Zani i Nalte Nr. 9

Page 73

Gjuhë-letërsi

Për nga koha krijimit të abetareve shqipe (kujtojmë se Naumi më 1845 botoi «Fare i ri ëvetar shqip...” ) ne nuk jemi më të vonuar në krahasim me abetaret Ballkanike: të rumunit George Lazar (1820), të bullgarit Petrer Beran (1824), të serbit Vukë Karaxhiç (1827) dhe autorit të abetares greke4. Viti 1912 ishte “fatlum” edhe për botimin e abetareve shqipe. Vetëm këtë vit u botuan 7 abetare shqipe, ndryshe nga vitet e tjera që kishte një numër më të vogël, si p.sh.: më 1913: vetëm 2 abetare, 1914: 2 të tilla, 1915: 3, 1916: 3, 1917: vetëm 1, 1918: vetëm 1 dhe më 1919: 3 abetare shqipe. Vitin e Pavarësisë së Shqipërisë, siç thamë, u botuan: 1. Anonim: Abetari i vogël shqyp. 4. Po aty, f. 54.

“Nikaj”. Shkodër, 1912, 32 f. 2. D/iogjen/ H/arito/: Abetari i gjuhës shqipe. Mot i parë. Athinë, 1912. 62 f. me il. 3. D/iogjen/ H/arito/: Shtimi i abetarit shqip për çunat. Athinë, 1912. 56 f. me il. 4. Anonim: (Editor Lef Nosi). Abetare shqipe për djelmoshët gegë. Shtypje e parë. Shtypshkronja Tregtare Nderkomëtare. Manastir, 1912. 16 f. 5. Anonim: Abetare toskërisht. Përshtypjë e gjashtë. Sofje, 1912. 16 f. 6. Anonim /Jashar Erebara/: Abeceja shqype e Kumanoves. Botim i Klubit shqiptar të Kumanovës. Supliment i gazetës “Shkupi”. Shkup, 1912. Por ne do të ndalemi në abetaren shqip-italisht, duke e shikuar në një këndvështrim të ri, jo duke përsëritur ato që kemi thënë në botimin tonë. 7. Anonim: Abetari për fmit qi msojnë shqip-italisht. Për msimoret e Shqipëries. / Il SILLABARIO për i bambini che studiano Albanese-italiano. Per le scuole d’Albania / . Botues “Antonio Vallardi”, Milano, Genova, Roma, Napoli, 1912. 64 faqe me ilustrime dhe një 1 hartë. Teksti u botua në janar të vitit 1912. Nga përmbajtja e tij, trajtimi didaktik si dhe teknikat e shtypit, ky tekst ndryshon ndjeshëm në krahasim me ato tekste abetaresh të autorëve shqiptarë. (Kujtojmë se në nëntor të vitit 1913, botohet nga ajo shtëpi botuese edhe teksti “IL COMPLIMENTO dell Sillabario albanese-italano”). Në faqet e para të këtij libri jepen të gjithë tingujt-shkronjat e italishtes dhe shqipes me shembujt përkatës dhe me 73


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.