Issuu on Google+

Moti min.

-6

max. VITI 3 | Nr. 647 | ÇMIMI: 10 DEN

www.zhurnal.mk

4

E MARTË, 10 DHJETOR 2013

Korrupsioni luftohet sa për sy e faqe

BE i kushtëzon integrimet me emrin

Janakieski, Haxhinasto dhe Mujota takohen në Ohër

Në kohën kur organizatat ndërkombëtare vlerësojnë se në Maqedoni ka tendenca për rritjen e nivelit të korrupsionit, edhe raportimi i kësaj teme nëpër media nuk është i kënaqshëm, e arsyeja kryesore është fakti se ato janë të kontrolluara FQ.4

BE mbetet në qëndrimin se kontesti i emrit duhet tejkaluar, nëse Maqedonia aspiron datën e negociatave për anëtarësim. Ky është konkluzioni nga takimi mes kryeministrit Gruevski dhe presidentit të Këshillit të BE-së, Herman van Rompuj FQ.2

Mundësitë për liberalizimin e transportit të mallrave mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës ishte një nga temat e diskutimit në takimin e djeshëm në Ohër të ministrave të Transportit të tre vendeve... FQ.5

FQ.2

K O S O V Ë

FQ.3

Kosovë, letërnjoftimet e para biometrike

FQ.10

FQ.5


K r o n ik ë

2

LajmeBlic Jetë më të mirë, pa këtë qeveri Jeta në Maqedoni mund të jetë më e mirë, por gjithsesi jo me këtë pushtet. Kështu ka deklaruar në takimin e radhës me qytetarë, kreu i Lidhjes SocialDemokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev. Ai ka prezantuar masat që propozon LSDM në takimin me qytetarët e fshatrave përreth qytezës së Rosomanit. Subvencione në kohë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë bujqit, stazh me beneficion për bujqit, heqja e tatimit personal dhe investim në sistemet e ujitjes, janë disa nga masat që propozon LSDM. Zaev ka paralajmëruar edhe masat sociale, të cilat do të kthejnë, sipas tij, klasën e mesme. “Nëse kthehet klasa e mesme, do të jetë mirë për të gjithë, si për qytetarët ashtu dhe për shtetin. Programi i LSDM-së është mënyra më e mirë të kthejë shtetin në rrugën e vërtetë”, ka deklaruar Zaev.

"Car Dushani", skenar për zgjedhje të parakohshme Vendosja e përmendores së Car Dushanit dhe tensionet e mëpastajme, janë skenar i pushtetit që çon drejt zgjedhjeve të parakohshme. Kjo është akuza që ka ngritur sot Partia Liberal-Demokrate, e cila ka bërë fajtore partitë qeverisëse, për vendosjen, siç thuhet, brenda natës dhe në mënyrë qyqare të përmendores së Car Dushanit dhe të Titos. Zyrtarja e PLD-së, Roza Topuzova Karevska, ka thënë në një dalje për mediat, se Qeveria duhet të deklarohet për gjetjet në revizionin e projektit “Shkupi 2014”, që zbardhin shpërdorimin e më së paku 8 milionë eurove. “Gruevski duhet t’u përgjigjet këtyre thirrjeve dhe t’i heqë të gjitha përmendoret e vendosura ilegalisht dhe të japë së bashku me ministren e Kulturës përgjigje për pretendimet që ngre raporti i revizionit. Ministrja e Brendshme, ndërkaq, duhet të zbatojë në mënyrë joselektive fjalinë klishe të saj ‘punojmë sipas Kushtetutës dhe ligjeve’”, ka thënë zyrtarja e PLD-së.

31 për qind e qytetarëve, vuajnë nga skamja Maqedonia është e 7-ta në indeksin e shteteve që vuajnë nga varfëria dhe nga kushtet e këqija jetësore. Një studim i agjencisë “Galup”, thotë se në vitin 2012, numri i të pakënaqurve nga kushtet jetësore është rritur në 31 për qind, nga 25 për qind në vitin paraprak. Në listën e shteteve me më shumë vuajtje, para Maqedonisë, renditen Madagaskari, Hungaria, Haiti, Kamboxha, Ermenia dhe Bullgaria. Bie në sy se pas Maqedonisë në këtë listë, ndodhet Irani, ku varfëria e vuajtjet rezultojnë në kuota më të ulëta se ajo në vendin tonë. “Nga viti 2011, më shumë se 30 për qind e popullsisë në vend jeton në varfëri, që ndër më të lartat kuota në botë. Maqedonia ka gjithashtu shkallën më të lartë të papunësisë se çdo vend tjetër i cili raporton në FMN, me 31 për qind në vitin 2012”, thuhet në analizën e Galupit. Në analizë theksohen edhe problemet me korrupsionin, që sipas anketës së Transparency International, rezulton të jetë e rrënjosur kryesisht në administratën publike dhe shtetërore, si dhe në polici.

Gostivari pranon programin e LSDMsë Në Gostivar si dhe në qytetet tjera në Maqedoni gjetëm portret të njëjtë-varfëria e lidhur me apatinë për shkak të ekzagjerimit të frikës. Këtë e tha nënkryetari i LSDM-së Vanço Uzunov gjatë vizitës në Gostivar ku rrumbullakohet promovimi i programit të ri të kësaj partie jashtë Shkupit. “Si dhe vendet e tjera, edhe sot shohim se ka pranim të masave të cilat i prezanton LSDM me programin e saj. Masat për punësim të të rinjve dhe ata masa që i kemi për pengimin e shpërnguljes së të rinjve, që edhe këtu është në masë të madhe, janë interesante. Krahas kësaj, edhe madje masat lidhur me bujqësinë dhe ato për zhvillim të strukturës dhe volitshmërive për udhëheqje biznesi. Kjo agjendë e LSDM-së po realizohet sipas planit”, tha Uzunov.

e martë, 10 dhjetor 2013

PAS TENSIONEVE TË FUNDIT, KTHESË NË KOALICION

“Shkupi 2014” i pangopur!

Për të dëshmuar se nuk është mbështetëse e Projektit “Shkupi 2014”, BDI mund të pengojë ndërtimin e tij duke e bllokuar buxhetin e vitit 2014, i cili –po ashtu do të thithë qindra mija euro nga qytetarët shqiptarë për t’u realizuar. Nënkryetarja e Parlamentit nga radhët e BDI-së, Suzana Saliu vlerëson se ndarja proporcionale e buxhetit vazhdon të mbetet çështje e hapur në Parlament Mefail ISMAILI azhdimi i projektit më provokues ndaj shqiptarëve, “Shkupi 2014” vazhdon të zërë hisen e tij edhe në propozim buxhetin e Qeverisë për vitin 2014. Deputetët e opozitës dhe analistët politik vlerësojnë se pas tollovive të fundit që ndodhën dhe irritimit të shqiptarëve për shkak të përmendores së Car Dushanit, shtrohet pyetja nëse BDI-ja do të bllokojë miratimin e buxhetit të vitit 2014 ashtu siç ka kaluar në fazën e parë dhe të mos lejojë vazhdimin e ndërtimit të këtij projekti antishqiptar. Nënkryetarja e Parlamentit nga radhët e BDI-së, Suzana Saliu vlerëson se ndarja proporcionale e buxhetit vazhdon të mbetet çështje e hapur në Parlament. “Njëri ndër funksionet kyçe dhe shumë të rëndësishme të Parlamentit është edhe kontrolli ndaj punës së ekzekutivit, e në këtë drejtim edhe kontrolli i shpërndarjes dhe shpenzimit të parave publike. Parlamenti për herë e ka të drejtën që të ndërhyjë, të korrigjojë, të kthejë ose edhe të bllokojë një propozim të ekzekutivit, nëse vlerëson se ai projekt nuk është në të mirën e qytetarëve, përkatësisht nuk është në të mirën e interesit publik. Por fatkeqësisht, Parlamenti kështu siç është duke funksionuar nuk ka arritur që ta imponojë në punën e tij kontrollin ndaj punës së ekzekutivit, në veçanti ndaj shpërndarjes dhe shpenzimit të parave publike”, thotë Saliu. Ajo ka potencua se ndarja proporcionale e buxhetit mbetet një çështje e hapur me partnerin e koalicionit. Ndërsa, deputeti i RDK-së, Naxhi Xhelili thotë se edhe me buxhetin e vitit 2014 janë paraparë mjete të cilat do t’i dedikohen projektit “Shkupi 2014” dhe atë me projektet “Rrota panoramike” në Vodno, “Fshati Maqedonas” edhe Shkallët spanjolle. “Mendoj se edhe ky buxhet, një pjesë mjaft të madhe të mjeteve financiare, të taksave të qytetarëve do t’i dedikohen projektit ‘Shkupi 2014’. Projektit më katastrofal i cili edhe në këto ditë na ndan jo vetëm në baza etnike, nacionale, religjioze e kështu me radhë, por na ndan edhe brenda për brenda etniteteve apo bashkësive si, shqiptarë me shqiptarë, maqedonas me maqedonas etj”, potencon Xhelili. Sa i përket çështjes së moslejimit të kalimit të Buxhetit për vitin 2014 në Parlament, me qëllim që të ndërpritet ky projekt dhe të formohet Propozim Buxhet tjetër i cili do të jetë më i pranueshëm për të gjithë, deputeti Xhelili shtoi se, kjo mund të ndodhë vetëm përmes opozitës së bashkuar me qytetarët dhe daljes në protesta. Ai thekson se për fat të keq, kjo shumicë parlamentare VMRO-DPMNE dhe BDI kanë gishtat në Parlament dhe shumicën dhe do ta votojnë këtë buxhet. “Për të bërë më shumë në këtë drejtim, është mirë që partitë opozitare dhe të

V

gjithë ata qytetarë që janë kundër projektit ‘Shkupi 2014’ dhe që duan ky projekt të ndërpritet, është momenti i fundit që të gjithë së bashku të dalin të protestojnë para qeverisë, të kërkojnë dorëheqje nga kjo Qeveri dhe të vijë një Qeveri teknike që do ta ndërpresë këtë projekt aty për aty, që të mos vazhdohet realizimi i këtij projekti i cili me të vërtetë na sjell pasoja katastrofale, jo vetë në aspekt të relacioneve ndëretnike dhe ndër-religjioze por edhe në aspekt të situatës socioekonomike e cila me të vërtet na shqetë-

sipas stilit të asaj skulptores që ka fituar mbi dy milion euro. Do të thotë se kjo Qeveri nuk ka për prioritet të ndërtojë objekte infrastrukturore ose investime kapitale që kanë vlerë plotësuese, por investime përmes të cilave mund të përfitohen shumë para në xhepat privatë”, thotë Misovski. Ai më tej shton se mënyra e vetme është të mos votohet Buxheti, por cila do të ishte logjika që shumica të votojë kundër Buxhetit. “Për çka ishte kauza vitin e kaluar dhe na dëbuan. Për shkak se dëshironim që me të vërtetë

PARLAMENTI I PAFUQISHËM NDAJ SHPENZIMIT TË PARAVE PUBLIKE “Parlamenti për herë e ka të drejtën që të ndërhyjë, të korrigjojë, të kthejë ose edhe të bllokojë një propozim të ekzekutivit, nëse vlerëson se ai projekt nuk është në të mirën e qytetarëve, përkatësisht nuk është në të mirën e interesit publik. Por fatkeqësisht, Parlamenti kështu siç është duke funksionuar nuk ka arritur që ta imponojë në punën e tij kontrollin ndaj punës së ekzekutivit, në veçanti ndaj shpërndarjes dhe shpenzimit të parave publike”, thotë nënkryetarja e Parlamentit nga radhët e BDIsë, Suzana Saliu. EDHE NË BUXHETIN E ARDHSHËM MJETE PËR “SHKUPIN 2014” “Edhe me buxhetin e vitit 2014 janë paraparë mjete të cilat do t’i dedikohen projektit ‘Shkupi 2014’ dhe atë me projektet ‘Rrota panoramike’ në Vodno, ‘Fshati maqedonas’ dhe ‘Shkallët spanjolle’. Edhe ky buxhet, një pjesë mjaft të madhe të mjeteve financiare, të taksave të qytetarëve do t’i dedikohen projektit ‘Shkupi 2014’. Projektit më katastrofal i cili edhe në këto ditë na ndan jo vetëm në baza etnike, nacionale, religjioze e kështu me radhë, por na ndan edhe brenda për brenda etniteteve apo bashkësive si, shqiptarë me shqiptarë, maqedonas me maqedonas etj”, potencon deputeti i RDKsë, Naxhi Xhelili. son të gjithëve”, thotë Naxhi Xhelii, deputet i RDK-së. Ndërsa, deputeti i PRSD-së, Goran Misovski vlerëson se tani asgjë nuk mund të ndryshohet me Rregullore. Sipas tij, si deputetë tani nuk mund të bëjnë asgjë, përveç se do të kenë edhe pesë ditë sipas rregullores të diskutojnë. “Por, është fakt se Qeveria nga projekti ‘Shkupi 2014’ nuk tërhiqet, për shkak se ashtu më lehtë lahen paratë, pra

në Buxhet t’i kursejmë 200 milion euro dhe në vend se për projektin ‘Shkupi 2014’, kreditë t’i kthejmë përmes buxheti dhe jo përmes huave të tjera”, pyet Misovski. Nexhati Jakupi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, thotë se projekti “Shkupi 2014” ka përfunduar ndërsa për vitin e ardhshëm ka mbetur vetëm zyrtarizimi i tij. Sipas tij, “Shkupi 2014” është projekt i cili ka gjetur miratimin e tij në

BE i kushtëzon integrimet me emrin BE mbetet në qëndrimin se kontesti i emrit duhet tejkaluar, nëse Maqedonia aspiron datën e negociatave për anëtarësim. Ky është konkluzioni nga takimi mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe presidentit të Këshillit të BE-së, Herman van Rompuj. Sipas kryeministrit në takim është folur për përpjekjet e Qeverisë në zbatimin e reformave dhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai ka bërë me dije se takimi është realizuar me kërkesë të Qeverisë së Shkupit, për t’i prezantuar kreut të Këshillit të BE-së, argumentet që ka ajo në këmbënguljen për të qenë pjesë e familjes evropiane. “Biseduam edhe për ato probleme që kemi. U fokusova në pjesën më të madhe të reformave që kemi bërë, në pjesën e ekonomisë, të sistemit gjyqësor dhe të administratës, me theks të veçantë mbi ligjin e ri që e kemi në segment”, ka deklaruar Gruevski. “Mendoj se z.Van Rompuj në

vitin 2006 nga koalicioni VMRODPMNE dhe PDSH. “Mjetet për projektet më kapitale të këtij projekti janë paraparë në buxhetin e vitit 2007 me çfarë edhe është zyrtarizuar fillimi i ndërtimit të këtij projekti dhe normal që në çdo vit vijues buxhetor, janë paraparë mjete për realizimin e këtij projekti. Tash në vitin 2014 është viti kur përfundon formalisht projekti, ndërsa projektet më të mëdha kapitale veç më janë të dukshme dhe janë përfunduar dhe shumica janë vendosur edhe në funksion, qofshin urat dhe përmendoret apo sheshet e ndryshme, të cilat 99 për qind kanë përfunduar dhe tani projekti është jetësuar”, deklaron Jakupi. Ai shton se në vitin 2014 vetëm do të bëhet shënim formal i përfundimit të këtij projekti. Analisti politik Alajdin Demiri, thotë se këto tensione nga ana tjetër i japin një impuls të ri opozitës dhe se shumë lehtë mund të përsëritet buxheti i vitit të kaluar, që do të thotë se buxheti do të jetë shumë i tensionuar dhe të votohet pa opozitën. Sipas tij, e gjithë kjo, aq më tepër është e rëndësishme se në këtë buxhet përsëri do të vazhdojë propozimi për “Shkupin 2014” gjë që e rëndon situatën dhe definitivisht do ta përzë opozitën ose do të paraqiten skena si të vitit të kaluar. “Politika shqiptare, gjithë partitë, si pozita dhe opozita, nuk merren me atë proces të buxhetit por merren me akuza ndaj njëri tjetrit që do të thotë se kush kur ka gabuar dhe si ka

mënyrë të drejtpërdrejtë nga ne mori pasqyrën e vërtetë rreth asaj që po ndodh në Maqedoni, pasi deri tek çdo politikan këtu mbërrijnë informata të ndryshme nga palë të ndryshme. Ne vlerësuam se

do të ishte mirë të na dëgjoj ne, t’ia prezantojmë argumentet tona, këtë dhe bëmë, e informuam atë si për pjesën e reformave ashtu edhe fushat e tjera që janë të rëndësishme dhe për të cilat u intere-

gabuar. Kjo politikë është e gabuar dhe nëse merren vesh partitë politike, Buxheti mund të korrigjohet ose mund të zbutet, posaçërisht ajo pjesë që është paraparë për vendbanimet shqiptare, ose për atë që siç thonë partitë politike, hisen shqiptare. Mirëpo ato nuk janë në këtë drejtim dhe shumë me lehtësi do të kalojë buxheti sa i përket hises shqiptare”, deklaron analisti politik Alajdin Demiri.

sua vetë ai”, tha kryeministri Gruevski. Ai pohoi se bisedimet janë përqendruar rreth reformave aktuale, administratës publike dhe pavarësisë së gjyqësorit, por ka kërkuar edhe mbështetjen e kreut të Këshillit të BE-së, për fillimin e procesit të negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë. Kryeministri ka njoftuar gjithashtu se ka kërkuar nga Rompuj të angazhohet për t’i vënë në jetë pritshmëritë e Qeverisë së Shkupit, përfshi dhe zgjidhjen e kontestit të emrit. “Jemi me shpresë se do të gjendet një mënyrë për t’u tejkaluar pengesa e vetme që kemi në hapin pasues, kurse ky është fillimi i negociatave për anëtarësim”, ka theksuar Gruevski. Konkluzionet për Maqedoninë duhet dakorduar më 17 dhjetor, në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme, ndërsa më pas do të shtrohen për diskutim edhe në Samit, dy ditë më vonë. Komesioneri për Zgjerim, Shtefan Fyle, kërkoi javën e kaluar të diskutohet çështja e Maqedonisë në Samitin e BE-së, sepse ka disa vite që ajo është injoruar, ndonëse KE ka dhënë rekomandim pozitiv.


K r o n ik ë

e martë, 10 dhjetor 2013

3

VENDOSJA E BUSTIT TË CAR DUSHANIT

Qeveria distancohet, policia e mbron!

Përmendorja e Car Dushanit duhet të largohet sa më shpejtë sepse e njëjta mund ti tensionojë marrëdhëniet ndëretnike, thonë analistët politik. Ata thonë se është absurde të thuhet se pushteti nuk qëndron pas vendosjes së kësaj përmendoreje. Nëse nuk qeveria nuk merr përgjegjësi pse e mbron atëherë. Ish kryeministri Georgievski ka thënë se e kupton reagimin e shqiptarëve, por nuk e kupton heshtjen e atyre strukturave që dy vitet e fundit mundohen të tregojnë se sa shumë e mbrojnë identitetin maqedonas Bekim BUÇI ërmendorja e Car Dushanit vazhdon të irritojë dhe të shkaktojë pezëm tek opinioni dhe qytetarët shqiptarë. Edhe pse qeveria dhe qyteti i Shkupit janë distancuar nga vendosja e këtij busti, policia vazhdon ta mbrojë përmendoren nga sulmet eventuale që mund të pasojnë. Të premten në orët e vona të mbrëmjes disa qytetarë shqiptarë tentuan të rrënojnë bustin e Car Dushanit por nga goditjet me çekiçë u dëmtuan vetëm kryqi dhe skeptri të cilin e kishte në dorë. Ta pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe disa funksionarë të lartë të partisë shqiptare në pushtet. Parashtrohet pyetja nëse qeveria distancohet nga kjo përmendore pse atëherë ajo e mbron të njëjtin me forca të shumta policore siç ndodhi të shtunën?

P

Vendosja e busteve natën dhe mënyra tinëzare Ekspertët politik thonë se kjo përmendore duhet të largohet sa më shpejtë sepse e njëjta mund ti tensionojë edhe më tepër marrëdhëniet ndëretnike në vend. Momentalisht kundër kësaj përmendoreje janë vetëm shqiptarët përderisa opinion maqedonas është i ndarë dhe ka interpretime të ndryshme për figurën e Car Dushanit. Ish kryeministri i Maqedonisë Lubço Georgievski ka komentuar mbi bustin e Car Dushanit të vendosur këto ditë në Shkup. Ai njëherësh ka thënë se rrënimi i statujës së tij nuk është befasi, por një gjest i pritur. Sipas tij, madje është i kuptueshëm reagimi i shqiptarëve, por i pakuptueshëm heshtja e atyre strukturave që dy vitet e fundit mundohen të tregojnë se sa shumë e mbrojnë identitetin maqedonas. “Nuk është vetëm Car Dushani, por edhe një sërë statujash të personaliteteve të asaj plejade, katër apo pesë statuja të cilët janë vendosur në atë urë dhe që i takojnë kohës së shekullit 14 kur kanë udhëhequr me Maqedoninë. Kjo për ne është me të vërtet e pakuptimtë dhe nuk mund t’i kuptojmë qëllimet e kësaj qeverie, që si duket i ka vënë me këto statuja”, ka thënë ish kryeministri Georgievski, aktualisht lider i VMRO-Popullores. Analisti politik Arsim Sinani thotë se pushteti duhet ta largojë sa më parë këtë përmendore sepse shqiptarët asnjëherë nuk do ta pranojnë një veprim të tillë. Ai thotë se Car Dushani është figurë negative dhe nuk e ka vendin në Shkup por në Serbi, sepse në kohën e tij shqiptarët janë dëmtuar më së shumëti. “Ende vazhdon të ketë enigma rreth vendosjes së busteve natën dhe në mënyrë tinëzare. Kemi vendosjen e busteve në mënyrë tinëzare në kohën e tranzicionit kur Zhernovski fitoi komunën Qendër dhe deklaroi hapur se do të ndërpresë vendosjen e busteve. Tani kemi vendosjen e bustit të Car Dushanit. Shqiptarët nuk pajtohen dhe nuk do të pajtohen me vendosjen e përmendores së Car Dushanit në qendër të Shkupit. Qytetarët shqiptarë mendojnë se Car Dushani është figurë negative në histori dhe një figurë që shqiptarët i ka dëmtuar më së shumti dhe shqiptarët nuk do të pajtohen me këtë. Figura e tij nuk paraqet diçka e cila e lidh Shkupin me shqiptarët dhe popujt tjerë”, deklaroi për “Zhurnal plus”, analisti politik Arsim Sinani. Sipas tij, Car Dushani është figurë kontroverse dhe nuk e ka vendin në Shkup.

“AMINI” PËR CAR DUSHANIN KALON PARA SYVE TË JANKULLOVSKËS Pse pushteti në krye me VMRODPMNE po tenton të fshihet pas bustit të Car Dushanit në Shkup?! Atë që e paralajmëroi kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni Ivan Stoilkoviq në Kongresin e pestë të partisë, “aminin” e kanë dhënë mistershëm edhe Ministrja e Punëve të Brendshme (MPB) Gordana Jankullovska dhe Ministri aktual i Shëndetësisë Nikolla Todorov, si mysafir të VMRODPMNEsë në këtë Kongres të ser bëve. Stoilkovit pati paralajmëruar kthimin spektatkolar të Carit në Shkup e cila tanimë disa ditë me radhë po nxit edhe më tensione ndëretnike. “Liberttas” ekskluzivisht ka publikuar një pjesë të fjalimit të Stoilkoviqit edhe atë në prezencë të ministrave të DPMNEsë. “Këto ditë pas gjashtë shekujsh, Car Dushani na kthehet në Shkup dhe nga dita e nesërme edhe ju, si edhe gjeneratat e ardhshme të serbëve që jetojnë në këto hapësira, t’i dërgoni fëmijët e juaj te Ura e civilizimeve ku do të vendoset përmendorja e tij për të dëshmuar se çfarë vi gani ishte, se në kohën e tij Shkupi ka qenë seli e një mbretërie të madhe, se sundimin e tij e ka betonuar në ligjin e quajtur ‘Dushanov’, e cila edhe sot mësohet në historinë e shken cave botërore, pasi ka luftuar që kisha serbe të ngritët në rang me patriarkinë dhe se ka të bëjë edhe më shuma vepra të tjera”, ka thënë Stoilkoviq në Kongresin e partisë serbe. PËRMENDORJA E CAR DUSHANIT TË HIQET NGA PUSHTETI “Shqiptarët janë të vetëdijshëm, kanë partitë e tyre politike të cilat kanë marrë votën e elektoratit shqiptar dhe elektorati shqiptar nuk pajtohet me vendosjen e këtij mon umenti të turpit. Nëse pushteti nuk merr përgjegjësi për vendosjen e bustit atëherë do të ishte mirë të merr përgjegjësi ta largojë atë për shkak se paraqet tensionim të raporteve shqiptare dhe maqedonase. Nëse pushteti deklarohet ashtu siç është deklaruar gjatë ditëve të kaluara se ata nuk e kanë vendosur, pushteti në mënyrë demokratike duhet ta heqë atë përmendore”, potencon analisti politik Arsim Sinani. RUZHIN: PARTNERËT E KOALICIONIT TË MERREN VESH “Nuk kishte nevojë që liderë politik të shkojnë dhe të tregojnë frustrime ndaj një bronze që asocon në kohëra të cilat nuk janë adekuate me kohën e sotme. Ata si partner koali cioni mund të merren vesh se bëhet fjalë për gabim, për një përmendore e cila i ofendon ndjenjat e një pjese të qytetarëve dhe në atë mënyrë të largohet. Është absurde që në kohët e sotme përmendoret të jenë mjet për ndarje në shoqëri ose ndasi ndëretnik. Edhe pse serbët thonë se Car Dushani është serb, disa historianë thonë se ai është me prejardhje armene, por edhe kjo s’ka rëndësi”, thotë profesori universitar Nano Ruzhin.

Pushteti ta largojë në mënyrë demokratike Car Dushanin Më tej Sinani thotë se është shqetësues fakti tjetër se ende nuk po vendosen tre bustet shqiptare dhe në anën tjetër vendoset busti i Car Dushanit. “Mendoj se është e papranueshme, e palejueshme dhe jodemokratike. Ky veprim i rrënon marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, thotë Sinani. Profesori universitar Nano Ruzhin vlerëson se pushteti natën I vendos përmendoret ndërsa nga ana tjetër distancohet. Sipas tij, kjo është absurde ndërsa përmendorja e Car Dushanit duket qartë se është vendosur me marrëveshje politike midis VMRO-DPMNE-së dhe parterëve të saj të koalicionit. “Të vendoset një përmendore në qendër

të Shkupit pranë gjithë atyre përmendore dhe të thuhet se nuk e dimë se kush e ka vendosur është absurde. Këtë e ka bërë pushteti aktual siç i vendosi të gjitha përmendoret tjera natën. Sepse në atë rast secili në mënyrë private do të mund të vendoste përmendore të Hitlerit, Car Borisit, Musolinit, Stalinit e kështu me radhë. Me fjalë të tjera kjo përmendore është vendosur në pajtueshmëri politike mes VMRODPMNE-së dhe partnerëve të saj të koalicionit”, deklaroi për “Zhurnal plus” profesori universitar Nano Ruzhin. Ai thotë se duke vlerësuar se kjo përmendore paraqet sfidë të madhe për opinionin publik tash qeveria distancohet nga ky veprim. “Përndryshe stili është i njëjtë, është vendosur natën kur nuk ka njerëz, sikur janë vendosur të gjitha përmendoret tjera. Nëse është ashtu dhe nëse qeveria distancohet

atëherë pse e ruajnë atë përmendore. Sipas të gjitha gjasave kanë edhe llogaritë e tyre, kush, si, pse. Nga ana tjetër lideri i partisë serbe Stoilkoviç deklaroi se kjo përmendore është në marrëveshje me pushtetin”, thekson Ruzhin. Analisti politik Sinani shton më tej se shqiptarët treguan qartë se nuk do të pajtohen me atë bust sepse Car Dushani vendin e ka në Serbi e jo në Shkup. Sipas tij, nëse dikush mendon se mund ta vendos në mënyrë tinëzare e ka gabim për shkak se orientimet tona nuk janë për hapjen e thesit të historisë kur te ajo histori kemi çështje të cilat janë në dëm të shqiptarëve. “Shqiptarët janë të vetëdijshëm, kanë partitë e tyre politike të cilat kanë marrë votën e elektoratit shqiptar dhe elektorati shqiptar nuk pajtohet me vendosjen e këtij monumenti të turpit. Nëse

pushteti nuk merr përgjegjësi për vendosjen e bustit atëherë do të ishte mirë të merr përgjegjësi ta largojë atë për shkak se paraqet tensionim të raporteve shqiptare dhe maqedonase. Nëse pushteti deklarohet ashtu siç është deklaruar gjatë ditëve të kaluara se ata nuk e kanë vendosur, pushteti në mënyrë demokratike duhet ta heqë atë përmendore”, potencon analisti politik Arsim Sinani. Nga ana tjetër profesori universitar Ruzhin mendon se nuk kishte nevojë që liderë politik të shkojnë dhe të tregojnë frustrime ndaj një bronze që asocon në kohëra të cilat nuk janë adekuate me kohën e sotme. “Ata si partner koalicioni mund të merren vesh se bëhet fjalë për gabim, për një përmendore e cila i ofendon ndjenjat e një pjese të qytetarëve dhe në atë mënyrë të largohet. Është absurde që në kohët e sotme përmendoret të jenë mjet për ndarje në shoqëri ose ndasi ndëretnik. Madje edhe pse serbët thonë se Car Dushani është serb, sipas disa historianëve ai është me prejardhje armene, por edhe kjo nuk është me rëndësi. Me rëndësi është porosia e cila përcillet, e ajo është se ne si qytetarë të Maqedonisë nuk guxojmë të lejojmë njerëzit të futen në emocione, tensione dhe frustrime”, thotë Ruzhin. Ai thotë se duhet të tregojmë pjekuri evropiane dhe të jetojmë sipas atyre standardeve evropiane. Profesori universitar Ruzhin thekson se është për keqardhje që ky shtet është dhënë pas historisë, antikës dhe mesjetës sikur dëshiron të plotësojë një identitet që e vë në pikëpyetje.

Tensionimi i raporteve ndëretnike, përgjegjësi e Qeverisë Raportet ndëretnike tensionohen sa herë që Maqedonia përballet me raportin negativ nga Brukseli dhe njëherësh bllokimin e procesit të integrimit dhe përderisa këto ngjarje nuk ndriçohen tërësisht përgjegjësia mbi ata që aktualisht janë pjesë e skenës politike, gjegjësisht përfaqësuesit e qeverisë të cilët duhet t`i shfrytëzojnë instrumentet e pushtetit për t’i parandaluar aktet e dhunës dhe jo ato t`i vënë në funksion të vetin, theksojnë analistët politik dhe përfaqësuesit e sektorit civil. Analisti politik Alajdin Demiri thotë se përderisa është më se e qartë se brenda pak ditësh Maqedonia do të përballet edhe me një dështim sa i përket procesit të integrimit, duke mos marrë datë për integrimin e vendit në BE, si teren më i përshtatshëm për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit janë marrëdhëniet ndëretnike. “VMRO DPMNE dhe BDI arriti që kësaj radhe vëmendjen ta zhvendos tek përmendorja e Car Dushanit, që gjithsesi paraqet provokim për shqiptarët por duhet pas parasysh se ky provokim është shumë më I madh për vetë maqedonasit, për arsye se vetë VMRO DPMNE është duke vepruar në atë skemë të mohimit ose më saktë të luhatjes së identitetit maqedonas me vjedhjet një herë antike, tani asaj mesjetare”, thekson Demiri. Ai shton se qëllimi parësorë për krijimin e situatës së tensionuar rreth raporteve ndëretnike është krijimi i pozicioneve më të mira për të dy partitë në pushtet para zgjedhjeve që priten të realizohen në mars, ata presidenciale me gjasë dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga ana tjetër Aleksandar Cvetkovski

nga organizata joqeveritare AGTIS konsideron se në mungesë të kushteve për realizimin e qëllimeve individuale të qytetarëve, që nënkupton, një jetë më e mirë, arsimim cilësorë, ofertë për punë të sigurt është e natyrshme që shpëtimi të shihet vetëm në partitë politike, kultivimin e nacionalizmit dhe identifikimin me kombin. “Të gjitha partitë politike kur janë në pushtet dëshirojnë që populli të merret me problemet ndëretnike dhe mos përqendrohet në ato ekonomike . Sepse nëse do të flitej për ekonomi, atëherë do të duhej tu përgjigjeni pyetjeve të parashtruara, për shembull pse keni harxhuar kaq ose aq para, pse nuk ka investime të huaja ose do të duhet të sqaroni pse ekonomia e vendit nuk mund të shpëtojë nga kthetrat e politikës dhe shumë pyetje të tjera për të cilat nuk duan të përgjigjen politikanët”, thekson Cvetkovski. Ndërkaq, analisti Alajdin Demiri thotë se partitë politike në pushtet VMRODPMNE dhe BDI kanë dëshmuar në më shumë raste se arrijnë të mbajnë në kontroll absolut tensionimin e situatave me karakter ndëretnik, duke filluar nga ngjarjet që në kalanë e Shkupit, rrahjet e fëmijëve në autobusët urban dhe gjatë ndeshjeve sportive, deri në këto zhvillimet e fundit me vendosjen e përmendores së Car Dushanit në qendër të Shkupit. “Intelektualët dhe Organizatat e ndryshme joqeveritare pothuajse nuk kanë kurrfarë tereni për të vepruar, sektori civil duke qartë se nuk ka fuqi për të vepruar gjersa intelektualët nuk I dëgjon askush, kështu që qëndrimi tyre mbetet si një zë i vetmuar kundrejt bërthamës se çka në të vërtetë ndodh në Maqedoni sepse këta struktura nuk dëgjohen po në vazhdimësi margjinalizohen”, thekson Demiri. Ndryshe, pas tentimit për të rrëzuar përmendoren e Car Dushanit tre net më parë nga një grup qytetarësh si dhe protestave të së shtunës dhe iniciativës për ta mbuluar me pëlhurë të zezë që simbolizon turpin për institucionet shtetërore, forca të shtuara të policisë janë përqendruar rreth përmendores për të parandaluar çfarë do lloj veprimi që mund të ndërmerret nga qytetarët shqiptarë të cilët ndjehen të ofenduar me vendosjen e kësaj përmendoreje. Ndërkohë, gjersa të gjitha institucionet Ministria e Kulturës dhe Qyteti i Shkupit kanë refuzuar të marrin përgjegjësinë se kush e vendosi përmendore Car Dushanin, kryetari i aktual i komunës Qendër Andrej Zhernovski ka theksuar se kamerat e sigurisë të Ministrisë së Brendshme mund të zbardhin të vërtetën, kuptohet nëse këtë e dëshirojnë autoritetet shtetërore. “Shihet qartë se kush e porositi dhe kush e vendosi përmendoren e Car Dushanit, edhe pse një përmendore e tillë nuk ishte paraparë në vendimin e miratuar nga përbërja e kaluar e këshillit komunal të komunës Qendër. Për të mos manipuluar me opinionin, ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska vetëm të lejojë të shikohen kamerat që janë vendosur në shesh dhe rreth Qendrës Tregtare të Qytetit”. “Materiali në video do të tregojë se kush ka vendosur fshehtas përmendoren e Car Dushanit. Atëherë ministrja e kulturës nuk do të mund të shmangë përgjegjësinë në adresë të dikujt tjetër”, është shprehur kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski, duke e cilësuar si ilegale vendosjen e përmendores së Car Dushanit bë urën Syri, me që siç ka nënvizuar vendosja e saj nuk figuron në vendimet e komunës.


K r o n ik ë

4

e martë, 10 dhjetor 2013

Deputeti gjerman TEMA E KORRUPSIONIT NUK TRAJTOHET SA DUHET NË MEDIA "gozhdon" Agim FAZLIU rganizatat ndërkomqeverinë Në Maqedoni po mbretëron frika, të rinjtë nuk guxojnë të kritikojnë nga rreziku për të ardhmen e tyre, kurse qeveria po shpenzon në udhëtime nëpër botë pa asnjë efekt. Kjo “breshëri” kritikash ka mbërritur nga deputeti socialdemokrat në Bundestagun gjerman, Josip Juratoviq. Në një deklaratë që transmetohet nga Radio Dojçe Vele, deputeti thotë se Maqedonia nuk është siç ka qenë dikur, se problemet sa vijnë dhe shtohen, kurse marrëdhëniet etnike vijojnë të jenë të polarizuara. “Në thelb, mungon përparimi i vërtetë. Në Maqedoni shoh vetëm kthim prapa. Vlerësimet e Brukselit për përparimin e vendit dhe interpretimet e ndryshme të tyre, janë vetëm një ‘teatër’”, thotë deputeti. Veç problemit të lirisë së shprehjes, deputeti gjerman thotë se vendi ndodhet përballë dy sfidave të rëndësishme - migrimit dhe ndarjes në baza etnike. “Ndonëse të gjithë betohen në Marrëveshjen e Ohrit, në praktikë ajo nuk është funksionale”, thotë deputeti Juratoviq. Zyrtari nuk ndalet me kritikat e tij, duke i drejtuar ato edhe në adresë të BE-së. “Kur bëhet fjalë për Maqedoninë, problemi kryesor lidhet gjithnjë me kontestin e emrit. Sipas meje, kjo nuk është çështja më e rëndësishme, sepse problemi i Maqedonisë është me karakter të brendshëm. Vendi nuk i zgjidh problemet e vërteta, siç është papunësia, liria e shprehjes dhe e medias, pavarësia e gjyqësorit. Ka shumë më tepër shou dhe fasadë, sesa substancë. Sa më shpejt të saktësohet se problemi qendror ndodhet diku tjetër, aq më mirë është për të gjithë”, thekson deputeti gjerman.

Pesimizëm qytetar në Maqedoni Vetëm një nga pesë qytetarë kanë marrë pjesë në iniciativa qytetare. Këtë e tregon hulumtimi i organizatës joqeveritare “Reaktor”. Pjesë më e madhe e këtyre pjesëmarrësve, e kanë bërë nëpërmjet kreut të qytetit ose këshilltarit të komunës, si dhe në diskutimet publike. Qytetarët janë shumë pesimistë se çfarëdo të bëjnë, do të sjellë rezultat, përkatësisht se do të mund të ndikojnë mbi vendimet që kanë të bëjnë në masë të madhe me nivelin kombëtar. Neda Korunovska nga “Reaktor” thotë se për të përfshirë qytetarët, më së pari duhet të kenë qëndrim se përmirësimi i Shoqatës është përgjegjësia e tyre, si dhe të ndiejnë përkatësi në bashkësi e të besojnë në institucionet. Por, sipas saj, më e keqja është se qytetarët nuk besojnë se iniciativat do të kenë efekt. Ndërkohë, Xhabir Deralla nga organizata joqeveritare “Civil” thotë se problemi është para së gjithash në kulturën e ulët politike dhe qytetare. “Partitë politike ndërmarrin hapësirë të madhe për veprim saktësisht në fushën e temave shoqërore dhe rrjedhave shoqërore, sepse janë koncentruar në atë mënyrë që ndërmarrin një pjesë më të madhe se ajo që një qytetar do të duhej të bëjë në jetën e tij të përgjithshme ose të angazhohet në aksione qytetare nga lloj i ndryshëm”, tha Deralla për REL. Ndërkohë, hulumtimi ka treguar se edhe rreth 40% të të rinjve shohin veten jashtë vendit për 5 vjet dhe për shkak të kësaj nuk marrin pjesë në iniciativat. Deralla, thekson se rol të madh ka edhe frika që është imponuar dhe sundon midis njerëzve. “Shohim gjerësisht qëndrim të përhapur, njerëzit pa folur aspak, madje edhe në ambient privat për atë se ka probleme në shoqëri, përkatësisht në vend, nuk duhet të kritikojnë as një politikan në nivel lokal ose qendror, kurse për atë të mos mendojnë ose dikush të mos qortojë për atë se nuk është mirë të flitet në kohën e sotshme”, ka shtuar ai. Sipas organizatave joqeveritare gjithë kjo është tregues se në Maqedoni nuk mbizotëron demokraci dhe të drejtat njerëzore dhe liritë janë shkelur seriozisht.

O

bëtare vlerësojnë se korrupsioni në Maqedoni vazhdon të jetë në nivel të lartë dhe me tendencë për të shënuar rritje. Organizata Transparency International, ka njoftuar se Maqedonia është në vendin 67 në indeksin e perceptimit të korrupsionit në vitin 2013, që paraqet përmirësim për dy vende në krahasim me vitin paraprak. Hulumtimi ka konstatuar se partitë politike, sistemi gjyqësor, administrata, policia, administrata publike, janë institucionet më të korruptuara në vet. Sipas hulumtimit, 17 për qind të të anketuarve kanë deklaruar se kanë dhënë ryshfet, në të shumtën e rasteve për policinë, por dhe për gjyqësorin dhe shërbimet shëndetësore. Kryetarja e organizatës Transparency International në Maqedoni, Sllagjana Taseva ka theksuar se korrupsioni akoma është shqetësues në Maqedoni dhe se të korruptuarit janë të paprekshëm. “Fatkeqësisht nuk mund të themi se diçka është përmirësuar apo se Maqedoni po tregon sukses në luftën kundër korrupsionit. Është e qartë se korrupsioni edhe më tej paraqet problem që në të gjitha raportet e Komisionit Evropian dhe raportet e tjera është problem me prioritet të lartë”, deklaroi Taseva. Sipas saj, Maqedonia është në vendin e parë sa i përket korrupsionit në gjyqësor dhe politikë. Në anën tjetër, sipas një sondazhi të realizuar muajin e kaluar nga agjencia për hulumtim të opinionit “Rejting”, mbi 45,1 për qind e qytetarëve vlerësojnë se korrupsioni në pushtetin lokal është më i theksuar gjatë punësimeve. Në anën tjetër, edhe puna e Komisionit për Anti-korrupsion në shumë raste është kritikuar, duke u vlerësuar se nuk është duke u bërë e gjithë ajo që do të mund të bëhej. Ndërkohë, fjala korrupsion është gjithnjë e më pak e lakuar nëpër media, dhe llogaritet se kjo ndodhë për shkak se shumica e mediave janë të kontrolluara nga ana e pushtetit. Ish-drejtori i Komisionit kundër Korrupsionit, Ilmi Selani, thekson lufta kundër korrupsionit nënkupton aktivitet efektiv dhe të vazhdueshëm të të gjitha institucioneve që kanë kompetenca direkte apo indirekte për kundërvënie ndaj korrupsionit. Sipas tij, çdo ngecje apo heshtje e institucioneve në këtë drejtim me automatizëm nënkupton krijim të hapësirës për kryerje të veprave korruptive. Ai thekson se korrupsioni për një shoqëri është si kanceri për një organizëm, nëse organizmi tregon dobësi, imunitet të ulët për luftim të qelizave kancerogjene ai metastazon me shpejtësi. "Për të qenë më të qartë, rezultatet e deritanishme në luftën kundër korrupsionit në vend kanë qenë simbolike dhe të herëpashershme. Ka pasur disa aksione që më tepër u kanë ngjarë fushatave pompoze sesa raste me përfundime konkrete. Ajo që në terë këto aksione ka munguar ka qenë vazhdueshmëria. Institucionet nën presionin e opinionit të brendshëm dhe sidomos atij të jashtëm, janë

Korrupsioni luftohet sa për sy e faqe

Në kohën kur organizatat ndërkombëtare vlerësojnë se në Maqedoni ka tendenca për rritjen e nivelit të korrupsionit, edhe raportimi i kësaj teme nëpër media nuk është i kënaqshëm, e arsyeja kryesore është fakti se ato janë të kontrolluara. Në anën tjetër, ka ankesa se trajtimi i lëndëve të korrupsionit nga gjykatat nuk është në nivelin e duhur, për shkak të ndikimit nga jashtë sistemit

LUFTIM SIMBOLIK TË KORRUPSIONIT "Për të qenë më të qartë, rezultatet e deritanishme në luftën kundër korrup sionit në vend kanë qenë simbolike dhe të herëpashershme. Ka pasur disa aksione që më tepër u kanë ngjarë fushatave pompoze sesa raste me për fundime konkrete", ka thënë Ilmi Selami.

MEDIAT MUND TA NGJALLIN LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT "Mungesa e një sektori civil krijon një situatë të keqe, kur në sy të parë duket se gjithçka është në rregull, por në fakt gjendja është e keqe. Në rast se mediat dhe shoqëria civile janë të fuqishme nuk lejojnë që temat e korrupsionit të mbesin në hije. Sektori civil i heton, i zbulon dhe i qet në sipërfaqe duke bërë presion direkt te Qeveria që të marrë masa për ta evituar situatat negative", ka thënë Bekim Kadriu. munduar që të duken se veprime në drejtim të luftës së korrupsionit është në nivel, por efektiviteti ka munguar. Kjo është mundësia më e mirë për ata qe mendojnë të futen rrugëve të korrupsionit sepse përllogaritjet e tyre tregojnë se rreziku është i vogël në krahasim me përfitimin", ka thënë Selami.

Përderisa është kështu, Selami mendon se gjithmonë duhet llogaritur se korrupsioni do të jetë progresiv. Epilogu i shpejtë dhe efektiv në luftën kundër korrupsionit është porosia më e fuqishme që mund t'iu përcillet atyre që janë futur apo që duan t'i futen labirintheve të korrupsionit.

Njohësi i çështjeve të sistemit të drejtësisë, Bekim Kadriu vlerëson se tema e korrupsionit në Maqedoni është aktuale çdo herë. Sipas tij, organet gjyqësore marrin masa, edhe pse është çështje e diskutueshme se a janë në masën e duhur. "Korrupsion ka në çdo shtet, diku më shumë e diku më pak. E rëndësishme

TË VENDOSUR NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT Me rastin Ditës Botërore kundër Kor rupsionit, kryetari i Komunës Çair, Izet Mexhiti i është drejtuar mediave me një deklaratë me shkrim, ku shpreh përcaktimet dhe vendosmërinë e tij dhe të institucionit që drejton, për luftimin e kësaj dukurie. Në deklaratën me shkrim, Mexhiti e quan korrupsionin një fenomen negativ i cili, siç shprehet, “rrezikon më së shumti zhvillimin ekonomik social e politik të vendit, denigron sundimin e

ligjit, çon drejt humbjes se vlerave morale, e ul në zero nivelin e trans parencës dhe llogaridhënies”. Kjo dukuri në Komunën e Çairit po lufto het me forcën më të madhe pa

marrë parasysh se çfarë shtrirje ka. Ne funksionojmë mbi parimin ‘Nga qytetarët dhe për qytetarët’, mundo hemi të jemi sa më të drejtë në ofrimin e shërbimeve , punë trans parente mbi parime demokratike. Komuna e Çairit disponon edhe me mekanizma preventiv dhe mbrojtës ndaj këtij fenomeni. Duke ofruar kështu për qytetarët mundësi të paraqesin çdo parregullsi, mito ose korrupsion duke e informuar per

është që institucionet gjyqësore duhet të jenë të pavarura dhe ta kryejnë punën si duhet, me qëllim që lëndët gjyqësore që kanë të bëjnë me korrupsionit t'i çojnë deri në fund, në mënyrë të drejtë, ashtu siç e kërkon një sistem juridik", ka thënë Kadriu, për "Zhurnal plus". Ai mendon se dështimi më i madh në lidhje me proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me korrupsionin kanë të bëjnë me mosfunksionimin e shtetit ligjor në përgjithësi, ndikimi i pushteteve të tjera në pushtetin gjyqësor, mosefikasiteti i ndarjes së pushteteve në Maqedoni dhe pavarësia e sistemit gjyqësor. Kadriu thotë se zbatimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit janë parakusht për zgjidhjen e rasteve që kanë të bëjnë me korrupsionin. Nëse sistemi gjyqësor nuk është i pavarur, atëherë edhe gjykatësit mund të bien pre e ndikimit të pushteteve ose e subjekteve të tjera. Sipas tij, pushteti gjyqësor ose është i pavarur ose nuk është, ndërsa në Maqedoni fatkeqësisht ndodhë e dyta. Kadriu thekson se roli i mediave dhe i shoqërisë civile është shumë i rëndësishëm, sepse i nxjerr në sipërfaqe të gjitha problemet që ndikojnë për funksionimin e një demokracie stabile. "Mungesa e një sektori civil krijon një situatë të keqe, kur në sy të parë duket se gjithçka është në rregull, por në fakt nuk është ashtu. Në rast se mediat dhe shoqëria civile janë të fuqishme nuk lejojnë që temat e korrupsionit të mbesin në hije. Sektori civil i heton, i zbulon dhe i qet në sipërfaqe duke bërë presion direkt te Qeveria që të marrë masa për ta evituar situatat negative", ka thënë Kadriu.

sonelin përkatës në Komunën e Çairit”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Mexhitit. “Unë si kryetar komune ju ftoj për një zotim të për bashkët fisnik për të ndërtuar një shoqëri bashkëkohore, pa vese e ku llogaridhënia është përgjegjësia e të gjithëve, duke filluarnga unë e Ju. Lus gjithë administratën komunale të bëjnë përpjekjet për luftimin e gjithë dukurive negative, të hapen dyert për të gjithë qytetarët e Çairit dhe të garantohet funksionim i mirëfilltë in stitucional”, përfundon kreu i Çairit.

Botues: Bexhet MUSLIJA Lajme të dorës së parë

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Zëvendëskryeredaktor: Shkëlzen LUSHAJ; Redaktorë: Bekim BUÇI, Agim FAZLIU, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: email: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17  815, 32 17  816, Fax: 32 17  817, Email: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210065405030191, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/64, 1000 Shkup, Maqedoni


K r o n ik ë

e martë, 10 dhjetor 2013

5

Bejta merr Çmimin Evropian për Praktika më të Mira 2013 Edikti përbën Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta gjatë qëndrimit në Vjenë të Austrisë mori pjesë në ndarjen e çmimit Evropian për praktikat më të mira të vitit 2013. Kryetari Bejta e mori

çmimin që komunës së Gostivarit iu nda nga Shoqata Evropiane për kërkime cilësore (ESQR), për praktika më të mira në vitin 2013. Ceremonia e prezantimit të Çmimit Evropian për prak-

tikat më të mira 2013, u mbajt te ish pallati për mysafirët e perandorit austriak në Vjenë të Austrisë. Çmimi Evropian për programin e praktikave më të mira hedh një vështrim të

plotë në punën e madhe që liderët e biznesit vënë në kompanitë dhe organizatat e tyre, por gjithashtu njeh edhe përpjekjet e punëdhënësve dhe siguron motivim për përparim të vazhdueshëm.

ngjarje his torike për shqiptarët

STOLITË E FLORINJTA, “SPECIALITET” I HAJDUTËVE

Ku po përfundon ari i vjedhur? Dikasteri i Punëve të Brendshme nuk mund të deklarohet për mundësinë e ekzistimit të një biznesi ilegal, të mirorganizuar, me metalin e shtrenjtë, i cili është bërë muajt e fundit objektivi i vetëm i keqbërësve ordinerë Enis MURTEZI astet e shpeshta të vjedhjes së stolive të arit në vend kanë hapur shumë dyshime për ekzistimin e një kanali të brendshëm ose ndërkombëtar, për biznesin ilegal me arin. Nëse ari i vjedhur përfundon në argjendaritë tona, ose del nga vendi ynë përmes një rrjeti të organizuar kriminal, mbetet të jetë detyra kryesore e Policisë. Megjithatë, dikasteri i Punëve të Brendshme nuk mund të deklarohet për mundësinë e ekzistimit të një biznesi ilegal, të mirorganizuar, me metalin e shtrenjtë, i cili është bërë muajt e fundit objektivi i vetëm i keqbërësve ordinerë. Nga MPB thonë se hetojnë vetëm rastet e vjedhjeve e plaçkitjeve. Të dhënat e MPBsë, flasin se nga fillimi i muajit janar të këtij viti dhe deri në shtator janë regjistruar 3719 vepra penale - vjedhje, dhe 10.815 vepra penale vjedhje të rënda. Edhe policia konfirmon se në të gjitha këto raste janë vjedhur kryesisht para dhe stoli ari. “Kryesisht, këto vjedhje, numri më i madh i tyre kanë ndodhur në rajonin e Shkupit dhe rrethinës. Më së shumti është bërë vjedhje e parave dhe të stolive të arit. Ministria e Punëve të Brendshme vazhdimisht ka ndërmarr aktivitete preventive duke i këshilluar qytetarët se si të ruhen nga plaçkitjet eventuale

R

Në ujërat e Matkës, mbetje ndërtimi Polumbarët nga klubi speleopolumbarët "Vrello" dhe nga klubi i zhytësve "Akuatek" në ekspeditën më të re nënujore në ujërat e liqenit të Matkës, kanë fotografuar pjesë nga bedenat, për të cilat besohet se i takojnë një kishe të vjetër të Maqedonisë. Mbetjet nga ndërtimi i fortë ndodhen rreth 1.500 metra nga diga e lumit, rrëzë saj, pranë shtratit të dikurshëm të lumit Treska. "Në pjesën që e kemi shënuar në ekspeditën tonë të parë, në fillim të shekullit të 17-të, udhërrëfyesi Evlija Çelebija i ka regjistruar në fshatrat Kozerevë dhe Vincë, ku kanë jetuar rreth 150 familje. Sot mbi pjesën e njëjtë, në sipërfaqe ende ekzistojnë mbetje nga manastiri Shën Jovan Gojarti dhe burimi i cili konsiderohet se ka ujë të shërueshëm. Ndërsa në ekspeditën tonë kemi arritur të regjistrojmë dhe fotografojmë një pjesë të bedenave, të cilat besojmë se i takojnë një kishe të vjetër të Maqedonisë. Tani vijojnë që të prononcohen institucione relevante me analizë të hollësishme", deklaroi Kiro Angeleski, kryetari i "Vrellos".

KADRIU: SHTETI JURIDIK PO DËSHTON “Pa marrë parasysh nëse ky ar i vjedhur përfundon brenda vendit tonë apo jashtë tij, këtu kemi të bëjmë me një dëm të theksuar i cili bëhet me vepër penale edhe kjo është një rezultat i dobësisë së mosfunksionimit të shtetit juridik dhe mosfunksionimit adekuat të organeve për ndjekje penale”, thotë profesori Osman Kadriu. të shtëpive të tyre. Ministria po ashtu është duke punuar intensivisht edhe në zbardhjen e këtyre rasteve”, thotë zëdhënësja e MPB-së, Marija Jakovlevska. Juristët dhe njohësit e kësaj fushe, thonë se bëhet fjalë për një krim të organizuar. Profesori Osman Kadriu, shprehet për “Zhurnal Plus”, se MPB duhet të veprojë dhe të identifikojë rrjetin

e tregtisë ilegale me ar. “Këtu përgjegjësia bie tek organet për ndjekjet ata duhet të reagojnë dhe të intervenojnë me veprimet e tyre ligjore, të jenë të suksesshme dhe efikase si dhe kualitativ dhe të ndërpritet kjo vepër penale. Për ndryshe a mund ky ar të gjendet jashtë apo në vendin tonë ka të dhëna se numri më i madh i veprave përfundon me nxjerrjen e arit jashtë kufirit,

por njashtu ka të dhëna dhe rrethana të cilët flasin se një sasi e konsiderueshme gjendet në kuadër të kufirit të shtetit. Pa marrë parasysh se është në shtet apo jashtë këtu kemi të bëjmë me një dëm të theksuar i cili bëhet me vepër penale edhe kjo është një rezultat i dobësisë së mosfunksionimit të shtetit juridik dhe mosfunksionimit adekuat të organeve për ndjekje penale”, thotë

Kadriu. Lidhur me këtë dukuri negative në shoqërinë tonë, profesori Universitar, Goce Gjuklevski ka deklaruar kohë më parë për “Zhurnal Plus” se ky problem ekziston prej vitesh dhe sidomos është i pranishëm në qytetin e Shkupit. Ai thotë se pjesë më e madhe e arit përfundon në argjendaritë tona. “Një pjesë e madhe e vjedhjeve që bëhen nëpër ndërtesa dhe shtëpi vjedhje e metaleve të çmuara posaçërisht kur bëhet fjalë për stoli të arit në të shumtën e rasteve ata mbarojnë tek personat që mirën me punime të arit, artari që në mënyrë profesionale mirën me përpunimin dhe prodhimin e arit. Një pjesë e madhe e tyre blihen për një shumë të vogël të hollave. Ndonjëherë mundë të mendohet edhe në atë drejtim, edhe pse nuk posedojë faktet konkrete por flasim për indikacione ndonjëherë mundë të bëhet edhe çark ndërmjet artarive të cilët e blejnë arin edhe pse ndoshta e dinë se ai është i vjedhur në mënyrë kriminale”, ka deklaruar kohë më parë profesori Gjuklevski për “Zhurnal plus”. Ndryshe, ditë më parë nga një apartament në qytetin e Shkupit janë vjedhur stoli ari në vlerë prej 3.500 euro. Rasti në polici është denoncuar nga e bija e pronarit të apartamentit, 33 vjeçarja N.D. Keqbërësi është futur në apartament, përmes derës së ballkonit. Policia ka marrë masat për kapjen e autorit.

Janakieski, Haxhinasto dhe Mujota takohen në Ohër Mundësitë për liberalizimin e transportit të mallrave mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës ishte një nga temat e diskutimit në takimin e djeshëm në Ohër të ministrave të Transportit të tre vendeve, Mile Janakieski, Edmond Haxhinasto dhe Fehmi Mujota. Siç theksoi ministri Janakieski, në këtë drejtim do të fokusohet edhe takimi i nivelit teknik të caktuar për më 17 janar të vitit të ardhshëm në Shqipëri, në të cilën do të ftohen edhe shtete të tjera nga rajoni, me qëllim që të marrë kontekst më të gjerë. "Në takimin e sotëm është biseduar edhe për mundësitë për vendosjes të linjave çarter sezonale të anijeve mes Ohrit dhe Pogradecit, për çka analizat e bëra kanë treguar se nuk ka interes ekonomik për vendosje të linjës së rregullt", tha Janakieski, duke sqaruar se në takimin në janar do të ketë përfaqësues të më shumë institucioneve nga Maqedonia dhe Shqipëria, me qëllim të

hartimit të planeve aksionale për mënyrën, se si do të rregullohen procedurat doganore dhe të pasaportave. Janakieski i informoi kolegët e tyre nga Shqipëria dhe Kosova për aktivitetet që i zbaton Maqedonia në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore, para se gjithash marrëveshjen për ndër-

timin e autostradës OhërKërçovë, ku punët ndërtimore duhet të fillojnë diku në tremujorin e parë të vitit. "Temat që janë diskutuar e kanë konfirmuar gatishmërinë e tre shteteve për intensifikim të bashkëpunimit, realizimit të projekteve infrastrukturore që gjithsesi do të kontribuojnë për

zhvillimin ekonomik në të gjitha segmentet e tij", tha Haxhinasto. Si shumë të rëndësishme për Republikën e Shqipërisë, ai i theksoi projektet për ndërlidhje infrastrukturore në pjesën e Korridorit 8. Ministri kosovar i Transportit dhe Infrastrukturës, Mujota nga ana e tij theksoi se takimi ka qenë një mundësi e mirë për shkëmbim të informacioneve rreth aktiviteteve konkrete, që secili vend i zbaton për përmirësimin e ndërlidhjes infrastrukturore. Ai theksoi se në fazën finale është projekti i Qeverisë në Prishtinë për ndërlidhje me autostradë të kryeqytetit të Kosovës me kufirin drejt Maqedonisë, projek për të cilin pret të realizohet në afat prej tre vjetëve. Në takimin në Ohër, është kontraktuar që takim i ngjashëm i nivelit ministror të realizohet në shkurt vitin e ardhshëm, në të cilën do të bisedohet për konkluzionet që do të dalin nga bisedimet e nivelit teknik për muajin e ardhshëm

Rektori i USHT-së ,Vullnet Ameti ka mbajtur fjalë përshëndetëse në hapjen solemne të manifestimit për 1700-vjetorin e Ediktit të Milanos. “Universiteti ynë, pati nderin të bashkë-organizojë shënimin e 1700 vjetorit të arritjes së marrëveshjes historike të tolerancës dhe besimit të lirë, i njohur si Edikti i Milanos. Kjo ngjarje madhore, e një rëndësie të veçantë për nga përmasat e saj hyjnore, kujtohet me nderimet më të larta, si në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, dhe po ashtu, u shënua në Universitetin tonë, në këtë Jubile në të cilin referuan studiues të njohur nga vendi dhe rajoni, të cilët do të trajtojnë aspektin juridik kësaj marrëveshje. Edikti i Milanos është vlerësuar si një nga veprat shpirtërore më të çmuara të Perandorit Konstandin, dhe konsiderohet si një akt hyjnor i cili hapi një kapitull të ri për librat e shenjtë dhe për lirinë e besimit. Kur flasim për besimin e lirë, e themi me krenari se kombi shqiptar ka trashëguar një diversitet të theksuar fetar, bashkekzistencën, harmoninë dhe tolerancën midis feve të ndryshme, që e kanë karakterizuar si të kaluarën ashtu edhe të sotmen tonë”, ka thënë Ameti. “Toleranca fetare mbështetet në vetëdijen kombëtare për faktin se të gjithë shqiptarët, e të gjitha besimeve, janë të një gjaku dhe të një gjuhe, kanë origjinën dhe traditën e përbashkët. Kjo ka ndikuar fuqishëm në kohezionin kombëtar në përmasa më të gjera dhe e ka mobilizuar popullin shqiptar gjatë historisë për t’u bërë rezistencë përpjekjeve të vazhdueshme të të huajve për ta përçarë dhe sunduar. Populli shqiptarë me tri besime: islam, ortodoks e katolik, ka qenë simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit. Dhe vetë organizimi i këtij jubileu në Universitetin tonë, besoj e konfirmon këtë që theksova më lartë, dhe përkujtimi i Ediktit të Milanos, për të gjithë shqiptarët përbën një ngjarje historike, aq më tepër kur kjo marrëveshjes e tolerancës dhe besimit të lirë është hartuar nga një perandor ilir. Në këtë tubim shkencor, me temat që u shtjelluan, si: ‘Situata gjeografike-historike për kohën kur u bë marrëveshja e Ediktit të Milanos’, ‘Personaliteti i Konstandinit të Madh nga Dardania e Ilirisë dhe sfidat e kohës me rastin e marrëveshjes së Ediktit të Milanos’, dhe punime të tjera, po aq të rëndësishme, pasqyruan më në hollësi pjesën juridike dhe fetare, dhe ndikimin që pati te kombi ynë për ta forcuar njëherë e përgjithmonë bashkëjetesën dhe harmoninë ndër-fetare, paqen dhe stabilitetin e përhershëm”, ka thënë në fjalimin e tij rektori i USHT-së Vullnet Ameti.


K r o n ik ë

6

Kronikë e zezë

I dehur dhunon gjithçka para vetes Një person 34-vjeçar, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë mbrëmjen e së dielës në fshatin Dobroshanë të Kumanovës. Policia ka informuar se incidenti ka ndodhur në pikën e karburantit “Detoil”, në Dobrashanë, ku i dehuri kishte nisur të thyente shishet e xhamit dhe inventarin e lokalit. Në vendngjarje është paraqitur patrulla e policisë, por dhunuesi me inicialet D.Gj nuk kish ndalur, madje e kishte goditur me grusht në fytyrë njërin nga policët. Dhunuesi është arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të kallëzohet penalisht për dhunë dhe për sulm ndaj policit.

I vihet flaka makinës "Opel Frontera" Persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një makine “Operl Frontera”. Ngjarja ka ndodhur në ora 2 pasmesnate, para shtëpisë së pronarit të makinës. Policia ka informuar se makina është në pronësi të 36-vjeçarit S.S, i cili ka thënë në Polici se nuk di arsyen e aktit vandal. Zjarri ka dëmtuar plotësisht pjesën e brendshme të makinës dhe pjesërisht pjesën e jashtme. Policia ka ndërmarrë masa për ndriçimin e plotë të rastit.

Grabitje në rrugë: "O paratë, o jetën" Grabitje me armë në mes të rrugës. Një i punësuar në një bastore në Gostivar, është sulmuar dhe më pas është grabitur nga persona të paidentifikuar. Grabitja ka ndodhur pasditen e së dielës në Gostivar, kur dy persona të maskuar, kanë sulmuar 24vjeçarin D.B, duke i marrë çantën me 2 mijë euro. Të maskuarit i kishin zënë rrugën më makinë viktimës së tyre, e më pasi i kishin drejtuar pistoletën duke e kërcënuar se do ta vrisnin nëse nuk u jepte çantën. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.

Sulm me armë zjarri, plagoset 18vjeçari Një i ri ka mbetur i plagosur, pas një sulmi të armatosur. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin A.J, banues i Shkupit, i cili është qëlluar në këmbë me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21, në rrugën “Metodija Mitevski”. Policia po punon në ndriçimin e rastit dhe në identifikimin e autorëve të sulmit.

e martë, 10 dhjetor 2013

Ndotja e Shkupit, peticion Gruevskit

thërrimeve kancerogjene. Të dhënat e Bankës Botërore, ndërkaq, janë alarmante, pasi në vit vdesin nga ndotja rreth 1.350 vetë. Arsyeja për ndotjen e ajrit janë fabrikat që lagjen Zhelezarë dhe Aerodrom, por dhe numri i madh i makinave në kryeqytet. Ekspertët mendojnë se në ndotjen e ajrit kanë gjithashtu ndikim ndërtimet e shumta dhe zhdukja e sipërfaqeve të gjelbra.

Zhidas Daskallovski, Penço Kuzev, Marija Riesvski dhe Tatjana Atanasovska Grozdanovska përmes një peticioni online deri te kryeministri Nikolla Gruevski kërkojnë që të bëhet çdo gjë që është në duart e tij për t’u penguar ndotja e ajrit të Shkupit dhe implikimet që i krijon ndaj qytetarëve.

Pasi që deri tani asnjë nga institucionet nuk ka reaguar dhe janë shpallur si të pakompetent, ata me këtë rast ftojnë kryeministrin që të ndërmerr diçka. “I nderuar kryeministër, ndotja e ambientit jetësor në lagjet Aerodrom dhe Gazi- babë është alarmante dhe kërkon reag-

Të dëmtuarit, rreth 20 familje, anë strehuar që të gjithë në strehimoren në Lubanishte, të ndihmuar nga autoritetet e Komunës Butel por dhe nga Unioni i të Rinjve të VMRO-DPMNE-së

ZJARRI PËRFSHIN KOMPLEKSIN E SHTËPIVE NË LAGJEN FUSHË TOPANË

jë zjarr me përmasa të frikshme ka rënë natën e shkuar në lagjen Ciglana, duke shkrumbuar deri në themel rreth 20 shtëpi. Gjithsej 17 mjete zjarrfikëse dhe 45 zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, në përpjekje për të lokalizuar zjarrin, flakët e të cilit kanë përpirë në pak kohë shtëpitë e 20 familjeve. Fakti se shtëpitë gjenden ngjitur me njëra-tjetrën, ka qenë rrethana që ka ndihmuar zjarrin të përhapej papengueshëm. Policia ka informuar mëngjesin e së dielës se ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht, asnjë dëm në njerëz. Qytetarët e dëmtuar kanë rrëfyer për mediat çastet e trishtimit dhe të panikut. “Kemi qenë në gjumë dhe jemi zgjuar nga britmat e fqinjëve. Kemi ndjerë erë tymi dhe kemi dalë në oborr, pa marrë as edhe një rrobë me vete”, thotë rrëfimi i një qytetari. Në vendngjarje janë paraqitur menjëherë zv.ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, por dhe deputetë të zonës. Ibrahimi ka premtuar se shteti do t’i kthejë në gjendje të mëparshme të gjitha shtëpitë, në afat prej 3 muajsh.

N

imin e juaj urgjent. Presim nga ju që t’i angazhoni ministritë e juaj resore të locojnë ndotësin dhe t’i shqiptohen sanksione në pajtueshmëri me rregullat në shtet. Mos lejoni që kryeqiteti të shndërrohet në Veles të dytë”, shkruhet në peticion. Të premten, të dhënat e mat-

jes së ndotjes së ajrit flisnin për tejkalimin e normës së lejuar të

“Ferri” që la pa shtëpi mbi 20 familje

HAJDUTËT “FESTË”, VJEDHIN HEKURIN PËR SKRAP Sido që në shtëpitë e djegura nuk ka mbetur gjë e vlefshme, banorët e kësaj mëhalle janë ankuar se gjatë natës së të dielës, shumë keqbërës kanë shkuar atje për të marrë copa hekuri, për t’i shitur më pas për skrap. Kjo ka bërë që policia të shpeshtojë patrullimet e saj në këtë pjesë të lagjes Fushë Topanë, e banuar krye sisht nga komuniteti rom.

LETËR E HAPUR PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE Të nderuar udhëheqës të partive politike, e posaçërisht e nderuar organigramë e partisë shqiptare në pushtet U bënë 5 vjet që kur policia sllavomaqedonase ndërmori aksionin e saj famëkeq duke bastisur shtëpitë tona. U bënë 5 vjet që kur policia speciale ë këtij shteti të dhunshëm bastisi, maltretoi dhe terrorizoi familjen tonë, në fshatin Opajë. U bënë 5 vite që kur vëllai jonë, bashkëshorti, axha, Rexhail Qerimi, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, u burgos për gjoja vrasje të një polici. U bënë 5 vite që kur organet e drejtësisë së Maqedonisë, përmes procesit të montuar politik, duke shkelur çdo normë dhe konventë ndërkombëtare, arrestoi, maltretoi, burgosi dhe i shqiptoi dënimin me burgim të përjetshëm për një vrasje që ai nuk e ka bërë asnjëherë. Krejt kjo ngase në ato momente ai ka qenë në fshatin e tij të lindjes, në Opajë. Për këtë kemi edhe dëshmitë e fshatarëve në gjyq. Për dëshmimin e pafajësisë së vëllait tonë ekziston edhe CD-ja e cila do të ndihmonte në

Dëshpërimi nga politika

zbardhjen e këtij rasti, andaj kërkojmë nga ju që të nxisni këto organe që të zbardhin këtë CD. Kërkojmë angazhim tuajin konkret me vepra e jo me fjalë, në drejtim të lirimit të vëllait tonë Rexhail Qerimi (41) nga fshati Opajë, Kumanovë, si dhe shokët e tij Agim Islami (27) nga fshati Rashçe, Shkup, dhe Almir Drlanjin (31) . Për këtë ekziston edhe dëshmia

e babait të policit të ndjerë, i cili në gjykatë u shpreh se këta (duke aluduar në Rexhailin me shokë) nuk janë vrasësit e birit të tyre. Duke marrë në konsideratë gjithë këto që janë cekur më lartë, më lejoni që të shprehim indinjatën tonë të thellë me heshtjen dhe me mosreagimin tuaj në këtë rast, e në shumë raste të tjera. Andaj nëse mëtoni të përfaqësoni interesat shqiptare,

kërkojmë me çdo kusht të merrni parasysh këto kërkesa tona. Besoj duhet të keni parasysh thënien e Çurçillit « bëjeni atë që nevojitet ». E ajo që nevojitet është lirimi i shqiptarëve të pafajshëm, e kësisoj edhe vëllait tonë. Çdo problem zgjidhet po pati ekspertizë të saktë, e shpresojmë edhe ky problem i yni. Ne familja Qerimi nuk kërkojmë nga ju të na mundësoni ta kuptojmë lirinë, kërkojmë nga ju që të na mundësoni ta jetojmë atë. Duke kërkuar nga ju të bëni atë që është e mundur, lirimin e vëllait tonë, ne kërkojmë një gjë të mundur e jo të pamundur. Ngase siç do të thoshte edhe Napoleon Bonaparta « e pamundura është vetëm fantazmë e të druajturve dhe strehë e frikacakëve ». Me respekt, Familja Qerimi nga fshati Opajë Përfaqësuesi i familjes : Jetulla Qerimi

Të dëmtuarit janë strehuar që të gjithë në strehimoren në Lubanishte, të ndihmuar nga autoritetet e Komunës Butel por dhe nga Unioni i të Rinjve të VMRO-DPMNE-së. Të rinjtë e partisë qeverisëse kanë furnizuar 20 familjet me ushqim dhe veshje. Qeveria, ndërkaq, ka informuar se në mbledhjen e së mërkurës do të diskutojë për rastin dhe nuk përjashtohet vendimi për zhdëmtimin e familjeve të merret po atë ditë. Një ditë pas zjarrit, në mëhallën ku ndodhen shtëpitë e djegura kanë nisur të qarkullojnë thashethemet se zjarri është vënë qëllimisht. Nuk dihen motivet përse dikush do të tentonte të digjte shtëpitë e tyre, por familjarët nuk kanë tjetër shpjegim për zjarrin që dogji të gjithë kompleksin e objekteve ngjitur njëra me tjetrën. Sido që në shtëpitë e djegura nuk ka mbetur gjë e vlefshme, banorët e kësaj mëhalle janë ankuar se gjatë natës së të dielës, shumë keqbërës kanë shkuar atje për të marrë copa hekuri, për t’i shitur më pas për skrap. Kjo ka bërë që policia të shpeshtojë patrullimet e saj në këtë pjesë të lagjes Fushë Topanë, e banuar kryesisht nga komuniteti rom.

Stavreski: Vazhdojmë me projektin e Rrjedhës Jugore Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Zoran Stavreski ka thënë se Maqedonia do të vazhdojë me realizimin e Rrjedhës Jugore, siç është paralajmëruar, meqë këtë e nxit Komisionin Evropian (KE) edhe Rusinë të hapin dialog të drejtpërdrejtë, përkatësisht “Gasprom” dhe KE për zgjidhjen e të gjitha pyetjeve që Komisioni i nxori lidhur me realizimin e këtij projekti të madh ndërkombëtar deklaroi sot. Duke përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Stavreski theksoi se projekti jo vetëm që vet ka rëndësi ekonomike dhe shoqërore, veç se është i rëndësishëm për përmirësimin e konkurrencës së ekonomive që janë përfshirë në realizimin e tij. “Pres nëpërmjet dialogut të drejtpërdrejtë, Komisioni Evropian dhe ‘Gasprom’ të zgjidhin çështjet e hapura”, theksoi zëvendëskryeministri Stavreski pas lëshimit në përdorim të dy rrugëve sot në Koçanë.


V ë s h t r im e

e martë, 10 dhjetor 2013

7

Sikur s`na mjaftuan armiqtë e gjallë

Irfan AGUSHI ëse je mjek i dobët në profesion, ke pasur sukses minimal në fakultet, apo thjesht ke paguar për provimet dhe ke marrë një diplomë të pamerituar, të lutem, largohu dhe lëri të lirë pacientë që ke zaptuar, ngase ata nuk janë pronë e jotja. Nëse je mësues i papërgatitur dhe pa moral, ik sa më larg rinisë sonë dhe leri të qetë ata. Leri ata në duar më të sigurta, të fitojnë edukatën dhe diturinë që e meritojnë. Nëse je aktor që emiton, largohu nga skena se po na humb kohë më kot. Nëse je poet që kopjon, të lutem mos na shkruaj, se nuk kemi për të lexuar një libër, dy herë. Nëse të është dhënë titulli inxhinier i ndërtimtarisë dhe ty nuk e meriton atë, të lutem gjej një punë tjetër, se do të marrësh në qafë familje të tëra nga pakujdesia dhe mungesa e diturisë. Nëse je politikan i pamoralshëm, hajdut, i pashkolluar, i paedukatë, të lutem lëri të lirë votuesit tuaj, mos i provoko deri përtej mundësisë për të duruar. Ikni se edhe tani kur po mendo-

N

Nëse je politikan i pamoralshëm, hajdut, i pashkolluar, i paedukatë, të lutem lëri të lirë votuesit tuaj, mos i provoko deri përtej mundësisë për të duruar. Ikni se edhe tani kur po mendojmë se qeverisim me vetën, ju po na ktheni në kohën e masakrave, përdhunimeve, vrasjeve dhe dëbimeve masive të shqiptarëve. Sikur të mos na mjaftojnë armiqtë që marrin frymë, ju keni ngritur nga varet e tyre Dushanët, Lazarët e Josipët jmë se qeverisim me vetën, ju po na ktheni në kohën e masakrave, përdhunimeve, vrasjeve dhe dëbimeve masive të shqiptarëve. Sikur të mos na mjaftojnë armiqtë që marrin frymë, keni ngritur nga varet e tyre Dushanët, Lazarët e Josipët. Kjo që po ndodh është një tregues i qartë se harmonia bashkëqytetarë është e pamundur të kultivohet nën ombrellën e kësaj strukture politike. Kjo nuk është mënyra për të ndalur gjuhën e urrejtjes, në fakt është e kundërta. Me këtë akt, jeni duke i trimëruar vandalët që rrahin fëmijë, të vazhdojnë me punën e tyre. Me këtë politikë nuk ndryshuat asgjë nga situata e viteve të mëparshme. Edhe atëherë shqiptarët ecnin kokulur

dhe të poshtëruar nëpër rrugët e Shkupit, tani është edhe më keq. Rrugët që dikur i frekuentonin me pak krenari, tanimë nuk mund ta bëjnë as atë, ngase ato rrugë ju duken të huaja shqiptarëve. Ato rrugë na përkujtojnë histori të së kaluarës, e cila është e dhimbshme për shqiptarët. Në Maqedoninë e vitit 2014, nuk do të mund të ecim në qytetin e Shkupit si më parë. Pra tani e tutje duhet të zgjedhim rrugët dhe rrugicat. Çdo shqiptarë duhet të ketë në kokën e tij të instaluar një navisistem, më një hartë precize, e cila do i drejtonte ata nëpër rrugët e qytetin, duke ua mundësuar që t`ju ikin situatave të pakëndshme. Si takimi me skulpturat e turpit. Ato që na përkujtojnë historinë e dhimbshme të popullit tonë. Ikni, se ka filluar t`i vijë një erë e rënd, lojës që po lozni, e që ju e quani politikë. Kur gota mbushet, përfundon gjithçka. Pas asaj nuk kemi se çfarë presim më. Ikni tani, sepse më vonë përveç ikjes, duhet të përballeni edhe me turpin, i cili do t`ju ndjek mbrapa. Qytetarët janë duke duruar, por deri kur? Durimi i tyre ka një fund. Ata nuk do të mund të durojnë përjetësisht, mashtrimet, gënjeshtrat dhe premtimet boshe. Nëse jeni të pafuqishëm për t `a vazhduar betejën në „kolesoumin“ e Gruevskit, atëherë hapni rrugë atyre që kanë ide, vizion dhe mundësi për t`i shtyrë gjërat përpara. Mjaftë e sollët në sprovë, durimin e qytetarëve.

Përkitazi me 5 vjetorin e burgosjes së Rexhail Qerimit me shokë

Ardian RAMADANI U bënë pesë vite që kur u burgos bashkëfshatari, ish ushtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi, me pretekstin e vrasjes së një polici, vrasje kjo që nuk u ndriçua kurrë si duhet. Në mesin e këtyre të dënuarve përpos Rexhail Qerimit nga fshati Opajë, u dënuan edhe dy të tjerë, po ashtu të përkatësisë etnike shqiptare. Ekspertizat gjyqësore të cilat janë fund e krye të manipuluara prej pushtetit edhe ashtu të centralizuar dhe të monopolizuar, gjykata themelore si dhe Gjykata e Apelit, duke mos marrë fare në konsideratë provat dhe dëshmitë e bashkëfshatarëve, që dëshmuan në favor të drejtësisë, e ajo është se në momentin kur ka ndodhur vrasja e policit Rexhaili ka qenë në kafene me shokë, shqiptuan dënimin me burgim të përjetshëm dhe që prej atij dhjetori famëkeq familja Qerimi, vëllezërit, bashkëshortja dhe i tërë rrethi, gjenden në ankth dhe në pritje. Në saje të shumë demarsheve dhe përpjekjeve të bëra për ta liruar, respektivisht për ta ndriçuar rastin, kjo familje nuk la vend dhe vrimë pa mos kërkuar drejtësi por më kot. Ata përpos asaj që i`u drejtuan organeve gjyqësore te këtij shteti, partive dhe partiçkave politike shqiptare, partive politike në Shqipëri dhe në Kosovë, ambasadave të huaja në Maqe-

Organet e drejtësisë edhe ashtu të shtrembëta dhanë verdiktin e hidhur me ç`rast futën edhe një shqiptar më tepër në burg, duke rritur kësisoj numrin e ish luftëtarëve shqiptarë në burgjet e Maqedonisë gjer në 130 pjesëtarë të ish UÇK-së, prej të cilëve 15 janë të dënuar me burgim të përjetshëm, përmes proceseve të montuara doni, si asaj amerikane, franceze, gjermane, nuk lanë vend pa mos kërkuar qoftë një grimcë drejtësie, por më kot. Organet e drejtësisë edhe ashtu të shtrembëta dhanë verdiktin e hidhur me ç`rast futën edhe një shqiptar më tepër në burg, duke rritur kësisoj numrin e ish luftëtarëve shqiptarë në burgjet e Maqedonisë gjer në 130 pjesëtarë të ish UÇK-së, prej të cilëve 15 janë të dënuar me burgim të përjetshëm, përmes proceseve të montuara. Kjo familje humbi shpresën në këto organe që edhe zogjtë e malit e dinë se janë kryekëput të dirigjuara dhe të kontrolluara prej pushtetit. Pas humbjes së shpresës, kjo familje iu drejtua partive politike shqiptare në Maqedoni. Partia shqiptare në pushtet e dhënë pas tenderëve dhe pas pasurimit thuajse u bë e shurdhër, ndërsa partitë opozitare shqiptare në mungesë të një kohezioni dhe bashkërendimi

ishin të pasuksesshme fare në këtë drejtim. Me këtë problematikë nuk u morr askush tjetër përpos deputetit të komunës së Likovës, Orhan Ibrahimi që vjen nga radhët e PDSH së, duke kërkuar sqarimin e rastit dhe ndriçimin e tij, por përgjigja e ministreshës së punëve të brendshme, zonjës Gordana Jankullovskës, ishte se sipas saj, këtij grupi, ku bie pjesë edhe Rexhaili i ishte shqiptuar dënim bile i vogël (imagjino dënim i vogël burgimi i përjetshëm). Partitë politike shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri duke u arsyetuar me atë se shqiptarët në Maqedoni kanë feudet e tyre dhe partinë e tyre në pushtet as që çanë kokën, në përjashtim të lëvizjes VETËVENDOSJA, e cila përpos disa kumtesave dhe komunikatave që nuk arritën as në veshin e auditorit shqiptar e mos të flasim për më tutje, heshtën me një heshtje të çuditshme, thuaja se nuk u kërcet

fare për shqiptarët e Maqedonisë. Ndërsa ambasadat e huaja përpos fjalimeve patetike dhe refrenizuese se kërkojnë ndriçim të plotë të rastit dhe gjetjen e autorëve nuk bënë asgjë më tepër. Partia shqiptare në pushtet e cila me krekosje mëton të shpaloset si parti e dalë nga lufta, përmes përfaqësuesve të saj në Kumanovë dhe Likovë, lëre që nuk ka ndërmarrë asgjë për këtë rast, por edhe janë shprehur hapur se nuk mund të bëjnë asgjë në këtë drejtim. Që turpi të jetë më i madh, është pranuar se nuk mund të bëjnë asgjë, e me këtë kanë shpalosur të vërtetën e ditur edhe për fëmijët e djepit, se ky rast është kryekëput rast i montuar politik nga ana e pushtetit maqedonas, por se nuk kanë sqaruar hapur se çfarë pozite kanë ata në atë pushtet. E familja e gjorë Qerimi, numëron ditët, numëron netët, javët, muajt, vitet…. duke pritur zbardhjen e rastit dhe

daljen në shesh të drejtësisë. Ndërsa unë, u them vazhdimisht të mos humbasin shpresën në Zotin për ditë më të mira, por edhe me arsyetimin se edhe ne që jemi jashtë grilave ngjajmë si të dënuar me burgim, ngase jemi burgosur si shqiptarë në çdo aspekt të jetës, në çdo pore të jetës, ku dita ditës e shohim se prangat e robërisë na robërojnë pjesë të ndryshme të trupit, e ne duke mos ndërmarrë asgjë jemi bërë pranues të kësaj robërie. Siç do të pajtohej edhe filozofi francez Zhan Zhak Ruso, sot për sot problemi kryesor aktual filozofik është njeriu dhe kushtet e ekzistencës së tij, e unë do të shtoja problemi kryesor sot është bërë shqiptari në Maqedoni dhe kushtet e ekzistencës së tij. Kuptimi i politikës së Hana Arendit që nënkupton lirinë, ka humbur kuptimin e vet. Kuptim këtu ka vetëm robëria, servilizmi dhe poltronizmi. Ky gabim (lajthitje e beftë) e politikës qeveritare shqiptare nuk po shihet se e ka një fund. Kjo lukuni dhe zogori hesht me cinizëm atëherë kur duhet më së shumti të flitet. Thuaja se gjithçka është mirë. Thuaja se asgjë nuk mungon. Ndërsa shqiptari vazhdon të jetë i lugosur, i gërryer nga brenda, i ngrënë, konkav. Ky shqiptar nuk e ka emrin vetëm Rexhail. Pas vizitës së bërë në burg Rexhaili me shokë, të kuturisur

për drejtësinë, kërkonin veprim më të guximshëm të faktorit politik shqiptar. Ata edhe i janë drejtuar opinionit përmes mediumeve të shkruara dhe atyre televizive, por më kot. Lakenjtë (të nënshtruarit) dhe jesmenët (servilët) nuk çajnë kokën. Kësisoj jemi shndërruar të gjithë në viktima që sodisim ekzekutuesin tonë. Me të drejtë Jean Paul Sartre do të thoshte se « urrej viktimat që respektojnë ekzekutuesin e tyre ». Pse kjo politikë e ndoruar dhe kjo mënjanëri, ende nuk po arrihet të kuptohet dot. Zaten as që do kuptohet ndonjëherë. Çadajev, një mendimtar rus dhe demokrat i paepur do të thoshte “Mallkuar qoftë ai popull që nuk poshtërohet nga robëria”. E ne ende nuk po ndihemi të poshtëruar, edhe pse na janë vënë prangat, edhe pse na burgosen, vriten dhe eliminohen luftëtarët e lirisë. Kësisoj a nuk do të na shkonte për shtati edhe neve thënia e Gëtes : “Askush nuk është më shumë skllav sesa ai që mendon se është i lirë pa qenë i tillë” ? Sepse skllevërit e lumtur janë armiqtë më të mëdhenj të lirisë. Unë mendoj që po. E besoj se dhe ti, i dashur lexues. (Autori është profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, magjistër i diplomacisë dhe shkencave politike, si dhe opinionist dhe kolumnist i rregullt)

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


S h ow b iz

8

Shikoni çfarë ka humbur Hamilton

Ledina së shpejti me projekte të reja Edhe pse u përfol mjaft për të qenë fituese e mundshme në festivalin “Kënga Magjike 2013” këngëtarja Ledina Çelo nuk mbeti pa çmim. Ajo pas një interpretimi të shkëlqyer me këngën “Gaboja”, arriti të shpërblehet me vendin e dytë. Ledina tha se asnjëherë nuk hyn në festival për të fituar çmim, por vetëm të promovojë këngën te publiku. “Nuk ka rëndësi çmimi për mua. Në fakt ajo që dua është që kënga të pëlqehet dhe të ketë duartrokitjet e publikut se përndryshe çmimi nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm në krijimtarinë time

muzikore. Unë më shumë i kushtoj rëndësi publikut apo thënë më mirë këngës e cila pëlqehet në publik se sa të marrë ndonjë çmim”, ka

thënë Ledina për “Zëri”. Ledina na bënë të ditur se tani do të nisë përgatitjet për programet festive të Vitit të Ri në të cilat thotë se do të mundohet të paraqitet sa më bukur. “Padyshim se nuk do të mungojnë paraqitjet e mia edhe për këtë fundvit. Në programet festive do të mundohem të paraqitem sa më bukur”, shton ajo. Projektet e reja që është duke i përgatitur Ledina do t’i plasoj bashkë me videoklipe të cilat thotë se do t’i përgatitë me përkushtim. “Do mundohem që të sjellë këngë dhe projekte sa më cilësore për publikun tim kudo që ndodhet”, tha ajo.

Shqiptaret kthehen pa çmim, triumfon “Miss Venezuela”

Ato kanë 30 vite diferencë ndërmjet tyre por janë shfaqur me të njëjtin stil mbrëmjen e djeshme në gjysmë finalen e spektaklit "X-Factor". Bëhet fjalë për 35 vjeçaren Nicole Scherzinger dhe 61 vjeçaren Sharon Osbourne, të cilat janë dukur rrëzëllitëse me dy fustane të zinj mjaft elegantë. Nicole ka ekspozuar format e saj bombastike, këmbët dhe dekoltenë joshëse pasi fustani i saj ishte transparent. Ajo dukej me të vërtetë e mrekullueshme dhe sigurisht që meshkujt kanë mbetur pa fjalë. Flokët e mëdha me onde i kishte lëshuar mbi supe, ndërkohë që Nicole kishte bërë një tualet natyral. Por nuk ka mbetur aspak mbrapa Sharon, e cila është dukur mjaft elegante dhe në formë për moshën që ka.

reklama

Mbrëmjen e së shtunës në Filipine është mbajtur edicioni i 13-të i “Miss Earth”. E ndonëse shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova kishin varur shpresat tek Donika Emini dhe Afroviti Goge për një triumf atje, një i tillë nuk ndodhi. Emini dhe Goge kanë qenë

përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë në këtë eveniment, por triumfuese doli Alyz Henrich “Miss Venezuela”. Me kurorë u kurorëzuan edhe “Miss Korea”, Catharina Choi e cila rrëmbeu titullin e “Miss Earth Fire”, “Miss Tai-

landa” Punika Kulsoontornrut me “Miss Earth Water”, dhe “Miss Australia”, Katie Wagner me “Miss Earth Air”.

e martë, 10 dhjetor 2013

"Fast and Furious 7" do të xhirohet deri në fund Regjisori i filmit ‘Fast and Furious 7’ ka konfirmuar se xhirimet e tij do të shkojnë deri në fund edhe pas vdekjes së papritur të aktorit kryesor, Paul Walker. Filmimet janë pezulluar aktualisht pas aksidentit tragjik të aktorit 40-vjeçar, por James Wan theksoi se filmi do të përfundojë prodhimin herët a vonë. “Kasti është i trishtuar, por po mundohemi ta kalojmë këtë që ndodhi”, tha regjisori për

TMZ. Kur u pyet nëse xhirimet do të rifillonin sërish, ai tha thjesht: “Po”. Paul Walker ishte duke u kthyer nga një event bamirësie në 30 nëntor, kur makina Porsche GT e shokut të tij Roger Rodas, i cili po e ngiste atë, u përplas dhe të dy gjetën vdekjen. ‘Fast and Furious 7’ pritej të shfaqej për herë të parë në korrik të vitit 2014

Beyonce, më e klikuara Personazhet e njohura janë ato që klikohen më së shumti në internet. Si më e klikuara në vitin që po lamë pas është Beyonce, e pas saj radhiten Rihanna, Miranda Kerr, Kim Kardashian, Kate Middleton, Miley Cyrus, Selena Gomez etj.

Lily Allen kritikon “Grammy Awards” Lily Allen ka reaguar pasi drejtuesit e “Grammy Awards”, këngën e saj “Lorde” nuk kanë nominuar në kategorinë e Artistes së re më të mirë. Këngëtarja e hitit “Hard Out Here” është frustruar pasi nuk është nominuar edhe në kategorinë e talenteve të rinj dhe këtë veprim e ka quajtur si : “TURP”. Ajo të dielën shkroi në rrjetin social “Twitter”: “Producenti legjendar Jimmy Jam, që është kryetari i merituar i “RecordingAcademy” sugjeroi që Lorde të largohej sepse ajo e kishte shmangur një notë gjatë debutimit të një kënge të suksesshme. “Ajo është ende

shumë e re”, kishte thënë ai CNN. “Nganjëherë mendoj se votuesit e Grammyt kanë dëshirë të thonë :“Ta shohim se çfarë tjetër mund të japësh nga vetja para se të konsiderohesh artistja e re më e mirë”. Edhe pse Lorde

nuk e morri nominimin si e artistes së re më të mirë ajo ende është e nominuar për çmime tjera si : kënga e vitit, incizimi i vitit për hitin e saj të madh “Royals”. Kënga ka fituar gjithashtu çmimin për performancën më të mirë të stilit të muzikës pop si soliste ndërsa albumi i saj “Pure Heroine” është i nominuar për albumin më të mirë vokal të stilit pop. Të nominuarit për artisti i ri më i mirë për vitin 2014 në Grammy ishin edhe Ed Sheeran, Macklemore dhe Ryan Lewis. Nominimet u shpallën javën e kaluar.

Krenare me prapanicën e saj Aktorja e njohur, Sofia Vergara, thotë se nuk mund të besojë që vithet e saj ende konsiderohen si ndër më seksit

në botë dhe ndjehet krenare me këtë. “Jam krenare me këtë fakt”, tha ajo.


Fa s h io n

e martë, 10 dhjetor 2013

KARKALECA DETI

2. Për sos, në një enë të vogël përzini së bashku verën, lëngun e limonit, kripën dhe piperin. Mënjanoi. 3. Vendose margarinën ose buterin në një tigan pak më të

Metoda e përgatitjes 1. Shkriji karkalecat, nëse janë të ngrirë. Në një enë mesatare përzieni karkalecat me miell, deri sa të mbulohen tërësisht. Mënjanoi.

thellë. (Shto margarinë sa do që të jetë e nevojshme gjatë gatimit) Nxeheni paraprakisht në temperaturë mesatare deri në temperaturë të lartë, deri sa margarina të shkrihet. Përzije hudhrën në mar-

Pastroni kërpudhat, lajini dhe grijini duke lënë 4 me një ene. Skuqni hurdhat ne një ene me dy luge vaj, shtoni kërpudhat dhe lëreni ne zjarr për 7 minuta me pas bashkoni kripen, piperin dhe erëzat. Ne një ene përzieni mishin, thërrimet e bukës pasi ti keni

shtrydhur, vezën parmixhanin, kërpudhat, kripe, piper. Shtrini ne një letër kuzhine përbërjen dhe hapeni ne forme trekëndore, ne qendër te përbërjes vini kërpudhat qe mbajtët veç, njëra pas tjetrës dhe mbështillni përbërjen duke formuar një role ovale. Lyejeni me miell dhe skuqeni ne tigan me vaj dhe me pas lageni me vere dhe lëreni te avulloje. Skuqeni për 45

PATATE TË PJEKURA ME HUDHËR Përbërësit: • 5 lugë supe yndyrë • 16 papatet të reja të mesme (rreth 175 g) • 8 thelb hudhër • 8 trumza (thyme) pranverore kripë deti reklama

garinë për 15 sekonda. 4. Shtoje gjysmën e karkalecave në tiganin e thellë. Gatuaji për 2 deri në 3 minuta. Largoji karkalecat nga tigani. Përsërite të njëjtën gjë edhe me pjesën e mbetur të karkalecave. Largoji të gjithë karkalecat nga tigani. 5. Përzije sosin. Shtoje sosin tek tigani i nxehtë. Gatuaje dhe përzije deri sa sosi të vlon dhe të reduktohet lehtësisht. Ktheji karkalecat në tigan. Gatuaji dhe përzieni për 1 minutë ose deri sat ë nxehen tërësisht. Zbukuroje me copa limoni dhe shërbeje. (Puhia)

Përbërësit  400 gr mish derri i grire  15 kërpudha  16 feta pancete te  2 feta buke (thërrime) t lagura me qumësh minuta duke e kthyer here pas  1 veze here duke e lagur me lëng te  100 gr djathë parmixhan i nxehte. Vini fetat e pancetes grire ne një letër alumini vini sipër lbi hurdha përbërjen dhe rrotullojeni, lid-  2 the heni me një spango kuzhine.  2 luge erëza Kompletoni pjekjen ne furre  2 luge miell me 180'C për 10 minuta. Prisni  1 gote vere e bardhe qoften ne feta rreth 2 cm te  2 dl lëng trasha shtoni pak lëng dhe shër 4 luge vaj ulliri bejeni.  kripe, piper

QOFTE ME KËRPUDHA DHE PANCETË Përgatitja

Përbërësit: • 450 gram karkaleca të freskët ose të ngrirë, të qëruar dhe të mëdhenj. • 2 lugë supe miell • 1/3 e gotës verë e bardhë e thatë • 2 lugë supe lëng limoni • 1/4 e lugës së çajit, kripë • 1/8 e lugës së çajit, • 1 lugë supe margarinë apo buter • 2 thelb hudhër e shtypur • 2 filxhanë oriz ngjyrë kafe i nxehtë

Metoda e përgatitjes 1. Të ngrohet paraprakisht furra në 190 gradë 2. Të zihen patatet në ujë të kripur për 7-8 minuta deri sa të jenë gati të ziera (të jenë akoma të pak të forta kur i shpon me thikë). Kulloji tërësisht duke përdorur kulluese, pastaj shkundi patatet në kullesë deri sat ë ashpërohen nga jashtë. 3. Vendose yndyrën në një tepsi të vogël për të pjekur patatet dhe nxeje në furrë për pesë minuta 4. Shtoji patatet e kulluara në enën me yndyrën e nxehtë pastaj shpërndaje sipër hudhrën, trumzat dhe kripën e detit dhe përzini deri sa patatet të jenë mirë mbuluara me yndyrë. 5. Ktheje tepsinë në furrë dhe le të piqen patatet për 45-60 minuta, ose deri sa të marrin ngjyrën e artë dhe të tjetrën të rreshkura.

9

TAKO E DJEGËS VEGJE TARIANE Metoda e përgatitjes Nxehe vajin në një tigan në temperaturë mesatare. Gatuaje qepën, hudhrën dhe celerin deri sa të zbuten. Shtoji kërpudhat dhe specat e djegës për tu gatuar, vetëm për një minutë. Shtoje puren e domates dhe gatuaje për rreth 2-3 minuta. Kur kërpudhat zbuten, shtoje cocoa pluhurin, verën dhe lëngun e perimeve, deri sat ë vlojnë. Ule temperaturën dhe le të zihen për 15 minuta, pastaj shtoji të gjitha llojet e fasuleve dhe gatuaji për rreth 10-12 minuta, ose deri të reduktohet sosi dhe fasulet janë të gjitha të ziera mirë. Për tu servuar, vendosi 2-3 lugë supe të sosit të djegës në secilën petë të takos. Mbuloji me djathë të grirë, majdanoz, krem ajke, dhe vendosi nëpër pjata.

Tako e djegës vegjetariane Përbërësit • 1 lugë supe vaj ulliri • 1 qepë, e prerë hollë • 1 thelb hudhër • 3 kërcell celer, të prera hollë • 200g kërpudha të • 2 speca të vegjël shumë të djegës, të prerë • 100g pure të domateve • 1 lugë supe cocoa pluhur • 100ml verë të kuqe • 150ml lëng perimesh të përziera • 150g fasule zeza të kon servuara, të shpërlara dhe të kulluara • 150g fasule e bardhë e kon servuar, të shpërlara dhe të kulluara • 150g fasule soje të kon servuara, të shpërlara dhe të kulluara • kripë dhe piper të bluar të freskët Për servim • 12 petë për tako të gatshme dhe të • 150g djathë të grirë • 2 lugë supe majdanoz të copëtuar • 200ml krem ajkë

ËMBËLSIRË ME ARRË KOKOSI TË GRIRË Përbërësit për shtresat me çokollatë: - 4 vezë, 230 gr miell, 165 gr gjalpë i butë (e nxjerrim 2 orë më parë nga frigoriferi), 165 gr sheqer, 100 ml qumësht, 1 butinë me fryrës për torta, 35 gr kakao (jo e ëmbël) Përbërësit për shtresën e arrës së kokosit: - 100 ml panna, 150 arrë kokosi e grirë, 1 e bardhë vezë Përgatitja e bazës me çokollatë: Në një tas të madh do të përziejmë mirë gjalpin me sheqerin, do të shtojmë 4 të verdhat e vezëve dhe do të vazhdojmë t’i përziejmë akoma. Shtojmë qumështin, miellin, fryrësin dhe kakaon. Në një tas tjetër do të kalo-

jmë më mikser 4 të bardhat e vezëve. Këto të fundit do t’i shtojmë me shumë kujdes tek tasi tjetër ku kemi bërë përzierjen. Përgatitja e shtresës me arrë kokosi: Përziejnë në mikser të bardhën e vezës, shtojmë sheqerin, arrën e kokosit dhe panën. I përziejmë mirë. Do të lyejmë tavën me pak gjalpë dhe pak miell. Do të hedhim në të gjysmën e brumit të parë me çokollatë, shtojmë brumin me arrë kokosi dhe përsëri do të shtojmë atë me çokollatë. Piqet në furrë me 190 gradë Celsius për 45-50 minuta.( Furrin duhet ta keni ngrohur paraprakisht). Kur të piqet, e lëmë të ftohet dhe e spërkasim me sheqer pluhur.


Ko s ov ë / S h q ip ëri

10

e martë, 10 dhjetor 2013

MOORE NË SHQIPËRI, TAKIME ME KRERËT E SHTETIT rejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore ka dhënë një intervistë ekskluzive për televizionin “News24”. Zyrtari i lartë i DASH-it komenton zgjedhjet e 23 qershorit, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri pas përgjigjes negative të qeverisë për asgjësimin e armëve kimike të Sirisë, situatën politike në vend dhe shumë çështje të tjera. Lexoni intervistën e plotë.

D

Kosovë, letërnjoftimet e para biometrike Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, zyrtarisht ka dorëzuar letërnjoftimet e para biometrike të Kosovës, të cilët do të zëvendësojnë të mëparshmit, duke e vlerësuar lartë cilësinë dhe sigurinë e këtij dokumenti. Prej dje filloi prodhimi vetëm i letërnjoftimeve biometrike, më nuk do të prodhohen letërnjoftimet e mëparshme. Megjithëse, ata e kanë validitetin e tyre. Disa e kanë gati 10 vjet, mirëpo në faza të mëvonshme nëse dikush do të udhëtoj me këto dokumente, nuk do të mundet, jo vetëm në rajon, por në të ardhmen edhe me pasaportat biometrike kur të fitohet liberalizimi i vizave. Më tej u tha se afati është për 3 vite të furnizohen të gjithë qytetarët, por është interes i Kosovës që kjo të kryhet edhe më herët. Ka kapacitete për këtë, edhe kompania edhe personeli jonë dhe unë shpresoj se vitin e ardhshme deri në 2015 më së largu të gjithë të furnizohen me letërnjoftime biometrike, ka thënë ai. Sipas Rexhepit, me prodhimin e këtyre letërnjoftimeve do të lehtësohet edhe procedura e marrjes së dokumenteve të tilla, por edhe e udhëtimit. Koha do të jetë shumë më e shkurtër për arsye se janë bërë avancime dhe në zyrat e gjendjes civile dhe aplikimi është shumë më i lehtë, më i shpejtë dhe është një përparësi që tash me një e-mail, ose sms, njoftohet pala drejtpërdrejtë kur iu ka kryer letërnjoftimi. Nuk ka nevojë të shkoj e të pyes se kur i kryhet letërnjoftimi, ka theksuar ai.

Ndërron jetë profesori Ali Jakupi Pas një sëmundje të shkurtër, Prof.Dr Ali Jakupi, ka ndërruar dje jetë, në moshën 70-vjeçare. Varrimi i të ndjerit bëhet të martën në ora 12:00 në Varrezat e Prishtinës, lagjja Arbëria. Prof.Dr. Ali Jakupi u lind më 26.06.1943, në Shalë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e përfundoi në Vushtrri, ku e kaloi një pjesë të fëmijërisë dhe rinisë. Shkollën e Mesme Normale, e kreu në Mitrovicë, Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, ndërsa studimet pasuniversitare dhe magjistraturën (nga lëmia e Marketingut) në Zagreb. Me shkrime ka filluar të merret që nga fëmijëria. Ka botuar një numër të konsiderueshëm veprash, të zhanreve të ndryshme Ishte Doktor i Shkencave Ekonomike dhe Profesor i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, për lëndët e Marketingut. Jakupi ishte drejtor i përgjithshëm në Ndërmarrjen “Kosova” dhe “Polet”, të Vushtrrisë, njëherit ishte edhe drejtor i Tregtisë, zëvendësdrejtor i përgjithshëm dhe drejtor i përgjithshëm në Ndërmarrjen “Rilindja”, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Parë të Kosovës, profesor në Universitetin e Tetovës, profesor në Universitetin AAB, si dhe në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Herën e fundit keni qenë në Shqipëri përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Përfaqësuesit e opozitës ishin tërhequr nga KQZ pas zëvendësimit të përfaqësuesit të LSI-së. Ju deklaruat se KQZ mund ta kryejë funksionin edhe e cunguar. Një deklaratë që nuk u konfirmua nga opozita e atëhershme, por u konfirmua nga zgjedhjet. Si e vlerësoni procesin zgjedhor, përfshi këtu edhe punën e KQZ me 4 anëtarë? Faleminderit shumë dhe mirë se vini në Ambasadën Amerikane. Është kënaqësi t’ju shoh këtu dhe i lumtur që kthehem në Shqipëri. Po ashtu për mundësinë sot. Ajo ishte një kohë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, si brenda vendit ashtu edhe në planin ndërkombëtar, për të kaluar periudhën e zgjedhjeve. Jam i kënaqur që analiza jonë ishte e saktë dhe që zgjedhjet u zhvilluan; sollën një rezultat dhe tani keni një qeveri të re. Prandaj, urime popullit të Shqipërisë! Ka gjithnjë skepticizëm, kush është udhëheqësi? Udhëheqësi nuk është Saliu apo Edi, është votuesi dhe votuesi solli një rezultat, ndaj urime Shqipërisë për atë dhe se si po ecin gjërat. Për sa i përket KQZ, është organ shumë i rëndësishëm. Do donim ta shihnim të plotë. Do donim ta shihnim të angazhuar në të gjitha zgjedhjet në vend. Ndaj, tani që kaluat atë fazë zgjedhore, do ishte mirë që KQZ t’i kishte të gjithë anëtarët. Zgjedhjet e 23 qershorit e zbutën klimën politike në Shqipëri. Por disa iniciativa të qeverisë, si akti normativ për shtyrjen e zbatimit të ligjit për nëpunësin civil, lëvizjen masive në administratë dhe ndryshimet në buxhetin e vitit 2013 janë pritur keq nga opozita. Si e vlerësoni punën e qeverisë së re, pas pothuajse 3 muajsh? Keni të drejtë që pyesni për punën e qeverisë dhe se si po përparojnë gjërat dhe me të drejtë vini në dukje që kanë kaluar rreth tre muaj. Mendoj që do thosha, kanë kaluar vetëm tre muaj. Qartësisht, populli shqiptar

Armët kimike, SHBA u zhgënjye nga Shqipëria

“U zhgënjyem që Shqipëria nuk mundi t’i pranonte kimikatet për shkatërrim. U zhgënjyem edhe që vende të tjera nuk mundën t’i pranonin për shkatërrim, por jam shumë i lumtur që kam këtë mundësi për t’ju konfirmuar që të gjithë ne në Uashington dhe sigurisht ambasada jonë këtu në Tiranë jemi të përkushtuar të vazhdojmë atë që është një partneritet shumë i fortë dhe i efektshëm me Shqipërinë”, ka deklaruar Moore

mbështeti partitë që kandiduan dhe tani kanë formuar një koalicion. Qeveria po flet për një numër çështjesh. Ato duhen diskutuar dhe debatuar nga parlamenti dhe publiku, por mendoj do ishte e parakohshme të fillonim të gjykonim punën e qeverisë, pasi kanë kaluar në fakt më pak se tre muaj. Një nga pikat e nxehta në këtë periudhë të shkurtër të qeverisjes ka qenë edhe negociata për asgjësimin e armëve kimike në Shqipëri. Një negociatë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve që shkaktoi shumë protesta në vend. Zgjedhja e Shqipërisë, u bë për shkak të refuzimit të vendeve të tjera, apo për shkak të pozicionit të favorshëm gjeografik? Shumë faleminderit për pyetjen. Kjo është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë komunitetin ndërkombëtar. Regjimi në Siri ka përdorur armë kimike për të vrarë popullin e tij – mbi 1000 vetë vdiqën në atë sulm. Komuniteti ndërkombëtar, përfshi Shqipërinë, është i përkushtuar t’i eliminojë armët kimike nga Siria. Me anë rregullimesh ndërkom-

bëtare do të jetë e mundur të largohen nga Siria. Shkatërrimi nuk mund të ndodhë aty; për fat të keq, konflikti vazhdon. Pra, duhen shkatërruar diku tjetër. Së bashku me anëtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar, ONAK etj., disa vende u pyetën nëse mund të bëheshin terreni i shkatërrimit të armëve. Shqipëria ishte një prej atyre vendeve. SHBA-të pyetën disa vende që janë anëtare të NATO-s, si Shqipëria, dhe në të gjitha ato vende vendimet u bazuan mbi kritere politike dhe të tjera. Për fat të keq, asnjë prej vendeve që pyetëm, përfshi Shqipërinë, nuk patën mundësinë t’i pranonin armët për shkatërrim. Bazohej mbi një kombinim faktorësh. Përsëris, duke qenë një aleate e besueshme në NATO, edhe gjeografia ishte një element. Qeveria shqiptare, përpara se të deklaronte pamundësinë për t’u përfshirë në operacion, kishte marrë një letër falënderimi nga Presidenti Obama, letër që as sot nuk është bërë publike. Falënderimi i Presidentit Obama, lidhej me një vendim të marrë për përfshirjen në operacion, apo për fillimin e negociatave?

Nuk mund të komentoj mbi korrespondencën diplomatike specifike, që përgjithësisht mbahet konfidenciale mes qeverive. Megjithatë, ishte shumë e qartë prej fillimit të diskutimeve tona, qoftë takime përballë, telefonata, apo letra, që SHBA po pyesnin Shqipërinë të shqyrtonte mundësinë e pranimit për shkatërrim të kimikateve; nuk po ia kërkonte, po e pyeste nëse ishte e mundur. Këtë e ndoqëm në disa nivele. Me rëndësi për t’u vërejtur është edhe që teksa pyesnim, po bënim shumë të qartë, në respekt të plotë të popullit dhe mjedisit në Shqipëri, që çdo përpjekje për t’i shkatërruar këto kimikate do kryhej në mënyrë të sigurt dhe të siguruar dhe nuk do të kishte kurrfarë pasoje, as për popullin dhe as për mjedisin në Shqipëri. Ambasadori Arvizu deklaroi pak përpara vendimit të Qeverisë shqiptare, se Shtetet e Bashkuara do të zhgënjeheshin shumë në rast se do të kishte një vendim për tërheqje. Ç’do të thotë kjo për marrëdhëniet SHBA– Shqipëri?

Sigurisht, në të gjitha rastet, ne qëndrojmë në mbështetje të fjalëve të ambasadorit tonë, siç bëmë për paraardhësin e tij, siç do të bëjmë për pasardhësin e tij. U zhgënjyem që Shqipëria nuk mundi t’i pranonte kimikatet për shkatërrim. U zhgënjyem edhe që vende të tjera nuk mundën t’i pranonin për shkatërrim, por jam shumë i lumtur që kam këtë mundësi për t’ju konfirmuar që të gjithë ne në Uashington dhe sigurisht ambasada jonë këtu në Tiranë jemi të përkushtuar të vazhdojmë atë që është një partneritet shumë i fortë dhe i efektshëm me Shqipërinë, një aleancë shumë e fortë dhe e efektshme në NATO me Shqipërinë. Ky vendim i vetëm, kjo çështje e vetme, edhe pse e rëndësishme në planin ndërkombëtar, nuk ndryshon faktin që ne kemi një marrëdhënie afatgjatë, të palëkundur, shumë pozitive me vendin tuaj. Të mbetemi tek kjo çështje. Një nga protestat kundër përfshirjes së Shqipërisë në operacionin e asgjësimit të armëve kimike u bë përpara selisë së Ambasadës Amerikane. Keni ndonjë koment për këtë protestë? E vlerësojmë fjalën e lirë; jemi mirënjohës që Shqipëria është një demokraci ku mund të praktikohet fjala e lirë. Në asnjë çast nuk kemi ndjerë se shënjestra e protestuesve ishte SHBA. Në gjithë botën, ka pasur shumë frustrim mbi përdorimin e këtyre armëve të tmerrshme dhe në të njëjtën kohë shqetësim për çfarë po bëhet për t’i shkatërruar ato. Pra, ka pasur debat të mirëfilltë këtu në Shqipëri. E respektojmë këtë; jemi krenarë për marrëdhëniet që kemi me njerëzit që janë të shqetësuar për mjedisin dhe i bashkëndajmë ato shqetësime. Pra, fakti që një protestë ndodhi këtu apo kudo tjetër nuk na shqetëson. Ajo që është me rëndësi është që të gjitha protestat u zhvilluan paqësisht dhe pa dhunë.

Kosovë, “Qeveria  lokomotiva e korrupsionit” Vrasja në Greqi, familja tërheq ronin organet e drejtësisë, Me rastin e ditës ndërkomtrupat e viktimave duke lozur letra, kanë paraqibëtare kundër korrupsion, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova (TIK), ka organizuar një performancë në sheshin “Skënderbeu”, ku nëpërmjet një treni ka paraqitur nivelin e lartë të korrupsionit në vend. Lokomotiva e trenit ka paraqitur Qeverinë, ndërsa vagonët tjerë kanë paraqitur nivelin e mëtejmë të korrupsionit në sistemin gjyqësor,

Kuvend dhe komuna. Në të njëjtën kohë, një grup i personave me fanella që pasqy-

tur indiferencën ndaj fenomenit të korrupsionit që po i rrethon. Isuf Zejna nga KDI/TIK ka vlerësuar se performanca ka për qëllim të tregoj nivelin e lartë të korrupsionit në vend, e që sipas tij këtë e vërtetojnë edhe raportet ndërkombëtare. Sipas tij, korrupsioni me gjithë nivelin e lartë, nuk po i nxit organet ndjekëse të veprojnë për ta ndaluar këtë dukuri.

Familjarët kanë tërhequr paraditen e djeshme trupat e pajetë të dy vëllezërve Klevis dhe Melsi Çollaku të cilët u vranë në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë në një shkëmbim zjarri me policinë greke. Trupat pritet të mbërrijnë sot pranë banesave të tyre në fshatin Shuec të Korçës. Familjarët kanë tërhequr trupat nga morgu i spitalit të Follorinës ku u vendosën që policia greke të do kryente ekspertizën e nevojshme. Vëllezërit, Melsi dhe Elvis Çollaku dhe polici grek Elias

Kostenis, mbetën të vdekur si pasojë e një përplasje me armë 2 kilometra brenda tokës greke në zonën e liqenit të Prespës së Vogël. Ngjarja e rëndë ndodhi 20 minuta pas mesnatës së të dielës, kur një patrullë e policisë greke prej tre efektivësh ishin duke bërë kontrolle. Policët grekë ishin duke patrulluar në këmbë dhe makinën e kishin lënë 45 minuta larg vendit të ngjarjes. Sipas dëshmive, ata kanë thirrur në gjuhën shqipe “Ndal Policia”, por nga kasollja janë qëlluar me armë.


R a jo n / B o t ë

e martë, 10 dhjetor 2013

Marrëveshja me Iranin, Obama: 50 me 50 Presidenti Barak Obama dhe kryediplomati tij John Kerry janë duke kërkuar mbështetje për një marrëveshje të përkohshme të arritur kohët e fundit për të ndalur programet bërthamore të Iranit. Ata po kërkojnë mbështetje gjithashtu ndaj përpjekjeve amerikane që synojnë të sjellin paqen në Lindjen e Mesme. Presidenti dhe Sekretari i Shtetit kërkojnë të bindin kritikët dhe qeverinë izraelite se lëvizjet e fundit diplomatike nuk e rrezikojnë Izraelin. Presidenti Obama thotë se ai sheh 50

përqind shans ose më pak për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mbi programin bërthamor të Iranit. Ai kërkoi të siguroj kritikët se një marrëveshje e përkohshme e arritur së fundi do të ndalë Iranin të çojë përpara programin e tij bërthamor për gjashtë muajt e ardhshëm. “Ajo që ne mund të arrijmë përmes zgjidhjes diplomatike të kësaj situate është në fakt më shumë se sa mund të arrinim me alternativat e tjera që kemi në dispozicion,” tha Presidenti. Në Forumin Saban, zoti

Obama tha se marrëveshja do të frenojë pjesët kryesore të programit bërthamor të Iranit.

“Kjo na jep kohë dhe hapësirë për të provuar nëse ata do të ecin ose jo drejt një mar-

11

rëveshjeje të plotë dhe të përhershme që të na sigurojë se ata nuk do të prodhojnë armë bërthamore,” tha Presidenti Obama. Presidenti i ofroi sigurime qeverisë së Izraelit, i cili ka shprehur dyshime për marrëveshjen me Iranin. “Ne nuk do të pranojmë asnjë kërcënim ndaj miqve dhe aleatëve tanë në rajon, dhe e kemi bërë këtë krejtësisht e qartë. Angazhimi ynë ndaj sigurisë së Izraelit është i shenjtë, dhe ata e kuptojnë këtë,” tha Presidenti. Sekretari i Shtetit John Kerry tha në të njëjtin forum se diplomacia është mënyra më e mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjen bërthamore me Iranin.

UKRAINA PËRFSHIHET SËRISH NË PROTESTA MASIVE Protestuesit, që kundërshtojnë unionin doganor me Rusinë, rrëzuan me shufra metalike dhe çekiçë statujën e Leninit, e cila ndodhet në bulevardin Shevchenko. Kjo statujë kishte një rëndësi simbolike, sepse ishte kujtesë e asaj historie të përbashkët me Rusinë indra mijëra njerëz dolën në rrugët e Kievit, kryeqytetit të Ukrainës, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, e cila pezulloi marrëveshjen me Bashkimin Europian. Protestuesit, që kundërshtojnë unionin doganor me Rusinë, rrëzuan me shufra metalike dhe çekiçë statujën e Leninit, e cila ndodhet në bulevardin Shevchenko. Kjo statujë kishte një rëndësi simbolike, sepse ishte kujtesë e asaj historie të përbashkët me Rusinë. Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukovic, pezulloi marrëveshjen me Bashkimin Europian pas kundërshtimit të Moskës. Udhëheqësit e protestës i kanë vendosur atij 48 orë për të shkarkuar qeverinë. Protestuesit kanë bllokuar ndërtesat qeveritare me makina dhe tenda. Në një zhvillim tjetër, të dielën, Shërbimi ukrainas i

Çekiç në kokë Leninit, synohet rrëzimi i presidentit

Q

PROTESTA MË MASIVE PAS ATYRE NË VITIN 2004 Këto janë protestat më të mëdha në Ukrainë, që prej “Revolucionit Portokalli” të vitit 2004. Si Rusia dhe Ukraina hodhën poshtë zërat se, gjatë takimit që u zhvillua të premten mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij ukrainas, Viktor Janukovic, në Soçi, u diskutua që Kievi t’i bashkohej Unionit Doganor, ku bën pjesë edhe Bjellorusia me Kazakistanin.

Bota përgatitet për funeralin e Mandelës Më 10 dhjetor përkujtimi solemn në stadiumin e Johannesburgut, ndërsa më 15 dhjetor mbahet funerali shtetëror E gjithë bota përgatitet për t’i dhënë lamtumirën Nelson Mandelës. Në Afrikën e Jugut do të udhëtojnë thuajse të gjithë liderët e botës: duke nisur nga presidenti amerikan, Barack Obama, te Mbretëresha Elizabeth, Dalai Lama, si dhe autoritetet më të larta europiane e aziatike. Por, mbi të gjithë, do të jetë Afrika e tij, ajo që do t’i japë përshëndetjen e fundit, që rrallëherë është kaq e thellë. Më 10 dhjetor përkujtimi solemn në stadiumin e Johannesburgut, ndërsa më 15 dhjetor mbahet funerali shtetëror. Ceremonia e datës 10, që do të mbahet nga presidenti Jacob

Zuma, do të transmetohet dhe ritransmetohet në të gjithë vendin përmes ekraneve gjigante. Më pas, trupi i pajetë do të ekspozohet nga

11-13 dhjetor te Ndërtesa e Bashkimit, selia e qeverisë së Pretorias. Fluksi, ashtu siç mund të pritet, do të jetë i jashtëzakon-

shëm. Më 15 dhjetor, varrimi do të bëhet në Qunu, fshatin e dashur të lindjes dhe ku gjithmonë e kishte thënë se do të donte të prehej: shtëpia e fundit e tij do të bëhet një mauzoleum. Nderimet e gjithë botës – Për babanë e luftës kundër Aparteidit janë ulur në gjysmështizë flamujt e institucioneve europiane, që përkujtojnë kështu vitin 1988, kur atij iu dha çmimi Sacharov i Parlamentit Europian, për lirinë e mendimit, e që u tërhoq vetëm pas lirisë, në fund të 27 viteve të burgimit të tij. Në gjysmështizë janë edhe flamujt amerikanë, të Pallatit të Qelqtë të Kombeve të Bashkuara, të dhjetra vendeve në botë, në një “përqafim” në shenjë mirënjohjeje unanime, e vështirë

Sigurisë po heton disa politikanë të dyshuar për veprime, që kanë si qëllim marrjen e pushtetit. Emrat e tyre nuk u bënë publik. Udhëheqësja e opozitës, Julia Timoshenko, u kërkoi protestuesve të ndjekin presidentin, deri sa ai të bjerë. Një tjetër udhëheqës, Oleh Tiahnibok, tha se: “Ky nuk është një revolucion, por një revolucion i dinjitetit”. Berkut, apo forcat speciale në Ukrainë, janë akuzuar për rrahje dhe dhunë ndaj protestuesve në shesh. Ndërsa tensioni po rritet, Komisioni Europian tha se shefja e politikës së jashtme në BE, Catherine Ashton, do të udhëtojë në Ukrainë këtë javë, për të paraqitur rrugëdaljen nga kriza. Këto janë protestat më të mëdha në Ukrainë, që prej “Revolucionit Portokalli” të vitit 2004. Si Rusia dhe Ukraina hodhën poshtë zërat se, gjatë takimit që u zhvillua të premten mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij ukrainas, Viktor Janukovic, në Soçi, u diskutua që Kievi t’i bashkohej Unionit Doganor, ku bën pjesë edhe Bjellorusia me Kazakistanin. Më herët, shumë analistë spekuluan se pakti mund të arrihet në këmbim të reduktimit të çmimeve të energjisë. për t’u ripërsëritur. Kulla Eiffel në Paris u ndriçua me ngjyrat e Afrikës së Jugut. Barack Obama do të niset drejt Afrikës së Jugut javën e ardhshme, për të marrë pjesë në ceremonitë e organizuara për lamtumirën e Nelson Mandelës, heroit që luftoi kundër Aparteidit dhe që ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë në mushkëri. Presidenti amerikan, siç bën të ditur Shtëpia e Bardhë, do të marrë pjesë në eventet përkujtimore të Madibas, së bashku me Zonjën e Parë amerikane, Michelle. Së bashku me Obamën, do të jenë edhe ish-presidentët e SHBA-ve, Bill Clinton dhe George Ë. Bush, të gjithë në të njëjtin avion, “Air Force One”, i cili javën e ardhshme do t’i drejtohet Afrikës së Jugut, të shoqëruar këta edhe nga ish-zonjat e para respektive, Hillary Clinton dhe Laura Bush.

Hagel në Pakistan, biseda me Sharifin Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel ka arritur në Pakistan, ndërsa gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin Navaz Sharif dhe zyrtarët e tjerë. Pentagoni thotë se Hagel do të flasë me zyrtarët e atjeshëm për kërcënime e përbashkëta dhe promovimi i stabilitetit rajonal me Afganistanin fqinj. Vizita e Hagel vjen në kohën kur raportet mes dy vendeve janë të tensionuara, për shkak të sulmeve të fluturave amerikane pa pilot në brendësi të Pakistanit. Sharif është takuar me presidentin amerikan Barack Obama në fund të tetorit. Robert Gates është sekretari i fundit i mbrojtjes që ka vizituar Pakistanin, dhe atë tri vjet më parë. Hagel shkon në Pakistan pas vizitës që i bëri Afganistanit, ku takoi trupat amerikane, ndërsa refuzoi që të takohet me presidentin Hamid Karzai, i cili ka nevrikosur zyrtarët amerikan me refuzimin e tij që të nënshkruaj një marrëveshje bilaterale për sigurinë në këtë shtet, para fundit të këtij viti.

Karzai: AfganistanIran, marrëveshje afatgjate Presidenti afgan Hamid Karzai thotë se Kabuli dhe Teherani do të nënshkruajnë së shpejti një pakt “afatgjatë partneriteti” i cili do të përqendrohet në fushën politike, ekonomike dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Një komunikatë e lëshuar nga zyra e presidentit të Afganistanit parashikon aprovimin e kësaj marrëveshjeje bilaterale, pasi Karzai u takua në Teheran me presidentin iranian Hassan Rouhani. Komunikata thotë se Karzai dhe Rouhani kanë nënvizuar nevojën për një marrëveshje të tillë e cila garanton një “miqësi dhe partneritet” afatgjatë. Në këtë komunikatë nuk jepen detaje të tjera. Vizita e Karzait në Teheran ndodhi në kohën kur sekretari amerikan i mbrojtjes Chuck Hagel po qëndronte në vizitë dy-ditore në Afganistan.

Përplaset treni në Xhakarta, viktima Një aksident hekurudhor ka lënë dy të vdekur të hënën në Indonezi. Raportet e medieve lokale thonë se treni lokal është përplasur me një kamion i cili po barte gaz të lëngët, nga i cili ësht�� shkaktuar një shpërthim i fuqishëm. Një zëdhënëse e kompanisë hekurudhore ka thënë se aksidenti i së hënës në jug të Xhakartas vra inxhinierin e trenit dhe të paktën një person tjetër. Ekipet emergjente janë ende në vendin e ngjarjes, dhe po mundohen të evakuojnë të mbijetuarit e këtij incidenti.


F e jt o n

12

e martë, 10 dhjetor 2013

MONOGRAFIA “HASAN PRISHTINA” (34)

Prof. Dr. Branisllav SINADINOVSKI ballafaquar me trazirat e përditshme në Kosovë, nën presionin e fuqive të mëdha evropiane, Qeveria serbe në maj të vitit 1921 u pajtua që të formohet e ashtuquajtura “Zonë neutrale e Junikut”. Ai ishte territor i lirë i cili përfshinte zonën rurale të Junikut, Batushën, Mulliqin, Brovinën, Panoshecin, Popocin, Babaj-Bokesin, Shishmanin dhe Kosharen, ku ishte formuar një qeveri autonome e përbërë nga popullata lokale. Pozita gjeografike e Junikut ishte vështirë e kalueshme për forcat serbe, sepse ishte e rrethuar me male të larta, ku ishte edhe një kullë e cila shërbeu për fshehjen refugjatëve të përndjekur shqiptarë. Prej këtu, çetat kaçake ushtarake të Azem Bejtë Galicës dhe shqiptarëve të tjerë vepruan me sukses, duke sulmuar forcat e Ahmet Zogut në brendi të Kosovës si dhe në malet shqiptare në verilindje. Në Junik erdhi edhe Hasan Prishtina dhe u vendos te Salih Bajrami, prej ku me sukses udhëhoqi aksionet e Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare në të gjitha pjesët e Kosovës dhe Shqipërisë. Kështu, për shembull, në fund të vitit 1922, Hasan Prishtina vendosi që me çetat patriotike t’i sulmojë forcat zogiste. Pas tubimit të mbajtur në vendin Kroni dhe Gocesh në Junik, me udhëzimet e liderit shqiptar, rreth 1. 200 kryengritës të udhëhequr nga Azem Bejta Galica dhe Sadik Rama e filluan sulmin, kështu që në fillim të vitit 1923 u mor Tropoja, por më vonë i gjithë Hasi dhe ishte rrethuar qendra e prefekturës në Krumë, pas së cilës kryengritësit arritën deri në Drin. Në pamundësi për t’u përballur me kryengritësit, Ahmet Zogu dhe Nikolla Pashiqi u përpoqën që me të gjitha mjetet të shkatërrojnë të ashtuquajturat “Vise neutrale të Junikut”. Duke ditur se Hasan Prishtina është i vendosur në Tropojë, Ahmet Zogu dërgoi një batalion të ushtrisë për të likuiduar udhëheqësi shqiptarë. Ai gjithashtu u përpoq t’i blejë vendasit me të holla për të zbuluar vendndodhjen e Hasanit, por në këtë dështoi. Duke e ditur dashurinë e madhe të Bajram Currit për arsimimin, Hasan Prishtina në Junik hapi shkollë për të rritur. Shkolla gjendej në Golaj në Has dhe shumë shpejt u bë “Shkollë komitësh”. Sa rëndësi të madhe i ka dhënë arsimit Hasani dëshmon apeli i tij nga viti 1931, dërguar sekretarit të Shoqatës së Popujve në Romë, në të cilën, ndër të tjera, është theksuar se “afër një milionë shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni nuk kanë asnjë shkollë në gjuhën amtare”, por përveç kësaj, “iu është ndaluar edhe themelimi i shkollave private”. Në të njëjtën kohë, së bashku me Bajram Currin, Hasan Prishtina aktivisht punoi në revolucionin e vitit 1924 dhe mbajti kontakte të shpeshta me çetat kryengritëse kosovare, të

E

Aksionet e Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare Në Junik erdhi edhe Hasan Prishtina dhe u vendos te Salih Bajrami, prej ku me sukses udhëhoqi aksionet e Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare në të gjitha pjesët e Kosovës dhe Shqipërisë

Vetëm gjashtë muaj para vdekjes së gruas së tij, Igballes, e cili ishte princesha çerkeze, në Vjenë mbërriti edhe Ahmet Zogu për t’i bindur kundërshtarët e tij në “Unitetit kombë tar” që të kthehen në Shqipëri. Por, ata jo vetëm që nuk janë pajtuar me të, por natën e datës 20 shkurt të vitit 1931, përderisa Ahmet Zogu doli nga opera e Vjenës, dy prej tyre i bënë atentat të pasuksesshëm, në të cilin Zogu u plagos lehtë, ndërsa ndihmësi i tij u vra. cilat për atë kishin rëndësi të madhe për punën e suksesshme të Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare në Kosovë. Ai atëherë konsideronte se zëvendësim i regjimit shqiptar në Tiranë do të ketë ndikim pozitiv për zbatimin dhe kushtet për lirimin e Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare. Edhe kur ishte i detyruar të shkojë në migracion, Hasani ishte në krye të Komitetit Çlirimtar të Kosovës dhe me vëmendje ndoqi nga afër zhvillimet e ngjarjeve në Kosovë dhe Shqipëri, duke u angazhuar për respektimin e të drejtave kombëtare të të gjithë popujve të Ballkanit. Sipas kësaj, kjo ishte e zbatueshme vetëm me krijimin e shteteve kombëtare të bazuara në parimin e vetëvendosjes. Në këtë qëllim Hasani u përpoq që lufta çlirimtare në Kosovë të lidhet me luftën për lirinë e të gjithë popujve të robëruar të Ballkanit. Duke u shpërngulur vazhdimisht nga një vend në vend tjetër, nga një shtet në shtet tjetër evropian: nga Austria dhe Gjermania në Turqi dhe nga Zvicra, Italia dhe Franca në Rumani, Hasan Prishtina zhvilloi aktivitet të gjerë ndërkombëtar. Kështu, për shembull, në korrik të vitit 1924 në një letër të tij nga Athina deri te Qeveria greke, ai e ngriti çështjen e emigracionit të shqiptarëve nga Preveza dhe Çamëria. Në letrën,

ndër të tjera, ai thekson: “kemi informacione se popullsia e sanxhakut të Prevezës dhe të Çamërisë, e cila është shqiptare me gjuhë amtare shqipe, si rezultat i propagandës dhe nxitjeve të errëta të disa hoxhallarëve dhe bejlerëve fanatik, si pasojë e presionit të Qeverisë greke për të shpërngulur”, kështu që “shtëpitë e tyre do t’i lënë rreth 40.000 shqiptarë”. Pas prezencës në Konferencës së Pestë të Popujve, të mbajtur në Gjenevë më 26 shtator të vitit 1924, si anëtar i delegacionit shqiptar Hasan Prishtinës kupton se Ahmet Zogu, me mbështetjen e serbëve do të marrë të gjithë pushtetin në Shqipëri, me çka ishte shumë i dëshpëruar. Në të njëjtën kohë, filloi t’i zhduket fuqia, sepse si mbështetje nuk i kishte më bashkëluftëtarët besnikë si Azem Bejta Galica të cilin aq shumë e respektonte dhe e krahasonte me Skënderbeun e madh, kurse jetën kësaj bote e kishin lëshuar edhe shokët e tij besnik Avni Rustemi (18951924), Luigj Gurakuqi (18791925), Bajram Curri (1862 1925) etj. Gjendja shëndetësore gradualisht i përkeqësohej, kurse në gjurmë ishin atentatorët e tij të dërguar nga Ahmet Zogu në Vjenë. Për këta arsye, ai shpesh ishte i detyruar ta ndryshojë vendin e banimit. Por, kjo nuk e ndalon atë që

të dërgojë memorandume dhe peticion në Shoqatën e Popujve dhe në adresat e tjera ndërkombëtare. Kështu, për shembull, në fjalimin me rastin e funeralit të Luigj Gurakuqit në Bari (Itali) në vitin 1925, ai, ndër të tjera, tha se, “edhe kjo tragjedi i ka helmuar zemrat e nacionalistëve të vërtetë shqiptarë (patriotë), por krijon disa kriminelë, profesionalistë, vrasës, të cilët e quajnë veten shqiptarë vetëm që të jenë një mjet në duart e të huajve, të cilët duan të shkaktojnë dëm ndaj shtetit dhe popullit tonë të mjerë, por rri i qetë, o Gurakuq, me trup vërtet ke vdekur, por me emër asnjëherë, sepse emri yt është i shkruar në zemrat e shqiptarëve të vërtetë, kurse në historinë e Shqipërisë emri yt do të jetë i shkruar me shkronja të arta..”.. Në letrën e dytë dërguar sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës së Popujve, nga Vjena më 15 mars të vitit 1927, ai rikujton “situatën dëshpëruese të vështirë të shqiptarëve të cilët jetojnë në Jugosllavi”, e cila “më detyroi sërish të drejtohem deri te Shoqata e Popujve me një lutje për të ndërmarrë masa për të ndihmuar një popull të munduar dhe të terrorizuar”. Në gazetën “Koha Shqiptare”, numër 7 të 22 majit të vitit 1928, Hasan Prishtina, pasi theksoi se “unë kam qenë dhe jam sot një armik i madh i poli-

tikës jugosllave në Shqipëri, sepse ashtu kam qenë, por edhe tani jam plotësisht i bindur se interesat e atij shteti janë krejtësisht në kundërshtim me interesat e shtetit tonë shqiptar, ai nënvizon se “...në qoftë se vjen dita, në të cilën unë personalisht nuk besoj se Jugosllavia do të pranojë për të korrigjuar kufirin...Vetëm me këtë korrigjim të kufirit unë e pranoj parullën “Bashkim i Ballkanit” dhe “vetëm në qoftë se në këtë rast do të ruhet pavarësia e vendeve të Ballkani”, kështu që “atëherë do të pranoj që të luftoj krah për krah me ushtarët e Jugosllavisë kundër çdo pushtuesi të huaj”. “Ndryshe nga Ahmet Zogu dhe rolin që ai e luante me ndihmën e Jugosllavisë - vazhdon Hasan Prishtina – unë nuk doja të punoj për interesat e mia personale, “ sepse atë do ta bëja që në kohën e Turqisë, kur unë mund të isha ministër i një perandorie 33 milionëshe, ku kam qenë në gjendje të marrë koncesione të mëdha dhe të bëhem shumë i pasur. Por, në vend të kësaj gjëje të turpshme, unë zgjodha kryengritjen, duke luftuar nëpër malet e Kosovës. Akuzat, shpifjet dhe kërcënimet kurrë nuk më kanë frikësuar, sepse “unë rrugën time e zgjodha, të cilën e shkela dhe do të shkeli deri në vdekje - kjo është rruga e pavarësisë së plotë së Shqipërisë”. “Mua nga ideologjia patriotike - përfundon Hasani - nuk mund të më largojë as i gjithë ari në këtë botë, as shpifjet e armiqve. Mua mund të më mundë vetëm vdekja”. Përveç ndarjes së vështirë me bashkëmendimtarët dhe

revolucionarët e tij ideologjikë, gjatë qëndrimit të tij në Paris, Hasan Prishtina pësoi edhe një tjetër goditje të fuqishme, dhimbjet e të cilit do të zgjasin deri në fund të jetës së tij. Atje vdiq gruaja e tij, Igballe Prishtina, bashkëpunëtore dhe përkrahëse më besnike. Kjo për liderin më të fortë të Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare ishte goditja më e rëndë në jetën e tij, me të cilën dëshmon edhe letra e tij e 8 qershorit të vitit 1931, dërguar deri te zonja Marija Urban në Vjenë, në shtëpinë e të cilës ka jetuar familja Prishtina. Vdekja shumë e hershme e gruas së tij shumë të dashur Igballes jo vetëm për Hasanin, por për gjithë popullin shqiptar ishte një humbje e madhe, për shkak se ajo gjatë gjithë jetës ishte jo vetëm bashkëpunëtore dhe këshilltare e tij, por edhe një patriote e madhe shqiptare dhe pjesëmarrëse në shumë aktivitete revolucionare. Në letrën drejtuar Marija Urban, Hasan Prishtina, shumë emocionalisht shkruan: zonjë, unë e kam humbur gruan time. Ajo vdiq. Më ka gjetur një e keqe e madhe, një aksident i paparë. Gjithmonë kam besuar se unë do të vdisja para saj, por ajo vdiq para meje, duke lënduar zemrën time dhe duke më lënë në një situatë të pamëshirshme. Ah sa fat i keq, sa situatë e vështirë. Nuk e di a do të mund të merrem me këtë situatë e cila po ma gërvisht zemrën time në mënyrë shumë të rëndë. Nuk po gjej asnjë ngushëllim. Prej sot në kuptimin e plotë të fjalës jam i pafat. Pranoje respektin tim të sinqertë”. Vetëm gjashtë muaj para vdekjes së gruas së tij, Igballes, e cili ishte princesha çerkeze, në Vjenë mbërriti edhe Ahmet Zogu për t’i bindur kundërshtarët e tij në “Unitetit kombëtar” që të kthehen në Shqipëri. Por, ata jo vetëm që nuk janë pajtuar me të, por natën e datës 20 shkurt të vitit 1931, përderisa Ahmet Zogu doli nga opera e Vjenës, dy prej tyre i bënë atentat të pasuksesshëm, në të cilin Zogu u plagos lehtë, ndërsa ndihmësi i tij u vra. I thyer plotësisht psikikisht dhe fizikisht, nga vdekja e gruas së tij, i zhgënjyer dhe i demoralizuar nga ngjarjet politike në Kosovë dhe Shqipëri, Hasan Prishtina u shpërngul në Selanik, ku u vendos në banesën e nënës së tij, Nexhibes, e cila jetonte me vëllanë e saj, Ymerin. I përcjellë nga zagarët e Ahmet Zogut tanimë një kohë më të gjatë, një prej tyre - Ibrahim Çelo, i lindur në Resnjë, më në fund arriti ta gjejë vendbanimin e tij të ri, kështu që më 14 gusht të vitit 1933, në rrugën Simitski, deri sa shëtiste, iu afruar nga prapa dhe e vrau me 4 plumba. Vetëm pas 2 ditësh, më 16 gusht të vitit 1933, ideologu dhe apostulli i Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare, Hasan Prishtina, u varros në varrezat e qytetit të Selanikut. Varrimi u bë në prani të një funerali të madh të njerëzve, të cilët me kurora në duart e tyre dhe dhimbje në shpirt erdhën për t’i dhënë nderin luftëtarit të madh. Shumë prej tyre mbanin flamuj shqiptarë, e përveç shqiptarëve ishin të pranishëm në varrim edhe grekët demokratë, kështu që ceremonia e varrimit të gjeniut, Hasan Prishtinës, u shndërrua në një demonstratë të vërtetë patriotike. (vijon)


Sport

e martë, 10 dhjetor 2013

13

Kështu, siç mëson “Zhurnal Plus” drejtuesit tetovare javën tjetër pritet të kenë biseda me futbollistet ku edhe do të paraqiten pakënaqësitë ndaj disa lojtarëve, ku normal pritet të ketë edhe disa pastrime. Në afatin kalimtar janë paralajmëruar edhe përforcime ku edhe po përmenden disa emra, por deri më tani ende nuk ka asgjë zyrtare nga ekipi i Shkëndijës. (A.S.)

Shkëndija, biseda me lojtarët Ekipi i Shkëndijës me barazimin pa gola në fundjavë ndaj Vardarit edhe zyrtarisht ka mbyll sezonin vjeshtor me 23 pikë të tubuara dhe ndalet në pozitën e 8-të në renditje. Kjo pozitë realisht nuk pritej, kur dihet kualiteti që posedon skuadra kuqezi. Nga ana tjetër,

kuqezinjtë” plotë 366 minuta nuk po arrijnë të shënojnë në rrjetat kundërshtare. Për herë të fundit, ata një gjë të tillë bënë në ndeshjen e javës së 15-të, kundër Gostivarit, kur shënuan plotë 4 gola. I fundit që shënoi në atë ndeshje është futbollisti strugan Artim Pollozhani.

Me një fjalë nga ardhja trajnerit Shpëtim Duro, Shkëndija ka arritur tre barazime pa gola kundër Napredokut dhe Vardarit si mysafir, si dhe kundër Pelisterit në Tetovë. Shkëndija pas 19 xhirove ka shënuar vetëm 19 gola, që i bie nga një 1 gol në secilën ndeshje.

Klubi që ka shkëlqyer KARATEISTET SHËNOJNË REZULTATE TË MIRA kësaj radhe është KK Fati nga Gostivari i cili nxori 3 kampionë, Berat Jakupi (+78kg), Doan Osmani (-70kg) Ylli Fetahi (-52kg), ndërkohë që argjend mori Onur Jamini (52kg). “Jam tepër i kënaqur me paraqitjet e garuesve të mi. Tre karatesitë tanë i fituan vendet e para, ndërsa një doli i dyti, një gjë që konfirmon punën serioze në klub”, është shprehur për “Zhurnal Plus”, trajneri Arlind për “Zhurnal Plus”, trajneri Ar- karatesë Shkumbini. KK Forca në 68kg), kurse bronz Shkëlqim RaHuseini lind Huseini. Një ditë me herët këtë turne mori pjesë me pesë madani,

Pesë kampion shqiptar

Avdyl SALIHU jatë fundjavës në Maxhari të Shkupit u mbajt kampionati shtetëror për kadet, junior dhe U21. Klubi që ka shkëlqyer kësaj radhe është KK Fati nga Gostivari i cili nxori 3 kampionë, Berat Jakupi (+78kg), Doan Osmani (70kg) Ylli Fetahi (-52kg), ndërkohë që argjend mori Onur Jamini (-52kg). “Jam tepër i kënaqur me paraqitjet e garuesve të mi. Tre karatesitë tanë i fituan vendet e para, ndërsa një doli i dyti, një gjë që konfirmon punën serioze në klub”, është shprehur

G

kampion i vendit në kategorinë +78 kg për junior të vjetër u shpall Berat Jakupi. Nga ana tjetër, pa suksese nuk ka mbet as KK Shkumbini e cila mori pjese me dy garues ne kampionatin shtetëror për kadet dhe junior ku te dy arritën qe te fitojnë dy medalje të arta. Arbenita Ahmeti (47kg, kadete) dhe Ilir Mehazi (57kg). “Jam i kënaqur nga paraqitja jonë e parë në kampion shtetëror për kadet dhe junior gjë e cila ishte shume serioze dhe kishte garues te përgatitur po puna jonë e pa lodhshme e bëri që në të jemi të parët në kategoritë që u prezantuam" deklaroi Ylber Rexhepi , trajner i Klubit te

garues, prej tyre medalje fituan tre. Argjend fitoi Erkan Lusjani, kurse Veli Qamili u desh të pajtohet me bronz. Këta dy e fituan te drejtën qe pas dy javëve të garojnë edhe një herë në berger sistem, kështu që gjasat janë të mëdha qe të jen pjese e kombëtares së Maqedonisë. “Erkan Lusjani rënde u dëmtua nga referet dhe në finale ai pasoj humbje minimale prej 1-0. Por ky është realiteti i hidhur dhe duhet ngritur kokën dhe vazhduar punën”, tha Aljko Idrizi, sekretar i këtij klubi. Klubi i karatesë Bashkimi nga Kumanova mori pjesë me pesë garues dhe arriti katër plasmane. Argjend mori Irfan Misini (-

KK Forca, 14 medalje në Prishtinë Gjatë fundjavës në Prishtinë u zhvillua turneu tradicional ndërkombëtar "Adem Jashari", kurse Maqedoninë e prezantoi me sukses KK Forca e cila u paraqit me 9 garues, ku prej tyre u fituan 14 medalje (7 te arta, 2 argjendi dhe 5 bronze). Ari fituan Suhejb Veseli (7 vjet/kata), Janina Dardhishta (7 vjet/kata f), Arta Bushi (8 vjet Kata/kumite f), Jusra Ademi (9 vjet/kumite f), Zubejr Bajrami (9 vjet/kumite m), Usame Bajrami (12-13v./-28 kumite). Te argjend ishin: Jon Dardhishta (7 vjet kumite m) dhe Anjel Pejakoviq (7 vjet/kumite f). Me medalje të bronztë u desh të paj-

Ardit Bislimi, Bashkimi Misini, Mursel Misini dhe Florim Misini. “Koincidencë ose jo, vitin që shkoi pesë garues, pesë plasmane të pesta, sivjet shtatë garues, pesë plasmane të treta dhe një të dytë. Fushata kundër meje vazhdon pamëshirshëm, edhe atë tani duke i dëmtuar edhe fëmijët e klubit. Nuk do të zgjatem duke i detajuar padrejtësitë, por kjo sjellje i kalon veç më kufijtë e sjelljes sportive. Për fund një statistikë të vogël, këtyre dy ditëve garuesit tanë kanë zhvilluar 22 ndeshje dhe në to kanë poentuar 73 herë, kurse janë poentuar 18 herë” , ka deklaruar trajneri i KK Bashkimi, Nuredin Misini. tohen Anjel Pejakoviq (7 vjet/kata f), Jon Dardhishta (7 vjet/kata m), Janina Dardhishta (7 vjet/kumite), Jusra Ademi (9 vjet/kata f) dhe Mevlud Memedi (12-13 v./-44 kg). Ndryshe, duhet cekur se kësaj radhe është dalluar Arta Bushi e cila ishte e pamposhtur në kata dhe kumite. Trajneri i klubit Muharem Imeri u shpreh i kënaqur me suksesin e arritur. “Ishte një turne mirë i organizuar, por ajo që u vërejt ishte ftohti që mbizotëronte në palestër. Kësaj radhe u paraqita me një formacion të kombinuar mirëpo prapë arritëm suksese dhe për këtë i përgëzoi garuesit”, tha Imeri për “Zhurnal Plus”. Ndryshe, në këtë ngjarje sportive morën pjese rreth 200 sportist nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. (A.S.)

Seferi: Në 2014 do të luftoj për titull

Boksieri i mirënjohur Sefer Seferi ka disa ditë që po qëndron në vendlindjen e tij në Gostivar, kështu që shfrytëzuam rastin për tu njoftuar me planet e tija për vitin 2014. “Vitin që po e lajmë pas nuk ka qen edhe aq i suksesshëm për mua, pasi vazhdimisht jam përball me lëndime dhe kjo pak mi ka prishur planet. Megjithatë mendoj se viti i ardhshëm do jetë më me fat për mua”, tha Seferi për gazetën “Zhurnal Plus”, duke shtuar se nga viti 2014 pret revolucion në karrierën e tij. “Karriera ime nuk shpejton pasi jam ende i ri dhe deri më

tani nuk kam pasur edhe aq meçe të vështira sepse të gjithë kundërshtarët i kam mposhtur para kohe. Në vitin 2014 meçin e parë do të kem me 15 shkurt në Zvicër. Përgatitjet po shkojnë shumë mirë ku ndihmë të madhe po kem edhe nga vëllai im Nuri Seferi, ndërkohë përballja ime e dytë do jetë më 17 maj, ndaj një kundërshtari mjaft kualitativ, ku besoj se ky meç do të zgjat 8 deri 10 raunde. Nëse mposhti këtë kundërshtar atëherë do më jepet mundësia që në fund të vitit të luftoj për ndonjë titull”, tha Seferi. (A.S.)

Liria iu kthehet fitoreve Basketbollistët e klubit shqiptar "Liria" i janë kthyer fitores, kësaj radhe duke mundur Pelisterin në Manastir me rezultat 87:56. Ata kanë dominuar ndeshen që nga fillimi, dhe në asnjë moment nuk e kanë lëshuar epërsinë nga duart e tyre (10:28, 9:15, 16:23, 21:21). Pjesa e parë e lojës përfundoi me një diferencë shumë të madhe që arriti Liria, me rezultat 19:43, mirëpo basketbollistët shkupjan sikur nuk ishin të kënaqur me këtë diferencë dhe atë e rrisin në periodën e tretë, kur avancuan me rezultat 66:35. Tek Liria më efikas ishin Samarxhiev me 18 pikë, pastaj Trajkovski shënoi edhe 16 të tjera, ndërsa Kalanj e Karakolev i ndihmuan me nga 13 pikë. Nga basketbollistët shqiptar kapiteni Labinot Idrizi kishte paraqitje solide në këtë ndeshje duke luajtur plot 17 minuta, e që për këtë

kohë shënoi 5 pikë, ndërkohë edhe talenti i madh i basketbollit shqiptar në Maqedoni, Jetmir Zeqiri shënoi dy pikë nga një tentativë të vetme që kishte në këtë ndeshje, ndërsa në parket ai kaloi pak më shumë se 1 minutë. Në tabelë me nga 17-të pikë kryesojnë Rabotniçki dhe Kozhuvi, Liria është e treta me një pikë më pak, ndërsa katërta është Kumanova me 15 pikë. Në xhiron e 11-të Liria do të jetë nikoqire e ekipit Sokoli Karposh, ku pritet që të arkëtojnë pikët të reja. (A.S.)

Këngëtarja greke e dashuruar në Januzaj Curri në Sevastopol Supertalenti shqiptar i Manchester Unitedit është duke u takuar me këngëtaren, Tulisa Contostalvos. Këngëtarja e njohur greke, Tulisa Contostalvos i ka rrëfyer shoqeve të saj që ka rënë në dashuri me futbollistin e Manchester United, Adnan Januzaj. Këngëtarja e muzikës Pop, 25 vjeçarja

ndihet e lumtur përkrah lojtarit të ri shqiptar të United. Tulisa është 7 vjet më e madhe se futbollisti shqiptar dhe në qershor është ndaluar nga policia angleze për mbajtje të lëndëve narkotike. Mediat britanike kanë raportuar se të dy tashmë janë duke u takuar rregullisht, ndonëse asnjë njoftim zyrtar nuk ka pasur nga asnjëra palë.

Debatik Curri ka ndërruar klub, por jo edhe vendi. Kështu, sipas menaxherit të tij, Shpëtim Babaj, mbrojtësi kosovar i Kombëtares Shqiptare ka kaluar te skuadra Sevastopol e Ukrainës. “Kam qenë këtë javë në Ukrainë dhe kemi gjetur gjuhën e përbashkët me Sevastopol, në bazë të

një marrëveshje të vlefshme deri në fund të këtij kampionati”, deklaroi Babaj. Debatik Curri, thotë se ende nuk ka asgjë konkrete sa i përket klubit të ri. “Ende nuk ka asgjë. Babaj thotë ashtu, por unë ende nuk di asgjë”, thotë shkurt ai për gazetën Arena.


Sport

14

Tifozët e Realit më në fund mund të buzëqeshin. Cristiano Ronaldo do të rikthehet në fushë, pas mungesës pothuajse dy javore me Los Blancos. Futbollisti është grumbulluar nga Carlo Ancelotti për ndeshjen e Champions ndaj Coppenhagen, e cila gjithsesi pak peshë ka për

B

madrilenët që e kanë siguruar tashmë vendin e parë në grupin e tyre. Portugezi mungonte, që në sfidën me Almerian, por tashmë duket se kandidati për “Topin e Artë” është gati për t’u rik-

thyer sërish në fushë, pasi mungoi ndaj Galatasarayit në Chamipons, Valladolid në kampionat dhe Xativan në Kupën e Mbretit, ku Los Blancos regjistruan një rezultat surprizë duke barazuar 0-

0. Grumbullimi i Ronaldos vjen pas rekuperimit të Gareth Bale që ishte mbërthyer nga një gjendje gripale ditët e fundit ndërsa është thirrur në ekip dhe Xabi Alonso që gjithashtu kishte hasur prob-

Së shpejti kthehem në Evropë dhe kombëtare “Është e vërtetë se mendoj të kthehem në Evropë edhe për shkak të përfaqësueses së Shqipërisë. Kam disa oferta, por ende nuk ka diçka konkrete. Kam pasur biseda me skuadra të Anglisë dhe Gjermanisë, por tash për tash mbetem në Australi”, tha kosovari

Berisha, duke mos harrur pa përmendur takimet me yllin e futbollit italian, Alesandro Del Piero. “Po, kam pasur shpesh rast të takohemi dhe kemi biseduar për futbollin në Australi dhe përjetimet tona atje. Kam shumë respekt për të pasi ndjehet sikur të ishte 20 vjeç, për çdo ndeshje është shumë i motivuar dhe e jep maksimu-

min”. Mbetet kohë edhe për familje. “Kemi edhe kohë të lirë kur mund t’ia kushtojmë familjes dhe shokëve. Shpesh luaj golf, por Australia është e njohur për plazhet e bukura dhe unë aty kaloj shumë kohë pasi ndjehem shumë i relaksuar. Edhe moti në këtë vend është shumë i përshtatshëm për shëtitje”. Prishtina është

Manchester City, do të pranonin të njëjtën shumë për një tjetër objektiv të Barcës, Sergio Kun Aguero. Edhe pse diskutohet për dy lojtarë

të profileve të ndryshme, që kanë diferencë edhe në moshë, nuhatja para portës është e njëjtë. Sulmuesi holandez zhvilloi sezonin e tij më

Arsenali dhe Napoli veç që luftojnë për një vend në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, raportohet se janë në luftë për të siguruar shërbimet e anësorit të Marseille, Mathieu Valbuena. Sipas mediave angleze, francezi 29-vjeçar është duke u kërkuar nga një varg klubesh, përfshirë edhe dy rivalët e garës evropiane. Sipas Daily Mail, Valbuena ishte lidhur me Topçinjtë edhe në të kaluarën, por Wenger kishte dështuar ta transferojë atë. Por trajneri francez është në kërkim ta përforcojë skuadrën derisa kërkon titullin e parë që nga

viti 2005 dhe mund të provojë transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit. Napoli dhe Arsenali të mërkurën do të përballen në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, që do të jetë vendimtare për skuadrat që do të kualifikohen më tej.

qyteti të cilin Besarti nuk e harron kurrë. “Të shkosh ku të shkosh, si vendlindja nuk ka. Atje kam shumë familjar dhe shokë dhe shpesh i kujtoj ata. Ditët e kaluara në këtë qytet nuk mund të harrohen. Gjëja e parë që e mendoj pas përfundimit të sezonit është se si të kthehem sa më parë në Prishtinë”, thotë Berisha.

të mirë, atë të fundit me Arsenalin, ku realizoi në total 37 gola. Në të njëjtën periudhë, gjatë debutimit të tij me Manchester Sitin, në sezonin 2011-2012, Aguero realizoi 30 gola. Në të dy rastet bëhet fjalë për sulmues të nivelit ndërkombëtar, që do t’a rritnin cilësisht Barcelonën. Gjatë këtij sezoni, El Kun ka realizuar 18 gola, 4 më shumë se Lionel Mesi, dhe renditet i dytë sa i përket golashënuesve më të mirë të Premier Ligës pas Luis Suarez, ndërsa Van Persi është në shifrën e 10 finalizimeve. Në të dy rastet, negociatat do të jenë shumë të vështira, megjithatë drejtuesit katalanas do të provojnë gjithçka për të transferuar në “Camp Nou” një sulmues të madh, për ta rreshtuar përkrah Lionel Mesit.

Ylli i skuadrës kaliforniane pësoi një dëmtim të rëndë sezonin e kaluar në tendinën e Akilit dhe kjo ishte ndeshja e tij e parë që nga ajo kohë, të cilës i shtoi 8 topa në tabelë dhe 4 asist në 28 minuta lojë. “Isha krejtësisht jashtë ritmit, por është fillimi dhe jam i kënaqur me një fillim të tillë. Duhet të përshtatem me lojën pasi hera e fundit që kam ndenjur 8 muaj pushim ka qenë koha kur isha ende tek barku i nënës”, tha pas takimit

Kobe Bryant. Kjo ndeshje ka bërë të kuptohet se “Mamba e Zezë” ka nevojë për shumë punë për t’u rikthyer në formën e mëparshme. I mungon shpërthimi, shpejtësia dhe aftësia për të sulmuar koshin. Kobe zgjodhi të pasonte në situata që normalisht do të kishte zgjedhur pikët personale. “Nuk është normale të mendosh që Kobe do të kthehej menjëherë në formën e duhur”, tha trajneri i Los Angeles, Mike D’Antoni.

Blic

Berbatov drejt Arsenalit? Arsenali raportohet se është duke planifikuar të befasojë duke transferuar sulmuesin Dimitar Berbatov në afatin kalimtar të janarit. Ishylli i Manchester United është duke u lidhur me një largim nga Fulami, dhe Daily Mail shkruan se Topçinjtë janë gati

të bëjnë një ofertë afatshkurtër për të. Arsene Wenger dëshiron kualitet në sulm për të mbuluar Olivier Giroud dhe të lënduarin Lukas Podolski dhe mund të kërkojë ta sjellë bullgarin në Emirates Stadium muajin e ardhshëm për një shumë minimale.

Gerrard të mungojë gjashtë javë Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, mund të mungojë deri në gjashtë javë për shkak të një lëndimi në gju. Mesfushori pati probleme në fitoren 4-1 të së shtunës ndaj West Ham United dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe për së paku katër deri në gjashtë javë. Derisa do të rikuperohet,

kapiteni i Anglisë do të mungojë në disa ndeshje vendimtare në Ligën Premier për Liverpoolin. Gerrard nuk do të luajë ndaj Tottenhamit, Cityt dhe Chelseat në atë që mund të jetë një seri vendimtare për gjasat e Redsave për ta ruajtur pozitën e dytë ose për të marrë kreun e tabelës.

Do të luftojmë deri në fund

Lojtarët janë nën presion Walter Mazzarri beson se barazimi 3-3 i Interit ndaj Parmës dhe rezultatet e dobëta së fundit janë për faktin se “lojtarët po e ndjejnë presionin”. “Unë besoj se shumë lojtarë ishin të pamësuar të jenë zgjidhja e parë e Interit dhe ata kanë filluar ta ndjejnë përgjegjësinë për këtë. Ne bëmë një fillim të tmerrshëm dhe pas goditjes na u desh 10-15 minuta për t’u

Napoli dhe Arsenali pas Valbuenas

Rikthehet Kobe Bryant

45 milionë për Van Persin ose Agueron Robin Van Persi ose Kun Aguero! Barcelona kërkon të afrojë një nga sulmuesit më të rëndësishëm të Premier Ligës, për të cilët ka nisur hulumtimet mbi shumën që mund të paguajë klubi katalanas për kartonin e tyre. Kampionët e Spanjës e kanë të qartë se Manchester United do të kërkojë 45 milionë Euro për të hyrë në bisedime për sulmuesin holandez, që është një pykë e pastër, golashënues tipik dhe që lëviz në zonën e rreptësisë si peshku në ujë. Ai mbetet një nga prioritetet e Tata Martinos, edhe pse blerja e tij duket një operacion shumë i vështirë. E njëjta shifër, 45 milionë Euro, shërben si referencë për të kuptuar se në ç’shifra lëviz merkato. Kushërinjtë e United,

leme fizike së fundmi. Nuk do të jenë të gatshëm për shkaqe dëmtimesh, Coentrao dhe Varane, bashkë me Khediran kurse Sergio Ramos do të mungojë për shkak skualifikimi pasi u ndëshkua me të kuq në sfidën me Galatasarayin në “Santiago Bernabeu”.

Rikthehet për ndeshjen me Copenhagen

BESART BERISHA PARALAJMËRON EKIPIN E TIJ esart Berisha përsëri është në qendër të vëmendjes, jo vetëm për golat që po shënon, por edhe mundësinë e kthimit në Evropë. Nuk ka ditë që mediet të mos merren me Besartin. Kjo ka sjellë edhe spekulimet se ai mund të lëvizë duke braktisur Australinë. “Është e vërtetë se kohën e fundit kam shënuar shumë gola, por dua të them se që nga ardhja ime në Australi jam ndjerë mjaft mirë, si unë ashtu edhe familja ime. Mbase goli i shënuar kundër Manchester Unitedit më ka motivuar edhe më shumë”, tha Besart Berisha”, duke mos hezituar të flasë edhe për kombëtaren. “Në kohën kur luaja për Shqipërinë kam kaluar mirë veçmas me lojtarët dhe tifozët, por me trajnerin nuk jemi kuptuar plotësisht. Megjithatë kombëtarja më ka përkrahur gjithnjë dhe unë nuk kam hequr dorë nga ajo. Me zemër gjithnjë jam lojtar i kombëtares dhe se do të jem pjesë e saj edhe në të ardhmen, kuptohet posa t’i afrohem Evropës”. Kjo do të thotë se futbollisti i lindur në Prishtinë, e mendon kthimin në ndonjë skuadër të Evropës. “Është e vërtetë se mendoj të kthehem në Evropë edhe për shkak të përfaqësueses së Shqipërisë. Kam disa oferta, por ende nuk ka diçka konkrete. Kam pasur biseda me skuadra të Anglisë dhe Gjermanisë, por tash për tash mbetem në Australi”, shtoi

e martë, 10 dhjetor 2013

zgjuar. Ne duhet ta rishikojmë se çfarë bëmë në momente të ndryshme të ndeshjes, pasi shpesh shkojmë shumë thellë kur e kemi avantazhin dhe humbim pikë pa qenë e nevojshme. Ne humbëm dy pikë kundër Sampdorias, derisa sonte ishte ndeshje e ekuilibruar dhe gjithçka mund të kishte ndodhur. Ne kemi mundur edhe të pësojmë”, ka thënë Mazzarri.

Manchester United, David de Gea, thotë se gara për titull ende nuk ka mbaruar për Djajtë e Kuq. United pësoi disfatë 1-0 nga Newcastle të shtunën, pasi u mposht edhe nga Evertoni në mesjavë. Por portieri spanjoll është i bindur se gara për titull ende nuk ka përfunduar. “Ta them troç, do të jetë një detyrë e vështirë, por ne do të vazhdojmë të

luftojmë deri në fund. Ne do të përpiqemi të jemi atje ose afër kreut, pasi atje edhe duhet të jemi”. “Skuadra nuk luan mirë, veçanërisht në shtëpi. Ne kemi humbur dy ndeshjet e fundit dhe kemi dështuar të shënojmë në të dyja”. “Ne duhet të fillojmë të fitojmë pasi po e humbim ritmin ndaj kreut të tabelës”, ka thënë De Gea.


e martë, 10 dhjetor 2013

E n ig m a

15 shpallje

Republika e Maqedonisë Universite “Shën Kirili dhe Metodi”- Shkup Fakulte për Shkenca Informake dhe Inxhinieri Kompjuterike

LAJMËRIM Universite ,, Shën Kiril dhe Metodij”- Shkup, Fakultet për shkenca informake dhe inxhinieri kompjuterike shpall lajmërim se më 20.12.2013 ( e premte) me fillim në orën 12.00 në amfiteatrin e Fakultet në ndërtesën e FTM-së, do të mbahet mbrojtje publike e disertacionit doktor me tull: ,, Dizajn i algoritmeve paralele për simulime të rrjeteve kompjuterike të klasterit dhe sistemeve gpu hibride” nga kandidati mr. Leonid Xhinevski Fakultet për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike- Shkup Fakultet për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike, Shkup

HOROSKOPI DASHI Ata qe janë ne një lidhje do kenë rivalitet te forte sot kështu qe duhet t’i kushtojnë vëmendje me tepër personin qe kane ne krah. Mos lejoni qe dikush tjetër t’ua rrëmbejë atë nga duart. Beqaret do jen joshës dhe do bëjnë për vete shume persona. Me ne fund do e kenë ata ne dore te zgjedhin cilin preferojnë. Financat ka mundësi te stabilizohen shpejt.

BINJAKËT Jeta ne çi nuk do jete shume e qete gjate kësaj dite. Mundohuni te flisni hapur me partnerin dhe te mos e humbisni për asnjë çast komunikimin. Beqaret do kenë me shume fat se kurrë ta gjejnë personin qe kane ëndërruar. Mundësitë do jete te pafundme. Ne planin financiar duhet t’i rregulloni sa me shpejt problemet sepse me kalimin e kohës situata mund te përkeqësohet.

LUANI Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini aspak dakord me ato qe do ju thotë partneri dhe do këmbëngulni qe te dale e juaja. Beqaret do jene mja sensuale dhe joshës. Te shumte do jene personat qe do mundohen t’iu bëjnë për vete. Për financat duhet te kujdeseni me tepër se kurrë. Vetëm ne këtë mënyrë situata do përmirësohet.

PESHORJA Me ne fund do e gjeni qetësinë dhe ngrohtësinë ju qe jeni ne një lidhje. Do kujdeseni me tepër për partnerin dhe do e surprizoni atë nga momenti ne moment. Beqaret edhe pse zakonisht janë tipa serioze, sot do e lënë veten te lire dhe do pranojnë çdo lloj ftese vetëm për te kaluar momente te veçanta. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm qe te mos keni probleme.

SHIGJETARI Ne jetën tuaj e çift nuk do ketë debate, por as risi nuk priten. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe lëreni veten sa me te lire. Beqaret do kenë takime pa fund, por asnjeri prej personave nuk do ngjasoje me atë qe ata kane ne mendje. Prisni edhe pak për dashurinë e madhe. Financat do jene mjaft konfuze prandaj duhet pasur shume kujdes dhe maturi.

UJORI Nëse doni qe lidhja juaj ne çift te shkoje me se miri, duhet t’i shtoni dozat e fantazisë. Provoni gjera te reja për ta larguar sa me pare rutinën “vrastare”. Beqaret do ndihen mjaft mire ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë nevojën e një personi ne krah. Ne planin financiar duhet te dëgjoni këshillat e eksperteve nëse doni qe situata te stabilizohet.

DEMI Personat qe janë ne çift do ndihen paksa te vetmuar gjate kësaj dite. Partneri do jete i ngarkuar me pune dhe nuk do kenë kohe te qëndrojë me ta. Mundohuni ta kuptoni sepse edhe juve një dite mund t’iu ndodhe diçka e tille. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por nga ana tjetër shume te pavendosur. Ne planin financiar duhet te shpenzoni me kujdes.

GAFORJA Dite mjaft pasionante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do kujdeset qe ju te ndiheni si mbi re. Beqaret me shume gjase do takojnë një peron me te cilin shume shpejt do krijojnë një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Jupiteri do ua mbroje gjithë kohës te ardhurat. Nuk pritet asnjë problem ne këtë sektor, kështu qe mund te rrini te qete.

VIRGJËRESHA Ata qe janë ne një lidhje mund te debatojnë për çështje parash gjate kësaj dite dhe ka rrezik te marrin vendime përfundimtare. Kujdes! Beqaret do lëvizin çdo gur qe te mundin për ta gjetur personin e përshtatshëm. Mundësitë do ekzistojnë sot. Me financat duhet te vazhdoni te tregoheni te matur. Po e tepruat me shpenzimet do keni vëshrësi me vone.

AKREPI Pritet qe kjo dite te jete e mire për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni me te qarte për atë qe doni te bëni ne te ardhmen dhe do merrni vendime. Partneri do e respektoje mja mendimin tuaj. Beqaret do kenë vetëm dashuri platonike, asgjë me tepër sesa kaq. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe mos kryeni shpenzime me sy mbyllur. Po u përkeqësua situata do jete e vëshrë te stabilizohet.

BRICJAPI Dite e mbushur me te papritura kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni te qëndroni me këmbë ne toke dhe te mos nxitoheni te merrni vendime te nxituara. Beqaret duhet te qëndrojnë vetëm dhe te reflektojnë për atë qe duan ne te vërtetë. Mos krijoni një lidhje sa për te kaluar radhën. Financat do kalojnë një faze delikate. Beni kujdes me shpenzimet.

PESHQIT Te dashuruarit do kalojnë një dite te mbushur me debate. Xhelozia do jete pika me e dobët e tyre. Beqaret do kenë vetëm mundësi për takime dhe aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Do ju duhet ende te presin për te gjetur personin qe kane ëndërruar. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do mund ta përmirësoni paksa situatën.



Zhurnal plus #647