Page 1

Moti min.

7

max. VITI 3 | Nr. 620 | ÇMIMI: 15 DEN

www.zhurnal.mk

21

E HËNË, 4 NËNTOR 2013

“Qeveria nën hije”, nuk del në dritë

Sa kushton “statusquo”-ja për emrin?

S’do të ketë më kopjime në provimet për drejtorë

LSDM-ja ka dështuar që deri tash të krijojë një Qeveri në Hije, e cila do të shërbente si alternativë qeverisje për qeverinë aktuale. Nga iniciativa e përfolur ka rezultuar krijimi i Këshillave që funksionojnë në kuadër të LSDM-së FQ.2

Maqedonia, sipas ish politikanëve e ekspertëve vendor nuk ka rrugë tjetër përpos integrimit në NATO dhe BE dhe se të gjitha të dhënat që imponohen vinë nga fakti se, “ne nuk e dimë ende a duam integrime apo jo…! FQ.4

MASH-i ka hartuar në bashkëpunim me Sindikatën për Arsim, dy projektligje me të cilat do të forcohen kriteret për mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Me dy ligjet që kanë marrë dritën e gjelbër të Qeverisë, pritet të rritet cilësia e kuadrove arsimorë FQ.5

FQ.3

S P O R T

FQ.8

Flamuri shqiptar valoi edhe në Kriva Pallankë

FQ.22

FQ.7


K r o n ik ë

2 BIZNES

e hënë, 4 nëntor 2013

SPECIALE

Katërfishohet kërkesa për prodhimet organike

NgaBrendia

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, numri i prodhuesve organikë vitin e kaluar arriti 580 për dallim prej para pesë viteve kur ka pasur 150 prodhues. Janë rritur edhe sipërfaqet e certifikuara prej 500 në 4.700 hektarë FQ.6

www.zhurnal.mk

Siri, uria përdoret si taktikë lufte Forcat besnike ndaj Presidentit Bashar al-Asad kanë përdorur rrethimet e pjesshme për të shkulur forcat rebele nga zonat e banuara përgjatë luftës civile. Por një ashpërsim i bllokadave gjatë kohës së fundit nëpër zonat përreth kryeqytetit po shkakton vdekje nga uria, thonë mjekët dhe banorët e këtyre zonave FQ.16

PARTIA OPOZITARE NUK REALIZON INICIATIVËN PËR KRIJIMIN E QEVERISË NË HIJE

“Qeveria nën hije”, nuk del në dritë LSDM-ja ka dështuar që deri tash të krijojë një Qeveri në Hije, e cila do të shërbente si alternativë qeverisje për qeverinë aktuale. Nga iniciativa e përfolur ka rezultuar krijimi i Këshillave që funksionojnë në kuadër të LSDM-së dhe drejtohen nga persona të njohur të fushave të caktuara. Njohës të zhvillimeve politike theksojnë se një pres arsyeve të dështimit të Qeverisë në Hije është fakti se partia e madhe maqedonase nuk mund të caktojë një emër si ministër në hije, ndërsa më pasi t'i kërkohet që postin t'ia lëshojë ndonjë anëtari të partive shqiptare, me të cilën do të bënte marrëveshje për bashkëqeverisje Agim FAZLIU shte paralajmëruar se LSDM-ja do të krijonte një Qeveri në Hije e cila do të shërbente si alternativë e fuqishme qeverisjeje përballë qeverisë aktuale të drejtuar nga VMRO dhe BDI. Por, iniciativa duket se ka mbetur "në hije", ndërsa prej gjithë kësaj partia më e madhe opozitare duket se ka përfituar duke marrë në parti disa emra të njohur ekspertësh, të cilët ishte përfolur se do të mund të merrnin postet e "ministrave në hije". Në vend të kësaj janë krijuar Këshille, ndërsa në kuadër të këtyre emrave të përfshirë këtu janë: Angel Milev, Dejan Pavlevski, Ilinka Mitreva, Stevo Pendarovski, Robert Alagjozovski, Lydia Dimovska, Mila Carovska e Margarita Caca Nikolovska. Në anën tjetër, vlerësohet se krijimi i një kabineti fantom qeveritar nuk do të ishte i dobishëm edhe për arsye se "ministrat nën hije" do të synonin që të mbanin postet e tyre, në rast se do të fitonin pushtetin. Një burim i afërt me LSDM-në ka thënë për "Zhurnal plus", se kjo është njëra prej arsyeve për mos formimin e këtij kabineti. "Nëse dikush ka qenë i përcaktuar për një resor dhe pastaj LSDM detyrohet që atë post t'ia japë një partie shqiptare, kjo do të ishte problematike. Problem këtu nuk qëndron vetëm te personi, por në atë se ti je duke e mashtruar elektoratin, i cili mund të jetë i lidhur me personin që një kohë të gjatë është proklamuar

I

Rasti “Kezharovski” është unik dhe i paprecedent në vendet evropiane, thotë ambasadorja e Holandës në Maqedoni, Marie Shurman. Duke folur në intervistën e përjavshme për Radion Evropa e Lirë (REL), ambasadorja thotë se nuk ka mundur të gjejë, në hulumtimet e saj, asnjë rast të ngjashëm. Në Holandë, zbulon ajo, nëse rrjedh në publik informacioni për dëshmitarin e mbrojtur, ndëshkohen prokurorët dhe gjykatësit dhe kurrë, assesi, gazetarët. “E kuptoj faktin se ligjet e vendit tuaj janë shumë të ashpër kur bëhet fjalë për mbrojtjen e dëshmitarit të mbrojtur. Mirë është të ruhen dëshmitarët, por është mirë gjithashtu të ketë verifikime dhe mbikëqyrje nga institucioni ‘ëatch dog’, me qëllim të sigurohet se parimi i dëshmitarëve të mbrojtur nuk

PARTITË SHQIPTARE NUK JANË PROBLEM PËR “QEVERINË NËN HIJE” "Përfshirja e partive shqiptare nuk do të shkaktonte ndonjë problem për kri jimin e Qeverisë në Hije. Është praktikë që partitë politike maqedonase t'i marrin resorët më të rëndë sishëm ministrorë. Është çështje e pazarit politik që do ta bëjnë partitë ndër mjet veti", ka thënë Mersel Bilalli. RECETA PËR SUKSES Ndërkohë, propozimi për krijimin e Qeverisë në Hije dhe Këshillat e LSDMsë kanë ngjallur debate edhe në forumet e internetit. Personi i identifikuar si "Simpatizues i LSDM", ka thënë se pjesëmarrja e këtyre ekspertëve të fushave të ndryshme në Këshillat e LSDMsë është strategji legjitime kundrejt partisë qeveritare, anëtarët e së cilës vet i thyejnë ligjet, kurse kërkojnë qytetarëve që t'i respektojnë. Ai thekson se krijimi i kësaj Qeverie në hije është i vonuar, sepse është dashur të krijohet më herët. Ndërsa, komentuesi i identifikuar me emrin Jovan, ka thënë se emrat e përfolur për Këshillat, ka thënë se janë emra të njohur që i japin frymë të re zhvillimeve politike në vend. "Energjia e të rinjve duhet që të kombinohet me për vojën e kuadro të vjetra. Kjo është 'receta' më e mirë për sukses".

si 'ministër'", ka thënë ky burim. Sipas këtij zyrtari, në Maqedoni është shumë vështirë të formosh qeveri në hije për shkak se që nga viti 1991 deri më sot janë bërë qeveri koalicionesh. Në anën tjetër, analisti politik Mersel Bilalli thotë se përfshirja e partive shqiptare nuk do të shkaktonte ndonjë problem për krijimin e Qeverisë në Hije. "Është praktikë që partitë politike maqedonase t'i marrin resorët më të rëndësishëm ministrorë. Është çështje e pazarit politik që do ta bëjnë partitë ndërmjet veti", ka thënë Bilalli, për "Zhurnal plus". Bilalli, ka thënë se organizimi i Kabineteve të Qeverive në Hije është praktikë e zakonshme në disa vende. "Por, kjo nuk është diçka e obligueshme. Çështja është nëse do të ketë efekte në opinion apo jo, ndërsa qëllimi është efekti i marketingut politik. Në këtë rast, do të duhej të theksoheshin alternativa në raport me qëndrimet dhe veprimet e pushtetit", ka thënë Bilalli, për "Zhurnal plus". Ai ka thënë se LSDM do të duhej që të bëjë analiza nëse do të ishte e suksesshme iniciativa e një Qeverie në Hije. Billalli thotë se në Maqedoni shpeshherë partitë bëjnë veprime pa i analizuar mirë çështjet. "Edhe në këtë rast duhen analiza që mund të ndikojnë në opinion", ka thënë Bilalli. Edhe zyrtari i afërt me LSDM-së që ka folur në kushte anonimiteti për "Zhurnal plus", ka thënë se krijimi Qeverisë në Hije nuk është lojë e thjeshtë. "Do të thotë që çdo ditë të

MINISTRI NË HIJE MAQEDONAS, MINISTRI REAL SHQIPTAR! "Nëse dikush ka qenë i për caktuar për një resor dhe pas taj LSDM detyrohet që atë post t'ia japë një partie shqiptare, kjo do të ishte problematike. Problem këtu nuk qëndron vetëm te personi, por në atë se ti je duke e mashtruar elek toratin, i cili mund të jetë i lid hur me personin që një kohë të gjatë është proklamuar si 'min istër'", ka thënë një burim i afërt me LSDMnë. punosh në resorin tënd. Duhet të reagosh në gjithçka. Nëse për shembull je në Ministrinë e Kulturës, duhet që të angazhohesh për katër vjet", ka thënë ai. Në anën tjetër, LSDM ka formuar Këshilla në të cilat janë përfshirë persona të cilët nuk janë vetëm anëtar të partisë. Burimi i ka thënë gazetës "Zhurnal plus" se këta këshilla janë të formuar me qëllim dhënien e këshillave për veprim të partisë dhe këta nuk duhet t’i absorbojnë organet partiake. "Partia ka me qindra anëtarë, strukturë partiake dhe ata duhen të punojnë më tepër. Këshillat janë ndihmës. Këshillat nuk do të udhëheqin politikën, por ato do të analizojnë dhe propozojnë zgjidhje për ndonjë çështje, organet partiake janë ata që vendosin', ka thënë ai.

Nuk ka rast tjetër si ky i Kezharovskit Ivanovi i gafave

shfrytëzohet për qëllime të tjera. Në këtë kuptim, pres nga gjykatësi të marrë parasysh këtë balancë - rolin e mediave si ‘ëatch dog’, si institucion

mbikëqyrës, dhe rëndësinë e sigurisë së dëshmitarëve të mbrojtur”, thotë ambasadorja. Më pas, duke komentuar Raport-Progresin, ajo e ka bërë të

qartë faktin se për fillimin e negociatave për anëtarësim, vendi nevojitet të përmbushë kriterin e institucioneve stabile të cilat garantojnë demokracinë, sundimin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e respektimin e pakicave. Megjithatë, sipas ambasadores, mediat janë komponenti kryesor për punë të suksesshme dhe të pavarur të institucioneve. “Që Maqedonia të sigurojë shpejt negociatat, është me rëndësi parësore të demonstrohet vullnet politik, por kryesisht me vepra, si dhe të zbatohen ligjet e miratuara, të cilat janë me cilësi mjaftueshëm të mirë në këtë fazë të integrimit”, shprehet Shurman.

Presidenti Gjorge Ivanov ka bërë gafën e tij të radhës, kur nga Kina, ku qëndroi për një vizitë disaditore, vlerësoi “vazhdueshmërinë e qeverisjes së shtetit kinez, pas çdo cikli zgjedhor”. Duke harruar se në Kinë nuk organizohen prej kohësh zgjedhje, Ivanov është shprehur: “Në dallim nga vendet e tjera, ku pas çdo procesi zgjedhor ka diskontinuitet, në Kinë kushdo që vjen në pushtet, zgjedh të zbatojë rrugën e drejtë”, ka deklaruar Ivanov. Intervista është bërë nga gazetari kontrovers maqedonas, Milenko Nedelkovski, ndërsa transmetimi është bërë në emisionin e këtij të fundit, të premten

mbrëma. Mediat maqedonase pyesin nëse Ivanov është kaq i painformuar, apo i pëlqen modeli kinez i qeverisjes së shtetit.


K r o n ik ë

e hënë, 4 nëntor 2013

Partitë shqiptare nuk duhet të pranojnë zgjedhje të parakohshme pa u zgjidhur çështja e emrit, thonë analistët politik. Sipas tyre, ideja për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale në pako duhet të kushtëzohet nga faktori politik shqiptar me zgjidhjen e çështjes së emrit. Nëse nuk ndodh kjo, thonë analistët, partitë shqiptare të mbështesin kandidatin e opozitës për president shteti

ANALISTËT RRETH KUSHTËZIMEVE PËR PRESIDENTIN E ARDSHSHËM

Zgjedhjet në pako, shqiptarët të kushtëzojnë A do jenë të rëndësishme votat e shqiptarëve?

Bekim BUÇI Në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin që vjen partia shqiptare në pushtet do ta ketë vështirë ta kushtëzojë partnerin e koalicionit kur është në pyetje mbështetja e kandidatit për kreun e shtetit. Kjo për faktin se nëse mbahen edhe zgjedhje parlamentare bashkë me ato presidenciale, atëherë ka gjasa reale që të arrihet cenzusi për zgjedhjen e presidentit, sepse në zgjedhjet parlamentare dalja e votuesve është dukshëm më e madhe se sa në zgjedhjet për president.

ZGJEDHJA E PRESIDENTIT RUTINË E VJETËR “Zgjedhjet presidenciale do të jenë një rutinë e përsëritur për VMRODPMNE në këtë fazë. E vetmja rëndësi do të jetë se cili do të jetë kandidati i tyre. Ai njeri që i nevojitet Gruevskit, joformal sikur që ishte Ivanovi i dëgjueshmi i VMROsë do të jetë president. Këto korelacione nuk mund ti prishë askush. Edhe kësaj radhe votat e shqiptarëve nuk do të jenë të rëndësishme për kandidatin e partisë maqe donase në pushtet”, thotë profesori universitar Alajdin Demiri.

Të kushtëzohen zgjedhjet e parakohshme Lidhur me këtë analistët politik vlerësojnë se partitë shqiptare nuk duhet të pranojnë zgjedhje të parakohshme pa u zgjidhur çështja e emrit. Sipas tyre, ideja për zgjedhje të parakohshme parlamentare duhet të kushtëzohet nga faktori politik shqiptare me zgjidhjen e çështjes së emrit. Nëse nuk ndodh kjo, thonë analistët, atëherë partia shqiptare në pushtet duhet të mbështesë kandidatin e opozitës për president shteti. Analisti politik Mersel Bilalli thotë se do të jetë gabim i madh nëse mbahen zgjedhje të parakohshme sepse në këtë mënyrë Gruevskit do t’i shtohet jeta në pushtet edhe për katër vite të tjera. Sipas tij, opsioni për zgjedhje parlamentare dhe presidenciale në

3

KEKENOVSKI NË GARËN E VMROSË PËR PRESIDENT Profesori universitar, Jove Kekenovski, ka paralajmëruar se do të kandidojë në kon ventën partiake të VMRODPMNEsë për t’u zgjedhur kandidat për president. Në një deklaratë për mediat maqedonase, Kekenovski thotë se i përmbush të gjitha kriteret për pjesëmarrjen në konventë. “Vlerësoj se me kolumnat, analizat dhe ko mentet e mia për zhvillimet aktuale politike në vend, kam një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në zhvillimin e proceseve politike, por zgjedhja në funksionin e presidentit do të ishte maja e kësaj. Gjithsesi se këtij funksioni unë do t’i jepja një di mension ndryshe, më të fuqishëm dhe më autoritativ. Nuk do të jem modest nëse them se pres fitore në konventë, për shkakun se kam mbështetjen më të madhe nga të gjithë kandidatët që përfliten në opinion”, ka deklaruar Kekenovski. pako duhet të eliminohet. “Kjo duhet të kushtëzohet me zgjidhjen e emrit. Unë mendoj se presidenti i shtetit nuk ka autorizime të gjëra por fakt është se shqiptarëve ju intereson se kush do të jetë presidenti i ardhshëm. Pazari politik duhet të jetë në pako me emrin. Nëse zgjidhet emri,

atëherë duhet të jetë kandidati i strukturës në pushtet. Nëse emri nuk zgjidhet atëherë me çdo kusht duhet të përkrahet kandidati i opozitës”, deklaroi analisti politik Mersel Bilalli. Ai thekson se edhe faktori ndërkombëtar orientimin e vet e ka në atë drejtim që t’i jep leksion pushtetit aktual. Profe-

Petkovski: Gruevski e Ahmeti fajtor për krizën Lideri i PRSD-së, Tito Petkovski, ka akuzuar kryeministrin Nikola Gruevski dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, se janë fajtorë “për krizën politike, institucionale dhe morale të vendit”. Duke folur në Kongresin e tretë të partisë, Petkovski ka lëshuar një sërë kritikash për ngecjet në planin ekonomik, social por dhe ndërkombëtar. Madje, Petkovski ka kërkuar edhe falje nga delegatët e Kongresit për mbështetjen që i dha Gruevskit në vitin 2006, për t’u ngjitur në skenën politike të vendit. “Ndjej nevojën të pranoj faktin se edhe unë mbaj përgjegjësi për ardhjen e Gruevskit në skenën politike të Maqedonisë. As në ëndërr nuk kam mundur të supozoj se nacionalizmi maqedonas, etnocentrizmi, mi-

tologjia dhe rilindja e rrejshme mund të jetë platformë mbi të cilën ai do të ketë sukses. Për këtë gabim të madh kërkoj falje”, ka deklaruar Petkovski.

sori universitar Alajdin Demiri është i mendimit se sa i përket zgjedhje së presidentit të shtetit nuk do të ndodhë asgjë e re dhe se do të përsëritet rutina e vjetër. Sipas tij, Gruevski sërish do të gjejë një kandidat të dëgjueshëm si Ivanovi ndërsa votat shqiptare nuk do të jenë të rëndësishme.

“Zgjedhjet presidenciale do të jenë një rutinë e përsëritur për VMRO-DPMNE në këtë fazë. E vetmja rëndësi do të jetë se cili do të jetë kandidati i tyre. Ai njeri që i nevojitet Gruevskit, joformal sikur që ishte Ivanovi i dëgjueshmi i VMRO-së do të jetë president. Këto korelacione nuk mund t’i prishë askush. Edhe kësaj radhe votat e shqiptarëve nuk do të jenë të rëndësishme për kandidatin e partisë maqedonase në pushtet”, thotë profesori universitar Alajdin Demiri. Demiri vlerëson se asnjë kandidat nuk duket se mund të prishë baraspeshën për të qenë të nevojshme edhe votat e shqiptarëve. Kryetari i partisë më të madhe të opozitës maqedonase LSDM, Zoran Zaev ka theksuar se opozita maqedonase është në kërkim të një personaliteti të vërtetë për kandidatë për president të vendit. “Më shumë se një muaj jemi të përkushtuar intensivisht në gjetjen e një personaliteti të vërtetë për kandidat për president të shtetit. Jemi në pritje të një kandidati maqedonas që do të jetë i pranueshëm për qytetarët shqiptarë, qytetarët turq, rom, vllahë dhe të nacionaliteteve tjera”, deklaroi Zaev. Ai shtoi se si kryetar i LSDM dhe anëtarësia e saj e kanë të qartë karakterin multidimensional të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e bashkësive etnike gjatë zgjedhjes së kandidatit për president të vendit. Lideri i opozitës maqedonase këto komente i bëri gjatë takimit me simpatizantët dhe anëtarësinë në Strugë. Duke folur për çështjen e kontestit të emrit, Zaev nënvizoi se nuk do të lejojnë ndryshimin e emrit, që do të dëmtojë identitetin kombëtar maqedonas. “Ajo që përmendet Maqedonia e Epërme apo e Veriut, kjo do të thotë

IVANOVI JO MË PRESIDENT!

Kryetari i BDIsë, Ali Ahmeti ka thënë ditë më parë për mediat se marrëdhëniet mes BDIsë dhe VMRO DPMNEsë që e formojnë koalicionin qeveritar në Maqedoni nuk janë ideale. “Nuk ka marrëdhënie ide ale as në një familje të vogël, por ka dialog dhe consensus. Kemi dallime kur bëhet fjalë për ligjin e mediave, ligjin të cilin nuk do ta votojmë dhe kemi kërkuar që ai ligj të disku tohet pas muajit dhjetor. Ne mendojmë se zgjedhjet nuk ofrojnë zgjidhje, por nëse nuk ka përparim, pas mua jit dhjetor nuk e përjashtoj mundësinë që të diskutohet për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Ahmeti në AlsatM. Në pyet jen nëse VMRO DPMNE propozon që Ivanov sërish të jetë kandidat për president, a do ta përkrahë sërish BDI ja, Ahmeti nuk ka dhënë një përgjigje të prerë por ka lënë të kuptohet se kërkon një zgjidhje tjetër. “Nga Ivanovi nuk pamë as dobi as sherr”, pohon Ahmeti. se nuk do të lejojë që unë të jem maqedonas i epërm apo verio-maqedonas”, theksoi kryetari i socialdemokratëve maqedonas.

Server: Greqia do konflikt ndëretnik Ndonëse jozyrtar dhe gatigati një spekulim, propozimi “Maqedonia Sllavo-Shqiptare” është bërë objekt analize i analistëve ndërkombëtarë. Analisti amerikan dhe njohës i Ballkanit, Daniel Server, ka vlerësuar “zgjidhjen” e tillë si “manovrën më fyese të Greqisë, në historinë më të re të Ballkanit”, me qëllim, siç thotë, të shkaktojë probleme ndëretnike. “Grekët e dinë mirëfilli se maqedonasit nuk duan të jenë të përshkruar si sllovenë, ndonëse flasin gjuhën sllovene. Për mua, ky propozim, është i ngjashëm si përdorimi i termit ‘lëkurëzinj’, përkundër

faktit se termi ka rol përshkrues. Ky propozim është parallogaritur të krijojë probleme mes shqiptarëve dhe maqedonasve, dy bashkësitë më të numërta etnike në vend, e të mos flasim për bashkësitë e tjera si turqit, romët, serbët dhe vllahët”, vlerëson Server. Sipas analistit,

kryeministri grek, Andonis Samaras, udhëhiqet nga politika “për të kolapsuar Maqedoninë”. “Kryeministri grek dëshiron kolapsin në fqinjin e tij jugor - do të preferonte më shumë të rrisë gjasat për këtë, sesa të zgjidhte kontestin. Përpjekjet e Samarasit për të destabilizuar Ballkanin nuk do të kenë sukses, por munden veçse të shkaktojnë probleme dhe shpenzime. Rruga më e shpejtë është Uashingtoni të ftojë të gjitha republikat jugosllovene në NATO, ku ndodhen tashmë Sllovenia, Kroacia dhe Shqipëria”, ka deklaruar Server.


K r o n ik ë

4

Gjykata shkeli parimin e pafajësisë

e hënë, 4 nëntor 2013

KONTESTI I EMRIT NË DEBAT

Sa kushton “statusquo”ja? Maqedonia, sipas ish politikanëve e ekspertëve vendor nuk ka rrugë tjetër përpos integrimit në NATO dhe BE dhe se të gjitha të dhënat që imponohen vinë nga fakti se, “ne nuk e dimë ende a duam integrime apo jo…! “Maqedonia gjeografikisht i takon Evropës, jo Azisë e as Kinës”, thonë ata Enis MURTEZI

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1, për shkarkimin e zëdhënësit të saj pas dy komunikatave, sipas SHGMsë, skandaloze në emër të Gjykatës. SHGM vlerëson se dy reagimet me shkrim të Gjykatës ndaj mediave që transmetonin kritikat publike dhe deklaratat e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë për rastin “Kezharovski”, janë të pavend dhe të papranueshme. Madje, sipas SHGM-së, duke mbrojtur një vendim të shkallës së parë që nuk është bërë ende i plotfuqishëm, Gjykata ka shkelur parimin e pafajësisë. “U bë e qartë se me komunikata nënshkruar nga Zyra për Marrëdhënie me Opinionin, nuk mund të mbrohet vendimi i cili nuk është ende i plotfuqishëm dhe i nënshtrohet rishikimit në procedurat e mëtejshme gjyqësore, në instancat më të larta. Me prejudikimin e fajësisë, Gjykata shkeli drejtpërsëdrejti parimin e prezumimit të pafajësisë. Në komunikatat për media, nuk ishte e qartë kush fliste - kryetari i Gjykatës, gjykatësja e lëndës ‘Likuidimi’ ose ishte qëndrim i të gjithë gjykatësve të Gjykatës Themelore Shkupi 1”, thuhet në reagimin e SHGM-së. Shoqata shprehet e habitur për faktin se Gjykata ka rrekur t’u përgjigjet kritikave publike drejtuar gjykatëses që ka dënuar gazetarin. “Vëzhgimi kritik i punës së pushtetit, përfshi edhe atë të gjyqësorit, nuk mund të konsiderohet si ndërhyrje në pavarësinë e institucioneve, por ky është një obligim themelor i gazetarisë”, thotë deklarata e SHGM-së.

Akademikët shqiptarë i shkruajnë Samarasit Anëtarët e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, ku bëjnë pjesë ish-ambasadorë dhe diplomatë elitarë shqiptarë, të cilët kanë shërbyer në vende dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare, në letrën që ia kanë dërguar kryeministrit të Greqisë, Samaras në mesin e shumë kërkesave kanë kërkuar që Greqia të mos i bllokojë shqiptarët në rajon, duke theksuar edhe njohjen e Kosovës së pavarur si dhe zgjidhjen e emrit të Maqedonisë. “Zgjidhja përfundimtare e disa prej problemeve të vështira në Ballkan ka të bëjë me: anulimin e gjendjes së luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë; njohjen zyrtare të kufijve shtetërorë të Shqipërisë të përcaktuar nga Konferenca e Londrës 1913ç njohja e të drejtave pronësore të popullsisë çame, të cilën ish-ambasadorët grekë në mënyrë të shëmtuar e konsiderojnë një popullsi myslimane që duhej të dëbohej në Turqi; njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran; zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me emrin zyrtar të Republikës së Maqedonisë”, nënvizohet në letër.

ili është çmimi i “status quo”s për emrin e Maqedonisë, ka qenë dilema e njohësve të rrethanave politike në vend në një debat të organizuar dje në Shkup, rreth çështjes e cila sa vjen e komplikohet. Sipas tyre, Maqedonia nuk ka rrugë tjetër përpos integrimit në NATO dhe BE dhe se të gjitha të dhënat që imponohen vinë nga fakti se ne nuk e dimë ende a duam integrime apo jo. Ish kryetari i Parlamentit Stojan Andov tha se nëse nuk kthehemi para sa u takon këtyre prioriteteve, “nuk do t’i shohim sfidat të cilat janë para nesh”. “Nëse je jashtë këtij sistemi të gjithë paqartësitë çka na presin më tutje dhe atë që edhe Fyle dhe të tjerët e thanë ‘nëse nuk je në tavolinë, je në meni’. Shumica e politikanëve tonë që janë aktiv janë pengesë që shteti të kthehet përpara dhe të shohin përpara. Hapa më të guximshme është duke i ndërmarrë Ali Ahmeti. E kam thënë se jam i bindur në qëllimet e mira të Ahmetit dhe përpjekjet e tij që i bënë për ta zgjidh çështjen e emrit. Ne tani kemi dy konstatime njëra është se nuk ka gjasa të zgjidhe çështja e emrit dhe njëra është kjo që e tha z. Ahmeti se deri në dhjetor kjo çështje mund të zgjidhet dhe duhet zgjidhur. Neve na duhet një debat serioz në Parlament, të përballen të gjithë argumentet, të vlerësohet kush se çka ka punuar në këtë çështje”, tha Andov, në debatin e djeshëm me temë: “Vallë status-quoja për emrin ka çmim”. Ish deputeti Naser Ziberi tha se përcaktimi ynë është oksidenti dhe jo orienti. “Në oksident thuren vlerat më të mira të njerëzimit. Pikërisht në oksident janë dy organizata që janë garant të këtyre vlerave, pra NATO dhe BE. Mendoj se pjesa më e madhe edhe nga maqedonasit dhe shqiptarët por edhe bashkësitë tjera etnike që jetojnë në vend janë të përcaktuar për NATO dhe BE. Nëse tani imponohet dilema duhet apo jo në BE dhe NATO, mendoj se kjo dilemë është artificialisht e imponuar, ne jemi direkt në konfrontim me një përcaktim të tillë të pjesës shumicë të qytetarëve”, tha Ziberi. Një dilemë e tillë, sipas tij, mund të hap shumë pyetje, pasi siç tha, “do të vendoset një ndarje ndërmjet shqiptarët dhe maqedonasit, për shkak se tek shqiptarët përcaktimi për NATO dhe BE është plebishitare se ne patjetër duhet të jemi pjesë e NATO-së dhe BE-së, sepse atje i shohim vlerat dhe me perëndimin duam t’i ndajmë vlerat”. “Maqedonia do të jetë e izoluar dhe nëse kthehet kah vendet e orientit ajo jo natyrshëm do të bashkëngjitet asociacioneve të cak-

C

AHMETI ME HAPA MË TË GUXIMSHËM “Hapa më të guximshme është duke i ndërmarrë Ali Ahmeti. E kam thënë se jam i bindur në qëllimet e mira të Ahmetit dhe përpjekjet e tij që i bënë për ta zgjidh çështjen e emrit. Ne tani kemi dy konstatime njëra është se nuk ka gjasa të zgjidhe çështja e emrit dhe njëra është kjo që e tha z. Ahmeti se deri në dhjetor kjo çështje mund të zgjidhet dhe duhet zgjidhur. Neve na duhet një debat serioz në Parlament, të përballen të gjithë argumentet, të vlerësohet kush se çka ka punuar në këtë çështje”, tha Stojan Andov. NE NUK BESOJMË NË VETVETE “Mua nuk më duket një shteti i cili po piqet, ky është shtet i cili dyshon në vetveten, flasim për luftëra, për mbijetesë, frikë se mund të jemi të izoluar dhe për fat të keq e gjithë kjo aludon në atë se ja shteti nuk ka alternativë tjetër. Ne kërkojmë një faktor i të jashtëm të na shpëtoj nga vetvetja. Është e qartë se ne nuk beso jmë në vetvete në kapacitetet shtetërore”, tha Biljana Vankovska. QYTETARËT TË PËRCAKTUAR PËR NATO E BE “Mendoj se pjesa më e madhe edhe nga maqedonasit dhe shqiptarët por edhe bashkësitë tjera etnike që jetojnë në vend janë të përcaktuar për NATO dhe BE. Nëse tani imponohet dilema duhet apo jo në BE dhe NATO, mendoj se kjo dilemë është artificialisht e imponuar, ne jemi direkt në konfrontim me një përcaktim të tillë të pjesës shumicë të qytetarëve”, tha Naser Ziberi. tuar. Maqedonia gjeografikisht i takon Evropës, jo Azisë e as Kinës”, ka thënë Ziberi. Ndërkohë, Biljana Vankovska tha se ne jo që kemi një “status quo”, por që ka një regres të shpejtë në mënyrën se si i qasemi kësaj pyetje. “Mua nuk më duket një shteti i cili po piqet, ky është shtet i cili dyshon në vetveten, flasim për luftëra, për mbijetesë, frikë se mund të jemi të izoluar dhe për fat të keq e gjithë kjo aludon në atë se ja shteti nuk ka alternativë tjetër. Ne kërkojmë një faktor i të jashtëm të na shpëtoj nga vetvetja. Është e qartë se ne

nuk besojmë në vetvete në kapacitetet shtetërore. Nuk mendoj se ka kontradiktë në atë se shumica e qytetarëve janë për NATO dhe BE, jo pse dinë shumë për ato dhe janë të vetëdijshme për problemet që janë në BE, dhe jo për shkak se ndjekin politikë ndërkombëtare dhe çka në realitet po ndodh, por që 20 vite jetojnë në një iluzion në një tokë të premtuar se kur të arrimë atje do të jemi të sigurt”, tha Vankovska. “Ne duhet t’i hapim sytë, është me të vërtetë për të ardhur keq se shkenca ekonomike në Maqedoni nuk ka

dalë me analizë se cilat do të ishin efektet ekonomike nga hyrja e Maqedonisë në BE. Çka kur të hymë? Do të ketë koftra efekt në ekonomi. Këtë unë edhe si politikolog mund tua them, por ekonomistët na kanë borxh analizë më të detajuar”, tha Vankovska. Viti 2008, madje sipas ish deputetit tjetër të PPD-së Ismet Ramadani ka qenë shansi më i madh për të zgjidhur çështjen e emrit. Por, fatkeqësisht kjo politikë aktuale dhe ky kryeministër me këtë parti VMRO- DPMNE ka bërë gabimet

“22 nëntori” të vendoset çmim shtetëror Lëvizja Qytetare “Zgjohu” përmes një komunikate u drejtohet institucioneve shtetërore të udhëhequra nga kuadro shqiptar, por njëkohësisht edhe ato maqedonas, me iniciativë konkrete për vendosjen e çmimit shtetëror “22 nëntori” ose “Kongresi i Manastirit”. “Me ligjin për festat kombëtare, 22 nëntori është shpallur si Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe në Maqedoni dhe është ditë feste për komunitetin

e dytë më të madh në vend. “’Zgjohu’ propozon që të miratohet ligj ose të realizohen të gjitha procedurat e nevojshme

për institucionalizimin e një çmimi shtetëror ‘22 nëntori’ ose ‘Kongresi i Manastirit’ që do të ishte i pari i këtij lloji që i refer-

ohet ndonjë ngjarjeje të veçantë për shqiptarët në Maqedoni. Lëvizja ‘Zgjohu’ propozon që çmimeve sikur 23 tetor (Dita e VMRO), 11 tetori (Dita e krismës së pushkës së parë), 13 nëntori (Dita e çlirimit të Shkupit), etj, t’i bashkëngjitet edhe së paku një moment i rëndësishëm i historisë së shqiptarëve në Maqedoni që nuk është kontestues nga asnjë komunitetit tjetër siç është Dita e Alfabetit

e para. “Riemërtim të Aeroportit, kthim në Maqedoni antike, filluan disa punë të cilat në një mënyrë e rënduan punë përgatitore deri në samitin e Bukureshtit që në dy tre ditë përpara kryetrari i shtetit Cërvenkovski dhe kryeministri Gruevski, definitivisht të merren vesh për një Republika Maqedonia -Skopje, mirëpo ishte vonë. Ishte vonë sepse Greqia tani ishte radikalizuar dhe udhëheqësit e Greqisë kishte marrë një qëndrim ma radikal sa i përket emrit. Është e vërtet se tani është komplikuar çështje e emrit dhe proceset integruese. Tani jemi në një situatë që është ironike -sarkastike. Njëri kryeministër thotë atje se si do të reagonte Greqia nëse ne i themi ‘Ish Republika Otomane- greke’, nëse atyre ua përmend se janë ish provinca otomane dhe atëherë dihet se si do të jetë reagimi i tyre. Dhe normal del sarkazma tjetër apo ironia që për mua është propozim jo formal por budallaki se do të ketë një emër ‘Republika Sllavo- Shqiptare’”, tha Ramadani. Sipas tij, diplomacia e Ahmetit është shumë më serioze se sa atë që e bën Gruevski në lidhje me çështjen e emrit. “Është më serioz sepse edhe kërkesa e elektoratit shqiptare pa asnjë kundër i cili e zgjedh mandatit kërkon që Maqedonia të jetë anëtare në BE dhe NATO. Ai i përgjigjet edhe vullnetit të elektoratit të vet”, tha Ramadani. Ndërkohë, Stevo Pendarovski tha se bisedime reale për emrin ka pasur vetë disa muaj para samitit të Bukureshtit dhe kjo si arsye e presionit ndërkombëtarë. “Përshtypja ime është se pesë vitet e fundit ne kthehemi mbrapa në vitet e ’90-ta kur de fakto tek dy anët bisedime ka por për dy kryeqendrat ky kontekst nuk është kryesor. Dy palët nuk e trajtojnë kontekstin si të rëndësishëm. Së pari për të biseduar me Greqinë ju duhet të keni konsensus të gjerë që ne nuk kemi, për ketë gjë them se pala negociuese greke ka pozitë më të mirë se ka konsensus brenda vendit. Të gjithë ata që duan ta zgjidhin këtë çështje duhet të dinë një gjë, për të cilën habitem se pse deri sot nuk e kanë mësuar. Ne duhet të vazhdojmë në mënyrë formale të bisedojmë me Greqinë ndërsa thellësisht me Uashingtonin”, ka thënë Pendarovski. Por, cili është çmimi i “status quo”s? Çmimin po e shohim në çdo raport të BE-së, Maqedonia po shënon regres në gjithë pikat kyçe dhe nëse nuk anëtarësohet në NATO dhe BE, “brenda saj do të vazhdojë fragmentarizmi edhe në vijë ndëretnike dhe në vijë brenda maqedonasve”. (Kongresi i Manastirit). ‘Zgjohu’ fton mediat, institucionin shtetëror ‘Muzeu i Alfabetit’ në Manastir, shoqërinë civile dhe në veçanti përfaqësuesit politik shqiptar, që t’i bashkëngjitën kësaj iniciative dhe ta realizojmë së bashku sa më parë. Çmimi do të ndahet për personalitete dhe institucione në përputhje me vlerësimin profesional të këshillit kombëtar për ndarjen e çmimit ‘22 nëntori’ ose ’Kongresi i Manastirit’”, thuhet në komunikatën e “Zgjohu”-t.


K r o n ik ë

e hënë, 4 nëntor 2013

5

FORCOHEN KRITERET PËR SHËRBIM NË INSTITUCIONET ARSIMORE

S’do të ketë më kopjime në provimet për drejtorë Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hartuar në bashkëpunim me Sindikatën për Arsim, dy projektligje me të cilat do të forcohen kriteret për mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Me dy ligjet që kanë marrë dritën e gjelbër të Qeverisë, pritet të rritet cilësia e kuadrove arsimorë inistria e Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) iniciuan hartimin e dy projektligjeve të reja, me të cilat forcohen kriteret për mësuesit dhe drejtorët. Projektligji i parë është për trajnimin dhe testimin e drejtorëve të shkollave fillore, të mesme, konvikteve..., ndërsa projektligji i dytë ka të bëjë me provimin profesional të mësuesit, bashkëpunëtorit profesional dhe edukatorit në shkollë fillore, të mesme dhe konvikte. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski theksoi se këto reforma do të kontribuojnë në rritjen e cilë-

M

Edhe sot diell, nesër shi

Moti në Maqedoni do të jetë sot stabil, me diell përgjatë ditës, por me mjegull në vendet kodrinore dhe luginat lumore. Parashikimi i motit thotë se në pjesët veriperëndimore të vendit do të ketë kushte për rritje të vranësirave dhe reshje shiu lokale. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri 23 gradë Celsius. Në Shkup dhe në rrethinë do të mbretërojë mot i ngjashëm me temperatura deri 18 gradë Celsius. Të martën, ndërkaq, parashihet që moti të jetë me shi në më shumë pjesë të territorit.

TRAJNIMI KRYESOR, MË PAS PROVIMI “Çdo kandidat për drejtor duhet të kalojë trajnimin kryesor, dhe më pas do ta japë provimin me të cilin do të kontrollohet aftësia e tij e përgjithshme për ud hëheqjen dhe organizimin e punës në shkollë. Trajnimi do të realizohet në gjashtë module. Trajnimet do t'i organizojë Qendra Shtetërore për Provime”, ka deklaruar ministri i Arsimit, Ristovski. sisë dhe në zhvillimin e sistemit edukativo-arsimor në vend. Projektligjet janë tashmë gati, kanë marrë dritën e gjelbër të Qeverisë dhe gjatë javës së ardhshme do të gjenden për debat në Kuvend. “Propozim-ligji i parë do të Sektori i biznesit i interesuar për ndërtimin e kopshteve private do të mund të shfrytëzojë mjete nga linja kreditore përmes Bankës Investuese Evropiane (BIE). Revolving linjë kreditore që e zbaton Banka e Maqedonisë për Mbështetje dhe Zhvillim (MPMZH), fondin e posaçëm garantues kreditor, si dhe nga instrumenti kreditor për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev informoi se Qeveria i ka siguruar katër instrumentet financiare për realizimin e investimeve të sektorit privat në ndërtimin dhe afarizmin me kopshtet private, me çfarë rrumbullakohet koncepti i plotë që e ofron dhe mund të fillojë me realizimin. Me linjë kreditore të BIE në vlerë prej 100 milionë euro në disponim janë edhe 22 milionë euro, ndërsa mundet të shfrytëzohen para edhe nga linja e re që do të lëshohet nga fundi i vitit dhe gjatë vitit të ardhshëm. Kjo, sipas Gjorgjievit, është linja më e mirë kreditore që e shfrytëzojnë mbi 80 për qind e kompanive në Maqedoni. Mund të ngrihen mjete në shumë prej 10.000 deri 3,5 milionë euro, me normë fikse të interesit prej 5,5 për qind që e subvencion

sigurojë kushte të barabarta për trajnim cilësor dhe dhënien e provimit për drejtor, transparencë në dhënien e provimit dhe kuadro më cilësore menaxheriale në institucionet arsimore. Çdo kandidat për drejtor duhet të kalojë trajnimin krye-

sor, dhe më pas do ta japë provimin me të cilin do të kontrollohet aftësia e tij e përgjithshme për udhëheqjen dhe organizimin e punës në shkollë. Trajnimi do të realizohet në gjashtë module. Trajnimet do t'i organizojë Qendra

Shtetërore për Provime”, ka deklaruar ministri i Arsimit, Ristovski. Kandidatët në provim duhet t’i përgjigjen minimum 80 për qind të 50 pyetjeve, të cilat do të përzgjidhen nga kompjuteri. Certifikata e marrë nuk vlen nëse kandidati nuk zgjidhet drejtor në periudhë prej pesë viteve, nga dita e lëshimit të certifikatës. Nëse ndodh një gjë e këtillë, kandidati pas vitit të pestë duhet ta përsërisë tërë procedurën. Projektligji i dytë parasheh dhënien e provimit për kandidatët të cilët e kanë përfunduar stazhin për praktikë në shkollë dhe të cilët kanë konfirmim pozitiv për vlerësimin e karakteristikave për punën me fëmijë dhe adoleshentë në veprimtarinë edukativo-arsimore. Provimi duhet të jepet në afat prej gjashtë muajve, ndërsa më së voni një vit pas përfundimit të stazhit për praktikant. Kandidatët të cilët do ta japin provimin do të marrin licenca. Për kandidatët për mësues, provimi përbëhet prej tri pjesëve- teorike ose kontrolli i njohurive teorike, praktik ose kontrolli i aftësisë për mbajtjen e orës mësimore dhe përgatitjen dhe mbrojtjen e punës për detyrë shtëpie me shkrim për shkak të kontrollit të njohurive profesionale, Provimi për kandidatët për bashkëpunëtor profesional dhe edukator përbëhet prej dy pjesëve- teorike dhe përgatitja dhe mbrojtja e detyrës së dhënë me shkrim.

Kopshtet private, investitorët ndihmë nga Qeveria Zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev informoi se Qeveria i ka siguruar katër instrumentet financiare për realizimin e investimeve të sektorit privat në ndërtimin dhe afarizmin me kopshtet private

shteti. Afati i pagesës është 8 vjet, me grejs periudhë prej 24 muaj. Me kredinë revolving, megjithatë, mund të ngrihen mjete në lartësi prej 50.000 euro deri 400.000 euro, me periudhë

të pagesës prej 6 vjet dhe grej periudhë prej 12 muaj dhe normë fikse të interesit prej 6 për qind. Përparësi e këtij instrumenti financiar, sipas Gjorgjievit, që këto mjete

mund të ngriten për një periudhë më të shkurtër për shkak se nuk janë në llogari të bankës komerciale, por në llogari të BMMZH-së. Përmes linjës kreditore me skemë garantuese, në disponim janë financa në vlerë prej 10.00 euro deri 30.000 euro. Për afatin e kthimit të mjeteve ka dy variante. Me instrumentin kreditor për mblshtetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mbështetja kreditore mund të arrijë prej 15.000 euro deri në 50.000 euro, afati i pagesës është 8 vjet, me grejs periudhë prej 12 muaj, ndërsa norma e interesit 6,5 për qind. Paraprakisht Qeveria siguroi çmim fillestar prej një euro për metër katror për tokë ndërtimore për ndërtimin e kopshteve private, ndërsa i zvogëloi edhe komunalitë për 95 për qind.

Zgjidhet kryesia e ngushtë e degës së Çairit

Dega e BDI-së në Çair ka zgjedhur të premten mbrëma edhe Kryesinë e ngushtë të saj. Në mbledhjen e parë pas Kuvendit zgjedhor që u mbajt javë më parë, Kryesia e re ka emëruar edhe anëtarët e Kryesisë ngushtë të degës. Kështu, Ejup Ademi - shef i kabinetit të kryetarit të Komunës se Çairit Izet Mexhiti, Nazif Bushi - ish deputet dhe njëherësh drejtor në Aeroportin e Shkupit, si dhe Bekim Neziri - drejtor i Fondit Pensional janë nënkryetarët e ri të degës. Dega e BDI-së në Çair është e para degë që tashmë ka përfunduar Kuvendin zgjedhor, ndërkohë që degët tjera të partisë vijojnë me zgjedhjet për Kongresin e BDIsë që pritet të mbahet nga mesi i dhjetorit. Sekretar i degës së BDI-së në Çair është zgjedhur Avni Kallaba. Ndryshe, ditë më parë kryetar i degës së BDI-së në Çair është rizgjedhur sërish Beqir Asani.

Shënohet 20vjetori i Unionit Panevropian Unioni Panevropian i Maqedonisë dhe Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare - OHËR nga Shkupi organizoi të shtunën një konferencë ndërkombëtare me titull "Evropa midis vlerave dhe sfidave", që do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Konferenca mbahet me rastin e shënimit të njëzetvjetorit të themelimit të Unionit Panevropian të Maqedonisë.Në panelin e titulluar "Respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësive detyrim për në Evropë" fjalim pati kryeministri Nikola Gruevski dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, ndërsa pjesëmarrës ishin kryetari i Unionit Panevropian Ndërkombëtar, Alan Terenoar, eurodeputetët Doris Pak dhe Davor Shtir, ambasadori Georf fon Habsburg, si dhe disa dhjetëra anëtarë të Unionit Panevropian Ndërkombëtar. Konferenca u mbajt nën patronazhin e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Unioni Panevropian i Maqedonisë është themeluar në vitin 1993 duke u udhëhequr nga ideja për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Evropën e Bashkuar. Ideja dhe qëllimi i Unionit Panevropian është bashkimi i të gjitha kombeve evropiane në një Evropë të fuqishme dhe të bashkuar e cila në mënyrë efektive i përfaqëson interesat dhe idealet e saj në botë.


B iz n e s

6

e hënë, 4 nëntor 2013

Ngrohtorja Perëndim, do të punojë me gaz

Saraçini inspekton hidrocentralin e ri në Tresonec

Ngrohtorja në lagjen Taftalixhe të Shkupit që tani do të punojë me gaz me çka do të zvogëlohet emetimi i gazrave të dëmshme në ajër. Kompania "Ballkan energji grup" kumtoi se gjatë kësaj fundjave është lëshuar në përdorim pajisja e re me të cilën në vend se me mazut, ngrohtorja do të punojë me gaz. Investimi është në vlerë prej 700 mijë euro, ndërsa bëhet fjalë për ndërrimin e dy kazanëve mbajtës, të cilat deri javën e kaluar kanë punuar me mazut. Nga fillimi i vitit kompania mori licencë për kryerjen e veprimtarisë prodhimit, distribuimit dhe furnizimit me energji termike.

QEVERIA SHTON SUBVENCIONET, SHTOHEN EDHE PRODHUESIT

Fushatë për mbrojtjen e konsumatorit

Ministria e Ekonomisë dhe Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë në bashkëpunim me City Mall, ka organizuar dje fushatën promovuese "Ne konsumatorët kemi të drejtë të dimë! njihni të drejtat tuaja". Qëllimi i fushatës është që të ngrihet vetëdija te konsumatorët për të drejtat e tyre dhe të edukohen në drejtim të mbrojtjes së tyre Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë ministri i Ekonomisë Valon Saraçini, kryetarja e Organizatës së konsumatorëve, Marijana Lonçar-Vellkova dhe përfaqësues të Inspektoratit të Tregut dhe të menaxhmentit të City Mall.

Vazhdojnë investimet në ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël në vend. Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini qëndroi të shtunën në komunën Mavrovë - Rostushë, ku nga afër vizitoi lokacionin ku u ndërtua hidrocentrali më i ri ne vend, në lumin Tresonec, nga kompania e huaj ‘HIDROENERGY GROUP’ me seli në Shkup. Vlera e përgjithshme e

këtij investimi është rreth 2.1 milion euro dhe kapaciteti i instaluar 1,8 MË. Ministria e Ekonomisë me këtë kompani ka nënshkruar gjithsej 3 kontrata koncesionimi për ujë për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla. Kapacitet total të instaluar është 3.7 MË , ndërsa prodhimi i pritshëm vjetor i energjisë elektrike është 11,7 GËh, ndërsa investimi i tërë-

sishëm është rreth 5 milionë euro. "Ministria e Ekonomisë në të kaluarën ka bërë përpjekje të rëndësishme në lehtësimin e procedurave të nevojshme për marrjen e lejeve për ndërtim të hidrocentraleve të vogla, dhe ato tashmë kanë dhënë rezultate të dukshme në terren. Deri më tani janë ndërtuar 17 hidrocentrale të vogla, me një kapacitet të instaluar prej 12 MË dhe me

investim total prej më shumë se 20 milion euro. Realizimi i këtyre projketeve në masë të madhe ka rritur interesin për investim në hidrocentrale të vogla në të ardhmen. Ministria e Ekonomisë ka transferuar përvojën Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, me cka ka lehtësuar procedurën për projektet e reja ", tha Saraçini.

Katërfishohet kërkesa për prodhimet organike Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, numri i prodhuesve organikë vitin e kaluar arriti 580 për dallim prej para pesë viteve kur ka pasur 150 prodhues. Janë rritur edhe sipërfaqet e certifikuara prej 500 në 4.700 hektarë rodhimtaria organike në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më e disponueshme për qytetarët dhe gjithnjë e më shumë po kërkohet në ushqim. Numri i prodhuesve organikë në vend është gjithnjë e më i madh, ndërsa rriten edhe subvencionet për prodhuesit organikë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, numri i prodhuesve organikë vitin e kaluar arriti 580 për dallim prej para pesë viteve kur ka pasur 150 prodhues. Janë rritur edhe sipërfaqet e certifikuara prej 500 në 4.700 hektarë. Qytetarët kanë mundësi që

P

NGA VITI 2007 RRITEN PËR 10 HERË SUBVENCIONET "Duke filluar nga viti 2007 janë harxhuar 11 milionë denarë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për mbështetjen financiare të prodhimit organik, për vetëm katër vite u rrit për 10 herë, gjegjësisht realizoi 110 milionë denarë. Lartësinë e mbështetjes gjithmonë e përcaktojmë në bashkëpunim me të gjitha format e bashkimit bujqësor dhe në pajtim me nevojat e prodhuesve", theksoi ministri Lupço Dimovski. t'i shijojnë këto produkte në Festivalin për ushqim organik të cilin e hapi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço

Dimovski. Sipas tij, Maqedonia ka potencial të madh për zhvillimin e prodhimit bujqësor organik. Mbështetja qeveritare

për këtë lloj të prodhimit, si dhe fushata kombëtare për rëndësinë e ushqimit organik do të vazhdojë. "Duke filluar nga viti 2007

janë harxhuar 11 milionë denarë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për mbështetjen financiare të prodhimit organik, për vetëm katër vite u rrit për 10 herë, gjegjësisht realizoi 110 milionë denarë. Lartësinë e mbështetjes gjithmonë e përcaktojmë në bashkëpunim me të gjitha format e bashkimit bujqësor dhe në pajtim me nevojat e prodhuesve të cilët marrin subvencione të larta për 30 për qind në lidhje me prodhuesit konvencionalë", theksoi Dimovski. Prodhuesit thonë se interesimi i qytetarëve është gjithnjë e më i madh për këtë lloj të ushqimit. Theksojnë se bëhet fjalë për ushqim të shëndoshë pa shtesa i cili duhet të konsumohet. Ushqimi organik prodhohet nga lëndë të para të cilat nuk kanë aditivë dhe konservanse. Çmimi i këtyre produkteve është më i lartë për arsye se bëhet fjalë për produkte të shëndosha pa shtojca. Festivali i ushqimit organik mbahet në sheshin "Maqedonia" në Shkup. Organizohet për të gjashtën radhë nga federata e prodhuesve të prodhimeve organike nën patronazhin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kosovë, nga doganat dhe tatimet 946 milionë euro Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti kanë arritur t’i mbledhin rreth 946 milionë euro. Të dy institucionet që e mbushin arkën e shtetit i kanë kaluar parashikimet e mbledhjes së të hyrave. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka bërë me dije se të hyrat doganore për periudhën janar-tetor gjatë

këtij viti janë 684.3 milionë euro, apo 2 për qind më të larta në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetme. “Të hyrat doganore në pikat kufitare kanë pasur një trend të rritjes progresive në krahasim me vitin e kaluar, por nuk ka qenë shumë e lartë”, është shprehur Stavileci, për Epoka e re. ATK-ja, ndërkaq, në periudhën janar-tetor 2013 ka realizuar të hyra në vlerë prej

“Ka raste që tanimë janë sporadike, kryesisht nëpërmjet rrugëve sekondare. Dogana e Kosovës vetëm gjatë këtij viti, në krahasim me vitin e kaluar, ka rritur të hyrat e përgjithshme për afër 2 për qind, pra kjo nuk do të ishte e mundur nëse kontrabanda do të rritej. Nga kjo është e qartë se trendi i kontrabandimit është zvogëluar”, ka deklaruar Stavileci.

261.7 milionë euro. Blerta Nikqi, zyrtare për komunikim në ATK, ka bërë me dije se krahasuar me periudhën janartetor të vitit të kaluar, të hyrat e ATK-së në këtë periudhë janë më të mëdha për 25.9 milionë euro apo për 11 për qind. Stavileci ka bërë me dije se pas rikthimit në pikat doganore 1 dhe 31, nuk është vërejtur ndonjë rast i madh i kontrabandimit të mallrave.

Botues: Bexhet MUSLIJA Lajme të dorës së parë

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Zëvendëskryeredaktor: Shkëlzen LUSHAJ; Redaktorë: Bekim BUÇI, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: email: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17  815, 32 17  816, Fax: 32 17  817, Email: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210065405030191, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/64, 1000 Shkup, Maqedoni


K r o n ik ë

e hënë, 4 nëntor 2013

Në Bllacë kapet një sasi e madhe barnash Inspektorët doganorë nga njësiti operativ special në vendkalimin kufitar Bllacë kanë parandaluar kontrabandimin e një sasie të madhe të barërave. Barërat janë transportuar me një furgon me targa të Kosovës, me destinacion tregun farmaceutik të Kosovës. Gjatë kontrollit, ishte vënë re se mungojnë 28 kuti me barna për të cilat më pas është vërtetuar se drejtuesi i furgonit me një marrëveshje paraprake ua ka dorëzuar disa personave nga

Gostivar, ndërrohet gypi i ujësjellësit mbi Vardar

Me iniciativë të ndërmarrjes publike “Komunalec”, mbi urën e lumit Vardar, në rrugën Beliçica në afërsi të thertores në Gostivar, bëhet ndërrimi i gypit të dëmtuar me gyp të ri me gjatësi mbi 80 metra dhe njëkohësisht zmadhohet edhe profili i të njëjtit. “Bëhet ndërrimi i gypit të çeliktë F-100 me gyp të polietilenit F-150 zmadhohet volumi i gypit që furnizon me uji lagjen e Banjishnicës dhe lagjen Tullana. Intervenimi vjen nga shkaku se gypi ekzistues ishte në gjendje tejet të amortizuar dhe si pasojë kishte rrjedhje të ujit, kështu që ishim të detyruar që urgjentisht të ndërmarrim masa konkrete. Me ndërrimin e gypit gjithashtu u bë intervenim edhe në pusetat, në të dyja anët e urës së lumit Vardar, ku u bë edhe ndërrimi i shiberëve. Është risi që për herë të parë Ndërmarrja Publike Komunale gypat i saldon me teknologji, respektivisht me elektrofuzion të prodhuar në Zvicër, dhe në të ardhmen Ndërmarrja Publike Komunale gypat e polietilenit do ti salldon me këtë teknologji”, theksoi drejtori Xhaferi. Ky investim në sistemin e rrjetit të ujësjellësit të qytetit, realizohet me buxhetin vetanak të Ndërmarrjes Publike Komunale.

Kosova. "Kontrolli fillestar i furgonit është bërë në një depo doganore në Shkup me ç'rast nuk janë përcaktuar kurrfarë parregullsish, ndërsa më pas automjeti është plombuar dhe është dërguar drejt vendkalimit kufitar Bllacë. Intervali kohor prej tri orë e gjysmë që automjeti të arrijë nga depoja doganore në Shkup deri në vendkalimin kufitar Bllacë ka qenë tregues që përsëri të bëhet kontrolli i automjetit kur është paraqitur për kryerjen e procedurës

7 transitore doganore në dalje të Republikës së Maqedonisë. Kësaj radhe është përcaktuar se mungojnë 28 kuti me barëra nga gjithsej 57-tetë kutitë e paraqitura, deklaroi sot drejtori i Drejtorisë doganore", Vanço Kargov. Sipas ish drejtorit të Byrosë së Barërave, Illço Zahariev, shumica e barërave të konfiskuara janë prodhuar nga kompani të paregjistruara për shitje në tregun tonë. Supozohet se bëhet fjalë për një grup ndërkombëtar të kontrabanduesve dhe se kjo nuk ka qenë hera e parë që në këtë mënyrë të kontrabandohen barëra në Maqedoni dhe Kosovë.

BËHET BETIMI SOLEMN NË QENDRËN PËR TRAJNIM reqind e gjashtëmbëdhjetë punonjës të rinj policie nënshkruan dje betimin për ndershmëri dhe përgjegjshmëri. Në ceremoninë solemne organizuar në Qendrën për Trajnim të Kuadrove nga Sfera e Sigurisë, 316 kandidatët për policë dhanë betimin se do të punojnë duke respektuar etikën profesionale dhe ligjet në fuqi. Duke iu drejtuar policëve të rinj, por edhe shumë të pranishmëve që ishin mbledhur për të përcjellë betimin solemn, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska theksoi se policët e rinj kanë potencial dhe se nga ta pritet veprimtari profesionale dhe të ndërgjegjshme. "Për shkak të mënyrës së përzgjedhjes, të cilën e promovuam për herë të parë, si dhe angazhimin dhe kushtetutshmërinë profesionale të të gjithëve të involvuarve në trajnim, gjenerata juaj me siguri është më e mira dhe më me perspektivë deri tani", ka deklaruar ministrja. Sipas saj, nënshkrimi i betimi nuk paraqet fundin, por fillimin e obligimeve, ndërsa ka dhënë vlerësime për kandidatët. “Edhe krahas kritereve rigoroze në 12 muajt e kaluar, policët e ardhshëm i përvetësuan me sukses kompetencat e nevojshme për veprim policor gjatë mbajtjes së rendit dhe paqes publike, sferën e sigurisë së trafikut dhe në pjesën e sigurimit kufitar”, ka theksuar ministrja. Më pas, ajo ka thënë se në një vit trajnime, “ju keni mundur të bindeni në rigorozitetin, parimet dhe insistimin për disiplinë”. “Mos dyshoni se ne do të insistojmë edhe më shumë në këto kritere pasi të zhvishni uniformat”, ka deklaruar ministrja. Trajnimi themelor për kandidatët filloi më 5 nëntor të vitit të kaluar. Trajnimin e nisën gjithsej 331 kandidatë, por arritën ta për-

T

Bëhet betimi solemn në Qendrën për Trajnim Duke iu drejtuar policëve të rinj, por edhe shumë të pranishmëve që ishin mbledhur për të përcjellë betimin solemn, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska theksoi se policët e rinj kanë potencial dhe se nga ta pritet veprimtari profesionale dhe të ndërgjegjshme

NË MESIN E POLICËVE TË RINJ, 75 SHQIPTARË Në mesin e policëve që kanë nisur që dje punën e tyre, ka edhe shqiptarë, në numër të përcaktuar proporcionalisht. Ndonëse nuk dihet përkatësia etnike e 13 personave që nuk kanë mundur, për arsye personale ose të tjera, të përfundojnë trajnimin, numri fillestar i cili është përfolur para se të nisë trajnimi ka qenë rreth 70 policë shqiptarë. Por, MPB nuk ndalet këtu me punësimin e policëve të rinj. Vetëm para pak javësh, MPB ka shpallur konkurs për punësimin e 400 punonjësve të rinj fundojnë 318 syresh Në mesin e policëve që kanë nisur që dje punën e tyre, ka edhe shqiptarë, në numër të përcaktuar proporcionalisht. Ndonëse nuk dihet përkatësia etnike e 13 personave që nuk kanë

mundur, për arsye personale ose të tjera, të përfundojnë trajnimin, numri fillestar i cili është përfolur para se të nisë trajnimi ka qenë rreth 75 policë shqiptarë. Por, MPB nuk ndalet këtu me punësimin e policëve të rinj.

Vetëm para pak javësh, MPB ka shpallur konkurs për punësimin e 400 punonjësve të rinj. Edhe në këtë konkurs, sipas zyrtarëve shqiptarë në MPB, do të respektohet parimi i përfaqësimit të drejtë.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve presin gjatë këtij muaji të dakordohen marrëveshjet, ndërsa realizimi të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm dave të reja të cilat do të ndërtohen gjatë viteve të ardhshme, ndërsa për ndërtimin e së cilave janë siguruar mjete nga banka kineze EKSIM. Investimi në autostradën nga Kërçova deri në Ohër është 376 milionë euro, ndërsa nga Shkupi deri në Shtip 206 milionë euro. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve presin gjatë këtij muaji të dakordohen marrëveshjet, ndërsa realizimi të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski,

E rrahin deri në alivanosje Një 23-vjeçar është rrahur fizikisht nga disa persona, teksa ndodhej në taksi duke udhëtuar. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, kur M.N, me dy bijtë e tij dhe një kushëri, kishin ndaluar makinën taksi ku ndodhej viktima, 23-vjeçari S.A. Ata kishin nxjerrë nga makina viktimën e tyre dhe kishin nisur ta rrihnin me shufra hekuri deri në alivanosje. Viktimës i është ofruar ndihma e parë në spitalin lokal, por më pas ishte transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup. Arsyeja për sulmin supozohet të jetë mosdurimi mes viktimës dhe dhunuesve.

Maskat dhuno jnë tre të mitur Një grup personash të maskuar, ka rrahur brutalisht tre të mitur. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20, në lagjen Çento të Shkupit. Policia ka njoftuar se maskat kishin sulmuar me shufra hekuri dhe shkopinj druri një 15-vjeçar nga Kumanova dhe dy të tjerë nga Shkupi. Ata po loznin futboll në terrenin sportiv, në afërsi të stacionit të fundit të autobusit nr. 45. Tre të miturit e rrahur barbarisht, janë transportuar në Spitalin e Qytetit, ku u është dhënë ndihma e parë. Policia lokale ka paralajmëruar masa për ndriçimin e rastit.

Ariu sulmon gjahtarin

Autostrada KërçovëOhër, impuls ekonomisë Ndërtimi i akseve të autostradës nga Shkupi deri në Shtip dhe nga Kërçova deri në Ohër do të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit në pjesën lindore dhe në pjesën perëndimore të shtetit dhe afrimin e tyre pranë kryeqytetit. Do të zvogëlohet koha e udhëtimit dhe do të rritet siguria në rrugë, ndërsa zonat industriale në qytetet e vendit do të jenë më atraktive për investitorët e huaj. Kjo u theksua në tribunën e VMRO-DPMNE-së kushtuar rëndësisë së këtyre dy autostra-

Kronikë e zezë

realizimi i këtyre dy projekteve të mëdha të infrastrukturës rrugore do të thotë angazhim i një numri të madh të kompanive të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. "Parim i cili është shumë i rëndësishëm për ne është ajo që në marrëveshje qëndron se minimum 49 për qind e punëve të kryera duhet të jenë nga ana e kompanive vendore dhe minimum 51 për qind e personave të cilët do të jenë të angazhuar të jenë shtetas të Maqedonisë", theksoi Janakieski para të pranishmëve në tribunë.

Një ari ka sulmuar me putrat e tij një gjahtar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në malin ndërmjet fshatit Pesoçan dhe Novo Sellë. Policia nuk është informuar ende për ngjarjen, por mediat lokale shkruajnë se ky rajon është një areal i arinjve. Gjahtari thuhet të ketë qenë në gjah në rrethinën e Debarcës, sëbashku me miqtë e tij.

Grabit ish bashkëshorten Një person me inicialet C.D është shpallur në kërkim, pasi ka grabitur përdhunisht ish-bashkëshorten e tij, ndërsa ka sulmuar fizikisht edhe shoqëruesin e saj. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së shtunës, në Veles, teksa ishbashkëshortja C.S (1963) ndodhej në makinën me targa “SK”, drejtuar nga P.L (1951). Ish-bashkëshorti i dhunshëm u kishte penguar rrugën me makinën e tij “Pezho”, e më pas kishte goditur disa herë me grushte P.L dhe më pas, duke përdorur dhunën, i kishte marrë ish-bashkëshortes çantën me 3 telefona, 4.000 denarë dhe 200 euro. Pasi kishte kryer grabitjen, C.D ishte larguar me të shpejtë nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në kërkim të tij.


Ko s ov ë

8

Rruga e Kombit, 3 viktima Një aksident i rëndë ndodhi në orët e vona të së shtunës, pak përpara mesnatës në Rrugën e Kombit, në segmentin Kolsh–Kukës, ku humbën jetën 3 persona që udhëtonin me një kamionçine me targa kosovare. Policia bëri të ditur se 2 prej viktimave janë pjesëtarë të së njëjtës familje. Ata janë babë e bir, Idajet e Bashkim Shpata nga Fshati Shën Mëri i Kukësit si dhe Dem Saraçi nga fshati Kryemadh, transmeton TCH. Autoritetet thanë se shkaku i aksidentit është shpejtësia e lartë që solli si pasojë humbjen e kontrollit të automjetit. Kamionçina u përplas me trafikndarësin, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tre viktimave. Pas aksidentit u bllokua për disa orë segmenti nga Tuneli i Kalimashit deri në Kukës.

Kryemyftiu i Serbisë kërkon të mos njihet Kosova Kryetari i Bashkësisë Islame të Serbisë, reis ul-ulema Adem Zilkic ka kërkuar nga Indonezia që të mos njohë shtetin e Kosovës. Këtë deklaratë ai e ka bërë ditëve të fundit në kuadër të një vizite në Xhakaratë, i shoqëruar nga drejtori i Zyrës shtetërore për fetë, Mile Radojevic dhe Patriarku serb, Irinej. “Problemet në Kosovë nuk janë fetare por të natyrës kombëtare. Unë si miq ju kisha rekomanduar që të jeni të kujdesshëm dhe të mos bjerni pre e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Marrëdhëniet ndërfetare në Serbi nuk kanë qenë kurrë më mirë, por pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, myslimanët e tanë u gjetën të ndarë në të dyja anët e kufirit të vendosur dhunshëm”, ka theksuar Zilkic, pas takimeve me krerët më të lartë të shtetit indonezian dhe me kryetarin e Bashkësisë Islame Indoneziane, dr.Said Akil Siroj. Ai ka lutur që si mysliman autoritetet indoneziane të mbështesin fuqishëm Serbinë rreth çështjes së Kosovës, ashtu që sipas tij, besimtarët e këtij vendi të mos jetojnë të ndarë.

Çitakut i lejohet vizita në Luginë Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin, ia ka arritur qëllimit që të premten të qëndrojë në Kosovë pa u arrestuar. Por, për të bërë një gjë të tillë, atij i është dashur të bëjë dy veprime të “dhimbshme”. Politikani më nacionalist i qeverisë aktuale të Beogradit ka hequr uniformën që simbolizon zinë dhe mosdorëzimin për Kosovën, si dhe i është dashur të nënshkruajë një kërkesë të palës kosovare që ministrja e Integrimeve të Republikës së Kosovës Vlora Çitaku ta vizitojë Preshevën. “Vizita është zyrtarizuar. Ajo do të ndodhë të hënën”, i kanë thënë gazetës Tribuna burime diplomatike. Sipas të njëjtave burimeve, gjatë javës së ardhshme do të merren vendime edhe për vizitat e dy ministrave tjerë të Qeverisë së Kosovës, atij të Financave Besim Beqaj dhe ministrit të Shëndetësisë Ferid Agani. Të dyve, sipas burimeve do t`u lejohet vizita në Luginë. Gazeta ka provuar që të marrë konfirmimin zyrtar nga ministrja Çitaku, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

e hënë, 4 nëntor 2013

Testi i parë i ZGJEDHJE TË QETA NË KOSOVË Kosovës për të dëshmuar zotësinë për organizimin e pavarur shtetëror është kaluar. Qytetarët e Kosovës kanë votuar në një proces të qetë të zgjedhjeve lokale. Nuk ka pasur ndonjë parregullsi të theksuar, ndërkohë që gjendja ka qenë më e tensionuar në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës

Kalohet testi i shtetësisë

Nga Prishtina, Agim FAZLIU ytetarët e Kosovës kanë votuar të dielën për kryetarët e komunave dhe asamblistët në zgjedhjet e para pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë. Votimet kanë shkuar përgjithësisht të qeta, nuk ka pasur ndonjë incident serioz për të dëmtuar imazhin e zgjedhjeve. Në orët e pasditës është rritur dukshëm pjesëmarrja e qytetarëve në votime. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës, deri në orën 15:00, ka arritur në mbi 33, 14 për qind. Në KQZ, por edhe zyrtarë të tjerë, sidomos nga OJQ-të, të përfshira në vëzhgimin e procesit zgjedhor presin që në orë në vijim, deri në orën 19 përqindja e pjesëmarrjes së kosovarëve në votime të shtohet edhe më shumë. Ndërkohë, Laura Pula nga Prokuroria e Shtetit ka thënë se deri tash janë 16 lëndë me 20 persona të dyshuar për parregullsi në procesin zgjedhor. Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se bëhet një person përgjegjës nuk e ka hapur shkollën në një fshat të Komunës së Istogut, por pas intervenimit të policisë është hapur shkolla dhe është evidentuar ky problem. Kelani ka thënë se në një vendvotim në Batllavë të Podujevës janë shoqëruar katër persona, të cilët dyshohet sa kanë falsifikuar ID-të e tyre, njofton Policia e Kosovës. Ndërsa Shtabi Qendror Zgjedhor i AAK-së në Podujevë, demanton të kenë qenë komisionarë të kësaj partie të arrestuarit në Batllavë, siç ishte njoftuar. “Shtabi Qendror Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas komunikimit me Shtabin Lokal të AAK-së në Podujevë, demanton informatën e dhënë pak çaste më parë për kinse “arrestimin” e tre komisionarëve të AAK-së në Batllavë”, thuhet në reagimin e kësaj partie. Ndërsa, tre persona janë shoqëruara në stacionin e Policisë në Drenas, pasi që njëri nga ta ka ndikuar në procesin e zgjedhjeve. Ndërsa

Q

një vëzhgues i PDK-së në Kaçanik

Shqiptarët mund t’i marrin komunat me shumicë serbe në veri Dalja në zgjedhjet lokale në vendbanimet e banuara me serbë në Kosovë është minimale dhe ekziston mundësi e madhe që shqiptarët ta marrin pushtetin në komunat në veri, ka shprehur frikën Kërstimir Pantiq, kandidat për kryetar të komunës në Mitrovicën. “Qytetarët kanë parë njerëz të cilët asnjëherë më parë nuk i kanë takuar në Mitrovicë dhe ndër ta edhe i Mladen Obradoviqin nga lëvizja ‘Obraz’. Ata i pështyjnë njerëzit që duan të votojnë, u gjuajnë gjithfarë fyerjesh dhe i kërcënojnë, ndërsa e gjithë kjo ndodhë para syve të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët nuk reagojnë fare, edhe pse me ligj parashihet se askush nuk guxon te jetë më pak se 100 metra afro qendrës së votimit, dhe askush nuk guxo të prish rendin dhe qetësinë”, tha Pantiq. Pantiq thotë se një atmosferë e këtillë po ndikon në daljen e serbëve në zgjedhje. Ai thotë se sipas të dhënave që disponon, në votime në Mitrovicë kanë dalë rreth 70 për qind e shqiptarëve dhe vetëm 30 për qind e serbëve, kështu ë sipas tij, është plotësisht real skenari që shqiptarët

LDK: TRUPROJA E THAÇIT PO I SHANTAZHON QYTETARËT E LIPJANIT?! LDK ka denoncuar publikisht PDKnë, përkatësisht truprojen e kryeministrit Hashim Thaçi se po i shantazhin votuesit në komunën e Lipjanit. Në reagimin e LDKsë thuhetse “grupe të caktuara të njerëzve, të prirë nga Lulëzim Buja, truproja e kryem inistrit të vendit, po shkojnë nga një qendër votimi te tjetra. Rreth orës 12.00 Lulëzim Buja u pa në Qendrën e Votimit në Babush, derisa ai është votues në QVnë në Kraishtë. Kjo sjellje reflekton frikë e shantazh dhe po jep indikacione për qëllime të prishjes së procesit të votimeve nëpër vendvotime”. TRE PERSONA LËNDOHEN GJATË RRAHJES NË VERI TË MITROVICËS Tre persona kanë kërkuar ndihmë në spitalin e veriut pas një incidenti që ka ndodhur në Suhodoll të Mitrovicës. Policia e Kosovës në jug përveç që e ka konfirmuar rastin thonë se nuk kanë informacione tjera, pasi që kjo pjesë i takon veriut të Kosovës. Megjithëse, Express mëson se bëhet fjalë për një rrahje në qendrën e votimit atje. Burime të policisë në veri kanë thënë se i gjithë problemi ka nisur brenda qendrës së votimit dhe ka vazhduar më pas edhe jashtë saj. “Rrahja ka ndodhur mes shqiptarëve që jetojnë në veri. I gjithë problemi ka nis brenda qendrës së votimit dhe ka vazhduar edhe jashtë”, ka thënë ky burim. VULIN: DILNI NË ZGJEDHJE Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se me daljen de ritanishme të serbëve në zgjedhjet lokale të Kosovës, mund të ndodhë që të zgjidhet një pushtet, të cilin serbët nuk e duan. Vulin u ka bërë thirrje serbëve që sa më maso vikisht të dalin në zgjedhjet e sotme komunale. “Vërtet duhet t’i paralajmëroj të gjithë në pjesën veriore të Kosovës që të dalin në zg jedhje në numër sa më të madh, sepse me këtë trend, do të zgjidhet një pushtet që serbët qartazi nuk e duan”, ka thënë Vulin për mediat serbe. Kjo është hera e parë që zgjedhjet lokale, të cilat i organizon Prishtina, mbahen edhe në komunat veriore, të banuara me shumicë serbe. ta marrin pushtetin në veri. “Nuk e kam të qartë se çfarë motivi dhe cili është interesi i përbashkët i Marko Jakshiqit dhe i Hashim Thaçit që serbët të mos dalin në votime. Për Hashim Thaçin e di se nuk i

do serbët në Kosovë dhe se në veri dëshiron të na dëbojë siç i ka dëbuar 250 mijë serbë nga jugu i Ibrit, por nuk e di cili është interesi i Marko Jakshiqit”, tha Pantiq. Mediat serbe raportojnë se

ekstremistët e djathtë serbë po pengojnë votimin normal, kurse ndër ta më ekstremët janë “Obraz”, “Dveri”, "Cetnici iz Valjeva", grupi "Artemijes”, si dhe grupi me shenja e DSS-së.


S h q ip ë r i

e hënë, 4 nëntor 2013

9

Helmet siriane në Shqipëri, reagojnë ambientalistët Ambientalistët kërkojnë nga qeveria shqiptare të sqarojë publikimet në mediat ndërkombëtare se Shqipëria mund të jetë një nga vendit i cili mund të marrë përsipër asgjesimin e armëve kimike të Sirisë. Në një deklaratë për mediat, AKIP thekson se kryeministri duhet të bëjë publik qëndrimin zyrtar të qeverisë duke theksuar se ligji i miratuar së fundmi nuk

e lejon importin e mbetjeve të rrezikshme. “Prej disa ditësh jemi njohur me mundësinë e importit për qëllime asgjësimi të disa armëve kimike vdekjeprurëse me origjinë nga Siria. Lajmi është bërë i ditur nga burime të besueshme mediatike ndërkombëtare, të cilët kanë radhitur Shqipërinë dhe disa vendetë tjerë si kandidate që mund të

në listë, përarsye se qeveria jonë ende nuk ka dhënë asnjë sinjal për ndonjë qendrim zyrtar. “Kjo rrethanë bën që të forcohet natyrshëm dyshimi se Shqipëria mund ta marrë përsipër këtë operacion.Gjithçka po ndodh në një kohë kur vendi ynë po aplikon masa kufizuese të operacioneve të këtij karakteri, për shkak të mungesës së burimeve të mjaftueshme për të

marrin përsipër asgjësimin e armëve të shkatërrimit në masë, sic janë edhe gazrat helmues si Sarina apo gazi Mustarde”, theksojnë ambientalistët. Ndërkohë nga burimet ndërkombëtarë po njihemi dita ditës se pothuaj e gjithë lista e vendeve candidate është duke u shprehur kundër importit të këtyre helmeve, duke e lënë Shqipërinë pothuajse të vetme

GREQIA SHTON VIZITAT NË SHQIPËRI “Shkrirja e akujve” apo “heqja e mjegullnajës” lidhet me shumë çështje të lëna pezull mes Athinës dhe Tiranës, që nisin që nga marrëveshja detare, siç njihet ndryshe Zona Ekskluzive Ekonomike (EEZ), toponimet e shtetasve, TAP, varrezat greke... jë përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet e mjegullta mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kështu e cilësojnë mediat greke, “misionin” e Presidentit Karolos Papulias gjatë vizitës së tij treditore në Tiranë. “Shkrirja e akujve” apo “heqja e mjegullnajës” lidhet me shumë çështje të lëna pezull mes Athinës dhe Tiranës, që nisin që nga marrëveshja detare, siç njihet ndryshe Zona Ekskluzive Ekonomike (EEZ), toponimet e shtetasve që janë bërë pengesë në lëvizjet mes dy shteteve, projekti i gazsjellësit TAP, varrezat e ushtarëve grekë, apo dhe të drejtat e minoritetit grek. Ligji i luftës dhe çështja çame sigurisht janë dy çështjet më të nxehta mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Papulias vjen në Tiranë me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Ai do të qëndrojë në vendin tonë nga data 3-5 nëntor 2013. Presidenca bën të ditur se Papulias do të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit “Nënë Tereza”, më 3 nëntor 2013. “Presidenti Nishani do të presë Presidentin Papulias me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në Institucionin e Presidentit të Republikës, ditën e hënë, 4 nëntor 2013. Pas ceremonisë, Presidentët Nishani dhe Papulias do të zhvillojnë një takim së bashku, i cili do të vijojë me bisedimet dypalëshe ku do të marrin pjesë delegacionet

Papulias në Tiranë, cili është “misioni”?

integrimit në BE. Në këtë “labirinth” diplomatik pritet të përfshihet dhe Italia, shteti i cili e merr Presidencën e BE-së pas Greqisë, në qershor të 2013-s. Fqinji përtej Adriatikut është tepër i interesuar për paktin detar mes Greqisë dhe Shqipërisë, pasi në mënyrë indirekte preket dhe vetë ai.

N

71 mijë e 800 persona me të drejtë vote u janë drejtuar dje qendrave të votimit në qytetin e Korçës, për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj bashkie. Procesi i votimit ka nisur normalisht në orën 07:00 në të gjitha qendrat e votimit dhe votimi është mbyllur në orën 18:00. Sipas informacioneve nga Korça, në 4 qendra votimi, procesi ka nisur disa minuta me vonesë për shkak të mos paraqitjes së komisionerëve të Partisë Republikane. Më pas është vendosur që votimi të hapet edhe pse në mungesë të tyre. Komisioni Qendror i Zg-

PDIU, protestë para presidencës

përkatëse të kryesuar prej tyre. Në përfundim të takimeve, Presidenti Nishani dhe Presidenti Papulias do të japin një konferencë të përbashkët shtypi”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës. Ajo që nuk bëhet e ditur nga Presidenca, por nga mediat e tjera, është se Papulias do të udhëtojë me helikopter drejt Gjirokastrës për të zhvilluar takime me minoritetin grek. Nuk përjashtohet dhe nderimi i ushtarëve grekë në Shqipëri.

Delegacioni dhe Presidenca e BEsë Greqia ka shtuar ndjeshëm vizitat e zyrtarëve të saj në Tiranë. Tri javë pas vizitës së numrit dy të qeverisë greke, Venizellos, në Tiranë vjen Presidenti i shtetit fqinj. Papulias njihet në qarqet diplomatike të Athinës, si arkitekti që vendosi marrëdhëniet mes

Shqipërinë në vitet ‘90. Ai shoqërohet nga ministri i Arsimit, zv.ministri i Jashtëm, ministri i Ndërtimit dhe ministri i Ambientit dhe Energjisë. Dy presidentët do të jenë të pranishëm dhe do të përshëndesin Tryezën e rrumbullakët mbi ekonominë dhe energjetikën greko-shqiptare, që do të zhvillohet në hotel “Rogner”, më 4 nëntor 2013. Greqia për shkak të krizës së saj ekonomike që po përjeton ka humbur ndikimin mbi Shqipërinë. Firmat greke nuk kanë më ndikim në vendin tonë siç kishin gjatë viteve 2005-2009. Nisur nga përbërja e delegacionit presidencial, në fokus pritet të jetë dhe diskutimi për rritjen e biznesit grek në Shqipëri. Vizita e ministrit të Jashtëm, Venizellos, solli reagime të ashpra në politikën greke dhe shkaku i saj ishin ringritja e çështjeve “tabu” si ligji i luftës apo fati i pronave të shqiptarëve në

Çamëri. Rritja e këtij tensioni pas kësaj vizite u shoqërua me një letër të ish-diplomatëve drejtuar kryeministrit grek Samaras, në të cilën kërkohej që Shqipërisë t’i përmendej çështja e Vorio-Epirit. Greqia më 1 janar merr Presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Shteti shqiptar është në një fazë delikate, atë të dhënies së vendimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të 28 vendeve të BE-së për marrjen ose jo të statusit të vendit kandidat. Ndër vendet që do të japë votën pro apo kundër është edhe Greqia, e cila më pas do “kushtëzojë” për 6 muaj Shqipërinë për procesin e hapjes së negociatave për anëtarësimin me BE-në. Të gjithë këto çështje të nxehta si marrëveshja detare për kufirin, pronat e minoritetit, ligji i luftës apo rezoluta shqiptare për Çamërinë do të shihen në vijim nëse Tirana zyrtare do të lëshojë për hir të procesit të

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet bën të ditur se do të realizojë një protestë përpara Presidencës, gjatë vizitës së presidentit grek në zyrën e homologut të tij, Bujar Nishani. Njoftimi për këtë protestë është bërë nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. “Të dashur miq, dashamirës dhe mbështetës të kauzës Kombëtare Çame, ditën e hënë, datë 4 nëntor, ora 09:30 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, përpara Presidencës, Shoqata Çamëria zhvillon një protestë, kundrejt vizitës së Presidentit grek Karolos Papulias. Ne, Ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj proteste”, shkruan Idrizi në Facebook. Nuk dihet ende se çfarë ndikimi do të ketë kjo protestë ndaj Athinës zyrtare. Në vitin 2005, Presidenti grek Papulias anuloi një vizitë në Sarandë. Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, do të takohej me homologun shqiptar Alfred Moisiu, në Sarandë. Papulias kërkoi që më parë të shkonte në konsullatën e Gjirokastrës, por në hyrje të saj, protestues të Shoqatës Çamëria kishin vendosur parulla dhe thërrisnin për të drejtat e tyre. Presidenti grek e interpretoi këtë si një provokim dhe anuloi takimin me Moisiun në Sarandë. (Shqip)

Korçë, zgjedhje për kryebashkiakun e ri KQZ në një njoftim për shtyp tha se do të zbatojë me korrektësi të gjitha procedurat ligjore dhe të marrë masat e nevojshme për të gjitha rastet që procesi zgjedhor të mos cenohet jedhjeve, në një njoftim për shtyp tha se do të zbatojë me korrektësi të gjitha procedurat ligjore dhe të marrë masat e nevojshme për të gjitha rastet që procesi zgjedhor të mos cenohet. “KQZ po ndjek në dinamikë ecurinë e procesit zgjedhor që po zhvillohet sot, për kryetar në Bashkinë Korçë dhe për kryetar në komunën Kar-

bunarë, qarku Fier. Në Bashkinë Korçë dhe Komunën Karbunarë procesi i votimit ka filluar në orën 7.00 të mëngjesit të sotëm dhe po ecën normalisht. Sipas informacioneve të inspektorëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qendrat e votimit janë hapur dhe çdo gjë po ecën normalisht. KQZ i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Bashkisë Korçë

dhe të komunës Karbunarë që sot ti drejtohen qendrave të votimit (të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 18.00) ku ata kanë emrin në listën e zgjedhësve për të shprehur vullnetin e tyre me vote” theksoi zëdhënësja. Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpreh shqetësimin në lidhje me mosrespektimin e kuadrit

menaxhuar lëndë të cfarë do lloji. Shqipëria është pa lënë Konventën kundër Armëve Kimike dhe ende ka dyshime se nuk është asgjësuar plotësisht arsenali i armëve kimike të trashëguara nga sistemi i diktaturës. Nga ana tjetër Kuvendi, nën trysninë e shoqërisë civile, së fundi miratoi edhe ndalimin e importit të mbetjeve jo të rrezikshme, krahas ndalimit të kahershëm të importit të mbetjeve të rrezikshme”, thuhet në deklaratë.

PD: Përveç kunatave, edhe tezet në Dogana

Partia Demokratike ka vijuar sërish me akuzuat drejtuar qeverisë për emërime nepotike në drejtorinë e Doganave. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi deklaroi në një konferencë për shtyp se në drejtorinë e doganeve është emëruar tezja e deputetes socialiste Olta Xhaçka. “Kunatat e doganës së Tiranës kanë nevojë të punojnë të qeta, dhe të jenë të mbrojtura. Për këtë ka menduar qeveria, duke dërguar tezen e deputetes Olta Xhaçka si drejtoreshë të auditit. Drejtoresha Spiropali tha dje se kunata e Ilir Beqës dhe e Ilirian Celibashit paskan qënë në sistem. Spiropali, e cila duhet përgëzuar për kurajën, tha dje se, ndryshe nga sa ka akuzuar Partia Socialiste, qeverisja e Partisë Demokratike nuk i paska larguar kunatat nga puna. Spiropali i ka gjetur në sistem, thjesht i ka sjellë nga rrethet në Tiranë, që të jenë më afër qeverisë”, theksoi Bardhi. Sipas PD-së, denoncimet e bëra tregojnë se premtimet e kryeministrit Rama për më të zotët, janë vetëm një retorikë boshe. “Rrjeti nepotik po kthehet në sytë e publikut si një nga premtimet e rëna të kësaj qeverie, si një nga zhbërjet e saj. A ju kujtohen thirrjet e Ramës dhe të tijve, për dërgim të CVve apo për mundësi për më të zotët? E gjitha, retorikë boshe, këto thirrje paskan qenë për kunatat e qeverisë”, tha Bardhi. ligjor dhe shkeljen e afateve ligjore të propozimeve për anëtarëve të GNV-ve pranë KZAZ-së nr. 71, qarku Korçë, nga subjektet politike që gëzojnë të drejtën dhe kanë detyrimin ndaj këtij procesi. “Kjo sjellje, krejtësisht në kundërshtim me afatet ligjore të përcaktuara, përbën shkak për cënimin e standardeve të këtij procesi, pasi vonesa e paraqitjes së propozimeve nga subjektet politike për anëtarësinë e GNV që do të funksionojnë për këto zgjedhje, vështirëson punën e KQZ-së për trajnimin e tyre, si një moment shumë i rëndësishëm i procesit zgjedhor” deklaroi zëdhënësja.


V ë s h t r im e

10

e hënë, 4 nëntor 2013

A mund të shpëtohet Iraku?

The New York Times e tendosjen e Irakut nga dhuna më e keqe në tre vjet, kryeministri Nuri Kamal al-Maliki ishte në Uashington këtë javë për të kërkuar ndihmë ushtarake dhe ndihma tjera. Kjo ishte një kthesë mjaft e madhe, pasi ai në thelb kishte detyruar trupat amerikane të largohen në vitin 2011. Që atëherë presionet në Irak janë rritur, dhe z. Maliki mbart shumë përgjegjësi për trazirat e tanishme. Pranimi i tij për ndihmë është urgjente për shkak të Al Kaidës në Irak, një grup suni dhe Al Kaeda që ishin dukshëm më të degraduara në vitin 2008, është përsëri një kërcënim i madh, duke ushqyer luftën kundër shumicës së shiitëve të Irakut. Që nga janari, më shumë se 7 mijë njerëz janë vrarë në shpërthimet dhe të shtënat në tregjet e hapura, kafene, stacione të autobusëve, xhami dhe pelegrinazhe në zonat shiite. Al Kaida në Irak zhvilloi një kryengritje virulente që solli vendin pranë luftës civile në vitin 2006 dhe 2007, pastaj pësoi humbje të mëdha nga grupet irakiane fisnore sunite dhe forcat amerikane. Që nga tërheqja e amerikanëve, grupi

M

ka fituar forcë kundër forcave irakiane që janë plotësisht të paafta për të mbrojtur civilët dhe ka marrë luftëtarët në derdhjen e gjakut nga Siria fqinje. Këto janë probleme serioze. Megjithatë, z. Maliki ka luajtur një rol qendror në çrregullim. Nuk ka asnjë dyshim se kërcënimet militante tani do të ishin më pak të theksuara nëse ai do të kishte bashkuar vendin rreth qëllimeve të përbashkëta sesa ushqyerja e konfliktit sektar. Në vend të kësaj, ai e ka ushtruar pushtetin e tij për të favorizuar vëllezërit e tij me shumicë shiite në kurriz të sunitëve minoritar. Sunitët që u përzënë nga pushteti pas përmbysjes së Sadam Huseinit, i hidhëruan edhe më shumë kur u përjashtuan nga jeta politike dhe ekonomike. Z. Maliki është gjithashtu në kundërshtim me kurdët, grupin tjetër etnik më të madh të vendit në atë që është menduar të jetë një për ndarjen e pushtetit qeveritar. Megjithatë, zyrtarët amerikanë shpesh kanë argumentuar se pa përsosmëria, e Irakut pas regjimit të Sadamit ka përfituar për shkak se irakianët zhvendosën betejat e tyre nga rruga në arenën politike. Por përshkallëzimi i gjakderdhjes në mënyrë të vazhdueshme ka helmuar hapësirën politike, minoj institucionet embrionale demokratike dhe bëri një të ardhme të qëndrueshme që

Iraku mund të ishte në një vend më të sigurt sot nwse z. Maliki do të kishte arritur një marrëveshje me administratën për të mbajtur një numër të vogël të trupave amerikane në vend pas vitit 2011, për të vazhduar trajnimet ushtarake dhe mbledhjen e informatave. Ai gjithashtu do të kishte më shumë kredibilitet po të mos e kishte vendi i tij aleatë aq të ngushtë Iranin, një shtet shiit, dhe po të mos kishte lejuar që Irani të fluturojë nëpër hapësirën ajrore të Irakut për të ofruar armë në Siri

ishte shumë më e pakapshme. Iraku mund të ishte në një vend më të sigurt sot nwse z.

Maliki do të kishte arritur një marrëveshje me administratën për të mbajtur një

numër të vogël të trupave amerikane në vend pas vitit 2011, për të vazhduar tra-

jnimet ushtarake dhe mbledhjen e informatave. Ai gjithashtu do të kishte më shumë kredibilitet po të mos e kishte vendi i tij aleatë aq të ngushtë Iranin, një shtet shiit, dhe po të mos kishte lejuar që Irani të fluturojë nëpër hapësirën ajrore të Irakut për të ofruar armë në Siri. Shtetet e Bashkuara kanë një interes strategjik në stabilitetin e Irakut, dhe në muajt e fundit ajo ka rifilluar bashkëpunimin kundër terrorizmit, duke përfshirë ndarjen e informatave. Kjo duhet të vazhdojë, si përpjekje amerikane për të nxitur marrëdhënie më të mira mes Irakut dhe rajonit. Presidenti Obama dhe z. Maliki, të cilët u takuan në Shtëpinë e Bardhë të premten, ranë dakord mbi nevojën për pajisje me të vetmin qëllim që forcat irakiane të mund të ndjekin militantët. Por nuk kishte asnjë tregues se z. Maliki i cili planifikon të kandidojë për një mandat të tretë, kishte marrë angazhime të reja për armët amerikane siç janë helikopterët Apache dhe aeroplanwt luftarak F-16. Duke pasur parasysh hipokrizinë e tij autoritare, nuk ka asnjë arsye që ti besohet atij madje edhe me më shumë armë edhe nëse adopton një qasje më përfshirëse ndaj qeverisjes dhe na siguron se zgjedhjet e prillit të ardhshëm do të jenë të drejta dhe demokratike.

Paragjykime…edhe njëherë për erën… Hamdi NUHIJU Shoqëria shqiptare gjithnjë e më shumë po shkon drejtë një stagnimi kulturor. Ata nuk po njohin vlerat tek njëri-tjetri dhe po mundohen që në përmasa të frikshme të izolojnë grupet e njerëzve të cilët ia duan të mirën popullit shqiptar. Kjo gjë nga rast i rrallë, ka filluar që të bëhet fenomen. Shqiptarët në vend që t`i përmbahen fjalëve për miqësi, dashuri dhe krenari, ata po trumbetojnë njëri-tjetrin. Gjithë ditën e natën të flasin për moral, ndërsa kanë të kyçur celularët e mosbesimit në zemrat dhe mendjet e tyre. Ata thërrasin në vëllazëri nëpërmjet rrugës së mosnjohjes dhe nënçmimit. Ky ves është shndërrua në shtypje për të shtypurit. Dhe prapë në skenë del problemi i varrezave të myslimanëve. Disa shqiptarëve partizan, për myslimanizëm i bie në mend vetëm kur duhet ta varros ‘ Babën Haxhi ‘ dhe ngrenë zë, për të mos thënë shkelma si të gomarit, për drejtësi në botën e padrejtësive që kanë kontribuar vet. Ka kohë që shqiptarët mysliman të Maqedonisë nënçmohen në mënyra të ndryshme,po ajo më e dukshmja që shihet,

Ka kohë që shqiptarët mysliman të Maqedonisë nënçmohen në mënyra të ndryshme,po ajo më e dukshmja që shihet, është edhe marrja e lejes për të varrosurit tanë. Edhe pse toka e varrezave të myslimanëve blihet me kontributet e vet myslimanëve, ndërsa toka e varrezave të ortodoksëve është tokë shtetërore që paguhet edhe me paratë e xhematlinjve shqiptar mysliman është edhe marrja e lejes për të varrosurit tanë. Edhe pse toka e varrezave të myslimanëve blihet me kontributet e vet myslimanëve, ndërsa toka e varrezave të ortodoksëve është tokë shtetërore që paguhet edhe me paratë e xhematlinjve shqiptar mysliman. Nuk është e vërtetë se shqiptarët mysliman nuk kanë reaguar ndaj këtyre problemeve. Reagimi i tyre është i kohë pas kohshëm. Veshi ka qenë është dhe jam i bindur se në këtë temë edhe do të jetë, vesh i shurdhër, vesh gomari. Po unë nuk mund të kuptoj se çfarë paralelizma bëjnë disa njerëz midis ‘ Nënë Terezës’, ‘ Skënderbeut’ dhe këtij fenomeni i cili duhet të na brengos të gjithëve? Askush nuk është pa sy të mos shoh ekzistencën e tenden-

cave katolicizuese në mesin e popullit shqiptar në Ballkan, po edhe në Maqedoni. Këto tendenca, të cilat nuk janë vetëm tendenca por edhe aksione konkrete, janë njëjtë të dëmshme, siç është shkuarja tek sllavët ortodoks për të kërkuar leje për varrezat e myslimanëve. Këto dy fenomene duhet luftuar në mënyrën e njëjtë. Apo ndoshta dikush nuk e ka të qartë ende sot e kësaj dite se si mund të katolicizohet një popull përmes imponimit të figurave të dyshimta? Nuk ka faj Bashkësia Fetare e Republikës së Maqedonisë, pse ajo nuk ka arritur që të përfitoj të drejtën për të menaxhuar me pronat e veta, në mesin e të cilave hyjnë edhe varrezat e myslimanëve. Ajo ka bërë kërkesa të vazhdueshme për të gjitha sferat e jetës së mysli-

manëve të Maqedonisë, po ato kërkesa kanë hasur në vesh të shurdhër. Nuk duhet që dikush të kujtohet në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë, në organizatat islame që veprojnë në rrethin tonë, tek hoxhallarët, ose dashamirët e fesë islame, vetëm kur t`i vdesë ndonjë i afërm dhe ai duhet të nënçmohet para sllavit ortodoks. D.m.th gjatë tërë kohës hoxhallarët, organizatat jo qeveritare islame, dashamirët e fesë duhet që ta mbyllin gojën se janë të prapambetur, ndërsa kur dikujt i djeg pse po duhet ta ulë kokën përballë sllavëve ortodoks, tash këta kanë fajet e dynjasë?

Këto fenomene që u përmendën diku duhet që të luftohen bashkërisht, pa paragjykime dhe pa shpallje luftë ere. Disa njerëz duhet që të vetëdijesohen se kontribut të pamohueshëm në çështjen shqiptare kanë dhënë medresetë e hoxhallarët e ndryshëm të cilët kanë sakrifikuar edhe jetët e tyre që sot çështja jonë të ketë këtë pamje. Vetëm duhet pak durim dhe ulje përballe fakteve historike për të hapur zemrën dhe mendjen e për ta pranuar të vërtetën. Selatin Novosella tek libri i tij’ Lëvizja për bashkimin e shqiptarëve’ vëllimi i parë e përmend një element të rëndësishëm të financimit të kësaj

lëvizjeje e që ishin fitrat dhe sadakatë. Ai përmendi grupin e medresistëve të medresesë Alaudin, të cilët kanë dhënë kontribut të pamohueshëm në çështjen shqiptare. Po ashtu fillesat e Universitetit Shtetëror të Tetovës, ishin në xhami. Njeriu vetëm duhet që të ketë mbyllur zemrën me dry, për të mos pranuar realitetin e kontributit të myslimanëve shqiptar në çështjen shqiptare. Çështja e varrezave të myslimanëve detyrimisht duhet zgjidhur. Kjo çështje fillimisht kërkon pastrim prej paragjykimeve dhe dashuri për të, e pastaj edhe aksion konkret drejtë zgjidhjes përfundimtare.

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


V ë s h t r im e

e hënë, 4 nëntor 2013

11

Pse po ikin me qeverinë Preç ZOGAJ jëzet e një vjet më parë, një grup deputetësh dhe themeluesish të Partisë Demokratike deklaruan kalimin në opozitë me partinë e tyre, që ndërkohë kishte ardhur në pushtet me fitoren plebishitare të 22 marsit 1992. Disa prej tyre ishin përjashtuar nga partia për qëndrime kritike dhe pikëpamje divergjente, të cilat i kishin përmbledhur e paraqitur në këshillin kombëtar në një dokument politik të quajtur “Mocion”. Disa të tjerë kishin dhënë dorëheqjen nga partia në shenjë solidariteti me të përjashtuarit. Të gjithë këta, të quajtur në atë kohë mocionistë- A.Imami, G. Pashko, N. Ceka, A. Demeti, P.Teta, E. Trako, R. Peshkëpia, T.Keko, Sh. Kadare, A.Jupi, P.Zogaj e tjerë, krijuan grupimin opozitar Aleanca Demokratike, një lëvizje politike me tipare intelektuale që pati një ndikim të veçantë në themelimin e opozitarizmit të ri si vlerë, në frymëzimin dhe mbrojtjen e shtypit të lirë në vend, si dhe në ruajtjen relative të disa ekuilibrave politikë që shumica e stërmadhe qeveritare kishte vetvetiu prirjen t’i godiste. Vetë Berisha, disa vite me vonë, do të thoshte se Mocioni ishte i vetmi dokument politik me vlerë që kishin prodhuar kritikët dhe kundërshtarët e tij në parti. Mocionistët krijuan, ndër të tjera, shembullin e parë të ikjes nga qeveria në opozitë. Në dritën e rregullit të artë, sipas të cilit deputeti dhe politikani duhet të sillet siç votohet, ky nuk

N

Disa prej tyre ishin përjashtuar nga partia për qëndrime kritike dhe pikëpamje divergjente, të cilat i kishin përmbledhur e paraqitur në këshillin kombëtar në një dokument politik të quajtur “Mocion”. Disa të tjerë kishin dhënë dorëheqjen nga partia në shenjë solidariteti me të përjashtuarit është një shembull për t’u përgjithësuar. Por është gjithsesi shumë më i moralshëm dhe i justifikuar sesa ikjet e kundërta, nga opozita në qeveri. E para është burrërore në fund të fundit. E dyta meskine, me ndonjë përjashtim të rrallë. E para ka gjasa t’i bëjë mirë politikës dhe vendit pasi shton fuqinë e opozitarizmit ndaj qeverisë, që siç thoshte Ronald Regan “është gjithnjë problemi”. E dyta vetëm e banalizon politikën, e tregon një arenë pazaresh e interesash të vogla ku bindjet dhe idealet politike nuk kanë asnjë vlerë. Kur shikon sot përmasat që ka marrë në Shqipëri biznesi politik, konformizmi me pushtetin dhe pazarllëqet që t’i sjellin zorrët në grykë, historia e mocionistëve të duket e largët, sikur nuk ka ekzistuar. Të kuptohemi. Nuk e shtroj çështjen me sektarizëm. Në pikëpamjen time deputeti apo politikani opozitar mund të votojë një ligj të qeverisë, duke thyer disiplinën e grupit ; mund të votojë si individ i lirë për presidentin e Republikës nëse gjykon se dështimi i zgjedhjes së tij do ta përplaste vendin në të panjohurat e një krize institucionale; deputeti opozitar mund të votojë dhe mbështesë nga jashtë edhe qeverinë në një rast shumë specifik, kur vota e tij shërben për të kaluar një situatë të caktuar. Por ai mund t’i bëjë të gjitha këto pa qenë nevoja të “shkruhet”

deputet i qeverisë, pa qenë nevoja të pushojë së funksionuari si opozitar, duke qëndruar në pozicionin e tij si deputet i grupit ku bën pjesë, si deputet i një partie tjetër opozitare apo si opozitar i pavarur. E gjithë kjo do të provonte integritetin e tij dhe do të tregonte se mospajtimet apo kontradiktat e tij me partinë e tij nuk janë të kërkuara, të shtirura, pra një pretekst për t’ia mbathur. Mirëpo vitet fundit dhe kohët e fundit ikanakët e opozitës e kanë bërë zakon të përfundojnë drejt e në sqetullat e qeverisë, drejt e te froni i njërit prej bashkëkryetarëve të shumicës, të cilit i përkulen me dinakëri, duke e sajdisur me një dhuratë që çmohet posaçërisht në botën e vogël të politikanëve tanë: me dezertimin nga kampi kundërshtar bashkë me mandatin apo votëbesimin e zgjedhësve të atij kampi. Ky fenomen po njeh një zhvillim akoma më intensiv me instalimin në pushtet të shumicës Rama-Meta. Dy deputetë, Duzha dhe Kadeli kanë lënë opozitën dhe janë bërë pjesë e LSI-së si parti qeveritare. Një parti e re politike si FRD, që lindi si një ndarje nga PD, me mëtimin për të shprehur më mirë filozofinë e së djathtës shqiptare, në vend që t’i bëjë opozitë qeverisë së majtë si rruga më e mirë për t’u forcuar vetë dhe për të gjetur urat e bashkëpunimit me PD-në dhe partitë e tjera opozitare, shkon dhe i paraqet forcën Partisë

Socialiste në qeveri, duke u vënë në shërbim të saj për zgjedhjet bashkiake në Korçë dhe më gjerë. Habia e ikjeve kësaj radhe është se qeveria i ka numrat me bollëk, orbita e saj është superpopulluar me grupe, partiza dhe individë, që duan të përfitojnë diçka që sipas mendjes së tyre vetëm pushteti mund t’ua sigurojë. Habia tjetër është se qeveria “RamaMeta” e ka mbushur shumë shpejt kupën për t’i bërë opozitë. Jo vetëm nga opozita që këtë detyrë ka , por edhe nga shoqëria civile, madje edhe nga brenda. Janë disa parti të vogla të koalicionit të majtë që kanë ngrirë marrëdhëniet me lidershipin e PS-së, madje po bëjnë opozicion të hapur me disa akte dhe qëndrime të kryeministrit, siç është për shembull kryetari i PLDsë, zoti Ngjela. Në këto kushte flukset proqeveritare nga opozita janë në kundër-rrjedhë me tendencat dhe zhvillimet në vend, ku opozitarizmi po thirret çdo ditë e më shumë në kauzë për të ndaluar degradimin e shtetit ligjor në shtet të kryeministrit. Por ikanakët nuk kanë asnjë lidhje me këto zhvillime. Edhe diktaturë po të tundohet të vendosë zoti Rama, ata andej do t’i tërheqë graviteti, kushtrimi i interesit. I kanë pra privilegjet e deputetit edhe në opozitë, njëlloj si kolegët e tyre në qeveri. Në pikëpamje të impenjimit të ngushtë, në Shqipëri është më komode të jesh deputet

opozitar sesa deputet qeveritar. Pse ikin atëherë? Është e thjeshtë: Ikin për të përfituar me shumë se sa u garanton statusi i deputetit. Ikin edhe sepse nuk kuptojnë e nuk përballojnë misionin e opozitës. Por kjo është një arsye dytësore në raport me arsyen e parë, atë të nevojës për të përfituar. Fenomeni në fjalë ka vazhduar e do të vazhdojë edhe në të ardhmen nëse shtrohet si një çështje individuale e atyre që lënë opozitën për t’u bashkuar me qeverinë. Politika është një arenë për të fituar gjithashtu dhe sekush që hyn aty ka kuptimin e tij për fitimin. Dikush kënaqet të lërë gjurmët e shërbimit për zonën, për banorët, për vendin. Dikush kënaqet të gërshetojë ndonjë nder a shërbim ndaj njerëzve me shtimin e pasurisë për vete nëpërmjet politikës. Dikush mendon vetëm si të pasurohet vetë. Në këto kushte fenomeni i largimeve duhet parë në një kontekst më të gjerë politik, si mënyra më e mirë për të shpresuar reduktimin dhe eliminimin e tij. Po ndalem shkurtimisht te dy aspekte të këtij konteksti. Aspekti i parë është hartimi i listave. Që në momentin kur përfshihen në lista individë pa karrierë normale politike në partitë respektivë, biznesmenë apo gjysmëbiznesmenë që janë aty për të parë ku u del më mirë për veten e tyre, mundësia që këta të largohen nëse partia nuk i fiton zgjedhjet është e madhe. Arbitrariteti në hartimin e listave nuk mund të prodhojë luajalitet. Në rastin e listës së PD-së apo PR-së, qoftë zoti Berisha, qoftë zoti Mediu, sigurisht që janë nisur nga mendimi për të shtuar votat në bazë të vlerësimeve që kanë bërë. Duke eksperimentuar me individë jashtë Partisë Demokratike, apo të ardhur nga Partia Socialiste, zoti Berisha është nisur nga ideja se garancia e besnikërisë

është fitorja. Garohet për të fituar dhe jo për të mbajtur radhët. Kur s’ka fitore, numri i deputetëve opozitarë nuk është fort i rëndësishëm në vetvete. Kjo është e vërtetë. Opozita është një kategori cilësore para së gjithash. Por nëse opozita nuk kontrollon dot shumicën e cilësuar prej tre të pestave, problemi bëhet edhe një problem numrash. Ka edhe të tjerë në opozitë që kanë bërë gati valixhet dhe po presin momentin e përshtatshëm për të kaluar me qeverinë. Kjo hemorragji politike duhet të shërbejë si një mësim i mirë për të ardhmen në lidhje me kriteret e hartimit të listave. Aspekti i dytë ka të bëjë me qeverinë që stimulon ikjen, që josh ikanakët. Sidomos partia që ka marrë shumë pushtet, por nuk merr përgjegjësi, siç është ajo e zotit Meta. Këtu jemi brenda një anomalie shumë të rrezikshme për demokracinë dhe qeverisjen, që mund të eliminohet ose me marrjen e pushtetit dhe përgjegjësisë së plotë nga LSI si parti e parë dhe fituese e së majtës, ose me çaktivizimin e zotit Meta si qeverimbajtësi i vetëm. Por kjo është një temë më vetë. Të kthehemi ku e lamë. Në procesin e spostimit të individëve dhe subjekteve nga opozita në një qeveri që nuk ka nevoja për numra kemi leximin më të saktë të asaj që qeveria është realisht: klienteliste, demagogjike, diferencuese e subjekteve dhe individëve, duke i ndarë në të nënës dhe të njerkës, ku ata të nënës mbahen në sqetull dhe tolerohen për çdo shkelje dhe abuzim, kurse ata të njerkës shihen me lupë dhe goditën për të ushqyer fjalimet propagandistike të kryeministrit. Le të mbajë Rama me dhjetëra e qindra fjalime të bukura. Abuzivizmi që mblidhet rreth qeverisë së tij e padit orë e çast për demagogji, dyfytyrësi. Vetëm me goditje të forta dhe të përligjura brenda shumicës së tij Rama mund ta heqë këtë damkë që malavita kërkon t’i vërë me lajkat dhe “simpatinë e saj” për qeverinë!

Teknologjia dhe shërbimet sekrete Andrew PARKER Nuk ka dyshim se Britania e Madhe ka një nga njësitë më të zhvilluara dhe më efektive në kapacitetet dhe angazhimet e kundërterrorizimit në botë... Por në një kuptim Kundërterrorizmi si i tillë është një sugjerim i skajshëm. Më lejoni të shpjegoj se çfarë dua të them. Terrorizmi, për shkak të natyrës së tij dhe pasojave, është një fushë e krimit ku pritmëritë e zbulimit jo rrallë duket të jenë të barabarta me zero. Imagjinoni sikur për vrasjet në përgjithësi apo trafikantët e mëdhenj të drogës të mbanim të njëjtën shënjestër. Kjo do të ishte punë për parashikuesit e krimit, njësoj si “para-ekzekutimi”(pre-crime) në filmin e Tom Cruise “Raportimi i pakicës” (Minority report). Por jeta nuk është si në filma. Në një shoqëri të lirë “zeroja” është sigurisht e pamundur për t’u arritur përballë kërcënimeve serioze dhe të vazhdueshme, ndonëse ne do të vazhdojmë të përpiqemi për ta arritur. Refuzimi absolut për të pranuar terrorizmin është arsyeja pse kaq shumë përpjekje që bëhen i

Ne do të donim të gjithë që të jetonim në një botë ku nuk do të kishte arsye të vërteta për hetimin sekret të njerëzve. Por siç edhe ngjarjet vazhdojnë të na e provojnë, kjo nuk është bota ku ne gjendemi dedikohen punës inteligjente që synon zbulimin e planeve dhe të pengojnë komplotet përpara se ato të ndodhin. Për pasojë, arritja e sukseseve të mëdha rrezikon të krijojë pritëmri për një parandalim të sigurt. Por nuk mund të ketë një siguri të tillë. Këtu lind edhe ndryshimi mes të diturit për dikë dhe të diturit gjithçka për ta. Ne kemi punuar shumë që të identifikojmë sa më shumë njerëz në vend, të cilët janë aktivë, në disa drejtime, në mbështetje të terrorizmit. Siç edhe paraardhësit e mi e kanë nënvizuar, ka me mijëra syresh, të përfshirë në shkallë të ndryshme. Dhe përsëritja nga ana ime e këtij fakti, mund të nxisë përhapjen e iluzionit, në pamje të parë të arsyeshëm, se duke ditur se kush është dikush, kjo do të thotë se MI5 në një farë mënyre di gjithçka për këtë person dhe në

mënyrë të vazhdueshme monitoron çdo aspekt të jetës së tyre. Por ne nuk mundemi ta bëjmë këtë. Ideja që ne mund apo duam të operojmë duke kontrolluar me imtësi mijëra njerëz është fantazi. Këtu nuk jemi në Gjermaninë Lindore apo në Korenë e Veriut. Qeveritë e tjera, kanë marrë vendime të kujdesshme si për shkallën ashtu edhe për fuqinë e organizatave si MI5, në proporcion kjo me kërcënimet që ekzistojnë dhe ato nuk kanë shkuar më tej. Britania është një demokraci që e vlerëson drejt lirinë e individit. Ne nuk e dëshirojmë një aparat sigurie që depërton kudo dhe që është represiv. Të dish për një njeri, nuk është e njëjta gjë me të dish gjithçka për të. Të jesh në rrezen e radarit tonë nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh nën fokusin e mikroskopit tonë...

Unë ndihem shumë i kënaqur që ne jemi një shërbim shumë i besueshëm. Është shumë e rëndësishme, për këtë lloj vendi që të gjithë dëshirojmë të jetojmë, që organizata si kjo ku unë punoj të mos kenë liri veprimi dhe si pasojë e kësaj ne nuk jemi pra të orientuar politikisht. Ne veprojmë në bazë të ligjit. Unë jam përgjegjës për operacionet tona, por përgjigjem para Sekretarit për Çështjet e Brendshme. Ajo nga ana e vet përgjigjet para Parlamentit dhe popullit britanik, të gjitha përgjegjësi që unë e di mirë se ajo i konsideron me seriozitetin më të madh...Unë shpesh e përshkruaj punën në MI5 si një dualitet: duke e mbajtur vendin të sigurt sot dhe duke u siguruar se ne do të jemi të aftë që edhe nesër të bëjmë po të njëjtën gjë. Me fjalë të tjera, duke bërë gjithçka mundemi për të përballuar kërcënimet që ka sot vendi, ndërsa e ripërcaktojmë pozicionin tonë dhe zhvillojmë kapacitetet për të cilat kemi nevojë për të mbrojtur Britaninë nga kërcënimet e së ardhmes. Suksesi ynë në të ardhmen do të varet nga ajo sesi do t’i përgjigjemi dy çështjeve kryesore: e para është diversifikimi i kërcënimeve në të gjithë frontet dhe i dyti, ndoshta më i madh, gara për përshpejtimit teknologjik. Interneti, “të dhënat e pafundme”

(big data) dhe kapërcimet në teknologji vazhdojnë që ta ndryshojnë thellësisht mënyrën sesi jetojmë...Interneti përdoret nga terroristët për shumë qëllime: emetimin dhe përhapjen e propagandës së tyre, radikalizmin e njerëzve që janë të prekshëm, blejnë pajisje, rregullojnë çështjet e udhëtimit, lëvizin paratë e kështu me radhë. Por çështja primare është komunikimi. Kur unë hyra në shërbim, komunikimi mes njerëzve në zona të largëta bëhej përmes telefonit apo përmes letrave. Atëherë kur kishte arsye për ta bërë, të dyja mund të interceptoheshin në mënyrë të fshehtë, me anën e një mandati legal. Ne mundet që në mënyrë të arsyeshme të supozojmë se kështu mund të disponojmë të gjithë përmbajtjen e komunikimit të objektit tonë, për të bërë analizimin e tyre. Në një nivel më të ulët ne mund të sigurojmë të dhënat e thirrjeve të tyre: një listë të thirrjeve që ata kanë bërë dhe kanë marrë, pa përmbajtjen e tyre. Interneti dhe teknologjitë e lidhura me të na paraqesin një botë të ndryshme- më të mirë në shumë drejtime, por më të mirë gjithashtu edhe për terroristët. Përmes emailit, IP telephony...rrjeteve sociale, chat rooms, shërbimet anonimizuese dhe një pafundësi aplikimesh të telefonisë celulare,

terroristët kanë me dhjetëra mijëra mundësi komunikimi. Shumë nga këto janë deshifruar dhe të përparime të mëtejshme bëhen çdo ditë. Ndryshimet teknologjike mund të gërryejnë aftësitë tona, kështu që ka disa zgjedhje që duhen bërë, përfshirë p.sh se si dhe nëse të dhënat e komunikimit duhen ruajtur...teknologjitë përparojnë gjithmonë. Por ne, ende kemi nevojë për të aftësinë tonë për të lexuar apo dëgjuar komunikimet e terroristëve nëse duam që të kemi ndonjë ide për qëllimet e tyre dhe për t’i ndaluar ata. E kundërta e kësaj do të ishte që ne të pranonim se terroristë kanë mënyra komunikimi të tilla që u japin sigurinë se janë jashtë vëmendjes së MI5 dhe GCHQ (Selia Qeveritare e Komunkimeve) që verpojnë me një mandat legal. A e beson dikush këtë? Ne do të donim të gjithë që të jetonim në një botë ku nuk do të kishte arsye të vërteta për hetimin sekret të njerëzve. Por siç edhe ngjarjet vazhdojnë të na e provojnë, kjo nuk është bota ku ne gjendemi. (Materiali është një pjesë e shkëputur nga fjala që Parker ka mbajtur në datën 8 tetor 2013 në forumin e organizuar nga Instituti i Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore. Autori është Drejtor i Shërbimit Britanik të Sigurisë)

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


S h ow b iz

12

e hënë, 4 nëntor 2013

Lana del Rey e ofenduar nga Kanye West Lana del Rey ka aluduar se ajo ka refuzuar të performojë në fejesën e befasishme të tij me Kim Kardashian, për shkak se ai nuk ka kontaktuar me të personalisht. Këngëtarja 27 vjeçare, e cila me ‘mirësjellje’ refuzoi

Paralajmëro het të qëndroj larg Maksimit Kate Upton është paralajmëruar që të qëndrojnë larg nga i dashuri i saj i ri Maksim Chmerkovskiy. Prindërit e aktores, Jeff dhe Shelley Upton, e kanë lutur vajzën e tyre që të qëndrojnë larg nga gjuetari i femrave, regjisori i shfaqjes “Dancing with the Stars”. “Ata nuk janë të kënaqur që ajo po takohet me Maksim-in”, tregoi një mik i tyre. “Reputacioni i tij si një feminist i paraprin atij dhe ata besojnë se ajo është shumë e re që të ngatërrohet me një djalë si ai”, ka shtuar burimi. Kate 21-vjeçare dhe Maks 33vjeçar, u njoftuan në pranverë pasi u prezantuan nga shokët e tyre. “Maksi është shumë më i vjetër se Kate dhe ai e mori reputacionin e atyre djemve që dashurojnë dhe braktisin”, tregoi miku i tyre. Por Kate sheh diçka në Maks-in që njerëzit e tjerë nuk e vërejnë, duke përfshirë edhe prindërit e saj.

që të performojë kënëgn “Young & Beautiful” para se reperi t’ia propozonte martesën Kimit, thotë se ajo kurrë nuk do ta kishte refuzuar reperin. Në tentim për të hedhur poshtë spekulimet, Lana i ka nxitur ato, duke

Xhemi Shehu: Një vajzë është e fiksuar pas meje

I pëlqen meshkujt me përvojë Carmen Electra sapo ka realizuar një videoklip të ri, duke ju kthyer kështu rrënjëve të saj të mëhershme. Modelja dhe aktorja e bukur, së shpejti nxjerr në treg këngën “Werq”, ndërsa thotë se ndjehet shumë e lumtur me këtë. “Vërtetë jam e eksituar që po i kthehem asaj që më pëlqen të bëj, që është interpretimi në skenë. Kështu e kam filluar karrierën, kështu që çdo gjë po shkon në rreth”, ka thënë ajo. Në anën tjetër, Electra ka zbuluar edhe preferencat e saj për meshkujt. Ajo thotë se i përndezin meshkujt të cilët kanë përvojë dhe kanë përjetuar shumë gjëra në jetë.

“Ajo që më përndez më shumë tek një mashkull, është ai që ka kontroll, ka siguri në vete dhe ka përvojë. Kjo e bën atë të veçantë, sepse di çfarë të të ofrojë”, ka thënë ajo.

Eda Zari bën thirrje ta shpëtojmë tokën E kujdesshme sikur në sjelljen e vlerave muzikore, duket të jetë edhe në përditshmërinë e saj. Eda Zari, këngëtarja e ëmbël e xhaz-it ka bërë thirrje që të shpëtohet toka. Këngëtarja si me sarkazëm, ka treguar se ky vend duhet të shpëtohet patjetër pasi që është i vetmi vend ku prodhohet çokollata dhe dashuria. “Shpëtoni Tokën, është i vetmi planet ku prodhohet çokollatë dhe dashuri!”, ka shkruar përmes rrjetit social ajo, shkruan Tribuna. Ndryshe Zari, përveç thirrjeve të ngjashme nuk ndalet as në krijimin e këngëve të reja, e veçanërisht angazhimin e saj në mbrëmje muzikore nëpër Evropë e vendet shqiptare.

reklama

bërë që mediat amerikane të besojnë se Kanye nuke ka kontaktuar atë personalisht. “Unë kurrë nuk do ta kisha refuzuar atë Kjo nuk është e vërtetë”, ka theksuar Lana për TMZ. Por, burimet e të njëjtit medium thonë se Lana e ka refuzuar me mirësjellje ftesën e Kanye West, teksa ky i fundit u detyrua që këngën e preferuar të Kim t’ia sjellë me një orkestër që kushtoi 50 mijë dollarë.

Ekzistojnë njerëz që jo vetëm fshehin identitetin pas personazheve publikë në rrjete të ndryshme sociale, por e kthejnë këtë qëllim në vetvete duke i ndjekur hap pas hasi në jetën e tyre të përditshme, duke u hequr si ata në marrëdhëniet me miq realë të personit VIP. Një rast i tillë i ka ndodhur së fundi moderatores së njohur të “Top Channel”, Xhemi Shehu, e cila prej një viti ndihet e përndjekur në mënyrë sistematike nga një person që mendohet se është femër dhe që kërkon t’i vjedhë identitetin në rrjete sociale, duke u prezantuar si ajo në Facebook. Më tepër sesa një fanse që bën tifozllëk për të, mënyra se si e administron faqen, duket se ajo

është më shumë e fiksuar pas imazhit të Xhemit, duke rifreskuar shpesh faqen e fansave me foto dhe informacione të reja të saj. Pasi ka mbyllur profilin në Facebook me emrin Xhemi Shehu që kishte hapur një vit më parë, ajo së fundi po administron një fanpage po me këtë emër, për hapjen e të cilit i lajmëroi fansat t’i bënin like, për shkak të plotësimit të numrit limit të miqve. Tashmë ajo administron dhe përditëson faqen me foto dhe gjithçka rreth aktivitetit profesional të Xhemit.

Dafina synon depërtimin në Amerikë Ka kohë që Dafina Zeqiri është vendosur në New York. Dhe përveç se po synon tregun muzikor atje, këngëtarja siç duket ka filluar me paraqitjet e para. E kjo, besohet t’i ketë ardhur më me lehtësi për shkak se angazhimin e saj artistik këngëtarja e mirënjohur në Kosovë e ka nisur përkrah kitaristit Faton Macula. “With my buddy @dafina_zeqiri B4 performing for the great LA REID (Me mikeshën time Dafina Zeqiri para performances për të madhin LA REID)”, kishte shkruar Macula në rrjetin social ‘Twitter’, ndërsa në një status tjetër ai ka njoftuar sezonin e dytë të bashkëpunimit ndërmjet tij dhe Dafinës.


Reçeta

e hënë, 4 nëntor 2013

13

ORIZ MEKSIKAN KUBA BUKE TË BUSHURA ME KREM RIKOTE DHE FIQ TË THATË Përbërësit  4 feta buke te zeze  350 gr rikota  1.5 dl pana  150 gr salmon i tymosur  1 tufëz trumze  12 gjethe xhelatine  kripe, piper Përgatitja Zbutni xhelatinën ne ujë te ftohte me pas shkrijeni mire me zjarre te moderuar me dy luge pana, me pas lëreni te vaket. Punoni rikoten me kripe, piper, trumze dhe fiqtë e thate dhe te grire, shtoni panen dhe xhelatinën e shkrire te ftohte. Ne një ene sistemoni dy feta buke, shtrini gjysmën e përbërjes qe përgatitet me rikota, një fete salmon dhe me pas pjesën tjetër. Mbuloni me fetat e bukës te mbetura, bëni palosni filetat e salmonit ne role, lidhini me spango kuzhine dhe lëreni ne frigorifer për te paktën 3 ore. Pritni bukën ne kuba dhe sistemojini ne pjate, dekorojini me erëza aromatike.

SARDELE NË FURRË Përgatitja: Sardelet pastrohen, u hiqet koka dhe zorrët, lahen mirë dhe vihen në kullesë për t’u kulluar. Pastaj radhiten në tavë ku do të piqen duke u hedhur sipër kripë dhe piper. Në fund hidhet gjysma e sasisë së vajit dhe piqen në zjarr të fortë për 25 minuta. Kur sardelet shërbehen, bëhet një salcë me vaj dhe uthull (ose limon) e cila u hidhet sipër.

Përbërësit për 56 persona: 1 kg sardele ¾ filxhan me vaj 2 kokrra limon ose 1 filxhan uthull kripë dhe piper

Gjella mund të shoqërohet me sallata të ndyshme. Sardelet në këtë mënyrë mund të bëhen edhe në tenxhere me presion duke i radhitur dhe në çdo rradhë u hidhet kripë, rigon dhe pak vaj dhe nuk duhet të lihen më tepër se 5 minuta në zjarr.

LAZANJA VEGJETARIANE Përgatitja: Përbërësit Zieni spinaqin për një minutë, shtry• 1 pako lazanj dheni dhe thajeni. Shkrini gjalpin në a të freskëta tenxhere, shtoni miellin dhe qumësht për • 1 tufë spinaq të përgatitur një beshamel të mjaftueshëm, e duke shtuar më pas kripën, arrëmyshkun pastruar dhe spinaqin. Në një tavë pjekjeje hidhni • 1 litër qumës ht një shtresë beshamel me spinaq,shtroni • 100 gr gjalpë fletët e lazanjave dhe vazhdoni me shtresat • 100 gr miell duke i alternuar me parmixhanin. Përgatitja duhet të jetë e butë sepse lazanja duhet të • Parmixhan qëndrojë e lagur nga beshameli dhe nuk • Arrëmyshk duhet të thahet. Piqeni në furrë të graduar 180 gradë Celsius përreth 30 minuta.

reklama

Përbërësit për 6 persona: 190 g oriz parboiled 15 ml vaj ulliri 360 ml lëng pule 1/2 qepë e grirë imët 1/2 spec jeshil i prerë në ku bikë të vegjël 1 spec djegës jeshil (jalapeno) i grirë imët 1 domate e pastruar nga farat dhe e prerë në kubikë të vegjël 1 masë koncentrat pule kripë dhe piper sipas shijes 1/2 lugë çaji kumin 25 g koriandër e freskët e grirë ose e tharë sipas mundësisë 1 thelb hudhër e prerë përgjysmë Nëse nuk keni koriandër të freskët, atëherë në fund të për gatitjes mund të përdorni edhe majdanozin.

MISH QENGJI ME PERIME Përbërësit • 700 gr mish qengji • 300 gr patate • 3 kunguj • 1 patëllxhan • 100 gr karota • majdanoz • vaj ulliri • gjalpë • trumze • kripe

Përgatitja: Hidhet vaji i ullirit në një tenxhere. Shtohet qepa, të cilën e lemë të zbutet pak derisa të fillojë të marrë ngjyrë të verdhë, shtohet orizi, hudhra e prerë përgjysmë, skuqen bashkë me qepën rreth 3 minuta e pastaj shtohen lëngu dhe kubeti i pulës, kripë, piper, kumin, koriandër, mbulohen dhe ulet nxehtësia, duke i lënë të ziejnë për rreth 20 minuta. Gati në fund të zierjes, shtohen speci jeshil, speci djegës jeshil dhe domat¬ja e prerë në kubikë. Përgatitja: Vini mishin e qengjit ne një ene me pak vaj, trumze, kripe dhe piper, skuqeni pak, ne te njëjtën kohe ne një ene tjetër vini perimet pasi ti keni prere ne copa me pak gjalpë, kripe dhe piper dhe pak majdanoz. Me pas bashkoni mishin me perimet dhe futini ne furre me 180' duke e kthyer here pas here për te garantuar një pjekje homogjene. Kur mishi i qengjit do te jete i bute nxirreni jashtë dhe vëreni sipër perimeve, me shërbejeni.


R a jo n / B o t ë

14

e hënë, 4 nëntor 2013

Iran, ushtria “sulm” me deklarata ndaj SHBAsë Në prag të 34-vjetorit të uzurpimit të ambasadës amerikane në Teheran, ngjarje e ndodhur më 4 nëntor të vitit 1979, Forcat e Armatosura iraniane kanë sulmuar me deklarata Shtetet e Bashkuara. Ata kanë shpërndarë një deklaratë ku nënvi-

zojnë se parulla “Vdekje Amerikës” do të ngrihet ditën e hënë, në Ditën kombëtare kundër arrogancës globale. “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë Satanai i Madh dhe armiku numër një i kombit iranian”, thuhet në deklaratën e Selisë Qendrore të

Maratona e Nju Jorkut, masa të rrepta të sigurisë

Autoritetet e New Yorkut kanë marrë masa sigurie shtesë, për maratonën që do të zhvillohet sot në rrugët e qytetit. Kjo masë është marrë për të parandaluar çdo sulm të ngjashëm me atë që ka ndodhur në maratonën e Bostonit, më 15 prill. Sipas policisë, disa mijëra policë, zhytës, helikopterë, qenë që nuhasin bombat dhe kamera do të jenë në dispozicion për mbarëvajtjen e garës prej 42.2 kilome-

trash. “Kemi pa dyshim prani të madhe të uniformave”, ka thënë komisionari i Departamentit të policisë në New York, Ray Kelly. Nga sulmet në maratonën e Bostonit kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 264 të tjerë. Në maratonën e New Yorkut pritet të marrin pjesë rreth 48,000 vrapues. Vitin e kaluar, maratona në New York është anuluar për shkak të super-stuhisë Sandy.

Kuba mbyll kinematë private Autoritetet kubaneze kanë urdhëruar mbylljen e menjëhershme të dhjetra kinemave private dhe lojrave të fatit. Qeveria ka thënë se bizneset “nuk kanë qenë kurrë të autorizuara” dhe ka mbrojtur vendimin e saj për të instaluar “disiplinë” në sektorin privat. Presidenti i shtetit komunist, Raul Castro, i cili ka pasuar vëllain e tij Fidel më 2008, ka ndërmarrë një seri reformash të orientuara në treg. Ai ka hapur për

shembull shërbime për vetëpunësim, duke licensuar afro 200 aktivitete, të tilla siç janë kinema apo restorante të vogla.

Vriten dy gazetarë francezë në Mali

Dy gazetarë francezë të stacionit të radios “RFI” u vranë pasi u rrëmbyen në qytetin e Kidalit, në Mali. Claude Verlon dhe Ghislaine Dupont u rrëmbyen pasi morën një intervistë nga një lider politik vendor.

Trupat e tyre të pajetë u gjetën disa orë pas rrëmbimit në periferi të Kidalit. Presidenti i Francës, Francois Hollande e konsideroi këtë ngjarje si “mizore dhe të mjerueshme”. Vrasjet errësojnë euforinë që shkaktoi më parë gjatë javës lirimi i katër pengjeve franceze në Nigerin fqinj. Franca është shndërruar në armikun kryesor të militantëve islamikë malezë, pasi kryesoi një koalicion ushtarak që zmbrapsi mësymjen e tyre mbi vendin afrikan, duke shmangur mundësinë që vendi të vihej nën kontrollin e tyre në Janar-Mars 2013.

Forcave të Armatosura. Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan për të reduktuar sanksionet e vendosura ndaj Iranit, pavarësisht diskutimeve mbi programin bërthamor që u zhvilluan muajin e kaluar në Gjenevë.

Sekretari amerikan i Thesarit, Jacob Leë, për emisionin “Meet the Press” të NBC i quajti këto diskutime të parakohshme. "Është e parakohshme të flasim për lehtësimin e sanksioneve. Mendoj se sanksionet po japin rezultat, prandaj filluan

bisedimet. Duhet të sigurohemi se iranianët po ndërmarrin hapat për

t’u larguar nga armët bërthamore. Duhet të shohim prova konkrete. Nuk do të heqim dorë nga sanksionet deri sa të ketë veprime nga Irani”, tha Leë. Ndërkohë, një raport i publikuar një javë më parë nga Instituti i Shkencës dhe Sigurisë Kombëtare në Uashington sugjeroi se Iranit mund t’i duhet edhe një muaj për të ndërtuar bombën atomike.

SKANDALI I PËRGJIMEVE NGA SHBA Brazili dhe Gjermania janë irrituar së fundi pas deklaratave mbi një survejim të shkallës së gjerë nga SHBAtë. Akuzat rrjedhin nga zbulimi i bërë nga informatori amerikan Edëard Snowden jermania dhe Brazili i kanë kërkuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të miratojë draft rezolutën, që bën thirrje për respektimin e të drejtave për privatësi në “moshën dixhitale”. Draft rezoluta bën thirrje për t’i dhënë fund survejimeve të tepruara elektronike, duke theksuar se mbledhja ilegale e të dhënave personale “konstituon një veprim tepër të bezdisshëm”. Brazili dhe Gjermania janë irrituar së fundi pas deklaratave mbi një survejim të shkallës së gjerë nga SHBA-të. Akuzat rrjedhin nga zbulimi i bërë nga informatori amerikan Edëard Snowden. Draft rezoluta, e cila nuk përmend vende individuale, do të debatohet në një komitet të Asamblesë së Përgjithshme, i cili në fokus ka të drejtat e njeriut. Ai i bën thirrje Asamblesë prej 193 anëtarësh të deklarojë se “është tepër e shqetësuar për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe abuzimet që mund të rezultojnë si pasojë e kryerjes së përgjimit të komunikimeve”.

Gjermania dhe Brazili i drejtohen OKBsë

G

PËRMBAJTJA E REZOLUTËS Rezoluta, e cila do të votohet më vonë gjatë këtij muaji, i bën thirrje të gjitha vendeve të mbrojnë të drejtën për privatësi, të garantuar nga ligjet ndërkombëtare. Edhe pse rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese, ato kanë një peshë domethënëse morale dhe politike, nëse fitojnë mbështetje të mjaftueshme Këtu përfshihen “survejimet e komunikimeve përtej territorit, përgjimet e tyre, ashtu si dhe mbledhja e të dhënave personale, veçanërisht survejimet masive, përgjimet dhe mbledhja e të dhënave”. Rezoluta, e cila do të votohet më vonë gjatë këtij muaji, i

bën thirrje të gjitha vendeve të mbrojnë të drejtën për privatësi, të garantuar nga ligjet ndërkombëtare. Edhe pse rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese, ato kanë një peshë domethënëse morale dhe politike, nëse fitojnë mbështetje të

mjaftueshme. Drafti vjen pas akuzave se SHBA-të kanë përgjuar liderët ndërkombëtarë, përfshi presidenten e Brazilit, Dilma Rousseff, dhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke irrituar aleatët e Amerikës në Europë dhe Azi.

Vrasja e Mehsudit “fundos” përpjekjet për paqe Ambasadori amerikan në Islamabad është thirrur po ashtu në bisedë informative nga Ministria e Jashtme e Pakistanit. Pakistani i cilëson si shkelje të sovranitetit sulmet me aeroplanë pa ekuipazh të SHBA-së. Talibanët pakistanezë kanë emëruar një lider të ri të lëvizjes islamike. Radio Mashaal raporton se Khan Said është zgjedhur udhëheqës i grupit Tehrik-eTaliban Pakistan.

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Chaudhry Nisar, ka thënë se vrasja e udhëheqësit të talibanëve pakistanezë, Hakimullah Mehsud, ka “fundosur” përpjekjet për bisedime paqësore me grupin kryengritës. Mehsud është vrarë të premten në rajonin e Vaziristanit Verior nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara. Nisar ka thënë se do të rishikohet çdo aspekt i bashkëpunimit me SHBA-në.

Snowden i lirë të flasë me gjermanët, por jo në Rusi Nisur nga deklaratat e ish-konsulentit të shërbimeve amerikane Eduard Snowden, se dëshiron të flasë para deputetëve gjermanë, Rusia i ka dhënë leje Snowden-it, të flasë për ç’të dëshirojë, por jo brenda territorit të Rusisë. "Ai ka një status të përkohshëm refugjati. Ky status nuk parashikon

kufizime për lëvizjet brenda vendit apo bisedimet me cilindo", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Presidenti rus, Vladimir Putin i vuri kusht ish-konsulentit Snoëden të ndalte deklaratat e tij në dëm të SHBA-së për të qëndruar në Rusi. Peskov u shpreh sot se kushti i lartpërmendur ishte ende në fuqi.

"Askush nuk do t'i lejojë atij përdorimin e territorit të Rusisë për të dëmtuar interesat amerikane", theksoi Peskov. Por ai tha gjithashtu se Snowden ishte i lirë t'u thonte ç'të donte prokurorëve gjermanë mbi çështjen e përgjimit të kancelares, Angela Merkel dhe se në të njëjtën kohë,

ishte i lirë të udhëtonte edhe drejt Gjermanisë. "Askush nuk e ruan këtu. Ai nuk po mbahet peng, është i lirë të bëjë valixhet e të shkojë ku të dojë”, megjithatë se ish-konsulentit do t'i duhej të bënte sërish kërkesë për azil në Rusi në rast se largohej nënvizoi Peskov.


F e jt o n

e hënë, 4 nëntor 2013

15

MONOGRAFIA “HASAN PRISHTINA” (8)

Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski ga faktorët e lartpërmendur mund të konstatohet se Lëvizja xhonturke, pas arritjes së fitores së saj, kuptoi se vetëm përmes zbatimit të politikës osmane mund t’i bashkojë të gjithë popujt e Turqisë dhe me këtë ndjenjat kombëtarë dhe synimet e popullatës jo-turke do të largoheshin nga çfarëdo afirmimi. Por, edhe përkundër një qëndrimi të tillë të Lëvizjes xhonturke, inkorporomi i rendit parlamentar në Turqi si dhe rrënimi i absolutizmit të sulltanit, pati rëndësi të madhe për ngjarjet shoqërore-historike të popujve tjerë, sidomos kur bëhet fjalë për çështjen e Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare, e cila gjatë kësaj kohe të ngjarjeve të zhurmshme përjeton një intensifikim të ri. Ajo ndeshet jo vetëm me xhonturqit, por edhe me shtete fqinj, të cilat në mënyrë permanente angazhoheshin për ndarjen e sferave të interesit në Shqipëri. E gjithë barra e aktiviteteve zgjedhore në Shqipëri ra mbi klubet politike shqiptare, të cilat si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ndërmorën masa konkrete për t’u zgjedhur kandidatët e propozuar shqiptarë, të cilët i takonin Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare. Xhonturqit bënë çmos që Ismail Qemali dhe veprimtarët tjerë të njohur, të mos e fitojnë besimin, sepse këta angazhoheshin për çlirimin dhe autonominë e Shqipërisë. Falsifikimi i këtyre zgjedhjeve nga ana xhonturqve mori hov të madh. Ata u urdhëruan njësive të tyre ushtarake të lëvizin prej një vendi në vendin tjetër, me qëllim që të votojnë disa herë në dobi të kandidatëve xhonturq. Gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare në Turqi, ndodh, siç dihet, një ngjarje e madhe, e cila shqetësoi jo vetëm perandorinë, por edhe tërë Evropën. Në fakt, në fillim të tetorit, 1908, Franc Jozef e nënshkroi dekretin e aneksimit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Kundër këtij akti të Austro-Hungarisë protestuan jo vetëm forcat progresive të Evropës dhe Gadishullit ballkanik, por edhe forcat progresive të Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare. Forcat e vetëdijshme të kësaj lëvizje e kuptuan rrezikun që i kanosej popullit shqiptar nga ana e Austro-Hungarisë si dhe nga ana e xhonturqve, të cilët nën parullën e paqes dhe mirëqenies në Perandori, gjetën shkas që të ndeshen me Lëvizjen Çlirimtare Shqiptare. Para se ta aneksojë Bosnjën dhe Hercegovinën, Austro-Hungaria urdhëroi ministrin e saj të Punëve të Jashtme, Erantal, të ndërmarrë hapa konkrete që Shqipëria të mbetet në kuadër të Perandorisë, kurse popullata e saj ta pranojë Lëvizjen xhonturke. Qëndrimi i këtillë politik i Austro-Hungarisë mund të interpretohet si mohim i plotë i Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare nga ana e diplomacisë së saj. Prandaj, aneksimi i Bosnjës dhe Hercegovinës nga ana e popullatës

N

Xhonturqit kundër pavarësisë së Shqipërisë

E gjithë barra e aktiviteteve zgjedhore në Shqipëri ra mbi klubet politike shqiptare, të cilat si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ndërmorën masa konkrete për t’u zgjedhur kandidatët e propozuar shqiptarë, të cilët i takonin Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare. Xhonturqit bënë çmos që Ismail Qemali dhe veprimtarët tjerë të njohur, të mos e fitojnë besimin, sepse këta angazhoheshin për çlirimin dhe autonominë e Shqipërisë

shqiptare u prit me protesta dhe mitingje të shumta, që u organizuan nga ana e përfaqësuesve të Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare. Kështu, gjatë një proteste të organizuar në qytetin e Vlorës nga ana e popullatës lokale, në të cilin u paraqit edhe Ismail Qemali, i cili në fjalimin e tij e aku-

Kampanja zgjedhore vazhdoi disa muaj, duke filluar prej gushtit e deri në muajin dhjetor të vitit 1908. Ky aktivitet parazgjedhor në Shqipëri zhvillohej me konflikte permanente midis popullatës shqiptare dhe xhonturqve. Për shkak të lëvizjes reaksionare të xhonturqve, popullata katolike

shpirtngushtë xhonturqit i sfiduan edhe popujt tjerë, sidomos popullin shqiptar dhe atë maqedonas, të cilat dikur, derisa Stambolli dhe provincat tjera të Turqisë qenë të qeta, pat rol të madh në rrjedhat nëpër të cilat shkonte Revolucioni xhonturk. Këto lëvizje të gabuar të xhon-

Pozita e privilegjuar e xhonturqve që lëkundur edhe nga disa faktori të jashtëm imperial ist. Në të vërtetë, aneksimi i Bosnjës dhe Hercegovinës, konflikti i xhonturqve me shtet bal lkanike monarkiste, paraqitnin grusht të fuqishëm mbi rendin e tyre, të cilën reaksioni arrinte ta shfrytëzojë me dinakëri të madhe. Forcave reaksionare turke, gjendja e tillë u mundësoi që të mos hamendësohen shumë. Duke e shfrytëzuar përkrahjen e drejtpër drejtë të sulltanit, ata i bindën njësitë ushtarake që ishin të koncentruar në Stamboll t’ia fillojnë aksionit. Natën midis 13 dhe 14 prillit të vitit 1909, njësitë ushtarake e morën në duart e veta gjithë pushtetin politikoadministrativ. Ahmet Riza beu, lideri i njohur i Komiteti xhonturk “Bashkim dhe përparim”, i cili deri atëherë e kishte funksionin e kryetarit të Par lamentit turk, u shkarkua nga kjo pozitë. Përfaqësuesit më të shquar të Lëvizjes xhon turke, të cilët gjatë këtyre ngjarjeve u gjetën në Stamboll, të habitur nga ky kundërgrusht, i shpëtuan terrorit të reaksionit turk duke ikur në provincat tjera të Perandorisë. zoi politikën kanosëse të Austro-Hungarisë. Pas marrjes së pushtetit, xhonturqit investuan forca maksimale që përmes zgjedhjeve parlamentare t’i marrin pozitat më të larta shtetërore në Turqi. Të udhëhequr nga ky parim, ata, gjatë kohës së fushatës parazgjedhore, ashpër iu kundërvunë të gjithë atyre që ishin kundër ambicieve të tyre. Projekt-ligji, i cili ishte miratuar nga ana e Komitetit të “Bashkim dhe përparim” në shtator të viti 1908 lidhur me zgjedhjet parlamentare, tregoi se ndryshimet shoqërore-politike në Turqi ishin vetëm sipërfaqësor, sepse të drejtat dhe liritë e popujve të robëruar jo vetëm që ishin të kufizuara, por edhe të ndaluara. Një qëndrim i këtillë i xhonturqve gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare sidomos ishte i orientuar kundër popullatës joturke, që jetonte në Turqi. Popujt tjerë, si zgjedhës dhe deputetë, nuk kishin të drejtë të përfaqësonin ndonjë grup nacional të veçantë, por duhej të paraqiteshin si osmanlinj të besueshëm. Deputetët e zgjedhur duhej ta pranonin gjuhën turke. Një e drejtë e këtillë zgjedhore qartë tregoi se elementi mysliman, përkatësisht kombi turk, u vendos në një pozitë të privilegjuar.

shqiptare e Shkodrës nuk mori pjesë në zgjedhje. Rendi parlamentar që u vendos në Turqi nga ana e Lëvizjes xhonturke nuk tregoi kurrfarë disponimi për t’i zgjedhur problemet e shumta shoqërore - sociale të kombit, të cilët me shekuj u shtresuan. Prandaj, politika xhonturke në këtë kohë nuk hasi në mbështetje të madhe te masat, të cilët ndaj këtyre ndryshimeve u treguan indiferent. Shtresat e pasura dhe të privilegjuara të Turqisë haptazi e ndihmuan reaksionin turk, e cila, e udhëhequr nga ambiciet e fshehta të sulltan Abdyl Hamidit, morën qëndrim armiqësor ndaj të gjitha këtyre ndryshimeve. Baza sociale e Revolucionit xhonturk ishte ngushtuar dukshëm, prandaj ajo përkrahje të vetme pati nga inteligjencia. Me një politike të këtillë xhonturqit jo vetëm që i larguan masat e veta, por edhe popujt tjerë, me çka i dobësuan pozicionet e veta. E gjithë kjo qartë tregon se Revolucioni xhonturk nuk dispononte me ndonjë përvojë të veçantë revolucionare, kurse duke e zbatuar politikën e tyre të njohur nacionaliste, ajo publikisht filloi të bëjë kompromise me forcat reaksionare të vendit. Me politikën e tyre nacionaliste dhe

turqve u mundësuan forcave revolucionare të Turqisë, me të cilat udhëhiqte sulltani Abdyl Hamidi II dhe i cili e mbante pothuaj tërë pushtetin, të fillojnë me përgatitjet për kundërsulm. Kjo gjendje politike në Turqi mundësoi që forcat antikushtetuese të marrin hov të madh qysh në fillim të vitit 1909. Kështu, në radhët e Parlamentit turk u paraqit një opozitë e fortë kundër xhonturqve, të udhëhequr nga partia e njohur “Ahrar”. Përfaqësuesit e kësaj partie duhet t’i kërkojmë në radhët e reaksionit turk, të cilët me vetëdije shkonin kah ajo që sërish ta marrin pushtetin dhe kthimin në timonin e saj të sulltanit Abdyl Hamidi. Duke e pranuar parimin gënjeshtar të “opozitës liberale”, ahrarët, përmes programit të tyre që e publikuan, thanë se janë mbështesin decentralizimin e përgjithshëm të Turqisë dhe se janë të gatshëm ta respektojnë çështjen e autonomisë të të gjitha provincave, Politika e këtillë e ahrarëve u hodh në sipërfaqe me qëllim të tërheqjes në radhët e veta popujt tjerë të Turqisë. Ndoshta edhe këtu duhet ta kërkojmë arsyen që deputeti shqiptar Ismail Qemali e mori mbi vete rolin për t’i udhëhequr

ahrarët si parti opozitare në Parlamentin turk. Pozita e privilegjuar e xhonturqve që lëkundur edhe nga disa faktori të jashtëm imperialist. Në të vërtetë, aneksimi i Bosnjës dhe Hercegovinës, konflikti i xhonturqve me shtet ballkanike monarkiste, paraqitnin grusht të fuqishëm mbi rendin e tyre, të cilën reaksioni arrinte ta shfrytëzojë me dinakëri të madhe. Forcave reaksionare turke, gjendja e tillë u mundësoi që të mos hamendësohen shumë. Duke e shfrytëzuar përkrahjen e drejtpërdrejtë të sulltanit, ata i bindën njësitë ushtarake që ishin të koncentruar në Stamboll t’ia fillojnë aksionit. Natën midis 13 dhe 14 prillit të vitit 1909, njësitë ushtarake e morën në duart e veta gjithë pushtetin politiko-administrativ. Ahmet Riza beu, lideri i njohur i Komiteti xhonturk “Bashkim dhe përparim”, i cili deri atëherë e kishte funksionin e kryetarit të Parlamentit turk, u shkarkua nga kjo pozitë. Përfaqësuesit më të shquar të Lëvizjes xhonturke, të cilët gjatë këtyre ngjarjeve u gjetën në Stamboll, të habitur nga ky kundërgrusht, i shpëtuan terrorit të reaksionit turk duke ikur në provincat tjera të Perandorisë. Pas marrjes së pushtetit reaksioni turk u angazhua t’i shfrytëzojë aspiratat tjera çlirimtare të kombësisë turke, së bashkë me përfaqësuesit e tyre. Ata bënë përpjekje maksimale ta shfrytëzojnë për qëllime të veta deputetin shqiptar Ismail Qemali, udhëheqës i ahrarëve dhe diplomat i njohur, i cili mbante kontakte të përhershme me disa vende evropiane, duke u angazhuar për të fituar përkrahje për Lëvizjen Çlirimtare Shqiptare. Duke e vlerësuar aftësinë politike të këtij deputeti shqiptar, reaksioni turk, edhe pse në momentin e caktuar ia besoi pozitën – kryetar i Parlamentit turk, i cili mandat u pranua nga Ismail Qemali, veziri i madh Tefik Pasha e ftoi në audiencë Ismail Qemalin, duke ia besuar paraprakisht resorin e Ministrisë së Drejtësisë e pastaj edhe Ministrinë për Punë të Brendshme.

Ismail Qemali i refuzoi këto oferta, duke u shprehur se dëshiron të mbetet vetëm deputet në Parlamentin turk. Pasi u njoftua me qëndrimin e këtillë të Ismail Qemalit, në audiencë atë e ftoi edhe vet sulltan Hamidi II, i cili pas një bisede të gjatë i tha se është ithtar i bindur i rendit parlamentar, si shpëtim i vetëm i Turqisë. Kjo e dhënë tregon se Ismail Qemali, edhe përkundër faktit se i kishte ftuar veprimtarët e Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare në Shqipërinë Jugore t’u japin ndihmë xhonturqve, ai në fakt ishte kundërshtar i gjithë asaj që do ta mundësonte kthimin e sërishëm të regjimit të vjetër absolut të sulltanit. Popujt e robëruar në Turqi, sidomos ai shqiptar, edhe pse ishin të dëshpëruar nga politika e xhonturqve që e zbatuan gjatë një viti, kthesën në Stamboll e kuptuan si humbje të aspiratave të veta kombëtare. Prandaj, apelin xhonturk për shuarjen e kundërrevolucionit në Stamboll e pranuan si një obligim të pamohueshëm. Duke punuar në këtë drejtim, klubet politike shqiptare u rekomanduan anëtarësisë së tyre, Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare, të gjithë ushtarëve dhe oficerëve që shërbenin në armatën turke, t’i japin përkrahje aktive aksioneve xhonturke. Në radhët e korpusit të tretë ushtarak (i Selanikut), me të cilin komandonte Mahmud Shefqet Pasha kishte shumë ushtarë shqiptarë e maqedonas. Kuptohet se lëvizjet çlirimtare shqiptare dhe maqedonase përkrahjen e tyre e kushtëzuan jo vetëm me vendosjen e rendit parlamentar në Turqi, por edhe me nevojën e sigurimit të autonomisë së plotë dhe të drejtave tjera, për të cilat xhonturqit dhanë premtim publik. Mirëpo, pas arritjes së suksesit, Komiteti “Bashkim dhe përparim”, jo vetëm që filloi të zbatojë politikë krejt të kundërt nga ajo që kishte premtuar, por filloi të përgatitet për t’i likuiduar aspiratat çlirimtare të popujve të robëruar. (vijon)


S p e c ia le

16 jë zyrtar i sigurisë në Siri e quajti atë “Fushata e Urisë deri në Dorëzim”, bllokimi i ushqimeve dhe ilaçeve duke ndaluar hyrjen dhe daljen e njerëzve nga zonat e rrethuara të Sirisë. Forcat besnike ndaj Presidentit Bashar al-Asad kanë përdorur rrethimet e pjesshme për të shkulur forcat rebele nga zonat e banuara përgjatë luftës civile. Por një ashpërsim i bllokadave gjatë kohës së fundit nëpër zonat përreth kryeqytetit po shkakton vdekje nga uria, thonë mjekët dhe banorët e këtyre zonave. Në një pikë kontrolli të ushtarakëve që ndan Damaskun Qendror nën kontrollin e qeverisë nga qytezat suburbane të lindjes, më herët këtë muaj, një adoleshent i dobët me një biçikletë iu lut një ushtari të lejohej të dërgonte një çantë me pite, ushqimi bazë, për te lagjja lindore. Ushtari refuzoi, por djali vijoi të lutej, duke kërkuar të lejohej të dërgonte vetëm “një copë”. Ushtari më në fund bërtiti: “Po të them, asnjë thërrime bukë nuk lejohet këtu. Nuk i bëj unë rregullat. Janë ata më të mëdhenj se unë dhe ty që i bëjnë rregullat dhe ata po na vëzhgojnë tani. Pra, kthehu mbrapsht në shtëpi”. Ushtari dukshëm qe i trishtuar, filloi të ecë lart e poshtë në qetësi, pasi djaloshi iku. Incidenti ilustron se si bllokadat po përdoren si një armë në një luftë që nisi si protesta prodemokratike në verën e vitit 2011 që tashmë është një krizë humanitare me përmasa të jashtëzakonshme. Bllokadat përdoren më së shumti nga qeveria, por në një shkallë më të vogël edhe nga opozita e armatosur. Ushqimet dhe ilaçet, të cilat mund të përdoren nga pala kundërshtare, rrallë lejohen të hyjnë nëpër zonat e rrethuara dhe lëvizja e civilëve nga një zonë në tjetër është e kufizuar ashpër. Mbi një milion njerëz janë në kurth në zonat ku shpërndarja e ndihmave është ndaluar, thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha në një raport muajin e kaluar se gjysma e atyre njerëzve të bllokuar gjenden në zonat rurale të Damaskut dhe rreth 310 mijë të tjerë në zonat e Homsit në Sirinë Qendrore. Bllokada e Bajramit Në një pikë kontrolli në qendër të Damaskut, një zyrtar i sigurisë shtetërore, i njohur si Abu Haidar, u dëgjua të thotë “ne na pëlqen ta quajmë atë Fushata e Urisë deri në Nënshtrim”. Është një frazë e përdorur gjithnjë e më shumë nga mbështetësit e Asad në kryeqytet. Qeveria e Sirisë nuk ka komentuar mbi akuzat se po përdor urinë si një armë lufte. Ajo thotë se banorët janë “marrë peng” nga terroristët. Punëtorët e ndihmave thonë se atyre nuk u lejohet të shkojnë në zonat e rrethuara. Të dyja palët përdorin pika kontrolli për të shënjuar territorin dhe për të ndaluar lëvizjen e luftëtarëve armiq apo mbështetësve të kundërshtarit. Qytezat nën kontrollin e rebelëve në lindje, jug dhe perëndim të Damaskut janë nën rrethim të pjesshëm apo tërësor dhe Abu Haidar thotë se ushtria ka filluar të bllokojë qytezat e Kudsajas dhe Hameh, 15 minuta me makinë në veri nëpër vargmalet Kasiun. Banorët e këtyre dy qytezave thonë se më herët këtë muaj, në ditën e parë të Bajramit të Vogël, shumë u ndaluan të lëvizin për të

N

e hënë, 4 nëntor 2013

Siri, uria përdoret si taktikë lufte Forcat besnike ndaj Presidentit Bashar al-Asad kanë përdorur rrethimet e pjesshme për të shkulur forcat rebele nga zonat e banuara përgjatë luftës civile. Por një ashpërsim i bllokadave gjatë kohës së fundit nëpër zonat përreth kryeqytetit po shkakton vdekje nga uria, thonë mjekët dhe banorët e këtyre zonave

Ndërkombëtarët kanë shumë pak akses në zonat e goditura nga dhuna. Grupe të tilla si Shpëtoni Fëmijët (Save the Chil dren) paralajmërojnë për një krizë potenciale. Agjencia publikoi një raport muajin e kaluar duke thënë se në ato pjesë të Homsit, Alepos, Idlibit dhe Damaskut ka një rrethim të menduar qëllimisht për të shkaktuar uri. Në një lajm tjetër, Orga nizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se ka një epidemi poliomeliti mes fëmijëve të vegjël në Sirinë Verilindore, pa sojë e rënies së normave të vaksinimit për shkak të luftës.

“Ne në disa raste mbështjellim gjethe rrushi së bashku e i spërkasim me kripë e piper për t’i ngrënë duke pretenduar se është japrak, (Jabraa)”, thotë Zakaria duke iu referuar gatimit popullor sirian të gjetheve të rrushit të mbushura me oriz dhe mish të grirë qengji apo viçi. Civilët në zonat e rrethuara thonë se fermerët shënjestrohen ndërsa ata përpiqen të korrin fushat e veta. Ata thonë gjithashtu se bombardimet e qeverisë duket se qëllimisht u vënë flakën fushave të mbjella përreth Damaskut dhe Homsit. vizituar të afërmit e vet gjetkë. Shanset për të kaluar nëpër pikat e kontrollit varen nga karta e identitetit – punonjësit e sektorit publik dhe fëmijët e shkollave në disa raste lejohet të kalojnë. Prindërve u thuhet të kthehen mbrapsht. Disa njerëz lejohen të largohen më këmbë dhe banorët raportuan një eksod të vogël civilësh që patën frikë se bombardimi me artileri mund të pasojë rrethimin, siç ka ndodhur në zona të tjera që kontrollohen nga rebelët. Postblloku kryesor ndalon shumicën e makinave që të hyjnë apo dalin në dy qyteza, duke i detyruar njerëzit të dalin nga makinat e tyre dhe të ecin përgjatë rrugës për 20 minuta e të përdorin transportin publik në anën tjetër. Ushtarët kryejnë kontrolle trupore dhe të makinave për të parandaluar “kontrabandën” e bukës, qumështit të fëmijëve dhe ilaçeve drejt zonave të rrethuara – dhe burgosin shkelësit. Kontrollet krijojnë radhë të gjata, ndërsa

banorët përpiqen të kthehen në shtëpi, në disa raste duke i detyruar ata të presin për shumë orë. I gjithë trafiku ndalohet të hyjë në Hameh, një qytezë më së shumti myslimanësh suni ku shumë banorë mbështesin rebelimin. Ka pak më shumë lëvizje drejt Kudsajas, një zonë më e përzier nga pikëpamja fetare që është edhe shtëpia e dhjetëra mijëra sirianëve të shpërngulur nga zona të tjera të vendit. Nuk ka bukë Gjatë një vizite dyditore nga ky gazetar muajin e kaluar në qytezat e lindjes, banorët vendës duhej t’ia dilnin me çfarë kishin. Ata mblidhnin fruta dhe zarzavate nga pak kopshte që ende mund t’i arrinin pa rrezikuar të goditeshin nga snajperët e qeverisë apo bombardimet. Ata që kishin para paguanin trafikantët për të sjellë thasë me miell, ilaçe apo ushqime të tjera. Por askund në qytet buka pite nuk qe e disponueshme.

Mjekët vendëse thanë se rregullisht vizitojnë pacientë me sëmundje të shkaktuara nga uji i ndotur dhe se bombardimet ajrore kanë dëmtuar infrastrukturën duke ndotur ujin e pijshëm me ujërat e zeza. Mjekët thanë se po shihnin simptoma të kequshqimit të tilla si dehidratimi, humbja masive e peshës, diarre dhe stomakë të fryrë. Ndërkombëtarët kanë shumë pak akses në zonat e goditura nga dhuna. Grupe të tilla si Shpëtoni Fëmijët (Save the Children) paralajmërojnë për një krizë potenciale. Agjencia publikoi një raport muajin e kaluar duke thënë se në ato pjesë të Homsit, Alepos, Idlibit dhe Damaskut ka një rrethim të menduar qëllimisht për të shkaktuar uri. Në një lajm tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se ka një epidemi poliomeliti mes fëmijëve të vegjël në Sirinë Verilindore, pasojë e rënies së normave të vaksinimit për shkak të luftës. Situata është akute

për njerëzit që jetojnë në Mouadamija, në periferinë jugperëndimore të Damaskut, e cila ka qenë nën rrethim për një vit dhe ka vuajtur nga goditjet me armë kimike e nga bombardimi i vazhdueshëm. Ndryshe nga Ghouta Lindore, e cila gjithashtu është goditur me armë kimike, por herë pas here ka qenë e aksesueshme, Mouadamija është e rrethuar tërësisht nga ushtria. Opozita thotë se 12 mijë njerëz përballen me urinë dhe vdekjen në Mouadamija. Rreth 90 për qind e lagjes është shkatërruar dhe aty mbeten shumë pak mjekë. Këtë muaj, sipas banorëve që jetojnë atje dhe që u arritën me Skype, bombardimet ajrore të qeverisë goditën një nga dy tubat që sjellin ujë të pijshëm, duke kontaminuar më tej furnizimin me ujë të zonës. Banorët thonë se trafikantët qenë në gjendje të hidhnin thasë me qumësht fëmijësh dhe ilaçesh nga makinat në lëvizje në qytet ndërsa udhëtonin përgjatë një rruge aty pranë. Por në korrik, rruga u bë një vijë aktive fronti mes ushtrisë dhe rebelëve. “Askush nuk mund të sjellë asgjë më këtu”, tha banori dhe aktivisti Kusai Zakaria. Ai tha se shumë trafikantë përgjatë rrugës janë vrarë nga snajperët e qeverisë. “Tashmë vetëm predhat dhe

plumbat hyjnë në Mouadamija dhe vetëm shpirtrat e të vdekurve mund të dalin”. Duke vdekur urie Prej muajsh, presioni ndërkombëtar është rritur mbi autoritetet e Sirisë për të hapur korridore humanitare për të shpërndarë ndihma te civilët e rrethuar. Sipas ligjit ndërkombëtar, rrethimi nuk ndalohet në mënyrë specifike. Gjithsesi, shkaktimi i qëllimtë i urisë në një konflikt konsiderohet gjerësisht si një krim lufte dhe ligji i konflikteve të armatosura u kërkon të gjitha palëve të lejojnë hyrje të lirë të ndihmave humanitare për civilët në nevojë. Megjithëse Siria nuk është palë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale – e cila mund të përndjekë krimet e luftës – Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara ka fuqinë të kryejë kallëzime. Tri rezoluta të Këshillit të Sigurisë që synonin të dënonin Asadin janë bllokuar, ndërkohë nga vetot e anëtarit të përhershëm Rusia, një nga aleatët më të rëndësishëm të Asad dhe Kinës, duke e bërë kallëzimin të pagjasë të ndodhë. Më herët këtë muaj, 3 mijë gra dhe fëmijë janë evakuuar nga Mouadamija, thanë Kombet e Bashkuara. Por vuajtjet dhe uria e tyre mund të vijojë, sepse shumë u përpoqën të strehohen në një shkollë të braktisur në periferi të Kudsajas, ku rrethimi po fillon. Javën e kaluar, 1800 banorë u evakuuan nga qyteza, një burim nga Ministria e Çështjeve Sociale tha. Media shtetërore raportoi se ata qenë qëlluar nga “terroristët”. Uria është bërë kaq e gjithëpërhapur sa banorët vendës thonë se po hanë gjethe dhe bar. Fatima, e cila iku nga Mouadamija pak para se të fillonte rrethimi vitin e kaluar bashkë me bashkëshortin e saj dhe pesë fëmijët për t’u vendosur në qendër të Damaskut, tha se një nga të afërmit e saj vdiq në Mouadamija në gusht nga uria. Ai qe vetëm tre vjeç. Mjekët vendës i dërguan Reuters video që tregojnë gjashtë raste vdekjeje nga kequshqimi. Shumica e viktimave qenë fëmijë. Aktivisti Zakaria tha se vetëm këtë muaj, ai di për 11 gra dhe fëmijë që vdiqën nga uria, përfshirë 7-vjeçaren Dua al Sheikh, e cila qe vajza e vetme e prindërve të saj. Ai tha se pas shumë muajsh që kanë konsumuar orizin, elbin dhe miellin bullgur që kishin rezervë, familjet tashmë nuk kanë asgjë tjetër veç ullinjve dhe vajit të ullirit për tri vakte në ditë. “Ne në disa raste mbështjellim gjethe rrushi së bashku e i spërkasim me kripë e piper për t’i ngrënë duke pretenduar se është japrak, (Jabraa)”, thotë Zakaria duke iu referuar gatimit popullor sirian të gjetheve të rrushit të mbushura me oriz dhe mish të grirë qengji apo viçi. Civilët në zonat e rrethuara thonë se fermerët shënjestrohen ndërsa ata përpiqen të korrin fushat e veta. Ata thonë gjithashtu se bombardimet e qeverisë duket se qëllimisht u vënë flakën fushave të mbjella përreth Damaskut dhe Homsit. Në Mouadamija, njerëzit po mbjellin ç’të munden në parcela të vogla toke mes ndërtesave në mënyrë që të shmangin fushat e hapura. Dhe Zakaria thotë “ne përdorin bar në disa raste si sallatë, me ullinj dhe vaj ulliri”.


e hënë, 4 nëntor 2013

ërplasja e makinës që vrau pesë njerëz dhe plagosi 38 të tjerë në sheshin Tiananmen në Pekin të hënën ndodhi në një kohë të ndjeshme politike dhe në vendin më të ndjeshëm politikisht në Kinë. Aksidenti ndodhi vetëm disa javë përpara se Partia Komuniste në pushtet të mbante një takim të gjerë për të zbuluar projektin e saj për reformat e reja. Takimi, i quajtur zyrtarisht si plenumi i tretë e kongresit të 18 të partisë, shënon gjithashtu fillimin e kohës për Presidentin Xi Jinping, i cili e mori fuqinë në fund të vitit të shkuar dhe që tani do të jetë në kontroll të plotë të vendit më të populluar të botës. Pavarësisht nëse përplasja e makinës është një aksident ose një sulm vetëvrasës nga separatistët Uighur prej rajonit të Xinjiang, fakti që ka ndodhur në sheshin Tiananmen e ka kthyer atë në mënyrë të pashmangshme në një histori politike. Kjo për shkak të natyrës veçanërisht politike të sheshit. Sheshi është në të vërtetë një nga të vetmit në llojin e tij në botë. Fjala Tiananmen ka kuptimin e portës së paqes qiellore. Megjithatë, ai është gjithçka, përveçse paqe qiellore. Sheshi ishte një shesh lodrash për Qytetin e Ndaluar, i cili ishte pallati perandorak kinez për më se 500 vjet, përpara se perandori i fundit të dëbohej gjatë revolucionit të vitit 1911 të drejtuar prej dr Sun Yat-sen. Sheshi Tiananmen ka qenë dëshmitar i çdo ngjarjeje të rëndësishme në historinë e Republikës Popullore. Ai është përdorur si një vendtakim politik qysh atëherë. Por vetëm nga viti 1949, kur Partia Komuniste erdhi në pushtet në fund të luftës së përgjakshme civile, sheshi mori domethënien e vërtetë politike. Në 1 tetor të 1949-s, Kryetari Mao, duke qëndruar në tribunë përballë hyrjes kryesore të Qytetit të Ndaluar, deklaroi me krenari themelimin e Republikës Popullore për njerëzit e ngazëllyer të audiencës. Për shumë njerëz të asaj kohe që ëndërruan për një Kinë të re, sheshi Tiananmen ishte një Mekë, vendi më i shenjtë në planet. Sheshi u zmadhua konsiderueshëm disa herë gjatë dekadës së parë të qeverisjes së Partisë Komuniste, derisa arriti madhësinë e sotme 440.000 metra katrorë dhe kapacitetin e nxënies së 600.000 njerëzve njëkohësisht. Atje nuk ka stola për t’u ulur, pemë ose stehëza kundër diellit apo shiut, sepse nuk mendohet të jetë një vend ku njerëzit mund të qetësohen dhe të miqësohen. Partia Komuniste e ripro-

P

S p e c ia le

17

Sheshi i minuar i politikanëve kinezë Takimi, i quajtur zyrtarisht si plenumi i tretë e kongresit të 18 të partisë, shënon gjithashtu fillimin e kohës për Presidentin Xi Jinping, i cili e mori fuqinë në fund të vitit të shkuar dhe që tani do të jetë në kontroll të plotë të vendit më të populluar të botës

Sheshi Tiananmen ka qenë dëshmitar i çdo ngjarjeje të rëndësishme në historinë e Re publikës Popullore. Ai është përdorur si një vendtakim politik qysh atëherë. Por vetëm nga viti 1949, kur Partia Komuniste erdhi në pushtet në fund të luftës së përgjakshme civile, sheshi mori domethënien e vërtetë politike. Në 1 tetor të 1949s, Kryetari Mao, duke qën druar në tribunë përballë hyrjes kryesore të Qytetit të Ndaluar, deklaroi me krenari theme limin e Republikës Popullore për njerëzit e ngazëllyer të audiencës.

jektoi sheshin për një qëllim të vetëm, t’i shërbente politikës në shkallë të madhe. Nëse do të ekzistonte një kamera që do të regjistronte vazhdimisht çfarë ka ndodhur në shesh që prej vitit 1949, atëherë do të kuptohej se çdo kthesë e rëndësishme historie ka ndodhur ose është ndier atje. Sheshi Tiananmen është bërë botërisht i njohur gjatë një ngjarjeje të vetme në vitin 1989. Në janar të atij viti, qeveria kineze dërgoi ushtarë dhe tanke për të shtypur lëvizjen studentore pro demokratike. Gjithçka përfundoi me shumë të vrarë dhe të plagosur. Sheshi Tiananmen ka qenë një vend i hapur, ku mund të hyje lirisht nga të gjitha anët. Në mbrëmjet e nxehta dhe të lagështa, banorët e Pekinit vinin dhe uleshin në shesh për t’u freskuar. Shumë njerëz ngrinin balona atje si një hobi tepër i përhapur te vendasit. Por tani sheshi është kthyer në diçka të ngjashme me një fortesë. Kulla hekuri janë ngritur

Për shumë njerëz të asaj kohe që ëndërruan për një Kinë të re, sheshi Tiananmen ishte një Mekë, vendi më i shenjtë në planet. Sheshi u zmadhua konsiderueshëm disa herë gjatë dekadës së parë të qeverisjes së Partisë Komuniste, derisa arriti madhës inë e sotme 440.000 metra katrorë dhe kapacitetin e nxënies së 600.000 njerëzve njëkohësisht. Atje nuk ka stola për t’u ulur, pemë ose stehëza kundër diellit apo shiut, sepse nuk mendohet të jetë një vend ku njerëzit mund të qetësohen dhe të miqë sohen. Partia Komuniste e riprojektoi sheshin për një qëllim të vetëm, t’i shërbente politikës në shkallë të madhe.

rreth tij dhe leja e hyrjes është kufizuar nga të katër qoshet. Kontrolle sigurie operojnë për të ndaluar hyrjen e çdo njeriu që mund të sjellë telashe. Në shesh janë instaluar gjithashtu kamera për të monitoruar mjedisin si autoritetet, ashtu edhe policia. Sheshi Tiananmen ka marrë një rol që nuk ishte as parashikuar dhe as dëshiruar prej Partisë Komuniste. Ai është bërë një vend për njerëzit që duan të bëjnë të dukshme ankesat e tyre. Aktivistët e të drejtave dhe kundërshtarët e regjimit e kanë përdorur sheshin për të sfiduar haptazi partinë. Në një kohë kur Partia Komuniste po përballet me kriza në rritje mbi ligjshmërinë e qeverisjes së saj, ajo është fiksuar pas stabilitetit social. Partia ka frikë se çdo protestë ose demonstratë në sheshin Tiananmen do të shfaqet si shenjë e dobësisë së saj. Për këtë arsye, komunistët në krye të Kinës janë të gatshëm të përdorin çdo mjet për të ndaluar protestat në shesh, përpara se ato të dalin jashtë kontrollit. Nuk është akoma e sigurt se cili ishte shkaku i përplasjes së të hënës, por një gjë dihet me siguri, kjo do të bëjë që forcat ta sigurojnë akoma më shumë vendin.


K u lt u r ë

18 Pas një pelegrinazhi të gjatë në Stamboll, Jason Goodwin, është kthyer në Sussex. Teksa shirat nuk pushojnë mbi Londër, ai sjell ndër mend bizantin, dritat, ngjyrat dhe gjithë atmosferën e mrekullueshme të Lindjes. Jashimin, personazhin përmes së cilit na bën të zbulojmë Stambollin e viteve 1830, e ka lënë diku në një kënd të bibliotekës, për t’u rikthyer sërish pas disa viteve. Pas librave letrarë, ish-studenti i historisë bizantine në Kembrixh dhe i biri i një prej shkrimtarëve më të njohur anglezë, John Michell, ka vendosur t’u kthehet librave historikë. Jason nuk mund të ndahet dot prej historisë. Vizitorët e rregullt të saj, e dinë se historia nuk mund të jetë thjesht një takim, por një bashkëjetesë e gjatë, gati-gati e pandalshme për këdo që do ta takojë. Kërkimet e tij historike do të shtrihen sërish në Stamboll, mbi arkitekturën e institucioneve fetare në këtë qytet dhe rilindjen. Vite më parë, teksa pinte çaj me turq të vjetër, ai do të mahnitej nga historia e disa njerëzve që kishin pasur ambicie të mëdha në Perandorinë Otomane. Ata ishin shqiptarët, historitë e të cilëve ai do t’i dëgjonte në çdo tavolinë ku ulej në Stambollin e sotëm, apo në dokumentet e kohës. Kur shkroi Pemën e jeniçerëve romanin që shtëpia botuese “Saras” ka sjellë në shqip, ai kishte në mendje pikërisht ata. Pjesa më e madhe e aparatit shtetëror në Turqi, nga mesi i shekullit të XIX kontrollohej nga shqiptarët. Ata kishin depërtuar në Perandorinë Otomane si shtetarë apo ushtarakë. Për shembull: sistemi i ujësjellësit në Stamboll ishte monopol i shqiptarëve, në ato vite. Më poshtë, Jason Goodwin, vjen në një intervistë për gazetën “Shqip”, duke na zbuluar detaje nga të pathëna nga historia… Historia vazhdon të jetë një botëgrishëse për shumë shkrimtarë. Çfarë synonit të gjenit në të, kur u ndalët në Stambollin e shekullit XIX? Në njëfarë mënyre, një roman historik hap shtigje drejt së kaluarës ku historitë e zakonshme nuk arrijnë dot të shkelin: romani mund të jetë vepër e imagjinatës, por edhe i vërtetë. Në librin Pema e Jeniçerëve, për shembull, unë munda të transmetoj diçka për kulturën dhe rëndësinë e jeniçerëve (të cilët shpesh ishin shqiptarë), gjë e cila zakonisht nuk thuhet në librat e historisë. Sigurisht që ata u bënë një problem dhe më në fund u mposhtën dhe historia priret të favorizojë fitimtarët. Por ata në vetvete kishin edhe diçka prej një fisnikërie të egër dhe bashkë me ta vdiq edhe diçka shumë thelbësore për idealin osman. Unë zgjodha të shkruaj për vitet 1830 në Stamboll, sepse është një periudhë e pasur me drama, e ndarë ndërmjet reformatorëve, të cilët kërkonin ndryshim dhe tradicionalistëve që donin kthim në të shkuarën. Është një qytet i ndarë mes Lindjes dhe Perëndimit, Europës dhe Azisë, Detit të Zi dhe Mesdheut. Ky qytet më ka magjepsur gjithnjë, mbase qëkur lexova poezitë e William Butler Yeats, kur isha fëmijë. Unë kam studiuar histori bizantine në Cambridge. Para pesëmbëdhjetë vjetësh mora rrugën – bashkë me vajzën që tani është gruaja ime – nga Balltiku në Bosfor, nga Polonia deri në Stamboll. M’u deshën pesë muaj. Në kohën kur arritëm në Krakovë dhe kuptohet para se të hynim në Transilvani, jehona historike, kulturore kishte ndryshuar disi – në vend të Gjermanisë dhe Rusisë, ne po fillonim

e hënë, 4 nëntor 2013

Godwin: Ali Pasha, mizor dhe i pandalshëm si Stalini “Ishte i suksesshëm dhe despot i pamëshirshëm, i cili veproi në një shkallë të gjerë europiane: nuk është për t’u çuditur që më në fund osmanëve nuk u mbetej veçse ta shkatërronin. Unë e kuptoj që ata nuk guxonin t’i dilnin përballë, por e qëlluan përmes dërrasave të dyshemesë të shtëpisë së tij dhe kokën ia çuan në Stamboll. I hirshëm, magjepsës, mizor dhe i pandalshëm si Stalini”, thotë ai të ndienim ndikimin e Stambollit dhe të osmanëve. Ky ndikim ishte në ushqim, arkitekturë, muzikë – madje edhe në mendjet e njerëzve. Pas kësaj, Stambolli më pushtoi të tërin. Fillova të bëja kërkime për një histori të osmanëve, e cila u botua disa vite më parë: “Zotët e Horizonteve”. Mua më tërhoqi Stambolli i viteve 1830, sepse është një periudhë shumë interesante në historinë e atij qyteti të jashtëzakonshëm, një kohë vërshimesh, ndryshimesh dhe idesh të reja, kur osmanët ndërmorën një eksperiment rrënjësor, por të pasuksesshëm për të rinegociuar marrëdhëniet me nënshtetasit e tyre dhe me botën mbarë. Kështu që Stambolli në vitet 1830 ndien njëherësh joshjen nga modernizmi dhe tërheqjen nga tradita. Por mbi të gjitha, Stambolli ishte një port i madh dhe pikëtakimi ndërmjet Europës dhe Azisë. Nuk ishte thjesht një qytet turk: ishte qytet grek, hebre, armen, një kryeqytet botëror që po fillonte të krijonte edhe një popullsi të madhe me të huaj. Ishin gjithë ato tensione dhe konflikte – dhe është vendi i përkryer ku mund të gjesh një kufomë… Pak javë më parë në Stamboll, u gjenda duke pirë çaj me disa policë turq të sjellshëm. Ishin të trishtua,r sepse nuk ishte bërë kurrë ndonjë film me temë periudhën osmane; mendoj se kishin

KUSH JANË ROMANCIERËT TUAJ TË PARAPËLQYER, SHKRIMTARËT QË JU KANË FRYMËZUAR? A KA MES TYRE SHKRIMTARË QË SHKRUAJNË MBI KRIME…? Shkrimtarët që admiroj janë të shumtë: Anne Tyler, Rose Tremain, Italo Calvino, Umberto Eco dhe George MacDonald Fraser, i cili shkruan librat Flashman! Agjenti i Fshehtë nga Graham Green është një nga librat thriller më të mirë që janë shkruar ndonjëherë. Edhe pse mund të tingëllojë e pazakontë, unë e konsideroj shkrimtaren Beatrix Potter si një nga rrëfimtaret më të mira; këtë gjë e them dymbëdhjetë vjet pasi merrem me këtë punë. Ende marr dhe lexoj librat e saj me kënaqësi. Ende mund të marr dhe lexoj librat e saj me kënaqësi –për të disatën herë – ndonjë fëmije të vogël në shtrat. Që atëherë kam kup tuar që shumë nga situatat në librin Pema e Jeniçerëve janë frymëzuar nga libri Rrëfenja e Z. Tod. Për sapo flasim, në përgjithësi adhuroj edhe shkrimtarët e shekullit XIX dhe zbu limi im më i lumtur i kohëve të fundit ka qenë autori Edmond de Amicis, libri i të cilit mbi Kostandinopojën është përkthyer në anglisht për herë të parë. Është një vepër mjeshtërore e epokës viktoriane, – ku është përfshirë gjithçka – dhe me sa duket ai të drejtë. Fundja, osmanët janë ekzotikë, të huaj apo sido që të jenë – por historia e tyre është edhe jona. Dhe kuptohet që në letërsi është çuditërisht e paeksploruar. Por, ju vendosët të tregonit gjithë atë çfarë patë, apo përjetuat në rrëfimet për të shkuarën, përmes një personazhi, detektiv Jashimit. Çfarë përfaqëson ky personazh për ju? A përcjell ai ndonjë mesazh për botën e sotme? Unë fillova të shkruaj një histori magjepsëse sipas atyre të historikut Dan Brown – por më në fund, ne shkruajmë historitë që na interesojnë. Shpresoj që libri të jetë plot me befasi, të papritura dhe mendoj se ashtu është–deri më tani është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, por nuk ngjason shumë me romanin e Dan Brown-it. Në retrospektivë mendoj që Jashimi si personazh funksionon, sepse mishëron dhemb-

shurinë që ndiejmë për njerëz të tjerë si ne, sado të paarsyeshëm apo të paqartë që mund të duken. Ai ka vuajtur, por nuk bie pre e zemërimit apo keqardhjes dhe brengës: përkundrazi, ai përpiqet të kuptojë dhe madje të falë. Është detektiv, apo hetues, sepse dëshiron të bëjë gjërat e duhura. Duke iu referuar jetës suaj, asaj çfarë ju keni bërë publike. Kur jeni në Britani, ju pëlqen ta kaloni kohën në familje, dhe të shkruani, pra nuk jeni një tip eunuku: si ju erdhi ideja për të shkruar një roman me këtë temë? Epo, doja të krijoja një personazh me një pikëpamje pak ndryshe nga shoqëria –dikë që të mos i përkiste plotësisht botës ku gjendej. Mendoni për detektivët e mëdhenj në letërsi – Marlou i autorit Chandler, Sherlok Holms, apo madje edhe Herkul Puaro (personazh i krijuar nga

Agata Kristi) – ata janë kryekëput njerëz të vetmuar, të shkëputur nga bota së cilës i studiojnë moralin dhe motivet. Dhe një eunuk është shembulli më i skajshëm! Eunukët zënë një vend të konsiderueshëm në historinë botërore, veçanërisht në lindje. Ata mund të përshkruheshin si “shërbëtorë të përkryer”, sepse vetë nuk mund të kishin ambicie për të pasur dinasti. Vetëm në Europën Perëndimore shtetet e epokës së Mesjetës u besuan priftërinjve beqarë dhe murgjve. Jashimi, eunuku im hetues, është mjaft i përkushtuar në shërbimin ndaj njerëzve. Por, ka edhe një arsye praktike, se përse një eunuk do të bëhej një detektiv i mirë në shoqërinë osmane: sepse ai mund të shkojë kudo. Mund të shkojë madje edhe pas vellos dhe të vizitojë gratë në harem. Është pothuajse i padukshëm.

Te Pema e jeniçerëve ju flisni për shqiptarët. Duke iu referuar kërkimeve që ju keni pasur në Turqi, për shkrimin e këtij romani, çfarë kemi mësuar më tepër për shqiptarët në Stambollin e atyre viteve. Si ka qenë raporti mes shqiptarëve dhe osmanëve? Jam magjepsur krejtësisht nga marrëdhënia ndërmjet shqiptarëve dhe Perandorisë Osmane, gjë e cila ishte e gjatë dhe komplekse duke dhënë frutat e saj për të dyja palët. Aty nga shekulli XIX, pjesa më e madhe e aparatit shtetëror osman, në fakt kontrollohej nga shqiptarët dhe duket qartë që ata kanë pasur ambicie të mëdha në historinë dhe kulturën osmane! Qëndresa ishte e ashpër, por më në fund shqiptarët depërtuan në Perandori si shtetarë apo ushtarakë. Për shembull: sistemi i ujësjellësit në Stamboll ishte monopol i shqiptarëve–që është edhe temë e librit tim tjetër që titullohet Guri i Gjarprit. Pastaj është edhe Mehmet Ali Pasha, i cili zaptoi Egjiptin dhe e bëri pronë të familjes. Në vitin 1999 unë udhëtova mes përmes Shqipërisë, nga Saranda në Durrës dhe nga Durrësi në Tiranë, prej ku shkova drejt kufirit me Maqedoninë në Ohër. Kam vizituar Butrintin dhe Gjirokastrën dhe kam parë Syrin e Kaltër. Udhërrëfyesi im ishte një njeri i mrekullueshëm nga Saranda, i cili më gjeti një shofer dhe një Mercedes të vjetër- dhe me shumë fisnikëri më dha edhe besën, ndërkohë që udhëtonim bashkë. Ky ishte një nga udhëtimet e mia më mbresëlënëse dhe më emocionuese në gjithë jetën time. Shqipëria m’u duk një nga vendet më të bukura që kisha parë ndonjëherë. Ushqimi ishte i shijshëm dhe njerëzit që takova ishin jashtëzakonisht miqësorë dhe të duruar me një të huaj. Më mahnitën kodrat e bukura me tarraca në jug me pemët frutore dhe arkitektura tradicionale e qyteteve të vjetra. Në fakt, unë po kërkoja gjurmë të rrugës së vjetër Egnatia, e cila lidhte Romën me Stambollin dhe në lindje të Tiranës gjetëm një rrip të kësaj rrugë tek e cila shkuam pasi kaluam përmes një ure me litarë. Atje gjetëm udhën e vjetër romake me gurë gjigandë kalldrëmi, e cila kalonte përmes kodrave dhe mes përmes rrugës ecte një grua duke endur lesh në një shkop: m’u duk sikur m’u shfaq një pamje jashtë kësaj kohe. Më la vërtet mbresa aftësia e shqiptarëve për të mbijetuar, për t’ia dalë mbanë dhe madje për të jetuar mirë. Miku im më tregoi që tarracat ishin ndërtuar gjatë viteve 1960 dhe 1970, sipas udhëzimeve kineze: çdo fundjavë, – më thoshte ai, -të rinjtë e qytetit i dërgonin nëpër kodra për të punuar. Unë i thashë që duhej të kishte qenë një shtrëngesë/detyrim i tmerrshëm dhe ai qeshi. Aspak – djemtë dhe vajzat hanin dhe çlodheshin nën dritën e yjeve, ndoshta i binin kitarës ose bënin dashuri… Dhe më kujtohet një urë e vogël, poshtë kalasë së Skënderbeut në

Krujë, e cila ishte ndërtuar duke përdorur anët dhe baza e një makine të vjetër. Çfarë mendjemprehtësie! Ndërkohë që Tirana me kafenetë e saj ishte një qytet disi më shik. Sigurisht që fillimisht ia nisa duke lexuar Edit Durhamin, e cila e donte Shqipërinë, bashkë me gjakmarrjet e saj dhe rregullat e zakonet klanore. Që prej atëherë kam lexuar shumë për këtë vend. Ka ndonjë histori në lidhje me shqiptarët të cilën do të donit ta veçonit? Ka me qindra gjëra që më buisin në mendje, por më pëlqen historia që cigaren e parë e drodhën me dorë topçinjtë shqiptarë në Misilongi, gjatë Luftës për Pavarësinë e Greqisë, pasi u ishin thyer llullat. Ju e quani një prej figurave të njohura të historisë sonë Ali Pashë Tepelenën një dhelpër në libër… Çfarë dini për këtë personazh, dhe cilat kanë qenë raportet e tij më Perandorinë Otomane? Ali Pasha është një nga njerëzit me të cilët do të më kishte pëlqyer të haja darkë, me kusht që në tryezë të mos ishte e ëma (unë mendoj që ajo ishte edhe më e frikshme). Ai njihej gjithandej, por është i famshëm edhe në Angli për shkak të takimit të tij me Lord Bajronin. Ishte i suksesshëm dhe despot i pamëshirshëm, i cili veproi në një shkallë të gjerë europiane: nuk është për t’u çuditur që më në fund osmanëve nuk u mbetej veçse ta shkatërronin. Unë e kuptoj që ata nuk guxonin t’i dilnin përballë, por e qëlluan përmes dërrasave të dyshemesë të shtëpisë së tij dhe kokën ia çuan në Stamboll. I hirshëm, magjepsës, mizor dhe i pandalshëm si Stalini. Çfarë dini tjetër për historinë e Shqipërisë. Keni lexuar autorë shqiptarë? Pak. As mjaftueshëm mund të them. Përveç Kadaresë, është e vështirë të gjesh shumë vepra të përkthyera. Në anglisht ne nuk përkthejmë shumë libra nga gjuhë të tjera, megjithëse mendoj që po fillon të ndryshojë. Të shkruarit në gjuhën angleze përfaqëson një botë të gjerë, nga Afrika në India, nga Mbretëria e Bashkuar në SHBA, Kanada, Australi… Skënderbeu? Natyrisht që e di se kush është Skënderbeu – jetën e tij e kam studiuar për historinë time mbi osmanët, – Zotat e Horizonteve, – duke përfshirë edhe marrëdhënien e tij komplekse me osmanët. Madje kam vizituar edhe fortesën e tij në Krujë! Pema e jeniçerëve është edhe historia e një burri i cili nuk mund t’i dojë gratë fizikisht, por prapëseprapë i dashuron: a është kjo e mundur? Historia thotë se Zoti donte që gjithçka që kishte krijuar ta adhuronte dhe lëvdonte, secili me zërin e vet; gjë që shpjegon edhe pse njerëzit në botë janë kaq të ndryshëm. Po kështu burrat dhe gratë. Së bashku ata duhet të plotësonin njëri-tjetrin, si zërat në një kor. Ky është dhe ideali. Në përgjithësi të mësosh të duash atë që është ndryshe, është thelbi i dashurisë –tolerance është dashuri në formën e saj më të dobët. Është e rëndësishme të kuptojmë se sa të lëndueshëm mund të jenë të tjerët. Burrat dhe gratë janë veçanërisht të prekshëm nga njëritjetri; për të kapërcyer këtë gjë, atyre u duhet të zbulojnë besimin. Seksi është njëri nga aspektet e tij, por vetëm njëri. Jashimi i do edhe burrat. Unë vetë u rrita i rrethuar nga gra dhe ato mbeten ende një mister magjepsës edhe sot e kësaj dite.(a.b.)


Shëndetësi

e hënë, 4 nëntor 2013

Në rënie numri i të vdekurve nga kanceri i prostatës

Përqindja e meshkujve që vdesin nga kanceri i prostatës është zvogëluar për një të pestat në 20 vitet e fundit, falë përmirësimit të mjekimit dhe trajtimeve. Sipas të dhënave më të reja, sot në 100.000 të sëmurë nga kjo sëmundje vdesin 24 pacientë, për dallim nga vitet e nëntëdhjeta kur kishte 30 raste vdekjeje në 100.000 të sëmurë. Ekspertët thonë se përparimi është bërë falë ekzistimit të barnave, si edhe falë përparimit të kirurgjisë dhe radioterapisë (terapisë rrezatuese). Megjithatë, shumë ekspertë thonë se ky nuk është përparim i mjaftueshëm dhe se shkalla e vdekshmërisë është akoma shumë e lartë. Ndryshe, kanceri i prostatës vazhdon të jetë forma më e shpeshtë e kancerit te meshkujt. Për më shumë, edhe pse është zvogëluar numri i rasteve që përfundojnë me fatalitet, numri i përgjithshëm i të sëmurëve është rritur. Në 40 vitet e fundit, numri i të sëmurëve është trefishuar. Kjo nuk do të thotë se ka ardhur deri te rritja e përnjëhershme e të sëmurëve me kancer të prostatës, por ka të bëjë me faktin se njerëzit testohen më shpesh, prandaj numri i të diagnostikuarve është më i madh. /Mjeku.Net/

Interneti rrit shanset e depresionit mendor. Ekipi ka studiuar se si një grup prej 1319 njerëzve të moshës 16-51 përdorin internetin, dhe rezultatet janë krahasuar me nivelin e simptomave të depresionit. Ata gjetën se 1.2 për qind e pjesëmarrësve të sondazhit, kryesisht të rinj, janë në varësi të internetit dhe se këta përdorues janë të me shenja shumë të rënda të depresionit. "Hulumtimi ynë tregon se

Hulumtimet sugjerojnë se njerëzit të cilët kalojnë shumë kohë në internet kanë një shans më të lartë të zhvillimit të depresionit. Psikologët e universitetit në qytetin anglez të Leeds kanë zbuluar se njerëzit të cilët kalojnë shumë kohë në faqet e rrjeteve sociale apo faqet e "chatit" në fakt shpenzojnë më pak kohë në ndërveprimet aktuale sociale, të cilat mund të kenë efekte të dëmshme për shëndetin e tyre

reklama

përdorimi i tepruar i internetit është i lidhur me depresionin, por ne nuk dimë se çfarë e shfaqë atë - nëse ajo tërheq apo interneti është shkaku i depresionit", shpjegoi studiusi Dr Morrison. Simptomet e depresionit ndryshojnë nga personi në person, por përfshijnë probleme me gjumin, letargji, dëshpërimi, humbja e oreksit, nervozizë dhe probleme me koncentrim.

Diabeti tek të moshuarit, si ta menaxhoni Çokollata i Organizmi ynë e shndërron në glukozë ushqimin që ne e hamë. Insulina ndihmon që glukoza të futet në qeliza ku mund të përdoren për të prodhuar energji. Nëse ju keni diabet, trupi juaj mund të mos krijojë sasi të mjaftueshme të insulinës, mund të mos e përdorë insulinën si duhet, ose të dyja. Kjo mund të bëjë që glukoza të mblidhet në sasi të mëdha në gjak. Mjeku juaj familjar mund t’ju referojë një mjek i cili është i specializuar për t’u kujdesur për njerëzit me diabet, i quajtur endokrinolog. LLOJET E DIABETIT Ekzistojnë dy loje kryesore të diabetit të cilat mund të prekin njerëzit në çdo moshë. Në llojin 1 të diabetit trupi prodhon pak ose aspak insulinë. Ky lloj i diabetit zhvillohet më së shumti te fëmijët dhe të rriturit më të rinj. Te lloji 2 i diabetit, trupi prodhon insulinë, por ajo nuk e kryen punën e saj menjëherë. Ky është lloji më i shpeshtë i diabetit. Ju mund të keni dëgjuar se ky është diabeti që prek të rriturit. Shanset tuaja për të zhvilluar diabetin e llojit 2 janë më të mëdha nëse ju jeni i mbipeshë, inaktiv, ose nëse keni histori familjare të diabetit. Diabeti mund të prekë shumë pjesë të trupit. Është e rëndësishme që lloji 2 i diabetit të mbahet nën kontroll. Me kalimin e kohës ai

mund të shkaktojë probleme si sëmundje të zemrës, goditje në tru, sëmundje të veshkave, verbëri, dëmtime të nervave dhe probleme të qarkullimit të gjakut, të cilat mund të çojnë në amputim (largim të ekstremiteteve). Njerëzit me llojin 2 të diabetit kanë rrezik më të rritur edhe për sëmundjen e Alzheimerit. PRE-DIABETI Shumë njerëz vuajnë nga “prediabeti”. Kjo do të thotë se nivelet e tyre të glukozës janë më të larta se normalisht, por jo mjaft të larta për t’u quajtur diabet. Pre-diabeti është një problem serioz pasi njerëzit me pre-diabet kanë rrezik të lartë të zhvillojnë tipin 2 të diabetit. Nëse mjeku juaj thotë se ju keni pre-diabet, ju mund të ndjeheni të shqetësuar dhe të merakosur. Por, ka gjëra të cilat mund t’i

bëni për ta parandaluar ose zgjatur kalimin e pre-diabetit në diabetin e llojit 2. Rënia në peshë ndihmon. Të ushqyerit e shëndetshëm dhe të qenit fizikisht aktiv për së paku 30 minuta, pesë ditë në javë, është një ndryshim i vogël që mund të bëjë një dallim të madh. Punoni me mjekun tuaj për të ndërtuar një plan për ushqyerje dhe stërvitje të mirë. Sigurohuni të pyesni sa shpesh ju duhet t’i kontrolloni nivelet e glukozës në gjak. SIMPTOMAT Disa njerëz me llojin 2 të diabetit mund të mos e dinë se e kanë atë. Por, ata mund të ndjehen të lodhur, të uritur ose të etur. Ata mund të humbin në peshë pa u munduar, të urinojnë shpesh, ose të kenë probleme me pamjen e turbullt. Ata po ashtu mund të preken nga infeksione të lëkurës ose

Truri është më i lidhur me dhimbjen e personit urryes Gjetjet kontradiktore nga një studim i ri befasues i USC-së tregojnë se një pjesë e trurit që është e lidhur me dhimbjen e të tjerëve, aktivizohet më fort duke i shikuar vuajtjet e njerëzve të urryer në krahasim me njerëzit e dashur. Derisa mund të supozojmë që ne jemi më të ndjeshëm ndaj njerëzve që i duam, studimi mund

19

të tregojë se truri i njeriut fokusohet më shumë në nevojën për të monitoruar armiqtë nga afër, sidomos kur ata janë duke vuajtur. "Kur jeni duke e shikuar ndonjë film të zhanrit aksion dhe keqbërësi duket të jetë mundur, momenti i vdekjes së tij tërheq intensivisht përqendrimin tonë," theksoi Lisa Aziz-Zadeh nga Insti-

tuti i Trurit dhe Kreativitetit nga kolegji USC Dornsife of Letters, Arts and Sciences. "Ne e shikojnë atë nga afër për të parë nëse ai është vrarë me të vërtetë, sepse kjo është kritike për ta parashikuar potencialin e tij për hakmarrje në të ardhmen." Pjesëmarrësit, të cilët të gjithë ishin të bardhë, meshkuj, dhe çi-

futë - së pari shikuan video të individëve urryes, antisemitë të cilët ishin në dhimbje dhe pastaj video të tjera të individëve tolerantë, jourryes që ishin në dhimbje. Truri i tyre ishte skanuar me rezonancë magnetike funksionale për të treguar nivelet e aktivitetit në matricën e dhimbjes. Çuditërisht, matricat e dhimbjes së pjesëmarrësve

shërohen ngadalë nga prerjet dhe mavijosjet. Vizitoni mjekun menjëherë nëse keni ndonjërën nga këto simptoma. TESTIMET E DUHURA PËR DIABETIN? Ka disa teste të gjakut të cilat mjeku mund t’i bëjë për t’u ndihmuar ta diagnostikoni diabetin Testi i zakonshëm i glukozës – që bëhet në çdo kohë gjatë ditës Testi i glukozës në kreshmë (mongrënie, agjërim) – që bëhet pasi ju të keni kaluar së paku tetë orë pa ushqim. Testi i tolerancës orale të glukozës – që bëhet pas kreshmës gjatë natës (mosngrënies gjatë natës) dhe pastaj sërish dy orë pasi të keni konsumuar një pije me sheqer. Testi i gjakut A1C – tregon nivelet e glukozës në 2-3 muajt e fundit Mjeku mund të kërkojë nga ju të testoheni dy herë për diabet, para se ta japë diagnozën Pasi u është thënë se keni llojin 2 të diabetit, mjeku mund t’ju përshkruajë barna të diabetit për të ndihmuar kontrollin e niveleve të glukozës në gjak. Ka shumë lloje të barnave që janë në dispozicion. Mjeku juaj do të zgjedhë trajtimin më të mirë bazuar në llojin e diabetit që keni, rutinën tuaj të përditshme dhe problemet tjera shëndetësore. ishin më të aktivizuara kur i shikonin antisemitët duke vuajtur në krahasim me individët tolerantë. "Rezultatet zbuluan më tej fleksibilitetin e trurit në procesimin e situatave komplekse sociale." theksoi Fox. "Truri përdor kontekstin e plotë të situatës për ta iniciuar një reagim të përshtatshëm. Në këtë rast, reagimi i trurit është i lidhur me rritjen relative të nevojës për ta ndjekur dhe për ta kuptuar dhimbjen e personit urryes.

tret yndyrat

Besoni ose jo përmes një studimi më të ri është treguar se konsumimi i çokollatës ndihmon në tretjen dhe eliminimin e yndyrave. Shkencëtarët spanjollë kanë analizuar ushqyerjen dhe aktivitetin e 1.500 tinejxherëve, të moshave ndërmjet 12 dhe 17 vjeç, nga nëntë vende evropiane. Ata kanë zbuluar se njerëzit të cilët konsumojnë çokollatë, kanë më pak yndyra në organizmin e tyre. Po ashtu është treguar se çokollata ka efekt pozitiv në qarkullimin e gjakut, në shtypjen e gjakut dhe në shëndetin e zemrës. Të dhënat e hulumtimit nga Universiteti i Granadas përforcojnë rezultatet e mëparshme të një studimi në Kaliforni, ku thuhej se ata që konsumojnë çokollatë kanë nivel më të ulët të yndyrës në gjak. Autorët e studimit thonë se megjithëse ka shumë kalori, çokollata i neutralizon yndyrat dhe nuk lejon që ato të deponohen në organizëm. /Mjeku.Net/


Sport

20

Juve me mbrojtjen e “hekurt”, gati për Realin

Konte mund të buzëqeshë, Juventusi i tij ka rigjetur pikën e saj të forcës në sezonet që sollën dy titujt, mbrojtjen. Problemet e shfaqura në këtë fillim sezoni që kushtëzuan pa dyshim ecurinë në Itali dhe Europë, të paktën për sa i përket kampionatit duken të kaluara. Bardhezinjtë nuk pësojnë gol prej 3 ndeshjesh rradhazi. Gigi Buffon i është dashur të nxjerrë topin nga porta për herë të fundit në minutën e 28-të të pjesës së dytë në takimin kundër Realit të Madridit. Numri një i Juves por dhe i kombëtares italiane është i pamposhtur prej 332 minutash. Një lajm i mirë për sa i përket kampionatit, por edhe

për Championsin, Los Blankos janë të paralajmëruar. Përvec kësaj ka dhe një të dhënë tjetër të rëndësishme, Buffon madje nuk i është dashur që në këto përballjet e fundit as të bëjë ndërhyrje të denja për tu vënë në dukje, pasi mbrojtësit kanë rigjetur efikasitetin që dukej se ishte zvenitur. Në Parma pushoi Bonucci ndërsa Barzagli dhuroi një paraqitje super, me Realin e Madridit në supersfidën e kësaj mesjave në Champions League reparti i tërhequr pritet të përbëhet nga 4 elementë, Caceres, Bonucci, Barzagli dhe Ogbbona, ndërsa Chiellini do të mungojë pasi është i skualifikuar.

Kishte nënshkruar për të zëvendësuar Fergusonin Ish-selektori i Anglisë Sven Goran Eriksson ka bërë të ditur se në vitin 2002 kishte nënshkruar një kontratë me Manchester Unitedin për të zëvendësuar Sir Alex Fergusonin në pozitën e menaxherit. Në atë vit, trajneri skocez kishte bërë plan që të pensionohej ndërsa Eriksson ka zbuluar se zyrtarët e United kishin biseduar me të për atë rolmadje ai kishte nënshkruar edhe kontratë. Suedezi ishte i gatshëm që të largohej nga posti i menaxherit të Anglisë derisa Ferguson në befasi

bendosi që të vazhdonte qëndrimin e tij në Old Trafford edhe për 10 vjet tjera, derisa Eriksson vazhdoi me “Tre Luanët” deri në vitin 2006. “E dija se do të ishte sfiduese”, ka shkruar Eriksson në autobiografinë e tij.“ Kisha kontratë me Anglinë deri në vitin 2006 dhe do të isha i kritikuar nëse nuk do ta rrespektoja”, ka shkruar ai. “Por kjo ishte një mundësi që të menaxhoja Manchester United. Një kontratë ishte nënshkruar- unë isha menaxheri i ri i United”.

BAJERNI I MYNIHUT KA SHËNJESTRUAR SULMUESIN E MANCHESTER CITY

Guardiola largon Lewandowskin për Agueron Pep Guardiola e kërkon me ngulm argjentinasin dhe do të tentojë ta marrë atë në Gjermani verën e ardhshme. Spanjolli Guardiola ka qenë në gjurmët e Aguero-s, prej vitesh dhe donte ta merrte atë që kur ishte Barcelona, por nuk kishte financat për ta bërë dicka të tillë të ndodhte kur sulmuesi luante për Atletikon e Madridit breti i Evropës, Bajerni i Mynihut ka shënjestruar sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero si blerjen e madhë për sezonin e ardhshëm. Pep Guardiola e kërkon me ngulm argjentinasin dhe do të tentojë ta marrë atë në Gjermani verën e ardhshme. Spanjolli Guardiola ka qenë në gjurmët e Aguero-s, prej vitesh dhe donta ta merrte atë që kur ishte Barcelona, por nuk kishte financat për ta bërë dicka të tillë të ndodhte kur sulmuesi luante për Atletikon e Madridit. Tani që Guardiola është te Bajerni, dhe ka në dispozicion fondin e nevojshëm si dhe objektivat madhorë për

M

Ajaccio shkarkon trajnerin Ravanelli për klubin nga korsika. Statistikat nuk ishin në favorin e Ravanellit që largohet pas 12 javësh sepse skuadra kishte arritur vetëm 1 fitore dhe në tabelë ndan vendin e fundit me sochaux me vetëm 7 pikë.

Wilshire në dyshim për Dortmundin Fitorja me Liverpoolin në kampionat ka edhe pasoja për topçinjtë. Arsene Wenger pranoi se për ndeshjen e rëndësishme ndaj Dortmundit në Champions League mund të mos luajnë dy lojtarë kryesorë

si Jack Wilshere dhe Kieran Gibbs. Mesfushori pati problem në gjurin e dëmtuar më parë që e mbajti gjatë larg fushave ndërsa mbrojtësi Gibbs u zëvendësua për një dëmtim në pulpë.

Një disfatë e rëndë për tu kapërdirë ajo e Milanit i nënshtruar 2-0 në San Siro nga Fiorentina. Për momentin Allegri reziston pavarësisht se kurba e tij te Milan ka arritur pikën më të ulët sic e pranon edhe vetë, vendimi i marrë nga klubi nuk ka të bëjë vetëm me të por me gjithë skuadrën, dhe ai që bën të ditur është pikërisht tekniku livornez. “Milani do të jetë në grumbullim që të dielën. Vendimi u mor nga shoqëria që u përball në

Barca dhe Real mund të fitojnë LK Trajneri i Napolit, Benitez ka deklaruar se Barcelona dhe Real Madrid janë konkurrentë seriozë për titullin e LK këtë sezon. “Nuk kam dyshim se Barca dhe Madridi do të jenë dy kandidatë për finalen”, ka thënë Benitez për “Efe”. Trajneri Martino është i prirur ta largojë Barcelonën nga stili “tiki-taka” i Pep Guardiola drejt një modeli sulmi më di-

rekt dhe më të unifikuar këtë sezon. “Nëse them se nuk më pëlqejnë skuadrat që shënojnë gola dhe fitojnë do të gënjeja. Pastaj, pas gjithë trofeve të fituara, Barca e ka të vështirë të ruajë nivelin. Martino është një trajner që vjen nga një kontinent tjetër. Ai ka sjellë lojtarë të rinj dhe mendoj se po bën një punë të mirë”.

tij të sulmit, pasi mendoj se Aguero ka si talentin ashtu dhe lëvizshmërinë e duhur për tu harmonizuar në mënyrë perfekte me mesfushën e tij të talentuar. Sulmuesi ka qenë në formë maksimale për Cityn këtë sezon, duke kryesuar listën e golashënuesve në skuadrën e Pellegrinit duke u konfirmuar si sulmuesi i parë i saj. Amerikano-jugori mund të jetë i interesuar për të shkuar te Bajerni vitin e ardhshëm, nëse Manchester City nuk arrin të ngrejë asnjë trofe ose të bëjë progres të dukshëm në europë këtë sezon. Paraja nuk përbën më motivimin e tij kryesor në këtë fazë të karrierës, dhe Bajerni mund të krenohet se është një fuqi më madhore në Europë se sa City pas triumfit të sezonit të kaluar në Champions League. Nga Anglia bëjnë të ditur se Citizens mund të kërkojnë 45 milionë euro për Agueron, por Guardiola dhe stafi drejtues në Alianz Arena e kanë bërë gati që tani këtë shumë.

lavdinë europiane për ti ofruar futbollistit që kryeson listën e tij të dëshirave në merkato. Për ta arritur këtë, burime shumë pranë klubit të Mynihut zbulojnë në mënyrë befasuese se Guardiola për të marrë El Kun është gati ti ofrojë Manchester Cityt edhe Robert Lewandowskin, kur sulmuesi i Dortmundit të bashkohet me Bajernin. Sulmuesi polak pritet të nënshkruaje me bavarezët për sezonin e ardhshëm, por kjo është një marrëveshje që ishte arritur para se Guardiola të merrte drejtimin në Alianz Arena. Spanjolli dëshiron Agueron në linjën e

Allegri: Momenti më i vështirë te Milani

Blic

Humbja 3-1 në shtëpi me Valenciennes rezulton fatale për Fabrizio Ravanellin. Trajneri italian u shkarkua nga drejtuesit e Ajaccio për rezultate të dobëta ku disfata e së shtunës ishte e 4-ta radhazi

e hënë, 4 nëntor 2013

diskutim me trajnerin dhe lojtarët. Është momenti më i vështirë në këto 3 vjet e gjysmë te Milan. Qëndrimi bashkë do të na bëjë mirë për të përgatitur ndeshjen me Barcelonën. Ndaj Fiorentinës 30 minutëshi i fundit ishte vërtet i shëmtuar në aspektin psikologjik. Edhe këtë herë kaluam në disavantazh nga një episod, autogoli. Duhet të gjejmë një zgjidhje, nuk mund të luajmë keq si në këtë ndeshje. Kemi krijuar shumë pak përpara, por nuk është cështje e merkatos. Kemi patur shumë dëmtime. E ardhmja ime? Nuk duhet të bëjmë krahasime me vitin e kaluar. Unë në këtë moment duhet të gjej një zgjidhje për problemet, dhe në një mënyrë apo në tjetrën do tja dal. Pastaj klubi do të marrë vendimet e tij. Fjalë të cilat të bëjnë të kuptosh momentin e vështirë të Milanit, e ndërsa Allegri provon të bëjë dhe diskutimin e lojtarëve që nuk ka në dispozicion, duke qarë mungesën e El Sharawyt dhe faktin se për shkak të mungesave është i detyruar të përdorë jo në pozicionin ideal Kaka, te porta është sfida me Barcelonën.

Indiana vazhdon të impresionojë Përralla e Philadelphias dhe Carter-Williams, soliditeti i Indianas dhe i Paul George, Houstoni i ri intrigues i Harden&Howard: Janë këto tre skuadrat që me tre ndeshje të luajtura janë ende të pathyera në NBA. Pacers në takimin e tyre të fundit u imponuan 8974 ndaj Cleveland Cavaliers. Ishte Paul George njeriu i periodës së tretë, Lance Stephenson i asaj të fundit, janë ata që mposhtën kavalierët për ti dhënë Indianës sukesin e tretë në po kaq gara. George shënoi 13 nga 21 pikët e tij dhe shkoi te shifra e dyfishtë dopio duke kapur dhe 13 kthime të topit nën tabelë. Stepenhson shënoi 10 pikë të një rezultati të pjesëshën 17-6 në hapjen e periodës së 4 për të shuar përfundimisht cdo iluzion të Irving me shokë, që kishin reduktuar disavantazhin në -7 kur mbeteshin 12 minuta për tu laujtur dhe rrëshkitën sërish 18 pikë pas. Për talentin njujorkez vjen dhe barazimi i shifrës kulmore të karrierrës me 22 pikë, dhe ai personal me 5 trepikësha të shënuar në 7

tentative. Në 3 ndeshje Stephenson mund të krenohet me rendimentin e 64 përqind të realizimit nga harku. Pa George Hill që mungoi për një dhimbje në kockat e legenit, Indiana gjithsesi mund ti zinte besë mbrojtjes, që e mbajti Klevelend në kufirin e vetëm 34 përqind të realizimit nga fusha. Kështu Pacers morrën lidershipin, duke shfrytëzuar dominimin me topat e kthyer nën tabelë. Dhe duke e qarkualluar mirë topin, janë plot 24 asiste në 32 kosha gjatë lojës, duke fluturuar deri në _19 pikë në finale. Për Mike Brown mbrëmje negative e anësorëve, 13 goditja nga 28 për dyshen Irving-Waiters , ndërsa ishin në hije Thompson si dhe zgjdhja absolute Bennet.

Gomis largohet nga Lyoni Sulmuesi francez Bafetimbi Gomis, ka bërë të ditur se në fund të këtij edicioni do të largohet nga skuadra e Lyonit, shkruan "L'Equipe". Gomis ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe gjatë verës do të jetë futbollist i lirë. 28vjeçari ka thënë se pret që edicionin tjetër karrierën ta vazhdojë në Premier League, pasi ka oferta nga skuadrat

angleze. "Do të qëndrojë te Lyoni deri në fund të këtij edicioni. Kam pasur probleme te Lyoni kohët e fundit dhe për këtë arsye nuk kam rinovuar kontratën", është shprehur Gomis. "Mirëpo, deri në fund të këtij edicioni do të jap maksimumin nga vetja dhe do ta ndihmojë skuadrën të arrijë synimet që ka".


Sport

e hënë, 4 nëntor 2013

VAZHDOJNË PËRPJEKJET PËR LOJTARIN E MAN.UTD Abedin Januzaj nuk i ka kthyer përgjigje, kështu që dy ditë më pas De Biasi është përpjekur të kontaktojë sërish me babanë e futbollistit të Manchester United, por ky i fundit nuk i është përgjigjur. Përveç kësaj, italiani vlerëson maksimalisht përpjekjet e zv/kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili në "Zonë e Lirë" e kishte nisur "ofensivën" për ta bindur talentin shqiptar që të vishet kuqezi ianni De Biasi i ka shkruar një letër babait të Adnan Januzajt, duke i kërkuar atij brenda mundësive një takim. Tekniku italian, nëpërmjet një deklarate që ka postuar në Facebook, ka sqaruar se mesazhin ia ka shkruar në shqip, në anglisht dhe në frëngjisht. Abedin Januzaj nuk i ka kthyer përgjigje, kështu që dy ditë më pas De Biasi është përpjekur të kontaktojë sërish me babanë e futbollistit të Manchester United, por ky i fundit nuk i është përgjigjur. Përveç kësaj, italiani vlerëson maksimalisht përpjekjet e zv/kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili jo më larg se mbrëmja e së premtes deklaroi në "Zonë e Lirë" se kishte nisur "ofensivën" për ta bindur talentin shqiptar që të vishet kuqezi. Mesazhi - "Lexoj me kënaqësi lajmin e letrës që zv/ kryeministri i Kosovës i ka dër-

De Biasi i telefonon, bababi i Januzaj hesht

G

guar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të bërë të mundur afrimin e Adnan Januzajt në Shqipëri dhe për ta veshur atë kuqezi. Por pikërisht të hënën që sapo kaloi unë i shkrova një mesazh babait të futbollistit në shqip, në anglisht dhe në frëngjisht. I kërkova me xhentilesë nëse kishte mundësi që ta takoja (babanë) dhe të diskutonim më pas së bashku nëse ishte e mundur që Adnani në të ardhmen të vishte fanellën e vendit të tij të origjinës. Të mërkurën provova t’i telefonoja, por nuk pata asnjë sukses, sepse nuk mora asnjë përgjigje. Edhe sot (të dielën) nuk kam marrë një përgjigje, por shpresoj që të takohemi sa më shpejt. Mendoj se tani duhet të dhe mund të bëhet ky takim,

duke qenë se në mes është edhe kryeministri Edi Rama. Çdo sforco e bërë për kombëtaren tonë do të jetë e mirëpritur nga unë dhe nga tifozët që e duan Shqipërinë gjithnjë e më të fortë!", ka shkruar dje në Facebook tekniku italian i kombëtares. Situata - Gianni De Biasit nuk i ka lënë një shije të mirë heshtja e babait të futbollistit. Megjithatë, ai është i vendosur të takohet me babanë e Januzajt, i shoqëruar ndoshta edhe nga ndonjë delegacion shqiptar, ku të mund të jenë të pranishëm përfaqësues të federatës, ose edhe përfaqësues të qeverisë. De Biasi është i bindur të bëjë gjithçka që ka në dorë, me qëllim që talenti i Mançesterit të mund të vishet kuqezi. Kështu jo vetëm që do të afrohej një lojtar me cilësi të

shkëlqyera, por do të rritej edhe imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, pasi do fitonte duelin me Anglinë dhe Belgjikën. Trajnerit të Shqipërisë i ka lënë një shije të keqe indiferenca e babait, por ai e njeh mirë botën e sportit, ndaj dhe nuk është dekurajuar. Ai ka zgjedhur të flasë me babanë e talentit kosovar, me qëllim që gjithçka të jetë brenda rregullave dhe brenda standardeve. Abedin Januzaj pak javë më parë u ankua se nuk kishte pasur asnjë kontakt nga Federata Shqiptare e Futbollit, por tani që është trajneri i Shqipërisë që i kërkon një takim zyrtar, Abedin Januzaj hesht. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. De Biasi e hodhi hapin e parë.

Pepe: Është e pabesueshme ajo që ndodhi Reali i Madridit shënoi fitore si mysafir kundër Rajo Valekanos, por në fund për pak sa nuk e shpërdori epërsinë e tre golave, duke e mbyllur ndeshjen, me rezultat 3:2. Madrilenët pas 50 minutash lojë krijuan epërsi 3:0 dhe dukej se fitorja në këtë ndeshje do të ishte punë rutinore. Megjithatë, pas dy penalltive të shkaktuara nga ana e madrilenëve, Valekano arriti qysh në minutën e 55-të ta ngushtojë epërsinë në 3:2, duke e bërë ndeshjen dramatike deri në fund. “Është e pabesueshme ajo që ndodhi. U vetëkënaqëm pas asaj epër-

Nesta nis karrierën si trajner Alessandro Nesta do të jetë trajneri i ri i Montreal Impact. Ish-mbrojtësi i Milanit dhe kombëtares italiane do të drejtojë nga stoli pikërisht skuadrën me të cilën ka luajtur ndeshjet e fundit të karrierës. S i p a s sportsillustrated.com, Nesta do të zëvendësojë

sie dhe nuk ishim sa duhet të përqendruar. Sinqerisht nuk mbaj mend që kemi shkaktuar dy penallti brenda 2 minutash”, ka thënë Pepe, për të shtuar: “Fatmirësisht, në fund nuk u ndëshkuam dhe arritëm t’i gëzohemi tri pikëve të reja. Duhet të diskutojmë brenda skuadrës për këtë çështje, ngase po na ndodh shpesh që po luajmë në mënyrë të shkëlqyeshme, por më pas përnjëherë loja jonë po shënon rënie të konsiderueshme. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, sigurisht se nuk do t’i arrijmë objektivat tonë.

21

Berisha e dërgoi Suedinë në gjysmëfinale

Futbollisti kosovar në radhët e Përfaqësueses së Suedisë, Valmir Berisha, ka shënuar golin e fitores në sfidën kundër Hondurasit (2:1), duke ia siguruar suedezëve biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Botës për grupmoshën deri 17-vjeç. Berisha realizoi një gol të bukur me taka, derisa e festojë atë duke e formuar me duar shqiponjën dy krenare. Valmiri është shprehur i lumtur për këtë gol dhe e ka vlerësuar atë si më të rëndësishmin në karrierën e tij të deritashme. ”Ky gol më bëri shumë të lumtur, pasi ia mundësojë skuadrës

time që të kualifikohet në gjysmëfinale”, ka thënë Berisha, goli i të cilit u krahasua me atë të Zlatan Ibrahimoviqit të shënuar në Ligën e Kampionëve kundër Anderlehtit. “Është vërtetë mahnitëse që ne kemi kaq shumë lojtarë të mirë që mund të vijnë nga bankina dhe të bëjnë shumë për ekipin”, ka shtuar Berisha. Suedia U17 do të luajë të martën ndeshjen gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Uruguai-Nigeria. Ndërkohë, përveç Berishës në përfaqësuesen suedeze luan edhe kosovari tjetër, Gentrit Çitaku.

Blic

Adriano, foto me bosin e drogës Adriano dhe miqësitë e tij me njerëzit e "fortë" është një gjë që vazhdon të bëjë zhurmë në Brazil. Këtë herë, policia ka zbuluar një foto në celularin e një narkotrafikanti ku ai ka dalë bashkë me sulmuesin. Edhe pse zyra e shtypit të lojtarit mohon çdo lidhje me të, policia dyshon për marrëdhënien mes tij dhe trafikantit të prangosur. Në foton

e publikuar në media, Adriano shfaqet përkrah të shumëkërkuarit Cleverson de Souza Silva, lider I një grupi trafikimi në një zonë të Rios.

Thiago Meesi mbushë 1 vit Ylli i Barcelonës Lionel Messi ka festuar përvjetorin e parë të lindjes së djalit të tij Thiago në mënyra të ndryshme. Një prej tyre ka qënë edhe postimi i disa fotove në rrjetin social Instagram. Leo dhe partnerja e tij Antonella Roccuzzo, duke përfituar edhe nga pushimi mes derbit me Espanyol dhe ndeshjes në Champions League me Milan, e kanë

festuar 2 Nëntorin edhe në praninë e të afërmve dhe miqve të tyre. Dhe 4 herë fituesi i "Topit të Artë" ka dashur ta ndajë këtë gëzim së bashku me fansat e tij.

Osvaldo mbetet te Southamptoni Marco Schaellibaum, i cili paguan humbjen në play-off ndaj Houston Dynamo. Alessandro Nesta, fitues i Kupës së Botës në vitin 2006, u bashkua me Montreal Impact në vitin 2012 dhe ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj skuadre edhe pse në moshën 37-vjeçare.

Trajneri i Southamptonit, Mauricio Pochettino, ka bërë të ditur se sulmuesi Pablo Osvaldo nuk do të largohet nga ekipi gjatë afatit kalimtar të janarit. Kështu shkruan e përditshmja angleze "Daily Mirror" . Osvaldo para fillimit të këtij edicioni u transferua te Southamptoni nga Roma për një dëmshpërblim rekord prej 18 milionë eurosh. Mirëpo, ai

deri më tani ka shënuar vetëm një gol. "Osvaldo ende nuk është adaptuar në futbollin anglez. Ai është një sulmues i rrezikshëm dhe unë llogaris shumë në të. Osvaldo nuk do të largohet nga Southamptoni në janar", ka thënë Pochettino. Më herët është raportuar se Juventusi dhe Interi janë të interesuar për Osvaldon.


Sport

22

LIRIA TRIUMF HISTORIK NDAJ BALLKANECIT

Flamuri shqiptar valoi edhe në Kriva Pallankë Në kampionatin ekipor morën pjesë tri ekipet më të mira:“Ballkanec” nga Shtipi , “Buçim” nga Radovishi dhe “Liria” nga Shkupi. Kjo e fundit ka arrit që në xhiron e parë të mposht kampionin e vitit të kaluar, Ballkanecin me rezultat 4:3, ndërsa më pas ka humbur nga kampioni i ri, Buçimi me 5:2

Renova barazon me Vardarin, Shkëndija humb

REZULTATET Bregallnica – Napredok 2:2 EuroMilk – Makedonija Gj.P. 1:0 Metallurg – Shkëndija 2:0 Renova – Vardar 0:0 Turnovo – Pelister 0:2

Avdyl SALIHU jatë fundjavës në Kriva Pallankë u zhvillua kampionati ekipor në mundje për senior, kurse organizator i garës ka qenë Federata e Mundjes së Maqedonisë. Në turneun përfundimtar morën pjesë tri ekipet më të mira: Ballkanec nga Shtipi , Buçim nga Radovishi dhe Liria nga Shkupi. Kjo e fundit ka arrit që në xhiron e parë të mposht kampionin e vitit të kaluar, Ballkanecin me rezultat 4:3, ndërsa më pas ka humbur nga kampioni i ri, Buçimi me 5:2. Triumfi ndaj klubit nga Shtipi ka qen historik për mundësit nga Çairi, andaj kjo edhe i ka gëzuar shumë. Njeri prej atyre që u pa i emocionuar ishte edhe trajneri Lulzim Vranezi. “Ky është një

G

sukses shumë i madh për ekipin tonë. Edhe pse garat u zhvilluan për senior, te Liria shumica e mundësve kanë qenë të rinj, përveç njërit . Por ne u kemi dhënë mundësinë atyre që të tregojnë kualitetet, e që kjo edhe rezultoi me fitimin e pozitës së dytë në gara ekipore”, tha Vrenezi. Nga ana tjetër, suksesi në Kriva Pallank ka qen i ëmbël edhe për nënkryetarin dhe koordinatorin e klubit, Amet Ademi. “Ne kemi mundur më të mirët, kampionin e vitit të kaluar. Kjo do të thotë se mundësit tanë pak kishin nevojë dhe të shpallen edhe kampion, por ne udhëtuam për në Pallankë me mundës të rinj, të cilët për shkurt kohë do të dominojnë në Maqedoni, dhe kampionatet evropiane dhe

botërore”, ka thënë Ademi, i cili më pas ka falënderuar kryetarin e klubit Betim Vrenezi, për punë e palodhshme që po bën për avancimin e mundjes në përgjithësi. Dukshëm i gëzuar ka qen edhe sekretari gjeneral i Federatës së mundjes së Maqedonisë dhe anëtar i lartë i Lirisë, Besnik Ejupi. “Edhe pse në Kriva Pallankë ishin të pranishëm deputet dhe funksionar të partisë maqedonase edhe me presion ndaj refereve, ‘luanët’ e Lirisë me ndihmën e ALLLAHUT i mposhtën mundësat nga Shtipi. Puna e palodhshme e kryetarit Betim Vrenezi nënkryetarit Amet Ademi si dhe trajnerëve Lulzim Vrenezi, Sedat Baftiu, Sufijan Ismaili, Nehat Xhaferi si dhe përkrahja e parez-

Triumfojnë RrufejaM dhe Vrapçishti REZULTATET Vrapçishti – Lokomotiva 3:0 Teteksi – Boreci 4:0 Pobeda J. – Shkupi 1:1 Novaci – Skopje 1:0 RrufejaM  11 Oktomvri 2:0 Maxhari – Drita 2:1 Tiverija – Kozhufi 2:2 Sileksi – Zajazi 5:1 Të shtunën janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 12-të në ligën e dytë futbollistike të Maqedonisë. Skuadra nga Miletina, Rrufeja-M në teren vendas në përballjen me 11 Oktomvrit nga Prilepi arrin të shënon fitoren e tretë në kampionatit. Triumfi i miletinasëve erdhi si pasoj e lojës së mirë dhe

e hënë, 4 nëntor 2013

angazhimit maksimal të të gjithë futbollistëve të cilën u inkuadruan në lojë. Golin e parë e shënon Armen Limani (16’), ndërsa goli i dytë ishte një mjeshtri e futbollistit Fazli Imeri (72’). Fitore ka realizuar edhe ekipi i Vrapçishtit ndaj Lokomotivës me rezultat 3-0. Dy gola i ka shënuar Brilant Syla, kurse një Fatmir Arifit.

Nga ana tjetër, KF Shkup ka marrë më në fund pikën e parë gjatë këtij sezoni, duke luajtur si mysafire, edhe atë në ndeshjen kundër ekipit të Pobeda Junior, skuadër kjo që është një nga pretendentët për pozitë të lartë. Gjithçka kishte filluar në mënyrë më të mirë të ekipit nga Çairi, kur pas një kundërsulmi, vjen dhe krosimi i Goran Stankovskit,

Amar Murati i bronztë në Turqi Gjatë fundjavës në Stamboll është zhvilluar gara ndërkombëtare “Turkish World Tournament”. Në këtë aktivitet Maqedoninë e ka prezantuar KM Tefejuz e cila u paraqit me shtatë mundës Amar Murati (42kg), Abdulkadir Murati (50kg), Burak Ziberi (54kg), Erdoan Memeti (58kg), Jetmir Imeri (63kg), Bujamin Nuishi (69kg) dhe Shukri Asani (76kg). Prej tyre medalje ka fituar vetëm Amar Murati i cili morri

bronzi. Ai në ballafaqimin për vendin e tretë ka arrit që të mposht mundësin kosovar Drilon Syla. Lufta të mira ka treguar edhe Memeti i cili mposhti mundës nga Shqipëria dhe Rusia. Ai u ndalua për medalje nga mundësit nga Turqia e Kirgiztani. Kryetari i klubit Bilgin Dzeladin mori një plaket në shenjë falënderimi nga organizatori, kurse u shpërblye edhe koordinatori Nazmi Aliu. (A.S.)

ervë e Komunës së Çairit dhe kryetarit Izet Mexhiti, ndihmuan që Liria me sukses ti përmbyll garat për vitin 2013. Faleminderit të gjithëve”, pohoi Ejupi. Ndryshe, cekim se ndaj Ballkanecit fitore arritën Jasin Rexhallarii, Metim Ramadani, Besmir Veseli dhe Ramazan Bakiu, kurse ngjyrat e Lirisë i mbrojtën edhe Irfan Rexhallari, Bunjamin Ebipi, Valon Rogachi dhe Isuf Sahiti. ndërsa për mrekulli ka pranuar topin Besir Demiri, i cili i dha epërsinë skuadrës së tij. Kështu nga minuta e 9-të hkupjanët kanë arritur që të ruajnë epërsinë, ndërsa vetëm 12 minuta para fundit, nikoqirët shfrytëzojnë terrenin e dobët për lojë dhe barazojnë rezultatin. “I kishim tri pikët në konton tonë, por fusha shumë e keqe për lojë bëri që në fund të mos arrijmë ta mbrojmë epërsinë. Djemtë tanë kanë luajtur një lojë shumë të mirë, duke treguar se fitorja ndaj Teteksit javën e kaluar nuk ishte e rastit. Shpresojmë që ndeshjen e radhës të vazhdojmë me suksese dhe pa disfatë”, ka thënë ndihmës trajneri Zekerija Ramadani. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan në Çair, kundër ekipit të Rrufeja M. Tabela: Sileksi 28 pikë, Teteksi 25, Kozhufi 23, Maxhari 22, Skopje 20, Vrapçishti 19, Pobeda J 18, Drita 17, Shkupi 16, Zajazi 16, Boreci 12, Novaci 12, Rrufeja-M 11, 11 Oktomvri 7, Lokomotiva 4 pikë. (A.S.)

Të shtunën dhe të dielën janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 14-të në ligën e parë futbollistike të Maqedonisë. Derbi i zhvilluar në Tetovë ndërmjet dy ekipeve nga kreu i tabelës Renova – Vardar ka përfunduar miqësisht 0:0. Raste për shënim ka pasur nga dyja palët andaj ky rezultat është më real për dyja ekipet. Nga ana tjetër, në Shkup është zhvilluar edhe një ndeshje interesante ku ekipi i Metalurgut ka dal fitues ndaj skuadrës së Shkëndijës, duke e mposht me rezultat 2:0. Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar pa gola, kurse më pas me dy golat

e futbollistit Peev (49’ dhe 82’) ekipi nikoqir ka ardhur deri te tre pikët e dëshiruara. Në ndeshjet tjera, Pelisteri ka bërë befasinë më të madhe duke e mposht Turnovën me rezultat 0:2. Për mysafirët kishin shënuar Ertzied (32’) dhe Junior (76’). Fitore të madhe edhe atë në minutat e fundit ka korr EuroMilk duke e mposht Makedonija Gj.P. me 1:0 Me barazim ka përfunduar ndeshja Bregallnica – Napredok 2:2. Të shtunën ekipi i Gostivarit kishte humbur nga Rabotniçki me 2:0. Krste Vellkovski ka qenë protagonist kryesor në fitoren e “romantikëve” duke shënuar të dy golat e fitores. Për Vellkovskin ishte ky goli i 12-të i shënuar gjatë këtij sezoni, me ç’rast arriti që të barazohet në listën e golashënuesve së bashku edhe me Dejan Bllazhevskin e Horizont Turnovës. (A.S.)

KF Saraji tërhiqet nga garat ! Lige, pas incidentit në Saraj kundër Fortunës nga Hasanbegu (1-0), në javën e tretë të këtij sezoni. Ky vendim i kryesisë së KF Saraji ka bërë që lojtarët të mbesin nën mëshirën e askujt në mes të kampionatit. Cekim se Saraji nga java e tetë nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje kampionale, ndërkohë që i njëjti klub është fshirë nga renditja tabelore. (A.S.)

Klubi futbollistik Saraji e cila garon në ligën e tretë futbollistike të Maqedonisë ka vendosur të largohet nga garat. Sipas informatave që plasohen nga klubi deri te ky vendin është ardhur prej pamundësisë për të paguar një dënim prej 1000 euro dhe zhvillimi i 5 ndeshjeve jashtë stadiumit të tyre, dënime këto të caktuara nga Komisioni disiplinor i kësaj

KB Liria nuk din për humbje me 16 dhe Default me 13 pikë. Me fitoren e arritur ka qen i kënaqur basketbollisti shqiptar i cili luajti 4 minuta në këtë përballje. “Ka qenë një lojë shumë e mirë dhe kemi dominuar gjatë gjithë kohës. Të fitosh Kozhuvin me një diferencë të këtillë është shumë domethanëse si për mu, ashtu edhe për skuadrën. Besoj se sado kohë që më jep trajneri për lojë, do të jap maksimumin që të përmirësohem nga dita në ditë”, deklaroi Zeqiri. Në ndeshjet tjera, Vardar Apave si mysafir ka mundur Pelister Sportin me rezultat 85:75, ndërkohë Rabotniçki në Kavadar mundi Feni Industri me rezultatin 84:58. (A.S.)

Ekipi i basketbollit Liria nuk din për humbje, kurse viktima e tyre e radhës ishte ekipi i Kozhufit të cilën e mposhtën me rezultat 97-69. Të përzgjedhurit e trajnerit Marjan Ilievski në çdo element të lojës kanë qenë më të mirë se nënkampionët aktual të vendit, duke marrë avantazhin që në fillim të lojës. Ishte kjo fitorja e tretë radhazi e Lirisë, pa mos llogaritur fitoren kundër të rinjve të Maqedonisë, pikët e të cilëve nuk regjistrohen në kampionat. Basketbollistë më efikas te Liria ishin Trajkovski me 19 pikë, Mijovic 17, Manize 16, Tasovski 15 pikë. Kapiteni Labinot Idrizi realizoi 4 pikë. Te mysafirët u dalluan Miajlovic

Shkëndija mposht Strumicën Gjatë fundjavës janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së dytë në ligën e parë volejbollistike të Maqedonisë. Ekipi i Shkëndijës ka ardhur deri te fitorja kësaj radhe duke mposht në cilësin e mysafirit skuadrën e Strumicës me rezultat të thellë 3:0 në sete 13:25, 10:25 dhe 14:25. Me fitoren e arritur ka qen i kënaqur trajneri

Durim Luma dhe gjithë lojtarët duke premtuar kështu ndeshje të mira edhe në vazhdim të kampionatit. Nga ana tjetër, humbje ka pësuar ekipi tjetër shqiptar Liria e cila u mposht nga Probishtipi me rezultat 3:1, në sete 25:10, 25:11 dhe 24:26 dhe 25:23. Tek vajzat fitore ka arrit ekipi i Shkëndijës që mposhti Borec Branko me rezultat 2:3. (A.S.)


e hënë, 4 nëntor 2013

E n ig m a

23

HOROSKOPI DASHI Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën senmentale te çieve. Duhet te tregoheni paksa me te organizuar dhe te mendoheni mire para se te flisni. Për beqaret ndikimi i planetëve do jete mja poziv. Ka shume gjasa ta bëni për vete personin qe keni do iu pëlqen prej kohesh. Financat nuk do jene te favorizuara. Shmangni çdo lloj transaksioni.

BINJAKËT Do keni shume mosmarrëveshje sot me atë qe keni ne krah dhe kjo do iu merite pa mase. Asnjeri prej jush nuk do toleroje dhe kjo do e vëshrësoje situatën. Beqaret nuk duhet te pranojnë çdo lloj ese qe do iu behet sepse do ketë disa persona qe do kërkojnë vetëm te luajnë me ta. Sektori i financave do jete mja i qëndrueshëm. Shfrytëzojeni për te kryer invesmet e duhura.

LUANI Do i shprehni edhe me shume ndjenjat sot për te dashurin tuaj te zemrës dhe çdo gjë do shkoje me se miri ndërmjet jush. Disa do mendojnë t’i çojnë gjerat me tej. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime interesante, por do mund te fillojnë edhe angazhime serioze. Situata financiare do konsolidohet mja dhe ju do keni mundësi te bëni ndonjë shpenzim me tepër.

PESHORJA Edhe nëse keni debate te forta me partnerin tuaj nuk duhet te tregoheni pesimiste. Ne një lidhje janë normale debatet, por duhet te dini si t’i zgjidhni ato me kujdes dhe diplomaci. Beqaret me shume gjasa do e gjejnë personin ideal dhe do ndihen me te qete. Nuk duhet ta teproni me shpenzimet sot sepse situata financiare është mjaft delikate. Kujdes!

SHIGJETARI Konfigurimi i yjeve do jete mjaft i mire për jetën tuaj sentimentale sot. Ata qe kane shume kohe bashke do mendojnë për një bashkëjetesë ose për një fejese. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk kane për ta gjetur personin qe kane ëndërruar. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

UJORI Ndikimi i yjeve nuk do jete shume poziv për jetën senmentale te çieve. Do keni shume dyshime mbi partnerin dhe here pas here do bëni skena xhelozie. Beqaret me shume gjasa do e bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do futen ne një etape te re. Sektori i financave do jete i qete. Nuk do ketë as përmirësime te mëdha, por as probleme.

DEMI Nëse ka disa gjera qe nuk iu pëlqejnë tek ai qe keni ne krah është me mire t’ia thoni. Mos e shtyni për me vone sepse do iu mblidhen edhe me tepër pakënaqësi. Beqaret do jene sharmante, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Financat do fillojnë te përmirësohen pak nga pak. Vazhdoni te tregoheni sa me te matur dhe te kujdesshëm.

GAFORJA Jeta juaj ne çift do ketë një rëndësi shume te madhe gjate kësaj dite. Do i kushtoni kohen e duhur parterit dhe do mundoheni me çdo kusht t’i zgjidhni mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por do gjejnë një person i cili do jete fiks si ata e kishin ëndërruar. Për te ruajtur qëndrueshmërinë financiare nuk duhet te shpenzoni pa u menduar.

VIRGJËRESHA Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete mjaft e trazuar gjate kësaj dite. Do keni debate te forta me njeritjetrin dhe do jeni gjithë kohës te mërzitur. Beqaret duhet te dalin sa me shume qe te mundin ne mënyrë qe te takojnë persona te shumte. Financat do jene te mbrojtura, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni sa te dëshironi. Bëjeni çdo gjë me kufi.

AKREPI Entuziazmi dhe emocionet do e pushtojnë sot jetën senmentale te çieve. Do kuptoheni me se miri me atë qe keni ne krah dhe do i zgjidhni keqkupmet e vogla qe kishit pasur. Beqaret do kenë takime te shumta, por asnjeri nuk do ua mbushe aq shume mendjen sa për te filluar një lidhje. Ne planin financiar nuk duhet te veproni pa u nxituar sepse do keni probleme te mëdha.

BRICJAPI Dite mja e turbullt kjo e sotmja për jetën senmentale te çieve. As vete nuk do jene te qarte për atë qe doni dhe do konfliktoheni gjithë kohës me atë qe keni ne krah. Për beqaret dita do jete me e pozive. Do ia kaloni mire me mite tuaj dhe do takoni disa persona te rinj e mja interesante. Ne planin financiar do tregoheni te paarsyeshëm dhe problemet do jene goxha te mëdha.

PESHQIT Dite përgjithësisht e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kuptoheni mire me njeri-tjetrin dhe nuk do keni konflikte. Ata qe kane qene larg njeri-tjetrit do kenë takime pasionante. Beqaret do dëshirojnë te qëndrojnë vetëm edhe sot për te reflektuar mbi te ardhmen. Financat duhet te administroni me kujdes. Me pak durim do ia dilni mbanë ta përmirësoni situatën.


K u r io z it e t e

24

Minarja e xhamisë, me ngjyra të ylberit

Duke parakaluar në rrugën “Forchstrasse” të Cyrihut keni vërejtur diçka të pazakonshme në minaren e xhamisë, e cila

ishte mbështjellë në petkun e shumë ngjyrave. Të ngjasonte në ngjyrat e ylberit. Nuk ishte ndonjë aksion i

ndonjë organizate të të gjelbërve, e as për Halloween, por përkundrazi e kishin bërë vetë udhëheqësit e xhamisë duke e

veshur minaren me shumë ngjyra. "Ne kemi dashur të tregojmë shenjat e paqes", thotë Imam Ahmed Sadaqat. Në mënyrë të veçantë është bërë përkitazi me javën e religjioneve që nis prej 2 nëntor e zgjat deri më 9 nëntor, transmeton albinfo. Përveç kësaj, këtë vit xhamia e parë në Zvicër është duke festuar 50- vjetorin e saj. “Në një kohë të përçarjes që mbizotëron mes religjioneve dëshirojmë të thërrasim në dialog dhe të inkurajojmë komunikimin ndërkulturor”, thonë organizatorët. Më 2 nëntor nga ora 10 do ta gjeni një ditë me dyer të hapura në xhami. Motoja e komunitetit mysliman është: "Dashuria për të gjithë, urrejtje për askënd". Përkitazi me javën e religjioneve do të organizohen ngjarje të ndryshme në gjithë Zvicrën.

Statuja më e lartë në botë: 182 metra  300 milionë dollarë Diamanti më i madh i portokalltë në ankand Shtëpia për ankande Christy do ta qesë në Gjenevë në ankand më 12 nëntor diamantin më të madh në botë të portokalltë. Vlera e diamanti është 17 - 20 milionë dollarë (14 – 16 milionë euro). "Ky është një gur i jashtëzakonshëm", sidomos me ngjyrë intensive, i ka thënë agjencisë France Press eksperti i Christy-t Jean Marc Linel. Diamanti i portokalltë ka 14,82 karate, e duket sikur një badem. Emri i shitësit nuk është kumtuar e guri është gjetur në Afrikën Jugore.

Një qytet i Kalifornisë ngre padi për salcën djegëse Një qytet i vogël në shtetin amerikan të Kalifornisë ka hedhur në gjyq prodhuesit e një salce djegëse.Zyrtarët në Ajrvindejll thonë se era që vjen nga fabrika, ku prodhohet salca, bën që njerëzit të lotojnë. Ata po ashtu thonë se do të kërkojnë nga gjyqtari i qarkut në Llos Angjelles që të urdhërojë kompaninë Huy Fong Foods që të ndalojë menjëherë prodhimin e salcës Sriracha.

Ka filluar ndërtimi i statujës më të lartë në botë, e cila do të jetë dy herë më e lartë se Statuja e Lirisë në SHBA. Monumenti i Sardar Vallabhbhai Jhaverbhai Patelit, i njohur edhe si “njeriu i çeliktë” - që

konsiderohet si heroi i pavarësisë së Indisë - do të jetë 182 metra i lartë. Ai do të vendoset pranë lumit Narmada në shtetin Gujarat. Për ndërtim do të përdoren mbeturinat metalike, apo mjetet e vjetra bujqësore të fshatarëve.

Chauhan është 58 vjeç, dhe është njeriu me mustaqet më të gjatë në botë, 4. 2 metra të gjata. Ai banon në qytetin e Jaipurit në shtetin indian të

PRESIDENTI I VENEZUELËS E SHEH FANTAZMËN E CHAVEZIT

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, beson te fantazmat e njerëzve të vdekur. Ai ka thënë se punëtorët e metrosë së Karakasit e kanë parë fantazmën e presidentit të ndjerë, Hugo Chavez dhe e kanë fotografuar atë. “Punëtorët më treguan foton e shkrepur me celular. Më thanë shiko Maduro dhe unë pashë imazhin e tij mbi mur. Ishte shikimi i atdheut që është kudo”, ka deklaruar presidenti për gazetën El Universal, ndërsa

transmeton Start. Një muaj pas vdekjes së Chavezit, gjatë fushatës elektorale të prillit, Maduro tha se ish-presidenti i ishte shfaqur në formën e një zogu të vogël. Edhe pse duket qesharake, në qershor ai do te deklaronte se sa herë sheh malet, i shfaqet forma e fytyrës së Chavezit. Venezuela është një shembull i qartë i efektit të propagandës mbi njerëzit, duke i bërë ata të besojnë në përjetësinë e udhëheqësve politik.

U ZHVESHËN NË AEROPORT

Për këtë, politikanët kanë vendosur të vizitojnë 700 mijë fshatra të Indisë. Ndërtimi do të kushtojë 300 milionë dollarë, ndërsa do të financohet nga donacionet dhe fondet publike.

BURRI ME MUSTAQET MË TË GJATA NË BOTË

Në disa kultura mustaqet janë simbol i dijes, maturisë, burrërisë, por ky indian në foto ndoshta e ka tepruar disi me krenarinë e tij. Ram Singh

e hënë, 4 nëntor 2013

Rajasthanit dhe thotë se mustaqet janë “pasuria më e çmuar që zotëron”. Mund të duket e pabesueshme por ai ka harxhuar plot 32 vjet nga jeta e tij, me rreth 2 orë në ditë përkujdesje për mustaqet. Pamja e tij e çuditshme ka bërë që ai të jetë edhe aktor në një film të tipit Xheims Bond, të quajtur “Oktapodi”. “Të rrisësh mustaqe është si të përkujdesesh për një fëmijë”, tha indiani. Ka qenë e vështirë vijon ai, “i kam rritur mustaqet që kur kamë qenë adoleshent, dhe nuk e kam rruajtur fytyrën që prej vitit 1970”. Mustaqet e tij kanë hyrë në librin e rekordeve Gines, dhe ai ende nuk e ka reshtur dedikimin e tij ndaj tyre. “Mustaqet janë simbol i krenarisë dhe respektit. Në Indinë e lashtë, mustaqja simbolizonte gjithçka. Mbi të gjitha është falas.” Shprehet 58-vjeçari. Mustaqet e tij kanë zgjuar kureshtjen e turistëve gjermanë, italianë, dhe të vendeve të tjera, që kanë organizuar udhëtime të posaçme për të takuar burrin në fjalë.

Dy gra i kanë larguar rrobat gjatë kalimit në pikën e kontrollit në aeroportin e Mançesterit. Njëra prej tyre i ka larguar edhe sutienet, ndërkohë që tjetra ka arritur të heqë rrobat deri në jelekë. Kelly Hadfield-Hyde dhe Anne Chadwick kanë thënë se atyre iu ishte kërkuar nga stafi i sigurimit që t’i hiqnin rrobat,

por kjo nuk ka rezultuar e vërtetë, sepse ato në fakt ishin të dehura në momentin e zhveshjes. Gratë e moshave 50 dhe 48 vjeçare, respektivisht, janë gjobitur për këtë veprim të turpshëm në publik. E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë dhe është lansuar në internet.

XHELATI QË VRAU 800 PER SONA E DO PUNËN E VET!

Xhelati kryesor egjiptian Haxh Abd al Nabi deri më tash ka vrarë 800 persona porse nuk ka dilema morale dhe e do punën e vet. Puna është punë, thotë dhe shton se nuk ka mëshirë për të dënuarit me vdekje. "Nuk kam dilema morale. Vrasësi ka bërë ndonjë gjë monstruoze dhe për këtë

arsye nuk më vjen fare keq”. Ai konsideron se ka talent për këtë punë. "Te shtëpia përpiqem të jem i qetë aq sa mundem. Punën e shoh si çdo punë tjetër dhe përpiqem ta bëjë në mënyrën më të mirë”, thotë Nabi i cili pranon se si tinejxher i kishte dashur macet. (http://www.youtube.com/ watch?v=nxZGqn7k_Ac )

Zhurnal plus #620  

ZGJEDHJET NE PAKO, SHQIPTARET TE KUSHTEZOJNE