Page 1

Moti min.

9

max.

VITI 3 | Nr. 602 | ÇMIMI: 15 DEN

www.zhurnal.mk

19

E MËRKURË, 9 TETOR 2013

Shpëtoni shqipen nga "google translate"

"Rebalanc" akuzash BDI-PDSH

Albafone paralajmëron “dridhje tektonike”

Për shkak të mungesës së përkthyesve profesionistë, ose për shkak të mungesë së plotë të përkthyesve, në shumë raste përkthimet i ngjajnë teksteve që kalojnë nëpër "google translete" FQ.4

Në debatin mes deputetëve të këtyre dy partive se "kush vjedh qytetarët dhe kush sundon", Orhan Ibrahimi nga PDSH ka akuzuar partinë shqiptare në pushtet se me paratë e mbledhura të shtetit nga shqiptarët në vend përfitojnë të tjerët FQ.3

Operatori celular “Albafone” ka paralajmëruar nisjen e punës pavarësisht se nuk ka arritur marrëveshje interkoneksioni me operatorët e tjerë në vend. Kompania paralajmëron “dridhje tektonike” të tregut FQ.6

FQ.2

SPECIALE

FQ.3

Njeriu që ëndërroi për bombën atomike FQ.16

FQ.5


K r o n ik ë

2 KRONIKË

e mërkurë, 9 tetor 2013

KOSOVË

“Forumet në bashkësi” me 15 moderatorë të certifikuar

NgaBrendia

Nga 16 kandidatë që kanë konkurruar, Komisioni ka konfirmuar se vetëm 15 prej tyre kanë treguar rezultate të mira dhe se duhet të marrin certifikatën për moderator. “Forumet në bashkësi” është një projekt zviceran, që promovon pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrjen lokale FQ.7

www.zhurnal.mk

“Zbutet” Thaçi, lejohen vizitat e zyrtarëve serbë Pas takimit, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se askush nuk mund të pengohet në lëvizjen e lirë. Ai po ashtu deklaroi se të gjithë zyrtarëve të Serbisë do t’iu lejohet ardhja në Kosovë nëse respektojnë procedurat zyrtare dhe bëjnë kërkesë në autoritetet kosovare FQ.8

GAZETA “ZHURNAL PLUS” RIKTHEHET NË TREG

FALEMINDERIT!

Nga dita e sotme, “Zhurnal plus” vazhdon të rreshtohet ballë për ballë mediave tjera në treg. Ishin një sërë problemesh që kërkonin zgjidhje për statusin tonë, ndërsa Qeveria u zotua se tani e tutje do t’i përmbush. Gazeta nuk mund të harrojë angazhimin dhe kontributin e lexuesve, tekst-shkruesve dhe gjithë atyre miqve nga vendi, Kosova e Shqipëria që ndikuan në rihapjen e gazetës dhe për të vazhduar këtë projekt aty ku e lamë azeta “Zhurnal plus” nga dita e sotme rikthehet në tregun medial në Maqedoni. Si që dihet, redaksia ndërpreu botimin pasi Qeveria “bllokoi” veprimtarinë e saj të pavarur duke “ndëshkuar” njëherësh rëndë stafin tonë përmes diskriminimit në reklama. Kompania e dytë “Anet Solutions” që drejtohet nga drejtori Bexhet Muslija (ai drejton edhe Agjencinë “Zhurnal” e “Zhurnal plus”) arriti të sigurojë fondet për të vazhduar me projektin gjegjës. Kjo rrugë nuk ka qenë e lehtë. Në këtë ne u nisëm edhe nga premtimet e Qeverisë se për një kohë të shkurtër do të shlyejë borxhet ndaj kompanisë sonë. Gazeta nuk mund të harrojë angazhimin dhe kontributin e lexuesve, tekst-shkruesve dhe gjithë miqve nga vendi, Kosova e Shqipëria që ndikuan në rihapjen e gazetës dhe për të vazhduar këtë projekt aty ku e lamë. Kjo na dha edhe më kurajë që të luftojmë për të drejtën e 25 përqindëshit, këtë e luftuam guximshëm, ku pushtetarët, veçmas ata maqedonas, nga sulmet e shumta që pësuan nga ana jonë të vihen para aktit të kryer dhe të mbushen me mend dhe kësisoj të vazhdoj funksionimi normal i gazetës. Me këtë ne dëshmuam se jemi largpamës kur kemi lancuar botimin e parë të saj por edhe të bindur se rrjeti ishte i pjekur mjaftueshëm për të

G

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë Naser Selmani ka thëne se BE nuk do të heq dorë që liria e medias që duhet të sigurohet në Maqedoni. Sipas tij, kjo nuk është diçka e re, sepse të gjitha deklaratat publike dhe raportet që i bën Komisioni Evropian (KE)edhe eurokomisari Fyle shkojnë në këtë drejtim, do të thotë që çështja e lirisë së medias mbetet prioritet për Maqedoninë. “Ju e dini se qëndrimi i BE para 1-2 muaj lidhur me ligjin për media se në një mënyrë u distancua KE se ky ligj nuk është kërkesë e BE dhe kjo bën me dije se hapat e Qeverisë që ndërmerren në Maqedoni dhe qëndrimi i BE ndaj këtyre çështje është negative dhe nuk është për t’u habitur që në raport do të ketë vlerësim shumë negative për këtë çështje. Mendoj se është

Një krim, që bëhet me ndërgjegje të plotë, duhet dënuar pa hezitimin më të vogël. Në mos tjetër, duhet dënuar para his torisë. Dhe ky krim, që është kryer ndoshta me vite të tëra ndaj mediave shqipe, (kuptohet edhe ndaj neve), nuk duhet të kalojë si kurrgjahiç. Nuk duhej të ndodhte kështu, nuk kishte pse të ndodhte kështu. Por, përgjegjësia për këtë krim të përbind shëm është e parisë sunduese maqedonase, të organizuar në të gjitha partitë politike e në strukturat që ajo ka ngritur, për të përjetësuar këtë sistem që po lë pasoja, të cilat po përkeqëso hen me shpejtësi marramendëse. mundësuar lindjen dhe mbijetesën e një gazete.

Vazhdojmë të informojmë në letër Para nesh ishin dy zgjidhje, ose mund të vazhdonim kështu sikur deri tani me versionin online, ose gazetën e ngritur majave të piedestalit të çonim në histori dhe kokulur të mos na mbetej gjë tjetër pos të përshëndeteshim përfundimisht me ju. Para betejës së shtruar, ne si redaksi jemi ballëlartë, nga stafi jonë nuk humbën vendet e punës asnjë prej gazetarëve dhe kjo godet rëndë rivalët. Dhe, lajmi për vdekjen e shkronjave në letër te shqiptarët e Maqedonisë s’duhej do ta na kapte me hile, as për 14 ditë bile. Gazeta është një qarkullim informacioni, mendja e përdoruesit mesatar që është një blerës potencial i gazetave në kioska, pret që informacioni të dalë sa më herët, dhe jo ndoshta të pret ditën e nesërme.

Mirëpo, petku i pashmangshmërisë nuk e mbulon dot përgjegjësinë e thellë morale të parisë e të veglave të saj. Ajo që ndodhi me ne ishte e përbindshme, sepse ky është një krim që është bërë me vetëdije të plotë, me ndërgjegje të plotë. Ky është një krim, që nuk mund të falet e që nuk mund të kalohet kaq lehtë e pa zhurmë, siç mendon dhe siç shpreson politika. Gjithçka që po ndodh edhe tash që u janë hapur sytë të gjithëve, po ndodh me vetëdije të plotë e pa pikë vrasjeje të ndërgjegjes. Edhe nëse atëherë nuk kanë ditur gjë, askush nuk mund ta thotë më një gjë të tillë. Sot po veprohet me ndërgjegje. Sot po ecet me ndërgjegje në rrugën e krimit. Por, ne vendosëm që edhe më tutje të jemi pjesë e kësaj gare dhe për të bërë gazetari jo “mafioze”, por profesionale. Por, Maqedonia nuk është vend i tillë kur të gjitha mediumet e shkruara, përpara secilit vend në botë, të bankrotojnë dhe të duken

të parëndësishme. Ka një shpresë që tregu i konkurrencës të jetë i barabartë. Ndryshe, të gjithë do të jenë viktima.

Bota përmes kuletës së vet Një krim, që bëhet me ndërgjegje të plotë, duhet dënuar pa hezitimin më të vogël. Në mos tjetër, duhet dënuar para historisë. Dhe ky krim, që është kryer ndoshta me vite të tëra ndaj mediave shqipe, (kuptohet edhe ndaj neve), nuk duhet të kalojë si kurrgjahiç. Nuk duhej të ndodhte kështu, nuk kishte pse të ndodhte kështu. Por, përgjegjësia për këtë krim të përbindshëm është e parisë sunduese maqedonase, të organizuar në të gjitha partitë politike e në strukturat që ajo ka ngritur, për të përjetësuar këtë sistem që po lë pasoja, të cilat po

përkeqësohen me shpejtësi marramendëse. Pse duhen thënë këto gjëra? Këto duhen thënë sepse vënë në dukje nivelin e vetëdijes së politikës dhe përgjegjësinë e saj dhe të inteligjencias që u integrua në të mbas vitit 1991. Kështu, shumica punuan me vetëdije e me ndërgjegje të plotë për vendosjen e një sistemi të tillë kriminal ndaj mediave shqipe. Pak kush prej tyre u distancua nga kjo. Madje, shumica dërmuese ka përfituar prej këtij sistemi mediatik, përfitimi ka qenë shumë i madh, i shpejtë dhe i lehtë. Dhe, këta profesionistë sot ndjekin interesin e vet të ngushtë dhe e shohin botën përmes kuletës së vet. Prandaj, tashmë, ky sistem iu duket legjitim dhe më i drejti i mundshëm. Çudia është se një masë dërmuese e shoqërisë shqiptare e ka pranuar këtë argu-

Liria e medias, BE nuk heq dorë Sipas Naser Selmanit nga SHGM, kjo nuk është diçka e re, sepse të gjitha deklaratat publike dhe raportet që i bën Komisioni Evropian (KE)edhe eurokomisari Fyle shkojnë në këtë drejtim një e arritur edhe e esnafit të gazetarëve që gjatë kësaj periudhe arritëm të sensibilizojmë çështjet më të rëndësishme për lirinë e medias, arritëm që argumentet tona t’i prezantojmë në mënyrë sa më të bindshme dhe mua më vjen mirë që çështja e lirisë së medias bëhet kusht pa të cilin Maqedonia nuk do të mund të lëviz në drejtim të BEsë”, tha Naser Selmani.N dërkohë, Vesna Bendevska nga LSDM ka thënë se të enjten më 3 tetor në seancën e 72, si pika e fundit dhe parafundit të rendit të

ditës ishin këto dy ligje, por Veljanovski siç shtoi, ”na njoftoi se do ta ndërpresë seancën pa hapur debat për këto dy ligje, ndërsa për vazhdimin e debatit për leximin e dytë për këto ligje

përsëri do të na informojë”. “Sot jemi dëshmitarë se këtë javë Parlamenti do të debatojë për rebalancin e buxhetit, ndërsa nga java e ardhshme do të fillojë debati në Komisione për një seancë krejtësisht të re plenare. Kjo nënkuptoi se bëhet përpjekje që të vendosen nën tepih ligjet e medias të cilat shkaktuan shqetësim serioz te monitorinmisionet që e ndjekin përparimin tonë në integrimin euroatlantik, veçanërisht në pjesën e lirisë së mediave nga njëra anë dhe të drejtën për informim ob-

jektiv të qytetarëve nga ana tjetër”, tha Bendevska. “OSBE ka për obligim të ndjek lirinë e mediave dhe e gjithë kjo rashmoniadë zgjidhet në mënyrën më të lehtë dhe sipas parimit të Trajko Veljanovskit, ajo që nuk është e mirë për estabilishmentin që të ndodh para ditës kur pritet të publikohet raporti i KE-së, ligjet të vendosen në listën e pritjes. Për momentin ata nuk tërhiqen, pushteti nuk është i gatshëm ta pranojë se ka hyrë në një tentativë të çmendur politike me miratimin e ligjeve që nuk

mentim të politikës, të përsëritur me njëmijë mënyra e pa kurrfarë ndërprerjeje, si plotësisht të vlefshëm e të pakontestueshëm. Kjo bindje është përforcuar me një nivel rezinjate shoqërore, që duket sikur është mbisunduese. Kjo të shtyn që të mendosh për rrugën ku janë duke ecur mediat dhe shqiptarët. Meqë kjo nuk është rruga e duhur, duhet menduar edhe për mundësitë e daljes nga kjo gjendje. Braktisja e një terreni për t’u bërë pjesë e një loje në një terren - në fushën e njëjtë, atë të informimit, nuk na garanton që tash rrugën do ta kemi të shtruar me lule. Përkundrazi, edhe këtu konkurrenca do të jetë edhe më e egër. Madje, mundësitë teorike që janë tani nuk i garanton secilit individë të ketë gazetë, marrë si bazë harxhimet madhore. Dhe, ajo çka na bën neve optimistë është lidhja që e kemi me ju lexues të nderuar dhe vizioni i qartë, se si të vazhdojmë tutje. Ambicia e jonë është që këta mijëra lexues të gazetës, gjithnjë e më shumë t’i shtojmë dhe këtë do ta arrijmë me mbështetjen e juaj. Faleminderit! (R.Z.) na sigurojnë lirinë e mediave, përkundrazi ligje me të cilat ngulfatet liria e të menduarit dhe liria e shprehjes”, shtoi Bendevska. Madje, Selmani ka shtuar se është pozitive që Qeveria në një mënyrë reagon ndaj insistimit të faktorit ndërkombëtarë që Qeveria të mos ngutet me miratimin e këtyre ligjeve, ku gjatë debatit u pa se qëndrimet e palëve të interesuara për këto ligje janë diametralisht të kundërta. “Nëse Qeveria mendon se me shtyrjen e ligjeve dhe me miratimin e tyre pas publikimit të raportit do të arrijë diçka, mendoj se nuk qëndron sepse është Këshilli i ministrave të vendeve anëtare të BE që në dhjetor do të mund ta konfirmojnë ose mos ta mbështetin rekomandimin e KE për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE”, shtoi ai. (M.I.)


K r o n ik ë

e mërkurë, 9 tetor 2013

3

PRANVERA VJEN ME DY PALË ZGJEDHJE

Hera e tretë në zgjedhje? Aktivitetet e VMRO-DPMNE-së që i ngjajnë një lloj fushate japin sinjale se në pranverë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale, komentojnë analistët politik. Sipas tyre zgjedhjet e parakohshme tanimë u bënë një mënyrë e veprimit të politikës së VMRO-së dhe BDI-së. Ata thonë se me këtë pushteti u shmanget tema reale siç janë kontesti i emrit, kriza ekonomike dhe çështje tjera të pazgjidhura Bekim BUÇI ërvoja e deritanishme dëshmoi se kryeministri Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja nuk mund të funksionojnë pa zgjedhje të reja në çdo dy vjet. Edhe krizën më të vogël qeveritare me partnerin e koalicionit BDI-në apo me LSDMnë opozitare Gruevski dëshirojnë ta tejkalojë me zgjedhje të parakohshme siç ishte rasti i para një muaji kur publikisht kërkoi një gjë të tillë, për shkak të tensioneve me Komisionin hetimor për ngjarjet e “24 dhjetorit” në Parlament vitin që shkoi. Diplomacia paralele për emrin, bllokimi i integrimeve, zvarritjet në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit për sfera të caktuara, deklarata e fundit e Gruevskit për pastrimin e Listës zgjedhore por edhe temat tjera janë atutë kryesore që shteti t’i hidhet ndoshta një aventure të re, “atë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”.

P

Lista zgjedhore “përplas” Gruevskin dhe LSDMnë Kush po krijon alibi për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni? Guri së fundmi është hedhur nga e të parit të qeverisë Nikolla Gruevski me qëndrimin se Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) që menjëherë duhet të fillojë me pastrimin e listës zgjedhore, pasi ajo është kompetentë për të. Kryeministri Nikolla Gruevski, madje me qëndrim se kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko plot gjashtë muaj qëllimisht i shmanget pastrimit të listës zgjedhore, duke akuzuar njëherësh edhe për bojkot klasik nga ana e tij. Sipas kryeministrit Gruevski, LSDM po krijon alibi për rezultatet e dobëta zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme. “Deri tani KSHZ duhej tre herë të pastrojë listën zgjedhore, por qëllimisht i shmanget kësaj me qëllim t’i shërbejë si alibi për rezultatet e dobëta LSDM-së”, ka thënë kryeministri Gruevski. Analistët deri tani në kontinuitet kanë prognozuar se në këtë kohë krize politike, “zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme dhe se këtë më së shumti do ta kishte dashur partneri maqedonas VMRO-DPMNE”. Çështja e emrit, bllokada në integrime, kjo me pastrimin e listës, po edhe çështja tjera të hapura do ishin uverturë për këtë “aventurë” e cila si opsion do ishte më i kapshëm bashkë me ata presidenciale, në pranverë të 2014. Nga LSDM-ja thonë se nëse VMRO-DPMNE-ja me të vërtetë është e interesuar për pastrimin e Listës zgjedhore, atë mund ta bëjë shumë thjeshtë. “Le tu japë për obligim anëtarëve të KSHZ-së nga radhët e tyre që të mos i opstruojnë dhe t’i mbështesin të gjitha aktivitetet e KSHZ-së për pastrimin e Listës zgjedhore. Edhe njëherë potencojmë se për Listën zgjedhore adresa e vërtetë është Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e cila e përgatit listën dhe e dërgon në KSHZ. Pikërisht MPBja në mënyrë kriminale regjistroi votues fantom, me qëllim që VMRO-DPMNE-ja të manipulojë me zgjedhjet”, thuhet në reagimin

KY PUSHTET NUK ZGJIDH PROBLEME “Fitohet përshtypja se do të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare për arsye se zgjedhjet e parakohshme tanimë u bënë një mënyrë e veprimit të poli tikës së VMRODPMNEsë dhe BDIsë. Kjo dëshmon se ky pushtet tanimë është i mësuar jo ti zgjidh problemet, jo të nxjerr vendin nga kriza por të menaxhojë dhe thellojë krizën. Kjo nga ana tjetër përputhet me kërkesën e Gruevskit që të pas trohet lista zgjedhore nga KSHZja”, deklaroi analisti politik Alajdin Demiri. NGULFATJE E TEMAVE TË VËRTETA “Për të zgjedhjet janë të rëndësishme që të mobilizojë në shoqëri që të mund të kryejë presione të ndryshme mbi llojet e ndryshme të shoqërisë që të ngulfaten temat e vërteta për të cilat duhet të punohet e ato janë para së gjithash zhvillimi ekonomik dhe temat politike”, deklaroi analisti politik Sasho Ordanovski. Sipas tij, nëse do të ndodhte kjo, atëherë termini do ishte bashkë me ato presidenciale në pranverë të 2014s. PARTITË PO BËHEN GATI “Unë jam i sigurt se deri në vitin e ri nuk do të ketë zgjedhje të reja. Partitë po për gatiten kurse VMRODPMNEja në mënyrë permanente udhëheq një lloj fushate prandaj fitohet përshtypja për zgjedhje. Mirëpo jam i sigurt se bashkë me zgjed hjet presidenciale gjatë muajve marsprill 2014 janë të mundshme zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet presidenciale”, deklaroi pro fesori universitar Jove Kekenovski. e LSDM-së në lidhje me akuzat e Gruevskit se kryetari i KSHZ-së i shmanget pastrimit të listës zgjedhore. “Sa i përket ndryshimeve në legjislaturën zgjedhore, që VMRODPMNE-ja dhe Gruevski e heshtin, ata menjëherë munden, përmes ministrit të Drejtësisë ti propozojnë ndryshimet që rekomandohen nga OSBE/ODIHR-ja.

Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së për ndryshime në Kodin zgjedhor, Gruevski dhe partia e tij me vite u shmangen. Mospasja e vullnetit për implementimin e tyre nga ana e Gruevskit hedh hije ndaj qëllimeve të tij të sinqerta për zgjedhje fer dhe demokratike”, thonë mes tjerash nga LSDM-ja.

Ky pushtet i mësuar me zgjedhje të reja Sipas analistit politik Sasho Ordanovski regjimi i Gruevskit është që të ketë patjetër zgjedhje të reja, sepse zgjedhjet e reja janë faktori kyç për mobilizimin e ndonjë miti të qeverisjes së tij. Nëse do të ndod-

LISTA ZGJEDHORE MATERIE E NDRYSHUESHME Është përfshirë në debatin për Listën e zgjedhësve edhe min istri i Drejtësisë, Blerim Bexheti. I pyetur për këtë çështje, Bexheti ka thënë se Lista e zgjedhësve është “materie e gjallë”, e cila duhet parë e azhurnuar vazhdimisht dhe se, për këtë qëllim, funksionon tashmë në kuadër të Ministrisë së Drejtë sisë, grupi i punës me përfaqë sues të KSHZsë dhe partive

politike. “Jam i bindur se me Listën e Zgjedhësve po veprohet ashtu siç është vepruar para zg jedhjeve lokale, kur nuk kishte vërejtje më thelbësore. Atëherë, të gjitha subjektet relevante në

vend përshëndetën punën e grupit të punës dhe në fund kishim një regjistër të “pastruar” zgjedhësish. Sigurisht se kështu do të veprohet edhe kësaj radhe”, ka deklaruar Bexheti. Për sa i përket gjyqit për gaze tarin Tomislav Kezharovski, min istri ka përsëritur qëndrimet se “nuk guxojmë të ndërhyjmë në brendinë e lëndës dhe të ndiko jmë në ndonjë aspekt”.

hte kjo, atëherë termini do ishte bashkë me ato presidenciale në pranverë të 2014-s. “Për të zgjedhjet janë të rëndësishme që të mobilizojë në shoqëri që të mund të kryejë presione të ndryshme mbi llojet e ndryshme të shoqërisë që të ngulfaten temat e vërteta për të cilat duhet të punohet e ato janë para së gjithash zhvillimi ekonomik dhe temat politike”, deklaroi për “Zhurnal plus”, analisti politik Sasho Ordanovski. Analisti politik Alajdin Demiri thotë se nëse merren parasysh zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm si dhe fushata e VMRO-DPMNE-së rriten gjasat për zgjedhje të parakohshme parlamentare në të gjitha dimensionet. Ai thekson se partia e Gruevskit një kohë të gjatë është në fushatë herë me përurime, herë me deklarime, herë me premtime. “Ata përgatiten për këtë fushatë apo për këto zgjedhje presidenciale por në kuadër të zgjedhjeve presidenciale fitohet përshtypja se do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare për arsye se zgjedhjet e parakohshme tanimë u bënë një mënyrë e veprimit të politikës së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Kjo dëshmon se ky pushtet tanimë është i mësuar jo ti zgjidh problemet, jo të nxjerr vendin nga kriza por të menaxhojë dhe thellojë krizën. Kjo nga ana tjetër përputhet me kërkesën e Gruevskit që të pastrohet lista zgjedhore nga KSHZja”, deklaroi për “Zhurnal plus” analisti politik Alajdin Demiri. Ai potencon se pastrimi i listave është një punë e vështirë dhe e rëndë. “Unë nuk mendoj se KSHZ-ja ka afat të mjaftueshëm të bëjë këtë, mirëpo nga ana tjetër ajo që ndodh flet se VMRO-DPMNE-ja intensivisht punon për zgjedhje të parakohshme. Tani ngel puna e BDI-së e cila deklaron se nuk është për zgjedhje të parakohshme mirëpo esencialisht ata shumë lehtë do të merren vesh me VMRODPMNE-në”, vlerëson analisti Demiri. Nga ana tjetër profesori universitar Jove Kekenovski është i mendimit se zgjedhjet e parakohshme do të jenë realitet në pranverë vitin e ardhshëm, bashkë me zgjedhjet presidenciale. Ai thotë se deri në fund të këtij viti nuk pret që të ketë zgjedhje të reja, ndërsa deklaratën e kryeministrit në lidhje me pastrimin e listës zgjedhore nuk e sheh si apel apo përgatitje për zgjedhje të reja por si obligim të vazhdueshëm të KSHZ-së për të azhuruar listën zgjedhore. “Më shumë duhet të përkushtohen në pjesën në përfshirjen e kritereve në Kodin zgjedhor ato që i rekomandon OSBE/ODIHR, rekomandime të cilat deri më tani nuk janë inkorporuar në Kodin zgjedhor. Unë jam i sigurt se deri në vitin e ri nuk do të ketë zgjedhje të reja. Partitë po përgatiten kurse VMRO-DPMNE-ja në mënyrë permanente udhëheq një lloj fushate prandaj fitohet përshtypja për zgjedhje. Mirëpo jam i sigurt se bashkë me zgjedhjet presidenciale gjatë muajve mars-prill 2014 janë të mundshme zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet presidenciale”, deklaroi për “Zhurnal plus”, profesori universitar Jove Kekenovski.

"Rebalanc" akuzash BDIPDSH BDI dhe PDSH janë përplasur sërish në debatin për rebalancin e buxhetit për vitin 2013. Në debatin mes deputetëve të këtyre dy partive se "kush vjedh qytetarët dhe kush sundon", Orhan Ibrahimi nga PDSH ka akuzuar partinë shqiptare në pushtet se me paratë e mbledhura të shtetit nga shqiptarët në vend përfitojnë të tjerët. “PDSH në kontinuitet ka deklaruar se Buxheti është antishqiptar, antinjerëzor. Deri tek këto konstatime nuk kemi ardhur vetëm për ta bombarduar opinionin, apo për të ofenduar shqiptarët... Me keqardhje më të madhe konstatojmë se mbi një miliardë euro të taksapaguesve shqiptarë në Maqedoni, keqpërdoren, vidhen, plaçkiten, bëhet haraç ndaj mundit, djersës dhe parave të shqiptarëve të Maqedonisë", ka thënë Ibrahimi. Ai ka rikujtuar se se prej remetencës, vetëm në gjashtëmujorin e parë, në Maqedoni janë futur 897 milion euro. Sipas tij, 90 qind për qind nga ato mjete janë të shqiptarëve. Ibrahimi ka nënvizuar se nga këto mjete, rreth 200 milion euro hynë në buxhetin e shtetit si TVSH. “Dihet botërisht se këto mjete harxhohen për konsum të përgjithshëm privat, ku vetëm për TVSH ndahen me siguri mbi 200 milion euro. Jo rastësisht ky luks i madh për shpërndarjen e parave, jo rastësisht thuhet se kemi shumë para, sepse një milion shqiptarë, punojnë si argatë në këtë shtet, për një popull tjetër dhe për një qind ‘hajna’ të BDI-së”, theksoi deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi. Ai shtoi se me amendamentet e tyre për rebalancin e buxhetit për vitin 2013, kanë insistuar që të futen projektet të cilat janë premtuar prej në vitin 2006-2007 si rrugë, ambulanca, shkolla, ujësjellës, kanalizime e të tjera, por edhe ndërtimi i hekurudhës prej Kërçove deri në kufirin shqiptar. Ndërsa, në replikë ndaj deputetit Ibrahimi, doli deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili i cili duke numëruar projekte të cilat BDI ka përfunduar në dhjetë vitet e fundit, prej kur është në skenën politike si objekte të shkollave dhe universiteteve, kanalizime dhe ujësjellës, potencoi se BDI merr besimin e qytetarëve shqiptarë për të udhëhequr pasi qeveris me to dhe nuk po sundon. “Koleg Orhan duhet ta kesh të qartë një çështje dhe besoj se opinioni i din se BDI në këto 10 vite, duke i përjashtuar vitet 2006-2008, ka qeverisur me popullatën shqiptare, kurse ju koleg Orhan, gjatë qeverisjes 2006-2008, keni sunduar me shqiptarët dhe ky është ai dallimi esencial dhe i madh që është mes PDSH-së dhe BDI-së dhe në kontinuitet, BDI falë asaj që qeverisë me shqiptarët dhe nuk sundon sikur Ju, merr mandatin nga popullata shqiptare”, deklaroi deputeti Ismaili. Debat i ashpër lidhur me rebalancin e Buxhetit të vitit 2013 të cilin qeveria po e propozon, u zhvillua edhe mes deputetes opozitare, Lençe Nikollovska dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Nikollovska ka akuzuar Qeverinë se edhe pse manipulon me subvencionet e bujqve për të marrë vota, akoma nuk ka paguar ndaj tyre 200 milionë euro subvencione. (M.I.)


K r o n ik ë

4 Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, është pritur dje në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Frans Timermans, si përfaqësues i shtetit dhe jo si kryetar partie. Në fotografitë nga takimi, dallohet flamuri shtetëror i Maqedonisë që vihet vetëm në rastet e takimeve zyrtare, me përfaqësues zyrtarë të shtetit. Nga BDI kanë informuar se Timermans dhe Ahmeti kanë diskutuar për çështjet e brendshme të vendit dhe për ato rajonale, në kontekst të integrimeve euroat-

e mërkurë, 9 tetor 2013

Ahmeti pritet si përfaqësues shteti lantike. Kryediplomati holandez ka shprehur vlerësimet e tij për rolin e Ahmetit në stabilitetin e vendit dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike. Ahmeti ka falënderuar kryediplomatin për rolin që ka Holanda në vendosjen e paqes dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike në vendin tonë dhe në rajon. Megjithatë, kreu i BDI-së

është shprehur i brengosur për rrezikun ndaj të arriturave të derisotme, që buron nga vonesat e integrimit në BE dhe në NATO. Sipas Ahmetit, vonesat mund të ndikojnë edhe në cilësinë e reformave që kërkohen nga BE, ndaj ka kërkuar angazhim të përbashkët nga faktori ndërkombëtar. “Andaj, ashtu siç bashkërisht e ndërtuam paqen dhe

stabilitetin në Maqedoni dhe rajon, bashkërisht, me ndihmën e Brukselit, Uashingtonit dhe vendeve anëtare të BE, do të duhet edhe ta zgjidhim pengesën serioze që po e mban peng rrugën euroatlantike të Maqedonisë. Kjo mund të arrihet vetëm me përfshirjen më aktive të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe vendeve mike siç

është Holanda”, citohet të ketë thënë Ahmeti. Nga ana e tij, Timerman ka theksuar mbështetjen e parezervë të Holandës për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE, ndërsa

ka inkurajuar palët për arritjen sa më të shpejtë të kompromisit midis Maqedonisë dhe Greqisë Kryediplomati holandez ka marrë përsipër të kontaktojë me homologët e tij evropianë, për ta zgjidhur kontestin që ka Maqedonia në mënyrë evropiane dhe në përputhje me agjendën për zgjerim të BE-së, por ka kërkuar edhe nga palët të tregojnë vullnet politik për kompromis. Timermans ka ngritur gjithashtu edhe çështje e lirisë së medias, si një nga kriteret e anëtarësimit në BE.

GJUHËTARËT BËJNË THIRRJE PËR PROFESIONALIZËM GJATË PËRKTHIMEVE

Shpëtoni shqipen nga "google translate" Gjuha shqipe përçudnohet gjatë përkthimit nëpër shumë institucione të vendit. Për shkak të mungesës së përkthyesve profesionistë, ose për shkak të mungesë së plotë të përkthyesve, në shumë raste përkthimet i ngjajnë teksteve që kalojnë nëpër "google translete". Gjuhëtarët bëjnë thirrje për sqarimin e statusit të gjuhës shqipe dhe për punësimin e përkthyesve profesionistë Tetovë dhe degëzimi i tyre nëpër qytete të tjera, themelimi i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni. Qamili thekson nevojën për formimin e një Instituti Albanologjik dhe të një Akademie të Shkencave Shqiptare. "Duhet të stimulohet ngritja e vazhdueshme e shprehisë për të shkruar dhe lexuar, jo në kuptimin tradicional, por në ndërkomunikim nëpërmjet porosive në telefona celularë dhe internetit, sidomos te gjeneratat më të reja. Të shtohet kujdesi në mjetet e informimit ndaj standardit gjuhësor, emetimi i emisioneve në radio e televizion për kulturën gjuhësore. Të ketë vëmendje për

Agim FAZLIU ë vend që të punësohen përkthyes profesionistë, duket se në shumë institucione të vendit përdoret "google translate" për të përkthyer në gjuhën shqipe. Një shembull tipik i këtij përçudnimi është parë në tabelën që identifikon objektin e institucionit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë. "Македонска опера и балет" është përkthyer si “Maqedonisht Operës dhe Baletit”. Dukuria është e përhapur gjerësisht, ndërsa njohës të çështjes theksojnë se duhet sqaruar qartë pozicioni i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare dhe duhet punësuar përkthyes profesionistë. Profesoresha në Katedrën e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqiptare në Fakultetin e Filologjisë ''Bllazhe Koneski'', Ajten Qamili vlerëson se shtrembërimi dhe cungimi i shqipes standarde duhet t’i shqetësojë, jo vetëm albanologët, por edhe intelektualët e tjerë, edhe institucionet e tjera, bile edhe masën e gjerë popullore. Ajo ka theksuar se për shkak të zbatimit të pjesshëm të dygjuhësisë në administratë, Kuvend dhe në disa media në Maqedoni, duke mos u kujdesur për pastërtinë e gjuhës në përkthime, po hetohet një ndërndikim i fuqishëm gjuhësor, bile edhe shtrembërim apo sakatim i gjuhës. "Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, së pari, duhet të gjejmë se kush përkthen sot në Maqedoni, sa janë të kualifikuar përkthyesit apo përdoruesit e këtyre dy gjuhëve. Sot është lehtë të diplomosh e të punësohesh, por të përfituarit e dijes është ajo që nevojitet. Ajo thekson se këto gabime dhe gabime të tjera, nuk i bën një folës i mirëfilltë i shqipes. "Këtu, ose bëhet fjalë për një joshqiptar, ose për një shqiptar që mendon se e njeh shqipen, por në fakt është larg asaj. Këto mbishkrime, reklama, dokumente, përmbajtja e artikujve ushqimorë apo ilaçeve, fletëpalosje, qarkore etj, të kalkuara nga

N

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) nga radhët e VMRO-DPMNE-së, kanë hedhur poshtë pretendimet e LSDM-së, se janë pikërisht ata që po pengojnë pastrimin e Listës së zgjedhësve. Tre anëtarët, Sasho Sërcev, Vlatko Sajkoski dhe Aneta Stefanoska, kanë thënë se nuk janë të vërteta pohimet e opozitës maqedonase për obstruksione nga VMRO-DPMNE, dhe se është KSHZ ajo, dhe jo MPB, siç thotë LSDM, përgjegjëse për pastrimin e Listës së Zgjedhësve. “Duam të distancohemi nga pretendimi se ne, individualisht ose bashkërisht, kemi penguar në ndonjë mënyrë

vetëdijesimi për nevojën e përdorimit më të kufizuar të ligjërimit dialektor e atij të shkujdesur dhe përdorimin e një standardi gjuhësor të përbashkët për të gjithë shqiptarët. Ajo ka theksuar se çdo projekt, botim, reklamë, postim, etj, është mirë të bëhet nëpërmjet bashkëpunimit me persona të institucioneve përkatëse, si fakultetet, universitetet, Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve dhe institucionet e tjera ku përdoret gjuha shqipe, duke ndikuar kështu edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë. Profesori i gjuhës shqipe, Zeqirija Ibrahimi, thekson se problemin e çështjes së

se shqipja nuk e ka statusin e gjuhës zyrtare të njëjtë siç është maqedonishtja. Sipas tij, kjo ndodh për shkak të mungesën e Ligjit për Mbrojtjen e Gjuhës Shqipe, sepse shqipja nuk përmendet as në Kushtetutë, as në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. "Kjo ka gjeneruar, pastaj edhe mungesën e një institucioni që kujdeset për mbrojtjen ligjore të shqipes, mungesën e një institucioni për dhënien e licencave për lektorë të gjuhës shqipe, etj. Pra, çështja e një mbishkrimi që nuk është shkruar si duhet, fjala bie në vend Qendër të shkruhet Çendër, nuk është aq e dhimbshme, sepse kjo më shumë se për mosnjohje nga ai që e ka

SHEMBUJ GABIMESH

maqedonishtja apo anglishtja ose të ndikuara nga e folmja dialektore ngjasojnë si ato në 'google translation'", ka thënë ajo. Qamili ka thënë se këto shkelje të normave të shqipes standarde hasen edhe në rrafshin leksikor me përdorim të panevojshëm të fjalëve të huaja, pra të barbarizmave, të cilat nga dita në ditë shkojnë duke u shtuar e stërshtuar dhe, ç'është më e keqja, ato ndonjëherë përdoren në vend apo formë të gabuar. "Po pse sot kur në Maqedoni kemi një mori fakultetesh ku mësohet gjithçka shqip, gjuha shqipe dhe standardi i saj po zvetënohet e zbehet? Sepse përkundër fatmirësisë që zbatohet dhe lejohet të zbatohet shqipja standarde, tani na shfaqet një pengesë tjetër. Dhe ajo është pikërisht epoka e kompjuterizimit, pra një revolucion tejet i rëndësishëm teknologjik, arsimimi i tipit cilësor që mundëson ndërlidhje dhe mundësi të lartë informative në trendët globale, por që në fakt shpërdorohet qasja drejt saj dhe perceptimi nga rinia e sotme, edhe pse niveli i të shkolluarve tani po arrin kulmin", thekson Ajten Qamili. Ajo

thotë se një njollë tjetër që lë gjurmë të thella në prishjen e shqipes dhe po përhapet si kancer është edhe keqinterpretimi i shqipes standarde nga një numër mësuesish apo arsimtarësh të shqipes, të cilët fatkeqësisht vetë nuk e njohin plotësisht, prandaj përcillet keq brez pas brezi dhe nxënia e saj vështirësohet e cungohet nga dita në ditë. Një tjetër dobësi është mungesa cilësore e mjeteve të informimit e të edukimit, mungesa e kualifikimit të duhur të përkthyesve shqip-maqedonisht dhe anasjelltas, të redaktorëve, gazetarëve, të hartuesve të librave shkollorë, revistave, CD shkollore, ekipet e reklamave, e të ngjashme. Profesoresha Ajten Qamili thekson se duhet pasur më shumë përkushtim institucional për këto çështje, ndërsa derisa sot ka pasur më shumë fjalë sesa vepra. Ajo mendon se ka parakushte shpresëdhënëse, e në këtë rast duhet të përmendet shkollimi në masë i shqiptarëve, shumica të cilëve e mbarojnë shkollimin fillor dhe të mesëm. Hapa pozitivë vlerësohen hapja e disa universiteteve në

"Më poshtë po përmendi disa prej gabimeve të shpeshta: Ndal të pish sot = престани да пушиш денеска; Plot është kur ka gjithë = целосно е кога има сé; .... është çdoherë mik i juaj = .... е секогаш ваш пријател; duke iu faleminderuar atij = благодарејќи му се нему; deri tek drejtori (drejtorit = si adresant nëpër dokumente zyrtare), Gjyshi jonë më i mirë, lëngu jonë më i mirë (gjyshi ynë më i mirë, lëngu ynë më i mirë), ne i plotësojmë dëshirat e juaja (ne i plotësojmë dëshirat tuaja), ne ofrojmë gjithçka dëshironi (ne ofrojmë gjithçka që dëshironi), soka frute (lëngje frutash), do të u ndihmoni (do t'u ndihmoni), hasemi në problem (hasim problem)", ka shpjeguar Ajten Qamili. TË GJITHA MASAT KUNDËR GABIMEVE DREJTSHKRIMORE "Qeveria e Maqedonisë, respektivisht sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ndërmerr të gjitha hapat dhe masat e nevojshme për evitimin dhe për mirësimin e gabimeve drejtshkrimore që paraqiten gjate përdorimit zyrtare te gjuhës shqipe nga institucionet e sistemit", ka thënë Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë, gjatë një prononcimi në media. punësimin gjithnjë e më të madh të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe cilësia e tyre, e jo gjithçka të bëhet përmes partive politike apo nepotizmit. Sepse nëse ne vetë e ndërtojmë shtëpinë tonë me dërrasa të kalbura, ajo shtëpi do të rrënohet mbi kokën tonë dhe do të na zërë përfundi", ka thënë Qamili. Sipas profesoreshës Ajten Qamili, duhet të bëhet ngritja e përgjithshme kulturore dhe

Anëtarët e VMROsë fajësojnë Kondarkon aktivitetet për pastrimin e Listës së Zgjedhësve, siç thuhet në komunikatën e LSDM-së. Ne nuk kemi penguar në asnjë çast punën e KSHZ-së, si organ kompetent për udhëheqjen dhe azhurnimin e Listës së Zgjedhësve, por është fakt se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, kreu i KSHZ-së, Boris Kondarko, nuk ka caktuar asnjë seancë ose takim pune për të diskutuar këtë çështje”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tre anëtarëve. Sipas anëtarëve të VMRODPMNE-së, kompetenca për

përdorimit publik të gjuhës shqipe, gabimet e shumta, duhet të kundrohen si çështje parimore. "Së pari duhet të pyesim a është shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni. Pastaj, nëse në mënyrë implicite kemi gjeneruar konstatimin se është, atëherë duhet të pyesim se si është: a është zyrtare siç është maqedonishtja apo ka një status tjetër zyrtar", ka theksuar Ibrahimi. E ndërkohë, ai thotë se të gjithë e dinë

shkruar ashtu flet për statusin juridik të gjuhës shqipe në Maqedoni", ka thënë Ibrahimi. Sipas Ibrahimit, për fat të keq, kjo gjendje ka mbetur e pazgjidhur edhe pas kaq viteve të skadimit të afatit për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe pas shumë cikleve zgjedhore kur politikanët shqiptarë kanë marrë vota dhe mandate duke premtuar zyrtarizmin e gjuhës shqipe.

udhëheqjen me Listën zgjedhore është vetëm e KSHZ-së, si çështje e përcaktuar edhe në Kodin Zgjedhor. “Puna për Listën e zgjedhësve nuk është çështje e mbivotimit ose çështje për politikë ditore ndërpartiake. Udhëheqja me Listën e zgjedhësve është një nga veglat themelore të KSHZ-së”, thuhet më tej në deklaratë. Ndërkohë, kreu i KSHZ-së Boris Kondarko tha se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) nuk është ende kompetent për të azhurnuar të dhënat e Listës së Zgjedhësve. Në reagimin e tij, që ka pasuar deklaratat e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së në KSHZ, Kondarko ka thënë se shkaku për

vonesat në pastrimin e Listës së Zgjedhësve qëndron tek Enti Shtetëror i Statistikave, i cili nuk ka bërë ende azhurnimin vjetor. Kondarko ka mohuar gjithashtu pretendimet se ai ka akuzuar anëtarët e tjerë të KSHZ-së për pengimin e pastrimit të regjistrit të votuesve. Kreu i KSHZ-së ka saktësuar deklaratën e tij të djeshme, duke sqaruar: “Kam theksuar se, sikur të doja të pengoja punën e KSHZ-së, kësaj nuk do t’ia dilja, për shkak se shumicën në KSHZ e përbëjnë anëtarët e shumicës parlamentare dhe asnjë vendim nuk mund të merret me shumicën e votave”.


K r o n ik ë

e mërkurë, 9 tetor 2013

Të martën, Rezervat federale filluan me furnizimin e institucioneve financiare me kartëmonedha të ridizajnuara 100-dollarëshe. Kartëmonedha e re përmban karakteristika të reja të sigurisë që kanë për qëllim parandalimin e falsifikimeve, si dhe të ndihmojnë bizneset dhe shfrytëzuesit që të identifikojnë nëse një kartëmonedhë është e vërtetë. Largësia gjeografike, kërkesa dhe politikat e institucioneve individuale financiare janë faktorë që do të ndikojnë në shpejtësinë e arritjes së kartëmonedhës deri

5

Lëshohet në qarkullim kartëmonedha e re 100dollarëshe

te bizneset dhe shfrytëzuesit mbarë botës. “Dizajni i ri përmban karakteristika të atilla të sig-

urisë që e bëjnë më të lehtë verifikimin e vërtetësisë së kartëmonedhës, por më të vështirë falsifikimin e saj,” tha guvernatori i Bordit të rezervave federale Jerome H. Powell. “Kur kartëmonedha e re do të fillojë të shfrytëzohet në transakcionet e përditshme, karakteristikat e sigurisë, që janë të lehta për përdorim, do të ndihmojnë publikun që me lehtësi të verifikojë vërtetësinë e tyre.” Bordi i rez-

ervave federale, Departamenti i thesarit të SHBA-ve, Byroja për gravurë dhe shtypje dhe Shërbimi sekret i SHBA-ve së bashku ridizajnuan kartëmonedhat e Rezervave federale me qëllim që të jenë një hap para kërcënimeve për falsifikim. Kartëmonedha e ridizajnuar 100-dollarëshe përmban dy karakteristika të reja të sigurisë: fjongo të kaltër tredimenzionale me fotografi të zileve dhe të

100-ësheve, dhe zile që ndryshon ngjyrën në shishe për bojë. Karakteristikat e reja dhe ato shtesë të marra nga dizajni i mëparshëm, siç është vula e ujit, mundësojnë që publiku në mënyrë të thjeshtë dhe vizuele të mund të njohë kartëmonedhën e ridizajnuar 100-dollarëshe. “Informojmë shfrytëzuesit në mbarë botën që nuk është e nevojshme të këmbejnë kartëmonedhat 100-dollarëshe me

Një organ i quajtur “DIFERENCOHEN” TË PUNËSUARIT SHQIPTARË NË MINISTRINË E KULTURËS “Drejtoria për Pakicat” është bërë “streha” e të punësuarve shqiptarë në Ministrinë e Kulturës, duke u përjashtuar tërësisht nga aktivitetet dhe puna e këtij institucioni. Drejmentimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa kërkon nga Qevetoria është formuar me ria të ndërhyjë në rregullimin e kërkesë të BE-së, por kësaj çështjeje. “Nuk ka asgjë të keqe pse janë shqiptarë të ideja evropiane ka depunësuar aty, por duhet të kenë vijuar nëpër vite, të caktuar se cila duhet të jetë detyra e tyre se çka duhet të sepse Qeveria nuk i ka punojnë. Në këto vite ata nuk caktuar ende asaj depunojnë asgjë sepse nuk është e definuar me ligj se çka duhet të tyrat, kompetencat jetë dhe çfarë funksioni. Kjo dhe madje as xhirolështë formuar si Agjenci, si obligim që del nga marrëveshje logarinë

Drejtoria e Pakicave, organi që “bunkerizon” shqiptarët

Enis MURTEZI rej dhjetë vitesh, në Ministrinë e Kulturës funksionon organi i ashtuquajtur “Drejtori për Pakicat”, i cili mbledh dhe organizon bashkë të punësuarit shqiptarë në këtë institucion. Drejtoria, për të cilën sapo të dëgjosh, të krijon imazhin e një “dhome për të sistemuar të diferencuarit”, thuhet se është themeluar me kërkesë të Bashkimit Evropian (BE). Megjithatë, ideja evropiane duket se është devijuar tërësisht, sepse në këtë drejtori “vegjetojnë” disa dhjetëra të punësuar shqiptarë që nuk kanë asnjë detyrë dhe asnjë kompetencë. Burimi i “Zhurnal Plus” nga Ministria e Kulturës, thotë se të punësuarit në këtë institucion nuk bëjnë asnjë detyrë dhe se nuk dihet ende ç’detyrë ka në të vërtetë. Ai mbledh rreth 40 të punësuar, kryesisht shqiptarë. “Në mëngjes vijmë në punë

P

BISLIMI: QEVERIA, PËRGJEGJËSE PËR DREJTORINË “Kjo drejtori nuk posedon as xhirollogari të veçantë që të mund të pranojë donacione nga brenda vendit por edhe nga jashtë. Qeveria është përgjegjëse për krijimin e ligjit sepse ajo ka bërë edhe emërimin e drejtorit të këtij institucioni. Ata janë në Ministrinë e kulturës mirëpo drejtpërsëdrejti ingerencë mbi to ka Qeveria. Ky institucion ka pasur edhe drejtorë shqiptarë ndërsa deri tani 4/5 drejtorë janë ndërruar dhe kanë dhënë dorëheqje për shkak se nuk kanë pasur asnjë lloj ingerencë”, shtoi më tej Bislimi. ndërsa tërë kohën e kalojmë duke biseduar brenda. Nuk kemi ndonjë detyrë të caktuar ndërsa këtu jam që pesë vite i punësuar. Tërë kohën e kalojmë aty ndërsa dalim në pauzë dhe ndonjëherë për të kryer ndonjë punë private. Më parë të punësuar ka pasur edhe të pakicave tjerë serbë, vllahë dhe boshnjakë, por ata tani i

Gruevski po manipulon opinionin Kë tenton të gënjejë kryeministri Nikola Gruevski, ka pyetur dje lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas akuzave të djeshme të kreut të Qeverisë. Zaev i ka quajtur absurde akuzat e kryeministrit, se përgjegjëse për pastrimin e Listës së Zgjedhësve është opozita. “Që kur opozita është kompetente dhe përgjegjëse për të gjitha proceset, përfshi dhe Listën e Zgjedhësve? Të ftosh Zoran Zaevin dhe Boris Kondarkon, si përfaqësues i opozitës, dhe të dish mirëfilli se shumica e KSHZ-së është nga pushteti, paraqet një tentim për të mjegulluar sytë e opinionit”, ka theksuar Zaev. Ai ka porositur kryeministrin t’u kërkojë

përfaqësuesve të tij në KSHZ të nisin procedurën për rishikimin e Listës së Zgjedhësve. “Mbi 1.550.000 qytetarë të moshës së rritur janë votues. Ky fakt duhet të jetë një sinjal për të gjithë se kjo listë duhet rishikuar në emër të së ardhmes, dhe kjo është detyrë e pushtetit. KSHZ bën vetëm sublimin e listës. Duhet ku është baza e të dhënave”, ka deklaruar Zaev.

kanë dërguar nëpër sektorë tjerë dhe kemi ngelur vetëm ne shqiptarët. Po presim deri sa të rregullohet çështja dhe të dimë se cila është detyra jonë”, thotë në kushte anonimiteti bashkëbiseduesi i “Zhurnal Plus”. Por, Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Muzafer Bislimi, shpjegon se kjo drejtori VMRO-Popullore ka reaguar ndaj deklaratës së një dite më parë të kryepeshkopit Stefan, lidhur me mospjesëmarrjen e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) në shënimin e përvjetorit të Ediktit të Milanos në Nish. Partia thekson në reagimin e saj me shkrim, se KOM po tenton të amnistojë Kishën Ortodokse Serbe (KOS), duke deklaruar se “kontesti do të zgjidhej vetëm pasi të mbyllet kontesti i emrit”. Duke e quajtur këtë deklaratë si “tërheqje nga qëndrimet e mëparshme, të forta, për emrin”, VMRO-PP thotë se kreu i KOM-it po bën deklarata politike, në kundërshtim me frymën e sekularizmit. VMRO-PP ka sqaruar dhe rikujtuar se kontesti i dy kishave është tjetërfare, dhe se nuk ka të bëjë me kontestin e emrit. Ajo që shpreh si brengosje kjo parti,

është formuar 10 vite më parë gjatë bisedimeve me Bashkimin Evropian, ndërsa është formuar për pakicat e tjera në vend dhe jo për shqiptarët. Bislimi pranon se, për momentin, shumica e të punësuarve aty janë shqiptarë, të punësuar në këtë drejtori nga ana e Sekretariatit për Imple-

e nënshkruar me BE-në gjatë fillimit të bisedimeve ndërsa diçka konkrete nuk kanë. Drejtori i kësaj drejtorie është i nacionalitetit turk”, thekson Bislimi. Ai thekson gjithashtu se zgjidhja e kësaj çështje qëndron në përkufizimin me ligj të detyrave dhe obligimeve që duhet pasur Drejtoria për Pakicat, porse ligjin në fjalë duhet ta bën Qeveria e Maqedonisë. “Kjo drejtori nuk posedon as xhirollogari të veçantë që të mund të pranojë donacione nga brenda vendit por edhe nga jashtë. Qeveria është përgjegjëse për krijimin e ligjit sepse ajo ka bërë edhe emërimin e drejtorit të këtij institucioni. Ata janë në Ministrinë e kulturës mirëpo drejtpërsëdrejti ingerencë mbi to ka Qeveria. Ky institucion ka pasur edhe drejtorë shqiptarë ndërsa deri tani 4/5 drejtorë janë ndërruar dhe kanë dhënë dorëheqje për shkak se nuk kanë pasur asnjë lloj ingerencë”, shton Bislimi.

dizajn më të vjetër me ato me dizajn të ri. Politika e qeverisë së SHBA-ve është që të gjitha dizajnet e monedhave të SHBA-ve janë legale, pavarësisht nga data se kur janë shtypur. Për informata më të hollësishme rreth dizajnit të ri të kartëmonedhës 100-dollarëshe, si dhe rreth materialeve edukative, vizitoni: www.newmoney.gov.”, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-ve në Shkup.

MPB në dispozicion të KSHZsë

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, ka thënë se MPB është në dispozicion të KSHZ-së për të gjitha të dhënat e nevojshme për Listën e Zgjedhësve. Ajo ka theksuar se Kodi Zgjedhor përcakton saktësisht dhe pa ekuivokë institucionin i cili është kompetent për të udhëhequr me Listën e Zgjedhësve, dhe sipas ministres, ky është KSHZ. Jankullovska ka porositur kreun e këtij institucioni, Boris Kondarko, të fillojë të sillet më seriozisht dhe t’i ushtrojë kompetencat e tij ligjore lidhur me Listën e Zgjedhësve. Ajo i ka sugjeruar atij të caktojë seancën e KSHZ-së dhe të nisë seriozisht me punë, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e institucionit që drejton, për ta furnizuar me të gjitha të dhënat e nevojshme.

PRSD zgjedh më 3 nëntor kreun e ri

Kishat, VMROPP: Edhe Serbia do të na bllokojë

është momenti kur Serbia do të anëtarësohet në BE, me të drejtën e vetos për anëtarësimin e Maqedonisë. “A jemi të vetëdijshëm se Serbia, me të drejtën e vetos, mund t’ia vërë si kusht Maqedonisë, të njohë fillimisht

Kishën Ortodokse Serbe në Maqedoni, me në krye priftin Jovan Vranishkovski? Kjo nuk është e vështirë të konstatohet, sepse kushtëzime dhe kërkesa të tilla kemi pasur vazhdimisht dhe i kemi edhe tani”, thuhet në reagimin e VMRO-PP.

Partia e Re SocialDemokrate (PRSD) do të organizojë më 3 nëntor Kongresin e Tretë të saj. Në Kongres pritet të marrin pjesë mbi 500 delegatë nga gjithsej 50 organizata komunale të PRSD-së, informon partia. Në Kongres do të zgjidhet kreu i ri i partisë, detyrë kjo që i takon aktualisht Tito Petkovskit, por dhe organet kryesore drejtuese - Këshilli Qendror dhe Këshilli Mbikëqyrës. Mandati i kreut të partisë zgjat 4 vite, me të drejtë rizgjedhjeje. Në Kongres do të miratohen edhe disa ndryshime në Statutin dhe në Programin e partisë.


B iz n e s

6

Shtatori, më i shtrenjtë për 0.2 për qind Harxhimet e jetesës, të matura përmes çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve për konsum personal, në shtator në krahasim me muajin gusht të këtij viti janë rritur për 0,2 për qind, ndërsa krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar për 1,6 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. Analizuar sipas grupeve kryesore, sipas dedikimit të konsumit, në shtator në krahasim me gushtin rritje të harxhimeve për jetesë është shënuar te grupet: "shëndet" për 6,4 për qind "banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante tjera" për 1,2 për qind, "transport" për 0,9 për qind, "rekreim dhe kulturë" për 0,7 për qind, "pije alkoolike, duhan" dhe "veshje dhe atlete" për 0,4 për qind "mallra tjera dhe shërbime" për 0,3 për qind, "komunikacione" dhe "restorante dhe hotele" për 0,1 për qind. Zvogëlim të harxhimeve të jetesës është shënuar në grupet "mobilje, orendi dhe mbajtje të orendive" për 0,8 për qind dhe "ushqim dhe pije joalkoolike" për 0,7 për qind. Në nivel të muajit paraprak kanë mbetur harxhimet në grupin "arsim".

Bankierët presin kreditim të bankave Bankierët presin në periudhën e ardhshme të rritet kreditimi i kompanive, duke pasur parasysh për aktivitet më të madh ekonomik. Gligor Bishev, kryetar i BD-së në bankën Shparkase thotë se rritja kredituese shkon së bashku me rritjen ekonomike. "Me rikuperimin e aktivitetit ekonomik në Republikën e Maqedonisë do të përshpejtohet edhe aktiviteti kreditues", deklaroi Bishev në konferencën e sotme për shtyp në bankën Shparkase në të cilën promovonte prodhime të reja të cilat klientëve do t'ju mundësojnë të mund të marin mjete nga bankomatet e bankave anëtare të Shtaermerkishe Shparkase dhe Grupacioni Erste në 10 vende të rajonit. Ekonomia në dy kuartalet e para të vitit ka rritje mesatare prej 3,4 për qind. Dhe Qeveria edhe Banka Popullore presin rritje më të madhe nga e projektuara dhe të jetë mbi tre për qind. Në gusht, të dhënat e BPRM-së tregojnë se ka stagnim të aktivitetit kreditues, me ç'rast ka rënie të kreditimit të sektorit korporativ, ndërsa rritje dhe përkrahje të popullatës.

e mërkurë, 9 tetor 2013

OPERATORI I RI CELULAR DO TË NISË SË SHPEJTI PUNËN Operatori celular “Albafone” ka paralajmëruar nisjen e punës pavarësisht se nuk ka arritur marrëveshje interkoneksioni me operatorët e tjerë në vend. Kompania që synon t’u shërbejë, në radhë të parë, përdoruesve shqiptarë të telefonisë celularë, paralajmëron “dridhje tektonike” të tregut Agim Fazliu unksionalizimi i operatorit të telefonisë mobile Albafone është tashmë çështje ditësh. Drejtuesit e kompanisë kanë thënë se po bëjmë punë intensive për të përfunduar çdo detaj të vogël që puna të nisë shumë shpejtë. "Është një ekip i madh i njerëzve profesionistë në të gjitha fushat që janë gati t'u shërbejnë konsumatorëve që nga dita e parë e funksionimit. Po ashtu, kemi shumë për të ofruar, shumë gjëra për të përmbushur. Data e fillimit të punës së Albafone është vetëm disa ditë larg", ka thënë për "Zhurnal", Bleta Abdulai, drejtoreshë e marketingut në Albafone. Ajo ka shpjeguar se testimet e rrjetit janë përfunduar dhe numrat me prefiks 073 tashmë po funksionojnë pa problem. Albafone ka zhvilluar negociata inten-

F

Albafone paralajmëron “dridhje tektonike” sive me operatorët e tjerë më të mëdhenj në Republikën e Maqedonisë për të arritur kontrata për interkoneksion ose ndërlidhje mes njëri-tjetrit. Abdulai ka shpjeguar se gjatë kësaj periudhe janë precizuar detaje rreth çështjeve teknike, megjithatë akoma nuk janë përfunduar dhe nënshkruar marrëveshjet me operatorët më të mëdhenj në vend. Sidoqoftë, është vendosur që Albafone të fillojë punën, me ose pa kontratë me operatorët më të mëdhenj në vend.

"Ne po e bëjmë publik këtë vendim, i cili u është komunikuar edhe të gjithë operatorëve. Ne ju kemi bërë premtim konsumatorëve shqiptarë, dhe premtimin do ta mbajmë. Sigurisht që është e vështirë ta pranojnë se një pjesë e kulaçit do t'ju rrëshqasë nga dora, por këtë duhej ta mendonin vite me radhë. Akoma pa ardhur në treg Albafone, gjërat kanë ndryshuar shumë, po punësohen shumë shqiptarë, konkurrentët tanë po vizitojnë për herë të parë pas aq vitesh në treg vendet ku jetojnë shqiptarët, po angazhojnë

fytyra publike shqiptare për fushata promocionale", ka thënë Abdulai. Ajo ka shpjeguar se misioni i Albafone është të përmbushë nevojat e komunikim të shqiptarëve në Maqedoni. Sipas Abulait, kjo do të bazohet duke u fokusuar në vlerat e kompanisë: integritet, fokus ndaj konsumtarëve, punë ekipore, profesionalizëm dhe përgjegjësi, ne do të ofrojmë shërbime cilësore në treg dhe oferta të cilat do t'i përmbushin kërkesat e konsumatorëve. "Të gjitha shërbimet dhe

ABDULAI: GJITHÇKA DO TË JETË NË SHQIP "Të gjitha shërbimet dhe ofertat do të testohen dhe do të jenë të fokusuara fillimisht ndaj popullatës shqiptare, dhe jo të ndjehen si dorë e dytë, siç ka ndodhur deri më tani. Po ashtu, i gjithë komunikimi i fushatave, komunikimi i Shërbimit për Klientë, të punësuarit tanë do të 'flasin shqip'. Ky është slogani ynë dhe do ta dëshmojmë sapo të nisim me punë. Prandaj mendojmë se tregu i telefonisë mobile në Maqedoni do të pësojë shumë lëkundje dhe nuk do jetë më aq stabil si deri më tani”, ka deklaruar Blerta Abdulai.

ofertat do të testohen dhe do të jenë të fokusuara fillimisht ndaj popullatës shqiptare, dhe jo të ndjehen si dorë e dytë, siç ka ndodhur deri më tani. Po ashtu, i gjithë komunikimi i fushatave, komunikimi i Shërbimit për Klientë, të punësuarit tanë do të 'flasin shqip'. Ky është slogani ynë dhe do ta dëshmojmë sapo të nisim me punë. Prandaj mendojmë se tregu i telefonisë mobile në Maqedoni do të pësojë shumë lëkundje dhe nuk do jetë më aq stabil si deri më tani. Po ashtu, një nga synimet kryesore të Albafone është të jemi në shërbim të konsumatorëve, do të punojmë me filozofinë 'six sigma' për t'u përgjigjur shpejt dhe me profesionalizëm të gjitha pyetjeve dhe kërkesave", ka thënë Abdulai. Ajo ka theksuar se do t'i ndjekin dhe aplikojnë të gjitha risitë teknologjike dhe do përgjigjen shpejt me shërbime dhe oferta të reja në treg.

SARAÇINI, MËNGJES PUNE ME AMBASADORËT E VENDEVE FQINJE

Dialog të rregullt, për të parandaluar krizat Në takim, të pranishëm ishin ambasadori i Shqipërisë Arben Çejku, ai i Kosovës Ylber Hysa, ambasadori bullgar Ivan Petkov , u.d. ambasadore e Serbisë, Dushanka Divjak-Tomiç dhe shefi i Zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Shkup, Theoksaris Lalakos Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini realizoi dje një mëngjes pune me ambasadorët e shteteve fqinje të Maqedonisë, me të cilët diskutoi për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në aspekt bilateral dhe multirateral. Në takim, qëllimi i të cilit ishte veprimi i përbashkët i shteteve të rajon për të arritur zhvillim më të madh ekonomik, të pranishëm ishin ambasadori i Shqipërisë Arben Çejku, ai i Kosovës Ylber Hysa, ambasadori bullgar Ivan Petkov , u.d. ambasadore e Serbisë, Dushanka Divjak-Tomiç dhe shefi i Zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Shkup, Theoksaris Lalakos. Saraçini, duke vërë theks në domosdoshmërinë e respektimit të parimeve brenda CEFTA-s, aktualizoi mundësinë dhe nevojën e një veprimi të përbashkët ekonomik rajonal në tregjet e treta, si dhe veprimin e përbashkët në drejtim të zbatimit të projekteve të përbashkëta rajonale në fushat e energjetikës, transportit , turizmit , doganave,

bashkëpunimin ndërkufitar, luftës kundër krimit ekonomik, korrupsionit etj. “Përdorimi i të gjitha mundësive në dispozicion për bashkëpunim në kuadër të CEFTAs duhet të jetë prioriteti ynë, por edhe të punojnë drejt gjetjes së të gjitha mënyrave të mundshme për të ulur shpenzimet , për të lehtësuar dhe për të përshpejtuar bashkëpunimin, të krijojmë brende rajonale , krijimin e Bursës ballkanike, rritjen e cilësisë dhe konkurrueshmërisë së produkteve në tregtinë me vendet e treta, një fond për ndihmë ekonomike për vendet që përballen me probleme financiare etj. Kjo do të ishte mënyra, ndër të tjera, për të përballuar pasojat e kërcënimeve aktuale nga kriza ekonomike, por edhe një mënyrë më efikase dhe me më pak kohë për anëtarësim në BE”, tha Saraçini para ambasadorëve. Disa nga temat që u diskutuan ishin forcimi i bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe inkurajimi i shkëmbimeve turistike mes vendeve të ndryshme,

me një theks të veçantë në krijimin e një oferte të përbashkët turistike, si dhe promovim më i madh i rajonit si një destinacion në tregjet e treta, intensifikimi i zbatimit të projekteve ndërkufitare rajonale për përdorim të përbashkët të fondeve IPA, intensifikimi i aktivitetet investuese midis vendeve të ndryshme, kapërcimi i problemeve të herëpashershme në marrëdhëniet tregtare midis vendeve të veçanta. Pas takimit, ambasadorët përshëndetën iniciativën e ministrit, duke e vlerësuar atë si shumë të

nevojshme. Ambasadori i Republikës së Kosovës, Ylber Hysa tha se dialogu është i shumë i nevojshëm, një dialog i vazhdueshëm mes vendeve, për siç u shpreh mos përsëritjen e situatave siç ishte problemi mes Maqedonisë dhe Kosovës para disa javësh. “Përmes kalimit kufitar Bllacë në Maqedoni çdo vit hyjnë 1.1 milion qytetarë të Kosovës, ne jemi importuesit më të mëdhenj të prodhimeve të Maqedonisë, 30 milionë euro në vit kosovarët shpenzojnë vetëm për shërbimet e kujdesit shëndetësor,

shumë familje kosovare kanë të afërm në Maqedoni, tregu më i rëndësishëm për Maqedoninë është Kosova, dhe për këto dhe shkaqe tjera nuk duhet të ndërmerren masa joadekuate, siç ishte ajo e importit të kushtëzuar nga ana e qeverisë së Maqedonisë' tha ambasadori Hysa . Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë Teoksaris Lalakos tha se Greqia është një nga investitorët më të mëdhenj në vend. “Greqia është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë, shumë kompani greke janë në vendin tuaj, ne jemi një nga investitorët më të mëdhenj këtu, por ne jemi të bindur se bashkëpunimi ekonomik do të thellohet shumë më shumë pas zgjidhjes së problemit bilateral më të madhe që kemi, problemi me emrin”, tha Lalakos. Përveç kësaj, përfaqësuesit diplomatik të vendeve fqinje ranë dakord që thellimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal duhet të jetë një prioritet për të gjithë, sidomos në paraqitjen e përbashkët në tregjet e treta, për të cilin qëllim u ra dakord që muajin e ardhshëm të organizohen dy komitete të përbashkëta me dy vende çdo muaj, si dhe aktivitete për tërheqjen e investimeve në planin rajonal, gjithashtu u dakorduan që të krijohet një ekipi ekspertësh rajonal për të tërhequr investime, dhe të krijohet një fond i investimeve.

Botues: Bexhet MUSLIJA Lajme të dorës së parë

www.zhurnal.mk

Kryeredaktor: Fami BAJRAMI; Zëvendëskryeredaktor: Shkëlzen LUSHAJ; Redaktorë: Bekim BUÇI, Avdyl SALIHU (Sport); Redaktor teknik: Sejhan BAJRAMI, Xhemaledin JASHARI (teknik); Marketing: email: marketing@zhurnal.mk; Tel. i redaksisë: (02) 32 17  815, 32 17  816, Fax: 32 17  817, Email: info@zhurnal.mk; Xhirollogaria: 210065405030191, "Tutunska Banka", EDB 4043009502853; Rr.11 Oktomvri, 2/64, 1000 Shkup, Maqedoni


K r o n ik ë

e mërkurë, 9 tetor 2013

7

Kronikë e zezë

Fondacioni "Dauti", bursa për shkollarët e mesëm Fondacioni “Dauti” ka njoftuar shpalljen e konkursit për bursa për nxënësit e shkollës së mesme. Të drejtë konkurrimi do të kenë nxënësit e vitit të dytë, të tretë dhe të katërt të Gjimnazit,

Ekonomisë, Medresesë, Mjekësisë, Elektroteknikës, Makinerisë, Bujqësisë dhe Tekstilit, dhe Ndërtimtarisë. Nxënësit duhet të jenë të rregullt, të mos kenë përsëritur vitin dhe të mos jenë shfry-

tëzues të bursës të ndonjë institucioni apo subjekti tjetër. Përparësi do të kenë nxënësit me sukses të dalluar, ata që kanë fituar çmim të parë në garat shtetërore, nxënësit që mësojnë në drejtimet deficitare,

Zjarr në hotelin "Granit"

nxënësit me status të rënduar social dhe ata që jetojnë në vendbanimet rurale. Vlera e përgjithshme e bursës është 13.500 denarë, ndërsa do të paguhet çdo muaj, me 1.500 denarë.

PROJEKTI ZVICERAN VAZHDON TË FUNKSIONOJË NË SHUMË KOMUNA Nga 16 kandidatë që kanë konkurruar, Komisioni ka konfirmuar se vetëm 15 prej tyre kanë treguar rezultate të mira dhe se duhet të marrin certifikatën për moderator. “Forumet në bashkësi” është një projekt zviceran, që promovon pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrjen lokale ryetari i Bashkësisë së Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë (BNJVL) Koce Trajanovski dhe ambasadori i Zvicrës në Maqedoni Stefano Lazaroto u ndanë dje 15 kandidatëve certifikata për moderatorë për "Forume në bashkësi". Kjo është gjenerata e parë e moderatorëve të certifikuar të cilët trajnoheshin në BNJVL Trajnim Qendrën. Trajanovski i prezantoi fazat nëpërmjet të cilave kaluan kandidatët-paraqitje për pjesëmarrje në procesin e certifikimit, zgjedhje e kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet, pjesëmarrje e obliguar në trajnim dyditor, dhënie e provimit me shkrim nga 20 pyetje, të zgjedhur në mënyrë kompjuteristike sipas zgjedhjes së rastësishme dhe dhënie të provimit me gojë para Komisionit për certifikim. Nga 16 kandidatë, Komisioni ka konfirmuar më vonë se 15 prej tyre

“Forumet në bashkësi” me 15 moderatorë të certifikuar

K

Shtetasi gjerman dha ryshfet, paraburgim Një shtetas i Gjermanisë ndodhet në paraburgim 30-ditor për dhëniet të ryshfet, ndërsa Qendra rajonale për punë kufitare-Veri deri te Prokuroria themelore publike për krim të organizuar-Shkup ka parashtruar kallëzim penal për krime të bëra penale "keqpërdorim të regjimit pa viza me anëtaret shtetërore të Bashkimit Evropian dhe të marrëveshjes së Shengenit". Siç kumtoi MPB-ja, personi B.I. (46) nga Borça, R. e Serbisë, me shtetësi dhe vendbanim në Gjermani, sipas njohurive të dokumentuara të hetimit të të denoncuarit më datën 5 të këtij muaji, sipas marrëveshjes paraprake, në Radovish para tregut ka marrë 10 persona shtetas të Maqedonisë me kombi të markës "Folsfagen" me targa gjermane pronësi e vajzës së tij B.E. e cila gjithashtu ka udhëtuar me të. Qëllimi ka qenë që personat t'i transportojë në Gjermani për kompensim në para prej 150 euro për person. Është dakorduar që paratë t'i jepen pas arritjes në destinacionin përfundimtar në R. e Gjermanisë.

• Foto: "Forumet në bashkësi" në Komunën e Studeniçanit

PROJEKTI NISI NË 2006, PËRFSHIU 59 KOMUNA Ambasadori Lazaroto potencoi se Zvicra dhe BNJVLja e promovojnë pjesëmarrjen qytetare në procesin e miratimit të vendimeve në nivel lokal. Ai rikujtoi se nga fillimi i vitit 2006 deri më tani 59 komuna të paktën një herë kanë qenë të përfshira në programin "Forume në bashkësitë", ndërsa 50 komuna i inkuadruan forumet në statutet e tyre. kanë treguar rezultate të mira dhe se duhet të marrin certifikatën për moderator. "I gjithë procesi zgjati tre muaj dhe si mbështetje për dhënie të provimit është për-

punuar Udhëzues për dhënie të provimit për certifikim të moderatorëve nga konsultuesit në projekt dhe u është dorëzuar të gjithë kandidatëve. Është zhvilluar edhe modul i veçantë i tra-

jnimit", theksoi Trajanovski. U dëshiroi punë të suksesshme moderatorëve dhe shumë sesione të forumeve në komuna. Ambasadori Lazaroto potencoi se Zvicra dhe BNJVL-ja e

promovojnë pjesëmarrjen qytetare në procesin e miratimit të vendimeve në nivel lokal. Ai rikujtoi se nga fillimi i vitit 2006 deri më tani 59 komuna të paktën një herë kanë qenë të përfshira në programin "Forume në bashkësitë", ndërsa 50 komuna i inkuadruan forumet në statutet e tyre. Përmes "Forumeve në bashkësi" do të mundësohet që popullata në mënyrë edhe më aktive të inkuadrohet në miratimin e vendimeve të cilat janë të rëndësishme për jetën e tyre në komunë. Pushtetit lokal i mundëson të zhvillojë praktikë më të suksesshme të transparencës në vendim-marrjen për çështje të rëndësishme me rëndësi lokale, siç janë konfirmimi i prioriteteve në intervenimet infrastrukturore, forume buxhetore dhe ndërkomunale, forume për mbështetje të proceseve dhe të tjera. Forumi zbatohet nëpërmjet gjashtë takimeve të qytetarëve, në të cilat, përmes diskutimeve të strukturuara, pjesëmarrësit elaborojnë probleme në pushtetin lokal, ofrojnë zgjidhje, u japin rekomandime komunës. Moderatori e udhëheq forumin dhe ka rol kyç në proceset e forumit, i organizon dhe moderon sesionet e forumit dhe e udhëheq komunikimin me autoritetet komunale dhe me palët e involvuara.

Ministrat i referojnë Kuvendit për shfrytëzimin e IPAs Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Tahir Hani tha se Ministria realizon projekte për bashkëpunim tejkufitar, për çka ka zyra teknike në disa qytete të angazhuara për realizim të Programit Komisioni për Çështje Evropiane pranë Kuvendit ka vazhduar debatin mbikëqyrës në temën "Shfrytëzimi i fondeve nga instrumenti për ndihmë aderuese - IPA në Republikën e Maqedonisë". Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski në fjalimin e tij para anëtarëve të Komisionit theksoi se janë realizuar ose në vijim janë disa projekte të mëdha infrastrukturore me mjete nga IPA programi. Nga komponenti 3, e cila në pjesën më të madhe është në kompetencë të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe asaj Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si më të rëndësishme i vlerësoi ndër-

timin e Korridorit 10, investim mbi 200 milionë euro nga të cilat rreth 20 për qind janë IPA mjete. Një sërë projekte në pjesën e modernizimit të stacioneve hekurudhore në Shkup, për përshpejtim të shpjetësisë maksimale të trenave, sinjalizim të binarëve, në vlerë prej 46 milionë euro, projekti për ndërtimin e stacionit pastrues për ujëra të zeza në Prilep, investim prej mbi 27 milionë euro, projekte për rehabilitim dhe ndërtim të stacioneve pastruese në Strumicë, Radovish, Veles, Kërçovë, Tetovë... Për periudhën 2007-2013 Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, siç informoi ministri Mile Janakieski ka në dispozicion 109 milionë euro, prej të

Objekti i hotelit “Granit” në Kodrën e Diellit, është përfshirë paraditen e djeshme nga flakët e zjarrit. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë fillimisht në pjesën ku ndodhet restoranti, ndërsa më pas është zgjeruar në pjesët e tjera të objekti, duke përfshirë edhe konstruksionin e çatisë. Për të fikur zjarrin janë angazhuar dy mjete të njësisë zjarrfikëse të Tetovës, ndërsa hapësira ku ndodhet hoteli është siguruar vazhdimisht nga pjesët e Policisë lokale. Policia po heton shkaqet e zjarrit.

Dhunohet në mes të rrugës 58vjeçari Një banor i fshatit Inxhikovë të Shkupit, është rrahur barbarisht nga një person i paidentifikuar. Incidenti ka ndodhur në ora 9 e 30 të mëngjesit të së hënës, në rrugën “Finska” e cila ndodhet në hyrje të fshatit. Sipas denoncimit nga viktima, 58vjeçari T.I, një person i panjohur i është sulur me grushte dhe shqelma, duke e goditur në pjesën e kokës dhe trupit. Atij i ka rënë të fikët, ndërsa është transportuar menjëherë në Qendrën Urgjente në Shkup, ku i janë konstatuar lëndime të rënda. Policia ka ndërmarrë masa për identifikimin dhe kapjen e dhunuesit.

I vihet flaka X5ës, kërkohen autorët Një makinë është djegur tërësisht pasi i është vënë flaka nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në ora 3 e 45 të së martës, në rrugën “Hristian Todorovski Karposh” kur persona të panjohur kanë lyer me benzinë mjetin dhe më pas i kanë vënë flakën. Makina e shkrumbuar është “BMË X5”, me pronar 61vjeçarin A.A nga Shkupi. Policia është në kërkim të keqbërësve.

Rrokulliset xhipi i Policisë

cilave pjesa më e madhe do të dedikohen për ndërtim të pjesës së autostradës Demir Kapi Smokvicë, pjesë e Korridorit 10 në vlerë prej 45 milionë euro. Mbi 38 milionë do të shfrytëzohen në pjesën e infrastrukturës tjetër rrugore dhe 26 milionë euro investime në infrastrukturën hekurudhore. "Përkitazi me dhjetorin e vitit 2013 në pajtueshmëri me planin aksional do të kemi shpenzuar 38 për qind nga IPA

mjetet që është përqindje solide ose 41 milionë e 500 mijë euro", nënvizoi Janakieski. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Tahir Hani tha se Ministria realizon projekte për bashkëpunim tejkufitar, për çka ka zyra teknike në disa qytete të angazhuara për realizim të Programit. Ai informoi se në Ministri ka kuadër të trajnuar i angazhuar që të punojë me IPA fondet, këshilltar shtetëror dhe sektor për këtë.

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së hënës në lagjen Butel të Shkupit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20 ku pjesëmarrës kanë qenë një xhip i policisë dhe një makinë e llojit "Audi", në afërsi të supermarketit “Aldi”. Informatat e para flasin se vetura "Audi" ka qenë duke vozitur me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, kështu duke i rënë xhipit të policisë, me çka xhipi pas aksidentit është rrokullisur disa herë. Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes duke analizuar arsyet se si erdhi nderi te ky aksident fatkeq.


Ko s ov ë

8

e mërkurë, 9 tetor 2013

Turqia, gatishmëri për bashkëpunim me FSKnë Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në takim një delegacion nga Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë të cilin e udhëhiqte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të këtyre forcave, gjenerali Necdet Ozel. Presidentja Jahjaga e falënderoi gjeneralin Ozel për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë për

Kacin: Beogradi, jo votës për një listë Raportuesi i Parlamentit evropian për Serbinë, Jelko Kacin tha në Strasburg se “Beogradi zyrtarë nuk duhet t’i ftoj serbët në Kosovë për të votuar vetëm një listë në zgjedhjet lokale, meqë kjo, sipas tij, është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit të arritur mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë’. Kacin tha se “pluralizmi politik është themel i demokracisë, ndërsa sistemi një partiak është e kaluar, raporton RTK. “Thirrjet e Beogradit që

serbët në Kosovë të votojnë vetëm ‘Listën e iniciativës qytetare serbe’, nuk është në frymën e Marrëveshjes së Brukselit dhe paraqet vazhdim të politikës së ndarjeve të komunitetit serb në Kosovë”, tha Kacin.

Të zhdukurit, të jenë temë e kryeministrave

Familjarët e personave të zhdukur janë kategoria më e goditur tani për tani. Çështja e personave të zhdukur duhet të avancojë në bisedimet KosovëSerbi, sepse deri më tani kjo

çështje nuk ka avancuar. Kështu u tha në Komisionin për barazi gjinore dhe persona të pagjetur. Prenkë Gjetaj, kryetar i komisionit qeveritar për persona të zhdukur tha se qeveria duhet të kërkojë që çështja e personave të zhdukur të hyje si pikë e veçantë në kuadër të bisedimeve KosovëSerbi, raporton KP. Ndryshe, ende mbeten 1 mijë e 754 persona, fati i të cilëve nuk është zbardhur.

Djali i Grabovcit edhe me një aktakuzë Rreth një muaj e gjysmë pasi u arrestua me armë pa leje që dyshohet se barte në veturën me të cilën udhëtonte, atij iu ngrit aktakuza. Prokuroria Themelore në Pejë ngriti të hënën aktakuzë ndaj Guxim Grabovcit, djalit të Adem Grabovcit, shefit të Grupit Parlamentar të PDKsë në Kuvendin e Kosovës. Grabovci akuzohet për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve. Ngritjen e aktakuzës “Premtojmë se do të angazhohemi për zhvillim ekonomik të komunës sonë”, është njëra nga frazat e cila dëgjohet në çdo diskutim të pretendentëve për kryetar të komunave, gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Analistët kosovarë kanë theksuar për Telegrafin se zhvillimi ekonomik është brenga e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim komune, andaj edhe kandidatët për kryetar të komunave e përdorin këtë segment, si mundësi për të fituar vota. Analisti Astrit Gashi, ka theksuar për Telegrafin se në prezantimet e deritanishme të kandidatëve për

i ka ofruar ushtria turke Forcës së Sigurisë së Kosovës. Presidentja e vendit, njëherësh komandante Supreme e FSK-së, shprehu gatishmërinë që kjo forcë, tani pas arritjes së kapaciteteve të plota operacionale, të marrë pjesë edhe në misione ndërkombëtare. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të

qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat, me theks në atë të sigurisë. Jahjaga theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në dobi të paqes dhe stabilitet të përgjithshëm në Ballkan por edhe më gjere. Ajo e vlerësoi lartë ndihmën profesionale që

ndaj Guxim Grabovcit e konfirmoi të hënën për Tribunën, prokurori Haxhi Sinanaj. Aktakuza ndaj Guxim Grabovcit zyrtarisht është ngritur të hënën rreth orës 15 dhe e njëjta iu përcoll Gjykatës Themelore në Pejë.

TAKIMI TE ASHTON ME KRYEMINISTRIN E SERBISË

“Zbutet” Thaçi, lejohen vizitat e zyrtarëve serbë Pas takimit, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se askush nuk mund të pengohet në lëvizjen e lirë. Ai po ashtu deklaroi se të gjithë zyrtarëve të Serbisë do t’iu lejohet ardhja në Kosovë nëse respektojnë procedurat zyrtare dhe bëjnë kërkesë në autoritetet kosovare ryeministri i Serbisë, Ivicia Daçiq, dhe zyrtarët e tjerë të Serbisë ; do të mund të udhëtojnë në Kosovë para dhe pas zgjedhjeve . Kështu rezultoi takimi i ftuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Baronesha Ashton,i dy kryeministrave – atij të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të Serbisë, Ivica Daçiq. Pas takimit, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se askush nuk mund të pengohet në lëvizjen e lirë. Ai po ashtu deklaroi se të gjithë zyrtarëve të Serbisë do t’iu lejohet ardhja në Kosovë nëse respektojnë procedurat zyrtare dhe bëjnë kërkesë në autoritetet kosovare. ”Kosova do të respektojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë, pa diskriminim”, ka thënë Thaçi. Kurse, kryeministri serb, Ivica Daçiq ka theksuar se ai do të mund ta vizitojë Kosovën, sikurse edhe çdo politikan i Serbisë, me procedurat si edhe deri tash. Ai ka deklaruar se nuk do të ishte në Bruksel, sikur të mos ishin marrë vesh për këtë çështje, duke konfirmuar se në takim është biseduar për zgjedhjet e 3 nëntorit. Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, i angazhuar për Kosovën, deklaroi se kërkesat për vizitë në Kosovë do t’i drejtohen EULEX-it, i cili merr vendim për këtë. Pas darkës treorësh të

K

KOCIJANICIC: TAKIM I DOBISHËM Edhe zëdhënësja e përfaqësues së lartë, Maja Kocijançiç përmes twiterit deklaroi se Ashton pati një bisedë të dobishme e me rëndësi me dy kryeministrat. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nga darka punuese doli pak para Daçiqit, deklaroi se takimi ishte konstruktiv dhe se Prishtina e Beogradi do të vazhdojnë të punojnë për zbatimin me konsekuencë të Marrëveshjes së Brukselit. Baroneshës Ashton me Thaçin e Daçiqin, ky i fundit u deklaroi medieve se “ishte një nga takimet e suksesshme”. Sipas taij, në këtë takim janë marrë vesh që në listat zgjedhore për katër komunat në veri të Kosovës të shtohen edhe 12 mijë votues. Edhe zëdhënësja e përfaqë-

sues së lartë, Maja Kocijançiç përmes twiterit deklaroi se Ashton pati një bisedë të dobishme e me rëndësi me dy kryeministrat. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nga darka punuese doli pak para Daçiqit, deklaroi se takimi ishte konstruktiv dhe se Prishtina e

Zgjedhjet lokale, zhvillimi ekonomik prioritet Analistët kosovarë kanë theksuar për Telegrafin se zhvillimi ekonomik është brenga e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim komune kryetar të komunave shumë pak janë dhënë premtime konkrete. “Zhvillimi ekonomik është përmendur shkarazi disa herë, por një koncept të qartë se sa do të mund dhe si do te ndikonin komunat në rritjen ekonomike, nuk kemi arritur ta marrim. Fushata është ende në fillim, dhe

Armatosura të Turqisë, gjenerali Necdet Ozel, deklaroi se Kosova gëzon mbështetjen e plotë të Turqisë në rrugën e saj drejt integrimit në NATO, BE dhe në të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare. Gjenerali Ozel, po ashtu shprehu përkushtimin për thellim të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në të mirë të sigurisë së përgjithshme në Ballkan e cila ka ndikim në sigurinë globale.

debatet sapo kanë filluar. Pres një performancë më të mirë të kandidatëve në ditët dhe javët që vijnë”, tha ai. Në anën tjetër, analisti Imer Mushkolaj, ka theksuar se secila komunë i ka problemet specifike, që dallojnë nga komuna tjetër.

“Konkretisht, në rastin e Prizrenit, kandidatët ndër të

tjera kanë prezantuar platformat e tyre, për investimet të cilat do

Beogradi do të vazhdojnë të punojnë për zbatimin me konsekuencë të Marrëveshjes së Brukselit. Mediet e Beogradit raportojnë se Thaçi iu shmang përgjigjeve diskete në disa pyetje që iu shtruan, por deklaroi se “lufta e ftohtë ndërmjet Kosovës e Serbisë ka përfunduar”. t’i bëjnë në rregullimin e trashëgimisë kulturo–historike”, tha ai. Premtimet që i bëjnë kandidatët për kryetar të komunave, për zhvillimin ekonomik të komunave të tyre, janë “premtime të kota”, ka deklarua Mushkolaj, duke shtuar se “zhvillimi ekonomik, nuk vjen nga niveli komunal, por nga niveli qendror. Më vjen keq të them por, ata të cilët ju premtojnë qytetarëve këtë gjë, gënjejnë”. Mushkolaj ka shtuar se është ende herët që të japin një vlerësim të saktë për kandidatët, sepse ditët në vijim janë ato të cilat mund të japin një pasqyrë më të qartë të garës.


S h q ip ë r i

e mërkurë, 9 tetor 2013

9

Kreu i Kushtetueses, Nishani kon sulton partitë

Rama: Presim statusin në dhjetor Me zgjedhjet e fundit të lira e të ndershme dhe transferimin paqësor të pushtetit, Shqipëria ka përmbushur një nga kushtet kryesore për marrjen e statusit të vendit kandidat, për të cilin vendi ynë shpreson në një përgjigje pozitive në dhjetor. Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që ka zhvilluar sot me ministrat e Jashtëm të Lituanisë

Linas Linkevicius dhe të Rumanisë Titus Corlatean të cilët i siguroi, për vullnetin e fortë të qeverisë për të ecur përpara në procesin e integrimit evropian. Kryeministri Rama, i siguroi ministrat Linkevicius dhe Corlatean për vazhdimin e bashkëpunimit dhe gatishmërinë për një fazë të re në marrëdhëniet mes vendeve. Kryeministri Rama theksoi

gjithashtu se vizioni dhe prioriteti i politikës së jashtme të Shqipërisë është “zero probleme me fqinjët”. Ministrat Linkevicius dhe Corlatean e uruan Edi Ramën për fitoren në zgjedhje dhe për marrjen e detyrës së Kryeministrit. Ata theksuan rëndësinë që rajoni ynë dhe partneriteti me Shqipërinë si një faktor rajonal ka për vendet e tyre.

MINISTRAT E LITUANISË DHE RUMANISË NË TIRANË Dy ministrat janë takuar me homologun e tyre shqiptar Ditmir Bushati me të cilin kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij, Bushati është shprehur se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është një objektiv kombëtar ndërsa garantoi edhe realizimin e reformave për marrjen e statusit kandidat inistrat e Jashtëm të Lituanisë dhe Rumanisë po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë. Vizita e Ministrit të Jashtëm të Lituanisë, Linas Linkevicius zhvillohet në kuadër të mbajtjes së Presidencës së radhës të BE-së, ndërsa Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Titus Corlatean viziton Tiranën në kuadër të kryesimit të radhës së Nismës së Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Dy ministrat janë takuar me homologun e tyre shqiptar Ditmir Bushati me të cilin kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij, ministri Bushati është shprehur se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një objektiv kombëtar ndërsa garantoi edhe realizimin e reformave për marrjen e statusit kandidat. “Rikonfirmova qëndrimin e qartë të qeverisë që marrja e statusit të kandidatit dhe hapja e negociatave përbën një objektiv kombëtar dhe në këtë drejtim reformat që kanë lidhje me shtetin e së drejtës, korrupsionit, krimit të organizuar, administratën pub-

Shqipëria, në rrugën e duhur drejt BEsë

M

“SHQIPËRIA DUHET PËRGËZUAR PËR PROGRESIN” “Shqipëria ka arritur progres dhe ne duhet ta përgëzojmë Shqipërinë për këtë. Shqipëria është në rrugën e duhur për marrjen e statusit kandidat në dhjetor. Statusi është i arritshëm por është mirë të identifikohen këto arritje. Megjithatë ka ende re forma dhe punë për tu bërë” tha ministri i jashtëm lituanez, Linas Linkevicius. like, të drejtat e njeriut përbën një përparësi themelore të programit tonë qeverisës” tha Bushati. Ai ka theksuar më tej se e ardhmja e rajonit dhe vendit tonë është në Bashkimin Europian. “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Bashkëpunimi rajonal që do e shohim gjatë presidencës rumune e ndihmon dhe shpejton kursin e integrimin evropianë të gjithë rajonit. Patëm një diskutim të hapur

dhe i falënderova për ndihmën që i japin vendit tonë. Shpreha angazhimin tonë për të qenë partnerë të denjë të këtyre vendeve” tha Bushati. Ndërsa ministri i jashtëm i Lituanisë është shprehur se dialogu me opozitën është mjaft i rëndësishëm për integrimin e vendit. “Diskutuam për nevojën për zhvillimin e mëtejshme në luftën kundër korrupsionit, krimit dhe

shtetin e së drejtës. Në një vend si Shqipëria dialogu me opozitën është shumë i rëndësishëm për tu shpejtuar rruga drejt Bashkimit Europian” tha ai. Ai theksoi se marrja e statusit në dhjetor nga Shqipëria është i arritshëm por duhet të identifikohen arritjet e bëra nga vendi ynë. “Shqipëria ka arritur progres dhe ne duhet ta përgëzojmë Shqipërinë për këtë. Shqipëria është në rrugën e duhur për mar-

rjen e statusit kandidat në dhjetor. Statusi është i arritshëm por është mirë të identifikohen këto arritje. Megjithatë ka ende reforma dhe punë për tu bërë” tha ministri i jashtëm lituanez. Ndërkohë ministri i jashtëm rumun ka vlerësuar rolin kontruktiv të Shqipërisë në rajon në kuadër të ruajtjes së kufijve. Ai gjithashtu vlerësoi përkushtimin e qeverisë së re që në kapitullin e programit të saj ka identifikuar integrimin europian të Shqipërisë dhe evropianizimit të vendit. “Kjo tregon vëmendjen që i kushton Shqipëria procesit të integrimit dhe procesit të hapjes së negociatave për anëtarësim. Ne po vëzhgojmë zhvillimet e fundit si dhe kalimin dhe ndryshimin demokratik të qeverive në vend. Ky është një element shumë I rëndësishëm kur flitet për kritere politike për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Integrimi në vetvete kërkon përfshirjen e të gjitha forcave politike. Ne inkurajojmë fort të gjitha forcat politike që të jenë sa më shumë bashkëpunues për këtë proces. Bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës është shumë i rëndësishëm për të arritur të gjitha reformat e nevojshme. Ne i bëjmë thirrje aktorëve që të jenë sa më shumë bashkëpunues për të plotësuar të gjitha kriteret që kërkohen pasi në fund integrimi do të jetë qëllimi kryesor” tha ministri rumun. Gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë, të dy Ministrat do të priten në takime nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryeministri, Edi Rama, dhe Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.

“Qeveria s’ka program për parandalimin e krizës” Ish-kryeministri Sali Berisha priti në një takim kryetarin e bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff. Në këtë takim, Granoff i shprehu z.Berisha mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer në vite, i cili ka bërë të mundur suksesin e dhjetëra e dhjetëra projekteve të mëdha si aeroporti, pasaportat biometrike dhe tani së fundi distriktet tregtare Korçë, Shkodër, Tiranë si dhe ai që u inagurua dy ditë më parë në Berat. Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se, “me këtë rast unë i shpreha mirënjohjen më të thellë

presidentit Granoff, bordit dhe punonjësëve të Fondacionit që me perkushtimin e tyre të madh,

dashurinë për Shqipërinë e shndërruan Fondin e Sipërmarrjes Shqiptaro - Amerikane në historinë më

të suksesshme në të gjitha vendet ish-komuniste dhe shpreha urimin që ky bashkëpunim të vazhdojë me qeverinë e re”- thotë Berisha. Duke folur për zhvillimet në vend, ish kryeministri ka theksuar se, alternanca është gjë e vyer për demokracinë, por është konkluzion i përgjithshëm i ekspertëve vendas dhe të huaj si dhe institucioneve ndërkombëtare, se qeveria aktuale faktikisht nuk ka program ekonomik- fiskal për të parandaluar krizën dhe ka bërë premtime antiglobaliste, të cilat janë një rrezik madhor për zhytjen e vendit në krizë”. “Së dyti, Rama

dhe ekzekutivi i tij po rrënojnë çdo ditë sigurinë ligjore, pra zemrën e shtetit ligjor në Shqipëri. Ata me vendimet e tyre dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit pa i ndryshuar ato, me pretekstin se janë premtime elektorale, anulojnë pa asnjë shkak ligjor konçesione, kontrata, të drejta pronësie, të cilat janë dhënë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, gjë që godet rëndë investimet e huaja dhe të vendit. Lidhjet e qeveritarëve me krimin, kontrabanden dhe korrupsionin janë të fuqishme. Proçesi i integrimit është i kërcënuar”.

Presidenti Nishani ka nisur takimet konsultative me krerët e grupeve parlamentare, për emërimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit 3-vjeçar të Bashkim Dedes. Takimi mes kreut të shtetit dhe krerëve të grupeve parlamentare zhvillohet në vijimësi të praktikës së bashkëpunimit ndërinstitucional të konsultimit me forcat politike parlamentare. Takimin e parë, kreu i shtetit e ka zhvilluar me kreun e grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi ndërsa në orën 10:45, presidenti është takuar edhe me kreun e grupit demokrat Edi Paloka. Kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka ka deklaruar pas takimit se nuk ka propozuar emra, por është folur vetem për kriteret dhe se do të respektojnë vendimin e Presidentit. “Bisedova me presidentin e vendit, ekziston një procedurë që është vendosur si traditë, lidhur me kriteret që kemi pasur dhe kemi për kryetarin e Gjykatës do respektojmë vendimin e presidentit, ai do të mbështetet te kriteret dhe nuk ka pse të kemi mendim ndryshe, nuk propozova emra, do respektojmë vendimin e presidentit” tha Paloka. Në orën 12:30 kreu i shtetit është takuar me kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ndërsa më pas është takuar me Kreun e Grupit Parlamentar të PDIU, Shpëtim Idrizi dhe me Kreun e Grupit Parlamentar të PR, Fatmir Mediu

Ahmetaj: Pas 2 vitesh nis rritja ekonomike Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj ka garantuar se pas 2 vjetësh do të nisë rritja ekonomike e vendit. Duke folur gjatë një takimi me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregëtisë, Ahmetaj theksoi se pavarësisht sakrificës që nevojitet qeveria do të arrijë me sukses rimëkëmbjen e ekonomisë. “Është e vërtetë që ekonominë e gjetëm me keq seç e kishim menduar, nuk kam frikë ta pranojë këtë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë sakrifice do kalojmë por në krye të dy viteve do filloj rritja ekonomike, do kemi financa dhe buxhet të shëndetshëm, pa kthim mbrapa”tha Ahmetaj. Ahmetaj gjithashtu bëri publik edhe një nga borxhet që ka qeveria e mëparshme i ka telefonive celulare. “Kemi pasur qeveri që ndër vite ka akumuluar borxhe ndaj biznesit, që shkojnë deri në 600 milionë dollarë, që janë krijuar nga detyrime ligjore të papaguara, shërbime qeveritare të papaguara. Janë 6 milionë dollarë të papaguara për katër vjet, njërës prej kompanive celulare” tha Ahmetaj. Ministri Ahmetaj ripërsëriti angazhimin e qeverisë për të shlyer të gjitha borxhet që shteti i ka biznesit. “Për ne është e qartë që ekonomia shqiptare nuk mund të rritet me borxhe. Kjo ekonomi nuk përfiton më aq shumë remitanca sa ka marrë dikur; as eksportet nuik janë aq të forta. Atëherë, ku do të referohemi për zhvillim? Do referohemi tek sipërmarrja, duke krijuar një klimë të re me njeri tjetrin ku të dyja palët të mbështesin njeri tjetrin. Ne do të vazhdojmë të zhbëjmë ato kontrata që janë firmosur në kundërshtim me interesat e publikut dhe të ligjit ndërsa, për të shmangur arbitraritetin, kompanitë shqiptare do të auditohen nga kompanitë e mëdha të kësaj fushe” tha Ahmetaj


V ë s h t r im e

10

Kriza fiskale e baballarëve themelues

Lufta kundër Al Shabab

New York Times astisjet e bëra nga marinsat amerikan në një vilë në Somali në kërkim të një komandanti të lartë të Shabab (fati i tij është i panjohur) dhe kapja nga komandot amerikanë të një të dyshuari terrorist kyç në Libi gjatë të shtunës, ishin shenja të një roli më të sigurt në shënjestrën amerikane në përpjekjen për të frenuar militantizmin në rritje dhe enklavat terroriste në Afrikën e Veriut. Somalia e cila nuk kishte qeveri qendrore për dy dekada, ka qenë prej kohësh një strehë për terroristët, edhe pse ka pasur disa përmirësime të kufizuara në sistemin e saj politik dhe të sigurisë në fillim të këtij viti. Por sulmi brutal terrorist në një qendër luksoze në Keni muajin e kaluar ka ringjallur frikën rreth ekstremistëve të Somalisë të lidhur me Qaedan të njohur si Al Shabab, që morën përgjegjësinë për sulmin, dhe rreth zgjerimit të grupit dhe ndikimit të saj në Keni dhe më gjerë. Disa ekspertë thonë se rrethimi katër ditor i qendrës tregtare, që vrau më shumë se 60 njerëz, tregon shfaqjen më agresive të një udhëheqje Shabab, edhe pse grupi ka humbur territor dhe ndikim në shtëpi. Militantët kanë kërcënuar se do të intensifikojë sulmet në Keni, derisa trupat keniane që janë pjesë e një misioni të Bashkimit Afrikan të largohen nga Somalia. Ai mision i autorizuar nga Kombet e Bashkuara, është mbështetur nga avionët amerikanë që kanë në shënjestër udhëheqësit militantë. Gjatë gjashtë viteve të fundit, qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka dhënë qindra miliona dollarë në ndihmë ushtarake dhe humanitare. Kjo mbështetje i ka mundësuar forcës së Bashkimit Afrikan të bashkëpunojë me njësitë e ushtrisë somaleze, dhe të shtyjë Al Shabab jashtë kryeqytetit Mogadishu, dhe duke pasur parasysh zyrtarët atje të kenë një shans për të qeverisur. Që nga sulmi në qendrën tregtare, presidenti i Kenisë, Uhuru Kenyatta, ka thënë se nuk e ka në

B

plan të tërheqë trupat keniane. Uganda, Etiopia, Burundi dhe kontribuuesit e tjerë të mëdhenj në luftën anti-Shabab, duhet të zgjerojnë përfshirjen e tyre sepse qeveria e dobët, somaleze në mënyrë të qartë ka nevojë për mbështetje. Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Somalinë thotë se misioni kërkon helikopterë dhe automjete të blinduara si dhe shumë trupa. Megjithatë, veprimi ushtarak nuk do të bëjë punë. Al Shabab mirëmban mbështetje në mesin e disa somalezëve duke e paraqitur veten si mbrojtës të vendit të tyre nga forcat e huaja grabitqare. Vendet me një rrezik në një Somali më të qëndrueshme duhet të bëjnë një punë më të mirë të kundërveprimit. Për shembull, Kenia mund të ndihmojë duke i dhënë fund abuzimeve nga forcat e saj të sigurisë në misionin e Bashkimit Afrikan dhe forcave të saj të brendshme policore kundër somalezëve të cilët nuk e mbështesin Al Shabab. Fakti është se Kenia ka qenë peng për rrëzimin me dekada të gjata të Somalisë, e cila mblidhet në kufijtë e saj. Por qeveria në Nairobi nuk duhet të përdorë sulmin si një arsye për të mbyllur kampet e refugjatëve në Keni ose të marrë masa të tjera për të goditur somalezët në vend. Sulmi në qendrën tregtare tregon dëshirën e re nga Al Shabab dhe ndoshta bashkëpunimin në rritje me Al hixhretit, një qelizë ekstremiste në Keni. Me këto lloje të kërcënimeve, administrata Obama duhet të rrisë përpjekjet e veta për të shfarosur financimin e Al Shabab, duke përfshirë mbledhjen e fondeve në Shtetet e Bashkuara. Thashethemet se disa amerikanë ishin në mesin e sulmuesve në qendrën tregtare nuk janë provuar, por gjatë viteve të fundit disa somalezoamerikanë janë ndjekur penalisht për financimin e terrorizmit dhe disa qytetarë somalezo-amerikanë janë akuzuar mbi dyshimin e udhëtimit për të trajnuar dhe për të luftuar me Al Shabab. Një raport i Kongresit tha se më shumë se 20 të rinj nga Minesota besohet se kanë shkuar për të luftuar në Somali. Sulmi në qendrën tregtare ka treguar se Al Shabab mbetet një kundërshtar elastik dhe vdekjeprurës. Stabiliteti rajonal në Afrikën e Veriut do të varet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kenia dhe partnerët e tjerë duke gjetur mënyra efektive për të kontrolluar atë.

e mërkurë, 9 tetor 2013

Pete SINGER merikanët zakonisht flasin me tone nderimi për “mençurinë e baballarëve themelues” – që janë burrat që shkruan Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por mënyra në të cilën Dhoma e Përfaqësuesve e ka mbyllur Qeverinë amerikane - ose së paku shërbimet që nuk janë të domosdoshme - më shumë po i bën baballarët themelues të duken budallenj. Shkaku kryesor i krizës financiare ka rrënjë në besimin e baballarëve themelues në doktrinën e ndarjes së pushteteve. Kjo doktrinë gjithnjë ka qenë kundërthënëse në aspektin filozofik. Thomas Hobbes, duke shkruar gjatë kohës së luftës civile, kundërshtonte ndarjen e pushteteve, duke besuar se vetëm qeveria e centralizuar fort mund të siguronte paqen. John Locke më shumë shqetësohej me mbajtjen në fre të pushtetit monarkik dhe e konsideronte ndarjen e pushteteve të legjislativit dhe ekzekutivit si mënyrën e vetme për ta arritur atë. Duke qenë se kishin luftuar kundër asaj që njihej si tirania e Gjeorgjit të Tretë, revolucionarët amerikanë donin të siguroheshin që të mos krijohej asnjë tirani e ngjashme në shtetin e ri, të cilin po e themelonin vetë ata. Për ta bërë këtë ata shkruan doktrinën e ndarjes së pushteteve me kushtetutë. Si rezultat, asnjë president dhe asnjë anëtar kabineti i legjislaturës nuk mund të shkarkohet prej detyrës së vet zyrtare prej shumicës legjislative. Në të njëjtën kohë legjislativi kontrollon buxhetin dhe aftësinë e qeverisë për të marrë hua. Potenciali për qorrsokak është i pashmangshëm. Ne mund të mendojmë se baballarët themelues meritojnë lëvdata për faktin se Qeveria amerikane asnjëherë nuk është shndërruar në tirani. Ama, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për qeverinë e Britanisë, pavarësisht prej mungesës së një ndarjeje kushtetuese të pushteteve ndërmjet legjislativit dhe ekzekutivit - në të vërtetë, pavarësisht mungesës së një kushtetute të shkruar përmbledhtas. Kushtetuta nuk kanë as ishkolonitë britanike, si Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja, e as nuk

A

Shkaku kryesor i krizës financiare ka rrënjë në besimin e baballarëve themelues në doktrinën e ndarjes së pushteteve. Kjo doktrinë gjithnjë ka qenë kundërthënëse në aspektin filozofik. Britania e Madhe dhe ish-kolonitë e saj, Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja, nuk kanë fare ndarje pushtetesh dhe as kushtetuta të shkruara, por qeveritë nuk mund të mbyllen prej përfaqësuesve të popullit

janë bërë tirani. Sidoqoftë, për dallim prej Shteteve të Bashkuara, kryeministri dhe zyrtarët e lartë të kabinetit qeveritar të këtyre vendeve janë deputetë, dhe ata mbajnë postet e tyre ekzekutive qeveritare vetëm derisa të kenë mbështetjen e shumicës parlamentare të Dhomës së Ulët )ose në Zelandën e Re, që ka vetëm një dhomë). Nëse Parlamenti ia mohon qeverisë të drejtën e menaxhimit të fondeve qeverisë, që i duhen për realizimin e projekteve, qeveria bie dhe zëvendësohet prej një qeverie të re, mbase emëron një qeveri të përkohshme derisa të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Marrë parasysh krisjen themelore të Kushtetutës amerikane, çka nuk është e pashmangshme, nuk është vetëm kriza e tanishme, por fakti se bllokada të tilla ndërmjet legjislativit dhe ekzekutivit nuk ka shkaktuar shpeshherë kaos. Kjo është e vërtetë për shumicën e përfaqësuesve amerikanë dhe për gatishmërinë e tyre për të bërë kompromis, me qëllim të shmangies së shkaktimit të dëmeve vendit, të cilit i shërbejnë - deri tani kështu ka qenë. Amendamentet kushtetuese në Shtetet e Bashkuara duhet të ratifikohen prej tri të katërtave të

shteteve, që do të thotë se tani për tani nuk ka asnjë prospekt realist të ndryshimit të Kushtetutës mjaftueshëm për ta kapërcyer çarjen që e ka bërë të mundshme krizën e tanishme. Por, një faktor tjetër që ka kontribuar në qasjen hiperpartizane të politikës së tanishme amerikane do të mund të ndryshohej pa amendamentimin e Kushtetutës. Mund ta rrokim këtë problem më së miri duke pyetur pse shumë anëtarë të Republikës Republikane, që kanë votuar në Dhomën e Përfaqësuesve për ta detyruar qeverinë të mbyllet nuk janë shqetësuar se taktikat e tyre - që pa dyshim se do t’i dëmtojnë shumë prej votuesve të tyre - do të nxisin përplasje elektorale. Përgjigjja është se provincat prej të cilave janë zgjedhur anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve janë manipuluar në përmasa të mëdha saqë shumica e demokracive të tjera do ta konsideronin të palogjikshme. Kjo ndodh për shkak se përgjegjësia për tërheqjen e vijave kufitare të provincave në përgjithësi bie në kurriz të legjislatorëve të shteteve, ku kontrolli partiak i ka duart e lira për të përfituar prej saj. Ditëve të sotme republikanët kontrollojnë shumicën e legjislaturave të shteteve, duke ua

mundësuar atyre të fitojnë shumicën e karrigeve të Dhomës së Përfaqësuesve, pavarësisht mungesës së mbështetjes së shumicës së publikut amerikan; në zgjedhjet për Kongresin në vitin 2012, kandidatët e Partisë Demokratike në shkallë kombëtare morën 1.4 për qind vota sesa republikanët. Manipulimi i besimit zgjedhor prej provincave ka kuptim më të madh sesa vetë fakti se Dhoma e Përfaqësuesve më nuk përfaqëson popullsinë si tërësi; kjo gjithashtu do të thotë se shumë sfidues nuk rrezikohen të humbin postin e përfaqësuesit në zgjedhje. Rreziku real veçanërisht në Republikën Republikane - vjen kryesisht prej atyre që e kanë të drejtën të garojnë sesa prej atyre në detyrë. Nëse do të provoni të dukeni i moderuar, rrezikoni të humbni, jo prej votuesve si tërësi, por në garën e nominimeve në Partinë republikane. Dikujt mund t’i shkojë mendja se gjakrat e ftohura në të dy partitë mund të arrijnë një marrëveshje të bazuar në pranimin se është në interes të Amerikës për të themeluar një komision gjithëpërfshirës për të tërhequr vija të drejta kufitare për të gjitha provincat elektorale për përfaqësim në Dhomën e Përfaqësuesve. Nuk ka asnjë pengesë kushtetuese në një aranzhim të tillë. Në ambientin e tanishëm amerikan të polarizimit ekstrem politik, një rezultat i tillë është pothuajse e pamundshme të bëhet një ndryshim kushtetues që përfaqësuesit e popullit të mos mund t’ia bllokojnë fondet qeverisë për të qeverisur. (Autori është profesor i bioetikës në Universitetin Princeton dhe profesor laureat në Universitetin e Melbournet. Në mesin e librave të tij përfshihen edhe “Animal Liberation”, “Practical Ethics”, “One World” dhe “The Life You Can Save”)

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE reklama


V ë s h t r im e

e mërkurë, 9 tetor 2013

Lavdrim LITA ë mënyrë ciklike në Maqedoni shfaqet fantazma e zgjedhjeve të parakohshme që frikëson stabilitetin e institucioneve dhe investitorët. Prej ditësh po qarkullon lajmi për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni, që pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm në pako me ato presidenciale. Mësohet se një lajm i tillë është konfirmuar me gjysmë zëri nga burime pranë partive opozitare maqedonase dhe qarqet politike qeveritare. Po ashtu mësohet se partitë politike kanë nisur një fushatë aktive duke bërë lëvizjet dhe kalkulimet e para për këto zgjedhje. Së fundi ka nisur edhe rigrupimi i kampit politik opozitar, por nga ana tjetër edhe një fushatë aktive e Qeverisë me projekte të ndryshme dhe vizita jashtë vendit. VMRO-DPMNEja e kryeministrit Nikolla Gruevski që avokaton kësisoj lajmesh duket më e interesuara për të hyrë në zgjedhje të parakohshme, sidomos pas projeksioneve negative të politikës së brendshme në planin ekonomik, investimeve dhe deficitit në buxhetin shtetëror, dhe asaj të jashtme ku përparimi euroatlantik është në vendnumëro. Kuptohet vetiu, duke

N

11

Fantazma e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni VMRO-DPMNE-ja e kryeministrit Nikolla Gruevski që avokaton kësisoj lajmesh duket më e interesuara për të hyrë në zgjedhje të parakohshme, sidomos pas projeksioneve negative të politikës së brendshme në planin ekonomik, investimeve dhe deficitit në buxhetin shtetëror, dhe asaj të jashtme ku përparimi euroatlantik është në vendnumëro marrë të mirëqenë hipotezën e zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni mund të parashikohej se partitë opozitare në Maqedoni do të ishin të favorizuara për një rezultat të mirë elektoral. Mirëpo, rigrupimi politik i opozitës është në faza fillestare. Përballja në zgjedhje do të jetë e mundshme për të sfiduar edhe udhëheqjen e re të opozitës maqedonase, e cila siç thuhet nuk ka krijuar ende një vizion të mirëfilltë dhe kapacitete reale për të drejtuar vendit për çështjet strategjike dhe zhvillimore. Partia më e madhe opozitare maqedonase Lidhja Social Demokrate (LSDM) ndonëse është e interesuar a-priori të hyjë në zgjedhje, kërkon të ndryshohet nenet e Kodit elek-

toral dhe të jepen më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po ashtu, partitë shqiptare opozitare shprehen të gatshme për të hyrë në garën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mirëpo këto parti politike nuk duket se kanë bërë ndonjë analizë politike të thellë të humbjes së zgjedhjeve lokale dhe nuk paraqesin në publik, përveç denoncimit të gjendjes aktuale, asnjë një ide a program të mirëfilltë të zgjidhjes së problemeve. Konstatimi i gjendjes së varfërisë së thellë, për shkak të mungesë të perspektivës, nuk do të thotë se ke një program për të shuar varfërinë dhe i jep perspektivë qytetarëve. Ndërkaq, zgjedhjet e parakohshme do të shërbenin për të dramatizuar situatën më shumë

se sa të rikonfigurojnë skenën politike të Maqedonisë dhe zgjidhjen e problemeve. Zgjedhjet e parakohshme që çojnë në ndryshim thelbësor të të qeverisë e ngadalësojnë rritjen ekonomike, tremb investimet dhe huton investitorët e huaj, po ashtu dhe integrimin euro-atlantik të Maqedonisë. Sido që të jetë, një gjë është e sigurt: fantazma e zgjedhjeve të parakohshme tremb partitë e pareformuara dhe pa vizion. Një parti me vizion të qartë qeverisës që synon të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve të saj, pavarësisht përkatësisë entike, punon çdo ditë dhe nuk e ka mendjen të provokojë çdo herë zgjedhje të parakohshme për të devijuar vëmendjen nga keqqeverisja.

Qetë  para dhe pas votimit Vlora ÇITAKU ita e mirë shihet në mëngjes thotë populli”. Përvoja jetësore e akumuluar me shekuj ka gjetur artikulim të qartë në shumë proverba që na janë thënë qysh kur kemi qenë fëmijë. Të jem plotësisht e sinqertë Jo gjithmonë besoj në to se përvojat shekullore – edhe dinë mos të jenë adekuate për kohërat tona. Konteksti po ashtu gjithmonë është faktor përcaktues. Megjithatë, nëse për një moment do t'i besonim verbërisht kësaj postulate, atëherë mund të themi që fushata që kemi nisur tani po ecën qetë. Do të mbaroj qetë po ashtu. Thënë të drejtën, përjashto ciklet e para zgjedhore menjëherë pas luftës, fushata në Kosovë gjithmonë ka shkuar mirë. Deri në ditën e zgjedhjeve. Pas mesnatës së ditës së zgjedhjeve na zinte mallkimi. Apo, siç do të thoshte populli me një thënie tjetër të shtrembëruar paksa, fillonte “stuhia pas qetësisë”. Një proces dhe një test që kalohej me sukses nga shumica e qytetarëve që zgjidhnin të jenë pjesë e procesit elektoral qoftë duke garuar, qoftë duke mbështetur dikë, e qoftë vetëm duke votuar,

“D

Masat e marra pas zgjedhjeve të kaluara, rivotimet dhe rinumërimet treguan qartë abuzimet nuk ishin në atë masë sa të përmbysnin rezultate dhe të ndryshonin peizazhin politik në Kosovë. AMA ishin të mjaftueshme për të cenuar integritetin e procesit zgjedhor dhe për t'i vënë një hije të zezë tërë vendit në arenën ndërkombëtare

shkelej dhe përbaltej pas mesnatës në disa kuti përmes së cilave synohej arritja e pushtetit personal apo partiak. Masat e marra pas zgjedhjeve të kaluara, rivotimet dhe rinumërimet treguan qartë abuzimet nuk ishin në atë masë

sa të përmbysnin rezultate dhe të ndryshonin peizazhin politik në Kosovë. AMA ishin të mjaftueshme për të cenuar integritetin e procesit zgjedhor dhe për t'i vënë një hije të zezë tërë vendit në arenën ndërkombëtare. Andaj, është shumë e

rëndësishme, jo vetëm të mos lejohen abuzimet, por edhe klima deri në ditën e zgjedhjeve, e posaçërisht pas mbylljes së vendvotimeve dhe hapjes së kutive të votimit të jetë e qetë dhe konstruktive. E kjo nuk është në dorën e qytetarëve. Kjo

është në dorën e liderëve të partive tona politike, përfshi asaj ku jam unë. Është vendimtar për të ardhmen e vendit që ky proces jo vetëm të kalojë pa kokëdhimbje, por të jetë shembullor. Mesazhet që do të përçohen nga liderët tanë tek strukturat partiake që bëjnë barrën e procesit dhe mobilizimit të votuesve janë vendimtare. Edhe më të rëndësishme janë mesazhet që do të përçohen tek ata që do të administrojnë numërimin. Këtu zonja Daka si udhëheqëse e Komisionit Qendror Zgjedhor nuk ka shumë në dorë. Përfaqësuesit e partive politike në KQZ, qoftë në nivelin qendror qoftë në atë lokal, të gjithë pa përjashtim, duhet ta kenë të qartë që me 3 nëntor ata nuk janë militant partiakë në "mbrojtje" të Partisë. Por duhet të jenë ushtarë në mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor, pavarësisht prej partisë që e përfaqësojnë. Në prag të nisjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe në një fazë finale të procesit të liberalizimit të vizave Kosova assesi nuk mund ta përballojë që me 4 nëntor të gdhijë me një proces të cenuar zgjedhor. Për të ardhmen evropiane të vendit, dështimi për të mbajtur zgjedhje të lira do të kishte dimensione fatale. Shpresoj që secila parti politike në Kosovë ta ketë të qartë këtë punë. Ç’është me rëndësi - për

më tepër, për herë të parë pas 14 vitesh zgjedhjet do të mbahen në tërë territorin e Kosovës. Me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Për Kuvende komunale që përjetësisht do të punojnë me ligje kosovare. Fola jo rastësisht më herët për kontekstin. Për frymën që ndërtojmë deri ditën e zgjedhjeve. Jam e kënaqur që shumica e partive politike, bëjnë ftesë për fushata të qetë. Është për keqardhje, që aty këtu, ndonjë subjekt politik qysh tani mbjellë dyshime në procesin. Qysh tani projektojnë "vjedhjet" që do të bëjnë të tjerët për të justifikuar humbjen e tyre e cila po paralajmërohet nga sondazhet e ndryshme interne. Kjo është e papranueshme dhe duhet të ndalet. Vota nuk ruhet duke mbjellë dyshime në opinion publik një muaj para hapjes së vendvotimeve që të nxitet skenari i “profecisë së vetëpërmbueshme”. Integriteti i zgjedhjeve nuk ndërtohet duke dhënë deklarata për apokalipsin elektoral që na pret me 3 nëntor nëse subjekti i im apo i yti nuk del fitimtar. Pos qetësisë në fushatë dhe përmbajtjes në numërim, e rëndësishme është edhe përulja para vullnetit të popullit dhe pranimi dinjitoz i rezultateve. (Autorja është nënkryetare e PDK-së dhe ministre e Integrimeve Evropiane)

REDAKSIA “Z H U R N A L P L U S ” JO GJITHMONË PA JTOHET ME MENDIMIN E AUTORËVE


S h ow b iz

12

e mërkurë, 9 tetor 2013

Scherzinger, një gjykatëse sexy Mesazhi i Nicole Scherzinger, transmetuar në një talent-show britanik i ngjashëm me "The Voice", kishte si qëllim që të afronte të interesuarit që të merrnin pjesë në program dhe të punonin me të. Megjithatë, pak do të kenë dëgjuar përmbajtjen e videos,

Alban Mehmeti, i ka dhënë fund beqarisë Këngëtari Alban Mehmeti i cili pas largimit nga bendi “Aurora” mori këngën në duart e tij, i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e së hënës. Në mesin e familjarëve, miqve dhe kolegëve këngëtarë, këngëtari i mirënjohur ka kurorëzuar dashurinë e tij ndaj Fjolla Svirca, me martesë. Ndonëse martesa e Albanit është bërë në mënyrë private dhe pa gazetarë, kur je fytyrë publike nuk mund të shpëtosh pa u ndjekur, shkruajn mediat vendore. E kështu në faqe të ndryshme nëpër rrjete sociale janë publikuar foto të ndryshme gjatë ceremonisë, ku çifti duket të jenë shumë të lumtur.

në të cilën 35-vjeçarja shfaqi linjat e saj të mrekullueshme. E filmuar në Antigua, video e gjykatëses me bikini të bënte tërësisht për vete mes bukurive te ishullit te Karaibeve dhe gjykateses sexy, ndërsa më shumë se sa vetë spektaklit, i bënte reklamë këngëtares së

Edhe serbët të “çmendur” pas këngës shqiptare Njëra ndër këngët shqipe më të klikuara deri më sot në Youtube, ka “simotrën” e saj edhe në gjuhën serbe, e lansuar po ashtu në Youtube. Hiti i verës që shkoi “Të ka lali shpirt”, kënduar nga Silva Gurbardhi ft. Mandi ft. Dafi, vetëm pak kohë pas lansimit të saj në Youtube, ka fituar “sozien” e saj në gjuhën serbe. Kënga “Samo namigni” (shqip: “Vetëm ma shkel syrin), e kënduar Viki (Violeta) Milkoviq & Dado (Damir) Polumenta, është edituar në Youtube vetëm një muaj pas këngës origjinale “Të ka lali shpirt”. Në diçiturat e tyre në Youtube kanë vetëm një zë të përbashkët, autorin e muzikës. Në të dyja diçiturat shkruan se autor i muzikës është Alfred Sula. Të dhënat tjera janë të ndryshme. Në versionin shqip të këngës Sula shfaqet edhe në rolin e orkestruesit, ndërsa orkestimin e versionit serb të këngës e ka bërë Dragan Tashkoviq –Tashke. Por, edhepse bëhet fjalë për

të njëjtën këngë, tekstet e tyre janë shumë të ndryshme. Ato kanë të përbashkët temën – dashurinë, por dallojnë karakteret e tyre. Në vesionin shqip ka më shumë përkëdheli, më shumë shprehje të dashurisë, ndërsa në versionin serb ka brenda shprehje të dashurisë dhe refuzim, ka lajka e lutje, por edhe shpoti e përçmim… Njohësit e muzikës do të vënë re dallime të konsiderueshme midis dy versioneve të këngës, ndërsa dëgjuesit më të

vëmendshëm do të vënë re probleme serioze në marrëdhëniet e metrit të tekstit me ritmin e muzikës… Nuk thuhet kot, edhe kopja më e mirë është më e keqe se origjinali i dobët. Në fund të fundit, dallimi midis dy versionave shprehet edhe në numrin e klikimeve. Versioni shqip “Të ka lali shpirt”, deri më tash ka mbi 27 milionë klikime në Youtube (saktësisht 27.222.643), ndërsa versioni serb “Samo namigni” ka rreth 22 milionë klikime më pak (4.702.536).

Irina Shayk si Marylin Monroe

Një javë më parë, Irina Shayk pozoi nudo për fotografin Sebastian Faena duke tërhequr vëmëndjen e të gjithë botës, ndërsa tani ka vendosur të pozojë më me klas duke tentuar të imitojë ikonën e televizionit Marylin Monroe. "Koha për tu bërë bionde.

Afërdita Dreshaj, gjithmonë aktive

Ja femra më seksi mbi Tokë

Modelja dhe këngëtarja, Afërdita Dreshaj, çdo herë është active në rrjetet sociale. Ajo nuk përton të na tregojë për planet dhe aktivitetet e saja. Afërdita, thuajse çdo ditë freskon profilin e saj, qoftë kur kalon një ditë me familjen e saj, shopping, fitnes, si dhe mbrëmje të ndryshme. Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, këngëtarja në fjalë thuhet se po shoqërohet me këngëtarin turk Bülent Serttaþ.

Scarlett Johansson është shfaqur sërish imazhi i kopertinës së revistës së njohur “Esquire”. Shtatë vjet më parë nga e njëjta revistë Johansson u shpall si femra më seksi mbi Tokë. Ky titull i lakmuar i revistës për meshkuj, e bën Scarlett të parën ndonjëherë që arrin të renditet dy herë në koopertinë si femra më e bukur e planetit. Një vit më parë, fituese e "Esquire" ishte një tjetër aktore e mirënjohur, 28-vjeçarja Mila Kunis.

reklama

famshme. Njëkohësisht, transmetimi mund të ketë qenë i vështirë për t'u ndjekur prej Lewis Hamilton, pilotit të Mercedes, i cili nuk kishte kohë të mjaftueshme për të mbajtur në këmbë lidhjen e tij me Scherzinger pas katër vitesh së bashku.

Pas skene. Harper's Bazaar me Carine Roitfeld dhe Shya Sasha", shkruan super-modelja ruse në profilin e saj në Instagram. Një look që ngjason shumë me Marylin jo vetëm nga ngjyra dhe stili i flokëve, por edhe për veshjen e saj që të rikthen pas në kohë.


e mërkurë, 9 tetor 2013

Fa s h io n

Jeleku, trend i ri nga java e modës njujorkeze e bluzat e shkurtra, por kësaj radhe Trendi bardh e zi vazhdon gjithashtu edh rën 2014 është totalisht e popullardiçka që filloi dimrin e kaluar, për Pranve . Në javën e modës njujorkeze, mund të dës mo e nën ske në t ehe kth ku jele r, izua ë këtë veshje si njërën nga më të mirat shihnim sesi disenjatorët e shfrytëzojn on Wu, Victoria Beckham dhe Helmut në imazhin e tyre minimalist afarist. Jas të cilët e promovuan këtë trend të ri. Lang, ishin vetëm disa nga disenjatorët

reklama

13


R a jo n / B o t ë

14

e mërkurë, 9 tetor 2013

Lampeduza, numri i viktimave shkon në 232 Zhytësit italianë kanë rikuperuar dhjetëra trupa të tjera nga anija me emigrantë afrikanë e përmbysur gjatë së enjtes. 38 trupa u nxorën nga trupi i anijes, pjesë që zhytësit e kanë pasur të pamundur ta arrinin më herët. Numri zyrtar i të vdekurve ka shkuar në 232.

Sipas një oficeri të marinës, zhytësit kanë nxjerrë në sipërfaqe “një mur me njerëz”, duke shtuar se trupat e viktimave ishin “aq të ndërthurura me njëri-tjetrin” sa që ishte tepër e vështirë të ndaheshin. Anija u përfshi nga flakët dhe u fundos pranë ishullit siçilian të

Jemen, lëvizje e kufizuar e diplomatëve

KB-ja i kufizon mundësitë për lëvizjen e lirshme të të punësuarve të saj në Jemen deri në pastrimin e situatës pas vrasjes së një nëpunësi gjerman të Ambasadës në Sanë. Kjo u kumtua nga Sektori për siguri dhe mbro-

jtje të KB-së. "Personeli i KB-së është i obliguar të qëndrojë në shtëpitë e tyre. Dalja nga qyteti dhe shëtitja në dyqane ndalohet. Situata është e pasigurt dhe të punësuarit duhet të jenë të kujdesshëm", thuhet në dokument. Disa misione të huaja diplomatike në Jemen i kanë njoftuar autoritetet se anulojnë takime në ambasadat me përjashtim të takimeve me liderët shtetërorë. Masat e sigurisë rreth ambasadave, hoteleve dhe qendrave tregtare janë përforcuar pas vrasjes së një të punësuari në Ambasadën gjermane në Sanë të dielën.

Kimun: Ekip 100 anë tarësh në Siri Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban KiMoon, ka rekomanduar që detyra për eliminimin e armatimit kimik të Sirisë të ndahet ndërmjet OKB-së dhe Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik, ku duhet të angazhohen rreth 100 anëtarë. Kjo letër ishte përgjigje ndaj rezolutës së muajit të kaluar të Këshillit të Sigurimit, me të cilën urdhërohet që arsenali i armatimit kimik të Sirisë të sigurohet dhe shkatërrohet, dhe kërkohet nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së që t’i paraqes rekomandimet për rolin e Kombeve të Bashkuara në

shkatërrimin e armatimit kimik në Siri. Të dielën, një ekip i Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik për të parën herë ka mbikëqyrur personelin sirian gjatë shkatërrimit të një pjese të arsenalit të armatimit kimik të Sirisë, përfshirë koka raketore dhe raketa.

Ishspiuni Snowden, pazar në Rusi Faqja ruse e internetit, Lifenews, e konsideruar pranë shërbimeve sekrete ruse, ka publikuar të hënën foto të Edward Snowden, ish-spiuni amerikan, teksa bën Pazar në Rusi, vend që i ofroi azil politik. Supozohet që ish-kontraktori i NSA-së, që denoncoi programin e përgjimeve të qeverisë amerikane, të ndodhet në Moskë, edhe pse nuk ka asnjë element që e konfirmon këtë. Në foto ai shfaqet teksa shtyn një karrocë me produkte të blera. Sipas faqes së internetit, bëhet fjalë për kon-

Zyrtarët qeveritarë të Tunizisë kanë deklaruar se një numër i grave tuniziane kanë udhëtuar në Siri për të marrë pjesë në të ashtuquajturin "xhihad i seksit", një fushatë e supozuar për të shërbyer si relaks për luftëtarët që e kundërshtojnë regjimin e presidentit Bashar Al Asad. Zyrtarët që kanë folur për AFP-në në kushte anonimiteti, kanë lënë të kuptohet se dukuria e këtyre grave ishte më e përhapur sesa mendohej më parë, transmeton Zhurnal. "Së paku 15 gra tuniziane kanë shkuar në Siri, shumica për t'u përkujdesur për luftëtarët dhe për t'u marrë me përkujdesje sociale. Por, disa prej tyre janë detyruar që të kenë marrëdhënie seksuale me luftëtarët. Katër prej tyre u kthen në Tunizi, ndërsa njëra ishte shtatzënë. Ajo ka deklaruar se ishte përkujdesur për

firmimin se Snowden ndodhet në Rusi dhe se gëzon njëfarë lirie, edhe pse ka truproje personale, siç kishte njoftuar më parë avokati i tij Anatoli Kucerena. Lifenews nuk lë pa vënë në dukje se ish-spiuni e ka mbushur karrocën sipas stilit amerikan dhe që herë pas here shkel rregullat e qarkullimit rrugor duke mos përdorur vijat e bardha. Por, mbi të gjitha, faqja e afërt me FSB-në thekson se Snowden bredh nëpër Rusi në një kohë kur Shtetet e Bashkuara e kërkojnë ende.

Lampeduzas. Vetëm 155 vetë i kanë mbijetuar aksidentit, që ndodhi rreth 1 km larg brigjeve siçiliane. Operacioni për rikuperimin e trupave të tjerë nga trupi i anijes së mbytur është pezulluar gjatë natës, por do të vazhdojë sërish ditën e martë.

Dhjetra-mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë mes vështirësish të shumta nga Afrika Veriore drejt Siçilisë apo ishujve të tjerë italianë çdo vit, duke i bërë të shpeshta të tilla aksidente, por ai i javës së kaluar ka qenë ndër më me shumë të vdekur në histori. Anija gjendet rreth 47 m në

thellësi, gjë që detyron zhytësit të qëndrojnë vetëm për një kohë të shkurtër në thellësi. Të gjithë

VAZHDON KRIZA POLITIKE NË SHBA

Obama kërkon zgjidhje, akuza republikanëve Demokratët, duke përfshirë presidentin Obama, vazhdojnë të rezistojnë, të zemëruar se një grup i vogël republikanësh konservatorë në Dhomën e Përfaqësuesve janë të gatshëm të mbyllin qeverinë me shpresa për të detyruar Shtëpinë e Bardhë të bëjë lëshime

dërkohë që mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane vazhdon në Uashington, zhgënjimi mes figurave kryesore të të dy palëve duket se po rritet. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner shpreson se mbyllja do të detyrojë të sjellë në tryezën e negociatave presidentin Barack Obama dhe aleatët e tij demokratë për të diskutuar mbi çështje që përfshijnë ligjin e sigurimeve shëndetësore të presidentit dhe shpenzimet e qeverisë në përgjithësi. “Kjo nuk është një lojë. Unë thjeshtë po kërkoj që ne të ulemi dhe të bisedojmë me njëri-tjetrin, ashtu siç pret populli amerikan” ka theksuar Obama Por demokratët, duke përfshirë presidentin Obama, vazhdojnë të rezistojnë, të zemëruar se një grup i vogël republikanësh konservatorë në Dhomën e Përfaqësuesve janë të gatshëm të mbyllin qeverinë me sh-

N

presa për të detyruar Shtëpinë e Bardhë të bëjë lëshime. “Nuk mund të negociohet kur i drejton tjetrit armë zjarri. Ose më keq akoma, kur ia drejton armën popullit amerikan duke e kërcënuar me mbyllje të qeverisë” ka theksuar ai Ligji i sigurimeve shëndetsore hyri në fuqi në 2010-ën. Republikanët janë përpjekur dhe kanë dështuar disa herë të heqin fondet për ligjin ose ta bllokojnë atë. Ky ligj është bërë edhe një element motivues për grupet konservatore të lëvizjes “Tea Party”, grupe tek të cilat varen ligjvënësit republikanë për t’u zgjedhur. Profesori i njohur i shkencave politike të Universitetit të Virxhinias, Larry Sabato, thotë se beteja e vazhdueshme rreth ligjit të sigurimeve shëndetsore të presidentit e ka zanafillën që kur u miratua në Kon-

gres vetëm me vota demokratësh. Republikanët konservatorë thonë se gadishmëria e tyre për të mbyllur qeverinë pasqyron pikëpamjen e shumicës së njerëzve që ata përfaqësojnë, të cilët po u kërkojnë një qëndrim më agresiv ndaj presidentit Obama. Strategu politik demokrat Stan Greenberg vë në dukje një ndjenjë të thellë zhgënjimi dhe zemërimi nga republikanët sipas një studimi të kohëve të fundit. “Ata mendojnë se presidenti Obama ia ka dalë mbanë me miratimin e axhendës së tij. Se ai i ka gënjyer njerëzit dhe miratoi axhendën e tij socialiste. Sipas tyre problemi në Uashington nuk është bllokimi i procesit, por problemi është dobësia e republikanëve, që nuk kanë qenë në gjendje ta ndalojnë presidentin në ndryshimin e vendit” ka theksuar ai

AFP: Gra tuniziane në Siri për “xhihad seksual” Zyrtarët që kanë folur për AFP-në në kushte anonimiteti, kanë lënë të kuptohet se dukuria e këtyre grave ishte më e përhapur sesa mendohej më parë luftëtarët dhe kishte pasur marrëdhënie seksuale me ta", kanë thënë këta zyrtarë. Vlerësohet se ato kanë qenë të indoktrinuara nga propaganda e zhvilluar në internet. Në shtator, ministri i brendshëm tunizian Lotfi ben Jeddou, kishte deklaruar se gra tuniziane kishin shkuar në Siri ku kishin pasur marrëdhënie seksuale me 10, 30, deri 100 luftëtarë. Sipas tij, aferat seksuale arsyetoheshin në emër të "jihad al-nikah", që interpretohet si 'luftë e shenjtë seksuale".

trupat e viktimave që gjendeshin rreth anijes apo në kuvertën e saj janë ngjitur në sipërfaqe, sipas policisë, por ka edhe dhjetra të tjerë të mbetur brenda anijes. “Jam i sigurt se pjesa më e vështirë e operacionit do të nisë tani. Teknikisht, do të jetë një operacion tepër sfidues”, tha zhytësi i Rojes Bregdetare, Rocco Pilon, për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Disa prej ndjekësve të vijës së ashpër salafiste e kanë lejuar marrëdhënien me shumë partnerë, në emër të luftës së shenjtë. Ndërkohë, drejtuesi i Shoqatës Bamirësie për Tunizianët e Larguar, Badis Koubakji, ka thënë se me dhjetëra gra tjera tuniziane besohet se kanë mbetur ende në një kamp në provincën Iblid, në veriperëndim të Sirisë. Ai ka thënë se ministri i brendshëm tunizian nuk ka dhënë informata të plota për këtë çështje. Koubakji thotë se gratë janë të moshës 17 deri në 30 vjet, ndërsa ngurrojnë

Nga ana tjetër, demokratët duken të bashkuar në mbështjen e tyre ndaj presidentit dhe ligjit për sigurimet shëndetsore dhe e shohin mbylljen e qeverisë si një shantazh politik. Disa analistë politikë janë të shqetësuar se kjo prirje në rritje e betejave me rreziqe të mëdha do të bëhet “normalja e re” për politikën amerikane. John Fortier nga Qendra Politike Dypartiake në Uashington thotë se të dy partitë janë më të përqëndruara në zgjerimin e bazës së tyre politike se sa për të bashkëpunuar me njera tjetrën. Zgjedhjet e 2014-ës për në Kongres janë pak më shumë se një vit larg dhe do t’u ofrojnë votuesve mundësinë për të kërkuar një ndryshim në mënyrën se si do të qeveriset vendi, ose për të pranuar të njëjtët udhëheqës për të ardhmen. të flasin për përvojat e tyre për shkak se familjet tentojnë të "mbrojnë nderin e tyre". Organizatat joqeveritare i kanë bërë thirrje qeverisë së Tunizisë që të kontrollojë rrjetet që organizojnë dërgimin në Siri të grave të reja. Ndërkohë, ministri i brendshëm tunizian Jeddou, ka deklaruar se kanë shtuar kontrollet në aeroporte, ndërsa ka thënë se prej se e ka marrë detyrën, afër 6 mijë të rinj janë parandaluar që të shkojnë në Siri. Mediat lokale në Tunizi kanë publikuar rrëfime anonime të grave të kthyera nga Siria, por AFP nuk ka arritur që t'i konfirmojë. Sipas mediave, në 15 vjetët e fundit, mijëra tunizianë i janë bashkuar luftëtarëve në Afganistan, Irak, e Siri, ndërsa besohet se shumica prej tyre kanë udhëtuar nëpër Turqi dhe Libi.


S p e c ia le

e mërkurë, 9 tetor 2013

Nëse kryerja e obligimeve nuk arrijnë që besimtarin ta përgatisin e ta nxisin në vepra të mira, respektivisht, për të flijuar, ndonëse edhe e përmbajnë këtë qëllim, atëherë e shndërrojnë në formalizëm të thjeshtë. Nga fryma e të gjitha mësimeve islame kuptohet se vetëm me flijim vepër të mirë tregohemi dhe vërtetohemi si mysliman dhe njerëz në përgjithësi

15

Therja e kurbanit  akt i dëgjueshmërisë dhe falënderim

Prof. Ibrahim IDRIZI urbani si detyrim fetar paraqet një akt shumëdimensional, por para së gjithash, tregon dashurinë tonë ndaj All-llahut, Furnizuesit të gjithëçkafit dhe falënderimin për mirësitë e dhuruara duke e shprehë gjithë këtë me dëgjueshmëri dhe nënshtrim të plotë ndaj Tij. Pra, në këtë shkrim kemi për qëllim që pak a shumë të ndriçojmë aspektin e brendshëm të flijimit që përmban kurbani, e i cili duhet të depërtojë thellë në shpirtin e secilit besimtar dhe të lejë gjurmë në veprat e tij në njërën anë dhe në anën tjetër të shprehë (paraqet) momentin më të rëndësishëm në jetën e çdo besimtari. Në këtë mënyrë, pra, secili besimtar duhet të përgatitet për një gjë të këtillë dhe të formojë një vetëdije të plotë shpirtërore për këtë urdhëresë të All-llahut xh.sh. Nëse shikohet historikisht do të vërtetojmë dhe do të bindemi se prej kohërave më të vjetra njerëzit kanë bërë flijime të llojllojshme vetëm e vetëm për të zbutur hidhërimin e Perëndisë siç ishte rasti te egjiptianët e vjetër ose për t’iu dorëzuar, nënshtruar dhe për t’iu afruar All-llahut xh.sh. siç është rasti i dorëzimit të Ibrahimit a.s. All-llahut xh.sh. i cili edhe të birin e vet nuk e kurseu për ta flijuar. Flijimet e këtilla që vazhduan në traditën e besimit të pejgamberëve, zeniti i të cilëve ishte Islami, paraqitnin shkallën më të lartë të devotshmërisë dhe besimit të tyre. Islami gjithashtu përmban flijimin që duhet ta bëjë myslimani, por, ai i dha një kuptim tjetër duke e vendosur në një peshojë të etikës njerëzore, duke përdorur metodat më humane me qëllim të përgatitjes dhe të aktivizimit të njeriut për një angazhim dhe veprim më të gjallë për të dhënë kontributin e vet për të tjerët, respektivisht, për të mirën e bashkësisë islame, madje sipas nevojës të flijojë pasurinë e vet, fëmijët e vet, po edhe vetveten. Në fjalën tonë të shkruar më shumë flasim për aspektin e jashtëm të kurbanit sesa për aspektin e brendshëm të tij, i cili luan rolin kryesor në shpirtin dhe jetën e myslimanëve në përgjithësi. Nisur nga kjo edhe ne morëm përsipër t’i shkruajmë disa rreshta vetëm e vetëm që të japim një vështrim për atë që përmendëm më lartë. Kurbani në versionin islam ka edhe domethënie pedagogjike-humanitare. Ndonëse, në themel të çdo vepre qëndron edhe flijimi si peshojë e vlefshmërisë dhe e dobisë së saj. Çdo vepër, në të vërtetë, matet sipas sakrificës (flijimit) që përmban në vete. Madje, të gjitha obligimet fetare islame,veç tjerash, kanë për qëllim të edukojnë dhe ta përgatitin besimtarin për kryerjen e veprave të mira dhe të dobishme, në të mirën dhe dobinë e

K

Në këtë drejtim kemi fakte historike sepse për tridhjetë vitet e kaluara myslimanët e trojeve tona zbatimin e këtij lloji të ibade tit e realizuan përmes dhurimit të kurbaneve të tyre Medresesë Isa Beu në vendin tonë. Ky flijim i popullatës myslimane për Medresenë Isa Beu është një gjenerator i fuqishëm në prodhimin e kuadrove (ulemave, dijetarëve) të cilët kanë ngritur dhe po ngritin Fjalën e Krijuesit dhe praktikën e më të dashurit të Tij Muhamedit s.a.v.s, në çdo familje, në çdo fshat , në çdo qytet dhe kështu, po zgjeron hapësirat e sundimit të Islamit në formën më të bukur, ate të diturisë dhe edukatës si mirësi më e madhe e Krijuesit. Duke dhuruar kurbanët tuaj në Medresenë Isa beu bëheni ushtar të fjalës së parë të Allllahu Fuqiplotë, sepse, në këtë mënyrë bëheni hisedar të përhapjes së besimit dhe kultivimit të vlerave të mirëfillta të Islamit nëpër familjet tona. Ky shoqërorizim i kurbanit për Medresenë është një armë të cilës ia kanë frikën të gjithë armiqtë e saj, sepse të kesh njerëz të ditur dhe të profesionalizuar në zbatimin e mësimeve Islame, është një e arritur madhore dhe e jashtëzakonshme. Një ndër porositë më madhore të islamit është ushqimi i shpirtit me edukatë dhe dituri. Nëse e ushqejmë shpirtin me edukatë dhe di turi do të thotë se e kemi ngopur me mirësi dhe devotshmëri shpirtin tonë ndaj Krijuesit. Ndaj, përmes flijimit, sakrificës (kur banit) që i dhurohet Medresesë ne arrimë të ndërtojmë individëushtarë të dijes që për përhapjen e idesë islame të flijojnë më të shtrenjtën e tyre. bashkësisë së tij. Pra, me të drejtë mund të themi se namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi janë një parapërgatitje për momentin më të lartë humanitar dhe më të vlefshëm në jetën e myslimanëve. Ky moment, pa dyshim është, prerja e kurbanit si karakteristikë dhe model i çdo sakrifice për besimtarët, që për të mirën dhe rrugën e All-llahut xh.sh. të mos kursejë asgjë, madje as vetveten. Nuk urdhëroi All-llahu xh.sh. rastësisht që prerja e kurbanit të bëhet pas kryerjes së pesë konditave të fesë, e as para faljes së namazit të Kurban Bajramit. All-llahu xh.sh. e urdhëroi të presë kurban atë që ka mundësi, që i plotëson kushtet që nevojiten për therjen e tij, por pasi t’i ketë zbatuar obligimet e domosdoshme të fesë, sepse përndryshe kurbani nuk do të arrijë vlerën ose qëllimin e vet më të lartë shpirtëror. Vetëm në këtë mënyrë besimtari do të mund të jetë i vetëdijshëm dhe i përgatitur që për interesat dhe dobinë e Islamit të flijojë mallin, të birin e vet, siç e kemi rastin e Ibrahimit a.s. me të birin e vet Ismailin a.s. dhe përgjigjja e tij babit të vet që të flijohet vetëm e vetëm që urdhri i All-llahut xh.sh. të shkojë në vend. “O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti? Ai tha: O babai im punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse di All-llahu, prej të durueshmëve. E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit, dhe përmbysi atë në fytyrë (në ballë). Ne e thirrëm atë: O Ibrahim! Ti tash e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët.” (Es-Saffat: 102-105).

Nëse kryerja e obligimeve nuk arrijnë që besimtarin ta përgatisin e ta nxisin në vepra të mira, respektivisht, për të flijuar, ndonëse edhe e përmbajnë këtë qëllim, atëherë e shndërrojnë në formalizëm të thjeshtë. Nga fryma e të gjitha mësimeve islame kuptohet se vetëm me flijim - vepër të mirë tregohemi dhe vërtetohemi si mysliman dhe njerëz në përgjithësi. Me këtë dhe vetëm në këtë mënyrë tregojmë besimin tonë të drejtë në All-llahun xh.sh. (imanin), vlefshmërinë e namazit tonë, agjërimit, zekatit, haxhit etj. Pa dyshim Kur’ani dhe Hadisi na udhëzojnë neve se kuptimi themelor i imanit (besimit) është flijimi dhe vepra e mirë. Andaj, në Kur’an vepra e mirë (amelu salih) është sinonim i Imanit. Gati se në të gjitha vendet ku përmendet Imani (besimi) hasim edhe fjalën amelu salihat (vepra të mira). Hadithi si shpjegues i fjalës së All-llahut xh.sh. në këtë është ende shumë më preciz. Muhammedi a.s. në shumë hadithe të veta qartë na e tërheq vërejtjen se nuk ka dhe s’mund të ketë besim të drejtë pa vepër të mirë, gjegjësisht, pa flijim për interesat e përgjithshme të Islamit dhe të besimtarëve. E gjithë kjo pa kurrfarë përjashtimi, lidhet edhe me namazin, me agjërimin si edhe me institucionet e tjera islame. Në Kur’an dhe Hadith qartë është precizuar se këto institucione domosdo të aplikohen dhe të vërtetohen në praktikë dhe sjelljen e besimtarit përmes përgatitjes së tij për sakrificë dhe vepër të mirë. Kështu me analizimin e çdo instance dhe parimi islam, padyshim do

të vijmë në të njëjtin përfundim, dhe do të bindemi se të gjitha këto parime si cak të fundit kanë për qëllim flijimin dhe veprat e mira. Nga e gjithë ajo që e potencuam më lartë në mënyrë shumë të shkurtër mbi thelbin e therjes së Kurbanit, duke e ndërlidhur thjesht me obligimet e tjera islame, mendoj se mund të nxjerrim edhe disa urtësi të kryerjes së këtij detyrimi (vaxhibi) edhe pse në këtë rast mund të themi se All-llahu i Mëshirshëm më së mirë e di se për çfarë arsye dhe nga cila urtësi na ka obliguar neve me llojet e caktuara të adhurimeve (ibadeteve) dhe formën e kryerjes së tyre. Mirëpo, ne do të përpiqemi që në disa pika të shkurta, në bazë të argumenteve që posedojmë, të përmendim arsyet dhe urtësitë e therjes së Kurbanit. Si urtësi e parë është: Të afruarit All-llahut të Gjithmëshirshëm (Tekarrub ilallah),i cili në Kur`anin e Madhëruar thotë: “Thuaj: Namazi im,kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve! “ (El-enam,162). Po ashtu thuhet : “Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, port tek Ai arrin bindja (devotshmëria) e juaj…” (El-Haxhxh, 37). Pra, siç shihet urtësia themelore e kryerjes fetare të kësaj detyre të Kurbanit është afrimi All-llahut xh.sh.. Urtësia e dytë qëndron në: Falenderimin e bërë All-llahut xh.sh. për të mirat dhe begatitë e dhuruara dhe se gjithçka Ai ia nënshtroi njeriut. Allllahu i Lartësuar në Kur`anin e Ndershëm thotë: “ E devet (therrjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispoz-

itave të All-llahut, e ju prej tyre keni dobi,andaj përmendnie emrin a Allllahut duke qenë ato ( të përgatitura për therrje ) në këmbë, e kur të shtrihen ato në tokë,hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atë që lyp. Ashtu,ato ua vëmë në shërbimin tuaj që ju të jeni mirënjohës.” (El-Haxhxh,36) Urtësia e tretë është: Ringjallja e praktikës së Ibrahimit a.s. All-llahu i Gjithëdijshëm në Kur`anin Famëlartë thotë: “ E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe përmbysi atë në fytyrë (në ballë). Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim! Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët! Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë. Ne shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm. Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.“ (ES-Safat,103-108) Transmetohet nga Xhabir b. Abdullahu se Muhamedi a.s. në ditën e Kurban Bajramit i therte dy kurbanë të trashë të tredhur dhe para therjes lexonte lutjen (duanë) e Ibrahimit ashtu siç përmendet në Kur`anin e Ndershëm: “Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën,larg besimeve të tjera,unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok! (ElEn`am,79) Urtësia e katërt është se: Therrja e kurbanit është tregues dhe shenjë e devotshmërisë në kryerjen e dispozitave të All-llahut të Gjithmëshirshëm. Në Kur`anin e Famëlartë thuhet: “Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.” (El-Haxhxh,32)

Urtësia e pestë e Kurbanit është se: Therrja e kurbanit paraqet begati dhe nxitje të solidarizimit dhe gëzimit për manifestim me familjen, të afërmit dhe myslimanët në përgjithësi... Muhamedi a.s. ka thënë se ditët e teshrikut, janë ditë të ushqimit, pijes e gëzimit si edhe të përmendjes së emrit të All-llahut të Madhërishëm. Urtësia e gjashtë e therjes së kurbanit qëndron, (edhe pse ka shumë urtësi të tjera për të cilat nuk mund të flasim në këtë rast) në forcimin e vëllazërisë dhe afrimin në mes besimtarëve të tjerë të cilët bashkërisht marrin pjesë në therjen e kurbanit, si për shembull, atëherë kur shtatë persona janë pjesëmarrës në therjen e ndonjë kafshe të madhe, lopë apo deve, etj... Pra, Islami në synimin e vet themelor përmes kurbanit si edhe përmes të gjitha obligimeve dhe parimeve të veta dëshiron të ndërtojë një personalitet të shëndoshë fetar, ta aktivizojë dhe ta përgatisë për flijime më të mëdha në luftë për realizimin e të mirës dhe besimit në All-llahun xh.sh.. Pra, sipas shkallës së sakrificës vlerësohet shkalla e humanitetit të çdo vepre të mirë, ngase në të qëndron fuqizimi i besimit (imanit) tonë, në njërën anë, kurse fitorja jonë në këtë botë a shpëtimi në botën tjetër (Ahiret) në anën tjetër. Në këtë drejtim kemi fakte historike sepse për tridhjetë vitet e kaluara myslimanët e trojeve tona zbatimin e këtij lloji të ibadetit e realizuan përmes dhurimit të kurbaneve të tyre Medresesë Isa Beu në vendin tonë. Ky flijim i popullatës myslimane për Medresenë Isa Beu është një gjenerator i fuqishëm në prodhimin e kuadrove (ulemave, dijetarëve) të cilët kanë ngritur dhe po ngritin Fjalën e Krijuesit dhe praktikën e më të dashurit të Tij Muhamedit s.a.v.s, në çdo familje, në çdo fshat , në çdo qytet dhe kështu, po zgjeron hapësirat e sundimit të Islamit në formën më të bukur, ate të diturisë dhe edukatës si mirësi më e madhe e Krijuesit. Duke dhuruar kurbanët tuaj në Medresenë Isa beu bëheni ushtar të fjalës së parë të All-llahu Fuqiplotë, sepse, në këtë mënyrë bëheni hisedar të përhapjes së besimit dhe kultivimit të vlerave të mirëfillta të Islamit nëpër familjet tona. Ky shoqërorizim i kurbanit për Medresenë është një armë të cilës ia kanë frikën të gjithë armiqtë e saj, sepse të kesh njerëz të ditur dhe të profesionalizuar në zbatimin e mësimeve Islame, është një e arritur madhore dhe e jashtëzakonshme. Një ndër porositë më madhore të islamit është ushqimi i shpirtit me edukatë dhe dituri. Nëse e ushqejmë shpirtin me edukatë dhe dituri do të thotë se e kemi ngopur me mirësi dhe devotshmëri shpirtin tonë ndaj Krijuesit. Ndaj, përmes flijimit, sakrificës (kurbanit) që i dhurohet Medresesë ne arrimë të ndërtojmë individë-ushtarë të dijes që për përhapjen e idesë islame të flijojnë më të shtrenjtën e tyre. Për ta përfunduar këtë fjalë të shkruar do të themi se qëllimi parësor i çdo detyrimi fetar islam është, mandej edhe zbatimi i therjes së Kurbanit, që njeriu moralisht të përsoset, kalitet, humanizohet, të ndjej dashurinë ndaj të vërtetës, drejtësisë dhe gjithçka që është e bukur dhe njerëzore. Të ndjej se duhet të jetojë duke punuar për të mirën dhe të luftojë kundër të keqes. Kuptimi i zbatimit i obligimeve paraqet mallëngjimin për rilindjen shpirtërore-morale dhe dëshirën për fisnikërimin e jetës tënde. Zbatimi i obligimit të therjes së kurbanit paraqet mësimin e veçantë për besimtarin se si duhet të mundohet në angazhimin për të realizuar parimet islame dhe jetësimin e tyre në praktikë – fjalë dhe vepra. Në fund lusim All-llahun xh.sh. që t’i ndihmojë secilit mysliman kështu që ai të formojë një lloj vetëdije dhe bindje në të gjitha sakrificat vetëm e vetëm të realizojë të mirën dhe besimin në All-llahu xh.sh.


S p e c ia le

16

Nëse një neutron që niset të godasë një atom, prodhon lirimin e (fjala vjen) dy neutroneve, secila prej tyre mund të godasë një atom, duke çliruar secili dy neutrone më shumë, të cilat do të përplasen me dy atome të tjera. Një reaksion zinxhir bërthamor do të ndodhë, duke çliruar sasi të paimagjinueshme energjie igura e fizikanit hungarez, Leo Szilard, qe shumë e pranishme në shtëpinë time kur unë isha fëmijë. Ai konsiderohej si figura ekzemplare në shkencë – një njeriu që bëri një zbulim themelor në fizikën bërthamore, por që ndjenja akute e ndershmërisë morale bëri që në fund të denonconte pikërisht përparimet që ai vetë pati ndihmuar të ndodhnin. Vetëm më vonë unë mësova një version alternativ të historisë së tij. Pothuajse 80 vjet më parë, në fillim të tetorit 1933, Szilard qe në Londër, transit nga Gjermania Naziste, kur atij i lindi ideja që krijoi armën finale të luftës – bombën atomike. Një artikull te “Times” dy javë më herët, pati raportuar për një leksion të Lordit Rutherford – fituesi i çmimit “Nobel” në fizikë dhe kreu i Laboratorit Cavendish në Kembrixh. Rutherford pati përshkruar ndarjen e atomit përmes bombardimit të tij me protone, por pati thënë gjithashtu se sugjerimi që energjia e çliruar prej saj mund të përdoret qe një “thashethem kot”. Lajmi tërhoqi vëmendjen e Szilard. Ai e analizoi atë me obsesivitet. Sigurisht që Rutherford e kishte gabim? Pastaj, herët në një mëngjes të mërzitshëm gri, ndërsa ai priste në këmbë në një semafor për të kapërcyer në kryqëzimin Southemton pranë hotelit të tij, përgjigjja i erdhi si një shkreptimë. Nëse një neutron që niset të godasë një atom, prodhon lirimin e (fjala vjen) dy neutroneve, secila prej tyre mund të godasë një atom, duke çliruar secili dy neutrone më shumë, të cilat do të përplasen me dy atome të tjera. Një reaksion zinxhir bërthamor do të ndodhë, duke çliruar sasi të paimagjinueshme energjie. Szilard e tregoi këtë ngjarje dy herë me ndryshime shumë të pakta në detaje. Por vetë ngjarja është konsistente dhe e gjallë. Sfidimi i komentit të Rutherford, i ftohti i madh që pati ndaluar Szilard të merrte pjesë në leksionin e tij, ditët e kaluara duke menduar për të dhe frymëzimi që i erdhi pikërisht në çastin që u ndryshua drita në semafor. Szilard e kuptoi menjëherë rëndësinë e idesë së tij. Për të garantuar sigurinë e saj, ai e patentoi idenë në emër të Admiraljatit të Britanisë. Patenta përfshinte një përshkrim të qartë të “reaksionit zinxhir të shkaktuar nga neutroni për të krijuar shpërthime”. Në gusht 1939, kohë në të cilën Szilard qe zhvendosur në Amerikë, ai i shkroi Presidentit Franklin Roosevelt për ta informuar se “një reaksion zinxhir bërthamor në një masë të madhe uraniumi” qe pa dyshim e mundshme, dhe mund të sjellë ndërtimin

e mërkurë, 9 tetor 2013

Njeriu që ëndërroi për bombën atomike

F

e bombave jashtëzakonisht të fuqishme të një lloji të ri”. Ai paralajmëroi se Gjermania ndoshta qe duke punuar për ndërtimin e armëve të tilla. “Një bombë e vetme e këtij lloji”, shkroi ai, “e transportuar me anije dhe e shpërthyer në një port, mund të shkatërrojë me lehtësi të gjithë portin bashkë me territorin përreth”. Letra u firmos nga Szilard the Albert Einstein. Nga koha kur ajo mbërriti te Roosevelt, Gjermania pati pushtuar Poloninë. Me luftën tashmë të sigurt, mundësia nuk qe për t’u humbur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Një komitet u krijua për të punuar për iniciativën bërthamore. Ky u njoh më vonë si Projekti Manhatan – programi jashtëzakonisht ambicioz dhe shumë rëndë i financuar për të zhvilluar një bombë atomike funksionale në kohën më të shkurtër të mundshme. Por më pak se gjashtë vjet më vonë më 1945, Szilard bëri fushatë me të njëjtin pasion për të bindur qeverinë e Shteteve të Bashkuara për të mos e përdorur bombën atomike kundër popullatës civile. Ai kuptoi më shumë se kushdo tjetër përmasat e shkatërrimit që do të shkaktoheshin nga një bombë e tillë. Por peticioni i tij, megjithëse i firmosur nga një numër i madh fizikanësh bërthamorë, nuk mbërriti kurrë te Presidenti. Kaq i trishtuar qe Szilard nga dështimi për të shmangur bombardimin e Hiroshimës dhe Nagasakit sa ai refuzoi të bëjë ndonjë punë tjetër te fizika bërthamore. Në vend të saj ai u zhvendos në fusha

• Jacob Bronowski

• Leo Szilard kërkimore krejtësisht të ndryshme, te biologjia molekulare – një fushë e shqetësuar me origjinën e jetës dhe jo me shkatërrimin e saj. Për babanë tim, ky hap i guximshëm përbënte esencën e përgjegjësisë morale të shkencëtarit. Dhe unë e mbajta mend his-

torinë e Szilard dhe u rrita me të. Sot, gjithsesi, unë e di se pavarësisht se është frymëzuese, ka probleme me këtë tregim. Siç ndodh shpesh me historinë, ne na duhet të trajtojmë me kujdes narrativën që plotëson kaq mirë interesat dhe shqetësimet e një epoke

Letra u firmos nga Szilard the Albert Einstein. Nga koha kur ajo mbërriti te Roosevelt, Gjer mania pati pushtuar Poloninë. Me luftën tashmë të sigurt, mundësia nuk qe për t’u hum bur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Një komitet u krijua për të punuar për iniciativën bërthamore. Ky u njoh më vonë si Projekti Manhatan – programi jashtëzakon isht ambicioz dhe shumë rëndë i financuar për të zhvilluar një bombë atomike funksion ale në kohën më të shkurtër të mundshme.

në të cilën ajo u shkrua. Në kohën kur mua më treguan këtë histori, Britania qe thellë në Luftën e Ftohtë. Në vitet e pasluftës doli që Szilard (dhe për më tej vetë babai im) e gjetën të pamundur të siguronin një vend pune në një projekt që përfshinte fizikën bërthamore. Megjithëse ata vetë as nuk qenë fare të vetëdijshëm për stigmën që kishin fituar, simpatitë për komunizmin të rinisë së tyre i kishin mbajtur peng. Ata nuk e kishin kaluar kontrollin e të konsideruarit të sigurt dhe të besueshëm. Kështu, fakti është që Szilard nuk e la fizikën si zgjedhje personale. Në fundin e luftës ai papritur u hoq nga projekti “Manhatan” nga kreu ushtarak Gjenerali Leslie Groves. Groves e pati dyshuar gjithmonë atë se kishte simpati për rusët dhe tashmë e konsideroi si një rrezik tepër të lartë për sigurinë. I detyruar të ndryshojë fushën

•Gjenerali Leslie Groves Bosi i Szilard gjatë kohës së luës, gjenerali Leslie Groves dyshonte se ai kishte simpa për Bashkimin Sovjek e vet të punës, Szilard me të vërtetë zgjodhi biologjinë molekulare, e cila më pak se një dekadë më vonë do të zbulojë “sekretin e jetës” në formën e strukturës së DNA-së. Përralla e jashtëzakonshme e babait tim zbërthehet më tutje kur ne vlerësojmë mënyrën se si paraqitet progresi drejt krijimit të bombës atomike funksionale. Ajo paraqitet si një zhvillim i lehtë nga leksioni i Rutherford në Londër përmes Szilardit (dhe emigrantëve të tjerë) që udhëtuan nga Gjermania Naziste përmes Londrës drejt Shteteve të Bashkuara, deri te shqetësimet e Szilard me kërcënimin potencial që krijonin bombat atomike, te projekti “Manhatan” dhe në fund te pasojat e saj triumfaliste amerikane – apo tragjike. Por në fakt Szilard hungarezi pati kryer kërkimet e para dhe më të rëndësishme me emigrantin italian, Enrico Fermi, duke vijuar punën me të në vitet e para të projektit “Manhatan”, ku të dy ia dolën të krijojnë reaksionin zinxhir të kontrolluar – një parakusht për krijimin e një bombe funksionale. Ndërkohë, në mënyrë të pavarur, Britania pati bërë progres të konsiderueshëm drejt krijimit të bombës atomike (një projekt me emrin në kod “Tube Alloys”, ku qe angazhuar drejtpërsëdrejti Kryeministri Winston Churchill. (Siç na thotë Graham Farmelo në një libër të botuar së fundmi, Kryeministri qe në mënyrë habitëse shumë i informuar mbi zhvillimet më të reja


S p e c ia le

e mërkurë, 9 tetor 2013

të fizikës bërthamore). Në shtator 1940, misioni i quajtur Tizard dorëzoi punën sekrete të projektit Tube Alloys tek amerikanët, me qëllim që ai të zhvillohej me burimet më të mëdha njerëzore e financiare të Shteteve të Bashkuara. Puna e britanikëve dha kontributin e vet jetësor te projekti. Ja pra ku kemi një histori ndërkombëtare më të fragmentarizuar në të cilën mbetet e paqartë se kush qe me të vërtetë kombi që ka meritat apo fajin për shkencën dhe inxhinierinë pas bombës atomike. Kjo histori nuk mbart as mesazhin lekturues të qartë që shfaqet në përrallën origjinale. Ka edhe një kthesë finale tek ajo që nisi si një histori e thjeshtë. Mund ta keni vënë re se unë dhashë datën e eurekës së Szilard në momentin që semafori ndryshoi në kryqëzimin Southempton në tetor 1933. Ju mund të keni një datë në shtator në mendjen tuaj. E vërteta është se Szilard e tregon historinë dy herë. Në një version ai thotë se po lexonte lajmin në “Times” dhe menjëherë pati idenë e reaksionit zinxhir (më 12 shtator). Në një tjetër, ai tregon se analizoi problemin për shumë javë në dhomën e tij të hotelit dhe duke ecur nëpër rrugët e Londrës i zhytur thellë në mendime, derisa ideja më në fund i erdhi (në fillim të tetorit). Kështu, megjithëse fillimi i historisë vjen nga goja e atij vetë, ne nuk mund të jemi të sigurt se cili prej varianteve është ai i vërteti. Si historian, unë kam zgjedhur variantin e dytë si me më shumë gjasa, veçanërisht përballë faktit se i ftohti i rëndë për të cilin na tregon Szilard, e ndaloi atë të merrte pjesë në leksionin e Rutherford më 11 shtator. Pjesa tjetër duhet të hamendësohet. Narrativet historike nuk janë kurrë pa një axhendë. Gjenerata e babait tim jetoi nën hijen e Hiroshimës dhe Nagasakit – ai qe dërguar në një mision zbulimi atje vetëm pak muaj, pasi u hodhën bombat dhe i kishte parë pasojat nga tepër afër. Ai tregoi një histori që i pastronte shkencëtarët nga përmasat e jashtëzakonshme të ngjarjes që u krijua nga një projekt kërkimor në fizikë. Ajo qe një histori që i mbante shkencëtarët përgjegjës për aplikimet fatale të atyre që qenë “thjesht” kërkime dhe propozonte Szilardin si një figurë ikonë për njohjen dhe marrjen e përgjegjësisë personale. Historia që babai im më tregoi për Leo Szilard mund të mos ketë qenë e vërteta. Por ajo më mësoi mua si fëmijë një leksion që mbetet përgjithmonë për shkencën dhe vlerat njerëzore.

17

40 vjet në vetmi dhe në izolim total të qelisë Wallace ishte në një klinikë mjekësore në Qendrën Spitalore të St. Gabriel, në Luiziana, kur dëgjoi të martën lajmin, i cili e bëri shumë skeptik. “I thashë, ‘Herman, tani je një njeri i lirë”, shprehet Carine Williams, një nga avokatet e tij. Një gjyqtar e kishte përmbysur dënimin e tij të vitit 1974 për vrasje erman Wallace bënte fizkulturë, lexonte literaturën revolucionare të partisë “Pantera e Zezë” dhe luftonte sistemin. Këtë javë “Muhamed Ali” i sistemit kriminal të drejtësisë u lirua. Wallace ishte në një klinikë mjekësore në Qendrën Spitalore të St. Gabriel, në Luiziana, kur dëgjoi të martën lajmin, i cili e bëri shumë skeptik. “I thashë, ‘Herman, tani je një njeri i lirë”, shprehet Carine Williams, një nga avokatet e tij. Një gjyqtar e kishte përmbysur dënimin e tij të vitit 1974 për vrasje. Teksa shihte dhomën ai tha “Jo, unë nuk jam. E di se ku ndodhem tani”, kujton avokatja. Atë ditë në klinikë ish i burgosuri e ruajti qetësinë. Herman ishte diagnostikuar disa kohë më parë me kancer në mëlçi. Qetësia ishte një aftësi mbijetuese, që ai e kishte fituar për dekada të tëra në burg. Ai po kryente dënimin për grabitje të armatosur në burgun shtetëror të Luizianës në Angola. Herman së bashku me një shok, Albert Woodfox, u dënuan për vdekjen e një roje burgu, që e kishin sulmuar me thikë në prill të vitit 1972. Wallace dhe Woodfox u vunë në izolim. Wallace ishte fillimisht në Angola dhe më pas në St. Gabriel. Izolimi është një ndëshkim që “i gëlltit viktimat vazhdimisht dhe pa mëshirë”, sipas Alexis de Tocqueville, autor i “Demokracisë në Amerikë”. Ai mbetet akoma pjesë e sistemit të burgjeve. Më shumë se 81 000 të burgosur janë mbajtur në izolim në SHBA, shprehet senatori Richard Durbin në qershor të vitit 2012,

H

Disa të burgosur vihen në izolim total për shkak se kanë sulmuar ose vrarë një shok qelie ose një roje burgu. Disa të tjerë mbahen, sepse janë anëtarë të bandave gang stere dhe konsiderohen të rrezikshëm. Të burgosurit me vetmi ose izolim, mbahen në qelitë e tyre afërsisht 23 orë në ditë, sipas Craig Haney, një profesor i Universitetit të Kalifornisë. Të burgosurit qëndrojnë për vite, në disa raste edhe për dekada, pa prekur një tjetër qenie njerëzore. Zbrazëtia dhe plogështia që përjeton një i dënuar me vetmi janë të thella dhe gjithëpërfshirëse. sipas një raporti të Byrosë së Statistikave të Drejtësisë. Disa të burgosur vihen në izolim total për shkak se kanë sulmuar ose vrarë një shok qelie ose një roje burgu. Disa të tjerë mbahen, sepse janë anëtarë të bandave gangstere dhe

konsiderohen të rrezikshëm. Të burgosurit me vetmi ose izolim, mbahen në qelitë e tyre afërsisht 23 orë në ditë, sipas Craig Haney, një profesor i Universitetit të Kalifornisë. Të burgosurit qëndrojnë për vite, në disa raste edhe për

dekada, pa prekur një tjetër qenie njerëzore. Zbrazëtia dhe plogështia që përjeton një i dënuar me vetmi janë të thella dhe gjithëpërfshirëse. Disa të burgosur të izoluar bëjnë vetëvrasje. Të tjerë lëndojnë veten. Verën e shkuar

Ne vetëm nuk e dinim sesa gjatë mbaheshin ata atje, thotë Rideau, redaktor i revistës së burgut. Ai bëri disa kërkime dhe zbuloi se Wallace kishte qenë i izoluar për më shumë 15 vjet. Kështu ai publikoi një artikull për të dhe njerëzit që ndanin të njëjtin fat. Deri në atë kohë, Wallace dhe njerëz të tjerë që rrinin në vetmi të tejzgjatur ishin thuajse të panjohur për botën. Sipas Wallace izolimi i tillë dhe përballja ndaj një vet mie të pafund është gjëja më e keqe që një qenie njerëzore mund t’i bëjë një tjetre.

rreth 30 000 të burgosur në Kaliforni hynë në grevë urie për të protestuar kundër izolimit. Legjislatorët u shprehën se do ta shqyrtojnë çështjen dhe greva u anulua. Vite më parë, të burgosurit në burgun e Angolës ishin të shqetësuar për mënyrën sesi trajtoheshin Wallace dhe të tjerët në qelitë e tyre të izoluara. Wilber Rideau, që në atë kohë ishte atje shprehet: “E dinim që ekzistonte një vend i quajtur ÇR, një akronim që nënkuptonte mbajtje e mbyllur, e kufizuar, vend ku izoloheshin të burgosur si Wallace dhe të tjerë. Ne vetëm nuk e dinim sesa gjatë mbaheshin ata atje, thotë Rideau, redaktor i revistës së burgut. Ai bëri disa kërkime dhe zbuloi se Wallace kishte qenë i izoluar për më shumë 15 vjet. Kështu ai publikoi një artikull për të dhe njerëzit që ndanin të njëjtin fat. Deri në atë kohë, Wallace dhe njerëz të tjerë që rrinin në vetmi të tejzgjatur ishin thuajse të panjohur për botën. Sipas Wallace izolimi i tillë dhe përballja ndaj një vetmie të pafund është gjëja më e keqe që një qenie njerëzore mund t’i bëjë një tjetre. Wallace e kalonte kohën në qelinë dy me tre metra duke lexuar, ndërsa gazetat e vjetra i përdorte për peshëngritje. Ai ruante gjithashtu korrespondencën postare me njerëzit që i shkruanin dhe ishte një “Muhamed Ali” i sistemit kriminal të drejtësisë, sepse ai kurrë nuk hiqte dorë. Kur ai u lirua, pavarësisht gjendjes së dobët shëndetësore gjithçka mundi të thoshte pas kaq shumë kohësh ishte “Jam i lirë”. Wallace vdiq të premten për shkak të kancerit të mëlçisë.


K u lt u r ë

18

Të gjitha botimet të evidentuara në katalogun e kësaj përmbledhje nga vetë titujt e gazetave dhe revistave mund të kuptojmë se janë shumë me rëndësi për të marrë informacione të ndryshme edhe nga viset e ndryshme qe ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane

e mërkurë, 9 tetor 2013

Gazetat dhe revistat në Perandorinë Osmane në Shkup dhe Manastir

Avzi MUSTAFA ara disa javësh kolegia ime prof. dr. Sevim Alil nga Biblioteka kombëtare Turke më kish dërguar një katalog përmbledhës i shtypit periodik përgatitur nga Hasan Duman. Para shumë vitesh kisha lexuar një informatë mbi këtë katalog nga historiani shqiptar prof. Gazmend Shpuza. Nga ky katalog mjaft interesant marrim shumë të dhëna mbi shtypin periodik gjatë Perandorisë Osmane. Interesimi im ishte që unë nga ky katalog të veçoj gazetat dhe revistat që ishin botuar në dy qendrat e rëndësishme shqiptare në Shkup dhe në Manastir . Të gjitha botimet të evidentuara në katalogun e kësaj përmbledhje nga vetë titujt e gazetave dhe revistave mund të kuptojmë se janë shumë me rëndësi për të marrë informacione të ndryshme edhe nga viset e ndryshme qe ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane. Arkivat osmane ende mbajnë mijëra dokumente të pastudiuara në lidhje me Perandorinë Osmane. Kohëve të fundit Arkivi i Stambollit si dhe bibliotekat u nënshtrohen procesit të katalogimit. Këtë punë shumë të vështirë dhe delikate nuk duhet që ta bëjë vetëm shteti Turk, por edhe historianët dhe studiuesit e të gjithë shteteve që ishin nën Perandorinë Osmane, se vetëm në këtë në mënyrë do të zbardhen shumë pikëpyetje të historisë së asaj periudhe. Historianët shqiptarë individualisht kanë bërë kërkime në arkiva të tillë, por numri i atyre është shumë i pakt, për faktin që shumë dokumente , gazeta e revista janë në osmanishten e vjetër që vështirëson shumë kërkimin sepse nuk ekziston kuadër i tillë që do njoh gjuhën e vjetër turko-osmane. Arkivat e pasura të shtetit Turk ruajnë shumë të dhëna për shumë çështje si ato historike dhe thesaret ekonomike, sociokulturore dhe demografike të vendeve të ndryshme Katalogu përmbledhës i

P

Manifestimin e 15-të me radhë të takimeve nën Rrap e shpalli të hapur Kryetari i Lidhjes së shkrimtarëve Shqiptar Kalosh Çeliku i cili potencoi se Kërçova sivjet është e privilegjuar të jetë nikoqire e një evenimenti me një program të ngjeshur në të cilin marrin pjesë mbi 40 krijues nga mbarë hapësirat shqiptare. Në emër të krijuesve nga të gjitha trojet shqiptare, poeti dhe shkrimtari Dhimitër Orgocka, kryetarit të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i dhuroi një mirënjohje për mbështetjen që ai dhe administrata e komunës, e japin për organizimet kulturore në përgjithësi dhe ato poetike në veçanti. “Një eveniment i këtillë

shtypit periodik arab i bibliotekave të Stambollit që është botuar në vitin 1406/1986 (që kap periudhën 1828-1928), shkruar me një parathënie nga Ekmjelddin Ihsanoglu vijmë në dijeni se shtypi periodik në Perandorinë Osamane zë fill me gazetën “Vekayi-Mirsisye “ (Lajmet e Egjiptit) e cila nisë të botohet në dy gjuhë arabisht dhe turqisht në Kajro, që në kohën e udhëheqësit të Egjiptit me prejardhje shqiptare Mehmet Aliut. Nga studimet e bëra rezulton se nga numëri prej 1804 titujsh dhe revistash , më tepër se gjysma, 1162 tituj kanë dalë në Stamboll, ngase 331 brenda në Turqi, kurse 316 jashtë saj në 32 vende të botës. Por sipas të njëjtit autor thuhet se që në vitin 1831 fillon të dal gazeta e parë turke në Stamboll me titullin “Takvim-i Vekayi”. Mirëpo, në vitin e dytë po e njëjta gazetë del në katër gjuhë:turqisht, arabisht, armenisht dhe greqisht. Kjo gazetë shumëgjuhësore krijon të drejtën që në Perandorinë mediumet e shtypura të njoftojnë miletin (popullin) në sferat të ndryshme të jetës politiko-shoqërore, kulturore dhe ekonomike në Perandorinë Osmane. Sipas Katalogut në vilajet e banuara me popullatë shqiptare janë regjistruar 21 organe, ku

Gjatë viteve 19111912 në Shkup botohej revista pedagogjike mujore “Jeni mek tep” (Shkolla e re), që ishte organ i Këshillit Pedagogjik të shkollës Normale (peda gogjike) që funksiononte në Shkup. Nga kjo revistë dolën 14 numra dhe udhëhiqej nga kryeredaktori Sabri Xhemaili, që njëjti ishte edhe drejtor i kësaj shkolle. Po në këtë vit në Shkup doli gazeta javore me emrin “Top”, që për nga karakteri ishte gazetë politike dhe udhëhiqej nga Rustemi ( pa mbiemër). Gjatë jetës së vete nga kjo gazetë javore dolën 12 numra. Nga katalogu kuptojmë se po i njëjti botues e botoi edhe gazetën javore “Shar”,. Në Katolog është evidentuar vetëm numri 18, që do të thotë se kanë dalë disa numra të kësaj gazete. katër prej tyre turqisht dhe shqip. Prej tyre dhjetë në Manastir dhe dhjetë në Shkup dhe një në Shkodër. Në bazë të dhënave se kush i udhëhiqte këto gazeta qartë mund të vërehet se shumica janë shqiptar, por edhe gjenden edhe turq, e sidomos në këto gazeta e revista hasen edhe shumë kontribute të gazetareve joshqiptar ose artikuj që janë marrë nga gazetat e revistat e ndryshme. Sa për ilustrim do të japin disa gazeta dhe emra të njohur shqiptar, të cilët kanë qenë udhëheqës gazetash e revistash ose drejtor të këtyre organeve: Mehmet Naxhi Gjirokastra nxirrte gazeten “Saika”(Rrufeja), Dr. Ibrahim Themo në Rumani nxjerrte gazetën “Eshëk” ( Drita), Qamil Tepelena “Shakaxhiu, Hasan Prishtina të përditshmen “Zuhre”, pastaj “Tazminat” (Dëmshpërblimin) bredna dy viteve dolën 412 numra, “Dikat” nga Jusuf Ali Al-

bani, pastaj Riza Teofik, Syrija Vlora, Zija Mati, Arif Gjakova, Hajri Frashëri , Josif Bageri, etj. Gjatë viteve 1911-1912 në Shkup botohej revista pedagogjike mujore “Jeni mektep” (Shkolla e re), që ishte organ i Këshillit Pedagogjik të shkollës Normale (pedagogjike) që funksiononte në Shkup. Nga kjo revistë dolën 14 numra dhe udhëhiqej nga kryeredaktori Sabri Xhemaili, që njëjti ishte edhe drejtor i kësaj shkolle. Po në këtë vit në Shkup doli gazeta javore me emrin “Top”, që për nga karakteri ishte gazetë politike dhe udhëhiqej nga Rustemi ( pa mbiemër). Gjatë jetës së vete nga kjo gazetë javore dolën 12 numra. Nga katalogu kuptojmë se po i njëjti botues e botoi edhe gazetën javore “Shar”,. Në Katolog është evidentuar vetëm numri 18, që do të thotë se kanë dalë disa numra të kësaj gazete. Gjithashtu në Shkup është

botuar edhe gazeta dy javore, të cilën e redaktonte dhe udhëhiqte Sali Zeki dhe mbante titullin: “Mucahede-i mille” ( Lufta kombëtare), ndërsa prej saj janë botuar 79 numra të kësaj gazete. Kjo gazetë ka qenë gazetë e osmane e lirë dhe e pavarur Më muajin gusht të vitit 1911 filloi të dal një e përjavshme me titullin : Ars” (Qielli) botuar nga Mehmet Sami,por përveç se një numri kjo gazetë nuk pati jetë të gjatë. Prej 20. 8. 1911 në Shkup filloi të dalë edhe gazeta shqipe me titull “Shkupi” të udhëhequr nga Jashar Erebara e më vonë edhe gazeta “Vardar”. Në Shkup dolën edhe gazetat “Hak” ( E drejta), që dilte tri herë në javë, si dhe gazeta “Sada-i Mililet” (Zëri i popullit), si gazetë e pavarur ekonomike, shoqërore e politike për myslimanët e këtyre vendeve. Në Manastir dilte gazeta zyrtare “Manastir” që daton

Çmimi i parë për Rozeta Kreste dhe Albina Idrizi i ka munguar shumë Kërçovës. Pas shumë vitesh, këtu në Kërçovë, mblidhen krijues nga të gjitha viset shqiptare. Ju sonte qytetit tone i dhuroni atë që i ka munguar prej kohësh, prandaj ne do të vazhdojmë të mbështesim organizimet e këtilla që i bashkojnë poetët dhe shkrimtarët në kultivimin e vlerave kulturore dhe artistike”, tha kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari. Programi vazhdoi me promovimin e librit të krijuesit Nehat Sopaj “Individualitete letrare”, për të cilin u tha se është një libër studimor me trajtime

universitare që posedon vlera të padiskutueshme krijuese. Me këtë rast u promovuan edhe dy

libra të tjerë, “Gruaja me të zeza” të Ibrahim Koçës për të cilën folën Safet Hyseni dhe

Gani Xhafolli, si dhe përmbledhja e poezive “Venela” e autorit Vesel Çeliku, për të cilën vlerësimet e tyre i dhanë Kalosh Çeliku dhe Shaban Dalipi. Nata e madhe poetike e takimeve nën rrap filloi me shfaqjen artistike të aktorëve nga teatri i Korçës dhe vazhdoi me prezantimet e mbi dyzet krijuesve që kishin ardhur nga vise të ndryshme shqiptare, të përcjella me këngë deri në orët e hershme të mëngjesit. Çmimin e parë për poezi më të bukur e ndanë Rozeta Kreste dhe Albina Idrizi, për vepër artistike të botuar brenda

shumë herët. Në këtë vilajet del edhe gazeta “Bashkim e Përparim” që për katër vjet u botuan 317 numra. Zija Mati më 1910 botoi gazetën “Ileri” ( përparimi), ku mendohet se kjo gazetë është po ashtu organ i shtypit të komitetit “Bashkim Përparim”. Në vitin 1911 del edhe gazeta e përjavshme “Korsun” ( Plumbi) , nga e cila kanë dalë tetë numra. Në Manastir botohej edhe revista mujore “Jeni fikir” (Mendimi i ri), që udhëhiqej nga Ethem Nizhad dhe A. Ferid, kjo reviste ka trajtuar probleme bujqësore. Pas tri viteve kjo gazetë është transferohet në Stamboll. Në katalogun e kësaj përmbledhje sigurisht se gjenden edhe shumë gazeta dhe revista ku kishte redaktorë e gazetarë shqiptarë, por edhe turq. Këtë fond nga koleksioneve të gazetave dhe revistave duhet ta ketë se paku Biblioteka Kombëtare Shqiptare. Bazuar në titujt dhe periodicitetin e gazetave dhe revistave që gjinden, pa dyshim këtë koleksione qoftë edhe të fotokopjuar në bibliotekat shqiptare. Shumica e këtyre gazetave ende nuk janë përkthyer e studiuar, andaj u mbetet institucioneve , apo qendrave kërkimore historike që t’i sigurojnë dhe t’i përkthejnë sa më parë për të marrë informacione të reja ku do të plotësohet dhe begatohet historia jonë kombëtare. dy Takimeve nën Rrap, çmimin e fitoi Gjon Gjergjaj, çmimin për vepër jetësore e fitoi Fatmir Minguli, çmimin mikja e rrapit, Jokida Mati ndërsa çmimin miku i rrapit Xhelal Ademi. Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe ekspozita e piktorit kërçovar Vesel Xhaferi. Sipas vlerësimit të krijuesit kosovar Gani Xhafolli, pikturat e Vesel Xhaferit janë shumë të rralla, ato kanë një harmoni ngjyrash metafizike. Nëpërmjet pikave, ai ka krijuar një metaforë universale që të pushton edhe si simbol edhe si bukuri e syrit dhe shpirtit. Brenda këtyre punimeve, nënvizoi ai, mund të lexohet dhimbja, dashuria, si dhe trojet e ndara të atdheut. (Sh.D.)


Shëndetësi

e mërkurë, 9 tetor 2013

druar të dobëta. Përveç nga shoqëria, një pjesë e madhe e vajzave ishin përgjigjur se presioni vinte edhe nga familja dhe nga mediat. Sipas autorëve të studimit, humbja e gjumit mund të shtojë rrezikun e vajzave për probleme të tjera shëndetësore, si ankth dhe depresion.

Obesesioni i “të dobësuarit” çrregullon gjumin Disa njerëz mund të kenë probleme me pagjumësinë për shkak të presionit për të qenë të dobët. Sipas një studimi

amerikan, kjo është veçanërisht e shprehur te vajzat e reja të cilat nxiten nga shoqe për të humbur në peshë ose qën-

Aktiviteti fizik mbron nga kanceri gjirit

Efekti i aktivitetit fizik në reduktimin e gjasave të zhvillimit të kancerit të gjirit konfirmohet edhe nga një studim i ri. Femrat pas menopauzës të cilat ishin shumë aktive ose të cilat ecnin së paku shtatë orë në javë kishin rrezik të reduktuar për kancer gjiri, tregon studimi i fundit i botuar në revistën e American Association for Cancer Research, “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”.

Studimi në fjalë ka analizuar mbi 70 mijë gra të cilat kishin kaluar periudhën e menopauzës, të moshës prej 50 deri në 70 vjeçe. Pasi kanë vlerësuar të dhënat, kërkuesit kanë arritur në përfundim se femrat të cilat bëjnë së paku një orë aktivitet fizik çdo ditë kishin 25 për qind rrezik më të ulët për kancer gjiri, dhe ato të cilat kishin ecur së paku shtatë orë në javë, kishin 14 për qind rrezik më të ulët.

19

Vaksina e gripit mbron edhe zemrën

Marrja e vaksinave kundër gripit mund të ndihmojë njerëzit e moshuar të qëndrojnë të shëndetshëm në më shumë aspekte, thonë studimet e realizuara kohë më parë. Sipas studiuesve nga Universiteti i Torontos, vaksinat e gripit nuk ju mbrojnë vetëm nga virusi influenca, por ju mbrojnë edhe nga sulmet në zemrës. Hulumtuesit kanë analizuar më shumë se 3 mijë e 200 pa-

shpallje

cientë dhe kanë përcjellë efektin e vaksinës influenca në shëndetin e zemrës. Rezultatet kanë treguar se personat që kanë marrë vaksinën e gripit, kishin rrezik po thuajse për gjysmë më të reduktuar për sulme të zemrës dhe për probleme tjera serioze kardiovaskulare gjatë një periudhe njëvjeçare. Autorët e studimit mendojnë se ka disa shpjegime për këtë

efekt të vaksinës së gripit. E para, ajo mund të ndihmojë pacientët që tashmë janë në shëndet të dobët, të mos zhvillojnë edhe një sëmundje e cila mund ta përmirësojë gjendjen e tyre të përgjithshme. E dyta, mbrojtja mund të jetë nga fakti i shmangies së inflamacionit të lidhur me gripin. Inflamacionet tashmë një kohë lidhen me shfaqjen e probleme kardiovaskulare.

Ndarja “depre sionon” më shumë meshkujt

Meshkujt kanë gjasa më të mëdha të preken nga depresioni pas divorcit, se sa femrat. Hulumtuesit kishin përcjellë meshkuj dhe femra të divorcuar të moshës nga 20 deri në 64 vjeçare, dhe i kanë krahasuar ato me moshatarët e tyre (të padivorcuar). Rezultatet kanë treguar se meshkujt ishin gjashtë herë më të prirë të vuajnë nga depresioni, ndërsa gratë 3.5 herë. Vështirësitë financiare të pas ndarjes më së shpeshti i prekin gratë, ndërsa arsyeja kryesore e emocioneve negative te meshkujt e ndarë është kontakti i zvogëluar me fëmijët. Autorët e studimit thonë se depresioni pas ndarjes mund të zgjatë më së shumti deri në katër vite.

shpallje

Në bazë të Nenit 17 dhe nenit 18 nga Rregullorja për kryerjen e ekskursioneve shkollore dhe aktivitetet tjera të lira të nxënësve nga shkollat fillore nr. 10-4061/1 nga data 01.10.2010, dhe Rregullorja për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për kryerjen e ekskursioneve shkollore dhe aktivitet tjera të lira të nxënësve të shkollave të mesme nën numrin 11- 4810/2 nga 28.09.2011, SHF “Goce Delçev”- Shtip publikon

Shpallje publike

për pranimin e ofertave për realizimin e ekskursioneve për nxënës dhe aktivitete të tjera të lira në vitin shkollor 2013/2014 SHF “Goce Delçev”- Shtip në pajtim me Programin për ekskursione dhe aktivitete tjera të lira për vitin shkollor 2013/2014 organizon: 1. Ekskursion një ditor shkencor për nxënësit e klasës së tretë, me vizitë në Shkup të: ( Muzeut të Luftës Revolucionare, Kopshtit zoologjik dhe Aeroportit “Aleksandri I Madh”) 2. Ekskursion një ditor për nxënësit që mësojnë në gjuhën Vllahe në drejtimin: Shtip- Kratovë me vizitë lokaliteteve në Krushevë. 3. Ekskursion dy ditor për nxënësit e klasës së 6 në relacionin Shtip- Krushevë- Ohër- Shtip më vizitë në ( Shtëpinë përkujtimore të Toshe Proevskit, Makedonium, Meçkin Kamen. Amfiteatrin antik të Ohrit, Pllaoshnik, Shën Naum, “Biljanini Izvori”, Pristanishte0 4. Ekskursion tre ditor për nxënësit e klasës së 8 në relacionin : Shtip- Stobi- Manastir- Ohër- Strugë- MavrovëTetovë- Shkup- Shtip me vizitë në (Stobi, kasha Zrze, Makedonium, Shtëpia përkujtimore e Toshe Proevskit, Heraklea, Shirok sokak, Kurbinovo- Resnje, Ohri me lokalitetet, burimet Vevçani- Strugë, Glloboçica, Shpile, Shën Jovan Bigorski, Mavrovë me Leunovë, 4. Shëtitje një ditore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tetë në relacionin Shtip- Brest- Shtip dhe për nxënësit prej klasës 1-8 në relacionin Shtip- Bargala- Shtip 5. Shëtitje një ditore për nxënësit nga klasa 1-8 në relacion Shtip- Plaçkovica- Shtip 6. Shëtitje rekreative një ditore për nxënësit prej 1-8 në relacionin: Shtip, Zletov/ Lesnovë- Shtip 7. mësim në ambient të hapur me nxënësit e klasës së 5 me kohëzgjatje prej tre ditë në relacion: Shtip- OhërStrugë, Manastir- Prilep- Krushevë- Negotino- Kavadarci me vizitë në ( kalanë e Samoilit, Plaoshnik, Muzeu shkencor në Strugë, nxënësit të njihen me jetë bimore dhe shtazore në këtë pjesë, përmendoret historike nga periudhat e ndryshme, jeta dhe vepra e Shën Klminet Ohridski, Qiriri dhe Metodi, Manastiri- heraklea, Parku Nacional “Pelister”, Meçkin Kamen, Prilep- qyteti I epërm, Markovi Kuli, Mogilas e të pa mundurve, krushevë- Shtëpia përkujtimore e Toshe Proevskit, Makedonium, galeria Nikola Martinovski Negotinë dhe Kavadarci- Stobi, Feni. HEC Tikvesh- Njohje me bukurit natyrore, ngjarje historike dhe përmendore objekte historike dhe industrial. 8. Shkollë verore në Ohër për nxënësit e klasës 6,7,8 dhe 8 klasa 7 pansione të plota 9 Shkollë dimërore në Pelister për nxënësit e klasës 6,7,8d dhe 8-të 7 pansione të plota 10 Dimërim- për nxënësit nga klasa e 6,7,8d dhe 8-të (6 pansione të plota) 11 Kampim veror në Oteshevë për nxënësit prej klasës 1-8 (8 pansionë të plotë) 12. Mësim në natyrë (7 ditë): Ohër- për nxënësit e klasës së 4 Kriteret për dhënien e Marrëveshjes për realizimin e ekskursioneve dhe aktiviteteve tjera të lira është çmimi më I ulët. Shkolla si ofrues më të përshtatshëm do ta përzgjedhë ofruesin I cili I plotëson së paku këto kushtet minimale; - të jetë e regjistruar në përputhje me rregulloret pozitive në R. Maqedonisë për realizimin e veprimtarisë turistike - të ketë të realizuar së paku tre ekskursione për nxënës dhe aktivitete tjera të lira në tri vitet e fundit, në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacion dhe në rrugët dhe Rregulloren për kërkesa teknike të veturave me të cilat transportohen nxënësit. Në ofertën duhet të potencohet Emir I personit juridik, nënshkrim I personi përgjegjës dhe vulë Çmimi I posaçëm dhe çmimi I përgjithshëm I shërbimeve ( fjetje, transport dhe ushqim) Mënyra e o pagesës, Përparësitë për nxënësit të cilët rrjedhin nga familjet e rrezikuara sociale Ofertat të dorëzohen personalisht ose me postë në adresën SH.F Goce Delçev rruga Ivo Lola Ribar nr. 179 Shtip, në pliko të mbyllur me shenjë “komisioni për grumbullimin e ofertave për ekskursione, në afat prej 5 (pesë) ditë duke përllogaritur nga dita e publikimit në gazetën ditore SHF “Goce Delçev”- Shtip Drejtor, Nikolov Vasil

Në bazë të nenit 31, 49 dhe 51 nga Ligji për shfrytëzimin dhe posedimin e pronave të organeve shtetërore (Gazeta Zyrtare e R.M nr 8/05), vendimi për dhënie me qira të hapësirave shkollore nga 19.09.2013, Komisioni për posedimin me sendet të tundshme dhe të patundshme të Sh.F “Strasho Pingjur”Vevçani publikon

SHPALLJE

Për dhënien e pasurisë së patundshme hapësirë shkollore - restorant me qira me ankand publik 1. SH.F. “Strasho Pingjur”, me vendosje në Vevçani me anë të ankandit publik i jep me qira këto hapësira: 1.1 Hapësirën- restaurant për ushqim të nxënësve me sipërfaqe prej 75 metra katrorë e vendosur në brendinë e ndërtesës së shkollës. Çmimi fillestar e pagesës mujore për sipërfaqe prej 1 metër katrorë është 135 denarë, gjegjësisht 10125 denarë. 2. Të drejtë pjesëmarrje në ankandin publik ka çdo subjekt juridik e cila më parë dhe më së voni deri në fillimin e ankandit publik do të dorëzoj dëshmi për depozitë të paguar në vlerë prej 3.000 denarëve, nga çmimi fillestar për një muaj dhe mjetet e njëjta t’i paguaj në SH.F. “Strasho Pingjur”- Vevçani. Depozita e dorëzuar nga ofruesi më i mirë do të përllogaritet në çmimin e arritur për muajin e parë, ndërsa ofruesve tjerë ankandi i paguar do të ju kthehet mbrapa. 3. Të gjithë personat juridik të interesuar duhet të dorëzojnë këto dokumente - Deklaratë se në 5 vitet e fundit nuk iu është shqiptuar akt vendim për pjesëmarrje në organizatë kriminele, korrupsion, mashtrim ose shpëlarje parash. - Vërtetim se nuk janë në ndonjë procedurë të hapur për falimentim nga organi përkatës - Vërtetim se nuk është hapur procedurë për likuidim nga organi përkatës ; - Vërtetim për tatime të paguara, kontribute dhe taksa tjera publike nga organi përkatës; - Certifikatë se me akt vendim nuk është shqiptuar masa kundërvajtje për kryerjen e detyrës së caktuar, ndalim për profesion, detyrë apo obligim, gjegjësisht ndalës e përkohshme për kryerjen e detyrës së caktuar. - Dokument për veprimtari të regjistruar 4. Në afat prej pesë ditë nga mbajtja e ankandit publik nënshkruhet marrëveshje për dhënien me qira për periudhë tre vjeçare për hapësirat e pikës 1.1. 5. Nëse ofruesi në afatin e caktuar nuk i qaset nënshkrimit të marrëveshjes, kaucioni nuk kthehet. 6. Detyrimet për komunale, ujë, rrymë dhe të tjera janë detyrë e qiramarrësit dhe tërësisht do të definohen në marrëveshjen. 7. TË gjithë pjesëmarrësit në ankandin publik janë të detyruar me vetë të mbajnë dokument personal gjegjësisht autorizim të vulosur në Noter ( nëse personi përfaqëson kompani ose akordohet për ndonjë person tjetër fizik). 8. Ofertat hapen në afat prej 8 ditë nga ditë nga data e publikimit të shpalljes. 9. Ankandi publik do të mbahet më 17-10- 2013 në hapësirat e shkollës me fillim nga ora 13. 10. Qasje në hapësirat punuese mund të bëhet çdo ditë pune nga ora 8.00-14.00. Informacione shtesë në telefonin 070-360-011 Komisioni për posedim të sendeve të tundshme dhe të patundshme


Sport

20

Largimi? Nuk ka kthim pas Viktor Valdes përsëriti edhe një herë synimin e tij për tu larguar nga Barcelona verën e ardhshme, duke shpjeguar se ai e ndien që koha e tij në Kamp Nou ka përfunduar. Futbollistit të kombëtares spanjolle i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe e bëri të ditur që gjatë verës se nuk do të nënshkruante rinovimin e saj. Disa nga futbollistët e Barcës, duke përfshirë këtu dhe mesfushorin Andres Iniesta kanë bërë të ditur publikisht se janë përpjekur ta bindin Valdes të ndryshojë mendje për sa i përket qëndrimt në Katalunjë, por 31 vjecari thotë se ai është i vendosur me zemër e mendje për tu transferuar jashtë Spanjës. “Koha ime këtu ka përfunduar. Ata më ofruan shansin për të rinovuar kontratën, por unë e kam marrë tashmë vendimin. Unë jam në kërkim të sfidave të reja, unë dua të luaj në

një tjetër kampionat dhe të jetoj me familjen time në një vend tjetër. Por këtë sezon unë sërish e kam ndier dashurinë dhe mbështetjen e njerëzve dhe e vlerësoj këtë jashtëzakonisht”. Për Valdes një produkt futbollistik të akademisë së famshme të të rinjve të Barcelonës, La Masia transferimi do ti japë jetë eksperiencës së tij të parë në karrierë jashtë Kamp Nout.

Marchisio ia ka frikën Romës Claudio Marchisio e ka etiketuar Romën si rivalin më të madh të Juventusit për Scudetton e këtij sezoni. “Duke i shikuar gjërat në afat të gjatë, kam frikë nga skuadra e Rudi Garcia më shumë se nga çdo skuadër tjetër. Ata nuk kanë ndryshuar shumë, ata kanë shtuar disa lojtarë kualitativ dhe ju mund të shihni se trajneri është duke nxjerrë më të mirën nga ta”. “Roma nuk ka asnjë angazhim evropian këtë sezon dhe ata duan të kthehen pas dy sezoneve zhgënjyese. Mbase ata kanë më shumë uri se ne dhe kjo është se pse ne do të kemi nevojë për më shumë fokus dhe dëshirë për

e mërkurë, 9 tetor 2013

PRITI ME KËNAQËSI FJALËT E PRANDELLIT LIDHUR ME GRUMBULLIMIN E TIJ NË KOMBËTARE “Tani për tani mendoj vetëm për Romën. Pastaj në pranverë do të shohim se cila do të jetë gjendja ime fizike dhe do të vendosim. Gjithsesi kurrë mos thuaj kurrë”, pohoi mesfushori italian razili e miklon, por është dhe një motiv ankthi. Francesko Toti i priti me kënaqësi fjalët e Cesare Prandellit lidhur me grumbullimin e tij të mundshëm në kombëtare për botërorin, edhe pse pozicioni i tij mbetet ende i pavendosur, siç gjithmonë ka demonstruar në lidhje me këtë argument. “Tani për tani mendoj vetëm për Romën. Pastaj në pranverë do të shohim se cila do të jetë gjendja ime fizike dhe do të vendosim. Gjithsesi kurrë mos thuaj kurrë”. Për sa i përket imazhit është e kotë të thuash se avantazhet e pjesëmarrjeje në botëror do të ishin të shumëfishta. Toti do të ishte një nga yjet e botërorit dhe vec kënaqësisë për të luajtur me fanelën e vendit të tij, do të fitonte dhe shumë bonuse në lidhje me

Botërori? Vendos në pranverë

B

kontratat e tij komerciale falë prezencës në një event të tillë. Për sa i përket nivelit fizik, me një peshë ideale prej 83 kg frutë i një vere pregatijesh nën kurën Garcia, ruajtja e formës nuk do të ishte problem, ashtu si dhe integrimi në një grup ku senatorët që kanë më shumë peshë, Buffon, De Rossi dhe Pirlo janë në favor të rikthimit të tij. Edhe raporti me Prandelin është i mirë edhe spe duhet nënvizuar se në vizitën e trajnerit në

Trigoria në prill të 2012 cështja e një kthimi të mundshëm në kombëtare nuk u prek fare. Arseyet për të refuzuar lidhen me të tjera cështje, pikë së pari menaxhimin e formës fizike që numri dhjetë i Romës ka si synim të ruajë deri në fund të karrierës. Nga ky këndvështrim, botërori do ti komplikonte Totit fillimin e sesonit pasardhës ku sipas të gjitha gjasave Roma do të jetë e impenjuar në tre fronte, duke shtuar lod-

Dortmundi në hall, i lëndohen 11 futbollistë të fituar”, ka thënë Marchisio për Corriere dello Sport. Roma aktualisht është lider me shtatë fitore nga po aq ndeshje, dhe do të kërkojë ta ruajë rekordin e 100 për qindtë edhe pas pauzës ndërkombëtare kur do të takohet me Napolin, që është vetëm dy pikë prapa. Juventusi, në anën tjetër, do të kërkojë të ruajë hapin duke synuar të mposhtë Fiorentinën.

Blic

Roma pas Evras Lideri i Serie A, Roma, është duke synuar një transferim të janarit për mbrojtësin e Manchester United, Patrice Evra. Mediat italiane raportojnë se e ardhmja e Evras te United është në dyshime me menaxherin David Moyes që vazhdon të insistojë për transferimin e

Leighton Baines nga Evertoni në afatin kalimtar dimëror. Roma është e vetëdijshme për situatën dhe është inkurajuar në interesimin e tyre nga agjenti italian Federico Pastorello. Në mesin e klientëve të Pastorellos është edhe portieri i Romës, Morgan de Sanctis.

Thierry Henry, ende ai i vjetri Ish ylli i Arsenalit dhe Barcelonës, francezi Thierry Henry, tregon se ende ka diçka nga ai i vjetri. Në ndeshjen e NY Red Bulls vs New England Revolution tregon se ende ka mbetur diçka nga klasi i tij, duke bërë një pasim me them-

bër fantastik, në aksionin të cilin vete e nisi. Kjo tregon se vitet ende nuk kanë lënë shenjë te një ndër sulmuesit më të mirë në botë, dhe se liga amerikane MLS duhet të ndihet krenarë që e ka një lojtarë të tillë në radhët e veta.

Borussia Dortmund duket se do të jetë në hall. Nënkampionët e Gjermanisë që në javën e 8-të janë përgjysmuar, për shkak të

dëmtimeve të shumta, dhe numri i të lënduarve shkon në 11, pra një formacion i tërë. “Shpresoj shumë që dy javë të jenë

të mjaftueshme për të pasur ekipin që dua”, – u ankua trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp. Kështu, pas dëmtimit dhe mungesës së Piszczek, Kehl, Sahin, Shmelzer, Gyndogan, Sokratis, Bender dhe mbrojtësit të ri, Marin Sarr por e keqja nuk peërfundon këtu sepse gjatë ndeshjes ndaj Monchengladbahut mbetën të lënduar edhe dy mesfushorët Marko Reus dhe Jonas Hoffman. Ndërsa “i lënduari” i 11të për ndeshjen e radhës ndaj Hannoverit është edhe qendërmbrojtësi Matts Hummels, i cili për shkak të kartonit të kuq ndaj Gladbahut u dënua nga gjykata sportive vetëm me një ndeshje. Por, lind pyetja: Pas kësaj drame, si do të luajë Dortmundi më 19 tetor kundër Hannoverit? Analistët e “Bild” kanë dalë në këto përfundime: Qendërmbrojtja – Në vend të Hummelsit do jetë Sokratis, nëse greku do të jetë gati deri në këtë ditë. Në të kundërt, qendërmbrojtja do i besohet talentit Korai Gynter, i cili debutoi ndaj Borussia Monchengladbah.

Nuk po ndahen Çifti më i njohur i sportit në botë, skiatorja Vonn dhe golfisti, Woods kanë demantuar me puthje spekulimet se ata po ndahen. Lindsey Vonn dhe Tiger Woods janë çifti më i njohur në botën e sportit. Skiatorja dhe golfisti kanë hedhur poshtë të gjitha spekulimet se lidhja e tyre është duke u përballur me një

Atletico mund të befasojë në Evropë Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e vlerëson skuadrën e Atletico Madrid si një rival serioz në Ligën e Kampionëve. Atletico e ka impresionuar Wengerin deri tash këtë sezon dhe francezi beson se spanjollët mund të luftojnë për titullit e më të mirit të Evropës. “Për mua, Atletico Madrid mund të jetë një prej sur-

hjen që kushtëzon mosha e një kampioni i cili pas 12 muajsh do të jetë plot 38 vjec. Edhe menaxhimi i Totit në Botëror është një cështje që ka nevojë për sqarim pasi është mese e mundur që kostumi i lojtarit të 12, pra jo titullar i rri ngushtë, ashtu si dhe bashkëjetesa me humorin e Balotellit. Por për të gjitha këto mund të mendojë Prandelli, gjithmonë nëse rikthimi i Totit realizohet me të vërtetë.

prizave, atë çfarë Borussia Dortmund arriti sezonin e kaluar. Edhe pse ata e kanë humbur Falcaon, ata kanë një mbrojtje të mirë dhe një portier shumë të mirë”. “Ata kanë lojtarë vërtet të mirë në mesfushë dhe sigurisht aty është Diego Costa. Ky djalosh është një kafshë, ai mund të shënojë në çdo situatë”, ka thënë Wenger për Eurosport.

krizë. Të dy kanë dhënë puthje të zjarrtë pas turneut të Woods në Dublin të Irlandës. Golfisti amerikan e ka fituar turneun e njohur, Presidential Cup në Dublin, ndërsa e para që e ka uruar ka qenë Lindsey Vonn, me një puthje dashurie, e cila nuk ka kaluar pa u kapur nga fotoreporterët e shumtë që ishin aty prezent.

Rami te Milani në janar? Milani raportohet se mund të sjellë mbrojtësin e Valencias, Adil Rami, gjatë afatit kalimtar të janarit. Klubi spanjoll është gati ta heqë qafe lojtarin sapo të hapet afati kalimtar, duke marrë parasysh problemet disiplinore të tij. Francezi së fundi është suspenduar nga klubi për shkak se publikisht kishte kritikuar trajnerin dhe bashkëlojtarët e tij.

AS shkruan se Rossonerët dëshirojnë ta marrin lojtarin në formë huazimi me një para-kontratë që mund të aktivizohet në fund të sezonit. Mësohet se për ta blerë kartonin e plotë, klubit spanjoll duhet t’i paguhen 12 milionë euro. Roma po ashtu është interesuar për 27-vjeçarin, derisa Napoli raportohet se ka ftohur interesimin.


Sport

e mërkurë, 9 tetor 2013

SHKUPJANET PRESIN NDIHMË EDHE NGA MUHAMET THAÇI “Sivjet si viteve të fundit kemi startuar kampionatin me një formacion të përzier të rinj dhe të vjetrit, dhe mendoj se nëse lojtarët me përvojë që i kemi do jenë të gatshëm të garojnë gjatë gjithë sezonit, jam i bindur se do të futemi në Super Ligë ku edhe do të realizojmë ëndrrën tonë shumë vjeçare”, tha trajneri Muhamet Ismaili

Rinia synon futjen në Super Ligë

Avdyl SALIHU lubi i hendbollit Rinia edhe sivjet ka startuar kampionatin me një formacion të përzier me lojtar të rinj edhe të vjetër. Deri më tani shkupjanet kanë zhvilluar dy ndeshje sezonale edhe atë me Vardar Polog ku edhe korrën fitore, dhe me Manastirin pësuan si mysafir. Trajneri i klubit Muhamet Ismaili thotë se është i kënaqur me startin e kampionatit dhe pret që sivjet nëse luajnë të gjithë hendbollistët e tij të realizojnë ëndrrën shumë vjeçare për tu fut në Super ligë. “Sivjet si viteve të fundit kemi startuar kampionatin me një formacion të përzier të rinj dhe të

K

“Për këtë ndeshje jemi duke u përgatit maksimalisht dhe jam optimist se në fund do të dalim fitues. Deri më tani kam disa lojtar të lënduar, por shpresoj se të njëjtit do të riaftësohen për ti ndihmuar ekipit. Ndeshja luhet të dielën por ende nuk është caktuar ora e saktë e këtij ballafaqimi”, pohoi Muhamet Ismaili.

KK Forca pritet në mënyrë madhështore

tarëve kudo që janë”, pohoi kryetarja e klubit Dardhishta. Nga ana tjetër, edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti shprehi dëshirën që edhe më tutje të mbështet këtë klub. “Çairi gjithnjë ka qen me sportistët pasi edhe këtu kanë dalë shumë kampion olimpik, botëror dhe Evropë. KK Forca edhe njëherë po dëshmon se është klubi më i suksesshëm i komunës sonë andaj ne do të vazhdojmë të mbështesim edhe më fuqishëm”, pohoi Mexhiti. Në fund u shpreh shumë i emocionuar nga gjithë ai publik që kishte dal para Komunës edhe trajneri Muharem Imeri. “E harrova gëzimin e suksesit në Burës kur pashë sa shumë njerëz na prisnin dhe brohoritnin për sukseset tona. Kjo për ne është një motiv shtesë dhe ne premtojmë se edhe më tutje do të sjellim suksese. Falinderoi Komunën e Çairit në krye me Izet Mexhitin që na mbështet gjithnjë si dhe kryetaren e re Shkodrane Dardhishta”, pohoi Imeri. Suksesin historik të këtij klubi e sollën Jusra Ademi, Abdurahim Idrizi, Arta Bushi, Sajra Morina, Suhejb Veseli, Usame Bajrami dhe Xhezair Sali. (A.S.)

vjetrit, dhe mendoj se nëse lojtarët me përvojë që i kemi do jenë të gatshëm të garojnë gjatë gjithë sezonit, jam i bindur se do të futemi në Super Ligë ku edhe do të realizojmë ëndrrën tonë shumë vjeçare”, tha Ismaili, duke shtuar se mbështetje të madhe sivjet pret të ketë edhe nga hendbollisti Muhamed Thaçi. “Dihet se Thaçi disa vite

kampionati i pestë evropian i stilit Shotokan dhe Kupa e parë botërore e stilit Shotokan e akredituar nga Federata botërore e karatesë. Klubi nga Çairi fitoi një thes me medalje, përkatësisht 18 medalje të arta, 7 argjendi dhe 8 bronze. Mirëseardhje karateistëve i dëshiroi e para Dardhishta e cila edhe i njoftoi të pranishmit për këtë sukses. “Puna e palodhur e

trajnerit Muharem Imeri por edhe organizimi i mirë në klub edhe njëherë dëshmoi kualitetin e saj duke u kthyer me shumë medalje nga një evitimet të madh sportiv. Klubi meriton edhe më shumë përkujdes nga tani dhe unë si kryetare do të mundohem me të gjitha forcat ti krijoj kushte më të mira këtyre talenteve që ia zbardhën fytyrën Komunës së Çairit dhe shqip-

Buvac emërohet trajner i "Republika Srpska" Zëvendëstrajneri i Jurgen Klopp te Dortmund, Zejko Buvac do të jetë trajneri i "Republika Srpska" , krahinë e cila gjendet në Bosnjë dhe me statut ende nuk e ka shpallur pavarësinë por është pranuar nga FIFA dhe UEFA për të zhvilluar ndeshjet miqësore. Sipas një burimi të informacionit , pritet që me vete t'i marrë edhe Marko Marinin dhe Neven Suboticin

Operohet me sukses Bunjamin Asani Futbollisti i KF Shkupi, Bujamin Asani pasi që kishte marrë lëndim në ndeshjen kundër Novacit, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe sipas vet lojtarit gjithçka ka kaluar në mënyrën më të mirë. “Falënderoj Zotin që gjithçka ka përfunduar në mënyrë më të mirë, ky lëndim normal që përveç se më ka prek mua, ka prek edhe klubin dhe të gjithë shokët e kolegët e mi. Shpresoj që sa më shpejt të kthehem në fushë, pasi që klubi ka nevojë për mua dhe dëshiroj që të jap edhe atomin e fundit nga forca ime që Shkupi të vazhdojë me paraqitje të suksesshme”, është shprehur Asani. Sipas

stafit mjekësor që po kujdeset për Asanin, mësojmë se ai ka shanse që të kthehet shumë shpejt në fushë, ndërsa më së shumti asi për 2-3 javë do të fillojë vrapimin, ndërsa në javën e katërt mund të pritet edhe kthimi i tij në fushë. Numër i madh i futbollistëve e kanë vizituar atë në spital. Asani kishte të lënduar klavikulën anësore që lidhet me kraharorin. Pos Bujamin Asanit, shkaku i lëndimit mungojnë edhe Minas Osmani dhe Mumin Sallai, të gjithë këta futbollistë të cilët KF Shkupi i solli si përforcime të mëdha. (A.S.)

Stratev: Kundër Uellsit do të sulmojmë ka luajtur për ekipin tonë dhe gjithnjë paraqitjet e tija ishin frytdhënëse për ekipin. Ai na ka premtuar se do të na ndihmoj edhe sivjet kështu që më atë në formacion ekipi është shumë më i fuqishëm”, deklaroi për gazetën “Zhurnal Plus”, Ismaili. Ndryshe, ndeshjen e radhës ekipi nga Çairi e luan të diellin kundër skuadrës nga Gostivari, Jehonën.

Klubi i karatesë Forca është pritur në mënyrë madhështore në Komunën e Çairit nga qindra simpatizues të sportit, familjar si dhe nga kreu më i lartë i Komunës përkatëse në krye me zotëri Izet Mexhiti si dhe kryetaren e re të klubit Shkodrane Dardhishta. Gjithë këta me brohoritje dhe lule kanë përshëndetur suksesin e arritur në Bursa të Turqisë ku u zhvillua

21

sepse të dytë kanë prejardhje nga Republika Srpska. Kjo i bie që nëse krahinat fiktive të ashtuquajtura shtete dhe të pranuara nga vetëm një shtet, të kenë të drejtë të luajnë, ndërsa shteti i Kosovës i pranuar nga më shumë se 100 shtete,t'iu mohohet kjo gjë, kjo nuk mund të quhet ndryshe përveçse padrejtësi dhe një skandal i radhës nga ana e FIFA-s dhe UEFA-s në raport me Kosovën.

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll është kompletuar, pasi të martën i janë bashkangjitur ekipit edhe sulmuesi Goran Pandev dhe i riu David Babunski, kështu që ushtruesi i detyrës, seleksionuesi Zoran Stratev ka një pasqyrë më të qartë se çfarë force ka në dispozicion. Ai për shkak lëndimit nuk do mund të llogaris në Trickovskin, kështu që me siguri do të ketë edhe ndryshime në formacion bazë për dy ndeshjet

e ardhshme kualifikuese Brazil 2014 kundër Uellsit të premten në Kardif dhe katër ditë më pas kundër Serbisë në Jagodinë. “Po përgatitemi për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese. Unë jam i ri si seleksionues, por atmosfera e punës është e lartë. Synimi dihet, të luhet me kualitet në dy ndeshjet e ardhshme. Mund te them se do të luajmë në ofanzive, kurse Pandev do të luaj afër golit të kundërshtarit”, tha Zoran Stratev. Në këtë konferencë për shtyp u paraqit edhe mbrojtësi Nikollce Novevski, i cili po luan shkëlqyeshëm në ekipin e Majncit. “Na presin dy ndeshje kualifikuese dhe normal nuk do ta kemi të lehtë. Jemi duke u përgatit maksimalisht dhe do të mundohemi që mos të dëshpërojmë. Mendoj se kemi kualitet që të luajmë mirë edhe kundër Uellsit, kurse më pas edhe ndaj Serbisë”, pohoi Novevski. (A.S.)

PAOKu gjobit Kaçen Një fotografi me një bluzë në të cilën shkruante “UÇK” kishte bërë që mesfushori korçar i Kombëtares Shqiptare të vihej nën presion dhe akuza nga të gjitha anët në opinionin grek. Kaçe, pavarësisht që kishte kërkuar falje meqë nuk e kishte për qëllim të ofendonte njeri, u suspendua nga klubi i tij PAOK-u i Selanikut për kohë të pacaktuar, saqë u vu në dyshim edhe e ardhmja e karrierës së tij prej futbollisti. Së fundmi siç raportojnë mediat helene, skuadra e ka gjobitur Kaçen edhe mE para, janë plotë 10 mijë euro që

shqiptari duhet të paguaj në arkat e klubit në mënyrë që të rikthehet i rregullt në stërvitje. Një pjesë e tifozëve të PAOK-ut i kishin dalë Kaçes në përkrahje, por kjo nuk mjaftonte meqë shumica e opinonit sportiv në Greqi e kryqëzonte. Edhe vet trajneri Hub Stivens ishte i pafuqishëm përballë këtij presioni duke thënë se “Lojtari nuk ka bërë ndonjë krim që atakohet kështu”. Ndryshe, Ergys Kaçe është grumbulluar për dy ndeshjet e tetorit të Kombëtares Shqiptare, kundër Zvicrës dhe Qipros.

Ende përshtatem në Premier Samuel Eto’o beson se ai ende është duke u adaptuar në Ligën Premier dhe është zotuar të bëjë paraqitje të mira për Chelsean. 32-vjeçari u transferua në Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar veror nga Anzhi Makhachkala, por ende nuk e ka gjetur rrjetën. “Tashmë kam parë se futbolli anglez është shumë fizik – më fizik se sa llojet tjera të futbollit. Nuk kam fituar ende shumë kohë, andaj duhet të

vazhdoj të punoj për t’u siguruar se do të përmirësoj nivelin tim”. “Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe kam kuptuar se – kam ardhur të kënaqem duke luajtur për Chelsean dhe të kënaqem me futbollin. Shkoj në çdo ndeshje me të njëjtën qasje. Nuk është me rëndësi se ku inkuadrohem, dua të luaj futboll. Bashkëlojtarët po më ndihmojnë shumë dhe po ashtu trajnerët, andaj ndjehem se po adaptohem”, ka thënë Eto’o.


Sport

22

HITZFELD SHPREHET PARA NDESHJES ME SHQIPËRINË

Në Tiranë për fitore Trajneri i zviceranëve, Otmar Hitzfeld, ka thënë se lojtarët e tij do të sillen si profesionist. Ai thotë se në Tiranë vijnë për fitore, pavarësisht se vetëm një pikë i dërgon në "Brazil 2014". Por, fituesi dy herë i Champions League flet edhe për Kosovën, duke shprehur "keqardhjen" se do të shkojë edhe një kohë e gjatë për t’u pranuar në UEFA e FIFA herdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami, të premten do të përjetojnë njërën prej ndeshjeve më të veçanta në karrierën e tyre. Të gjitha këta do të veshin fanellën e Zvicrës, ndërsa për kundërshtarë do të kenë bashkëkombësit e tyre të Kombëtares së Shqipërisë. Tifozët në stadiumin "Qemal Stafa" në Tiranë, vështirë se do t’i mirëpresin, bazuar në takimin e parë të luajtur në Lucernë në shtator të vitit të kaluar. Në lidhje me këtë, trajneri i zviceranëve, Otmar Hitzfeld, ka thënë se lojtarët e tij do të sillen si profesionist. Ai thotë se në Tiranë vijnë për fitore, pavarësisht se vetëm një pikë i dërgon në "Brazil 2014". Por, fituesi dy herë i Champions League flet edhe për Kosovën, duke shprehur "keqardhjen" se do të shkojë edhe një kohë e gjatë për t’u pranuar në UEFA e FIFA. "Ne nuk dëshirojmë të vijmë për një barazim dhe të kualifikohemi për Kampionat Botëror. Ne do të luajmë për fitore, ashtu siç kemi bërë që nga fillimi i këtyre ndeshjeve kualifikuese", ka thënë Hitzfeld, i cili për presionin që mund të ketë mbi lojtarët e tij shqiptarë në "Qemal Stafa" është shprehur: "Këto gjëra ndodhin. Ne humbëm shumë raste për të shënuar kur luajtëm ndaj Qipros. Xhaka

X

Biletat e ndeshjes ShqipëriZvicër Nga kaosi i shkaktuar në prag të ndeshjes me Norvegjinë, këtë herë duket se janë marrë të gjitha masat për të shkuar gjërat normalisht. 16.179 bileta janë prodhuar në Itali këtë herë me shumë elementë sigurie, pasi janë prodhuar në një shtypshkronjë që prodhon me letra speciale si çeqe apo bankonota. Çmimi i tyre do të jetë i ngjashëm me ndeshjen e fundit me Norvegjinë. Pra, tribuna përkarshi D2 do të kushtojë 3000 lekë, D1 dhe D3 nga 2000 lekë, anësore pas portave nga 500 lekë dhe tribuna A dhe B nga 5000 lekë. Nuk do të ketë asnjë kufizim dhe nuk ka arsye, sipas FSHF-së, për të krijuar sërish

kaos. Biletat do të mund të gjenden tek biletaria tek stadiumi “Qemal Stafa” dhe tek “Rruga e Barrikadave” apo siç quhet ndryshe biletaria e 9-katsheve. E rëndësishme është që janë marrë të gjitha masat që të mos bëhet e mundur riprodhimi i biletave false për këtë ndeshje.

Shqiponja e famshme vjen në “Qemal Stafa”

do të mund të shënonte, njësoj sikur Shaqiri. Ata nuk e bënë. Përveç kësaj: Shaqiri shënoi në ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe shumë njerëz me prejardhje nga vendi juaj më thanë pas ndeshjes se ata ishin krenar për dy arsye: njëra që ekipi i Shqipërisë luajti mirë, dhe tjetra se lojtarët e Zvicrës me prejardhje shqiptare luajtën po ashtu mirë". Ndërsa për

mundësinë që yje si: Shaqiri, Behrami dhe Xhaka të luajnë për Kosovën kur kjo e fundit të pranohet nga UEFA dhe FIFA Hittfeld ka qënë shumë i qetë. "Pikë së pari, kam frikën se do të duhet ende kohë që Kosova të bëhet anëtare e plotë në UEFA dhe FIFA. Prandaj, nuk mendoj se shumica e lojtarëve të tanishëm do të ndikohen nga kjo. Përveç kësaj, Zvicra

Shqipërinë s’e kisha në opsion Futbollisti me prejardhje nga Struga, Pajtim Kasami ndihet mjaft i lumtur dhe i nderuar që u ftua nga përfaqësuesja e Zvicrës. Për të, Kombëtarja shqiptare nuk ishte asnjëherë në opsion, edhe pse e pranon se ka pasur ofertë për t’u veshur Kuqezi. Paraqitjen ndaj Shqipërisë të premten e konsideron të veçantë, pasi do të luajë kundër vendit të origjinës së tij. Pajtim Kasami është ngritur në qiellin e shtatë, pasi e mori ftesën që aq shumë e priste nga përfaqësuesja e Zvicrës. Futbollisti shqiptar nga Maqedonia thotë se e priste qe një kohë të gjatë ftesën e Helvetikëve, duke konfirmuar se Shqipërinë nuk e kishte në opsion asnjëherë. Futbollisti i Fulhamit u ftuar për të luajtur pikërisht kundër Kuqezinjve të De Biasit, në përballjen e së premtes në Tiranë. “Jam i nderuar dhe krenar që do ta vesh fanellën e përfaqësueses zvicerane. Isha gjithmonë në pritje që t’i bashkohesha kontingjentit

në 10 vitet e fundit ka humbur vetëm një Kampionat të rëndësishëm. Një vend i vogël ka bërë shumë për të arritur këtu, dhe shumë lojtarë e vlerësojnë këtë shumë dhe kësisoj duan të jenë pjesë e skuadrës zvicerane", ka deklaruar trajneri i Kombëtares zvicerane. Shqipëri-Zvicër luhet më 11 tetor, ora 20.30, në "Qemal Stafa".

zviceran, më në fund erdhi ftesa, pasi kam luajtur për grupmoshat tjera. Shqipëria më ka ftuar, duke nisur nga presidenti i Federatës, selektori dhe lojtarët. Por, ky ekip nuk ishte një opsion për mua”, deklaroi Kasami në një intervistë për webfaqen zvicerane 20min.ch. Ish futbollisti i Lazios dhe Palermos shton se familja e tij është e nderuar me këtë zgjedhje, ndërsa ftesa pikërisht para ndeshjes me Shqipërinë bën gjithçka më speciale për ta. “Nuk është e zakonshme për të luajtur kundër vendit tënd të origjinës, por unë pres të luaj në Shqipëri, nëse më jepet rasti”, vijoi ai. Kasami tregon se kishte fyerje dhe akuza në adresë të tij në rrjetet sociale Twitter e Facebook, për zgjedhjen që e bëri, por ky fakt nuk e shqetëson, pasi thotë se bën pjesë në jetën e lojtarëve. Ai thotë se rrugëtimi që e bëri në karrierë, më në fund e shpërbleu me ftesë në ekipin A të Zvicrës. Për këtë, meritat më të mëdha ia jep Fulhamit, i cili po ia jep rastin të luajë rregullisht dhe ku po shkëlqen këtë edicion në Premierligë, pasi u rikthye përkohësisht në futbollin zviceran.

Barça në gjurmët e Adnan Januzajt Nëse Adnan Januzaj jeta e të cilit duket se ka ndryshuar krejtësisht brenda pak ditësh falë 2 golave me djajtë e kuq, atë që e bën të vecantë djaloshin e talentuar është edhe data e tij e lindjes, 5 shkurt. E njëjta datë kur kanë lindur edhe Kristiano Ronaldo, Nejmar dhe Tevez, koincidencë që e bën të paracaktuar për një perspektivë të ndritur. E në fakt të ndritur sepse Sipas Daily Mail për

e mërkurë, 9 tetor 2013

të orët e fundit ka nisur një garë mes Barcelonës dhe Mancester United me katalanasit dominues të skenës futbollistike në vitet e fundit që kërkojnë ta joshin mesfushorin për ta afruar në Camp Nou. Sipas të përditëshmes britanike katalanasit besojnë se mund tja rrëmbejnë 18 vjecarin djajve të kuq nëse ai nuk rinovon kontratën aktuale e cila skadon pas 8 muajsh.

Shqiponja, simboli ynë , emblemë e flamurit kuqezi, miti që përgjatë shekujve personifikon më së miri krenarinë e këtij vendi që mban emrin e saj , por më thjesht shpendi i jashtëzakonshëm për ne bijtë e shqipes do të jetë prezente në vendin që më së miri i bashkon shqiptarët anembanë botës, mitikun “Qemal Stafa” aty që kur luan kombëtarja për 90 minuta janë zemra dhe sytë e një kombi të tërë. Në 11 tetor para përballjes me Zvicrës, shqiponja do të niset nga

një qiellgërvishtës pranë “Qemal Stafës” për të fluturuar sipër stadiumit duke krijuar padyshim një atmosferë emocionuese. Gjithçka falë një nisme të Igli Tares dhe Lorik Canës që kanë vendosur ti bëjnë një homazh Qemal Stafës duke sjellë në Tiranë një eksperiencë të bërë traditë tashmë në stadiumet e Lacios dhe Benfikës pikërisht falë bashkëpunimit të njeriut që e ka bërë të mundur këtë në romë dhe kryeqytetin portugez, spanjollit Juan Bernabe.

Bala: Gati të jem titullar, dua të luaj me Salihin Një ndër të rikthyerit në Kombëtaren shqiptare është edhe sulmuesi Bekim Bala. Paraqitja e shkëlqyer e shkodranit te Jagellonia në Poloni e ka bindur De Biazin ta bëjë pjesë të kuqezinjve. Vetë Balaj shpreson për një vend titullari, edhe pse e vlerëson si shumë të vështirë këtë fakt. Ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe Tiranës preferon që të ketë shkodranin Hamdi Salihi si partner në sulm. “Normalisht që jam shumë i gëzuar dhe shpresoj të jem sa më gjatë pjesë e Kombëtares. Falë formës së mirë që po kaloj te Jagellonia, e binda trajnerin të më ftojë sërish. Synimi i çdo lojtari është që të ketë sa më shumë minuta në këmbë për çdo ndeshje. Unë nuk është se jam ndonjë lojtar që kam luajtur rregullisht në përfaqësuese, kështu që sa më shumë minuta të luaj, aq më mirë do jetë për mua. Shpresoj që këto ditë ta bind tra-

jnerin me lojën time”, tha Bala duke shtuar se preferon të ketë Salihin partner në sulm. ”Nëse do të ishte në dorën time, patjetër që do të preferoja Salihin (qesh). Ai është shembull për çdo sulmues, për më tepër që jemi të dy nga Shkodra. Mendoj se mund të merremi vesh shumë më mirë. Këtu po bëhet një punë shumë e mirë nga trajneri. Janë grumbulluar lojtarë cilësorë, që premtojnë shumë. Niveli i ekipit sa vjen e rritet dhe kjo duhet të bëjë optimist çdo shqiptar”. Në pyetjen se si i shikoni dy ndeshjet e fundit, ai tha “Pritshmëritë ishin shumë të mëdha si nga ne futbollistët, tifozët edhe nga media, por dy ndeshjet e fundit i ndryshuan gjërat. Janë dy ndeshje për t’u luajtur dhe nëse marrim maksimumin, e ndërlikojmë sërish situatën e grupit tonë. Unë u bëj thirrje tifozëve që të na mbështesin ashtu siç kanë bërë gjithmonë”.

Bayern M. nuk e liron Shaqirin në janar Skuadra bavareze nuk është e interesuar për ofertën e Arsenalit të Londrës për mesfushorin shqiptar me pasaportë zvicerane. Mediat britanike dhe ato gjermane kanë spekuluar pak ditë më parë se Arsenali i Londrës është duke përgatitur një ofertë për Xherdan Shaqirin e Bayern Munichut. Arsenali përgatiste një ofertë për 22 vjeçarin

gjatë afatit kalimtar të janarit. Qysh verës shefi i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge kishte tërhequr vëmendjen se Shaqiri nuk largohet. Sipas burimeve të Tutto Mercato, Bayern ka vendosur që Shaqirin të mos e largojë në janar. Futbollisti nga Kosova me pasaportë zvicerane është duke luftuar për një vend titullari te Bayern.


e mërkurë, 9 tetor 2013

E n ig m a

23

HOROSKOPI DASHI Dite shume trazuar dhe problemake kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do i pranoni aspak ato qe do iu thotë partneri dhe gjate gjithë kohës do debatoni me te. Beqaret nga ana tjetër do provojnë eksperienca interesante dhe mja entuziazmuese megjithatë dashuria e madhe nuk do vije ende. Ne planin financiar fa do jete ne anën tuaj kështu qe do jeni me te qete.

BINJAKËT Do i kaloni te gjitha vështirësitë e jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe do jeni me optimiste për te ardhmen. Nga mesdita mund te keni një surprize nga partneri. Beqaret do zbulojnë kënaqësi te reja dhe do ndihen për mrekulli. Me ne fund ata do e ndryshojnë statusin. Financat nuk do jene katastrofe, por nëse nuk tregoheni te matur do keni vërtet probleme serioze.

LUANI Ata qe kane një lidhje te trazuar ka shume mundësi t’i japin fund gjithckaje sot dhe te mendojnë te ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Te tjerët do kenë një dite te zakonshme. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse yjet do krijojnë shume mundësi për njohje te reja. Ne planin financiar çdo gjë do jete ne favorin tuaj dhe situata pritet te ketë goxha përmirësime.

PESHORJA Komunikimi ne çift do jete edhe me i ngrohte gjate kësaj dite dhe do i sqaroni te gjithë hatërmbetjet qe keni pasur me partnerin. Dita ne vijim do jete me e bukur. Beqaret ka shume mundësi te takojnë princin e tyre te kaltër. Shikojani me kujdes personat qe do keni pranë. Ne planin financiar asnjë planet nuk do arrije t’ua destabilizoje te ardhurat.

SHIGJETARI Mos rikujtoni problemet qe keni pasur dikur me partnerin tuaj sepse do mërziteshit shume qe te dy dhe dita do jete e zymte. Mundohuni te mendoni vetëm për te ardhmen dhe te kaloni momente te këndshme se bashku. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do e gjejnë dot personin e duhur. Nëse financat i menaxhoni me maturi situata do jete goxha e qëndrueshme.

UJORI Do jeni me te predispozuar sot te bëni lëshime ndaj aj qe keni ne krah dhe kjo do e përmirësojë ndjeshëm marrëdhënien ndërmjet jush. Vazhdoni ne këtë rruge. Beqaret nuk do jene shume ne humor sot dhe nuk do ndihen ga për te pasur njohje te reja. Financat do influencohen mja nga Plutoni. Situata do jete vërtet e qëndrueshme dhe pa probleme.

DEMI Edhe për ju pritet qe kjo dite te jete e vëshrë dhe e mbushur me mosmarrëveshje. Ata qe kane shume kohe qe nuk arrijnë dot te gjejnë qetësinë mund te mendojnë edhe për një ndarje përfundimtare. Beqaret do jene te kënaqur me jetën qe kane dhe nuk do kërkojnë me ngulm princin e kaltër. Ne planin financiar nuk pritet as problemi me i vogël. Mund te bëni edhe ndonjë dhurate.

GAFORJA Jeta juaj ne çift do jete shume e bukur dhe emocionuese gjate kësaj dite. Do ndiheni rehat dhe te dëshiruar nga partneri juaj kështu qe nuk do keni çfarë te kërkoni me tepër. Beqaret nuk duhet as te bëjnë dhe as t’iu besojnë premtimeve boshe te disa personave. Ne planin financiar duhet maturi për te zgjidhur problemet, jo inat dhe rritim.

VIRGJËRESHA Yjet do e bekojnë lidhjen tuaj gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli ndërmjet jush. Emocionet me te forta do i përjetoni ne orët e mesditës. Beqaret duhet ta heqin sa me pare turpin dhe te dalin neper takime. njohjet e reja mund te jene vërtet shume interesante. Financat do jene me te qëndrueshme kështu qe mund te blini edhe mobiliet qe keni pëlqyer.

AKREPI Fale ndikimit te madh te Saturnit ne jetën tuaj ne çift, dita nuk do jete e trazuar, por as emocione te mëdha nuk do ketë. Merrini gjerat si t’iu vije pa kërkuar shume. Edhe beqaret do e kenë serish te vështirë ta gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Ne planin financiar do kryeni transaksione mjaft te rëndësishme dhe qe do ua stabilizojnë situatën.

BRICJAPI Tregohuni sa me realiste sot ne jetën tuaj ne çi dhe hidheni çdo hap ne bashkëpunim me personin qe keni ne krah. Ai do mundohet te beje çdo gjë qe marrëdhënia mes jush te jete sa me e mire. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm edhe pse nuk do ndalen asnjë çast se kërkuari. Situata financiare do jete goxha e qëndrueshme. me ne fund do shpenzoni pa frike.

PESHQIT Ka rrezik te mos i qëndroni besnik partnerit tuaj sot dhe kjo do e trazoje se tepërmi atmosferën tuaj ne çi. Pse e prishni me dorën tuaj një marrëdhënie aq te mire? Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te dashurisë se madhe pa e kuptuar se e kane me afër sesa mendonin. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do keni përmirësime te ndjeshme te situatës.


L if e s t y le

24

Truke të çuditshme bukurie

Jeta e sotme imponon ritme gjithnjë e më të përshpejtuara dhe kështu ju nuk mund të gjeni sado pak hapësirë për të kuruar trupin tuaj! Mos u shqetësoni, për çdo gjë ekziston një zgjidhje! Për këtë gjë ju vijnë në ndihmë disa truke bukurie! Ato shërbejnë për të qenë të bukura dhe perfekte në pak kohë, pa rrezikuar të dukeni qesharake. Pra si mund të zvogëloni kohën për grimin, por edhe për problemet e vogla apo të mëdha që mund të dalin gjatë tij? Ja disa truke pak të çuditshme, por me rezultate të garantuara: Për të evituar njollat e rimelit Kur të aplikosh rimelin merr një lugë plastike dhe vendose atë nga pjesa e jashtme, mbi qepallë. Në këtë mënyrë pluhuri apo ndonjë mbetje e rimelit do të mbetet në lugë dhe jo në sy.

Probleme me smaltin Nëse smalti duket i tharë dhe me flluska, është e mundur që ai të jetë ruajtur në një mjedis shumë të nxehtë. Atëherë vendoseni në frigorifer. Temperatura e freskët do ta zhdukë këtë problem. Kundër kallove të këmbëve Nëse shpesh ke kallo te këmbët ose ke probleme kur vesh për herë të parë këpucë të reja, atëherë te thembrat e tyre vendos vazelinë. Ajo do t’u japë këmbëve të tua butësi dhe do t’u heqë atyre dhimbjen. Të heqësh manikyrin me ndriçues

prit dy feta jo shumë të holla dhe vendosi mbi qepallat e syve për 10 minuta. Patatja do të ftohë sytë tuaj dhe do të ulë fryrjen e tyre.

Të heqësh manikyrin është pothuajse gjithmonë një makth më vete. Atëherë lyej disa copa pambuku me aceton dhe vendosini ata te thonjtë, ndërsa lart tyre vendos letër alumini, pra i mbështilli majat e gishtave dhe lëri ashtu për 5 minuta. Kështu manikyri do të kthehet në një kujtim për një kohë shumë të shkurtër.

Për të luftuar celulitin Nëse po fillon të vëresh celulit gjithandej në trupin tënd, përdor llum kafeje si një skrab për trupin. Kafeina stimulon qelizat e lëkurës, duke i liruar ato nga pjesët e lëkurës së vdekur.

23 gjërat që femrat duhet të ndalojnë së bëri

Për të ushqyer flokët Merr majonezën nga frigoriferi dhe apliko një sasi të saj mbi flokë (sa floku të lyhet i gjithë me majonezë) dhe lëre ashtu për rreth 20 minuta. Gjatë kësaj kohe përdor dhe tharësen në mënyrë që nxehtësia e saj të dyfishojë efektet e majonezës. Kështu t’i mund t’u thuash lamtumirë flokëve të thatë.

Për të zvogëluar sytë e fryrë Merr një patate dhe prej saj

Për një maskë të shpejtë Nëse ke nevojë për një maskë, por nuk ke kohë të shkosh në dyqan, përdor Pepto Bismol(tretës ushqimi), një pluhur me fuqi tretëse, i cili do t’i japë efekt pozitiv fytyrës tuaj. Mjafton të përdorni nja dy lugë dhe ta mbani atë për 20 minuta.

e mërkurë, 9 tetor 2013

Shumë kohë derisa manikyri të thahet Ke bërë një manikyr në shtëpi dhe i ke vendosur smaltin. Ju qëllon të jeni me nxitim, doni të dilni, por për ta tharë atë, ju duhet shumë kohë. Vendosi gishtat në ujë të ftohtë për tri minuta dhe thonjtë e tu të sapolyer me manikyr do të thahen si me magji.

Nëse ndiheni e paplotësuar si femër, kjo vjen me siguri sepse po ushtroni shumë presion mbi veten. Ndiqni këshillat e mëposhtme për të çliruar veten nga pakënaqësitë Shpeshherë jemi ne armiqtë e vetes, duke e detyruar jetën tonë të marrë një rrjedhë të panevojshme. Teksa jemi në kërkim të perfektes, të asaj që të gjithë dëshirojnë, harrojmë se çfarë duam me të vërtetë. Për të kuptuar sadopak sesa larg keni shkuar me sakrificat, ja cilat janë 23 gjërat që nuk duhet të vazhdoni t’i bëni. 1. Të kërkoni falje gjithë kohës. Kërkimet kanë treguar se femrat thonë “më fal” më shpesh se meshkujt. Por përdorimi i shpeshtë i kësaj fjale ndonjëherë më shumë sjell dëme sesa të mira. 2. T’i thoni “po” cilitdo. Po, do të takohemi për kafe edhe pse sot jam tmerrësisht e lodhur nga puna. Po, do të të ndihmoj të plotësosh gjithçka të duhet, edhe pse kam gjëra të tjera për të bërë. Mjaft thatë “po” pothuajse për gjithçka, sepse kjo kthehet në një rraskapitje mendore dhe fizike. Njerëzit do t’ju respektojnë edhe më shumë nëse vendosni ca kufij. 3. T’i thoni “jo” vetes. Shumë femra kalojnë një pjesë të madhe kohe duke vendosur çfarë nuk munden apo nuk duhet të bëjnë. Mos i lejoni pasiguritë dhe ankthin tuaj t’ju shtyjë të merrni vendime negative. Jini gjithnjë optimiste për veten dhe të ardhmen. 4. Ta shikoni ushqimin si armik. Perfeksioni është një standard i pakapshëm, atëherë pse të lodheni kot duke kërkuar që të keni flokë idealë, trup të përsosur, pamje unike? Largojeni ndjenjën e fajit nga vetja sa herë hani ushqimin që pëlqeni, është koha ta merrni pak veten me të mira. 5. Ta shpërfillni trupin tuaj. Nëse pasqyrat janë makthi juaj prej mendimit se keni shtuar disa kilogramë, apo keni ndonjë defekt tjetër në

trup, bëni mirë ta mblidhni mendjen dhe të tregoheni mirënjohëse për ato që keni. 6. Të vini në dyshim arritjet. Sapo ju vjen mundësia që keni kërkuar gjithnjë për t’u ngritur në detyrë, për të marrë një vlerë publike apo edhe një punë të re, femrat fillojnë të vënë në dyshim nëse ato ia vlejnë ose jo. Gjithçka ju ndodh nuk është vetëm fat, përkundrazi ju i meritoni. 7. Të hiqni etiketimet nga “Facebook”. Vërtet prisni që në çdo foto të dilni me pamje të përsosur? Ç’të keqe kanë ato foto ku miqtë ju kanë etiketuar? Seriozisht, duhet ta ndaloni maninë e të qenët perfekte, jo gjithçka mund ta keni nën kontroll. 8. Të krahasoni jetët. Nëse e keni bërë deri më tani, është koha të mos vazhdoni ta bëni. Krahasimi i jetës suaj reale, me atë të dikujt që tregon në botën virtuale për jetën e tij, është një nga gabimet më trashanike. Jo vetëm që do t’ju ulë vetëvlerësimin, por edhe do t’ju gërryejë për diçka që nuk është e vërtetë, sepse të gjithë gënjejnë nga pak në rrjetet sociale. 9. Të mbani fajin dhe pendimin. Faji dhe pendimi janë dy emocione që shërbejnë për torturë. Pranojini fajet tuaja dhe pendohuni për diçka, por ama është mirë të ecni përpara drejt së ardhmes. 10. Të vishni taka çdo ditë. Seriozisht? Mund t’ia dilni? Të gjithë e duam të bukurën, por të veshësh taka çdo ditë mund të jetë e tepruar. Hidhini sytë edhe nga llojet e tjera të këpucëve që mund të jenë shumë me stil, do të dukeni bukur gjithsesi. 11. Të gjykoni jetën sek-

suale të të tjerave. Asnjë grua nuk e meriton të gjykohet në lidhje me personat me të cilët ajo fle. Herën tjetër që do të bëni thashetheme me mikeshat, kujtohuni se as juve nuk do t’ju pëlqente t’ju ofendonin për diçka që tjerëve nuk u hyn aspak në punë. 12. Të gjykoni jetën tuaj seksuale. Askujt nuk ka ç’i duhet numri i meshkujve me të cilët keni qenë. Mjafton të jeni të vetëdijshme dhe të zbatoni mënyrën tuaj të jetesës, sepse gjërat e tjera nuk kanë asnjë rëndësi. 13. Të përpiqeni të jeni të qeta. Ndoshta ju jeni vërtet një vajzë që nuk e vret shumë mendjen për gjërat dhe ju pëlqen të jeni të qeta. Por nga ana tjetër, ato që nuk janë të tilla në vetvete, nuk kanë përse shtiren. Filloni të shprehni ndjenjat, emocionet dhe dëshirat tuaja të vërteta. 14. T’i trembeni etiketimit si e çmendur. Nuk ka rrugë më të thjeshtë për të ulur vlerësimin e një femre, sesa ta quash atë të çmendur ose si person që reagon më shumë seç duhet emocionalisht. Mos u frikësoni nga ajo që të tjerët mund t’ju quajnë, përkundrazi, besojini vetes dhe pse jo, shijojeni “çmendurinë” tuaj. 15. Të kërkoni gjithçka në internet. Nëse keni një simptomë të një sëmundjeje të mundshme, në vend që të kërkoni sa më shumë për të në internet dhe ta tmerroni veten me 101 sëmundjet që amatorët e internetit tregojnë, vizitohuni tek një profesionist real. 16. Të shqetësoheni për jetën tuaj jo ideale. Mos prisni që të jetoni si nëpër filma apo libra, jeta është një sfidë më e madhe se aq. Tregohuni real-

iste dhe duajeni jetën që bëni, ose në të kundërt ndryshoni mënyrë jetese. 17. T’i frikësoheni vetmisë. Ç’të keqe ka të jesh vetëm?! Ka disa gjëra që mund t’i kontrolloni si për shembull takimet e dashurisë, njohjet e njerëzve të rinj dhe të tjera gjëra që nuk mund t’i keni nën komandë. Gjetja e një partneri për jetën është një nga këto gjëra që s’mund t’i kontrolloni. Jini optimiste dhe pranoni fatin, por bëni edhe veprimet e duhura. 18. Të vazhdoni marrëdhëniet e dështuara. Nëse jeni me të dashurin tuaj aktual, vetëm prej idesë që duhet të jeni në një lidhje, atëherë kjo nuk është gjë e mirë. Asgjë e mirë nuk do t’ju vijë nga një person që nuk është i duhuri për ju. 19. Të mos i shfrytëzoni fundjavat. Askush nuk do të vdesë nëse i fikni telefonat në fundjavë dhe shijoni një palë pushime në mal ose në det. Sot gjithnjë e më shumë po harrohet tradita e pushimit në ditët e paguara të pushimeve. 20. Të shoqëroheni me personat e gabuar. Nëse keni një mike “toksike” që gjithë kohës është e zhytur në pesimizëm dhe që ju bën të ndiheni sikur të jeni asgjë, jepini fund. Gjithçka keni nevojë është energjia pozitive dhe pak fat. 21. Të kaloni kohë me njerëz pa qëllime. Nuk është e nevojshme ta kaloni çdo çast të ditës suaj me miq të vjetër me të cilët nuk ndani asnjë gjë të përbashkët. Nëse rrini me dikë që nuk ka asnjë qëllim në vetvete, dijeni se është ngjitëse. 22. Të turpëroheni nga hobet tuaja. Bëni çfarë të dëshironi, vishni çfarë ju do zemra, ndiqini hobet dhe ëndrrat tuaja përpara se të jetë shumë vonë. Jeni ju që vendosni për suksesin ose dështimin tuaj. Largojini komplekset, sepse rinia është koha e mendjes së hapur. 23. Të vini afate për ngjarjet e rëndësishme. Një shprehje thotë se “Zoti qesh kur njerëzit bëjnë plane”. Në këtë rast, ai duhet të qeshë akoma më shumë sepse ngjarjet më të rëndësishme ndodhin papritur dhe kjo është një nga të bukurat e jetës.

Zhurnal plus #602  

Falemenderit!

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you