Page 1

fq.5

Punësimi i 300 personave më invaliditet Me këtë projekt, theksoi ministri Spasov, përmes shpalljes publike do të punësohen gjithsej 300 persona me invaliditet, nga të cilët (16) punëtorë me arsim të ulët...

VITI 3 | Nr. 679 | ÇMIMI: 10 DEN | E HËNË, 3 SHKURT 2014

www.zhurnal.mk

VLERËSOHET KONTRIBUTI I FAKTORIT SHQIPTAR PËR STABILITETIN E VENDIT

Shqiptarët ruajnë stabilitetin e pakët të Maqedonisë Shqiptarët janë duke luajtur rol të rëndësishëm për ta ruajtur stabilitetin e Maqedonisë, i cili është duke u rrezikuar për shkak të ndjekjes së politikave nacionaliste nga ana e partisë maqedonase në pushtet olitika e ndjekur nga partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE, vlerësohet si fajtore kryesore për degradimin e imazhit ndërkombëtar të Maqedonisë. Duke komentuar deklaratën e shefit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, James Clapper, analistë politikë theksojnë se vendi ka nevojë urgjente për ta ndryshuar kursin, nëse synohet që të integrohet në strukturat euro-atlantike. Analisti politik Alajdin Demiri thekson se raportet dhe informatat nga shërbimet sekrete amerikane kanë bazë në atë se konstolacionet në Ballkan janë duke u ndryshuar. Ai thotë se është e vërtetë se as Bosnja e as Kosova nuk janë

P

stabilizuar deri në fund. "Bosnja është më keq, ndërsa Kosova po vjen duke u stabilizuar pas marrëveshjeve të fundit dhe dhënies së një autonomie të madhe për veriun. Ndërkaq këtu nacionalizmi maqedonas është gjithnjë më i egër. Nuk ka arsye të jashtme, nga Greqia, Bullgaria, apo nga Serbia. Problemet me fqinjët janë latente dhe nuk e degradojnë stabilitetin e Maqedonisë. Gërryerja e themeleve të Maqedonisë me këtë nacionalizëm të egër është i neveritshëm. Prandaj Maqedonia merr statusin e shtetit më të pasigurt në Ballkan", ka thënë Demiri, për "Zhurnal plus". (Vijon në fq.3)

MJEGULL PËR ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PARLAMENTARE APROVOHET BUXHET PËR SHESHIN

fq.4

Punësime të shqiptarëve nëpër burgje

“SKËNDERBEU”, GATI PËR FAZËN E DYTË

Janë paraparë punësime të pesë gardianëve shqiptarë në burgun e Idrizovës, tre në atë të Shutkës dhe tre në burgun e Kumanovës fq.6

KOSOVË

3

Komuna e Çairit ka marrë të gjitha pëlqimet e nevojshme ligjore për vazhdimin e projektit për ndërtimin e sheshit “Skënderbeu”. Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kanë dhënë aprovimin e tyre për fillimin e fazës së dytë të projektit, pas përfundimit vitin e kaluar të fazës së parë. Aktualisht po vijon përpilimi i projektet final dhe pritet të sigurohet leja e ndërtimit

Thaçi: S’jemi armiq organikë me Serbinë

10

Zgjedhje nën vellon e kandidatit konsensual?! Partitë e koalicionit qeveritar ende vazhdojnë të deklarohen se janë të përqendruar vetëm në zgjedhjet presidenciale, ndërsa analistët politik vlerësojnë se BDI dhe VMRODPMNE veçmë janë marrë vesh për të mbajtur edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare

Filloi ndërtimi i fabrikës për kërpudha

Në fabrikën e re në fazën e parë nga investimi është planifikuar të investohen rreth 3,5 milionë euro ndërsa për pesë vjet investimi i përgjithshëm vlerësohet në 25 milionë euro

2


K r o n ik ë

2

SPECIALE

e hënë, 3 shkurt 2014

SPORT

Irani, “fabrika” e fëmijëve Pranimi nga udhëheqësi suprem revolucionar i trajtimit të lindshmërisë me metodat më moderne po ndryshon jetën në Iran dhe po trondit Lindjen e Mesme, që mbetet thellësisht konservatore në çështjet familjare FQ.13

NgaBrendia www.zhurnal.mk

Renova vazhdon përgatitjet në Ohër Ekipi i Renovës nga dita e shtunë gjendet në Ohër ku edhe ka vazhduar përgatitjet për pjesën e dytë kampionate. Renova në këtë merkato të dimrit solli tre përforcime Besim Adili (portier), si dhe dy futbollistët nga KF Gostivari, Xhihan Seferi dhe Flamur Tairi FQ.16

MJEGULL PËR ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PARLAMENTARE Partitë e koalicionit qeveritar ende vazhdojnë të deklarohen se janë të përqendruar vetëm në zgjedhjet presidenciale, ndërsa analistët politik vlerësojnë se BDI dhe VMRO-DPMNE veçmë janë marrë vesh për të mbajtur edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare

dojnë ta praktikojnë. Të gjitha këto të tjerat, themi kandidat për kryetar konsensual do të mbeten vetëm si një floskë e cila nuk realizohet. Unë mendojë se ata do të propozojnë kandidat të cilin e preferojnë vetë. BDI në këtë rast mendoj se më shumë do të jetë para një akti të kryer dhe do të jetë e detyruar që të pranojë edhe zgjedhjet e parakohshme. A mund t’i ndalë, ose t’i pengojë zgjedhjet e parakohshme, është pak problem, për shkak se ata do të sigurojnë ndonjë shumicë me të tjerët. Mund ta sigurojnë me deputetët e Fijat Canovskit, ndoshta edhe me PDSH-së. Do të thotë do të gjejnë forma për ta siguruar atë shumicë”, thotë analisti Ismet Ramadani. Sipas tij, VMRO-DPMNE është e interesuar që të margjinalizojë faktorin shqiptar në Qeveri. “Pastaj, ajo që ndoshta më rrallë përmendet se sipas anketave që i bëjnë ata vet, janë të in-

flitet në këto takime, por ajo është pyetje thelbësore e përhershme në marrëdhëniet tona bilateral, si me

Greqinë ashtu edhe me Maqedoninë”, ka thënë Mur , i cili nuk ka dashur të jap më shumë detale për vizitën e zëvendësndihmësit të sekretarit të shtetit Hojt Ji në Maqedoni, duke thënë se ende nuk ka pasur mundësi të konsultohet me të pas takimit. Nuland, e cila është në Gjermani në Konferencën për Siguri në Mynih do të vizitojë Athinën dhe Qipron më 2 dhe 4 shkurt.

Zgjedhje nën vellon e kandidatit konsensual?! “GRUEVSKI TË FORMOJË QEVERI PA SHQIPTARËT”

Mefail ISMAILI dhe pas shpalljes së zgjedhjeve të rregullta presidenciale për 13 prill, partitë e koalicionit qeveritar, BDI dhe VMRODPMNE mbeten ende të pavendosura rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Partia shqiptare në pushtet vazhdon të mbetet në qëndrimin e zgjidhjes së presidentit konsensual, duke potencuar se në këtë rast, zgjedhjet e parakohshme mund të jenë dalje prej situatës, por jo edhe zgjidhje. Ndërsa kryeministri Gruevski potencon se partia e tij ka qenë e fokusuar vetëm në zgjedhjet presidenciale, por që pas deklarimeve të zyrtarëve të BDI-së, zhvillimet në vend marrin një kahe tjetër. Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, i cili njëkohësisht është edhe zyrtar i lartë i BDI-së, në intervistë për “Press 24”, u shpreh se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të jenë vetëm dalje nga situata në të cilën u gjend koalicioni, pasi që BDI-ja tashmë një kohë më të gjatë e përfol idenë për president konsensual, ndërsa zgjedhjet nuk do të jenë edhe zgjidhje për këtë iniciativë. Por, Xhaferi ka shtuar se ende ka një muaj të plotë, periudhë në të cilën mund nëpërmjet bisedimeve, të definohet zgjidhja për idenë e tyre, e cila sipas tij, duhet të sjellë deri tek rritja e legjitimitetit në funksion të Presidentit të shtetit. “A do t'i tejkalojë kjo dallimet, duhet të shihet ditëve të ardhshme. Të shohim deri ku mund të arrijmë me të gjitha bisedimet dhe si ajo do të duket në fund me të gjitha taktizimet dhe çka do të jetë dalje nga situata. Nëse kemi dalje nga situata, kjo nuk do të thotë është zgjidhje për idenë si një lloj standardi. Nëse minimalisht do të kërkohet dalje nga situata”, ka deklaruar zv/kryeminstri Musa Xhaferi. Ideja për president konsensual, sipas Xhaferit nuk është për banalizim, e as kjo ide nuk është menduar vetëm si alibi, siç vlerësojnë partitë opozitare shqiptare për krijimin e krizës në koalicionin qeveritar, me qëllim shkaktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Pikërisht nga këto arsye, Xhaferi në intervistë, thotë se BDI-ja

teresuar që të fitojnë numër të deputetëve shumicë, për të mos qenë të varur prej partive shqiptare, do të thotë edhe më shumë ta margjinalizojnë faktorin shqiptar në Qeveri dhe njëkohësisht t’i tregojnë në një mënyrë faktorit ndërkombëtar, BE-së SHBA-së e të tjerëve se ne jemi ata më të fortit, ne na përkrahë populli në këtë politikë për mos ndryshim të emrit apo mos gjetje të kompromisit”, vlerëson Ramadani, i cili shton se kjo njëkohësisht është bllokim edhe i proceseve integruese dhe në një mënyrë ata pa e shpallur vetë, po orientohen në një opsion anti-evropian dhe anti-NATO. “Fatkeqësisht, faktori shqiptar i pakoordinuar, liderët e partive politike nuk po e përdorin atë kapacitet politik që e kanë edhe në numra, por edhe si potencial për ta ndërprerë këtë diskurs të dëmshëm edhe për shtetin edhe për shqiptarët. Kuptohet se derisa nuk e kuptojmë dhe praktikojmë këtë, dhe nuk e vendosim në rend të parë interesin shqiptar në kuptimin e orientimit euroatlantik, atëherë Gruevski me VMRODPMNE-në e vetë realizon atë synim, të cilin e ka si një përcaktim dhe ne në një mënyrë sikur vihemi, ndoshta edhe pa dashas, në shërbim të një politike e cila nuk shkon në favorin tonë”, shprehet analisti politik Ismet Ramadani. Ndërsa analisti Petar Arsovski, thotë se të dy partitë janë për zgjedhje të parakohshme, por mosshpallja e tyre ka qëllime të caktuara. “Në esencë shohim se të dy partitë dëshirojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por derisa i bëjnë matematikat e brendshme partiake, në opinion shprehen se unë nuk di asgjë, tjetri nëse kërkon. Kjo është arsyeja e parë. Dhe e dyta, mendoj se janë marrë vesh, sepse para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare kanë për të sjellë edhe shumë projekte ligjore në Kuvend, pasi akoma funksionon Kuvendi. Me duket se janë marrë veshtë”, thotë analisti Arsovski, duke nënvizuar se të dy partive në pushtet ju konvenojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Mendoj se në këtë fazë, të dy partive për arsyet e tyre iu konvenojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. VMRO-DPMNE-së iu konvenojnë për shkak se menjëherë do të hyjnë në betejë me opozitën, ndërsa BDI-së, po ashtu i konvenon se vitin e ardhshëm nuk do të ketë asnjë ndryshim për emrin dhe më mirë të bëjnë tani zgjedhje se vitin e ardhshëm. Tash mendoj se në marrëveshjet e brendshme partiake vështirë se nuk do të merren veshtë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa kjo që e bëjnë në opinion është vetëm se kush do të jetë më fajtor për këtë”, deklaron Arsovski. Sipas tij, është vështirë që VMRODPMNE të bëj kompromis për presidentin. “Mendoj se është vështirë për shkak se edhe pa përkrahjen e BDI-së VMRO-DPMNE-së do të zgjedh dot president. Ndoshta nuk do të mundet në rrethin e parë, por mund të zgjedhë. Deri më tani, në historinë e sjelljes së tyre politike, tregojnë se ata nuk bëjnë aq kompromise. Se më tepër janë për konflikt se për kompromis. Dashtë Zoti të ndryshojë por, sipas meje, mundësitë janë të vogla”, nënvizon analisti politik Petar Arsovski.

E

KA ENDE KOHË PËR PRESIDENTIN KONSENSUAL "Ende ka një muaj të plotë, periudhë në të cilën mund nëpërmjet bisedimeve, të definohet zgjidhja për idenë e tyre, e cila sipas tij, duhet të sjellë deri tek rritja e legjitimitetit në funksion të Presidentit të shtetit. Nëse kemi dalje nga situata, kjo nuk do të thotë është zgjidhje për idenë si një lloj standardi. Nëse minimalisht do të kërkohet dalje nga situata”, ka thënë zv/kryeministri Musa Xhaferi.

PARTITË BËJNË MATEMATIKA TË BRENDSHME "Dy partitë në pushtet janë për zgjedhje të parakohshme, por mosshpallja e tyre ka qëllime të caktuara. “Në esencë shohim se të dy partitë dëshirojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por derisa i bëjnë matematikat e brendshme partiake, në opinion shprehen se unë nuk di asgjë, tjetri nëse kërkon", ka thënë Petar Arsovski.

“PO ANALIZOJMË QËNDRIMIN E BDIsë” Kryeministri Nikolla Gruevski ka thënë se VMRODPMNE është e përqendruar në zgjedhjet presidenciale, megjithatë duke marrë parasysh deklaratat e krerëve të BDIsë do të vlerësojë edhe mbi zgjedhjet e parakohshme parlamentare. "Mund të them se deri tani kemi qenë të përqendruar në zgjedhjet presidenciale dhe jo në çësht jen që ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare. Megjithatë, deklaratat që i dhanë zyrtarët e BDIsë ditëve të fundit, hodhën një dritë të re ndaj zhvillimeve të cilat pasojnë, dhe ne këtë me vëmendje po e ndjekim dhe po e realizojmë”, ka thënë Gruevski. nuk bën presion mbi partnerin e koalicionit, e as me çfarë do lloj çmimi do të insistojë në këto zgjedhje përmes koalicionit me partitë tjera të dalë me kandidat për president konsensual. Por, kryeministri Nikolla Gruevski, ka thënë se VMRO-DPMNE është e përqendruar në zgjedhjet presidenciale, e jo në çështjen që ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare. "Megjithatë, deklaratat që i dhanë zyrtarët e BDI-së ditëve të fundit, hodhën një dritë të re

ndaj zhvillimeve të cilat pasojnë, dhe ne këtë me vëmendje po e ndjekim dhe po e realizojmë”, ka thënë Gruevski. Derisa partnerët e koalicionit qeveritar po shprehen se ende nuk kanë vendosur nëse do të shpallin ose jo zgjedhje të parakohshme parlamentare, analistët politik në vend vlerësojnë se partitë veçmë kanë filluar të bëjnë matematikat brendapartiake edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat, sipas analistëve, janë të pash-

mangshme. Analisti Ismet Ramadani shprehet se VMRO-DPMNE, veçmë po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, madje edhe nëse nuk gjen mbështetje e BDI-së, ajo mund të shpërbëjë Kuvendin me mbështetje të deputetëve të partive tjera. “VMRO-DPMNE një kohë të gjatë po përgatitet dhe me siguri janë për zgjedhje të parakohshme. Deri më tani, kjo formula me tre vjet mandat ka qenë e suksesshme dhe ata këtë do të vazh-

Kryeredaktori ti TV Sitellit Dra gan PavlloviqLlatas në lajmet e mbrëmshme është shfaqur me paraqitje skandaloze. Ai, jo vetëm që u bën thirrje hapur maqedonasve të votojnë për VMRO DPMNEnë, por shkon edhe më tej duke thënë se Gruevski duhet të votohet që të formojë Qeveri i vetëm dhe pa kushtëzimet e partive shqiptare. Sipas tij, nëse VMROja merr 62 deputetë, do të pengojë kërkesën e BDIsë për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin e shtetit. “Gruevski ka për detyrë që të marrë 62 deputetë ose më shumë, sepse në këtë rast BDI ja nuk mund ta kushtëzojë VMROnë dhe votuesit maqe donas, se nëse nuk pranohet dygjuhësia në tërë territorin e shtetit ata nuk do të hynë në Qeveri, ose do ta rrëzojnë Qev erinë nëse veç më është for muar. Pra, nëse duam të flemë të qetë rreth ultimatumit grek dhe dygjuhësisë në të gjithë shtetin, duhet që fituesi të marrë 62 deputetë ose më shumë, për shkak të interesave maqedonase”, ka thënë Llatas.

Nuland në Athinë, (s)’do bisedohet emri Pas vizitës së shefit të diplomacisë greke Evangelos Venizelos në Uashington, ndërsa gjatë vizitës së ndihmës sekretares së shtetit amerikan Viktorija Nuland në Athinë, në Stejt Departamentin amerikan nuk duan të tregojnë nëse

në agjendë do të listohet mosmarrëveshja për emrin. Xhonatan Mur, drejtor i Zyrës për vendet ballkanike në Stejt department, thotë se SHBA përher kanë këtë pyetje parasysh në marrëdhëniet bilaterale me Greqinë.

“Ne kemi marrëdhënie të afërta me Maqedoninë dhe duam ta shohim në BE dhe NATO. Për Viktorija Nuland, çka më saktësisht do të flet kur do të udhëtojë në Greqi, varet nga ajo se si do të zhvillohen takimet. Pyetja për Maqedoninë se-

cilën herë është para nesh dhe hapet bilateralisht me Greqinë, në të gjitha nivelet me qeverinë amerikane. Mendojmë se duhet të ketë zgjidhje, ajo është e nevojshme që Maqedonia të shkojë para. Nuk dua të paralajmëroj se për çka do të


K r o n ik ë

e hënë, 3 shkurt 2014

3

VLERËSOHET KONTRIBUTI I FAKTORIT SHQIPTAR PËR STABILITETIN E VENDIT Shqiptarët janë duke luajtur rol të rëndësishëm për ta ruajtur stabilitetin e Maqedonisë, i cili është duke u rrezikuar për shkak të ndjekjes së politikave nacionaliste nga ana e partisë maqedonase në pushtet. Analistë politik theksojnë se shërbimet huaja të inteligjencës dhe faktorët politikë e njohin këtë rol të shqiptarëve, ndërsa i bëjnë presion faktorit maqedonas që ta ndërrojë kursin

Shqiptarët ruajnë stabilitetin e pakët të Maqedonisë

Agim FAZLIU olitika e ndjekur nga partia maqedonase në pushtet, VMRODPMNE, vlerësohet si fajtore kryesore për degradimin e imazhit ndërkombëtar të Maqedonisë. Duke komentuar deklaratën e shefit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, James Clapper, analistë politikë theksojnë se vendi ka nevojë urgjente për ta ndryshuar kursin, nëse synohet që të integrohet në strukturat euro-atlantike. Analisti politik Alajdin Demiri thekson se raportet dhe informatat nga shërbimet sekrete amerikane kanë bazë në atë se konstolacionet në Ballkan janë duke u ndryshuar. Ai thotë se është e vërtetë se as Bosnja e as Kosova nuk janë stabilizuar deri në fund. "Bosnja është më keq, ndërsa Kosova po vjen duke u stabilizuar pas marrëveshjeve të fundit dhe dhënies së një autonomie të madhe për veriun. Ndërkaq këtu nacionalizmi maqedonas është gjithnjë më i egër. Nuk ka arsye të jashtme, nga Greqia, Bullgaria, apo nga Serbia. Problemet me fqinjët janë latente dhe nuk e degradojnë stabilitetin e Maqedonisë. Gërryerja e themeleve të Maqedonisë me këtë nacionalizëm të egër është i neveritshëm. Pran-

P

SA ZGJATË MIRËKUPTIMI I SHQIPTARËVE?! "Shqiptarët nuk janë faktorë që në këtë fazë e destabilizojnë vendin. Mirëkup timi për gjendjen dhe toleranca e tyre është në nivel maksimal. Mirëpo, prob lemi është se a do të mund të mbahet gjatë kjo tolerancë. Faktori ndërkombëtar, shërbimet e sigurisë, janë të vetëdijshme për rolin pozitiv të shqiptarëve. për këtë arsye ka presione ndaj Maqedonisë", ka vlerësuar Alajdin Demiri.

ME VMROnë, DY LLOJE RREZIKU Me Qeverinë e VMRO DPMNEsë, ne përjetojmë dy lloje të rrezikut. E para ka të bëjë me varfërinë e thellë, e cila është evidente dhe njëherësh mund të sh përthejë në revoltë sociale. Më duhet të theksoj se kur të shpërthejnë pakë naqësitë sociale, është çështje kohe se kur ata do të reflektohen në përkeqësimin e raporteve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë”, ka thënë Petre Shilegov nga LSDM. daj Maqedonia merr statusin e shtetit më të pasigurt në Ballkan", ka thënë Demiri, për "Zhurnal plus".

Shqiptarët, shtyllë e stabilitetit Ai thekson se toleranca dhe mirëkuptimi i shqiptarëve përballë nacionalizmit maqedonas deri tash është në nivel të kuptueshëm, mirëpo shumë sh-

pejtë mund të humbë edhe ky mirëkuptim, për shkak se nacionalizmi maqedonas është institucional, prekë shumë thellë në stabilitetin e vendit. "Shqiptarët janë duke e luajtur rolin e stabilizuesit me politikën e tolerancës dhe të mirëkuptimit. Mirëpo ky rol është fragjil për shkak se sa më tepër tolerohet nacionalizmi maqedonas, në anën tjetër egërsohet më tepër. Shqiptarët nuk janë faktorë që në këtë

fazë e destabilizojnë vendin. Mirëkuptimi për gjendjen dhe toleranca e tyre është në nivel maksimal. Mirëpo, problemi është se a do të mund të mbahet gjatë kjo tolerancë", ka vlerësuar Demiri. Sipas tij, faktori ndërkombëtar, shërbimet e sigurisë, janë të vetëdijshme për rolin pozitiv të shqiptarëve. për këtë arsye ka presione ndaj Maqedonisë, si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe faktorët e tjerë,

Duam ta shohim Maqedoninë në BE e NATO Ai gjithashtu shton se me vëmendje duhet të ndiqen të gjithë negociatat, por për fat të keq këtu nuk mund të konstatohet se ka ndonjë përparim të dukshëm Ambasadori slloven në Maqedoni Branko Rakovec ka thënë se do kishte dashur që Maqedoninë sa më shpejt ta sheh në BE dhe NATO. “Ne do kishim dashur që miqtë tanë maqedonas me fqiun jugor të gjejnë një zgjidhje që do të jetë e pranueshme edhe për njërën anë edhe për tjetrën. Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme të cilën në të ardhmen duhet të zgjidhet, për arsye se Maqedoninë duam ta shohim sa më shpejtë në BE dhe NATO”, thotë Rakovec. Ai gjithashtu shton se me vë-

mendje duhet të ndiqen të gjithë negociatat, por për fat të keq këtu nuk mund të konstatohet se ka

ndonjë përparim të dukshëm. “Duhet të them, se Maqedonia mes shteteve anëtare ka një

përkrahje të madhe dhe shpresoj se në të ardhmen edhe kjo do të ndodhë, Maqedonia do të fillojë bisedimet. Sllovenia përherë ka qenë avokat në Maqedoni në lidhje më integrimet euro-atlantike, ne e mbështesim Maqedoninë të bëhet anëtare edhe në BE edhe në NATO. Këtë e duam edhe për të gjitha shtetet në Ballkanin Perëndimorë. Në raportin e KE janë vërejtur fusha në të cilat Maqedonia në të ardhmen duhet të punojë më shumë. Të punoj në reformat për gjyqësi të pavarur, liri të mediumeve, të bëhen hapa me të cilat do të sigurohen procese demokratike në Maqedoni”, ka thënë për REL ambasadori slloven në Maqedoni Branko Rakovec.

me qëllim që kjo gjendje të stabilizohet. Në anën tjetër, ish-ministri i brendshëm dhe partneri i koalicionit të Gruevskit, Pavle Trajanov vlerëson se aktualisht ka një gjendje stabile, por nënvizon se Ballkani është i paparashikueshëm sa i përket sigurisë. Trajanov ka thënë se të gjitha informacionet që vinë nga shërbimet e fuqishme inteligjente, si ajo e SHBA-së, duhet të shqyrtohen me gjithë seriozitetin, dhe të jenë bazë për thellimin e informatave relevante. Ndërsa, Tito Petkovski, kryetar i PRSD-së, ka thënë se nëse sqarohen, këto vërejtje janë serioze për prioritetet e Maqedonisë. "Jetojmë në një rajon tejet turbulent. Jo vetëm që bëhet fjalë për CIA-n, por edhe për një agjenci inteligjence të një shteti si SHBA-të, e cila ende projekton dhe ndërton konfigurimin politik në botë. Nuk ka vend për nënvlerësim. Unë e shoh si vërejtje për qeverinë e Maqedonisë rreth prioriteteve të shtetit. Nëse dihet se prioritet janë të ndryshme për partnerët e koalicionit, situata bëhet edhe më e ndërlikuar”, ka vlerësuar Tito Petkovski.

Indikatorët e krizës Ish-ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin, thotë se nuk ka vend për panikë, por megjithatë ka nevojë për hapa seriozë ndaj zgjidhjes së problemeve. Sipas tij, shqetësues është vlerësimi se Maqedonia zuri vendin që la Kosova dhe Bosnja për mundësinë e paraqitjes së një spiraleje destabilizimesh. "Në bazë të disa parametrave, tensioneve ndëretnike, populzimit etnik të pushtetit, krimit të organizuar, tensioneve me Greqinë dhe moszgjidhja e integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë si dhe faktorët socialë, sikurse papunësia dhe varfëria. Të gjitha këto elemente janë indikatorë të krizës dhe në kushte të stresi më të madh ndëretnik apo social, mund të destabilizojnë shtetin dhe të jenë shkak për

përforcimin e kësaj spiraleje të destabilizimit siç ishte rasti në vitin 2001”, ka thënë për mediat Nano Ruzhin. Gjatë një prezantimi para Komisionit të Posaçëm në Senatin e Shteteve të Bashkuara për kërcënimet mbi sigurinë në botë në vitin 2014, ka përmendur edhe Ballkanin Perëndimor, në veçanti Maqedoninë duke tërhequr vërejtjen e tensioneve etnike për shkak të politikave nxitëse të pushtetit aktual. Clapper ka deklaruar se Qeveria e Maqedonisë vazhdon të nxisë programe që synojnë të inkurajojnë nacionalizmin e maqedonasve etnikë në kurriz të integrimit euro-atlantik të vendit. Por, partitë politike në pushtet në Maqedoni, VMRO DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), nuk kanë dashur të komentojnë dokumentin e drejtorit të Zbulimit Kombëtar të SHBA-së, James Clapper, ku theksohet se, "Sa më gjatë që rruga e Maqedonisë për anëtarësimin në BE dhe NATO, të mbetet e bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit, si dhe të marrëdhënieve të dobëta dypalëshe me Bullgarinë, aq më i madh është rreziku që tensionet etnike të rriten". Ndërsa, për partinë maqedonase në opozitë, Lidhjen Social-Demokrate të Maqedonisë, ky qëndrim paraqet konfirmim të shqetësimeve të ngritura nga kjo parti se qeveria aktuale nuk është e angazhuar në integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, por është e përkushtuar të vërë në pah pjesë të së kaluarës së lavdishme të Maqedonisë. “Me Qeverinë e VMRO DPMNE-së, ne përjetojmë dy lloje të rrezikut. E para ka të bëjë me varfërinë e thellë, e cila është evidente dhe njëherësh mund të shpërthejë në revoltë sociale. Më duhet të theksoj se kur të shpërthejnë pakënaqësitë sociale, është çështje kohe se kur ata do të reflektohen në përkeqësimin e raporteve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë”, ka deklaruar zëdhënësi i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Petre Shilegov.

“Skënderbeu”, gati për fazën e dytë Komuna e Çairit ka marrë të gjitha pëlqimet e nevojshme ligjore për vazhdimin e projektit për ndërtimin e sheshit “Skënderbeu”. Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kanë dhënë aprovimin e tyre për fillimin e fazës së dytë të projektit, pas përfundimit vitin e kaluar të fazës së parë. Aktualisht po vijon përpilimi i projektet final dhe pritet të sigurohet leja e ndërtimit. Pas këtyre procedurave, nga qershori pritet të nisin edhe punimet. “Për fazën e dytë, Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Transportit kanë dhënë pëlqim. Ne tani përgatisim edhe projektin kryesor. Për momentin punohet në

projektin kryesor. Në momentin që do kemi projektin kryesor, do të duhet të jepet leja e ndërtimit dhe të fillojë realizimi i sheshit në tërësi. Ajo duhet të ndodhë përafërsisht nga fundi i muajit qershor dhe fillimi i muajit korrik”, ka thënë Xhengiz Hani, shef i Sektorit për urbanizëm në Komunën e Çairit. Për aprovimin e kësaj madje kanë konfirmuar edhe nga qeveria e Maqedonisë.


K r o n ik ë

4

“Ballkani në vorbullën e korrupsionit”

Sekretari i Shtetit John Kerry ka folur për problemin e korrupsionit me të cilin përballen vende të Evropës Juglindore e Qendrore gjatë një konferencë në Mynih. ”Fakti është që vërejmë një prirje shqetësuese në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe në Ballkan. Aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarke, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit si dhe të drejtat e organizatave joqeveritare”, ka thënë Kerry. Madje, edhe siguria e Evropës dhe bashkëpunimi në përgjigje të sfidave globale kanë qenë ndër temat kryesore ku u ndal dje Sekretari i Shtetit John Kerry gjatë fjalës së tij në konferencë. “Në botën e sotme me kërcënime komplekse, siguria dhe udhëheqja jonë mbështetet në të gjithë elementët e fuqisë sonë – përfshirë një demokraci të fortë dhe të bazuar tek parimet. Po ashtu ato varen tek mobilizimi i fuqisë së aleatëve tanë më të fortë. Asnjë vend nuk mund të zgjidhë i vetëm sfidat e ditëve tona”.

“Fusha e Llukovës”, raportojnë de putetët e zonës

Deputetët e zonës së Dibrës në një takim me përfaqësuesit e Organizatave Joqeveritare, prezantuan angazhimin e tyre kundër projektit të “Fusha e Llukovës”. Bashkë me përfaqësuesit e OJQ-ve, ata shprehën drojën e tyre lidhur këtë projekt, dhe premtuan angazhimin e tyre deri në fitoren përfundimtare. “Unë kam besim në ministrat tanë dhe besoj që ky projekt nuk do të realizohet, pa marrë parasysh se çka do të tregojë studimi i fundit i Bankës Botërore. Unë edhe në të ardhmen do të jem pranë jush për gjithçka që ka nevojë, nëse duhet edhe për propozim ligj i cili bëhet me 10 mijë nënshkrime nga banorët por edhe me një nënshkrim të një deputeti. Për këtë unë kam përkrahje edhe nga Durmishi, deputetja Liljana Popovska dhe deputetë të tjerë të pozitës dhe opozitës, theksoi deputetja e zonës së Dibrës, Julijeta Marku. “Kemi filluar me betejën tonë por ende nuk kemi marrë fitoren e fundit. Kjo që bëjmë është mirë, por edhe në të ardhmen duhet të na përmbajnë të tjerët sepse puna është shumë serioze. Qeveria ka filluar aktivitete që të ketë realizim të atij projekti kështu që duhet të gjejmë strategji tonat që të ndalojmë këtë mënyrë të Qeverisë , theksoi para përfaqësuesve të OJQ-ve në Dibër , deputeti i Parlamentit, Rejhan Durmishi. Ndërkohë, përfaqësuesit e OJQ-ve, janë të prerë kundër devijimit të lumit Radikë dhe krijimit të projekteve energjetike, duke ruajtur paprekshmërinë e këtij lumi. “Pika e parë nuk ka devijim, për ujin nuk ka bisedime me dibranët , mund të flasim për projektin “Fusha e Lukovës” nëse ka rrjedhë normale të lumit por edhe nëse këtu ka dëm nuk do të ketë projekt të tillë”, tha kryesuesi i OJQ-ve, Dritan Lleshi.

e hënë, 3 shkurt 2014

DYGJUHËSIA, SI ÇËSHTJE NË MAQEDONI

“Problematizohet” dygjuhësia Sipas hulumtimeve nga Qendra për studime evropiane në Grac, prej vendeve ballkanike, përveç se në Maqedoni, edhe në Kosovë ka standarde të mira. “Në të gjitha aspektet, mbrojtja e të drejtave të gjuhëve në Maqedoni është me të vërtetë e zhvilluar”, thotë drejtori i qendrës, Florijan Biber. Por, raportuesi i PE-së për Maqedoninë Riçard Hovit kohë më parë ngriti më shumë amendamente rreth kësaj çështje aqedonia është njëri prej shembujve më të mirë në rajon kur bëhet fjalë për të drejtat gjuhësore dhe mbrojtjen e tyre, notojnë nga Qendra për studime evropiane në Grac të Austrisë. Sipas hulumtimeve të tyre prej vendeve ballkanike, përveç se në Maqedoni, edhe në Kosovë ka standarde të mira. “Nuk ka dyshim se kur bëhet fjalë për gjuhët, Maqedonia dhe Kosova kanë praktikë më të mirë. Duhet të merret parasysh fakti se në vendet tjera nga rajoni më i ngushtë, përqindja e gjuhëve minoritare është më e ulët se sa në Maqedoni (për shembull në Serbi është 15 përqind, ndërsa në Maqedoni është 20 përqind). Në të gjitha aspektet, mbrojtja e të drejtave të gjuhëve në Maqedoni është me të vërtetë e zhvilluar”, thotë drejtori i qendrës, Florijan Biber. Sipas tij, në periudhën e kaluar në opinionin maqedonas u ngrit pluhur mbi propozimin e raportuesit për Maqedoninë në PE, Riçard Hovit, që u miratua në amendamentet e fundit si kompromis të Rezolutës për vendin, ku është theksuar se është “e rëndësishme të promovohet arsimimi dygjuhësorë në bazë jo të detyrueshme”. Por, në debatin për amendamentet në Bruksel disa eurodeputetë ashpër debatuan në këtë drejtim pasi me propozimamendament të tillë, “maqedonasve u imponohet që të mësojnë gjuhën e minoritetit më të madh -gjuhën shqipe”, por Biber mendon se nuk duhet të problematizohet, sepse bëhet fjalë vetëm për propozim edhe atë nga eurodeputetë, dhe jo nga instancat më të larta të

M

Janë paraparë punësime të pesë gardianëve shqiptarë në burgun e Idrizovës, tre në atë të Shutkës dhe tre në burgun e Kumanovës ëvendësdrejtori i burgut të Idrizovës Sadush Arifi ka paralajmëruar punësimin e 5 gardianëve shqiptarë dhe një kuzhinieri në këtë institucion. Konkursi që sot është shpallur nëpër media, vlen për ata ndër 25 vjet dhe me 3 vjet përvojë pune. Përparësi, sipas Arifit, kanë ata që janë të punësuar brenda shtëpisë ndëshkuese përmirësuese, ndërsa pas zgjedhjeve presidenciale do bëhet punësimi edhe i 4 edukatorëve shqiptarë. “Me këtë përqindja e shqiptarëve në burgun e Idrizovës është 12 përqind me tendencë rritjeje edhe krahas

Z

PROPOZIM REZOLUTA KISHTE KUFIZIME RIGJIDE “Propozim Rezoluta origjinale ka pasur kufizime rigjide në fjalitë dhe është normale për raportues të PEsë të jep më shumë detaje në fazën e amenda menteve. Propozimi im si në vitin e kaluar është që fjalia ‘maqedonas’ do të gjendet në tekstin tim përfundimtar të Rezolutës. Kujtoni se rekomandimi im solli në atë që Komi sioni Evropian ta shfrytëzojë mbiemrin në raportin e saj të progresit”, ka thënë Riçard Hovit.

MBROJTJA E GJUHËVE, ME TË VËRTETË E ZHVILLUAR “Duhet të merret parasysh fakti se në vendet tjera nga rajoni më i ngushtë, përqindja e gjuhëve mi noritare është më e ulët se sa në Maqedoni (për shembull në Serbi është 15 përqind, ndërsa në Maqedoni është 20 përqind). Në të gjitha aspektet, mbrojtja e të drejtave të gjuhëve në Maqedoni është me të vërtetë e zhvilluar”, thotë drejtori i qendrës, Florijan Biber. Unionit. Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë Riçard Hovit kohë më parë ngriti më shumë amendamente (rreth 25) të propozimit Rezolutës, ku mes tjerash në amendamentin 89 paragrafi 14,

kërkon fshirjen e mbiemrit të vetëm “maqedonas” që i dedikohet “shqetësimit që gjithnjë e më pak fëmijët shqiptar mësojnë maqedonishten” ku më pas “shpreh shqetësime që të rinjtë në shtet

gjithnjë e më pak e mësojnë gjuhën e njëri tjetrit”. “PropozimRezoluta origjinale ka pasur kufizime rigjide në fjalitë dhe është normale për raportues të PE-së të jep më shumë detaje në fazën e

Punësime të shqiptarëve në Idrizovë, Shutkë e Kumanovë punësimit të maqedonasve. Me sistematizimin e ri gardianët shndërrohen në polici të burgut”, thotë zv/drejtori i Idrizovës, Arifi. Ai këtu përmend edhe postet udhëheqëse që janë bërë në këtë mandat, kështu Zenan Izeiri ushtron poston e zv/komandantit të sigurimit në burg, udhëheqës për risocializimin e burgut është Afrim Neziri, (një post mjaft me peshë për shqiptarët), pastaj 4 komandantë në hyrje të burgut prej tyre njëri është shqiptar dhe ai është Afrim Rexhepi, zv/ko-

NË IDRIZOVË, PËRQINDJA E SHQIPTARËVE 12 PËRQIND “Me këtë përqindja e shqiptarëve në burgun e Idrizovës është 12 përqind me tendencë rritjeje edhe krahas punësimit të maqedonasve. Me sistem atizimin e ri gardianët shndërrohen në polici të burgut”, thotë zv/drejtori i Idrizovës, Sadush Arifi.

amendamenteve. Propozimi im si në vitin e kaluar është që fjalia ‘maqedonas’ do të gjendet në tekstin tim përfundimtar të Rezolutës. Kujtoni se rekomandimi im solli në atë që Komisioni Evropian ta shfrytëzojë mbiemrin në raportin e saj të progresit”, ka thënë Hovit. Por, deputetët në Komitetin për punë të jashtme në Parlamentin Evropian në debatin e fundit për propozim Rezolutën për Maqedoninë ishin kundërvënë ashpër ndaj një pjese të amendamenteve të propozuara nga ana e raportuesit Riçard Hovit, sidomos në pjesën për vendosjen e dygjuhësisë në Maqedoni dhe përmendojen e “ultranacionalizmit”. Raportuesit në hije Eduard Kukan dhe Çarls Tenok, por edhe kroatët Andrej Plenkoviq dhe Savor Shtier kishin dalë kundër përdorimit të këtyre termave. Hovit ka thënë se nuk e akuzon vendin për ultranacionalizëm dhe se bëhet fjalë për diçka me të cilën BE nuk pajtohet me asnjë vend, kështu që shpeshherë nacionalizmi mund të përzihet me patriotizëm. “Kur kemi të bëjmë për gjuhët, asnjëherë nuk kam pasur për qëllim që ta hedh poshtë referencën ‘gjuhë maqedonase’ por kam dashur që ta nxitim dygjuhësinë nëpër shkolla”, ka thënë Hovit. Dygjuhësia te fëmijët Maqedoni parashihej të realizohej përmes projektit të Komisionarit të Lartë OSBE-së për pakicat kombëtare Knut Knut Volebek qëe ia bëri Maqedonisë përmes bisedave me zyrtarë të lartë dhe partitë politike, ku ajo parashikon që mësimi në gjuhën maqedonase për fëmijët e pjesëtarëve të komuniteteve të fillojë që nga klasa e katërt. (R.Z.)

mandant për hyrjen kryesore Vebi Berisha, në burgun e mbyllur, po ashtu prej 4 komandantëve njëri është shqiptar, pra Besim Aliu, ndërsa Avni Saiti është i pozicionuar në burgun e lirë. Edhe zv/drejtori i burgut të Shutkës, Reshat Ramadani ka paralajmëruar punësime të shqiptarëve në institucionin që udhëhiqet nga ai. “Do të punësohen tre gardianë dhe një kuzhinier. Konkursi vetëm se është i hapur. Konkursi do të zgjasë pesë ditë. Pas zgjedhjeve presidenciale, në konsultim dhe me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit kemi paraparë edhe pesë punësime të reja për edukatorë shqiptarë. Në të ardhmen punojmë që të plotësohet përfaqësimi edhe për vendet udhëheqëse”, tha për “Zhurnal plus”, Ramadani. Ndërkohë, edhe në burgun e Kumanovës siç mësojmë do bëhet punësimi edhe i tre gardianëve shqiptarë, gjë qe flet edhe për rritjen e përfaqësimit nëpër burgjet e vendit.


K r o n ik ë

e hënë, 3 shkurt 2014

Aksident fatal, një i vdekur dhe dy në rrezik për jetën Një i vdekur dhe dy në rrezik për jetën është bilanci nga aksidenti që ndodhi të shtunën mbrëma në orën 21:10 mes tre makinave në kryqëzimin e rrugëve afër qendrës tregtare ‘Mavrovasja’ në Shkup. Reporteri i “Zhurnal”-it ka dalë në vendin e ngjarjes para

se të arrijnë aty ndihma e shpejtë dhe policia. Në aksident janë përfshi tri vetura- një e llojit pasat, një “Golf 5” dhe një “Zastava 101”. Sipas reporterit tonë, në gjendje më të vështirë gjenden vozitësi dhe bashkudhëtari i tij në veturën “Zastava”. Nga

5

reagimet e mjekëve që kanë arritur me ndihmën e shpejtë krijohej bindja se ata janë në rrezik jete. Aksidenti ka ndodhur në anën e djathtë të bulevardit, kur shkon prej Çairit në drejtim të “Vero Qendrës”. Mirëpo nga goditja e fortë, “Zastava” ka dalë në drejtimin tjetër të rrugës, duke kaluar edhe mbrojtjen që i ndanë korsitë dhe pas disa rrotullimeve është ndalë afër rrethojës së Universitetit të Shkupit.

NË KOHË TË PACAKTUAR PËR VITIN 2014 Me këtë projekt, theksoi ministri Spasov, përmes shpalljes publike do të punësohen gjithsej 300 persona me invaliditet: nga të cilët (16) punëtorë me arsim të ulët, respektivisht kualifikim i ulët, (100) persona me arsim të mesëm dhe të lartë, (40) persona me arsim sipëror enditjet e aplikacioneve nga procesi i punësimit të 300 personave me invaliditet në kohë të pacaktuar për vitin 2014 para organizatave nacionale invalide ditë më parë e prezantuan ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov dhe drejtori i NP Pyjet e Maqedonisë, Zharko Karaxhoski. Ministri Spasov theksoi se koncepti i shpalljes rrënjësisht është bazuar në punësimin e personave të papunë afatgjatë me të ardhura të ulëta, të cilët janë në gjendje të rëndë materiale dhe financiare, prindër beqarë ose familje në të cilat ka më shumë anëtarë me invaliditet. Me këtë projekt, theksoi ai, përmes shpalljes publike do të punësohen gjithsej 300 persona me invaliditet: nga të cilët (16) punëtorë me arsim të ulët, respektivisht kualifikim i ulët, (100) persona

Punësimi i 300 personave më invaliditet

R

VERIFIKIMI I APLIKACIONEVE Ministri Spasov tha se fillimisht të gjitha aplikacionet e kandidatëve potencialë janë verifikuar tre herë nga ana e komisioneve të ndryshme ndërresore profesionale dhe janë futur në sistem të veçantë elektronik, i cili është përpunuar në mënyrë speciale për këtë projekt, që pastaj të formo het komision mjekësor me mjekë profesionistë, të cilët kanë pasur detyrë t'i verifikojnë konsta timet dhe opinionet për invaliditetin e të gjithë aplikantëve dhe të vërtetojnë se cilat janë në rregull, e cilat janë dokumente jo të rregullta. me arsim të mesëm dhe të lartë, (40) persona me arsim sipëror. Spasov potencoi se në sh-

pallje kanë konkurruar 1.862 persona, nga të cilët 1.069 persona të papunë me invaliditet, të

cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kushtet nga konkursi. Ministri Spasov tha se fil-

limisht të gjitha aplikacionet e kandidatëve potencialë janë verifikuar tre herë nga ana e komisioneve të ndryshme ndër-resore profesionale dhe janë futur në sistem të veçantë elektronik, i cili është përpunuar në mënyrë speciale për këtë projekt, që pastaj të formohet komision mjekësor me mjekë profesionistë, të cilët kanë pasur detyrë t'i verifikojnë konstatimet dhe opinionet për invaliditetin e të gjithë aplikantëve dhe të vërtetojnë se cilat janë në rregull, e cilat janë dokumente jo të rregullta. Përmes këtij projekti, siç theksoi, do të punësohen edhe persona të cilët më shumë se 20, 30, madje edhe më shumë vjet janë të papunës dhe nuk kanë kurrfarë të ardhura. Drejtori i NP Pyjet e Maqedonisë, Zharko Karaxhoski theksoi se nga dita e hënë do të fillojnë t'i distribuojnë njoftimet me shkrim deri te të gjithë aplikantët, me të cilat do t'i informojnë se kush prej tyre ka hyrë në rang listë. Krijimi i marrëdhënies së punës do të jetë përmes ndërmarrjes me marrëveshje, e cila do të nënshkruhet nga ana e Pyjeve të Maqedonisë dhe nga institucioni publik, administrata shtetërore.

Gostivari dhe Qendra e Pollogut bashkëfinancojnë

Pas 50 vjetëve rikonstrukto het Poliklinika Bukuresht Rikonstruktimi i Poliklinikës Bukuresht në Shkup, fillon të hënën e cila do të jetë rrënjësore dhe do të investohen 24 milionë denarë. Këtë dje e paralajmëroi kryeministri Nikolla Gruevski pas promovimit të rikonstruktimit të përfunduar të reparteve spitalore në Spitalin e përgjigjëm të qytetit "8 Shtatori". Ai tha se përveç që para dy-tre vjetëve janë ndërruar dritaret dhe është intervenuar në nyejt sanitare dhe tualetet, përveç kësaj 50 vjet në Poliklinikën Bukuresht nuk është investuar dhe rikonstruktuar asgjë. "Qeveria bën rikonstruktim të tërësishëm të tërë

poliklinikës. Kjo është shumë e rëndësishme sepse Poliklinika Bukuresht pranon një numër të madh të pacientëve në vit nga të gjitha poliklinikat në Shkup. Ka nivel të lartë të kuadrove të arsimuara profesionale, besim të madh nga pacientët dhe dhe jorastësisht më shumë pacientë vijnë këtu. Në ditë vijnë rreth 1.500 pacientë", theksoi Gruevski. Shtoi se rikonstruktimi i Poliklinikës Bukuresht është pjesë nga mega pakoja e madhe e tyre e ndërtimit të spitaleve dhe rikonstruktimit të spitaleve dhe klinikave në Republikën e Maqedonisë.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me drejtorin e Qendrës për Zhvillim të Rajonit të Planifikuar të Pollogut, Adil Emini nënshkruan kontratë për bashkëfinancim të projektit “Shteg ecje të shëndetshëm për banorët e komunës së Gostivarit, duke filluar nga Gostivari deri në fshatin Vërtok dhe një studim para-fizibiliteti për zhvillimin e eko-turizmit”. Komponenta e parë e projektit përfshin aktivitetet në përgatitjen e dokumentacionit teknik edhe atë, punën Gjeodezike (dizajnimi, matja dhe sigurimi i shtegut për ecje) në një gjatësi prej 9.3 km. Kjo fazë e projektit përfshin këta aktivitete: Certifikatë nga Plani detal urbanistik, të dhëna numerike nga Kadastra, pronësi, projekt kryesor infrastrukturor (fazat e dizajnimit kryesor infrastrukturor duke përfshi elaboratin për

vlerësimin e ndikimit në mjedis) dhe revizioni i projektit kryesor infrastrukturor, kërkesa për leje ndërtimi (leje e ndërtimit është marrë). Kostoja totale e dokumentacionit teknik në këtë fazë të projektit është e përfshirë në shumën e planifikuar e mjeteve të parapara (14.260.00 Euro) Komponenta e dytë e projektit përfshin draft

studimin e para-fizibilitetit për zhvillimin e turizmit në territorin e komunës së Gostivarit, kostoja e të cilit është 6000 Euro. Fondet për realizimin e këtij projekti janë 20.260 euro, 14.260 euro i siguron organizata gjermane për zhvillim GIZ-RED, ndërsa komuna e Gostivarit participon me 6.000 mijë euro.

Kronikë e zezë

“Alfat” kapin 10 emigrantë sirianë në Shkup Dy persona nga Gjevgjelia janë arrestuar dhe janë nxjerrë para gjykatësit për procedurë të mëtejshme, i cili u ka shqiptuar masën paraburgim prej 8 ditësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “trafikim me emigrantë”. Prokuroria themelore publike kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur dyshime ndaj 28 vjeçarit me iniciale A.SH., dhe 33 vjeçarit R.B., se më 30 janar të këtij viti që të dy kanë trafikuar dhjetë shtetas të Sirisë emigrantë ilegalë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Sipas informacioneve të policisë, më 30 janar rreth orës 3.30 minuta, njësiti policor special “Alfat” në lagjen “Autokomandë” të Shkupit kanë ndalur automjetin e llojit “BMW”, me targa të Gjevgjelisë i drejtuar nga A.SH., dhe më pas makinën e llojit “Pasat Wolsfagen” me targa të Velesit i drejtuar nga personi R.B., dhe veturën “Opel omega” po ashtu me targa të Gjevgjelisë e drejtuar nga deri më tani person i panjohur. Në makinat Pasat dhe në Opel njësiti “Alfat” kanë zbuluar 10 emigrantë ilegalë nga Siria. Me të arritur në Shkup, më saktë në lagjen “Autokomandë”, personat A.SH. dhe R.B., janë ndalur dhe arrestuar, ndërsa personi i cili e ka ngarë makinën “Opel” ka arritur të arratiset duke e lënë automjetin me emigrantët nga Siria. Pas kësaj emigrantët ilegalë nga Siria janë strehuar në Qendrën për pranimin e të huajve për shkak të sigurimit të tyre në procedurën e mëtejshme penale, bëjnë të ditur nga MPB-ja.

Gjoba për gjashtë kafeteri ku pihej duhani Në aksionin kontrollues të policisë së Tetovës në disa kafeteri janë regjistruar thyerje të dispozitave për ndalimin e pirjes së duhanit në lokale të mbyllura. Aksionin policia e kreu të shtunën mbrëma në periudhë prej orës 20 deri 23 në bashkëveprim me nëpunësit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP). Në këtë aksion janë bërë kontrolle në lokalet në qendrën e qytetit në rrugën “JNA”, “Marshall Tito” dhe “133”. Në këtë kanë qenë të përfshirë gjashtë objekte, ndërsa është konstatuar pirja e duhanit në lokale të mbyllura, prezenca e të miturve, dhënia e alkoolit të miturve dhe eventualisht prezenca e shtetasve të huaja, si dhe posedim dhe përdorim të aparateve fiskale. Në kontroll policia ka konfirmuar gjashtë shkelje të ligjit për pirje duhani në lokale të mbyllura, për të cilët ka përgatitur gjashtë gjoba për pronarët e lokaleve, si dhe për gjashtë individë të cilët janë kapur duke pirë duhan. Shkelje të tjera të ligjit nuk janë vërejtur. Në këtë aksion janë identifikuar edhe shkelje në fushën e fiskalizimit për të cilat DAP duhet në mënyrë plotësuese të deklarojë cilat objekte dhe në çfarë mënyrë shkelën ligjin. Aktivitete kontrolluese të këtilla dhe të ngjashme të policisë dhe nëpunësve të DAP-it do të ketë edhe në të ardhmen në objekte tjera në Tetovë dhe rrethinë.


B iz n e s

6

Bien tregjet e aksioneve në SHBA dhe Evropë Indekset e aksioneve ranë dje ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, ndërsa investitorët shqetësohen rreth pasurive të lëkundura të vendeve me tregje të reja nëpër botë. Tregjet e aksioneve ranë në Nju Jork, Frankfurt, Paris dhe Londër si pasojë e shitjes në masë të

aksioneve, shitja kjo më e fundit, që kanë shkaktuar rënien e çmimeve të aksioneve gjatë gjithë janarit. Vlera e monedhës në Hungari, Turqi dhe Afrikën e Jugut ra, ndërkohë që udhëheqësit botërorë të financave shprehën shqetësim rreth tërheqje së investimeve nga ekonomitë e reja.

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se është e vështirë të përcaktohet arsyeja e saktë për rënien e çmimeve të aksioneve, por, shtoi se vendet me tregje të reja duhet të marrin "masa urgjente" për të përmirësuar ekonomitë. Disa vende me ekonomi të reja kanë fajësuar bankën qen-

e hënë, 3 shkurt 2014

drore të Shteteve të Bashkuara, ose Rezervën Federale, për rënien e tregjeve të aksioneve në botë, ndërsa ajo vazhdon të mbështesë ekonominë amerikane, më e madhja në botë. Anëtarët e Bankës amerikane thanë këtë javë se në shkurt do të shkurtojnë blerjet e aseteve, që kanë për qëllim t’i japin shtytje ekonomisë amerikane, ndërsa pasuritë e saj vazhdojnë të përmirësohen.

ZONA INDUSTRIALE “OVÇE POLE”

Rreziku nga kreditë e këqija Niveli i lartë i kredive të këqija është shndërruar në një nga rreziqet më të mëdha për ekonominë. BERZH e klasifikon Shqipërinë si vendin më problematik për huatë e pashlyera, ndër ekonomitë në zhvillim të Evropës dhe Azisë. Më keq është vetëm Kazakistani, ku kreditë e këqija llogariten në 36.7 për qind. Huatë me probleme në Shqipëri u rritën me ritme shumë të shpejta përgjatë viteve të krizës nga 3.2 për qind që ishin në 2007 në gati 24.4 për qind aktualisht. Ky është treguesi më negativ në rajon. Ndryshe nga Shqipëria, vendet e tjera kanë arritur t'i administrojnë shumë më mirë rreziqet në tregjet e tyre financiare, raporton TCH. Sipas Bankës Botërore, në Maqedoni nga viti 2009 deri në fund të 2012-ës, huatë e pashlyera u rritën me vetëm 0.8 për qind. Në Bosnje rritja ka qenë më pak se 7 për qind, dhe po kështu edhe në Malin e Zi dhe Serbi. Kjo në një kohë, kur këto vende janë përballur me recesion ekonomik dhe kanë një portofol kredie ndaj Prodhimit Kombëtar shumë më të lartë se Shqipëria, çka do duhet t'i bënte më të rrezikuara. Mos mbajtja nën kontroll e kredive të këqija ka prodhuar dy pasoja negative në ekonomi. Së pari ka rritur rreziqet financiare për ekonominë, një fakt i vënë në dukje jo vetëm nga FMN dhe Banka Botërore por tashmë edhe nga agjencitë e njohura ndërkombëtare që merren me vlerësimin e riskut. Por përveç kësaj, niveli i lartë i tyre po frenon rritjen ekonomike të vendit, duke i nxitur bankat të ulin ekspozimin në Shqipëri dhe t'i investojnë paratë në vendet e tjera ku perceptojnë më pak rrezik.

Në fabrikën e re në fazën e parë nga investimi është planifikuar të investohen rreth 3,5 milionë euro ndërsa për pesë vjet investimi i përgjithshëm vlerësohet në 25 milionë euro. Më e rëndësishme është, theksoi kryeministri Gruevski, që do të hapen vende të reja pune ë zonën industriale "Ovçe Pole" në afërsi të Shën Nikollës të shtunën është vendosur gurthemeli i fabrikës së re për kërpudha, investim i huaj holandez, në të cilin morën pjesën kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i komunës së Shën Nikollës, Zoran Tasev dhe investuesi ID Ballkan SHPKNJP Tetovë, Teodorous Van Kampen. Në fabrikën e re në fazën e parë nga investimi është planifikuar të investohen rreth 3,5 milionë euro ndërsa për pesë vjet investimi i përgjithshëm vlerësohet në 25 milionë euro. Më e

Filloi ndërtimi i fabrikës për kërpudha

N

GRUEVSKI: RRITJA E PRODHIMTARISË INDUSTRIALE MBI PRITJET Rritja e prodhimtarisë industriale është mbi pritjet edhe për dhjetorin edhe për tërë vitin e kaluar. Në dhjetor kemi 9,5 për qind rritje të prodhimtarisë industriale krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, ndërsa mesatarja për tërë vitin është 3,2 për qind dhe kjo është mbi pritjet tona. Kjo është mirë kur rritja e prodhimtarisë industriale është mbi pritjet dhe mbi planifikimet, ndërsa është rezul tat i punës së madhe. Këtë e deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve sa është rritja e prodhimtarisë industriale në dhjetor dhe në tërë vitin e kaluar pas lëshimi në përdorim të rrugës ErxheiaMustafino.

rëndësishme është, theksoi kryeministri Gruevski, që do të hapen vende të reja pune edhe atë, sipas paralajmërimeve, në fillim fabrika do të punësojë rreth 30 persona, ndërsa për disa vjetëve numri i punësimeve të reja duhet të arrijë deri në 450. Kjo sipas kryeministrit, do ta gjallërojë rajonin dhe do të sjellë përftime si për të punësuarit edhe për familjet e tyret, ashtu edhe për kompanitë tjera të Maqedonisë, të cilat do të bashkëpunonin me fabrikën e re. Gruevski theksoi se Qeveria në të ardhmen, së bashku me komunën e Shën Nikollës dhe me të gjitha komunat tjera, do të punojë që të mundësojë biznes-klimë sa më të mirë në vend, si dhe mundësi më atraktive për investim dhe komunikim me firmat ekzistuese. Kryeministri paralajmëroi se së shpejti do të fillojë edhe ndërtimi i autostradës ShkupShën Nikollë-Shtip. Ndërtimi i kësaj autostradë , nënvizoi ai, do të jetë me rëndësi të madhe për biznesin por edhe për investuesit e huaj dhe mendimet e tyre ku në Maqedoni t'i vendosin fabrikat e tyre. Ban Kamen potencoi se Maqedonia ka potencial të madh, por si kjo të shfrytëzohet. "Para tre vjetëve, zoti kryeministër në zyrën tuaj ju dhashë një premtim, ndërsa premtimi është tani këtu", tha Van Kampen.

Bashkësia e biznesit përshëndet projektin për gazifikimin

Rritja e prodhimtarisë industrial sinjal pozitiv

Projekti i ri për gazifikim të rajonit të Shkupit, i cili ishte njoftuar ditë më parë, sipas bashkësisë së biznesit do të ketë kuptim të shumëfishtë si për ekonominë, ashtu edhe për amvisëritë. "Në lidhjen e odave ekonomike të Maqedonisë jemi të sigurt se në këtë mënyrë do të kemi energjens më të lirë i cili do të detyrohet në vëllimin më të madh, përkatësisht sasinë e gazit i cili do të shfrytëzohet në shtet, ndërsa gjithashtu do të sigurohet edhe stabilitet energjetik afatgjatë sepse do të kemi edhe burime të tjera alternative për energji", deklaroi drejtori ekzekutiv i Lidhjes të Odave Ekonomike të Maqedonisë Mitko Aleksov. Potencon se nga aspekti i ekonomisë është e rëndësishme pjesa infrastrukturore që do të fillojë të realizohet dhe ku do të përfshihen kompani nga sektori ndërtimor dhe

Rritja e prodhimtarisë industriale për 3,2 për qind nga viti i kaluar është sinjal pozitiv si për biznesin, ashtu edhe për ekonominë, ndërsa posaçërisht faktin se kemi rritje prej 9,5 për qind në muajin dhjetor krahasuar me dhjetorin nga viti i kaluar. Këtë e vlerësoi në një deklaratë drejtori ekzekutiv i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë Mitko Aleksov. Siç theksoi ai, ky trend i rritjes së prodhimtarisë industriale ishte prezent gjatë tërë vitit 2014, posaçërisht në gjysmën e dytë ku kishim të ardhura të konsiderueshme si në nëntor, ashtu edhe në tetor dhe shtator. Presim që lëvizjet e tilla të vazhdojnë edhe këtë vit, ndërsa posaçërisht të ketë edhe rritje të mbështetjes bankare të biznesit dhe rritjes

nga 25 sektorët e tjerë të cilët marrin pjesë në këto projekte së bashku me atë ndërtimor. Sipas Aleksov, kursimi do të jetë individual nga kompania deri te kompania, ndërsa më e madhe do të jetë te konsumatorët më të mëdhenj nga sektori metalik dhe përpunimi i ushqimit. Pret të zvogëlohet edhe çmimi me rritje

të sasisë të gazit që do të harxhohet edhe infrastruktura e cila duhet të ndërtohet. Gazifikimi, ashtu siç tha Aleksov, do të kontribuojë për rentabilitet më të madh dhe produktivitet në punën e kompanive dhe konkurrencën e tyre më të madhe të tregut me prodhime finale më të lira.

kreditore. Gjithashtu pret vazhdim të politikave pozitive ekonomike nga ana e Qeverisë pikërisht në këtë pjesë, posaçërisht në linjë e volitshme kreditore nga Banka Evropiane për Investim, e cila sipas tij, për momentin është më e volitshme dhe më e pranueshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Vlerëson se edhe konsumi individual gjithashtu do të kontribuojë për zhvillimin e prodhimtarisë industriale dhe për rritjen e BPV-së në vend.

Botues: Bexhet MUSLIJA

KURSET E KËMBIMIT

Lajme të dorës së parë

Shteti

Unioni Evropian

SHBA

B.e Madhe

Zvicër

Suedi

valuta

Euro

Dollari amerikan

Funta

Frangu zviceran

Kruna suedeze

Kursi i mesëm në denar

61.6805

45.3266

75.0280

50.3309

7.0087

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Redaktorë: Bekim BUÇI, Agim FAZLIU, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: email: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17  815, 32 17  816, Fax: 32 17  817, Email: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210065405030191, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/64, 1000 Shkup, Maqedoni


V ë s h t r im e

e hënë, 3 shkurt 2014

7

Qasja e gabuar e sllavomaqe donasve ndaj çështjes shqiptare Xhelal ZEJNELI asja e gabuar e faktorit sllavo-maqedonas ndaj çështjes shqiptare solli konfliktin e armatosur të vitit 2001. Luftërat shkaktohen për shumë arsye: ekonomike, strategjike, gjeopolitike dhe fetare. Ka edhe përplasje qytetërimesh. Luftërat bëhen për qëllime të ndryshme, por kryesisht: për pushtim territoresh; dhe për çlirim territoresh. Ka luftëra dhe ndërhyrje ushtarake që ndërmerren: për zona interesi dhe për sfera ndikimi; për shembje sistemesh totalitare dhe për rrënim pushtetesh tiranike, despotike, autoritare dhe diktatoriale. Ka luftëra që janë bërë edhe për të imponuar ndyshime politike. Lufta e 2001-shit nuk u bë as për pushtim territoresh, as për çlirimin e tyre. Ajo ishte luftë që duhej t’i impononte palës sllavo-maqedonase ndryshime politike. Prania dhe angazhimi i faktorit ndërkombëtar ishte në funksion të parandalimit të një konflikt ndëretnik përmasash të gjera. Me fjalë të tjera, kishim të bënim me një konflikt të kontrolluar. Në shtetet dyetnike, homogjenizimi i njërës palë, determinon homogjenizimin e palës tjetër. Lufta e 2001-shit ishte pasojë e pakënaqësive të brendshme të shqiptarëve në Maqedoni. Deklarata e Prizrenit e vitit 2001, u nënshkrua nga Ali Ahmeti, nga Arbën Xhaferi dhe nga Imer Imeri. Nënshkrimi i saj nga udhëheqësit e dy partive politike shqiptare – PDSH-së dhe PPD-së, dëshmon se spektri politik shqiptar në Maqedoni që deri atëherë e përfaqësonte pjesën më të madhe të popullit, e mbështeti luftën. Me fjalë të tjera, luftën e 2001-shit e mbështeti pothuajse i tërë populli shqiptar. Pakënaqësia e shqiptarëve nuk ishte akumuluar vetëm gjatë viteve të pluralizmit, por që nga koha e luftërave ballkanike, përkatësisht që nga viti 1945, deri në ditën e krismës së parë. Rezultat i kësaj lufte të armatosur është Marrëveshja e Ohrit. Ky është një dokument me vlerë politike ndërkombëtare. Implementimi apo jetësimi i saj duhej të bëhej brenda viteve 2002-2004/2005. Gjatë periudhës së sipërthënë, një

Q

Lufta e 2001-shit nuk u bë as për pushtim territoresh, as për çlirimin e tyre. Ajo ishte luftë që duhej t’i impononte palës sllavo-maqedonase ndryshime politike. Me fjalë të tjera, kishim të bënim me një konflikt të kontrolluar. Në shtetet dyetnike, homogjenizimi i njërës palë, determinon homogjenizimin e palës tjetër pjesë e Marrëveshjes së Ohrit u sendërtua. Me ardhjen në pushtet të VMRO-së së Gruevskit, në vitin 2006, çështja shqiptare në Maqedoni mori tatëpjetën. Për ta relativizuar peshën e faktorit shqiptar, kjo parti i mundësoi bisedime për pjesëmarrje në qeveri edhe PDSH-së, e cila në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2006, nuk e siguroi verdiktin e shumicës së popullit. Këtë hap të sajën, VMRO-ja e arsyetoi duke thënë se me Kushtetutën e RM-së, askund nuk thuhet se pjesë e koalicionit qeveritar mund të bëhet vetëm partia shqiptare që i fiton zgjedhjet. Në këtë kohë, nga partitë politike shqiptare lindën dy marrëveshje: e marsit dhe ajo e majit. Duke qenë se Marrëveshja e Ohrit ndodhej në rrugën e implementimit, qoftë edhe të prolonguar, shqiptarëve nuk u duhej kurrfarë marrëveshje tjetër. Marrëveshjet e lartpërmendura, pavarësisht nga përmbajtja e tyre, ndikojnë në relativizmin e Marrëveshjes së Ohrit. Po qe se shqiptarët nuk kanë kapacitet për ta realizuar Marrëveshjen e Ohrit e cila është rezultantë e luftës dhe ka karakter ndërkombëtar, atëherë cila do të ishte ajo marrëveshje tjetër që do të mund t’ia impononin palës sllavo-maqedonase?! Marrëveshjet nuk lindin kur t’i kujtohet ndokujt. Ato janë rezultantë e proceseve politike të mundimshme që zgjasin me vite dhe dekada. Hyrja në qeveri e subjektit humbës imponon pyetjen: “Po qe se në qeveri mund të hyjë edhe partia politike shqiptare humbëse, atëherë ç’rëndësi kanë zgjedhjet parlamentare në hpësirën politike shqiptare”!? Është e vetëkuptueshme

se procesin politik nuk mund ta lëvizë aq sa duhet subjekti politik që nuk e siguron shumicën e votuesve shqiptarë. Rendja e faktorit politik shqiptar për të hyrë në qeveri me çdo kusht, krijon përshtypje te faktori sllavo-maqedonas se preokupim parësor i shqiptarëve nuk janë interesat e përgjithshëm, por ato personalë dhe konjukturalë. Hyrja në qeveri e subjektit politik shqiptar që e fiton verdiktin e shumicës së elektoratit është akt legjitim. Ndryshe, çështja shqiptare rrezikon të shndërrohet në tregti politike. Në anën tjetër, subjekti politik shqiptar që hyn në qeveri si fituese e zgjedhjeve, gjatë qeverisjes së tij duhet të jetë i aftë për t’i dalë zot interesit kombëtar. Po qe se partia politike shqiptare hyn në qeveri si fituese e zgjedhjeve dhe procesin politik nuk mund ta çojë para, atëherë shtrohet pyetja: ku është dallimi ndërmjet fituesit të zgjedhjeve dhe humbësit të tyre?! Me fjalë të tjera, ku qëndron pesha e partisë politike shqiptare - fituese e zgjedhjeve, përballë partisë humbëse?! Po qe se procesin politik nuk arin ta çojë para as subjekti politik që i fiton zgjedhjet, atëherë shtrohet pyetja: Ç‘kuptim ka hyrja e tij në qeveri? Në rast të tillë, hyrja në qeveri bëhet, jo për interes të përgjithshëm, por për interes të pjesshëm, parcial, për interesa personalë dhe konjukturalë. Shqiptarët kanë pasur funksionarë – në rolin e marionetit – edhe gjatë tiranisë komuniste. Vetvetiu imponohet pyetja: Ku qëndron dallimi thelbësor ndërmjet funksionarëve shqiptarë të sistemit monist dhe këtyre të kohës së pluralizmit, me mundësi vendimmarrëse të kufizuar?!

Pas afro dy vjet bashkëqeverisjeje me VMRO-në e Gruevskit, PDSH-ja e la qeverinë. Në saje të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, pra si fituese e tyre, BDI-ja kthehet në qeveri. Rrënimi i çështjes shqiptare, i filluar në vitin 2006, vazhdoi me të njëjtin ritëm, në mos dhe më shpejt. Tanimë, në hapësirën politike shqiptare, s’kishte rëndësi në ishe fituese e zgjedhjeve apo humbëse e tyre. Si humbësit, ashtu edhe fituesit, VMRO-ja i trajtoi njësoj. Të kesh ndikim mbi një popull të varfëruar dhe t’i fitosh zgjedhjet pa një konkurrencë të mirëfilltë, kjo nuk paraqet ndonjë epërsi politike relevante. Shqiptarët nuk duhet ta mundin njëri-tjetrin, por palën tjetër. Ta mundësh partinë oponente shqiptare dhe të jesh inferior para palës tjetër, kjo të përkujton dilemat hamletiane aq sa edhe ambiciet makbethiane. Hyrja në qeveri si humbës, e cilitdo subjekt politik shqiptar, nuk është në dobi të interesit kombëtar. Subjekti politik shqiptar që hyn në qeveri si humbës, mund të realizojë kërkesa të caktuara, por kurrë nuk mund ta zgjidhë statusin politik dhe juridik të shqiptarëve. Hyrja në qeveri, vetëm e atij subjekti politik shqiptar që i fiton zgjedhjet është një prej argumenteve se Maqedonia mund të funksionojë vetëm si shtet federal. Politika e VMRO-së e viteve 2006 e këndej, vë në dyshim rëndësinë dhe vlerën e Marrëveshjes së Ohrit. Shtrembërimi, anashkalimi dhe keqinterpretimi i saj shpie në riciklimin e problemeve ndëretnike në Maqedoni. Mohimi i heshtur i saj nga pala tjetër tregon se çështja shqiptare nuk është zgjidhur as me të. In ultima linea, shqiptarët në të nuk figurojnë si popull shtetformues. Nuk duhet harruar se Marrëveshja e Ohrit: - ishte një kompromis ndërmjet shqiptarëve dhe sllavo-maqedonasve, në funksion të ndërprerjes së luftës; - nuk u jetësua brenda afatit të përcaktuar, përkatësisht në periudhën e viteve 2002-2004/2005; - nga pala sllavo-maqedonase u interpretua njëanshëm; - me rastin e miratimit, në Kuvendin e RM-së, të ligjeve që prekin interesin shqiptar, pësoi degradim

dhe u shndërrua në kompromis të kompromisit; - faktori sllavo-maqedonas nuk e ka njohur asnjëherë; - shqiptarët në të nuk figurojnë si popull shqiptar, por si bashkësi joshumicë. Po ta kishte njohur pala tjetër marrëveshjen, atëherë dita e nënshkrimit të saj do të kremtohej si ditë feste për të gjithë qytetarët e këtij vendi dhe ajo do të përfshihej në tekstet shkollore për t’u mësuar nga nxënësit. Ka raste kur disa politikanë shqiptarë pohojnë në mënyrë emfatike: “Ne shqiptarët në Maqedoni jemi popull shtetformues...” Pohimet e tilla janë të paqëndrueshme. Për të qenë shqiptarët popull shtetformues, nevojitet që: - simbolet e shtetit, siç janë flamuri, himni dhe stema t’i ngërthejnë në vete vlerat etnike dhe historike të të dy popujve: të shqiptarëve dhe të sllavo-maqedonasve; - gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë; - simbolet kombëtare shqiptare, siç janë flamuri dhe himni, të përdoren në mënyrë ligjore në të gjitha hapësirat etnike shqiptare në Maqedoni. - Kuvendi i Maqedonisë të përbëhet prej dy dhomave: dhomës së qytetarëve dhe dhomës së dy bashkësive etnike; - vendimet në dhomën e bashkësive etnike të merren njëzëri, d.m.th. me konsensus. Me fjalë të tjera, përfaqësuesit e bashkësisë etnike shqiptare të kenë të drejtën e vetos; - shqiptarët të jenë vendimmarrës në krijimin e buxhetit të shtetit si dhe në shpërndarjen e tij; - shqiptarët të jenë vendimmarrës në proceset financiare dhe monetare; - në hapësirat etnike shqiptare, gjuha shqipe për nxënësit sllavomaqedonas të jetë lëndë e detyrueshme që nga klasa e parë fillore, deri në mbarim në shkollës së mesme. Asgjë nga kjo që u tha më sipër nuk mund të realizohet pa u federalizuar Maqedonia. De facto, shqiptarët janë popull shtetformues, por jo edhe de jure. Maqedonia, pa shqiptarët në qeveri, zhbëhet përnjëherë. Parimi i Badinterit në Kuvendin

Car Dushani, “mollë sherri” Daim HISENI ata e 6 dhjetorit 20013 duhej të jetë një kasaphane për shqiptarët e Shkupit. Këtë natë sipas kuzhinave serbo- maqedone ishte kurdisur të vriten 3-4 djema të rinj shqiptar, djema të pafajshëm që duhej të ekzekutohen nga njësiti Car Llazar nga Republika Sërpska por të porositur dhe të paguar nga Maqedonia. Në radhë të parë falënderoj Zotin që deshi të informohemi me kohë, pastaj edhe publikisht falënderoj shokët besnik të veprimtarisë kombëtare të cilët disa ditë më parë më kishin marrë në telefon dhe më treguan se çka po përgatitet në Shkup. Pas deklaratës publike të drejtorit

N

Politika e VMRO-së dhe e Car Nikollës është mirë që një orë më parë të perëndoj dhe të merr fund, të përjashtohen nga skena politike. Po ashtu edhe blloku politikë shqiptarë duhet të vetëdijesohet dhe të bëj ndryshime radikale në mjediset e veta. të shërbimit shtetëror se në Maqedoni po qarkullojnë dhe lëvizin pjesëtar të shërbimeve të huaja, gjë që për shqiptarët aspak nuk është për tu habitur se në Shkup vepron shërbimi sekret serb u kuptua se Car Dushani ishte një “mollë –sherri” e kurdisur nga kuluare maqedono- shqiptare, njerëz të nëntokës por figura me ndikim në skenën politike në Maqedoni. Ajo natë që më ftuan në televizion për

qëllim të ftoj popullatën dhe rininë shqiptare të dalim tek Ura e gurit për ta rrënuar shtatoren e car magjarit. Ku pasi të dëmtohen disa përmendore, ku më pas persona të paguar nga Republika Sërpska do të ekzekutojnë ose më mirë thënë do të vrasin 3-4 djema shqiptarë në shenjë hakmarrje për “Smillkovsko ezero”, ku më pas një grup tjetër e përbërë nga shqiptarë do të ngrenë në ajër shtatoren e

Dushanit dhe do të krijohet krizë politike në vend dhe pasi që shqiptarët të lëshojnë qeverinë të dilet në zgjedhje të parakohshme. Kjo ishte edhe njëra nga arsyet pse askush asaj kohe nuk e merrte për sipër se kush qëndron pas Car maxhupit! Kur e panë se Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni ua prishi planin tentuan edhe njëherë ta provokojnë popullatën, por kësaj radhe popullata shqiptare doli shumë më e përgatitur, më e ngritur, më e vetëdijesuar dhe më strateg se kuzhinat sllave të përziera me lugë sh(q)iptari por gjak shitur. Opsioni i dytë ishte ngacmimi i sensit fetar ose trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore duke e krijuar rastin e kalasë me shitjen e tokës e cila edhe publikisht ju kishte premtuar Bashkësisë islame në Maqedoni. Kur filluan të qarkullojnë zërat se do të organizohen protesta në Kala, shumë veta nga kuluaret maqedone, por edhe nga ato shqiptare si nga nën-

toka, njësoj edhe nga Bashkësia islame filluan të gëzohen se po arrihet qëllimi famëkeq për shqiptarët por fatmirësisht për politikën dirtore. Deshi Zoti që edhe kjo të shuhet dhe një grumbull kriminelësh të mbeten me gishta në gojë. Falënderoj përzemërsisht të madhin ZOT që pamundësoi dëshirën sllave për të përsëritur Bit pazarin, Gostivarin dhe Radolishtin. Unë nuk e kontestoj se gjithmonë ka pas, ka dhe do të ketë lojëra politike, por jo edhe me gjak dhe kokë shqiptari. Jemi të vetëdijshëm se një pjesë e vogël të politikanëve maqedonas dëshirojnë bashkimin dhe bashkëngjitjen e Maqedonisë me Serbinë, por fatmirësisht që pjesa dërmuese e popullatës të etnikumit maqedon nuk e ndajnë këtë mendim. Politika e VMRO-së dhe e Car Nikollës është mirë që një orë më parë të perëndoj dhe të merr fund, të përjashtohen nga skena politike. Po ashtu edhe blloku politikë shqiptarë

e Maqedonisë, kurrë nuk ka funksionuar si duhet. Ky parim i ekspertit francez për të drejtën kushtetuese, nuk paraqet zgjidhje të drejtë të çështjeve që prekin interesat themelorë të shqiptarëve. Përveç kësaj, parimi i Badinterit, në mënyrë shumë më efektive funksionon në nivelin vendor. Me fjalë të tjera, pakica sllavo-maqedonase në komunat me shumicë shqiptare, në saje të parimit të Badinterit, ka parandaluar çfarëdo majorizimi nga shumica shqiptare. Parimi i Badinterit në Kuvendin e Maqedonisë kurrë nuk ka funksionuar si duhet. Përkundër këtij parimi, përfaqësuesit shqiptarë në organin ligjvënës, kryesisht janë majorizuar, madje edhe për çështjet që prekin drejtpërsëdrejti interesin kombëtar të shqiptarëve. Prej vitit 2006 deri më sot, VMRO-ja ndaj shqiptarëve do të zbatojë strategji speciale. Thelbi i kësaj strategjie është: “Kombi jemi ne, ndërsa ju, vetëm një pakicë kombëtare. Zotër të këtij shteti jemi ne, ndërsa ju, jo më shumë se minoritet. Ky është shtet yni, i juaji është Shqipëria, Kosova”. Në periudhën e sipërthënë, qeveria e VMRO-së i trajtoi shqiptarët si minoritet. S’ka dyshim se shqiptarët kurrë s’kanë për të lejuar të konsiderohen qiraxhinj në shtëpi të vet. Por, zvarritja e proceseve shkon në dëm të shqiptarëve. Brohoritjet: “Jemi popull autokton, ndaj s’jemi qiraxhinj..”., me këtë shkallë të margjinalizimit, nuk janë veçse retorikë folklorike. Ndërmjet qeverisjes së faktorit politik shqiptar në periudhën e viteve 1991-2002, në një anë, dhe qeverisjes së faktorit politik shqiptar në vitet 2006-2013, mutatis mutandis, nuk ka ndonjë dallim thelbësor. Të drejta të caktuara shqiptarët realizuan kryesisht në vitet 2002-2006. Shihet qartë se ultranacionalistët sllavo-maqedonas synojnë PPD-izimin e faktorit politik shqiptar. Qëllimi i tyre është: - të relativizojnë luftën e 2001shit; - të zhvlerësojnë rolin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare; - ta nëpërkëmbin Marrëveshjen e Ohrit; - të diskreditojnë dhe të komprometojnë faktorin politik shqiptar; - të kthejnë çështjen shqiptare në periudhën para 2001-shit. Synimet e tilla satanike, faktori shqiptar nuk duhet t‘i lejojë. Çështja shqiptare në Maqedoni është çështje politike, ndërsa faktori sllavo-maqedonas synon ta shndërrojë në çështje kulturore dhe infrastrukturore, që nënkupton: meremetimin e ndonjë shkolle, ndërtimin e ndonjë salle fizkulture, ndërtimin e ndonjë kanalizmi dhe asfaltimin e ndonjë rruge fshati. duhet të vetëdijesohet dhe të bëj ndryshime radikale në mjediset e veta. Disa kukulla dhe marioneta që i shohim në përditshmërinë tonë na lënë përshtypjen e fjalës së vjetër popullore: “as hairi i turkut, por as sherri i shkjaut“. Më herët kisha deklaruar se nga afër po e përcjellim situatën dhe ngjarjet politike në vend. Edhe më tej mbetemi syçelë dhe në mbrojtje të qytetarëve tanë edhe pse organet dhe strukturat politike na kanë lënë jashtë rrjedhave duke na larguar nga puna dhe duke na pamundësuar edhe kafshatën e bukës për familjet tona. Për ne veprimtarët e vjetër edhe kimja e flokut e një të riu shqiptarë është më e vlefshme se pushteti i Maqedonisë. Njëherësh nga ky vend ju bëj lutje qytetarëve dhe në veçanti rinisë dhe studentëve që të solidarizohen mes vete, të bashkojnë forcat e tyre intelektuale, të ndihmohen dhe rreshtohen në vijën e kauzës kombëtare për një të mirë të përbashkët dhe të mos bien nën ndikimin e qarqeve të errëta që vijnë direkt nga politika serbe. (Autori është kryetar i Shoqatës së kulturës shqiptare në Maqedoni)

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


S h ow b iz

8

e hënë, 3 shkurt 2014

Ledri dhe Angela skena seksi në "100 probleme" Reperi kosovar, Ledri Vula, dje lansoi videoklipin e këngës së tij “100 probleme”, këngë kjo e cila është mirëpritur mjaftë mirë, por nuk kanë munguar as komentet negative. Skenat “seksi” mes Ledrit dhe Angelas, si duket kanë penguar shumë kë, duke i vlerësuar ato si skena të tepruara. Megjithatë, kënga ka marrë klikime të shumta.

Jennifer Lopez dëshpëron meshkujt

Erla Mehilli relaks në breg të detit Ish-zëdhënësja e ishkryeministrit Sali Berisha, Erla Mehilli, tashmë ka më shumë kohë për të bërë ndonjë arratisje të vogël në breg të detit, edhe pse është stinë e ftohtë dimri. Erla, e cila vazhdon të punojë me Berishën në zyrën e tij të re në “Aba Center” në Tiranë, tashmë ka më shumë kohë për veten. Në rrjetin social “Facebook”, ajo nuk ngurron të shkruajë statuse politike, duke mbajtur qëndrim opozitor ndaj Kryeministrit aktual, Edi Rama. Pasi dha dorëheqjen nga pozicioni i zëdhënëses në Kryeministri, Erla u komentua për reagimin e saj në “Facebook”, lidhur me albumin e fotografive të publikuara nga Rama, nga punimet që po bëheshin në Kryeministri. Për sa i përket jetës private, Erla aktualisht bashkëjeton me Keltis Krujën.

Kenan Imirzalioglu, ylli i serisë 'Ezel', është akuzuar se ka siguruar vendin për magazinimin dhe konsumimin e drogës, respektivisht ai ka siguruar drogën të cilën e ka konsumuar së bashku me kolegët e tij në shtëpinë e tij. Ai tani rrezikon të dënohet nga 6 deri në 17 vite burg. Ai akuzohet për konsumim, posedim dhe tregti me drogë, së bashku edhe me 31 persona të tjerë. Gjykata në Stamboll ka konfirmuar aktakuzat kundër 53 personave për vepër penale

Rrezikon 17 vite burg të tregtisë dhe konsumimit të drogës. Në këtë grup gjenden edhe shumë yje tjerë turk, në mesin e tyre edhe Riza Kocaolgu, i cili gjithashtu ka luajtur në serinë "Ezel". Kenanin e kishin përgjuar një kohë të gjatë, ndërsa është konstatuar se ai drogën e ka porositur me shifrat CD, qumësht dhe bukë e bardhë.

‘Baba Stars’ e bëjnë më së miri... Rep artisti më i kërkuar në vend, Getoar Selimi, nuk e ka në plan të ndalet. Ai për Tribuna ka shpalosur shumëçka rreth projekteve e punëve që do t’i paraqesë bashkë me anëtarët e ‘Baba Stars’ këtë vit para publikut. Ndër të tjera Geti nuk ka hezi-

reklama

tuar të shpalosë pak edhe nga jeta e tij private e deri tek zotimi që është i gatshëm të ndihmojë talentet e rinj I ka hyrë kësaj rruge në një kohë kur askush nuk ka besuar se do të arrijnë deri këtu. Bëhet fjalë për rep artistin Getoar Selimi i cili

Aktori është mbrojtur duke thënë se në jetën e tij vetëm njëherë e ka provuar drogën, më saktësisht marihuanën, dhe atë shumë vite më parë. Gjatë aksionit të policisë, ai kishte deklaruar se nga dileri kishte blerë kajsi dhe kikiriki. Gjykimi ndaj tyre fillon së shpejti dhe gjërat nuk janë aspak mirë për aktorin e popullarizuar.

Diva latine Jennifer Lopez, nuk ka shumë kohë që ka lansuar videoklipin e këngës “Same girl”, me të cilin ka dashur ehe një herë të dëshmojë që fama e paraja nuk e kanë ndryshuar dhe se ajo ende është e njëjta. Por, të gjithë ata që kanë pritur të shohin ndonjë pjesë të trupit nga kjo bukuroshe ekzotike janë dëshpëruar pasi që diva nuk ka asnjë kuadër me veshje provokative siç jemi mësuar ta shohim. Klipi në vete përmban më shumë pjesë ku Jennifer e paraqet veten si ‘Jenny from the block’, pasi që tërë kohës këngëtarja duket duke kaluar kohë me miq nga rrethi dhe duke shëtitur nëpër qytet si të gjithë njerëzit e tjerë. Ndërkaq edhe pse ky projekt është bërë shumë i madh para publikimit të tij, video nuk është aq e veçantë, e sidomos duke u nisur nga ajo që publiku janë mësuar të shohin më shumë kur është Jennifer Lopez në pyetje. “Janë mësuar ta shohin në secilin projekt provokative. Por kësaj radhe diva latine Jennifer Lopez ka dëshpëruar fansat meshkuj, pasi që ajo është paraqitur më e veshur se kurr. Duke dhënë mesazh përmes këtij klipi se ajo ende është ajo vajza e thjesht pavarësisht famës që e gëzon sot...”

tash e sa vjet është njëri ndër emrat më të kërkuar të rep skenës sonë. Madje ai sot mban edhe epitetin ‘Baba i repit’ e ‘Më i madhi në vend’, ndërsa për të ruajtur këtë epitet Geti nuk ndalet duke punuar që në publik të vijë gjithmonë ndryshe, e kështu duke marrë pas vetes sukses pas suksesi. Por cilat janë planet e tij, sa i pengojnë thashethemet, a është i gatshëm të ndihmojë të rinjtë dhe deri kur do të jetë në skenë, mund t’i lexoni në intervistën ekskluzivisht nga vetë rep artisti.


Fa s h io n

e hënë, 3 shkurt 2014

9

Si te kombinoni një palë gjurmashka Për ato të cilat duan të mundohen t’i veshin këto çorape dhe më pas të mos duken vulgare, kemi disa këshilla që patjetër duhet t’i përcillni. Ajo që gjithsesi duhet të jeni të vetëdijshëm është se këto çorape janë të lejuara vetëm për vajzat më të reja që ende kanë mundësi të bëjnë kombinime të guximshme

to janë ndoshta nga pjesët më problematike për kombinim nga gardëroba juaj. Të njëjtat kanë pak gjatësi më ndryshe nga versioni standard, dhe mu për këtë shpeshherë paraqitet pro blem gjatë paramendimit për kombinim. Derisa e qëlloni të duhurën, këtë dimër do të dukeni mbretëreshë trendi me çorape “chic” mbi gju. Për ato të cilat duan të mundohen t’i veshin këto çorape dhe më pas të mos duken vulgare, kemi disa këshilla që patjetër duhet t’i përcillni. Ajo që gjithsesi duhet të jeni të vetëdijshëm është se këto çorape janë të lejuara vetëm për vajzat më të reja që ende kanë mundësi të bëjnë kombinime të guximshme. Kur do t’i zgjedhni të

A

njëjtat, gjithmonë kini kujdes të zgjidhni disa në ngjyra neutrale, gjegjësisht kujdes që të njëjtat të mos bien

shumë në sy, sepse edhe vetë modeli tërheqë vëmendje. Më së miri zgjedhni çorape në ngjyrë kafe, bezh, të hirit ose të zezë dhe përkujdesuni të jenë në ngjyrë të njejtë me kapotin për të cilin jeni vendosur në kombinimin konkret. Nga dyqanet, asnjëherë mos i zgjedhni çorapet me lara ose me dezene “të çmendura” që do të tërheqin vëmendje të plotë. Më së miri do të dukeni derisa i mbani me këpucë të sheshta ose me oksforde në ngjyrë me take të gjatësisë së mesme. Asnjëherë mos vendosni t’i kombinoni me take elegante të larta. Gjithmonë mbajini për ndonjë rast causal, dhe asnjëherë për ndonjë rast solemn ose klasik. Derisa doni me të njejtat të tërheqni vëmendje, vishni ato me geta me ngjyrë të lëkurës, e nëse doni të jeni më diskrete, me ngjyrë pak më të hapur nga ajo e çorapeve. Çorapet deri në gju kombinoni me pantallona të shkurtëra, funde të gjera ose të ngushta ose dollakë dhe fanellë të shkurtër në kombinim me çizme dhe kapot “chic”. Koha jashtë është perfekte për një kombinim kaq të guximshëm për të cilën na duhen disa gradë në plus, dhe tani është koha e vërtetë t’ia tregoni qytetit çorapet tuaja deri në gju.


Ko s ov ë / S h q ip ëri

10

e hënë, 3 shkurt 2014

përmbajtjen e kumtesës së këshillit. Zyra e Presidentes thekson së presidentja Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha partive dhe subjekteve politike që të gjejnë zgjidhjet më të mira në kuadër të reformës që do të ndihmonte në avancimin e agjendës evropiane për Kosovën”, thuhet në sqarimin e Zyrës së Presidentes.

Presidenca: Jahjaga s’i ka kërkuar vendet e rezervuara Presidenti i Kosovës edhe një mandat do të zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës dhe do të vazhdojë të ketë më shumë mandat simbolik sesa vendimmarrës. Kjo për faktin se partitë politike nuk do të kenë fuqi që të ndryshojnë Kushtetutën e

vendit, pavarësisht tri vjet më parë, liderët e tri partive politike, Hashim Thaçi, Isa Mustafës e Behgjet Pacolli, ishin marrë vesh që në zgjedhjet e reja, presidenti të zgjidhet nga populli. Zyra e Presidentes së Kosovës, përmes një sqarimi

Facebook, emigrantët për Ramën, trojet jashtë Shqipërisë për Berishën Prej kohësh ekziston një debat lidhur me popullaritetin e politikanëve në rrjetin social Facebook. Kryeministri Edi Rama i cili parapëlqen Twitterin, numëron aktualisht mbi 590 mijë “likes” në faqen e tij. Kurse, ish-kryeministri Sali Berisha, që iu bashkua këtij rrjeti pak para zgjedhjeve të 2013-s, numëron mbi 848 mijë të tilla. Nëse i referohemi faqes “SocialBankers” që analizon të dhënat për faqet në “Facebook”, do të vërejmë disa fakte interesante për ndjekësit e Berishës dhe Ramës. Nga statistikat del se Rama ka më shumë ndjekës nga Shqipëria: 380 mijë të tillë. Ndërsa, Berisha ka rreth 355 mijë. Rama, përveç Shqipërisë, numrin më të lartë të ndjekësve e ka në Itali (37 mijë), më pas Greqia me 36 mijë, Serbia me 33 mijë dhe Maqedonia me 21

mijë. Kurse Berisha, pas Shqipërisë, numrin më të madh të ndjekësve e ka nga Kosova dhe Lugina e Preshevës (117 mijë, që figurojnë si Serbi). Më pas vjen Maqedonia me 52 mijë, Italia me 32 mijë dhe prapë Kosova me 28 mijë (mbase pas plotësimit të të dhënave, pas njohjes së Kosovës nga Facebooku). Përfundimi i këtyre të dhënave është se Berisha pëlqehet më shumë nga shqiptarët e trojeve jashtë kufirit, ndërsa Rama pëlqehet më shumë nga emigrantët në vendet e Perëndimit.

Vizitë te psikologu për të marrë patentën e shoferit

Mediet kanë siguruar planin e plotë të këtyre masave, që u miratuan nga Komiteti Ndërministror i Sigurisë Rrugore në Shqipëri, i prezantuar pak kohë më parë. Kjo paketë masash fillon me inspektimin e akseve më problematike në vend, ku ka edhe një frekuencë të lartë aksidentesh, e deri në ndërmarrjen e fushatave mediatike për ndërgjegjshmin e qytetarëve. Të gjitha masat që parashikon paketa e miratuar tashmë dhe që do të zbatohet nga një sërë ministrish e institucionesh vartësie, përfshijnë ndërhyrje dhe korrigjime, por disa prej tyre janë më specifike. Kështu, një prej këtyre masave është ajo e kontrollit

mjekësor që do të bëjnë ata që duan të marrin një leje drejtimi. Ky kontroll nuk do të jetë më thjesht një procedurë, por shumë i rëndësishëm dhe vlerësimi do të bëhet si për sa i përket pjesës fizike, edhe asaj mendore të të interesuarit. “Kryerja nga institucioni shëndetësor i njësive vendore publike apo private të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë i kontrollit mjekësor për kërkesat fizike dhe mendore për marrjen e leje-drejtimit të mjetit rrugor nëpërmjet testimit psikofizik me metoda të akredituara të BE-së”, thuhet në masën numër 35 të paketës. Një hap tjetër që do të mbikëqyret në mënyrë specifike është edhe pjesa e testimit të kandidatëve. “Kontrolli i procesit të testimit të kandidatëve për drejtues mjeti nëpërmjet sistemit online për vlerësimin e kandidatëve, regjistrimin dhe administrimin e gjithë procesit në autoshkolla”, thuhet në masën numër 25.

dërguar mediave, ka thënë se kumtesa e Këshillit Konsultativ për Komunitete nuk pasqyron qëndrimin e Presidentes dhe të Zyrës së saj, por, sipas Presidencës, “është qëndrim i këtij Këshilli”. “Këshilli Konsultativ për

Komunitete përfaqësohet nga përfaqësues të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Këshilli zgjedh kryesuesin e tij nga radhët e komuniteteve që përfaqësohen në të. Titujt e publikuar në media nuk paraqesin realitetin dhe nxjerrin jashtë kontekstit

KONFERENCA E SIGURISË NË MUNIH Thaçi bëri me dije se gjatë kësaj konference, në debatin e organizuar enkas për të shënuar suksesin, siç e quajti ai, “historik” të dialogut, ai ka qenë panelist para publikut me liderë botërorë, ministra të jashtëm evropianë, senatorë dhe deputetë, media globale dhe udhëheqës ushtarakë, ku, në debat me Baroneshën Ashton dhe Kryeministrin Daçiq, tha se ka paraqitur disa teza ryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Munih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel nuk nënkupton dorëzimin e ndonjërës palë, Kosovës a Serbisë, por reflekton mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Në një postim të tijin në Facebook, Thaçi në rast se nuk do të arrihej marrëveshja Kosovë-Serbi, në kryeqytetet e vendeve përkatëse do të kishte më shumë duartrokitje. Kryeministri bëri me dije se gjatë kësaj konference, në debatin e organizuar enkas për të shënuar suksesin, siç e quajti ai, “historik” të dialogut, ai ka qenë panelist para publikut me liderë botërorë, ministra të jashtëm evropianë, senatorë dhe deputetë, media globale dhe ud-

Thaçi: S’jemi armiq organikë me Serbinë

K

DUARTROKITJET “Të dy kryeministrat do të fitonin më shumë duartrokitje në kryeqytetet tona nëse nuk do ta ar rinim marrëveshjen. Ekziston bindja në Serbi dhe Kosovë por edhe më gjerë se serbët dhe shqip tarët janë armiq “organikë” dhe se kurrë nuk do të mund të bashkëpunojnë. Unë nuk i besoj kësaj logjike. Konflikti ka krijuar një hendek dhe urrejtje të thellë, por unë besoj në fqinjësi të mirë serbo shqiptare”. hëheqës ushtarakë, ku, në debat me Baroneshën Ashton dhe Kryeministrin Daçiq, tha se ka paraqitur disa teza. “Paqja nuk arrihet duke evokuar emocione të së kaluarës. Bashkëpunimi i ndërsjellë Kosovë - Serbi është i vështirë emocionalisht, por politikisht dhe praktikisht më se i arritshëm. Faktet e hidhura të konfliktit njëshekullor janë të rënda, por

argumentet e së ardhshmes janë më të fuqishme për arritjen e paqes”. “Të dy kryeministrat do të fitonin më shumë duartrokitje në kryeqytetet tona nëse nuk do ta arrinim marrëveshjen. Ekziston bindja në Serbi dhe Kosovë por edhe më gjerë se serbët dhe shqiptarët janë armiq “organikë” dhe se kurrë nuk do të mund të bashkëpunojnë. Unë nuk i besoj

Durrës, gjendet kufoma e një mashkulli Kufoma e një mashkulli është gjetur mëngjesin e sotëm në Durrës. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se viktima, ende e paidentifikuar është gjetur pranë një trungu

peme në grykëderdhjen e lumit Erzen. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat e kanë dërguar në morg, ku do t`i bëhet edhe ekspertiza për të zbuluar

shkakun e vdekjes. Policia e Durrësit është njoftuar nga banorët për këtë ngjarje. Nga hetimet shihet se, nuk ka shenja dhune dhe mendohet se vdekje është natyrale.

Qeveria ndau 100 mijë euro për Festën e Pavarësisë Kosova më 17 shkurt feston gjashtëvjetorin e pavarësisë së saj. Qeveria ka vendosur që kremtja të fillojë më 14 për të përfunduar më 17 shkurt. Për këtë festë është formuar një këshill organizativ, i cili tash e disa javë është duke u marrë me përgatitjet, në mënyrë që festa të shkojë sipas agjendës. Për shënimin e kësaj feste Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro. Festa e pavarësisë do të nis me 14 shkurt me shfaqje teatrale për fëmijë e të rritur, ndërsa do të kulmojë më 17 shkurt me defilimin në shesh të

Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë dhe me seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, shkruan “Tribuna”. Në këshillin organizativ, që udhëhiqet nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë të përfaqësuara edhe disa ministri, si ajo e Punëve të Jashtme, e Punëve të Brendshme si dhe ajo e Kulturës, e cila ka një rol të veçantë për organizimin e ceremonive festive kulturore. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka thënë se tashmë shumica e përgatitjeve për shënimin e gjashtë

kësaj logjike. Konflikti ka krijuar një hendek dhe urrejtje të thellë, por unë besoj në fqinjësi të mirë serbo-shqiptare”. “Marrëveshja nuk është dorëzim i njëri-tjetrit por reflektim për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Çfarëdo arritje e paqes është më e vështirë se fillimi i konfliktit”, ka thënë kryeministri Thaçi.

vjetorit të pavarësisë janë bërë. “Aktiviteti i parë do të jetë me datën 14 shkurt ku do të ketë ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Kjo ekspozitë do të jetë nga arkivi i Marubit, që vjen për herë të parë në Kosovë“, ka thënë Krasniqi. “Më 15 shkurt do të ketë aktivitete të tjera deri më 17 shkurt, kur do të kulmojë me paradën e njësive të FSK-së dhe Policisë së Kosovës në Sheshin kryesor të Prishtinës... Po ashtu me 17 shkurt do të ketë një pritje nga Presidentja, pastaj do të jetë edhe një seancë solemne

në Kuvendin e Kosovës”. “Do të mbahet edhe një koncert i muzikës klasike nga tenori i mirënjohur shqiptar Agim Hushi dhe një koncert nga Ansambli Shota dhe në mbrëmje në shesh do të ketë një koncert qendror që tashmë është bërë tradicional”, ka thënë ministri Krasniqi. Festa do të mbyllet me fishekzjarrë. Kosova shpalli pavarësinë e saj, më 17 shkurt të vitit 2008, pas përpjekjeve të gjata shekullore për liri, dinjitet e shtet. Deri tash shteti i Kosovës është njohur nga 105 shtetet të ndryshme të botës, duke përfshirë shtetet kryesore dhe më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.


R a jo n / B o t ë

e hënë, 3 shkurt 2014

11

Sulmet ajrore vrasin 85 në Aleppo Sulmet ajrore të regjimit sirian në qytetin verior Aleppo, kanë vrarë 85 njerëz të shtunën, thotë një grup vëzhgues i gjendjes në Siri. “Të paktën 85 veta janë vrarë të shtunën, në mesin e tyre janë 65 civilë, prej tyre 10

fëmijë”, njoftoi Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut, duke bërë të ditur se sulmet janë kryer me helikopterë të cilët lëshonin fuçi të mbushura me eksploziv. Sulmet me armët e tilla kontroverse kanë pasur për cak

shumë zona të qytetit, i cili dikur ishte kryeqyteti i ekonomisë së Sirisë. Ky grup vëzhgues thotë se 10 viktima të së shtunës ishin xhihadistë të një dege të AlKaidas në Siri, Frontit AlNusra, të cilët ishin në shtabin

e tyre gjatë sulmit. Dhjetë trupa të tjerë, sipas observatoriumit, ishin të paindentifikueshëm. Qyteti i Aleppos ka qenë i ndarë që kur kryengritësit ndërmorën ofensivën e tyre në mes të vitit 2012, kurse luftime të ashpra janë bërë në këtë qytet, që tani i tëri është shndërruar në gërmadha nga sulmet ajrore të regjimit.

UASHINGTONI MBËSHTET OPOZITËN NË UKRAINË

Kerry: SHBA dhe BEja përkrahin protestuesit ukrainas Gjatë fjalimit të tij në saje të Konferencës për Siguri në Munich të Gjermanisë, kryediplomati amerikan tha se askund nuk është më e rëndësishme lufta për të të ardhmen demokratike evropiane, sesa sot në Ukrainë. Kerry ka shtuar se SHBA-ja dhe BE-ja, qëndrojnë pranë popullit të Ukrainës, në të drejtën e tyre për vendimmarrje ekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë të shtunën se populli i Ukrainës është i angazhuar në luftë për demokraci dhe se e ardhmja e këtij shteti nuk duhet të vendoset me forcë. Gjatë fjalimit të tij në saje të Konferencës për Siguri në Munich të Gjermanisë, kryediplomati amerikan tha se askund nuk është më e rëndësishme lufta për të të ardhmen demokratike evropiane, sesa sot në Ukrainë. “Përderisa në çdo situatë kaotike, ka elemente të pakëndshme në rrugë, shumica e ukrainasve duan të jetojnë të lirë në një shtet të sigurt dhe të begatë, dhe ata po luftojnë për të drejtën e tyre, që të bashkohen me partnerët të cilët do t’i ndihmojnë të përmbushin aspiratat e tyre, dhe ata kanë vendosur që kjo nënkupton se kjo nuk duhet të vendoset me forcë”, ka thënë sekretari amerikan. Kerry ka shtuar se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, qëndrojnë pranë popullit të Ukrainës, në të drejtën e tyre për vendimmarrje. Ai ka thënë se “Rusia dhe vendet e tjera nuk duhet t’i shohin integrimet evropiane të fqinjëve të tyre, si lojë me shumë zero”. Ditë më parë presidenti i Ukrainës ka nënshkruar një ligj me të cilin amniston të gjithë të protestuesit e burgosur dy muajt e fuyndit, por me kusht që protestuesit të lirojnë të gjitha ndërtesat qeveritare, të cilat i kanë okupuar. Po të premten, forcat e armatosura ukrainase i kanë bërë thirrje presidentit Viktor Yanukovych që të ndërmerr “hapa urgjent” për të stabilizuar shtetit, dhe t’i jap fund krizës dy muajshe politike e cila ka krijuar kaos në kryeqytetin Kiev. Të shtunën, ndërkaq, qeveria ukrainase ka ngritur akuzë kundër

S

Stuhia e bores, mijëra bllokohen në Serbi Shërbimet emergjente në Serbi kanë evakuuar mbi 1,000 persona të ngujuar në makinat e tyre, dhe autobusët në veri të vendit, për shkak të bllokimit të rrugëve nga stuhia e borës. Hekurudhat serbe njoftojnë po ashtu se kanë evakuuar dhjeta udhëtarë të ngujuar në dy trena, që i kishte zënë bora, në rajonin e Vojvodinës. Zyrtarët shtetëror

Mbyllen vendvotimet në zgjedhjet në Tajlandë

DRUAJNË NGA USHTRIA Liderë opozitarë Arseniy Yatsenyuk dhe Vitali Klitschko kanë thënë të shtunën se druajnë që ushtria do të ndërhyjë në shpërndarjen e protestës në Kiev. Yatsenyuk ka bërë thirrje që bashkësia ndërkombëtare të paralajmërojë presidentin Viktor Yanukovych që një veprim i tillë eventual i forcave të armatosura, nuk do të kalonte pa ndëshkuar nga fuqitë botërore. Protestat në Ukrainë shpërthyen pas refuzimit të pres identit Yanukovych që të nënshkruaj një marrëveshje për përafrim me Bashkimin Evropian. Si rrjed hojë, Yanukovych udhëtoi në Moskë ku presidenti rus Vlladimir Putin i akordoi Ukrainës një kredi prej 15 miliardë dollarë, si ndihmë për tejkalimin e krizës ekonomike. një protestuesi anti-qeveritar, Dmytro Bulatov, i cili pretendon se ishte kidnapuar dhe torturuar, për shkak të përfshirjes së tij në protesta. Autoritetet kanë kërkuar që Bulatov të vendoset në arrest shtëpiak, pasi aktivisti i zhdukur për më se një javë, është shfaqur në opinion të premten, ku ka thënë se persona të panjohur e kanë mbajt në terr në një bodrum, dhe ia ka prerë pjesërisht njërin vesh. Tridhjetepesëvjeçari është duke u mjekuar në spital, dhe nën vëzhgim të rreptë të policisë shtetërore, ndërsa autoritetet thonë se po e sigurojnë atë. Të paktën katër protestues

kanë humbur jetën dhe dhjeta të tjerë janë lënduar, prej se kanë filluar protestat në Kiev në muajin nëntor. Tri viktima ishin vrarë me plumba gome, ndërsa viktima e katërt është gjetur i vdekur me shenja të dukshme torture. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Anders Fogh Rasmussen, në ndërkohë, ka thënë gjatë samitit global në Munchen se protestuesit kanë të drejtë të kërkojnë të drejtat e tyre, pa qenë të shtyrë nga askush. "Ukraina duhet të ketë lirinë që të zgjedh vet rrugën e saj, pa pasur çfarëdo presioni nga jashtë”, ka thënë Rasmussen.

Mirëpo, ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka akuzuar politikanët evropian se po ndihmojnë në destabilizimin e Ukrainës. Ai ka pyetur: “Çfarë lidhje ka nxitja e protestave me promovimin e demokracisë?” Konferenca e Sigurisë në Munich, e cila mbaron të dielën, adreson çështje ndërkombëtare përfshirë edhe krizën në Ukrainë, luftën në Siri, programin bërthamor të Iranit, dhe vëzhgimin që po e bëjnë Shtetet e Bashkuara në internet. Kerry pritet të takohet sot edhe me liderët e opozitës ukrainase në margjina të konferencës në Munchen.

Të gjitha vendvotimet që kishin mundur të hapen dje janë mbyllur në Tajlandë, në një proces të përcjell me bojkot të opozitës dhe përpjekjeve të protestuesve që të pengojnë këtë proces. Zyrtarë të komisionit zgjedhor njoftojnë se votuesit kanë pasur mundësi që të hedhin votën e tyre në 89 për qind të qendrave të votimit gjithandej

serb të Bosnjës e Hercegovinës gjatë periudhës 1992-1995”, raporton REL. Omer Isoviq është plagosur tri herë, dhe është invalid i luftës së Bosnjës. Sipas medieve në Sarajevë, të cilat citojnë kërkesën e Isoviq, thuhet se ai ka kërkuar nga organi i ndjekjes që të hulumtohen të gjitha materialet dhe dëshmitarët relevant, dhe të shikohen video-materialet në media, të cilat e sjellin Nikolliqin dhe Vuçiqin “në lidhje të drejtpërdrejt me krimet” e supozuara.

“Presidenti i Partisë Radikale të Serbisë, Vojisllav Sheshel, tanimë gjykohet në Hagë për krime të luftës, të cilat kanë kryer njësitet paramilitare të cilat ishin direkt nën drejtimin e tij". "Vuçiq dhe Nikolliq, në atë kohë, ishin bashkë me Sheshelin aktivistët më të spikatur të partisë, andaj me vet këtë fakt, ka shumë gjasa që edhe ata të jenë të kyçur në punë specifike të pandershme”, shkruan Isoviq në kërkesën e tij dërguar medieve.

Bashkëngjitur me letrën e tij, shtetasi boshnjak ka ofruar edhe një

shtetit. Votimi ishte ndërprerë në nëntë krahinat jugore, kurse komisioni zgjedhor njoftoi se kjo u shkaktua nga mungesa e fletëvotimeve. Kryengritës të dyshuar ndërkaq kanë vrarë tre ushtarë dhe një zyrtar zgjedhor, gjatë një sulmi me bomba të dielën. Zgjedhjet janë thirr pas disa muajsh protestash, ku kërkohet largimi i pakushtëzuar i kryeministres Yingluck Shinawatra dhe qeverisë së saj, të cilët protestuesit i akuzojnë se janë të korruptuar, dhe se veprojnë sipas urdhrave të vëllaut të kryeministres Thaksin Shinawatra, i cili është përmbysur nga pushteti në vitin 2006.

Panama, asgjësohen 5 tonë kokainë Zyrtarët në Panama kanë asgjësuar më shumë se pesë tonë kokainë. Lënda narkotike u dogj në një fushë plehrash jashtë qytetit të Panamasë ditën e premte. Po ashtu u dogjën edhe sasi të vogla heroine dhe marijuanë, njoftojnë mediet ndërkombëtare në edicionet e tyre online. Zyrtarët panamezë të anti-drogës thanë se kartelet e drogës e transportojnë kokainën nga Amerika Jugore për t’u shitur në Shtetet e

Boshnjaku kërkon hetimin për krime lufte Një shtetas boshnjak i ka kërkuar autoriteteve të veta që të hetojnë presidentin e Serbisë Tomisllav Nikolliq dhe zëvendëskryeministri i Serbisë Alleksandar Vuçiq, për nxitje të krimeve të rënda gjatë luftës në Bosnje. Omer Isoviq, një ish-ushtar i Bosnjës dhe Hercegovinës nga Tuzlla, i ka dërguar një kërkesë prokurorisë së shtetit për t’i kërkuar nisjen e hetimeve kundër dy zyrtarëve të lartë serb, për “nxitje të krimeve të luftës ndaj banorëve jo-

kanë mbyllur të shtunën për shkak të motit të lig, edhe vendkalimin kryesor kufitar me Hungarinë. Erërat, që po fryjnë deri në 160 km/h, në disa rajone kanë krijuar shtjella të larta deri në 3.5 metra. Autoritetet serbe i kanë bërë thirrje popullatës në Vojvodinë që t’i shmanget udhëtimeve dhe të rrinë në shtëpitë e tyre gjatë fundjavës.

video-material, ku presidenti i tashëm i Serbisë Tomisllav

Bashkuara. Vitin e kaluar Panamaja asgjësoi rreth 40 tonë narkotikë. Gjatë operacioneve të tyre autoritetet kanë kapur edhe sasi të mëdha parash kesh. Nikolliq, pranon medaljen e Dukës së Çetnikëve (četničkog vojvode) në Romani, xhirim ky ku shihen se si Shesheli dhe Nikolliqi inspektojnë pozicionet serbe të luftës, mbi Sarajevën e rrethuar. Isoviq ka dorëzuar edhe xhirimin e dytë, të seancës së Kuvendit të Serbisë, në të cilën shihet Alleksandar Vuçiq duke folur për bombardimet e NATO-së të pozicioneve serb, ndërsa kërcënon: “Po të vritet një serb, ne do të vrasim qindra mysliman”. Isoviq ka qenë edhe kryetar i Organizatës së Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës në Bosnje e Hercegovinë, raporton klix.ba.


S p e c ia le

12

e hënë, 3 shkurt 2014

Afganistan, detyra e tërheqjes nga lufta Ndërsa SHBA dhe Britania përgatiten për të tërhequr trupat e fundit të mbetur nga Afganistani, në qindra baza, mijëra mjete dhe shumë tonë pajisje po paketohen për t’u nisur për në shtëpi, po shiten apo po hidhen poshtë. Si mund të bëhet e gjitha kjo? ërheqja e trupave ndërkombëtare nga Afganistani në fund të dhjetorit 2014 nuk është thjesht çështje e hipjes së ushtarëve në avion dhe fluturimit për në shtëpi. Operacioni i stërmadh logjistik i tërheqjes nga toka, deti dhe ajri sakaq ka filluar, ndërsa misionet e luftimit vijojnë deri më 31 dhjetor. NATO vlerëson se rreth 218 mijë mjete dhe kontejnerë me pajisje ushtarake duhet të transportohen nga Afganistani drejt vendeve përkatëse mes marsit 2012 dhe dhjetorit 2014. Deri tani, 80 mijë mjete dhe kontejnerë janë larguar. Shtetet e Bashkuara do të kthejnë në atdhe 20 mijë kontejnerë me pajisje, 24 mijë automjete dhe 38 mijë trupa, me një operacion që pritet të kushtojë 5 deri në 7 miliardë dollarë. Deri tani janë dërguar 300 mijë tonë pajisje, por jo të gjitha do të kthehen. Çdo gjë që del e tepërt, pajisje të dëmtuara apo të shtrenjta për t’u transportuar, do të shitet për skrap. Britania e Madhe po kthen në atdhe 5500 kontejnerë me pajisje, 3345 mjete apo pajisje të mëdha, 50 avionë, 400 tonë municione dhe 5200 trupa. Operacioni do të kushtojë 500 milionë dollarë. Kjo është pjesa që do të kthehet në shtëpi. Një pjesë e pajisjeve do të shiten në Afganistan ose do të shiten për skrap. “Kamionë të tepërt, kontejnerë bosh apo njësitë e lavanterisë në terren do të shiten në Afganistan”, thotë një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë. Komandanti përgjegjës për shitjet thotë se ata kanë shitur sakaq mbi 2 mijë kontejnerë me pajisje dhe mbi 100 makina, përfshirë Land Rovers, Tata, si dhe dy makineri për pastrimin e akullit në aeroporte. Një zëdhënës i NATO-s në Afganistan thotë se mbi 15 mijë makina planifikohen të lihen në këtë vend për t’u përdorur për misionet e pas vitit 2014, do t’i dhurohen qeverisë së Afganistanit apo do të shiten për hekur. Mes këtyre makinerive janë

T

Kostoja e tërheqjes së amerikanëve varet shumë nga fakti nëse rruga tokësore drejt Pakistanit do të qëndrojë e hapur. Në rast se mbyllet, qindra miliona dollarë më shumë do të shpenzohen për transportim nga ajri. Aktualisht kushton mbi 1015 mijë dollarë për transportimin e një kontejneri nga Azia Qendrore me tokë. Në këmbim të përdorimit të territorit të Uzbekistanit, Britania ka rënë dakord të japë 700 mijë dollarë pajisje ushtarake falas për këtë vend.

Britania e Madhe po kthen në atdhe 5500 kontejnerë me pajisje, 3345 mjete apo pajisje të mëdha, 50 avionë, 400 tonë municione dhe 5200 trupa. Operacioni do të kushtojë 500 milionë dollarë. Kjo është pjesa që do të kthehet në shtëpi. Një pjesë e pajisjeve do të shiten në Afganistan ose do të shiten për skrap. “Kamionë të tepërt, kontejnerë bosh apo njësitë e lavanterisë në terren do të shiten në Afganistan”, thotë një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë. rreth 1600 – 1700 mjete rezistente ndaj minave, mjete 20 tonë me kosto 1 milion dollarë secili, që janë krijuar për të mbrojtur ushtarët nga bombat anash rrugës, të cilat kanë qenë mjeti më vdekjeprurës i kryengritësve. Mbi 9 mijë mjete të tilla do të tërhiqen nga Afganistani, por pjesa tjetër do të dalin në ankand për 2 mijë deri në 5 mijë dollarë secili. “Nëse nuk do të ketë blerës, ato do të demilitarizohen, do të priten në copa dhe do të shiten për skrap. Nëse këto mjete nuk na

nevojiten, ne nuk do t’i tërheqim”, – thotë një zëdhënës i amerikanëve. Pikat e kontrollit ushtarak nëpër bazat e avancuara të NATOs po mbyllen ose po i dorëzohen ndërkohë ushtrisë së Afganistanit. Pajisjet joushtarake si banjat e fushës, tavolinat, gjeneratorët e energjisë, kompjuterët e televizorët do t’u lihen forcave të Afganistanit. Nëse këta nuk i pranojnë, do të hidhen. Por disa gjëra nuk janë të përshtatshme për t’u hedhur, të tilla si

materialet e luftës, të cilat mund të përdoren për abuzime. SHBA, sakaq po pajisin forcat afgane me armë, municione dhe mjete. Por zyrtarët thonë se, nëse është e mundshme, pajisjet mbështetëse apo armatimet do të kthehen në shtëpi. Pajisjet po kthehen me avionë, me tokë apo det. Avionët e mallrave, të tillë si C-17 dhe C-130 apo avionë të marrë me qira 747, po ngarkohen me çdo gjë, nga automjetet deri te helikopterët. Rruga e ajrit nënkupton flu-

turime të drejtpërdrejta në Britani apo në portet ndërmjetëse në Gjirin Persik ose Mesdhe, nga ku do të vijojnë udhëtimin me anije. Rruga tjetër është me tokë, përmes Pakistanit drejt portit të Karaçit. Kjo është rruga më e lehtë, por ka pasur probleme, vonesa dhe mbyllje të përkohshme. Kjo rrugë u mbyll më 2011-n, pasi operacionet e NATO-s gabimisht vranë ushtarë të Pakistanit. Ka një shteg tjetër me rrugë apo hekurudhë drejt veriut, ku mjetet shkojnë në Uzbekistan, Kazakistan dhe Gjeorgji, ose përmes Rusisë në Letoni. Afganistani përbën një sfidë të stërmadhe për tërheqjen në krahasim me Irakun. Vendi është pa dalje në det dhe me rrugë shumë të këqija. Në Irak kishte autostrada dhe porte në Kuvajt. Rruga drejt veriut nuk ka

rezultuar aq e suksesshme nga sa mendohej. Ajo tashmë po përdoret shumë më pak. Ekziston frika e vjedhjeve gjatë udhëtimit dhe kjo gjë bën që të gjitha pajisjet të çmontohen, një sfidë në vetvete. Pajisjet e rrezikshme si municionet apo eksplozivët apo armët që janë joshëse për t’u vjedhur nga organizatat terroriste apo kriminale, do të transportohen me avionë dhe jo me tokë. Kostoja e tërheqjes së amerikanëve varet shumë nga fakti nëse rruga tokësore drejt Pakistanit do të qëndrojë e hapur. Në rast se mbyllet, qindra miliona dollarë më shumë do të shpenzohen për transportim nga ajri. Aktualisht kushton mbi 10-15 mijë dollarë për transportimin e një kontejneri nga Azia Qendrore me tokë. Në këmbim të përdorimit të territorit të Uzbekistanit, Britania ka rënë dakord të japë 700 mijë dollarë pajisje ushtarake falas për këtë vend. Në total, 57 mijë trupa të NATO-s do të tërhiqen nga Afganistani brenda këtij viti, ku gjysma janë amerikanë. Mbetet e paqartë se sa trupa të huaja do të vijojnë të qëndrojnë në këtë vend pas këtij viti. Marrëveshja që duhet ta mundësojë këtë nuk është firmosur nga qeveria e Afganistanit, por nëse firmoset, mundet që deri në 15 mijë trupa të qëndrojnë për stërvitjen e ushtrisë së Afganistanit.


S p e c ia le

e hënë, 3 shkurt 2014

Pranimi nga udhëheqësi suprem revolucionar i trajtimit të lindshmërisë me metodat më moderne po ndryshon jetën në Iran dhe po trondit Lindjen e Mesme, që mbetet thellësisht konservatore në çështjet familjare

Irani, “fabrika” e fëmijëve

Azadeh Moaveni, Foreign Policy ë një mbrëmje të nxehtë vjeshtën e kaluar, një klinikë private fertiliteti në qytetin e Shirazit në Iranin e Jugut ishte përplot me klientë, aq sa recepsionistja e kishte të vështirë t’i menaxhonte të gjithë. Gratë po kërkonin shërbimet e klinikës. Në murin përballë ishte reklamuar bukur një fetva nga Ajatollah Ali Khamenei, që ofronte lejen fetare për dhurimin e spermës apo vezëve, e vendosur aty ndoshta për t’i siguruar këto gra se udhëheqësi suprem e ka miratuar atë që kishin ardhur të bënin. Shumë patën ardhur prej larg nga qyteza të vogla dhe patën mbushur zonën e pritjes, ku bisedat ishin të shumta. Gratë shkëmbenin histori mbi trajtimet, ilaçet dhe përpjekjet e përbashkëta për të konceptuar fëmijë. “Unë nuk mund ta përballoja këtë pesë vjet më parë, por kam kursyer para dhe tashmë jam gati ta provoj”, tha një grua 30-vjeçare. Ndërsa vëmendja e botës është përqendruar te programi bërthamor i Iranit, vendi ka qenë në heshtje duke punuar për të fituar një lloj tjetër kapaciteti revolucionar. Republika Islamike – e qeverisur nga mullahët e vet striktë, që kanë arritur te suksesi në fusha të ndryshme nga prodhimi vendës te ndërtimi i aeroporteve – e ka transformuar veten papritur në një kryeqendër të trajtimit të fertilitetit në të gjithë Lindjen e Mesme. Irani tashmë krenohet me më shumë se 70 klinika në të gjithë vendin, të cilat thithin klientë mes çifteve pa fëmijë nga e gjithë zona, suni apo shia qofshin. Kjo iniciativë ka ngritur sfida mbi këndvështrimet tradicionale mbi prindërimin dhe martesën dhe ka ndihmuar në largimin e tabuve mbi shëndetin seksual – megjithëse kjo i ka alarmuar disa konservatorë në Iran apo disa nga fqinjët e vet konservatorë suni. “Mjekët në Gjirin Persik janë të tmerruar nga ideja se iranianët e kanë lejuar diçka të tillë”, thotë Soraya Tremayne, një profesoreshë në Universitetin e Oksfordit dhe eksperte mbi lindshmërinë në Iran. “Ata thonë se ‘këtu te ne, nuk do ta lejojmë kurrë diçka të tillë’”. Për shumë gjenerata për iranianët, infertiliteti ishte dikur trauma më e madhe e një martese. Ajo është memorializuar si tragjedi nëpër filma si Leila nga Dariush Mehrjui, ku nëna i bën presion djalit të vet të martohet me një grua të dytë, kur sheh se e para nuk arrin të bëjë fëmijë. Gruaja e parë, e turpëruar nga infertiliteti dhe sërish në dashuri me bashkëshortin e saj, vijon me planin, por vuajtja emocionale shkatërron martesën e tyre dhe bashkëshorti në fund lihet me një fëmijë, por në mënyrë të hidhur, pa grua. Filmi që doli në qarkullim vetëm pak vite para fetvas së Khameneit më 1999-n ishte shumë i suksesshëm, pasi paraqiste vuajt-

13

N

Ndjekja e teknologjisë së fundit në riprodhimin e asistuar ka nisur edhe një proces që në fund mund të ndryshojë konceptin e të qenët të martuar dhe infertil, se çfarë do të thotë të jesh prind dhe madje edhe atë që nënkupton të jesh bashkëshort në Republikën Islamike. Ndërsa Irani vuan përplasjen mes vlerave në evoluim të popullit dhe rregullat e ligjit islamik, suksesi i tij në trajtimin e fertilitetit sugjeron se është e mundur të pajtosh këto presione konkurruese. Por nëse Lindja e Mesme Sunite do të ndjekë këtë rrugë, kjo mbetet për t’u parë. “Irani po ecën përpara, duke përdorur këto teknologji në të gjitha format e tyre, – thotë Tremayne, – duke shkuar në fusha ku vendet sunite në rajon nuk mund ta ndjekin”. jet e shumë grave dhe burrave iranianë që përballen me perspektivën e një martese pa fëmijë ose me zgjedhjen e patolerueshme drejt poligamisë. Irani, njësoj si shumë vende të tjera të Lindjes së Mesme, ka një normë jashtëzakonisht të lartë infertiliteti. Më shumë se 20 për qind e çifteve të Iranit nuk mund ta konceptojnë, sipas një studimi të kryer në një nga klinikat më të rëndësishme të fertilitetit në vend, në krahasim me normën globale që varion nga 8 në 12 për qind. Ekspertët besojnë se kjo është pasojë e normës së lartë të martesave mes kushërinjve. Infertiliteti mashkullor është “historia e fshehur e Lindjes së Mesme”, thotë Marcia Inhorn, një antropologe mjekësore nga Universiteti i Jellit dhe specialiste për riprodhimin e asistuar në rajon. E kombinuar kjo me një rënie tronditëse që vijon prej shumë dekadash në numrin mesatar të fëmijëve të lindur për grua, kjo do të thotë se trajtimi mjekësor i infertilitetit është më i nevojshëm se kurrë në Iran. Megjithatë, presioni mbi çiftet e martuara – dhe në veçanti gratë – për të lindur fëmijë, mbetet shumë i lartë. “Ne jetojmë në një shoqëri lindore dhe të pasurit fëmijë mbetet një gjë shumë e rëndësishme në kulturën tonë”, thotë Sara Fallahi, një mjeke që punon në një nga tri klinikat e fertilitetit në Shiraz. “Edhe për këtë gjeneratë, e cila po martohet shumë më vonë dhe dëshiron familje më të vogla, shumica sërish duan së paku një fëmijë”. Klinika e parë e fertilizimit in vitro në Iran u hap në qytezën Jazd në shkretëtirë, në Iranin Qendror, më shumë se 20 vjet më parë. Ajo menjëherë e gjeti veten të bombarduar me kërkesa nga klientët. Nga mesi i viteve 2000, ishte aq popullore sa radha vijonte deri jashtë. Çiftet që patën udhëtuar nga zonat rurale ngrinin tenda jashtë me shpresë se do të merrnin një takim me mjekët. Më shumë klinika u hapën shpejt në Teheran dhe në të gjithë vendin.

Fertilizimi in vitro fitoi shpejt pranim në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme, por mjekët u përballën me kufizimet fetare që ndalonin format më të avancuara të trajtimit të fertilitetit. Procedura standarde e fertilizimit in vitro bën që një vezë të fertilizohet me spermë në një laborator dhe pastaj e kthen embrionin në mitër, një proces që kërkon që si veza edhe sperma të jetë e disponueshme nga të dy prindërit. Por nuk ndodh gjithmonë kështu. Hapi tjetër në trajtimin e infertilitetit kërkon një palë të tretë – që është, një vezë apo spermë nga një dhurues jashtë çiftit. Në islam, etika e një trajtimi të tillë është e errët: pacientët fillimisht u shqetësuan se mosdhurimi nënkuptonte kryerjen e tradhtisë bashkëshortore apo se një fëmijë i lindur në këtë mënyrë mund të ishte i paligjshëm. Por çiftet pa fëmijë vijuan të kërkojnë një mënyrë për të konceptuar. Në Iran, specialistët mjekësorë iu vunë punës të gjejnë një zgjidhe fetare, duke kërkuar mbështetje nga mujtahidët simpatikë (klerikët e kualifikuar për ta lexuar dhe interpretuar Kuranin). Tradita Shia në riinterpretimin e ligjit islamik është pjesë thelbësore për vullnetin e klerikëve për të ecur përpara – ndryshim i madh ky me jurisprudencën Suni që përqendrohet në konsensusin mes dijetarëve dhe leximin e drejtpërdrejtë të Kuranit, gjë që pakëson interpretimet e reja mbi çështje bashkëkohore. Megjithëse për perëndimorët, klerikët shia të Iranit mund të duken si reaksionarë, ata në fakt janë revolucionarë kur vjen puna te bioetika. Në vitet e fundit, ata kanë publikuar porosi fetare që lejojnë gjithçka, nga kërkimi i qelizave burimore te klonimi. Fetvatë e tyre kishin gjithsesi nevojë për citime nga Kurani. Zgjidhjet e pranueshme nga pikëpamja fetare u ofruan fillimisht, të tilla si martesa e përkohshme mes dhurueses së vezës dhe partnerit pjellor mashkull, por kjo rezultoi shumë e vështirë në praktikë, pasi

i kërkonte dhuruesit të martuar të kalonte në divorce dhe rimartesa. Dhe disa klerikë që nuk janë dakord me fetvan e Khameneit sërish argumentojnë për martesën e përkohshme si një mënyrë për të shmangur implikimet jashtëmartesore në dhuratat nga palët e treta. Por kjo përqasje është më e lehtë për bashkëshortët, të cilët mund të bëjnë kontratë për një martesë të përkohshme me një dhuruese vezësh pa pasur nevojë për t’u divorcuar me gruan; por kur gruaja është pjellore, që të jetë e aftë të marrë spermë nga një dhurues, ajo duhet të divorcohet fillimisht me bashkëshortin e vet, të presë të kalojë një periudhë e detyruar me fe prej tre muajsh, para se të martohet me duruesin e spermës, pastaj të ndahet nga ai dhe në fund të rimartohet me bashkëshortin fillestar. Gatishmëria e klerikëve për të dhënë rekomandime novatore fetare përkoi me një ndryshim politik dhe demografik në vend që gjithashtu nxiti trajtimin mjekësor të mungesës së fertilitetit. Në periudhën para revolucionit të vitit 1979, vendi i hyri betejës për të rritur popullsinë, por vonë në vitet 1980 dhe në fillim të viteve 1990, ndërsa Irani përpiqej të rindërtohej pas luftës shkatërrimtare me Irakun dhe me një bum fëmijësh në përmasa të plota, shumë vunë në pikëpyetje nëse ekonomia e vendit, shkollat dhe qytetet mund të përballojnë një rritje popullsie. Kështu, autoritetet e përmbysën këtë politikë, duke zbatuar një set politikash që me dashamirësi bindën iranianët tradicionalë të kishin më pak fëmijë. Sipas Tremayne të Oksfordit, autoritetet me kujdes shmangën fjalë të tilla si “reduktim” dhe “kontroll” dhe në vend të tyre propozuan “rregullimin e familjeve”, duke theksuar se kjo politikë nuk synonte vetëm të reduktonte përmasat e familjeve, por gjithashtu për t’u lejuar çifteve pa fëmijë për të pasur fëmijë. Kjo marrëveshje funksionoi, tradicionalistët përqafuan politikat kundër lindshmërisë së lartë të

qeverisë dhe qendrat për trajtimin e infertilitetit në Iran u shumëfishuan. Duke promovuar kontraceptivët dhe mbylljen e kanaleve mes shumë strategjive, dhe duke tërhequr subvencionet shtetërore pas fëmijës së dytë, Irani ia doli të reduktojë rritjen e popullsisë nga 3.8 për qind më 1986-n në 1.5 për qind në vitin 1996. Por ndoshta këto metoda punuan tepër mirë: sot Irani e gjen veten poshtë normës së zëvendësimit prej 2.1 fëmijë për nënë. Më 1999, Khamenei publikoi fetvan e tij revolucionare duke e bërë dhurimin e spermës apo vezës nga një palë e tretë, të lejuar. “Si dhuruesja e vezës ashtu edhe nëna jopjellore duhet t’u binden kodeve fetare mbi prindërimin”, tha Ajatollahu, duke vendosur kushte të ndryshme që e bënë këtë akt të lejuar përpara Zotit. Përmes vendimit të Khameneit, Republika Islamike e bëri të qartë në nivelin më të lartë se shteti ishte i gatshëm të bënte gjithçka që nevojitej në përpjekjet për të bërë fëmijë. Sot, kemi hyrë në epokën kur infertiliteti diskutohet hapur dhe kultura e ndërhyrjes është gjithkund. Gratë diskutojnë publikisht për fertilizimin in vitro në televizionin shtetëror, çiftet rekomandojnë specialistë dhe shkëmbejnë përvoja në internet dhe mjekët kanë filluar të nxisin kompanitë e sigurimeve të mbulojnë këtë lloj trajtimi. Shteti ka klinika të subvencionuara, kështu që kostoja e trajtimit është më e ulët se pothuajse kudo në botë: trajtimi i plotë me fekondim in vitro, duke përfshirë ilaçet, kushton vetëm 1,500 dollarë, sipas Fallahit. Fetva e Khameneit revolucionarizoi jetën e myslimanëve shia gjithkund dhe hapi rrugën për shumë klinika në Liban, vend që ka një numër të konsiderueshëm të popullatës shia. Por sipas Inhornit të Jellit, sunitë po i përgjigjen gjithashtu këtij dekreti dhe disa çifte nga bota arabe po u drejtohen klinikave në Teheran në numër aq të madh sa këto të fundit po punësojnë përkthyes nga arabishtja. Vendet sunite si Egjipti, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe praktikojnë gjerësisht fekondimin in vitro tradicional, por nuk ofrojnë opsione për gratë dhe burrat që kanë nevojë për ndihmë nga një palë e tretë për të konceptuar. “Disa çifte suni janë në gjendje të mbledhin mendjen sa i përket dhurimit të vezëve, – thotë Inhorn. – Ata mund t’i thonë vetes, ‘mirë, së paku ka një fetva që thotë se është në rregull. Disa degë të islamit thonë kështu’, Kjo e bën për ta më të lehtë”. Sërish, Fallahi, mjekja, thotë se klientët me ankth në klinikën e saj në Shiraz shpesh ngrenë pyetje mbi miratimin nga feja. “Ata duan të sigurohen se kjo që po bëjnë nuk është haram”, ose e ndaluar nga ligji islamik, thotë ajo. Parlamenti legalizoi dhurimet më 2003, duke ofruar mbështetje ligjore për fetvanë fetare të udhëheqësit suprem. Fallahi këmbëngul se, gjithsesi, vendimi i Khameneit është opinioni i një dijetari dhe se jo të gjithë ajatollahët janë dakord. “Ne u themi njerëzve se Parlamenti e ka miratuar këtë, por ata duhet të pyesin dijetarin që

ata ndjekin për të parë nëse ai jep leje”. Në disa mënyra, trajtimi i fertilitetit mund të jetë një fushë e rrallë ku regjimi i Iranit ka ecur edhe më përpara nga sa është gati të ecë shoqëria. Megjithëse ligjvënësit e kanë miratuar dhurimin embrional, ata kanë përmbysur Khamenein në dhurimin e spermës, duke e ndaluar procedurën më 2003. Për rrjedhojë, kjo praktikë po kryhet në ilegalitet dhe ato klinika që e ofrojnë praktikën në heshtje, janë të rrezikuara nga përndjekja ligjore. Sara Bamdad, një kërkuese në Shiraz që kreu vrojtim mbi sjelljet e publikut mbi riprodhimin e asistuar, gjeti se vetëm 34 për qind e të pyeturve e miratonin dhurimin e vezës. “Ligjvënësit duhet të mendojnë mbi të ardhmen dhe atë që do të ndodhë me këta fëmijë kur të rriten, – thotë Bamdad. Nëse shoqëria nuk mund ta pranojë një fëmijë të lindur nga riprodhimi i asistuar, atëherë do të ketë kaq shumë probleme për të në të ardhmen”. Sistemi ligjor i Iranit ka ende punë për të bërë në lidhje me komplikimet që rrjedhin nga trajtimet e fertilitetit me një palë të tretë dhuruese. Sipas ligjit islamik të familjes në Iran, fëmijët e lindur me dhurim të spermës apo vezës bien në një kategori ligjore me fëmijët e adoptuar apo fëmijët e fituar nga martesa me një partner apo partnere me fëmijë. Këta nuk lejohen të trashëgojnë pronë nga prindërit jobiologjikë. Çiftet në këtë mënyrë duhet të gjejnë rrugë alternative për të lënë mënjanë trashëgimi për këta fëmijë dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e prindërve biologjikë (apo dhuruesve të vezëve apo spermës, të cilët nënkuptohet se duhet të mbeten konfidencial, por që shpesh në praktikë identifikohen) mbeten të paqarta. Por nëse vendimi fetar është ende i paqartë, revolucioni i lindjes së fëmijëve mundet që gradualisht të zhdukë tabutë kulturore në çështje të tjera të shëndetit seksual. Klinika e infertilitetit Avisena në Teheran, qendra më e rëndësishme e trajtimit të lindshmërisë në vend, së fundmi ka hapur një klinikë shëndetësore që trajton keqfunksionimet seksuale dhe sëmundjet e transmetuara seksualisht. Tremayne tregon një rast kur vizitoi një klinikë fertiliteti ku në një dhomë të madhe përplot me burra dhe gra u shfaq një video mbi një ndërhyrje për të fertilizuar vezën e një gruaje në ekran të madh. “Synimi ynë është të krijojmë një kulturë të re në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se si konceptohen fëmijët dhe se si mund të trajtohet infertiliteti”, i tha një mjek Tremaynes. Skena si kjo janë pjesë e përpjekjeve më të mëdha për të edukuar publikun dhe ndërsa mund të nevojiten vite që infertiliteti të humbasë stigmën në kulturën e Iranit, diskutimi i trupit dhe funksioneve biologjike apo keqfunksionimeve mund t’i ndihmojë gradualisht burrat dhe gratë e Iranit të ndajnë përgjegjësinë që për shekuj është konsideruar si turp i madh që u përket vetëm grave.


14

E n ig m a

e hënë, 3 shkurt 2014

HOROSKOPI DASHI Jeta ne çi do ketë përmirësime gjate kësaj dite. Do qëndroni me shume kohe se me pare me atë qe keni ne krah dhe do i shprehni ndjenjat ashtu si i keni ne zemër. Beqaret do bëjnë çfarë te mundin për ta gjetur personin qe kane ëndërruar. Do filloje një etape e re sot. ne planin financiar mos lini asgjë pas dore sepse me vone situata do ndërlikohet me tepër.

BINJAKËT Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj sot, megjithatë kur jeni pranë j ndiheni me te lumturat e botes. Mos kërkoni qe ai te mos ruaje shoqërinë me te tjera sepse do ishte një kërkesë e papranueshme. Tregohuni me liberale. Beqaret do jene pasive dhe do mbyllen ne vetvete. Ne planin financiar çdo gjë do jete ne rregull, nuk priten aspak vëshrësi.

LUANI Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt sot ne jetën tuaj ne çi. Kjo nuk do te thotë qe lidhja juaj do jete problemake, por qe do keni vëshrësi për te ruajtur atmosferën e ngrohte. Beqaret nuk duhet te hezitojnë t’i joshin personat qe do iu gjenden pranë dhe do iu bëjnë komplimente. Sektori i financave do jete i privilegjuar. Nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni.

PESHORJA Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja. Here do debatoni ashpër me partnerin dhe ne orët e mbrëmjes do dashuroheni plot pasion me te. Emocionet do jene te fuqishme, por ne te dyja ekstremet. Beqaret me mire te mos ju besojnë te gjithë personave qe do i joshin sepse mund te zhgënjehen. Financat do jene te mire për aq kohe sa ju te mos kryeni çmenduri me shpenzimet.

SHIGJETARI Do e joshni edhe me tepër partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çi do ece ne rrugën e duhur. Do ndiheni me te dashuruar se kurrë me pare. Beqaret do rrije ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer prej kohesh dhe do ndihen te lumtur për këtë fakt. Financat do jene te mbrojtura gjithë kohës kështu qe mund te shpenzoni pa frike për gjerat me te domosdoshme.

UJORI Te dashuruarit do jene debate te forta, por nga ana tjetër nuk do mungojnë as momentet romanke. Dita do jete e ndare ne dy pjese. Nëse jeni ende ne kërkim te personit ideal, sot duhet te bëheni ga për ndryshime. Jupiteri do i shtoje mundësitë për takime impresionuese. ne planin financiar ka rrezik te përballeni me te papritura jo fort te këndshme.

DEMI Do merrni krika te shumta sot nga partneri dhe do ndiheni keq për këtë arsye. Ne fakt ai do ketë te drejte për gjithçka sepse ju e keni lënë pas dore atë dhe veten tuaj. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa te reja. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Ne planin material priten përmirësime me te mëdha nga sa ju kishit menduar. Përfitoni për te kryer ndonjë shpenzim te nevojshëm.

GAFORJA Tregohuni realiste ne jetën tuaj ne çi sot dhe mos kërkoni gjera te pamundura nga ai qe keni ne krah nëse nuk doni te zhgënjeheni. Beqaret ka mundësi te gjejnë një person i cili do përkujdeset tej mase për ta dhe do i beje te ndihen mire. Plutoni do favorizoje transaksionet financiare dhe do iu ndihmoje te mbani te ekuilibruar te ardhurat.

VIRGJËRESHA Dite pozive, por pa pasion te zjarrte kjo e sotmja. Tregohuni me tolerante dhe te kuptueshëm me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë takime me persona qe vërtet ja vlejnë për t’i pasur pranë. Mund te nise shume shpejt një histori dashurie e sinqerte. Ne planin financiar duhet te merrni këshilla nga specialistet sesi ta stabilizoni situatën.

AKREPI Do jeni shume te disponueshem ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia do jete me e zjarrte dhe pasionante. Beqaret duhet t’i peshojnë mire gjerat para se te merrni vendime te rëndësishme. Po u nxituat mund ta lëndoni veten me shume sesa mund ta imagjinoni. Ne planin financiar do fillojnë një periudhe me e mire dhe me e qëndrueshme.

BRICJAPI Nëse keni pasur debate te forta ne çi, sot duhet te gjeni mënyrën e duhur për t’i zgjidhur ato. Po i late pas dore situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do jene me fat. Rrjedha e jetës se tyre do ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Për problemet qe do keni me financa duhet t’iu besoni vetëm specialisteve, askujt tjetër.

PESHQIT Dite e qete dhe e bukur kjo për te dashuruarit. Do i pranoni gabimet qe keni bere ne te shkuarën dhe do dini si te kërkoni falje. partneri do jete ne humor dhe do iu përgasë edhe surpriza. Beqaret do kenë takime te papritura, por nga te cilat do iu rrahe zemra shume fort. Ne planin financiar do e keni te vëshrë te hiqni dore nga shpenzimet dhe kjo mund t’iu sjelle probleme.


Sport

e hënë, 3 shkurt 2014

15

TESTET NË JEREZ RIKTHEJNË BUZËQESHJEN

Domenicali i kënaqur me Ferrarin e ri Pas katër ditëve të provave në pistën andaluziane F14 T duket se po ecën në rrugën e duhur dhe vetëm Mercedes ka përshkuar më shumë kilometra sesa ata, sidoqoftë në Maranello nuk po kënaqen thjesht me kaq por kanë ndërmend të bëjnë përmirësime të tjera estet në Jerez rikthejnë buzëqeshjen te Ferrari dhe drejtuesit e skuadrës së kuqe e konsiderojnë pozitiv bilancin e provave të para të sezonit. Pas katër ditëve të provave në pistën andaluziane F14 T duket se po ecën në rrugën e duhur dhe vetëm Mercedes ka përshkuar më shumë kilometra sesa ata, sidoqoftë në Maranello nuk po kënaqen thjesht me kaq por kanë ndërmend të bëjnë përmirësime të tjera. Kështu drejtuesit kanë në plan të vënë në jetë të tjera risi në prag të testeve të Bahreinit, sidoqoftë bilanci i parë është shumë i mirë dhe Ferrari provoi si motorin e ri turbo ashtu edhe elemente të tjera të “power unit” duke përshkuar kilometra të tëra me dyshen Kimi Raikkonen – Fernando Alonso. Gjithsej makina e re F14 T përshkoi 1.115 km,

T

një shifër e rëndësishme duke marrë në konsideratë faktin që të gjitha makinat e nisën sezonin nga zero, e me vetura të projektuara sipas rregullave të reja dhe për më tepër dy ditët e para u bënë edhe ndërprerje të gjata, për të kolauduar gjithë sistemet e kontrollit. Vetëm Mercedes ka përshkuar më shumë kilometra, por ky motor mbështetet gjithashtu edhe në kilometrat e skuadrave të tjera McLaren, Williams e Force India. Pjesëtarët e skuadrës së kuqe duhet të ndihen të kënaqur për dy arsye: pikësëpari makina e vitit 2014 dha përgjigjet që priteshin dhe më pas kohët e regjistruara ishin në të njëjtën linjë me ato të rivalëve të tyre. Gjëja më e rëndësishme është se dicka e tillë u arrit pa shfrytëzuar maksimumin e fuqisë që disponon realisht makina. Në

krahun tjetër kohët ishin dukshëm më inferiore sesa vjet, plot 3” më të ngadalta, prandaj dhe qëllimi kryesor ishte pikërisht besueshmëria e makinave. I të njëjtit mendim është edhe vetë Stefano Domenicali dhe drejtuesi i Ferrarit deklaroi se parametrat teknike të makinës së re si dhe ndryshimet aerodinamike përmbushën pritshmëritë e ekipit, dhe përbëjnë një bazë të qëndrueshme për ta nisur mirë sezonin, por që sigurisht gjithë kjo punë duhet të shfrytëzohet më mirë. 48-vjecari nga Imola rrëfeu se skuadra i përqëndroi forcat në kolaudimin e makinës si dhe kontrollin e të gjithë komponentëve që përbëjnë “power unit”. Domenicali pranoi se pavarësisht testimeve në Spanjë asgjë nuk mund të thuhet me siguri, por atij i ka pëlqyer së tepërmi mirëkuptimi ndërmjet dy

Reja: Të gjithë e refuzuan Lazion

pilotëve Alonso e Raikkonen si dhe disponibiliteti i tyre për shkëmbyer të dhënat me inxhinierët e skuadrës. 48-vjecari italian është i bindur se në Formula 1 me gjithë këto ndryshime ka nisur një erë e re dhe këtij projekti i duhet dhënë kohë që të funksionojë, por gjithashtu Domenicali pranoi se rregullat e reja përbëjnë një sfidë edhe për një markë të famshme të prodhimit të makinave sic është Ferrari. Tashmë hapi tjetër i skuadrës është për të parë ritmin e vërtetë të njëvëndëshes së kuqe dhe Ferrari do të kërkojë të bëjë pikërisht këtë në testet e tjera. Në Gjirin Persik do të ketë modifikime në aspektin aerodinamik dhe pritet që të përmirësohet ca më shumë edhe “power unit”, gjithsesi testet e radhës do të zhvillohen në mesin e këtij muaji, në Bahrein.

Rami shpëton Milanin Alves: Camp Nou, si terren mysafir Dani Alves nuk është shprehur i kënaqur me mbështetjen e tifozëve në Camp Nou, në humbjen prej 3-2 nga Valencia. Braziliani mendon se skuadra ka nevojë për ndihmën e tifozëve kur gjendet në momente jo të mira. “Nganjëherë duket sikur po luajmë si mysafirë. Lidhja (mes skuadrës dhe tifozëve) duhet të jetë pozitive”. “Ne humbëm dhe duhet të kthehemi. Nuk ka kohë për pendim. Duhet të jemi të pjekur dhe të mësojmë nga humbja, në mënyrë që të mos ndodhë përsëri”. “Qëllimi ynë duhet të jetë kontrollimi i plotë i ndeshjes, jo vetëm një periudhë”. “Ne humbëm tri pikë duke e kontrolluar lojën. Shënuam dhe pastaj u bëmë shumë të parashikueshëm. Nuk është çështje e vetëbesimit të tepruar”, u ka thënë Alves gazetarëve.

ilan i Clarence Seedorf ruan pathyeshmërinë në Serinë A, por nuk arrin të sigurojë fitoren e tretë radhazi në kampionat, që do të forconte pozitat e kuqezinjvë në renditjen e përgjithshme. Në “San Siro” sfida ndaj Torinos pragmatiste përfundoi në barazim 1-1, duke lënë të kënaqur vetëm futbollistët miq, pasi për Milanin një pikë është

M

Rezultatet: Bologna 0  2 Udinese Cagliari 1  0 Fiorentina AC Milan 1  1 Torino shumë për objektivat që i kanë mbetur në këtë sezon. Trajneri holandez vendos t’i besojë Pazzinit në vend të Balotellit, Muntari preferohet në mesfushë në pozicionin e De Jong, ndërsa Emanuelson konfirmo-

tusi ka disa lojtarë që na interesonin, por ata thanë jo”. “Ne pyetëm për Sebastian Giovincon, por askush nuk donte të vijë te Lazio. Ishte shqetësuese për ne. Jonathan Biabiany dukej si marrëveshje e arritur, por ai ishte i lumtur te Parma”, ka treguar Reja. Duke komentuar largimin e Hernanes, ai ka thënë se klubi i kishte ofruar kontratë të re pesëvjeçare, por ai kishte pasur plane të tjera.

Kallstrom është i lënduar Lojtari i porsatransferuar te Arsenali, Kim Kallstrom, do të mungojë në disa ndeshje vendimtare të Topçinjve për shkak të një lëndimi në shpinë. Suedezi nënshkroi për skuadrën e Arsene Wenger në ditën e fundit të afatit të janarit, mirëpo ai ka ardhur i lënduar në Emirates. Mediat raportojnë se klubi anglez ka qenë i njoftuar për lëndimin e futbollistit në pronësi të Spartak Moskës. Nuk dihet koha e saktë e mungesës së 31-vjeçarit, por ai

pritet të mos luajë në ndeshjet e mëdha, kundër Liverpoolit, Manchester Unitedit dhe Bayern Munichut. Kallstrom ishte transferimi i vetëm i Arsenalit në janar, ndërsa mediat suedeze kanë spekuluar se ai do të mungojë dy deri në tre muaj. Edhe pse mungesa e tij do të jetë më e shkurtër, nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i Wenger me transferimin e tij, kur e ka huazuar për zëvendësimin e futbollistëve të lënduar.

Blic

Van Gaal i “lodhur” nga Holanda Louis van Gaal ka thënë se është “sëmurë dhe i lodhur” nga puna si trajner i Holandës dhe se pas Kupës së botës do të pensionohet. 62-vjeçi do të lë karrierën e tij me “tulipanët” pas përfundimit të Kampionatit Botëror

dhe ka theksuar se do të jetë i lumtur që do t`i jap fund epokës së tij në kombëtare. “Jam i sëmurë dhe i lodhur me punën e trajnerit”, ka thënë ai. “Do të më mungon koha kur punoj me lojtarët, por duhet të gjej kohë për të tjerët”.

Moratti pronar i Caglarit? Masimo Moratti po mendon të jetë pronar i një skuadre tjetër në Serie A. Ish bosi i Interit thuhet se është në bisedime për tu bërë pronar i Cagliarit. Raportohet se Moratti ka patur takime me bosin aktual të Cagliarit, Cellinon me të cilin thuhet se po

shkojnë drejt një marrëveshje. Cellino po mendon ti përkushtohet tërësisht klubit të tij më të ri Leeds United, dhe duke e parë në këtë aspekt Moratti mund të bëhet pronar i Cagliarit pasi ai ka një shtëpi dhe biznese të shumta në Sardenjë.

Shuhet Luis Aragones

Moyes: Nuk kishim fat Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes, mendon se fati nuk ishte në anën e skuadrës së tij në humbjen prej 2-1 nga Stoke City. Djajtë e Kuq regjistruar humbjen e tetë sezonale në Ligën Premier, ndërsa kjo ishte fitorja e parë e Stoke ndaj Unitedin në kampionatin anglez që nga viti i largët 1984. “Mendoj se performanca

het në mbrojtje në krahun e majtë. Gjithsesi, këto lëvizje nuk rezultuan efikase në fazën mbrojtëse, pasi Torino kaloi në avantazh që në minutën e 17 me Immobile, i cili pasi dribloi Bonerën mposhti me një diagonale Abiatin. Formacioni i Ventueras iu afrua golit të dytë me Farnerud, pas një krosimi perfekt të Cercit. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e miqve edhe falë pritjeve të Padellit ndaj goditjeve të Pazzinit dhe Kaka. Gjithsesi, vetëm 4 minuta nga starti i pjesës së dytë, barazon Rami, i ndihmuar edhe nga devijimi i Glik. Për më shumë se 40 minuta Milani mbetet në gjysmëfushën e Torinos, por pa mundur të gjejë golin e fitores. Me këtë rezultat skuadra granata ruan diferencën prej katër pikësh me kuqezinjtë, për të cilën zona europiane bëhet gjithmonë e më e vështirë.

Trajneri i Lazios, Edy Reja, ka treguar se më shumë se dhjetë lojtarë e refuzuan mundësinë që t’i bashkoheshin klubit kryeqytetas gjatë afatit të janarit. Biancocelestët ia shitën Interit mesfushorin Hernanes në ditën e fundit të afatit kalimtar dhe ishin në kërkim të një zëvendësuesi, mes tyre Sebastian Giovinco (Juventus) dhe Jonathan Biabiany (Parma). “Ishin rreth dhjetë emra që dëshironim për zëvendësimin e Hernanes. Juven-

ishte shumë e mirë. Mendoj se luajtëm mirë. Patëm shumë fat të keq”. “Krijuam shumë raste, luajtëm mirë... Mendoj se ishim skuadra më e mirë”. “Me aq shumë raste sa patëm sot, është dashur ta fitonim ndeshjen. Ishte paraqitje e mirë, ne thjesht nuk i shfrytëzuam shanset”, ka thënë skocezi para gazetarëve.

Federata spanjolle e futbollit se trajneri i dikurshëm i përfaqësuese Luis Aragones, që fitoi kampionatin evropian më 2008, ka vdekur. Aragones ishte 75 vjeç. Në një njoftim për medie, federata thotë se Aragones vdiq në një spital të Madridit. Ata nuk kanë dhënë shkaqet e vdekjes së tij. Presidenti i federatës

spanjolle Angel Maria Villar ka thënë se Aragones do të kujtohet si një “njeri shumë i veçantë”. Aragones u largua nga drejtimi i përfaqësueses spanjolle pasi mori titullin evropian më 2008. Pas largimit të tij, Vicente del Bosque fitoi më pas kupën botërore më 2010, dhe atë evropiane më 2012.


Sport

16

Besart Ibraimi i cili ditë më parë nënshkroi kontratë me skuadrën qipriotë të Enozis, ka zhvilluar edhe takimin debutues në fanellën e kësaj skuadre. Enozis në ndeshjen e javës së 19-të në kampionatin elitar mundi Aris

Ibraimi debuton me sukses Limasol me rezultatin e thellë 4:1. Ibraimi luajti gjatë gjithë ndeshjes, duke qenë i pazëvendësueshëm dhe duke u shpallur futbollist i ndeshjes.

FC Shkupi vazhdon punën në Ohër

Në orët e hershme të së dielën ekspedita 30 anëtarësh e FC Shkupi është nisur për në Ohër, ku për 13 ditët në vazhdim do të punojë në kushte profesionale për të shtuar nivelin e përgatitjeve për sezonin pranveror.Skuadra e ripërtërirë nga Çairi, ku në afatin kalimtar janë bashkuar numër i madh i futbollistëve me përvojë nga Liga e Parë, do të kërkojë të shfrytëzojë në maksimum kushtet që ofron qendra sportive në Ohër, ndërsa stafi teknik me në krye trajnerin Zekirija Ramdani kanë përpiluar një plan shumë të ngjeshur për të akumuluar sa më shumë teknika dhe taktika të reja.“Kemi arritur sot në Ohër ku paradite u akomoduam, ndërsa në orët e pasdites kemi zhvilluar dhe stërvitjen e parë. Qëllimi i këtyre përgatitjeve do të jetë që të punojmë në ngritjen e kondicionit në aspektin fizik,

e që kjo është dhe pjesa elementare e futbollit. Ne çdo ditë do të kemi tema të reja që dot përpunojmë, sigurisht se so ti japim rëndësi secilës në veçanti, do të punojmë me sulmin, mbrojtjen dhe kundërsulmin, por gjithsesi pa lënë anash që edhe mbrojtjen nga kundërsulmi. Mirëpo ajo që është themel i këtyre përgatitjeve, do të jetë aspekti kondicional dhe fizik”, ka thënë trajneri i ri i FC Shkupi, Zekrija Ramadani.Në kuadër të përgatitjeve dy javore në Ohër, FC Shkupi tani më ka zyrtarizuar se miqësore do të luaj me KF Zajazi me 5 shkurt dhe më 13 shkurt me FK Pelisterin nga Manastiri. Ndërsa ekziston mundësia që të luhet miqësore edhe me 7 shkurt me skuadrën nga kampionati i Serbisë, “Javor”, dhe me skuadrën e Euromilk, e cila gjithashtu është në përgatitje në Ohër. (A.S.)

Futbollisti kërçovarë regjistroi dy assistime, nga të cilat më pas bashkëlojtarët e tij arritën të gjejnë rrugën e duhur. “Jam i lumtur me debutimin e suk-

rezultat 86:74. Të përzgjedhurit e trajnerit Enver Miftari në asnjë moment nuk kanë lëshuar epërsinë nga dora, duke qenë sy qelë ne çdo moment. Për NBA Shkupin do të jetë kjo finalja e parë e Kupës së Maqedonisë, ku deri më tash ka dominuar skuadra e

Ekipi i Renovës nga dita e shtunë gjendet në Ohër ku edhe ka vazhduar përgatitjet për pjesën e dytë kampionate. Renova në këtë merkato të dimrit solli tre përforcime Besim Adili (portier), si dhe dy futbollistët nga KF Gostivari, Xhihan Seferi dhe Flamur Tairi kipi i Renovës nga dita e shtunë gjendet në Ohër ku edhe ka vazhduar përgatitjet për pjesën e dytë kampionate. Renova në këtë merkato të dimrit solli tre përforcime Besim Adili (portier), si dhe dy futbollistët nga KF Gostivari, Xhihan Seferi dhe Flamur Tairi. Ky i fundit u shpreh i kënaqur pret që në këtë skuadër të dëshmon cilësitë e veta. “Në fillim dua të falënderojë stafin teknik dhe futbollistë të cilët më kanë përkrahur. Këtu ka një atmosferë të jashtëzakonshme, këtë e kam shijuar gjatë kësaj faze përgatitore dhe shpresojë se do të jetë edhe në të ardhmen. Renova është një skuadër e madhe, e cila meriton shumë më tepër. Unë jam i bindur se në fund të kampionatit kjo skuadër do të gjendet në pjesën e epërme të tabelës”, foli me bindje Tairi.

sesshëm, sidomos me faktin që më zgjodhën futbollist i ndeshjes. Kjo është një stimul për të vazhduar me suksese tek ekipi i ri”, tha Ibraimi.

Renova vazhdon përgatitjet në Ohër

E

Vardarit, e të cilin shkupjanet e eliminuan në gjysmëfinale. KB NBA Shkupi për kundërshtarë në finale të ketë liderin aktual në ligën e të rinjve, MZT “Skopjen”, të cilët në gjysmëfinalen tjetër e kishin eliminuar skuadrën Karposh Sokoli, me rezultatin 100:55. Në mesin e atyre që përcollën ndeshjen ishte edhe kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, kryetari i FC Shkupi, Ejup Ademi dhe shumë mysafirë të tjerë. Finalja e Kupës së Maqedonisë është në program të shtunën me fillim në ora 15:00 në palestrën “Biljanini Izvori” në Ohër, ku po në të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe finalja e seniorëve. (A.S.)

Dy medalje për kosovarët Xhudo po vazhdon t’ia zbardh fytyrën Kosovës. Xhudistët dhe xhudistet kosovare, respektivisht Akil Gjykova dhe Distria Krasniqi e kanë nisur mbarë vitin 2014. Xhudistja nga Peja Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në European Open, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Kurse, Akil Gjakova, po në

Enozis pas 19-të javëve të kaluara ndodhet në pozitën e parafundit me vetëm 8 pikë të tubuara, 6 më pak se kundërshtari i tyre i sotshëm Aris Limasol dhe AE Kouklion, që mbajnë pozitat 11 dhe 12 me nga 14 pikë të tubuara. (A.S.)

“GJIPSPUNUESIT” PLANIFIKOJNË TRE NDESHJE KONTROLLUESE

NBA Shkupi në finalen e madhe

Në një ndeshje tejet dramatike të zhvilluar në palestrën Butel të Shkupit, skuadra NBA Shkupi (U-20), ka arritur edhe një tjetër sukses të madh, duke u plasuar në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë, pasi ka mundur Rabotniçkin me

e hënë, 3 shkurt 2014

Por, në ekipin e Renovës ka edhe futbollist të cilët kanë kaluar të gjitha grupmoshat dhe tani pritet të jenë shtyllë e skuadrës, siç është rasti me Saimir Fetai. “Në fazën e parë kemi punuar maksimalisht, tani duhet të vazhdojmë Ekipi i Vrapçishtit gjatë fundjavës ka arrit në ndeshje kontrolluese që të mposht Maxhari Solidarnost me rezultat 2:1. Pas pjesës së parë pa gola në vazhdim te Vrapçishti shkëlqeu shkupjani Fatmir Arifi i cili njëherit shënoi edhe të dy golat në fitoren e skuadrës së tij, e cila në ndeshjen e parë kontrolluese kishte pësuar nga Shkëndija në Ohër me rezultatin 3:0. Duhet cekur se futbollistët e të dyja skuadrave këtë ndeshje e zhvilluan në një fushë të papërshtatshme për lojë, gjë të cilën e ceku edhe vetë trajneri i Vrapçishtit, Xhengiz Rexhepi. “Jam tepër i kënaqur nga angazhimi i futbollistëve të mi. Të gjithë dhanë maksimumin në një fushë të tillë, e cila patjetër e kam ta ceki se ishte mjaft e papërshtatshme për lojë. Megjithatë nuk kemi se

me fazën e dytë ku do të punojmë në aspektin taktiko –teknik. Ndeshjet kontrolluese janë ato që dëshmojnë për ngritjen e formës së lojtarëve. Kam besim tek ekipi se do të jemi atje ku e meritojmë në mesin e katër

skuadrave më të mira”. Gjatë 10 ditëve në Ohër (1 deri 10 shkurt), Renova pritet të zhvillon tre ndeshje kontrolluese, dhe atë kundër ekipit serb Javor (shkurt), Pelisterin (6 shkurt) dhe Sileksin (9 shkurt). (A.S.)

Shkëlqen Fatmir Arifi

çfarë të bëjmë, jam i lumtur që gjithçka shkoi mirë dhe nuk kishte ndonjë lëndim. Ne do të vazhdojmë me përgatitjet tona dhe shpresojmë që sa më të përgatitur të presim sezonin pranveror në Ligën e Dytë Fut-

bollistike të Maqedonisë”, tha trajneri i vrapçishtasve, Xhengiz Rexhepi. Vrapçishti ndeshjen e radhës kontrolluese do ta zhvillojë më 07 shkurt po në stadiumin në Marino përballë Metalurgut. (A.S.)

Muriqi humbet ndaj Caparellos këtë eveniment, ka fituar medalje të bronztën. Këto janë medaljet e para në karrierën Krasniqit dhe Gjakovës në një garë zyrtare për Senior. Distria sipas expres, bashkë me medaljen e artë ka fituar edhe 100 pikë për rangliste botërore, kurse Gjakova me medaljen e bronztë ka grumbulluar 40 pikë.

Elvir Muriqi është mundur nga australiani, Blake Caparello, në duelin e zhvilluar në West Orange Arena të New Jerseyt të premten në mbrëmje. Caparello gjatë gjithë meçit ka qenë dominant ndaj Muriqit, gjë e cila i solli atij edhe një fi-

tore, transmeton gazeta ditore Koha.net. Përballja mes tyre shkoi deri në 10 raunde, ndërsa australiani fitoren e siguroi me pikë 98-92, 98-92 dhe 10090. Duhet theksuar se Caparello është një ndër top 10 boksierët më të mirë të kësaj kategorie.

Zhurnal plus #679  

Shqiptaret ruajne stabilitetin e paket te Maqedonise

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you