtu dogana ka konfiskuar stoli argjendi, municion për armë automatike, raki të shtëpisë, prodhime të tekstilit etj. Sipas të dhënave 95 qaforet argjendi të pa paraqitura në doganë janë gjetur në një veturë ku kishte veshmbathje të paraqitur nga një kompani e Kosovës. Vlera e stolive është vlerësuar rreth 37 mijë denarë.


B iz n e s

6

Shqipëri, papunësia 21 për qind

e martë, 11 shkurt 2014

Verërat e “Tikveshit” me etiketë speciale Bodrumi i verës "Tikvesh" lansoi verëra me etiketa speciale të cilat u mundësojnë adhuruesve të verës vetë të krijojnë dedikime, duke e shkruar datën, personin dhe rastin për dedikimin e verës që e dhurojnë. Tani për tani, serinë e verërave

me etiketa speciale e përbëjnë sasi të kufizuara "Vranec Speshëll Selekshën" dhe "Temjanika Speshëll Selekshën", të cilat në fillim do të kenë qasje në zinxhirët më të mëdhenj tregtarë dhe dyqanet e specializuara në mbarë vendin. "Vera është dhu-

ratë e përkryer për çdo rast. Duke u nisur nga kjo, erdhëm më pranë idesë që t'u mundësojmë adhuruesve të verës të vendosin dedikimet e tyre në etiketë me çka vera bëhet unike për shënimin e datave dhe rasteve të cilat janë të rëndësishme në jetën

e secilit prej nesh", thonë nga "Tikvesh". Që atje, shpjegojnë se vendimi për lansimin e verërave të këtilla është pjesë e programit

për shënimin e Shën Trifunit me ç'rast paralajmërojnë se në kafenetë dhe restorantet në mbarë vendin do t'i promovojnë produktet e tyre me çmime simbolike. Menaxhmenti i "Tikveshit" vitin 2013 e vlerëson si pjesërisht të suksesshëm, pasi që kanë realizuar rritje në tregun botëror, por shënohet edhe stagnim apo rënie në tregjet rajonale.

BASHKËPUNIMI EKONOMIK MAQEDONISHQIPËRI Shifra zyrtare e papunësisë pritet të pësojë ndryshime të forta. INSTAT do të përdorë shumë shpejt një metodë tjetër për llogaritjen e saj, sipas standardeve të fundit të Organizatës Botërore të Punësimit. Fahrad Mehrani, konsulent i INSTAT, thotë: “Standardet ndërkombëtare mbi punësimin dhe papunësinë kanë ndryshuar në tetor të vitit të kaluar pas 31 vjetësh. Kështu që është natyrale që INSTAT, i cili do të ndjekë standardet ndërkombëtare të adoptojë ato më të fundit. Norma e papunësisë bazuar në metodën e vjetër ishte rreth 13%. Me standardet e reja, papunësia në Shqipëri është 21%.” I kontaktuar nga INSTAT si konsulent për përmirësimin e statistikave zyrtare, Mehrani thotë se metoda e re pasqyron më mirë realitetin e Shqipërisë. Por, cilat janë arsyet që ajo jep një shifër gati dy herë më të lartë për papunësinë? “Arsyeja kryesore lidhet me trajtimin e personave që punojnë për të siguruar jetesën, veçanërisht në bujqësi. Këta janë fermerë që prodhojnë kryesisht për veten e tyre, jo për të shitur. Në Shqipëri janë rreth 300 mijë të tillë. Deri tani këta quheshin si të punësuar. Por, me standardin e ri kjo kategori nuk konsiderohet si e punësuar. Ajo pjesë e tyre që bën presion në treg duke kërkuar punë, do regjistrohen si të papunë dhe janë rreth 40 mijë të tillë”, shpjegon Mehrani. Por, të punësuarit në bujqësi janë vetëm një pjesë e problemeve në tregun e punës: “Paralelisht janë dhe të punësuarit me pak orë që duan të punojnë më shumë. Gjithashtu është edhe kategoria e të dekurajuarve. Në standardet e reja këto përkufizime janë qartësuar dhe po ashtu edhe mënyra se si llogariten. Nëse i shtojmë dhe këto dy kategori në shifrën e papunësisë në Shqipëri ajo shkon 40%. Pra, totali i njerëzve që janë të papunë ose të nënpunësuar ose të dekurajuar është rreth 40%.” Shifrat e papunësisë kanë qenë një temë e nxehtë debati politik mes socialistëve dhe demokratëve. Në opozitë të majtët deklaronin se shifra zyrtare e papunësisë nuk ishte reale duke pretenduar se në Shqipëri ekzistojnë 1 milionë të papunë.

"Shqipëria është partneri ynë tregtar. Edhe pse për momentin nuk mundemi të lavdërohemi për numër të madh të këmbimit të jashtëm tregtar, por mund të lavdërohemi me projektet e përbashkëta dhe pjesëmarrjen në tregjet e treta”, deklaroi Jelisaveta Georgieva, drejtoreshë ekzekutive në Odën Ekonomike të Maqedonisë arakusht kryesor për këmbim më të madh tregtar dhe bashkëpunim ekonomik mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është ndërtimi i infrastrukturës rrugore me ç'ka qeveritë e të dy vendeve duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha. Këtë e porositën në takimin e djeshëm në Shkup përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore me delegacion shumë anëtarësh të odave ekonomike, asociacioneve dhe shoqatave nga Shqipëria. "Shqipëria është partneri ynë tregtar. Edhe pse për momentin nuk mundemi të lavdërohemi për numër të madh të këmbimit të jashtëm tregtar, por mund të lavdërohemi me projektet e përbashkëta dhe pjesëmarrjen në

Ndërlidhja rrugore kyçe për biznesin

P

MUNGON PROGRAM STRATEGJIK "Nuk jemi të kënaqur me vëllimin e këmbimit të mallrave dhe shërbimeve, konfirmuam drejtime dhe vlerësojmë se mungon program strategjik me përfshirjen e faktorëve politik dhe ekonomik. Si prob lem është konfirmuar pjesa infrastrukturore, për të cilën në masë të madhe punohet në Shqipëri në kohën e fundit , por mungon në pjesën tjetër”, deklaroi Kuçi. tregjet e treta. Në realitet edhe vizat e sotme është thellim i bashkëpunimit në fushën e turizmit, industriale e tekstilit dhe

industrinë e ushqimit, si dhe pjesëmarrje në projektet e përbashkëta" deklaroi Jelisaveta Georgieva, drejtoreshë ekzeku-

tive në Odën Ekonomike të Maqedonisë. Sipas kryetarit të Odës Ekonomike Veriperëndimore

Menderes Kuçi, këmbimi tregtar nuk i përgjigjet nivelit të lartë në marrëdhëniet diplomatike dhe politike mes të dy shteteve. Problem kryesor, theksoi, është infrastruktura rrugore. "Nuk jemi të kënaqur me vëllimin e këmbimit të mallrave dhe shërbimeve, konfirmuam drejtime dhe vlerësojmë se mungon program strategjik me përfshirjen e faktorëve politik dhe ekonomik. Si problem është konfirmuar pjesa infrastrukturore, për të cilën në masë të madhe punohet në Shqipëri në kohën e fundit , por mungon në pjesën tjetër. Edhe investimet që janë bërë në Shqipëri nuk do të mund të materializohen sepse nevojitet në kompaktibilitet me to të zhvillohet edhe rrejti infrastrukturor në pjesën tonë" deklaroi Kuçi. Përfaqësuesit e odave ekonomike shqiptare dhe shoqata vlerësojnë se nuk investohet mjaftueshëm në ndërlidhjen rrugore mes të dy shteteve. Thonë se janë të hapur për të gjitha iniciativat e përbashkëta për bashkëpunim. Nikollin Jaka, kryetari i Odës Ekonomike të Shqipërisë, vlerësoi se ka mundësi të mëdha për bashkëpunim, por nuk janë shfrytëzuar në mjaftueshëm. "Lutja jonë e përbashkëta deri te të dy qeveritë është të që të investojnë më shumë në ndërtimin e Korridorit 8 që i lidh të dy vendet" deklaroi Jaka, duke theksuar rëndësinë e lidhjes së mirë infrastrukturore drejt Tiranës dhe Durrësit. E rëndësishme është edhe rruga drejt Tiransë, e cila do të shkurtojë udhëtimin për një orë" theksoi Jaka.

Këshillim për konteste të mundshme rreth shfrytëzimit të IPARDit Gjykatës dhe këshilltarë nga Gjykata e lartë administrative, nga Gjykata administrative, nga sektorët për konteste tregtare dhe sektorët civil të gjykatave nga të gjitha rajonet e apelacionit, përfaqësues të Prokurorisë shtetërore të Maqedonisë dhe Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe në zhvillimin rural, po marrin pjesë në këshillimin me temë "Konteste të mundshme lidhur me shfrytëzimin e fondeve IPARD". Drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, Aneta Arnaudovska, para hapjes, deklaroi se këshillimi ka për qëllim të njihen gjykatësit me statusin dhe kompetencat e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe në zhvillimin rural,

por edhe me legjislaturën e Bashkimit Evropian dhe legjislaturën vendore të harmonizuar në pikëpamje të shfrytëzimit të fondeve parainkuadruese-IPA, më konkretisht komponenta e pestë IPARD. "Kjo është me rëndësi, me

qëllim që të hasen rastet dhe kontestet e mundshme të ardhshme të cilat mund të paraqiten gjatë zbatimit të këtyre rregullave, sepse në praktikë mund të lajmërohen edhe konteste administrative, konteste qytetare, ndërsa procedura

penale mund të iniciohet edhe për keqpërdorim të mjeteve të miratuara", tha Arnaudovska. Shtoi se deri më tani ka disa konteste. Bashkëpunimi me Akademinë, siç tha drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, Toni Dimovski, është në drejtim të transponimit të mëtutjeshëm të jurisprudencës së BE-së në Maqedoni përmes takimeve të afërta me institucionet kompetente të cilat në mënyrë potenciale mund të sjellin vendime për disa procedura të cilat janë udhëhequr në pjesën e implementimit të ndihmës parainkuadruese të BE-IPA, konkretisht në pjesën IPARD. "Bëhet fjalë për prezantimin e përvojave tona si Agjenci, por

gjithashtu edhe përvojat e gjykatësve në drejtim të rregullimit të mëtutjeshëm të të kësaj materie përmes legjislaturës nacionale, në kontekst të obligimeve të ndërmarra të Republikës së Maqedonisë përmes marrëveshjeve që i ka kontraktuar me BE-në, e të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e kësaj materie", deklaroi Dimovski. Arnaudovska dhe Dimovski dje nënshkruan edhe memorandum për bashkëpunim, me të cilin, siç tha Arnaudovska, konfirmoht angazhimi i përbashkët i dy institucioneve për të dhënë kontributin e vet në përforcimin e kapaciteteve të gjyqësisë në Maqedoni, që është një nga prioritetet kryesore për anëtarësim të RM-së në BE.

Botues: Bexhet MUSLIJA

KURSET E KËMBIMIT

Lajme të dorës së parë

Shteti

Unioni Evropian

SHBA

B.e Madhe

Zvicër

Suedi

valuta

Euro

Dollari amerikan

Funta

Frangu zviceran

Kruna suedeze

Kursi i mesëm në denar

61.6850

45.6284

74.4044

50.4994

6.9913

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Redaktorë: Bekim BUÇI, Agim FAZLIU, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: email: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17  815, 32 17  816, Fax: 32 17  817, Email: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210065405030191, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/64, 1000 Shkup, Maqedoni


V ë s h t r im e

e martë, 11 shkurt 2014

7

Diletantizëm diplomatik! Robert MUDGE jë gjë e tillë nuk thuhet, e aq më pak nuk mund ta thotë një diplomate e lartë. Ishte ky opinioni i përbashkët pas shprehjes fatkeqe të ambasadores së SHBA për Evropën, Victoria Nuland, në të cilën ajo formulon vlerësimin e saj aktual për Bashkimin Evropian. Diplomatja kërkoi menjëherë falje, përzgjedhja e fjalëve mund të kishte qenë më e përshtatshme, më diplomatike. Por ndoshta ajo shprehu atë që mendojnë disa evropianë dhe amerikanë. Pasi as SHBA dhe as BE nuk po luajnë një rol të lavdishëm në përpjekjet e tyre për të vënë nën kontroll situatën në Ukrainë. Në vend të kësaj dëgjohen breshëri akuzash të ndërsjellta: SHBA janë tepër energjikë dhe të vrullshëm, ndërsa BE e tërhe-

N

Stuhia e fyerjeve diplomatike, që ka përfshirë aktualisht shprehjet përçmuese të një diplomateje amerikane ndaj politikës së BE-së për Ukrainën, është dëshmi paaftësie

qur. Pikërisht kjo e fundit është bërë tani temë, gjithashtu bazuar në regjistrimin e një telefonate mes dy diplomatëve të BE-së, të cilët flasin keq për atë që u tha nga diplomatja e SHBA-së. Edhe pse diplomatja e lartë nuk duhej të ishte shprehur në atë formë, gafa e fundit diplomatike mund të sjellë diçka pozitive dhe të jetë një thirrje për zgjim ndaj gjithë palëve. Këto lojëra nuk janë dinjitoze për të vetmen superfuqi botërore dhe partnerin e saj më të fuqishëm në Perëndim. Në vend të fajësimeve dhe fyerjeve të ndërsjellta, duhet të mbled-

hin mendjen dhe të përballen së bashku me udhëheqjen ruse dhe atë ukrainase. Amerikanët dhe evropianët janë të indinjuar dhe pretendojnë se autoritetet ruse dhe/apo ukrainase kanë dirigjuar skandalin diplomatik, edhe me qëllimin për të futur një tjetër fitil sherri mes SHBA dhe BE-së. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë momenti është zgjedhur me zgjuarsi, pasi nuk duhet shumë për të acaruar raportet tashmë të tendosura transatlatike. Tani të dy gjelat që zihen duhet të kapërdijnë krenarinë dhe inatin dhe të përqendrohen

tek thelbësorja: gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët dhe koherente për krizën në Ukrainë. Për momentin opinioni publik vë buzën në gaz me shpoti

Bastardimi i gjuhës nga librat tek gazetat Skifter KËLLIÇI endosja pluralizmit demokratik në Shqipëri pas gati 50 vjetëve të diktaturës komuniste, nuk do të thotë që edhe në gjuhën shqipe të vendoset një “pluralizëm demokratik” ashtu si, për fat të keq, e perceptojnë shumë nga mediat e të gjitha ngjyrave, TVtë, si edhe nga shtëpitë botuese në Shqipëri. Ky biçim pluralizmi…gjuhësor”, i cili ka nisur pas vitit 1991, ka sjellë si pasojë që gjuha shqipe, e shkruar dhe e folur në këto institucione, të ketë gabime, të cilat mund të viheshin re gjatë periudhës ‘20-‘40 të shekullit të kaluar, kur në Shqipëri ende nuk ishin vendosur normat e drejtshkrimit. Në këtë shkrim do të ndalem në gabimet më tipike që vihen re në shtypin tonë: 1) Mënjanimi thuajse i plotë i kohës së kryer e thjeshtë të mënyrës dëftore të foljes: “Dje presidenti Nishani ka deklaruar…”, kur duhet shkruar dhe lexuar edhe në mikrofon ose kamera: “Dje presidenti Nishani deklaroi…”. Dhe kjo, sepse e kryera e thjeshtë tregon një veprim të përfunduar plotësisht para çastit të ligjërimit, ose një gjendje a veprim të kaluar. Kurse e kryera tregon një veprim, a gjendje të kaluar, në mënyre të tillë që rezultatet janë të pranishme edhe në çastet e ligjërimit. (“Fjalor i gjuhës shqipe”faqe 897,1981). Mendoni për një çast sikur ky shtrembërim të bëhej normë në veprat letrare!.. Po shkëpus një dialog të

V

Gjuha e shkruar, ose e folur edhe në mediat elektronike, si dhe gjuha e librave, jo vetëm nuk është përmirësuar, por, mjerisht, po shfaq të meta që kurrë nuk janë vërejtur në botimet e të gjitha llojeve gjatë periudhës komuniste.

shkurtër nga vepra “Përballë pasqyrës së një gruaje” të Ismail Kadaresë, (faqe 148). -Është krejt ashtu, -i thashë… -Bëjnë sikur na kanë harruar, po mendjen e kanë te ne,përsëriti ai ngadalë… . Shkrimtari ynë i madh, si çdo shkrimtar tjetër shqiptar, ka përdorur foljet them dhe përsëris në kohën e kryer e thjeshtë, pra ai shkruan: thashë dhe përsëriti. Mendoni se sa do të qeshnim, sikur Kadarea të shkruante: -Është krejt ashtu, – i kam thënë. -Bëjnë sikur na kanë harruar, por mendjen e kanë te ne, – ka përsëritur ai. 2) Zhdukja e pjesëzës “të” në kohën e ardhme e tashme të mënyrës dëftore të foljes: “Do shkojmë…” dhe jo: “Do të shkojmë..,.ose: “Do e bëjmë…” dhe jo: “Do ta bëjmë..” Madje edhe në tituj artikujsh! Sikur në shtypin anglez ose amerikan e ardhmja e mënyrës dëftore të foljes të shkruhej:”I’m going work” dhe jo: “I’m going to work”, pra, sikur të hiqej pjesëza “to”,(!?), kjo do të ishte me të vërtetë skandaloze. 3) Mënjanimi i trajtës së shquar të emrit, madje edhe gjatë lakimit:

“Bush bisedoi me Putin”-kur duhet shkruar- “Bushi bisedoi me Putinin.”(Pas parafjalës “me” duhet të përdoret rasa kallëzore). 4) Përdorimi ndajfoljes “pavarësisht” si parafjalë në rasën rrjedhore: Pavarësisht rezultateve të arritura…”, kur duhet shkruar: “Pavarësisht nga rezultatet e arritura…” Çuditërisht kjo dukuri po bëhet vitet e fundit normë në mediat tona dhe përbën një gabim të pajustifikueshëm. 5) Shkrimi i fjalëve, termave, titujve, emrave të personaliteteve të huaja etj., sipas drejtshkrimit të këtyre gjuhëve: “The New York Times”, George Bush, Ollbright, kur sipas rregullave të drejtshkrimit emrat, titujt dhe emërtimet në gjuhë të huaja duhen shkruar sipas parimit fonetik të gjuhës shqipe, pra, ashtu siç shqiptohen:” Nju Jork Tajms”, Xhorxh Bush, Ollbrajt… 6) Nuk po ndalem në një dukuri të shëmtuar, që vazhdon të mbetet plagë në gjuhën tonë: Vërshimin pa asnjë arsye të fjalëve të huaja në media, për të cilat është shkruar vazhdimisht, shumica e të cilave zëvendësohen fare mirë me fjalë të gjuhës shqipe, si dhe mosrespektimin e shenjave të pikësimit.

7) Gabime të rënda në titujt e organeve të shtypit ose të TV-ve: Dy revista javore kanë titujt: “Klan” dhe “Spektër”, disa gazeta,”Metropol”, “Standard”, “Start”, tituj, pra, në trajtën e pashquar të emrit, të cilat duhet të shkruhen në trajtën e shquar: “Klani”, ”Spektri”, ”Metropoli”…,ashtu siç shkruhen, për shembull, titujt e dy gazetave të tjera: “Panorama” dhe “Tema”…Pra, jo; “Panoramë”. ”Temë”…. Mendoni sa për të qeshur do të ishte sikur dy nga revistat më popullore para vitit 1992, ”Hosteni” dhe “Nëntori”, të titulloheshin “Hosten” dhe “Nëntor”. Do të ishte gjithashtu absurde, sikur gazeta italiane “Il Corriere della Sera” të shkruhej: “Corriere della Sera”, gazeta franceze “Le Monde” të shkruhej: “Monde”, gazeta amerikane “The Boston Globe”- “Boston Globe”, pra, pa nyjet e përparme përkatëse “Il”,”Le” dhe “The”, përkatësisht në italishte, frëngjishte dhe anglishte. Në shqip këta tituj do të duhej të përktheheshin: “Korrier i Mbrëmjes”, “Botë” dhe “Glob i Bostonit” dhe kështu do të tingëllonin në mënyrë krejt të panatyrshme.

për shprehjen e Nuland, por së shpejti e gjitha bota mund të qeshë me Perëndimin gjoja të fuqishëm, që nuk është në gjendje të gjejë një emërues të

përbashkët dhe humbet në diletantizëm diplomatik. Këto "lojëra" do të harrohen shpejt, por jo aq shpejt situata dramatike në Ukrainë. (DW)

8) Duke imituar në mënyrë dogmatike titujt e marrë nga gjuhë të huaja, sidomos nga anglishtja. Janë krijuar emërtime që nuk i përshtaten natyrës së gjuhës shqipe. Kështu kemi emërtime të tilla “Tirana Bank”, kur ky institucion duhet titulluar “Banka Tirana”, aq më tepër që funksionon në Shqipëri dhe jo në ndonjë vend të huaj. Një qendër televizive zgjedh titullin “Shijak Televizion” dhe jo “Televizioni Shijak”. Si sëmundje ngjitëse ka, ose ka pasur emërtime të tjera absurde: ”Rozafa TV,” Skampa TV”, “Apollonia TV”…..Për pasojë, mos ndoshta ndonjë ditë u dashka thënë Tirana Radio, Shqiptar Televizion…(!?). Por e keqja më e madhe vërehet në botimin e librave, ku me përjashtime të rralla, mungon emri i redaktorit dhe korrektorit letrar. Si rrjedhim, librat botohen me gabime gjuhësore. Pronarët e shumë shtëpive botuese, pa përjashtuar, natyrisht as ata të gazetave, siç duket, duan të kursejnë në kurriz të gjuhës dhe kështu parapëlqejnë që librat e të gjitha llojeve t’i botojnë pa ua nënshtruar redaktimit dhe korrekturës letrare dhe gjuhësore. Madje rastis që në një vepër letrare mund të gjesh vetëm emrin e recensuesit(!?). Për redaktor a korrektor letrar, as që bëhet fjalë. Gabime gjuhësore vërehen sidomos në veprat e përkthyera dhe botuara nga disa shtëpi botuese. Ka përkthyes që njohin mirë gjuhët nga të cilat i përkthejnë ato, por nuk njohin mirë gjuhën shqipe. Si pasojë, gjuha e këtyre veprave paraqet dobësi të theksuara. Me këtë rast do të përmend vetëm një rast: Romani “Kodi i Da Vincit”, i shkrimtarit të njohur amerikan Dan Broun, me sa di është botuar nga dy shtëpi botuese. Në njërën, përkthyer nga një krijues i talentuar, fatkeqësisht ka gabime të mëdha gjuhësore dhe logjike. Duket se libri nuk ka kaluar fare në procesin e redaktimit gjuhësor dhe korrekturës letrare. Është

e çuditshme si e ka lejuar një dukuri të tillë botuesi që ka studiuar për gjuhë-letërsi shqipe. Por edhe më e rëndë kjo dukuri vërehet në “Fjalorin Frazeologjik Italisht-Shqip”, vepër e autorëve Naim Balla, Eshref Ymeri, Irena Ndoci (Lama). Gabimet në këtë fjalor janë shumë të rënda. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur njëra nga korrektoret letrare, Viola Grillo, ka mbaruar studimet për rusisht, madje në kohën kur është botuar kjo vepër me vlera, ka punuar korrektore letrare në një nga shtëpitë botuese të librit shkollor dhe do të ishte skandal po të vazhdonte të punonte përsëri aty. (!?)..Është e habitshme se si drejtuesit e kësaj shtëpie botuese kanë mbyllur sytë para këtij veprimi, kur e kishin për detyrë të gjenin plot redaktorë që kanë mbaruar studimet për gjuhë-letërsi shqipe në UT ose universitete të tjera. Dhe madje shumë të mirë!… Kanë dhe një rast shembullor: korrektorin dhe pastaj redaktorin gjuhësor Loredan Bubani, veç të tjerash, edhe autor tekstesh gjuhësore për shkollat tona, që ka punuar në njërën nga këto shtëpi botuese të librit shkollor. Ndodh, gjithashtu, edhe një dukuri tjetër: ribotohen vepra të përkthyera, që janë botuar dekada më parë, sidomos para se të vendoseshin përfundimisht rregullat e drejtshkrimit (shtator 1972), por pa kurrfarë redaktimi, a korrektimi. Si pasojë, vende-vende, ndonëse këto vepra, të përkthyera nga shqipërues të njohur dhe me përvojë, kanë nivel të lartë artistik dhe gjuhësor, çalojnë nga ana drejtshkrimore… Nga këta pak shembuj del në pah një dukuri shumë shqetësuese: gjuha e shkruar, ose e folur edhe në mediat elektronike, si dhe gjuha e librave, jo vetëm nuk është përmirësuar, por, mjerisht, po shfaq të meta që kurrë nuk janë vërejtur në botimet e të gjitha llojeve gjatë periudhës komuniste. (Mapo )

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


S h ow b iz

8

e martë, 11 shkurt 2014

non se kjo gjë nuk e ka demoralizuar dhe se po punon shumë me veten për të dhënë më të mirën në këtë industri. ‘’Tani jam modele e angazhuar dhe e përkushtuar maksimalisht. Ndjehem rehat dhe me energji për të dhënë më të mirën nga vetja’’. Ndryshe, Mirjeta vetëm pak orë më parë ka postuar një foto të re, ku shihhet me kurorën jo në kokë, por në duar. Me sa duket, Mirjeta nuk është nga ato misse që tenton ta mbaj kurorën përjetësisht.

Mirjeta Shala e dorëzon kurorën para kohe

Kolumbia mund ta ndaloj spotin e Shakirës dhe Rihanës! Spoti provokativ i dy super pop yjeve botërore Shakira dhe Rihana, i këngës “Can’t Remember To Forget You” ka tronditur planetin, ndërsa polikani kolumbian Marko Fidel Ramirez, publikisht ka kërkuar që të ndalohet transmetimi i tij për shkak të “skenave të pamoralshme”. Spoti ka afër 100 milionë klikime në Youtube, ndërsa në të Rihana dhe Shakira përkëdhelen në shtrat, pinë cigare dhe simulojnë seks, pamje këto të cilat e kanë penguar politikanin me ç’rast ka deklaruar se spoti dëmton “integritetin moral të fëmijëve”. “Mendoj se ky video spot përmban pamje të cilat, sipas mendimit tim, nuk shkojnë në dobi të rritjes emocionale dhe zhvillimit të të rinjve”, ka deklaruar ai. Përveç që i ka shkruar personalisht një letër Shakirës, duke ia përmendur edhe rolin e saj si nënë, ai ka filluar edhe një kampanjë një rrjetet sociale në mënyrë që ky spot që “promovon lidhjet lesbike” të ndalohet së transmetuari në Kolumbi. “Më duket se promovon amoralitet. Mendoj se porosia që u përcjell Shakira të rinjve dhe fëmijëve në gjithë botën është mesazhi që promovon një mënyrë të jetës dhe një mënyrë të orientimit, e cila sipas mendimit tim, nuk prezanton qëndrimin e shumicës në Kolumbi, ka shtuar ai.

“Miss Universe Kosova 2013”, Mirjeta Shala, e cila ka nënshkruar kontratë me agjensinë e famshme “Trump Models”, këto ditë është në Kosovë. Mirjeta, u bë e para ‘’Miss Universe Kosova’’ që nuk arriti të përfaqësojë bukurinë kosovare në garën e madhe ‘’Miss Universe’’,

që mbahej në Rusi.Aryset tashmë dihen, Rusia nuk e lejoj një gjë të tillë. ‘’Në shumë sondazhe të realizuara në shtete të ndryshme, unë isha favorite për të fituar kurorën e “Miss Universe of the World 2013”, ka thënë për ‘’Indeksonline’’ miss-i në fuqi, vajza që pra-

Dështon Tuna Ledri Vula shkrin vajzat e "Klan"it

Jemi mësuar ta shohim të kuruar deri në detaje, gjithnjë të veshur me shije dhe stil. Në fakt, ajo është këngëtarja që përherë ka provokuar modë. Në këtë edicion të ‘’X-Factor Albania’’, Tuna shpesh ka ‘’rrëshqitur’’sa i përket veshjes, duke mos bërë zgjedhjet e duhura. Nga java në javë kemi

hasur kontraste drastike dhe kjo ka krijuar bindjen që Tuna ka filluar ta humbas identitetin. Eksperiementet e kaë bërë të duket e pa qëndrueshme. Ajo, një javë ka ardhur elegante, fine, një javë ekstravagante, rebele... ndërkaq në edicionin e mbrëmshëm këngëtarja ka bërë kthesen më të madhe, duke veshur diçka nga Tatjana Isaj,

një kreacion krejt të pa qartë dhe duke vënë një aksesor leshi në kokë që nuk korrespondonte me asgjë. Kjo përzgjedhje e ka devijuar edhe më shumë imazhin e Tunes. Këngëtarja e famshme është komentuar ashpër edhe nga ndjekësit e saj në ‘’Facebook’’.

Rita, së shpejti një këngë në gjuhën shqipe Ka treguar se shumë shpejt do të vijë në Kosovë. E gjithashtu ka njoftuar se është duke punuar një këngë të re të cilën do ta sjellë në gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore Rita Ora, e cila me padurim po pret këto dy befasi, për të cilat ka theksuar përmes rrjeteve sociale. Lidhja e saj me vendlindjen sa vjen e rritet. E ndonëse angazhimet artistike i ka shtrirë në tregun botëror, Rita Ora për asnjë çast nuk ka qëndruar larg shqiptarëve të saj. Edhe më të afërt me kosovarët, këngëtaren do ta bëjë një këngë në gjuhen shqipe për të cilën ajo ka njoftuar se do ta sjellë së shpejti. Kështu ka treguar përmes rrjeteve sociale këngëtarja, ndërsa ka shkruar “Guess who will be making an albanian

reklama

song anytime soon?? Guess who will come back in Kosovo anytime soon?? Prishtinë, Rita po t’vjen bre!!!! Hehe LOL (Qëllojani se kush do të vijë me një këngë në gjuhën shqipe së shpejti? Qëllojani se kush do të vijë në Kosovë së shpejti? Prishtinë, Rita pot vjen bre!!!)”, ka shkruar këngëtarja përmes profilit zyrtar në “Facebook”. Ndryshe, Ora tashmë ka përfunduar punën e saj rreth albumit të dytë me radhë, për të cilin sipas intervistave të dhëna e statuseve nëpër rrjetet sociale, ka punuar shumë. Ende nuk dihet nëse kënga në shqip do të jetë pjesë e albumit të këngëtares. Por, ajo që tashmë dihet është fakti se Rita do të këndojë shqip në mbarë botën, këngën e re që do ta sjellë në gjuhën e saj.

Është më i përfoluri i ditëve të fundit, më atraktivi dhe sensacionali. Ledri Vula, është personi që po bënë shumë zhurmë. Rikthimi i tij në rep skenë ka ndezur kureshtjen e njerëzve dhe të medias, jo vetëm kosovare. Ledri, ishte i ftuar special në “E diela shqiptare”. Ardit Gjebrea u përkujdes për reklamën e duhur, bëri me dije që Ledri është sensacioni i gjithë edicionit. Para se reperi të futej në studio të gjithë kanë dashur ti qëndrojnë pranë, posaçërisht vajzat e televizionit “Klan”, që po shkriheshin nga qejfi të rrinin me reperin e pashëm. Ndërkohë, një mori vajzash të

bukura kanë pritur në rend për t’u fotografuar me këngëtarin. Gjatë emisionit, Ledri ka thënë shumë gjëra duke treguar edhe aryet e largimit. ‘’Karriera ime morri një kahje jo të duhur, andaj u tërhoqa’’, ka thënë ai. Padyshim që u fol edhe për lidhjen e tij me Angela Martinin, e cila me te drejtë cilësohet si femra më sekse e momentit. Ledri, në një nga prononcimet e fundit ka thënë: “Martini është shumë e ëmbël, inspiruese dhe punëtore. Njerëz si ajo vlen me i pas afër vetes”. Shikoni fotot ku ato u ‘’shkrijnë’’ nga prania e Ledrit.


Receta

e martë, 11 shkurt 2014

PATATE TË MBUSHURA

Përbërësit: 6 patate të mëdha 3 salsiçe ( nëse dëshironi mund t’i merrni të tymosura dhe pikante) 3 luge vaj ulliri 250 g proshutë 250 g mocarela 1 filxhan krem djathi patate te grira ne rende erëza sipas dëshirës Përgatitja: Ziejmë patatet me lëkurë, i hedhim edhe erëza. Pasi zihen për 20 minuta, i heqim pjesën e mesit patateve derisa të mbetet një shtresë e hollë. Salsiçet dhe tulin e patateve së bashku me erëzat i skuqim me pak vaj. I shtojmë përbërjes mocarelën e copëtuar, kremin e djathit. Më këtë përbërje mbushim patatet. Sipër tyre shtojmë proshutën e tymosur. E vendosim në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë. Kur e heqim nga furra i hedhim sasi te vogël patate të grira që të bëhen krokante.

KALCONE ME PROSHUTË E DJATHË Përgatitja: Shtojmë petët sfoliat në një tavë të veshur me letër furre. I mbushim në mes, duke lënë bosh dy shirita anësorë 4-5 cm, me një shtresë rikotë, një shtresë me copëza djathi sotilete e proshutë të zier dhe së fundi, me një shtresë tjetër të hollë rikote. I hedhim pak kripë dhe piper të zi. E mbyllim kalconet duke kthyer shiritat e lënë bosh të petëve në të dy anët, e duke i shtypur me gishta që të ngjiten mirë me njëri-tjetrin.Kthejmë gjithashtu edhe dy anët e tjera të drejtkëndëshit që kemi formuar, që mbushja të mos dalë jashtë gjatë pjekjes. E vëmë kalconet në furrë me 180 gradë për aq kohë sa të zverdhet mirë e të fryhet. Presim dhjetë minuta para se ta shërbejmë, që e brendshmja të mpikset e të forcohet pak.

reklama

Përgatitja: 1 pako petë të gatshme drejtkëndore (sfoliat) 200 g rikotë a 4 sotilete ( djathë me fet të holla e të buta) 150 g proshutë e zier në feta ose kuba kripë e piper i zi

9

KANELONI ME PERIME

Përbërësit  250 gr peta lazanje  3 degëza karcof  2 karota  2 kunguj  1 pras  150 gr fasule  75 gr gjalpë  2 luge vaj ulliri  200 gr djathë i bute  80 gr djathë parmixhan i grire  100 gr bizele  50 gr miell  1/2 qumësht  kripe, piper

Përgatitja: Skuqni ne një ene karçofët për 10 minuta me pak vaj dhe me pas me pak ujë, derisa te zbuten, me pas pritini ne feta. Prisni ne feta edhe prasin, ne shirita karotën dhe kungujt dhe prisni ne copa me te vogla fasulet. Hidhni ne ujë te vluar, ndërsa karotat ziejini veç për 2 minuta dhe fasulet për 5-6 minuta. Kullojini dhe lëreni ne një ane. Skuqni prasin ne një ene me vaj dhe 25 gr gjalpë, bashkoni perimet e përgatitura dhe rregulloni me kripe dhe piper. Kaurdisni perimet derisa te zbuten. Ne një ene përzieni djathin e bute me parmixhanon, bashkoni dhe perimet dhe rregullojini me kripe dhe piper. Shkrini gjalpin e mbetur ne një ene dhe shtoni

miellin dhe përziejini me një luge druri, me pas shtoni qumështin e ftohte dhe vazhdoni te përzieni. Vazhdoni zierjen me zjarre te vogël dhe për 7-8 minuta duke i përzier vazhdimisht, derisa te përftoni një përbërje kremoze. Zieni bizelet për 5-10 minuta dhe bashkojini me beshamelin, frulojini ne mikser dhe shpërndani 2/3 ne fundin e tepsisë. Pritni petët, duke përfituar disa kuadrate. Ziejini për disa çaste dhe me pas filloni ti mbushni me përgatitjen, pasi ti mbushni mbështillini dhe sistemojini ne tepsi me radhe, shtoni salcën e mbetur dhe djathin e grire, piqini ne furre me 180'C për 30 minuta.


Ko s ov ë / S h q ip ëri

10

e martë, 11 shkurt 2014

Beogradi, gjykatë ‘ad hoc’ për krimet që pretendon Dick Marti Zëvendësprokurori për Krime Lufte në Serbi, Bruno Vekariq, ka kërkuar që të krijohet një gjykatë ‘ad hoc’, për krime që, sipas raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marti, u kryen në Kosovë nga viti 1998 deri në 2000 dhe se

PD: Rama, asnjë plan për luftuar papunësinë

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka asnjë ide apo projekt konkret për të mbuluar papunësinë dhe varfërinë. Zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi në një konferencë për shtyp, ka reaguar të hënën në lidhje me vizitat e fundit të kryeministrit Edi Rama në disa prej rrugëve të nisur nga qeverisja e djathtë. "Robert Camçakëzi u shfaq sërish në një kantier pune, të nisur në kohën kur qeveriste Partia Demokratike. Rruga LinPogradec, është një nga dhjetëra e qindra projektet e nisura nga qeveria e mëparshme, të mallkuara cdo ditë nga Edi Rama kur ishte në opozitë, dhe të bllokuara sapo ai erdhi në pushtet. Sot, kur ka braktisur të gjitha premtimet e fushatës, kur ka dështuar të nisë qoftë edhe një projekt të ri apo të krijojë një vend të ri pune, Rama ka stisur turin e inspektimeve të punëve të nisura në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Rama shfaqet si kryeinspektor me duar në xhepa, si Robert Camcakëzi. Pa projekt, pa ofertë, pa punë, por vetëm me llafe e skena teatrale në përpjekje për të mbuluar papunësinë dhe varfërinë që me këtë qeveri po ulen këmbëkryq në realitetin shqiptar", tha zëdhënësja.

Rama vizitë të panjoftuar në doganën e Kapshticës

kjo gjykatë të mos ketë lidhje me Tribunalin e Hagës. “Kemi informata nga kontaktet tona me aktorët ndërkombëtarë që do të mund të themelohej një tribunal ‘ad hoc’, ku do të zbatohej e drejta vendëse me gjykatës ndërkombë-

tarë dhe do të ishte e vendosur diku në Evropë sepse fjala është për ekipin special hetues të EULEX-it”, tha Vekariq për RTSnë. Ai nuk precizoi nëse zbatimi i së drejtës vendëse nënkupton që në këtë gjykatë do të zbatoheshin

ligjet e Serbisë apo të Kosovës. Vekariq përmendi se paralajmërimi për themelimin e gjykatës është ide e mirë dhe se ambienti politik kohëve të fundit mundësoi që për këtë të flitet më lirë. “Parlamenti shqiptar kishte

ketë komunikim më të mirë”, theksoi ai.

RAPORTI I FUNDIT OKBsë Në raportin i cili është publikuar në faqen e Kombeve të Bashkuara në internet theksohet se “palët e kanë vazhduar implementimin substancial të Marrëveshjes së parë të parimeve për qeverisjen e normalizimit të raporteve ë raportin e fundit për Kosovën, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Kimoon, thekson se “duke pasur parasysh marrëveshjet historike me lehtësimin e Bashkimit Evropian të arritura ndërmjet Prishtinës e Beogradit, viti 2013 ishte vit i ndryshimeve domethënëse dhe progresit politik substancial sa i përket Kosovës. Këtë raport, sekretari Ban do të prezantojë në sesionin e rregullt tremujor për Kosovën, të KS të OKB-së, të hënën më 10 shkurt. Më tutje, në raportin i cili është publikuar në faqen e Kombeve të Bashkuara në Internet, për zhvillimet në Kosovë në periudhën 16 tetor 2013 e deri më 20 janar të vitit 2014, që shqyrtohet të hënën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, theksohet se “palët e kanë vazhduar implementimin substancial të Marrëveshjes së parë të parimeve për qeverisjen e normalizimit të raporteve, të arritur më 19 prill”.Më tutje, në kuadër të kapitullit “Zhvillimet kryesore politike” të raportit 18 faqesh, përshkruhen gjerësisht zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, në të cilat janë përfshirë edhe katër komunat veriore të Kosovës (Leposaviqi, Mitrovica Veriore, Zubin Potoku dhe Zveçani), në harmoni me marrëveshjen e 19 prillit. Në raport vlerësohet se “zgjedhjet ishin zhvilluar në masë të madhe në mënyrë paqësore në gjithë Kosovën, sipas një kornize të vetme juridike”, dhe

Ban vitin 2013 e quan të suksesshëm për Kosovën

N

SITUATA E SIGURISË MBETET E QETË Në pjesën e raportit për siguri, thuhet se “situata e tërësishme e sigurisë në gjithë Kosovën në përgjithësi mbetet e qetë”, por përmendet demonstrata e 6 janarit, e disa qindra njerëzve në Gjakovë, e iniciuar nga asociacioni i nënave të personave të zhdukur, me ç’rast është parandaluar një grup i serbëve të zhven dosur, që të marrin pjesë në një shërbim për Krishtlindjet Ortodokse. “Autobusi me vizitorë ishte sulmuar me gurë të hedhur nga disa demonstrues”, thekson raporti. theksohet se një numër i rëndësishëm i komunave kanë raportuar substancialisht dalje më të lartë në krahasim me zgjedhjet e mëparshme të mbajtura në vitin 2009. “Më 3 nëntor, rundi i parë i votimeve kaloi në mënyrë paqësore, me përjashtim të Mitrovicës Veriore, ku persona të paidentifikuar e të maskuar, me dhunë kanë hyrë në dy qendra të votimeve duke e plaçkitur pronën, përkundër masave të zgjeruara të sigurisë”, shkruan në raport për vështirësitë në votimet në Mitrovicën Veriore. Si pasojë e sulmit, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) ishte detyruar t’i mbyllë vendvotimet disa orë më herët dhe ta evakuoj person-

elin e vet nga pjesa veriore e Kosovës, theksohet në raport dhe shpjegohet se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, urdhëroi rivotim në tri qendra të prekura në Mitrovicën veriore, që u mbajtën më 17 nëntor”.Më tutje qartësohet se për shkak se kryetari i zgjedhur i komunës është tërhequr, zgjedhjet e reja në Mitrovicën veriore priten të mbahen më 23 shkurt 2014. Në pjesën e raportit për siguri, thuhet se “situata e tërësishme e sigurisë në gjithë Kosovën në përgjithësi mbetet e qetë”, por përmendet demonstrata e 6 janarit, e disa qindra njerëzve në Gjakovë, e iniciuar nga asociacioni i nënave të personave të zhdukur, me ç’rast

Shqiptari më i kërkuar në Evropë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ditën e hënë ka zhvilluar një vizitë të panjoftuar në doganën e Kapshticës dhe në Hipotekën e Korçës. Gjithashtu kryeministri Rama ka zhvilluar një takim edhe në drejtorinë e Hipotekës së qarkut. Vizita është bërë gjatë paradites së sotme, pasi që nga dje kryeministri ndodhet në rajonin juglindor, pasi vizitoi dhe Pogradecin. Në këtë vizitë të paralajmëruar kryeministri Edi Rama është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Kryeministri, ka zhvilluar një takim edhe në shtëpinë e të Moshuarve në Korçë. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar vizita të panjoftuara me herët edhe në doganat e Durrësit dhe atë të Hanit të Hotit, ku ka qenë e shoqëruar nga drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali.

sjellë vendim që kryeprokurori i Komisionit Evropian për hetime rreth tregtisë me organe, Clint Williamson t’i lejohej hetimi për këtë rast e që më herët nuk kishte ndodhur. Edhe marrëveshja në Bruksel po ashtu kontribuoi që të

Dritan Rexhepi, i akuzuar për dy vrasje dhe grabitje me armë në vitin 1999 në Shqipëri, figuron ndër personat më të kërkuar në Evropë. Veç Shqipërisë, Britanisë dhe Belgjikës, Rexhepin e kërkon edhe Spanja, e cila e ka listuar në listën e 10 më të kërkuarve. Gazeta spanjolle “La Vanguardia”, shkruan në një artikull të saj se policia spanjolle ka shpërndarë me qindra foto të Rexhepit në vend dhe kërkon informacion për kapjen e tij. Mendohet se Rexhepi, i cili pak kohë më parë u arratis nga një burg i Belgjikës, fshihet në rajonin e Katalunjës. Po për Rexhepin ka shkruar ditën e djeshme edhe britanikja e

Evening Standard, e cila shkruan se Rexhepi figuron në listën e 17 personave më të rrezikshëm që kërkohen nga drejtësia britanike. “Dritan Rexhepi, 32 vjeç, kërkohet për vrasje dhe grabitje me armë nga autoritetet shqiptare dhe belge. Ai njihet si person me rrezikshmëri të lartë në Britani dhe që ka lidhje të forta me trafikantë droge në Londër, Befordhire dhe Northants”,

shkruan prestigjiozja britanike në artikullin e saj. Rexhepi u arrestua në vitin 2006 në Shqipëri dhe dyshohej se ishte vrasës me pagesë. Ai akuzohet për vrasjen e dy efektivëve të policisë në Fushë-Krujë. Mirëpo, natën e arrestimit në Shqipëri, Rexhepi mundi të arratisej nga Komisariati i Durrësit, për t’u kapur më vonë në Itali. Por, i cilësuar si “mbreti i arratisjeve”, Rexhepi edhe njëherë tjetër arriti të arratisej. Në vitin 2011 ai u arrestua në Belgjikë dhe përsëri arriti të arratisej prej andej. Tashmë, dyshohet se Rexhepi fshihet në Spanjë, përkatësisht në Barcelonë, ku akuzohet për grabitjen e një banke.

është parandaluar një grup i serbëve të zhvendosur, që të marrin pjesë në një shërbim për Krishtlindjet Ortodokse. “Autobusi me vizitorë ishte sulmuar me gurë të hedhur nga disa demonstrues”, thekson raporti. Sa i përket kthimit, UNHCR ka raportuar se janë shënuar gjithsej 2660 raste të riatdhesimit të detyruar individual, kryesisht nga vendet evropiane. Autoritetet e Kosovës në muajin tetor kanë miratuar norma të reja që kanë për synim përmirësimin e menaxhmentit të programit të riintegrimit dhe strategjinë e re për riintegrimin e personave të riatdhesuar për periudhën 2014 – 12018, shkruan në raportin e sekretarit të përgjithshëm të

Kombeve të Bashkuara, Ban Kimoon. Në kapitullin “Observimet”, mirëpritet vendimi i Bashkimit Evropian për fillimin e bisedimeve për pranim me Serbinë dhe negociatat për marrëveshjen e stabilizim asociimit me Kosovën. Në vitin 2014, “duhet të vazhdojnë përpjekjet për konsolidimin e të arriturave kritike të vitit të kaluar në dialog, së bashku me rrugën drejt pajtimit rajonal, stabilitetit dhe prosperitetit”, thekson raporti. Ban Ki-moon e falënderon përfaqësuesin e tij special në Kosovë, Farid Zarif, për “udhëheqjen e tij të fuqishme dhe efektive dhe gjithë personelin e UNMIK-ut për dedikimin e tyre në shtyrjen përpara të përgjegjësive të misionit”. Ai, po ashtu, i falënderon edhe partnerët e Kombeve të Bashkuara në terren, siç janë Bashkimi Evropian, EULEX-i, KFOR-i, OSBE-ja dhe pjesëtarët e familjes së Kombeve të bashkuara në Kosovë, për kontributin e tyre për paqe dhe stabilitet dhe për bashkëpunimin e tyre të ngushtë me UNMIK-un. Raportit të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i është bashkangjitur edhe materiali i shefit të misionit EULEX, Bernd Borchardt, në të cilin flitet për aktivitetet e këtij misioni. Në këtë tekst theksohet se “hetimi penal i udhëhequr nga një forcë speciale lidhur me akuzat për rrëmbim, arrestim, keqtrajtim dhe vrasje, si dhe për trafikimin e organeve, në Kosovë ka vazhduar me të shpejtë gjatë periudhës raportuese” dhe konstatohet se “është bërë progres solid në aktivitetet hetuese dhe operacionale”.

AAK s’dëshiron rrëzimin e Qeverisë Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka deklaruara se kjo parti nuk është e gatshme të iniciojë mocion mosbesimi për ta rrëzuar Qeverinë. “Nuk jemi të gatshëm, pa pasur reformë zgjedhore, pa pasur konsensus dhe pa pasur proces pozitiv për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare”, ka deklaruar Isufi në një intervistë për “Epokën e re”. Ai ka thënë se qëndrimi i AAK-së është që zgjedhjet parlamentare të mbahen në muajin shtator. Sipas Isufit, shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe pa përfundimin e reformës zgjedhore mund ta dëmtojë imazhin e Kosovës edhe

në arenën ndërkombëtare. Ai ka kërkuar nga partitë politike që të gjejnë një konsensus për caktimin e datës së zgjedhjeve nacionale. Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar se qeverisja e ardhshme do të drejtohet nga Ramush Haradinaj. “Do të dalim fitues në zgjedhje dhe Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër”, është shprehur Isufi.


R a jo n / B o t ë

e martë, 11 shkurt 2014

11

BE, keqardhje për referendumin në Zvicër Bashkimi Evropian (BE) thotë se i vjen keq për referendumin në Zvicër, me të cilin frenohet emigracioni nga vendet e unionit. Rezultatet përfundimtare nga votimi i së dielën, tregoi se 50.3% të zviceranëve kanë votuar në favor të shtrëngimit të politikave shtetërore. Brukseli zyrtar thotë se do të analizojë se si

ky votim do të ndikojë në raportet me Zvicrën. Përderisa shteti neutral helvet nuk është anëtare e BE-së, politikat e saja të emigrimit bazohen në lëvizjen e lirë të qytetarëve në dhe nga BE-ja. Ky rezultat i obligon qeverisë që të përkthej referendumin, që inicioi Partia e Popullit e krahut të djathtë, në ligj brenda një periudhe

tre vjeçe. Kjo njëherësh reflekton brengën në rritje në mesin e popullatës zvicerane, se emigracioni po shkatërron kulturën autoktone alpine, dhe se po i kontribuon në ngritjen e qirasë, transportin e ngarkuar dhe më shumë krime. Të huajt përbëjnë rreth një të katërtën e popullatës, që numëron 8 milion banorë.

PËR TRAFIKIMIN E DROGËS DHE QENIEVE NJERËZORE Kina ka një ligj të fortë për luftimin e drogës, ku trafikantët e drogës apo të njerëzve ekzekutohen në vdekje pa ndonjë mundësi për t’u mbrojtur me avokat. Ata u ndaluan në qytetin Xinhua dhe se vepronin në bashkëpunim me një grup trafikantësh nga Nigeria, ku edhe u arrestuan 30 shtetas nigerian kzekutim me varje pritet të jetë dënimi për katër shqiptarët që u arrestuan nga policia kineze disa ditë më parë, si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore, bën me dije NOA. Kina ka një ligj të fortë për luftimin e drogës, ku trafikantët e drogës apo të njerëzve ekzekutohen në vdekje pa ndonjë mundësi për t’u mbrojtur me avokat. Ata u ndaluan në qytetin Xinhua dhe se vepronin në

Kina pritet t’i dënojë me vdekje trafikantët shqiptarë

E

U PREMTONIN TOKËN ITALIANE Nga informacionet e grumbulluara shpjegohet se shqiptarët nga Shqipëria përmes rrugëve ilegale sillnin në Kinë lëndë narkotike të llojit marijuanë, ndërsa gjatë kthimit ata merrnin refugjatë duke i premtuar tokën italiane. Kinezët paguanin shuma të mëdha parash për të mbërritur në destina cionin e kërkuar evropian.

bashkëpunim me një grup trafikantësh nga Nigeria, ku edhe u arrestuan 30 shtetas nigerian. Ky rrjet ndërkombëtar vite me radhë ishte nën hetime dhe në këtë operacion ishte përfshirë edhe policia italiane dhe ajo e Togos, të cilat i ofruan informata shtesë policisë kineze. Nga informacionet e grumbulluara shpjegohet se shqiptarët nga Shqipëria përmes rrugëve ilegale sillnin në Kinë lëndë narkotike të llojit marijuanë, ndërsa gjatë kthimit ata merrnin refugjatë duke i premtuar tokën italiane. Kinezët paguanin shuma të mëdha parash për të mbërritur në destinacionin e kërkuar evropian. Sipas informacioneve të policisë kineze, një nga shqiptarët kishte krijuar një rrjet të prostitucionit në këtë qytet detar duke ofruar kinezëve "femra të bardha". Aksioni i arrestimeve u konfirmua edhe nga komandanti i forcave speciale Mario Parente në Romë.

Mesiq: Të ndryshohet Marrëveshja e Daytonit Parisi kërkon korridor human itar në Siri Franca njoftoi të hënën se do të propozoj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një rezolutë me të cilën kërkohet hapja e menjëhershme e një korridori humanitar, në qytetet e rrethuara në Siri. Shefi i diplomacisë franceze Laurent Fabius, tha të hënën se rezoluta do të përfaqësojë një përpjekje për të shpejtuar lëvizjet që kanë për qëllim dërgimin urgjent të pajisjeve mjekësore dhe ushqimit. “Është absolutisht skandaloze që ne po diskutojmë për këtë çështje, tash e një kohë të gjatë, kurse njerëzit po vazhdojnë të vdesin nga uria”, ka thënë Fabius. “Prandaj, për këtë arsye, ne bashkë me shtetet e tjera, duam të propozojmë një rezolutë që është në këto vija”, ka shtuar ministri i punëve të jashtme të Francës.

Ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiq ka deklaruar se është duke përcjellë me shqetësim ngjarjet e ditëve të fundit në Bosnjë. Ai ka thënë se e kupton zemërimin e qytetarëve, por ka shtuar se me dhunë nuk mund të ndryshohet asgjë. Ajo që duhet të ndryshohet, sipas tij, është

Marrëveshja e Daytonit. “I kuptoj motivet e atyre, të cilët për shkak të gjendjes në të cilën ndodhen, kanë dalë nëpër rrugë. E kuptoj zhgënjimin e atyre me të ashtuquajturën elitë politike, si dhe dëshirimin për mos-përmirësimin e gjendjes. Megjithatë, me dhunë, plaçkitje dhe shkatërrim nuk

do të arrihet asgjë”, shkruan në komunikatën e kabinetit të ish-

presidentit të Kroacisë. Ai po ashtu ka thënë se Marrëveshja e Daytonit, e vitit 1995, miratimi i të cilës u pat përshëndetur nga të gjithë, pasi që i pat dhënë fund një lufte të përgjakshme, tani është shndërruar në pengesën kryesore drejt kthimit të Bosnjës në shtet funksional.

“Marrëveshja AfganistanTaliban, e arritshme” Një zyrtar i lartë pakistanez thotë se beson që një marrëveshje për paqe mes Afganistanit dhe Talibanit është e mundshme nëse qeveria e Kabulit tregohet elastike. Udhëheqja e Talibanit besohet se strehohet në Pakistan dhe sipas zërave, po udhëheq kryengritjen afgane me mbështetjen e elementëve brenda ushtrisë pakistaneze. Islamabadi hedh poshtë zërat për përfshirje, megjithëse e ka ndihmuar ardhjen e Talibanit në pushtet në vitet 1990. Presidenti afgan Hamid Karzai i ka bërë prej kohësh presion Pakistanit të shfrytë-

zojë ndikimin e tij mbi Talibanin për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, por organizata islamiste nuk pranon negociata deri në largimin e trupave të huaj nga vendi. Ka shqetësime në rritje se forcat afgane të sigurimit nuk do të jenë në gjendje të parandalojnë ardhjen në pushtet të Talibanit në 2014, kur pjesa më e madhe e forcave ndërkombëtare do të largohen nga vendi. Në komentet dje në Islamabad, Këshilltari pakistanez i Sigurisë Kombëtare Sartaj Aziz la të kuptohej se një marrëveshje për paqe në Afganistan është pranë.

Aziz thotë se “Talibani ka vendosur regjimin e tij në disa distrikte afgane, por sipas parashikimeve pakistaneze kjo organizatë nuk do të jetë në

gjendje të fusë nën kontroll të gjithë vendin, pasi trupat ndërkombëtare të tërhiqen”. Këshilltari pakistanez thotë se ka rreth 350 mijë forca afgane

Fyerjet amerikane për BEnë Pas Angela Merkel, komentet e ndihmës/Sekretares amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, për Bashkimin Evropian (BE) i dënoi ashpër edhe presidenti i Këshillit të Evropës. Gjatë një interviste për një stacion televiziv belg, Herman van Rompuy tha se përdorimi i një gjuhe të tillë, kaq vulgare, nga ana e zyrtares së lartë amerikane, është “krejtësisht i papranueshëm”. Komentet e Nuland ishin pjesë e një telefonate, që rrodhi në median sociale. Në bisedën telefonike me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Geoffrey R. Pyatt, ajo përdori gjuhë vulgare për të sugjeruar se Shtetet e Bashkuara duhet ta injorojnë qëndrimin e BE-së për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Vetë Nuland u shpreh, një ditë më parë, se nuk ka ndërmend të komentojë për atë, që e cilëson “një bisedë private diplomatike”, duke preferuar ta mbyllë argumentin me ndjesën e kërkuar partnerëve evropianë. Në të njëjtën telefonatë, ndihmës/Sekretarja e Shtetit kritikonte edhe rolin e politikanit opozitar ukrainas, Vitali Klitschko, e shprehej se nuk ishte ide e mirë, që ai të merrte pjesë në qeveri. Për Departamentin e Shtetit ishte krejtësisht e qartë se kush e bëri publike telefonatën. “Ky është një tjetër nivel i ulët i taktikës ruse të spiunazhit”, tha zëdhënësja, Jen Psaki. Mjaft ekspertë mendojnë se stuhia e fyerjeve diplomatike, që ka përfshirë aktualisht shprehjet përçmuese të Nuland ndaj politikës së BE-së për Ukrainën, është dëshmi paaftësie. Por, ndoshta zyrtarja e lartë shtojnë ata, - shpreh diçka që e mendojnë mjaft evropianë dhe amerikanë. As Shtetet e Bashkuara dhe as blloku nuk po luajnë ndonjë rol të rëndësishëm në përpjekjet për vënien e situatës nën kontroll në Ukrainë. Në vend të kësaj, dëgjohen breshëri akuzash të ndërsjella. SHBA-të janë tepër energjikë dhe të vrullshëm, ndërsa BE e tërhequr. Pikërisht kjo e fundit është bërë tani temë, gjithashtu bazuar në regjistrimin e një telefonate mes dy diplomatëve të BE-së, të cilët flasin keq për atë që u tha nga diplomatja amerikane.

të sigurisë dhe aleanca veriore anti-Taliban është forcuar, prandaj ka gjasa që Talibani të jetë i gatshëm të ndalë konfliktin përmes ripajtimit politik. Ai i bëri thirrje qeverisë afgane të tregohet elastike dhe të paraqesë një ofertë që do ta nxiste Talibanin t’i bashkohej procesit të paqes. Ndërkaq, Azizi la të kuptohej se përdorimi i forcës ushtarake për të vënë nën kontroll aktivitetin ekstremist në Pakistan, është i hapur. Ai tha se aktiviteti ekstremist është një kërcënim ekzistencial në Pakistan. Një delegacion i qeverisë pakistaneze filloi javën e kaluar një raund të ri bisedimesh për paqe me një grup figurash publike që Talibani i ka zgjedhur si ekipin e tij negociator.


S p e c ia le

12

e martë, 11 shkurt 2014

Amerikanët janë të frikësuar nga potenciali për trazira politike që mund të ketë hendeku gjithnjë e më i madh mes të pasurve dhe të varfërve. Të pasurit po ndihen të persekutuar si hebrenjtë, të varfrit si të pashpresë residenti Barak (Barack) Obama po synon të përballet me sfidën e rritjes së pabarazisë në Shtetet e Bashkuara dhe në mobilitetin ekonomik (aftësia për t’u lindur i varfër dhe për t’u bërë i pasur) që është asgjë tjetër veçse në stanjacion. Siç tha në fjalimin para kombit, ai kërkon që njëkohësisht të “fuqizojë klasën e mesme” dhe “të ndërtojë shkallë të reja mundësie” për të arritur tek ajo. Plani i tij modest – modest aq sa nuk ka nevojë për miratim nga Kongresi që gjithsesi nuk ka gjasa ta marrë – përfshin rritjen e pagës minimale për punëtorët me kontrata federale dhe vendosjen e një opsioni të ri për kursimet për pension nga puna. Është një fillim i këndshëm. Por aspak fare e mjaftueshme. Mobiliteti ekonomik i ngathët i Shteteve të Bashkuara nuk është diçka e re. Sipas një studimi të publikuar së fundmi nga akademikët në Universitetin e Harvardit dhe nga Universiteti i Kalifornisë, Berkli, mobiliteti ka qenë në nivel mediokër për të gjithë ata që kanë lindur në vitet 1970 dhe është po aq keq për ata që kanë lindur 20 vjet më vonë. Por çfarë është ndryshe tani? Dy gjëra. E para, rritja e shpejtë e pabarazisë në të ardhura ka dëmtuar edhe më shumë shkallën e mobilitetit se sa më parë. Një përqindëshi më i pasur, siç ka vërejtur së fundmi Paul Krugman, përfitoi rritje të ardhurash me 182 për qind mes viteve 1979 dhe 2012. Katër për qind e popullsisë së pasur përpos 1 përqindëshit të supermiliarderëve, kanë njohur rritje të ardhurash me 52 për qind gjatë së njëjtës periudhë. Sasia gjithnjë e më e madhe e parave të fituara nga më të pasurit i lejon ata të blejnë privilegje që sigurojnë që fëmijët e tyre të mbeten në majë. Familjet me të ardhura shumë të larta banojnë në një botë ku tarifat vjetore të shkollave private arrijnë në pothuajse po aq sa të ardhurat mesatare të familjeve, dhe mësuesit e kushtueshëm, aktivitetet jashtëshkollore dhe këshilltarët për kolegje private sigurohen që fëmijët e tyre të ruajnë statusin e tyre të privilegjuar. Edhe shkollat më të mira publike nëpër periferitë e pasura nuk i ofrojnë dot këto avantazhe. Megjithatë epoka e kreditit të lehtë dhe flluskës së çmimeve të pronave të patundshme e fshehu këtë realitet për shumë vite – efektivisht duke i lejuar njerëzit që përkohësisht të marrin hua për të harruar problemet e Amerikës me pabarazinë dhe mungesën e mobilitetit shoqëror. Paga juaj mund të mos rritet, por nëse përdor shtëpinë si kolat-

P

Hapat e Obamës nuk do ta zvogëlojnë pabarazinë Që prej dekadash, një numër gjithnjë e më i vogël të varfërish arrijnë të çajnë para dhe të pasurohen, ndërsa të pasurit sot janë në gjendje të shpenzojnë për arsim më shumë nga sa kanë të ardhurat mesa tarja e familjeve amerikane. Një miliarder shkaktoi zemërim pak ditë më parë kur krahasoi kritikat ndaj shtresës së pasur me persekutimin e hebrenjve nga nazistët. Disa besojnë se ndonjë figurë revolucionare e llojit Robespieri mund të jetë pas cepit në pritje. Analistët mendojnë se hendeku në të ardhura ka krijuar edhe një hendek ligjor, ku të pa surit i shpëtojnë ndëshkimeve kur bëjnë shkelje, ndërsa të varfrit paguajnë shtrenjtë gabimet e tyre ekonomike, si në rastin kur humbin shtëpinë te bankat.

eral, shtëpinë të cilën e bleve me kontribut tëndin prej vetëm 5 për qind, ti mund të blesh të njëjtin frigorifer të jashtëzakonshëm 10 mijë dollarësh si çdokush tjetër. Por kur flluska e shtëpive dhe shpërthimi i kredive të këqija sollën kolapsin, e vërteta mbi ekonominë e pabarabartë nuk mund të mohohej më. Shifrat erdhën shpejt dhe stuhishëm. Sipas Emmanuel Saez i Universitetit të Kalifornisë, Berkli, 95 për qind e të ardhurave të fituara nga familjet mes viteve 2008 dhe 2012 shkuan te 1 përqindëshi më i pasur. Në anën tjetër të spektrit të të ardhurave, gjithnjë e më shumë amerikanë identifikohen si klasë e ulët – diçka e padëgjuar më parë. Sipas qendrës kërkimore Pew që po e monitoron këtë – rezultatet nuk janë të këndshme. Më 2008-n, 25 për qind të pyeturve deklaruan për veten këtë status ekonomik. Më 2012-n, kjo tashmë i përkiste mendimit të 32 për qind të popullsisë. Nga viti 2014, pasi kompanitë e renditura si 500 më të mëdhatë nga Standard and Poor’s janë rritur me 30 për qind brenda një viti, numri i njerëzve që identifikojnë veten si shtresë e ulët apo shtresë e ulët e mesme është rritur me 40 për qind.

Pothuajse e njëjta shifër – 38 për qind – i thanë Pew se “puna e lodhshme dhe vendosmëria nuk janë garanci për sukses për shumicën e njerëzve”. Perceptimi ynë se po i bëjmë gjërat mirë është rrënuar përballë realitetit ekonomik. Ne mund t’i shohim rezultatet praktike gjithkund. Ajo pjesë e Aktit

të Kujdesit Shëndetësor të Përballueshëm, e cila ndalon kompanitë të ofrojnë mbulim me sigurime shëndetësore më të mira për punonjësit drejtues, supozohej që të hynte në fuqi në vitin 2010. Por nuk ka hyrë ende në fuqi. Ka më shumë anëtarë të Kongresit që janë milionerë se sa ka

anëtarë që nuk janë. Në San Francisko, masat e klasës së mesme sërish përdorin transportin urban, ndërsa ata më me fat apo të aftë mjaftueshëm sa të kenë punë në Silikon Vallej te gjigantë si Google, dërgohen në punë me autobusë luksozë privatë. Për të pasurit, kombinimi i izolimit dhe privilegjeve të mirëqenies sjell një njohuri gjithnjë e më të paktë mbi realitetet shoqërore dhe meritat. Kriticizmi më i vogël shihet si një luftë personale – aq sa kapitalisti i sipërmarrjes Tom Perkins e krahasoi kritikën ndaj të pasurve me atë të persekutimit të hebrenjve nga nazistët.

Kjo është pra situata që Xhosh (Josh) Marshall e ka prezantuar të tillë: “Është një pjesë e popullsisë, qoftë ajo 1 përqindëshi më i pasur apo 0.1 përqindëshi, që nuk është se thjesht ka më shumë mallra e para. Shkalla e stërmadhe e diferencës bën që ata të jetojnë në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Kjo krijon një hendek alienimi dhe largësie [nga realiteti]”. Sa i përket pjesës tjetër prej nesh, ne jetojmë me ndjenjën se ka një zgjidhje për këtë çështje, se ka një set rregullash të buta për plutokracinë dhe një set tjetër të ashpër për të gjithë të tjerët. Kjo shpjegon shumë humorin e zi mbi fitimet private dhe rrezikun shoqëror, zemërimin ndaj amerikanëve të mesëm që u dejonizuan për blerjen e shtëpive që nuk mund t’i përballonin ndërsa bankat që kredituan gjithë ato para shpëtuan me ndonjë shpullë të lehtë në formën e gjobave. Kjo lloj ndarjeje është gërryese. Ajo ushqen vetveten. Njerëzit besojnë se janë të destinuar në mënyrë permanente përmes dritareve të xhamit te rreziku i mirëqenies së tyre shoqërore. Po kështu janë edhe njerëzit në anën tjetër të hendekut – të frikësuar mbi komentet mbi shpenzimet e luksit që u çon menjëherë në mendje se Robespieri është pas cepit në pritje. Gjëra të këqija mund të ndodhin në një mjedis të tillë. Obama duhet të përballet me këtë. Nëse nuk është në gjendje të bindë Kongresin të veprojë, ai ka nevojë të shpjegojë para amerikanëve pasojat e këtij mosveprimi. Hapat e vegjël gjithsesi nuk ka gjasa të mjaftojnë.


S p e c ia le

e martë, 11 shkurt 2014

13

Mos kini frikë nga deflacioni Njohuritë aktuale mbi të këqijat e deflacionit janë më shumë teorike se sa praktike, thonë analistët. Më së shumti, problemi i sotëm i botës është deformimi i borxheve qeveritare dhe kombëtare, të cilat duhet të ristrukturohen ristine (Christine) Lagarde thotë se deflacioni është një “katallan që duhet të luftohet me vendosmëri”. Drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar thjesht sa po dramatizon diturinë aktuale konvencionale, por ajo e ka gabim. Lagarde nuk e shpjegoi se pse ajo mendon se deflacioni ishte kaq i rrezikshëm. Ka gjasa gjithsesi se ajo kishte ndër mend tre argumente të zakonshme mbi këtë temë. I pari, deflacioni mund të krijojë një cikël borxhesh tragjike. Frika nuk është tërësisht joracionale; rënia e përgjithshme e çmimeve mund të sjellë katastrofë ekonomike. Ekonomisti amerikan Irving Fisher e përshkroi këtë cikël helmues: çmimet bien, borxhet e këqija rriten, bankat rrënohen, bizneset falimentojnë, punëtorë të dëshpëruar përballen me ulje rrogash dhe kompanitë ulin çmimet edhe më tej. Spiralja për poshtë vijon deri sa të ndodhë diçka – luftë, anarki apo një rend i ri monetar. Fisher shkroi më 1932, gjatë Depresionit të Madh. Në atë kohë indeksi i çmimeve të konsumit pati rënë me 27 për qind gjatë tre viteve, ndërsa prodhimi dhe punësimi u vyshkën. Por ajo përvojë, gjithsesi, nuk ishte e zakonshme. Në një studim të vitit 2004, akademikët Endrju (Andrew) Atkeson dhe Patrik J. Kehoe panë te tendencat e çmimeve dhe prodhimit të një shekulli në 17 vende. Ata identifikuan 73 periudha pesëvjeçare gjatë të cilave çmimet kishin rënë dhe zbuluan “praktikisht asnjë provë” të ndonjë lidhjeje mes deflacionit dhe rënies së prodhimit. Të dhënat e Japonisë në kohën tonë – shpesh të cituara si një shembull i rreziqeve të deflacionit – përputhen me këtë tipar aspak alarmues. E vërtetë, Japonia nuk ka kaluar drejtpërsëdrejti në deflacion, thjesht që çmimet e konsumit nuk kanë lëvizur që nga viti 1992. Por situata thuajse deflacion nuk ka sjellë asnjë dëm të dukshëm ekonomik. Përkundrazi, rritja në PBB për frymë ka qenë mjaft e respektueshme, veçanërisht pas axhustimit me rënien e ndjeshme të numrit të të rinjve në popullin japonez.

K

Në një studim të vitit 2004, akademikët Endrju (Andrew) Atkeson dhe Patrik J. Kehoe panë te tendencat e çmimeve dhe prodhimit të një shekulli në 17 vende. Ata identifikuan 73 periudha pesëvjeçare gjatë të cilave çmimet kishin rënë dhe zbuluan “praktikisht asnjë provë” të ndonjë lidhjeje mes deflacionit dhe rënies së prodhimit. Ekonomisti Eduard Preskot (Edward Prescott), një nobelist, ka shkuar deri aty sa të deklarojë se “është një fakt shkencor i mirëbazuar” se politika monetare e Bankës së Rezervave Federale të SHBAsë “në praktikë nuk ka efekt mbi prodhimin dhe punësimin”. Varësia e tepërt financiare disku rajon aktivitetin ekonomik të shëndetshëm, zgjeron hendekun mes kredidhënësve më së shumti të pasur dhe kredimarrësve të varfër dhe pasuron më tej financierët ekonomikisht jondihmues. Cilado qoftë e shkuara historike, deflacionet e borxheve të Fisherit janë lehtësisht të parandalueshme. Gjithçka që kërkohet është diçka në mes të rrugës së një qeverie të besueshme për të emetuar mjaftueshëm para të re për të mbajtur sistemin financiar në këmbë. Për shembull, pasi Lehman Brothers u lejua të falimentojë më 2008-n, autoritetet shpejt e kuptuan situatën, shpëtuan nga falimenti bankat, kompanitë e sigurimeve dhe General Motors. Ata mund të bëjnë të njëjtën gjë në rast se deflacioni kërcënon me të vërtetë të kthehet në një katallan që shkatërron ekonominë. Arsyeja e dytë e nënkuptuar për t’u shqetësuar nga deflacioni është perspektiva se rënia e ngadaltë e çmimeve mund të reduktojë konsumin. Njerëzit racionalë, thonë ekonomistët, do të mbajnë paratë e tyre të pash-

penzuara në pritje të çmimeve më të ulëta. Ky argument është shumë pranë i të qenët qesharak. Imagjinoni rënien e shpejtë dhe të parashikueshme të çmimeve të mallrave elektronike. Kjo rënie nuk dihet të ketë dëmtuar ndonjëherë shitjet. Deflacioni i butë mund të shtyjë pak blerës inteligjentë të shtyjnë për më vonë disa blerje, por perspektiva e të paguarit 1 apo 2 për qind më pak në vit duket një motiv shumë i dobët për të kufizuar blerjet. Në fund, Lagarde mund të jetë e shqetësuar se deflacioni kufizon aftësinë e bankave qendrore për të ofruar stimuj ndihmues. Në fund të fundit, normat e interesit të politikës monetare nuk mund të shkojnë poshtë zeros, sepse teoria mund të diktojë se kur ekonomia ecën keq, çmimet janë duke rënë. Kjo është e vërtetë, por mungesa e uljes së interesave nuk duhet të jetë një problem serioz, pavarësisht asaj që mendojnë disa guvernatorë bankash qendrore. Në realitet, normat e interesit të politikave janë shumë rrallë të fuqishme dhe kurrë nuk janë i vetmi mjet i disponueshëm. Natyrisht, disa lëvizje në interesat bazë mund të ndryshojnë balancën ekonomike, por provat statistikore sugjerojnë se politika monetare është më pak e rëndësishme se sa shumë forca të tjera financiare dhe ekonomike.

Ekonomisti Eduard Preskot (Edward Prescott), një nobelist, ka shkuar deri aty sa të deklarojë se “është një fakt shkencor i mirëbazuar” se politika monetare e Bankës së Rezervave Federale të SHBA-së “në praktikë nuk ka efekt mbi prodhimin dhe punësimin”. Këndvështrimi i Preskot është ekstrem, por në çdo rast, autoritetet kanë mënyra të tjera për të ndikuar ekonominë. Ata mund të printojnë para të reja, siç po bën FED aktualisht. Në mënyrë alternative, ata mund të ndryshojnë rregullat financiare, taksat apo shpenzimet e qeverisë. Në rastin më të keq, deflacioni i butë mund të nxisë guvernatorët e bankave qendrore dhe padronët e tyre politikë të jenë më krijues. Është normale të shqetësohesh për çdo gjë që kërkon një mënyrë të re të menduari. Sërish, Lagarde humbi monstrën financiare që me të vërtetë kërcënon shëndetin ekonomik – bishën e borxheve. Varësia e tepërt financiare diskurajon aktivitetin ekonomik të shëndetshëm, zgjeron hendekun mes kredidhënësve më së shumti të pasur dhe kredimarrësve të varfër dhe pasuron më tej financierët ekonomikisht jondihmues. Kjo krijesë sakaq është bërë e stërmadhe, e ushqyer nga deficitet qeveritare, fondet e tepërta nga suficitet tregtare dhe krijimi i çmendur i kreditit nga bankat dhe ndërmjetësit. Deflacioni i butë mund ta bëjë ngarkesën e borxheve edhe më të rëndë duke reduktuar paranë e disponueshme për shërbimin e borxhit. Por ky katallan i vërtetë ka nevojë për tjetër gjë, përpos një diete inflacioni të butë. Ajo ka nevojë të zvogëlohet në përmasa të menaxhueshme duke hequr nga bilanci vlerën e shumë borxheve. Për fat të keq, askush nuk ka gjetur një mënyrë për të bërë diçka të tillë pa dëmtuar rëndë besimin financiar, tek i cili bazohet ekonomia moderne. Por me politikanë të fortë, mund të jetë e mundur të ruash këtë besim. Nëse Lagarde me të vërtetë dëshiron të ndihmojë ekonominë botërore, ajo duhet të ndalojë të alarmojë dhe duhet të nxisë punën për një skemë botërore politikisht të pranueshme të ristrukturimit të borxheve.


14

E n ig m a

e martë, 11 shkurt 2014

HOROSKOPI DASHI Me ne fund debatet do mbarojnë dhe ju do e shihni ndryshe te ardhmen ne çi. Do i shtoni dozat e fantazisë dhe do mundoheni ta bëni partnerin te ndihet sa me mire. Beqaret do kenë gjithë kohës mbështetjen planetëve dhe me ne fund do e gjejnë shpirn binjak. Financat do jene te qëndrueshme. Fatmirësisht ne këtë sektor nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

BINJAKËT Nëse jeni ne një lidhje duhet t’i përkushtoheni aj qe keni ne krah sepse po e late pas dore do e humbni pak nga pak. Kohen do e keni kështu qe pse te mos i përgasni edhe ndonjë surprize. Beqaret do kenë takime interesante, por nuk do i pëlqejnë aq sa duhet personat qe do kenë pranë. Situata financiare do jene delikate. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

LUANI Marrëdhënia ne çi do jete me e qete se disa dite me pare dhe do keni mundësi te flisni hapur me partnerin. Do shkëmbeni çdo ide apo mendim dhe do merrni vendime me rëndësi. Beqaret do dashurohen me personin e pare qe do ndeshin dhe do jene te gatshëm te bëjnë sakrifica vetëm për ta pasur pranë. Financat do i ruani ne gjendje te qëndrueshme.

PESHORJA Asgjë nuk do shkoje si mendonit sot ne jetën tuaj ne çi. Nuk do arrini dot te ruani ekuilibrin dhe do keni debate te forta. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa takime interesante. Merruni me diçka tjetër qe te mos e mbani mendjen atje. Buxhe do ekuilibrohet dhe do mund te kryeni invesmet e dëshiruara. Disa te afërm do iu ndihmojnë tej mase.

SHIGJETARI Priten momente shume te lumtura gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çi. Partneri do iu surprizoje dhe do iu mahnite ne çdo moment. Beqaret nuk duhet te presin gjera te jashtëzakonshme sot. Me mire te mos ëndërrojnë shume sepse do zhgënjehen. Ne planin financiar gjithashtu duhet te qëndroni me këmbë ne toke. Mos shpenzoni shume marramendëse.

UJORI Plutoni do sjelle goxha tension gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çi. Do mërziteni aq shume saqë nuk do dini çfarë te bëni. Kërkoni këshillën e ndonjë miku te ngushte. Beqaret do pëlqejnë një person i cili ne te njëjtën kohe iu pëlqen dhe dëshiron t’iu ketë pranë. Financiarisht do jeni mja te favorizuar. Nuk pritet as tronditja me e vogël ne këtë sektor.

DEMI Dite e mire për te marre vendime te rëndësishme ne çi gjate kësaj dite. Do kuptoheni mja mire me njeri-tjetrin dhe nuk do mbani as mëri për te shkuarën. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare. Jeta e tyre do ndryshoje rrënjësisht. Ne planin financiar duhet te kryeni shpejt e shpejt shpenzimet e nevojshme dhe te bëni një rikonstrukturim te gjithë gjendjes.

GAFORJA Beni kujdes me skenat e xhelozisë gjate kësaj dite sepse edhe durimi i partnerit e ka një kufi. Po e kaluat këtë te fundit do njohin një ane tjetër te karakterit te j qe nuk do iu pëlqejë aspak. Beqaret do dashurohen pas një personi tërheqës, te zgjuar dhe mja te hapur. Me financat bëni kujdes. Çdo pamaturi mund t’iu kushtoje shtrenjte.

VIRGJËRESHA Ka rrezik qe sot te filloje tensioni ne jetën tuaj ne çi. Do jeni gjithë kohës te mërzitur dhe do mbylleni ne vetvete. Beqaret do realizojnë një takim shume te bukur ne një mjedis te veçante. Shume gjera do ndryshojnë për ta këtë dite. Ne planin financiar do jeni shume te qarte dhe do hidhni hapat e duhura. Situata do ketë goxha përmirësime.

AKREPI Pas një periudhe jo shume te mire për jetën ne çi, sot situata do filloje te përmirësohet. Do tregoheni me te kuptueshëm dhe me tolerante. Beqaret do kenë takime dhe flirte pa fund, po nuk do guxojnë te hedhin asnjë hap me tej. Ne planin financiar do jete dite e favorshme për te kryer transaksione. Shume shpejt do ketë edhe përmirësime te dukshme.

BRICJAPI Dite e ekuilibruar dhe pa asnjë debat kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e respektoni tej mase personin qe keni ne krah dhe do mundoheni ta bëni atë te ndihen si ne ëndërr. Ai gjithashtu do beje te njëjtën gjë. Beqaret do kenë një dite mese te zakonshme. Financat mund te kenë ndonjë tronditje, megjithatë probleme serioze nuk do ketë po morët shpejt masat e duhura.

PESHQIT Tregohuni me te hapur ne lidhjen qe keni krijuar sot dhe largoni runën sa me pare. Vetëm kështu marrëdhënia do ece ne rrugën e duhur. Beqaret do takojnë qe ne mëngjes një person qe do iu përshtatet ne shume pika. Mos e humbni mundësinë për ta njohur me mire. Buxhen do e ekuilibroni shpejt dhe do shpenzoni me qetësi për gjerat me te domosdoshme.

shpallje Në bazë të nenit 19 paragrafi 1 dhe 2 të Regullores për mënyrën e realizimit të ekzurzioneve për nxënsit nga shollat e Mesme ndërsa me pajtimin me nenin 24 të Ligjit për shkolla të mesme ,Kryetari I Komisionit për grumbullimin e ofertave publikon. SHPALLJE Për grumbullimin e ofertave për realizimin e ekzurzioneve një ditore SHMKM”Nikolla Shtejn”Tetovë në pajtimim me Programin për realizimin e ekzurzionit njëditor ,për të gjithë nxënsit e shkollës viti shkollor 2013/2014 organizon. 1.Ekzurzion një ditor ne Kodrën e diellit Tetovë ,me date 20 dhe 21 .02.2014. 2.Ekskurzion një ditor ne Shkup, vizitë ne teatër dhe muzej, me atë 21.02.2014. Në kërkesën e ofertave mund të paraqiten subjektet juridike të cilat I plotësojnë kriteret në vijim . -Cmim më I ulët - të jetë I regjistruar në pajtim me dispozitat pozitive të R.M për realizimin e aktivitetit turistik. -të kenë të realizuar në mënyrë të sukseshme së paku 3 ekzurzione për nxënës gjatë tri viteve të fundit . -Të plotësojë kushtet për transport të fëmijve ,në Pajtim për Ligjin për siguri në rrugë dhe Regulloren për kërkesat e posacme teknike. -Në cmim do të përfshihet shpenzimet për rrugë. -Pagesa do të bëhet dy ditë para realizimit të ekzurzionit . Shpallja zgjat 5 ditë .Ofertat të dorzohen në adresën SHMKM Nikolla Shtejn Tetovë Rruga Ilindenska bb.në zarfë të mbyllur me Shenjë Komisoni për grumbullimin e ofertave për ekzurzion . Komisioni për grumbullimin e ofertave, Donco Trajçevski


Sport

e martë, 11 shkurt 2014

15

E gjuajtën me vezë Humbja e gjashtë me radhë nuk ka kaluar pa u vërejtur nga tifozët e Hamburg SV, pasi që skuadra është duke shkuar drejt rënies nga kategoria. Kapiteni, Rafael van der Vaart ka dal të

sqarohet para rreth 300 tifozëve që po thërrisnin “ky HSV nuk ka zemër”. Për njëherë në drejtim të tij kanë fluturuar shkrepësat, vezët, mollat, ndërsa veq sigurimit është dashur të ndërhyjë

edhe babai i futbollistit. Gjërat nuk kanë mbaruar me kaq, ata kanë dëmtuar automobilin e Tolgay Arslan dhe trajnerit Berta van Marëijka, kurse 40 rroje kanë siguruar futbollistin, Ola

John. “Me i sulmuar lojtarët nuk është aspak në rregull. Ne profesionistët jemi frikësuar nga tifozët tanë”, tha mesfushori holandez, Van der Vaart. Një rrahje ka ndodhur edhe ndërmjet 8 tifozëve, kurse policia ka arrestuar dy prej tyre. Pas 20 javësh, HSV zë vendin e parafundit në Bundesliga.

“SAN SIRO” NUK DO TË JETË MË I PËRBASHKËT Më 13 mars do të zyrtarizohen vendimet e klubeve të Milanos, por mendohet se kuqezinjtë kanë vendosur për ndërtimin e një stadiumi të ri, ndërsa zikaltërit do të rindërtojnë San Siron për ta mbajtur vetëm për vete nter dhe Milan do të ndahen. Pas gati 70 vitesh dy skuadrat e Milanos kanë vendosur që të mos luajnë më të dyja së bashku në stadiumin “San Siro”. Sipas asaj që bën të ditur “Sport Mediaset”, në 13 Mars të këtij viti do të meret vendimi përfundimtar nga drejtuesit e të dyja skuadrave. Me shumë mundësi Interi dhe Milani do të rreshtin së përdoruri së bashku stadiumin “San Siro” në vitin 2016 ose 2017, pasi Milani ka në plan ndërtimin e një impianti të ri ndërsa Interi do të rimodelojë “La Scalan” e futbollit për të luajtur e vetme aty. Plani i Barbara Berlusconit është që të ndërtojë një impiant të ri në zonën e Portello pas përfundimit të ekspozitës universale Expo që do të zhvillohet pikërisht në këtë zonë në vitin 2015. Drejtuesja më re e kuqez-

Milani dhe Interi me stadium më vete

Për shkak të kritikave ndaj politikës anti-homoseksualizëm që ndjek shteti rus, një kanadezi i është bllokuar qasja në faqen e tij të internetit deri sa është në Olimpiadën e Soçit. Justin Krips nga Kanadaja anëtar i ekipit të lëshimit me saj i këtij vendi, nuk do të mund të kontrollojë faqen e tij të internetit gjatë qëndrimit në Olimpiadën dimërore Soçi 2014, për shkak të bindjeve të tij kundër politikave anti-ho-

I

injve ka rreth 6 muaj që ka filluar nga puna për të studiuar me stafin e saj projektin për stadiumin e ri. Nëse gjërat shkojnë mirë, Milani dhe tifozët e tij do të kenë stadiumin e tyre të ri në verën e vitit 2016 ose atë pasardhës. Idenë e parë për ndërtimin e një impianti të ri e kishin fillimsht drejtuesit e

Biletat e Palermos më të shtrenjta se të Realit Cilat janë biletat më të shtrenjta vjetore për të shikuar klubet e futbollit në kampionatet evropiane të futbollit? Sipas shënimeve më të reja të shpallura për biletat vjetore dhe atyre të një hyrjeje nëpër stadiumet e klubeve të futbollit, italianët kanë një shkëputje ndërmjet çmimit dhe kualitetit që ofrojnë në fushë. Madje, biletat vjetore për të shikuar Palermon kushtojnë më shtrenjtë se ato të Real Madridit. Palermo është në Sicili dhe nuk po themi se ka lidhje me diçka tjetër si mund të parashikohet, edhe pse si rajon është ndër më të varfrit në Itali. Skuadra e AC Milan udhëheq në listën e dhjetë skuadrave me biletat më të shtrenjta vjetore në gjithë ligat e futbollit në Evropë. Për të qenë gjërat edhe më të paparashikuara, italianët mbajnë tetë ndër 10 vendet e para. Në këtë listë qëndrojnë vetëm skuadrat e Premier Leagues, Arsenal e Tottenham.

Interit, por mesa duket tashmë kjo ide bazë e presidentit të ri zikaltër Erick Thohir ka rënë poshtë. Fillimisht u mendua se Interi do t’i hapte luftë Milanit për ndërtimin e një stadiumi të ri në zonën e Formello, pas përfundimit të Expo por në javët e fundit ky lajm është hedhur poshtë, dhe tashmë

është e sigurt që zikaltëritit do të rinovojnë stadiumin “San Siro”. Do të përfundojë kështu bashkëjetesa prej rreth 70 vitesh e dy skuadrave të Milanos, me dy ekipet që do ta luajnë derbin e Madoninës njëherë në impaintin e njëres e njëherë në stadiumin e tjetrës.

Sportistët rus protestojnë ndaj Putinit Aleksej Sobolev në dërrasën e tij rrëshqitëse të snobordit ka ilustruar një femër me thikë në dorë dhe një fantome në kokë. Kështu prezantojnë në skena të muzitës edhe bendi Pussy Riot, të cilat kundërshtarin numër një e kanë presidentit rus, Vladimir Putin. Për shkak të mos respektim të drejtave të njeriut hapjen e Olimpiadës dimërore të Soçit, e kanë bojkotuar presidenti amerikan, Barack Obama dhe kancelaria gjermane, Angela Merkel. “Protestim? Ndoshta”, tha Sobolev në lidhje me ilustrimin e tij. Ai nuk ka dashur të shprehet kundër politikave të Putinit me fikën se mund të përfundojë në burg. Megjithatë ai pas Olimpiadës mund të thirret në

moseksuale të shtetit rus. Rusët mendojnë se 27 vjeçari, i cili është tallur me politikat ruse duke postuar në internet një foto në brekë me kolegët e tjerë,ka nxjerr informata që nuk shkojnë me ligjin rus. “Duket se faqja ime e internetit është censuruar në Rusi. Pyes veten nëse na kanë vendosur edhe kamera nëpër dhoma”, ka shkruar kanadezi nëpërmjet rrjeteve tjera sociale.

Blic

Fituesja më e re në Olimpiadë

Lipnickaja bëhet sportistja më e re në histori të Lojërave Olimpike dimërore që fitoi medaljen e arë. Historitë e Lojërave Olimpike vazhdojnë

të përmirësohen, së fundi është përmirësuar edhe një rekord i veçantë nga Lojërat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Soçi të Rusisë. Julia Lipnickaja me 15 vjet moshë është fituesja më e re e medaljes së artë në histori të Olimpiadave dimërore. Patinazhistja ruse triumfoi në garën ekipore, e cila për herë të parë po mbahet në Olimpiada dimërore.

Thyen derën pasi që mbeti i bllokuar

bisedë. Sobolev madje ka menduar një mënyrë shumë të veçantë të tërheq femrat. Në kasketën e tij para paraqitjes ka shkruar numrin e telefonit të tij celular. “Kam marr mëse 2000 porosi, shumicën nga vajzat. Disa porosi janë të thjeshta dhe nuk do të mund t’i lexoja”, tha Sobolev.

Një sportist amerikan është detyruar të thyej derën e tualetit në Olimpiadën e Soçit, pasi që ka mbetur i bllokuar. John Queen, anëtar i ekipit të lëshimit me saj të kombëtares së SHBA-ve kishte mbetur i bllokuar në tualetin e fshatit olimpik. Ai kishte daluar nga aty duke e thyer derën. Madje këtë fakt, amerikani e ka prezantuar në profilin e tij të rrjetit social. Ai më vonë ka

sqaruar gjithë rastin. Quen një ish-lojtar ragbi në ligën elitare në SHBA, NFL nuk e ka pasur vështirë të shkatërrojë derën për të dalur.

Inspirohet nga videot e Ronaldos

La Liga, e barabartë Cesc Fabregas beson se gara për titullin e La Liga do të jetë shumë e ngushtë në mes të Barcelonës, Real Madridit dhe Atletico Madridit. Pas fitores 4-1 ndaj Sevillas, Blaugranët janë në krye të tabelës me pikë të barabarta me dy rivalët, por me një diferencë më të mirë të golave. Dhe, Fabregas beson se të tre ekipet do të

Iu bllokohet futja në internet

luftojë për titull deri në ndeshjet e fundit të sezonit. “La Liga është shumë e barabartë për momentin. Ne duhet të luajmë ndaj njëri-tjetrit dhe duhet të jemi të fuqishëm. Ne nuk mund të japim ndonjë avantazh në ndeshjet të cilat shkojnë në favorin tonë. Jam shumë krenar me këtë ekip”, ka thënë Fabregas për faqen zyrtare të klubit.

Benzema thotë se ai shpesh e shikon i-yllin e Real Madridit dhe të Brazilit, Ronaldo, para ndeshjeve. Megjithatë, ish-ylli i Lyonit, thotë se ai vazhdon të inspirohet nga Ronaldo brazilian. “Vërtet jam shumë i lumtur pasi të arrish të barazosh me një lojtar të nivelit të tij është e mahnitshme. Ronaldo është, për mua, së bashku me Zidane, një prej më të mirëve në histori.

Jam shumë krenar që kam shënuar po aq gola sa ai [për Madridin] dhe kjo më inkurajon të punoj më shumë. Ai më ka inspiruar në shumë aspekte. E para, dëshira e tij për të shënuar gola. Por unë po ashtu kam mësuar shumë nga ai sa i takon lëvizjeve në ballë të golit. E kam përcjellë Ronaldon si fëmijë dhe ende shikoj video të tij para ndeshjeve”.


Sport

16

GJITHNJË SUKSESET E GARUESVE JANË TË LIDHURA ME PUNËN E STAFIT TEKNIK

Jonuzi ose Sokoli trajner i Partizanit Ekipi i Partizanit ku po luajnë futbollistët nga Maqedonia Ertan Demiri, Mevlan Murati, Nderim Nexhipi dhe Ersen Sali është hedhur në aksion për të gjetur një trajner të ri, pas dorëheqjes së Hasan Likës. Sipas medieve shqiptare nga lista e trajnerëve që qarkullojnë si aspirantë për postin e trajnerit, më i favorizuari duket ish-trajneri i Shpresave dhe Kombëtares së Maqedonisë, Mirsad Jonuz. Nga burime pranë të kuqve mësohet se menaxheri i trajnerit Jonuz ka nisur bisedimet me drejtuesit e Partizanit. Mirsad Jonuz ka një karrierë të pasur jo vetëm si lojtar, por edhe si trajner. Ai, përveç drejtimit të Kombëtares dhe Shpresave të Maqedonisë, së fundmi profesionin e ka ushtruar në Qipro te Nea Selamis Famagusta. Presidenti Gaz Demi është në Maqedoni për të zhvilluar bisedimet me

trajnerin Mirsad Jonuz. Te kombëtarja e Maqedonisë me këtë trajner kanë punuar edhe dy lojtarë të Partizanit, Ertan Demiri dhe Nderim Nexhipi. Prania e këtyre, por edhe e Ersen Salit dhe Mevlan Muratit mund të jetë një arsye më shumë që Jonuzi të jetë trajneri i ri i të kuqve. Nga ana tjetër, sipas sporteksperes.com klubi ka shigjetuar edhe trajnerin e njohur kosovar, Bylbyl Sokoli. Ndryshe, në analizën e zhvilluar të hënën ku të pranishëm ishin presidenti, stafi dhe lojtarët, klubi ka vendosur që momentalisht drejtimin e skuadrës ti besohet Bordit. Bëhet e ditur se deri në gjetjen e trajnerit të ri pjesë e Bordit do të jenë të gjithë pjesëtarët aktual të stafit drejtues të ekipit, ndërkohë që në krye të këtij bordi është përcaktuar të udhëheqë portugezi Marcio Sampaio. (A.S.)

Gjyqtarët dëmtojnë Lirinë Nuk ka arritur të triumfojë ekipi i Lirisë në finale e Kupës së Maqedonisë, ku përballë kishte skuadrën e MZT “Skopje”, e cila me përkrahje të gjyqtarëve ka shënuar një fitore minimale 76:73 (14:16, 16:26, 18:18, 25:19), e që kështu ka vazhduar dominimin në basketbollin e Maqedonisë. Te ekipi i MZT-së, më i merituari për fitoren ishte Geçevski që shënoi 16 pikë, ndërsa ndihmuan edhe pik15 pikët e Çekovskit dhe Marinkoviçit. Te Liria më i spikaturi sonte ka qenë Bojan Trajkovski me 16 pikë, ndërsa amerikani Cols ka ndihmuar me 11 pikë, ndërsa Nemanja Jelesieviç shënoi 10 të tjera. MZT “Skopje” ka fituar për të shtatën herë Kupën e Maqe-

e martë, 11 shkurt 2014

donisë, e që është e treta në vazhdim, pasi që më parë ka triumfuar në vitet 2012 dhe 2013. Në faqen zyrtare të KB Liria pas përfundimit të ndeshjes kishin shkruar, “Humbëm. Po kjo foto me medaljen për vendim e dytë ka shkëlqim si e artë. Me 4 personale teknike dhe 2 personale të qëllimshme, vetëm ndaj ekipit tonë e asnjë e këtillë ndaj MZT nuk mundeshim ma tepër. Urime djema, urime të gjithëve. Falinderim për përkrahjen nga të gjithë e sidomos nga ata që erdhën në sallë, Shvercerët dhe të gjithë të tjerat”.

Për të gjitha këto suksese që po i arrin Berat Jakupi “shkaktar” janë familja e tij e cila gjithnjë i ka dhënë mbështetjen e duhur dhe trajneri Arlind Hyseini që e formoi atë nga mosha 6 vjeçare

Arlind Huseini trajner i një kampioni të madh

Avdyl SALIHU eprezentatuesi i Maqedonisë në karate, Berat Jakupi gjatë fundjavës arriti edhe një sukses të madh duke u ngritur kështu edhe një herë në piedestalin më të lartë evropian (U21), e katërta në karrierën e tij. Fillimisht në vitin 2009 arriti që të shpallet kampion në kategorinë e kadetëve në evropianin e Parisit, për të përsëritur një gjë të tillë menjëherë vitin e ardhshëm, kur në Izmir të Turqisë u shpall kampion në kategorinë junior të rinjë. Në vitin 2013-të në Konja të Turqisë ai doli kampion në kategorinë U-21, titull këtë që e mbrojti edhe këtë të diele në Lisbonë të Portugalisë. Të përkujtojmë se anëtari i KK Fati nga Gostivari ka edhe një medalje të bronzit edhe në kampionatin botërorë në Gudalajara të Spanjës, medalje të bronzit në kampionatin Europian për senior në Budapest dhe pesë herë kampion ballkanik dhe kampion mesdhetar që e bën atë për momentin njërin ndër sportistët më të mirë shqiptar. Për të gjitha këto suksese që po i arrin Berat Jakupi “shkaktar” janë familja e tij e cila gjithnjë i ka dhënë mbështetjen e duhur dhe trajneri Arlind Huseini që e formoi atë nga mosha 6 vjeçare. “Rezultatet që i kam shënuar normal se nuk do

R

ishin nëse pas meje nuk do të qëndronte një ekip shumë i madh, duke veçuar trajnerin tim Arlind Huseini i cili gjithnjë më ka qëndruar afër. Falënderoi edhe familjen time që poashtu më kanë mbështetur. Jam shumë i lumtur për ketë triumf. Ka qene shumë e vështire sepse të gjithë kundërshtarët kanë qene të përgatitur taktikisht për të më fituar mua, por unë e shfrytëzova përvojën time dhe arrita deri te suksesi”, pohoi Berat Jakupi për gazetën “Zhurnal Plus”. Nga ana tjetër, shumë i gëzuar ka qen edhe trajneri i tij Huseini. “Berati ka dëshmuar cilësitë e tij gjithnjë gjatë karrierës së tij, por paraqitja e tij e së dielës dallon shumë, pasi ai në Evropianin në Lisbonës të Portugalisë garojë

ajnë për here te pare me Shkëndijën dhe normal duhet kohë për harmonizim dhe veprimeve tekniko taktike në fushe. Mendoj se të gjithë të ardhurit do i shërbejnë ekipit duke dhënë maksimumin në fushë”, tha Duro duke shtuar se ekipi tani më ka ndryshuar në

KF Shkupi në kuadër të përgatitjeve që po i zhvillon në Ohër, të enjten në stadiumin e këtij qyteti turistik “Biljanini Izvori” do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër skuadrës nga elita e futbollit në vend, Pelisterit. Për “pëllumbat” nga Çairi do të jetë kjo ndeshja e dytë në kuadër të përgatitjeve në Ohër pas asaj ndaj Zajazit, në të cilën ndeshje të përzgjedhurit e trajnerit Zekirja Ramadani kishin

shënuar fitore të thellë me rezultatin 5:0. Rikujtojmë ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të vitit 2014-të, Shkupi e zhvilloi më 22 janar në Strumicë kundër Bellasicës, në të cilën ndeshje kishin pësuar disfatë me rezultatin 2:0. Në anën tjetër për Pelisterin do të jetë kjo përballja e 6 kontrolluese, pasi paraprakisht skuadra nga Manastiri kishte zhvilluar gjithsejtë 5 ndeshje, në tre prej të

duke kërkuar një lojtar për të mbuluar vrimën. Dindane shihet si opsion ideal, pasi ai është lojtar i lirë. Sulmuesi 33-vjeçar nga Bregu i Fildishtë është liruar nga skuadra angleze Crystal Palace, ndërsa ai nuk ka luajtur që nga qershori i vitit të kaluar. Thuhet se Dindane gjendet në Itali për të arritur marrëveshje me klubin e elitës italiane.

cilëve kishte dalë fitues (Javor 1:0, Renova 2:0, Novaci 3:0), ndërsa në dy ndeshje kishte pësuar disfata (Javor 0:3, Pobeda Junior 0:1). tani me stafin tim teknik kemi arritur të realizojmë programin në maksimum. Kemi shume kohe para fillimit të kampionatit por e rëndësishme është që skuadra të marrë të gjitha ngarkesat e duhura duke mos lënë në asnjë moment stërvitjet. Deri ne fund është poashtu e rëndësishme që mos të marrim asnjë lëndim te skuadra”, pohoi Duro. (A.S.)

pjesën tekniko taktike. “Normal se ka përmasime, pasi mesi i fushë duhet të jetë më me kontroll dhe të luaj shume më shpejt, kurse të tjerët të shfrytëzojnë rastet. Kushtet në Antali janë shumë të mira dhe ato patjetër se shërbejnë për një punë profesionale dhe deri

Bologna interesohet për Dindanen Bologna ka gjasa të transferojë Aruna Dindanen si lojtar të lirë, pasi ka shitur sulmuesin italian Alessandro Diamanti në Kinë, bën të ditur "Football Italia". Lojtari kyç i Bolognas, Diamanti, është transferuar te skuadra kineze Guangzhou Evergrande për një shumë prej shtatë milionë eurosh. Mirëpo, Bologna tash është

për luftën finale kundër garuesit nikoqir të këtij evropiani, të cilit nuk i la fare hapësirë, vërtetë është për çdo lëvdatë. Megjithatë neve vazhdojmë më tutje me punën tonë, pasi na pret evropiani për senior, ku shpresojmë që Berati sërish të shkëlqejë dhe të na gëzojë me ndonjë medalje”, tha Arlind Huseini.

KF Shkupi miqësore me Pelisterin

Duro i kënaqur nga progresi i të ardhurve Trajneri i Shkëndijës, Shpetim Duro, nga Antalia flet për kanalin zyrtar të klubit duke vlerësuar pozitivisht ndeshjet e deritashme përgatitore, e sidomos ambientimin e lojtarëve të ri. “Përmirësimi i skuadrës është gjithmonë në vazhdimësi. Janë tetë lojtar qe lu-

me mençuri të madhe dhe thjesht konkurrenca e tij e fuqishme ra në ujë. Pas gjithë kësaj lirisht mund të them se ai është një yll i pazëvendësueshëm. Të fitosh ndaj garuesve siç i ka Franca, Serbia dhe kundër një super talenti siç është slloveni Jus Markac, një talent i rrallë në karate dhe mos të flasim edhe

Schar në listën e dëshirave të Barcelonës Mbrojtësi i ri zviceran i Baselit, Fabian Schar, është duke u kërkuar nga Barcelona, bën të ditur "Mundo Deportivo". Barça po synon të përforcojë repartin defensiv dhe Schar 22-vjeçar është njëri nga emrat që kërkohet. Barça ka kërkuar për një qendërmbrojtës në dy vitet e fundit, por ka dështuar të

transferojë shënjestrat që i kishte, duke e përfshirë këtu edhe brazilianin Thiago Silva. Në listën e dëshirave të Barçës për afatin kalimtar të verës, pos Scharit, janë edhe mbrojtësi i Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte, ai i Real Sociedadit, Inigo Martinez dhe ai i Villarrealit, Mateo Musacchio.

Zhurnal plus #686  

SHQIPTARET DREJT BOJKOTIT?!

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you