Zhurnal plus #619

Page 12

S h ow b iz

12

e shtunë, 2 nëntor 2013

para shfaqjes ma bënë të pamundur të vazhdoja punën. Nuk di t’i jap një emër, ndoshta "keqkuptim", por shumë i rëndësishëm. Më vjen shumë keq, por nuk shkel dot mbi parimet e mia në punë. Korrektesa për mua është jo vetëm respekti ndaj tjetrit, por jetike në çdo gjë që bëj. Kam gati dy muaj që punoj, mendoj dhe përgatitem për këtë projekt dhe mua më lëndon më shumë se këdo, por janë gjëra që ndodhin. Gjithsesi ka dhe më keq, ndaj nuk do doja njerëzit ta bënin më temë këtë gjë!! E pranoj së më vjen shumë keq për ata që prisnin të më shihnin live. Gjithsesi unë i uroj shumë suksese produksionit dhe faleminderit të gjithë atyre që janë dashamirës ndaj meje.

Miriam Cani: Ja pse u largova nga Dancing Mbas dilemave të arsyes së vërtetë se pse Miriam Cani u tërhoq nga Dancing, përgjigjen e morëm pikërisht nga vetë ajo më një deklaratë zyrtare të bërë në faqen e saj zyrtare në Facebook. Deklarata e Miriamit: Për të larguar çdo lloj keqkuptimi apo keqinterpretimi që po qarkullon në media përsa i përket largimit tim nga Dancing, dua t'ju them:

Fakti që nga produksioni u ndryshua në moment të fundit marrëveshja fillestare që kam patur (ku përfshihen shumë detaje profesionale si në çdo profesion), është arsyeja e vërtetë e largimit tim nga Dancing. Nuk ka as edhe një arsye personale. Janë gjëra profesionale që nuk mund të bëhen publike por që për mua janë parimore! Ndryshime kolosale 5 ditë

“Kopjojnë” për Halloween

Akuzohet për mend jemadhësi Hathaway është akuzuar se është sjellë si një divë para një mbrëmje bamirëse. Ylli i filmit 'Les Miserables', thuhet të ketë dorëzuar një listë të gjatë të kërkesave, para se të pajtohet që të marrë pjesë në galan bamirëse ‘Pink Party’ në Santa Monika. Ndër të tjera, të gjithë e kanë pasur të ndaluar të flasin për të.

Tani edhe një repiste Këngëtarja britanike po del se ka edhe një talent tjetër. Sipas reperit Tinie Tempah, Adele ka edhe talent në rep. “Adele më ka ndihmuar që të përzgjedh këngët për albumin tim. Askush nuk e di, por ajo ka incizuar një këngë rep”, ka thënë Tempah. Adele, është njëra ndër këngëtaret me albume më të shitura në të gjitha kohërat.

reklama

Mbrëmë, në natën e Halloween edhe estrada jonë i është bashkuar numrit të madh të atyre që kanë shënuar këtë datë. Dhe siç e do zakoni, asaj së cilës i është kushtuar më shumë rëndësi, është veshja dhe look-u në përgjithësi. Nora Istrefi, nuk është se e ka tepruar me grim mirëpo ajo është paraqitur me një fustan sikurse të bukuroshesh Kim Kardashian, vetëm i zi. Ndërkaq, Dafina Zeqiri vendosi të paraqitej me një paruke bardh dhe rozë, që e bënte të dukej sikurse repistja, Nicki Minaj. Këtë gjë pak a shumë e ka sqaruar edhe vetë Dafina duke cituar vargje nga këngët e Minaj.

Pasion gjatë xhirimeve Edhe nëse e ka lënë prej shumë vitesh rolin e James Bond, Pierce Brosman, duke folur nga ana kinematografike vazhdon të mbetet një artist që josh.

Ja tek e shohim gjatë xhirimeve të filmit me Jessica Alba, në një moment pasioni. Edhe disa vite më parë ish 007 ka puthur një tjetër divë të bukur të kinemasë, Salma Hayek.

Dreshaj nënshkruan kontratë Modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj tashmë për një kohë do jetë pjesë e pasarelave italiane. Sapo ka postuar në Facebook foton ku shihet duke nënshkruar kontratën e re të punës për një agjension të modës ne Itali, dhe një kohë do ta shohim bukuroshen shqiptare duke sfiluar atje, transmeton Tribuna. Ndërsa nuk bëhet e ditur për cilën kompani të modës ka nënshkruar ish e dashura e Shpat Kasapit.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.