Zani i Nalte Nr. 8

Page 70

Sociologji

emigrimet e shumta, nuk e lëkundën vrullin e luftës së dibranëve, përkundrazi e bashkuan dhe e forcuan më shumë. Me gjithë përpjekjet për asimilimin e kësaj popullsie, pas 9 vjet luftë me krala, serbët u detyruan të largohen nga tokat dibrane. Sukseset e arritura në luftën e përbashkët të popullit shqiptar kundër fashizmit, treguan më së miri unitetin e popullit në luftën për çlirim kombëtar. Me shumë sukses dhe me shumë rëndësi ishte thirrja e Konferencës së Pezës, e cila synoi bashkimin e të gjithë shqiptarëve pavarësisht nga përkatësia shoqërore, fetare, krahinore dhe nga bindjet politike.18 Pas çlirimit, vendosja e sistemit komunist totalitar, shënoi fillimin e një lufte të përgjithshme kundra fesë në Dibër ashtu si dhe në mbarë Shqipërinë. Vitet 50, 60 dhe sidomos viti 1967 shënojnë kulmin e luftës kundër fesë, paragjykimeve e zakoneve fetare.19 U mbyllën 2035 objekte kulti nga këto 137 në Dibër, shkolla fetare dhe veprimtaria e institucioneve fetare. Shfaqja e elementeve të para demokratike gjatë vitit 1990, u shoqërua me një lëvizje masive për rikthimin e lirisë së besimit. Viti 1991 shënon sigurimin e lirisë së plotë të besimeve fetare dhe fillimin e funksionimit të institucioneve fetare në të gjithë vendin. Popullsia e Dibrës është përgjithësisht e besimit mysliman dhe një pakicë e besimit të krishterë e ritit katolik e ortodoks. Rreth 97% e popullsisë së Dibrës është e besimit 18. Histori e Popullit Shqiptar, vëll. IV, Tiranë 1984, f. 146. 19. Histori e Popullit Shqiptar, vëll. IV, Tiranë 1984, f. 170.

70

Islam, e ky besim ka ndikuar ndjeshëm me përmbajtjen e tij paqësore e tolerante. Për sa u përket besimeve në Dibër, ato kanë një të vërtetë të shkëlqyer sepse ato kurrë s’patën vëllavrasje fetare. Për këtë ndërgjegje të lartë mirëkuptimi e tolerance fetare, rrallë së gjen rreth tjetër në Shqipëri si Dibra. Besimi në Dibër e sidomos ai Islam, detyron vëllazërimin fetar, por ndalon kategorikisht urrejtjen, grindjen, luftën me njerëz të besimeve të tjera dhe përqafon tolerancën në drejtim të tyre. Për sa i përket raportit të besimeve të tjera me atë Islam të shpërndarë në Dibër është ky: në Herbel ka 5-6 familje ortodokse dhe ato të ardhur, në Kërçisht të Epërm 7-10 familje ortodokse dhe shumë pak ortodoks në qytetin e Peshkopisë. Shprehja më e qartë e tolerancës, mirëkuptimit ndërfetar në Dibër është krahina e Lurës. Në Lurë Brenda një familje ka myslimanë e katolikë. Ato askush dhe kurrë nuk i ka ngacmuar, kurrë nuk u është bërë presion të ndërrojnë fe, apo të jenë të përbuzur dhe të urryer. Përkundrazi ato thirren në të gjitha ceremonitë apo festat familjare si dhe në fatkeqësi. Mendimi i tyre merret në konsideratë për problemet e qendrës së banimit. Besimi Islam ka sjellë mirëkuptim edhe midis bashkësisë islame. Më e rëndësishmja është se në 70 xhamitë që ka rrethi i Dibrës, në grumbullimet për martesa e vdekje, vazhdimisht kuadri fetar dhe njerëzit e mençur japin norma fetare islame për bindjen kundrejt Zotit, për mirëkuptimin, për falje të njëri tjetrit. Sistemi komunist totalitar 50 vjeçar në një farë mënyre i frenoi krimet.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.